text
stringlengths
0
79.4k
një mijë disa muaj më parë, në 72 të shtunën. Italia hyri në fazën e tretë të lehtësimit të kufizimeve më 3 qershor. Banorët u lejohet të udhëtojnë përsëri midis rajoneve. Sidoqoftë, disa italianë, veçanërisht të rinjtë, ende nuk i respektojnë masat e tanishme
të distancës sociale dhe bartjes së maskave në vende publike. Autoritetet paralajmërojnë për rrezikun e valës së dytë. “Ende duhet të respektojmë masat,” tha Papa. “Faleminderit Zotit, ne po dalim nga periudha më e keqe, por gjithmonë duke respektuar rregullat e
përcaktuara nga autoritetet”. Papa Françesku tha gjithashtu se nuk duhet të harrohet se koronavirusi merr shumë jetë në vende të tjera. Ai shtoi se të premten ka dëgjuar që në një shtet Covid-19 merr një jetë çdo minutë. “E tmerrshme”, përfundoi ai, duke mos
zbuluar se në cilin vend ishte.-,2020-06-07 16:23:46,Papa paralajmëron Italinë të mos shpallë fitoren herët kundër COVID-19,Lajme;Bota;COVID-19,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Shifrat janë ndër më të ultat që nga 23 marsi, kur 74 vdekje u regjistruan para krizës në Mbretërinë e Bashkuar, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net. Shefat e Departamentit të Shëndetit, të cilët lansojnë azhurnime të përditshme të numrave të
Covid-19 në orën 2 të pasdites, ende nuk e kanë njoftuar shifrën përfundimtare. Numri ditor mund të shkojë mbi 100 sepse numërimi paraprak, i llogaritur duke shtuar të gjitha azhurnimet e vendeve të veçanta, shpesh është më i ulët. /Lajmi.net/-,2020-06-07
16:21:45,Britania e Madhe njofton më pak se 100 vdekje nga Covid-19,Lajme;Bota;COVID-19,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Noizy gjatë ditës së premte ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me Matolale, shkruan lajmi.net. Brenda pak orëve reperi ka arritur mbi një milionë klikime në Youtube, dhe suksesi po e përcjell edhe në vendet evropiane. Ai me një postim
të bërë minuta më parë në Instagram, bëri të ditur se ‘Adrenalinë’ është kënga e dytë më e dëgjuar në Itali, dhe poqë së zë vendin e parë atëherë shkruan historinë. /Lajmi.net/-,2020-06-07 16:20:12,Noizy gati të shkruajë historinë me
‘Adrenalinë’,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zabel i Ultë të Drenasit, ku dyshohet se kanë mbetur të lënduar disa persona, ndërkohë që është mbyllur për qarkullim rruga Komoran-Drenas. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. “Një
aksident me lëndime të rënda është shkaktuar në rrugën Komoran-Drenas, në Zabel të Ulët. Policia dhe emergjencat kanë reaguar dhe kanë dalë në vendngjarje. Derisa të kryhen procedurat e hetimeve në vendin e ngjarjes, ky aks rrugor mbetet i mbyllur dhe policia
kërkon nga qytetarët të shmangin këtë rrugë dhe të përdorin rrugët tjera alternative”, ka thënë Hoxha. /Lajmi.net/-,2020-06-07 16:18:13,-Aksident në Zabel të Ulët, lëndohen rëndë disa persona-,Lajme;Nacionale,Valmira Halimi,Lajmi
-Në një postim në Facebook, Osmani shkruan ky sulm ka qenë i pritshëm ndaj saj. “Përkrahësit e tregtarëve të kufijve paskan gjetur një fotografi të dy policëve serbë dhe pa fije turpi gënjejnë se njëri nga ta në foto është babai im Raif Osmani. Të bësh një
barazim të tillë duke u shërbyer me montime e fotografi të policëve serbë dhe të tentosh të denigrosh dikë që ka punuar për Kosovën shtet të pavarur e sovran që nga viti 1989, është e pafalshme dhe jo etike”, ka shkruar Osmani. Ajo paralajmëron se do të
ndërmarrë të gjitha masat ligjore ndaj portaleve që shkruajnë shpifje e montime, si dhe ndaj individëve shpifës që po i shpërndajnë ato. Postimi i plotë i Osmanit, pa ndërhyrje: Një numër i madh shpifjesh, ashtu edhe siç pritej, po publikohen e shpërndahen këto
