text
stringlengths
0
79.4k
-Në rrugën “Murat Murati” në Prishtinë, mbrëmë në ora 21:46, Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte në kërkim të tij, shkruan lajmi.net. Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, personi në fjalë është arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës. /Lajmi.net/-,2019-02-25 10:19:23,Policia arreston në Prishtinë personin që ishte në kërkim të tij,Lajme;Nacionale,Valmira Halimi,Lajmi
-Një shtetas kosovar në Austri ka plagosur me armë zjarri dy rumunë, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Mediat austriake shkruajnë se autori i dyshuar Jeton.N është kapur pas një ndjekjeje nga ajri me helikopter dhe në aksion kanë marrë pjesë rreth 60 policë. Në momentin e sherrit, shqiptari dhe dy rumunët po qëndronin në kopshtin e shtëpisë së njërit prej rumunëve, ndërsa në mosmarrëveshje e sipër shqiptari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi ta, transmeton “Ballkanweb”. Mediat vendase shkruajnë se motivi kryesor i përplasjes mes tyre ka qenë një femër dhe disa mosmarrëveshje financiare, por e gjitha do të zbardhet pasi të merren në pyetje tre të përfshirët në këtë ngjarje të rëndë.-,2019-02-25 10:18:17,-Shqiptari plagosi dy rumunë, kapet pas ndjekjes me helikopter-,Lajme;Rajoni,Driton Berisha,Lajmi
-Mesut Ozil pritet të largohet nga Arsenali me të përfunduar ky sezon. Skuadra londineze nuk llogaritë më në shërbimet e gjermanit të rebeluar, andaj do ta shet atë në afatin e verës, përcjell lajmi.net. Arsenal është duke tentuar ta transferojë Juan Quinteron nga River Plate, si zëvendësues të Mesut Ozil. Topçinjtë do të paguajnë 25 milionë euro për t’i marr shërbimet e tij. /Lajmi.net/-,2019-02-25 10:15:51,Arsenal po e transferon zëvendësuesin e Ozil,Sport;Premier League;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Mitrovicë në ora 20:22, një shqiptar është gjetur i shtrirë në tokë pa shenja jete, shkruan lajmi.net. Sipas njoftimi, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij dhe për momentin ky rast është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë. Trupi i pajetë i viktimës është marrë nga ekipi i Mjekësisë Ligjore për Obduksion. /Lajmi.net/-,2019-02-25 10:11:56,Gjendet pa shenja jete një shqiptar në Mitrovicë,Lajme;Nacionale,Valmira Halimi,Lajmi
-Dje në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Eqrem Vlora”, në ora 11:15, policia e ka shoqëruar për në stacionin policor një person pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri, shkruan lajmi.net. Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy gëzhoja dhe pistoleta pa municion. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/-,2019-02-25 10:05:33,-Gjuan me armë në një aheng, kështu e pësoi më pas-,Lajme;Nacionale,Valmira Halimi,Lajmi
-Kosova do të luajë sot ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë në kategorinë e femrave. Përfaqësuesja jonë i ka siguruar dy miqësore, para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian, përcjell lajmi.net. Sipas FFK-së me këto dy ndeshje Përfaqësuesja e kategorisë së femrave do të nisë përgatitjet për paraqitje në kualifikimet për kampionatin evropian të vitit 2021. Kosova për herë të parë do të luajë në kualifikime për Evropian, ndërsa është në grup me Holandën, Rusinë, Slloveninë, Turqinë e Estoninë. Holanda është kampione në fuqi e Evropës. Ndeshjet do të luhen prej gushtit të këtij viti e deri në tetor të vitit të ardhshëm. Për ndeshjet me Bullgarinë, përzgjedhësja Afërdita Fazlija ka ftuar 20 lojtare, që pritet të bartin barrën edhe në ciklin e ardhshëm kualifikues. /Lajmi.net/-,2019-02-25 10:03:55,Rikthehen ndeshjet: Kosova sot përballet me Bullgarinë,Sport;Superliga e Kosovës,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Gratë shtatzëna që marrin një porcion nga vaji i peshkut ose marrin suplimente të tij në baza ditore mund të mbrojnë fëmijën e tyre të palindur nga presioni i lartë i gjakut, ka zbuluar një studim i ri. Duke studiuar fëmijët e moshave nën moshën gjashtë vjeç, hulumtuesit gjetën që disa nuk përjetonin probleme në presionin e gjakut, transmeto lajmi.net. Hulumtimet e mëtejshme treguan se shumica e këtyre fëmijëve kishin nënat që kishin marrë DHA gjatë shtatzënisë. Rezultatet më të mira u gjetën tek fëmijët e grave që kishin marrë 600 miligramë DHA në ditë. Rrjedhimisht, kjo është doza që rekomandohet nga mjekët për gratë shtatzëna. /Lajmi.net/-,2019-02-25 10:03:32,-Këto suplimente përgjatë shtatzënisë, mund t’i mbrojnë fëmijët nga presioni i lartë i gjakut-,Lifestyle;Shëndeti;Familja,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Tayna, Rina Balaj dhe Melinda Ademi janë tri reperet e njohura, të cilat po vazhdojnë të rrëmbejnë vëmendje me ‘diss-at’ kundrejt njëra-tjetrës, shkruan lajmi.net. E këtë herë ka ‘goditur’ Melinda. Reperja, Melinda Ademi ka publikuar një video në llogarinë e saj personale, Instagram teksa i bën ‘diss’ Taynës dhe Rinës. Ky interpretim i saj freestyle mban emrin “Teta Gjyli” dhe çdo rresht i këtij teksti ka të bëjë me reperet e lartëpërmendura. /Lajmi.net/ Dëgjojeni: View this post on Instagram TETA GJYLI ???????????? ki qef une me lon se ta gërrdita fyti o ka t’dhem se ta shkela me shtiklla ring ring ring s’ki qa bon , kno per fmi tash smun mu bo si une hadje ti fali perikat biatchh munohu ti mu shit te naj fmiaaqqq ti dor e dyt kurora jote o n’pijaaac columbiana je putana qik e pufit qfar boss chick me 30% move bitch uu shitt qika ka vesh dolce gabbana pampaersin e ngjet edhe vetit i thot mama hajde ktu ta kapi faqen shko veshi pigjamat ile-ilegal kujna pi kallxon prralla look@me , i know you want my designer copy me , im the industrys finest qysh e pate emnin Tokyo a Taiwan ? po kujna o ka i han , kur je made in China qeni qe leh s’han funerali yt , une po rri tu kesh tash ta palova n’palo hala dhez peglla ik teta gjyli se ti je per kanagjeqa … me defa rraka tak taka tak tak tak… #Kosova #Albania #Albanian #femalerapper A post shared by Melinda on Feb 24, 2019 at 6:50am PST-,2019-02-25 09:59:21,Me një ‘freestyle’ Melinda Ademi ‘godet’ Taynën dhe Rinën,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Në rrugën “B” në Prishtinë, mbrëmë në ora 19:15, një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se kishte vjedhur një veturë po në këtë rrugë, shkruan lajmi.net. Sipas Policisë së Kosovës, njësitë policore janë angazhuar në ndjekje të veturës dhe kanë arritur ta ndalin veturën në fjalë pas një aksidenti. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas verifikimit ka rezultuar se ka dy urdhëresa aktive nga stacioni policor në Vushtrri dhe i njëjti i është dorëzuar stacionit policor në Vushtrri. Rasti është iniciuar dhe shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/-,2019-02-25 09:56:15,Policia e ndjek si nëpër filma personin që vodhi veturën në rrugën ‘B’ në Prishtinë,Lajme;Nacionale,Valmira Halimi,Lajmi
-Daniel Sturridge dhe Origi pritet të largohen nga Liverpooli në fund të këtij sezoni, andaj këta të fundit po e kërkojnë një sulmues. Skuadra angleze po tenton ta transferojë Timo Werner nga RB Leipzig, përcjell lajmi.net. Liverpool ka kohë që e dëshiron transferimin e sulmuesit gjerman, andaj në verë do të tentojë t’i marrë shërbimet e tij. Skuadra angleze do t’i ofrojë 50 milionë euro për ta transferuar gjermanin nga RB Leipzig, pasi është edhe dëshirë e Jurgen Kloppit. /Lajmi.net/-,2019-02-25 09:49:09,Werner po transferohet te klubi i madh nga Premierliga,Sport;Premier League;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Vetëm gjatë ditës së djeshme në tërë vendin tonë kanë ndodhur 18 aksidente trafiku, shkruan lajmi.net. Sipas raportit të Policisë, fatmirësisht nga tërë këto aksidente nuk ka pasur asnjë me fatalitet. Policia ka bërë të ditur se tetë aksidente kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq dhjetë kanë qenë me dëme materiale. Po ashtu Policia ka njoftuar se gjatë të dielës janë shqiptuar 910 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme. /Lajmi.net/-,2019-02-25 09:45:27,18 aksidente trafiku e 910 tiketa të shqiptuara gjatë së dielës,Lajme;Nacionale,Valmira Halimi,Lajmi
-Prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca i ka vazhduar pushimet e saj për në ishujt Maldive pas disa ditëve që ishte në alpet austriake bashkë me motrën e saj, Marinën, shkruan lajmi.net. Dhe nuk ka si të mungojnë imazhet dhe videot e ndryshme nga ana e saj në Instagram teksa shfaqet më në formë se kurrë. Ajo së fundmi ka hedhur një imazh në bikini teksa nuk lë vend as për imagjinatë me këto forma trupore bombastike. Nuk dihet se kush po e shoqëron Luanën në Maldive edhe pse tash e një kohë u përfol për lidhjen e saj me biznismenin shqiptar, Krenar Çoçaj. /Lajmi.net/ View this post on Instagram … A post shared by LUANA on Feb 24, 2019 at 8:50am PST-,2019-02-25 09:44:05,-Luana Vjollca nuk kursehet, shfaq linjat trupore nga pushimet në Maldive-,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Kepa Arrizabalaga refuzoi urdhrin e Maurizio Sarrit që të zëvendësohej, duke e vënë këtë të fundit në një situatë të sikletshme. Jose Mourinho tha se e ka pëlqyer veprimin e portieri spanjoll që të mos dal nga loja. “Portieri tregoi një personalitet të lartë, sigurinë e tij dhe që ai dëshiron të jap më shumë për klubin, t’i pres penalltitë, më pëlqeu veprimi i tij”, tha ish-trajneri i Chelseas, përcjell lajmi.net. Mourinho kishte kaluar nëpër situata të ngjashme te skuadra londineze, ku kishte thënë se ai ishte tradhtuar nga lojtarët e tij, duke bërë që të shkarkohej. /Lajmi.net/-,2019-02-25 09:38:43,Mourinho: Më pëlqeu veprimi i Kepas,Sport;Premier League,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Këngëtari dhe prezantuesi shqiptar, Naim Abazi së fundmi dha një intervistë ekskluzive për emisionin “Mirage”, shkruan lajmi.net. Meqë lajmi se mbolli flokët ka qenë mjaft i komentuar në mediat rozë, Abazi për herë të parë zbulon arsyen se përse vendosi ta bëjë një gjë të tillë. Për këtë përgjigje të tij dhe detaje tjera interesante mos e humbisni intervistën e plotë të Naimit që ua sjellim më poshtë. /Lajmi.net/-,2019-02-25 09:29:37,Naim Abazi zbulon arsyen se përse i mbolli flokët,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Kepa Arrizabalaga i ka rrëmbyer ballinat e gazetave më të mëdha botërore, pas veprimit të turpshëm që bëri mbrëmë në finale të EFL Cup. Maurizio Sarri kërkoi që spanjolli të zëvendësohej, mirëpo ky i fundit refuzoi të largohej nga fusha, duke krijuar kështu një situatë të paparë në futboll, përcjell lajmi.net. Javier Mascherano e ka komentuar këtë situatë në të cilën gjendet trajneri italian, me anë të një postimi në Twitter. “Sarri mos shko”, ka shkruar lojtari argjentinas. Nuk dihet nëse Mascherano po tallet me Sarrin, apo po e mbështet pas kësaj situatë të turpshme. /Lajmi.net/-,2019-02-25 09:28:55,Mascherano ka një mesazh për Sarrin pas turpërimit nga Kepa,Sport;Premier League,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Gjatë ditës së djeshme, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka thënë se Qeveria gjermane e konsideron të gabueshme nëse BE-ja dhe Gjermania heqin dorë nga mbështetja për Kosovën, shkruan lajmi.net. Maas në një intervistë për “Stuttgarder Nachrichten”, po ashtu ka folur edhe për reformat që kanë ndodhur në Kosovë. Pas këtyre deklaratave, kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj, ka thënë kjo deklaratë e ministrit Heiko Maas, rikonfirmon mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën. Lexo edhe: Maas: Gjermania është e vendosur ta ndihmojë Kosovën Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje: Të dashur qytetarë, Jam i lumtur që të ndajë me ju deklaratën mbështetëse që vjen nga Gjermania mike, për reformat e ndërmarra shtetërore. Në intervistën e dhënë për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë së vendit tonë duke thënë se “Reformat të cilat janë kryer atje janë mbresëlënëse dhe kjo duhet të pranohet.” Ky është edhe një rikonfirmim se mbështetja e parezervë e Gjermanisë për Kosovën është rezultat i partneritetit të ngushtë e të sinqertë me shtetin gjerman, si dhe është vendimtar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën europiane të Kosovës. /Lajmi.net/-,2019-02-25 09:24:06,Haradinaj: Maas e rikonfirmoi mbështetjen e pa rezervë të Gjermanisë për Kosovën,Lajme;Politikë,Valmira Halimi,Lajmi
