id
stringlengths
1
6
url
stringlengths
31
426
title
stringlengths
1
231
text
stringlengths
1
443k
9346
https://sq.wikipedia.org/wiki/Andrea%20Bo%C3%A7eli
Andrea Boçeli
Andrea Bocelli (Andrea Boçeli) lindi më 22 shtator të vitit 1958 në Lajatico, një fshat në rajonin e Toskanës. Në moshen 6 vjecare nisi të studiojë pianon. Pak vite më pas filloi të marrë mësime për flautë dhe saksofon. Pas ushtrimeve të pianos ai i kushtonte shumë kohë edhe kantos. Dukej qartë se ai femijë kishte lindur për të kënduar. Me të përfunduar gjimnazin ai u regjistrua në Universitetin e Pizes për jurisprudencë (drejtësi). Megjithëse pas katër vitesh u diplomua, pasioni dhe ëndërra e tij vazhdonte të ishte muzika sidomos ajo lirike. Mësimet e para për tenor i mori prej një nga ekspertët e kësaj fushe, Franko Koreli. Jeta prej tenori nuk kishte shumë të ardhura materiale kështu edhe Andrea si shumë të tjerë, filloi të këndonte nëpër klube nate. Gjate kesaj kohe u njoh me Erika-n e cila do te behej gruaja e tij dhe do t´i dhuronte dy femije Amos dhe Mateo. Zyrtarisht kariera e Bocelit filloi ne 1992. Zucchero (Xukero) po zhvillonte nje audicion për "Miserere", nje projekt i Luciano Pavarottit. Fituesi do te kishte mundesine te punonte me tenorin e madh. Ishte pikerisht Pavaroti qe zgjodhi zerin e Andreas kur po degjonte regjistrimet. Nje vit me pas nenshkroi kontraten e tij te pare si prfesionist me shtepine diskografike "Sugar" e cila ishte ne pronesi te Katerina Kazelit. Ishte pikerisht kjo e fundit qe e bindi te merrte pjese ne Festivalin e Sanremo ku fitoi vendin e pare ne kategorine për te rinj. Si fitues kishte te drejten te merrte pjese ne Festivalin e Sanremos te nje viti me pas. Andrea konkuroi me "Il mare calmo della sera" (Deti i qete i mbremjes), nje kenge qe ne perfundim te festivalit do te vazhdonte te shiste shume disqe. Ne gusht te 1994 publikoi albumin e tij te pare qe mban titullin e kenges qe e beri te famshem. Shitjet e shumta bene qe Boceli te fitonte për here te pare diskun e platinit. Ne 1995 mori pjese serish ne Sanremo, kete here me "Con te partirò" (Me ty do te nisem), kenga qe beri albumin e tij te dyte "Bocelli" te shiste 2 milion kopje dhe te vleresohej serish me diskun e arte. Po ate vit nisi turnene e tij te pare "Night of the Proms", ku Andrea ishte i shoqeruar nga artiste me emer si: Brayan Ferri, Al Jarreau dhe shume te tjere te cilet bene qe te arrihej nje numer rekord shikuesish. Kenga "Con te partirò" dhe versioni i saj anglisht "Time to say goodbye" (Kohe për te thene mirupafshim) shenuan nje tjeter rekord për sa i perket shitjeve nepër Evrope. Ne France keto kenge qendruan ne krye te renditjeve për shume jave duke u vleresuar me diskun e arte dhe ate te platinit ndersa ne Belgjike u cilesuan si nje nga sukseset me te medha te pakten te 20 viteve te fundit. Albumi "Bocelli" u vlereresua me 10 disqe te arte ( nga te cilat 4 ne Gjermani ku shiti mbi 2 milion kopje, 4 ne Hollande dhe 2 ne Itali. Kur dukej se kishte arritur kulmin Andrea publikoi albumin e tij te trete me titull "Romanza". Gjate vitit 1996 ku album theu çdo rekord muzikor ne Itali. Vetem 6 jave pas hedhjes ne treg ky album ishte vleresuar me diskun e arte ne te gjitha shtetet ku ishte publikuar. Kritika boterore e krahsaonte me te madhin Enriko Karuzo. Kontributi i Boçelit për muziken lirike italiane perfaqesohet vetem nga albumi "Viaggio Italiano" (Udhetim italian) i publikuar ne vititn 1995. Megjithate ai ka interpretuar ne disa prej skenave me te famshme te botes ne opera nga me te ndryshmet. Albumin e tij te dyte ne kete rryme, te cilin e titulloi "Aria", Boçeli publikoi ne 1998 dhe doli ne shitje ne 13 shtete te Evropes. Shume shpejt disku u ngjit ne vendin e pare te renditjeve te muzikes klasike. E njejta gje ndodhi 18 muaj me pas me albumin "Sogno" (Ëndërr). Pas shume disqesh, koncertesh dhe turneshe me ne fund ne maj te 2002 Andrea realizoi ëndrrën e tij për te interpretuar ne operen e Puçinit "Tosca". Suksesi ishte i jashtezakonshem. Opera u perserit me te njejtin sukses ne Angli, France, Gjermani, Spanje dhe ShBA. Albumi i tij i fundit "Andrea" u publikua ne gusht te 2004. Aty perfshihen dhe disa kenge tekstet e te cilave janë shkruar nga: Maurizio Costanzo, Lucio Dalla dhe Enrique Iglesias. Suksesi i tij ka terguar se Boceli është nje nga zerat italiane me te pelqyer te momentit nepër bote. Disqe te plota Il Mare Calmo Della Sera - (1994) Viaggio Italiano - (1995) Bocelli - (1995) Butterfly (Kate) (meZenîma) - ipabotuar (1996) (bashke prodhim Bmg dhe Sugar) Romanza - (1996) A Night In Tuscany - (1997) Aria, The Opera Album - (1998) Sacred Arias - (1999) Sogno - (1999) Arie sacre - (2000) La Boheme - (2000) Verdi - (2000) Statue Of Liberty Concert - (2000) Cieli Di Toscana - (2001) Requiem - (2001) Sentimento - (2002) The Homecoming - (2002) Tosca - (2003) Andrea - (2004) Iliri-Ana-09-21/tetor (2006) Iliri-Ana - ilirian War ! (21/10/2007) White Christmas - (2009) Këngëtarë italianë Lindje 1958
9347
https://sq.wikipedia.org/wiki/Pendat%202005
