text
stringlengths
0
79.4k
Por barnat e anestezisë ndikojnë dhe më shumë se kaq duke sjell një ulje graduale të kujtesës gjatë 4 viteve të para pas operacionit.
Dr Hogan dhe ekipi i tij mori në studim 964 persona të moshës 54 vjeçare të cilët kishin një shëndet të mirë mendor pasi kryen operacion 18% prej tyre pësuan një humbje te kujtesës.
Studiuesit thanë se kjo ishte për shkak të ndryshimeve kognitive në tru lidhur me kujtesën e menjëhershme, ose aftësinë për të kujtuar informacionin për një periudhë të shkurtër
Megjithatë ky nuk është studimi i parë që lidh anestezi me ndryshimet e trurit dhe humbjen e kujtesës.
Një studim i vitit 2014 i publikuar në Journal of Clinical Investigation zbuloi se një e treta e pacientëve që i nënshtrohen anestezisë dhe kirurgjisë përjetojnë një lloj dëmtimi, duke përfshirë konfuzionin dhe funksionimin e dobët të trurit.
Artikulli paraprakSHBA: Qeveria shqiptare ta dijë mirë se nuk e falim korrupsionin, shumë shpejtë do ketë ‘goditje’
A duhet të jetë pica një ushqim i ndaluar? Përgjigja që na tundon të gjithëve
Largojeni dhimbjen e kokës me pak kripë
Basha: Kanë ardhur në Pogradec me pazar të ulët, ta kthejnë...
Ndjenjë therjeje, pickime dhe dhimbje këmbësh gjatë natës, ja nga çfarë...
Në vend të palestrës pini verë të kuqe! Rezultati është befasues
Fëmija 3 vjeçar humb jetën, u shtyp nga makina
Cilët janë lëndët ushqyese të rëndësishme për një femër gjatë shtatzanisë...
Franca pret kundërshtaren e finales së Moskës që do të dalë nga çifti Kroaci-Angli. Çdo gjë është gati për gjysmëfinalen e dytë që do të luhet në mbrëmje më Moskë ku kroatët dhe anglezët do të kërkojnë një biletë për në finale.
Pritet një duel spektakolar dhe i ashpër ku ballkanasit kaluan me vështirësi pas penalltive Danimarkën dhe Rusinë, ndërsa Anglia eliminoi Kolumbinë me penallti dhe Suedinë në çerekfinale. Të dyja skuadrat do të përballen për herë të tetë në historinë e tyre dhe precedentët flasin për Anglinë me 4 fitore, dy suksese kanë arritur kroatët dhe një ndeshje ka përfunduar në barazim.
Por në një kompeticion madhor ka vetëm një duel në Euro 2004, ku Anglia e mundi Kroacinë 4-2. Ballkanasit janë për herë të dytë në një gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe duan të bëjnë historinë ndërsa sa i përket formacionit Daliç pritet të hedhë në fushë Subasiç në portë, në mbrojtje Striniç e Vida nga krahët dhe Lovren e Corluka në qendër.
Rakitiç dhe Brozoviç në mesfushë si një digë përpara mbrojtjes ndërsa Modriç, Perisiç e Rebiç në mbështetje të sulmuesit të deklaruar Mario Mandzukiç. Kroacia nuk kërkon të trajtohet si një “hirushe”, por si një skuadër që e meriton të jetë mes katër më të mirave. Trajneri Zlatko Daliç sqaron:
“Nuk mendoj se i kemi kaluar pritshmëritë pasi lojtarët tanë luajnë në klubet më të mira. Vitet e fundit nuk kemi arritur shumë rezultate krahasuar me potencialin që kemi, por nuk mendoj se është surprizë që jemi këtu. Tashmë nuk duam ta shpërdorojmë këtë mundësi unike për të hyrë në histori”, e mbyll Daliç.