-E në këtë klip artistja shqiptare me famë botërore u shfaq në skena intime dhe mjaft provokuese, shkruan lajmi.net. Këngëtarja, Rexha tregoi se babai i saj nuk i ka folur për shkak të këtyre skenave që bën në videoklip dhe tani publikon edhe fjalët që i ka thënë. “Ti ti më mirë ndalo duke postuar pornografi sepse më ke sëmurë, nuk mund të duroj më, nuk mund të dalë as në publik, jam shumë e mërzitur me ty nuk mund të besoj”, janë fjalët e babait për Beben. “Babai im më urren mua”, shkruan sipër mesazhit artistja shqiptare. /Lajmi.net/-,2019-02-25 09:14:25,Baba i Bebe Rexhës thotë se u sëmur për shkak të skenave provokuese të këngëtares në klip,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Juventus është shumë afër të bëjë një transferim të madh nga Barcelona. ‘Zonja e Vjetër’ po tenton ta transferojë Jordi Alban nga skuadra katalonase, përcjell lajmi.net. Spanjolli ka pritur kontratën e re nga Barcelona në fund të muajit janar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Alba është tejet i frustruar me katalonasit, andaj e kërkon largimin në verë nga skuadra. Juventus është i gatshëm që ta transferojë spanjollin, pasi edhe ky i fundit thuhet se e pëlqen projektin e tyre. Torinasit do të paguajnë rreth 40 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Albas. /Lajmi.net/-,2019-02-25 09:13:57,Ylli i Barcelonës ia ‘bën me sy’ Juventusit,Sport;Serie A;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë angazhimin për arritjen e një zgjidhjeje për çështjen e Kosovës po kërkojnë dikë si Richard Holbrooke, i njohur për angazhimin e tij në Ballkan, përfshirë Kosovën, në vitet ’90, shkruan “Danas”. “Edhe pse administrata e presidentit amerikan Donald Tramp është e preokupuar me problemet e brendshme dhe me situatën në Venezuelë, Shtetet e Bashkuara do të përpiqen shumë që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje mbi Kosovën deri në fund të vitit. Sipas pikëpamjes së amerikanëve , marrëveshja duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë dhe korrigjimin minimal të kufijve. Megjithatë është e mundur që disa fshatra nga komunat e Preshevës dhe Bujanovcit, me popullsinë shumicë shqiptare, si Veliki Trnovac, i përkasin Kosovës, por përjashton mundësinë që qyteti e Bujanocit do t’i jepet vetë partisë së Kosovës. Pala serbe po kërkon më shumë territore se sa do t’i përkasë Kosovës, por Shtetet e Bashkuara nuk duan që Serbia të marrë tërë Kosovën”, shkruan “Danas”, transmeton lajmi.net. Burime të “Danas” theksojnë se Philipp Ricker, i cili është i shquar për njohuritë e tij të jashtëzakonshme për mundësitë e Ballkanit, mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në muajt e ardhshëm, veçanërisht duke mbajtur një “diplomacinë e anijes” ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Në karrierën e tij të pasur, Ricker, ndër të tjera, ishte zëdhënës i Cristopfer Hil, një i dërguar amerikan në negociatat e udhëhequr nga Kosova në Rambuje, që shërbeu si ambasador i SHBA në Maqedoni dhe ndihmës sekretar i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Shtetin departamenti, transmeton lajmi.net. Presidenti amerikan Donald Trump beson se angazhimi i mëtejshëm i Amerikës në Kosovë do të ishte një “humbje e burimeve” dhe “nuk ka shumë durim kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, kështu që dëshiron t’i japë fund gjithçkaje deri në fund të vitit”, qëndrim të cilin ia ka dërguar edhe presidentit të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit, në letrat që ai kohët e fundit u dërgoi atyre. Në këtë kontekst, përmendet përsëri mundësia që Shtetet e Bashkuara të iniciojnë organizimin e një konference, të ngjashme me Konferencën e Dejtonit të vitit 1995, e cila “pas një negocimi shumëditor ose disa javor në një zonë të izoluar, një marrëveshje ligjërisht detyruese midis Beogradit dhe Prishtina u nënshkrua “. Vende të mundshme për një tubim të tillë janë Vjena ose Parisi. /Lajmi.net/-,2019-02-25 09:12:44,SHBA kërkon një Holbrooke të ri për Kosovën,Lajme;Politikë,Driton Berisha,Lajmi
-“Jam i lumtur t’iu njoftoj se Shtetet e Bashkuara kanë bërë përparim të konsiderueshëm në bisedimet tona me Kinën në çështje strukturale, duke përfshirë mbrojtjen e pronës intelektuale, transferimin e teknologjisë, agrikulturës, monedhave dhe aspekteve tjera”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter. “Unë do të shtyj rritjen e tarifave amerikane, që ishte planifikuar të ndodhte më 1 mars. Duke parashikuar se të dyja palët do të arrijnë përparim shtesë, ne do të planifikojmë mbajtjen e një samiti mes presidentit kinez Xi dhe meje, në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje. Një fundjavë shumë e mirë për SHBA-në dhe Kinën”, ka shtuar ai. Trump dhe presidenti kinez, Xi Jinping janë takuar më parë në Mar-a-Lago, e cila është pronë e presidentit amerikan në Florida. Trump është takuar më 22 shkurt me zëvendës-kryeministrin kinez, Liu He, i cili është nisur në Uashington, në kuadër të bisedimeve me negociatorët amerikanë për tregti, transmeton rel. Trump kishte planifikuar rritjen e tarifave për mallrat kineze, në vlerë të 200 miliardë dollarëve, nga 10 për qind sa janë tani, në 25 për qind, nëse nuk arrihet marrëveshje deri më 1 mars. Lufta tregtare në mes të dy gjigantëve globalë ka ndikuar në tregjet e aksioneve dhe ka ngritur shqetësimet për luftë tregtare globale. Trump ka arsyetuar vënien e masave ndaj Kinës, duke përmendur praktikat e padrejta të autoriteteve kineze ndaj SHBA-së, si dhe ka kërkuar ndryshime rrënjësore nga ky shtet, sa i përket vjedhjes së pronës intelektuale dhe eliminimit të pengesave për kompanitë amerikane në tregun e Kinës.-,2019-02-25 09:10:19,Trump shtyn afatin për rritjen e tarifave në mallrat kineze,Lajme;Bota,Valmira Halimi,Lajmi
-Maurizio Sarri kishte kërkuar që Kepa Arrizabalaga të zëvendësohej me Willy Caballeron, para se të shkonin në gjuajtjen e penalltive me Manchester Cityn. Portieri spanjoll kishte pësuar lëndim, andaj italian kërkoi ta zëvendësonte atë, mirëpo që ai refuzoi, duke e bërë një situatë tejet të sikletshme, përcjell lajmi.net. Sarri deklaroi pas ndeshjes se ishte një keqkuptim, mirëpo një gjë e tillë nuk është fare ashtu. Italiani kishte biseduar me doktorin e skuadrës, ku ky i fundit i ka bërë me dije se ai duhet të largohej, pasi kishte zgjatur muskulin. Mediat në Angli kanë zbuluar se Sarri nuk e ka nën kontroll zhveshtoren e Chelseas, andaj pritet që shumë shpejtë të shkarkohet. /Lajmi.net/ Sarri tried to sub off Chelsea's goalkeeper, Kepa…but he refused to leave, and Sarri flipped out ? pic.twitter.com/cBWodJDyw3 — Bleacher Report February 24, 2019-,2019-02-25 09:02:34,-Gënjejnë Sarri dhe Kepa, zbulohet e vërteta e rastit të turpshëm-,Sport;Premier League,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Lady Gaga dhe Bradley Cooper performuan në Oscars 2019 “Shallow”, fituesit më të mirë të këngës origjinale nga A Star is born, shkruan polygon transmeton lajmi.net. Fituesi i Oskareve 2019 për këngën më të mirë origjinale, “Shallow”, ndoshta është gjëja më e mirë për një yll të lindur. Është një këngë legjitime e mirë, sigurisht, dhe Lady Gaga në veçanti tingëllon fantastike. Por është gjithashtu një këngë e projektuar për një diva, dhe një diva që i përket. Jo vetëm që Lady Gaga është një diva, por Bradley Cooper është admirues i saj i goditur. “Shallow” është një këngë elektrike për ne në audiencë, por performanca e Cooper dhe Gaga ndjehet pothuajse si një prelud për diçka edhe më romantike. Është pothuajse si një rekreacion në skenën e filmit, me “Shallow” melodinë dhe rrjedhat e marrëdhënieve të tyre. Nëse Cooper kishte vendosur disi të propozonte Gagën në fund të kësaj kënge, atëherë nuk do të ishim të befasuar. /Lajmi.net/-,2019-02-25 08:59:48,Performanca e Lady Gaga’s në Oscars ishte momenti më i ‘nxehtë’ i natës,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se nëse popujt e Evropës jetojnë paqe, kjo është falë sakrificës së Turqisë dhe popullit turk, raporton Anadolu Agency . Erdogan, këto deklarata i bëri në mitingun e partisë që ai drejton, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim , në qytetin Kahramanmaras. “Sot, nëse popujt e Evropës jetojnë në paqe dhe siguri në tokat e tyre, kjo është falë sakrificës së Turqisë dhe popullit turk. Por ne këtë sakrificë nuk do ta bëjmë përgjithmonë. Edhe vëllezërit tanë sirianë në vendin tonë janë përmalluar për shtëpitë, atdheun e tyre. Dëshirojnë të kthehen sa më shpejt në atdhe”, theksoi ai. Më tej, presidenti turk ka theksuar se i vetmi vend ku sot sirianët kthehen janë vendet ku Turqia ka vendosur siguri. “Këto janë Afrini, Jarablusi dhe Idlibi. Deri më tani 311.000 vëllezër sirianë janë kthyer në këto rajone”, shtoi Erdogan. “Kur do ta bëjmë të sigurtë pjesën lindore të Eufratit miliona sirianë do të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha ai duke kërkuar që të mbështetet kjo përpjekje e Turqisë. “Në lidhje me këtë bisedojmë me Rusinë dhe Iranin, kemi mbuluar një distancë serioze”, tregoi Erdogan, duke theksuar se gjysmë milionë sirianë presin që Turqia të sigurojë rajonin e Munbixhit.-,2019-02-25 08:59:43,Erdogan: Popujt e Evropës jetojnë në paqe falë Turqisë,Lajme;Bota,Driton Berisha,Lajmi
-Bayern Munich do të ketë shumë punë për të bërë në verë, pasi do të ndodhin disa largime. Për t’i plotësuar hapësirat e lëna nga lojtarët që do të largohen, bavarezët kanë disa shënjestra, përcjell lajmi.net. Në mesin e këtyre shënjestrave është edhe mbrojtësi i Atletico Madridit, Lucas Hernanedz. Bayern Munich ka kohë që po e kërkon transferimin e mbrojtësit francez, andaj janë të gatshëm që të paguajnë në verë plotë 80 milionë euro. /Lajmi.net/-,2019-02-25 08:52:08,Ylli i madh po zbarkon në Allianz Arena,Sport;Bundesliga;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Sa herë jeni përballur me fjalët e njerëzve direkt pas lindjes së parë “Hajde bëje dhe një tjetër, se e ke me të lehtë ! Rrisin njëri tjetrin fëmijët”? Lindja nuk është aspak një eksperiencë e këndshme, paçka ndjesisë që të fal mëmësia. Është një proces gati traumtaik e i dhimbshëm. Nëna kërkon kohën e vetë të rikuperohet ndaj nuk është e këshillueshme as nga mjekët e as nga psikologët që një femër të përjetojë një shtatzëni të dytë brenda vitit. Një lindje e dytë kërkon gjithashtu një planifikim po aq të detajuar sa lindja e parë. Jo pak specialist mbrojnë idenë se fëmijët duhen lindur në interval të shkurtër kohor, por sipas studimeve të ndryshme shkencore një hendek prej të paktën 3 vite është mëse i domosdoshëm, si për fëmijën dhe për nënën, transmeton “Living.al”. Për të paktën një periudhë dy vjeçare trupi i gruas përjeton çrregullime hormonale dhe jo vetëm. Rastet e depresionit pas lindjes nuk janë të rralla, ndaj veç shëndetit të plotë të fëmijës rëndësi ka dhe shëndeti fizik emocional dhe mendor i gruas. Vendimi për të pasur një fëmijë të dytë duhet të jetë një tranzicion i lumtur dhe jo një përvojë traumatike për të gjithë familjen. Rritja e një fëmije është një punë me kohë dhe ndarja e kësaj kohe midis dy fëmjëve kur i pari nuk është i aftë të bëjë asgjë për veten është tepër e lodhshme për nënën. Nëse fëmija i madh ka të paktën 4 vite diferencë me fëmijën e porsalindur, me shumë gjasa do e mirëpresi me mirë ardhjen e tij në jetë dhe aq sa është e mundur, mund ta përfshini në përkujdesjen e fëmijës së dytë si dhe t’i caktoni atij detyra specifike.-,2019-02-25 08:48:16,Kjo është koha që i duhet gruas ta marrë veten nga një shtatzëni; ja sa vite duhet të presë për fëmijën e dytë,Lifestyle;Familja,Driton Berisha,Lajmi
-Tre të dyshuarit kryesorë për përfshirje në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, më 16 janar 2018, akuzohen edhe për një varg të veprave të tjera kriminale. Nga tre të arrestuarit e dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit Gjykata e Apelit e ka lënë të lirë Dragisha Markoviqin, ndërkaq të dyshuarve të tjerë ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj. I dyshuari kryesor Millan Radojiçiq, për të cilin thuhet se ka organizuar vrasjen e Ivanoviqit, ndodhet akoma në liri ndonëse ndaj tij është shpallur fletarrestim, por që Serbia nuk e ka përfillur. Radojiçiq, i cili është nënkryetar i Listës Serbe, madje ka marrë pjesë në një takim të përfaqësuesve serbë të Kosovës me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq në Rashkë të premten, shkruan “Zëri”. Në këtë mënyrë është dëshmuar se ai e ka mbështetjen e fuqishme të shtetit të Serbisë dhe të vetë presidentit Vuçiq. Mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, duke iu referuar “Insajder”-it në Serbi, shkruajnë se të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit akuzohen edhe për tetë vepra të tjera kriminale. “Ndaj tre të dyshuarve në përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Nedelko Spasojeviq, Marko Roshiq dhe Millan Radojiçiq, hetimet janë zgjeruar edhe për tetë vepra të tjera kriminale, në mesin e të cilave për ‘Krim të organizuar’, ‘Blerje dhe shitje të drogës’, ‘Vrasje të rëndë’, ‘Sulm mbi stafin e OKB-së’ dhe për ‘Shkaktim të lëndimeve të rënda trupore”’, kanë konfirmuar avokatët Negovan Sharanoviq dhe Mahmut Halimi, të cilët mbrojnë Spasojeviqin dhe Roshiqin. Sipas tyre, në propozimin për vazhdimin e paraburgimin të prokurorit të Shtetit të Kosovës, të cilin e ka miratuar Gjykata në Prishtinë, thuhet se ata kanë qenë pjesë e grupit kriminal të organizuar dhe këto vepra i kanë kryer në vitin 2011.-,2019-02-25 08:46:49,Të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit hetohen edhe për 8 vepra të tjera kriminale,Lajme;Nacionale,Valmira Halimi,Lajmi
-Rozë, një ngjyrë që lidhet shkëlqyeshëm me një brez njerëzish të cilët nuk janë më të rinj, patën një rikthim në Akademinë 91-të, shkruan New York Post transmeton lajmi.net. Ajo që vijon janë fotografitë e njerëzve të veshur me rozë në qilimin e kuq, së bashku me disa komentime nga njerëzit në Twitter në lidhje me tredin. Julia Roberts nuk u shfaq deri në fund, kur ajo paraqiti çmimin për figurën më të mirë teksa ishte e veshur e tëra në rozë. Fituesi më i ri i shumë Grammy, Kacey Musgraves mbante një fustan, Giambattista Valli, shikojeni: Helen Mirren, e veshur me një numër shtresash me mëngë të gjata me fishekë fizarmonikë, na dha ndjesi të shkëlqyer si një princeshë. Ne e donim përzierjen e stilit modern të prerjeve Pepto-Bismol rozë të veshur nga Gemma Chan. /Lajmi.net/-,2019-02-25 08:41:57,Ngjyra rozë dominoi në tepihun e kuq në ‘Oscars’,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Alessandro Del Piero i ka befasuar të gjithë me vendimin e tij për të ardhmen në futboll. Legjenda e Juventusit dhe Italisë, është bërë pronar i një klubi në Amerikë, përcjell lajmi.net. Del Piero e ka blerë klubin amerikan, LA 10 FC, por që kjo është mbajtur fshehtë deri më tani. Italiani ka kohë që e ka marr drejtimin e skuadrës amerikane, por që tani ka vendosur ta bëjë publike se ai është pronari. /Lajmi.net/ LA10 FC is proud to reveal that World Cup Champion and All World Footballer @delpieroale, who wore the #10 his entire career, is our owner and forever revered. LA10 pure passion! pic.twitter.com/521G9Hro1x — LA 10 FC February 24, 2019-,2019-02-25 08:39:21,ZYRTARE: Del Piero bëhet pronar i këtij klubi,Lajme futbolli;Sport,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të pres sot në një takim përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve, shkruan lajmi.net. Sipas njoftimit Qeverisë, ky takim pritet të zhvillohet me fillim prej orës 11:00. /Lajmi.net/-,2019-02-25 08:39:02,Haradinaj sot takohet me familjarët e të pagjeturve,Lajme;Nacionale,Valmira Halimi,Lajmi