ditë, por kur ato kalojnë çdo kufi dhe tentojnë të cenojnë integritetin familjar, atëherë duhet edhe të reagohet edhe të denoncohen shpifësit e të ndiqen rrugët ligjore. Përkrahësit e tregtarëve të kufijve paskan gjet një fotografi të dy policëve serbë dhe pa
fije turpi gënjejnë se njëri nga ta në foto është babai im Raif Osmani. Natyrisht që në atë foto nuk është babai im e natyrisht që edhe gënjeshtra se ai ka punuar për serbët është shpifje e radhës e atyre që sot e kthyen Kosovën në varësi të Beogradit. Për fatin
e keq të vendit tonë, shpifjeve të tilla u shërbejnë edhe disa pseudo-portale të shndërruara në mjete propagandistike të tregtarëve të kufijve. E edhe më fatkeqe është kur shoh disa që e quajnë veten aktivistë të LDK-së tek shpërndajnë shpifje të tilla teksa
harrojnë që po këta që po i montojnë këto gënjeshtra sot, dje nga hotele të Shqipërisë përgatisnin komunikata e shpallnin tradhtarë veprimtarët më të mirë të LDK-së. Babai im është larguar nga puna më 15 mars të vitit 1989 duke u bërë kështu ndër shqiptarët e
parë që largohen dhunshëm nga puna nga regjimi serb, pikërisht pse ka besuar dhe ka folur publikisht për Kosovën Republikë. Ai në fillim të viteve të 90-ta i është bashkuar përpjekjeve të para të Presidentit Rugova për të ndërtuar shtyllat e mbrojtjes për
rajonin e Mitrovicës dhe për këto përpjekje është burgosur dhe ka përjetuar tortura çnjerëzore në burgjet serbe. Për këtë, dëshmitarë janë qytetarët e Mitrovicës, organizatat e të drejtave të njeriut si dhe aktivistët e LDK-së të asaj kohe. Por, shpifësit e
këtyre ditëve po dëshirojnë ta barazojnë sistemin jugosllav me atë të ndërtuar nga presidenti Rugova. Të bësh një barazim të tillë duke u shërbyer me montime e fotografi të policëve serbë dhe të tentosh të denigrosh dikë që ka punuar për Kosovën shtet të pavarur
e sovran që nga viti 1989, është e pafalshme dhe jo etike. Prandaj edhe familja ime do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore ndaj portaleve që po i shkruajnë këto shpifje e montime si dhe ndaj individëve shpifës që po i shpërndajnë ato. /Lajmi.net/-,2020-06-07
16:15:53,-Reagon Osmani: Tregtarët e kufijve po shpifin ndaj babait tim, do t’i padis në gjyq-,Lajme;Politikë,Valmira Halimi,Lajmi
-Fshati Fabbriche di Careggine, në provincën Lucca, Toscana, u përmbyt në vitin e largët 1946 për të ndërtuar një digë dhe ai fshat u pa për herë të fundit edhe njëherë kur liqeni u zbraz në vitin 1994, transmeton Telegrafi. Banorët e qytetit u zhvendosën në një
qytet të ri buzë liqenit, Vagli di Sotto. Të zhytur nën 34 milionë metra kub ujë, strukturat ende të paprekura të fshatit të braktisur – përfshirë shtëpitë prej guri, një urë, varreza dhe kisha e San Teodoro – shihen vetëm kur diga zbrazet për mirëmbajtje. Sipas
zyrtarëve lokalë të turizmit, kjo ka ndodhur vetëm katër herë që nga përmbytja e qytetit fantazmë të shekullit 12: Në vitin 1958, 1974, 1983 dhe 1994. Politikanët lokalë prej kohësh janë përpjekur të kullojnë liqenin dhe ta rikthejnë përsëri në pamje fshatin e
rrënuar, sipas raporteve të mediave lokale. Gazeta italiane La Repubblica raportoi në vitin 2015 se Mario Puglia, një ish-kryetar i bashkisë fqinje Vagli di Sotto, bëri thirrje që liqeni të thahet përsëri, që të rritet turizmi në këtë rajon. Por tani ka shenja
se liqeni mund të boshatiset edhe një herë – 27 vjet pasi u kullua për herë të fundit për të zbuluar fshatin. Në një postim në Facebook, Lorenza George, vajza e ish-kryetarit të bashkisë lokale Ilio Domenico George, tregoi se liqeni, i cili aktualisht vepron si
rezervuar uji në rast zjarri, mund të thahet vitin e ardhshëm. “Hera e fundit që ishte zbrazur ishte në vitin 1994 kur babai im ishte kryetar bashkie dhe falë përpjekjeve të tij dhe iniciativave të shumta që me përpjekje të mëdha, ishte në gjendje të ngrinte
