text
stringlengths
0
79.4k
Qyteti i librave (Video)
Uji nuk do të pihet më, do të hahet (Video)
Nora Istrefi, paraqitja e parë publike si artiste (Video)
Të kesh një vëlla, apo motër (Video)
Të rinjtë sirianë ‘rimarrin’ kontrollin e gërmadhave (Video)
MË TË LEXUARA
Adelinë tjetër s’lind më nëna (Video)
Hoxha: Marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin janë të shkëlqyera 0
Forca të policisë në panairin ‘Prishtina 2018’ 0
Thaçi e Vuçiq biseduan në telefon, u morën vesh për vazhdim të dialogut 0
Kuvendi ratifikon mandatin e EULEX-it deri më 2018 0
Majlinda Kelmendi në gjysmëfinale, me këtë rast siguron medalje olimpike (Video) 0
Gjesti që bëri De Rossi, pasi tifozët e gjuajtën me ushqim, befasoi gjithë botën (Video) 0
NOT-KUPA “PERSPEKTIVA”/ Në pishinën 25 m te AN “Te Stela”, dje u bë një mbyllje e bukur e vitit 2017 me 24 Rekorde Kombëtare, flasin protagonistët dhe Presidenti i FSHN-së
Për notin shqiptar, dje viti 2017 u mbyll me 24 rekorde kombëtare të thyera nga të gjitha kategoritë e moshave, por 4 prej tyre ishin për të rritur. Në këtë veprimtari që organizohet ne iniciativën e AN “Te Stela”, por që mbështet nga FSHN-ja, të gjithë notarët treguan seriozitet e përkushtim, dhe jo vetëm ata që u shpallën rekordmenë. Për dy ditë më radhë, pishina 25 m “Te Stela”, gumëzhiu me gjithçka që të ofron një event i tillë, i cili për nga organizimi e zhvillimi, meriton një “Bravo”! Këto vlerësime ishin edhe nga Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku, i cili në intervistën e tij për gazetën “Telegraf”, këtë realitet e quajti pjesë të progresit.
Në dy ditët e garave në Kupën “Perspektiva”, u ndjetë shumë entuziast dhe optimist gjatë zhvillimit të tyre, pse?
Sepse ishin gara shumë të bukura dhe me rivalitet në të gjitha kategoritë. Të gjitha ekipet dhe notarët që ata kishin në përbërjet e tyre, treguan seriozitet, duke e mbyllur vitin 2017 në mënyrën më të shkëlqyer.
E keni fjalë për 24 Rekordet Kombëtare që u thyen në të gjitha kategoritë që garuan?
Rekordet Kombëtare janë bërë si të modës në veprimtaritë e notit shqiptar në tre-katër vitet e fundit. Ato janë pjesa më e dukshme, por në këtë veprimtari, të gjithë garuesit treguan se stërvitja gjithëvjetore i ndihmon realisht për rezultate të mira. Kjo po i shërben shumë cilësisë së garimit në veçanti, njëherësh edhe përmirësimit të rekordeve kombëtare.
Për ju si President i FSHN-së, çfarë tregojnë më shumë këto rekorde në këtë stinë dimri?
Të gjitha rekordet që u thyen, janë pjesa më e bukur, janë shpërblimi final i notarëve, trajnerëve dhe prindërve të tyre. Me këto rezultate, të gjithë notarët nderuan në radhë të parë veten, por edhe e ndihmuan FSHN-në për një program më të veçantë në vazhdimësi.
Ka ndonjë të veçantë tjetër me këto rezultate rekord që u arritën në Kupën “Perspektiva”?
Natyrisht që po, sepse në stinën e dimrit, stërvitshmëria e notarëve është paksa e kufizuar. Kjo është e veçanta që më bën më optimist mua, dhe gjithë komunitetin e notit në Shqipëri, ndërsa vetë thyerja e rekordeve kombëtare e bën të veçantën më evidente.
Në tërësi, ju si e quani vitin kalendarik 2017, për veprimtaritë kombëtare që keni organizuar, njëherësh edhe për ato ndërkombëtare ku keni marrë pjesë?
Duke ju referuar rezultateve që janë arritur në këtë vit, unë do ta quaja “vitin e Rekordeve” 2017-ën. Sepse në të gjitha kategoritë ka kaluar shifra e mbi 100 Rekordeve Kombëtare të thyera
Pa e prishur traditën e falënderimeve në çdo fundviti, për ju ku adresohen ato?