-Milan është duke kërkuar edhe një sulmues për sezonin e ri. Skuadra italiane është duke tentuar ta transferojë Radamel Falcaon nga Monaco, përcjell lajmi.net. Sulmuesi kolumbian ka kohë që është jashtë forme, andaj Monaco është i gatshëm ta shet atë. Milan po ofron 20 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Falcaos, ndërsa skuadra franceze po kërkon 30 milionë euro nga shtija e tij. /Lajmi.net/-,2019-02-25 08:30:06,Kjo nuk pritej: Falcao po kalon te Milani,Sport;Serie A;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Kjo është hera e dytë që Cuarón ka marrë çmimin, pasi fitoi në vitin 2014 për gravitetin e dramës së tij hapësinore, shkruan the guardian transmeton lajmi.net. Këtë vit, Cuarón triumfoi mbi një fushë të fortë duke përfshirë Spike Lee për dramën e infiltrimit të policisë BlacKkKlansman, Pawel Pawlikowski për romanin Lufta e Ftohtë dhe Yorgos Lanthimos për periudhën e komedisë së zezë. Kjo është hera e pestë në gjashtë vjet që një regjisor meksikan ka fituar çmimin, ndërsa Alejandro Gonzalez Iñárritu fitoi në vitin 2015 dhe 2016 për ‘Birdman’ dhe ‘The Revenant’ respektivisht dhe Guillermo del Toro në vitin 2018 për ‘The Shape of Water’, si dhe Cuarón në 2014 . Cuarón ka fituar të gjitha çmimet më të mira të regjisorit këtë sezon, duke përfshirë çmimet Bafta, Golden Globe dhe Guilds Guild. Ai gjithashtu ka vepruar si kinematograf dhe shkrimtar për romët, i cili bazohet në kujtimet e fëmijërisë së tij në Meksikë në vitet 1970 dhe përqendrohet në Cleo një shërbëtore indigjene për një familje të klasës së mesme. /Lajmi.net/-,2019-02-25 08:27:58,Alfonso Cuaron fiton çmimin regjisori më i mirë në ‘Oscars’,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Deficiti prej 429 milionë eurosh është paraparë të mbushet nga borxhi jashtëm, ai i brendshëm, si dhe nga mjetet e grumbulluara të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Hiç më pak se 429 milionë euro është deficiti buxhetor i Kosovës i paraparë me buxhetin e vitit 2019 e i cili është më i lartë për 142 milionë euro, duke e krahasuar me deficitin e vitit paraprak. Duke u bazuar në të dhënat e publikuara në Ligjin për Buxhetin e Vitit 2019 shihet se të hyrat e planifikuara për sivjet janë 1 miliard e 949 milionë euro, derisa shpenzimet 2 miliardë e 378 milionë euro. Shpenzimet për paga dhe mëditje edhe më tutje vazhdojnë të mbajnë një pjesëmarrje të konsiderueshme në shpenzimet e përgjithshme. Në Ligjin për Buxhetin thuhet se për dallim nga vitet paraprake e në veçanti nga viti 2018, në buxhetin e po këtij viti rritja e këtyre shpenzimeve vjen si rezultat i implementimit të kontratës kolektive, mirëpo zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se me këtë rritje është paraparë implementimi i Ligjit për Paga, i cili para pak ditësh është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, shkruan gazeta “Zëri”. I njëjti nuk është nënshkruar nga presidenti i Kosovës, por pas kalimit të afatit të paraparë ligjor ai në automatik ka hyrë në fuqi. “Me këtë rritje prej 30 milionë eurosh është paraparë të zbatohet ligji në tre muajt e fundit të këtij viti, ashtu kur parashihet të hyjë në fuqi”, thonë zyrtarë të Ministrisë së Financave. Por duke u bazuar në Ligjin e Buxhetit shihet se në krahasim me vitin paraprak sivjet rritja e buxhetit për paga është bërë për 30 milionë euro.-,2019-02-25 08:26:41,Këto janë të hyrat dhe shpenzimet për këtë vit,Lajme;Ekonomi,Valmira Halimi,Lajmi
-Pasagjeret që udhëtonin me avionin e “Blu Panorama” nga Rinasi për në Ankona kanë përjetuar momente paniku dhe tmerri. Situata e pasigurisë në avion u krijua pasi në kabinën e pilotit u konstatua tym gjatë kohës që kishte nisur fluturimi. Pas defektit avioni është kthyer sërish në aeroportin e Rinasit dhe ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga kompania apo autoritetet aero-portuale se çfar ka ndodhur, transmeton “Tch”. Ekspertet po kontrollojnë gjendjen e avionit për të zbardhur shkaqet e defektit që mund të kishte pasur pasoja të renda.-,2019-02-25 08:21:22,-Aeroplani merr tym në ajër, bën ulje të detyruar në Rinas-,Lajme;Rajoni,Driton Berisha,Lajmi
-Bayern Munich po tenton ta transferojë Marco Asension nga Real Madridi. Skuadra gjermane e di se do ta ketë tejet të vështirë ta transferojë spanjollin, por që ka gati një ofertë të majme, përcjell lajmi.net. Sipas Don Balon, Bayern Munich po i ofron 120 milionë euro për transferimin e Asensios. Bavarezët kanë bërë kontaktet e para me spanjollin, por që Real Madrid do të ngurrojë shitjen e tij. /Lajmi.net/-,2019-02-25 08:18:53,Bayern Munich me transferim 120 milionësh nga Real Madrid,Sport;Bundesliga;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Ajo luajti mbretëreshën Anne në ‘The Favorite’, duke fituar çmimin e vetëm për filmin në edicionin e 91-të Academy Awards, shkruan BBC transmeton lajmi.net. “Unë duhet të falënderoj shumë njerëz dhe nëse harroj dikë do t’ju gjej më vonë dhe do t’ju them”, shtoi ajo gjatë një fjalimi emocional. Colman u bë aktorja e 11-të britanike për të marrë çmimin në shtëpi. Hera e fundit që një Brit fitoi çmimin ishte në 2009, kur Kate Winslet fitoi për portretizimin e saj të Hanna Schmitz në The Reader. /Lajmi.net/-,2019-02-25 08:18:44,-Olivia Colman: ‘Kjo është për të qeshur, unë kam një Oscar’-,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Jose Mourinho ka thënë se Eden Hazard duhet ta sqaroj të ardhmen e tij. Trajneri portugez ka bërë me dije se ai nuk ka kontaktuar me belgun që një kohë të gjatë, por që ai duhet të transferohet te Real Madrid. “Eden është ambicioz…të luash te Chelsea për një të gjithë karrierën apo të shkosh të lush për një gjigant si Real Madrid”, tha Mourinho në një intervistë për DAZN, përcjell lajmi.net. “Nuk kam kontaktuar për një kohë të gjatë me të, por që nuk e di se ku do të jetë e ardhmja e tij. “Ne nuk mund ta mohojë talentin e tij, andaj mendoj se ai do të ishte një yll edhe më i madh te Real Madridi.”, ka shtuar më tej portugezi. /Lajmi.net/-,2019-02-25 08:08:45,Mourinho: Hazard duhet të luajë për këtë skuadër,Sport;Premier League;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-“Green Book”. me regji të Peter Farrelly mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimve në “Ocars” është shpallur si filmi më i mirë i zhanrit komedi-dramë, shkruan lajmi.net. Ngjarja e këtij filmi i përket vitit 1962 ndërsa është i frymëzuar në ngjarje të vërteta të pianistëve klasikë dhë të muzikës xhaz. Premiera e “Green Book”, ishte në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto më 11 shtator 2018, ku e fitoi edhe çmimin “People’s Choice Award’. /Lajmi.net/-,2019-02-25 08:08:27,-“Green Book”, shpallet filmi më i mirë në ‘Oscars’-,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Por pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të ndërkombëtarëve për suspendim të taksës kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdon të zotohet se taksa nuk hiqet pa pasur paraprakisht një marrëveshje për njohje të Kosovës nga Serbia. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina ka nxitur reagime të shumë shteteve të fuqishme të botës, të cilat po vazhdojnë të kërkojnë heqjen ose pezullimin e kësaj tarife. Një gjë të tillë tashmë e ka kërkuar edhe Franca. Zyrtarë të Ambasadës së Francës në Kosovë i kanë thënë gazetës “Zëri” se qëndrimi i tyre rreth kësaj çështjeje është më se i qartë, që masa ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake duhet të suspendohet ose të largohet. Ndërkohë, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë të pareshtur janë duke kërkuar pezullimin e tarifës prej 100 për qind. Si pasojë e barrikadimit të Qeverisë kundër heqjes së taksës SHBA-ja madje ka nisur edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës.-,2019-02-25 08:01:17,Franca: Hiqeni ose suspendojeni taksën,Lajme;Politikë,Valmira Halimi,Lajmi
-Gjatë tërë ceremonisë kishte emocione të shumta dhe gara ishte shumë e ngushtë, por çmimin prestigjioz e vodhi “Green Book” si “Filmi Më i Mirë” ndërsa si “Regjisori Më i Mirë” është zgjedhur Alfonso Cuarón me filmin “Roma”,. Po ashtu, çmimin “Aktori Më i Mirë” e mori Rami Malek me filmin “Bohemian Rhapsody”, ndërsa “Aktorja Më e Mirë” e mori Olivia Colman me filmin “The Favourite”. Lista e plotë e fituesve në Oscar 2019: Best Picture : Black Panther BlacKkKlansman Bohemian Rhapsody The Favourite Green Book – FITUES Roma A Star Is Born Vice Best Director : Spike Lee, BlacKkKlansman Pawel Pawlikowski, Cold War Yorgos Lanthimos, The Favourite Alfonso Cuarón, Roma – FITUES Adam McKay, Vice Best actor : Christian Bale, Vice Bradley Cooper, A Star Is Born Willem Dafoe, At Eternity’s Gate Rami Malek, Bohemian Rhapsody – FITUES Viggo Mortensen, Green Book Best actress : Yalitza Aparicio, Roma Glenn Close, The Wife Olivia Colman, The Favourite – FITUESE Lady Gaga, A Star Is Born Melissa McCarthy, Can You Ever Forgive Me? Best actor in a supporting role : Mahershala Ali, Green Book – FITUES Adam Driver, BlacKkKlansman Sam Elliott, A Star Is Born Richard E. Grant, Can You Ever Forgive Me? Sam Rockwell, Vice Best actress in a supporting role : Amy Adams, Vice Marina de Tavira, Roma Regina King, If Beale Street Could Talk – FITUESE Emma Stone, The Favourite Rachel Weisz, The Favourite Best Animated Feature Film : Incredibles 2 Isle of Dogs Mirai Ralph Breaks The Internet Spider-Man: Into The Spider-Verse – FITUES Best Cinematography : Cold War The Favourite Never Look Away Roma – FITUES A Star Is Born Best Costume Design : The Ballad of Buster Scruggs Black Panther – FITUES The Favourite Mary Poppins Returns Mary Queen of Scots Best Documentary Feature : Free Solo – FITUES Hale County This Morning, This Evening Minding the Gap Of Fathers and Sons RBG Best Documentary Short Subject : Black Sheep End Game Lifeboat A Night at The Garden Period. End of Sentence. – FITUES Best Film Editing : BlacKkKlansman Bohemian Rhapsody – FITUES The Favourite Green Book Vice Best Foreign Language Film : Capernaum Cold War Never Looks Away Roma – FITUES Shoplifters Best Makeup and Hairstyling : Border Mary Queen of Scots Vice – FITUES Best Original Score : Black Panther – FITUES BlacKkKlansman If Beale Street Could Talk Isle of Dogs Mary Poppins Returns Best Original Song : “All The Stars,” Black Panther “I’ll Fight,” RBG “The Place Where Lost Things Go,” Mary Poppins Returns “Shallow,” A Star Is Born – FITUES “When A Cowboy Trades His Spurs For Wings,” The Ballad Of Buster Scruggs Best Production Design : Black Panther – FITUES The Favourite First Man Mary Poppins Returns Roma Best Animated Short Film : Animal Behaviour Bao – FITUES Late Afternoon One Small Step Weekends Best Live Action Short Film: Detainment Fauve Marguerite Mother Skin – FITUES Best Sound Editing : Black Panther Bohemian Rhapsody – FITUES First Man A Quiet Place Roma Best Sound Mixing : Black Panther Bohemian Rhapsody – FITUES First Man Roma A Star Is Born Best Visual Effects : Avengers: Infinity War Christopher Robin First Man – FITUES Ready Player One Solo: A Star Wars Story Best Adapted Screenplay : The Ballad Of Buster Scruggs BlacKkKlansman – FITUES Can You Ever Forgive Me? If Beale Street Could Talk A Star Is Born Best Original Screenplay : The Favourite First Reformed Green Book – FITUES Roma Vice-,2019-02-25 07:58:03,Lista e plotë e fituesve në Oscars 2019,Kulturë/Arte;Entertainment,Driton Berisha,Lajmi
-Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas 3 orë seancë, ku ka pasur më shumë pushime se sa punime, nuk arriti t’ia heq imunitetin deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, raporton AlsatM. Pas përplasjeve të forta mes deputetit të VMRO-së Micevski dhe kryetarit të Kuvendit Xahferi, ky i fundit e ka ndërprerë seancën për një kohë të papërcaktuar.-,2019-02-25 07:53:29,Kuvendi maqedonas dështon heqjen e imunitetit të deputetit Veljanovski,Lajme;Rajoni,Valmira Halimi,Lajmi