Pendat 2005
"Penda e Artë” Vlerësimi honorifik i konkursit letrar 2005, iu dha shkrimtarit Ernest Koliqi, pas vdekjes, si një nga themeluesit dhe stilistët e prozës moderne shqiptare. Koliqi është një nga ata shkrimtarë të çensuruar gjatë viteve të diktaturës, për tu rivlerësuar pas viteve ’90. Ndër veprat që ka shkruar mund të përmendim “Hija e maleve”, “Tregtar flamujsh”, “Kushtrimi i Skanderbegut”, “Gjurmat e stinëve”, etj. Pendat e Argjendta Për prozën “Fabula rasa”, romani i shkrimtarit Agron Tufa është shpallur si proza më e mirë për vitin 2005. Juria i ka akorduar “Pendën e Argjendtë” për ndërtimin e personazheve dhe veprës në kompleksitetin e saj, përmes një stili modern. Tufa është autor i vëllimeve me poezi “Aty te portat Skée”, “Rrethinat e Atlantidës”, romanit “Dueli”. Ka përkthyer disa autorë rusë si Joseph Brodsky, Anna Ahmatova, Boris Pasternak, Vladimir Nabokov, etj. Për poezinë Me vëllimin me poezi “Strabizëm”, poetit Arjan Leka iu dha “Penda e Argjendtë 2005”. Në motivacionin e këtij çmimi nënvizohej lirizmi dhe metafora në poezinë e tij. Leka është autor i “Ky vend i qetë ku s’ndodh asgjë”, “Veset e të vdekurve” romani “Gjarpri i shtëpisë”, poema “Anija e gjumit” etj. Për përkthimin gjuhë e huaj-shqip Për përkthimin më të mirë nga gjuha e huaj në shqip, “për një shqipe të rrjedhshme e të pastër” është vlerësuar përkthyesi Afrim Koçi. Në këtë konkurs ai ka konkurruar me romanin e shkrimtarit finlandez Aleksis Kivi, “Shtatë vëllezërit”. Gjithashtu ai ka përkthyer romanet “Pianistja” e Elfride Jelinek, “Hermiu dhe Armini”, nga Ludvig Ren etj. Koçi është përkthyes nga disa gjuhë, e kryesisht nga gjermanishtja. Për përkthimin shqip-gjuhë e huaj Për kontributin që ka dhënë në përçimin e vlerave të letërsisë, përtej kufijve shqiptarë, është vlerësuar me çmimin “Penda e Argjendtë” përkthyesi spanjoll Ramon Sançez. Ai është përkthyes i rreth 35 veprave të autorëve shqiptarë, duke filluar që nga Ismail Kadare, Mimoza Ahmeti, Bashkim Shehu, Ervin Hatibi etj, deri tek përrallat shqiptare. Për letërsinë për fëmijë Shkrimtari Thanas Jorgji e mori këtë çmim për letërsinë për fëmijë. Për sinqeritetin, rrjedhshmërinë dhe skalitjen e personazheve, romani i tij “Peshkatarë si ne” është vlerësuar nga juria si libri më i mirë për fëmijë. Thanas Jorgji ka shkruar gjithashtu veprat “E bukura e panjohur”, “Durimi dhe zemërimi i një qytetari të urtë”, “Nëse jeta është e shkurtër”, etj. Për studimin Për sjelljen para lexuesit shqiptar, të një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore “Alber Kamy, njeriu, mendimtari, artisti” i studiuesit Ardian Marashi, është vlerësuar si studimi më i mirë ndër studimet dhe veprave estetike të konkurruesve të tjerë. Marashi ka përkthyer disa vepra të Kamysë dhe të Sartrit e është autor i studimeve të tjera, si “Camaj: poetika e palimpestit”, etj. Çmime për letërsi
9353
https://sq.wikipedia.org/wiki/Historia%20e%20Burimit
Historia e Burimit
Historia e Burimit Në hapësirën ku qendet vendbanimi kryesor dhe rrethin prania e qenjeve njerzore ka qenë që nga kohërat e lashta. Ndërsa prania e kulturës Dardane është vërtetuar nga burimet arkeologjike të bëra në këtë rrethinë. Kështu në rrethinën është gjetur një varrëse punuar nga zejtarët Dardanë, koha e punimit nuk dihet mirëpo dihet që vegëza 15 centimetra e gjatë, paraqet një harkë (simbol i dhëmbit të syrit) dhe feçkë të derrit të egër. Ky punim është bërë nga brnzi dhe është i mshefur diku nga serbët apo kisha serbe. Formimi i rrethit të Burimit Rrethi i Burimit në kuptimin e sotëm administrativ është formuar më 1913, pas pushtimit të Kosovës nga ana e ushtrive serbo-malazeze. Po atë vit pushteti i ri ka bërë regjistrimin e popullsisë së këtij rrethi dhe ka caktuar kufijtë. Atëherë ky rreth është organizuar në gjashtë komuna: Burim, Gjurakovc, Rakosh, Zllakuçan, Vrellë dhe Radavc (këto dy të fundit më vonë janë bashkuar në një komunë me qendër në Vrellë). Kufijtë e komunës së sotme të Burimit përafërsisht përputhen me ata të ish-Rrethit të Burimit me qendër në Burim, pos që komuna e Zllakuçanit tash i takon komunës së Klinës, Radavci - Pejës e Runiku - komunës së Skënderajt. Gjatë kohës së sundimit të Turqisë, Rrethi i Burimit i ka takuar Sanxhakut të Pejës, pos kazasë së Burimit, i kanë takuar edhe kazatë (komunat) e Gjakovës, Beranës (Ivangradi) dhe Gucisë. Deri sot nuk ekziston ndonjë dokument i shkruar që do të bënte fjalë për këtë vendbanim para shekullit XIV. Por, dihet saktësisht se ka qenë i banuar që nga kohët e parahistorisë e gjurmë të civilizimit janë të dukshme dhe janë gjetur se janë të kohës së dardanëve dhe të romakëve. Gjurmë të këtij civilizimi janë gjetur buzë rrugës së vjetër që në mesjetë dhe më herët ka lidhur Bregdetin Adriatik nëpër Plevle, nëpër Rozhajë-Kullë e Burim e që tutje ka kaluar nëpër Mitrovicë për në Nish. Gjurmë të trasesë së kësaj rruge janë të hetueshme edhe sot, së bashku me gjurmë vendbanimesh. Po ashtu është e ditur se të asaj kohe janë edhe shumë vendbanime të kësaj ane. Ndër to më të njohurat kanë