Si President i FSHN-së, unë i falënderoj të gjithë garuesit që morën pjesë në veprimtaritë e notit gjatë vitit 2017. Por, nuk mund të le pa përmendur trajnerët e tyre, e në veçanti prindërit, të cilët me sakrifica ekonomike e pasion për sportin, bënë të mundur që noti shqiptar të ketë progres periodik.
Të gjitha ekipet dhe notarët që ata kishin në përbërjet e tyre, treguan seriozitet, duke e mbyllur vitin 2017 në mënyrën më të shkëlqyer
Në veçanti falënderoj prindërit, të cilët me sakrifica ekonomike e pasion për sportin, bënë të mundur që noti shqiptar të ketë progres periodik
EKIPET MË TË MIRA
NOTARËT MË TË MIRË
Në garat e Kupës “Perspektiva” u thyen 24 rekorde kombëtare për të gjitha kategoritë: 4 Kategoria A dhe 20 Kategoria B
Messi i habit të gjithë, bën ndryshim “drastik në look”
Kosovë: Policia ka larguar turmën nga stacioni i policisë, ata ecin...
Kosovë, Banka Botërore përgënjeshtron rritjen ekonomike me 2.7%
Daniel Godelli: Shteti nuk do t’ia dijë për ne, po punojmë...
“Pyet shefin tënd për ultimatumin nga ndërkombëtarët”, Vasili publikon mesazhin e...
Viti 2013, i humbjes dhe vjedhjes së energjisë elektrike
Ballë për ballë
Shqiptarë nga Maqedonia në diasporë: aplikoni për pjesëmarrje në referendum për…
Për shkak të numrit të madh të pasagjerëve: në Aeroportin e…
Kompania ajrore zvicerane «Edelweiss» bën shqiponjën: nga prilli 2019 fluturon nga…
T’i hapim portat për Shqipërinë dhe Maqedoninë
Diplomati gjerman Michael Roth angazhohet për përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit në BE – dhe kërkon që Brukseli të fillojë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Komisioni Europian rekomandoi më 17 prill fillimin e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe ish–Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Bëhet fjalë për marrjen e vendimeve të zgjuara dhe marrjen në konsideratë të çështjeve politike dhe strategjike, në interesin tonë ekonomik dhe të sigurisë. Përse është fjala? Çfarë vihet në lojë?
Me këtë rajon ne nuk na lidh vetëm afërsia gjeografike, por edhe lidhje të shumta historike, kulturore dhe ekonomike. Ne kemi një interes jetik, për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor të ankoruar fort pas Europës, duke e bërë të qëndrueshëm – si ndaj faktorëve të brendshëm destabilizues, ashtu edhe ndaj ndikimeve të dëmshme nga jashtë.
Gjithnjë Ballkani ka qenë në fokus të sferave të ndryshme të interesit. BE duhet të bëhet e dukshme në këtë rajon, duke përdorur më fuqishëm ndikimin dhe mundësitë e saj të strukturimit. Përafrimi me BE-në në asnjë mënyrë nuk detyron ndërprerjen e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore me shtetet e tjera. Por çdo vakum politik, që ne europianët krijojmë, do të plotësohet, në mënyrë të pashmangshme, nga të tjerët, të cilët kanë qenë gjithnjë të interesuar për destabilizim dhe që vendosin në pikëpyetje modelin tonë të një rendi demokratik, të orientuar në vlera dhe të bazuar në rregulla.
Kina është aktive në rajon dhe vepron përmes investimeve strategjike, kryesisht në infrastrukturë. Rusia kujdeset historikisht për marrëdhëniet e ngushta me shtetet e krishtera–ortodokse dhe krijon varësi përmes energjisë dhe furnizimeve me armë. Disa shtete arabe kërkojnë krijimin e një islami konservator, i cili nuk korrespondon me islamin e Ballkanit Perëndimor, të orientuar nga Perëndimi.
Kjo është në kundërshtim me interesat tona. Sepse Ballkani Perëndimor nuk është aspak oborri pas shtëpie i Europës, por është më tepër oborri i brendshëm i shtëpisë europiane. Rajoni është i rrethuar nga disa shtete të BE – gjeografikisht rajoni gjendet në zemër të Europës, vetëm politikisht ndodhet ende jashtë saj.
