id
stringlengths 1
6
| url
stringlengths 31
426
| title
stringlengths 1
231
| text
stringlengths 1
443k
|
---|---|---|---|
7644 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Agata%20Kristie | Agata Kristie | Agatha Mary Clarissa Christie (Agatha Christie / sqt. Agata Kristi) është një shkrimtare britanike, lindi në Torquay, Britania e Madhe më 15 shtator 1890. Agata Kristi ka shkruar shumë vepra kryesisht krime fantazie. Agata për punën e saj është e njohur në gjithë botën dhe nga perandoria britanike ka marrur titullin "Lady". Ajo vdiq më 12 janar 1976 në Wallingford, Britania e Madhe.
Veprat e saja janë të njohura dhe librat e saj janë shitur 550 milion herë dhe për çdo vit shiten rreth 1 milion libra të saj.
Biografia
Agata Kristi, e njohur në botë si shkrimtare e romaneve kriminalistike, ka botuar mbi 80 romane dhe përmbledhje të tregimeve të shkurtëra, e përkthyer më shumë se Shekspiri, veprat e saja janë të shitura përtej bilona ekzemplarëve, vetëm në gjuhën angleze dhe po aq ekzemplarë në mbi 100 gjuhë në të cilat janë të përkthyera, kështu që me të drejtë mban titullin "Mbretëresha e krimit". Vetëm veprat e Shekspirit dhe Bibla janë shitur më shumë, por Shekspirit ia ka kaluar me numrin e gjuhëve, në të cilin është e përkthyer, kështu që me numrin e të gjitha veprave gjithsesi zë majën e letërsisë botërore si shkrimtarja më produktive e të gjitha kohërave. Për 56 vitet e veta prej shkrimtareje aktive, ka shkruar dhe ka botuar 67 romane kriminalistike, mbi 150 tregime të shkurtëra të cilat janë të përmledhura në mbi 20 vepra, me dhjetëra vepra të shkurtra e të gjata dramatike, prej të cilave më e njohura gjithsesi është "Mousetrap", e cila vetëm në Londër, në Teatrin e Ambasadorëve, është shfaqur pandërprerë më shumë se 30 vjet dhe është interpretuar përpak 9.000 herë, ndërsa deri tani në botë ka pasur më shumë se 20.000 realizime (shfaqje) dhe zgjat mbi 50 vjet. Disa dhjetëra filma dhe seriale televizive janë xhiruar sipas motiveve të romaneve të Agata Kritsit.
Agatha Mary Clarissa Miller Christie Mallowan është e lindur më 15 shtator 1890 në shtëpinë "Ashfield" në rrugën Barton, Torquay, Devon në Angli, si bija e Frederick Alvah Millera (amerikan) dhe Clarisse Boehmer Miller (angleze), si më e reja nga tre fëmijët, vëllai Monty dhe motra Madge, në një familje të shquar patriarkale. Babai i vdiç deri sa ajo ishte 11 vjeçare. E rritur dhe e edukuar nën mbikëqyrjen e guvernantëve dhe kujdestarëve, kurrë nuk ka shkuar në shkollë, por që në moshën 5 vjeçare ka ditur të lexojë e të shkruajë. Derisa ishte fëmijë ia tërhiqnin vëmendjen lojërat e ndryshme kreative, por ngaqë ishte shumë e tërhequr dhe e turpshme, me vështirësi i ka shprehur ndjenjat e saj dhe me vite i është kthyer muzikës, ku e gjeti mënyrën e shprehjes, por më vonë iu kthye edhe shkrimit nën mbikëqyrjen vigjilente dhe përkrahjen e nënës. Që në moshën 12 vjeçare filloi të shkruajë poezi dhe tregime të shkurtra dhe nën këshillat e nënës ua dërgonte revistave dhe gazetave. Në moshën 16 vjeçare shkon për tu shkolluar në Paris, ku studion pianon dhe këndimin. U është përkushtuar shumë studimeve, por frika e saj prej skenës dhe paraqitjeve publike, si dhe natyra e saj e tërhequr, ia ka pamundësuar asaj që seriozisht t'i përkushtohet pianos dhe këndimit dhe bëjë karrierë. Pas përfundimit të shkollimit, me të ëmën shkon në Egjipt (Kairo) dhe atje shkruan tregimin e parë të shkurtër. E përkrahur nga e ëma, si dhe nga Edena Philipttosa, fqinje dhe mike nga Torquaya, vazhdoi që të merret me shkrime.
Në vitin 1912 u njoftua me Archibald Christie, për të cilin u martua dy vite më vonë, por dy ditë pas kurorëzimit, ai lë Parisin dhe shkon në detyrën e oficerit të mbretërisë në kuprusin e aviacionit. Në kohën e Luftës së Dytë Botërore, Agata ka punuar si motër medicinale në Spitalin e Kryqit të Kuq në Torquay, ku merr shumë njohuri të vlefshme rreth helmeve, të cilat do t'i vlejnë më vonë kur t'i përshkruajë krimet në veprat e veta. Pas përfundimit të luftës, më 1918, ata dy përqëndrohen në Londër. Më 1919 u lind e bija Rosalinda. Gjersa kolonel Kristi (bashkëshorti i saj) ka qenë i zënë me luftën, Agata në afat prej një viti përfundon punën në librin e misterieve "The Mysterious Affair at Styles" , e cila disa herë është refuzuar nga ana e botuesit deri sa përfundimisht e pa dritën, dhe me 1920 u bë hit i vërtetë. Vit pas viti, Agata boton edhe disa romane të popullarizuara, por që në botim e parë shfaqet Herkul Poiroti (protagonisti i Agatës), i cili me inteligjencën e vet brilante rrezikon t'ia turbullojë lavdinë e krijueses së famshme dhe të bëhet protagonisti kryesor në 30 veprat e saj që do t'i shkruajë më vonë. Ajo do të përkujtohet si shkrimtarja më e famshme e romaneve detektive të shekullit XX dhe ai (Herkul Poiroti) detektivi më i famshëm i të gjitha kohërave, i cili është paraqitur në ndonjë vepër.
Përkundër që rruga e saj në karrierë si shkrimtare shënon një ngjitje kah lindja e diellit, të njejtën gjë nuk e bën edhe bashkëshortësia e saj me Archibaldin. Ai me tu dashuruar në një grua të re Nancy Neele, i kërkoi Agatës shkurorësim më 1926. Në të njejtin vit, vëmendjen e tërë publikut e tërhoqi vepra e saj "The Murder of Roger Ackroyd", e cila u gjet në shitje. Aq shumë e tërhoqi vëmendjen kjo vepër, sa u adaptua si shfaqje teatrale në "Alibi". E rrethuar me dhimbjen për shkak të vdekjes të së ëmës si dhe mossuksesin në jetën private në bashkëshortësi me Archibaldin, Agata në mënyrë misterioze zhduket, duke e lënë kështu tërë Anglinë në hamendje rreth asaj se ku është dhe çka i ka ndodhur. Është gjetur 11 ditë më vonë në një hotel të vogël në veri të Anglisë në Harrogate, e paraqitur me emrin Mrs Neele, dhe i ka sqaruar policisë rreth zhdukjes së saj si humbje të kujtesës. Megjithatë është gjetur edhe vetura e saj e shkatërruar në afërsi, kështu që zhdukja e saj edhe sot e kësaj dite ka mbetur mister. Kjo ngjarje ka qenë temë e filmit "Agatha" të cilit më 1978 ia ka bërë regjinë Michael Apted. Në rolet kryesore janë paraqitur Vanessa Redgrave dhe Dustin Hoffman. Më 1928 përfundimisht mori fund shkurorëzimi me Archibald Christin, i cili vdiç më 1962.
Pas shumë hiteve të mëdha siç janë "The Mystery of the Blue Train" dhe "The Seven Dials Mystery", si dhe përmbledhjet me tregime të shkurtëra, më 1930 në shitje paraqitet romani i saj i ri "Murder at the Vicarage", me të cilin në literaturë paraqet Miss Jane Marple, detektivin e saj të dytë të famshëm poashtu. Në të njejtin vit më 11 shtator, martohet me Max Mallowana (14 vjet më i ri), një arkeolog të cilin e njohu qysh më 1927 në udhëtimin e saj të parë nëpër Messopotami. Jeta dhe udhëtimet e saja nëpër lindjen e mesme dhe të afërt, njohja e viseve te reja dhe zakonet i janë burim inspirimi për shkrimin e romaneve të mëdha "Death on the Nile" dhe "Murder in Mesopotamia". Në ato dhjetë vite (1930-1940), i ka shkruar romanet më të popullarizuara të cilat e kanë përforcuar me titullin "Mbretëresha e krimeve". Ato romane ishin: "Murder on the Orient Express", "Death on the Nile", "Ten Little Niggers", "Cards on the Table", "ABC Murders", "Why didn't ask Evanse". "Three Act Tragedy", si dhe përtej 50 tregime të shkurtëra me belgjikasin e njohur Herkul Poirotin në rolin kryesor.
Në ato vite paraqitet edhe seria e re e tregimeve me detektivët e rinjë: Harley Quin, Mr. Parken Pyne si dhe Tommy e Tuppence Berensford.
Më 1928, Agata e shet shtëpinë e lindjes "Ashfiled" dhe e blen pasurinë e patundshme "Greenway House" në Devon. Më 1930 boton romanin e parë psikologjik "Giant's Bread" me pseudonimin Mary Westmacott. Prej atëherë e deri më 1956, me të njejtin pseudonim ka botuar gjithsej 6 romane: "Unfinished Portait", "Absent In The Spring", "The Rose And The Yew Tree", "A Daughter's Daughter" dhe "The Burden".
Pas udhëtimeve të përbashkëta me Maks Malloun nëpër viset ekzotike ngritet edhe libri i saj më se i mrekullueshëm Come, Tell Me How You Live si dhe "Star Over Bethlehem" përmbledhje tregimesh e vjershash për fëmijë. Duhet të theksojmë se Agata në rininë e saj ka shkruar vjersha të cilat i janë botuar në dy përmbledhje "The Road of Dreams" dhe "Poema", si dhe pas përvojës së madhe dhe karrierës së begatshme e ka shkruar autobiografinë, e cila është botuar pas vdekjes së saj. Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, përsëri është ndarë përkohësisht nga bashkëshorti i saj Maxi, i cili si instruktor shkon në Zyrën Britaneze në Kairo, ndërsa ajo punon në "University College Hospital" në Londër. Vajza e saj e vetma Rosalinda martohet me Hubert de Burgh Pricharda, me të cilin lind birin Mateun më 1943, dhe menjëherë në vitin tjetër mbetet e ve. Më vonë martohet me Anthony Hicksa. Është interesant se Agata, këtyre viteve, gjatë Luftës së Dytë Botërore ka shkruar "Perden" dhe "Vrasje në gjumë" si rastet e fundit të Herkul Poirotit dhe zonjës Marpla dhe ia ka dhënë bijës dhe Maxit përgjegjësinë që dorëshkrimet e këtyre dy romaneve t'i ruajnë në vend të sigurtë. Këto dy romanet e fundit janë krijuar në periudhën e krijimtarisë më të plleshme, ndërsa janë botuar tek më 1975, gjegjësisht 1976, pra, plot 35 vjet pasi që janë shkruar. Pas përfundimit të luftës, në maj 1945, Maxi kthehet nga Egjipti dhe ata shpërngulen në "Greenway House" në Devon.
Më 1948 shkon në Irak me Maxin për t'i bërë shoqëri në hulumtimet e tij dhe pikërisht në ato vite ka filluar punën në autobiografinë e saj të cilin e ka shkruar deri më 1965 dhe e cila është botuar një vit pas vdekjes së saj. Vitet e 50'ta e të 60'ta të shekullit XX, do të mbeten në kujtesën e karrierës së saj, si periudhë e ngritjes së mëtutjeshme me romane detektive "Mrs McGinty's Dead", "Destination Unknown", "Hickory, Dickory, Dock", "4:50 From Paddington", "Ordeal By Innocence", "A Caribbean Mystery", "The Mirror Cracked From Side To Side" si dhe një numër i konsiderueshëm i pjesëve teatrale, të cilat në vitet e pasluftës janë krijuar në veprat e saj, si dhe filmat të cilët janë xhiruar me qëllim që në ato vite të lodhshme bile pak ta tërheqin vëmendjen e publikut në disa tema të ndryshme. "Witness for the Prosecution" për shembull ka qenë i zgjedhur si paraqitja më e mirë (e huaj) dhe një vit gjatë zezonës 1954-55 është shfaqur pandërprerë në Broadway. Filmat "Murder on the Orient Express" e "Death on the Nile" kanë qenë më të shiquarit, ndërsa "Witness for the Prosecution", regjinë e të cilit e ka bërë Billy Wilder, padyshim ka qenë adaptimi më i mirë i ndonjë romani të saj në të gjitha kohërat, me një numër të popullarizuar artistësh të kohës, të cilët me një skenar të shkëlqyeshëm, filmin e kanë kthyer në klasikën e artit të shtatë. Më 1955 është themeluar kompania "Agatha Christie Ltd", e cila edhe sot e kësaj dite punon nën udhëheqjen e nipit të saj Mateut.
Më 1967, Agata Kristi bëhet kryetare e klubit "British Detection" dhe më 1971 i është ndarë titulli "Dame of th British Empire". Në vitet e '80ta Agata akoma na i dhuroi romanet e saja të paharrueshme "Elephants Can Remember" dhe "Nemesis" dhe në ato vite i shfaqen opinionit edhe "Curtain" Poirot's Last Case" dhe "Sleeping Murder", me fantastiken Miss Marple. Që të dyja këto libra si dhe shumica të shkuara më herët janë shndërruar në "bestseleri".
Agata Kristi dhe bashkëshorti i saj Max Mallowan jetuan në "Greenway" në Devon dhe para përfundimit të jetës së tyre të përbashkët shpërngulen në "Winterbroke House" në Wallingfordu afër Oxfordit. Agata Kristi vdiq më 12 janar 1976 në shtëpinë e saj në Wallingfordu.
Max Mallowan pas vdekjes së saj është martuar me një mike të vjetër familjare, por edhe ai vdes dy vite pas Agatës. Në materialet e mbetura i janë gjetur një numër i madh i tregimeve të shkurtëra nga fillimet e shkrimeve të cilat i janë botuar më vonë. Disa nga dramat e saj, me lejen e nipit të saj, Charles Osborne, para disa vitesh i ka adaptuar në romane në mënyrë që edhe më shumë t'i ofrohen publikut, kështu që edhe 30 vjet pas vdekjes tërheq njësoj vëmendjen si dhe gjatë kohës më të plleshme të krijimtarisë.
Vepra
Bashkë-autore
Shkruarr së bashku me Charles Osborne
Shkruar së bashku me Mary Westmacott
Drama
Radio drama
Drama televizive
Shkrimtarë anglezë
Lindje 1890
Vdekje 1976 |
7646 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Batman | Batman | Batman (shqip. Njeriu Lakuriq-Nate) është një personazh stripi i DC Comics.
Batman u krijua nga Bob Kane dhe Bill Finger, ai është personazhi kryesor i filmave hollivudian dhe disa serialeve të animuar, gjithashtu dhe lojëra vizuale. Emri i vërtetë Bruce Wayne, atij i vdiqën prindërit kur ishte i vogël pasi një kriminel I vrau ata kur po ktheheshin nga kinemaja. Batman ka edhe ndihmësin e tij Alfred Pennyworth, si dhegjithashtu ndihmesa të tjerë, si, Nightwing, Red Hood, Batgirl, Batwoman dhe detektivi Gordon. Batman ka edhe armiq të shumtë, disa nga më të njohurit janë Joker, Penguin, Scarecrow, Mr. Freeze, Riddler, Poison Ivy dhe Bane.
Filma
Batman (1989)
Batman Returns (1992)
Batman Forever (1995)
Batman & Robin (1997)
Batman Begins (2005)
The Dark Knight (2008)
The Dark Knight Rises (2013)
The Batman (2022)
Shiko edhe
Superhero
DC Comics
Referimet
Batman
DC Comics
Seriale të animuar
Superhero
Personazhe fiktive |
7651 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Afrim%20Zhitia | Afrim Zhitia | Afrim Zhitia, lindi më 14 shkurt të vitit 1965 dhe ra dëshmorë më 2 nëntor 1989, është dëshmor i popullit shqiptar.
Biografia
Afrim Zhitija është i lindur në fshatin Llugë të komunës së Podujevës në Kosovë. Ishte një nga aktivistet dhe organizatorët e Lëvizjes Popullore te Kosovës të viteve të 80-ta.
Me 2 nëntor 1989 Lagjja Bregu i Diellit ne Prishtinë rrethohen nga forcat serbe drejtuesit e LPRK-së, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Pas luftës 10-orëshe bien heroikisht Afrimi së bashku me Fahri Fazliun. Qëndresa e këtyre dëshmorëve ishte inkuraim dhe ngritje e moralit për të rinjët kosovarë dhe për shumë prej tyre ishin idolë dhe shembull si të mbrohej atëdheu.
Me 11 gusht 2007 në fshatin e vendlindjes të Afrim Zhitisë u vu Gurëthemeli i Vendit perkujtimor memorandues, ku morren pjesë shumë bashkveprimtar dhe luftetar te lirise si dhe politikane lokal dhe kosovar te percjellur nga mediat kosovare.
Lidhje të jashtme
Artikull gazete - Artikulli i "Botës së re" mbi biografine dhe rënien e Afrimit
Biografi shqiptarësh
Heronj
Dëshmorë
Lindje 1965
Vdekje 1989
Njerëz nga Besiana
Hero i Kosovës |
7654 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Adem%20Dema%C3%A7i | Adem Demaçi | Adem Demaçi (Podujevë, 26 shkurt 1936 - Prishtinë, 26 korrik 2018) ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare dhe shkrimtar shqiptar nga Kosova. Më 2010 mori titullin Hero i Kosovës.
Biografia
U lind, zyrtarisht, më 26 shkurt 1936, kurse, si mësojmë nga romani “Libër për Vet Mohimin”, që ka pjesërisht edhe karakter autobiografik, u lind, në të vërtetë, në kosimet e dyta, dikund në korrik.
U rrit në një familje të varfër të Prishtinës. Babai, Zeqiri, i vdiq shumë herët nga tuberkulozi. Demaçi nuk i kishte mbushur as plot tetë vjet. Gjithë barra e familjes ra mbi të vëllanë e tij të madh, Maliqin, i cili, si gazetashitës, ia doli me shumë vështirësi të siguronte kashatën e gojës për familjen (tregimi “Një Natë Bajrami”). Por, pas pesë-gjashtë vjetësh i vdiq edhe i vëllai Maliqi po nga tuberkulozi. Atëherë, për t’i mbajtur në jetë dy fëmijët e mbetur, Ajshen dhe Ademin, nënë Nazifja iu qep vekut dhe duke endur pëlhura të ndryshme, arriti t’i ushqente disi fëmijët, madje edhe ta shkollonte Demaçin (tregimet “Vegjëtarja”, “Vegjëtarja në treg”).
Demaçi do ta mbarojë shkollën fillore në Prishtinë më 1946, ku do ta kryejë edhe Gjimnazin real. Studimet në Degën e Letërsisë Botërore do t’i ndjekë plot pesë semestra në Universitetin e Beogradit, të cilat do të shtrëngohet t’i ndërprejë për shkak të sëmundjes së nënës. Ndaj, u kthye në Prishtinë dhe gjeti punë në veprimtarinë botuese të ndërmarrjes “Rilindja”.
Burgosjes së Tij të parë, më 19 nëntor 1958, do t’i paraprijë shpërngulja me dhunë e shqiptarëve në Turqi (“Kthimi”, “Mestani”), aksioni i armëve dhe Procesi i Prizrenit. Do ta goditë sidomos burgosja e gazetarit të devotshëm Sedat Dida, e cila do të ngjallë frikë e panik në mesin e punëtorëve dhe gazetarëve të “Rilindjes”. Në procesin gjyqësor të marsit të vitit 1959 të Gjyqit të Qarkut të Prishtinës, Demaçi do të dalë hapur me kërkesën që pa bashkimin e Kosovës me Shqipëri, nuk do të ketë paqe në Ballkan. Për këto qëndrime të tij u dënua me 5 (pesë) vjet burg të rëndë. Gjyqi Suprem i Serbisë ia vërtetoi dënimin në 3 (tre vjet), të cilat i vuajti në kazamatin e Sremska Mitrovicës.
Pas lirimit nga burgu, nuk e linin të zinte punë, me qëllim që t’u kallnin edhe më shumë datën të tjerëve për pasojat që mund të kishin. Për më tepër, me ardhjen e Hrushçovit në Shkup, pas tërmetit, më 1963, e izoluan dhe e mbajtën në burg gjatë gjithë qëndrimit të tij në ish-Jugosllavi.
Megjithatë, në fillim të viteve ‘60 ishin krijuar në disa qytete të Kosovës, si në Pejë, Gjakovë e gjetiu, organizata të ndryshme, që luftonin në mbrojtje të kauzës kombëtare. Duke parë disponimin e masës për t’iu kundërvënë terrorit dhe dhunës së shtetit totalitar, veçmas politikës së egër antishqiptare, Demaçi bëri çmos të formohej Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, si dhe hartoi (bashkë me Ramadan Shalën, tash të ndjerë) Statutin dhe Programin e Lëvizjes. Lëvizja formoi komitetet e saj në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan; ndërmori një varg aksionesh për ngritjen e flamujve kombëtarë, u përpoq të vite kontakte me lëvizjet e ndryshme revolucionare dhe ta propagandonte sa më shumë çështjen e pazgjidhur kombëtare të shqiptarëve në Ballkan. Megjithatë, kjo LRBSH u zbulua mjaft herët dhe Demaçi si kryetari i saj u dënua me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg të rëndë, të cilat në fillim i vuajti në Nish, e pastaj, për ta larguar sa më shumë nga familja, e dërguan në Pozharevc, ku në kohën e ish-Jugosllavisë kishin vuajtuar dënimet shumë atdhetarë shqiptarë, midis të cilëve edhe Azem Bejta. Po e theksojmë këtë fakt, sepse kjo mbase do të jetë arsyeja që Demaçi të shkruajë në shtator të vitit 1969 dramën e parë me titull “Popu” (shkurtim i fjalëve po-litika dhe pu-shka), dorëshkrimin e së cilës e nxori nga burgu Xhafer Mahmutxhiku, kryetar i Komitetit të Prishtinës, në një arkë me dy kapakë.
Pas ndryshimeve dekorative politike në ish-Jugosllavi më 1966, dënimin ia zvogëluan në 10 (dhjetë) vjet, të cilat i vuajti ditë më ditë deri më 8 qershor 1974.
Për herë të tretë ra në burg më 6 tetor 1975 në procesin e montuar politik dhe u dënua përsëri me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg të rëndë, vite këto të cilat do t’i vuajë në burgun famëkeq të Stara Gradishkës. Më 21 prill 1990, me urdhërin e Kryesisë shtetërore të ish-Jugosllavisë, lirohet pesë muaj e gjysmë para se ta kryente dënimin e plotë.
Janë proverbiale fjalët e tij pas daljes nga burgu: Që nga 21 prilli i këtij viti ndodhem në burgun më të madh në botë, që e njeh historia e njerëzimit - në burgun e Kosovës, ku më se dy milionë Shqiptarë nga regjimi hegjemonist-shovinist-terrorist janë zhveshur nga të gjitha liritë dhe të drejtat më elementare njerëzore e kombëtare.
Si luftëtarit më të paepur për lirinë e mendimit, si mbrojtësit më këmbëngulës të lirive dhe të drejtave të njeriut, Paralamenti Evropian, më 4 dhjetor 1991, i dha Çmimin Saharov. Të theksojmë se këtë çmim deri më tash e kishin marrë: Saharovi, emrin e të cilit e mban, Dubçeku, Nelson Mandela, Marçenko, Aung Sun, disa nga të cilët (Mandela, Aung Su) u bënë më vonë edhe fitues të çmimit Nobel.
Me këtë rast, në Parlamentin Evropian, Demaçi tha se duke më nderuar mua, keni nderuar popullin tim të shumëvuajtur, por gjithmonë liridashës, paqedashës e krenar.
Më 1993, Klubi i Rektorëve Universitarë në Madrid i dha Çmimin Special për Paqe, kundër racizmit, ksenofobisë, për qëndrim paqësor e tolerant dhe për përpjekje për të ndërtuar një të ardhme të mbështetur në të drejtat e njeriut dhe në shumësi kulturore, që do t’u bënin të mundshme grupeve etnike të ish-Jugosllavisë të jetonin së bashku në paqe e harmoni... Dhe kjo ndodhi pikërisht në kohën, kur qarqet shoviniste serbe e akuzonin për luftënxitje?!
Në shkurt të vitit 1994, pesë anëtarë të Parlamentit të Norvegjisë e kandiduan shkrimtarin Adem Demaçi për çmimin Nobel per letersi. Në shtator 1994 u kandidua sërish-tani për çmimin Nobel për Paqe, me ç’rast theksoi se ky është një nder për mua dhe një mirënjohje për popullin shqiptar.
Ndërkaq, më 14 dhjetor 1995 Adem Demaçit iu dorëzua Çmimi për të Drejtat e Njeriut i Universitetit të Oslos. Demaçi, duke shprehur falënderimin për këtë çmim, tha: Këtë mirënjohje nuk e kuptoj vetëm si mirënjohje të punës dhe të luftës sime për të drejtat e popullit tim, por edhe si dëshirë të qeverisë e të intelegjencisë paqedashëse norvegjeze që t’i tërheqë vëmendjen opinionit të gjerë ndëkombëtar për problemin e Kosovës.
Sipas burimeve të nënës së tij u lind diku në gusht-shtator 1935, por zyrtarisht i ati Zeqiri e regjistroi më 26 shkurt 1936. Pas okupimit italian më 1941 dhe hapjes së shkollave shqipe në Kosovë, familja e regjistroi në shkollë më 1942.
Në vitet '50 Demaçi shkroi në revistën letrare "Jeta e re" drejtuar nga Esad Mekuli, dhe më 1958 shkroi romanin e tij të parë Gjarpijt e gjakut që trajton temën e gjakmarrjes në viset shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës.
Demaçi u arrestua së pari më 1958 nga regjimi autoritar i Josip Broz Titos, duke u dënuar me tre vite burgim. Pas lirimit ai e inicoi dhe u radhit në Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin Shqiptar. U burgos sërish më pas më 1964 për dhjetë vjet burgim dhe u ridënua më 1975 me pesëmbëdhjetë vjet burgim. Më 1969 Amnesty International e njeh si të burgosur të ndërgjegjes. U lirua prej burgut të Stara Gradishkës, Kroaci, me 21.04.1990 në kohën e presidentit të RSFJ-së së atëhershme Janez Dërnovshek, maj 1989-maj 1990.
Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, në bashkëpunim me Shoqatën simotër AICL dhe Universitetin francez, dhe me dekanin e Universitetin e Prishtinës, Bujar Dugolli, në dhjetorin e vitit 2015, është nominuar zyrtarsiht për çmimin Nobel për Paqe.
Ndërroi jetë më 26 korrik 2018 në Prishtinë, Kosovë në moshën 82-vjeçare. Sot Adem Demaçi prehet ne Panteonin shqiptar.
Jeta politike Ky personalitet i shquar, Adem Demaçi shquhet për rezistencën e tij kundër shtupjes dhe paderjtësisë. Ai pati bëre 28 vjet ne burgjet jogusllave, vetëm pse ai angazhohej për të drejtat e shqipëtarëve pë të qenë barabartë me të tjerët. Libri i tij "Gjarpijt e gjakut" gjatë kohës së komunizmit ka qenë i ndaluar. Për kontriboutin e tij në luftimin e shtypjes dhe diskriminimit, për lirinë dhe barazinë, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, nga Parlamenti Evropian i është dhënë çmimi "Sakharov"
Mirënjohjet
Çmimi "Sakharov" i Parlamentit Europian për Lirinë e Mendimit, 4 dhjetor 1991;
Çmimi kundër Racizmit e Ksenofobisë i "Universidad de Complutense" të Madridit, 1992
I nominuar për Cmimin Nobel për Letërsi - shkurt 1994 , ndërsa për Cmimin Nobel për Paqe në shtator 1994- nga pesë anëtarë të Parlamentit të Norvegjisë
Çmimi " Lizel dhe Leo Aitinger" për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Oslos, 14 dhjetor 1995
Clirimtar i Prishtinës; Komuna e Prishtinës, 28 nëntor 1999
Urdhëri Hero i Kosovës - Presidenca e Kosovës 26 nëntor 2010;U.D.i Presidentit Z.Jakup Krasniqi
Doctor Honoris Causa - Universiteti i Prishtinës 17 janar 2011;
Doctor Honoris Causa - Universiteti i Tetovës 5 maj 2016
Urdhëri " Nderi i Kombit" nga Presidenti Republikës së Shqipërisë Z.Bamir Topi; 10 qershor 2012;
I nominuar për Cmimin Nobel për Paqe 2016 (propozimi " Unioni i i shkrimtarëve dhe kritikëve të Kosovës" z.Reshat e Behare Sahitaj; dekan në UP : Prof Bujar Dugolli dhe aplikimit nga "Asociacioni Internacional i Kritikës Letrare" prof Daniel Leuwers e Helen Stafford);
Biblografia
Veprat letrare të Adem Demaçit
<small>
Tituj të veprave
“Gjarpinjtë e gjakut” (roman), Jeta e Re, 1958.
2. “Gjarpijt e gjakut dhe novela të tjera” (zgjedhje), Nju-Jork, 1983.
3. “Gjarpijt e gjakut” (ribotim), “Zëri i Kosovës”, Zvicër, 1984.
4. “Gjarpijt e gjakut” (ribotim), “Lumi”, Lubjanë, 1984.
5. “Gjarpijt e gjakut” (ribotim i kthyer në gjuhën letrare), “Buzuku”, Prishtinë, 1990.
6. “Kur Zoti harron” (vëllim me tregime), Zëri i Rinisë, Prishtinë, 1990.
7. “Libër për Vet Mohimin” (roman), botoi autori, Prishtinë, 1994.
8. “Libër për Vet Mohimin” (ribotim), Rotanor Boksproduksjon AS, Skien Norway, 1994.
9. “La metamorfosi di Vet Mohim” (përkthyer nga Nermin Vlora Falaski), Romë, 1995.
10. Adem Demaçi, “Tung, vargu im”, “Rilindja”, Prishtinë, 2002.
11. Adem Demaçi, “Heli dhe Mimoza”, botoi autori, Prishtinë, 2006.
12. Adem Demaçi, “Dashuria kuantike e Filanit”, “Infopress” & “Buzuku”, Prishtinë, 2007.
Librat me intervista:
1. “Kosova flet vetë” (intervistoi M. Emërllahu), “Zëri i Rinisë”, Prishtinë, 1990.
2. “Njëzet e tetë vjet - as i gjallë, as i vdekur” (intevistoi M. Hanzhek), “Lumi”, Lubjanë, 1990.
3. “Republika e Kosovës është shpallur në zemrën e popullit tim” (vëllim me intervista), “Zëri i Kosovës”, Zvicër, 1990.
4. “Dhjetë mijë ditë robëri” (intervistoi F. Radonçiq), Danas, Zagreb, 1990.
5. “Kosova në udhëkryq”, “Albanian Esperanto-Institut”, Tiranë, 2005
Shënim: Libri i tregimeve “Kur Zoti harron” ishte gati që më 1958, por botohet pas plot 32 vjetësh. Në atë kohë botohen edhe dy fragmente: “Maliqi” dhe “S’ka paqe ndër kasolle” të romanit “S’ka paqe ndër kasolle”, të cilin ia konfiksoi dhe nuk ia ktheu kurrë më policia.
Më 1969 autori shkruan dramën, si e përmendëm edhe më lart Popu : "Politika dhe pushka", e cila u botua së bashku me kompletin e veprave më 2012.
Për veprën letrare të Demaçit kanë shkruar: Nermin Vlora Falaski, Rexhep Qosja, Sadri Fetiu, Arben Hoxha, Teki Dërvishi, Rexhep M. Shala, Ramadan Musliu, Shaip Beqiri, Shkëlzen Maliqi, Abdullah Konushevci etj.
Libra për Demaçin dhe Lëvizjen e Bashkimit Kombëtar
Tituj të veprave
1. Sabri Hamiti, “Leja e njohtimit 1985” (poema dramatike “Kutia e zezë), 1985.
2. Xhafer Shatri, “Pse dergjet në burg Adem Demaçi”, Bernë, 1990.
3. “Alternativa”, nr. 1-2, Lubjanë, 1990.
4. “Alternativa”, nr. 5 Lubjanë, 1990.
5. Agim Vinca, “Popull i pandaluar”, Prishtinë, 1992.
6. Selatin Novosella, “Kosova ‘68”, Prishtinë, 1993.
7. Hajdin Abazi, “Të paepurit”, Tiranë, 1993.
8. Teki Dërvishi, “Palimpsest për Dush Kusarin”, 1993
9. Adil Pireva, “Gjashtëdhjeteteta shqiptare”, Prishtinë, 1994.
10. Selatinë Novosella, “Kosova ‘64”.Prishtinë, 1994.
11. Sefedin Fetiu, “Alternativa e kuptimit”, Prishtinë, 1994.
12. Selatin Novosella, “Kosova ‘75”, Prishtinë, 1995.
13. Fazli Greiçevci, “Gjethet e përgjakuna”, Prishtinë, 1995.
14. Bajram Kosumi, “Koncepti për subpolitikë”, Ferizaj, 1995.
15. Ukshin Hoti, “Historia politike e çështjes shqiptare”, Prishtinë, 1996.
16. Tafil Morina, “Mustafë Venhari –mësues qëndrese”, Prishtinë, 1998.
17. Lëvizja Demokratike Shqiptar, “Materiale”, Prishtinë, 1998.
18. Muhamet Pirraku, “Lëvizja popullore për faljen e gjaqeve, 1990-1992”, Prishtinë, 1998.
19. Faton Abdullahu, “Dimensionet e identitetit qytetërues”, Prishtinë, 1998.
20. Bardh Hamzaj, “Rrëfime për luftën dhe lirinë”, Prishtinë, 1999.
21. Rexhep Qosja, “Paqja e përgjakshme”, Tiranë, 1999.
22. Shyqri Galica, “Mesazhi kritik”, Prishtinë, 1999.
23. Zymer Neziri, “Isa Demaj – jeta dhe veprimtaria atdhetare”, Prishtinë, 2000.
24. Agim Zogaj, “Naim Maloku - dëshmi për për rrugën e lirisë”, Prishtinë, 2000.
25. Muhamet Pirraku, “Për kauzën kombëtare 1997-1999”, Prishtinë, 2000.
26. Safet Zejnullahu, “Lufta për Kosovën – flet komandant Remi”, Prishtinë, 2000.
27. “Misioni i Çlirimit I dhe II” (përmbledhje artikujsh)
28. Ibish Neziri, “Ahmet Haxhiu – një jetë të tërë në Lëvizjen ilegale”, Prishtinë, 2001.
29. Bedri Islami, “E fshehta e hapur e Kosovës”, Prishtinë, 2001.
30. Arif Imaj, “Feniksi i lirisë”, Tiranë, 2001.
31. Xhemil Zeqiri, “Në mbrojtje (diplomatike) të çështjes shqiptare”, 2001.
32. Skënder Zhitia, “Dëshmorët e UÇK-së të Zonës Operative të Llapit”, Prishtinë, 2001.
33. Bardh Hamzaj, “Paqja e gjeneralit”, Prishtinë, 2001.
34. Zymer Neziri dhe Ismail Gashi, “Avdi Kelmendi – jeta dhe veprimtaria atdhetare”, Prishtinë, 2002.
35. Shefqet Jashari – Strofci, “Pse jemi kështu siç jemi?”, Prishtinë, 2002.
36. Halit Katana, “Tri dimensionet e luftës çlirimtare të Kosovës”, Tiranë, 2002.
37. Ismail Syla, “Prania e mungesës”, Prishtinë, 2002.
38. Sabile Keçmezi – Basha, “Organizatat dhe Grupet ilegale në Kosovë 1991-1989”, Prishtinë, 2003.
39. Et’hem Çeku, “Mendimi politik i Lëvizjes ilegale në Kosovë, 1945-1981”, Prishtinë, 2003.
40. Fehmi Baftiu, “Kosova – krizë ndërkombëtare”, Prishtinë, 2004.
41. Mehmet Hajrizi, “Sprova të çlirimit”, Prishtinë, 2004.
42. Remzi Baloku, Ruzhdi Baloku, “Organizata për Bashkimin e Trojeve Shqiptare”, Pejë, 2004.
43. Hakif Bajrami, “Dosja Demaçi”, Prishtinë, 2004.
44. Adil Pireva, “Vite shprese e qëndrese”, Prishtinë, 2004.
45. Et’hem Çeku, “Shekulli i ilegales”, Prishtinë, 2004.
46. Mehmet Bislmi, “Këtu i thonë Drenicë”, Prishtinë, 2004.
47. Shkëlzen Gashi, “Marrëveshja për paqe të përkohshme”, Prishtinë, 2004.
48. Agim Vinca, “Fije të pakëputura”, Shkup, 2005.
49. Grup autorësh, “Masakra në burgun e Dubravës”, Prishtinë, 2005.
50. Frrok Kristaj, “Imzot Nikë Prela”, Ferizaj, 2005.
51. Azem Beqiri, “Dhimbje krenare”, Prishtinë, 2006.
52. Selatin Novosella, “Demaçi – Metaforë Lirie”, Prishtinë, 2006.
53.Kompleti i veprave letrare - Adem Dema - 2012
Bibliografia e veprave, kryesisht në anglisht,
Për Demaçin, mendimet dhe veprat e tij
Tituj për vepramtarin e tij në anglishtë
The Former Yugoslavia at the Turn of the Twenty-first Century by Ian Jeffries, Inc NetLibrary, 2003.
Kosova Express by James Pettifer, C. Hurts & Co (Publishers), 2005.
Amnesty International Report 1978, published by Amnesty International, 1979.
The Kosovo Conflict and International Law: An Analytical Documentation 1974-1999 by Heike Krieger, published by the Press Syndicate of the University of Cambridge, 2001.
Winning Ugly: NATO's War to Save Kosovo by Ivo H. Daalder, Michael E. O'Hanlon, published by The Brookings Insitution, 2000.
At War with Ourselves: Why America Is Squandering Its Chance to Build a Better World by Michael Hirsh, published by Oxform University Press, 2003.
Experimenting with Democracy: Regime Change in the Balkans, edited by Geoffrey Pridham, Tom Gallagher, published by Routledge Studies of Societies in Transion, London, 2000.
Slobodan Milosevic and the Destruction of Yugoslavia by Louis Sell, published by Duke University Press, 2002.
Annual Survey of Eastern Europe and the Former Soviet Union 1997 by Peter Rutland, EastWest Institute, New York, 1998.
Potentials of Disorder by Jan Koehler, Christoph Zürcher, Manchester Univeristy Press, 2003.
Kosovo: An Unfinished Peace by William G. O'Neill, published in the United States of America in 2002 by Lynne Rienner Publishers.
De Facto States: The Quest for Sovereignty by Barry Bartmann, Tozun. Bahcheli, Routledge, 2004.
The Grooves of Change: Eastern Europe at the Turn of the Millennium, by James F. Brown Duke University Press, 2001.
Humanitarian Law Violations in Kosovo by Fred Abrahams, published by Human Rights Watch, 1998.
New Approaches to Balkan Studies by Dimitris Keridis, Ellen Elias-Bursać, Brassey’s Book Orders, 2003.
Opportunities Missed, Opportunities Seized: Preventive Diplomacy in the Post by Bruce W. Jentleson, Rowman and Littlefield Publishers, 2000.
Kosovosko pitanje by Branko Horvat, Globus, 1988.
Kosovo: The Politics Of Identity And Space by Denisa Kostovicova, Routledge, 2005.
A Force More Powerful: A Century of Non-Violent Conflict by Peter Ackerman and Jack DuVall, 2001.
Kosovo: War and Revenge by Tim Judah, 2001.
Frontiers and Ghettos: State Violence in Serbia and Israel by James Ron, 2003.
History of the Present: Essays, Sketches, and Dispatches from Europe in the 1990s by Timothy Garton Ash, 2001.
Madam Secretary: A Memoir by Madeleine Albright, 2003.
The Albanian Question: Reshaping the Balkans by James Pettifer and Miranda Vickers, 2006.
Ethnic Bargaining: The Paradox of Minority Empowerment by Erin K. Jenne, 2006.
Guerrilla Radio: Rock 'N' Roll Radio and Serbia's Underground Resistance (Nation Books) by Matthew Collin, 2002.
Yugoslavia as History: Twice there was a Country by John R. Lampe, 2000.
The Fragmentation of Yugoslavia: Nationalism and War in the Balkans by Aleksandar Pavkovic, 2000.
Kosovo: How Myths and Truths Started a War by Julie A. Mertus, 1999.
Faith-Based Diplomacy: Trumping Realpolitik by Douglas Johnston, 2003.
Kosovo: A Short History by Noel Malcolm and University Pres New York, 1999.
The Oxford Companion to Politics of the World by Joel Krieger, 2001.
The Road to War in Serbia: Trauma and Catharsis by Central European University Press, Nebojsa Popov, and Drinka Gojkovic, 1999.
Serpent in the Bosom: The Rise and Fall of Slobodan Milosevic by Lenard J. Cohen, 2002.
Slovenia: From Yugoslavia to the European Union by Mojmir Mrak, Matija Rojec, and Carlos Silva-Jauregui, 2004.
Civil Resistance in Kosovo by Howard Clark, 2000.
The Politics of Serbia in the 1990s by Robert Thomas, 1999.
Albania in Transition: The Rocky Road to Democracy (Nations of the Modern World Ser) by Biberaj and Elez Biberaj, 1999.
Understanding the War in Kosovo by Florian Bieber, 2003.
The Kosovo Conflict:A Diplomatic History Through Documents by Philip Auerswald, 2000.
Thinking about Yugoslavia: Scholarly Debates about the Yugoslav Breakup and the Wars in Bosnia and Kosovo by Sabrina P. Ramet, 2005.
Virtual War: Kosovo and Beyond by Michael Ignatieff, 2001.
The History of Serbia by John K. Cox, 2002.
The Balkans in the New Millennium In the Shadow of War and Peace (Outcast Europe) by Tom Gallagher, 2005.
Europe and the Recognition of New States in Yugoslavia by Richard Caplan, 2005.
Taking Liberties: Four Decades in the Struggle for Rights by Aryeh Neier, 2003.
Publishing in Yugoslavia's Successor States by Michael Biggins and Janet Crayne, 2001.
Geopolitique de la Serbie-Montenegro (Geopolitique des etats du monde) by Catherine Lutard, 1998.
Only the Nails Remain: Scenes from the Balkan Wars by Christopher Merrill, 2001.
The Kosovo Tragedy: The Human Rights Dimensions by Ken Booth, 2001.
From Town to Town: Local Authorities As Transnational Actors by Christian Wellmann, 1999.
Rethink: Cause and Consequences of September 11 by Giorgio Baravalle, 2003.
Masters of the Universe?: Nato's Balkan Crusade by Tariq Ali, 2000.
Serbia Under Milosevic: Politics in the 1990s by Robert D Thomas, 1999.
Kosovo Work in Progress: Closing the Cycle of Violence by Howard Clark, 2002.
Milosevic and Markovic: A Lust for Power by Slavoljub Djukic, 2001.
Peace with Justice?: War Crimes and Accountability in the Former Yugoslavia by Paul R. Williams, Michael P. Scharf, 2002.
The New European Diasporas: National Minorities and Conflict in Eastern Europe by Michael Mandelbaum, 2000.
Sandžak - porobljena zemlja: Bosna, Sandžak i Kosovo kroz historiju by Harun Crnovršanin, Nuro Sadiković – 2001.
Imputato Milosevic: il processo ai vinti e l'etica della guerra by Massimo Nava – 2002.
News Dictionary 1976, edited by Mary Elizabeth Clifford, Raymond Hill, Stephen Orlofsky, 1977.
Geopolitique de La Serbie-Montenegro by Catherine Lutard, 1998.
Die Beobachter der Balkankrise by Wolfgang Kaufmann , 2004.
Publishing in Yugoslavia's Successor States by Michael Biggins, Janet Crayne, 2000.
Lista e librave për Adem Demaçin dhe Lëvizjen e Bashkimit Kombëtar
e gjakut dhe novela tjera
“DEMAÇI- NJERI I LAVDISË”, të autorit Selatin Novosella''
Referime
Novelistë shqiptarë
Romancierë shqiptarë
Politikanë shqiptarë
Lindje 1936
Shqipëri etnike
Njerëz nga Prishtina
Hero i Kosovës
Vdekje 2018
Doktor nderi të Universitetit të Prishtinës |
7657 | https://sq.wikipedia.org/wiki/KF%20Llapi | KF Llapi | KF Llapi është një klub futbollistik që luan në superligën e Kosovës dhe korrë shumë suksese. KF Llapi ka marrë emrin e tij nga lumi Llap që kalon komunën e Podujevës.
Historia
Topi i parë në Kosovë është sjell nga një student i Grenoblit më 1919, por thuhet se më 1914 futboll kanë luajtur Austro-Hungarezët që kanë shërbyer në Kosovë në atë kohë. Futbolli në Kosovë është luajtur shumë herët, por klubet e para janë formuar në vitin 1922 në Gjakovë dhe KF “Prishtina” në Prishtinë, KF Llapi 1932 në Podujevë dhe më pastaj edhe klubet e tjera. Garat nuk kanë qenë të rregullta për arsye të situatës jostabile që ka mbretëruar në atë kohë. Kjo periudhë fillon pas luftës së dytë Botërore prej vitit 1945 e deri më 1991.
Në këtë kohë futbolli në Jugosllavi përparon në mënyrë të shpejtë e bashkë me të edhe futbolli kosovar, kur formohet edhe Federata e Futbollit të Kosovës më 1948, si degë e Federatës së Futbollit të Jugosllavisë.
Në Ligën e parë jugosllave dallohen më së shumti KF “Prishtina”, kurse një vit anëtar i kësaj lige ishte edhe KF “Trepça” nga Mitrovica. Liga e dytë shtetërore vazhdimisht kishte nga 3-4 klube kosovare. Në këto dy liga Federative garonin Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Vojvodina, Kosova dhe Maqedonia, të gjitha në një ligë unike.
Kosova e kishte ligën e vet të parë, ku skuadra kampione kalonte direkt në Ligën e dytë jugosllave, pastaj kishte Ligën e dytë dhe të tretë. Kosova në këtë kohë kishte reprezentues, referë federativë dhe punëtorë të shumtë të nivelit më të lartë. KF Llapi garonte në Ligën e Parë të Kosovës, shquhet si klubi që ka dhënë talentët më të mëdhenjë në Kosovë dhe gjithë Shqiptarëve ndër ta ishin: Favzi Rama, Fadil Vokrri, Esat Mehmeti, Shukri Paqarada,Ejup Bekteshi, Shaban Hajrullahu, Shaban Hajdari, Idriz Mehmeti, Jakup Mehmeti, Islam Visoka, Bastri Muçolli, Selatin Vokrri, Muhamet Vokrri, Luan Salihu,Rifat Hajdari, Miftar Ajvazi, Naser Hyseni, Isa Blakqori, Naser Ibrahimi, Isak Ibrahimi, Ismet Haliti, Fadil Kodraliu, Avni Stublla, Hetem Musa, Nexhat Dumnica, Fehmi Podvorica-Rista, Kujtim Aliu, Afrim Ajeti, Bejtush Bejta, Fatmir Berisha dhe shum të tjerë të cilët më detalisht do të shkruhen në monografinë kushtuar KF Llapi-t.
