text
stringlengths
0
79.4k
LAJMINET,Lajmi
-Policia e Kosovës sot rreth orës 16:00 ka pranuar një informatë për një person të plagosur te Pallati i Rinisë në kryeqytet. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se ekipet policor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. “Te një lokal
i Pallatit të Rinisë dyshohet se një person është plagosur. Ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet e forenzikës dhe hetuesia e Policisë së Kosovës, po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore dhe të vendit të ngjarjes për të sqaruar
rrethanat lidhur me incidentin”, ka thënë Hoxha. Ai po ashtu ka bërë të ditur se pas raportimeve shtesë, policia do të bëjë të ditura detajet tjera lidhur me rastin. /Lajmi.net/-,2020-06-07 17:51:05,Dyshohet për një të plagosur te Pallati i Rinisë në
Prishtinë,Lajme;Nacionale,Valmira Halimi,Lajmi
-Ajo është shqiptare me origjinë dhe sipas detajeve të reja lidhur me të është mësuar se punonte si prostitutë në Britani. 30-vjeçarja është nën akuzë për vrasjen e vajzës ndërsa është e mbyllur në spital psikiatrik. Gruaja që vrau vogëlushen Emily Jones ishte
një shqiptare, punonjëse e trafikut seksual, e cila kishte kërkuar azil. Kështu është deklaruar nga një burim për mediat së fundmi. Kujtojmë se ditën e ngjarjes së rëndë vogëlushja Emily Jones ishte me prindërit në një park në Bolton, kur papritur u qëllua për
vdekje me thikë nga Skana. Mësohet se 30-vjeçarja shqiptare ndodhet e izoluar në një shpital psikiatrik për shkak të problemeve të shëndetit mendor.-,2020-06-07 17:49:42,-Therri me thikë 7-vjeçaren në park, 30-vjeçarja shqiptare punonte prostitutë-,Lajme,Dardan
Garaj,Lajmi
-Fillimisht u raportua nga policia se burri ishte rrëzuar, por pasi pamjet e ngjarjes filluan të qarkullojnë në mediat sociale, Komisioneri i Policisë Buffalo, Byron Lockwood i pezulloi të dy oficerët pa pagesë. Por tani 57 oficerë policie kanë dhënë dorëheqjen
nga njësia e reagimit emergjent në solidaritet me oficerët e pezulluar. Ata akoma do të jenë të punësuar nga Departamenti i Policisë Buffalo, por nuk do të shërbejnë më në njësinë e reagimit emergjent. John Evans, presidenti i Shoqatës Benevolent të Policisë
Buffalo, tha që policia kishte dhënë dorëheqjen, sepse ata besojnë se oficerët që ishin pezulluar ishin thjesht duke bërë punën e tyre. Sipas Buffalo News, ai tha: Pozicioni ynë është që këta oficerë ishin thjesht duke ndjekur urdhërat e Zëvendës Komisionerit të
Policisë Joseph Gramaglia, për të pastruar sheshin. Ata thjesht po kryenin punën e tyre. Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, dënoi oficerët e përfshirë, duke e përshkruar incidentin si ‘tërësisht të pajustifikuar dhe tërësisht të turpshëm’.-,2020-06-07
17:43:11,Lënë punën të gjithë policët e njësisë speciale pasi kolegët e tyre shtynë të moshuarin,Lajme,Dardan Garaj,Lajmi
-Pas ndarjes nga Redjan Rraja, i cili i kishte mundësuar një jetë luksoze, karta krediti, Range Rover, shtëpi në perfieri të Tiranës, me sa duket modelja e Instagramit Kejvina Kthella i ka dhënë fund edhe lidhjes së re. U mësua se gjatë kohës së Koronavirusit,
ajo kishte nisur të jetonte me reperin Seven Saraçi në SHBA. Por pasi la të dashurin e saj, kur u zbulua se ia mundësonte të gjitha të mirat dhe pasi i sekuestruan gjithçka që ai i kishte dhënë, Kejvina dhe reperi nisën një lidhje që mesa duket nuk rezultoi
afatgjatë. Nëpërmjet disa story-ve ajo ka rrëfyer se ka mbetur e lënduar nga kjo lidhje, ku ka dhënë shumë se s’ia ditën të mirat. Sinjalin e parë ajo e dha nëpërmjet një videoje me titullin “beqarja” e më pas me disa statuse ku deklaronte se ishte penduar për
afrimitetin me të. Ajo shkruante: E urrej të krijoj afrimitet me njerëzit në këto kohë, gjithmonë pendohem që bëra kaq shumë për ta, u kujdesa dhe ndjeva shumë. Motër, kushtoju vëmendje shenjave, ndonjëherë gjërat janë vërtet ashtu siç duken.-,2020-06-07