I gjithë rajoni ka një perspektive anëtarësimi, që nga Samiti i Selanikut më 2003. Është e qartë se në rrugën drejt anëtarësimit duhet kryer ende shumë punë. Të gjitha shtetet, edhe pse në masë të ndryshme, luftojnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar, mangësitë e qeverisjes dhe konflikte rajonale të pazgjidhura.
Por, krahasuar me situatën para njëzet, pesëmbëdhjetë apo edhe para vetëm pesë viteve, janë shënuar përparime shumë të mëdha – dhe kjo është certifikuar së fundmi me rekomandimin e Komisionit Europian për fillimin e negociatave të pranimit. Megjithatë, rruga deri te pranimi është ende e gjatë dhe e lidhur me kushte të qarta. Nuk është aspak fjala për një anëtarësim automatik, por për etapën e parë të një turi të gjatë.
Diskutimi mbi perspektivën e anëtarësimit – fillimisht në nivel kombëtar dhe më pas në nivel europian – do të marrë në konsideratë ato vendime politike, të cilat më së miri promovojnë stabilizimin e mëtejshëm dhe demokratizimin. Bëhet fjalë për gjetjen e drejtpeshimit të duhur mes inkurajimit dhe kushteve të qarta.
Kjo ka të bëjë me sinjalin që BE duhet të përçojë në të gjithë rajonin, me qëllim që proceset e reformave të vështira të vazhdojnë të gëzojnë përkrahjen në mesin e popujve të rajonit. Kjo pasi anëtarësimi në BE është një detyrë e të gjithë shoqërisë dhe jo vetëm e elitave politike dhe ekspertëve të drejtësisë.
Shqipëria ka ndërmarrë një reformë të thellë e të pashembullt në drejtësi. Nëse do t’ia dalë me sukses, vendi do të avancojë shumë përpara, po kështu edhe në luftën kundër krimit të organizuar.
Maqedonia ka përmirësuar dukshëm në marrëdhëniet me fqinjët, pas vitesh stagnimi, protestash në rrugë dhe së fundmi një ndryshimi paqësor të qeverisë. Ajo po punon me vrull për agjendën e reformave. Në të dyja këto shtete qeveritë e orientuara nga reformat gjenden para sulmit të ashpër të opozitës. Për pushtetarët, dhe ndoshta për disa qytetarë e qytetare, pa dyshim do të ishte më e lehtë të akomodoheshin në sistemin e patronazhit dhe korrupsionit, sesa të luftonin për tejkalimin e tij.
Një objektiv që bëhet gjithnjë e më i largët kërcënon të kthehet në mirazh. Ai, gjithashtu, kërcënon të humbasë forcën tërheqëse të tij dhe, në fund, edhe fuqinë transformuese. Kjo ka lidhje edhe me tema të rëndësishme si pajtimi, marrëveshjet me fqinj, respekti për minoritetet: pas luftërave të frikshme dhe konflikteve të brendshme të viteve 1990 ende shumë plagë nuk janë shëruar.
Ekzistojnë pjesërisht armiqësi shekullore, historike mes popujve dhe komuniteteve fetare. Prandaj është inkurajuese sa ngushtë po punojnë së bashku gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – nëpërmjet qëllimit të përbashkët të përafrimit të BE-së, – në fushën e ekonomisë, transportit, digjitalizimit dhe shkëmbimeve rinore.
Ballkani Perëndimor është një test prove për suksesin e qëndrueshëm të modelit evropian, demokracisë, lirisë dhe shtetit të së drejtës, të lidhura me sigurinë dhe mirëqenien. Për këtë të fundit shpresojnë mbi të gjitha të rinjtë në Ballkanin Perëndimor.
Procesi i transformimit që po vazhdon për vite kërkon shumë prej tyre. Fillimi i negociatave të anëtarësimit do ishte për popullsinë e te dyja vendeve një sinjal inkurajues. Ne duhet t’u tregojmë atyre se e kemi seriozisht.
«Unë i robëruari – ju ftoj në ekspozitën time TË PAVARUR!»
Artikuj të zgjedhur
Maqedonia e Veriut në NATO është në interes të shqiptarëve
Me Adem Jasharin nuk duhet të bëhet as biznes, as politikë...
Dy mikrofona për Radio LIRIA, dhuratë e një shkrimtari.