Riorganizimi
KF Llapi me qëllim të organizimit më të mirë në vitin 2013 me inicim të Komunës së Podujevës udhëhequr nga kryetari Agim VELIU mbajti kuvendin zgjedhor me bordin drejtues i cili përkrahi Projektin afatgjatë të prezantuar nga Nexhat DUMNICA si President dhe i cili drejtonte KF Llapin edhe në të kaluarën e viteve 90-ta dhe Tahir BATATINA si shef I shtabit teknik dhe kështu filloi misionin drejt Superligës, me ambicie të qarta dhe organizim të qartë. Në mbledhjen e parë drejtuar fondit të futbollistëve, drejtuesit e klubit Nexhat DUMNICA dhe Muhamet HASANI si drejtor sportiv u paraqitën atyre planin e një Llapi të ‘ringjallur’ financiarisht dhe me objektiva të reja.
Sezoni i parë, Llapi në pozitën e 4-të, me asnjë përforcim deri në pjesën pranverore. Tahir Batatina ndryshe si motivatori më i madh në futbollin tone pretendonte Superligën, por që 90 minuta e ndajtënm, kur humbën në ndeshjen e barazhit ndaj Trepçës. Ishte vështirë që të niste përsëri nga zeroja, jo nga organizimi por nga motivimi për futbollistët, sepse ishte e qartë se një skuadër si Llapi nuk e meritonte vendin në Ligën e Parë. Sezoni vjeshtor, Llapi kampion dhe me synime ende për Superligë, por tani jo me barazh por direkt nga pozita e pare. Këtë edhe e arriti, në ndeshjen e fundit si vendas ndaj Kosovës së Prishtinës, Llapi triumfoi 5:1 dhe ngriti trofeun e kampionit të Ligës së Parë në qiellin e Podujevës. Festë gjithandej, lotë gëzimi kishte ato momente!
Viti 2015, Llapi pjesë e Superligës dhe gjithnjë me pretendime për pozitë sa më të lartë në tabelë, ku në sezonin vjeshtor, Llapi ua mbylli gojën të gjithë analistëve që thoshin se Llapi do luftoj për ‘mbijetesë’ duke u shpallur nënkampion vjeshtor. Sezoni pranveror, jo edhe aq i suksesshëm, me disa rezultate dëshpëruese që na vurën në vendin e 6-të në tabelë. Llapi pretendonte ndonjë trofe përmes Kupës, por edhe nga ajo u eliminua në gjysmëfinale nga Prishtina. Viti 2016, Llapi po bënte përvojë në Superligë, sepse tashmë kishte filluar të bëhej ‘arrë e fortë’ për çdo kundërshtarë. Në sezonin vjeshtor, Llapi prapë nënkampion vjeshtor, ndërsa tani në TOP 4 të Vala Superligës. Kthimi i Llapit në ‘Zahir Pajaziti’, ishte muri i çdo kundërshtari që deri më tani, u kthye pa fitore. Llapi suksesshëm në Digitalb Kupë, në finale ndaj Besës dhe më afër Evropës si asnjë herë më parë, duke marrë parasysh licencimin e Llapit për gara në UEFA.
Stadiumi
FC Llapi ndeshjet si vendas i zhvillon ne Stadiumin e qytetit "Zahir Pajaziti"
Llapi
Sporti në Podujevë
Lojtarët
Skuadra aktuale
Në huazim
Numrat e penzionuar
Stafi
Referime |
7658 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Ali%20Ajeti | Ali Ajeti | Ali Ajeti, lindi në vitin 1957 në fshatin Sfeçël të komunës së Podujevës dhe ra dëshmorë në vitin 1989, ishte luftëtar dhe hero shqiptar.
Ali Ajeti i takonte nje grupi të organizuar dhe të armatosur të cilët organizonin demostrata dhe sulme mbi okupuesit. Veprimtaria e këtij grupi i përkaste "Çështjës Kombëtare". Ky grup më vonë (dhjetor 1989) u quajt "Çeta e Llapit".
Më 31 maj 1989 Ali Ajeti në luftë me forcat serbe bie heroikisht në fshatin Shtedim në Podujevë.
Sot emrin e këtij heroi e mbajnë shkolla, rrugë, shoqata (humanitare, Kulturo-artistike,etj.).
Si p.sh.:
Shkolla fillore në vendlindjen e tij, Sfeçël mban emrin e këtij dëshmori.
Një rrugë në Prishtinë
Biografi shqiptarësh
Heronj
Dëshmorë
Njerëz nga Besiana |
7667 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Lista%20e%20vendeve%20sipas%20sip%C3%ABrfaqes | Lista e vendeve sipas sipërfaqes | Kjo është lista e vendeve sipas sipërfaqes.
Shiko edhe
Lista e qyteteve sipas banorëve
Lista e vendbanimeve
Vende |
7671 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Illyricum%20Sacrum | Illyricum Sacrum | Illyricum Sacrum është një vepër enciklopedike e shumëvëllimshme shkruar në latinishte klasike që trajton historinë kishtare në viset kroate si dhe historinë e Kishës Katolike në Illyricum-in klasik, sot Ballkani Perëndimor. Vepra u botua në tetë vëllime gjatë viteve 1751-1819, e vëllimi i nëntë i të cilës u botua më 1909.
Historia
Më 1720, nisma e hartimit të historisë kishtare për provincën e Illyricum-it të propozuar nga jezuiti P. Filip Riçeputi (Filippo Riceputi, 1667-1742) gjeti mbështetjen e Papa Klementit XI. Projekti i Riçeputit synonte të mblidhte dokumente për të bërë një Museum Illyricum, mbi historinë kishtare të provincës së Ilirisë. Vëllimi i parë u botua në Venedik më 1751 pasi Riçeputi ndërroi jetë, projektin e çoi përpara ndihmësi i tij P. Daniele Farlati i cili punoi katër vëllimet e radhës, të cilit i mbeti edhe autorësia. Kur i katërti po botohej, Farlati kishte ndërruar jetë.
Ndihmësi i Farlatit, P. Jacopo Coleti përfundoi vëllimin e pestë, i cili u botua më 1775. Pas këtij vëllimi, Coleti botoi tre të tjerë, i fundit i të cilëve u përfundua më 1818. Më vonë, më 1910 në Split P. Franc Bulić botoi Accessiones et correctiones all'Illyricum sacrum del P.D. Farlati me autor P. Gianjacopo Coleti.
Përkthimi në shqip
Pasi e kishte nisur që më 1956, më 1963 Dom Frano Illia përfundoi përkthimin e pjesës më të madhe të vëllimit të shtattë, përkthimi i cili trajtonte dioqezat brenda kufijve të shtetit shqiptar me titullin Ilirija Kishtare ose Historia Kishtare e Ilirisë. Në një letër dërguar Institutit të Kulturës Popullore, Illia i përcjell:" [...] Volumi i VII, në 638 faqe, rreshton historinë kishtare dhe lidhun me atë çivile të Metropolive të Djoklesë, Tivarit, Shkodrës, Durrësit e të Sirmit dhe sufrangave ase të dioçezave që mvaren prej tyne. Prej kësi volumi deri tash kemi përkthye pjesët që i përkasin mbrendisë së kufijve të sodshëm të Shqipnisë, d.m.th. sa i përket Shkodrës dhe Durrësit dhe sufrangave të tyne (vazhdoj përkthimin e pjesëve të tjera) Shkodra kishte këto dioçeza: 1. Drishtin, 2. Pultin e Madh, 3. Pultin e Vogël, 4. Dejën, 5. Sarden e 6. Sapën.
Durrsi kishte këto dioçezë sufragane: 1. Lezhën, 2. Arbëninë, 3. Krujën, 4 Bendën, 5. Priskën, 6. Shtejefnin, 7. Kanovjen, 8. Skampën, (Elbasanin) 9. Lestronin, 10. Bulidën, 11. Amancien, 12. Apoloninë (Pojanin) 13. Vëlonën, 14. Pulkerjopullin (Beratin) 15. dhe Akroçerauninë. Në këtë volum të VII përshkruhet gjanë e giatë themelimi i qyteteve dhe i dioçezave, tue gërshetue historinë kishtare atë çivile t’atyne vëndeve. Shfrytëzohen mirë dokumente, historjanët dhe gjeografët e ndryshëm të vjetër e të rinj t’atyne kohve. Landa ndahet në djeçezë dhe në rajone kishtare. Secila Seli Arqipeshkvnore apo Ipeshkvnore zakonisht gjindet ndër qytetet nga të cilat edhe merr emnin. Në fillim të çdo Arkiodioçjezi apo Dioçjezi përshkruhet themelimi i qytetit dhe djeçezit, mandej vjen rreshtimi i jëtëshkrimit të secilit Prelat. Giatë jetëshkrimit të tyne rreshtohen faktet e historisë kishtare e çivile në rend kronologjik. Ky volum përfshin landën historike deri në fillimet e shek. XVIII, kur edhe botohet në vitin 1817.
[...]
Edhe pjesët e tjera që i përkasin Djoklesë e Tivarit kishte qenë mirë të njifen prandaj të përkthehen në giuhën tonë mbasi kanë lidhje të vazhdueshme me krahinat tona. Për plotësimin e këtij kuadri historik të vëndit, do të ishte me vënd edhe përkthimi i blenit VIII. Po të kërkohet kishim me kenë gadi të vazhdojmë kryemjen e përkthimit të bl. VII dhe të VIII-it."Illia e dorëzoi përkthimin në Institutin e Folklorit, bashkëpunëtor i jashtëm i të cilit kishte qenë prej vitesh. Pas burgimit në kohën e Revolucionit Kulturor, daljes më 1986, iu mohua mundësia që t'i rikthehej përkthimi që ta përpunonte më tej. Pas rënies së diktaturës, përkthimi iu rikthye, por ngelet i pabotuar.
Referime
Lidhje të jashtme
Volume I - Ecclesia Salonitana, ab ejus exordio usque ad saeculum quastum aerae Christianae (1751)
Volume II - Ecclesia Salonitana, a quarto saeculo aerae Christianae usque ad excidium Salonae (1753)
Volume III - Ecclesia Spalatensis olim Salonitana (1765)
Volume IV - Ecclesiae suffraganeae metropolis Spalatensis (1769)
Volume V - Ecclesia Jadertina cum suffraganeis, et ecclesia Zagabriensis (1775)
Volume VI - Ecclesia Ragusina cum suffraganeis, et ecclesia Rhiziniensis et Catharensis (1800)
Volume VII - Ecclesia Diocletana, Antibarensis, Dyrrhachiensis, et Sirmiensis cum earum suffraganeis (1817)
Volume VIII - Ecclesiae Scopiensis, Sardicensis, Marcianopolitana, Schridensis et Ternobensis cum earum suffraganeis (1819)
Accessiones et correctiones all'Illyricum sacrum del P. D. Farlati (1909)
Enciklopedi
Dokumente të kishës katolike
Kisha Katolike në Shqipëri
Libra për ilirët |
7672 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Piramida | Piramida | Piramidat janë varre gjigante. Sipas traditës e besimit egjiptian, pasi vdiste faraoni, trupi i tij futej në një varr gjigant në Piramidë. Në to futeshin mjafte ushqime, stoli, e zbukurime madje dhe skllevër qe duhet te shoqëronin faraonin e tyre. Ndërtimi i piramidave kërkonte kohë të gjatë. Tre janë piramidat më të mëdha: Keopsi, Kefre dhe Mikerino.
Zbulimet arkeologjike kanë treguar se piramidat nuk janë ndërtuar vetëm në Egjipt, por dhe në Amerikën Qendrore, në Evropë.
Ndertimi i piramidës
Piramida e Keopsit u ndërtua në vitet 2700-3100 para Krishtit. Është më e madhja nga tri piramidat kryesore në luginën e Gizës dhe në të njëjtën kohë piramida më e lartë në mbarë botën.
Ajo u ndërtua nga Faraoni Keops, ka një lartësi prej 136,86 metra, ndërsa gjatësia e çdo brinje të bazës është rreth 227 m. Piramida e famshme përbëhet nga 2500000 blloqe me masë nga 2 deri në 5 tonë secila. Morën pjesë rreth 4-5 mijë puntorë.
Pesha e saj mendohet se i afrohet 6000000 tonelatave, ndërsa blloqet formojnë 203 shkallë, me lartësi mesatare prej 1 metri.
Nga analizat e ndryshme që janë bërë, është përcaktuar se meridiani që kalonte nga maja e piramidës, ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug, ndërsa lëvizjet e hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.
Duke shumëzuar me një miliard lartësinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148208000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largësinë në kilometra nga Toka deri në Diell.
Por, si është ndërtuar me saktësi, ende nuk dihet. Mendohet se është përdorur teknologji primitive bazuar në, kavot dhe forca e kahut.
Dhoma e Faraonit është ndërtua me blloqe gjigante graniti, ku secila prej tyre peshon 60 ton. Por, edhe pse me kalimin e viteve janë hedhur shumë hipoteza, asnjëra prej tyre nuk ka rezultuar bindëse, ndoshta kjo edhe për faktin se egjiptianët nuk kanë lënë asnjë gjurmë për mënyrat që përdorën për ndërtimin e saj.
Arkitekti francez, Zhan-Pier Houdin, propozoi një zgjidhje. Sipas tij, pjesa më e madhe e piramidës është ndërtuar nga brenda falë një skele në formë spiraleje deri në kulmin e strukturës së piramidës. Falë kësaj mënyre, ata arritën të ndërtonin edhe dhomën e Faraonit. Ai e shpjegoi me një demostrim virtual.
Modeli virtual
Fillimisht u ndërtua në kompjuter i gjithë monumenti, ku përfshiheshin përmasat e tij gjeometrike, llojet e materialeve të përdorura, dhe pesha e forca e njerëzve që punuan aty, duke krijuar kështu për herë të parë një imitim tredimensional të kantierit të vitit 2500 para Krishtit.
Në llogaritjet e hartuesit u futën fërkimi, rezistenca e kavove e litarëve të ndërtuar me materialet e asaj kohe, temperatura.
Megjithatë, Houdin ka kërkuar të vërtetojë në kompjuter hipotezat e ndryshme rreth ndërtimit të saj. Sipas tij, e gjithë kjo "mrekulli" është ndërtuar në tri faza, ndërsa i gjithë ndërtimi ka zgjatur 21 vjet.
Tri fazat e ndërtimit
Faza e parë
Kjo fazë nisi nga viti 1-14, që korrespondon edhe me fillimin e punimeve. Duke shfrytëzuar edhe pjerrësinë natyrale të luginës së Gizës, fillimisht ndërtuan një skelë të jashtme me një pjerrësi rreth 7%, e mjaftueshme për ndërtimin e piramidës deri në lartësinë 43 metra. Kjo skelë bëri të mundur që të ndërtohej më shumë se 70% e gjithë piramidës.
Faza e dytë
Faza e dytë përkon me vitet 14-15, vite kur u ndërtua edhe dhoma e Faraonit. Për t‘u ndërtuar ishte e nevojshme që të përdoreshin blloqe graniti, pothuajse 10 herë më të rëndë se ato që janë përdorur për ndërtimin e piramidave.
Në të njëjtën kohë punohej edhe për ndërtimin e galerisë së madhe, që do të përdorej për të ndërtuar dhomën mortore të Faraonit mbi bazën e piramidës.
Në vitet 15-21, piramida ishte drejt përfundimit. Në katin që i korrespondonte me çatinë e dhomës së Faraonit, u bë i mundur ndërtimi i një skele të brendshme, që shkonte përgjatë mureve, deri në kulmin e piramidës.
Ajo ishte e hapur te këndet, gjë që lejonte rrotullimin e masave shkëmbore, që punëtorëve u duhej të transportonin deri në majë. Ajo mbahej nga pesë struktura graniti, që u ngritën përmes një sistemi kundërpeshash.
Ndërkaq, një tjetër skelë më e vogël i lejonte skuadrës që të punonte në çdo cep, të mos pengonte punën e punëtorëve të tjerë.
Megjithatë, puna ishte e vështirë, rrallë punohej me siguri, për shkak të kushteve të papërshtatshme pasi temperaturat jashtë shkonin rreth 40 gradë në hije.
Rrotullimi i blloqeve ishte i nevojshëm në çdo cep të piramidës dhe bëhej i mundur përmes një argani që kontrollohej nga një numër i vogël punëtorësh. Një teori tjetër është ekzistenca e një skele të brendshme, por arkeologët thonë se për ta ditur si ështe e vërteta, duhet çmontuar piramida.
Faza e tretë
Faza e fundit, lidhet me majën e piramidës. Duke qënë se është e vështirë të manovrosh, për shak të madhësisë e saj të barabartë me 6-7 blloqe betoni dhe formës së saj, pas përfundimit të trupit të piramidës, mendohet se maja është ndërtuar e para.
Sipas studiuesve, maja vendisej në qendër të kantierit, pas përfundimit të dhomës së Faraonit dhe u bë e mundur me sistemin e rrotullimit të kavove. Në praktikë, një grup i vogël punëtorësh i lidhte blloqet në cep me litarë dhe i rrotullonin.
Llogaritjet në kompjuter treguan se litarët në atë kohë ishin në gjendje të duronin rrotullimin e nevojshëm pa u këputur.
Dëmtimet në piramida
Sot, pamja e piramidave që ka humbur disa dhjetëra metra lartësi, për shkak të erozionit (në fillim ishte 146 metra e gjatë) është shumë ndryshe nga ajo që duhej të ishte në vitet e mbretërimit të Keopsit.
Nga brenda ajo ishte e veshur tërësisht nga blloqe gëlqerorë më të vegjël dhe të ngjashëm me ata që edhe sot shihen në majën e piramidave të Kefrenit, pak metra larg saj.
Nuk janë prishur, por janë "pushtuar" për të realizuar ndërtime të tjera, fshatra dhe shtëpi. Edhe brenda piramidat janë plaçkitur. Megjithatë, varret brenda tyre nuk janë dëmtuar.
Herodoti mbi piramidat
Herodoti, është i vetmi person që ka shkruar për proçeset e ndërtimit të piramidave në një nga librat e tij të asaj kohe, përshkruan vetëm mënyrat dhe kohët e ndërtimit të piramidës së Keopsit.
Megjithatë, besueshmëria e pohimeve të tij është subjekt i shumë kritikave. Herodoti flet për përdorimin e një skele të madhe të jashtme, që, sipas llogaritjeve të bëra nga Houdin, duhet të ketë qenë e gjatë 3.3 kilometra për të pasur një pjerrësi të shfrytëzueshme në një largësi kaq të madhe.
Për më tepër, Herodoti tregon fakte që ka zbuluar nga vitet 449 deri në 430 para Krishtit, gjatë qëndrimit të tij në Egjipt, kur mori lajmet nga një prift mbi ndërtimin e piramidës rreth 2 mijë vjet pas ngjarjes.
Kriticizmi i teorisë
Megjithatë, një nga arsyet që kjo teori merret si bazë sot, i detyrohet mungesës së plotë të informacioneve historike mbi metodat e ndërtimit: dokumenti më i vjetër që flet për varrin e Keopsit është i ashtuquajtur "papirusi Westcar" (që e mori emrin nga një udhëtare angleze që e kishte blerë) në vitin 1600 para Krishtit, 900 vjet më parë se piramidat.
Pas Herodotit, të tjerë kanë folur për skelat e mëdha të piramidave, por, në fakt, asnjëri prej tyre nuk kishte mundur kurrë të eksperimentonte funksionin dhe mënyrën se si ishin ndërtuar.
Puna e Houdin, që pati edhe bekimin e egjiptianit të njohur Zahi Hawass, do të shpjegonte edhe enigmat e mbetura të pazgjidhura për shekuj.
Veçanërisht, ishte e çuditshme prania e kanaleve në "galerinë madhe", përveç mungesës së shkrimeve dhe dekoracioneve në mure: për shekuj ishte një mister i pazbuluar, pavarësisht dimensioneve të pashpjegueshme të korridoreve në brendësi të tij, që ishin të gjatë rreth dhjetë metra.
Arkitektura
Egjiptianët e lashtë i ndërtonin piramidat, varret, tempujt dhe pallatet me materiale ndërtimi mjaft të qëndrueshme. Megjithë tërmetet, luftërat dhe kapriçot e natyrës, momumentet arkitekturore egjiptiane duken përtej tokës, një atribut për këtë civilizim madhështor. Ndërtimi i piramidave kërkonte një shkallë të lartë aftësish në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë. Përveç piramidave, ndërtesat egjiptiane ishin të zbukuruara me piktura, imazhe të gdhendura prej guri, hieroglife dhe statuja tri-dimensionale. Arti tregon historinë e faraonëve, përëndive, njerëzve të thjeshtë, botën natyrale të bimëve, zogjtë dhe kafshët. Bukuria dhe madhështia e këtyre vendeve nuk mund të krahasohen.
Si ka mundësi që egjiptianët e lashtë arrinin të ndërtonin këto struktura masive duke përdorur rregulla primitive? Kjo mbetet ende një mister. Piramidat spektakolare, të cilat e kanë bërë Egjiptin të famshëm, janë një prej mrekullive më të vërteta të botës. Një prej mistereve më të lashtë në Egjipt, ka të bëjë me ndërtimin e piramidave.
Si ishte e mundur që njerëzit në periudhën e Gurit, të lëviznin blloqe kaq të mëdha guri? Egjiptianët lanë mijëra vizatime nga jeta e tyre e përditshme në Mbretërinë e Vjetër. çuditërisht në asnjë prej tyre nuk tregohet se si janë ndërtuar piramidat.
Piramida është një varr në të katër anët me gurë, që simbolizon malin e shenjtë, orovatjet universale të njerëzimit për të arritur parajsat. Besimet e lashta në ngjitjen e shpirtit njerëzor te Zoti, është qëllimi kryesor pas ndërtimit të piramidave. Edhe sot, piramidat janë metafora për kërkimet e njerëzimit.
Piramidat e para
Periudha e piramidave fillon gjatë Mbretërisë së Vjetër (2650-2134 para Krishtit), kur piramidat e para u ndërtuan nga Mbreti Djoser në dinastinë e tretë. Ndërtimi i tyre vazhdoi deri në vitin 1640 para Krishtit. Gjatë dinastisë së parë dhe të dytë, mbretërit egjiptianë varroseshin në varre të vjetër prej balte.Të vdekurit vendoseshin për t'u prehur në një dhomëz nëntokësore në fund të një kulle.
Mbreti Djoser ndërtoi një administratë të fuqishme me bazë në qytetin Memfis, jo shumë larg qytetit të sotëm Kajro. Një nga zyrtarët e tij ishte një arkitekt i famshëm dhe i shkolluar, i cili kishte projektuar Piramidën Step, varrin e një faraoni në Saqqara , që ngjasonte me rrugën e një ylli në qiell. Ky lloj varri zëvendësoi origjinalet e vjetër mastaba, me gropën e varrit në qendër.
Në dinastinë e katërt, faraoni Snefru ndërtoi piramidat e para të vërteta gjeografikisht në Dahshur, në jug të Saqqara-s. Ai filloi me lëmimin e dy piramidave ekzistuese, që ishin ndërtuar nga paraardhësit e tij. Më pas Snefru ndërtoi dy piramitat e tij.
Piramidat e ndërtuara gjatë dinastisë së pestë kishin në përbërje gurë, mbeturina dhe plithare (tulla prej balte) dhe lyheshin me gëlqere. Kur gëlqerja binte, pjesa mbushëse mes tullave rrezikonte të shkrihej.
Piramidat e fundit
Piramidat e fundit u ndërtuan rreth Dahshur-it dhe Haware-s nga mbretërit e Mbretërisë së Mesme (2040-1640 para Krishtit). Megjithë përpjekjet e konsiderueshme për të fshehur hyrjen për në varre, si dhe përpjekjet për të zbrapsur grabitësit me leje kalimi false, arkitektët dështuan të parandalonin plaçkitjen e piramidave. Si rezultat i kësaj, piramidave njëmijë vjeçare po u vinte fundi. Eksperimenti për të siguruar udhëtimin e mbretërve në përjetësi, doli i jo i suksesshëm. Për këtë arsye faraonët e Mbretërisë së Re iu përkushtuan ndërtimit të varreve në Luginën e Mbretërve. Në një zonë të largët përtej Nilit, nga Luxor dhe Karnak , ata shpresonin t'i shpëtonin fatit të keq të paraardhësve të tyre.
Tempujt egjiptianë
Për një periudhë të gjatë, egjiptianët ndërtuan shumë tempuj përgjatë lumit Nil. Dy prej tempujve më të njohur janë Karnak dhe Luxor . Këto struktura përshtypjelënëse, me kolonat dhe portat e tyre gjigande, u ndërtuan për të nderuar përënditë vendase dhe kombëtare. Tempujt u vendosën aty ku përënditë dhe energjia e tyre hyjnore mund të jetonin të veçuar nga çdo gjë tjetër e botës. Sipas një legjende egjiptiane, tempulli i parë u formësua në një breg toke, e cila lagej nga nga deti i hershëm i quajtur Nun. Forma e parë me jetë, që u duk në atë vend, ishte një bimë të cilën e solli falkoi Hours. Një tjetër variant për këtë histori, e përshkruan lulen e lotusit si lulja e parë në të cilën u shfaq dielli. Pas kësaj u krijuan qeniet njerëzore. Ky moment u quajt Rasti i Parë (First Occasion). Në shenjë mirënjohjeje egjiptianët nisën të ndërtojnë tempuj për të nderuar dhe kujtuar përënditë. Projektimi i tempullit të parë u bë nga përënditë dhe çdo tempull që ndërtohej vinte si një kopje e të parit. Projektimi inkurajoi përënditë që të sillnin forcë hyjnore në rrafshin e tokës. Klerikët punonin në tempuj duke udhëhequr ritualet ditore në nder të përëndive dhe faraonëve, të cilëve u kushtoheshin këto tempuj.
Shiko edhe këtë
Piramida e Keopsit
Referime
Ndërtimtari
Monumente në Egjipt
Piramida
pnb:اہرام
sn:Dumba
ta:பிரமிட்டு
tl:Tagilo
ur:اہرام |
7673 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Viking%C3%ABt | Vikingët | Fjala Viking sot tregon popullatën e cila në Mesjetën e hershme jetonte në territorin e Skandinavisë, veçanërisht në territorin e sotëm të Suedisë, Norvegjisë dhe Danimarkës. Shpesh është përdorur edhe emërtimi “Normanë” ( "Njerëzit e veriut"), por ai është përdorur më shpesh për ata vikingë të cilët pushtuan Normandinë e sotme, ashtu si edhe emërtimi “Varangianë” i cili është përdorur shpesh për kolonët mesjetarë skandinavë në Rusinë e sotme, Ukrainën dhe Perandorinë e dikurshme Bizantine.
Përmbledhje
Kohët e fundit ka edhe mendime që emri Viking duhet të përdoren vetëm për banorët e Skandinavisë (Gadishullit Skandinav dhe Danimarkës) të cilët në Mesjetë kishin kryer sulme të parreshtura gati në të gjithë botën e asaj kohe.
Edhe origjina e fjalëve nuk është sqaruar plotësisht, dhe kështu ka disa shpjegime:
Lat. “Vikus” (fshat) ose në anglishten e vjetër “Wic” (qendra tregtare, port), dhe në këtë rast kjo fjalë do të thoshte "ata që e vizitojnë portin komercial"
Eng. “Week” Javë (java) për shkak se sulmet zgjatnin rreth një javë
Në gjuhën e vjetër nordike ”Vik” (gji, gjiri), do të thotë, "ata që vijnë nga Gjiri"
“Viken” - emri i fjordit pranë Oslos (pjesëmarrësit në sulmin e parë mund të ketë origjinën nga atje)
Periudha e marshimit të tyre aktivë në të gjithë Evropën njihet si Periudha Vikinge dhe zgjat rreth 250 vjet. Sulmi i parë i regjistruar ndodhi në vitin 793, kur ata sulmuan manastirin Lindisfarne në bregdetin anglez, dhe i fundit në vitin 1066, kur William Pushtuesi sulmoi Anglinë. Është kjo koha e shkëlqimit dhe rënjes së Shtetit Frank, pas rënies së Perandorisë Romake të Perëndimit vazhdon të ekzistojë edhe Perandoria Lindore e njohur si Bizanti, me qendër në Konstandinopojë (Stambolli i sotëm), dhe përmes Ngushticës së Gjibraltarit në territorin e sotëm të Spanjës përhapet Kalifati.
Vikingë të shquar
Uhtred of Bebbanburg
Leif Erikson
Kanuti i Madh
Ragnar Lothbrok
Brida Ragnarsson
Lagertha
Aslaug
Vikingët në betejat e tyre të njëpasnjëshme
Lidhje te jashtme
http://www.forumi.zeriyt.com/index.php/topic,7953.0.html
Referime
Njerëz sipas kombësisë
Skandinavi |
7674 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Atlantida | Atlantida | Atlantida, në greqisht Ἀτλαντίς është një histori e hershme, ndoshta më e vjetra në botë, duke ja kaluar edhe vet biblës qe erdhi tek ne nëpërmjet Filozofit dhe nxënësit të Sokratit, Platonit.
Ironikisht të dyja flasin për një përmbytje globale. Kjo histori është pjesë e veprës së tij, Timaeus dhe Kritias qe u shkruajt rreth viteve 400 p. e. Në përshkrimin e tij ai flet për një civilizim mjaft të zhvilluar, për kohën e saj, me një ushtri aq te fuqishme sa mund të pushtonte gjithë botën e njohur. Sipas përshkrimit të Platonit kjo histori u rrëfye për herë të parë në vitin 600 p. e. nga një prift egjiptian tek ligjvënësi dhe paraardhësi i Platonit, Soloni. Soloni ia kaloi atë Dropides dhe ky i fundit ia kaloi historinë Kritias, karakterit i cili e rrëfen atë në veprën e Platonit.
Plot toka pjellore, pallate madhështore e tempuj mahnitës kushtuar kryezotit atlantas Posedonit qe mbushur kjo perandori misterioze dhe e humbur. Lagjet Atlantide zbukuroheshin me kopshte, faltore, pallate dhe me rrjete të tera kanalizimesh e rrugësh. Në ketë qytetërim arkitektura, ekonomia dhe fushat e tjera ishin shumë të zhvilluara. Sipas historisë Poseidoni, zoti i deteve, e ndërtoi Atlantidën të rrumbullakët. Dy rrethe toke dhe tre uji njëra brenda tjetrës [koncetrike] i dhanë asaj një forme te veçante dhe unike për te gjitha kohërat. Kjo forme është bërë dhe simboli i atij qytetërimi të hershëm.
Gjithsesi këto fakte na mahnitin dhe na shfaqin para syve tanë një parajsë. Një Oas në një det të ashtuquajtur Deti Atlantik. Vendndodhja e këtij deti nuk dihet me siguri. Disa mendojnë te jetë Oqeani Atlantik, por shumë të tjerë debatojnë se në kohën e Platonit ai Oqean nuk ishte emërtuar akoma si edhe nuk dihet a frekuentohej.
Vërtetësia e kësaj historie është një debat akoma me i madh. Dy grupet më të mëdha janë :
Atlantologët (te cilët besojnë se ky qytetërim ekzistonte) ;
Kritiket (të cilët mendojnë se kjo s’është gjë tjetër përveçse një pjelle imagjinate e tepruar e Platonit).
Vendndodhja (hipotezat) e sajë
Brenda Detit Mesdhe
Santorini dhe Kretë
Që prej zbulimit të një prej civilizimeve më të hershme në ishullin e Kretës dhe më vonë në Santorini, shumë arkeologe dhe hulumtues besojnë se duhet të ketë qenë inspirimi për historinë e Atlantit. Ishulli i Santorinit është një vullkan detar i cili shpërtheu rreth 1.600 vjet para erës sonë. Pra, rreth 3.600 vjet më parë. Megjithëse ky civilizim Minoan është shumë i hershëm nuk përmbush njërin prej kushteve kryesore që të jetë kandidat për vendndodhjen e atlantit ; atë të ekzistuarit rreth 11.600 vjet më parë. Megjithatë, disa historian debatojnë se gjatë përkthimit të historisë nga gjuha egjiptiane në greqishten e vjetër një gabim bëri që muajt të lexohen vite.
Maltë
Malta është një ishull i vogël në juglindje të Sicilisë. Është vërtetuar se ajo sot përmban Strukturat më të vjetra në botë të cilat për çudi janë tempuj të rrumbullakët. Shumë hulumtues debatojnë se Malta i përmbush kushtet për tu quajtur kandidat për vendndodhjen e ishullit të Atlantit.
Anton Mifsud , Simon Mifsud, Chris Agius Sultana and Charles Savona Ventura në veprën e tyre të titulluar Jehona e Ishullit të Platonit japin detaje dhe deklarojnë se tempujt Malteze nuk janë gjë tjetër por tempujt e Atlantit dhe vet Malta është Mali i famshëm ATLAS.
Vitet e fundit kësaj teorie i është bashkëngjitur dhe Hulumtuesi Shqiptar Albert s. Nika. i cili pretendon ta ketë lexuar Platonin në greqishten e vjetër dhe këmbëngul me vendosmëri se Atlanti nuk është gjë tjetër por një ishull i mbytur ngjitur me Maltën. Sipas Nikës ; fjala Atlas nuk është gjë tjetër por vet fjala Maltë në gjuhën e vjetër entruskiane.
Qipro
Irano-Amerikani Robert Sarmast, në 2004-ën dhe në 2006-ën ndërmori ekspeditën më të shtrenjtë dhe më të sofistikuar nga ana teknologjike që ka pasur për kërkimin e Atlantit. Vendi i që ai mendon të ketë gjetur Atlantin është në jug perëndim të ishullit te Qipros rreth 1.600 metra nën nivelin e detit. Megjithëse në ekspeditën e fundit ai u zhgënjye për arsye se muret që ai pretendonte se ishin artificiale nuk dolën gjë tjetër veçse mbeturina vullkanike ai vazhdon të mbrojë teorinë e tij dhe asaj i ka bashkangjitur edhe librin e njohur URANTIA.
Sardenja
Në vitin 2002 Gazetari Italian Sergio Frau publikoi veprën e titulluar Kolonat e Herkulit në të cilën ai deklaron se përpara Eratosthenit të gjithë Shkrimtarët e kohës së lashtë i vendosnin ato në ngushticën e Sicilisë dhe Tunizisë. Sipas tij Atlanti nuk është gjë tjetër përvecse ishulli i Sardenjës. Në prill të 2005 teoria e Fra-ut u debatua në një konferencë të posaçme e organizuar ne Paris.
Shqipëri
Ideja se Atlanti mund të ishte në brigjet e Durrësit të lashtë i është bashkangjitur listës së pafundme të teorive për gjetjen e Atlantit. Kjo teori është bazuar në historinë e pasur që ka pasur ky qytet antik dhe ngjashmërisë që forma e portit ka me përshkrimin e dhënë nga Platoni.
Sicili
Një ide tjetër interesante është edhe ajo e Sicilisë. Një Amator Gjerman me profesion programist ka hedhur idenë se Atlanti nuk është gjë tjetër por historia e mbretit Italos.
Spanjë
Një nga teoritë më të vjetra dhe më popullore është edhe ajo e Spanjës. Shumë studiues nga fusha të ndryshme e ilustrojnë me teoritë e tyre personale vendndodhjen e këtij qytetit ishull antik. Më hollësisht ata deklarojnë se një ishull, tashmë nën nivelin e detit, është një mbeturinë e Atlantit. Ishulli i Spartelit, që ndodhet përballë ngushticës së Gjibraltarit u propozua nga gjeologjisti Jacques Collina-Girard në shtator të 2001-ishit në revistën shkenca Akademike. Kësaj ideje i është bashkangjitur edhe një amator, Georgeos Díaz-Montexano, i cili disa herë ka akuzuar gjeologun për vjedhjen e punës se tij. Secili prej tyre deklaron se tjetri është një pseudo-shkencëtar.
Izrael
Jaime Manuschevich propozon se vendi i vërtetë i Atlantit nuk është gjë tjetër pervecëse Izraelit të dikurshëm. Sipas tij në kohën e Atlantin kjo periferi ishte një ishull luginën e Jezreel-it në veri si edhe me detin e vdekur në lindje..
Jashtë Detit Mesdhe
Antarktikë
Azores
Bahamas|Bimini
Bolivi
Greenland
Indonezi
Meksikë
Peru
Citime e Referime
Mitologji |
7680 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Mustaf%C3%AB%20Hoxha | Mustafë Hoxha | Mustafë Hoxha lindi në Nishefc të Podujevës më 1915 dhe vdiq më 1995. Ishte komandant gjatë dhe pas Luftës së dytë botërore në zonën e Llapit.
Biografi shqiptarësh |
7681 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Amanda%20Peet | Amanda Peet | Amanda Peet lindi më 11 janar 1972 në New York City, New York. Është aktore amerikane, ajo është në horoskop Bricjapi.
Më e reja nga dy vajzat, Amanda u rite pranë babait Charles, avokat dhe nënës Penny, punëtore sociale, para se ata të shkurorëzoheshin në vitin 1990.
Për këtë bukuroshe thuhet se e kishte "të shkruar" të hynte në showbiz, ngase njëherë gjatë një shfaqjeje në teatër, kur i kishte vetëm katër-pesë vjetë, hyri në skenë, përderisa jipej një shfaqje. Më vonë, në moshën adoleshente nga shoumenët ftohet të merr pjesë në shfaqje artistike prej nga dhe fillon karriera e saj. Sidoqoftë, që nga mosha fëmijërore ajo ishte në një rrugë e cila e dërgoi deri te një karrierë e mrekullueshme.
Për dallim nga koleget e saj, Amanda filloi të studioj aktrimin më tepër si hobi se sa diçka tjetër që i flente në shpirt. Megjithëse nuk ndihej si aktore e madhe, dhe i kishte mbetur edhe pak të diplomonte historinë në Universitetin e Kolumbisë, papritur, profesori i dramaturgjisë e bindi të merr pjesë në audicionin për aktrim te profesori Uta Hagen, te i cili më vonë ajo do të shkoj në studime për një periudhë katër vjeçare. Gjatë asaj kohe ajo merr pjesë në revynë e Broadway-it të Clifford Odets’it të titulluar “Awake and Sing”.
Njëra nga 50 njerëzit më të bukur në botë të vitit 2000, e shpallur nga People Magazine, Amanda, punonte si kameriere për ta financuar shkollimin e vet. Puna e rëndë u shpagua te kjo bukuroshe. Në vitin 1990 ajo merr pjesë në një serial filmik NYPD Blue, ku e luan rolin e viktimës së kidnauar. Filmi i pare i saj debitues erdhi në vitin 1995 në filmin Animal Room. Pas kësaj pasuan edhe disa filma tjerë, dhe në fund arinë të fitoj rolin në komedinë The Whole Nine Yards ku luajti me Bruce Willis-in, gjë e cila e largoi nga rolet me status ndihmës dhe e bëri aktore dhe zonjë udhëheqëse. Ëndrra e saj që një ditë të luaj me idolin e saj, Meryl Streep, mbetet të përmbushet.
Çfarëdo roli që ka pasur Amanda, gjithnjë ka dhënë edhe një sasi të kreativitetit dhe karizmës së vet.
Filmografia
Lidhje të jashme
Aktorë amerikanë
Lindje 1972 |
7683 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Ismet%20Beqiri | Ismet Beqiri | Ismet Beqiri është ish kryetarë i komunës se Prishtinës.
Ai u lind ne fshatin Tërrnavë te komunës se Podujevës. Ne Prishtinë erdhi qysh ne moshën 2 vjeçare ku dhe u arsimua dhe studioj ne fakultetin Juridik te Universitetit të Prishtinës. Ne moshën rinore ai ishte valltar ne sh.k.a. "Bajram Curri", me pas profesor ne shkollën Teknike ne Prishtinë dhe pas lufte ishte drejtor i pishinës se Gërmisë. Ne zgjedhjet komunale ne vitin 2002 ai u zgjodh kryetar i KK te Prishtinës. Gjatë mandatit Prishtina shënoj përparim ne shumë aspekte edhe pse për shkaqe financiare dhe ligjore mbetet ende shumë për tu bërë.
Biografi shqiptarësh
Politikanë shqiptarë
Njerëz që jetojnë
Shqiptarë nga Kosova
Kosovë
Absolventët e Universitetit të Prishtinës
Kryetarë të Prishtinës |
7684 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Elfete%20Humolli | Elfete Humolli | Elfete (Ise) Humolli 15.02.1973 -01.02.1990 është lindur në fshatin Lupçë të komunës e Podujevës. U vra në vitin 1990 nga forcat serbe në demonstrata.
Biografi shqiptarësh |
7698 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Feja%20n%C3%AB%20trevat%20shqiptare | Feja në trevat shqiptare | Fetë më të praktikuara në trevat shqiptare janë Islami dhe Krishterimi, ndërkohë një pjesë e shqiptarëve nuk kanë besim fetar.
Krishterimi në trevat shqiptare
Krishterimi është apostolik, d.m.th. ai është përcjellë tek arbrit direkt nga goja e vetë apostujve të Jezus Krishtit dhe filloi të përhapej në Iliri që në shek. I-rë të e. s. si fe e ligjshme. Apostulli Pal rreth vitit 57 shkruan “Kështu prej Jeruzalemit e përqark e deri në Iliri kam kryer shërbimin e ngjalljes se Krishtit, duke u përpjekur të ungjillëzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit”. Përveç Palit në trevat ilire kanë predikuar edhe shumë shenjtorë të tjerë dhe prej këtej kanë kaluar në hapësirën ballkanike nëpërmjet rrugës Egnatia duke hyrë në Durrës (Dyrrachium) për të kaluar në lindje. Dokumentet tregojnë se në Durrës, në vitin 58 ka pasur 60 familje të krishtera.
Në Iliri nisin aktivitetin peshkopët më të hershëm të krishterë, duke filluar me peshkopin Qesar të Durrësit në vitin 70 e më pas, Shën Astin në vitin 98. Shën Asti u dënua me vdekje në vitin 116, nga perandori Trajan dhe sundimtari vendas, Agrikoli, pasi në këtë kohë Krishterimi ishte i paligjshëm dhe dënohej nga Roma.
Qendrat e para të krishtera të themeluara nga veprimtaria predikuese e apostujve dhe përkrahësve të tyre ilirë nga shekulli I deri në shekullin e IV (kur krishterimi u bë fe zyrtare) vërtetohen nëpër qytete si Durrësi, Butrinti, Onhezmi (Saranda), Jerikoja(Orikumi), Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi (Balshi), Antipatrea (Berati), Skampis (Elbasani), Scodra (Scutari, Shkodra), Albanopolis, Lyhnidi (Ohri), etj.
Ndër mozaikë e në ndërtime të vjetra kishash, si në Shën Kollin e Kurjanit në Fier, në bazilikën e Ballshit, etj janë ruajtur simbole paleokristiane (të krishterimit të vjetër) enigmatike siç janë ato të bimëve me gjethe në formë zemre (shiko mozaikët e Butrintit e gjetkë), figura e kryqit në mozaikët e Sarandës, figura e peshkut në gdhendjet e Ballshit apo në mozaikë të tillë si ai i Linit në Pogradec e gjetkë.
Këto dëshmojnë se Iliria u bë që në fillim një nga trevat kryesore të përhapjes së fesë së krishterë për vetë lashtësinë dhe shtrirjen e madhe të popullsisë së saj, zhvillimin e madh qytetës me kryeqendra të tilla si Durrësi, Apolonia, Shkodra etj ; dhe pozitën gjeopolitike mjaft të favorshme duke u qenë një korridor natyral ndërmjet lindjes dhe perëndimit si për të përçuar vlerat morale të krishterimit ashtu edhe për të transportuar ushtri dhe beteja pa fund.
Në shek. IV, Krishterimi u shpall fe shtetërore nga perandori Konstantini i Madh, u kodifikua në Bibël dhe u krijuan institucionet e tij : kishat dhe manastiret dhe njëkohësisht hierarkia (kryesia) e tij : peshkopët, kryepeshkopët, abatët dhe dioqezat e tyre me qendër në Romë. Kthimi i plotë i në Krishterim në trojet ku sot banojnë shqiptarët, u krye gjatë shekujve V-VI të e.s.
Shën Jeronimi (Hieronymus) i Ilirisë bëri përkthimin e parë të biblës latinisht (La Vulgata) duke i dhënë botës për herë të parë librin e shenjtë në mesin e shekullit IV.
Këshilli i Parë Ekumenik i Nikesë në vitin 325, ishte i pari që formuloi parimin bazë të krishterimit : “Besoj në një Perëndi, Atin e tërëfuqishëm, krijuesin e qiellit e të dheut dhe të gjithë të dukurave e të padukurave”.
Shën Niketa I Dardanisë (Remesianes) është krijuesi i kryelutjes (lutjes më të lartë) së krishterimit TE DEUM LAUDAMUS (Ty zot të lavdërojmë) që vazhdon të jetë kryelutje edhe sot pas më se 15 shekujsh.
Konstantini i Madh në luftë kundër fiseve barbare urdhëroi ngritjen e disa bazilikave madhështore. Tipi i këtyre bazilikave konstantiane ishte me dysheme drejtkëndëshe dhe nuk përjashtohej shtrimi i sipërfaqes së saj me mozaikë. Në anën e jashtme, ato kishin kolonada, ku sajohej hajati i kishës. Bazilika të këtij lloji janë hasur edhe në Shqipëri, në Butrint, Bylis, Antigonë, Tepe në Elbasan e ndoshta edhe gjetkë.
Strukturat kishtare në periudhën e antikitetit të vonë
Strukturat kishtare në periudhën e antikitetit të vonë ishin të organizuara mbi bazën e provincave (Dardanisë, Prevalit, Epirit të Ri dhe Epirit të Vjetër), duke pasur në krye secila një mitropolitë prej nga vareshin peshkopatat. Deri në shekullin e VIII kisha në Iliri ishte direkt nën varësinë Romes. Ky është shkaku që terminologjia e kishës Shqiptare është latine (meshe, kungate, prift, shenjt, pagëzim, peshkop, kryq, mallkim etj. Kjo për më tepër tregon se arbrit ishin këtu në shekujt IV deri V kur u sanksionuan dukuri të tilla si gjuha e kishës etj. Pas ndarjes së perandorisë ato u përfshinë në zonën e Ilirikut lindor, varësia kishtare e të cilit ka lëvizur midis Romës dhe Konstandinopojës. Duke filluar nga gjysma e parë e shek. VIII (viti 731 pas vendimit të Leon Isaurit për ndarjen e dioqezave të lindjes nga ato të perëndimit) hapësira Ilire (tashme të njohur si vend i arbërve) u nda në zona që vareshin Patrikana e Konstandinopojës dhe në zona që vareshin nga Roma. Mendohet që Lumi i Matit të ketë qenë vije ndarje e Bizantit nga Roma. Ndarja e kishës (së lindjes nga ajo e perëndimit) u thelluan nga procese historike dhe prezenca e galeve (para francezeve) (Karli i madh shek IX) dhe Normaneve apo Anzhuineve duke sjelle përfundimisht në vitin 1054 ndarjen zyrtare të plote. Gjate periudhës 731 deri 1054 dhe në vazhdim, nga shqyrtimi i dokumenteve arkivore të shumte, vërehen konkurrencë ndërmjet Romës dhe Kostandinopojës se kush të ketë nën influence dioqezat e Ilirisë/Arbërisë duke arritur edhe në beteja të përgjakshme.