tërë qytetin e Vagli dhe ishte në gjendje të mirëpresë më shumë se 1 milion njerëz”, shkruajti ajo.-,2020-06-07 16:15:52,Fshati që është nën ujë që nga viti 1994 mund të shfaqet përsëri,Fun;Kuriozitete,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Rakitic përfundoi një transferim prej 18 milionë eurove në ‘Camp Nou’ nga Sevilla në vitin 2014 dhe që prej asaj kohe ka bërë 299 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke shënuar 35 gola. Kroati ka fituar katër tituj të La Ligës dhe një medalje të Ligës së
Kampionëve gjatë asaj periudhe, duke e vendosur veten si një nga mesfushorët kryesorë të Evropës në këtë proces, përcjell lajmi.net. “Unë fola me klubin dhjetë ose 15 ditë më parë dhe përfundimi është se nuk kam asgjë për të folur sepse kam kontratë deri në
verën e vitit 2021 me Barcelonën dhe është entiteti me të cilin dua të jem dhe të luaj”. “Për më tepër, gruaja ime dhe vajzat e mia janë mirë në qytet. Nuk ka asnjë arsye për të menduar për gjëra të tjera. Unë po stërvitem mirë dhe jam i sigurt se Rakitic do të
jetë në Barcelonë më gjatë”, tha ai. /Lajmi.net/-,2020-06-07 16:14:29,-Rakitic i jep fund spekulimeve, konfirmon të ardhmen-,La Liga;Lajme futbolli;Sport,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Ish-udhëheqësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike , Xhelal Zveçla, ka thënë se gjatë kohës së pandemisë, në asnjë moment nuk ka qenë i mbyllur kufiri me Shqipërinë, shkruan lajmi.net. Sipas tij, kufiri ka qenë i hapur tërë kohën, por
që për shkak të pandemisë me COVID-19, ka pasur kufizime në qarkullim. “Në asnjë moment kufiri i Shqipërisë nuk ka qenë i mbyllur gjatë qeverisë Kurti. Në çdo pikë kufitare me të gjitha vendet kanë qenë të njëjtat kufizime në qarkullim, për shkak të pandemisë,
por kurrë jo i mbyllur. Masat janë të publikuara në faqet zyrtare të qeverisë dhe ministrive, e lehtë mund të shohin të gjithë se kurrë kufiri me Serbinë, gjatë qeverisë Kurti nuk ka qenë më i hapur se me atë të Shqipërisë. Përkundrazi”, ka shkruar ndër të
tjerash Sveçla. Postimi i plotë i Sveçlës, pa ndërhyrje: Diktatorët, nga Hitleri te Stalini, kanë pasur një parim kryesor në propagandën e tyre: “Akuzoji kundërshtarët e tu për atë çka ti vetë bën”. Kështu edhe zëdhënësit e qeverisë Koti të subjekteve humbëse,
paskan sulmuar qeverinë Kurti, se kinse kufiri me Shqipërinë paska qenë i mbyllur e ai me Serbinë i hapur. Kush e bën këtë akuzë? Qeveria e cila sapo u përshëndet nga Vuçiqi për veprimin e rrallë në botë, ku hoqën dorë vetë nga reciprociteti, dhe lejuan që
Serbia të hyjë në Kosovë me dokumentat “Kosovo i Metohija”. Sado që propaganda synon të luajë me emocionet, ky është sulm “i budallëm”. S’e ha kush. Në asnjë moment kufiri i Shqipërisë nuk ka qenë i mbyllur gjatë qeverisë Kurti. Në çdo pikë kufirare me të gjitha
vendet kanë qenë të njëjtat kufizime në qarkullim, për shkak të pandemisë, por kurrë jo i mbyllur. Masat janë të publikuara në faqet zyrtare të qeverisë dhe ministrive, e lehtë mund të shohin të gjithë se kurrë kufiri me Serbinë, gjatë qeverisë Kurti nuk ka qenë
më i hapur se me ate të Shqipërisë. Përkundrazi. Pikërisht gjatë qeverisjes sonë u arrit që secili automjet e kamion që vinte nga Serbia të kishte dokumentacionin me emërtimin zyrtar “Republika e Kosovës”, gjë që e ka mëzitur shumë Vuçiqin prandaj i angazhoi
shërbëtorët për ta rikthyer situatën aty ku ishte para qeverisë Kurti. Unë e kuptoj sikletin e partive humbëse, të cilat duan me çdo kusht ta sulmojnë LVV që është Qeveria Alternative e vetme që ka pasur Kosova, mirëpo besoj se një minimum etike duhet të ketë.