Pas laptopit te dhuruar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare për Austi të Epërme, Radio LIRIA ndihmohet edhe nga shkrimtari dhe publicist Ajet Shala. Ajeti, duke i ditur nevojat që kemi, na i ka dhuruar dy mikrofona ajrore me resiver te markes Sonys, të cilët na kanë arritur dje përms postës.
Kjo është dëshmia më serioze që tregon se njerëzit fisnik nuk presin që tu kërkohet ndihmë, por ata e japin kontributin e tyre vullnetarisht sa herë që punohet e veprohet për të mirën e kultures, informimit dhe traditës shqiptare. Fundja, ketë punë bën dhe ketë misionin ka Radio LIRIA.
Përndryeshe, z. Ajet Shala është shkrimtar mjaft produktiv dhe autor i dhjetra librave. Është veprimtar i palodhur i kulturës dhe ka qenë njëri ndër ata që e ka veshur uniformën e UÇK-së qe në oret e para, për ti dalur zot atdheut.
Stafi i Radio LIRIA i është shumë mirënjohës shkrimtarit dhe mikut të nderuar z. Ajet Shala për ketë dhuratë të çmueshme, duke uruar që të ketë edhe më tepër frymëzime dhe të na gezoj më më shpesh libra të rinj!
Radio LIRIA, si çdo radio tjetër në fillim të punës së saj, ka pasur dhe vazhdon të ketë mungesë të mjeteve të nevojshme teknike për transmetim normal e pa probleme. Në Studion qëndrore të kësaj radio është filluar puna me një laptop privat të blerë para katër vitesh dhe me një kompjuter shtepiak të huazuar qe është më se 10 vjet i vjeter.
?ë vetmet gjera që i ka të reja dhe që janë blerë me mjete vetjake janë këto: minikonzola e pultit të transmetimit, mikrofonet e lirë, kabllot dhe disqet për arkivimin e materialeve për transmetim dhe përforcuesi i internetit.
Përkunder kushteve të vështira dhe falë vullnetit, kjo radio që në fillim ka dëshmuar se mund të bëj punë të mira për çka janë bindur edhe dëgjuesit saj. Janë krijuar edhe tri studio tjera të kësaj radio. Është krijuar stdudio në Tirane që udhëhiqet nga poetja e nderuar Alketa Maksuti Beqari. Ështe krijuar studio në Frankfurt të Gjermanisë e cila udhëheqet nga gazetari, publicisti dhe letrari Miftar Dragidella. Ështe në krijim e siper edhe studio në Suedi që do të udhehiqet nga gazetari dhe shkrimtari i njohur Rizah Sheqiri. Dhe, janë duke u bërë përpjekje edhe për krijimin e disa sstudiove tjera. Por përkunder vullnetit dhe dëshirës, mungesa e mjeteve të nevojshme teknike të punës, e bën të pa mundur realizimin e synimeve që i ka Radio Liria dhe stafi i saj.
Radio LIRIA është radio e re dhe nuk ka donacione, ashtu si i kane radiot tjera simotra. Ajo ka nevojë për gjera më elementare. Për shembull, studio qendrore ka nevojë për një kompjuter të ri shtëpiak, ka nevojë për një miksetë profesionale, ka nevojë për dy mikrofona profesional për pultin e transmetimit, ka nevojë për një diktafon profesional për bërjen e bisedave apo intervistave,
Edhe tri studiot tjera të krijuara ne Tiranë, Gjermani dhe Suedi, për të berë punën e tyret, duhet të kenë së paku nga një minimiksete, nga një mikrofon dhe degjojset; duke llogaritur se do të punojne fillimisht me laptopet apo kompjuteret e tyre përsonal. Kostoja për blerjen e gjerave më elementare për funksionimin si duhet të një studio, jashte studios qëndrore, e arrine shumën 400-500 Euro. Kjo do të thotë se për funksionimin normal të tri studiove alternative, jashtë nevojave që ka studio qëndrore, kërkohet një investim prej 1500 euro; shumë kjo e pa përballueshme për një radio që është në fillim të punës së saj.
Fillimisht, theleuesi ka investuar mbi 2000 Euro mjete vetjake. Mëpastaj, veprimtari i shquar dhe kryetari i Shoqates “Selina” z. Fehmi Spahiu e ka ndimuar themelimin kësaj radio me 600 Euro, duke ia paguar ato vet firmës që përkujdeset për serverin e Radio Lirisë. Njëherësh, duhet cekur se z. Fehmi Spahiu, dërgimi i mjeteve të pronari i firmës që bën mirëmbajtjën e serverit, i ka kushtuar edhe 30 Euro shtesë.