Ardhja e bullgareve në viset e Arbrit e izoloi ketë hapësire nga Patrikana por krishterimi u ruajt nga vendasit. Për më tepër mbreti I bullgareve, Borisi në vitin 866 u pagëzua me popullin e tij në Kishën e Ballshit në tokat e Arberit. Bullgaret nga pagane u bene të krishtere. Borisi pas kësaj duke kuptuar rendësin e fesë në trevat e pushtuara kërkoi të lidhej me papën e Romes për të kërkuar udhëzime për një administrim kishtar të sakte. Thuhet nga autore të ndryshëm se Borisi duhej ti drejtohej Konstandinopolit. Por kur je pagëzuar në një vend aq të lashte si Iliria / Arbëria ku krishterimin e solli vete Pali është e natyrshme që do ti drejtoheshe Romes si kryeqendra e pare zyrtare.
Armiqësia e Konstandinopolit me mbretërit bullgareve vazhdon dhe arrijnë kulmin në 1018 kur Car Samueli u mund nga perandori I Bizantit Vasili II. Vasilli II riorganizoi peshkopatën e Ohrit duke vene në krye peshkopë greke si Theogilikati në 1100 për të synuar në përfshirjen e të gjithë Arbërisë apo edhe të Italisë së jugut.
Ndërkohe Patrikana e Romes që u vetëquajt Papati (influence Franceze) vazhdoi deri në vitet 1303 të intensifikoje luftën për të fituar sa më shumë dioqeza në Dalmaci dhe Arbëri më ane të Peshkopëve të Raguzës duke marre edhe disa masa ndaj disa priftërinjve (te Tivarit dhe Ulqinit viti 1167, të Tivarit 1303) që predikonin me ritet e lindjes. Kjo behej edhe në kuadër të uniatizimit të kishës së krishtere.
Zbarkimet e Normandëve, i pari në 1081 dhe i dyti në 1105 si edhe kryqëzata e parë 1095 filloi të lëkundte Bizantin për unifikimin e kishës së krishtere. Pushtimi i Konstandinopojës më 1204 nga Kryqëzata e 4 dhe mbajtjen e saj për 60 vjet nën sundimin francez solli edhe murgjit franceze benediktine në Arbërinë e viteve 1230 duke u vendosur fillimisht në Shirgj mbi Bune dhe më vone në Durrës dhe Shkodër pas viteve 1250 nën mbrojtjen e Karlit Anzhu. Thuhet se po në ketë kohe u vendos edhe Urdhri Françeskaneve duke thelluar kthimin e arbërve të krishtere tek qendra e vjetër, Roma. Këto zhvillime i përkrahte edhe principata e Arbrit dhe më 1208 ka dokumente letërkëmbimi të Dhimitrit princit të Arbërisë me papa Inocentin III ku kërkohet nga papa ndihme për ushtrimin e besimit të krishtere.
Koha e Arbërisë
Ndërkohe që papa dhe patriku luftonin në Ballkan për hegjemoni dalin në skene turqit osmane të cilët pushtuan Ohrin në 1408, Tivarin (qendër që varej nga Roma) më 1571 dhe Konstandinopojën më 1453 duke sjelle një rrenim apo nënshtrim të patrikanës. U arrit të lidhej një traktat ndërmjet Sulltan Mehmetit II dhe patrikut të ri të Patrikanës Gjergj Skalari ku u ra dakord që mos të prisheshin kishat për tu bëre xhami : martesa dhe funeralet të bëheshin në kishe dhe to mos prishej festa e pashkëve.
Në ketë kohë i vetmi vend i krishtere i panënshtruar dhe që nuk i paguante asgjë Sulltanit ishte Arbëria. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, biri i princit të Krujës i mbiquajtur « Mbrojtës » dhe « Atlet » i Krishterimit theu për 25 vjet ushtritë osmane duke entuziazmuar boten e krishtere me bëmat e tij dhe duke marre mirënjohjen e tere bashkësisë krishtere kudo që ndodhej. Skënderbeu dhe papa stabilizuan marrëdhënie të ngushta me synime të qarta për mbrojtjen dhe lartësimin e kishës se shenjte. Kjo lidhje e ngushte me papën dhe perëndimin i përputhej me idetë që kishte Skënderbeu dhe fisniket e tij për fatin e Mbretërisë se Arbrit në Ballkan dhe Evrope. Pas vdekjes se Skënderbeut Sulltani ndërmori një fushate konvertimi në myslimane ndaj arbërve të krishtere duke përdorur paketën e privilegjeve dhe të detyrimeve dhe taksa të tilla si “defshirmeja” (takse gjaku) ku çdo familjari i merrej djali dhe nuk i kthehej kurrë për tu përdorur si jeniçer. Kjo takse shpesh i detyronte fshatra të tere të emigronin. Një pjese u konvertuan duke ndërruar vetëm emrin dhe vazhdonin ritet e tyre të krishtera fshehurazi. Njihen raste që dokumentohen edhe nga Frang Bardhi në vitin 1637 kur brenda një familje (vëllezër apo burrë dhe grua) janë me fe të ndryshme vetëm për të shpëtuar nga taksat apo për të përfituar privilegje.
Gjurme në qëndresën fetare ndaj konvertimit në fenë islame ka lëne Shpati i Elbasanit gjë që dëshmohet në afresket e pikturuara nga Onufri nga neokastra (Elbasani) në vitet 1556 në kishën e Shën Kollit dhe atë të Shën Premtes. Në ketë klime islamizimi, priftërinjtë Shqiptare patriote si Archbishop (?) i Durrësit, Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i afërt i Skënderbeut doli nevoje emergjente përdormi i gjuhës shqipe në kishe “Formula e Pagëzimit” 1462. Është një radhë e shkurtë në gjuhën shqipe “Un te paghesont premenit Atit et birit et spertit senit” (Unë të pagëzoj në emër t´Atit e t´birit e t´shpirtit shenjtë), e cila gjendej në një pjesë pamfleti të shkruar në gjuhën Latine.
Më vonë Pjetër Budi përkthen “Doktrina e Krishtere 1618 “Pasqyra e të rrëfyerit” 1621 dhe “Rituali Roman” 1621.
Pasi përkrahu përdorimin e gjuhës shqipe në kishe, Selia e shejte në Rome në 1634 vendosi që françeskanet të vendosen përgjithmonë në zonën e Shkodrës, Zadrimës dhe Lezhës për të frenuar myslimanizmin.
Ndërkohe Kisha ortodokse administruar nga patrikana autoqefale e Ohrit, që kishte në varësi edhe peshkopatën e Beratit, ishte e angazhuar në mbledhjen e taksave për sulltanin dhe nga studimet shihet se patrikana ka qenë një shërbyese e zellshme në këtë drejtim Osmanet vendosen parimin fetar si të vetmin që dallonte kombësinë dhe prandaj myslimanet i quanin turq dhe të krishterët greke. Ka shumë të dhëna që edhe disa qarqe ekstremiste helene të patrikanës kishin kohë që e zbatonin këtë parim të pa fe duke kërkuar helenizimin e të gjithë të krishterëve. Kuptohet që si reaksion i kësaj por edhe për zona influence Selia e shenjte solli shumë dergata në Arbëri për të ripërtërire krishterimin me qendër Romen. Por Roma nuk synoi në asimilimin e arberit gjë që dëshmohet edhe për përkrahjen e përdorimit të gjuhës shqipe gjate predikimeve. Këtu duhet kërkuar arsyeja e orientimit perëndimor drejt Romës qofte e princ Dhimitrit më 1208 qofte e Skënderbeut në mesin e shekullit XV.
Mbledhja e "Kuvendit të Arberit" ose "Koncili i Arberit" në Merqi të Zadrimes më 20 korrik 1703 nën kryesine e Tivarit dhe me bekimin e papa Klementit XI (qe ishte Shqiptar) mori vendime të rëndësishme për konsolidimin e kishës katolike në Shqipëri siç ishin ndalimi i fshehjes se përkatësisë fetare ; ndalimi i predikimit fshehtas nga priftërinjtë për këta besimtare kriptokristiane etj. Në këtë kuvend katoliket u shprehen hapur edhe kundër ortodokseve.
Kisha e Beratit, shekulli XV megjithëse jezuitet erdhën më vonë në Shqipëri ata e rroken shpejt natyrën dhe kulturën shqiptare Bie në sy revista e tyre patriotike "leka". Kurse për Françeskanet dallohet Pater Gjergj Fishta i konsideruar si poet Kombëtar Shqiptar dhe themelues i alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresit të Manastirit. Polemika apo konkurrenca mes jezuiteve dhe françeskaneve nuk arritën asnjëherë në krize të kishës katolike shqiptare, për më tepër ato kishin bashkuar gjithnjë përpjekjet për të siguruar perkrahes në fuqitë e mëdha si Austria e cila kishte ndikuar pranë portës së larte për të mbrojtur interesat e katolikeve dhe kishte financuar për kishën katolike shqiptare.
Koha e Kanunit
Në pasluftën e pasigurt për fatet e Shqipërisë prej lakmisë së fqinjëve një delegacion i kryesuar nga ipeshkëv katolik Bumci shkoi në Versaje dhe përdoren influencën e tyre në Selinë e Shenjte për të garantuar se katoliket shqiptare nuk donin të jetonin të ndare nga shqiptaret e tjerë myslimane duke pase parasysh copëtimin e mundshëm të pasluftës.
Për ti u përshtatur të gjithë besimtareve të vet Kisha katolike mori parasysh edhe kanunin e Leke Dukagjinit dhe variante të tij dhe u mundua që të mos i binte ndesh këtij kodit të nderit ; mikpritjes, fjalës së dhëne etj duke shpjeguar këto elemente edhe me Biblën.
Kisha katolike shqiptare, në dallim nga simotrat në Evropë, karakterizohej nga një pavarësi e komponentëve të saj për shkak të rolit të veçante që luajtën françeskanet dhe jezuitet. Kjo gjë shkaktonte mospelqimin e dergatave nga Roma sepse nuk e kuptonin situatën në vend.
Është për tu theksuar se, ashtu si edhe në shekullin e XV dhe XVI, në dallim nga riti lindor, Kisha katolike nxiti përdorimin e gjuhës shqipe që më 1861 në seminarin e urdhrit françeskan dhe u shqua për një patriotizëm ta pashoq. Ky ishte shkaku që më 1933 ipeshkvit katolike do ti shkruanin bashkërisht Zogut ”Ne jemi këtu në Shqipëri prej dy mije vjetësh ; katolike atëherë katolike edhe sot, shqiptare atëherë shqiptare sot edhe gjithmonë". Dy revistat katolike të viteve 30 “Drita” dhe “Leka” harmonizojnë doktrinën fetare me kontekstin shqiptar dhe propagandojnë tolerancën fetare dhe mundësinë e bashkëjetesës midis feve. Psh solidaritet shoqëror kristian do të gjente mbështetjen e vet në Shqipëri në praktiken e besës dhe të fjalës së dhëne të traditës zakonore shqiptare.
Pushtimi italian zgjoi përsëri idenë e vjetër të Vatikanit për uniatizimin e Kishës dhe pati edhe misionare dhe u organizuan mbledhje për ketë në kuadër të luftës italo-greke.
Kleri fetar i të të gjithë besimeve (mysliman, katolik, bektashian dhe ortodoks) u përpoq të përfitonte sa më shumë financime nga politika e fashisteve italiane dhe gjerman. Por kjo nuk i pengonte besimtaret të vazhdonin të shihnin një pushtues që duhet të ikte një ore dhe më parë. Bektashinjtë u hodhën totalisht kundër fashizmit italian dhe nazizmit gjerman.
Me shkrirjen e patrikanës së Ohrit dhe kalimi i varësisë së kishës ortodokse direkt nga Konstandinopoli, pas janarit të vitit 1767 (influencuar edhe nga rezultatet e luftërave ruso-turke) u vu re një përpjekje fare e hapur për helenizimin e popujve të Ballkanit duke shtuar numrin e shkollave greke dhe të qendrave të rëndësishme fetare dhe didaktike si Voskopoja ku u hapen shkolla si « Akademia e Re » (një institucion iluminist në të cilën kontribuuan greke, rumune-vllhe dhe shqiptare si Kavalioti) në vitin 1744 apo shtypshkronja etj. Por patriotet fetare dhe njerëz të ditur Shqiptare e shfrytëzuan ketë infrastrukture dhe kulture fetare për të prodhuar vepra për të ardhmen e kombit shqiptar siç ishte edhe fjalori tre gjuhesh i Kavaliotit i botuar në Venedik më 1744. Kështu Voskopoja u be një qendër iluminizmi, arti dhe atdhetarizme. Po si devocion patriotik në ndihme të kishës shqiptare erdhi edhe Ali Pashe Tepelena i cili ngarkoi mjekun e tij Vangjel Meksin të Përkthente Dhiatën e re për besimtaret shqiptare në vitin 1819 deri 1827 për të vazhduar vone me përkthimet e Kristoforidhit të vitit 1872.
Pushtimi osman dhe përhapja e islamizmit e dëmtoi rende fenë e krishtere katolike apo ortodokse. Me rritjen e ndërgjegjes kombëtare në luftën kundër sundimit të huaj, nga shtresa e klerit vendës dolën disa figura të njohura si Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani të cilët luajtën një rol të rëndësishëm për kulturën shqiptare. Gjatë Rilindjes kombëtare nga radhët e dy degëve të Krishtera pati klerikë që punuan për interesat e vendit e të kulturës kombëtare, si Papa Kristo Negovani, Ndoc Nikaj, Nikollë Kaçorri etj.
Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, patriotet Shqiptare të mërgimit, kryesisht ortodokse e kuptuan herët se për të kundërshtuar politiken dhe praktiken helenizuese të Greqisë duhej një Kishe Autoqefale Shqiptare. Tentativat e para për kete janë bere nga Nikolla Naco me origjine nga në Bukuresht por pa sukses.
E drejta ligjore për autoqefali i lindi Kishës Ortodokse të Shqipërisë qysh më 28 nëntor 1912. Me shpalljen e pavarësisë nga Turqia, Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk mund të mbrohej më juridikisht nga Patrikana, e cila ishte nën juridiksionin e shtetit turk. Kjo kishte ndodhur edhe me popullsitë e tjera të Ballkanit që kishin qenë të pushtuara nga Turqia. Kështu, kishin shpallur autoqefalinë Kisha Ortodokse Greke, Bullgare, Rumune dhe Serbe, e cila e kishte fituar këtë të drejtë që në shek. XIII.
Në Amerikë kjo përpjekje filloi qysh në maj të vitit 1907. Një shkak që i dha shtysë këtij problemi, ka qenë një ngjarje konkrete. Më gusht të vitit 1907, vdiq një djalë i ri, në qytetin Hadson. Kur trupi i tij u shpu në Kishën Ortodokse ku zakonisht kryenin shërbesat e tyre shqiptarët ortodoksë, prifti grek refuzoi ti kryente sherebesen e përmortshme pasi djaloshi njihej si nacionalist shqiptar dhe ishte “automatikisht i c’kisheruar”.
Për këtë shkak, shqiptarët krijuan një shoqëri fetare në shtator 1907, me emrin “Nderi Shqiptar” dhe zgjodhën një komision, që ai ta lidhte shoqërinë e Usterit me emigrantët e Natikut, Marlboros, Bostonit, etj. Ky ishte hapi i parë për një Kishe Ortodokse Shqiptare të pavarur në emigracionin e Amerikës. Meqë shqiptarët nuk kishin një prift legal të dorëzuar nga një peshkop, vendosën që të thërrisnin një prift nga Shqipëria.
Nga kandidatët fitoi F. Noli, i cili pas shumë peripecish të stisura nga patrikana, më mars të vitit 1908, F. Noli u dorëzua prift i ligjshëm. Noli u shigurua prift nga tre peshkopë një rus, një ukrainas dhe një rumun.
Kjo ngjarje u prit me gëzim nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin dhe pati jehonë të gjerë në të gjithë shtypin e kohës. Për të shkroi gazeta “Drita” e Sofjes, të cilën e nxirrte Shahin Kolonja, “Shpresa e Shqypnis”, si dhe gazeta të tjera shqiptare të Misirit dhe të Amerikës.
Fan Noli në një nga misionet e tij për një kishe të pavarur shqiptare Meshën e parë në gjuhën shqipe, F. Noli e dha më 22 mars 1908.
Pas kësaj në Amerikë fillon ethshëm ndërtimi i Kishave ortodokse shqiptare kisha e Shën Kollit në Sauth Brixh, e cila përfundoi në vitin 1912. Kisha e Shën Palit dhe e Shën Pjetrit në Filadelfia. Iniciativën e mori emigranti Stavri Seminaku nga Berati dhe prifti nga Rehova e Kolonjës at Naum Cerja. Në vitin 1919 u ngrit kisha e Shën Mërise në Natik.
Për nevojat e Kishës së re shqiptare e të pavarur, F. Noli përktheu më radhë nga viti 1908-1914, të gjithë librat kishtare të domosdoshëm “Shërbesat e Javës së Madhe”, Libri i Sherbesave të Shenjta”, “Libri i të Kremteve të Mëdha”, “Triodhi i vogel”, “Lutjesorja” dhe “Pesëdhjetëvjetorja e vogël”.
Të gjitha këto përpjekje për një Kishë Ortodokse Autoqefale Shqiptare, F. Noli i bëri me synimin e krijimit të një peshkopate ortodokse shqiptare në Amerikë, fronin e së cilës, në të ardhmen ta shpinin në Shqipëri.
Një nga ngjarjet më të shënuara të Kishës Ortodokse Shqiptare ka qene Kuvend i datës 16 mars të vitit 1919 ku u mblodh diaspora shqiptare e Amerikës Kanadasë dhe Meksikës Kuvendi i kërkoi peshkopit rus t’u jepte mundësi që të formonin Peshkopatën Shqiptare të Amerikës dhe të dorëzonte peshkopin e tyre të parë. Për këtë qëllim u bënë shumë kërkesa edhe në kryepeshkopata të tjera. Peshkopi rus premtoi tri here që të dorëzonte F. Nolin peshkop dhe të tri herët u tërhoq. Në rrethana të tilla më 26 korrik 1919, në kishën e Shën Gjergjit në Boston, F. Noli iu drejtue të pranishmëve : “Kush e bëri peshkopin e parë fare ?” Dhe populli iu përgjigj : “Të parin fare e bëri populli. Dhe mua populli të më dorëzojë se jam i pari fare për shqiptarët” - tha F. Noli.
Nga ana tjetër, Kuvendi i 30 korrikut 1919 e shpalli Kishën Ortodokse Shqiptare të Amerikës kishë autoqefale dhe F. Nolin peshkop të saj.
Ndërsa në Amerikë ndodhnin këto ngjarje, në Shqipëri, e cila ishte bërë shesh lufte, mbizotëronin mitropolitët grekë, si Jakovi i Durrësit e pastaj i Korçës. Njoftime kishte se në Shqipëri vepronin bandat terroriste greke të “kompanive të shenjta”, të cilat vranë Papa Kristo Negovanin në vitin 1904, terrorizuan popullsinë e Shqipërisë së Jugut në vitin 1914, vranë At Stath Melanin në vitin 1917.
Pas gjithë këtyre pengesave më në fund, më 28 prill 1921 at Vasil Marku dha të parën meshë shqip në kishën e Shën Gjergjit në Korçë.
Ngjarja më e madhe për Kishën Ortodokse të Shqipërisë ishte mbledhja e një kongresi gjithëshqiptar në Berat, më 10 shtator të vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi që si qendër e Kishës Autoqefale të Shqipërisë të ishte Korça. Kongresi vendosi që gjuha e liturgjisë në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare të ishte gjuha shqipe. Kongresi i Beratit u mbyll më 19 shtator 1922.
Më 21 nëntor 1923, Sinodi i Pare i themeluar në Berat shpalli F. Nolin kryepeshkop. Ceremonia u bë në kishën e Shën Gjergjit në Korçë.
Kështu, sikurse shkruan dhe F. Noli, pas 500 vjetësh u krijua Sinodi i Pare i Kishës Ortodokse Shqiptare qysh në vitin 1478, kur e gjithë Shqipëria (Arbëria) ra nën sundimin osman. Ky Sinod i Shenjtë përbëhej nga Hireotheu, miropolit i Korçës dhe i Gjirokastrës, Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit dhe i Vlorës, F. Noli, mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës. Ky Sinod sipas F. Nolit, vijoi deri më 24 dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua të largohej nga Shqipëria.
Me përkrahjen e qeverisë, erdhi në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë at Visarion Xhuvani, i cili u shpall kryepeshkop në këtë mënyrë. Në vitin 1929, ai u dërgua nga Sinodi dhe mitropoliti i tij tek Anastasi i Koshavacit.
Që aty u thirr në Tiranë dhe tok me peshkopin serb të Shkodrës, si dhe me dy peshkopë të tjerë, Evthim Ikonomin dhe V. Camcen (Agathangjelin), krijuan Sinodin e Dytë të Kishës Ortodokse Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhavanin. Patrikana Ekumenike e kundërshtoi këtë sinod megjithëkëtë, duhet theksuar se V. Xhuvani u tregua shumë energjik. Gjatë kohës që ishte në krye të Kishës ai mblodhi Kongresin II gjithëortodoks në Korçë, më 16 qershor 1929.
Nën formulën : Kishe e lirë në shtet të lirë”, Kishë e ndarë nga shteti, u formulua neni 16 i Statutit ku thuhet : ”Kryepeshkopi, peshkopët, zëvendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit, si dhe ndihmësit dhe zëvendësit klerikë të Kryepeshkopit dhe peshkopëve, duhet të jenë prej gjakut dhe gjuhës shqiptare, si dhe të kenë nënshtetësinë shqiptare”.
Sinodi II i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, po i panjohur nga Patrikana Ekumenike u përbë nga : Kryepeshkop dhe peshkop i Tiranës dhe i Durrësit V. Xhuvani, imzot Camce, imzot Ambrozi, imzot Eugjeni. Më vonë ky sinod u plotësua dhe me Ikonomin e Madh, Mitrofor, at Vasil Markun.
Mbreti Zog gjate përpjekjeve për të krijuar një stabilitet politik në Shqipëri ndoqi një politike neutrale në lidhje me besimet e ndryshme në Shqipëri duke e ndare pushtetin nga feja, duke përkrahur autoqefaline e kishës ortodokse si edhe duke preferuar shqiptare në drejtimin fesë. Për tre vjet ai pat një konflikt me shkollat katolike (1933-1936) të cilat i mbylli dhe pastaj i hapi prape. Kjo u be në kuadër të reformës arsimore. Ka interpretime se kjo lëvizje e Zogut u be edhe për të mbajtur një ekuilibër fetar dhe për ti vene një kufi ekspansionit të gjithanshëm italian në Shqipëri.
Problemi autoqefalise u be një nga temat kryesore edhe për mbretin Zog i cili dërgoi ministrin ortodoks Kota dy herë në Stamboll për të negociuar por edhe për të kërcënuar. Në vitin 1933, qeveria e mbretit Zog bëri presion edhe ndaj Xhuvanit që ai të jepte dorëheqjen dhe u ngarkua Kristofor Kisi për të formuar Sinodin e Tretë të Kishës Ortodokse Shqiptare. U arrit që më 20 shkurt 1937, qeveria shqiptare të niste delegatë për në Athinë K. Kisin dhe laikun Josif Kedhi.
Kështu, më 12 prill 1937, Kishës Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varësia direkte nga patrikana dhe u shpall autoqefale. Dekreti i lartë kishtar, Tomi, iu dorëzua K. Kisit. Me këtë rast, Patrikana i dërgoi një mesazh Ministrit të Drejtësisë Thoma Orollogaj, Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koço Kotta.
Tani e tutje, kjo kishë edhe juridikisht e në mënyrë kanonike, vendoste vetë për organizimin e saj, si për caktimin e peshkopëve dhe të peshkopatave, për përkthimin e liturgjisë dhe librave të meshës në gjuhën shqipe, etj.
Nga ana e saj, Patrikana ruante të drejtën e shpjegimit e të interpretimit të dogmës ortodokse dhe kërkoi që ndër të gjithë peshkopët e mundshëm të fronësuar nga Sinodi i shenjtë i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, dy prej tyre të kishin, për këtë arsye, formim teologjik ortodoks në shkollat greke dhe të kishin jetuar jashtë vendit, d.m.th në Greqi ose në Malin e Shenjtë, për mjaft kohë. Ky ishte i vetmi kusht që vuri Patrikana Ekumenike.
Sinodi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, përbëhej nga Kristofor Kisi, kryepeshkop dhe mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës, Agathangjel Çamçe, mitropolit i Beratit, Evllogji Kurnila, mitropolit i Korçës, Pandeli Kotoko, mitropolit i Gjirokastrës.
Kisha Ungjillore Protestante
Historia e Kishës Ungjillore Protestante në Shqipëri, zë fill më 18 tetor 1873, kur Berd, Xheni dhe zoti marsh u vendosen si misionarë në qytetin e Manastirit. Këta misionarë fisnikë krijuan aty Bashkësinë e parë Ungjillore. Ndër anëtaret e parë të Bashkësisë Ungjillore të Manastirit, ishte edhe Gjerasim Qiriazi i cili pasi shkollohet ne Bullgari me ndihmen e misionareve ne maj 1883 niste për ne Shqipërisë, jo pa pengesa dhe pa vuajtje. Gjerasimi synoi qytetin e Korçës, ku predikimet e para i bëri në Mësonjëtoren Shqipe, më 3 maj 1890, duke pasur si pikësynim zgjimin e popullit të tij, si një misionar atdhetar. Predikimin e Fjalës së Krishtit, ai e quante vërtetë një detyrë patriotike.
Gjerasimi dhe e motra Sevastia çelen në Korçë shkollën e vashave më 23 tetor 1891. Kishte gjithsej tri vajza. Më pas, duke thyer luftën që Patrikana i bënte shkollës dhe Gjerasimit, numri i vashave në shkollë u shtua. Të shumta kanë qenë vashat që mbaruan shkollën e Qiriazit.
Me 14 nëntor 1892 u themelua bashkësia "Vëllazëria Ungjillore" në të cilën bënte pjesë Gjerasimi, Gjergj Qiriazi, Sevastia, Grigor Cilka, Herakli Bogdani, V. Pasko nga Pogradeci, Fanka Evthimi dhe ndoshta edhe P. N. Luarasi.
Kjo shoqëri ungjillore pati dhe organin e saj që u quajt “Letra e Vëllazërise”, numri i parë i së cilës u botua në Korçe në nëntor të vitit 1892.
Islami në trevat shqiptare
Kontaktet e shqiptarëve me botën islame, janë relativisht më të vona se ato të pjesës më të madhe të popujve evropianë. Islami u shfaq për herë të parë në kontinentin e vjetër në fund të mijëvjeçarit të parë (shek. 9-10-të).
Spanja ishte më e ndikuara nga kultura arabo-islame në Evropë, ishte vendi përmes të cilës në Evropë u përcoll kultura shkencore arabe duke përfshirë këtu të gjitha sferat si mjekësinë, fizikën, astronominë, filozofinë etj. ku edhe pas tërheqjes së sundimit arab nga ai vend aty mbeti stili i ri i të jetuarit i sjell nga ai sundim. Depërtimi i Islamit në Evropë dhe në trojet shqiptare para paraqitjes së Perandorisë Osmane u bë përmes Spanjës.
Historikisht kontaktet ndërfetare midis shqiptarëve të krishterë dhe përhapësve të islamit i takojnë shekullit të 13-14-të. Nga shekullit të 15-16-të e në vijim në qytetet kryesore të Shqipërisë u ngritën xhamitë.
Islami u përhap më shumë në Shqipërinë e Mesme si dhe në territoret shqiptare që tashmë ishin nën pjesën sllave.
Në shekullin e 18-19-të islami pati një lulëzim fetar dhe kulturor në Shqipëri. Në këtë periudhë u zhvillua letërsia shqipe me alfabet arab, që studiuesit e krahasojnë me letërsinë “alhamiado” që qe zhvilluar më parë në Spanjë.
Islami la gjurmë në jetën zakonore të shqiptarëve, përmes ndërhyrjes së disa normave të sheriatit. Por sheriati nuk u bë asnjëherë kod sundues zakonor i shqiptarëve. Pranimi i islamit nga shqiptaret shpjegohet edhe me rolin që do të luante kjo fe për diferencimin e shqiptareve prej sllavëve (zona e Kosovës) dhe grekëve (zona Çamërisë) të cilët sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar një politike asimiluese ndaj shqiptarëve.
Feja Islame në Shqipëri është karakterizuar kryesisht nga prezenca e shumicës së myslimanëve sunitë dhe pakicës së urdhrit bektashi.
Në kushtet e një shteti të pavarur shqiptarë dhe të pasluftës së parë botërorë myslimanët Sunite riorganizohen në 1921 në një aleancë kombëtare myslimane. Më 1923 bashkësia sunite do të ndahet nga kalifati i Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranës. Në këto vite në Islamin shqiptarë shfaqet një dell reformator pasi ndalohet formalisht poligamia, dalin përkthime në shqip të Kur'anit. Më vitin 1923 del edhe revista "Zani I Naltë" me ndjenja të theksuara patriotike dhe reformatore.
Më 1929 mbahet një kongres i myslimanëve ku u vendos përdorja ekskluzive e gjuhës shqipe, unifikimi i medreseve etj. Ka vend të besohet se në këtë reformë ka gisht Zogu me qëllimet e tij për te bashkuar vendin dhe për ta oksidentalizuar Shqipërinë duke ia hequr përfundimisht imazhin e një vendi islam. Thuhet se edhe Ata Turku, reformatori me i madh i kësaj kohe, behej xheloz nga shpirti reformator i Zogut pasi nuk i pëlqente qe ky i fundit t'ia kalonet atij në këtë drejtim.
Bektashizmi
Bektashizmi e ka origjinën prej një doktrine mistike të baballarëve turkmene të shekullit XI-XII në detin Kaspik dhe u themelua nga Haxhi Bektashi nën ndikimin e mistikut persian Ahmet Jasevi për tu fuqizuar si sekt mysliman ne Turqi pasi lidhet me korpusin e jeniçerëve (që kishin prejardhje kristiane). Bektashizmi adhuron Aliun po aq sa Muhametin. Për aresye te konfliktit me vete myslimanizmin bektashizmi fitoi një tolerance fetare me kristianizmin duke pasur edhe disa pika takimi në jetën fetare. Predikonin barazinë e burrit me gruan, pinin alkool dhe gjera të tjera që ishin farë të papëlqyeshme për Islamin. Për nga ky pozicion tolerant i bektashizmit dhe për rolin patriotik që kanë luajtur shumë Bektashij ka pasur mendime nga studiues dhe politikane vendas dhe të huaj te të gjithë kohërave se Bektashizmi do të ishte një fe e përshtatshme për Shqipetaret. Nder këta është edhe poeti i madh kombëtar Naim Frasheri.
Në Shqipëri bektashizmi është shfaqur në fund të shekullit të 12-të dhe në fillim të shekullit të 13-të. Në 1925, kur Ataturku ndërmori reformat e ashpra laicizuese të shtetit për krijimin e Turqisë moderne, Shqipëria u bë vendi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve duke mbetur edhe sot e tille Pakkush e di se Shqipëria, ky vend i vogël, është seli e një kryeqendre botërore të besimeve. Është interesant të vihet re se edhe gjatë periudhës së ateizmit nuk pati pretendime nga shtete të tjera ku ka bashkësi besimtarësh bektashinj për të marrë rolin e kryeqendrës. Bashkësia bektashije e Shqipërisë u shpall e pavarur në vitin 1921.
Shume teqe bektashishj u bënë qendra rezistence kundër italianeve dhe kundër gjermaneve si baba Fejozo dhe baba Faja duke llogaritur gjate luftës rreth 6000 bektashij të organizuar.
Besimet fetare në periudhën 1944 – 1990
Pushteti i vitit 1945 e vuri në shenjë kryesisht Kishën Katolike të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si çerdhe të agjentëve të huaj në Shqipëri. Për këtë arsye, qysh në fillim, Kishës Katolike Shqiptare iu kërkua të bënte një sakrilegj kanonik, të shpallte autoqefalinë e saj. Te dy peshkopët katolikë, imzot Gaspër Thaçi dhe imzot Vinçenc Prendushi nuk e pranuan një gjë të tillë. Shteti komunist i burgosi të dy, duke dënuar me 20 vjet burg imzot Vinçenc Prendushin, klerik dhe poet dhe duke dënuar me pushkatim imzot Gaspër Thaçin. Pas shumë mundimesh në burg, vdiq në vitin 1949 dhe imzot Vinçenc Prendushi, ipeshkv i Durrësit dhe i Tiranës. U arrestuan 30 françeskanë, 15 jezuitë dhe mjaft seminaristë. Disa prej tyre u pushkatuan e disa vdiqën të munduar nëpër kampe përqendrimi dhe në punë të detyruar. Në vitin 1945, u pushkatuan Dom Ndre Zadeja, poet dhe atdhetar. Po këtë vit, u pushkatuan Frano Gjini, Gj. Volaj, at Ciprian Nika. Në vitin 1946 u dënua dhe u pushkatua në Shkrel, Nikoll Gazulli, etj.
Fjalët e tyre të fundit ishin : “Rroftë Krishti mbret ! Rroftë Shqipnia dhe pa ne !”. Në vitin 1950 u shpall argjipeshkëv i Kishës Katolike të Shqipërisë Bernardin Shllaku, por atij i vunë një mbikëqyrje të fortë. Ndërkaq ishin mbyllur shkollat dhe manastiret katolike kudo. Kleri i huaj katolik që vepronte në dioqezat e Shqipërisë, u dëbua qysh në vitin 1946.
Në vitin 1967 u pushkatua Zef Bici se gjoja kishte penguar aksionin ateist të rinisë. Argjipeshkvi Ernest Coba u burgos qysh në vitin 1964 dhe u dënua me 25 vjet burg. Vdiq në spitalin e Tiranës në vitin 1980. Atëherë u burgos dhe Mikel Koliqi, i cili megjithë vuajtjet, doli gjallë nga burgu por vdiq si kardinal në vitin 1997.
Këta dhe shumë të tjerë ishin martirë të Kishës katolike Shqiptare në shekullin e 20. Sinodi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë qëndroi deri në vitin 1949, kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha dorëheqjen. Kisi vdiq më 16 qershor 1959. Nga viti 1946 deri në vitin 1949 Sinodi IV i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, u formua më 25 gusht të vitit 1949, me kryepeshkop të Kishës Ortodokse Autoqefaqle të Shqipërisë, Paisi Vodicën. Ky u shpall Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe peshkop i Durrësit dhe i Tiranës, Qiril Naslazi u vendos mitropolit i Beratit, Filothe Duni, mitropolit i Korçës, Damjan Kokoneshi u shpall mitropolit i Gjirokastrës. U shpall peshkop sufragan Sofron Borova.
Paisi Vodica njoftoi menjëherë Patrikanën Ekumenike të Konstandinopolit për Sinodin e ri, por Patrikana e quajti kryepeshkop jo kanonik dhe nuk e njohu si të tillë. Vodica për arsye politike e lidhi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me Patrikanën e Rusisë komuniste. Kështu që, Sinodi IV mori karakter të theksuar politik. Për këtë shkak, u dërgua nga Patrikana në Amerikë peshkopi Marko Lipa, peshkop i Lefkës, për të mos lejuar që Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë të binte në pozitat politike të Kishës në Shqipëri.
Më 1967 besimet fetare dhe institucionet e tij e ndërprenë me dhunë veprimtarinë e tyre për të filluar serish pas lëvizjeve demokratike të vitit 1990. Lëvizja kundër institucioneve fetare e nxitur nga shteti diktatorial komunist u mbulua gjoja me një lëvizje të rinisë ateiste. Shumë kisha u kthyen në salla publike, disa u kthyen në salla bagëtish, disa u rrënuan plotësisht. U prishën 2169 objekte kulti si kisha, xhami e teqe. Atëherë u burgosën 217 klerikë për terror e disa prej tyre vdiqën nëpër burgje ose u pushkatuan.
Kodi penal i vitit 1977 dënonte propagandën fetare si dhe përhapjen e liturgjisë. Sipas këtij kodi u dënuan shumë ish-klerikë, por edhe laikë.
Kisha Katolike e Shqipërisë që i kishte dhënë vendit dhjetëra intelektualë, studiues me emër, poetë e shkrimtarë, si at Shtjefën Gjeçovin, Preng Doçin, at Gjergj Fishtën, Dom Ndre Mjedën, at Donat Kurtin etj, kishte pësuar një nga goditjet e saj më të mëdha gjatë gjithë historisë së saj në Shqipëri.
Shpallja e Shqipërisë (e tokës prej ku predikuan se pari apostujt e Krishtit si Pali, e tokës së Skënderbeut që u fut në historinë kishës si mbrojtësi i saj me besnik) si i vetmi shtet ateist në të gjithë globin tokësor, kishte habitur të gjithë botën. Vatikani nuk e reshti asnjëherë luftën për të mbështetur besimtaret e vet të cilët e vazhdonin jetën fetare në mënyre ilegale por kësaj radhe të ndjekur nga diktatori Enver Hoxha që ishte shumë herë më i egër se sa perandori Trajan.
Pavarësisht regjimit të egër komunist Shqipetaret nuk linin feste fetare pa festuar me metodat e tyre sa të lashta aq edhe moderne në kushtet e një varfërie të tmerrshme, te një furnizimi me lista dhe triska deri më 1990. Në këtë ilegalitet të përgjithshme dhe frike u forcua edhe ndjenja e tolerancës fetare.
Ndikim shumë të madh tek Shqipetaret besimtare dhe jo besimtare kishte edhe aktiviteti fetar–humanitar i Nene Terezës, i shenjtores më të dalluar të shekullit XX, që gjithçka e bënte në emër të Jezu Krishtit.
Pas përmbysjes së rendit ateist në Shqipëri, më 4 nëntor 1990, patër Simon Jubani që ishte mbyllur 26 vjet në burg, si dhe Karlo A. Sevilla që ishte dëbuar nga Shqipëria qe në vitin 1946, dhanë një meshë për të gjallët e për të vdekurit, në kapelën e vogël të varrezave të Shkodrës, e cila shërbeu si altar. pjesëmarrja në meshë ishte e jashtëzakonshme. bPo atë ditë, u dha një dǘa në Xhaminë e Plumbit në Shkodër nga myslimanët.
Filloi sërish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.
Besimet fetare pas vitit 1990
Pas rrëzimit të regjimit komunist i cili ishte frymë materialiste dhe të tërë zhvillimin dhe jetën e bazonte në forcat e veta, përsëri ri filloi jeta kulturoro-fetare. Populli në këtë fillim të rrëmujshëm fetarë edhe për kundër asaj se kishin objektet fetare si dhe njohuritë për prejardhjen e tyre fetare përsëri ishin shumë të kufizuar në fenë e tyre.
Gjatë kësaj kohe shumë misionarë të tëgjitha besimeve fetare, grupacioneve tendencioze, sekteve të ndryshme zunë vend në Shqipëri duke proklamuar platformat e tyre duke përdoru metodat e shumta për të tërhequr rininë kah veti. Në këtë drejtim nuk kurseheshin as fjalët as invetimet e shumta në drejtim të inicimit të rinisë për t'u bërë pjesë e tyre. Gjatë kësaj kohe rifilluan misionin e tyre edhe emisarët e njohur fetarë që për shkak të qëndrimeve të tyre fetare kaluan pjesë të jetës së tyre nëpër burgjet e komunizmit.
Edhe përkundër tendencave të grupeve të shumta të reja si dhe tendencave të mëparshme të njerëzve eminent (si Ismail Kadare dhe Ramiz Alia) për përdorimin e tëgjitha metodave në vendosjen e krishterimit si besim të vetëm fetarë në Shqipëri përsëri kjo nuk ndodhi dhe në Shqipëri nga pabesimi ose hutia në pabesim populli në përgjithësi përsëri kaploi fenë Islame, Krishtere dhe Ortodokse.
Udhëheqësit fetarë të këtyre besimeve që ishin me ndikim dhe që kishin vuajtur nëpër burgjet e komunizmit për qëndrimet tyre fetar gjatë kësaj kohe rii filluan punën e tyre në ligjërimin e besimit të tyre, në ringjalljen e objekteve fetare, rindërtimin e tyre si dhe ndërtimin e objekteve të reja fetare në vendbanimet me mungesë të tyre. Këto aktivitete zakonisht janë zhvilluar me vetëfinancim ose të përmbajtura nga organizata fetare nga jashtë Shqipëria duke përmbajtur secila grupin e vetë fetarë.
Po kështu është përtërirë në mënyrë të dukshme Kisha Ungjillore e Shqipërisë, përmes misionarëve dhe bashkësive të krishtera ungjillore në të gjithë vendin sidomos në qytete.
Megjithatë, shoqëria shqiptare mbetet në shkallë të gjerë jobesimtare. Gallup, një nga organizatat më të mëdha dhe më serioze në zhvillimin e anketimeve, ka zhvilluar një anketim mbi besimin në shkallë botërore. Ky anketim nxori se Shqipëria bën pjesë në 14 vendet më jofetare në botë. Vetëm për 39% të shqiptarëve në Shqipëri, feja luan ndonjë rol në jetën e tyre, ndërsa pjesa tjetër prej 71 % nuk ndjek apo interesohet rreth ndonjë besimi fetar.
Gallup-Global-Reports
Në trojet shqiptare jashtë Shqipërisë shqiptarë gjithashtu nuk janë pjesëtarë vetëm të një besimi fetar kështu që në Maqedoni shqiptarët janë të besimit Islam, Ortodoks dhe Katolik, në Kosovë gjithashtu shumica i takojnë besimit Islam (92 %) dhe nj[ pjesë atij Katolik, në Mal të Zi shqiptarët i takojnë besimit të Krishterë (70 %), dhe në Çamëri i takojnë besimit Islam dhe Ortodoks.
Toleranca fetare
Shqiptarët janë dalluar në shekuj për një tolerancë unike ndërfetare gjë cila ka lidhje edhe me vete historinë e pranisë dhe bashkëjetesës së besimeve të ndryshme fetare në trojet e populluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes së krishterimit administrativisht në dy pjesë, në ritualin roman (perëndimor) dhe atë bizantin (lindor) me anë të "vijës së Teodosit" që kalon diku mes lumenjve Shkumbin dhe Mat të Shqipërisë ashtu edhe si pasoje e përqafimit të islamit kryesisht për ti u rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke në fund të shekullit XVIII dhe XIX.
Shqiptaret kanë qenë tolerante dhe kurrë nuk kanë derdhur gjak për çështje fetare. Mark Milani, kryeministër i Malit të Zi pohon se "sa herë që ne përpiqeshim të ndërsenim në Shkodër katoliket kundër myslimaneve apo anasjelltas e kishim betejën e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjën kombëtare shumë më të fortë". Ekzistencën e tolerancës fetare e vunë re edhe fashistet italiane të cilët hartuan një strategji për ta ruajtur këtë ekuilibër sa që katoliket e ndjenë veten si të lëne pas dorë.
Prej fundit të mesjetës e këndej hapësira shqiptare ishte zonë ekuilibri ndërmjet dy perandorive më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Austro-hungareze. Midis këtyre dy perandorive janë nënshkruar disa marrëveshje, të quajtura "kapitulacione", të cilat rregullonin barazinë e ndikimeve, duke i njohur Perëndimit të drejtën e kujdesit për faltoret e të krishterëve, përmes doktrinës "cultus protectorati" - mbrojtja e klerit.
Në Shqipëri mund të gjesh shpesh dy fe (krishterim e islam) në një familje ose në një fis (Lurë, veri), ose dy fe në të njëjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterë e si mysliman, dhe bën ritet e festat fetare të të dy besimeve. Heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti lindi në një familje ortodokse, u bë mysliman në oborrin e sulltanit, u bë bektashi (ky ishte kusht për t'u bërë jeniçer), u kthye në Shqipëri dhe mori fenë e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet që të varrosej në një katedrale të të krishterëve katolikë (Lezhë). Njëri nga vëllezërit e Gjergj Kastriotit, përkundrazi, kërkoi të varrosej në manastiret e Athosit, një prej vendeve të shenjta të ortodoksisë.
Në Shqipëri nuk njihen konfliktet fetare, as në formë episodike. Është krejt normale që një shqiptar, nëse nuk i pëlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, të braktisë kishën dhe ta kërkojë lidhjen me zotin në xhami. Një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë klasike shqiptare, Pjetër Bogdani, në veprën e tij "Çeta e profetëve", citon krahas njëri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenën. Përkthyesi i parë i librit të shenjtë të myslimanëve Kur'an ishte i krishterë (Ilo Mitkë Qafëzezi).
Myslimanët shqiptarë festojnë Shën Gjergjin e Shën Mërinë, një pjesë tjetër Shën Nikollën e Krishtlindjet, kurse të krishterët u bëjnë vizita miqësore myslimanëve për festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).
Ka shumë raste të treguara dhe të jetuara kur priftit i është dashur të këndoje syret e Kuranit për të nderuar një mysliman të vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej dëborës apo motit të keq.
Në një qytet si Shkodra, ku popullsia myslimane është e përzier me të krishterë katolikë dhe ortodoksë, në ditët e ramazanit edhe tregtarët jo-islamikë ndalonin shitjen e mishit të derrit në dyqanet e tyre. Po në Shkodër kanë qenë familjet bujare myslimane që mbrojtën ndërtimin e kishës katolike kur disa fanatike filluan shkatërrimin e themeleve natën. Ndërtimet e kishës vazhduan kur bujaret myslimane dolën në mes popullit duke thëne “mos i preki njëri se këto janë themelet tona”.
Festat fetare në Shqipëri, qofshin ato të bashkësisë së krishterë, qofshin të bashkësisë myslimane, ruajnë gjurmë të periudhës politeiste mitologjike. Shqiptarët katolikë të viseve veriore ditën e Buzmit e kanë pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, por duke nënshtresuar në këtë festë edhe kultin e zjarrit. Shën Mëria e myslimanëve përkon me ditën e zanës - Dianës tek latinët - më 23 gusht. Bektashinjtë kanë kultin e Baba Tomorrit, që ngjason me kultin mitologjik të Olimpit grek. Një poet i krishterë i vuri për titull librit të vet emrin “Baba Tomorrit”. Kjo dhe të tjera tregon Shqiptarët kanë kultin e natyrës, festojnë ditën e malit apo të bjeshkës, mbajnë edhe sot gjarprin dhe dhinë si totem (hyjni mbrojtëse), kanë kult për zjarrin, për gurin, për ujin dhe bukën, për udhën dhe mysafirin, për tokën dhe qiellin.