qenë Banja, ujin e ngrohtë të cilës kanë ditur ta shfrytëzojnë për mjekim dhe freskim ilirët dhe romakët. Një lum i vogël që buron andej nga Syrigana (emërtim ilir për Suhogërllën e sotme) me emërtimin Kujafç, gjuhëtarët kanë dëshmuar se është po ashtu fjalë me prejardhje ilire. Ky lum kalon nga ana e Kërninës, Belicës dhe tutje te Zabllaçi derdhet në lumin e Burimit. Me hulumtime të tjera do të mund të dëshmoheshin edhe shumë toponime të tjera që i kanë shpëtuar sllavizimit. Të kohës së romakëve janë edhe disa dëshmi arkeologjike që këndej janë hasur dhe që dëshmojnë se qysh atëherë është shfrytëzuar mermeri i njohur i Banjës, i quajtur Oniks, me të cilin janë ndërtuar shtëpi të bukura. Të kohës bizantine janë edhe disa kisha në fshatrat buzë bjeshkëve të Burimit dhe kjo më së miri dëshmohet me faktin se janë ndërtuar sipas sistemit bizantin të ndërtimit të faltoreve dhe sipas arkitekturës së kohës e që më vonë janë përvetësuar nga ortodoksizmi sllav. Rrethi i Burimit si gjithmonë ka qenë kryesisht i banuar me shumicë të popullsisë shqiptare. Këtë e dëshmojnë edhe dy regjistrimet e popullisë që i ka bërë Mbretëria Serbe Kroate Sllovene. Më 1913 Rrethi i Burimit ka pasur mbi 180.000 banorë dhe mbi 90 për qind e tyre kanë qenë shqiptarë. Në regjistrimin e popullsisë të vitit 1921 Rrethi i Burimit ka pasur vetëm 20.159 banorë. Prej tyre 14.501 janë deklaruar shqiptarë dhe vetëm 5.658 serbë. Ndryshimet më të mëdha demografike kanë ndodhur pas këtij vit dhe gjithnjë ndërmjet dy luftërave të fundit botërore, kur ish-Jugosllavia mori masa dhe metoda të kombinuara të një terrori të organizuar shtetëror për ndryshimin e kësaj strukture të popullsisë në favortë popullsisë serbe dhe malazeze. Gjatë asaj periudhe në favor deri në 20 për qind është shtuar pjesëmarrja e popullsisë sllave në strukturën e përgjithshme të popullsisë së rrethit të Burimit. Burim i të dhënave Komuna e Burimit gjatë LNÇ , versioni i parë, në dorëshkrim, hartuar nën përkujdesjen e dr. Ali Hadrit dhe Millorad Vaviqit; cituar sipas: Rrustem Rugova: "Varret e përbashkëta", Rilindja, 1997, Prishtinë)'' Historia e qyteteve të Kosovës Burim
9354
https://sq.wikipedia.org/wiki/Gjeografia%20e%20Burimit
Gjeografia e Burimit
Burimi zë pozitën më veriore të Rrafshit të Dukagjinit. Merr frymë çlirshëm nga të gjitha anët. Nga veriu e ndajnë kreshtat e maleve të larta të Moknës, maja më e lartë e të cilave, maja e zezë, shtrihet në lartësi deri në 2.155 metra. Pjesa fushore është tokë e plleshme dhe përshkohet nga tre lumenj relativisht të mëdhenj për kushtet e Kosovës. Lumi më i madh që kalon nëpër këto anë është Drini i Bardhë. Burimi i këtij lumi krasik është ndër burimet më të mëdha në Kosovë, nga i cili rrjedhin 30 m3 ujë në sekondë. Nga burimi i Lumit të Burimit, që ndodhet në afërsi të qytetit të Burimit, rrjedhin 3 m3 në sekondë, sa gjyma e këtij uji buron edhe nga burimi i Lumit të Vrellës. Pos këtyre lumenjve, në kohë të shirave janë të pasur me ujë edhe lumenjtë më të vegjël, si Bujena, Kujafçi, Shushica, Përroni i Sudenicës e ndonjë përrua tjetër me burim krasik. Fusha e gjerë që shtrihet ndërmjet këtyre lumejve është mjaft pjellore dhe me florë e faunë të vrullshme dhe me klimë të kënaqshme, mezokontinentale që është e përshtatshme për kultivimin e drithrave, të perimeve dhe të pemëve. Fusha shtrihet në kuotat më të ulta të lartësisë mbidetare në Kosovë, vetëm afër 350-400 metra. Përmes luginës së Drinit të Bardhë edhe këndej rrahin rrymat e ngrohta të klimës mesdhetare. Ndeshja e këtyre rrymave të ajrit me kreshtat e maleve të larta të Moknës ndoshta ka kushtëzuar që në Burim të fryejë era më e fortë e veriut në Ballkan. Kjo erë di të fryejë ndonjëherë me rrëmbim edhe deri në 150 km në orë, me ç'rast rrëzon edhe kulme shtëpish. Karakteristikë e kësaj ere të fortë është se frynë vetëm përgjatë rrëzes së bjeshkëve dhe në thellësi të fushës nuk hyn më shumë se dhjetë kilometra. Frynë përgjatë gjithë bjeshkëve, të thuash prej Runikut e deri në Radavc, e më e fuqishmja është në Burim dhe në fshatrat e tija më të afërta. Ka pasur raste që ka rrëzuar edhe shtëpi të ndërtuara nga materiali i fortë prej guri dhe tullash. Ky është një fenomen i rrallë natyror që nuk është studjuar deri sot. Me matjet e temperaturave prej vitit 1925 deri më 1940 është dëshmuar se në Burim muaji më i ftohtë, me temperaturë mesatare 0,1 °C, ka qenë janari, ndërkaq muaji më i ngrohtë – qershori, me temperaturë mesatare 22,2 °C. Gjeografia e qyteteve të Kosovës Burim
9356
https://sq.wikipedia.org/wiki/Gjeografia%20e%20Ka%C3%A7anikut
Gjeografia e Kaçanikut