-Megjithatë, ju mund të zbuloni rrezikun e simptomave të hipertensionit përmes urinës. Ekziston një lloj ngjyre të saj që asnjëherë nuk duhet injoruar, transmeton lajmi.net. Nëse ngjyra e urinës suaj përkon me ngjyrë trëndafili, ose edhe kuqe e zbehtë, mund të shkaktohet nga gjakutuaj, paralajmëroi faqja medicinale WebMD. Kjo mund të jetë një shenjë e hipertensionit të veshkave – shtypjes të lartë të gjakut që është shkaktuar nga sëmundja e veshkave. Shëndeti i veshkave mund të luajë një rol të madh në rrezikun e hipertensionit. Aq shumë, sa që pacientët me sëmundje të veshkave kanë më shumë gjasa të vdesin nga sëmundjet e zemrës ose goditje në tru se sa dështimi i veshkave. “Hipertensioni i veshkave, i quajtur edhe hipertension renovaskular, është shtypja e lartë e gjakut, e shkaktuar nga sëmundja e veshkave,” tha faqja mjekësore. “Hipertensioni i veshkave shkaktohet nga ngushtimi i arterieve që sjellin gjak në veshka”, deklaroi tutje WebMD. /Lajmi.net/-,2019-02-25 07:50:21,-Nëse urina juaj ka këtë ngjyrë, shkoni menjëherë tek mjeku-,Lifestyle;Shëndeti,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Dashi Cështjet e parave po bëhen gjithnjë e më shumë shqetësuese për të lindurit në këtë shenjë. Megjithatë, tregoni më shumë kujdes me disa informacione që mund të bëjnë ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Me çështjet e dashurisë duhet më shume angazhim. Demi Sapo të zgjoheni këtë mëngjes, mund të zbuloni një ndryshim që e prisni prej kohësh. Brenda natës, pengesat që menduat se do të ishin si pengesë në rrugën tuaj sot largohen si me magji. Binjaket Sot mund të keni një partneritet që do të rritet në një situatë shumë të dobishme. Keni disa njerëz shumë të veçantë në jetën tuaj të cilët do të tregojne mbështetje për ju. Me paratë gjërat duken normale. Gaforrja Mësohuni ta vlerësoni atë që keni dhe të mos dëshironi gjëra që mund të mos i keni kurrë. Sot do të jetë një nga ato ditë ku nëse nuk tregoheni i vëmendshëm mund t’ju rrëshqasë nga duart diçka e rëndësishme. Luani Nëse disa mënyra të vjetra nuk kanë funksionuar, ka ardhur momenti që të ndryshoni strategji. Mos humbni asnjë moment, por hidhuni në sulm. Veproni pa frikë. Rezultatet do të jenë aq fenomenale saqë nuk do të ktheheni kurrë në mënyrën tuaj të të menduarit të mënyrës së vjetër. Virgjëresha Problemet e thjeshta dhe pa kuptim, ju mbajnë aktiv gjatë gjithë ditës. Jeni në një nevojë për të bërë gjithçka që të funksionojë në mënyrën e duhur. Kushtojini më shume vëmendje aspektit romantik. Nëse jeni në një lidhje, bëjeni që ajo të funksionojë. Peshorja Ka një energji të fokusuar brenda jush, dhe po rritet çdo ditë e më shumë, e nxitur nga admirimi që të tjerët tregojnë ndaj jush. Vetëbesimi juaj është duke shpërthyer, por mbajeni atë nën kontroll deri në kohën e duhur. Akrepi Ekziston diçka që ju dëshironi t’ia thoni dikujt dhe është e lidhur me një temë shumë delikate. Për fat të mirë, dita e sotme do t’ju ofrojë një mundësi të mrekullueshme për të shprehur atë që keni ne mendje. Shigjetari Tregoni më shumë seriozitet ndaj njerëzve që ju rrethojnë. Nëse ata kanë një kërkese ndaj jush, ndoshta ka ardhur momenti që ta mendoni me kujdes. Sa i përket parave jini më i vëmendshëm ndaj shpenzimeve. Bricjapi A keni vështirësi sa i përket parave? Nuk mund të qëndroni duarkryq dhe të ndjeheni 100 për qind të sigurt mbi gjendjen tuaj financiare. Njëkohësisht këshilloheni që të ruani më shumë dhe shpenzoni më pak. Ujori Negociatat po bëhen më të rëndësishme në jetën tuaj dhe fleksibiliteti do të ndihmojë të merrni atë që dëshironi. Është koha që të vendosni prioritet tuaja në rregull dhe të kuptoni se çfarë jeni të gatshëm të jepni për hir të asaj që dëshironi. Peshqit Ju duhet të ruani një ritëm normal tani dhe t’i jepni vetes më shumë kohë për t’i trajtuar gjërat me kujdes veçanërisht në aspektin financiar. Të qenit i nxituar ju çon në rrugë gabuar. Më shëndetin tregohuni më i vëmendshëm.-,2019-02-25 07:41:32,-Javë e re, fillim i ri: Çfarë pritet të ndodhë sot me shenjën tuaj të horoskopit?-,Fun,Driton Berisha,Lajmi
-Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve. . Organizata ORA mban protestë paqësore kundër fenomenit të gjakmarrjes, rikthimit të vëllavrasjes. Komuniteti i banorëve të Rugovës organizon protestë në kundërshtim të projektit të hidrocentraleve në Lumbardh. Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në kuadër të programit “Klubi i debatit” do ta ketë mysafir Nezir H. Kraki, profesor i shkencave politike në Universitetin ‘Paris-Est’, Francë, i cili do të ligjërojë me temën “Strategjia kombëtare – a e kemi?” Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Palestrën Sportive në Istog ku do të takojë hendbollistët e Istogut. .\ Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike shqyrton Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut dhe Platformën për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Komunën e Istogut. Përurohet Qendra Rinore në Banjë të Istogut. Mbahet akademi përkujtimore me rastin e 29-vjetorit të vrasjes së heroit Enver Hadri. . /Lajmi.net/-,2019-02-25 07:33:30,Ngjarjet kryesore të ditës së sotme në Kosovë,Lajme;Nacionale,Driton Berisha,Lajmi
-Fillimi i javës do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore, më të theksuara në viset malore. Do të ketë edhe rreze dielli në disa pjesë të vendit, por temperaturat e ulëta do të mbesin edhe për gjatë 24 orëve të ardhshme. Dita e marte do të karakterizohet me mot relativisht të qetë dhe me temperatura maksimale deri në 7 gradë Celsius. Ditët vijuese do të shoqërohen me vranësira pak sa më të dendura, të cilat gjatë ditës, në pjesën dërmuese të territorit do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu. Reshje të dendura nuk parashikohen, pasi vendi ynë mbetet me këto masa bllokuese anticiklonike deri ditën e premte, kur pritet të regjistrohen temperaturat maksimale të kësaj jave. Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Lajmi.net/-,2019-02-25 07:30:39,-Vishuni trash, këto janë temperaturat sot në Kosovë-,Lajme;Sociale,Driton Berisha,Lajmi
-Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtojë Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. Komisoni po ashtu në këtë mbledhje do të shqyrtojë edhe Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. /Lajmi.net/-,2019-02-25 07:27:44,Komisioni për Punë të Jashtme shqyrton Platformën për dialogun Kosovë – Serbi,Lajme;Politikë,Driton Berisha,Lajmi
-Kepa Arrizabalaga refuzoi të zëvendësohej nga Willy Cabalero në humbjen e tyre në finale të EFL Cup nga Manchester City. Portieri spanjoll ka thënë se ai ndihej mirë dhe se nuk kishte qëllim që të mos respektonte vendimin e trajnerit. “Më duhet të them se ishte një keqkuptim. Në asnjë moment nuk ishte qëllimi im të mos i bindem trajnerit, apo diçka të atillë”, ka shpjeguar Kepa, përcjell lajmi.net. “Ishte vetëm keqkuptim, sepse u vizitova nga stafi mjekësor dy herë dhe ai mendoi se nuk isha në gjendje të vazhdoja. “Ishte një konfuzion prej dy apo tre minutash deri sa stafi mjekësor shkoi te banka rezervë dhe ata ia shpjeguan çdo gjë mirë. Nuk kishte të bënte asgjë me probleme që kisha këtë javë. “Mendova se banka është duke menduar se unë nuk mund të vazhdoja pasi ishte hera e dytë që isha në tokë. Ishin vazhdime. Kishim vrapuar shumë dhe shtrirja në tokë ishte mënyrë për të ndalur ndeshjen.”, ka shtuar më tej spanjolli. /Lajmi.net/-,2019-02-24 23:54:12,Kepa sqaron se çfarë ndodhi mes tij dhe Sarrit,Sport;Premier League,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Këngëtarja Afërdita Dreshaj nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instastory ka treguar se di të gatuaj, shkruan lajmi.net. Madje bazuar në atë se çfarë ka shkruar pranë fotos ajo pretendon se mund të bëhet autore e një libri me receta ushqimesh. “Do e nis një libër gatimi”, ka shkruar ajo ndërsa e ka treguar ushqimin që e ka përgatitur. Duke qenë se ajo po jeton si në përralla me burrin çek, bazuar në ato çfarë poston nuk i bie të gatuaj edhe shpesh./Lajmi.net/-,2019-01-10 12:59:08,Afërdita Dreshaj pretendon se mund të bëhet autore e një libri me receta gatimi,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Të gjitha rrugët janë të kalueshme për momentin, vështirësi ka pasur në vendet kryesisht malore, Breznicë, Kozaricë, Graboc , Siboc, Shipitullë, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net. Po ashtu komuna njofton se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve dhe kompania e kontraktuar janë në shërbim 24 orë. “Ju lutemi që të kontaktoni në këta numra telefoni: 045 163 100, 044 402 842, 044 401 366”. “Lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të dalin në rrugë pa goma të dimrit dhe pajisje tjera dimërore”. /Lajmi.net/-,2019-01-10 12:58:58,Përkunder reshjeve të vazhdueshme në Obiliq të gjitha rrugët janë të kalueshme,Lajme;Nacionale,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Benfica u refuzua nga Jose Mourinho në ofertën e parë, ndërsa tani është gati edhe oferta e dytë. Skuadra portugeze është e gatshme që të bëjë çdo gjë për ta ulur në stolin e tyre portugezin, përcjell lajmi.net. Benfica është e gatshme që t’i ofroj një pagë të majme Mourinhos dhe disa lojtarë që do t’i kërkojë. Portugezi u shkarkua javë më parë nga Manchester United për shkak të rezultateve të dobëta, ndërsa po kërkohet edhe nga Real Madrid. /Lajmi.net/-,2019-01-10 12:56:35,Skuadra e njohur evropiane me ofertë të parefuzueshme për Mourinhon,Lajme futbolli;Sport;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Po ashtu, Bërnabiq e ka pranuar se SHBA i ka kërkuar Serbisë të ndal lobimin për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. “Është e drejtë të lobohet për tërheqje të njohjes. Beogradi e ka hedhur poshtë këtë kërkesë”, është shprehur ajo, përcjell lajmi.net. Tutje, ajo ka thënë se i vjen keq që duhet biseduar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili akuzohej për ‘krime të rënda’. “Është e tmerrshme por ne duhet të flasim me të për shkak të stabilitetit rajonal dhe të ardhmen tonë. Nëse kemi stabilitet rajonal atëherë jemi në gjendje të përmbushim gjithçka”. Bërnabiq ka shtuar se çështja e Kosovës ishte një temë e mbyllur për shumicën e vendeve në botë mirëpo sot nuk është më kështu, madje as për SHBA-të dhe Gjermaninë. /Lajmi.net/-,2019-01-10 12:49:26,Serbia nuk e ndal lobimin për tërheqje të njohjes ndaj Kosovës,Lajme;Rajoni,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Marcos Alonso e ka këshilluar Callum Hudson-Odoin që të qëndroj në skuadër dhe të luftojë për vendin e tij në formacionin bazë. Mbrojtësi spanjoll tha se ai nuk e di se përse një lojtar dëshiron të kalojë te Bayern Munich. “Ai është lojtar shumë i mirë, është shumë i ri. Ai duhet që të ketë durimin dhe të jetë i uritur për të luftuar për vendin e tij në këtë ekip”, tha fillimisht Alonso, përcjell lajmi.net. “Këtë duhet ta bëjë ai sepse i kat ë gjitha kushtet për t’u bërë lojtar i madh, tani është në dorën e tij që të luftojë për një vend dhe të tentojë të gjejë minuta. “Ne jemi Chelsea, një tjetër ekip i madh në garën më konkurruese në Ligën Premier, e nuk e di pse dikush do të dëshironte të shkonte te Bayern Munichu”, u shpreh spanjolli. /Lajmi.net/-,2019-01-10 12:47:55,Ylli i Chelseas për Odoin: Nuk e di pse dikush do të shkonte te Bayerni,Sport;Premier League;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Pamjet shqetësuese tregojnë një mësuese që tërheq me forcë nxënësin me autizëm përmes korridoreve të Wurtland Elementary School në Kentaki, transmeton lajmi.net. Djali 9-vjeçar thuhet se vuante nga kjo sëmundje para se të tërhiqej nga mësuesja. Nëna e djalit thotë se ka pësuar lëndime serioze si rezultat. Një hetim është hapur në sjelljen e mësuesit, dhe ajo është shkarkuar. /Lajmi.net/-,2019-01-10 12:46:24,Mësuesja tërheq zvarrë nxënësin me autizëm,Fun;Kuriozitete,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Sot, studiuesit kanë arritur të konfirmojnë këtë besim. Një grup shkencëtarësh të Universitetit të Australisë Perëndimore, ngritën një kërkim në mbi 2000 gra kineze, gjysma e të cilave vuante nga kanceri i gjirit. Nga analizimi i të dhënave të mbledhura, gratë që konsumonin vetëm 10gr kërpudha të freskëta çdo ditë, kishin 64% më pak rrezik të prekeshin nga kanceri i gjirit. Në këtë studim, konsumi i kërpudhave të thata kishte përgjysmim të efektit mbrojtës. Fakti me impresionues ishte se, gratë që kombinonin konsumin e kërpudhave me çaj jeshil, kishin një mbrojtje akoma më të madhe, duke rrëzuar rrezikun me 89%. Përse kërpudhat luftojnë kancerin? Kërpudhat mendohet të mbrojnë kundër kancerit të gjirit dhe llojeve të tjera te varur nga hormonet, duke penguar enzimën “aromatase” e cila prodhon estrogjen. Kërpudhat janë një nga ushqimet e rralla që e pengojnë këtë enzime, një tjetër është shega, transmeton living.al. Dhe disa varietete, fare lehtë të gjindshme, si kërpudhat e bardha shampinjon apo portobelo, kanë një efekt anti-aromatase të fortë. Por, kërpudhat kanë një efekt mbrojtës përtej kancerit të lidhur me hormone. Kërpudhat përmbajnë lektina të specializuara, të cilat janë gjetur të parandalojnë rritjen dhe shumimin e qelizave kanceroze. Cilat kërpudha kanë më shumë efekt anti-kancer? Kërpudhat e bardha, portobelo, shitake, porcini, kanë të gjitha përbërës bioaktiv që lidhen me veprimtari anti-kanceroze. Këto fitokimikate pengojnë formimin e enëve të gjakut që ushqejnë masat tumorale, pengojnë rritjen dhe shumimin e qelizave kancoregjene të stomakut, gjirit, kolonës dhe prostatës. Me sa duket, kërpudhat e bardha janë ato që kane një efekt më të fuqishëm kundër kancerit të gjirit. Prandaj, konsumi i tyre i përditshëm mund të jetë një hap shumë i rëndësishëm në ecurinë e shëndetit tuaj. Ushqime të tjera që luftojnë kancerin e gjirit Shegët, për të njëjtën veprimtari si kërpudhat. Lakra dhe lulelakra – vendet që i konsumojnë më shumë kanë më pak prekje nga kjo sëmundje. Çaji jeshil – efekti mbrojtës varet shumë nga gjene të caktuara. Farat e linit: 25gr në ditë rezultuan në efekte pozitive, por të tjera studime nevojiten për ta përforcuar. Buka e thekrës: me sa duket bashkëveprimi midis fibrave, vitaminave, lignaneve dhe acidit fitik, e bëjnë bukën e thekrës unike në mbrojtjen kundër kësaj sëmundje. Thjerrëzat dhe fasulet, arrat, boronicat, spinaqi, vezët dhe salmoni, rezultojnë aleate të çmuar të shëndetit të gruas për sa i takon kancerit te gjirit. Vitamina D: disa studime pro dhe retrospektive sugjerojnë se nivelet e vitaminës D në gjak më pak se 20ng/ml, lidhen me 30-50% më shumë rrezik nga kanceri i gjirit.-,2019-01-10 12:45:31,Ky është ushqimi çudibërës që ul rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit,Lifestyle;Shëndeti,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Hoxhaj e ka informuar Arifin rreth takimit të fundit të delegacionit shtetëror të Kosovës në Bruksel me Shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederika Mogherini, si dhe cilat janë pritjet e Kosovës në këtë dialog, transmeton lajmi.net. Një nga temat që do të jetë prioritet i Kosovës është adresimi i të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi duke kërkuar reciprocitet të plot me të drejtat e serbëve të Kosovës. Të dy janë pajtuar që të koordinohen na vazhdimësi lidhur me dinamikën, temat dhe diskutimet në dialogun Kosovë – Serbi. /Lajmi.net/-,2019-01-10 12:43:15,-Hoxhaj takon kryetarin e Preshevës, e informon për dialogun dhe takimin me Mogherinin-,Lajme;Politikë,Flutura Toplana,Lajmi