Shiko edhe
Feja në Shqipëri
Afetaria në Shqipëri
Laicizmi në Shqipëri
Islami në Shqipëri
Krishterimi në Shqipëri
Referimet
De la Rocca “Religion and Nation in Albania”, 1989, Romë.
Dh Qiriazi “Kristianity in Albania”, 2000.
Mark Milan “Albanian life and Customs”, Kurti, Sirdani.
“On the contribution of the catholics in Albania”, 2000.
Feja në trevat shqiptare
Historia shqiptare |
7700 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Gjurm%C3%AB%20n%C3%AB%20kalt%C3%ABrsi | Gjurmë në kaltërsi | Filmi "Gjurmë në kaltërsi" prodhim i vitit 1981.
Gjurmë në kaltërsi është një film dramatik Shqiptar
Regjia: Saimir Kumbaro, Skenari: Llazar Çuçi, Producent: Shqipëria e Re , Muzika: Limos Dizdari.
Përmbajtja e filmit
Astriti një pilot i ri sapo ka dalë nga bangat e shkollës së aviacionit arrin disa rezulate por emocionohet gjatë stërvitjes. Me ndihmën e komandant Markos dhë të shokëve si edhe me vullnet të fortë ai arrin suksesin.
Aktorët në role
Reshat Arbana........ Marko
Xhevdet Ferri........ Astriti
Fitim Makashi........
Hysen Bashysa........
Stavri Shkurti........
Gjergj Lala........
Bep Shiroka........
Besim Kurti........
Zef Deda........
Kastriot Çollaku........
Donika Fifa........
Antoneta Papavli........
Dani Disha........
Gjergj Spaho........
Besim Kurti
Filma shqip
Filma
Filma 1981 |
7702 | https://sq.wikipedia.org/wiki/K%C3%ABr%C3%A7ova | Kërçova | Kërçovë, (), është një qytet në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut, i vendosur në një luginë në shpatet juglindore të malit Bistra, midis qyteteve të Ohrit dhe Gostivarit. Qyteti i Kërçovës është selia e Komunës së Kërçovës.
Emri
Emri i qytetit në maqedonisht dhe në gjuhë të tjera sllave të jugut është Kičevo (Кичево). Fillimisht njihej si Uskana dhe ishte e banuar nga ilirët. Supozohet se emri i sotëm i qytetit e ka origjinën nga emri i këtij vendbanimi të populluar nga fisi sllav Brsjaci. Në turqisht, qyteti njihet si Kırçova. Kërçova u përmend për herë të parë si Uskana (Ωξάνα në greqishten e lashtë) në kohën e mbretërimit të Perseut, mbretit të Maqedonisë gjatë Luftës së Tretë Maqedonase (171-169 pes). Regjistrimi tjetër i shkruar i qytetit nuk erdhi deri në vitin 1018, me emrin Kitzabis (nga Kίτζαβις në greqishten bizantine), ose ndonjëherë si Kitsabis ose Kitsavis ose Kitzbon, ose i sllavizuar si Kicavis, i shënuar në një nga dokumentet e perandorit bizantin Basil II. Nën sundimin e Princ Markos njihej si Katin Grad, sepse motra e Markos quhej Katina.
Historia
Kërçova për herë të parë përmendet në shekullin e dytë para erës së re, gjegjësisht në kohën e luftërave Romake më mbretin të Maqedonisë Perseun dhe atë më emrin Uskana.
Ky emër i vjetër nuk mundi të mbijetojë, por u zhduk gjatë kohës së depërtimeve dhe pushtimeve sllave, ashtu si u zhdukën edhe dymbëdhjetë kështjella romake në afërsi të Kërçovës. Përveç gjurmëve të vjetra arkeologjike, të cilat dëshmojnë lashtësinë e elementit shqiptar (krahaso Arbanasi, Arbanisec, Arbanashki në fshatrat Atishtë) mund të përmendim po ashtu varret ilire në Zajas, Trojet në Kaleshe, Manastirishte dhe në Arangjell.
Me gjithë përmbytjen sllave që ndodhi në këto vise prej shek. VII e më këndej dhe sundimit të egër bizantin, elementi autokton shqiptar nuk u asimilua i tëri, por arriti ta ruajë bërthamën e tij të fortë dhe kështu ta mbijetojë mesjetën. Më vonë në gjysmën e dytë të shekullit të XIII, Kërçova bie nën sundimin serb dhe atë për një shekull (1283-1394). Me fillimin e sundimit turk, edhe Kërçova përjeton fatin e vendeve të tjera të Ballkanit. Është me rëndësi të përmendet se Kërçova në kohën e sundimit otoman në shekullin XIV në strukturën e saj shoqërore-ekonomike ka pasur ma tepër shqiptarë më shpërndarje më të gjerë gjeografike se sa sot. P.sh. në defterët turq, në Kërçovë përmendet lagja shqiptare, me 71 shtëpi. Shënimet më të sakta mund të gjejmë tek vepra e Sami Frashërit, Kamus al Alam 1889, ku Kërçova paraqitet si kaza e Sanxhakut në vilajetin e Manastirit.
Periudha e re fillon me çlirimin e Ballkanit nga sundimi i Perandorisë osmane. Kërçova gjer më sot kaloi nëpër sundimet të reja sllave, përcjellur me reprezalje të mëdha. Viti 1913 për kërçovarët është vit i trishtimeve.
Ky është vit i një masakre kundër popullit të pafajshëm, kundër pleqve, grave e fëmijëve, të cilët u prenë nëpër xhamia dhe u dogjën nëpër kasolle ose u varrosën në varreza kolektive, të cilat akoma nuk janë zbuluar. Në këto krime janë dalluar çetnikët e Mikajl Brodit dhe Boshko Virianecit, nën komandën e të cilëve janë kryer masakrat në Qafë, Zajaz, Greshnicë, Cërvicë, etj. Këtë terror e masakër e dëshmon edhe letra e një ushtari, të cilën me 9 tetor 1913 e botoi "Radnicke novine"
"Këtu po ndodhin gjëra të tmerrshme. Rrëqethem e flokët më ngrihen përpjetë e gjithë pyes veten a është e mundur që njeriu të jetë kaq barbar. Nuk guxoj dhe nuk kam kohë të shkruaj më gjerësisht... Kudo kufoma, hi e pluhur. Ka fshatra ku kishte me nga 100, 150 e 200 shtëpi por, ku nuk ngeli asnjë njeri i gjallë. I mblidhnin njerëzit grupe-grupe nga 40-50 veta dhe i copëtonin që të gjithë me thika."
Një episod më vehte është rasti i fshatit Qafës nga ana e bandave të çetnikëve ku sipas burimeve të sakta janë vrarë 92 fshatarë. Duke e parë këtë masakër mbi popullsinë e pafajshme të fshatit veçanërisht të babës së saj, Sulltanë Qafa merr gërshërët e dhënëve, del në shkallë, vret rojën, plagos rëndë 3 banditë dhe kështu krijon një tollovi të paparë prej nga banditët detyrohen të largohen nga fshati. Në përleshje direkte vritet dhe babai dhe bija e Mazllamit, Sulltanë Qafa. Më këtë akt heriok, Sulltana mund të llogaritet ndër heroinat e popullit shqiptar. Për hir të kësaj, Hamza Alili i ngriti përmendore të meritueshme në fshatin e saj Qafa. Në mesin e dy luftërave u dogjën shumë fshatra rreth Kërçovës.
Në periudhën 1939-1945 populli shqiptar ishte i angazhuar në luftë për pavarësinë, por fati historik deshi që për të njëjtin qëllim të nisen kryesisht nga dy rrugë të ndryshme, rruga pro-komunizmit dhe rruga anti-komunizmit. Lufta e Dytë Botërore përfundoi me ngadhënjimin e komunizmit, në vitin 1945, por, pikërisht ai komunizëm, që gjatë luftës ishte tellall i vëllazërimit të gjithë popujve, në Kërçovë njëlloj sikurse edhe në vendet tjera të mbetura jashtë shtetit shqiptar, nuk e ndali luftën antishqiptare.
Në pikëpamje demografike, shqiptarët përbejnë popullsinë më të vjetër autoktone, dhe për nga numri asnjëherë nuk ka qenë pakice. P.sh. më 1889 sipas Sami Frashërit kazaja Kërçovës ka pasur rreth 34000 banorë prej të cilëve 14000 shqiptarë e e tjerët.
Më 1921 qyteti i Kërçovës ka pasur 28228 banorë nga të cilët 14.454 janë qenë shënuar si ortodoksë sllavë kurse 13.774 të besimit mysliman.
Më 1994 Kërçova ka pasur 53.044 banorë prej të cilëve 26.310 shqiptarë, 20.829 maqedonas, 3840 turq, 1394 romë etj................................................................................... Kontributi i Kërçovarëve ne Kongresit të Manastirit
Në bazë të artikullit që ka botuar gazeta “Java” janar 1937, nga Sefedin Kërçova, informohemi se “Kolonia Shqiptare Kërçovare” që ka vepruar në Bukuresht ka qenë e udhëhequr nga Mulla Nashit Zajazi dhe Rexhep Novosella. Në kryesinë e kësajë shoqate kanë qenë edhe Emin Zajazi, Hysen Haxhi Sadiku nga Zajazi, Rexhep Fasku nga Greshnica, Mefmedali Haranjelli, Jusuf Hoxha i Tuhinit, Kamerr Limku i Sërbicës etj. Nga të dhënat që na jep Sefedin Kërçova në artikullin e tij, shihet se kjo shoqatë e themeluar para vitit 1900, ka qenë e organizuar mirë dhe ka bashkëpunuar me të gjithë klubet dhe shoqatat shqiptare që kanë vepruar në atë kohë në Bukluresht.
Sefedin Kërçova na informon se kjo shoqatë përveç botimit dhe shpërndarjes të librave dhe gazetave shqip, mblodhi edhe ndihma financiare të cilat i dërgoi në Manastirë përmes Mulla Nashit Zajazi dhe Rexhep Novosella të cilët poashtu i përcollën punimet e Kongresit. Shkaku i aktiviteteve të shumta patriotike, jashta Kërçovës po edhe në Kërçovë, Mulla Nashit Zajazin, në vitin 1917 bullgarët e burgosin e dënojnë në gjygjin e Manastirit dhe e vejnë në litarë te Ura e Gurit në Shkup. Nga kjo shihet se sa njeri i madh ka qenë ai, dhe se Historia e Popullit Shqiptarë aspak nuk e ka përmendur, edhepse ai në Bukuresht ka pasur pasuri të madhe dhe nuk ka pasur nëvojë që të vinte këtu dhe të rrezikonte jetën e tij. Sëpaku të ja kujtojmë emrin Mulla Nashit Zajazit, hoxhë i shkolluar dhe intelektual shumë i madh, nga familja Liman Hoxha në Zajaz të Kërçovës.
Sipas asajë që na tregon Sefedin Kërçova në vazhdim të artikullit të tij del se e njejta shoqatë e ksihte pritur edhe Ismail Qemalin dhe i kishte shtruar darkë kur ai nga Stambolli shkoi në Bukluresht për tu takuar me disa krerë të vendit dhe prej aty pastai shkoj në Vienë e Vlorë për ta ngitur flamurin.
Në mesin e kërçovarëve, që dha kontribut të madh për çështjen shqiptarë është edhe Jusuf Ali Premka ose si që nënshkruhej disa herë edhe Jusuf Albani. Ai ka jetuar dhe vepruar në Sofje të Bullgarisë. Aty ka botuar edhe gazetën “Albania” në bullgarishtë dhe shqip. Është pjesëmarrës i kuvendit të Lidhjes së Prizrenit, dhe deri më tash nuk kemi hasur ndonjë dokumet që do të na tregonte për pjesëmarrjen e tij në Kongresin e Manastirit. Ka qenë njeri i shkolluar dhe oratorë shumë i madhe, dhe jam më se i bindur që Jusuf Ali Premka të ketë qenë prezent në këtë ngjarje kaq të madhe për shqiptarët.
Prof. Dr.Nexhat Abazi merret me hulumtimin e jetës dhe veprimtarisë së këtij veprimtari të madh, dhe të shpresojmë se ai do të gjejë dokumente të nevojshme në arhivat e Bullgarisë për ta zbardhur plotësisht veprimtarinë e tij patriotike..
Kur flasim për kontributin e kërçovarëve dhënë çështjes shqiptare, duhet të përmëndim katër dietërt shumë të mëdhenjë të pjesës së parë të sh.20; Ali Dila nga Zajazi, Mulla Zada nga Cërvica, Mulla Qamili i Prapadishtit dhe Mulla Qerimi i Mafmutajve të shkolluar në Stamboll. Është gjetur një dokument osman ku shihet se Ali Dila nga Zajazi i Kerçovës me shokët e tij, ka marrë hua disa të holla nga një bankë osmane, dhe ne nuk do të kuptonim kurgjë nga ky dokument, po të mos ishte zbuluar një letër e shkruajtur në osmanishtë, po nga Ali Dila dhe tre shokët e tij, që kanë qenë për studime në Stamboll që nga viti 1900, dërguar Afmet Hoxhës,në Sërbicë të Kërçovës. (babai i Prof. Dr. Hasan Kaleshit). Të gjitha këto jënë gjetur në mesin e librave të Afmet Hoxhës i cili në pleqëri u shpërngul në Turqi ku edhe ndërroj jetë.
Në fund të letrës thuhet se të hollat jënë marrë hua nga “Osmanli Tucaret bankasi”, dedikur si ndihmë tubimit që do të mbajnë shqiptarët në Manastir, dhe se të hollat ti dorzohen Hafiz Ibrahim Efendi Shkupit e që ai pastaj të ja dorzoi Fehim Zavalanit në Manastirë.
Duke hulumtuar për Hafiz Ibrahim Efendi Shkupin, kërkova ndihmë nga historianët e Shkupit, ku historiani Skender Hasani më informoi se sipas dokumenteve që ai i posedon, Hafiz Ibrahimi ka qenë në studime në Stamboll, dhe pasi kthehet në Shkup, diku para vitit 1908, emrohet antarë i kryesisë së klubit Shkupi, dhe njëkohësisht përfaqësues i këtij klubi në Kongresin e Manastirit. Ai, i veshur në uniformë të hoxhës, del para delegatëve dhe e përqafon Gjergj Fishtën, duke dhënë të kuptohet se shqiptarët myslimanë nuk jënë kundër,që alfabeti latin të pranohet si alfabet i shqipes.
Xheza i Abaz Lilës, nga Zajazi (mbi 105 vet) tregon se pas vitit 1912, ata që ishin kthyar nga Stambolli dhe kishin të marrë ksi lloj kredishë, u detyrun nga pushteti serbë që të vazhdonin ti kthenin kreditë e tyre, edhe pse tash ishin si nënshtetas të Sërbisë. Si duket ka pasur të nënshkruar ndonjë marrëveshtje në mes të Sërbisë dhe Turqisë për këtë punë.
Duke folur për Kongresin e manastirit, do të ishte padrejtësi e madhe nëse nuk përmendim kaçakët e Zajazit, Kalosh e Lazam Dani të cilëve në bashkëpunim me Elez Isufin nga Dibra dhe Rasim Drenova nga fshati Drenovë rrethi i Krushevës, kishin marrë përsipër të siguronin pjesëmarrësit në kongres. Këtë e ka vërtetuar nipi i Kalosh Zajazit, Luftim Dani (Celiku) i cili është djali i vllaut të Kalosh Danit, Rasim Dani, i cili ka qenë ushtar i rregullt në çetën e Kalosh Zajazit dhe i ka lënë të shkruara kujtimet e veta të cilat djali i tij Luftimi është i gatshëm t'ia dorëzojë Muzeut të Lirisë në Shkup. Poashtu kamë kontaktuar edhe me disa nipër të largët të Rasim Drenovës, të cilët trasmetojnë fjalët e pasardhësve të Rasimit se ai me çetën e tij kishte marrë pjesë bashkë me Kalosh Zajazin dhe Elez Isufin në sigurimin e objektit dhe delegatëve, gjatë të gjitha ditëve që ka zgjatur kongresi. Djali i vllaut të Kalosh Danit, Xhabir Dani, që jeton në Zajaz, tregon se Kalosh Dani ka marrë pjesë në luftën e Karbunicës, 1903, bashkë me babain Dan Celiku, në kuadër të çetës së Sefer Zajazit. Në konsulltim me Xhabirin, konstatojmë se ai do të duhet të ketë qenë i moshës 25 vjet, dhe në kohën e Kongresit të Manastirit 28 vjetësh.
Ekonomia
Në qytet ka një fabrikë ushqimore, një fabrikë çimentoje, një fabrikë tekstili dhe një fabrikë kanaçesh, por pak banorë shqiptarë kanë gjetur punë atje. Përndryshe, në rajon është e rrallë në ndërtesat industriale. Në dyqane dhe në administrimin e kanë gjetur edhe shumë punë. Bujqësia nuk është moderne.
Infrastruktura
Kërçova me Shkupin lidhet nëpërmjet rrugës regjionale E-65 me largësi 110 km. Në anën jugore të Kërçovës gjendet udhëkryqi i cili të dërgon në tri drejtime Ohër, Demir Hisar-Manastir dhe Prilep. Poashtu në drejtim të Shupit ekziston edhe hekurudha Kërcove-Gostivar-Tetove-Shkup. Nëpër Kërçovë kalon edhe plani i Korridorit-8 Autostrada që do vazhdoj nga Gostivari për në kufi me Shqipërinë.
Këshillat e bashkësive në komunën e Kërçovës janë 18 : 12-lagje qyteti: Qendër, Çiflik, Deveana, Karposh, Kalenderica-1, Kalenderica-2, Varosh, Pashino, Bala Maalo, Biçinc, Konjski Livadi dhe 6-fashatra: Reshtan, Knezhin, Osoj, Mamudovc, Lazarovc, Trapcin Dol.
Shkollimi
Me rënien e mbretërisë SKS në vitin 1941 në Kërçovë menjëherë u filluan përgatitjet për hapjen e shkollave shqipe. Mësuesit e parë ishin Qamil Skuqi, Ahmet Gjylaqi, Hamza Alili, Isein Bekteshi, Hysen Kola, Kamber Kazazi dhe Pjetër Kavaja. Në Serbicë Irfan Oruci, Mahmut Dumani, Zajas Nuri Sula. Shumica nga Shqipëria.
Më 1941/42 u hap shkolla e parë "Mojsi Golemi" në Kërçovë me drejtor Bexhet Haxholli dhe mësues të tjerë nga Shqipëria. Shkolla kishte të regjistruar 498 nxënës 346 meshkuj dhe 152 femra. Kryetar i komunës se Kërçovës ishte Ahmet Haxhi Sadiku. Me ripushtimin e Kërçovës në fund te 1944 nga sllavomaqedonasit u mbyllën shumë shkolla shqipe disa u zëvendësuar me gjuhën sllave.
Sot në Kërçovë me rrethinë ka 9 qendra shkollore me mësim fillor, 1 Gjimnaz dhe 2 degë Universitare.
Shkolla fillore:
Serbicë “Gjergj Kastrioi Skënderbeu”,
Jagoll. ”Naim Frashri”,
Garanë ”Millto Gurra”,
Zajas “Rexh Rushit Zajazi”,
Greshnicë ”Faik Konica”,
Kërçovë:
Kopshti i fëmijve:
"Ollga Miceska“,
Arsimi fillor:
SHF “Sande Shterjoski”,
SHF “Vladimir Polezhinoski”,
SHF “Kuzman Josifoski Pitu”.
Arsimi i mesëm:
QSHAM “Mirko Mileski”.
Arsimi i Lartë:
USHT-dega Kërçovë Fakulteti Juridik dhe Ekonomik dhe
Universiteti “Kliment Ohritski“-dega Kërçovë(maqedonisht)
Kultura
Institucione kulturore:
Qendra për aktivitetet kulturore – shkencore “Koço Racin” – Kërçovë (nga 15 punëtor 1 shqiptar)
Universiteti i punëtorëve “Krste Petkov Misirkov” dhe Muzeu i Maqedonisë Perëndimore të LNC.
Objektet kulturore
"Mefahil Shehu - Zajazi dhe Sefer Zajazi bashkuan gurrat e pastërta të lumenjve të ndërgjegjes kombëtare, të cilat u derdhën në Lumin e Madh të Revolucionit të Popullit Shqiptar"
Shoqëritë kulturore
Muzika
Këngëtar të muzikës popullore: "ABDULLA REQKU" DULI (ma i njohur ne Shqipërinë etnike), Dervish dhe Aziz Dervishi, Bexhet Jagodini, Lumturia Axhami Sejdini dhe Besiana Mehmedi si këngëtare e muzikës klasike.
Grupi më i njohur për rock është grupi Uskana e Re. Kanë dy këngë, me të cilat morën pjesë në shumë festivale. Gjithashtu kanë mbajtur mbrëmje të tyre që kanë pasur sukses të mëdha në Kërçovë. Grupi është i përbërë nga : Senad Kurteshi (Vocal), Pëllumb Qerimi (Solo, Rhythm Guitar), Blend Xhambazi (Bass Guitar), Burim Mehmedi (Keyboard), Migjen Sadiku (Drums).
Por Kërçovës nuk i mungojnë as grupet për vallëzim, si që është grupi i vajzave Sevens të cilat me koreografitë e tyre kënaqin përherë, publikun.
Këngët e kaçakëve
Ne këto këngë ndeshim edhe shume vargje liriko-epike, ngandonjëherë edhe krejtësisht lirike. Një lirizëm i dukshëm ekziston edhe ne përshkrimet e personifikuara si "Mali i kaçakut", "Kroj i kaçakut", "Shpelle e kaçakut" etj.
Momentet specifike nga jeta familjare janë motive me te rëndësishme ne këto kënge popullore. Kënga e Sulltanës se Qafes është një këngë mjaft simpatike, për shkak te pjesëmarrjes se vajzës se re gjate një konflikti me komitat e Brodit, pre te i ndihmuar babait dhe bashkëfshatarëve.
Është kjo bija Sulltana, e cila po kështu i ndihmon babait si burrat.
Një natë, ne vitin 1913, hordhitë serbe e bullgare, te udhëhequra nga krimineli Mikajl i Brodit, qe ne popull njihet si Vojvoda i Brodit, hynë ne fshatin shqiptare Qafe te Gostivarit dhe bisha te egra vranë e masakruan popullsinë e pafajshme.
Fshataret te paarmatosura, te zëne ne gjumë, nuk mund t`u përballonin sulmeve barbare te këtyre çetave mizore, Ndermjet tymit e zjarrit, këta gjakpirës, gostiteshin me gjakun e shqiptarit, duke shfry merine sidomos mbi shtëpinë e Mazllam Qafa, qe ishte një nga luftëtaret me te denje për realizimin e idealeve kombëtare ne këto ane.
Mazllami, qe kishte luftuar trimërisht ne rradhet e para, prej dritareve te shtëpisë se tij e vijonte zjarrin dhe qëndroje burrerisht deri sa pati fishekë. Ndërkohe, i mashtruar, ra ne duart e armikut dhe ne oborrin e shtëpisë se tij u vra mizorisht, ne praninë e se bijës pesëmbëdhjetëvjeçare, te cilën armiqtë e detyruan te shikonte se si i masakrohej i ati.
Sulltan, pasi arriti disi te shpëtoje prej duarve mizore, iku ne shtepi, mori një pale gërshëre për qethjen e dhenve dhe me te ne doreiu sul armiqve, Dy i vrau, ndërsa një tjetër e plagosi rende. Dhe te tjerët do te i kishte shtrireper toke, po te mos e kishin rrezuar me plumba revolveri.
Sulltana ishte një nga vashat me te bukura te kësaj ane, prandaj cubat kishin vendosur t`ia jipnin njërit prej shokëve te tyre për te bere me te një nëne serbe.
E hodhën ne një grope bashke me te vrarët e tjerë, por me pare i hoqën prej qafe një varg me xhevahire, duke ia lëne ne dore gërshërët gjakmarrëse.
Me këtë ngjarje te tmerrshme, vjeshetari i popullit ka qëndisur një elegji qe nuk ka shoqen dhe qe ne zemrat tona tingëllon me zë hyjnor.
Kenia e Qafes (Sulltanes) Variant i Zajazit
Këto komita, jalla, c`jan termou
Njer ne Cafe derrat dun me shku
Burrat e Cafes, jalla i kan termou
Ne shpi t`Mazlamit, jalla, dun me i cou, vaj 5
Na duel Sulltana besa n`at dollap
Na ju ra durve, cycja, me t`perflake
-Cycja bre nen, ene, ne te bohet nji xhak
N`bohet një xhak mori nane, një xhak i zi
Ne vriten burra, ne priten grani, vaj 10
Cù kthy Sulltana, heyni ne shpei
Naj mori gershenet cycja, i shtiu ne ne xhi
Na dul Sulltana besa, moun mor ne shkalle
-Gajret bre date mos u lidh i gjalle-e
Ty be Sulltana s`ta le xhakun pa mare, vaj 20
-Gajret Sulltane he Zoti mo t`frykt
Se bashke me daten ne shkojme shehit!
Kecei Sulltana bes,dul more ne leme
Ja guli komitit besa ne xhabadan
Ja citi derrit, besa, tej more m`at ane,vaj
Hiken komitat, besa, tu qellu mrapa
Hikni bre shoke se na faroj Cafa
Na faroj, jimi te marrou
Sa nje tre vete mor naj ka vramun nji gru, vaj
Gajrét Sulltane, moj e bije xhalit
sa meir ja bone, moj, xhalit Mikajlit
Oj, bre, erdh haberi, mor ne karakolle
Ne karakolle besa n`ate Gostivare
Caj Mazllam Cafa bon treimnei-o me gra, vaj.
Kënga e Kalosh Danit
Kënga për Kalosh Danin ka një rendësi te madhe për historinë e lëvizjes sonë kombëtare, sidomos për treven e Kërçovës.
Kjo kenge i ka kaluar kufijtë kërcovare dhe ka marre përmasa me te gjera, spese dhe veprimtaria e vete Kaloshit nuk ka qen e kufizuar vetëm ne trevën e Kërçovës :
Pi ne Dibër, more, ne Tirane
Na ka dale, more, nji kapida !
Kapidani, more, Kalosh Dani
Pret ke Gara, mor, permy Bukujqan
Pos ne Kërcove edhe ne Dibër, ceta e Kaloshit qysh nga viti 1919 vepronte ne një territore te gjere ne Maqedoni, saqë ne veri arrinet deri ne Shkup.
Përvec se ne Maqedonin Perëndimore, kjo çete vepronte edhe ne territorin e shtetit shqiptare, si për shembull ne Lurë, ne Tirane e tjerë.
Kaloshi ka pasur lidhje edhe me Prizrenin,me njefar Sali Aga te cilin e ka pasur mik te ngushte dhe shume here ka qene ne konak tek ai.
Çeta e Kaloshit kishte ithtare dhe përkrahje ne me shume treva, si për shembull ne Dibër te Epërme, ne Gollberde, ne rrethine e Galicnikut.
Kënga e Kalosh Danit
Pine Dibër, oh more ne Tirane
Na ka dale, hej more, nje kapida !
Kapidani, oh more, Kalosh Dani,
Pret ke Gara, permy Bukojcane ;
Abidinit, or bomni Selam
Pret KaloshiKenga e Kalosh Danit
Pine Dibër, oh more ne Tirane
Na ka dale, hej more, një kapida !
Kapidani, oh more, Kalosh Dani,
Pret ke Gara, permy Bukojcane;
Abidinit, or bomni Selam
Pret Kaloshi, mor, prmy Bukojcan.
Mun ke Gara, oh more, n`ate perru
Pret vojvoden, hej ore, me liftou
Ky Kaloshi, mor, nji burre i unjet
Male e fushe, mor, na shkon si flutur
Shkon si flutur, more shkon hava
N`male te Brodit, oh, more na ka ra
N`male te Brodit, mor, na u boka nami
Ke liftonte, mor, kalosh Ramadani
Shum imnat, mor na i ep Lazami.
-Jalla c`u bone, Lazam, bre vella
Se dibranet, mor, jan`tuj na vra
Tu na vra,mor dun me na zene, mor, prmy Bukojcan.
Mun ke Gara, oh more, n`ate perru
Pret vojvoden, hej ore, me liftou
Ky Kaloshi, mor, nji burre i unjet
Male e fushe, mor, na shkon si flutur
Shkon si flutur, more shkon hava
N`male te Brodit, oh, more na ka ra
N`male te Brodit, mor, na u boka nami
Ke liftonte, mor, kalosh Ramadani
Shum imnat, mor na i ep Lazami.
-Jalla c`u bone, Lazam, bre vella
Se dibranet, mor, jan`tuj na vra
Tu na vra, mor dun me na zene.
Nga këngët popullore, por edhe nga rrëfimet ne terren, del se vrasësit ishin disa persona nga Dibra, te ndihmuar nga vojvoda i Brodit, po ai i njëjti qe masakroje Qafen e Sulltanes Kreshnike.
Prapa kësaj vrasjeje nuk qëndronte vetëm dora e pushtetit te atëhershëm serb, por ne këtë vrasje duket se me se shumti i kishte përzier duart pushteti i Afmet Zogut, i cili ne atë kohe u angazhua mjafte për shkatërrimin e Levizjes Kacake, me këtë rast shpeshherë thirrte Kaloshin qe te dorëzoje armët, por ky kurrë nuk e beri një gjë te tille, sepse ishte i vetedishem se Zogu ka për qellim te përforcoje absolutizmin e tij.
Shtepia e Kalosh Danit (tre vellezerit Kaloshi, Lazami dhe Rasimiu) vendos ne Sllovë të Dibrës së Poshtme tek Elez Isuf Ndreu e më pas në Kurdari të Matit, si pasoje e ndjekjeve nga ushtria serbe. Ata gjeten në Dibër mikpritjen, besën madje u lidhen me miqësi me ta (një vajze e Rasim Danit, Nazja, u martua ne Dibër tek fisi Dumani i Shtushnit në Gryke të Vogël.
Sot, trashëgimtaret e fisit Dani (Zajazi) në Mat njihen me mbiemrat Kërçova dhe Çeliku.
Sporti
Klubi vendor i futbollit FK Napredok ka kaluar disa sezone në Ligën e Parë të Futbollit Maqedonas dhe KF Vëllazërimi 77 luan në Ligën e Tretë të Maqedonisë.
Media
Në Kërçovë veprojnë këto shtëpi mediatike:
Televizioni Uskana
Televizioni Gurra
Shih edhe
Komuna e Kërçovës
Republika e Iliridës
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Lidhje të jashtme
Faqja zyrtare e Qytetit të Kërçovës
Faqja Zyrtare e grupit Sevens
My Space zyrtar i Qendrim Lutfiut
Faqja zyrtare e Komunës së Kërçovës
Faqe e kërçovarëve në SHBA
Faqe e Zyrtare e Tv Uskana
Referime
Qytete në Maqedoninë e Veriut |
7707 | https://sq.wikipedia.org/wiki/The%20Godfather | The Godfather | The Godfather është një film krimi amerikan i vitit 1972 me regji të Francis Ford Coppola, i cili bashkë-shkruan skenarin me Mario Puzo, bazuar në romanin më të shitur të Puzos të vitit 1969 me të njëjtin titull. Në film luajnë Marlon Brando, Al Pacino, James Caan, Richard Castellano, Robert Duvall, Sterling Hayden, John Marley, Richard Conte, dhe Diane Keaton. Është pjesa e parë në trilogjinë The Godfather, që përshkruan familjen Corleone nën patriarkun Vito Corleone nga viti 1945 deri më 1955. Ai fokusohet në transformimin e djalit të tij më të vogël, Michael Corleone, nga një i huaj ngurrues i familjes në bos të pamëshirshëm mafioz.
Paramount Pictures mori të drejtat për romanin për 80,000 dollarë, përpara se të fitonte popullaritet. Drejtuesit e studios kishin vështirësi për të gjetur një drejtor; Kandidatët e parë e hodhën poshtë pozicionin përpara se Coppola të nënshkruante për regjinë e filmit, por pasoi mosmarrëveshja për caktimin e disa personazheve, në veçanti, Vito (Marlon Brando) dhe Michael (Al Pacino). Xhirimet u zhvilluan kryesisht në vendndodhje rreth New York City dhe në Siçili, dhe u përfunduan përpara afatit. Partitura muzikore u kompozua kryesisht nga Nino Rota, me pjesë shtesë nga Carmine Coppola.
The Godfather u shfaq premierë në Loew's State Theatre më 14 mars 1972 dhe u shfaq gjerësisht në Shtetet e Bashkuara më 24 mars 1972. Ishte filmi me fitimet më të larta të vitit 1972 dhe ishte për një kohë filmi me fitimin më të madh të realizuar ndonjëherë, duke fituar nga 250 deri në 291 milionë dollarë në arkë. Filmi u prit mirë nga kritikët dhe audienca, të cilët vlerësuan performancat e tij - veçanërisht ato të Brandos dhe Pacino - regjinë, skenarin, kinematografinë, montazhin, partiturën dhe portretizimin e mafies. The Godfather nisi karrierën e suksesshme të Coppola, Pacino dhe të ardhurve të tjerë të rinj në kastë dhe ekip. Filmi rivitalizoi gjithashtu karrierën e Brandos, e cila kishte rënë në vitet 1960, dhe ai vazhdoi të luante në filma si Last Tango in Paris, Superman, dhe Apocalypse Now. Në Çmimet Oscar të 45-të, filmi fitoi Filmin më të Mirë, Aktorin më të Mirë (Brando) dhe Best Adapted Screenplay (për Puzo dhe Coppola). Përveç kësaj, shtatë nominimet e tjera për Oscar përfshinin Pacino, Caan dhe Duvall të gjithë për Aktorin më të Mirë Dytësor dhe Coppola për Regjisorin më të Mirë.
The Godfather konsiderohet si një nga filmat më të mëdhenj dhe më me ndikim të realizuar ndonjëherë, si dhe një pikë referimi e zhanrit gangster. Ai u zgjodh për t'u ruajtur në National Film Registry amerikan të Bibliotekës së Kongresit në vitin 1990, duke u konsideruar "kulturalisht, historikisht ose estetikisht i rëndësishëm" dhe renditet filmi i dytë më i madh në kinemanë amerikane (pas Citizen Kane) nga American Film Institute. Ajo u pasua nga vazhdimet The Godfather: Part 2 (1974) dhe The Godfather Part III (1990).
Përmbajtja
Në vitin 1945 në New York City, familja e krimit Corleone don Vito Corleone dëgjon kërkesat gjatë dasmës së vajzës së tij Connie me Carlo. Michael, djali më i vogël i Vitos dhe një ish-marinar, prezanton të dashurën e tij, Kay Adams, me familjen e tij në pritje. Johnny Fontane, një këngëtar i njohur dhe i biri i Vitos, kërkon ndihmën e Vitos për të siguruar një rol në film. Vito dërgon këshilltarin e tij, Tom Hagen, për të bindur presidentin e studios Jack Woltz që t'i ofrojë Johnny rolin. Woltz refuzon kërkesën e Hagenit në fillim, por shpejt e përmbush pasi gjeti kokën e prerë të kalit të tij të çmuar të garave në shtratin e tij.
Pranë Krishtlindjeve, baroni i drogës Sollozzo i kërkon Vitos të investojë në biznesin e tij të narkotikëve dhe për mbrojtje nga ligji. Vito refuzon, duke përmendur se përfshirja në narkotikë do të tjetërsonte lidhjet e tij politike. I dyshimtë për partneritetin e Sollozzo me familjen e krimit Tattaglia, Vito dërgon zbatuesin e tij Luca Brasi në Tattaglias në një mision spiunazhi. Brasi është vrarë për vdekje gjatë takimit fillestar. Më vonë, forcat qëllojnë Viton dhe rrëmbejnë Hagen. Me Sonny e parëlindur të Vitos tani në komandë, Sollozzo i bën presion Hagenit që ta bindë Sonny të pranojë marrëveshjen e narkotikëve. Sonny hakmerret për vdekjen e Brasit me një goditje në Bruno Tattaglia. Vito i mbijeton të shtënave dhe vizitohet në spital nga Michael, i cili e gjen atë të pambrojtur pasi oficerët e NYPD në listën e pagave të Sollozzo pastruan rojet e Vitos. Michael pengon një tjetër tentativë për të vrarë të atin, por është rrahur nga kapiteni i korruptuar i policisë Mark McCluskey. Sollozzo dhe McCluskey kërkojnë të takohen me Michael dhe të zgjidhin mosmarrëveshjen. Michael shtiret si interes dhe pranon të takohen, por harton një plan me Sonny dhe capo të Corleone Clemenza për t'i vrarë ata dhe për t'u fshehur. Michael takohet me Sollozzo dhe McCluskey në një restorant në Bronx; pasi ka marrë një pistoletë të vendosur në banjë nga Clemenza, ai qëllon për vdekje të dy burrat.
Pavarësisht një shtypjeje nga autoritetet për vrasjen e një kapiteni policie, Pesë Familjet shpërthejnë në një luftë të hapur. Michael strehohet në Siçili dhe Fredo, djali i dytë i Vitos, strehohet nga Moe Greene në Las Vegas. Sonny sulmon publikisht dhe kërcënon Carlon për abuzim fizik me Connie. Kur ai e abuzon përsëri, Sonny shkon me shpejtësi në shtëpinë e tyre, por i zënë pritë dhe vritet nga gangsterët në një kabinë të pagesës së autostradës. Në Siçili, Michael takohet dhe martohet me një grua vendase, Apolloninë, por ajo vritet menjëherë pas kësaj nga një makinë bombë e destinuar për të.
I shkatërruar nga vdekja e Sonny dhe i lodhur nga lufta, Vito vendos një takim me Pesë Familjet. Ai i siguron ata se do të tërheqë kundërshtimin e tij ndaj biznesit të tyre të narkotikëve dhe do të heqë dorë nga hakmarrja për vrasjen e Sonit. Siguria e tij e garantuar, Michael kthehet në shtëpi për të hyrë në biznesin e familjes dhe për t'u martuar me Kay. Kay lind dy fëmijë në fillim të viteve 1950. Me babain e tij pranë fundit të jetës dhe Fredon jo të përshtatshëm për të udhëhequr, Michael merr postin e kreut të familjes Corleone. Vito i zbulon Michael se ishte Don Barzini ai që urdhëroi vrasjen ndaj Sonny dhe e paralajmëron atë se Barzini do të përpiqej ta vriste atë në një takim të organizuar nga një kapo tradhtar Corleone. Me mbështetjen e Vitos, Michael e lëshon Hagen në menaxhimin e operacioneve në Las Vegas pasi ai nuk është një "konsulent i kohës së luftës". Michael udhëton në Las Vegas për të blerë aksionet e Greene në kazinotë e familjes dhe është i tmerruar kur sheh se Fredo është më besnik ndaj Greene sesa ndaj familjes së tij.
Në vitin 1955, Vito vdes nga një atak në zemër teksa luante me nipin e tij. Në funeralin e Vitos, Tessio i kërkon Michael të takohet me Barzinin, duke sinjalizuar tradhtinë e tij. Takimi është caktuar për të njëjtën ditë me pagëzimin e foshnjës së Connie. Ndërsa Michael qëndron në altar si kumbari i fëmijës, vrasësit e Corleone vrasin donatorët e Pesë Familjeve, plus Greene, dhe Tessio ekzekutohet për tradhtinë e tij. Michael nxjerr rrëfimin e Carlos për të luajtur një rol në vrasjen e Sonny-t, duke e siguruar Carlo-n se ai vetëm do të internohet, jo do të vritet; më pas, Klemenza e vë në lëvizje Carlo. Connie përballet me Michael për vdekjen e Carlo ndërsa Kay është në dhomë. Kay pyet Majkëllin nëse Connie po thotë të vërtetën dhe lehtësohet kur ai e mohon atë. Ndërsa Kay largohet, kapotë hyjnë në zyrë dhe nderojnë Michael si "Don Corleone" përpara se të mbyllin derën.
Luajtën
Aktorë të tjerë që luajnë role më të vogla në sekuencën siçiliane janë Simonetta Stefanelli si Apollonia Vitelli-Corleone, Angelo Infanti si Fabrizio, Corrado Gaipa si Don Tommasino, Franco Citti si Calò dhe Saro Urzì si Vitelli.
Referime
Lidhje të jashtme
Filma 1972
Filma të The Godfather
Filma amerikanë
Filma bazuar në roman
Filma me regji nga Francis Ford Coppola
Filma fitues të Academy Award |
7708 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Universiteti%20Politeknik%20i%20Tiran%C3%ABs | Universiteti Politeknik i Tiranës | Universiteti Politeknik i Tiranës është një ndër universitetet që ofrojnë arsim të lartë në Shqipëri, dhe ndër të paktit që ofrojnë degë inxhinierike. Selia e tij ose "korpusi" ndodhet në Tiranë.
Historiku
Universiteti Politeknik i Tiranës është trashëguar nga Instituti Politeknik, i themeluar në vitin 1951. Më vonë, në vitin 1957, të gjitha fakultetet e vendosura në Institutin Politeknik u konvertuan në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në vitin 1991 Universiteti Politeknik i Tiranës u nda nga Universiteti i Tiranës, në bazë të legjislacionit përkatës, dhe që atëherë e deri tani ai mban statusin e institucionit të pavarur. Ai ka shtatë fakultete dhe një institut. Fakultetet dhe institutet janë të shpërndara ne godina të ndryshme në qytetin e Tiranes.
Fakultetet
Fakulteti i inxhinierisë elektrike
Fakulteti i inxhinierisë së ndërtimit
Fakulteti i inxhinierisë mekanike
Fakulteti i gjeologjisë dhe minierave
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike
Fakulteti i Teknologjisë Informacionit
Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikes
Institutet
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit
Organizimi Akademik
Universiteti Politeknik i Tiranës zbaton programin e kartës së Bolonjës (3+2). Pas tre viteve të para të studimit, merret një certifikatë. Pranimi në programet e ciklit të dytë të studimeve është i mundur për kandidatët që kanë përfunduar të paktën një program studimi të ciklit të parë dhe plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga departamentet dhe miratuar nga Dekanati i njësisë kryesore. Cikli 5 vjeçar u siguron studentëve mundësi më të mëdha punësimi në çdo fushë.
Referime
Lidhje të jashtme
Universiteti Politeknik i Tiranës - Universiteti Politeknik i Tiranës
Fakulteti i inxhinierisë mekanike - Fakulteti i inxhinierisë mekanike
Fakulteti i Teknologjisë Informacionit - Fakulteti i Teknologjisë Informacionit
Fakulteti i inxhinierisë së ndërtimit - Fakulteti i inxhinierisë së ndërtimit
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike - Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike
Departamenti i Inxhinierisë së Burimeve Minerare - Departamenti i Inxhinierisë së Burimeve Minerare në Fakultetin e gjeologjisë dhe minierave
Departamenti i Sistemeve Elektrike të Fuqisë - Departamenti i Sistemeve Elektrike të Fuqisë në Fakultetin e inxhinierisë elektrike
Instituti i Gjeoshkencave,Energjisë, Ujit dhe Mjedisit
Universitete në Shqipëri
Universiteti Politeknik i Tiranës |
7711 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Leku%20shqiptar | Leku shqiptar | Leku është valuta zyrtare e Shqipërisë (kodi ISO 4217: ALL). Ai ndahet në një 100 (qindarka), megjithëse qindarkat nuk prodhohen më.
Emri
Leku është emëruar në nderim të Lekës së Madh. Emri qindarkë vjen nga Gjuha shqipe 100, pra (një qind). Kështu që qindarka e ka kuptimin e njëjtë me centime, cent, centesimo, eurocent, etj.
Historiku
Përpara Lekut
Deri më 1912, Shqipëria përdorte Lira osmane, valutën Otomane. Pas pavarësisë, një periudhë e kaosit politik vonoi paraqitjen e një valute kombëtare deri më 1926. Gjatë kësaj kohe, shumë valuta të jashtme qarkulluan në vëndin tonë, veçantërisht ato të Unionit Monetar Latin. Disa para në letër u prodhuan gjatë kësaj kohe . Kartëmonedhat u prodhuan për Beratin, Gjirokastër, Korçën, Shkodrën dhe Vlorën. Denominimet përfshinin para dhe grosh (baraz me nën-njësitë e lirës Turke), Lirës Italiane, franga argjent , frankës, qint, qindtar dhe skender. Shihni Franga Korçare, Skender Korçar dhe Franku Vlonjat për më shumë.
Leku shqiptar për herë të parë është futur në përdorim nga mbreti Ahmet Zogu në vitin 1924. Emërtimi vjen për nder të Aleksandrit të Madh, mbretit Maqedonas, që ndryshe quhet edhe Leka i Madh ndër shqiptarët, por kryesisht emërtimi vjen në nderim të feudalit Shqiptar Lekë Dukagjini. Leku ka qënë në prerje ari, argjendi dhe bronzi.
Kartëmonedhat
Monedhat
Lidhje të jashme
Bank of Albania
Banknotes of Albania
Referime
Valutë
Banka e Shqipërisë |
7712 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Banka%20e%20Shqip%C3%ABris%C3%AB | Banka e Shqipërisë | Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipërisë. Ky status sanksionohet në nenin 161 të Kushtetutës dhe me ligjin nr. 8269, datë 27.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë", i cili përcakton objektivat, detyrat, marrëdhëniet me sistemin bankar dhe me shtetin, organizimin dhe drejtimin, pronësinë mbi kapitalin, pasqyrat financiare dhe shpërndarjen e fitimit. Banka qendrore është autoriteti monetar që harton e zbaton politikën monetare dhe kryen funksione të tjera të rendesishme për ekonominë.
Sistemi Bankar në Shqipëri, ashtu si edhe në ekonomitë e tjera, është organizuar në dy nivele: në bankat e nivelit të dytë (ose bankat tregëtare; këto janë bankat që ne njohim nga përditshmëria jonë) dhe një bankë qendrore (Banka e Shqipërisë). Sistemi bankar në Shqipëri është zhvilluar vonë dhe ka pasur luhatjet e tij që lidhen me zhvillimet ekonomke dhe shoqërore.
Historia
Banka e Shqipërisë u krijua gjatë procesit të tranzicionit me kalimin në sistemin bankar me dy nivele dhe me krijimin e hapësirës së nevojshme ligjore për një bankë qëndrore, e cila u zyrtarizua me miratimin e ligjit nr.7559 "Për Bankën e Shqipërisë", datë 22 prill 1992. Rishikimet e mëvonshme që iu bënë këtij ligji u hartuan sipas modeleve të vendeve perëndimore dhe rekomandimeve të organizmave ndërkombëtarë.
Banka e Shqipërisë ështe bankë me kapital tërësisht shtetëror dhe përgjigjet përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ajo mban, në përputhje me ligjin “Për kontabilitetin” dhe standardet ndërkombëtare, llogari dhe regjistra, që në çdo kohë duhet të pasqyrojnë në mënyrë të saktë gjendjen financiare të Bankës së Shqipërisë.