Qyeti me 2 lumenj dhe 2 klima Kaçaniku dallohet nga qytetet tjera edhe me faktin se përmes tij kalojnë 2 lumenj, Lepenci dhe Nerodimja, të cilët në fund të qytetit bashkohen. Veç 2 lumenjve, i ka edhe 2 klima. Klimatologët qysh para Luftës së Dytë Botërore kishin konstatuar se në juglindje të Kaçanikut takohen klima e ngrohtë mesdhetare dhe ajo e ftohtë kontinentale. Sipas ekspertëve shëndetësorë kjo klimë (takimi i 2 klimave), është e preferueshme për të sëmurët nga TBC-ja (sidomos ajo e eshtrave). Mu për këtë, një kohë në lindje të Kaçanikut ka qenë në efiçiencë sanatoriumi për të sëmurë kosovarë nga TBC-ja (tuberkulozi). Resurset natyrore Rezervat e konstatuara të mineraleve janë deri 15 mil. tone mergele në Han të Elezit dhe 30 mil. tone afër fshatit Paldonicë. Rezervat e gurit gëlqeror në Kepin e Kaçanikut janë në sasi prej 127 mil. tone, ndërsa rezerva të konsiderueshme ka edhe në afërsi të fshatit Ivajë. Kaçaniku ka edhe pasyuri natyore të mëdha të pyjeve, tokës dhe ujërave. Fondi i sipërfaqes së pyjeve përfshinë 17.302 hektarë (58,08 % të sipërfaqes së përgjithshme). Ndërkaq, fondi i tokës bujqësore është 10.516 hektarë (34,74 % e territorit të komunës). Pjesa e shpatijeve të Sharrit ka resurse të mjaftueshme të burimeve të ujit të pijshëm dhe pikërisht nga këto vendburime furnizohet me ujë përqindja më e madhe e banorëve të komunës. maja e Lybetenit dhe shpatijet piktoreske të Sharrit ofrojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit malor (atij veror e dimëror). Gjeografia e qyteteve shqiptare Kaçanik
9357
https://sq.wikipedia.org/wiki/Demografia%20e%20Ka%C3%A7anikut
Demografia e Kaçanikut
Vendbanimet dhe numri i banorëve Komuna e Kaçanikut përbëhet nga 42 vendbanime. Dy nga këto vendbanime janë urbane (Kaçaniku dhe Hani I Elezit), kurse 40 janë mjedise rurale. Sipas regjistrimit të fundit zyrtar të popullsisë të bërë në vitin 1981, komuna i kishte 31.072 banorë. Duke marrë për bazë shkallën vjetore të shtimit të popullsisë së komunës prej 2,96 %, vlerësohet se sot kjo komunë i ka më shumë se 50 mijë banorë. Sipas të dhënave zyrtare të OSBE-së të drejta vote në zgjedhjet e fundit lokale kanë pasur 30.337 kaçanikas. Do theksuar se para luftës në Kosovë, në këtë komunë më pak se 1 % e banorëve nga numri i përgjithshëm i populates kanë qenë serbë, malazezë dhe romë. Aktualisht në Kaçanik jetojnë 2 familje rome me 9 anëtarë. Gjatë undimit erbë janë bërë disa tentime të kolonizimit të kësaj ane me popullsi serbe të përzier me atë rome. Në tabelë e ë poshtme janë paraqitur familjet të cilat janë vendosur në territorin e komunës së Kaçanikut gjatë reformave politike të quajtura "reforma agrare" që janë ndërmarr nga qeveritë e ndryshme Jugosllave brenda viteve 1918-1941. Demografia e qyteteve shqiptare Kaçanik
9359
https://sq.wikipedia.org/wiki/Komunat%20e%20Kosov%C3%ABs
Komunat e Kosovës
Republika e Kosovës përbëhet prej 38 komunave e të cilat paraqesin njësinë themelore të vetëqeverisjes lokale në Kosovë. Secila prej komunave ka një kryetar komune, kuvendin komunal (këshilli bashkiak), dhe disa kompetenca vetëqeverisëse. Komunat përbëhen nga disa vendbanime (lokalitete ose fshatra) gjersa selia e komunës zakonisht ndodhet në qytetin ose qytezën më të madhe të saj. Ndarja aktuale e komunave është arritur pas Marrëveshjes së Brukselit 2013, e ku të gjitha veprojnë brenda kuadrit ligjor të Republikës së Kosovës. Historiku Në bazë Nenit 1, të rregullores së UNMIK-ut 2000/43 të nxjerrur më 27 korrik 2000, Kosova kishte tridhjetë komuna ashtu siç figurojnë në Tabelën. Sipas kësaj rregulloreje komunikimi zyrtar përdorë emrat në gjuhën shqipe dhe serbe, përveç që në ato komuna ku komunitetet etnike a gjuhësore joshqiptare dhe joserbe përbëjnë një pjesë substanciale, emrat e komunave jepen edhe në gjuhët e atyre komuniteteve. Kjo rregullore është nxjerrur nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në pajtim me rezolutën 12:44 (1999) të datës 10 qershor 1999. Po ashtu në këtë rregullore parashikoheshin edhe disa të dhëna tjera në lidhje me numrin dhe kufinjët e komunave. Kështu në Nenin 2 të kësaj rrgullore thuhej: Shtrirja e çdo komune dhe kufinjtë e tyre skicohen nga zonat e tyre përbërëse kadastrale. Zonat kadastrale të cilat përbëjnë çdo komunë figurojnë në Tabelën ‘B’ të kësaj rregulloreje . Në tabelen e dytë të rregullores janë prezantuar gjitha vendbanimet e Kosovës. Hyrja në fuqi e rregullores ishte bërë më 27 korrik 2000. Komunat aktuale Republika e Kosovës aktualisht i ka 38 komuna: Shih edhe Rajonet e Kosovës Njësitë administrative të Kosovës Referime Lidhje të jashtme Asociacioni i Komunave të Kosovës - Association of Kosovo Municipalities Komuna në Kosovë
9362
https://sq.wikipedia.org/wiki/F%C3%ABrges%20Tirane
Fërges Tirane
Fërges Tirane është një specialitet specash nga Tirana. Përmbajtja për 4-5 persona Speca 8-10 copë mesatare domate 4-5 kokrra mesatare yndyrë për skuqje 2 filxhanë kafeje miell 1 lugë gjelle vezë 2 kokrra hudhra 4-5 thelpinj e tu gjizë 4-5 lugë gjelle spec djegës sipas dëshirës Përgatitja Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhet domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar. Gatime
9364
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kukureci
Kukureci