Duke qenë të informuar për kushtet në të cilat radio e ka filluar punën dhe për përpjekjet që është duke bërë stafi i saj, Unioni i Shqatave Shqiptare për Austri të Epërme kishte marrur vendim për ta ndihmuar Radio Lirinë. Keshtu, ata e blenë dhe ia dhuruan Radio Lirisë një laptop të ri në vlerë 399.99 Euro.
Ndaj, falënderime të përzemërta për Uninonin e Shoqatave Shqiptare për Austri të Epërme, për të gjithë anëtarët e vyer të këtij Unioni dhe mbarësi në veprimtarinë e tyre fisnike!
Haziz Ndreu kishte origjinë prej një familje me tradita të rezistencës kombëtare, por edhe me traditë në këndimin e këngëve të trimërisë. Në saje të angazhimit dhe talentit që kishte derdhur në këndimin e këngëve dhe interpretimin e shkëlqyer me çifteli, Aziz Ndreu ishte shpallur “Artist i merituar”. Në moshë të re është angazhuar si këngëtar popullor në Shtëpinë e Kulturës, në Peshkopi. Ka qenë i afirmuar si këngëtar popullor në nivel kombëtar. Ka marrë pjesë në Festivalin e këngës, muzikës dhe valles në Tiranë më 25-27 nëntor të vitit 1959, ku vlerësohet me çmimin e lartë, “Rapsod popullor”. Pas kësaj, merr pjesë rregullisht në të gjitha festivalet folklorike të Gjirokastrës dhe në Festivalin e këngës popullore të Beratit, në vitin 1995.
Këngët e rapsodit dibran, Aziz Ndreu janë të veçanta në shumë segmente krijuese dhe interpretuese. Për dallim nga rapsodët e tjerë që kanë krijuar e kënduar dhjetra e qindra këngë, albumi i këngëve të tij duket modest, por origjininaliteti i këngës së tij është tej mase i veçantë, qoftë me zërin burrëror, të lindur apo të trashëguar, qoftë me përzgjedhjen e këngëve, meqë ai ka kënduar vetëm këngë historike dhe këngë trimërie, qoftë me melodinë dhe kompozimin e shquar artistik, qoftë me mënyrën arkaike të të kënduarit, qoftë me forcën e brendshme shpirtërore, mobilizuese, që iu ka dhënë këngëve.
Aziz Ndreu nuk ka kënduar shumë këngë, por të gjitha këngët e tij janë antologjike, të gjitha këngët e tij janë këngë të krenarisë kombëtare, këngë që kurrë nuk harrohen, kurrë nuk vjetërohen. Sapo ta dëgjosh këngën e Hajredin Pashës, pavarësisht se kush e këndon dhe pavarësisht sa mundohet ta këndojë mirë e më mirë, nuk ka si të mos kujtohet origjinali, të cilit askush deri sot nuk iu ka afruar.
Në këtë këngë ai ka bërë bashkë zërat kushtrimtarë si uraganë të ndezur flakë të Lumës e Dibrës, zërimin mobilizues të masave të revoltuara shqiptare kundër mbretit të Turqisë, ka intonuar zërin më të fuqishëm të mundshëm të kushtrimit të furisë kryengritëse, të ndeshjeve për jetë a vdekje, zërin e ngadhënjimit çlirimtar, në anën tjetër ka segmentuar edhe zërin e qyqes, të pashait, i cili vajton fatin e zi, vajton atin e ushtarët, derisa përmes zërit të malësorëve dibranë i bëhet me dije pashait se Dibra nuk është Selanëjk e as Përlep, por është një termopile e Shqipërisë, e cila u la në gjak vjet për vjet, por kurrë nuk u mposht dhe kurrë nuk u shua.
Heroizmi me të cilin e përthekon strukturën e këngës, Aziz Ndreu, pastaj forca mobilizuese me të cilën e mban gjallë nga fjala në fjalë, nga rreshti në rresht, nga strofa në strofë, krijojnë tërësinë emblemë të këngës, e cila jeton përgjithmonë, meqë edhe është krijuar për të qenë një këngë e tillë, një këngë e përjetshme që ka vulosur në kujtesën e kombit vetëm njërën prej 400 betejave të Shqipërisë kundër Perandorisë më të madhe të botës, kundër Perandorisë osmane.