Në cilësinë e autoritetit monetar e mbikëqyrës të vendit, Banka e Shqipërisë gëzon të gjitha funksionet e mirëfillta të një banke qendrore klasike:
Harton, miraton dhe zbaton politikën monetare të vendit, për realizimin e objektivave të së cilës ajo përdor instrumentet e duhura monetare;
Ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të kartmonedhës dhe të monedhës kombëtare;
Mban dhe administron rezervat valutore të Republikës së Shqipërisë;
Harton, miraton e zbaton regjimin e këmbimit valutor si dhe politikën e kursit të këmbimit;
Liçenson ose heq licencën për ushtrimin e veprimtarisë bankare si dhe mbikëqyr aktivitetin bankar me qëllim sigurimin e stabilitetit të sistemit bankar;
Shërben si bankier, këshilltar e agjent fiskal i Republikës së Shqipërisë;
Shërben si bankë e bankave të nivelit të dytë;
Nxit funksionimin normal të sistemit të pagave;
Banka e Shqipërisë drejtohet nga Këshilli Mbikëqyrës, i cili kryesohet nga Guvernatori. Brenda kompetencave të përcaktuara me ligj, ajo është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj, si dhe në ushtrimin e detyrave të ngarkuara. Çdo subjekt është i detyruar të respektojë pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, të mos kërkojë të influencojë te ndonjë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës për të cënuar detyrimet e tij ndaj Bankës së Shqipërisë, si dhe të mos ndërhyjë në veprimtaritë e Bankës së Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë e ka qendrën në Tiranë. Ajo ka 5 degë në rrethet Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Lushnjë.
Për herë të parë Shqipëria pati një institucion të bankës qendrore në vitin 1913. Ajo u krijua si rezultat i marrëveshjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, me Karol Pitner e Oskar Pollak, përfaqësues të Wienner Bank Verein që vepronte në emër të grupit bankar austro-hungarez si dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher përfaqësues të Banca Commerciale Italiana, që vepronte në emër të grupit bankar italian.
Ky insitucion nuk jetoi gjatë për vetë kushtet politike të kohës dhe për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Njohur me emrin Banka Kombëtare e Shqipërisë ajo e filloi veprimtarinë e saj në vitin 1925.
Historia e Bankës së Shqipërisë dhe e sistemit monetar e të kreditit në Shqipëri është historia e përpjekjeve që i paraprijnë krijimit të institucionit të bankës qendrore (1863-1924), krijimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë (1925-1944), kalimit në Bankën e Shtetit Shqiptar (1944-1992) e cila kishte njëkohësisht atributet e një banke tregtare dhe ato të një banke qendrore, për të përfunduar në sistemin me dy nivele me Bankën e Shqipërisë (që prej 1992), e cila përmbush nevojat e plota të një banke qendrore.
Ndërtesa
Godina e Bankës së Shqipërisë ka përfunduar së ndërtuari në vitin 1936. Stili i saj arkitektonik i përket rrymës së "Racionalizmit", rrymë e cila lulëzoi në gjysmën e parë të shekullit XX në Evropë. Projekti i godinës është realizuar nga arkitekti i njohur italian i asaj periudhe, Vitorio Marpurgo.
Ky stil shquhet për volumet e mëdha dhe linjat e forta në fasada. Kryesisht ai është aplikuar në ndërtimet shtetërore me karakter zyrtar, me qëllim që të shprehte forcën e qeverive të asaj kohe dhe është përdorur në shumë vende te Evropës Perëndimore. Në këtë këndvështrim, edhe godina e Bankës së Shqipërisë bën pjesë në ndërtimet më të spikatura të asaj kohe në llojin e vet, rrymës racionaliste.
Në projektidenë e saj, godina është konceptuar me planimetri shumëkëndëshe dhe ndarë nga ana funksionale në dy pjesë, në korpusin qendror, që do të kryente funksionin përfaqësues të bankës dhe në pjesën operative të saj. Kjo e fundit do të ndërtohej në të dy krahët anësore të pasme të korpusit kryesor. Kjo pjesë do të ndërtohej në vitet '40-të, por, për arsye të Luftës së Dytë Botërore, nuk u realizua ndërtimi i saj.
Korpusi qendror i saj është i ndërtuar në formën e një harku, i detyruar nga pozicioni i saj në sheshin kryesor të qytetit. Hyrja e saj kryesore është realizuar nga një portal madhështor, që përfshin të gjithë lartësinë e fasadës dhe i mbështetur në kolona të forta, si dhe e zbukuruar me relieve murale ne argjile te pjekur ne ngjyrën karakteristike te saj qe ne kompleks i jep një paraqitje shume dinjitoze godinës. Krahas godinës se bankës me te dy pjesët e saj, kompleksi ishte parashikuar te plotësohej edhe me pallatin e banimit për punonjësit e bankës. Edhe ky objekt ishte në stil arkitektonik të njëjtë me bankën dhe ishte parashikuar te ndërtohej afër bankës, përbri godinës se Parlamentit shqiptar të viteve '30-te, sot Teatri i Kukullave.
Shiko dhe
Banka qendrore
Kartëmonedha të lëshuara nga Banka e Shqipërisë
Monedhat sipas viteve
Lidhje të jashtme
Faqja zyrtare e Bankës së Shqipërisë
Ekonomi
Banka e Shqipërisë
Tiranë
Banka qendrore |
7713 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Futurama | Futurama | Futurama është një seri e animuar amerikane nga Matt Groening. Seria u transmetua në gjuhën shqipe e dubluar nga DigitAlb.
Përmbajtja
Philip J. Fry është një puntor i një picerisë në New York, pasi që e merr ai një porosi, shkon Fry te një labor për të sjell picën te I.C.Wiener, pasi që e vëren qe u zajabatë, ulet ai në karrik për të pushua, karrika ia nis të levizë dhe ai bjen në kapsulën, dhe ngrihët prej 31 dhjetor 1999 dhe zgjohët 31 dhjetor 2999 dhe shoqërohët nga Bender (Robot) dhe Leela (Mutant).
Historia
Ky film serik u prodhua nga FOX-i (20th Century Fox) dhe filloi të emitohet që nga viti 1999 deri 2003 në FOX.
Comedy Central & DVD
Në tetor 2005 njoftoi Comedy Central që prej do të fillon të prodhon epizoda të reja qe do të shfaqen në atë program.
Është edhe njoftuar që një film për DVD do të prodhohet me titullin Futurama: Bender's Big Score, që do të del në shitje në krishtlindjen .
Shiko edhe
Simpsons
Seria
Lidhje të jashtme
Seriale të animuar |
7714 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Liqeni%20i%20Batllav%C3%ABs | Liqeni i Batllavës | Liqeni i Batllavës është një liqe i cili ndodhet në territorin e komunës së Besianës, pranë fshatit Orllan.
Liqeni i Batllavës është i thellë maksimum 48 metra. Në këtë liqe është një central për nxjerrjen e ujit. Ai ka tri nivele (në fund, në mes dhe afër sipërfaqes së ujit). Uji më i mirë është nga mesi. Uji nga centrali, pastaj shkon në fabrikën që është në një mal aty afër. Aty uji futet për pastrim, klorifikim dhe pastaj shpërndahet nëpër dy gypa. Njëri gyp shkon për në Prishtinë (Gjysma e Prishtinës furnizohet me të,) që ka kapacitet prej 1000 litra në sekondë. Tjetri gyp shkon për në Podujevë që ka kapacitet prej 250 litra në sekondë. Në një vit ujësjellësi nga Liqeni nxjerr 34 milion tonë ujë. Batllava ka sipërfaqe 3,29 km².
Galeria
Shih edhe
Batllava
Lumi i Llapit
Liqeni i Ujmanit
Liqeni i Mitrovicës
Lidhje të jashtme
Referime
Liqene në Kosovë
Gjeografia e Kosovës
Turizmi në Kosovë
Podujevë |
7722 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Ishujt%20Faroe | Ishujt Faroe | Ishujt Faroe (Faroisht: Føroyar, shqiptuar [ˈfœɹjaɹ]; Danisht: Færøerne) janë ishuj të Danimarkës. Ishujt Faroe janë ishuj që ndodhen në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik. Së bashku me Grenlandën janë territore autonome të Mbretërisë së Danimarkës. Ishujt kanë një sipërfaqe prej rreth 1,400 kilometra katrorë me një popullsi prej 52,703 që nga shtatori i vitit 2020.
Midis viteve 1035 dhe 1814, Ishujt Faroe ishin pjesë e Mbretërisë së Norvegjisë, e cila ishte në një bashkim personal me Danimarkën që nga viti 1450. Në 1814, Traktati i Kiel transferoi Norvegjinë te Mbreti i Suedisë, në anën fituese të Luftërave Napoleonike, ndërsa Danimarka mbajti Ishujt Faroe, së bashku me Grenlandën dhe Islandën.
Ndërsa pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, Ishujt Faroe kanë qenë vetëqeverisës që nga viti 1948, duke kontrolluar shumicën e zonave përveç mbrojtjes ushtarake, policimit, drejtësisë, valutës dhe punëve të jashtme. Për shkak se Ishujt Faroe nuk janë pjesë e së njëjtës zonë doganore si Danimarka, vendi ka një politikë të pavarur tregtare dhe mund të krijojë marrëveshje tregtare me shtete të tjera. Ishujt Faroe kanë një marrëveshje të gjerë bilaterale të tregtisë së lirë me Islandën, e njohur si Marrëveshja Hoyvík. Në Këshillin Nordik, ata përfaqësohen si pjesë e delegacionit danez. Në disa sporte, Ishujt Faroe zhvillojnë ekipet e tyre kombëtare.
Gjeografia
Ishujt Faroe janë një grup ishujsh i përbërë nga 18 ishuj kryesorë (dhe gjithsej 779 ishuj, ishujth dhe skerries) rreth 655 kilometra larg brigjeve të Evropës Veriore, midis Detit Norvegjez dhe Oqeanit Atlantik Verior, rreth në gjysmë të rrugës midis Islandës dhe Norvegjisë, fqinjët më të afërt ishin Ishujt Veriorë dhe Hebridet e Jashtme të Skocisë.
Ishujt mbulojnë një sipërfaqe prej 1,399 kilometra katrorë dhe kanë liqene dhe lumenj të vegjël, por jo të mëdha. I vetmi ishull i rëndësishëm i pabanuar është Lítla Dímun.
Ishujt janë të thyer dhe shkëmbor me disa maja të ulëta; brigjet janë kryesisht shkëmbinj. Pika më e lartë është Slættaratindur në Eysturoy verior, 882 metra mbi nivelin e detit.
Klima
Klima klasifikohet si klimë nënpolare oqeanike sipas klasifikimit të klimës Köppen: Cfc, me zona që kanë një klimë tundra, veçanërisht në male, megjithëse disa zona bregdetare ose të ulëta mund të kenë versione shumë të buta të dimrit të klimës tundra. Karakteri i përgjithshëm i klimës së ishujve ndikohet nga ndikimi i fortë ngrohës i Oqeanit Atlantik, i cili prodhon Rrymën e Atlantikut Verior. Kjo, së bashku me largësinë e çdo burimi të rrjedhave të ajrit të ngrohtë ose të ftohtë të shkaktuar nga toka, siguron që dimrat të jenë të butë (temperatura mesatare 3,0 deri 4,0 °C) ndërsa vera të jenë të freskëta (temperatura mesatare 9,5 deri 10,5 °C).
Ishujt janë me erë, me re dhe të freskëta gjatë gjithë vitit me një mesatare prej 210 ditësh me shi ose me dëborë në vit. Ishujt shtrihen në shtegun e depresioneve që lëvizin në verilindje, duke bërë të mundur erërat e forta dhe shiun e fortë në të gjitha periudhat e vitit. Ditët me diell janë të rralla dhe ditët me re janë të zakonshme. Dimri më i nxehtë ka ndodhur në vitet 2016-17 me një temperaturë mesatare prej 6.1 °C.
Politika dhe qeveria
Qeveria faroese mban pushtetin ekzekutiv në punët e qeverisjes vendore. Kreu i qeverisë quhet Løgmaður ("Shefi i Drejtësisë") dhe shërben si kryeministër dhe shef i qeverisë faroese. Çdo anëtar tjetër i kabinetit quhet një landstýrismaður / ráðharri ("Ministër i Qeverisë Faroese") ose landstýriskvinna / ráðfrú ("Ministre e Qeverisë Faroese"). Parlamenti faroes - Løgting ("Gjykata e Ligjit") - daton që nga kohërat e Vikingëve dhe besohet të jetë një nga parlamentet më të vjetra në botë. Parlamenti aktualisht ka 33 anëtarë.
Në kohët bashkëkohore, zgjedhjet mbahen në nivele komunale, kombëtare (Løgting) dhe mbretërore (Folketing). Deri në vitin 2007, kishte shtatë zona elektorale, secila përbënte një sýsla, ndërsa Streymoy ishte ndarë në një pjesë veriore dhe jugore (rajoni i Tórshavn). Sidoqoftë, më 25 tetor 2007, u bënë ndryshime të tilla që i gjithë vendi është një zonë elektorale, duke i dhënë secilës votë peshë të barabartë.
Ndarjet administrative
Nga ana administrative, ishujt janë të ndarë në 29 komuna (kommunur) brenda të cilave ka rreth 120 vendbanime.
Tradicionalisht, ka edhe gjashtë sýslur (të ngjashëm me "shire" britanike: Norðoyar, Eysturoy, Streymoy, Vágar, Sandoy dhe Suðuroy). Edhe pse sot sýsla teknikisht do të thotë "rrethi i policisë", termi përdoret akoma zakonisht për të treguar një rajon gjeografik. Në kohët e hershme, secila sýsla kishte kuvendin e vet, të ashtuquajturin várting ("asambleja e pranverës").
Gjuha
Gjuha Faroese flitet në të gjithë zonën si gjuhë e parë. Është e vështirë të thuash saktësisht se sa njerëz në të gjithë botën flasin gjuhën faroese, sepse shumë faroesë etnik jetojnë në Danimarkë, dhe pak nga ata që kanë lindur atje kthehen në Faroe me prindërit e tyre ose si të rritur.
Faroishtja i përket degës gjermanike të gjuhëve indo-evropiane. Faroishtja e shkruar (gramatika dhe fjalori) është më e ngjashme me islandishten dhe me paraardhësin e tyre Nordishten e Vjetër, megjithëse gjuha e folur është më afër dialekteve norvegjeze të Norvegjisë Perëndimore. Faroishtja është gjuha e parë zyrtare e ishullit ndërsa danishtja, e dyta, mësohet në shkolla dhe mund të përdoret nga qeveria faroese në marrëdhëniet me publikun.
Feja
Sipas statistikave zyrtare nga viti 2019, 79.7% e popullsisë faroese janë anëtarë të kishës shtetërore, Kisha e Ishujve Faroe (Fólkakirkjan), duke ndjekur një formë të Lutheranizmit. Fólkakirkjan u bë një kishë e pavarur më 2007; më parë ajo kishte qenë një dioqezë brenda kishës së Danimarkës.
Ka gjithashtu rreth pesëmbëdhjetë ndjekës të Bahaizmit që takohen në katër vende të ndryshme. Islami është krijuar përmes Komunitetit Mysliman Ahmedije në Ishujt Faroe në vitin 2010.
Në vitin 1948, Victor Danielsen (Vëllezërit Plymouth) përfundoi përkthimin e parë të Biblës në faroisht nga gjuhë të ndryshme moderne. Jákup Dahl dhe Kristian Osvald Viderø (Fólkakirkjan) përfunduan përkthimin e dytë në vitin 1961. Ky i fundit u përkthye nga gjuhët origjinale biblike (hebraisht dhe greqisht) në faroisht.
Sipas regjistrimit të vitit 2011, Ishujt Faroe kishte 33,018 krishterë (95,44%), 23 myslimanë (0,07%), 7 hindusë (0,02%), 66 budistë (0,19%), 12 jehud (0,03%), 13 Baháʼís (0,04%), 3 sikë (0,01%), 149 të tjerë (0,43%), 85 me më shumë se një besim (0,25%) dhe 1,397 pa fe (4,04%).
Referime
Lidhje tjera
Faqja zyrtare
Faqja zyrtare për turistët
Galeri fotografike në Flickr.com
Shtete ishullore
Shtete në Evropën Veriore
Anëtarët e Këshillit Nordik |
7723 | https://sq.wikipedia.org/wiki/DVD | DVD | DVD (Digital Versatile/Video Disc) është një medium për inçizimin e imazheve lëvizëse dhe vidio dhe duket si CD, por ka më shumë kapacitet dhe ka dal si zëvendësues i VHS (Video Home System). DVD më së shumti përdoren për filma artistik.
Llojet e DVD
Shiko edhe
16:9
DVD
Medium |
7725 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Anglia | Anglia | Anglia (anglisht: England, /ˈɪŋɡlənd/) është vendi më i madh dhe më i populluar i Mbretërisë së Bashkuar. Ajo ndan kufijtë tokësorë me Uellsin në perëndim dhe Skocinë në veri. Deti i Irlandës shtrihet në veriperëndim të Anglisë dhe Deti Keltik në jugperëndim. Anglia ndahet nga Evropa kontinentale nga Deti i Veriut në lindje dhe Kanali Anglez në jug. Vendi mbulon pesë të tetat e ishullit të Britanisë së Madhe, i cili shtrihet në Atlantikun e Veriut, dhe përfshin mbi 100 ishuj më të vegjël, si Ishujt e Scilly dhe Ishulli i Wight.
Zona që tani quhet Angli u banua për herë të parë nga njerëzit modernë gjatë periudhës së Paleolitit të Sipërm, por merr emrin e saj nga Angles, një nga klanet gjermanike që u vendosën aty në shekullin e 5-të dhe 6-të. Anglia u bë një shtet i bashkuar në shekullin e 10-të dhe ka pasur një ndikim të rëndësishëm kulturor dhe juridik në botën e gjerë që nga Epoka e Zbulimeve, e cila filloi gjatë shekullit të 15-të. Është vendlindja e gjuhës angleze dhe Kishës Anglikane si dhe Ligji anglez formon bazat e sistemeve juridike të shumë shteteve; Londra ishte qendra e Perandorisë Britanike dhe vendlindja e Revolucionit industrial. Anglia ishte shteti i parë në botë që u industrializua. Anglia ishte demokracia e parë parlamentare dhe si pasojë shumë novacione kushtetuese, ekzekutive dhe juridike me prejardhje angleze janë adoptuar nga shumë vende në botë.
Kryeqyteti është Londra, e cila ka zonën më të madhe metropolitane në Mbretërinë e Bashkuar. Popullsia e Anglisë prej 56.3 milionë banorësh përbën 84% të popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar, e përqendruar kryesisht rreth Londrës, Juglindjes dhe bashkimeve në Midlands, Veriperëndimores, Verilindores dhe Yorkshire, të cilat secila u zhvillua si kryesore. rajonet industriale gjatë shekullit të 19-të.
Mbretëria e Anglisë – e cila pas vitit 1535 përfshinte Uellsin – pushoi së qeni një shtet sovran më vete më 1 maj 1707, kur Aktet e Bashkimit vunë në fuqi kushtet e rënë dakord në Traktatin e Bashkimit vitin e kaluar, duke rezultuar në një bashkim politik me Mbretërinë e Skocisë për të krijuar Mbretërinë e Britanisë së Madhe. Në vitin 1801, Britania e Madhe u bashkua me Mbretërinë e Irlandës (nëpërmjet një Akti tjetër të Bashkimit) për t'u bërë Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Në vitin 1922 Shteti i Lirë Irlandez u shkëput nga Mbretëria e Bashkuar, duke çuar në riemërtimin e kësaj të fundit në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.
Emri
Anglia e ka marrë emrin nga Angles, klan gjermanik që erdhën në Angli në shekullin e 5-tëë dhe 6-të mendohet se kanë ardhur nga krahina jugperëndimore e Anglisë, Danimarka e sotme dhe një pjesë e Gjermanisë veriore. Etimologjia e mëtejshme e emrit të këtij klani mbetet jo e sigurt, edhe pse një teori e famshme thotë se nuk duhet të kërkohet më larg se vetë fjala angle, që i referohet regjionit Holstein.
Emri i Angles-ve ka pasur forma të ndryshme të shkrimit. Aludim i parë i njohur për këta njerëz është versioni i latinizuar Anglii përmendet nga Taciti në kapitullin e 40-të të librit të tij Germania, i shkruar diku rreth 98 AD. Ai nuk jep indikacione precize të vendndodhjes së tyre gjeografike brenda Gjermanisë, por thotë se, së bashku me gjashtë klane të tjera, ata besuan në një perëndeshë të quajtur Nerthus, faltorja e së cilës gjendej në "një ishull në Oqean".
Historiani i shekullit të VIII-të Bede në librin e tij Historia ecclesiastica gentis Anglorum, i referohet popullit anglez si Angelfolc (në anglisht) ose Angli (latinisht).
Historia
Gjatë reformave angleze në shek. XVI, autoriteti i jashtëm i Kishës Katolike Romake në Angli u shemb dhe u zëvendësua me Kishën Anglikane nën Qeverisjen Supreme të mbretit të Anglisë (Henri VIII). Ky reformim dallohet nga të tjerat në Evropë për shkak se shkaqet e tyre ishin në fillim më tepër politike sesa teologjike. Periudha e njohur si Lufta Civile Angleze (1642-1651) pa komplote politike dhe konflikte të armatosura ndërmjet mbështetësve të Parlamentit të Gjatë (Kokërrumbullakët) dhe mbretit Karli I (Rojalistët) në 1642 deri 1645 dhe 1648 deri 1649, e ndjekur nga ajo me mbretin Karli II në 1649 deri 1651. Lufta mbaroi me fitoren e parlamentarëve në betejën e Uorcesterit në 3 shtator 1651. Ajo rezultoi në ekzekutimin e Karlit I, dëbimin e birit të tij Karlit II, zëvendësimin e monarkisë angleze me Komonuelthin Anglez (1649-1653) dhe regjimin personal të Oliver Kromuellit gjatë Protektoratit (1653-1659).
Pas vdekjes së Kromuellit, u tentua një kthim i shkurtër i Komonuelthit i drejtuar nga djali i dobët i Kromuellit para se parlamenti të ftonte Karlin II të kthehej në Angli dhe të rivendoste monarkinë.
Ndonëse shpesh nëpër beteja, Mbretëria Angleze dhe Mbretëria Skoceze janë tërhequr shumë nga njëra-tjetra pas reformave protestante në shek. XVI. Duke ndjekur disa orvatje për bashkimin e mbretërive, një Traktat Bashkimi u arrit në 22 korrik 1706 nga përfaqësues të parlamenteve anglezë dhe skocezë dhe të vëna në punë nga Akti i Bashkimit e cila rezultoi në bashkim politik ndërmjet shteteve me krijimin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe në 1 maj 1707.
Parahistoria
Veglat dhe eshtrat e gjetura në Norfolk dhe Suffolk tregojnë se Homo erectusët kanë jetuar në Angli rreth 700,000 vjet më parë. Gjatë kësaj kohe, Anglia ishte e bashkuar me Evropën kontinentale nëpërmjet një ure të madhe tokësore. Vendi ku tani ndodhet Kanali anglez ishte një lumë i madh që rridhte në drejtim të perëndimit. Kjo zonë ishte shumë pak e populluar gjatë Periudhës së akullnajave, si edhe ishujt e tjerë britanikë. Në rikolonizimin që pasoi, pas periudhës së akullnajave, kërkime gjenetike tregojnë se Anglia e sotme ishte zona e fundit e ishujve britanikë që u ripopullua, rreth 13000 vjet më parë.
Pushtimi Romak
Britania kishte qenë shënjestra e shumë pushtimeve, të planifikuara, nga forcat e Perandorisë Romake. Jul Cezari i Republikës Romake u përpoq të pushtonte dy herë në 55 p.e.s; edhe pse kryesisht i pasuksesshëm, ai arriti të ngrejë një mbret klient nga Trinovantët. Romakët pushtuan Britaninë në vitin 43 e.r gjatë mbretërimit të perandorit Klaudi, duke pushtuar më pas pjesën më të madhe të Britanisë dhe zona u përfshi në Perandorinë Romake si provincë e Britanisë. Si vendet e tjera në fund të perandorisë, Britania ka pasur lidhje tregtare me romakët dhe ndikimi i tyre ekonomik dhe kulturor ishte pjesë e rëndësishme e kohës së hekurit britanik para-romak, sidomos në jug. Me rënien e Perandorisë Romake 400 vjet më vonë, romakët u larguan nga Anglia. Krishterimi do të ketë arritur në Angli qysh në shekullin I e.r me anë të ushtarëve romakë.
Anglo-Saksonët
Historia e Anglisë Anglo-Saksone mbulon historinë e mesjetës angleze nga përfundimi i Britanisë Romake dhe themelimit të mbretërive Anglo-Saksone në shekullin e V-të deri në pushtimin nga normanët më 1066.
Dituri fragmentare e Anglisë Anglo-Saksone në shekullin e V-të dhe të VI-të vijnë nga shkrimtari britanik Gildas (shekulli i V-të), Kronika Anglo-Saksone (një histori e popullit anglez e filluar në shekullin e IX-të), jetët e shenjtërve, poezi, zbulime arkeologjike dhe studime të emrave të vendeve.
Temat dominante të shekullit të shtatë deri në shekullin e dhjetë ishin ripërhapja e krishterimit dhe bashkimi politik i Anglisë. Krishterimi do të ketë ardhur nga tri anë, nga Roma në jug (kisha katolike) dhe Skocisë e Irlandëss në veri dhe perëndim (kisha kelte).
Rreth vitit 500, Anglia besohet se ishte ndarë në shtatë mbretëri jo të rëndësishme, të njohura si Heptarkia: Northumbria, Mercia, East Anglia, Essex, Kent, Sussex dhe Wessex.
Mbretërit Anglo-Saksone prireshin nga lufta. Aq herët sa në kohën e Ethelbert of Kent, një mbret mund të njihej si Bretwalda ("Lord i Britanikëve"). Ky titull i ra në shekullin e VII-të tek mbretërit e Northumbrias, në shekullin e VII-të tek Mercia dhe në të IX-tin, tek Egbert of Wessex, i cili më 825 i mposhti mercianët në betejën e Elledunit. Në shekullin tjetër familja e tij arriti të sundonte gjithë Anglinë.
Mbretëria Angleze
Fillimisht fjala England, ose Englaland (shqip Anglia) ishte term gjeografik që përdorej për të përshkruar pjesën e Britanisë që ishte e okupuar nga Anglo-Saksonët, dhe jo për të caktuar një vend ose shtet të veçantë. Ajo u bë e bashkuar politikisht nga zmadhimi i Mbretërisë Wessex, mbreti i së cilës Athelstan e solli të gjithë Anglinë nën pushtimin e një mbreti për herë të parë në histori më 927, megjithëse bashkimi nuk u bë i përhershëm deri më 954, kur Eadred i Anglisë mposhti Eric Bloodaxe dhe u bë Mbreti i Anglisë.
Më 1016 Anglia u pushtua nga mbreti danez Knut i Madh, i cili e shndërroi atë në qendrën e tij qeverisëse për perandorinë e tij jetë-shkurtër ku bënin pjesë Danimarka dhe Norvegjia. Më 1042 Anglia u bë përsëri mbretëri e veçantë me ardhjen e mbretit Eduard Rrëfimtari, pasardhës i dinastisë vendase angleze.
Mbretëria e Anglisë, ku bënte pjesë edhe Uellsi, vazhdoi të ekzistonte si një komb i pavarur deri tek Aktet e Bashkimit 1707. Sidoqoftë lidhjet politike të Anglisë u ndryshuan përgjithmonë nga Pushtimi Norman më 1066. Disa qindra vite më vonë Anglia filloi të vinte në plan të parë zmadhimin e territorit në Francë për shkak të mbretërve të Anglisë të cilët përdornin trupat e shumtë të saj për të zmadhuar pronat e tyre personale në Francë duke filluar nga Eduardi III.
Në shek. XIII Uellsi u pushtua nga mbretërit anglezë me anë të forcës. Kjo u zyrtarizua në Statutin e Rudlanit në 1284 dhe Uellsi iu bashkua ligjërisht Mbretërisë së Anglisë. Një epidemi me përmasa katastrofike, Vdekja e Zezë, kapi Anglinë për herë të parë në verën e vitit 1348. Vdekja e Zezë mendohet të ketë vrarë rreth 1/3 ose 2/3 e popullsisë evropiane. Vetëm Anglia humbi 70% të popullsisë së saj, e cila kaloi nga 7 milion në 2 milion në 1400.
Periudha e hershme moderne
Gjatë reformave angleze në shek. XVI, autoriteti i jashtëm i Kishës Katolike Romake në Angli u shemb dhe u zëvendësua me Kishën Anglikane nën Qeverisjen Supreme të mbretit të Anglisë (Henri VIII). Ky reformim dallohet nga të tjerat në Evropë për shkak se shkaqet e tyre ishin në fillim më tepër politike sesa teologjike.
Periudha e njohur si Lufta Civile Angleze (1642-1651) pa komplote politike dhe konflikte të armatosura ndërmjet mbështetësve të Parlamentit të Gjatë (Kokërrumbullakët) dhe mbretit Karli I (Rojalistët) në 1642 deri 1645 dhe 1648 deri 1649, e ndjekur nga ajo me mbretin Karli II në 1649 deri 1651. Lufta mbaroi me fitoren e parlamentarëve në Betejën e Worcesterit në 3 shtator 1651. Ajo rezultoi në ekzekutimin e Karlit I, dëbimin e birit të tij Karlit II, zëvendësimin e monarkisë angleze me Komonuelthin Anglez (1649-1653) dhe regjimin personal të Oliver Cromwell gjatë Protektoratit (1653-1659).
Pas vdekjes së Cromwell, u tentua një kthim i shkurtër i Komonuelthit i drejtuar nga djali i dobët i Cromwell para se parlamenti të ftonte Karlin II të kthehej në Angli dhe të rivendoste monarkinë.
Ndonëse shpesh nëpër beteja, Mbretëria Angleze dhe Mbretëria Skoceze janë tërhequr shumë nga njëra-tjetra pas reformave protestante në shek. XVI. Duke ndjekur disa orvatje për bashkimin e mbretërive, një Traktat Bashkimi u arrit në 22 korrik 1706 nga përfaqësues të parlamenteve anglezë dhe skocezë dhe të vëna në punë nga Akti i Bashkimit e cila rezultoi në bashkim politik ndërmjet shteteve me krijimin e Mbretërisë së Britanisë së Madhe në 1 maj 1707.
Qeverisja
Politika
Si pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, sistemi themelor politik në Angli është një monarki kushtetuese dhe sistem parlamentar. Nuk ka pasur një qeveri të Anglisë që nga viti 1707, kur Aktet e Bashkimit 1707, që vunë në fuqi kushtet e Traktatit të Bashkimit, bashkuan Anglinë dhe Skocinë për të formuar Mbretërinë e Britanisë së Madhe. Para bashkimit Anglia qeverisej nga monarku i saj dhe Parlamenti i Anglisë. Sot Anglia qeveriset drejtpërsëdrejti nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, edhe pse vendet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar kanë qeveritë e tyre. Dhoma e Ulët e cila ndodhet në Pallatin e Westminsterit, ka 532 Anëtarë të Parlamentit për zonat zgjedhore në Angli, nga 650 gjithsej.
Sistemi Ligjor
Sistemi ligjor Anglez, i zhvilluar gjatë shekujve, është baza e sistemit ligjor zakonor të përdorur në shumicën e vendeve të Komonuelthit dhe Shtetet e Bashkuara (me përjashtim të Luizianës). Edhe pse është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, sistemi ligjor i gjykatave të Anglisë dhe Uellsit vazhdoi, sipas Traktatit të Bashkimit, si një sistem i veçantë juridik nga ai që përdoret në Skoci.
Ndarjet Administrative
Nënndarjet e Anglisë përbëhen nga katër nivele. Niveli më i lartë i pushtetit vendor janë nëntë rajonet e Anglisë: Verilindore, Veriperëndimore, Yorkshire dhe Humber, East Midlands, West Midlands, Lindja, Juglindore, Jugperëndimore, dhe Londra. Këto u krijuan në vitin 1994 si zyrat qeveritare, të përdorura nga qeveria britanike për të ofruar një gamë të gjerë të politikave dhe programeve rajonale, por nuk ka organe të zgjedhura në këtë nivel, me përjashtim të Londrës dhe në vitin 2011 zyrat rajonale të Qeverisë u hoqën. Kufijtë e njëjtë mbeten në përdorim për zgjedhjen e anëtarëve të Parlamentit Evropian në baza rajonale.
Nën nivelin rajonal, e gjithë Anglia është e ndarë në 48 qarqe ceremoniale. Këto janë përdorur kryesisht si një kuadër referimi gjeografik dhe janë ndryshuar gradualisht që nga mesjeta, dhe disa janë krijuar edhe kohët e fundit si p.sh. në 1974. Secili ka një Lord Lejtnant dhe një Sherif të Lartë. Këto poste janë përdorur për të përfaqësuar monarkinë britanike lokalisht. Pas këtij niveli Anglia është e ndarë edhe në 83 qarqe metropolitane dhe jo-metropolitane. Këto u përgjigjen zonave që përdoren për qëllimet e pushtetit lokal dhe mund të përbëhen nga një distrikt i vetëm ose nga disa të tillë.
Gjeografia
Anglia përbën dy të tretat qendrore dhe jugore të ishullit të Britanisë së Madhe, gjithashtu ka edhe ishuj nga të cilët më i madhi është Ishulli i Wight dhe Ishujt e Sicily. Ndan kufi me Skocinë në veri dhe me Uellsin në perëndim. Anglia është më afër se çdo pjesë tjetër e Britanisë kontinentale me kontinentin evropian. Është e ndarë nga Franca vetëm nga 52 km det. Tuneli i Kanalit, bashkon Anglinë me Evropën kontinentale. Kufiri anglo-francez është në mes të këtij tuneli.
Një pjesë e madhe e Anglisë përbëhet nga kodra, por ka më shumë male në veri me një rrip të maleve të ulëta, Penninet, që ndajnë lindjen me perëndimin. Zonat e tjera me male në veri janë: Regjioni i liqeve, North York Moors dhe Peak District. Linja e përafërt që ndan llojet e relievit shpesh përcaktohet nga vija "Tees-Exe line". Në jug të kësaj vije, ka zona më të mëdha të tokës së rrafshët, përfshirë këtu Anglinë lindore dhe Fens, megjithëse zonat e larta përfshijnë Cotswolds, Chilterns', North Downs, South Downs, Dartmoor dhe Exmoor''.
Limani më i madh natyror në Angli është Poole, në bregdetin jug-qendror. Disa e quajnë limanin më të madh në botë pas Sydney, Australi.
Klima
Anglia ka klimë me mjaft shira gjatë tërë vitit, edhe pse sezonet janë shumë të ndryshueshme në temperaturë. Sidoqoftë, këto temperatura rrallë bien nën −5 °C ose ngrihen mbi 30 °C. Era mbizotëruese fryn nga jugperëndimi, duke sjellë mot të butë dhe të lagët rregullisht nga Oqeani Atlantik në Angli. Është më e thata në lindje dhe më e ngrohta në jug, që është më së afërmi më Evropën kontinentale. Dëbora mund të vijë në dimër dhe në pranverën e hershme, megjithëse nuk është aq e shpeshtë larg vendeve të larta.
Referime
Britani e Madhe
Mbretëria e Bashkuar sipas vendit |
7735 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Arb%C3%ABresh%C3%ABt%20n%C3%AB%20Itali | Arbëreshët në Itali | Arbëreshët (në italisht: albanesi d'Italia ose italo-albanesi), domëthënë shqiptarët e Italisë, i quajtur edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë.
Të ardhur nga Shqipëria, nga rajoni historikisht shqiptar i Epirit dhe nga komunitetet e shumta shqiptare të Atikës dhe Moresë, sot në Greqi, ata u vendosën në Itali midis shekujve XV dhe XVIII, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) dhe pushtimi progresiv i Arbërisë dhe në përgjithësi i të gjitha territoreve të dikurshme të Perandorisë Bizantine në Ballkan nga turqo-osmanët. Kultura e tyre përcaktohet nga elementë karakterizues, të cilët mund të gjenden në gjuhë, në ritin fetar, në zakonet, traditat, zakonat, artin dhe gastronominë, të ruajtura me xhelozi edhe sot, me vetëdijen e përkatësisë në një specifike grup etnik. Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonat e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në Mëmëdhen.
Ata jetojnë në rajonet e Abrucos, Kampaniës, Apulias, veçanërisht në Bazilikat, Molizë, Kalabri dhe Siçili. Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëria.
Një nga veçoritë që karakterizon shumë këtë popull është, përveç gjuhën dhe veshjet popullore, që ruajtën me heroizëm deri sot, është edhe ritin fetarë krishterë greko-katolik apo bizantin. Për më shumë se pesë shekuj nga diaspora, pjesa më e madhe e komunitetit arbëresh ruan ende ritin fetar e origjinës. Arbëreshët në fakt përbëjnë Kishën Katolike Italo-Shqiptare (në italisht Chiesa Cattolica Italo-Albanese), një kishë sui iuris e traditës bizantine, e përbërë nga tre rrethe kishtare: ajo drejtohet nga dy eparki (dioqesa), ajo e Ungrës (CS) në Kalabri për arbëreshët të Italisë kontinentale dhe atë të Horës së Arbëreshëvet (PA) në Siçili për arbëreshët e Italisë ishullore, dhe një abaci territorial, manastiri ekzarkik I Grotaferratës (RM) në Lacio, ku murgjit bazilianë vijnë kryesisht nga vendbanimet arbëreshe. Grupi etno-gjuhësor arbëresh të Italisë ka arritur të ruajë identitetin e tij duke pasur në klerin dhe institucionet e tij mësuesin dhe pikën më të fortë të identifikimit etnik.
Gjuha e arbëreshëve është gjuha homonime arbërishte, e cila është pjesë e makrogjuhës shqipe dhe rrjedh nga varianti toskë që flitet në Shqipërinë e Jugut. Duke ndjekur ligjin n. 482/1999 shqipja e pakicës arbëreshe është ndër gjuhët e njohura dhe të mbrojtura në Itali.
Vlerësohet se arbëreshët e Italisë janë rreth 100.000 që me siguri flasin gjuhën "mëmë" (nënë) arbërore, dhe numërohen mbi 260.000 njerëz të etnisë arbëreshe. Ata përbëjnë një nga më të mëdhenjtë ndër pakicat historike etno-gjuhësore të Italisë; qytezët dhe katundet ku banojnë arbëreshët mbajnë dy emra, një në shqip dhe tjetrin italisht, ky i fundit përdorur sidomos nga të huajt. Për të përcaktuar "kombin" e tyre të shpërndarë, ata përdorin fjalën "Arbëri -a". Nga viti 2020, kultura dhe ritualet e popullsisë arbëreshe të Italisë janë zyrtarisht kandidatë, me titullin "Moti i Madh" ("Koha e Madhe"), për listën e trashëgimisë gojore dhe jomateriale të njerëzimit të UNESCO-s, e zyrtarizuar në bashkëpunimin dhe ndarjen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë nëpërmjet Ministrisë së Kulturës shqiptare.
Shpërndarja gjeografike
Katundet arbëreshe në Itali
Abruco
Krahina e Peskarës
Badhesa: Villa Badessa
Bazilikata
Krahina e Potencës
Barilli: Barile
Mashqiti: Maschito
Shën Kostandini Arbëresh: San Costantino Albanese
Shën Pali Arbëresh: San Paolo Albanese
Zhura: Ginestra
Molise
Krahina e Kampobasos
Këmarini: Campomarino
Munxhufuni: Montecilfone
Portkanuni: Portocannone
Ruri: Ururi
Pulia
Krahina e Foxhias
Kazallveqi: Casalvecchio di Puglia
Qefti: Chieuti
Krahina e Tarantos
Shën Marcani: San Marzano di San Giuseppe
Kalabria
Krahina e Katanxaros
Andalli: Andali
Garrafa: Caraffa di Catanzaro
Marçëdhuza: Marcedusa
Vina: Vena di Maida
Krahina e Kozencës
Allimarri: Marri
Çifti: Civita
Fallkunara: Falconara Albanese
Farneta: Farneta
Ferma: Firmo
Firmoza: Acquaformosa
Frasnita: Frascineto
Kajverici: Cavallerizzo
Kantinela: Cantinella
Kastërnexhi: Castroregio
Mbuzati: San Giorgio Albanese
Maqi: Macchia Albanese
Picilia: Santa Caterina Albanese
Pllatëni: Plataci
Purçill: Eianina
Qana: Cerzeto
Spixana: Spezzano Albanese
Strigari: San Cosmo Albanese
Shën Benedhiti: San Benedetto Ullano
Shën Japku: San Giacomo di Cerzeto
Shën Mërtiri: San Martino di Finita
Shën Mitri: San Demetrio Corone
Shën Sofia: Santa Sofia d'Epiro
Shën Vasili: San Basile
Ungra: Lungro
Vakarici: Vaccarizzo Albanese
Krahina e Krotones
Karfici: Carfizzi
Puhëriu: Pallagorio
Shën Kolli: San Nicola dell'Alto
Kampanja
Krahina e Avelinos
Katundi: Greci
Sicili
Krahina e Palermës
Hora e Arbëreshëvet: Piana degli Albanesi
Kundisa: Contessa Entellina
Sëndastina: Santa Cristina Gela
Ishuj të rëndësishme kulturore arbëreshe mbijetojnë në vendet të mëdha metropolitane të Torinot, Milanot, Napolit, Krotonet, Barit, dhe sidomos në Romë, Kozencë dhe Palermë. Në pjesën tjetër të botës, pas migrimeve të shekullit të njëzetë, në vende të tilla si Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Argjentina, Brazili dhe Gjermania, ka komunitete të forta që mbajnë gjallë gjuhën dhe traditat arbëreshë. Që nga viti 1990, me rënien e regjimit komunist në Shqipëri, komunitete të konsiderueshme të shqiptarëve u inkorporuar në katundet arbëreshë (si për shembull në Ruri, në Shën Kostandini Arbëresh, në Shën Mitri, në Ungër, veçanërisht në Horën e Arbëreshëvet).
Zonat e këtyre komuniteteve tradicionalisht quhen Arbërì ose shqiptare (p.sh. Albania Tanantina apo Taranto albanese) , prandaj edhe sot përdoren shprehjet "kolonitë shqiptare të ...", "Komunat shqiptare të ...", "Vendet shqiptare e...".
Në përgjithësi ata rithemeluan tërësisht fshatrat e tyre pranë familjeve të braktisura dhe të shpopulluara prej kohësh (p.sh. Munxifsi), në raste të tjera ata ndërtuan krejtësisht të reja (p.sh. Hora e Arbëreshëvet). Arbëreshët ruajtën sistemin e tyre politik, fetar, por edhe gjuhësor e kulturor, duke ruajtur një farë autonomie nga territori përreth. Arbëreshët, pavarësisht se janë gjeografikisht në vende të ndryshme, pranojnë se ata janë me origjinë të një prejardhjeje dhe e përdorin për të përcaktuar veten si "gjaku i shprishur" (gjaku i derdhur apo i shpëndar), një emër që përdoret për të përcaktuar vëllazërinë e tyre dhe që i përkasin një populli të vetëm, atij shqiptar, të shpërndarë si në Itali ashtu edhe në botë.
Historia
Të nxitur nga dashuria për atdheun e të parëve dhe nën ndikimin e interesit që shfaqte në gjysmën e parë të shek. XIX shkenca gjuhësore evropiane për gjuhën shqipe, intelektualët arbëreshë filluan të merreshin me studimin e historisë, të folklorit dhe të gjuhës së këtyre kolonive, si dhe në përgjithësi me historinë e mëmëdheut të tyre të dikurshëm. Në kohën kur filluan të bëheshin hapat e parë të gjuhësisë krahasuese dhe u zbuluan lidhjet gjenealogjike të një vargu gjuhësh, studiuesi arbëresh.
Ngulimet e fundit të arbëreshëve janë në Italinë qendrore-veriore, si në Provincën e Pavias dhe të Piaçencës, po ashtu një grup i madh i'u drejtua rajonit qendror të Abrucos.
Në kolonitë arbëreshe, sidomos të Kalabrisë dhe të Sicilisë në Itali, filluan të dukeshin shenjat e para të një lëvizjeje në përkrahje të çështjes kombëtare shqiptare. Ngjarjet që po zhvilloheshin në këtë kohë në Shqipëri, kryengritjet e njëpasnjëshme, përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për arsimin dhe kulturën kombëtare tërhoqën vëmendjen e një vargu intelektualësh të dalë nga gjiri i kolonive arbëreshe. Intelektualët arbëreshë ndiqnin me vëmendje ngjarjet që po zhvilloheshin në vitet 30-40 të shek. XIX në Shqipëri. Veprat e tyre jo vetëm u bënin jehonë këtyre ngjarjeve, por edhe, duke evokuar të kaluarën, ngrinin probleme të rëndësishme, si ato të luftës së armatosur për liri, të bashkimit të popullit shqiptar etj.
Arbëreshët kanë qënë aktivë te "Lidhja e Italisë", te "Pavarësia e Shqipërisë", në lëvizjen politiko-sindikale e "Dhomatet e gjindevet çë shërbejën" për pushtimin e tokave të papunuara (italisht: Fasci Siciliani dei Lavoratori), dhe luftën kundër fashizmit dhe mafias (shih Gryka e Spartavet).
Ekziston një vitalitet i fortë kulturor tek arbëreshët dhe një vendosmëri e fortë për të mbrojtur trashëgiminë që atravë e tyre, që kanë mundur të mbrojnë dhe përcjellin gjatë këtyre pesë shekujve të qëndrimit në Itali.
Gjuha
Gjuha e folur nga arbëreshët është shqipja e vjetër pre-osmane, arbërishtja, në variantin tosk që flitet në Shqipërinë e jugut.
Nuk ka struktura zyrtare e politike, kulturore dhe administrative që përfaqësojnë komunitetet arbëreshë. Një roli i rëndësishëm institucional ka luajtur në vitet e fundit nga universitetet (Romë, Napoli, dhe sidomos Kosenca dhe Palermo) dhe krahinat e Kozencës dhe Palermos, të cilat kanë krijuar departamente të veçanta të pakicave gjuhësore.
Arbërishtja, nga viti 1999 njihet plotësisht nga qeveria italiane si "gjuhë e pakicës etnike dhe gjuhësore", sidomos brenda administratat lokale dhe në shkollat. Në kohët e fundit, gjuha është i ndikuar nga mediat dhe nga leksikun italian, dhe është ndër gjuhët në rrezik të zhduken. Shoqatat private dhe publike mbrojnë dhe vlerësojnë gjuhën arbëreshe me radio, revista, ngjarjet kulturore, muzikore, teatrale. Një rol kryesor për të mbajtur gjuhën është e kishës arbëreshe, që gjithmonë, me priftërinjtë e saj arbëreshë i ritit ortodoks, mësoi dhe ruajti gjuhën.