Apo po kërkoj shumë?. /Lajmi.net/-,2020-06-07 16:12:01,Sveçla: Kufiri me Shqipërinë kurrë nuk ka qenë i mbyllur gjatë Qeverisë ‘Kurti’,Lajme;Nacionale;COVID-19,Valmira Halimi,Lajmi
-Një nga bizneset që pas marrjes se vendimit të qeverisë nuk ka paguar një pjesë të tatimit, është kompania “Pestova” nga Vushtrria. Pronari i kësaj kompanie, Bedri Kosumi për Radion Evropa e Lirë, thotë se në muajin e parë ka shfrytëzuar vendimet e qeverisë,
por tashmë është i rregullt në përfundimin e detyrimeve ndaj Administratës, edhe pse thotë ai, kompania “Pestova” ka pasur vështirësi financiare gjatë masave kufizuese. Një dyqan i mbyllur në Prishtinë për shkak të pandemisë. Kosumi madje tregon se për t’u
përballuar me situatën financiare dhe krijimin e linjave të reja prodhuese, ka marrë kredi në një nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. “Në fillim të pandemisë kemi shfrytëzuar ato shtyrjet e deklarimeve dhe për pagesa të tatimeve për një muaj, mandej jo.
Kemi pasur probleme shumë sikurse të gjitha bizneset në Kosovë dhe më gjerë, por më pas kemi qenë në gjendje më të mirë dhe i kemi paguar obligimet rregullisht. Kredia është marrë edhe për linje prodhuese dhe ruajtjen e likuiditet, zvogëlimin e parasë se gatshme
për të mbuluar vitet e ardhshme”, thotë Kosumi. Ilir Murtazaj, drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, thotë se në pesëmujorin e parë të këtij viti ka pasur rënie të të hyrave nga tatimet. Nga muaji janar e deri në muajin maj, të hyrat në Administratë kanë
qenë mbi 186 milionë euro apo 22 milionë euro më pak, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. “Njëkohësisht janë edhe vendimet e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, pasi periudha për pagesa të detyrimeve tatimore dhe kontribute pensionale është
zgjatur deri më 15 maj 2020, si dhe pagesa e kësteve tremujore është zgjatur deri me 30 qershor 2020”, tha ai . Bie qarkullimi mujor i bizneseve Rënien e inkasimit të të hyrave, Murtezaj e ndërlidhë edhe më rënien e qarkullimit të bizneseve. Sipas të dhënave të
ATK-së për muajin prill, rreth 44 për qind kanë pësuar rënie të qarkullimit bizneset krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të 2019. Edhe Bedri Kosumi nga kompania “Pestova” tregon se gjatë kësaj periudhe kanë pasur rënie të qarkullimit. “Në muajin mars kemi
pasur 12 për qind rënie, në prill më tepër se 20 për qind dhe në muajin maj 8 për qind rënie”, thekson Kosumi. ATK nuk arrin të përmbushë projeksionet e planifikuara vjetore Vendimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e pandemisë se shkaktuar nga
koronavirusi, do të ndikojnë edhe projeksionet e planifikuara vjetore, thotë Murtezaj. Sipas projeksioneve të paraqitura në buxhetin e miratuar në mars të këtij viti, është paraparë që ATK-ja të mbledhë 557 milionë euro. Por, sipas Murtezajt kjo është shifër
është vështirë e realizueshme. “Në Administratë Tatimore, edhe pse është herët të parashikojmë fundin e vitit, sipas parashikimeve të brendshme të ATK-së, synojmë që të arrijmë deri te niveli i realizimit i të hyrave tatimore të vitit të kaluar. Që nënkupton
edhe pse mund të kemi një rënie të ekonomisë, të paktën ne duke zvogëluar evazionin fiskal të arrijmë te niveli i realizimit të të hyrave të vitit të kaluar”, tha Murtezaj. Vitin e kaluar Administrata Tatimore e Kosovës, sipas Murtezajt ka arritur të grumbullojë