Anglia një herë fituese e Kupës së Botës në 1966 luan gjysmëfinalen e tretë në histori dhe për Gareth Southgate nuk ka dyshime sa i përket formacionit. Pickford në portë dhe treshen e mbrojtjes të përbërë nga Walker, Stones dhe Maguire. Nga krahët Trippier e Young dhe në qendër të mesit të fushës Henderson, Dele Alli e Lingard ndërsa në sulm Harry Kane dhe Sterling.
“Futbolli po kthehet në shtëpi “kjo është kënga që ka filluar të këndohet sërish në ishull dhe Southgate analizon: “Është një këngë që prej 20 vitesh nuk kam pasur kurajo ta dëgjoj por tashmë jemi një hap larg një arritje historike me një skuadër të re por që ende nuk e dimë se ku mund të arrijmë. Ndaj Kroacisë do e kemi shumë të vështirë”, e mbyll numri një i pankinës së “Tre luanëve”. Arbitër i ndeshjes do jetë turku Cakir./shqiptarja
PasKatër pika për t`u shënuar nga samiti i Londrës
ParaUnë, egjiptiani në Babrru dhe kinezia që s’e di nga i bie Shqipëria
LIVE/ Kampionët e botës, kthehen në Paris…
Rekord absolut, vetëm 25 vjeç dhe ka fituar 16 tituj. Askush si ky lojtar
Lojtari që u shpall kampion botë pa goditur kurrë në portë
Rekord absolut, vetëm 25 vjeç dhe ka fituar 16 tituj. Askush...
Gjesti i madh i Mbappe, paratë nga Botërori i jep për...
Shkroi historinë me Kroacinë, vjen deklarata e parë e Daliç
-Luana Vjollca javën e kaluar ka denoncuar një rast përndjekjeje në polici, moderatorja ka marrë me seriozitet çështjen dhe ka angazhuar edhe truprojë, shkruan lajmi.net. Moderatorja ishte një nga personazhet e shumtë publikë që dolën në shesh më katër qershor
dhe nën moton “Për fëmijërinë e vjedhur”, protestuan kundër abuzimit të fëmijëve të mitur. Dhe ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte sigurimi i angazhuar nga ajo për mbrojtje të afërt. /Lajmi.net/-,2020-06-07 18:27:48,-Pas denoncimit për përndjekje,
Luana Vjollca angazhon truproje-,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll dhe La Liga njoftuan të dielën se skuadrat nga kategoria më e lartë deri në nivelin amator do të ndalen për një moment reflektimi përpara ndeshjeve. Pas një ndërprerje tre-mujore, futbolli është vendosur të rifillojë në
Spanjë në javën e ardhshme, me La Liga që rikthehet në fillim me derbin në shtëpi të Sevilla kundër Real Betis të enjten, përcjell lajmi.net. Liderët Barcelona udhëton te Mallorca të shtunën, ndërsa Real Madridi i vendit të dytë përballet me Eibar në ‘Santiago
Bernabeu’ të dielën. Ndeshja e parë profesionale e rifillimit do të jetë një takim i nivelit të dytë midis Rayo Vallecano dhe Albacete të mërkurën, kur skuadrat do të luajnë 45 minutat e dyta të një loje që u ndërpre në dhjetor. /Lajmi.net/-,2020-06-07
18:25:42,-La Liga nderon viktimat nga Covid-19 në Spanjë, do mbahet një minutë heshtje në çdo ndeshje-,La Liga;Lajme futbolli;Sport,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Vendi regjistroi vetëm 197 raste të reja nga 49,478 teste të zhvilluara gjithsej, respektivisht një rritje prej vetëm 0.08 përqind, shkruan lajmi.net. Lombardia vazhdon të jetë epiqendra e virusit, pasi vetëm nga ky rajon u raportuan 125 teste të reja pozitive.