Letërsi
Historia e gjuhës së pakicës shqiptare të Italisë ka karakteristikat të veçanta dhe, në shumë mënyra unike, në krahasim me traditat gjuhësore dhe letrare të minoritetit tjetër ekzistues në Itali. Raporti i traditave shqiptare të Italisë me gjuhën shqipe të Shqipërisë, dhe të zonave të tjera ku flitet gjuha shqipe, është pjesëmarrja e drejtpërdrejtë dhe e konsiderueshme në lindjen e gjuhës së shkruar shqipe dhe letrare, siç e njohim ne sot. Në çdo rast, komunitetet shqiptare në Itali kanë mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me gjuhën dhe zakonet shqiptare. Ndjenja e përkatësisë ndaj shqiptarëve etnikë, ashtu si dhe feja e zakonet, ka qenë e çimentuar në radhë të parë me gjuhën e përbashkët. Gjuha shqipe dhe tradita letrare e arbëreshëvet të Italisë është e thurur me histori dhe karakteristika të tjera të gjuhës shqipe. Më shumë se një marrëdhënie e prejardhje direkte dhe / apo të varësisë, ju duhet të duhet të flasim për traditë të barabarta dhe paralele, e cila ndan një periudhë të gjatë me traditat e tjera kulturore albanofone shumë aspekte të zhvillimit të letërsisë, të gjuhës dhe, nga ana tjetër (natyrisht), ajo ndryshon nga aspektet ligjore me veçantitë e vendit, organizimit shoqëror, specifikimet ekonomik dhe ligjor të çdo ndarje.
Letërsia arbëreshe-shqiptare, në dialektin toskë, ka lindur vetëm me arbëreshët, në tremujorin e fundit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, me botimin në 1592 të E Mbsuame e Krështerë, nga prifti ortodoks Lekë Matrënga nga Hora e Arbëreshëvet.
Në shekujt e shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë ka pasur një rigjallërim të përgjithshëm të jetës kulturore në komunitetet arbëreshe, sidomos ndër arbëreshët e Sicilisë. Intelektualë, kryesisht kishtarë, u interesuan për të kaluarën historike të atdheut, për të mbledhur dëshmi folklorike, fakte dhe shifra lidhur me traditat dhe zakonet e tyre. Ndryshim tjetër i madh në këtë periudhë historike është lulëzimi i letërsisë, në formën e poezisë popullore që u bë një zhanër shumë i popullarizuar dhe u bë pjesë e folklorit tradicional.
Pas Luftës së Dytë Botërore letërsia shqiptare e arbëreshëve merr përsëri fuqinë dhe vitalitetin. Nga gjysma e parë e shekullit të njëzetë dhe në vazhdim ka një vëmendje në rritje për një ngjallje kulturore që u zgjerua në vitet gjashtëdhjetë.
Frazat në gjuhën arbëreshe
Gjuha arbëreshë, gluha kështu si thon arbëreshët, nuk është shumë e njohur nga vizitorët, dhe zakonisht çdo përpjekje të fjalës është pritur me entuziazëm dhe mirënjohje. Arbëreshët kanë rujt mikëpritjën ; këto janë frazat më të mira për një dialog thelbësor.
Takimi mes arbëreshë nga vende të ndryshme, ose në mes të arbëresh dhe shqiptar, sigurisht hap një dialog në gjuhën shqipe, emocionalisht dhe humanizëm të angazhohen, dhe kjo ka konkretësi e frymë vëllazërimi te thënia "gjaku ynë i shprishur" (gjaku ynë i shpëndarë), që është thelbi i origjinës së përbashkët.
{| class="wikitable"
! Gjuha shqipe || Gjuha arbërishte
|-
|Përshëndetje || Falem
|-
|Mirëdita || Mirëdita
|-
|Mirëmëngjes || Mirëmenat
|-
|Mirëmbrëma || Mirëmbrëma
|-
|Çfarë po bën? || Çë bën?
|-
|Si je? || Si je? / Si rrì?
|-
|Shumë mirë || Shumë mirë
|-
|Faleminderit || Haristis / Faleminderit
|-
|Flet shqip? || Flet arbërisht? / Gyjëkon arbërisht?
|-
|Unë flas pak || U flas pak
|-
|Nga je? || Ka je? / Nga vjen?
|-
|Unë jam nga Vlora || U jam ka Vlora
|-
|Je shqiptar? || Je arbëresh?
|-
|Si ju quajnë? / Si e ke emrin? || Si të thonë? / Si kiuhexy?
|-
|Unë quhem Ëngjëlla || Më thonë Ëngjëlla
|-
|Më falni / Më vjen keq || Ka më ndjéni / Ndjésë
|-
|Nuk e kuptova || Nëng-Ngë e ndëlgova
|-
|Është mirë / Në rregull || Vete mirë
|-
|Ju lutem || E parkàles
|-
|Gezohem që u njohëm || Gezonem të të njoh
|-
|Të jesh mirë / Gjithë të mirat || Të jesh mirë
|-
|Natën e mirë || Natën e mirë
|-
|Mirupafshim || Qavarrisu / Mirupafshim
|-
|Po || O / Ëj / Ëg
|-
|Jo || Jo
|}
Feja
Kisha Italo-Shqiptare
Kisha Bizantine Arbëreshe, '''Kisha Arbëreshe apo Kisha Italo-Shqiptare, përfshin tri juridiksioneve kishtare: Eparkia e Ungrës në Kalabri për arbëreshët të Italisë kontinentale, Eparkia e Horës së Arbëreshëvet në Sicili për arbëreshët të Italisë ishullore, Manastiri i Grotaferratës të drejtuar nga murgjit arbëreshë.
Kisha Italo-Shqiptare, që përbën një oazë bizantin në Perëndim Latine, është prirur për ekumenizmit në mes të Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse. Ajo ishte e vetmja realitet, nga fundi i Mesjetës deri në shekullin e njëzetë, e spiritualitetit Lindore në Itali.
Ka institucion dhe kongregacion fetare të ritit bizantin në territorin e Kishës Italo-Shqiptare: "Urdhërit Basilian të Grottaferratës", "Motrat Kolegjine e Familjes së Shenjtë" dhe "Motrat Baziliane Bijat e Shën Makrinës", këto gjithashtu të pranishëm në Shqipëri dhe Kosovë.
Gjatë shekujve arbëreshët kanë arritur të ruajnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre, në sajë të këmbënguljes së tyre dhe vlerave kulturore të ushtruara kryesisht nga dy komunitete fetare të Kisha Bizantine Arbëreshe: bazuar në Kalabri "Kolegjin Korsini" (1732) në Shën Benedhit, pastaj "Kolegji Shën Adriani" transferuar në 1794 në Shën Mitri, dhe në Sicili "Seminarin Italo-Shqiptar" të Palermos (1735), që u transferua në Horën e Arbëreshëvet në 1945.
Tradita
Kultura popullore
Rëndësia themelore e traditës shqiptare popullore e Italisë është e lidhur ekskluzivisht për transmetimin e saj vetëm për gjuhën. Identiteti i fortë i ndërgjegjes etnike dhe gjuhësore është gjithmonë i pranishëm në popullsinë arbëreshe. Në folklor, në të gjitha format e tij, tregohet një kujtesë e vazhdueshme e atdheut. Këngët fetare dhe popullore, legjendat, përrallat, proverbat përshkohen nga një frymë e fortë e solidaritetit etnik të komunitetit. Temat e përsëritura janë dëshira e zjarrtë për atdheun e tyre të humbur, kujtesa e shfrytëzon legjendar të Skanderberg (simbolit hero te njohur nga të gjithë popullsitë shqiptare të botës), pas tragjedise të diasporës pas pushtimit osman. Vetëdija se i përkasin grupit të njëjtë etnik, edhe pse ata janë të shpërndara dhe të shkatërruar, ajo merr në mes njëri-tjetrit në një thënie shumë të njohura, që folësit shqiptarë shpesh kujtojnë, kur takimi: e Gjaku shprishur ynë, i cili do të thotë "për të derdhur gjakun tonë". Arsyet për të traditës popullore është gjetur në literaturën, që nga ajo mori hapat e tij të parë. Elemente të tjera strukturore të kulturës origjinës albanese të kohës sonë kanë ardhur përmes një histori shekullore, dhe për të ruajtur fuqinë e tyre të përfaqësimit të organizimit të komunitetit.
Midis tyre, ata kujtojnë "Vatra", vend gjeometrik i parë kulturor rreth të cilit lëviz e familjes ; "gjitonia", lagje, zyra e parë në fushën jashtë shtëpisë si një vazhdimësi e të familjes së parë dhe qasjen e komunitetit. Edhe "Vallja", do më thën vëllazëria, rit i farefisnore shpirtërore; "Besa", besnikëri të angazhimit, pothuajse një rit i fillimit sociale me detyrat e sakta të besnikërisë ndaj premtimit të dhënë pa asnjë gënjeshtër. Vetëdija për nevojën për rritjen dhe mbrojtjen e kulturës shqiptare i ka nxitur shoqatat lindjes dhe kulturore, dhe i dha të rritet për të iniciativave dhe ngjarje kulturore.
Arbëreshë të njohur
Papa Lekë Matrënga (1567 – 1619), prift i ritit bizantin-ortodoks dhe shkrimtar, i cili shkuajti librin e parë të letërsisë shqipe-toskë.
Imzot Nilo Katalano (1637 – 1694), prift, leksikograf dhe krye-peshkop i Durrësit.
Papa Josif Nikollë Brankati (1675 – 1741), prift ortodoks dhe shkrimtar.
At Gjergji Guxeta (1682 – 1756), Shërbëtori i Perëndisë, Apostull të arbëreshëve, që kaloi vetë në mbrojtje të ritit lindor dhe mbajti gjallë gjuhën e kulturën e të parëve ndër shqiptarët e Sicilisë.
Imzot Feliçe Samuel Rodotà (1691 - 1740), i pari peshkop e ritit bizantin për arbëreshët e Kalabrisë.
Papa Nikollë Filja (1693 – 1769), prift dhe poet.
Papa Pal Maria Parrino (1710 – 1765), prift dhe dijetar, themelues i ideologjisë romantike iliro-shqiptare.
Imzot Gjergji Stasi (1712 – 1801), i pari peshkop e ritit bizantin për arbëreshët e Sicilisë.
Papa Jul Variboba (1727 – 1788), prift ortodoks dhe shkrimtar.
Papa Nikolla Keta (1741 – 1803), prift ortodoks, poet, shkrimtar dhe teolog.
Jeronim de Rada (1814 – 1903), poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues i kulturës arbëreshe, ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të shqiptarëve të Kalabrisë.
Francesco Crispi (1818 – 1901), Anëtar i Parlamentit italian, Ministri dhe Kryetar i Këshillit të Ministrave të Italisë.
Papa Anton Santori (1819 – 1894), prift ortodoks, poet dhe shkrimtar.
Papa Dhimitër Kamarda (1821 – 1882), prift ortodoks, gjuhëtar, historian dhe filolog, i cili shkroi monumentin e parë sistematik shkencor të kulturës shqiptare.
Gavril Dara i Riu (1826 – 1885), poet dhe politikan, një nga shkrimtarët e parë të Rilindjes shqiptare.
Anselmo Lorecchio (1843 – 1924), avokat, gazetar, politikan, poet dhe shkrimtar, themeluesi i revistës La Nazione Albanese dhe autor i disa veprave letrare për pavarësinë e Shqipërisë.
Zef Serembe (1844 – 1901), poet.
Frangjishku Muzaka (1852 – 1931), nëpunës dhe diplomat, themelues i Lidhjes Kombëtare Shqiptare së Palermos, i cili bëri një kontribut të veçantë për pavarësinë e Shqipërisë nga Perandorisë Turko-Osmane.
Zef Skiroi (1865 – 1925), poet, historian, gjuhëtar, gazetar, albanolog, atdhetar, studiues dhe profesor universiteti, ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë, përfaqësuesi më i njohur i arbëreshevet të Sicilisë.
At Nilo Borxhia (1870 – 1942), murg bazilian, filolog, shkrimtar, dijetar dhe teolog.
Papa Tani Petrotta (1882 – 1952), prift, albanolog, filolog, shkrimtar dhe gjuëtar, ai themeloi dhe dha mësim te Katedra e gjuhës shqipe në Palermo.
Papa Marko la Piana (1883 – 1958), prifti, teolog, shkrimtar dhe studiues, merret me studime të rëndësishme historike dhe kritike për gjuhën shqipe.
Imzot Xhovani Mele (1885 – 1979), i pari peshkop për arbëreshë e Kalabrisë në Ungër
Papa Dushko Vetmo (1914 – 1999), prift i ritit grek-ortodoks, shkrimtar dhe titullar i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Kozencës.
Papa Domeniko Belushi (1918 – 1988), prift i ritit bizantin-ortodoks dhe poet, i njohur si "Vorea Ujko".
Lluka Perone (1920 – 1984), poet, folklorist dhe shkrimtar.
Karmell Kandreva (1931 – 1982), shkrimtar.
Imzot Sotìr Ferrara (1937), peshkop bizantin i arbëreshëve të Sicilisë.
Jozef DioGuardi (1940), politikan, president i "Lidhjës Qytetare Shqiptaro-Amerikane".
Paolo Petta (1942 – 1999), dijetar i ligjit kushtetues dhe historian.
Karmine Abate (1954), shkrimtar.
Françesko Altimari (1955), albanolog.
Matteo Mandalà (1958), albanolog.
Galeri
Burim i të dhënave
Referimet
Kellner, Heidrun : Die albanische Minderheit in Sizilien: eine ethnosoziologische Untersuchung der Siculo-Albaner, dargestellt anhand historischer u. volkskundlicher Quellen sowie eigener Beobachtung in Piana degli Albanesi. (=Albanische Forschungen. 10), Wiesbaden 1972.
Giovanni Armillotta : The Arbëreshët. The Christian Albanian emigration to Italy. In: L'Osservatore Romano, Jg. 141, Nr. 139 (20. Juni 2001). Der Artikel im Internet
Eparkia e Ungrës, Vangjeli i Shën Matesë
Bashkia e Horës së Arbëreshëvet, Fjalor arbërisht-italisht i Horës së Arbëreshëvet
Shih edhe këtë
Lista e vendeve shqiptar të Italisë
Arvanitët
Letërsia arbëreshe
Mërgata shqiptare
Kisha Bizantine Arbëreshe
Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)
Projekte të tjera
Lidhje të jashtme
Arbitalia - Shtëpia e Arbëreshëvet të Italisë
Jemi - Faqe i Arbëreshët
E folme arbëreshme nga përditshmëria
Qendra e Kërkimit Gjenealogji mbi Arbëreshët
Arbëreshë
Historia e Shqipërisë
Mërgata |
7737 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Kongresi%20i%20Berlinit | Kongresi i Berlinit | Kongresi i Berlinit u hap më 13 qershor 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Në të morën pjesë 6 Fuqitë e Mëdha të Evropës: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Sipas procedurës së vendosur paraprakisht, vendimet do të merreshin njëzëri. Punimet e Kongresit të Berlinit i drejtoi kancelari gjerman: Otto Bismark.
Përmbledhje
Në punimet e Kongresit të Berlinit mori pjesë edhe një delegat i qeverisë i Perandorisë Osmane, i kryesuar nga ministri i saj i Jashtëm, Kara Theodhor Pasha, me ndihmës të parë Mehmet Ali Pashën, një marshall turk me origjinë gjermane. Por delegacioni turk nuk kishte të drejta të barabarta me ato të Fuqive të Mëdha. Ai mund të diskutonte për çdo çështje të rendit të ditës, por nuk kishte të drejtë të votonte për vendimet e Kongresit.
Me ftesën e Fuqive të Mëdha, shtetet ballkanike (Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi) dërguan në Berlin delegacionet e tyre qeveritare, të cilat parashtruan dhe mbrojtën në seanca të veçanta të Kongresit kërkesat e tyre politike e territoriale.
Edhe shqiptarët, sidomos organizmat e Lidhjes së Prizrenit, i parashtruan Kongresit të Berlinit kërkesat e tyre. Në dhjetëra peticione e memorandume të dërguara gjatë muajve qershor-korrik 1878, përveç protestave kundër lakmive pushtuese të shteteve fqinje, që cenonin tërësinë territoriale të Shqipërisë, parashtrohej edhe kërkesa për t’i dhënë Shqipërisë disa të drejta autonomiste. Këtë kërkesë ia përcolli me anën e Abdyl Frashërit Kongresit të Berlinit edhe Lidhja e Prizrenit me peticionin që miratoi më 15 qershor.
Megjithëse kjo platformë e autonomisë ishte pranuar nga shumica e qarqeve patriotike shqiptare, nuk munguan t’u paraqiten Fuqive të Mëdha edhe kërkesa të tjera, që parashikonin formimin e një shteti të pavarur shqiptar. Kështu, në memorandumin, që një grup atdhetarësh shkodranë i dërguan më 13 qershor 1878 lordit Beaconsfield, kryetar i delegacionit anglez në Kongresin e Berlinit, pasi flitej hollësisht për rrezikun që i kanosej tërësisë territoriale të Shqipërisë nga shtetet fqinje, parashtrohej si zgjidhja më e përshtatshme për çështjen shqiptare, në kushtet në të cilat ndodhej Evropa Juglindore, formimi i një shteti shqiptar të pavarur. Krijimi i shtetit të pavarur shqiptar do ta çlironte popullin shqiptar nga zgjedha shekullore osmane, do të krijonte në Ballkan një mburojë kundër pansllavizmit rus dhe do të shërbente si një element ekuilibri në lindje.
Megjithatë, Fuqitë e Mëdha, të mbledhura në Kongresin e Berlinit, nuk i morën parasysh këto kërkesa të shqiptarëve. Edhe pse në Berlin luhej fati i popullit shqiptar, Fuqitë e Mëdha e injoruan qenien e tij. Madje, delegacioni shqiptar, i ngarkuar nga Lidhja e Prizrenit, i cili shkoi në Berlin me nismën e vet për t’i parashtruar Kongresit të drejtat e Shqipërisë, nuk u përkrah nga askush. Abdyl Frashëri, kryetari i delegacionit, u përpoq ta bindte kryetarin e Kongresit, kancelarin Bismark, në një takim që pati me të, që ta përfshinte në rendin e ditës së një seance edhe çështjen e kombit shqiptar. Por kancelari gjerman nuk pranoi duke u shprehur brutalisht se “nuk ka një komb shqiptar”.
Si rrjedhim, çështja shqiptare nuk u përfill fare si çështje më vete nga Kongresi i Berlinit. Të mbledhura për të rishikuar Traktatin e Shën-Stefanit, Fuqitë e Mëdha morën përsipër që të hartonin në Kongresin e Berlinit një hartë të re politike të Gadishullit Ballkanik. Në Kongres Fuqitë e Mëdha nuk u udhëhoqën nga parimi i lirisë së popujve, por nga interesat e tyre të veçantë, të cilët ishin në kontradiktë të thellë ndërmjet tyre. Perandoria Ruse luftonte për të sanksionuar kushtet e Traktatit të Shën-Stefanit, kurse Britania e Madhe me Austro-Hungarinë përpiqeshin të pakësonin sa më shumë përfitimet e Rusisë dhe t’i përforconin pozitat e tyre në Evropën Juglindore. Perandoria Gjermane orvatej të kënaqte Austro-Hungarinë për të mos e lënë që të bashkohej me Francën dhe ta neutralizonte kundërshtimin e Rusisë, duke provokuar keqësimin e marrëdhënieve të saj me Perandorinë Britanike. Synimi kryesor i Francës ishte izolimi politik i Gjermanisë, kurse Italia, nga ana e saj, kërkonte zgjidhje të tilla që do të çonin në dobësimin e pozitave të Austro-Hungarisë në Gadishullin Ballkanik.
Punimet e Kongresit të Berlinit vijuan plot një muaj. Ato përfunduan më 13 korrik 1878 me nënshkrimin e Traktatit të Berlinit, i cili zëvendësoi atë të Shën-Stefanit.
Sipas traktatit të ri, përfitimet politike e territoriale të Rusisë u pakësuan si në Gadishullin Ballkanik, ashtu edhe në Azinë e Vogël. Ideja e një principate bullgare, nën sovranitetin e sulltanit, mbeti në fuqi, por kufijtë e saj u zvogëluan gati trefish. Kongresi i Berlinit vendosi që territori i saj të shtrihej midis lumit Danub dhe maleve Ballkan. Viset në jug të maleve Ballkan do të formonin një provincë autonome të Perandorisë Osmane me emrin Rumelia Lindore. Viset e Maqedonisë, së bashku me krahinat lindore të Shqipërisë, të cilat me Traktatin e Shën-Stefanit i jepeshin Bullgarisë, do të mbeteshin gjithashtu nën sundimin osman. Kongresi i Berlinit ua njohu pavarësinë Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Ai ripohoi gjithashtu vendimin e mëparshëm për t’i dhënë Rumanisë Dobruxhën Veriore dhe për t’i shkëputur asaj provincën e Besarabisë në favor të Rusisë. Kufijve të Serbisë e të Malit të Zi ai u bëri ndryshime të rëndësishme. Me këmbënguljen e Austro-Hungarisë u vendos që Serbia të mos zgjerohej nga ana jugore (në drejtim të Novi Pazarit, të Mitrovicës dhe të Prishtinës, të cilat Vjena i lakmonte për vete), por nga ana juglindore, duke i dhënë asaj krahinat e Pirotit, të Trenit, të Vranjës e të Nishit; këto, me Traktatin e Shën-Stefanit, i qenë premtuar Bullgarisë. Për të njëjtën arsye, me këmbënguljen e Vjenës, Malit të Zi iu pakësuan së tepërmi përfitimet territoriale nga ana veriore, në drejtim të Hercegovinës dhe të Novi Pazarit. Sipas Traktatit të Berlinit, ai do të zgjerohej kryesisht nga ana jugore: do të merrte krahinat e Tivarit, të Podgoricës, të Plavës, të Gucisë, të Rugovës e të Kolashinit. Aneksimi i Ulqinit nuk iu njoh, por Cetina fitonte të drejtën që anijet tregtare malazeze të lundronin lirisht në lumin Bunë dhe në liqenin e Shkodrës.
Përfitime tokësore në kurriz të Perandorisë Osmane patën sidomos dy fuqi të mëdha, të cilat nuk kishin marrë pjesë fare në luftën ruso-turke: Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe. Austro-Hungaria fitoi të drejtën për të pushtuar ushtarakisht, gjoja për t’i administruar, Bosnjën dhe Hercegovinën, përveç limanit Spic, në brigjet jugore të Dalmacisë, të cilën e aneksoi zyrtarisht; po ashtu fitoi të drejtën për të mbajtur garnizone ushtarake në sanxhakun e Novi Pazarit. Britania e Madhe, e cila u paraqit në Kongres si mbrojtësja më e flaktë e Perandorisë Osmane, i shkëputi kësaj ishullin e Qipros.
Me përkrahjen e Anglisë e të Francës, Kongresi i Berlinit mori në shqyrtim edhe kërkesat e Greqisë, e cila gjithashtu nuk kishte marrë pjesë në luftën ruso-turke. Athina pretendonte të aneksonte Thesalinë, Maqedoninë, Kretën dhe sidomos Epirin (vilajetin e Janinës). Pas mjaft debatesh, Kongresi, duke marrë parasysh kundërshtimin që bëri Anglia për Kretën dhe Rusia për Maqedoninë, nuk pranoi që këto t’i jepeshin Greqisë, ndërsa për pretendimet greke në Epir, Perandoria Osmane deklaroi haptas se aneksimi i Epirit nga Greqia do të ishte i rrezikshëm për të dyja palët, pasi aty mbisundonte popullsia shqiptare, e cila do t’u shkaktonte telashe si Greqisë, ashtu dhe Turqisë. Më në fund u vendos që kufiri në Thesali dhe në Epir të caktohej nga një komision turko-grek. Megjithatë, Kongresi rekomandonte si vijë kufiri lumin Kalamas në Epir dhe lumin Selemvria në Thesali. Në rast se Greqia e Turqia nuk do të merreshin dot vesh ndërmjet tyre, thuhej në nenin 24, atëherë do të ndërhynin Fuqitë e Mëdha.
Vendimet e Kongresit të Berlinit cenonin rëndë interesat e popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Ashtu si Traktati i Shën-Stefanit, edhe ai nuk e pa Shqipërinë si një njësi politike të veçantë, por e trajtoi si një plaçkë tregu të destinuar për të përmbushur synimet e Fuqive të Mëdha dhe për të kënaqur lakmitë e shteteve ballkanike. Traktati i Berlinit nuk i njohu Shqipërisë asnjë të drejtë kombëtare, madje nuk e zinte fare në gojë emrin e saj. Ai nuk e respektoi as tërësinë e saj territoriale. Malit të Zi, përveç trojeve me popullsi të përzier shqiptare e sllave, iu dhanë përsëri disa vise thjesht shqiptare (krahinat e Plavës, të Gucisë e të Rugovës), sikundër edhe Serbisë (krahinat e Vranjës, të Trenit e të Pirotit). Bullgarisë nuk iu njohën viset e Shqipërisë Lindore, por, nga ana tjetër, iu dhanë Greqisë (e cila nuk përfitonte asgjë nga Traktati i Shën-Stefanit), viset e Çamërisë. Veç kësaj, me Traktatin e Berlinit lindi edhe një rrezik tjetër për trojet shqiptare. Ky rrezik vinte nga Austro-Hungaria, e cila, përveç pushtimit të Bosnjës dhe të Hercegovinës, fitonte gjithashtu të drejtën të vendoste garnizone ushtarake dhe të ndërtonte rrugë strategjike në sanxhakun e Novi Pazarit “deri përtej Mitrovicës”. Me këto koncesione Vjena hidhte hapin e parë për të pushtuar një ditë krejt Kosovën dhe për të dalë pastaj në Selanik.
Midis vendimeve të tjera që mori Kongresi i Berlinit, dy prej tyre preknin, njëri tërthorazi e tjetri drejtpërdrejt, dy çështje që kishin lidhje me aspektin politik të trojeve shqiptare, që do të mbeteshin nën sundimin e Perandorisë Osmane. E para trajtohej në nenin 23 të traktatit. Sipas këtij neni, Porta e Lartë detyrohej të hartonte për viset ballkanike, që ndodheshin nën sundimin e saj të plotë, “rregullore organike” për një administrim autonom të vilajeteve, pak a shumë të njëllojtë me atë që i qe dhënë ishullit të Kretës më 1868. Me qëllim që këto “rregullore” t’u përshtateshin nevojave të vendit, Porta duhej të ngarkonte “komisione të posaçme” për hartimin e tyre, në të cilat “elementi vendas duhej të përfaqësohej në shkallë të gjerë”. Projektet që do të hartoheshin për çdo vilajet, thuhej në po këtë nen, para se të hynin në fuqi, do të miratoheshin edhe nga Komisioni Evropian që u krijua nga Fuqitë e Mëdha për Rumelinë Lindore. E dyta ishte përfshirë në Protokollin nr.13 të Kongresit të Berlinit dhe kishte lidhje me venomet e Mirditës. Fillimisht çështja u ngrit nga përfaqësuesit e Francës dhe të Austro-Hungarisë. Këta kërkuan nga Porta e Lartë që ajo t’i respektonte edhe në të ardhmen “privilegjet dhe imunitetet” (domethënë: venomet), të cilat “popullsia e Mirditës i gëzon ab antiquo” (që në kohët e lashta). Përfaqësuesi osman e kundërshtoi këtë propozim që e pengonte Portën e Lartë ta nënshtronte Mirditën, duke u kapur pas faktit se zotimi për të respektuar venomet në këtë krahinë binte në kundërshtim me nenin 23, i cili e detyronte atë të zbatonte reforma administrative në vilajetet e Turqisë Evropiane. Megjithatë ai shtoi se Porta e Lartë nuk kishte ndërmend të zbatonte reformat e saj në krahinën e Mirditës. Fuqitë e Mëdha mbetën të kënaqura nga deklarata e përfaqësuesit turk, e cila u përfshi në Protokollin nr.13, duke marrë kështu vlerën e një zotimi zyrtar. Të dyja këto vendime ishin negative për Shqipërinë.
Me nenin 23 Fuqitë e Mëdha cenonin interesat jetike të Shqipërisë, jo pse e detyronin Perandorinë Osmane t’i pajiste viset ballkanike me administratë autonome “të përshtatshme” me nevojat e tyre, por me të drejtën që fitoi Porta e Lartë për ta mbajtur edhe në të ardhmen ndarjen administrative që ishte në fuqi, pra copëtimin e trojeve shqiptare ndërmjet katër vilajeteve të ndryshme. Reformat administrative autonomiste i kërkonin vetë qarqet përparimtare rilindëse, por ato i kushtëzonin këto reforma me bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm autonom. Pajisja e katër vilajeteve me “rregullore organike” të veçantë, gjoja në përshtatje me nevojat e vendit, do t’i vështirësonte edhe më tej lidhjet ekonomike, shoqërore, politike e kulturore ndërmjet krahinave shqiptare të këtyre vilajeteve. Për më tepër, e drejta që fituan me nenin 23 Fuqitë e Mëdha për të ndërhyrë në këtë çështje, u dha atyre mundësinë, siç shkruante pak më vonë Abdyl Frashëri, që t’u jepnin reformave karakter joshqiptar, por serb në vilajetin e Kosovës, bullgar në atë të Manastirit dhe grek në vilajetin e Janinës. Si rrjedhim, me zbatimin e nenit 23 rritej më tepër në të ardhmen rreziku i aneksimit të trojeve shqiptare nga shtetet fqinje ballkanike dhe vështirësohej më shumë lufta e shqiptarëve për bashkimin e këtyre trojeve në një vilajet të vetëm autonom.
Po ashtu, me Protokollin nr. 13, Fuqitë e Mëdha cenonin interesat jetike të Shqipërisë, sepse çështjen kombëtare shqiptare e reduktuan vetëm si problem të popullsisë së saj katolike dhe në mënyrë të veçantë vetëm si çështjen e një krahine të saj, siç ishte krahina e vogël dhe e prapambetur e Mirditës, e cila, sipas tyre, nuk aspironte gjë tjetër, veçse të ruante statusin e saj partikularist e patriarkal. Protokolli nr.13 i hapte kështu rrugën Vjenës, e cila gëzonte prej kohësh të drejtën e mbrojtjes së popullsive katolike të Perandorisë Osmane (kultusprotektoratin), që të ndërhynte lirisht në jetën e brendshme të Mirditës dhe ta kthente atë në një pikëmbështetje të avancuar për ekspansionin e saj të mëtejshëm drejt brigjeve shqiptare të Adriatikut dhe drejt viseve të Ballkanit Qendror.
Perfaqësuesit
Perandoria Gjermane
Fürst Otto von Bismarck, Reichskanzler
Fürst Chlodwig zu Hohenlohe-Schillingsfürst, Botschafter in Paris
Bernhard Ernst von Bülow, Staatssekretär im Auswärtigen Amt
Franca
William Henry Waddington, Außenminister
Graf Charles Raymond de Saint-Vallier, Botschafter in Berlin
Félix-Hippolyte Desprez, bevollmächtigter Gesandter
Großbritannien
Benjamin Disraeli (Earl of Beaconsfield), Premierminister
Robert Cecil (Marquess of Salisbury), Außenminister
Lord Odo Russell, Botschafter in Berlin
Italia
Graf Luigi Córti, Außenminister
Marquis Edoardo de Launay, Botschafter in Berlin
Perandoria Osmane
Alexander Carathéodory Pascha
Sadullah Pascha, Botschafter in Berlin
Mehmed Ali Pascha, Feldmarschall
AustroHungaria
Graf Gyula Andrássy, Außenminister
Graf Aloys Károlyi, Botschafter in Berlin
Freiherr Heinrich Karl von Haymerle, Botschafter in Rom
Perandoria Ruse
Fürst Alexander Michailowitsch Gortschakow, Außenminister
Graf Pjotr Andrejewitsch Schuwalow, Botschafter in London
Baron Paul d’Oubril, Botschafter in Berlin
Rumania
Ion C. Brătianu, Ministerpräsident
Mihail Kogălniceanu, Außenminister
Grieqia
Theodoros Deligiannis
Petros Brailas-Armenis, Parlamentarier und Botschafter
Shih edhe
Lidhja e Prizrenit
Vilajeti i Kosovës
Traktati i Berlinit (1878)
Literatura
Burime
Langer, William L. European Alliances and Alignments 1871–1890 (1950) ch 5–6
Mikulas Fabry. THE IDEA OF NATIONAL SELF-DETERMINATION AND THE RECOGNITION OF NEW STATES AT THE CONGRESS OF BERLIN (1878). ISA Annual Convention, New Orleans, March 24–27, 2002
Medlicott, William Norton. Congress of Berlin and After (1963)
Millman, Richard. Britain and the Eastern Question, 1875–78 (1979)
Taylor, A.J.P. The Struggle for Mastery in Europe: 1848–1918 (1954) pp. 228–54
Imanuel Geiss (Hrsg.): Der Berliner Kongreß 1878. Protokolle und Materialien. Boldt, Boppard am Rhein 1978, ISBN 3-7646-1729-2 (Schriften des Bundesarchivs 27), (deutsche Quellen).
Affaires d’Orient. Congres de Berlin 1878. Documents diplomatiques. Ministère des Affaires Étrangères de France, Paris 1878 (französische Quellen).
Correspondence relating to the Congress of Berlin, with the protocols of the Congress. London 1878 (Accounts and Papers 1878, Bd. 83), (britische Quellen).
Österreich und der Congress. Von einem Deutsch-Österreicher. Wigand, Leipzig 1878.
Friede von Berlin in: Konferenzen und Verträge. Vertrags-Ploetz. Handbuch der geschichtlich bedeutsamen Zusammenkünfte und Vereinbarungen. Teil II. 1493 - 1952. Bearbeitet von Helmuth Rönnefahrt. A. G. Ploetz, Bielefeld 1953, S. 353f
Paraqitje e pergjithshme
Friedrich Benninghoven, Iselin Gundermann u. a. (Hrsg.): Der Berliner Kongreß 1878. Ausstellung des Geheimen Staatsarchivs Preußischer Kulturbesitz zur 100. Wiederkehr der Eröffnung des Berliner Kongresses am 13. Juni 1978. Geheimes Staatsarchiv Preußischer Kulturbesitz, Berlin-Dahlem 1978 (Katalog mit Zeittafel und Bildquellen)
Nathan Michael Gelber Jüdische Probleme beim Berliner Kongress 1878, in Robert Weltsch Hg.: Deutsches Judentum, Aufstieg und Krise. Gestalten, Ideen, Werke. Vierzehn Monographien. Veröffentlichung des Leo Baeck Instituts. Deutsche Verlagsanstalt, Stuttgart 1963, S. 216–252
Walther Hubatsch: Der Berliner Kongreß 1878. Ursachen, Folgen und Beurteilungen hundert Jahre danach. In: Gerd Kleinheyer, Paul Mikat (Hrsg.): Beiträge zur Rechtsgeschichte. Gedächtnisschrift für Hermann Conrad. Schöningh, Paderborn 1979, ISBN 3-506-73334-6, S. 307-328 (Rechts- und staatswissenschaftliche Veröffentlichungen der Görres-Gesellschaft NF 34).
Serge Maiwald: Der Berliner Kongress 1878 und das Völkerrecht. Die Lösung des Balkanproblems im 19. Jahrhundert. Wissenschaftliche Verlags-Gesellschaft, Stuttgart 1948
William Norton Medlicott: The Congress of Berlin and after. A diplomatic history of the Near Eastern settlement. 1878–1880. 2. edition. Cass, London 1963.
Ralph Melville, Hans-Jürgen Schröder (Hrsg.): Der Berliner Kongress von 1878. Die Politik der Großmächte und die Probleme der Modernisierung in Südosteuropa in der zweiten Hälfte des 19. Jahrhunderts. Steiner, Wiesbaden 1982, ISBN 3-515-02939-7 (Veröffentlichungen des Instituts für Europäische Geschichte Mainz. Beiheft 7).
Alexander Novotny: Quellen und Studien zur Geschichte des Berliner Kongresses 1878. Böhlau, Graz u. a. 1957 (Veröffentlichungen der Kommission für neuere Geschichte Österreichs 44).
Bruce Waller: Bismarck at the crossroads. The reorientation of German foreign policy after the Congress of Berlin 1878–1880. University of London – The Athlone Press, London 1974, ISBN 0-485-13135-8 (University of London historical studies 35).
F. A. K. Yasamee: Ottoman Diplomacy. Abdülhamid II and the Great Powers 1878–1888. Isis Press, Istanbul 1996, ISBN 975-428-088-6 (Studies on Ottoman Diplomatic History 8), (Zugleich: London, Univ., Diss.).
Ceshtje te vecanta
Iselin Gundermann: Berlin als Kongressstadt 1878. Haude & Spener, Berlin 1978, ISBN 3-7759-0196-5 (Berlinische Reminiszenzen 49).
Kendveshtrimi Bulgar:
Sava Penkov: Berlinskijat dogovor i Balkanite. Nauka i Izkustvo, Sofia 1985.
Kendveshtrimi Serb:
Slobodanka Stojičić (Hrsg.): Berlinski kongres i srpsko pitanje 1878–1908. Studentski Kulturni Centar, Niš 1998.
Bosnja:
Lothar Classen: Der völkerrechtliche Status von Bosnien-Herzegowina nach dem Berliner Vertrag vom 13.7.1878. Lang, Frankfurt am Main u. a. 2004, ISBN 3-631-52344-0 (Rechts- und sozialwissenschaftliche Reihe 32), (Zugleich: Hamburg, Univ., Diss., 2003).
Mali i Zi:
Jakob Samuel Fischler: Die Grenzdelimitierung Montenegros nach dem Berliner Kongress von August 1878 bis Oktober 1887. Diss. Wien 1924.
Tubime historike |
7746 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Uragani | Uragani | Uragani (angl:hani
ane) është një erë shumë e fuqishme dhe e shpejtë, që shoqërohet me reshje të shumta dhe shkakton katastrofa natyrore. Uraganet ngjasin ne oqeanin Atlantik dhe gjirin e Meksikes.
Uraganët
Një ciklon tropikal është një sistem me shpejtësi të madhe . Stuhia karakterizohet nga erërat e forta, dhe shi i madh. Në varësi të vendndodhjes së saj dhe forcës, një ciklon tropikal është përmendur me emra të tillë si uragan taɪfu ː stuhi tropikale, stuhi Ciklonike, dhe thjesht ciklon.
Uragani krijohet në viset tropike, mundë të zgjasë disa ditë dhe javë, paraqitjet më të shpeshtaa jnaë në lindje të SHBA-ve, Ayinë juglindore dhe në veri të Australisë. Stuhitë e tilla kur paraqiten në Indi dhe në detin kiney, quhen tajfune.
Erëra
Katastrofa natyrore |
7748 | https://sq.wikipedia.org/wiki/SQ | SQ | SQ ka këto kuptime:
Gjuha Shqipe - (ISO 639 alpha-2)
SQ Spell Checker
Singapore Airlines - IATA Coda ësht SQ dhe ICAO ësht SIA
Shkurtesa |
7758 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Selatin%20Vokrri | Selatin Vokrri | Selatin Vokrri, lindi në fshatin Sfeçël të Podujevës në Kosovë, është sportist shqiptar.
Selatin Vokrri momentalisht është kryetrajner i KF Besianës.
Njëkohsisht ai është axha i legjendës së futbollit Fadil Vokrrit dhe i Adil Vokrrit.
Futbollistë shqiptarë |
7759 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Adil%20Vokrri | Adil Vokrri | Adil Vokrri lindi më 23 gusht 1969 lindur në fshatin Sfeçël të komunës së Podujevës në Kosovë.Rrjedh prej një familje iktelektuale . Është i vëllai i legjendës së futbollit shqiptar Fadil Vokrrit.Legjendë e futbollit kosovar, ku do të kalojnë edhe shum gjenerata dhe ndoshta nuk do te ketë si futbollisti jonë legjendar Z.Adil Vokrri/
Përveq që është futbollist i mirë dhe i njohur është njeri shum i mirë dhe me karakter të fortë.
Përgëzime Adil Vokrri/-
Futbollistë shqiptarë
Lindje 1969 |
7761 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Zihni%20Haskaj | Zihni Haskaj | Zihni Haskaj lindi më 4 qershor 1937 në fshatin Dragot të Tepelenës. Ka studiuar për gjuhësi gjermane dhe histori. Ka punuar mësues, inspektor arsimi, pedagog, sekretar shkencor i sektorit të periudhës së Rilindjes në Institutin e Historisë dhe për disa vite ambasador në Austri.
Si historian i njohur, është autor dhe bashkautor i disa punimeve për periudha të ndryshme historike. Ka botuar një varg librash, kumtesa, referate, dhe mjaft artikuj shkencorë dhe publicistikë. Ka themeluar dhe ka qenë kryetar i Shoqatës Atdhetare-Kulturore-Shkencore Mbarëkombëtare "Ali Pashë Tepelena", dhe drejtor i gazetës "Tepelena jonë" që botohet në Tiranë. Nga viti 1991 ishte zgjedhur kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Gjermani. U nda nga jeta në Tiranë më 6 tetor 2011.
Botime
Kujtime dhe këngë popullore për luftën çlirimtare të viteve 1918-1920, (bashkautor) - 1970
Mendimi politik e shoqėror i Rilindjes Kombėtare Shqiptare (pėrmbledhje artikujsh nga shtypi) Vëllimi I - 1971
Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit , (bashkautor) - 1972
Në ndihmë të punës për hartimin e historikëve të fshatrave dhe të ndërmarrjeve. I, (bashkautor) - 1973
Në ndihmë të punës për hartimin e historikëve të fshatrave dhe të ndërmarrjeve. II, (bashkautor) - 1973
Mendimi politik e shoqėror i Rilindjes Kombėtare Shqiptare (pėrmbledhje artikujsh nga shtypi) Vëllimi II - 1976
Problemi i Autonomisë së Shqipërisë gjatë kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912 sipas shtypit të kohës - 1985
Kalo Brahim Xhaferaj një jetë në këmbë për mëmëdhenë, (bashkautor) - 2004
Dino Malo Islamaj-mësuesi atdhetar i Dhëmblanit, (bashkautor) - 2004
Kalo Brahim Xhaferaj në kujtimet e dy brezave, (bashkautor) - 2004
Kadri Mahmud Shametaj treçerek shekulli në këmbë, (bashkautor) - 2005
Fjala e parë - Atdhetarizmi - 2006
Bektash Zite - 40 vjet gazetar me penë në dorë - 2006
Ali Rakip Manaj - vullneti që lartëson njeriun,(bashkautor) - 2006
Miftar Ramadan Fana, 75 vjet me dorë në tasto e kufje në vesh - 2010
Kur kujtojmë Eshref Gjonçën - 2011
Botues shkencor
Jetoj mes kujtimeve e dhimbjes... - 2005
Në rrjedhat e kohës... - 2005
Lumturia kur bëhesh gjysh - 2005
Sinanaj - Lavdia jonë - 2006
Respekt e mirënjohje - 2006
Hysni Muka - Kuvend e pushkë - 2006
Mikpritja Shqiptare, mrekulloi George W. Bush - 2009
Bashkëpunëtor në botime
Turqit dhe Shqiptarët - 1994
Paleokastra, fshat me dy kala - 2005
Komandanti, atdhetari, njeriu... - 2006
Shtigjeve të Luftës me partizanët e Brigadës së XVI-Sulmuese - 2009
Reshat Zano Ramaj - Komandant i Batalionit partizan të Rinisë "Baba Fejzo" - 2009
Konsulent filmi
Flaka e maleve - 1982
Burimet
Biografi shqiptarësh
Historianë shqiptarë
Mësues shqiptarë
Njerëz nga Labëria
Ambasadorë shqiptarë
Diplomatë shqiptarë
Lindje 1937
Vdekje 2011 |
7762 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Gjuha%20koreane | Gjuha koreane | Gjuha koreane është gjuha zyrtare në Korenë e veriut dhe në Korenë e jugut. Në secilin nga këto dy shtete ka forma të ndryshme të standardizuara. Rreth 80 milion njerëz në botë flasin koreanisht.
Gjuhët e izoluara të Azisë |
7766 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Vokrri | Vokrri | Vokrri është mbiemër i veçantë dhe unikat shqiptar me origjinë nga Shqipëria (Lezhë, Durrës, Tiranë, Kavajë, Mirditë, Fier, Qerret). Nje pjese e vokerrve mendohet se u shperngulen ne fshatin sfeqel ne shek 18. nga shqiperia Sfeçël komuna e Podujevës. Këtë mbiemër mba vetëm një klan familjar shqiptar. Në historinë dhe fatin e Vokrrëve, si ne Shqipëri poashtu në Kosovë, disa familje janë nda nga vendbanimi origjinale dhe kanë kërkuar fatin e tyrë p.sh. në Shkodër, Durrës, Podujevë, Prishtinë, Shqipëri, Shkup dhe në diaspore
Në Gjakovë ka mbajtës te këtij mbiemri, poashtu edhe ne Mitrovicë. Ka një rast në Mirditë ku mbiemrin Vokrri e kan marrë si mbiemer, por më parë ato familje thirreshin "Fufi" dhe nuk kanë lidhje me të tjerët.
Ndërsa se si është lidhja e mbajtëseve të mbiemrit "Vokri" me vetëm një "r" në Turqi, mbetet të hulumtohet.
Si shqiptar kjo familje ka kontribuar gjithmonë bujarisht për Çështjën Kombëtare dhe në lami tjera të jetës shoqërore.
Evoluimi i mbiemrit
Shqipëri
Vokrri
Kosovë
Podujevë
Vokrri
Neziri
Fetahu
Gjakovë
Vokrri
Vokrraj
Lazri
Mitrovicë
Vokrri
Shkup, Maqedoni
Bajrami
Disa personalitete të njohura
nga Kosova
Fadil Vokrri
Selatin Vokrri
Adil Vokrri
Avdullah Vokrri, Dr.
Halit Vokrri
Selim Vokrri
nga Shqipëria
Hoxhë Vokrri
Podujevë
Emra |
7770 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Abdullah%20Vokrri | Abdullah Vokrri | Dr. Abdullah Vokrri lindi në fshatin Sfeçël të komuës së Podujevës në Kosovë.
Është drejtor i entit arsimoro-kulturor të Kosovës.
Veprimtar politik që nga vitet '70.
Avdullahu është i ati i futbollisteve Fadil Vokrrit dhe Adil Vokrrit.
Biografi shqiptarësh
Njerëz që jetojnë |
7774 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Tepelena%20jon%C3%AB | Tepelena jonë | Tepelena jonë është gazetë në gjuhën shqipe. Numri i parë doli në janar 2003. Botim periodik i Shoqatës – Kulturore – Shkencore Mbarëkombëtare “Ali Pashë Tepelena”.
Drejtor .Dr. Zihni Haskaj - historian
Këshilli Botues:
Ahmet Çaçi - ekonomist
Bektash Zite – gazetar
Beshir Rokaj – poet
Prof . Dr. Çerçiz Durmishi
Ferik Danaj – gjuhëtar
As. Prof. Hamit Kaba – historian
Muharrem Bushi - arsimtar
Dr. Muzafer Bonaj – historian
Prof. Dr. Nasip Meçaj – gjeograf
Pandeli Koçi – shkrimtar
Roza Kallëmbi – arsimtare
Dr. Selam Ramaj – agronom
Dr. Spiro Gjoni – historian letërsie
Shënime: Gazeta ka 8 faqe
Burimet
Tepelena jonë
Gazeta në gjuhën shqipe
Tepelenë
Gazeta |
7779 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Shfletuesi%20i%20internetit | Shfletuesi i internetit | Webbrowser [] apo Shfletues rrjeti (Browser angl. për "shfletues") apo Shfletuesi elektronik është program i kompjuterit për shikimin e faqeve të Internet-it. Përkrah HTML është shfletuesit i tregojnë edhe dokumente të ndryshme si Word (.Doc).