Ritmi dhe gradacioni artistik i kësaj kënge të sjell në kujtesë hapërimin e kalorësve që shkojnë drejt vdjekjes, sjellin në kujtesë kushtrimin e mobilizimin popullor, për të mos lejuar ushtrinë pushtuese t’i shkel trojet, sa e sa herë të lara me gjakun e trimave dhe trimëreshave.
Këngëtari popullor, po me të njëjtën mënyrë këndimi qësendis edhe pashanë turk, i cili pendohet për ndërmarrjen luftarake, duke përjetuar thellë humbjen drastike e tragjike në fushë të betejës, atje ku kishte hapur varre për ushtarët e tij, atje ku ushtria e tij ishte bërë mish për korba dhe kishte mbetur nëpër llogore, në Grykë të Radikës, atje ku i kishte mbetur tërë ordia. Rapsodi nuk i qesëndis as i lëndon ushtarët e mjerë, që i kishin bërë mish për top. Ai, dhembjen për ta e shpreh përmes gojës së pashait, i cili vajton fatin e vet të zi, por edhe humbjen e qindëra ushtarëve.
Kjo këngë epike-heroike, përveç forcës mobilizuese, ka edhe një melododi mahnitëse që të rrëmben si një forcë magnetike, duke të mbërthyer në botën e heroikes dhe tragjikes, duke të sjellë në kujtesë dhembjen bashkë me krenarinë.
Në këtë këngë historike i këndon bëmave të dy komandantëve popullorë, Elez Isufi dhe Isuf Xhelili, të cilët me malësorët dibranë e lumjanë u dolën para hordhive serbe e ruse, që po depërtonin nëpër malet e Shqipërisë, me qëllim për ta pushtuar e për ta shfarosur gjatë kohës së Luftërave Ballkanike. Edhe pse ishte një luftë krejt e pabarabartë, lumjanët e dibranët luftuan ashtu sikur spartanët dikur, meqë kishin Elez Isufin e Isuf Xhelilin
Ka punuar me zell në fushën e historisë, ku ka dhënë kontribut të vyer në mbledhjen e të dhënave gojore e dokumentare për ngjarje të rëndësishme të luftërave popullore e figurative atdhetare me të cilat ka referuar në sesione shkencore e simpoziume brenda dhe jashtë vendit.
Postimet më të lexuara
Ditën e shtunë më 04. 03. 2017 nga ora 20:30 në Radio Liria do të jepet një emision special kushtuar rapsodit të njohur, poetit dhe vepr...
Fonoteka e Radio Liria është pasuruar me mbi 2000 këngë
Njoftim nga Radio LIRIA FONOTEKA E RADIO LIRIA ËSHTË PASURUAR ME MBI 2000 KËNGË Njoftojmë dëgjuesit se pas një angazhimi dhe pune të m...
17,06.2017 / Sonte në ora 20:00, në -Radio Liria- bëhet promovimi i albumit të parë të këngëtarit Burim Caka, që mban emrin &quo...
Radio LIRIA është krijuar rishtas dhe pasi jemi duke e bërë kompletimin e stafit, vendosëm që publikisht të kërkojmë bashkëpunëtorë për u...
Gazetari dhe poeti Demir Gjergji E enjte, 14.12.2017 / Ora 22:00 Sonte në emisionin -Personazhi i javës- në Radio LIRIA, i...
Nga Unioni i Shoqatave Shqiptare për Austri të Epërme Radio LIRIA, si çdo radio tjetër në fillim të punës së saj, ka pasur dhe vazhd...
Bajram Kallaba Tregim Fusha e golfit ish një oazë më vete. Një vend pitoresk ,përgjat së cilës drunj të llojeve të ndryshme mb...
Kliko në Logon e Skypes për tu lidhur me RADIO LIRIA
Dy mikrofona për Radio LIRIA, dhuratë e një shkrim...
Anestezia dëmton trurin. Kujtesa e pacientëve ulet pas kryerjes së operacionit
Anestezia e përdorur për një operacion mund të shkaktoj tek pacienti një dëmtim të trurit dhe kujtesës, paralajmëron një studim i fundit.
Dr Kirk Hogan, profesor i anesteziologjisë në Universitetin e ëisconsin-Madison deklaroi se në momentin që brenda trupit të një personi injektohet anestezia receptorët nuk regjistrojnë asnjë nga ngjarjet traumatike gjatë operacionit.