21 nga 53 vdekjet vijnë nga regjioni më i prekur italian. Përveç Lombardisë, asnjë rajon tjetër nuk pati më shumë se 15 raste të reja që nga dje. Gadishulli ka 35.262 raste aktive me virusin që shkakton sëmundjen Covid-19. “Ne jemi jashtë fazës akute të
pandemisë. Tani jemi në epokën e të jetuarit me koronavirus”, tha zv / ministri i shëndetësisë Pierpaolo Sileri për Sky Italia. /Lajmi.net/-,2020-06-07 18:23:49,Italia raporton numrin më të ulët të vdekjeve nga Covid-19 që prej
marsit,Lajme;Bota;COVID-19,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë sot në Zabel të Ultë të Komunës së Drenasit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, sipas të cilit në këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 14:45 në rrugën
Drenas-Komoran, kanë qenë të përfshirë një furgon me udhëtarë dhe një veturë. “Personat e lënduar janë transportuar për në Emergjencë në Prishtinë. Njësitet relevante policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme lidhur me hetimin
e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Hoxha. Aksi rrugor Drenas-Komoran, i cili ishte mbyllur pas rastit të aksidentit, është rihapur për qarkullim rreth orës 17:00. /Lajmi.net/-,2020-06-07 18:22:17,-8 persona mbetën të lënduar rëndë në aksidentin në Zabel të
Ulët, ?policia jep detaje-,Lajme;Nacionale,Valmira Halimi,Lajmi
-Pas raportimeve për 40 raste të reja me COVID-19, Instituti Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ngritur alarmin për rrezikun e shpërthimit të vatrave të reja epidemike në Komunën e Prishtinës, Vushtrrisë, Prizrenit, Fushë Kosovës, Obiliqit, shkaku i mos zbatimit
të distancës sociale dhe maskave mbrojtëse nga qytetarët. “Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve, mund të shtojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor
me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve”, thuhet në komunikatë, shkruan lajmi.net. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen
masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve. IKSHK apelon qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimi i
maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura. Inspektoratet sanitare të AUVK-së dhe Inspektoratet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin per Inspektoratin
dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa përgjegjësie në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar, thuhet më tej në komunikatë. Çdo shkelje e rregullave nga kushdo, sipas IKSHPK-së, do të konsiderohet
rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. “Ju lutem të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve! Çdo hap përpara që bëjmë, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë. Çdo hap
përpara që bëjmë, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë. Ta ruajmë këtë situatë të qëndrueshme duke pasur parasysh situatë më të rënduar epidemiologjike në shumë shtete të botës”, thekson IKSHPK-ja duke shtuar se lehtësimi i lëvizjes
nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore. /Lajmi.net/-,2020-06-07 18:18:44,-IKSHPK-ja thotë se që nga lehtësimi i masave janë shtuar vatrat e reja të koronavirusit, thirrje për kujdes-,Lajme;Nacionale;COVID-19,Valmira
Halimi,Lajmi
-Donika Grajqevci, aktualisht po luan si titullare te skuadra USV Jena, shkruan Gazeta Olle. 17 vjeçarja, 7 qershorin do ta mbajë mend në karrierë, pasi pikërisht sot debutoi ndaj Freburgit. Aktualisht, skuadra e saj po humbet me rezultatin 3:0. Grajveci,