Kukureci është një lloj ushqimi karakteristikë në kuzhinën tradicionale shqiptare. Zorrët e qengjit pastrohen mirë dhe lahen duke i kthyer nga të dyja anët. Merren mëlçitë, gjëndrat, dhjamërat, gabzerret, mushkëritë dhe priten në copa kubike mesatare. U hidhet kripë, piper i zi, rigon të cilat përzihen, pastaj shkohen me radhë në hell një copë mushkri, një copë gjendër, një copë mushkri e kështu me radhë. Si të jenë shkuar të gjitha të brendshmet në hell pleksen me zorrët sipër duke i mbuluar këto. Kukureci bëhet më i shijshëm kur piqet në hell, mbi prush ose në furrë me zjarr të ngadaltë në mënyrë që të mos përvëlohet. Si të jetë skuqur nga të gjitha anët, hiqet nga helli, vendoset në pjatë dhe i hidhet piper i zi i bluar. Gjatë pjekjes në furrë spërkaten me lëngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrë. Për 4-5 persona duhen: Zorrë 1 palë, të brendshme 300 gr kripë, piper, spec i kuq, rigon, yndyrë 2-3 lugë gjelle Shih edhe Flia Kuzhina shqiptare Referime Lidhje të jashtme Kuzhinë shqiptare Kuzhina ballkanike Kuzhina osmane
9368
https://sq.wikipedia.org/wiki/Sharri
Sharri
Fjala Sharri ka këto kuptime : Bjeshkët e Sharrit - mal në Ballkan Flora dhe fauna e Sharrit Sharri (Kosovë) - qytezë në Kosovë
9371
https://sq.wikipedia.org/wiki/Lumi%20i%20Ibrit
Lumi i Ibrit
Ibri është një lum në Kosovë. Fjala Ibër rrjedh nga fjala shqipe i bardhë, shkumbon. Rrjedha Lumi Ibër buron në Alpet shqiptare, vazhdon të rrjedh nëpër territorin e sotshëm të Malit të Zi, pastaj nëpër Serbi dhe në afërsi të vendbanimit Banjë hyn në territorin e Kosovës rrjedh në drejtim të juglindjes dhe në Mitrovicë kthehet në drejtim të veriut rrjedh nëpër Zveçan, mandej Leposaviq, Leshak dhe rrëzë maleve të Kopaonikut në afërsi të Rudnicës del nga territori i Kosovës në Serbi ku nga ana e majtë i bashkohet Lumi Rashka në vendbanimin me të njetin emër, e mandej bashkohet me Moravën perëndimore dhe derdhet në Danub e me të në Detin e Zi. Nga burimi e deri te derdhja e tij në Moravën perëndimore ka një gjatësi prej 276 km, në territorin e Kosovës 82 km. Ibri është lumë malor merrjedhje të shpejtë dhe shtrat të thellë. Grykat dhe pjesët e zgjeruara të lumit malor me prejardhje të shpejtë dhe shtrat të thellë. Prej burimit deri në Mitrovicë pjerrtësia mesatare e shtratit të Ibrit është 6,7 m/km e shpejtësia e ujit 3,5 m/s. Në pjesën e epërme lugina e lumit është e gjerë 205 m, te Rozhaja 10 m, te Ribariqi 8-15, e te Mitrovica 20 – 25 m. Ibri ka një regjim të ushqimit të përzier, përkatësisht të kombibuar nga shirat, shkrirja e borës dhe burimet. Karakterizohet me maksimumin e prurjes në muajin mars – prill e atë minimale në gusht dhe në shtator. Derisa maksimumi i prurjes është në lidhje me shkrirjen e borës, në fillim të pranverës, ajo më e ulët shfaqet si pasojë, jo vetëm e mungesës së reshjeve, por edhe avullimi intensiv dhe absorbimit të ujerave në viset gëlqerore. Këto çrregullime në prurje gjatë vitit, jo vetëm që nuk kanë mundësuar shfrytëzimin sa më racional të ujit të Ibrit por edhe mbrojtja prej vërshimeve ka qenë më se e nevojshme. Liqenet Në luginën e lumit Ibër janë ndërtuar edhe dy liqene artificiale (akumuluese) dhe një hidrocentral. Liqeni i parë është në afërsi të Zubin Potokut dhe njihet si Liqeni i Ujmanit. Në kuadër të këtij liqeni është ndërtuar njëra ndër pendat më të mëdha në Evropë si dhe Hidrocentrali i Ujmanit me dy gjeneratorë me fuqi të instaluar prej 19 MW. Në periudhën 2016/17 në shtratin e lumit Ibër është ndërtuar edhe liqeni i dytë artificial (akumulues) i njohur si Liqeni i Mitrovicës. Shiko edhe këtë Sitnica Drini i Bardhë Liqenet e Kosovës Lidhje të jashtme Burimi i të dhënave Lumenj në Kosovë Lumenj në Mal të Zi
9380
https://sq.wikipedia.org/wiki/Ekonomia%20e%20Tiran%C3%ABs
Ekonomia e Tiranës
Tirana është qendra më e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur janë industria e lehtë dhe ushqimore si dhe industria ndërtimore, por edhe industria e ndërtimit të makinerive apo ajo e tekstileve dhe e përpunimit të qelqit. Si në të gjithë vendin ashtu edhe kryeqyteti i Shqipërisë ndodhet në një periudhë tranzicioni. Pas rrëzimit të diktaturës komuniste shumë vepra të dikurshme industriale kanë dalë pjesërisht jashtë përdorimit dhe nuk funksionojnë rregullisht. Por ndërkohë po merren masa të shpejta për rimëkëmbjen dhe vënjen sa më të shpejtë në punë të veprave ekzistuese dhe të reja. Shumica e popullsisë janë sot të punësuar në sektorin e tregëtisë dhe atë të ndërtimit, në sektorin e shërbimeve publike, atë turistik dhe si punonjës të shtetit. Transporti Tirana ndodhet rreth 40 km larg portit më të rëndësishëm të vendit, që ndodhet në Durrës. Qysh prej vitit 2000 dy qytetet lidhen me autostradë. Nga Tirana udhëtojnë përditë autobuzë për në qytetet më të rëndësishme të vendit. Trena pasagjerësh të Hekurudhës së Shqipërisë udhëtojnë gjithashtu rregullisht për në qytetet e Durrësit dhe me tej për në Vlorë si dhe për në Pogradec dhe për në Shkodër. Në Rinas gjendet Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza", i cili është rreth 25 km larg nga Tirana. Linjat ajrore lidhin Tiranën direkt me metropolat e Evropës Perëndimore, Evropën Lindore dhe prej andej me mbarë botën. Qarkullimi rrugor vitet e fundit ka pasur nje rritje të jashtëzakonshme. Autobusët, makina