-“Shqiptarët dhe serbët nuk frekuentojnë të njëjtat lokale”, thotë Valon Arifi, i etnisë shqiptare. Në këtë qytet jetojnë më shumë shqiptarë sesa serbë. Kjo është arsyeja pse Lugina e Preshevës ka qenë në qendër të spekulimeve se a mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje për shkëmbimin e territorit për t’i dhënë fund armiqësisë midis Serbisë dhe Kosovës? “Njerëzit këtu pijnë kafe së bashku vetëm nëse bëjnë biznes”, thotë Valoni. “Por nuk ndodh të pijnë kafe për dëshirë, si miq”, thotë ai. Në rast se porosit një ekspreso në kafenenë “e gabuar” në Bujanoc, shumë shpejt e merrni mesazhin. “Ju mund të lexoni fjalëkalimin e ëi-fi, diçka si,” shqiptarët nuk janë të mirëpritur këtu “dhe në bare shqiptare, mund të jetë diçka e tillë kundër serbëve”, thotë ai. Ndarja etnike është shumë e pranishme në Luginën e Preshevës, një cep i varfër i Serbisë. Ku jetoni, shkolla që endjek fëmija tuaj, gjuha që flisni dhe nëse shkoni në një kishë apo xhami do të reflektojnë të gjithë origjinën tuaj. Pse të shkëmbehet territori? Që kur Serbia dhe Kosova luftuan në një luftë të përgjakshme që përfundoi në vitin 1999, marrëdhëniet kanë mbetur të tensionuara. Serbia kurrë nuk e njohu pavarësinë e Kosovës. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Por, Bashkimi Evropian do që Serbia të arrijë normalizojë raportet me fqinjin e saj Kosovën, përpara se të lëvizë në anëtarësimin e Beogradit në BE. Ndërkohë, Kosova kërkon ulësen në OKB e cila është bllokuar nga aleati i Serbisë, Rusia. Disa thonë se zgjidhja për t’i dhënë fund marrëveshjes, mund të jetë një shkëmbim territori përgjatë vijave etnike. Kosova do të fitonte Luginën e Preshevës dhe rajoni më i madh i veriut të Kosovës do të bëhej pjesë e Serbisë. Por asgjë nuk është vendosur, dhe askush nuk e di se ku mund të nxirren kufij të rinj. Ndërsa bisedimet kanë ngecur në Bruksel, tensionet janë rritur – Kosova ka vendosur taksë 100% për mallrat serbe. Kosova goditi Serbinë me taksën 100% Ëndërruesit e ushtrisë i tërbuan fqinjët e tyre në Ballkan Tani ka presion nga Uashingtoni. Presidenti Donald Trump u ka bërë një apel të drejtpërdrejtë krerëve të Serbisë dhe Kosovës, duke u bërë thirrje atyre të bëjnë paqe. Në veri-perëndim të Bujanocit, edhe më afër kufirit me Kosovën, komuniteti i Tërnovacit është ekskluzivisht i banuar me shqiptarë. Propozimi që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën nuk është i ri. Pas luftës, Tërnoci u bë një qendër për një forcë paraushtarake që luftoi Serbinë deri në vitin 2001 me qëllim që të arrinte pikërisht atë. Edhe Aridona Shabani, studente e mjekësisë në kryeqytetin shqiptar në Tiranë, thotë se ajo kurrë nuk kishte ndonjë shok serb. Ajo flet pak serbisht, por thotë se nuk i pëlqen gjuha dhe nuk është interesante si anglishtja ose frëngjishtja. Pak kilometra në lindje, Rakovac është shtrirë përgjatë një rruge të kufizuar nga fushat e lakër. “Rakovaç është një fshat shumë i vjetër serb, nuk duam të jemi pjesë e Kosovës,” thotë Vukasin, i cili është në të 20-tat e tij. Nëse kufiri do të ndryshohej dhe Rakovac do të bëhej pjesë e Kosovës, a do të kishte rrezik për dhunë? “Kjo mund të ndodhë,” thotë Dragoslav, i cili si shumë këtu është i papunë dhe me gërvishje që jetojnë nga prerja dhe shitja e drurit. Të lodhur nga politika, Stojko Janic keqëson humnerën që është rritur mes komuniteteve. “Kam punuar me shqiptarët për 17 vjet,” kujton ai. “Kam pasur miq më të mirë mes tyre sesa ka pasur në mesin e serbëve. Ata ende duan të jenë miqtë e mi, por kanë frikë të rrijnë me mua, sepse do të shihen si tradhtarë të komunitetit të tyre”. Në një arenë, së paku, lidhjet janë ende të falsifikuara përgjatë ndarjes në Luginën e Preshevës. Në fushën e basketbollit në Play 017 në Bujanoc, të rinjtë me origjinë serbe, shqiptare dhe rome trajnohen së bashku, transmeton Express. Hevzi Imeri shqiptar dhe Danilo Dabetic i cili është serb, janë të dy lojtarë dhe miq të mirë. “Danilo është si miqtë e mi shqiptarë, vetëm ai flet një gjuhë tjetër”, thotë Hevzi, i cili flet mirë serbisht. Dhe kjo është një partneritet që sfidon ndarjen e madhe të kafesë dhe kulturës në Bujanoc. “Ne po shkojmë të pimë kafe, të rrihemi, të shkojmë së bashku në ditëlindje”, thotë Danilo. Por gjithçka mund të ndryshojë nëse kufijtë e Luginës së Preshevës do të ndryshohen.-,2019-01-10 12:42:24,Reportazhi i BBC-së: Shqiptarë e serbë pinë kafe bashkë në Bujanovc vetëm kur bëjnë biznes,Lajme;Rajoni;Nacionale,Flutura Toplana,Lajmi
-Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj tha se ditëve të kaluara, me aktivistët janë takuar tek deponitë ilegale, derisa sot po e përmbyllin një aksion, që për herë të parë ka ndodhur në Kosovë. Kryeministri Haradinaj, në fjalën e tij shfajësoi popullin e Kosovës për këto 20 vite me mbeturina që janë hedhur, sepse ka pasur emergjenca dhe probleme, si dhe rrethana shumë të rënda, mungesë të institucioneve dhe se kuptohet pse ka ardhur deri tek kjo gjendje. “Mirëpo, tani, nuk mund të pajtohem që edhe në vitet që vijnë, të ndodhë po e njëjta gjë dhe të hedhet mbeturinë”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se është e palejueshme të mbushen prapë deponitë ilegale. Kryeministri Haradinaj tha se angazhimi i tyre disamujor ka dhënë rezultat dhe se sot është një Kosovë më e pastër dhe falënderoi me këtë rast komunat, që kanë dhënë një kontribut, por edhe angazhimin shembullorë të mijëra aktivistëve për një Kosovë më të pastër. “Do të organizohemi së bashku, me institucionet e vendit, me organizatën “Let’s do it”, por duhet të gjejmë edhe një zgjidhje për riciklim të mbeturinave”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se krahas vetëdijesimit dhe mobilizimit qytetar dhe institucionalë që është i nevojshëm dhe krahas politikave ndëshkuese dhe shpërblyese, të mendohet edhe për opsionin real, riciklimin e mbeturinave. “Duhet të jemi të mobilizuar për një Kosovë të pastër, për një Kosovë Eko dhe mund ta bëjmë. E kanë bërë edhe vende të tjera”, tha kryeministri Haradinaj në përmbyllje të fjalës së tij. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se nuk do të lejojnë që asnjë person i papërgjegjshëm të marrë të drejtën dhe ta dëmtojë ambientin që i takon të gjithëve. Koordinatori i Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj, tha se për këtë nismë janë angazhuar të gjithë duke dhënë kontribut që Kosova të bëhet një vend më i mirë për të jetuar dhe një vend më aktiv në një shoqëri e cila angazhohet vetë që vendin ta bëjë më të mirë. “Nga sot e tutje ne vazhdojmë me aktivitete të tjera dhe nevoja ta pastrojmë mjedisin nuk përmbyllet sot, siç nuk është përmbyllur as më 15 dhjetor. Së bashku me kryeministrin jem dakorduar që në këtë vit do të angazhohen 1 mijë kujdestarë mjedisi të cilët do ta ndihmojnë edhe komunën edhe ndërmarrjen dhe të gjithë neve për një vend më të pastër”, tha Hasanaj. Ndërkaq, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Veliu tha se në shumë raste Asociacioni që ai drejton ka kërkuar që procesi i riciklimit të mbeturinave të nisë menjëherë, si një nevojë imediate për Kosovën. Task Forca për Pastrimin e Kosovës, për tre muaj aktivitet ka arritur që të themelojë 32 Task Forca Komunale, të pastroj 952 deponi ilegale duke i angazhuar rreth 200 mijë vullnetarë në gjithë vendin, ka krijuar 11 zona të gjelbëruara derisa shumë të tjera janë në proces. Po me këtë nismë, në vitin që kemi hyrë do të pastrohen edhe lumenjtë e Kosovës, do të shikohet mundësia që të angazhohen kujdestarë të mjedisit dhe mbledhja e fidanëve në gjithë vendin. Pas aksionit, dhjetë komuna të Kosovës që janë treguar më efikase në eliminimin e mbeturinave, kanë fituar grant nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë prej 1.2 milionë euro, grant ky, që do të përdoret në projekte për mbrojtjen e ambientit për këto komuna.-,2019-01-10 12:37:42,Kryeministri Haradinaj: Të mobilizohemi për një Kosovë të pastër,Lajme;Nacionale,Flutura Toplana,Lajmi
-Një autobus ka dalë nga rruga në Shkodër si pasojë e dëborës. Aksidenti ndodhi në segmentin Shirokë – Zogaj, mëngjesin e sotëm dhe për fat të mirë nuk ka pasur pasoja në njerëz. Ngjarja është raportuar nga vetë shoferi i mjetit. Trashësia e dëborës në Shkodër ka arritur disa centimetra dhe reshjet nuk janë ndërprerë prej ditës së djeshme dhe vijojnë pa pushim./oranews-,2019-01-10 12:34:44,Autobusi rrëshqet në greminë nga bora,Lajme;Rajoni,Flutura Toplana,Lajmi
-Mauro Icardi ka refuzuar ta nënshkruaj kontratën me Interin, duke marrë parasysh që Real Madrid po interesohet për të. Sulmuesi argjentinas u ka bërë me dije nerazurëve se do të largohet qysh në këtë afat, pasi e dëshiron kalimin në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell lajmi.net. Real Madrid do t’i paguajë 110 milionë euro për transferimin e Icardit, që ka kontratë deri në vitin 2020 me Interin. Inter kishte tentuar t’i ndryshonte klauzolën, mirëpo argjentinasi ka refuzuar një gjë të tillë. /Lajmi.net/-,2019-01-10 12:32:05,Arrihet marrëveshja: Icardi kalon te Real Madrid,La Liga;Sport;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Gjendje e rëndë paraqitet edhe në pikëkalimet kufitare të Kosovës, disa prej të cilave janë të kalueshme me vështirës. Kështu, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në ora 08:05, rruga Fusha e Pajtimit-Glloboçicë dhe Gjakovë-Qafa e Prushit kanë qenë të kalueshme me vështirësi. Kurse, rruga Pejë-Kullë, zona mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka qenë e mbyllur për kamiona. Më poshtë tabela me gjendjen e rrugëve.-,2019-01-10 12:31:47,Në këto rrugë ka vështirësi për qarkullim,Lajme;Nacionale,Flutura Toplana,Lajmi
-Inter dëshiron ta shet Ivan Perisicin, në mënyrë që të krijojë fonde për transferimet e reja. Skuadra italiane do ta shet kroatin, ndërsa zëvendësues i tij do të jetë anësori i Udineses, Rodrigo de Paul, përcjell lajmi.net. Inter dëshiron ta transferon argjentinasi, që kushton 25 milionë euro. Udinese refuzon ta shet lojtarin, mirëpo dëshira e tij është që ai të kalojë te nerazurët. /Lajmi.net/-,2019-01-10 12:25:08,Inter e shet Perisicin për ta transferuar këtë anësor,Sport;Serie A;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Përfaqësueses të studentëve së bashku me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës, kanë nisur protestën e paralajmëruar për sot për të kërkuar liberalizim të vizave. Reshjet e dendura të borës kanë bërë që të mos ketë numër të madh protestuesish, raporton lajmi.net. Marshi i tyre ka filluar nga Biblioteka Kombëtare ku do të vazhdojë deri te objekti i Qeverisë. Aty është parë edhe deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, i cili ditë më parë dorëzoj pasaportën e tij në shenjë solidarizimi me qytetarët e Kosovës. Studentët kanë protestuar edhe më herët duke kërkuar që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave. /Lajmi.net/-,2019-01-10 12:11:31,“Mjaft të izoluar”: Nis protesta e studentëve për viza,Lajme;Nacionale,Flutura Toplana,Lajmi