padyshim që pritet të ketë një të ardhme të madhe para saj, si në klubin Jena, njësoi edhe në Kombëtaren e Kosovës.-,2020-06-07 18:09:57,Futbollistja e Kosovës debuton si 17 vjeçare në Bundesligën e Gjermanisë,Lajme futbolli;Sport,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Edona Llalloshi është një nga këngëtaret më të pëlqyera në estradë, këngëtarja pas gati një viti është duke sjellë diçka të re, shkruan lajmi.net. Këngëtarja ka shfrytëzuar profilin e saj në Instagram për të ndarë me fansat e saj disa pamje nga punimet e
video-projektit të ri. Edona nuk ka bërë të ditur datën e publikimit apo titullin e këngës, ndonëse kuptojmë se për klip është përkujdesur produksioni ‘EMFcreative’. /Lajmi.net/-,2020-06-07 18:09:34,Edona Llalloshi ndan pamje nga punimet e klipit të
ri,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Dyshemeja e kinemasë së zakonshme u zëvendësua nga një fushë e rrethuar me gardh, dhe në vend të karrigeve, u krijua hapësirë për 500 vetura të cilët do të parkoheshin përballë një ekrani. Shoferët dhe pasagjeret e tjerë do qëndronin në makine, ndërsa filmi
projektohej në ekranin me përmasa 12 dhe 15 metra. Zëri rregullohej nëpërmjet një altoparlanti i cili ndodhej në fund të një teli dy metra në çdo vend parkimi. Altoparlanti mund të varej brenda një dritareje në veturë pak të hapur. Numri i këtyre kinemave në
Amerikë u rrit deri në 4 mijë në fund të viteve 50-të, por që atëherë, ky numër është ulur në qindra. Ngritja e vlerës se tokës të përdorur për veturat dhe ekranin, si dhe rritja e konkurrimit nga kinematë me shumë salla, televizioni me lidhje satelitore dhe
videokasetat, sollën edhe zhdukjen e kinemave të hapura.-,2020-06-07 18:07:30,-Kinematë e hapura, ja si shikoheshin filmat nga veturat-,Fun;Kuriozitete,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Derisa institucionet e shëndetit bëjnë thirrje që të respektohen masat mbrojtëse kundër virusit, si mbajtja e distancës sociale dhe bartja e maskave mbrojtëse, një gjë e tillë nuk po gjen zbatim te qytetarët. Sot parku i Gërmisë ‘vlonte’ nga një numër i madh i
qytetarëve që ia kishin mësyrë këtyre hapësirave për të kaluar vikendin. E krejt kësaj duket se po i ndihmon edhe moti i mirë që po merr këtyre ditëve, pas disa ditë të reshjeve me shi. Kolona të gjata janë krijuar në rrugën që çon drejt “Gërmisë” dhe policia
nuk dukej askund. Qytetarët që ia kishin mësyrë për vikend këtij parku, nuk po i zbatojnë masat e institucioneve shëndetësore për distancë sociale dhe bartjen e maskave, duke rrezikuar kështu në paraqitjen e rasteve të reja, pasi që institucionet shëndetësore
kanë bërë të ditur se virusi nuk është larguar në tërësi. Masat e lehtësimit është thënë se janë ndërmarrë që të lehtësohet jeta e qytetarëve pas gati tre muaj izolimi, në të kundërtën, një shtim i mundshëm i rasteve të reja mund të çojë deri te ndryshimi i
vendimeve kundër përhapjes së koronavirusit. Kosova nga muaji mars, kur u paraqitën rastet e para e deri më tash, ka 1234 persona me koronavirus, prej tyre 890 të shëruar dhe 31 viktima, e fundit e regjistruar dje. Në kuadër të masave të reja të lehtësimit
kundër COVID-19, nga nesër do të hiqet edhe ndalim-qarkullimi për qytetarët nga ora 21.00 deri në ora 5.00 të mëngjesit. /Kp-,2020-06-07 18:03:53,-Gërmia ‘vlon’ në ditë vikendi, qytetarët nuk zbatojnë masat kundër COVID-19-,Lajme;Nacionale;COVID-19,Valmira
-Ky është momenti kur një kamion në qytetin Yinchuan, Kinë, u rrotullua në ajër nga një erë e fortë, i cili ishte i ndalur në semaforë. Videoja tregon automjetin që rrotullohet 360 gradë para se të hidhet në anën tjetër të rrugës. Është interesant se në këtë
situatë, është vetëm kamioni ai që e pëson, sepse makinat tjera as që lëvizin nga vendi nga era e fuqishme. Sidoqoftë, shoferi dhe pasagjeri, të cilët kishin vendosur rripat e sigurisë, pësuan vetëm gërvishtje të vogla.-,2020-06-07 18:00:42,E pabesueshme: Era e