504 milionë euro.-,2020-06-07 16:03:31,Pandemia zvogëlon të hyrat tatimore,Lajme;Ekonomi;COVID-19,Valmira Halimi,Lajmi
-Ardit Gjebrea sot e ka festuar ditëlindjen e tij të 57-të, shkruan lajmi.net. Në këtë ditë të rëndësishme për të nuk kanë munguar urimet e shumta të familjarëve, miqve e edhe kolegëve. Ndër ta ishte edhe Aurela Gaçe ajo e cila ka zgjedhur që ta uroj publikisht.
“Ardit Gjebrea, Edhe 100 vite mes dashurise se familjes tende te bukur . Sa me shume kalojne vitet, aq me shume kuptojme se jeta eshte shume e shtrenjte e cdo dite eshte bekim.Pac bekime”, ishin fjalët e saj pranë një postimi në Instagram./Lajmi.net/ View this
post on Instagram @arditgjebrea ,Edhe 100 vite mes dashurise se familjes tende te bukur . Sa me shume kalojne vitet, aq me shume kuptojme se jeta eshte shume e shtrenjte e cdo dite eshte bekim. Pac bekime A post shared by Tranzit #linkinbio on Jun 7, 2020 at
5:50am PDT-,2020-06-07 15:54:05,Urimi i Aurela Gaçes me rastin e ditëlindjes së Ardit Gjebresë,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Ministrat do të diskutojnë përparimin në zbatimin e paketës “Ekipi Evropë”, në të cilën Bashkimi Evropian po përgatitet të ndihmojë vendet partnere në luftën kundër pandemisë Covid-19, tha sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane. Sekretari i
përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus do t’u paraqesë ministrave pikëpamjet dhe njohuritë e tij në luftën kundër pandemisë. Shtohet se ministrat e jashtëm evropian do të konfirmojnë pranimin e pesë konkluzioneve të Këshillit të rënë dakord gjatë
presidencës kroate, përfshirë ato për mbështetjen e të rinjve në veprim të jashtëm, i cili ishte një nga prioritetet e udhëheqjes së Kroacisë. Agjenda e ministrave do të përfshijë gjithashtu një përmbledhje të negociatave për një kornizë të re partneriteti midis
BE-së dhe vendeve afrikane, Karaibe dhe Paqësorit pas skadimit të Marrëveshjes aktuale të Cotonou 2020, si dhe propozimin e Komisionit Evropian për një arkitekturë të ardhshme financiare për zhvillim të qëndrueshëm dhe fqinjësi në kontekstin e Kornizës
Financiare Shumëvjeçare, përfundon komunikata./Kp-,2020-06-07 15:52:18,BE diskuton nesër me sekretarin e përgjithshëm të OBSH-së,Lajme;COVID-19,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Mbrojtësi shqiptar, Kumbulla, ka pasur paraqitje fantastike me fanellën e Veronës këtë edicion, duke bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të interesohen për të. Sipas raportimeve të medieve italiane, Inter është në ‘pole-position’ për kartonin e shqiptarit,
transmeton lajmi.net. Kartoni i Kumbullas pritet t’i kushtojë skuadrës së Inter diku rreth 28 milionë euro, plus 7 milionë euro që do të shkojnë si bonuse. Interesim për lojtarin kanë treguar edhe skuadra të tjera të mëdha, si Juventus, PSG, Lyon, Tottenham e
Lazio. Mbetet të shihet nëse ‘Zikaltrit’ do të arrijnë të finalizojnë marrëveshjen me Veronën, për Marash Kumbullan. /Lajmi.net/-,2020-06-07 15:49:57,Inter mbetet skuadra favorite për Marash Kumbullan,Lajme futbolli;Sport;Serie A,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Haradinaj sot është ngjitur në 1, 800 metra lartësi. Ai ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook, ku shihet duke ecur në bjeshkë. Haradinaj shpesh herë ka zgjedhur bjeshkët e Suharekës për të ecur me familjarë dhe miq.-,2020-06-07 15:47:34,Haradinaj në