-Juventus po tenton transferimin e sulmuesit të Genoas, Christian Kouame. Drejtori sporti i ‘Zonjës së Vjetër’, Fabio Paratici, ka mbajtur një takim me sulmuesin në Milano, përcjell lajmi.net. Raportohet se edhe Napoli e dëshiron transferimin e Christian Kouame, ndërsa Juventus dëshiron t’u rrëmbej atyre nga dora. Paratici thuhet se e ka bindur sulmuesin të kaloj te torinasit, ndërsa do të paguajnë 35 milionë euro. /Lajmi.net/-,2019-01-10 12:10:33,Paratici po e transferon lojtarin e rivalit nga Serie A te Juventusi,Sport;Serie A;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Pesë lojtarë të ekipit Manchester United pritet që në 2019-ën të bëhen baballarë dhe kjo po konsiderohet si një koiçidencë interesante, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net. Mesfushori francez Paul Pogba po pret fëmijën e tij të parë me të dashurën Maria Salaues. Victor Lindelof gjithashtu pret të bëhet baba, pasi u martua me stjuardesën suedeze Maja Nilsson verën e kaluar. Lojtari i famshëm brazilian, Fred, radhitet në listën pesë lojtarëve të cilët pritet të bëhet baba gjatë këtij viti. Foto pranë gruas me bark të fryrë nuk kanë munguar as nga Matteo Darmian i cili po ashtu pritet që sivjet të bëhet baba. Ai dhe bashkëshortja e tij Franceska do të bëhen shumë shpejtë prindër. Chris Smalling përmbyll pesëshen e fundit të lojtarëve që pritet të bëhen baballarë. I entuziazmuar me lajmin se do të bëhet prind, Smalling ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram edhe ekon e parë të bebes. View this post on Instagram Happy NYE from the Smalling’s! This year our dreams are coming true as we’ll be welcoming our first son into the world. He’s got long legs that couldn’t quite fit into the pic just like his dad ? We’re so excited and feeling so so blessed. You might have noticed I’ve taken a much needed break from social media to focus on this very important chapter of our lives, recharge and come back stronger. I’ll be back very soon ?? Wishing everyone an amazing 2019. A new year is the perfect time to make positive changes in your life so make this the best year yet full of joy and love, that’s certainly our plan ? Sending everyone loads of love ? from Sam, Chris, Miley, Ruben and Bump xxxxx A post shared by Sam Smalling on Dec 31, 2018 at 12:42am PST Mirëpo duhet theksuar se pavarësisht se të gjithë nga lojtarët i janë gëzuar këtij fakti, pra se po bëhen baballarë, disa nga menaxherët brenda ekipit janë të shqetësuar pasi kjo mund tu shkaktojë vështirësi atyre në fushë. Një ekspert i njohur dikur i kishte thënë ekipit: “Ju kurrë nuk do të fitoni asgjë me fëmijët”, thuhet ndër të tjera në raportin e TheSun./Lajmi.net/-,2019-01-10 12:06:38,Këta pesë lojtarë të Manchester United pritet që sivjet të bëhen baballarë,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Manchester United dëshiron ta transferojë Kalidou Koulibalyn nga Napoli. Skuadra italiane ka caktuar çmimin e lojtarit, ndërsa ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm ta paguajnë atë shumë, përcjell lajmi.net. Napoli është duke tentuar të arrij marrëveshje me Manchester United rreth mbrojtësit senegalez, por që marrëveshja mund të arrihet në fund të këtij sezoni. Skuadra angleze e preferon kalimin e tij në këtë afat, por napolitanët nuk janë të gatshëm ta lënë të largohet në këtë afat. /Lajmi.net/-,2019-01-10 11:59:10,Man Utd me transferim 105 milionësh nga Serie A,Sport;Premier League;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-“Sot furnizimi është stabil, po importohet energjia e duhur, pra nuk flitet për mungesë të energjisë, mungesë të energjisë ka vetëm në disa lokalitet ku për shkak të mbingarkesës paraqiten probleme teknike. Kemi evituar shumicën e prishjeve që kanë ndodhur si pasojë motit të acartë”, i tha RTK-së Buzhala. Ai pohon se KEDS është përgatit maksimalisht për furnizim me energji dhe po importohet sasi e mjaftueshme të energjisë. Sipas tij ka energji të mjaftueshëm por, ka defekte teknike në disa lokalitete, kjo për shkak të problemeve teknike që vinë si pasojë e mbingarkesës së rrjetit. “Kemi zona të mbingarkuara, si në Mat 1, për shkak se të gjitha ndërtesat atje ngrohen më rryme, dhe rrjeti është i mbingarkuar”, tha ai. KEDS po importon sasinë e mjaftueshëm të energjisë, në këtë drejtim, sipas tij, është bërë shumë. “Kemi bërë shumë investime, kemi vendosur trafo të reja, vitin e fundit kemi investuar në rreh 100 projekte ku janë përfshirë mbi 70 mijë konsumatorë, Ndalesat e rrymës janë të domosdoshme për shkak të renovimeve të cilat vinë si pasojë e mbingarkesës dhe defekteve të tjera teknike”, tha Buzhala. Ai sqaroi se konsumatorët në Kosova nuk kanë një linje rezervë të rrymës, ashtu si e kanë shumë vendet të tjera, kjo është si pasojë e asaj që rrjeti të ne ka qenë në situatë të shumë të keqe. Sipas tij, po punohet në këtë drejtim dhe besohet se deri në vitin 2025 do të bëhet rinovimi i rrjetit në tërësi dhe gjendja me energji do të jetë e kënaqshme. Buzhala tha se ka ndërgjegjësim të dukshëm sa i përket pagesës së faturave të energjisë, por për fat të keq ka edhe humbje të energjisë që vjen si pasojë e vjedhjes së energjisë nga konsumator të pandërgjegjshëm.-,2019-01-10 11:58:57,-Buzhala: Energji ka, ndërprerjet pasojë e mbingarkesës në rrjet-,Lajme;Nacionale,Flutura Toplana,Lajmi
-Marrë parasysh kushtet e vështira atmosferike, reshjet e pandërprera të borës dhe ngricave, Ministria e Infrastrukturës po vazhdon punën e saj në teren, me qëllim të krijimit të mundësisë së qarkullimit të lirë të automjeteve. Pavarësisht se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve mbeten të angazhuara maksimalisht në krijimin e kushteve të përshtatshme për qarkullim, Ministri Lekaj përmes një video-postimi në rrjetin social “Facebook”, bën apel te të gjithë shoferët për kujdes të shtuar dhe posedim të pajisjeve dimërore. “Bora nuk po ndalet e as puna për ta pastruar atë. Kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës janë në teren gjithandej Kosovës për të mundësuar qarkullim në të gjitha rrugët rajonale, nacionale dhe autostrada”, shkruan Lekaj. /Lajmi.net/-,2019-01-10 11:55:03,Lekaj u bën thirrje shoferëve për kujdes të shtuar,Lajme;Politikë;Nacionale,Flutura Toplana,Lajmi
-Këto reshje do të vazhdojë të bien sot dhe nesër paradite, me pas gjendja do të qetësohet pak por do të ketë sërish reshje. Kështu ka thënë për lajmi.net, eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj. Ai tha se në bazë të matjeve të fundit reshjet do të ketë në vazhdimësi, por me ndërprerje. “Vendi ynë vazhdon të jetë nën ndikimin e reshjeve edhe sot dhe nesër paradite pak, ndërpriten për dy ditë dhe më pas prapë do të ketë reshje, mirëpo këto temperatura nuk do të përsëritën”, ka thënë ai. Ndryshe, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius. Reshjet e dendura të borës kanë bllokuar kryeqytetin, por për lajmi.net zv/ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, tha se rrugët nacionale janë të kalueshme, përveç aksit rrugor Elez Han – Prishtinë që ka vështirësi në qarkullim. /Lajmi.net/-,2019-01-10 11:48:22,Tahirsylaj tregon edhe sa ditë do të ketë borë dhe çfarë moti pritet të ketë në Kosovë,Lajme;Nacionale,Flutura Toplana,Lajmi
-Cesc Fabregas pritet që në fund të kësaj jave të prezantohet te Monaco, andaj Chelsea po e kërkon zëvendësuesin e tij. Skuadra londineze po tenton ta transferoj mesfushorin e Watfordit, Roberto Pereyra, përcjell lajmi.net. Mesfushori argjentinas po pëlqehet shumim nga Sarri, andaj është shumë afër të arrihet marrëveshja. Chelsea dëshiron ta transferoj Pereyran në këtë afat, ku do të paguajnë 30 milionë euro. /Lajmi.net/-,2019-01-10 11:47:16,Chelsea e ka gati transferimin e mesfushorit,Sport;Premier League;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Këngëtarja Rona Nishliu nëpërmjet postimit të një fotografie në Instagram ka treguar se sot në familjen e saj do të festohet një datë e veçantë dhe ka të bëjë me ditëlindjen e nënës saj, shkruan lajmi.net. Ajo e ka publikuar një foto të nënës së saj kur ajo ka qenë fëmijë dhe pranë imazhit ka zgjedhur t’i thotë edhe disa fjalë. ”Kjo maca ketu eshte nana jeme ??Sot mbush 60 vjet????? Une kam qef dhe uroj qe ajo me i ba 60×2=120… Te dua noni jem, je ma e shtrejta dhe ma e forta dashuri e jemja ???”, ka shkruar Rona./Lajmi.net/ View this post on Instagram Kjo maca ketu eshte nana jeme ?? Sot mbushi 60 vjet????? Une kam qef dhe uroj qe ajo me i ba 60×2=120… Te dua noni jem, je ma e shtrejta dhe ma e forta dashuri e jemja ??? A post shared by R O N A N I SH L I U on Jan 10, 2019 at 2:31am PST-,2019-01-10 11:44:45,Sot në familjen e Rona Nishliut festohet një datë e rëndësishme,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Sipas mjekëve, një pacient mund të kuptojë se ka të bëjë me një infeksion urinar, kur konstaton simptoma që shoqërohen me dhimbje, ose djegie gjatë aktit të urinimit, teksa urinimet bëhen mjaft të shpeshta. Këto të fundit janë të pakta në sasi, kanë erë të fortë dhe të rëndë, mund të ndodhë që urina të shoqërohet edhe gjak dhe dhimbje në fund të barkut. Fshikëza urinare është një depo e fortë urinare që mbledh urinën. Infeksioni ndodh kur bakteret udhëtojnë nëpërmjet uretrës, infektojnë urinën dhe fshikëzën e urinës. Sa i takon trajtimit, sigurisht që duhet të konsultoheni me mjekun tuaj të familjes dhe të kryeni ekzaminimet përkatëse që do t’ju rekomandojnë, kjo me qëllim për të vendosur diagnozën e saktë të sëmundjes që në fillim, transmeton living.al. Po ashtu është shumë e rëndësishme që të veçohet infeksioni se në cilin nivel të aparatit urinar, po ndodh dhe a ka prani të gurëve në nivele të ndryshme të aparatit urinar. Kujdes duhet të bëni edhe me medikamentet. Përdorimi i tyre duhet të nisë vetëm pasi ta ketë lejuar mjeku specialist, pasi në rastet e marrjes së qetësuesve pa kriter do të përballeni me efekte të shumta anësore. Katër këshilla që nuk duhet t’i neglizhoni: Në kushtet e shtëpisë rekomandohet që të pini sa më shumë lëngje, qoftë edhe ujë. Sasia e lëngjeve duhet të jetë rreth një deri në dy litra në ditë. Duhet bërë kujdes që sasia e lëngjeve të jetë e shpërndarë gjatë gjithë ditës, në mënyrë që veshka të punojë sinkron dhe ngadalë. Marrja e sasive të mëdha dhe në mënyrë të menjëhershme e lëngjeve rrit ngarkesën e punës së veshkës dhe e sforcon atë. Kujdes duhet të bëjnë në këtë rast personat që vuajnë nga hypertonia , këta persona duhet të pijnë shpesh dhe nga pak. Përdorni çajin e trëndafilit, por edhe të boronicës. Ato përmbajnë me shumicë vitaminën C që rrit rezistencën e organizmit ndaj infeksioneve. Pozitive rezulton edhe përdorimi i sodës së bukës. që neutralizon më së miri pehashin acid të urinës. Po ashtu duhet të bëni kujdes dhe nga i ftohti, pasi ndikon në uljen e rezistencës së organizmit, çka favorizon më pas kushtet për shfaqjen e këtyre infeksioneve.-,2019-01-10 11:40:20,-Përse gratë janë më të rrezikuara nga infeksionet urinare, 4 këshillat që duhet të keni parasysh-,Lifestyle;Shëndeti,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Vizita e Pompeos është realizuar në kohën kur veçse ekziston një paqartësi lidhur me planet e presidentit amerikan, Donald Trump për të tërhequr forcat amerikane nga Siria. Pompeo është takuar me presidentin egjiptian, Abdel-Fattah el-Sissi dhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Sameh Shoukry më 10 janar, për të diskutuar bashkëpunimin për siguri dhe atë ekonomik. Ai po ashtu do të mbajë një fjalim për objektivat e Uashingtonit sa i përket rajonit të Lindjes së Mesme. Pompeo ka arritur në Egjipt pas ndalesave në Jordani dhe Irak, ku ka synuar t’i sigurojë liderët e këtyre vendeve se një tërheqje nga Siria nuk nënkupton braktisje të luftimit të militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik apo ulje të tensioneve me Iranin. Pas Egjiptit, Pompeo planifikon të vizitojë vendet e Gjirit Arab.-,2019-01-10 11:30:47,-Pompeo viziton Egjiptin, diskuton planet e SHBA-së për Lindjen e Mesme-,Lajme;Bota,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Lidhur me këtë ka reaguar, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, duke thënë se ky është presion dhe kërcënim i Serbisë për qytetarët e komunitetit serb të Kosovës. Haradinaj po ashtu ka thënë se ndalimi i Nebojsa Jakovljevic nga autoritetet e Serbisë në Mërdarë, është veprimi i radhës i papranueshëm dhe i dënueshëm. Sipas tij ky veprim është pjesë e një fushate të orkestruar të pushtetit serb, për ta kërcënuar drejtpërdrejt sigurinë e vendit tonë, përcjell lajmi.net. Ky është postimi i plotë: Ndalimi i Nebojsa Jakovljevic nga autoritetet e Serbisë në Mërdarë, është veprimi i radhës i papranueshëm dhe i dënueshëm. Jakovljevic është këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pjesë e partisë SLS dhe vëllai i nënkryetarit të Komunës së Obiliqit, familjen e të cilit e kam vizituar gjatë muajit dhjetor. Qeveria e Kosovës dënon ashpër këtë formë të presionit dhe kërcënimit nga ana e Serbisë për qytetarët e komunitetit serb të Kosovës. Ky veprim, nuk është i vetmi dhe as i izoluar, por është pjesë e një fushate të orkestruar të pushtetit serb, për ta kërcënuar drejtpërdrejt sigurinë e vendit tonë. Kosova është e përkushtuar për dialog, që mundëson arritjen e një Marrëveshjeje përfundimtare me shtetin fqinj dhe secili akt që pengon këtë frymë është i papranueshëm. Apeloj tek zyrtarët e BE-së si dhe tek Bashkësia Ndërkombëtare, që të reflektojë për t’i bërë presion Beogradit të ndalojë menjëherë veprimet e tilla të njëpasnjëshme kundër qytetarëve të Kosovës, të cilat tregojnë qartë rrugën që ka zgjedhur Serbia kundër lëvizjes së lirë, frymës europiane të bashkëpunimit si dhe vlerave të përbashkëta. /Lajmi.net/-,2019-01-10 11:18:13,-Ndalohet në Merdare zyrtari i MPMS-së, reagon kryeministri Haradinaj-,Lajme;Rajoni;Politikë,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Manchester United thuhet se është pajtuar me Kostas Manloas rreth transferimit të tij në ‘Old Trafford’. Roma nuk është e gatshme ta shet grekun në këtë afat, por dëshira e tij është që ai të transferohet në këtë afat te ‘Djajtë e Kuq’, përcjell lajmi.net. Manchester United do t’i paguajë 35 milionë euro për transferimin e Manolas nga skuadra italiane. Lojtari pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare te skuadra angleze. /Lajmi.net/-,2019-01-10 11:09:57,Man Utd e mbyll marrëveshjen me yllin e Romës,Sport;Premier League;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Rezulati aktual e vendos atë përpara kandidatit rival të opozitës, Martin Fayulu, i cili e ka cilësuar këtë proces si mashtrues. Edhe Franca ka ngritur dyshime lidhur me rezultatin final. Në rast se konfirmohet, Tshisekedi do të jetë kandidati i parë nga opozita që do të fitojë presidencën prej kur është pavarësuar Republika Demokratike e Kongos. “Sot jam i lumtur”, ka thënë Tshisekedi. “I lumtur për ju mbështetësit e mi. I lumtur për njerëzit e Kongos. Të gjithë janë duke festuar sepse këtu është paqe. Askush nuk e ka imagjinuar skenarin që një kandidat opozitar të fitojë”, ka shtuar ai. Tshisedei, që ka fituar 38 për qind të votave, nuk është cilësuar kandidat potencial potencial për këtë proces zgjedhor. Tani Kongoja përballet me një lider të ri, për të cilin nuk ka shumë njohuri meqë ai ka kaluar kohë të gjatë në Belgjikë. Presidenti aktual, Joseph Kabila do të largohet nga pozita pas 18 vjetëve në këtë pozitë.