Shfletuesi elektronik zakonisht kryen më së paku dy funksione : shfletimin (gjurmimin) dhe interpretimin e fletëve të gjetura në internet. Në praktikë këto programe kanë edhe komponent tjera që ju mundësojnë kryerjen më shumë funksioneve si p. sh. : bllokimin e fletëve të padëshiruara, etj.
Poshtë e shihni listën e Shfletuesve të Internetit të kategorizuar sipas platformës.
Për më shumë platforma
Amaya
Aphrodite
Beonex Communicator
Contiki (edhe mbi 8-Bit-Systemen)
Dillo
emacs-w3m (Emacs)
links
lynx (Vetëm Tekste)
Google Chrome
Mozilla
Mozilla Firefox (përpara Phoenix)
Flock
Netscape
Netscape Navigator
Netscape Communicator
Netscape Compact)
Minimo
NCSA Mosaic
Netrik (Tekst, Grafika optionale)
Opera
Opera
W3 (Emacs)
Për ?
Maxthon
WorldWideWeb
Erwise
ViolaWWW
Safari
Shfletuesit për JAVA
Përdoren vetëm për një platformë të gjuhës programuese JAVA
HotJava
ICE Browser
Jazilla (Mozilla-Klon)
JRex
Just
Shfletuesit për Linux
Po ashtu për Linux përdoren shletuesit e sistemit Unix.
Chromium
chimera2
edbrowse
Encompass
Epiphany
Galeon
Kazehakase
Konqueror Version 4 do të Funksionon edhe në Windows
Links2
w3m
Internet Explorer for UNIX
Shfletues për Microsoft Windows
Windows Internet Explorer
K-Meleon
Maia
Off By One
Space-Browser 3D-Browser
Shfletues me funksione plotsuese për IExplorer
Këta shfletues përdorin bërthamën e Internet Eksplorës, mirëpo i kanë disa funksione më tepër, ose më pakë, por kryesisht të bazuara në Inerenet Eksplorer.
Avant Browser
Crazy Browser
CubicEye 3D-Browser
DeepNet Explorer
DX Browser
Exxoo Browser
Maxthon (më herët: MyIE2)
NeoPlanet
NetCaptor
Slim Browser
S Network snetwork.net
Netscape Navigator 8 (Kombination me Gecko-Engine prej Firefox dhe IE)
AOL (American Online)
Shfletues për DOS
Arachne
GEOS Brovser
Emacs
Emacs përdorë dy llojë shfletuesi : W3 dhe emacs-w3m të cilët funksionojnë sikurse në fletat në konsolë (mekanike) dhe në pjesën grafike të përdorimit (vizuale).
Shfletues për Macintosh
Microsoft Internet Explorer për Mac (Nuk prodhohet më)
iCab
Mozilla Camino (përpara Chimera)
OmniWeb
Safari
Shiira
Sunrise
Shfletues për Palm OS
Web Pro
Blazer
NetFront
IPanel
PocketLink
PalmScape
WebClipping
Shfletues për Amiga
AWeb
IBrowse
Voyager
Shfletues për Atari
Crystal Atari Browser (CAB)
HighWire
Light of Adamas
Wen.Suite
Shfletues për BeOS
NetPositive
Net++ (NetPositive-Klon)
Themis (Net-Positive-Klon)
Për platforma tjera
DreamKey për Sega Dreamcast
PlanetWeb për Sega Dreamcast
ABrowse për Syllable
QNX Voyager
Internet
Teknologji
Informatikë |
7784 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Bedri%20Ahmeti | Bedri Ahmeti | Bedri Ahmeti lindi në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës, Kosovë dhe ra dëshmor në Luftën e Kosovës në vitin 1999, është dëshmor kombëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aktiviteti i tij para pjesëmarrjes në ushtri zhvillohej nga diaspora. Me fillimin e luftës në Kosovë në vitin 1999 ai kthehet nga mërgimi dhe radhitet në radhët e UÇK-ës. Bedri Ahmeti do të përkujtohet përgjithmonë në historinë shqiptare si hero i Kosovës, së bashku me Isë Havollin dhe të gjithë dëshmoret tjerë të Kombit Shqiptar qe kanë dhëne jetën pe me mbrojtur vendin krenar tone.
Biografi shqiptarësh
Heronj
Dëshmorë
Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Vdekje 1999 |
7785 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Lista%20e%20gazetave%20shqip | Lista e gazetave shqip | Kjo është lista e gazetave shqip të renditura sipas alfabetit.
<div style="-moz-column-count:auto; column-count:6;">
A
Adriatiku
Albania
Atdheu
Agon
Agrobiznesi
Arena
Alternativa SD
B
Besa
Ballkan
Bota Sot
Bashkimi
Bashkimi
Bota e re
Biznesi
Bota Shqiptare
Balli i Kombit
Bashkimi i Kombit
Bashkë
Bota e Sportit
Buletini i luftës nacionalçlirimtare
“Bulevard”
Ç
Çamëria
Çika e Tërbaçit
D
Dajti
Dit' e re
Dita
Drita
Dibra
Dielli
Domosdova
Dita Jug
Dielli i Tomorrit
Dëshnica
Drapër dhe Çekan
Djersa e bujkut
Dukagjini
Durrës Biznes
Dita Informacion
Diella
Devolli
E
ExLibris
Epoka e Re
Express
Ekonomia
Ekolëvizja
Europa
Emigranti
Egnatia
E vërteta
Euro Albania
Eko Bisnesi
F
Fjala e emigrantit
Flaka
Fakti
Fterra jonë
Fjala
Fjala e Tokësorit
Festival
Fashizmi
Fjala jonë
Fjala
G
Gazeta e Korçës
24 Maji
Gazeta 55
Gazeta Plus
Griba
Gazeta Shqiptare
Gazeta Start
Gazeta "Fjala"
Gazeta e Gjelbër
Gazeta
Gazeta e Bashkisë Çorovodë
Gazeta e Durrësit
Gazeta Bulqiza
H
Humelica jonë
Hoturs
I
Iso-Polifonia
Intervista
Integrimi
Iliria Post
J
Jehona e Skraparit
K
Kallarati
Kamza
Karriera
Katundishta sot
Koha e jonë
Koha jonë
Koha Ditore
Koha
Koha javore
Kombi
Kombëtare
Korrieri
Korrieri i shëndetit
Korça
Kosova Sot
Ku vemi
Kukësi i ri
Kurora e gjelbër
Kushtrim Brezash
Kuçi i Labërisë
L
Liri e Shqipërisë
Liria
Labëria
Luftëtari
Lajm
Lajmetari
Lajmëtari i Beratit
Lazerati
Lajmëtari i Lirisë
Lajmi i Javës
M
Mësuesi
Metropol
Metropol Sport
Mirdita
Mesazhieri
Milosao
Mokra
Monitor
MAPO
N
Ndryshe
Nositi
Nacional
O
Odria
Orakulli i Tomorrit
Ora e Shqipërisë
P
Perlindja e Shqipëniës
proBiznes
Panorama
Panorama plus
Panorama Sport
Populli
Puna
Pararoja
Përmeti
Pasqyra
Pionieri
Postieri
Punëtorët
Prona ime
R
Rilindja e Arbënis
Reporteri
Rilindja demokratike
Republika
Rilindja
Rimëkëmbja
Rilindasi
Roskoveci
Rr
Rruga jonë
Rruga e Arbërit
Rrufeja
S
Sporti Shqiptar
Sport Ekspres
Standard
Sot
Sopata
Studenti (Suplement)
Sh
Shekulli
Shekulli i Ri
Sheperi
Shkodra
Shpresa kombëtare
Shqip
Shqiptarja.com
Shëndet Plus
Shëndeti (Shqiptarja.com)
Shqipëria
Shkëndija
Shpresa
Shqiptari i Italisë
Shkupi
T
Telegram
Tema
Telegraf
Tepelena jonë
Tirana
Trebeshina
Tirana observer
Tomori
Tungjatjeta
Tribuna
Tribuna Qytetare
Tropoja
Tragjasi
Tradita
Trimi i vogël
Tomori
U
Ushtria
unë Gruaja
V
Veriu
Vjosa
Vetëvendosje
Vëllazëria
Vllaznimi Sportiv
Z
Zëri i popullit
Zëri i së vërtetës
Zëri i Pensionistit
Zëri i Arbërit
Zëri i rinisë
Zëri i ditës
Zëri
Zagoria
Zëri i Kosovës
Zëri i Çamërisë
Zani i Ri
Zëri i Korçës
Zëri i Pelagonisë
Zemra thërret G +
Q
Qkakatre (Gazetë) |
7788 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Zona%20Operative%20e%20Llapit | Zona Operative e Llapit | Zona Operative e Llapit (shk.: ZOLL) quhej zona në regjionin e Podujevës apo lumit Llap në luftën e UÇKs së viteve të 1990ta kundër okupatorit sërb.
ZOLL kishte shumë luftëtar të zgjedhur dhe trima, disa nga të cilët dhanë jetën për atdheun tonë Kosovën.
Kjo zonë kishte edhe njësin speciale, që korri shumë suksese.
Njëri ndër luftëtarët e parë të UÇKs ishte edhe themeluesi i saj Zahir Pajaziti.
Luftëtarë dhe Deshmorë nga ZOLL
Nder-themelueset e ZOLL ishin Zahir Pajaziti (Bashke-Themelues i UÇK-së) dhe Ilir Konushevci (Mergimi).
Luftetarë tjerë të shquar
Zahir Pajaziti Komandant
Rrustem Mustafa - Komandant REMI
Hakif Zejnullahu
Sejdi Rama - Sejda
Muharrem Ismaili-shpendi
Saimir Konushefci - Saja
Latif Gashi - Komandant LATA
Isa Havolli
Bedri Ahmeti - Komandant BEDI
Habib Abdullahu - Komandant LULI - Keshtjella 28
Daut Rexha - Komandant SHPATI
Nazmi Ajeti
Avni Ajeti
Hyzri Talla
Sabit Neziri - Komandant ILIRI - Njisiti Elit
Sabit Rrahimi - Komandant YLLI
Kadri Kastrati - Komandant DAJA
Idriz Shabani - Komandant LUTA
Lutfi Babatinca - Komandant LUANI
Samet Arifi
Salih Sejdiu
Sami Plakolli
Ismet Derguti
Hasan Ramadani
Hysen Fazliu-CENI
Arif Muqolli - Kom, Profi
Fatmir Humolli - Kom Baci
Muhamet Latifi
Refik Jashari - KiKa
Selim Haziri - Bekria
Sevdaim Ramadani - Bali
Ismet Gashi - Vuqa
Sadat Cakiqi - Llapashtica
Morè
Kryengritje
Podujevë |
7796 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Ymer%20Pampuri | Ymer Pampuri | Ymer Pampuri është peshëngritës i njohur shqiptar, bartës i rekordit Olimpik për vitin 1972 në peshëngritje.
Karriera
Më 29 gusht 1972 në Mynih, Ymer Pampuri thyen Rekordin Olimpik në peshëngritje dhe bëhet Kampion i Botës.
Ymer Pampuri fillimisht ka pasur një pasion për cirkun. Në moshën 7-vjeçare pasioni i tij ka qenë cirku, por më pas do të bëhej peshëngritja. E ka zbuluar për herë të parë talentin e Ymerit në peshëngritje, Telat Agolli, i cili mandej e mori Ymerin në palestër dhe nisi ta stërviste. Nuk ishte më shumë se 20 vjeç, kur u shpall për herë të parë kampion kombëtar me peshën 120 kilogramë. Në 1972 Ymer Pampuri do të përfaqësonte Shqipërinë në Kampionatin Evropian që u organizua në Rumani. Ishin në përgjithësi sportistë dhe trajnerë pa përvojë të madhe. Shqipëria prezantohej aty për herë të parë. U shpall nënkampionë me peshën 125 kilogramë, e njëjtë me atë të vendit të parë, por mandej pesha trupore bëri diferencën. Në të njëjtin vit merr pjesë në Lojërat Olimpike që zhvilloheshin në qytetin e Mynihut. Në moshën 27-vjeçare, peshëngritësi i “17 nëntorit” të Tiranës theu në Gjermani rekordin olimpik të Yoshinobu Miyake të Japonisë në stilin e forcës. Gara u zhvillua më 29 gusht 1972 dhe Ymer Pampuri arriti të ngrinte 127,5 kilogramë. Veç medaljeve e titujve, i është akorduar edhe titulli “Mjeshtër i Madh i Punës”, si dhe urdhri “Naim Frashëri” i klasit të parë. Në vitin 1981 heq dorë përfundimisht nga sporti, që i kishte dhuruar aq shumë emocione për disa vjet radhazi dhe u rikthye në mjediset e Cirkut të Tiranës, aty ku do të dilte në pension në moshën 50-vjeçare. Pasi doli në pension në vitin 1994, Ymer Pampuri kërkoi të punonte për të fituar jetesën. Tashmë është 63 vjeç dhe punon vetëm si rojë porte në Institutin e Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar, INIMA.
Në vitin 1972, kur Ymer Pampuri dhe trajneri i tij, Zydi Mazreku, deklaruan para nisjes në Olimpiadën e Mynihut se do të shkonin në Gjermani për të marrë medalje, shumë nga drejtuesit e sportit shqiptar në atë kohë qeshën. Deklarata e Pampurit dhe trajnerit të tij u bë objekt debati nga shumë funksionarë në Ministrinë e Rinisë dhe Sportit. Kishte dhe nga ata që kërkonin që Pampuri të mos shkonte, pasi nuk ishte mirë mendërisht. Edhe pse më parë kishte arritur rezultate të mira, askush nuk mendonte se një sportist shqiptar mund të merrte medalje në Mynih, apo të vendoste rekorde që ende sot nuk janë thyer. “Unë kisha bërë një përgatitje të mirë fizike dhe teknike, dhe së bashku me trajnerin kishim besim”, tregon Pampuri. “Drejtuesit e sportit mendonin se kjo deklaratë e imja ishte vetëm një lajthitje e mendjes. Madje më quajtën edhe të çmenduar dhe për këtë kërkuan që para se të nisesha në Gjermani të bëja dhe një vizitë te mjeku neurologë. Së bashku me trajnerin shkuam te mjeku Bajram Preza, ku iu nënshtrova disa vizitave mjekësore. Në përfundim doktor Preza tha se isha shëndoshë e mirë dhe mund të merrja pjesë në Olimpiadën e Mynihut. Shkuam në Olimpiadë dhe arrita të merrja medalje”, rrëfen kampioni i Botës, Ymer Pampuri.
Ymer Pampuri i rikthehet peshëngritjes në moshën 63-vjeçare. Legjenda e sportit shqiptar, por edhe një nga personat më të njohur të Cirkut Kombëtar, ka marrë mbi supe një sfidë të re, Kampionatin Botëror për Mjeshterine që zhvillohet në Francë nga data 26 gusht deri më 2 shtator 2006.
U nda nga jeta më 18 janar 2017.
Biografi shqiptarësh
Peshëngritës shqiptarë
Medalistë olimpikë shqiptarë |
7816 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Kisha%20Ortodokse%20Autoqefale%20e%20Shqip%C3%ABris%C3%AB | Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë | Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është një Kishë Ortodokse Lindore e përhapur në Shqipëri. Zë vendin e 13-të në diptikët e Patrikanës së Kostandinopojës (Stamboll, Turqi) dhe të 12-të në diptikët e Patrikanës së Moskës. Primati i saj mban titullin "Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë". Që nga viti 1992 ky rol është luajtur nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos.
Sfond
Treva e Shqipërisë së sotme, e shtrirë përgjatë pjesës veriore të bregdetit Jon dhe pjesës jugore të bregdetit Adriatik si dhe në brendësi rreth pjesës perëndimore të aksit të rrugës Egnatia, merrte pjesë drejtpërdrejt në brumëzimet politike e shpirtërore të tri perandorive të njëpasnjëshme: romake, bizantine dhe osmane. Njëkohësisht, u bë objekt sulmesh e plaçkitjesh barbare nga popuj të ndryshëm (hunët, gotët, normanët, serbët, bullgarët, venedikasit etj.), të cilët synonin territorin e saj. Qendrat më kryesore mitropolitane, gjithmonë kishin përbërje shumetnike, me praninë e elementit ilir, helen e romak, por dhe herë pas here me mbetje të tjera pushtuesish të ndryshëm.
Në bazë të juridiksionit kishtar të krahinave të Shqipërisë së sotme, dallojmë këto periudha:
Nga vitet apostolike deri në vitin 731 –gjenden në Kishën vetadministruese të Ilirikut lindor, nën Vikariatin roman të Selanikut.
Nga viti 731 deri në fillim të shek. XI –nën Patrikanën e Kostandinopojës.
Nga fillimi i shek. XI deri në vitin 1767 –shumica e peshkopatave gjenden nën Kryepeshkopatën Autoqefale të Ohrit.
Nga viti 1767 deri në vitin 1937 –nën Patrikanën e Kostandinopojës.
Nga viti 1937 deri në ditët tona –Autoqefale.
Nga vitet Apostolike deri në vitin 731
Shën Pavli, duke i shkruar bashkësisë së Romës nga Korinthi (në vitet 55 – 57 pas Krishtit), thotë se ai veproi me zell hyjnor, "kështu prej Jeruzalemit e përqark e gjer në Ilirik, kam predikuar Ungjillin e Krishtit" (Rom. 15: 18-19). "Gjer në Ilirik" tregon se mund të përfshihet edhe Iliriku, i cili në shek. I pas Krishtit ishte provincë e Maqedonisë. Nën dritën e vargut që pason "kështu jam munduar të predikoj Ungjillin jo aty ku njihej Krishti, që të mos ndërtoja mbi themelin e ndonjë tjetri" (Rom. 15: 20), kemi të drejtë të supozojmë se Apostull Pavli, personalisht ose nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, mbolli i pari farën e Ungjillit edhe në zonën gjeografike të Shqipërisë, së cilës po i referohemi. Prania e tij në Nikopojë (Nikopoli), pak më në jug të Shqipërisë së sotme, është e pakundërshtueshme (Titit 3: 12); ashtu si edhe veprimtaria apostolike e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Titit, në Dalmaci, pak më në veri të Shqipërisë së sotme (2 Timoteut 4: 10). Sipas një tradite të hershme tregohet se apostull i zonës ka qenë Qesari, një nga të 70 apostujt, kurse sipas një tradite tjetër që bie dakord me të, tregohet se Pavli vendosi Qesarin si peshkopin e parë të Dyrrahut (Durrësit).
Dëshminë më të qartë rreth pranisë së komunitetit kishtar në Durrës, e tregon martirizimi i peshkop Astit në vitin 98 pas Krishtit. Në librin e Mujores së Kishës Ortodokse (Menologion), shkruhet: “Më 6 korrik Shën Asti, peshkop i Durrësit, mbaroi jetën e tij mbi kryq, i lyer me mjaltë dhe i thumbuar nga bletët”. Një ditë më vonë, më 7 korrik, kremtohet kujtimi i disa shenjtorëve: i Peregrinit dhe atyre që ishin me të, Lukianit, Pompeit, Hesikit, Papiut, Saturninit e Gjermanit, me origjinë latine, të cilët i mbyti në det guvernatori i Durrësit, Agrikola.
Durrësi, Epidamni i vjetër, koloni e hershme e kerkirasve (të ardhurve nga Korfuzi), ishte porti kryesor i Adriatikut, port prej së cilit romakët hynë në Ballkan dhe me anë të rrugës Egnatia, në Selanik dhe Kostandinopojë. Në këtë udhëkryq ishte e natyrshme të zhvillohej që në shekujt e parë të Krishterimit një Kishë kozmopolite, e cila ndonëse vuajti në mënyrë të përsëritur pushtimet, tërmetet, zjarret, gjithnjë ripërtërihej e riorganizohej.
Në kohën e Dioklecianit (284 – 305) zona veriore e Shqipërisë së sotme, me qendër Shkodrën, përbënte një pjesë të krahinës së Prevalitanës (Praevalitana); zona qendrore deri në lumin e Vjosës, me qendër Durrësin, përbënte krahinën e Epirit të Ri (Epirus Nova) dhe zona nga Vjosa deri në gjirin e Ambrakisë përbënte atë të Epirit të Vjetër (Epirus Vetus). Kur Perandoria Romake, me vdekjen e Theodhosit të parë në vitin 395, u nda në Lindje dhe Perëndim, territori i Shqipërisë së sotme kaloi në varësinë e krahinave lindore. Deri në kohën e Kostandinit të Madh, ajo varej politikisht dhe kishtarisht nga Roma. Më pas varej vetëm politikisht nga Kostandinopoja, ndërsa kishtarisht mbeti në juridiksionin e vjetër deri në vitin 731.
I gjithë Iliriku Lindor ishte një kishë vetadministruese nën mbikqyrjen e lartë të Romës, nëpërmjet Vikariatit të Selanikut. Midis nëntë peshkopatave të Vikariatit, mitropoliti i Durrësit radhitej i pesti. Tek “Synekdimos i Herakliut”, i shek. VI, përmenden qytete që sot gjeografikisht i përkasin Shqipërisë, kështu në Epirin e Ri: Dyrrahu, Skampa (Elbasani), Apollonia, Bylis, Amantia, Pulkeriopoli (Berati), Avlona (Vlora), Listra dhe Skipon; në Epirin e Vjetër: Evria, Finiqi, Adrianopoli, Ankiasmos dhe Butrotos (Butrinti). (Emrat e qyteteve dhe peshkopatave përmenden në burime të ndryshme me mjaft ndryshime). Më në jug, nga viti 429, ishte peshkopata e Dropullit, me seli fillimisht diku afër Goricës së Dropullit e më vonë (në vitin 558) në Peshkëpi. Shpeshherë selitë peshkopale zhvendoseshin për shkak të vështirësive politike e të luftërave në këtë zonë. P.sh. kur peshkopatat e Ankiasmos dhe e Finiqit u shkatërruan nga sulmet e gotëve të Totilës (552) selia e peshkopatës së Ankiasmës u zhvendos në Himarë dhe ajo e Finiqit përkohësisht në manastirin e Mesopotamit e më pas në Delvinë, ndërsa selia e Evrias fillimisht në manastirin e Soronias dhe më vonë u bashkua me peshkopatën e Butrintit.
Të dhënat historike për këtë periudhë janë shumë të kufizuara. Dëshmi të tjera plotësuese sjellin gjetjet arkeologjike, si gurë të çmuar mozaiku dhe disa emra shenjtorësh e peshkopësh. Por këto nuk mjaftojnë për rikompozimin e mozaikut të historisë së Kishës lokale. Varret e krishtera që u gjetën në portikun jashtë mureve të Butrintit (ndoshta të shek. II), janë elementët më të hershme të pranisë së komunitetit të krishterë në Shqipërinë e sotme. Në vende të ndryshme janë zbuluar bazilika paleokristiane (shih Arti - Arkitektura), kryesisht të shek. V – VI, të cilat dëshmojnë me përmasat e tyre se i shërbenin komuniteteve të krishtera me numër të madh besimtarësh dhe përbëjnë dëshmi serioze rreth lulëzimit të Krishterimit në këto vende.
Zonën tonë e vaditën me gjakun e tyre këta shenjtorë: Elefteri, “peshkop i Vlorës dhe i Ilirikut” dhe nëna e tij Anthia (në vitin 120); Donati e Therini (në Butrint, në vitin 250); Danaksi (në shek. III); Isauri, Vasili, Inocenti, Feliksi, Hermia e Peregrini (në Apolloni, në shek. III); Trifoni (nga Sheqishta e Fierit, në vitin 313); Donati, peshkop i Evrias (në vitin 387) etj. Nga Aktet e Sinodeve Ekumenike (Kuvendeve Mbarëbotërore Kishtare) njohim disa peshkopë: Eukarin e Durrësit dhe Feliksin, “peshkop i qyteteve të Apollonisë e Bylisit”, të cilët morën pjesë në Sinodin III Ekumenik (në Efes, në vitin 431); Lukën (e Durrësit), Eusebin “e Apollonisë së Epirit të Ri”, “Petron e Ekineut”, në serinë e peshkopëve të Epirit të Ri dhe Pelegrinin e Finiqit, Klaudin (ose Kladeo) e Ankiasmës, që morën pjesë në Sinodin IV Ekumenik (në Halkedoni, në vitin 451); Sisinin (e Durrësit), në Sinodin e V-VI (Penthekt ose Quinisext) “nën Kupolë” (në Kostandinopojë, në vitin 691/692). Gjithashtu, në raste të tjera përmenden edhe peshkopë të tjerë: Hipati, në Sinodin lokal të Epirit, në vitin 516; Eftihi (ose Efstohi) në vitet 449 – 451; Kostandini, në vitet 523 – 529; Valeriani, peshkop i Finiqit në kohën e perandorit Leont; Filipi, në vitin 516 dhe Eustathi, në vitin 586.
Nga viti 731 deri në fillim të shek. XI
Periudha e dytë (nga viti 731 deri në fillim të shek. XI) fillon me bashkimin e Ilirikut Lindor me Patrikanën e Kostandinopojës, nga perandori ikonoklast Leoni III Isauri dhe arrin deri në vartësinë e shumë peshkopatave të Shqipërisë së sotme nën Kryepeshkopatën Autoqefale të Ohrit. Tronditjet në këtë vend ishin të vazhdueshme dhe popullsia e krishterë përballoi sprova të mëdha. Më e vështira nga këto ishte pushtimi i Durrësit nga bullgarët, në vitin 896. Pas betejash të ashpra Vasili II mundi të vendosë (1014 – 1018) sundimin bizantin në këtë zonë.
Të dhënat historike për jetën kishtare të kësaj periudhe janë gjithashtu të pakta. Dëshmitë më të besueshme mbeten emrat e dokumentuar të peshkopatave dhe peshkopëve. Tek “Taktikon” e Leonit III (733), ashtu si tregohet në “Parisinus Codex”, rajoni i Ilirikut me mitropoli Durrësin (në të cilën varen 8 peshkopata: e Thamnit, e Skampës, e Liknidhës (Ohrit), e Amantias, e Bylisit, e Atradhës, e Avlonës (Vlorës) dhe e Akrokeravnisë) zë vendin e 15–të në listën e Patrikanës Ekumenike. Më vonë, në “Kushtetutën kishtare” të perandorit Leon Sofos (i Dituri), në fillim të shek. X, mitropoliti i Durrësit renditej në vendin e 43–të (përpara mitropolitit të Izmirit), me 15 peshkopë në varësi të tij: të Stefaniakës, Ko(u)navisë, Kroonit (Krujës), Elisus (Lezhës), Diokleas, Shkodrës, Drivashtit (Drishtit), Polaton, Gllavenicës ose Akrokeravnisë, Avlonës, Liknidhës, Antivarit (Tivarit), Çernikës, Pulkeriopolit (Beratit) dhe Gradicës. Kjo gjë lë të kuptosh, se kishte organizim të zhvilluar kishtar. Gjithashtu tregon se krijohen peshkopata të reja dhe se prej të vjetrave disa mbeten të qëndrueshme, ndonëse ndryshojnë vendin në renditje, ndërsa të tjera shfaqen me emra të rinj.
Si mitropolitë të Durrësit të kësaj periudhe përmenden: Niqifori, që shfaqet në Aktet e Sinodit të VII Ekumenik në Nikea dhe Lukiani, që firmos në Aktet e Sinodit të madh në kohën e Fotit, në Kostandinopojë në vitin 879. Gjithashtu ruhen edhe emrat e kryepriftërinjëve të peshkopatës së Dropullit, ndërmjet të cilëve: Kozmai (754 – 787), që përfaqësoi Epirin në Sinodin e VII Ekumenik dhe Vasili I (822). Në shek. X ose në fillim të shek. XI veproi e u martirizua pranë Elbasanit Shën Gjon Vladimiri, lipsanet e të cilit u ruajtën në manastirin me të njëjtin emër.
Nga fillimi i shek. XI deri në vitin 1767
Në këtë periudhë dallojmë dy faza kronologjike, me vijë ndarëse kohore pushtimin osman.
Për formimin e Kryepeshkopatës së Ohrit, në vitin 1018 – pas rënies së shtetit bullgar të Samuelit – perandori bizantin Vasili II nxori tre sigjile (vendim perandori për çështje kishtare), duke i dhënë asaj në varësi gjithsej 32 krahina kishtare. Kështu, u krijua një Kryepeshkopatë e pavarur shumë e madhe, nga e cila vareshin këto peshkopata që bëjnë pjesë në Shqipërinë e sotme: e Gllavenicës – Akrokeravnisë, e Belegradit – Pulkeriopolit (Beratit), e Çernikës, e Adrianopolit dhe e Butrintit.
Mitropolia e Durrësit në shek. XI – XIII vazhdon të varet nga Patrikana e Kostandinopojës. Midis kryepriftërinjëve që e drejtuan, shquhen: Laurenti (1025), Kostandin Kavasila (1180), Romanoi (1240). Hera e fundit ku përmendet mitropoliti i Durrësit nën varësinë e Kostandinopojës është viti 1280, ku më pas shfaqet nën varësinë e Kryepeshkopatës së Ohrit. Se si hyri nën juridiksionin e saj, kjo nuk është e qartë. Durrësi ishte vendi i lindjes së muzikantit të madh bizantin Shën Joan Kukuzelit (në shek. XII ose sipas disa të tjerëve në shek. XIV), i cili jetoi në Malin e Shenjtë (Atos). Në Malin e Shenjtë gjithashtu asketuan edhe Shën Nifoni nga Lukova e Himarës dhe Shën Nili Erihioti nga Kanina.
Pas copëtimit të Perandorisë Bizantine nga latinët në vitin 1204, zona e Epirit të Ri e të Vjetër u ndikua nga planet ekspansioniste të mbretërve anzhuinë të Napolit dhe nga planet tregtare të venedikasve. Me formimin e Despotatit të Epirit (1267 – 1479), shumë peshkopata që ndodhen në truallin e Shqipërisë së sotme u gjendën përballë ndikimeve të ndryshueshme, por që nuk është e mundur të përmenden në këtë diagramë të shkurtër e përmbledhëse historike.
Nga fundi i shek. XI, Kisha Romano-Katolike shtoi përpjekjet për të shtrirë influencën e saj më në jug (me krijimin e peshkopatave të Krujës, Antibarit (Tivarit), Shkodrës etj.). Veçanërisht nga shek. XIII, pas sundimit latin (1204 – 1474), pjesa veriore e Shqipërisë së sotme u ndikua fuqishëm nga Romano-Katolicizmi. Në vitin 1273, pas vdekjes së mitropolitit ortodoks të Durrësit, pas një tërmeti, u vendos në qytet një peshkop romano-katolik. Pushtimi serb në shek. XIV shkaktoi shkretim në shumë krahina. Në të njejtën kohë familjet shqiptare (Topiajt, Balshajt, Shpatajt, Muzakajt) formojnë principata të vogla. Në vitin 1335, perandori bizantin Androniku i Ri ndërmerr një fushatë ushtarake nga Kostandinopoja dhe, nëpërmjet Selanikut, arrin në Durrës, duke i imponuar zotërimin bizantin nënshtetasve të tij kryengritës. Më vonë udhëheqësit e fuqishëm lokalë të familjes së Topiajve ua dorëzojnë Durrësin venedikasve, të cilët do ta mbajnë nën kontroll qytetin nga viti 1392 deri në vitin 1501. Në fund të fazës së parë shkëlqen figura heroike e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, i cili me luftërat e tij (1451-1468) bëhet simbol i qëndresës së fundit të krishterë ndaj osmanllinjtë. Së fundi, edhe Durrësi bie në duart e turqve, më 1501 dhe kështu kryhet plotësisht pushtimi osman. Gjatë kohës së varësisë së mitropolisë së Durrësit nën atë të Kryepeshkopatës së Ohrit, krahina e Durrësit përmendet herë nën një mitropolit me titullin “i Durrësit, Gora-Mokrës”, dhe herë dallohet në mitropoli “e Durrësit” dhe peshkopata e “Gora-Mokrës”. Emra të njohur të mitropolitëve të Durrësit të kësaj periudhe janë: Danieli (1693), që më pas bëhet i Korçës (1694); Kozmai (1694), “mitropolit i Durrësit dhe i Dalmatëve”; Neofiti (1760); Grigori (1767).
Përsa i përket kohës së themelimit të Mitropolisë së Belegradit (Beratit), nuk kemi dëshmi. Emërtimi Belegrad shfaqet në fillimet e shek. XIV. Ky qytet, që u quajt edhe Berat, u pushtua prej osmanëve në kohën e Sulltan Muratit, në vitin 1431. Përmenden 20 emra kryepriftërinjsh, nga të cilët më të njohurit janë: Ignati (1691 – 1693), që bëhet më vonë Kryepeshkop i Ohrit; dhe Joasafi I (1752 – 1760 dhe 1765 – 1801), kur gjatë viteve të tij krahina kishtare e Belegradit u rikthye në fronin e Kostandinopojës.
Zona e Korçës, madje përpara se të ndërtohej qyteti, në vitin 1490, përfshihej në Mitropolinë e Kosturit, dhe kjo vetë ishte nën vartësinë e Kryepeshkopatës së Ohrit. Mitropolia e Korçës u themelua në fillim të shek. XVII, duke mbledhur rreth saj peshkopatat e Kolonjës, Devollit dhe Selasforit (Zvezdës). Peshkopi i parë i njohur i Korçës është Neofiti (1624 – 1628). Në vitin 1670, Kryepeshkopi i Ohrit Partheni, nga Korça, e ngriti vendlindjen në rang mitropolie, me titullin Mitropolia e Korçës, Selasforit dhe Voskopojës.
Zonat jugore vazhduan të vareshin nga Patrikana e Kostandinopojës. Prej 18 peshkopëve të Delvinës që njihen, ku më i hershmi është Manasiu (1270), shquhen: Sofroni (1540), intelektual i dëgjuar; Zaharia (1670 – 1682), mëshirues dhe predikues i palodhur; Manasiu (1682 – 1695), ndërtues shkollash në fshatrat e krahinës së tij, pararendës në këtë aspekt i Shën Kozmait të Etolisë. Dëshmitë për peshkopatën e Dropullit (shek. XI – XVIII) janë më të shumta. Nga 41 emrat e ditur të peshkopëve të saj shquhen: Sofiani (1672-1700), luftëtar heroik kundër kthimeve në myslimanë (islamizimeve); Mitrofani (1752 – 1760), i përgatitur dhe muzikolog i shquar; dhe Dositheu (1760 – 1799), i cili u kujdes për ndërtimin e rreth 70 kishave.
Gjatë periudhës së sundimit osman problemi më serioz për Kishën ishte kthimi i vazhdueshëm masiv në myslimanë. Më shumë ndikohet popullsia shqiptare –përveç të tjerave, edhe për arsye të mungesës së literaturës së krishterë në gjuhën amtare shqipe. Në të njejtën kohë, në zonën bregdetare të Himarës veprojnë misione të ndryshme propagandistike romano-katolike. Për mbështetjen e ortodoksëve, nga shek. XVII, në shumë zona ndërtohen manastire të reja, të cilat zhvillohen edhe në qendra të qëndresës ortodokse, kultivimit shpirtëror, arsimimit dhe aktiviteteve të dobishme sociale, p.sh. manastiret e Raveniës, Pepelit, Drianit, Çepit, Poliçanit, Çatistës, Kamenës, Leshnicës, Kakomisë, Palasës, Himarës, Dhërmiut, Qeparoit, Hormovës, Kodrës, Ardenicës (Ardevusës), Apollonisë, Joan Prodhromit (Pararendësit) në Voskopojë, etj. Gjatë kësaj kohe shumë klerikë punuan me entuziazëm për fuqizimin e popullsisë ortodokse. Nga këta shquhet hieromonaku (prift murg) Nektar Terpo nga Voskopoja, aktiviteti i të cilit shtrihej në zonën e Beratit e të Shpatit, nga viti 1710 – 1730. I përndjekur u strehua në Itali, ku edhe botoi veprën e tij “Besimi”, për të ndaluar islamizimin e ortodoksëve.
Në shumë vende të Shqipërisë së Jugut qëndresa ortodokse fuqizohet me ngritjen e kishave dhe organizimin e shkollave. Një nga qendrat më të rëndësishme ortodokse ishte Voskopoja, e ndërtuar në një rrafshnaltë, të vështirë për të shkuar. Në shek. XVIII ajo kishte rreth 60.000 banorë dhe njihte një lulëzim të mahnitshëm ekonomik e shpirtëror. Famë të madhe morën: “Akademia e Re” (1744), bibilioteka dhe shtypshkronja e saj. Qytetin e zbukuronin 20 kisha. Deri në vitin 1670 Voskopoja varej drejtpërdrejt nga Kryepeshkopi i Ohrit, më pas hyri në Mitropolinë e Korçës. Pas plaçkitjes që iu bë në vitin 1771, sepse kishte marrë pjesë në kryengritjen e Orlofit, filloi rënia e saj, që arriti kulmin në vitin 1916, kur u dogj nga çeta kaçakësh.
Që të shmangnin islamizimin e dhunshëm dhe në të njëjtën kohë të mbanin identitetin e origjinës së tyre, grupe të robëruara në shumë vende të Perandorisë Osmane preferuan të bëheshin "kriptokrishterë" (të krishterë të fshehtë). Në jetën e tyre publike shfaqeshin me emra myslimanë dhe silleshin si të tillë, por në jetën e tyre familjare mbanin traditat e tyre ortodokse. Në Shqipëri shembulli më tipik i kriptokrishterimit është ai i toskëve të Shpatit, zonës malore në jug të Elbasanit. Ky fenomen zgjati nga fundi i shek. XVII deri në fund të shek. XIX. Nuk munguan në këtë zonë edhe dëshmorët e rinj: oshënar-dëshmor Nikodhimi në vitin 1722 (përmendet nga Elbasani, por është nga Vithkuqi dhe u martirizua në Berat) dhe Kristo kopshtari ose arvanitasi, nga zonat përqark lumit Shkumbin, martirizuar në Kostandinopojë në vitin 1748.
Nga viti 1767 deri në vitin 1937
Periudha e katërt (1767 – 1937) shtrihet nga shfuqizimi i statusit të Autoqefalisë së Kryepeshkopatës së Ohrit deri në dhënien kanonike të statusit të Autoqefalisë Kishës së Shqipërisë. Ngjarja e veçantë dhe vendimtare në këtë periudhë është formimi i shtetit shqiptar, më 1912.
Në këtë periudhë riorganizohen mitropolitë dhe peshkopatat, ndërtohen kisha të reja dhe herë pas here bëhen përpjekje sistematike për zgjimin shpirtëror të ortodoksëve. Figura më e madhe e kësaj kohe ishte Shën Kozmai i Etolisë, i cili edhe veproi në këto zona nga viti 1775 deri 1779, duke përfunduar veprimtarinë e tij misionare historike me martirizim, në vitin 1779, në Berat. 30 vjet më pas, një tjetër shenjt, Nikita Arvaniti "nga vendet e Arvanitia-s (Arbërisë)", ndoshta nga Shpati, predikoi Krishtin dhe u martirizua në zonën e Serres dhe Dramës (në Greqi), në vitin 1809.
Gjatë shek. XVIII dhe XIX u bënë përpjekje serioze për përkthimin në shqip të Shkrimit të Shenjtë. I pari që përmendet është hieromonaku Grigor Knstandinidhi (më pas mitropolit i Durrësit), i cili përktheu Dhiatën e Vjetër e të Re, me gërma të një alfabeti shqip që e kishte shpikur vetë. Fatkeqësisht, ky përkthim humbi. Në shek. XIX Grigor Gjirokastriti, (peshkop i Evias), botoi një përkthim të Dhiatës së Re në shqip, me gërma greke. Më vonë dolën përkthimet e Kostandin Kristoforidhit, në gegërisht (1869) dhe në toskërisht (1879), fillimisht me gërma greke. Kryepriftërinj të shquar në këtë periudhe ishin mitropolitët e Durrësit: Grigor Kostandinidhi, Voskopojari, (1767 – 1772) dhe Krisanthi nga Madita (1821 - 1823), një nga shpikësit e metodës së re të muzikës kishtare (bizantine); mitropolitët e Dropullit: Dositheu (1760 – 1799), Gavriili Sifniosi (1799 – 1827), Joakimi nga Hios (1828 – 1835), i cili u ngjit 2 herë në fronin ekumenik (1860 – 1863 dhe 1873 – 1878); dhe mitropolitët e Beratit: Joasafi II (1802 – 1855) dhe Anthim Aleksudhi (1855 – 1887).
Historia
Kisha Ortodokse Shqiptare në SHBA
Me krijimin e shtetit shqiptar, në vitin 1912, fillon një fazë e re për Kishën ortodokse. Me arritjen e pavarësisë politike u shtrua me ngulm kërkesa e pavarësisë e të gjitha komuniteteve fetare nga qendrat, që ndodheshin në shtete të tjera. Rol vendimtar luajti diaspora shqiptare në Amerikë dhe në Evropë, me shoqatat e tyre të ndryshme, si p.sh. shoqëria “Drita”, e themeluar në Bukuresht, në vitin 1886. Veçanërisht e rëndësishme ishte edhe veprimtaria e Fan Nolit (Theofan Stiljan Nolit ose Mavromatit), i cili përktheu shumë tekste kishtare në shqip, duke ngulmuar që këto të përdoreshin në adhurim; më pas ai zuri vende drejtuese, fillimisht në Kishë, si mitropolit i Durrësit, dhe më pas në Shtetin Shqiptar, si ministër i jashtëm dhe kryeministër, në vitin 1924.
Kisha ortodokse e Shqipërisë u shpall Autoqefale fillimisht nga Kongresi i Beratit, më 10 shtator deri më 12 shtator 1922. Vendimet e tij i njohu qeveria shqiptare, e cila dhe e kishte shtyrë atë që të zhvillohej. Në Kongres u caktua Këshilli i Lartë Kishtar, që do të drejtonte përkohësisht Kishën. Në shkurt 1929 u formua Sinodi i Shenjtë i përbërë nga: Visarion Xhuvani (që ishte dorëzuar në peshkop, në Serbi më 1925) si Kryepeshkop i Shqipërisë dhe mbikqyrës i mitropolisë së Korçës, Agathangjel Çamçe mitropolit i Beratit, Ambroz Ikonomi mitropolit i Dropullit dhe Efthim Kosteva ndihmës i Kryepeshkopit. Në 29 qershor 1929, në Kongresin e Dytë Kleriko-laike që u mbajt në Korçë, u votua “Statuti i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”. Patrikana Ekumenike refuzoi të pranonte këto veprime jokanonike, por u tregua e gatshme për t’i dhënë vetadministrim dhe paralelisht përdorimin e gjuhës shqipe në adhurim, predikim dhe në arsimimin kishtar. Për shkak të zhvillimeve politike dhe rreziqeve të ndryshme nga Perëndimi, Patrikana pranoi të diskutonte gjithashtu edhe çështjen e Autoqefalisë. Madje, ajo dërgoi në Shqipëri për bisedime me autoritetet shqiptare Mitropolitin e shquar të Trabzonit, Krisanthin, që më vonë u bë Kryepeshkop i Athinës. Krisanthi u shpreh pro dhënies së Autoqefalisë dhe sugjeroi ecurinë në vazhdim.
Që të normalizoheshin marrëdhëniet me Patrikanën Ekumenike, u mblodh në Korçë, në maj 1936 Kongresi Kleriko-laik, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të 4 dioqezat (krahinat kishtare). Kongresi kërkoi falje nga Patrikana; u bënë bisedime në Athinë (13 mars 1937) dhe një komision i përbërë nga shqiptarë shkoi në Kostandinopojë për të rregulluar përfundimisht çështjen. Kjo anomali e zgjatur kishtare ishte shumë e vështirë e jo e favorshme për zhvillimin e jetës shpirtërore kishtare të ortodoksëve të Shqipërisë. Kleri vuajti mjaft si rezultat i trysnive të ndryshme dhe vështirësisë ekonomike. Populli mbeti i përçarë për një kohë të gjatë, duke qenë se trazirat kishin përmasa kombëtare të komplikuara. Nga rrëmuja u përpoqën të përfitonin Uniatët dhe grupet protestante.
Nga viti 1937 deri në ditët tona
Njohja kanonike e Autoqefalisë nga Patrikana Ekumenike, në kohën e Patrikut Beniamini I, hap një periudhë të re për Kishën e Shqipërisë. Më 12 prill 1937 u dha Tomos-i Patriarkal dhe Sinodal “mbi bekimin e Autoqefalisë së Kishës ortodokse në Shqipëri”. Sinodi i parë pas zgjedhjeve kanonike në Patrikanën Ekumenike u formua nga: Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Kristofor Kisi, peshkopi i Korçës Evlogj Kurila, peshkopi i Beratit Agathangjel Çamçe dhe peshkopi i Gjirokastrës Pandeleimon Kotoko. Dy mitropolitë u bënë peshkopata, kurse peshkopata e tretë (e Gjirokastrës), u formua nga enoritë e Mitropolisë së hershme të Dropullit, që ndodheshin brenda Shqipërisë. Dy veçoritë e Kishës ortodokse të Shqipërisë fshihnin probleme të veçanta. E para, origjina etnike e popullsisë ortodokse (shqiptarë, grekë, vllahë dhe sllavë). E dyta, fakti se ortodoksët nuk përbënin shumicën, si në vendet e tjera të Ballkanit, por vetëm 23% të popullsisë. Kështu kundërshtimet politike, ideologjike dhe sociale që ekzistonin përbrenda Shqipërisë, por edhe turbullirat e luftës në rajon kishin pasoja të shumta në jetën e Kishës.
Pushtimi italian
Me hyrjen e ushtrive italiane, më 7 prill 1939, Shqipëria u bë pjesë e Italisë fashiste. E si rrjedhojë, menjëherë, u vunë në zbatim plane edhe për bashkimin analog fetar. Paralelisht me vendosjen e urdhrave misionarë romano-katolike në zona të ndryshme në jug të vendit, ekzistonte edhe plani strategjik i thithjes së ortodoksëve me anën e Uniatizmit. Propaganda theksonte se bashkimi i gjithë të krishterëve shqiptarë nën mbrojtjen e Vatikanit dhe shtetit italian, do të ndihmonte në zhvillimin e vendit. Sipas disave, Kryepeshkop Kristofori kishte pranuar të bashkohej me arbëreshët e Italisë (Uniatë), sipas të tjerëve, ai po përpiqej të fitonte kohë, duke e shtyrë çështjen. Megjithatë, mungesa e shumicës absolute në organet ekzekutive të Kishës ortodokse përmbysi planet e bashkimit me Uniatizmin, të cilat u shkatërruan përfundimisht me kapitullimin e Italisë, në vitin 1943.