fortë rrotullon kamionin,Fun;Kuriozitete,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-32-vjeçarja udhëtonte botën falë punës së saj dhe ishte e lumtur derisa vuri re një gungë të vogël me ngjyrë mishi në këmbën së saj të majtë në gusht të vitit 2019 Georgie nuk e dinte që ajo gungë ishte shenja e parë paralajmëruese se një formë e rrallë e
kancerit po rritej në këmbën e saj dhe mjekët do ta amputonin vetëm 9 muaj më vonë. Mjekët menjëherë i bënë një biopsi dhe32-vjeçarja mori lajmin shokues se një sarkomë jashtëzakonisht e rrallë e indeve të buta të quajtur liposarcoma myxoid po rritej brenda
këmbës së saj. Georgie kujton dhimbjen dhe frikën që pushtoi trupin e saj dhe tha “Nuk doja të vdisja”. Pavarësisht kësaj, 32-vjeçarja e kaloi me sukses operacionin dhe në shtator u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj, Chris, 35 vjeç i vendosën
vajzës së tyre emrin Antonia.-,2020-06-07 17:59:23,32-vjeçarja mposht kancerin e rrallë dhe sjell në jetë fëmijën e saj të parë,Fun;Kuriozitete,Dardan Garaj,Lajmi
-Gjatë 24 orëve të fundit, nga 296 mostra të marra, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës , ka bërë të ditur se 40 persona kanë rezultuar pozitivë, kështu duke e çuar në 1 mijë e 234 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me koronavirus në vendin
tonë. Në mesin e 40 të infektuarve, 10 janë nga Komuna e Prishtinës, shkruan lajmi.net. Pas këtij lajmi, ka reaguar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes dhe t’iu përmbahen rregullave të dhëna nga IKSHPK-ja.
Postimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje: Dyzet raste të reja sot, prej të cilave 10 raste me vendbanim në Prishtinë. Ende po i presim informatat nga IKSHP, por edhe sipas rekomandimeve të IKSHP duhet të kemi kujdes përkundër lehtësimit të masave. Distanca 2
metra dhe mbulimi i gojës dhe hundës të domosdoshme. Ju lutemi për kujdes të shtuar këto ditë. #kujdes. /Lajmi.net/-,2020-06-07 17:57:41,-10 raste të reja me koronavirus në Prishtinë, Ahmeti iu bën thirrje qytetarëve për kujdes-,Lajme;Nacionale;COVID-19,Valmira
-Gjilanasit gabuan në shtëpi përballë Trepçës ’89, duke barazuar 1:1. Fiton Hajdari i dha epërsinë vendasve nga një penallti diskutabile, kurse Arb Manaj vendosi rezultatin përfundimtar. Gjilani mbetet në vendin e tretë me 42 pikë, kurse Trepça ’89 me 27 pikë
renditet në vendin e nëntë. /Lajmi.net/-,2020-06-07 17:56:24,-Trepça ’89 befason Gjilanin, merr një pikë në udhëtim-,Lajme futbolli;Sport;Superliga e Kosovës,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Skuadra e Ismet Munishit u mundua me çdo kusht të merrte pikë të plota nga kjo përballje, por ishte e pamundur përballë mbrojtjes së çeliktë të Drenicës. Ky barazim ishte vetëm i dyti për Ballkanin në stadiumin e vet gjatë këtij edicioni të Superligës. Me një
pikë të fituar, Ballkani humb pozitën e liderit duke u renditur me 45 pikë në vendin e dytë, një më pak se Drita në pozitën e parë. Ndërkohë, Drenica me 31 pikë mban pozitën e shtatë në tabelë. /Lajmi.net/-,2020-06-07 17:54:00,-Gabon Ballkani, humb pozitën e
liderit në Superligë-,Lajme futbolli;Sport;Superliga e Kosovës,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Ana Cheri vazhdon të tërheq vëmendjen e audiencës me fotografitë provokuese që është duke publikuar në rrjete sociale, shkruan lajmi.net. Modelja e cila shquhet për format trupore, ka ndarë imazhe të reja në Instagram me të cilat prek limitet e provokimit.
Bukuroshja e cila ndiqet nga 12 milionë ndjekës në këtë rrjet social është shfaqur me bikini transparente të cilat i zbuluan shumë asaj. /Lajmi.net/-,2020-06-07 17:51:34,Modelja amerikane ngreh temperaturat me foton në bikini,nan;Entertainment,LAJMINET