-,2019-01-10 11:05:51,Kandidati opozitar fiton zgjedhjet presidenciale në Kongo,Lajme;Bota,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos dhe MacKenzie të cilën ai e kishte grua prej 25 vitesh i kanë dhënë fund martesës, transmeton lajmi.net. “Ne duam që njerëzit të dinë për një zhvillim në jetën tonë. Ndërsa familja jonë dhe miqtë e inë, pas një periudhe të gjatë bashkë, ne kemi vendosur të divorcohemi dhe të vazhdojmë jetën si miq”, ka thënë Jeff në një deklaratë. “Ne ndihemi jashtëzakonisht me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe jemi thellësisht mirënjohës për secilin vit që ishim të martuar. Nëse do të ishim në dijeni se do të ndahemi pas 25 vjetësh, do ta bënim prapë. Ne kemi pasur jetë të shkëlqyer së bashku dhe ne gjithashtu shohim një të ardhme të përbashkët si prindër, miq dhe partnerë në sipërmarrje dhe projekte. Ndonëse etiketat mund të jenë të ndryshme, ne mbetemi familje dhe miq të dashur”, shtoi ai. Kujtojmë se Jeff Bezos është themelues i kompanisë gjigante Amazon. Kjo kompani ditë më parë u shpall kompania më e vlefshme në botë, pasi çmimi i aksioneve të saj e ka kaluar atë të Microsoft-it dhe të gjigantëve të tjerë amerikanë të teknologjisë./Lajmi.net/-,2019-01-10 11:03:05,Njeriu më i pasur në botë i jep fund martesës 25 vjeçare,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata për Krime të Rënda Tiranë me vendimin e datës 8 korrik 2004, e ka dënuar me 19 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Heqja e paligjshme e lirisë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Vetëgjyqësi, kryer në bashkëpunim”. Në Fushë-Krujë, në 11 mars 2004, i pandehuri Dritan Karaj ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij dhe është larguar nga vendngjarja. Gjatë periudhës që Karaj qëndronte i fshehur, së bashku me një shtetas tjetër i kanë hequr padrejtësisht lirinë për qëllim përfitimi të një shume prej 7 mijë eurosh, shtetasit E.T. Për këto vepra penale i pandehuri është hetuar e gjykuar në mungesë dhe është deklaruar fajtor duke u dënuar me vendim të formës së prerë. Kapja dhe arrestimi i tij në Itali u bë me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin. /Top Channel-,2019-01-10 11:01:52,-I dënuar për vrasje e pengmarrje në Shqipëri, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari-,Lajme;Rajoni,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Throgan Hazard dëshiron të largohet nga Borussia Monchengladbach, pasi dëshiron të luajë te një klub më i madh. Anësori belg është bërë cak i shumë skuadra evropiane, ndërsa klubi gjerman i do 50 milionë euro nga shitja e tij, përcjell lajmi.net. Dortmund, Liverpool, Inter dhe Roma duan ta transferojnë Throgan Hazardin në këtë afat kalimtar të janarit. Belgu i ka bërë me dije Borussia Monchengladbach se ai do të largohet në këtë afat edhe pse ata refuzojnë shitjen e tij. /Lajmi.net/-,2019-01-10 10:57:39,Throgan Hazard po kalon te gjiganti evropian,Sport;Bundesliga;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Këshill i SBASHK-ut pritet ta marrë vendimin, nëse do të ketë grevë, apo do të vendoset për hapa të tjerë. “Ju njoftojmë se SBASHK-u sot me datë 10.01.2019 në ora 14:00, në zyrat e veta në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ka ftuar në mbledhjen e jashtëzakonshme Këshillin Drejtues, ku në mbledhje do të jenë prezentë edhe të gjithë Kryetarët e Sindikatave Komunale si dhe atyre të Universiteteve, në të cilin takim do të diskutohet për këto çështje”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/-,2019-01-10 10:55:07,SBASHK-u sot vendosë nëse do të ketë grevë në arsim,Lajme;Nacionale,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Trotuaret janë të mbuluar nga bora e qytetarët po ecin në rrugë ku po rrezikohen nga vetruat që po qarkullojnë andej. Lajmi.net ka raportuar në vazhdimësi për gjendjen e rrugëve rajonale dhe nacionale. Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu i tha lajmi.net se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe kompanitë kanë pastruar tërë natën, ai tha se asnjë rrugë nacionale dhe regjionale që është në kompetencë të ministrisë nuk është e bllokuar. “Nga mëngjesi të gjitha kompanitë janë në terën, tërë natën kanë kujdestaruar dhe gjendja e rrugëve momentalisht edhe pse reshjet janë me intensitet të lartë, të gjitha rrugët në nivel vendi janë të kalueshme”, deklaroi ai. Ai tregoi edhe për aksin rrugorë, i cili është në gjendje më të rëndë dhe vështirë i kalueshëm ku tha: “Vështirësi kemi në aksin rrugor Elez Han – Prishtinë, për shkak të reshjeve të mëdha që momentalisht janë në atë lokacion qarkullimi po zhvillohet me vështirësi, por nuk ka ndërprerje të komunikacionit”, është shprehu ai. /Lajmi.net/ Foto e realizuara nga lajmi.net:-,2019-01-10 10:53:51,-Trotuaret e mbuluar nga bora, qytetarët ecin në rrugë-,Lajme;Nacionale,Flutura Toplana,Lajmi
-Inter e ka gjobitur Mauro Icardin, nën arsyetimin se po e prish imazhin e tij me deklarata për largim. Skuadra italiane e ka gjobitur sulmuesin argjentinas me të holla, duke e paralajmëruar për masa edhe më të rrepta, përcjell lajmi.net. Inter e di se nuk mund ta mbajë edhe shumë gjatë në skuadër Icardin, pasi ai ka refuzuar kontratën e re. Gjithashtu, nerazurët e kanë shpallur agjenten dhe bashkëshorten e argjentinasit, Wanda Naran, si person të padëshiruar në klub. /Lajmi.net/-,2019-01-10 10:46:01,Inter e dënon Icardin dhe shpall “non-grata” Wanda Narën,Sport;Serie A;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Këngëtari Blero Muharremi këtë vit do ta kurorëzoi dashurinë me martesë me Afrona Dikën, shkruan lajmi.net. Çifti madje kanë nisur edhe përgatitjet e dasmës madhështore për të cilat flasin gjatë një interviste të fundit të dhënë për ‘Mirage’. A do të jetë e ftuar Teuta, a do të bëjë kanagjeq Afrona etj, i merrni vesh në videon e mëposhtme./Lajmi.net/-,2019-01-10 10:39:06,-Blero dhe Afrona nisin përgatitjet për dasmë, këto janë detajet-,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Rreci ka ka sqaruar se në çfarë cilësie është ftuar nga kjo gjykatë. Permës një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se në ftesë nuk ceket se në çfarë cilësie është ftuar mirëpo në dhjetor nga një telefonat që mori prej kësaj gjykate i kanë thënë se do paraqitet si dëshmitare, përcjell lajmi.net. Ajo ka shtuar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës pasi edhe nëse deklaratat e saj nuk do t’i pëlqejn dikujt. Postimi i plotë: Ju falemnderit te gjitheve per perkrahjen qe jeni duke me dhene si permes mesazheve ne media sociale apo edhe telefonatat e panumerta qe kur e bera publike ate njoftimin per ftese. Po me pyesni ne cfare cilesie jam e ftuar ? Ne email por edhe permes kerkeses qe i eshte derguar departamentit te shtetit ketu ne Amerike, realisht nuk ceket se ne cfare kategorie dhe per kete jane duke u marre qeveria Amerikane me gjykaten specjale. Ne telefonaten qe kisha me zonjen Macgregor me date 04.12.2018 me tha se jam duke u cilesuar si deshmitare. Ishte kerkesa ime qe rasti te dergohej permes organeve zyrtare keshtu qe mbetet te presim per informata te metutjeshme. Nuk kam plane te mos i pergjigjem gjykates pa marr parasyshe se ne cfare cilesie. Nuk kam asgje te fsheh, mbase deklaratat e mia nuk do ju pelqejne por une do i pergjigjem. Mbetem krenare me luften tone, ne nuk bem asgje me shume se mbrojtem pragun e deres. Me respekt Raimonda Rreci /Lajmi.net/-,2019-01-10 10:35:15,-E ftuara nga Specialja: Deklaratat e mia nuk do t’ju pëlqejnë, por do t’i përgjigjem ftesës-,Lajme;Nacionale,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Beppe Marotta është i gatshëm që të bëjë disa largime nga Inter, në mënyrë që të bëjë disa transferime edhe më të ëmdha. Skuadra italiane e ka vënë në shitje Ivan Perisicin, pasi nuk llogaritë në shërbimet e tij, përcjell lajmi.net. Manchester United është ende i interesuar për kroatin, andaj Inter e ka ulur vlerën e tij në 40%. Nerazurët tani kërkojnë 57 milionë euro nga shitja e tij, për dallim nga herat e tejra ku kërkun rreth 90 milionë. /Lajmi.net/-,2019-01-10 10:33:01,Marotta e shet top lojtarin e Interit,Sport;Serie A;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Kryeqyteti është bllokuar nga bora dhe rrugët janë në kaos, Komuna e Prishtinës dhe kompanitë që janë përgjegjëse për pastrimin e rrugëve nuk po ja dalin t’i pastrojnë ato në kohë reale. Mirëpo sesi është gjendja e rrugëve në nivel vendi, lajmi.net ka kontaktuar me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu. Sipas Kadriut të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe kompanitë kanë pastruar tërë natën, ai tha se asnjë rrugë nacionale dhe regjionale që është në kompetencë të ministrisë nuk është e bllokuar. “Nga mëngjesi të gjitha kompanitë janë në terën, tërë natën kanë kujdestaruar dhe gjendja e rrugëve momentalisht edhe pse reshjet janë me intensitet të lartë, të gjitha rrugët në nivel vendi janë të kalueshme”, deklaroi ai. Ai tregoi edhe për aksin rrugorë, i cili është në gjendje më të rëndë dhe vështirë i kalueshëm ku tha: “Vështirësi kemi në aksin rrugor Elez Han – Prishtinë, për shkak të reshjeve të mëdha që momentalisht janë në atë lokacion qarkullimi po zhvillohet me vështirësi, por nuk ka ndërprerje të komunikacionit”, është shprehu ai. /Lajmi.net/-,2019-01-10 10:32:57,-Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë, mos kaloni në këtë aks rrugor-,Lajme;Nacionale,Flutura Toplana,Lajmi
-Pasi e transferoi Brahim Diazin nga Manchester City, Real Madrid po e kërkon edhe një lojtar në këtë afat. Madrilenët duan tani ta transferojnë një mbrojtës, ku tashmë e kanë një shënjestër, përcjell lajmi.net. Real Madridi dëshiron ta transferojë mbrojtësin e Malagas, Jose Martinez Lopez. 17-vjeçari i ka bërë me dije skuadrës së tij aktuale se e dëshiron kalimin në ‘Santiago Bernabeu’, andaj marrëveshja është shumë afër të arrihet. Malaga e di se nuk mund t’i bëjë ballë ofertës së madrilenëve, andaj do ta shesin e atë qysh në fillim të javës së ardhshme. Chechu thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin, ndërsa tani mbetet marrëveshja vetëm në mes të dy klubeve. /Lajmi.net/-,2019-01-10 10:24:37,Real Madrid po e transferon yllin e rivali nga La Liga,La Liga;Sport;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Nuk e di pse, por zgjidhja e puzzles e bën mendjen time të ndjehe të mprehta dhe të shëndetshme. Instinkti im konkurrues nuk dobësohet me moshën – në vend të kundërt! Të rinjtë preferojnë të shikojnë në telefonat e tyre gjatë gjithë ditës, duke kaluar nëpër Instagram ose Facebook. Mendoj se është e rëndësishme që ne të përpiqemi të përfshijmë familjen në këto gjëra, të gjithë mund të marrin pjesë – dhe të argëtohesh së bashku është gjithmonë një gjë e mirë. Më herët sot, ndërkohë që isha ulur tek dentisti duke pritur kthimin tim, hasa këtë enigmë . Unë mendoj se kam parë të ngjashme më parë, por kjo ishte shumë e vështirë. Ju duhet të përqendroheni dhe t’i shtyni sytë dhe trurin tuaj deri në kufijtë për ta zgjidhur atë. Cila gotë do të mbushet e para? Në këtë mister, ju do të duhet të kuptoj se cila gotë do të mbushet me ujë së pari. Megjithatë, ka pengesa dhe detaje që duhet të mbani një sy për to – nëse jeni të paduruar, është e lehtë të bëni një gabim. Cila gotë do të mbushet e para? Ju mund të kontrolloni përgjigjen më poshtë! Mos harroni, shumica e njerëzve e kanë gabim, prandaj mos u nxitoni! Këtu është përgjigja e duhur! Gota numër 3 do të plotësohet së pari! Nëse ju shikoni me kujdes, uji kurrë nuk do të shkojë në gotat 4 ose 5. Megjithatë, uji nga 2 do të drejtohet në 7 ku ajo rrjedh jashtë nga fundi. Rruga midis 2 dhe 6 është gjithashtu e mbyllur! /Lajmi.net/-,2019-01-10 10:23:49,Vetëm disa njerëz mund të kalojnë këtë test: Cila do të mbushet e para?,Fun;Lojëra,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Fshatrat Fan, Orosh dhe Selite vijojnë që të jenë të bllokuar. Ndërkohë që Kurbini ka një situate më të qetë dhe nuk paraqet probleme, vetëm në pjesën e njësisë administrative Gallatë paraqiten disa probleme në rrugë ku edhe reshjet kanë qenë më të dendura. Në Lezhë ka vijuar normalisht procesi mësimor, ndërsa rrugët janë të kalueshme në të gjithë rrethin, vetëm zona malore e Ungrejt paraqet probleme duke e izoluar disa fshatra.-,2019-01-10 10:22:00,Rruga e Kombit e kalueshme,Lajme;Rajoni;Nacionale,Flutura Toplana,Lajmi