të shumta private dhe automjete të rënda transporti qarkullojnë në mbarë vendin. Perveç kësaj është planifikuar dhe ndërtimi i një linje hekurudhore, mbi të cilën do të qarkullojë treni ekspres nga Tirana për në aeroport dhe anasjelltas. Ndërtimi Paratë informale hidhen prej viteve 1990 në sektorin e ndërtimit në Tiranë. Një raport i "Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar" tregon se pas vitit 2017 ka një fluks të pazakontë të parave informale në ndërtim duke vlerësuar se në tre vite, vetëm në Tiranë, dyshohet të jenë pastruar mbi 1.2 miliardë euro nga krimi i organizuar. Raporti nxjerr këto përafrime për shifrat e parave të pastruar: 2017: 320 milionë €, 2018: 570 milionë €, 2019: 500 milionë €. Tregu imobiliar Në 2022, në pjesën qendrore të Tiranës, 1 metër katror shitet deri në 5000€. Kostot në ndërtim janë shtuar krahasuar me një vit më parë nga 400€ në 800€ për metër katror. Arsyet kryesore janë shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit, kostoja e lartë për pagesat e punëtorëve dhe të truallit të ndërtimit, si edhe taksat. Banimi Për biznese Shih edhe Transporti Ajror Civil në Shqipëri Referime Tiranë Tiranë en:Tirana#Economy
9384
https://sq.wikipedia.org/wiki/Shkodra%20n%C3%AB%20periudh%C3%ABn%20osmane
Shkodra në periudhën osmane
Pushtimi dhe sundimi osman në qytetin e Shkodrës. Pushtimi dhe sundimi përgjatë periudhës osmane Pas dy rrethimeve dhe brendësimit në shtetin osman, Shkodra u bë qendra e sanxhakut me të njëjtin emër dhe Sanxhakbej ishte Koxha Jusuf beu, që mbahet si i pari i oxhakut të Bushatllinjve, brenda Elajetit të Rumelisë. Mbas vitit 1479 merr një timar Andrea Locha (Loha Zade, Ali Aga), i cili cilësohet si i pari i familjes Lohja i vendosur në Shkodër, pranë kalasë. Mendohet se ky është timari më i vjetër në Shkodër. Më 1485 në Shkodër kishte 27 vatra muslimane dhe 70 të krishtera, kurse në fundshekullin e ardhshëm do kishte 200 vatra muslimane dhe 27 të krishtera, gjegjësisht. Gjatë shekujve të parë të pushtimit turk, katolikët e Shkodrës lejoheshin të banonin në Zues, Tej-Bunë, Bërdicë, Kuç e Rrëmaj. Në Tebunë ishte fshati ose lagjja e quajtur Chisen ose Chisagno, Kazenë ose Kishaj. Për popullimin e kësaj lagjeje njofton edhe Pjetër Budi në relacionin e 15 shtatorit 1621 se:"Popujt që janë afër uret e rreth Shkodrës qesin 1000 luftëtarë e vendet e tyne janë Shirokë, Rizani etj."Më 1671 ky lokalitet bashkë me krejt hapësirën mes Shirokës e Shkodrës kishte plot 2000 frymë, emërtimi i të cilit sipas mikrotoponimeve mbijetoi në disa prona si Livadhi i Kishejve, Pusi i Kishejve; sepse u braktis mbas një epidemie murtaje më 1819. Shkodra shekujt në vazhdim gëzoi një zgjerim e begati graduale, duke u bërë në fundshekullin e 18të e fillimshekullin e 19të edhe kryeqendër e Pashallëkut. Udhëtari Evlija Çelebi në "Librin e Udhëtimeve" kur e vizitoi Shkodrën më 1645 e priti në sarajet e veta në Bushat sundimtari i quajtur Mehmet pasha, trashëgimtar i Jusuf beut të lartpërmendur. Tek përshkruan Varoshin (qytetin jashtë mureve) përcjell:"Ka 1800 shtëpi muslimane me nga dy kate, të ndërtuara të gjitha me gurë, të mbuluara me rrasa e me tjegulla dhe të rrethuara me vreshta e kopshte. Ka 15 lagje, ndër të cilat më të përmendurat janë: lagjja Bajazid, Alibegaj, Hysenbegaj, e Sqelës, e Myftisë, Karahasej dhe lagjja e Gjykatores në fund të pazarit. Shkodra ka 11 xhami, prej tyre më me emër janë Xhamia e Bajazidit në krye të tregut, e cila ka përpara një pus shumë të mirë. Është e mbuluar me tjegulla dhe ka bashkësinë e madhe. Pastaj vjen Xhamia e Hysen beut në Alibegaj, Xhamia e Myftiut në Sqelë dhe ajo e Karahasejve. Veç këtyre ka edhe 70 mesxhide. Ka 7 mejtepe, por asnjë shkollë për recitimin e Kuranit apo Haditheve. Ka 500 dyqane në tregun e mbuluar, ku përfaqësohen të gjitha zejet. Tregu i peshkut kah sqela është i mirëmbajtur dhe me bollëk."Lagjja Alibegaj e përmendur mban këtë emër që kur i quajturi Ali beg, i biri i Smajlit, e la vakëf një pasuri të madhe xhamisë së lagjes më 1529 që Çelebi e quan si e Hysen beut. Xhamia sipas Dom Ejëll Radojës ishte njëherë Kisha e Shën Lorencit; xhamia qëndroi në këmbë deri pak para pavarësisë, kur edhe shumë banorë e braktisën lagjen prej rrezikut të malarjes dhe vërshimit të ujërave. Jo larg kësaj lagjeje, në hyrje të Pazarit ka pasë një Hamam të ndërtuar nga i quajturi Allaman begu me datë 1519, i njohur si Hamami i Vjetër. Pjetër Bogdani e përmend se në hyrje të hamamit kishte të shkruar në mermer me numra romakë (1470, 5 tetor). Bushati mendon se me lagjen Hysenbegaj ose me lagjen e Myftisë ka dashur të tregojë lagjen Ajasëm - që është toponim grek dhe do të thotë "ujët i shenjtë", sidoqë i padokumentuar. Sipas kënges popullore "Zani i Kasnecave" në vitin 1577 plasi një kryengritje e madhe kundër turqve dhe mbas një luftimi të rreptë dhe të përgjakshëm që u bë te "Lama e Spahive" ushtria turke u thye keqas dhe shkodranët fituan të drejtën që me qenë të qeverisur nga sundimtarë vendas dhe për ketë arsye u vunë Begollët e Pejës - e dhënë kjo që nuk gjen përkim në radhitjet që bën studiuesi Hamdi Bushati mbi historikun e valinjve qytetit në monografinë e tij dyvëllimshe. Më 1641 Frang Bardhi gjen sundimtar Mehmet beun, të përmendur edhe nga Evlija Çelebiu. Pas një boshllëku kohor në vitet 1683-1696 del në skenë Sylejman pasha, i Bushatllinjve, që përmendet deri më 1704. Kah 1700 qela dhe famullia e Kazenës u transferuan në Tophanë, afër selisë së bajlozit venedikas. I pari që e ngrehu shtëpinë në Tophanë si nënkonsull, qe Anton Duoda. Duoda shkruante më 1736 se qyteti kishte 1000 dyqane. Më 1745 Tophana ishte qendra e famullitarit me 150 shtëpi e 680 frymë dhe kisha e ndërtuar aty i ishte kushtuar Shën Dodës. Regjistri i Imzot Pal Kamsit përmend këta vendbanime të katolikëve: Tophana, Rëmaji, Kazena, Sh'Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh. Më 1730 emërohet sundimtar i Mehmet pashë Begolli që vritet te vendi i quajtur Hamami i Ri dhe pas tij më 1738 Hudaverdi pasha Mahmutbegolli. Më 1740 erdhi në fuqi Sylejman pashë Çausholli dhe meqenëse vdiq po atë vit, vendin e tij e zuri i vëllai Jusuf pashë Çausholli, i cili më 1743 u nis në luftë për në luftën Osmano-Perse. U emërua nipi i tij, Muhtar Pasha që vazhdoi gjer më 1745. Në këtë periudhë nisën grindjen e brendshme mes tarafeve të Terzinjve dhe të Tabakëve në qytet që mishëronin rivalitetin mes oxhaqeve feudale Çaushollaj-Begollaj që pikun e vet e pati më 1751 dhe zgjati deri më 1753. Për ta shutitë gjendjen e tarafeve të familjeve e të disa agallarëve, dërgohet më 1745 Abdullah pashë Vlora, i cili mori masa dhe u dogji sarajet feudalëve dhe internoi disa anëtarë të familjes Tabaku. Begollët e mbanin selinë në Prizren apo në Pejë, ndërsa në Shkodër linin një zëvendës nga familja Gjylbegu, Kopliku-Xhabiej ose Dizdari. Nga ana e Çaushollajve, familjet e agallarëve dhe spahinjve që i mbështetnin ishin Gradanikët dhe Maxharrët. E gjithë kjo periudhë e gjysmës së parë të shek XVIII u shoqërua me trazira, që diktonte edhe postin e mytesarifit në qytet që shumicën e rasteve kalonte mes Begollajve, Çaushollajve dhe Abdullah pashë Gjakovës. Tetorin e 1755 Porta e Lartë emëroi Omer pashë Kavajën mytesarif. Ky pashë u muar kryesisht me dëbimin e Çaushollajve dhe më 3 dhjetor 1755 i detyroi me forcë të iknin. Dogji dhe plaçkiti pallatet e Mehmet pashë Çaushollit, Abaz beut dhe të Gradanikëve (dajat e Mehmet pashës). Pashallëku i Shkodrës Më 1757 Porta e Lartë njohu zyrtarisht si mytesarif Mehmet pashë Plakun, që vazhdoi deri më 1775. Me këtë sundues fillon periudha e njëfarë autonomie, që kjo dinasti e mbajti brez pas brezi deri në kapitullimin më 1831. Qyteti do të gëzonte ose pësonte ndikimet që luhateshin sipas politikave që ndiqte ky oxhak. Mehmet Pasha pati si faktor fitues pajtimin e esnafeve të terzinjve dhe tabakëve meqë ndikimet e feudalëve pararendës qenë fashitur tashmë, dhe një qasje më të butë me elementin katolik të rrethinave dhe afrimin e tyre për të banuar pranë qytetit, duke u dhënë hyxhet edhe toka në derdhje të Bunës, Drinit dhe Matit banorëve të Malësisë së Madhe. Më 1775 me vdekjen e Mehmet Plakut, Porta emëroi Mehmet pashë Kystendilin, i cili nuk u pranua nga paria e Shkodrës. Së mbrami u emërua mytesarif nga sulltani Mahmut pashë Bushatlliu - një nga djemtë e Mehmet Plakut. Mytesarifi i ri shprehi në veprim prirje zgjeruese për kufijtë e pashallëkut dhe një lirshmëri po ashtu më të gjerë ndaj autoritetit të Portës. Në qershor 1785 futi nën sundim Malin e Zi, pastaj shtroi rivalët e vet në Shqipërinë e Mesme duke u përpjekur me Ahmet Kurt Pashën e Beratit dhe duke arritur me ushtrinë e tij deri në Lushnjë, Elbasan e Korçë; duke marrë kështu kështjellën e Peqinit. Më 1787 u shpall fermanli për herë të parë, Porta e Lartë e shkarkoi nga posti i kreut të pashallëkut dhe nisi kundër tij një ekspeditë luftarake e cila në fillim gjeti mbështetjen e njërit prej më besnikëve të Bushatlliut, Tahir agë Jukën. Duke e rrethuar në kalanë e Shkodrës nga gushti deri në tetorin e atij viti, kohë gjatë së cilës i rrethuari forcoi pozitat e veta dhe nxiti besnikët që ishin jashtë që t'i bënin një sulm të dyanshëm rrethuesve, me një sulm ballor si nga skota e tij brenda kalasë ashtu edhe ndërhyrja më e befasishme e besnikëve nga prapavija në qytet dhe krahinë me në krye Tahir agë Jukën tashmë të rikthyer pas forcimit të pozitave Mahmudit dhe Haxhi Idriz agë Lohjen. Rrethuesit e tij, përveç Mehmet pashë Çaushollit të cilit iu pre koka, u bënë miq të Mahmudit dhe dorëzanë të tij pranë Portës për ta falur më 1789 me fronëzimin e Sulltan Selimit III. Qershorin e 1788 dënoi me prerje koke Tahir agën për tradhëti dhe i dogji sarajet në lagjen Parrucë. Më 1792 Kara Mahmudi u shpall fermanli për të tretën herë, u shkarkua nga posti i vezirnisë dhe u dënua me vdekje, më 1793 fushata ndëshkimore e radhës u dërgua ta rrethonte kalanë e Shkodrës dhe me po të njëjtën skemë të rrethuarit u liruan pas tre muajve. Fiton faljen prej ndërhyrjes së mbretit të Spanjës më 1794. Me vdekjen e tij më 1796, pasuesi