17:40:10,-Ia konfiskuan Range Roverin dhe kartelat, Kejvinën e lë edhe reperi shqiptar-,nan;Entertainment,Dardan Garaj,Lajmi
-Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës , ka bërë të ditur se në 296 mostra të marra gjatë 24 orëve të fundit, 40 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, shkruan lajmi.net. Sipas IKSHPK-së, rastet janë evidentuar në Prishtinë, Prizren,
Gjilan, Skenderaj, Mitrovicë, Obiliq, Vushtrri, Fushë Kosovë e Rahovec. “Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 10 raste , komuna e Vushtrrisë 8 raste , komuna e Prizrenit 7 raste , komuna Fushë Kosovë 6 raste , komuna Obiliq 5 raste , dhe me nga 1 rast
komuna Skenderaj , komuna Gjilan , komuna e Rahovecit dhe komuna e Mitrovicës ”, ka bërë të ditur IKSHPK-ja. Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje: KATËRDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE GJASHTË TË SHËRUAR! Sot më 07 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare
në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 296 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 40 raste. Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 10 raste , komuna e Vushtrrisë 8
raste , komuna e Prizrenit 7 raste , komuna Fushë Kosovë 6 raste , komuna Obiliq 5 raste , dhe me nga 1 rast komuna Skenderaj , komuna Gjilan , komuna e Rahovecit dhe komuna e Mitrovicës Sot më 07 qershor 2020, janë shëruar 6 pacientë derisa numri i përgjithshëm
i të shëruarve deri më sot është gjithsej 890 raste. Nga data 08 shkurt deri më 07 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre
pozitive rezultojnë gjithsej 1.234 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e
kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 06 qershor 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 7,019,934 raste të COVID-19 dhe 402,809 raste të vdekjes.
Të nderuar qytetarë! Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës e në veçanti në komunën e Prishtinës, Vushtrrisë,
Prizrenit, Fushë Kosovës, Obiliqit nga mosmbajtja e distancës dhe mosmbajtja e maskave. Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve, mund të shtojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të
mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve. Bazuar në këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të
respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve. Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike,
përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura. Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin per
Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa përgjegjësie në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar. Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të
tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikoj jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve. Çdo hap përpara që bëjmë, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në
mesin tonë. Ta ruajmë këtë situatë të qëndrueshme duke pasur parasysh situatë më të rënduar epidemiologjike në shumë shtete të botës. Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda! Lehtësimi i
lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të institutit kombëtar të shëndetësisë publike dhe ministrisë së shëndetësisë! Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm! Ju lutem të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes
në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve! Çdo hap përpara që bëjmë, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë. Ju faleminderit për mirëkuptim!. /Lajmi.net/-,2020-06-07 17:35:49,-Nga këto komuna janë të infektuarit me koronavirus,
prin Prishtina-,Lajme;Nacionale;COVID-19,Valmira Halimi,Lajmi
-Në Kosovë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar edhe 40 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infrketuarve në 1 mijë e 234 shkruan lajmi.net. Sipas IKSHPK-së, po ashtu
gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 persona. Njoftimi i plotë pa ndërhyrje: KATËRDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE GJASHTË TË SHËRUAR! Sot më 07 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 296
mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 40 raste. Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 10 raste , komuna e Vushtrrisë 8 raste , komuna e Prizrenit 7 raste , komuna Fushë Kosovë
6 raste , komuna Obiliq 5 raste , dhe me nga 1 rast komuna Skenderaj , komuna Gjilan , komuna e Rahovecit dhe komuna e Mitrovicës Sot më 07 qershor 2020, janë shëruar 6 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 890 raste. Nga
data 08 shkurt deri më 07 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.234 raste, me gjithsej 31 raste
të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë
mjekësore nëse kanë simptome. Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 06 qershor 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 7,019,934 raste të COVID-19 dhe 402,809 raste të vdekjes. Të nderuar qytetarë! Që kur ka filluar lehtësimi i masave për
disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës e në veçanti në komunën e Prishtinës, Vushtrrisë, Prizrenit, Fushë Kosovës, Obiliqit nga mosmbajtja e distancës dhe
mosmbajtja e maskave. Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve, mund të shtojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në
shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve. Bazuar në këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për
masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve. Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar
përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura. Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin per Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren
masa përgjegjësie në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar. Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikoj jetën e të afërmve të tyre, të
moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve. Çdo hap përpara që bëjmë, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë. Ta ruajmë këtë situatë të qëndrueshme duke pasur parasysh situatë
më të rënduar epidemiologjike në shumë shtete të botës. Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda! Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të institutit kombëtar
të shëndetësisë publike dhe ministrisë së shëndetësisë! Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm! Ju lutem të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve! Çdo hap përpara që bëjmë,
bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë. Ju faleminderit për mirëkuptim!. /Lajmi.net/-,2020-06-07 17:28:06,-40 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 6 të shëruar-,Lajme;Nacionale;COVID-19,Valmira Halimi,Lajmi
-Shkëlzen Berisha dhe Mamaqi po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara mbrëmjen djeshme te Tegu, e për pasojë u është hequr patenta. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Shkëlzen Berisha po lëvizte me shpejtësi 128 km/h me një makinë tip Benz S320.
Ndërsa, Mamaqi duhet të paraqitet në komision ku pritet të merret vendimi për heqjen e patentës nga 1 deri në 3 muaj, si dhe gjobë administrative.-,2020-06-07 17:25:01,Ermal Mamaqit dhe djalit të Sali Berishës u merret patentë shoferi,nan;Entertainment,LAJMINET
-Ndeshja përfundoi baras 1:1 dhe të dy golat u shënuan në pjesën e parë. Robert Andrich kaloi fillimisht në epërsi vendasit, para se JonJoe Kenny të barazonte gjithçka – e që doli të jetë rezultati përfundimtar i kësaj sfide. Union Berlin mbetet në vendin e 13