-Mbrëmja e madhe e çmimeve “Oscars”, thuhet se nuk kanë asnjë mikpritës këtë vit pas dorëheqjes së komedianit Kevin Hart dhe kanë mbetur vetëm edhe pak javë deri tekmbrëmja më e rëndësishme në Kinematografinë Botërore, shkruan lajmi.net. Kjo mbërmje do të mbahet më 24 shkurt 2019 dhe sipas DailyMail, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kinotekave aktualisht nuk ka bërë oferta të reja për një mikpritës alternativ pasi Hart konfirmoi të mërkurën se nuk do të jetë prezantues. 1989-ta ishte hera e fundit kur ”Oscars” u mbajt pa prezantues dhe e njëjta rrezikohet të ndodhë edhe në shkurt. Duhet kujtuar se “Oscars” këtë vit pritet të shënojë një mbrëmje të profilit të lartë për muzikën në film, falë të nominuarve të mundshëm që janë emrat e famshëm si: Lady Gaga, Dolly Parton dhe Kendrick Lamar, tregojnë tutje burimet e “Variety”./Lajmi.net/-,2019-01-10 10:18:01,“Oscars” këtë vit rrezikon të mbetet pa prezantues,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Manchester United dëshiron ta transferoj një mbrojtës, duke ditur cilësinë e tyre. ‘Djajtë e Kuq’ ishin të interesuar në mbrojtësin e Fiorentinës , Nikola Milenkovic, mirëpo ata tani e kanë ftohur interesimin për të, përcjell lajmi.net. Skuadra italiane kërkon më shumë se 50 milionë euro, ndërsa Manchester United nuk ofron më shumë se 35 milionë. Kështu, skuadra angleze është duke e shikuar një opsion tjetër. /Lajmi.net/-,2019-01-10 10:10:54,Man Utd heq dorë nga transferimi i super lojtarit,Sport,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-63 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë njëzet e katër orëve të fundit, prej tyre 22 me të lënduar dhe 41 vetëm me dëme materiale. Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se gjatë këtij njëzet e katër orësh ka shqiptuar 774 tiketa për shoferët në trafik. Ndërsa ka arrestuar 16 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/-,2019-01-10 10:09:02,-Reshjet e borës, 64 aksidente për 24 orë-,Lajme;Nacionale,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj kundër tre personave të pandehur, transmeton lajmi.net. “Kundër të pandehurve E.D., dhe A.B., është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit sepse ekziston dyshimi i bazuar se E.D, A.B., dhe F.H., i cili gjendet në arrati, në bashkëkryerje dhe me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja vetit ti sjellin përfitime pasurore të kundërligjshme, kanë kryer vjedhje duke i shkaktuar dëm material të dëmtuarit S.S., në atë mënyrë që me forcë kanë depërtuar brenda në shtëpinë e të dëmtuarit dhë kanë marrë veturën e markës “BMË”, Tv Plaza Samsung, DVD, kuti me bizhuteri, 4 burmashina, 2 hillta, një bicikletë elektrike, një pompë të ujit, një motor të ujit për zbrazje, zmadhues zëri për veturë, bateri, 5 radio të veturave si dhe kanë demuluar tërë shtëpinë, më të cilën në bashkëkryerje do të kryenin veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 327 par.1, nënpar.1.1. lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ”, thuhet në njoftimin e PTHF-së. Sipas njoftimin, edhe kundër të pandehurit A.I., është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datën 08.01.2019, i pandehuri pas një fjalosje rreth disa parave që i’a ka kërkuar e dëmtuara-nëna e tij, tensionohet situata dhe me dashje i shkakton lëndime trupore, me të cilën do të kryente veprën penale penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës . Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se me vendim të Prokurorit të Shtetit, të pandehurit gjenden në ndalim dhe ndaj tyre është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve.-,2019-01-10 10:06:28,Kërkesë për paraburgim ndaj dy hajnave dhe personit që rrahu nënën,Lajme;Nacionale,Flutura Toplana,Lajmi
-Këto shifra bëhen publike nga raporti më i fundit i publikuar nga Instituti i Statistikave Italiane. Ndërsa në Itali bëhet fjalë për rreth 10 mijë lindje, në total në Shqipëri në të njëjtin vit janë regjistruar mbi 30 mijë lindje. Ndërsa niveli i fertilitetit po pëson rënie në të gjithë botën, fenomen për të cilin as Shqipëria nuk është përjashtuar, statistikat tregojnë se në Itali ku niveli i emigracionit shqiptar është i lartë, lindjet janë shtuar. Instituti i Statistikave Italiane ka publikuar një raport përmbyllës për 2017, gjatë të cilit thekson se lindjet e fëmijëve nga të paktën një prind shqiptar janë rritur. Sipas shifrave, kanë të paktën njërin prind shqiptar 9,823 të sapolindur të 2017-tës . Më në hollësi, nga raporti shihet që 7,273 fëmijë të sapolindur i kanë të dy prindërit shqiptarë , 698 kanë babanë shqiptar e nënën italiane dhe 1,852 kanë nënën shqiptare dhe babanë italian . Siç vërehet nga shifrat, po shtohen lindjet nga çiftet e përziera, ku nëna është shqiptare dhe babai italian. Mendohet se shumë prej këtyre çifteve në të vërtetë janë të formuara nga shqiptarë, por njëri prej tyre ka marrë ndërkohë shtetësinë italiane. Mediat italiane theksojnë edhe se mund të ketë një numër më të lartë të sapolindurish shqiptarë në Itali por nuk identifikohen nga statistikat si të tillë pasi mund të lindin fëmijë nga çifte shqiptarësh, që tashmë kanë fituar që të dy shtetësinë italiane. Në Itali, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Punës dhe Çështjeve Sociale, që i referohen fillimit të vitit 2018 kishte rreth 442 mijë emigrantë shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi. Ndërsa janë dhe 148 mijë të tjerë që kanë marrë që prej vitit 2002 nënshtetësinë italiane, pra në total rreth 590 mijë. Në total, sipas përllogaritjeve të Monitor në 2017-n kishte 17 lindje për 1000 shqiptarë në Itali. Sipas INSTAT në Shqipëri sakaq, gjatë 2017-tës kanë lindur 30.869 fëmijë, duke shënuar një rënie me 2,7 %, krahasuar me një vit më parë. Arsyet sipas ekspertëve mendohet se lidhen me dy fenomene: emigracioni i lartë dhe rënia e fertilitetit të femrat, të shoqëruara m eplakjen graduale të popullsisë. E llogaritur për 1000 banorë, numri i lindjeve në 2017-n ishte 10.5, gati 40% më i ulët se nga shqiptarët që jetojnë në Itali.-,2019-01-10 10:04:00,-Ndërsa Shqipëria po plaket, në Itali më 2017 lindën 10 mijë fëmijë shqiptarë-,Lajme;Rajoni,Flutura Toplana,Lajmi
-Mikel Janku ka ndërruar jetë sot në moshën 78-vjeçare. Ish-portieri i Kombëtares së Shqipërisë dhe Partizanit, ka ndërruar jetë sot në mëngjes, shkruan lajmi.net. Janku ishte portier i Partizanit dhe Shqipërisë në vitet, 1962-1969 dhe 1964-1967. Ish-portieri kishte punuar edhe si gazetar sportiv. /Lajmi.net/-,2019-01-10 09:59:07,Futbolli shqiptar në zi: Ndërron jetë legjenda e madhe,Lajme futbolli;Sport,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Derisa grupi BabaStars po përçahej, Skivi dhe Majk janë ‘kapur’ me njëri-tjetrin nëpërmjet disa postimeve në Instastory dhe ishte Visari ai i cili nisi gjithçka, shkruan lajmi.net. “Mirëmëngjes repera barbika . Kujdes mos nxirrni ndonjë fëmijë në këngë tani. Ju mbys. Kopjac”, kishte shkruar ai dhe më pas Majk nuk e la pa ia kthyer. “Po dhe ti je këngëtar ose reper, por nuk jemi në të njëjtën kategori as në të njëjtin nivel….as nuk ngasim makina të njëjta, as nuk bëjmë para të njëjta”, – ka shkruar Majk bashkangjitur një fotografie. E duke pasur parasysh se zhurma u shua duket se Skivi po nxit sërish konflikt. E gjithë kjo bazuar në postimin e tij të fundit në të cilin është drejtuar me një ‘këshillë’ në formë të thumbit. ‘’Mendoj se ti duhet të qëndrosh larg telasheve’’, shkruan ndër të tjera në postimin e fundit të Skivit e që menjëherë na shkon mendja se e ka pasur për Majk. Se çfarë po zihet e marrim vesh shpejtë./Lajmi.net/-,2019-01-10 09:57:21,-Skivi vjen me një reagim, a po nxit konflikt me Majkin?-,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Dy të dyshuar janë arrestuar në Suharekë pasi janë zënë në flagrancë duke tentuar që të kryenin vjedhje të baterive dhe derivateve të naftës nga kamionët brenda në një depo, njofton PK, përcjell lajmi.net. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi janë zënë në flagrancë duke tentuar të kryenin vjedhje të baterive dhe derivateve të naftës nga kamionët brenda në një depo. Nga të dyshuarit është konfiskuar një veturë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, ndërsa pas intervistimit të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”. /Lajmi.net/-,2019-01-10 09:53:43,-Tentojnë të vjedhin naftë, arrestohen dy persona në Suharekë-,Lajme;Nacionale,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Viktima i cili ishte këmbësor po merrte tretman në QKUK mirëpo nuk ka mundur t’i mbijetoj plagëve të marra, përcjell lajmi.net. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Lajmi.net/-,2019-01-10 09:49:11,Humb jetën këmbësori i aksidentuar në ‘Veternik’,Lajme;Nacionale,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Edinson Cavani është i hidhëruar me PSG-në për shkak të privilegjeve që i ka Neymar në skuadër. Sulmuesi uruguaiani ka pranuar ofertë nga Kina, por që ai e ka refuzuar atë pa menduar dy herë, përcjell lajmi.net. Cavani dëhsiron të qëndrojë në Evropë dhe të luajë në nivele të larta, ku disa skuadra janë tashmë pas tij. Chelsea e kërkon transferimin e tij qysh në këtë afat, mirëpo uruguaiani do të qëndroj te PSG-ja deri në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/-,2019-01-10 09:45:45,Cavani refuzon ofertën e majme,Lajme futbolli;Sport;Merkato,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-I njëjti duke mos i respektuar urdhëratë e zyrtarëve policorë në ikje ka shkaktuar aksident trafiku, njofton raporti policor. Gjatë kontrollit i është gjetur një elektroshok, ndërsa gjatë verifikimit i njëjti është i dyshuar për disa raste grabitje. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/-,2019-01-10 09:39:07,-Tentoi të ikte nga policia, shkakton aksident trafiku-,Lajme;Nacionale,LAJMINET LAJMINET,Lajmi
-Kushdoqoftë që është pjesë e politikës kosovare sot, qoftë në Qeveri apo në opozitë, por edhe vetë qytetarët e Kosovës, po përballen kohëve të fundit me mungesën e vullnetit për të qenë më realist sa i përket zhvillimeve në Evropë dhe në Kosovë. Në vijim të këtij konstatimi pastaj mund të mbërrihet tek një tjetër konkludim poaq problematik i cili spikatë një bindje të palëkundur të kosovarëve që asgjë e keqe nuk mund të na ndodhë, si në zhvillimet e brendshme poashtu edhe në ato që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tona me Evropën. Mbase, këtë ndjenjë të sigurisë e ka pakkush në Evropë sot. Së paku në këtë aspekt, po del që ne, kosovarët, vazhdojmë të jemi kampion të optimizmit në Evropë. Zatën, këto dy konkludime shkojnë së bashku: Vullneti i munguar për tu përballur me njëmendësinë këtu dhe gjetiu dhe bindja e hekurt që ne nuk mund të na gjejë gjë. Kur bëhet fjalë për politikën kosovare ta zëmë, mungon informacioni bazik që BE-ja e sotme të thuash nuk ka gjë të përbashkët me BE-në e kohës së Javier Solanës, e cila gjithsesi ka merita të mëdha që Kosova mbërriti të bëhej shtet i pavarur, në shkurtin e vitit 2008. Po të ishte ndryshe, apo sikur sot Bashkimi Evropian të ishte ai që ka qenë para 10-12 viteve, nuk do të ishte e mundur që Komisioni Evropian të konstatojë qartë që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për Liberalizimin e vizave, ndërsa qytetarët e Kosovës ende të mbeten të izoluar, si populli i fundit në Evropë që nuk e gëzon këtë të drejtë. Në rrethanat e mëparme, rekomandimi i Komisionit Evropian do të ishte i mjaftueshëm që shtetet anëtare të BE-së ta përkrahin atë, dhe që pastaj, qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza për Evropë . Megjithatë, prej këndej në drejtim të Brukselit ende shkojnë mesazhet dhe porositë që kërkojnë që BE-ja ta kryejë punën, të cilët objektivisht nuk mundet. Pritjet e politikanëve kosovarë prej Brukselit, së paku në këtë aspekt, janë joreale. Tek e mbrama, instancat më të larta të BE-së sërish kanë përsëritur këto ditë , që Kosova i ka jetësuar të gjitha kriteret dhe që kosovarët meritojnë të bëhen qytetarë të Evropës, së paku në këtë dimensionin e udhëtimit të tyre. Evropa dhe Bota realisht janë shkundur me themel , por ky fakt nuk mirret dot parasyshë prej nesh, në politikën kosovare. Ndërsa me gjasë nuk ka kohë më të mirë për ne për të kuptuar se çka po ndodhë kështu në Evropë dhe në Botë se sa dimri/ pranvera e këtij viti, kur do të shënojmë njëzet vjetorin e Konferencës së Rambouilletit, të fushatës së Paktit NATO dhe çlirimit të Kosovës. Në anën tjetër, edhe pritjet e qytetarëve të Kosovës prej shtetit të Kosovës kanë qenë më modeste, më të matura, në ato vitet e para të ekzistimit të shtetit, sepse është llogaritur që këtij shteti i duhet kohë për të qëndruar si duhet në këmbët e veta, për tu forcuar dhe për tu bërë i qëndrueshëm. Me kalimin e kohës, edhe pse në ndërkohë, për shkaqe të njohura për të gjithë ne, nuk ka ndodhë ai stabilizimi afatgjatë i këtij shteti, dhe Kosova nuk ka siguruar qëndrueshmërinë finale ndërkombëtare, , janë shtuar shumë pritjet e qytetarëve të Kosovës prej këtij shteti. Kjo më së shumti po kuptohet në ditët dhe javët e mbrama, kur thuaja të gjitha Sindikatat kanë paralajmëruar greva dhe veprime sociale ndaj Qeverosë së Kosovës, nëse në ndërkohë nuk do të ketë rritje të pagave të tyre. Me buxhetin e sotëm të Qeverisë së Kosovës, nuk është rendi që të ndodhë baraspeshimi midis kërkesave dhe pritjeve të Sindikatave dhe mundësive reale që ka kjo Qeveri për të iu përgjigjur si duhet atyre. Me gjasë, do të duhej një buxhet që do të ishte së paku pesëqind milionë më i madh, për të qenë në gjendje që të mbulohen si duhet të gjitha këto kërkesa sociale. Sidoqoftë, më së paku duhet llogaritur që durimi i qytetarëve të Kosovës do të mund të bëhet ‘vlerë e shtuar’ e këtij vendi, sepse ai tash e sa kohë është në ato suazat e ‘rezervave të domosodshme’.-,2019-01-10 09:35:47,Ky është viti 2019,Op-Ed;Opinion,Flutura Toplana,Lajmi
-Pas Zanfina Ismailit edhe këngëtarja Besa Kokëdhima doli në mbështetje të komunës së Rahovecit, shkruan lajmi.net. Kjo pasi kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi ka thënë se do t’i ndëshkojë të gjithë ato raste të keqtrajtimit të vrasjes dhe garave të kundërligjshme të kafshëve. Mbështetjen e saj Besa e dha nëpërmjet publikimit të një Instastory./Lajmi.net/-,2019-01-10 09:35:15,Besa Kokëdhima përkrahë komunën e Rahovecit për iniciativën që ndërmori ndaj kafshëve,nan;Entertainment,LAJMINET LAJMINET,Lajmi