Bjeshkën e Greikocit,Lajme,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Siç thuhet, Xi Jinping i ka shkruar Vuçiqit se “Kina dhe Serbia janë konsistente në mirëkuptimin dhe mbështetjen e ndërsjellë në çështjet me interes jetësor dhe shqetësimet serioze”. “Besimi i fortë politik i ndërsjellë ka hedhur një themel të fortë për një
partneritet strategjik gjithëpërfshirës midis Kinës dhe Serbisë. Kohët e fundit kemi biseduar në telefon për bashkëpunimin në luftën kundër COVID-19 . Dy vendet tona mbështesin njëra-tjetrën dhe e luftojnë së bashku epideminë, që tregon edhe një herë vëllazëri
dhe miqësi në veprim”, thuhet në tekstin e letrës së publikuar në faqen e internetit të Presidencës serbe. Presidenti kinez ka shtuar se “Kina dhe Serbia janë të përkushtuara për një politikë të pavarur dhe autonome, si dhe për ruajtjen e sovranitetit dhe
sigurisë kombëtare, dhe e kundërshtojnë ndërhyrjen e jashtme”. “Unë i kushtoj vëmendje të madhe zhvillimit të marrëdhënieve mes Kinës dhe Serbisë, dhe jam i gatshëm të punoj me ju për të thelluar vazhdimisht marrëdhëniet dhe bashkëpunimin miqësor dypalësh në
fusha të ndryshme, si dhe për të ruajtur ligjin dhe drejtësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të japim kontributin tonë aktivë në ndërtimin e një fati të përbashkët njerëzor”, thuhet në letrën e presidentin kinez. Që nga fillimi i krizës shëndetësore pas përhapjes
së koronavirusit, Serbia kryesisht është mbështetur në ndihmën e Kinës dhe zyrtarët e shtetit kanë lavdëruar lidhjet midis dy vendeve në fjalimet publike, gjë që ishte arsyeja për kritikë nga zyrtarë të caktuar evropianë. Sidoqoftë, presidenti serb, Vuçiq dhe
kryeministrja serbe Ana Bërnabiq kanë thënë që anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet qëllimi strategjik i Serbisë, dhe se BE-ja është donatorja më e rëndësishme në Serbi, në luftën kundër COVID-19./rel-,2020-06-07 15:42:00,-Xi i shkruan Vuçiqit,
lavdëron miqësinë mes dy vendeve-,Lajme;Bota,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Në 24 orët e fundit janë bërë 854 testime Nga të vdekurit është një 53-vjeçare nga Struga dhe një 80-vjeçar nga Prilepi. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar gjashtë pacientë. Numri total i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni të Veriut ka
arritur në 3025, ku 1646 prej tyre janë shëruar. Ndërkohë kanë vdekur 153 persona.-,2020-06-07 15:36:17,Dy të vdekur e 111 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut,Lajme;Rajoni;COVID-19,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, është veshur me shumë stil, shkruan lajmi.net. Në foton e fundit të postuar në Instagram ajo duket e tillë mirëpo ajo çfarë ka rënë në sy janë format trupore që ia ka vënë në pah veshja e ngushtë. Këto
sigurisht se janë rezultat i ushtrimeve të vazhdueshme në palestër. Edhe gjatë kohës së pandemisë, si Ronaldo ashtu edhe Georgina nuk janë ndalur me ushtrimet e vazhdueshme. Të gjitha paisjet i posedonin në shtëpinë e tyre luksoze./Lajmi.net/ View this post on