me 32 pikë, kurse Schalke me 38 pikë mban vendin e 10. /Lajmi.net/-,2020-06-07 17:23:35,Union Berlin dhe Schalke ndajnë pikët në ‘An der Alten Försterei’,Lajme futbolli;Sport;Bundesliga,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Modeli i ri i serisë RS Q8 ka performanca të jashtëzakonshme, që shpeshherë po krahasohet edhe me modele të Lamborghini-t, transmeton lajmi.net. Automjeti i ri nga firma gjermane për prodhimin e makinave përshkon nga 0 në 100 kilometra në orë për vetëm 3.8
sekonda. Një përformancë e tillë e bën Audi-në më të fuqishme sesa Bugatti Veyron. Vetura kushton afro 110 mijë euro. /Lajmi.net/-,2020-06-07 17:23:04,Audi RS Q8 e re që ka më shumë se njëmijë kuaj fuqi,Auto;Auto & Tek,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Kejvina Kthella vazhdon të mbetet një nga personazhet më të komentuara të shoubizit, modelja së fundmi ka marrë vëmendjen me ndryshimin e bërë, shkruan lajmi.net. Ajo ka ndryshuar stilin e flokëve, bukuroshja ngjyrosi pjesën e përparmë gri. Por si duket ky
ndryshim nuk u pëlqye nga të gjithë. Një fans në foton e publikuar i kishte shkruar “Qenke bërë si plakë”, ndërsa Kejvina iu kthye duke thënë “Plaka e ëndrrave tua!”. /Lajmi.net/-,2020-06-07 17:18:45,-“Qenke bërë si plakë”, Kejvina Kthella i kundërpërgjigjet në
mënyrë epike ndjekësit-,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Me fillim nga ora 18:00, kryeqytetasit do të luajnë sfidën në të cilën do të kërkojnë fitoren për të mbetur në luftën për titull. Bardhekaltërit kanë publikuar formacionin zyrtar afër një orën para ndeshjes, kurse Ferizaji nuk e ka bërë publik. Ky është
formacioni i Prishtinës për takimin e sotëm. /Lajmi.net/-,2020-06-07 17:18:37,Formacioni zyrtar i Prishtinës për ndeshjen ndaj Ferizaj,Lajme futbolli;Sport;Superliga e Kosovës,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Jane Beck, 54-vjeçare, bleu vilën dy dekada më parë. Kjo vilë gjendet 270 kilometra larg Berkshire në Uells. Vila nuk kishte as energji elektrike, as ujë të pijshëm, edhe pse aty pranë rridhte një lumë, transmeton Telegrafi. Jane tani jeton jetën e saj të
ëndrrave dhe drejton një biznes të vogël. Ajo tha: Kam paguar vetëm 59 dollarë për të në vitin 1997, por në atë kohë ne menduam se edhe ato janë shumë për një vilë të tillë. Por kjo vilë në shkurtin e kaluar u vlerësua me rreth 450 mijë dollarë. “Nata e parë
ishte e ftohtë. Fjetëm në një dyshek në dysheme në dhomën e gjumit – por ishte si në magji”, tha Jane. “U deshën 22 vjet për ta bërë këtë vend kështu siç është tani, por akoma nuk kam mbaruar”, përfundon Jane. Vila besohet se daton rreth vitit 1870.-,2020-06-07
17:07:48,-E blenë për 59 dollarë, villa tash ka vlerë mbi 400 mijë euro-,Fun;Kuriozitete,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Në ditën e sigurisë së ushqimit, qytetarët ankohen se ushqimet që u servohen në supermarkete nuk janë shumë të sigurta. Në anën tjetër, institucionet përgjegjëse për sigurinë e ushqimeve thonë se në vend ushqimet janë të sigurta. Përveç ankesës se atyre u
servohen ushqime jo të sigurta, qytetarët ankohen se nuk e marrin edhe cilësinë krahas çmimit që e paguajnë. Qytetari Pajazit Tahiri thotë se ushqimet që servohen nga markete nuk janë shumë të sigurta, për çka kërkon kontroll më të madhe nga inspektorët. “Unë
konsideroj që duhet me qenë kujdes më i madh, inspektim i ushqimeve. Ne kemi besim të madh te marketet e tona, prodhuesit, por nuk po dalin ashtu dhe kisha me i lut që të kenë kujdes. Do të thotë shkurt po e them që nuk janë shumë të sigurta”, thotë ai. Ndryshe,
nga Tahiri, qytetarja tjetër Afërdita Qerkini, thotë se ka ushqime të sigurta, ndërsa ushqimet që ofrohen nga bizneset deri diku janë cilësore. “Ka ushqime të sigurta, s’po di çka po janë të sigurta derisa ushqehemi. Shumica prej neve ushqehemi edhe me ushqime
shtëpiake…Jo qind për qind, por përafërsisht janë”, thotë ajo. E qytetari Riza Syla, ankohet se pemët dhe perimet nuk janë cilësore, ndërsa thotë se çmimet janë shumëfish më të larta sesa cilësia që e marrin. “Të sigurta asnjë, krejt janë me helm e me stërpikje.