Përndjekja ateiste
Në 23 vitet e para të tij kishte formën klasike, ashtu si në Rusi dhe në vendet e tjera të Ballkanit. Më 25 dhjetor 1948 Kryepeshkop Kristofori u detyrua të largohej dhe Kryepeshkop i ri u vu Pais Vodica, që në atë kohë ishte peshkop i Korçës (kishte mbetur i ve). U lejua gjithashtu të mbahet në Tiranë, nga 5-10 shkurt 1950, Asambleja Kleriko-laike e Kishës ortodokse, që të votohej Statuti i ri, i cili në disa pika përmirësoi Statutin e vitit 1929. Hierarkia e Kishës, pas vitit 1952, përbëhej nga Kryepeshkopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Pais Vodica, peshkopi i Gjirokastrës Damian Kokoneshi, i Korçës Filothe Duni, i Beratit Qiril Naslazi dhe ndihmës peshkop Sofron Borova. Kryepeshkopi kanonik Kristofori, u mbajt nën arrest shtëpie dhe më 19 qershor 1958 u gjet i vdekur (sipas versionit zyrtar pësoi atak kardiak). Në mars 1966 Paisi vdiq dhe në prill erdhi në fronin kryepeshkopal Damiani. Në këtë kohë filloi përpjekja për nëpërkëmbjen e fesë dhe përfaqësuesve të saj; po kështu dhe trysnia me internime, burgime dhe vrasje ndaj besimtarëve klerikë dhe laikë.
Shqiptarët ortodoksë të vendosur në Amerikë, ishin ndarë në dy grupe. Njëri nën drejtimin e Theofan Nolit e më vonë nën atë të peshkop Stefan Laskos, që mbanin lidhje me Kishën e Shqipërisë, ndërsa tjetri, nën drejtimin e peshkopit të Lefkës, Marko Lipa, që varej nga Patrikana Ekumenike. Pas vdekjes së Nolit, në mars 1965, u bënë përpjekje (1966 – 1967), për pajtimin e dy grupimeve, por pa rezultat.
Më 4 prill 1967 u dha sinjali për persekutim të plotë. Me një dekret të publikuar më 22 nëntor 1967 Shqipëria u shpall zyrtarisht shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë dhe në histori, në të cilin u ndalua me Kushtetutë çdo shprehje fetare. Qindra kisha u rrafshuan, të tjera u kthyen në fabrika, magazina, stalla, kinema, klube. Pothuajse të gjithë manastiret u shkatërruan ose u kthyen në kazerma ushtarake. Në atë kohë Kisha e Shqipërisë kishte përveç Kryepeshkopatës edhe tri peshkopata, 19 zëvendësi arkieratike, 330 enori dhe 25 manastire. Klerikëve u hoqën rason, shumë prej tyre i burgosën ose i internuan dhe disa i martirizuan. Midis tyre, ish-Kryepeshkopi Visarion u burgos dhe Ndihmës-peshkopi i Apollonisë, Irine Banushi, u internua. Kryepeshkop Damiani nuk u përndoq, ai vdiq në shtëpi në Pogradec, më 18 tetor 1973. Në këtë persekutim të përgjithshëm, të përndjekurit dhe përndjekësit i përkisnin të gjitha komuniteteve etnike dhe fetare të Shqipërisë. Në nëntor 1990, qeveria shqiptare, e ndikuar nga ndryshimet ndërkombëtare, vendosi të zbuste masat kundër fesë.
Rilindja dhe riorganizimi
Inisiativën për riorganizimin e Kishës së Shqipërisë e mori Patrikana Ekumenike me një sërë veprimesh vendimtare. Në janar 1991, Patriku Ekumenik Dhimitri dhe Sinodi i Shenjtë i Patrikanës caktuan profesorin e Universitetit të Athinës, peshkopin e Andrusës (Drejtor i Përgjithshëm i “Shërbimit Apostolik” të Kishës së Greqisë dhe vëzhgues i Mitropolisë së Shenjtë të Irinopolit), Anastasin, si eksark patriarkal (të dërguar të Patrikanës), me mision që të shkonte në Shqipëri për t’u takuar me ortodoksët dhe autoritetet e vendit. Pas kundërshtimeve shumëmujore të shtetit shqiptar, Eksarku (i dërguari) i Patriarkanës arriti në Tiranë, më 17 korrik 1991. Gjatë udhëtimit të tij në vend konstatoi shkretimin e tmerrshëm që kishte shkaktuar përndjekja e pamëshirshme. Ishin shkatërruar 1608 kisha dhe manastire. Veprimi i parë i Eksarkut ishte krijimi i një strukture thelbësore kishtare për përfaqësimin e Kishës lokale. Për riformimin e strukturës kishtare, Eksarku i Patrikanës mblodhi Asamblenë e Përgjithshme Kleriko-laike 1-2 gusht 1991, me pjesëmarrjen e 15 klerikëve dhe 30 laikëve, nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë, në të cilën u studiua gjendja pas regjimit komunist dhe perspektiva, në fund u zgjodhën 4 këshilltarë (epitropë) arkieratikë dhe Këshilli i Përgjithshëm Kishtar Kleriko-laik me 13 pjesëtarë. Përfaqësia e Kishës së Shqipërisë vizitoi Patrikanën Ekumenike (5-8 qershor 1992), për herë të parë pas persekutimit dhe kërkoi zgjedhjen e Eksarkut të Patrikanës si primat të Kishës së Shqipërisë.
Sinodi i Patrikanës Ekumenike, me iniciativën e Patrikut Ekumenik Bartolomeut, për rikrijimin e Kishës ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, zgjodhi më 24 qershor 1992, me vota unanime, Kryepeshkop të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë mitropolitin e Andrusës, Anastasin dhe mitropolit të Korçës arkimandritin Kristodhul Mustakas, të Gjirokastrës arkimandritin Aleksandër Kalpakidhis dhe të Beratit, Vlorës e Kaninës arkimandritin Ignat Triandis; ku edhe këto peshkopata tashmë u ringritën në rang mitropolie. Qeveria shqiptare kundërshtoi me forcë, sepse e konsideroi këtë imponim të jashtëm të udhëheqjes greke ndaj njërit prej tre komuniteteve të mëdha fetare. Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha i shprehu pakënaqësinë e tij delegacionit të Patrikanës Ekumenike, që erdhi më 2 korrik [1992]], dhe që përbëhej nga mitropoliti i Pergës Evangjelos, mitropoliti i Filadelfias Melitoni dhe protopresviteri me origjinë shqiptare Ilia Katre. Përfundimisht, Presidenti shqiptar deklaroi se pranon vendosjen e Kryepeshkopit Anastas, por nuk bëhet fjalë të diskutohet, që të pranohen të gjithë mitropolitët ortodoksë të Shqipërisë me origjinë greke. Kryepeshkopi i ri, pasi dërgoi Mesazhin e Madh në Berat (Turko-Shqiptarë), më 11 korrik 1992, u fronëzua në Kishën Katedrale të Tiranës më 2 gusht 1992, në prani të të gjithë përfaqësuesve klerikë e laikë të krahinave të Shqipërisë. Qarqe të caktuara shqiptare tentuan ta dëbonin atë me një sërë mënyrash, akoma dhe përgatitje projektligjesh, për arsye të prejardhjes së tij greke. Në një mbledhje të jashtëzakonshme kleriko-laike në Durrës, më 21 janar 1993, të gjithë përfaqësuesit deklaruan njëzëri se nuk bëhej fjalë të toleronin një diçka tillë (largimin e Kryepeshkopit). Në vjeshtën e vitit 1994, u tentua me projektkushtetutën e re, largimi përfundimtar i Kryepeshkopit; por së fundi ajo u hodh poshtë në referendumin e 6 nëntorit 1994.
Në korrik 1996, pa ndonjë marrëveshje me palën shqiptare, u bënë në Kostandinopojë dorëzimet në mitropolitë të kandidatëve të zgjedhur në vitin 1992, për mitropolitë në fjalë. Autoritetet shqiptare e refuzuan kategorikisht hyrjen dhe vendosjen e tyre në Shqipëri. Përfundimisht, pas diskutimesh këmbëngulëse ndërmjet përfaqësuesve të Patrikanës Ekumenike, Kishës Autoqefale të Shqipërisë dhe Autoriteteve shqiptare (nga nëntori i vitit 1997 deri në korrik të 1998), çështja e formimit të Sinodit të Shenjtë u arrit me pranimin e skemës që ai të përbëhej nga dy kryepriftërinj me origjinë greke dhe dy me origjinë shqiptare. U fronëzua mitropoliti i Beratit, Ignati, ndërsa mitropolitët e Gjirokastrës, Aleksandri, dhe i Korçës, Kristodhuli, paraqitën dorëheqjen e tyre. Mitropolit i Korçës u zgjodh arkimandriti Joan Pelushi, i cili kishte shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës dhe Peshkop i Apolonisë ishte u zgjodh i Përndershmi Atë Kozma Qirjo, i cili përfaqësonte brezin e hershëm të priftërinjve, i cili me heroizëm vazhdonte të pagëzonte dhe të bënte Liturgji Hyjnore fshehurazi edhe gjatë viteve të egra të persekutimit fetar. Më 11 gusht 2000, Hirësia e Tij Kozma Qirjo fjeti, duke lënë vakant vendin e Peshkopit të Apolonisë. Në nëntor të vitit 2006 Sinodi u plotësua edhe me tre hierarkë të tjerë: Mitropolitin e Gjirokastrës, Hirësi Dhimitri, i cili në 15 vitet e fundit kishte shërbyer si mbikqyrës i Kryepeshkopit në këtë mitropoli; Peshkopin e Apollonisë Hirësi Nikollën dhe Peshkopin e Krujës, Hirësi Andonin, të cilët këta të dy i përkasin brezit të klerikëve të rinj shqiptarë të formuar në Akademinë Teologjike Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, Durrës. Po në nëntor 2006 u miratua Statuti i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në nëntor 2008 u nënshkrua, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (1998) Marrëveshja pë rregullimin e marrëdhënieve të ndësjella midis Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, që në vazhdim u ratifikua nga Kuvendi i Shqipërisë dhe u bë ligj i Shtetit Shqiptar, me nr. 10057, më 22.01.2009.
Në janar 2012, u dorëzuan edhe dy Peshkopë të rinj titullarë: Peshkopi i Amantias Nathanail (Lavrioti) dhe Peshkopi i Bylisit Asti (Bakallbashi). Edhe këta Peshkopë mbulojnë sektorë të caktuar të jetës kishtare, Hirësi Nathanaili “Mbikqyrjen e pasurisë së Manastireve” dhe Hirësi Asti “Dhiakoninë Apostolike” (Shërbimin Apostullor).
Me këto dy dorëzime Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për herë të parë në historinë tij përbëhet nga 8 hierarkë: nga Kryepeshkopi Anastas, kryetar; Mitropoliti i Beratit, Ignati; Mitropoliti i Korçës, Joani; Mitropoliti i Gjirokastrës, Dhimitri; Peshkopi i Apolonisë, Nikolla; Peshkopi i Krujës, Andoni; Peshkopi i Amantias, Nathanaili; Peshkopi i Bylisit, Asti; Kryesekretar i Përgjithshëm, Protopresviter Jani Trebicka.
Kisha Ortodokse e Shqipërisë gjatë periudhës 1991 - 1999, pavarësisht nga mundimet, trazirat e përgjithshme politiko-shoqërore dhe rrënimi i ekonomisë së vendit, u rimëkëmb nga rrënojat dhe, duke jetuar në atmosferë ngjalljeje, u zhvillua me ritme shumë të shpejta. Në shumë qytete, qyteza dhe në qindra fshatra, me popullsi ortodokse, u organizuan sërish enoritë ortodokse. Filloi në përgjithësi jeta liturgjike dhe e mistereve, predikimi dhe katekizmi. U organizuan lidhjet rinore, e grave dhe e intelektualëve. Për krijimin e kuadrove vendas filloi në shkurt 1992 funksionimi i shkollës Teologjike-Hieratike, e cila që nga viti 1996 u zhvendos në një kompleks ndërtesash pranë Manastirit të Shën Vlashit në Durrës, me emrin Akademia Teologjike ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Deri në vitin 2013 u dorëzuan 149 klerikë të rinj (ndërkohë kanë ndërruar jetë 17 klerikë), me arsim të mesëm dhe të lartë, duke kryer studime teologjike në shkollën e sipërpërmendur. Në shtator të vitit 1998, u hap në Gjirokastër Shkolla e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar“ , me konvikt dhe në shtator të vitit 2007 në Sukth të Durrësit. Studentë të porsadiplomuar nga Akademia Teologjike përbënë bërthamën e parë murgjërore të Manastirit të Ardenicës.
Ajo ka shtypshkronjën e saj dhe boton dhjetëra libra teologjikë dhe formues. Kisha boton gazetën mujore “Ngjallja” (prej vitit 1992), revistën për fëmijë “Gëzohu” (prej vitit 1997), buletinin studentor ”Fjala” dhe buletinin në anglisht “News from Orthodoxy in Albania” (Të rejat nga Ortodoksia në Shqipëri); Revistën rinore "Kambanat", Revistat periodike shkencore "Kërkim" dhe "Tempulli" me artikuj për teologjinë, shkencën, kulturën, aktualitetin, si edhe gjithashtu botohen edhe libra liturgjikë, shpirtërorë e shkencorë. Kisha ka stacionin radiofonik, punishtet e qirinjve dhe të drurit.
U ndërtuan nga themelet 6 manastire dhe 150 kisha të reja (të mëdha e të vogla); u restauruan 60 kisha e manastire-monument kulture dhe u riparuan më shumë se 160 kisha. Më shumë se 70 ndërtesa u ngritën, u blenë dhe u rikonstruktuan, për selitë mitropolitane, shkolla, kopshte, qendra shëndetësore, shtëpi pritjeje, mensa për të varfërit, punishte etj. E tërë vepra ndërtuese arrin në mbi 450 objekte.
Në shëndetësi kontribuon prej vitit 1999 me Qendrën e saj Diagnostike "Ungjillëzimi" në Tiranë (me 23 specialitete - me shërbime bashkëkohore mjekësore, mjekë të njohur, personel të specializuar dhe aparatura mjekësore të teknologjisë së fundit), me poliklinikat në Kavajë, Korçë, Lushnje dhe Jergucat (Gjirokastrës), gjithashtu dhe me njësinë ambulante dentare.
Në arsim, përveç institucioneve të lartpërmendura arsimore kishtare, u hapën dhe funksionojnë në Tiranë prej vitit 2000 Instituti i Formimit Profesional "Frymë Dashurie", me gjashtë degë, i pari i këtij lloji në vend; gjithashtu edhe në Gjirokastër prej vitit 2002; Tiranë Universiteti “Logos” (prej vitit 2009), me dy fakultete; në Mesopotam të Delvinës Shkolla e Mesme Teknike “Apostull Pavli”, shkollë profesionale me disa degë (prej vitit 2005); tre shkolla 9-vjeçare: në Tiranë, Shkolla shqiptaro-amerikane “Protagonistët” (prej vitit 2001); në Durrës, Shkolla shqiptaro-greke “Frymë Dashurie” (prej vitit 2005); në Gjirokastër, Shkolla shqiptaro-greke “Frymë Dashurie” (prej vitit 2008); 17 kopshte në qytete të ndryshme; Shtëpinë e Fëmijës “Shtëpia Ortodokse e Shpresës”, në Shën Vlash të Durrësit; Konkvikt vajzash, qendra rinore, kampingje etj.
Kisha Ortodokse e Shqipërisë zhvilloi një veprimtari të gjerë sociale – veçanërisht në kohën e krizës politiko-shoqërore të vendit (1992, 1994, 1997, 1999) – me ndarjen e mijërave tonë me ushqime, veshje, ilaçe, në ndihmë të familjeve të varfra, në shkolla, jetimore,azile, burgje, si edhe me dhurime pajisjesh spitalore në qytete, fshatra dhe institucione sociale. Gjatë vitit 1999, kur vendi ynë priti valët e refugjatëve kosovarë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, në bashkëpunim me donatorë dhe organizma fetare ndërkombëtare (sidomos me programin ACT, të Këshillit Botëror të Kishave) organizoi një program të gjerë ndihme, prej më shumë se 12 milion dollarësh, duke ndihmuar më shumë se 33 mijë të ardhurve nga Kosova, me ushqime, veshmbathje, ndihma shtëpiake, mjekësore, strehim (në dy kampe) etj. Kampi i fundit për strehimin e tyre, që u mbyll në qershor 2001, administrohej nga Kisha. Gjithashtu, organizoi programe ekologjike si edhe të zhvillimit bujqësor (të vaditjes, ekonomisë shtëpiake, shtrimit të rrugëve etj.). Gjithashtu shumë i madh është edhe kontributi i Kishës edhe në kulturën kishtare e kombëtare të vendit. Të ardhurat ekonomike për realizimin e gjithë këtyre veprave u siguruan nga dhuratat e mijërave miqve nga jashtë vendit, të cilët iu përgjigjën fushatave të Kryepeshkopit për ndihmë.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë merr pjesë në mënyrë aktive në veprimtaritë e Kishave të tjera ortodokse. Ajo është anëtare e Konferencës Evropiane të Kishave (Kryepeshkopi Anastas ishte zgjedhur zëvendëspresident për periudhën 2003-2009), anëtare e Këshillit Botëror të Kishave (në vitin 2006 Kryepeshkopi Anastas u zgjodh një nga tetë Presidentët i tij), dhe e organizatës më të madhe ndërfetare në botë Konferencës së Feve për Paqen (Fortlumturia e Tij Anastasi u zgjodh në vitin 2006 President Nderi i saj), duke qënë kështu e pranishme në veprimtari të ndryshme ekumenike dhe duke kontribuar në përpjekjet për bashkëpunim paqësor dhe solidaritet në rajonin tonë dhe më gjerë.
Me veprimtarinë dhe praninë e saj, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, ka treguar se është një faktor serioz shpirtëror, kulturor dhe social në Shqipëri si edhe i bashkëjetesës fetare në vend. Me veprën e saj të gjerë ndërtuese, arsimore, dhe në fushën e shëndetësisë punësoi miijëra njerëz në nevojë duke fuqizuar kështu ndjeshëm ekonominë e vendit.
Organizimi
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë është e organizuar si më poshtë:
Kryepeshkopata e Tiranës dhe Durrësit, që përfshin Zëvendësitë Kryepeshkopale Lokale të Tiranës, Durrësit, Shkodrës dhe Shqipërisë së Veriut.
Mitropolia e Beratit, që përfshin Zëvendësitë Mitropolitane Lokale të Beratit, Vlorës, Lushnjes dhe Mallakastrës.
Mitropolia e Gjirokastrës, që përfshin Zëvendësitë Mitropolitane Lokale të Gjirokastrës, Pogonit, Përmetit, Sarandës, Delvinës dhe Himarës.
Mitropolia e Korçës, që përfshin Zëvendësitë Mitropolitane Lokale të Korçës, Prespës, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës.
Mitropolia e Apollonisë dhe e Fierit, që përfshin Zëvendësitë Mitropolitane Lokale: Fier, Patos, Libofshë.
Mitropolia e Elbasanit, që përfshin Zëvendësitë Mitropolitane Lokale: Elbasan, Shpat, Librazhd.
Sinodi i shenjtë
Sinodi i shenjtë, i përbërë prej gjithë peshkopëve të kishës autoqefale është organi më i lartë i qeverisjes së Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Në datën 7 prill 2016 Kisha ortodokse autoqefale e Shqipërisë themeloi edhe dy mitropoli (dioqeza) të reja, atë të Fierit dhe atë të Elbasanit.Në këtë mënyrë,kisha ortodokse shqiptare përbëhet për herë të parë në historinë e saj nga 6 dioqeza.
Sinodi i shenjtë drejtohet nga Kryepeshkopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Anëtarë të tij janë:
Mitropoliti i Beratit z. Ignat Triandis,
Mitropoliti i Korçës z. Joan Pelushi,
Mitropoliti i Gjirokastrës z. Dhimitri Sinaiti,
Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit z. Nikolla Hyka,
Mitropoliti i Elbasanit z. Andon Merdani,
Mitropoliti titullar i Amantias dhe Kryesekretar i Përgjithshëm z. Nathanaili Lavrioti,
Peshkopi i Bylisit dhe Protosingjel z. Asti Bakallbashi,
Lista e Kryepeshkopëve të Tiranës
(1929-1937): Visarion Xhuvani (pa u njohur autoqefalia)
(1937-1948): Kristofor Kisi (njihet autoqefalia)
(1948-1966): Pais Vodica
(1966-1974): Damian Kokoneshi
(1974-1992): vakant
(1992-vazhdon) Anastas Janullatos
Galeria
Referime
Γιαννουλάτος Aναστάσιος, “Εκκλησία της Αλβανίας: Ιστορική – Πνευματική Παράδοση. Τέχνη” në librin Χριστόπουλος Γεώργιος Α., Ο ΘΥΣΑΥΡΟΣ ΤΗΣ ΟΡΘΟΔΟΞΙΑΣ. 2000 Χρόνια, Ιστορία • Μνημεία • Τέχνη, Β΄ Τόμος - Πατριαρχεία και Αυτοκέφαλες Εκκλησίες, Εκδοτική Αθηνών, Αθήνα, 2000. (Kryepeshkopi Anastas, THESARI I ORTODOKSISË 2000 Vjet Histori - Monumente - Art. Vol. II - Patriarkanat dhe Kishat Autoqefale).
Shiko edhe këtu
Kisha Bizantine Arbëreshe
Lidhje të jashtme
Orthodoxalbania.org
Referime |
7817 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Sinodi%20i%20Shenjt%C3%AB%20Shqiptar | Sinodi i Shenjtë Shqiptar | Sinodi i Shenjtë është organi më i lartë i qeverisjes së kishës së Kishës Ortodokse Shqiptare.
Histori
Kishës Ortodokse në Shqipëri u shpall autoqefale fillimisht nga Kongresi i Beratit, më 10 shtator deri më 12 shtator 1922. Vendimet e tij i njohu qeveria shqiptare, e cila dhe e kishte shtyrë atë që të zhvillohej. Në Kongres u caktua Këshilli i Lartë Kishtar, që do të drejtonte përkohësisht Kishën. Në shkurt 1929 u formua Sinodi i Shenjtë i përbërë nga:
Visarion Xhuvani (që ishte dorëzuar në peshkop, në Serbi më 1925) si Krypeshkop i Shqipërisë dhe mbikqyrës i mitropolisë së Korçës,
Agathangjel Çamçe mitropolit i Beratit,
Ambroz Ikonomi mitropolit i Drinopolit
Efthim Kosteva ndihmës i Kryepeshkopit.
Në 29 qershor 1929, në Kongresin e Dytë Kleriko-laik që u mbajt në Korçë, u votua “Statuti i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.
Patriarkana Ekumenike refuzoi të pranonte këto veprime, por u tregua e gatshme për t’i dhënë vetadministrim dhe paralelisht përdorimin e gjuhës shqipe në adhurim, predikim dhe në arsimimin kishtar. Për shkak të zhvillimeve politike dhe rreziqeve të ndryshme nga Perëndimi, Patriarkana pranoi të diskutonte gjithashtu edhe çështjen e Autoqefalisë. Madje, ajo dërgoi në Shqipëri për bisedime me autoritetet shqiptare Mitropolitin e shquar të Trapezundës, Krisanthin, që më vonë u bë Kryepeshkop i Athinës. Krisanthi u shpreh pro dhënies së Autoqefalisë dhe sugjeroi ecurinë në vazhdim.
Që të normalizoheshin marrëdhëniet me Patriarkanën Ekumenike, u mblodh në Korçë, në maj 1936 Kongresi Kleriko-laik, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të 4 dioqezat (krahinat kishtare). Kongresi kërkoi falje nga Patriarkana; u bënë bisedime në Athinë (13 mars 1937) dhe një komision i përbërë nga shqiptarë shkoi në Kostandinopojë për të rregulluar përfundimisht çështjen.
Më 25 dhjetor 1948 Krypeshkop Kristofori u detyrua të largohej dhe Krypeshkop i ri u vu Pais Vodica, që në atë kohë ishte peshkop i Korçës (kishte mbetur i ve). U lejua gjithashtu të mbahet në Tiranë, nga 5-10 shkurt 1950, Asambleja Kleriko-laike e Kishës ortodokse, që të votohej Statuti i ri, i cili në disa pika përmirësoi Statutin e vitit 1929. Hierarkia e Kishës, pas vitit 1952, përbëhej nga Krypeshkopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Pais Vodica, peshkopi i Gjirokastrës Damian Kokoneshi, i Korçës Filothe Duni, i Beratit Qiril Naslazi dhe ndihmës peshkop Sofron Borova. Krypeshkopi kanonik Kristofori, u mbajt nën arrest shtëpie dhe më 19 qershor 1958 u gjet i vdekur (sipas versionit zyrtar pësoi atak kardiak). Në mars 1966 Paisi vdiq dhe në prill erdhi në fronin krypeshkopal Damiani. Në këtë kohë filloi përpjekja për nëpërkëmbjen e fesë dhe përfaqësuesve të saj; po kështu dhe trysnia me internime, burgime dhe vrasje ndaj besimtarëve klerikë dhe laikë.
Shqiptarët ortodoksë të vendosur në Amerikë, ishin ndarë në dy grupe. Njëri nën drejtimin e Theofan Nolit e më vonë nën atë të peshkop Stefan Laskos, që mbanin lidhje me Kishën e Shqipërisë, ndërsa tjetri, nën drejtimin e peshkopit të Lefkës, Marko Lipa, që varej nga Patriarkana Ekumenike. Pas vdekjes së Nolit, në mars 1965, u bënë përpjekje (1966 – 1967), për pajtimin e dy grupimeve, por pa rezultat.
Më 4 prill 1967 u dha sinjali për persekutim të plotë. Me një dekret të publikuar më 22 nëntor 1967 Shqipëria u shpall zyrtarisht shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë dhe në histori, në të cilin u ndalua me Kushtetutë çdo shprehje fetare. Qindra kisha u rrafshuan, të tjera u kthyen në fabrika, magazina, stalla, kinema, klube. Pothuajse të gjithë manastiret u shkatërruan ose u kthyen në kazerma ushtarake. Në atë kohë Kisha e Shqipërisë kishte përveç Krypeshkopatës edhe tri peshkopata, 19 zëvendësi arkieratike, 330 enori dhe 25 manastire. Klerikëve u hoqën rason, shumë prej tyre i burgosën ose i internuan dhe disa i martirizuan. Midis tyre, ish-Krypeshkopi Visarion u burgos dhe Ndihmës-peshkopi i Apollonisë, Irine Banushi, u internua. Krypeshkop Damiani nuk u përndoq, ai vdiq në shtëpi në Pogradec, më 18 tetor 1973. Në këtë persekutim të përgjithshëm, të përndjekurit dhe përndjekësit i përkisnin të gjitha komuniteteve etnike dhe fetare të Shqipërisë.
Gjendja nga viti 1992 deri me sot
Në nëntor 1990, qeveria shqiptare, e ndikuar nga ndryshimet ndërkombëtare, vendosi të zbuste masat kundër fesë. Në qershor 1992 Eksarku i Patriarkanës së Kostantinopojës, Anastas Janullatos, u zgjodh Krypeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, përmes vështirësive të shumta, filloi ringritjen nga gërmadhat të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Në vitin 1998, 31 vjet mbas rishkrirjes së tij në 1967, u bë sërish i mundur formimi i Sinodit të Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, pas disa vjet negociatash midis përfaqësuesve të Patriarkanës Ekumenike, të Kishës së Shqipërisë dhe autoriteteve të Qeverisë shqiptare.
Fronëzimi i Hirësisë së Tij Ignatit, Mitropolit i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, u krye të shtunën, më 18 korrik 1998, në qytetin e Beratit. Fortlumturia e Tij Anastasi, Krypeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë kryesoi shërbesën, së bashku me dy përfaqësuesit e Patriarkanës Ekumenike, Hirësinë e Tij Evangjelos, Mitropolit i Pergas dhe Hirësinë e Tij Meliton, Mitropolit i Filadelfias.
Në pasditen e së njëjtës ditë, Krypeshkopi Anastas dhe Mitropoliti Ignat formuan së bashku bërthamën e parë të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ku, së bashku me dy përfaqësuesit e Patriarkanës Ekumenike mbajtën një mbledhje të jashtëzakonshme të Sinodit të Shenjtë në Tiranë. Këta dy përfaqësues ishin përfshirë në negociatat në lidhje me këtë çështje me autoritetet shqiptare, që prej vitit 1992. Gjatë këtij takimi historik, Sinodi i Shenjtë u përball me problemet më urgjente në lidhje me Kishën e Shqipërisë. U pranuan dorëheqjet e dhëna më parë nga Hirësia e Tij Aleksandri, ish-Mitropolit i Gjirokastrës dhe nga Hirësia e Tij Kristodhuli ish-Mitropolit i Korçës (ata nuk u pranuan nga autoritetet shqiptare për shkak të përkatësisë së tyre etnike) dhe pas kësaj u zgjodhën dy hierarkë shqiptarë.
Si Mitropolit i Korçës u zgjodh Arkimandrit Joan Pelushi. Ai ka shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare. Ai është diplomuar nga Fakulteti Ortodoks i Teologjisë Kryqi i Nderuar në Amerikë, me gradën Master of Divinity. I zgjedhur si Peshkop i Apolonisë ishte i Përndershmi Atë Kozma Qirjo. Ai ishte 77 vjeç dhe përfaqësonte brezin e hershëm të priftërinjve, i cili me heroizëm vazhdonte të pagëzonte dhe të bënte Liturgji Hyjnore fshehurazi edhe gjatë viteve të egra të persekutimit fetar.
Krypeshkopi Anastas së bashku me Mitropolitët Meliton dhe Ignat, kryesuan dorëzimin e Mitropolitit të Korçës, përpara një numri të madh besimtarësh në Katedralen e Ungjillëzimit në Tiranë, më 20 korrik. Përfaqësuesit e Patriarkanës Ekumenike u nisën për Kostandinopojë ditën tjetër. Më 23 korrik, Krypeshkopi Anastas, së bashku me Mitropolitët Ignat dhe Joan, kryesoi dorëzimin e Peshkopit të Apolonisë. At Jani Trebicka u caktua Kryesekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Më 11 gusht 2000, Hirësia e Tij Kozma Qirjo fjeti, duke lënë vakant vendin e Peshkopit të Apolonisë. Kjo përgjegjësi plotësohet aktualisht prej Krypeshkopit Anastas, që vepron edhe si Mëkëmbës i Mitropolisë së Gjirokastrës. Duke ndjekur të gjitha zhvillimet e mësipërme, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë tashmë përbëhet nga Krypeshkopi Anastas, Kryetar; Mitropoliti i Beratit Ignati, Mitropoliti i Korçës Joani. Kryesekretar i Përgjithshëm, Atë Jani Trebicka.
Në nëntor të vitit 2006 Sinodi u plotësua edhe me tre hierarkë të tjerë: Mitropolitin e Gjirokastrës, Hirësi Dhimitri, i cili në 15 vitet e fundit kishte shërbyer si mbikqyrës i Krypeshkopit në këtë mitropoli; Peshkopin e Apollonisë Hirësi Nikollën dhe Peshkopin e Krujës, Hirësi Andonin, të cilët këta të dy i përkasin brezit të klerikëve të rinj shqiptarë të formuar në Akademinë Teologjike Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, Durrës.
Po në nëntor 2006 u miratua Statuti i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në nëntor 2008 u nënshkrua, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (1998) Marrëveshja pë rregullimin e marrëdhënieve të ndësjellta midis Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, që në vazhdim u ratifikua nga Kuvendi i Shqipërisë dhe u bë ligj i Shtetit Shqiptar, me nr. 10057, më 22.01.2009.
Pas propozimit të Këshillit Kleriko-Laik, siç e përcakton Statuti i ri i Kishës, më 19 janar 2012, në mbledhjen e tij, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, zgjodhi dy peshkopë të rinj titullarë. Në bazë të Statutit të Ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (nenet 17, 18), Sinodi i Shenjtë vendosi me vota unanime si Peshkop të Amantias, arkimandritin Nathanail Lavrioti dhe si Peshkop të Bylisit, arkimandritin Asti Bakallbashi. Edhe këta peshkopë ndihmës të Krypeshkopit dhe janë anëtarë titullarë me të drejta të plota në Sinodin e Shenjtë.
Dorëzimet në gradën peshkopale të Peshkopit të Amantias z. Nathanail dhe Peshkopit të Bylisit, z. Asti, u kryen nga Krypeshkopi Anastas, me pjesëmarrjen e gjithë Sinodit të Shenjtë, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, në 21-22 janar 2012. Edhe këta peshkopë mbulojnë sektorë të caktuar të jetës kishtare, Hirësi Nathanaili “Mbikqyrjen e pasurisë së Manastireve” dhe Hirësi Asti “Dhiakoninë Apostolike” (Shërbimin Apostullor).
• Më 11 dhe 12 mars 2016, në Manastirin e Ri të Shën Vlashit në Durrës, nën kryesimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit, u mblodh Asambleja Kleriko-Laike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e përbërë nga 280 anëtarë. Ajo shqyrtoi dhe aprovoi njëzëri plotësimin dhe përmirësimin e disa neneve të Statutit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ku veçohej mes të tjerash krijimi i dy Mitropolive të reja, e Apollonisë dhe Fierit, dhe e Elbasanit.
• Më 7 prill 2016, u mblodh Sinodi i Shenjtë, i cili aprovoi plotësimet në Statutin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Sinodi i Shenjtë themeloi dy mitropoli të reja: a) Mitropolinë e Shenjtë të Apollonisë dhe të Fierit, ku bën pjesë rrethi i Fierit, zona e Patosit dhe e Libofshës, të shkëputura këto nga Mitropolia e Beratit, Kaninës dhe Vlorës; b) Mitropolinë e Shenjtë të Elbasanit, ku bëjnë pjesë zonat e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, të shkëputura nga Kryepiskopata e Tiranës dhe Durrësit. Në përputhje me Statutin, pas propozimit të Këshillit Kleriko-Laik, Sinodi i Shenjtë ndërmori plotësimin e vendeve vakante të Mitropolive të sapokrijuara me anë të votimit të rregullt. Për Mitropolinë e Apollonisë dhe të Fierit, u zgjodh Hirësia e Tij, Episkopi i Apollonisë Nikolla (Hyka). Për Mitropolinë e Elbasanit, u zgjodh Hirësia e Tij, Episkopi i Krujës Andoni (Merdani). Më pas Sinodi i Shenjtë ngriti Episkopatën e Amantias në rang Mitropolie në personin e Hirësisë së Tij, Episkopit Nathanail (Lavrioti, Stergiu). Në vazhdim, në kishëzën e Trinisë së Shenjtë në Qendrën Sinodike, u dhanë Mesazhet e Mëdha përkatëse.
Të shtunën, dt. 16 prill, në katedralen e Shën Gjergjit, në Fier, u krye Fronëzimi i Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikollës.
Të dielën, dt. 17 prill, në kishën e Shën Nikollës, në Elbasan, u krye Fronëzimi i Mitropolitit të Elbasanit, Hirësi Andonit.
Me këto ndryshime Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përbëhet nga:
Kryepiskopi Anastas, Kryetar;
Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij, Ignati;
Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Joani;
Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij, Dhimitri;
Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësia e Tij, Nikolla;
Mitropoliti i Elbasanit, Hirësia e Tij, Andoni;
Mitropoliti i Amantias, Hirësia e Tij, Nathanaili;
Episkopi i Bylisit, Hirësia e Tij, Asti.
Burimet
Kalendari Ortodoks 2013, botim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Sinodi i Shenjtë
The Holy Synod of Albania
Statuti i KOASH-it i vitit 1923
Statuti i KOASH-it i vitit 1929
Rregullorja e administrimit të përgjithshëm të Kishës (1929)
Statuti i KOASH-it i vitit 1950 me shtesat e vitit 1996
Rregullore mbi administrimin e përgjithshëm të KOASh-it, 1955
Statuti i KOASH-it, 2006
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë
Sinodi i Kishës Ortodokse
Hierarkët e Kishës Ortodokse
Peshkopë ortodoksë në Shqipëri
Historia e Shqipërisë
|
7820 | https://sq.wikipedia.org/wiki/Dublimi | Dublimi | Fjala dublim ose sinkronizim e ka prejardhjen nga synchron që do të thotë të bashkosh (syn) kohën (chronos).
Argëtim
Në filma dhe seria bëhet fjalë për përkthimin e një filmi dhe sinkronizimin e lëvizjeve të gojës me zërin në gjuhën në të cilën filmi përkthehet.
Trivia
Interpretuesit dhe humoristët të Portokallisë janë sinkronizues të telenovelave të ndryshme.
Shiko edhe
Seiyū - Dubluesë japonezë.
Medium
Dublues |
7823 | https://sq.wikipedia.org/wiki/2004%20n%C3%AB%20film | 2004 në film |
Box office
Filma
Ngjarje
Çmime
Academy Award
Rekorde
Vdekje
Vite në film
Film |
7824 | https://sq.wikipedia.org/wiki/2005%20n%C3%AB%20film | 2005 në film |
Box office
Filma
Ngjarje
Çmime
Academy Award
Filmi më i miri: Million Dollar Baby
Regjisori më i miri: Clint Eastwood për Million Dollar Baby
Aktorja më e mira: Hilary Swank për Million Dollar Baby
Aktori më i miri: Jamie Foxx për Ray
Filmi më i miri i huaj: Mar adrento (Regjai: Alejandro Amenábar)
Golden Globe
Rekorde
Vdekje
17 Janar - Virginia Mayo - Aktore amerikane (l. )
23 Janar - Johnny Carson - Argëtues amerikan (l. )
10 Shkurt - Arthur Miller - Shkrimtar amerikan (l. )
20 Shkurt - Sandra Dee - Aktore amerikane (l. )
6 Mars - Teresa Wright - Aktore amerikane (l. )
24 Maj - Eddie Albert - Aktor amerikan (l. )
6 Qershor - Anne Bancroft - Aktore amerikane (l. )
17 Korrik - Geraldine Fitzgerald - Aktore amerikane (l. )
Vite në film
Film |
7825 | https://sq.wikipedia.org/wiki/2002%20n%C3%AB%20film | 2002 në film |
Box office
Filma
Ngjarje
Çmime
Rekorde
Vdekje
Vite në film
Film |
7826 | https://sq.wikipedia.org/wiki/2001%20n%C3%AB%20film | 2001 në film |
Box office
Filma
Ngjarje
Çmime
Rekorde
Vdekje
Lidhje të jashtme
2001 në Internet Movie Database
Vite në film
Film |
7827 | https://sq.wikipedia.org/wiki/2000%20n%C3%AB%20film | 2000 në film |
Box office
Filma
Ngjarje
Çmime
Rekorde
Vdekje
Vite në film
Film |
7828 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1998%20n%C3%AB%20film | 1998 në film | Listë filmash sipas viteve
1980ën në film | 1990ën në film | 2000tën në film
1996 në film | 1997 në film | 1998 në film | 1999 në film | 2000 në film
Viti 1998
Box office
Filma
American History X
Ngjarje
Çmime
Rekorde
Vdekje
Referime
Vite në film |
7829 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1999%20n%C3%AB%20film | 1999 në film | Listë filmash sipas viteve
1980ën në film | 1990ën në film | 2000tën në film
1997 në film | 1998 në film | 1999 në film | 2000 në film | 2001 në film
Viti 1999
Box office
Filma
Ngjarje
Lindje
Çmime
Rekorde
Vdekje
Vite në film
Film |
7830 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1997%20n%C3%AB%20film | 1997 në film |
Box office- Ska, ka pas vetem kallash!
Filma
Ngjarje
Çmime
Rekorde
Si në box office dhe te Academy Award Titanic thej rekord.
Vdekje
Lidhje të jashtme
1997 në Internet Movie Database
Vite në film
Film |
7831 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1996%20n%C3%AB%20film | 1996 në film | Listë filmash sipas viteve
1980ën në film | 1990ën në film | 2000tën në film
1994 në film | 1995 në film | 1996 në film | 1997 në film | 1998 në film
Viti 1996
Box-Office
Filmat
Romeu dhe Zhuljeta
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7832 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1995%20n%C3%AB%20film | 1995 në film | Listë filmash sipas viteve
1980ën në film | 1990ën në film | 2000tën në film
1993 në film | 1994 në film | 1995 në film | 1996 në film | 1997 në film
Viti 1995
Box office
Filma
Ngjarje
Çmime
Rekorde
Vdekje
Vite në film
Film |
7833 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1994%20n%C3%AB%20film | 1994 në film | Listë filmash sipas viteve
1980ën në film | 1990ën në film | 2000tën në film
1992 në film | 1993 në film | 1994 në film | 1995 në film | 1996 në film
Viti 1994
Box office
Filma
Ngjarje
Çmime
Rekorde
Vdekje
Vite në film
Film |
7834 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1993%20n%C3%AB%20film | 1993 në film |
Box office
Filma
Ngjarje
Çmime
Rekorde
Vdekje
Vite në film
Film |
7835 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1992%20n%C3%AB%20film | 1992 në film | Listë filmash sipas viteve
1980ën në film | 1990ën në film | 2000tën në film
1990 në film | 1991 në film | 1992 në film | 1993 në film | 1994 në film
Viti 1992
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7836 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1990%20n%C3%AB%20film | 1990 në film |
Box office
Filma
Ngjarje
Çmime
Rekorde
Lindje
Vdekje
Lidhje të jashtme
1990 në Internet Movie Database
Vite në film
Film |
7837 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1989%20n%C3%AB%20film | 1989 në film | Listë filmash sipas viteve
1970ën në film | 1980ën në film | 1990ën në film
1987 në film | 1988 në film | 1989 në film | 1990 në film | 1991 në film
Viti 1989 | 1989 në televizion
Box office
Filma
Ngjarje
Çmime
Rekorde
Lindje
Vdekje
Vite në film
Film |
7838 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1988%20n%C3%AB%20film | 1988 në film | Listë filmash sipas viteve
1970ën në film | 1980ën në film | 1990ën në film
1986 në film | 1987 në film | 1988 në film | 1989 në film | 1990 në film
Viti 1988
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7839 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1987%20n%C3%AB%20film | 1987 në film | Listë filmash sipas viteve
1970ën në film | 1980ën në film | 1990ën në film
1985 në film | 1986 në film | 1987 në film | 1988 në film | 1989 në film
Viti 1987
Box Office
Filma
Ngjarje
Çmime
Rekorde
Vdekje
Vite në film |
7840 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1986%20n%C3%AB%20film | 1986 në film | Listë filmash sipas viteve
1970ën në film | 1980ën në film | 1990ën në film
1984 në film | 1985 në film | 1986 në film | 1987 në film | 1988 në film
Viti 1986
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7841 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1985%20n%C3%AB%20film | 1985 në film | Listë filmash sipas viteve
1970ën në film | 1980ën në film | 1990ën në film
1983 në film | 1984 në film | 1985 në film | 1986 në film | 1987 në film
Viti 1985
Box-Office
Filmat
perendite me koke poshte
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7843 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1984%20n%C3%AB%20film | 1984 në film | Listë filmash sipas viteve
1970ën në film | 1980ën në film | 1990ën në film
1982 në film | 1983 në film | 1984 në film | 1985 në film | 1986 në film
Viti 1984
Box-Office
Proka (1984)
Njeriu prej Dheu (1984)Filmat
Njeriu prej Dheu (1984)
Proka (1984)
Çmime
Rekorde
Vdekje
Vite në film |
7844 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1983%20n%C3%AB%20film | 1983 në film | Listë filmash sipas viteve
1970ën në film | 1980ën në film | 1990ën në film
1981 në film | 1982 në film | 1983 në film | 1984 në film | 1985 në film
Viti 1983
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7845 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1982%20n%C3%AB%20film | 1982 në film | Listë filmash sipas viteve
1970ën në film | 1980ën në film | 1990ën në film
1980 në film | 1981 në film | 1982 në film | 1983 në film | 1984 në film
Viti 1982
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7846 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1981%20n%C3%AB%20film | 1981 në film | Listë filmash sipas viteve
1970ën në film | 1980ën në film | 1990ën në film
1979 në film | 1980 në film | 1981 në film | 1982 në film | 1983 në film
Viti 1981
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7847 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1980%20n%C3%AB%20film | 1980 në film | Listë filmash sipas viteve
1970ën në film | 1980ën në film | 1990ën në film
1978 në film | 1979 në film | 1980 në film | 1981 në film | 1982 në film
Viti 1980
Rekorda
Vdekje
Vite në film
1980 |
7848 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1991%20n%C3%AB%20film | 1991 në film | Listë filmash sipas viteve
1980ën në film | 1990ën në film | 2000tën në film
1989 në film | 1990 në film | 1991 në film | 1992 në film | 1993 në film
Viti 1991
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7849 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1979%20n%C3%AB%20film | 1979 në film |
Box office
Filma
Kur pranvera vonohet
Ngjarje
Çmime
Rekorde
Lindje
Vdekje
Vite në film |
7850 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1978%20n%C3%AB%20film | 1978 në film |
Box-Office
Filmat
Vajzat me kordele të kuqe
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7851 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1977%20n%C3%AB%20film | 1977 në film |
Box-Office
Filmat
Howard Hughes - Legjenda (The amazing Howard Hughes)
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7852 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1976%20n%C3%AB%20film | 1976 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7853 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1975%20n%C3%AB%20film | 1975 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7854 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1974%20n%C3%AB%20film | 1974 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7855 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1973%20n%C3%AB%20film | 1973 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7856 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1972%20n%C3%AB%20film | 1972 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7857 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1971%20n%C3%AB%20film | 1971 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7858 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1970%20n%C3%AB%20film | 1970 në film |
Box-Office
Filmat
Po e zëme,Po e zëmë (1970)
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7859 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1969%20n%C3%AB%20film | 1969 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7860 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1968%20n%C3%AB%20film | 1968 në film | Listë filmash sipas viteve
1950ën në film | 1960tën në film | 1970ën në film
1964 në film | 1965 në film | 1967 në film | 1968 në film | 1969 në film | 1970 në film | 1971 në film
Viti 1968
Box Office
Filma
Ngjarje
Çmime
Rekorde
Vdekje
Vite në film |
7861 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1967%20n%C3%AB%20film | 1967 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7862 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1966%20n%C3%AB%20film | 1966 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7863 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1965%20n%C3%AB%20film | 1965 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7864 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1964%20n%C3%AB%20film | 1964 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7865 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1963%20n%C3%AB%20film | 1963 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7866 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1962%20n%C3%AB%20film | 1962 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7867 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1960%20n%C3%AB%20film | 1960 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7868 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1961%20n%C3%AB%20film | 1961 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7869 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1959%20n%C3%AB%20film | 1959 në film |
Box office
Filma
Ngjarje
Çmime
Rekorde
Lindje
Vdekje
Vite në film
Film |
7870 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1958%20n%C3%AB%20film | 1958 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7871 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1957%20n%C3%AB%20film | 1957 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7872 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1956%20n%C3%AB%20film | 1956 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7873 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1955%20n%C3%AB%20film | 1955 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7874 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1954%20n%C3%AB%20film | 1954 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7875 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1952%20n%C3%AB%20film | 1952 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7876 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1953%20n%C3%AB%20film | 1953 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
7877 | https://sq.wikipedia.org/wiki/1951%20n%C3%AB%20film | 1951 në film |
Box-Office
Filmat
Lajme Speciale
Çmime
Rekorda
Vdekje
Vite në film |
Subsets and Splits
No community queries yet
The top public SQL queries from the community will appear here once available.