E ha një pemë, lezet nuk i di, përpara ka qenë një pemë me e hëngër, shpirtin ta kënaqke, e sot në oborr i kam, por shije nuk kanë”, thotë ai. Ndërkaq, qytetarja Fatime Tahiri thotë se siguria e ushqimeve është e vogël, duke përmendur se produktet e mishit nuk
ruhen në temperatura adekuate. “Ushqimet në Kosovë ka vende që mbahen siç duhet, për shembull tash në verë shumica e lokaleve nuk posedojnë kondicionerë dhe prishen ushqimet. Këto që janë ëmbëlsira shkrihen pa i dal ende afati. Pastaj, temperaturat janë jo
adekuate për ushqimet e mishit”, tha Tahiri. Kritika për sigurinë e ushqimeve, ka edhe kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku. Sipas tij, ka shumë artikuj ndaj të cilëve kanë ankesa që nuk i plotësojnë kushtet për konsum. Ai tha për KosovaPress, se
nëpër vendet rurale gjërat ushqimore janë edhe më të pasigurta, madje thotë se është shqetësuese. “Ne kemi sigurime nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, aty në bord të së cilës jam edhe vetë anëtar, se çdo ushqim që importohet në mënyrë të rregullt që kalon
nga dogana në mënyrë të rregullt është i sigurt, por ne kur dalim nëpër markete shohim të kundërtën. Kemi shumë artikuj ndaj të cilëve ka ankesa dhe vërejtje. Në Prishtinë dhe në disa markete gjendja është e mirë, por nëse largohemi nga qendra deri te lagjet
periferike të qyteteve, në veçanti në pikat furnizuese në viset rurale, gjendja aspak nuk është e mirë, vende-vende është edhe shqetësuese”, tha ai. Kaçaniku thotë se qytetarët e Kosovës nuk e marrin cilësinë për të cilën paguajnë. Sipas tij, duhet një kontroll
më i madh i produkteve që importohen. “Kemi një disbalancë jashtëzakonisht të madh mes çmimit dhe cilësisë që ofrohet. Si shembull, limoni që shumica e marketeve e ofron si e klasës së parë në të vërtetë është klasa ‘zh’, askush nuk e kontrollon dhe nuk merret
me këtë. Ne kur e marrim e shohim që ai limon nuk është për konsum, eventualisht nëse bën për ta shtrydhur sa për një lëng, mirëpo për qëllime të tjera nuk bën. Tjetra që është jashtëzakonisht e rëndësishme, por që përkundër angazhimeve tona si organizatë akoma
nuk është marrë parasysh prej askujt, është cilësia e importeve nga disa shtete. Shumica e shteteve prodhojnë atë cilësi sa një shtet i caktuar ka mundësi dhe kapacitete tekniko-laboratorike për ta ekzaminuar, për ta konstatuar cilësinë…Produkti i njëjtë në
Kosovë, ani që nuk është cilësia e njëjtë, kushton më shtrenjtë se në shtetin prodhues të BE-së, po them se e kemi sinjalizuar”, tha ai. Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci, tha për KosovaPress se produktet që ata kontrollojnë janë
të sigurta dhe plotësojnë kriteret e sigurisë për përdorim. Ai thotë se janë duke realizuar aktivitete ditore me qëllim të ofrimit të produkteve të sigurta për konsumatorët dhe qytetarët. “Nga ajo që neve realizojmë, kontrollojmë dhe mbi të gjitha monitorojmë
procesin, qoftë procesin e importit, qoftë procesin e prodhimit të produkteve ushqimore të cilat realizohen brenda vendit nga ana e prodhuesve dhe përpunuesve vendor, them me bindje të plotë që produktet të cilat neve i kontrollojnë janë produkte të sigurta dhe