Ibrahim Pasha zvetënoi mëvetësinë në rritje të pashallëkut dhe ndoqi një politikë më besnike ndaj Portës, por fryma e mëvetshme duke i dhënë edhe më zhvillim ekonomik tregut të qytetit rinisi me Mustafa Reshit Pashën. Më 1786 nga një relacion i Imzot Gjergj Radovanit kumton se Tophana me Rrëmajin kanë 406 shtëpi katolike dhe 2131 frymë. Me vendosjen e rendit publik e të ekuilibrave social, mbrojtjen e interesave të tregtarëve vendas zhduku anarkinë, nxitën prodhimin dhe tregtimin e mallrave. Pazari i Shkodrës gëzoi një lulëzim prej tregtisë së brendshme dhe asaj të jashtme, gjë që i dha gravitet të theksuar qytetit në marrëdhënie me krahinën dhe rajonin. Përveç punishteve-dyqane të zejtarisë, me dhjetra furra buke, mullinj drithi, vaji dhe derstila shajaku, punonin për nevojat e popullsisë qytetare e fshatare, kurse hanet e karvan-sarajet përreth pazarit, kafenetë e gjelltoret, u siguronin strehim të përkohshëm klientëve të ardhur nga fshatrat e Krajës, Malësisë së Madhe, Dukagjinit, Pukës, Mirditës, Malësisë së Gjakovës dhe deri në Pejë. Me karvanet e veta sillnin në treg prodhimet e tyre bujqësore e blegtorale: kafshë transporti e bagëti, lesh, lëkurë, drithra, bulmetra, vaj ulliri, fruta, lëndë druri, shqemë, dyll; prodhime artizanale si litarë, punime druri, rrëgozë. Pastaj ktheheshin në vendet e tyre me prodhime ushqimore si kafe, kripë, sheqer dhe prodhime industriale, si veshmbathje, enë e orendi të ndryshme, vegla metalike, vajguri, armë, stoli, etj. E tillë qe begatia saqë në vakt të vezirit gjendeshin tabakhanet njëra pas tjetrës në lagjen e Tabakeve që merrte emrin nga esnafi i lekurëregjësve dhe la një trashëgimi në lëmin e zejtarisë shtëpiake që zgjati deri në fundin e shek. të 18të, ku rreth 2000 tezgjahe tradicionale, ku gratë punonin sipas porosive të sipërmarrësve dhe kërkesave të tregut. U orientuan kulturat bujqësore, drithrave, ullirit, duhanit, pambukut, drejt tregut, zgjerimi i ekonomisë monetare në fshat ndikuan në zhvillimin e tregtisë së brendshme. Kjo çoi drejt një lulëzimi të tregtisë përmes Adriatikut, kryesisht me Republikën e Venedikut, ku 130 kompani merkantile u ngritën nga tregtarët shkodranë të cilët kishin ngritë një çetë tregtare të quajtur "Komiteti i pjacës së Shkodrës" qysh para vendosjes së pashallëkut. Me Venedikun në grahmat e fundit dhe me fuqizimin detar të Francës, Holandës, Anglisë dhe të disa qyteteve italiane si Ankona, u hapën në qytet shumë agjenci konsullore sikurse ajo angleze, hollandeze, veneciane, raguziane, austriake, etj. Duke mbrojtur interesat e reshperëve shkodranë dhe reisëve ulqinakë, me të cilët këta bashkëpunonin, vezirët Bushatlinj arritën të venë dorë jo vetëm në tregtinë tranzite të skelës së Durrësit, por pothuaj të krejt bregdetit osman në Adriatik - gjë që bënte Venedikun të protestonte ashpër pranë Portës së Lartë. Një nga karakteristikat e tregtisë shkodrane ishte pjesëmarrja e oxhaqeve të mëdha feudale. Përveç Bushatlinjve, në letrat e konsujve venedikas përmenden oxhaku i Koplikëve, Sokolëve. Nga dokumentet e konsullatave mësojmë emrat e shumë tregtarëve shkodranë:Andrea Kambësi (1741), Anton Boriçi (1741), Hasan Vorfa (1741), Andrea Pema (1741), Hasan Kastrati (1744), Ali Mehmet Shkodrani (1746), Engjell Muzhani (1747), Hasan Parruca (1749), Hasan Garuci (1767), Halil Rrjolli (1768), Ali Meta-Shkodra (1768), Ndrek Zoga (1780), Gjon Melgusha (1784), Hasan Kçira (1784), Engjell Suma (1794), Gjon Serreqi (1798), etj.Rol të madh për këtë tregti luante lundrimi i Bunës që lejonte lundrimin e anijeve të vogla deri në 90 ton. Mbi Bunë shërbente skela lumore e Pulajve në grykën e lumit, e Shirqit dhe e Obotit, në mes të tij dhe ajo e Pazarit, rrëzë kalasë. Kësodore komunikohej me Shëngjinin, Ulqinin që ishte thelbësor me kantierin e madh të anijeve dhe Tivarin, ideal për anijet e mesme e të mëdha. Nga patriarku i pashallëkut u ndërtuan objekte me rëndësi për adhurimin, arsimin, kulturën dhe lëvizjen si: Ura e Bahçallëkut, e Moraçës, të Mesit, e Nikshiqit, Xhamia e Plumbit, Medreseja e Qafës, dhe mbase edhe ajo e Tamarës. Në kohën e të birit, Karamahmud Pasha u ndërtua Medresja e Pazarit, Biblioteka e Vakëfit dhe në kohë të Ibrahim Pashës nisi ndërtimi i Bexhistenit. Fundi i Pashallëkut, Tanzimati Me Vakinë e Sherrit siç u njoh në Ballkan, u shemb Oxhaku i Jeniçerëve, bëri që kjo jehonë të kishte ndikimin e vet edhe në Shkodër ku pas largimit që i bëri Karamahmud Pasha drejt Krujës, Mustafa Pasha i dha goditjen më të fortë bektashinjve. Me shkeljet e vazhdueshme të Mustafa Pashës e largimit të tij me reformat ndaj sistemit të ajanëve të Sulltan Mahmudit të IItë, pas masakrës së Manastirit vetëkuptohej se sitemi i oxhaqeve që kishin sundim me të drejtë trashëgimie do të ndryshohej me sistem të centralizuar emërimi me pashallarë jovendas. Revolta e Tanzimatit Nga pakënaqësitë që kishin ndjellur masat e marra, më 1835 Hafiz Pasha merr masa që të pushonte kundërshtarët e zëshëm dhe kërkon nga qytetaria 100 vetë për kalanë e Shpuzës plus koston e meremetimeve të kalasë. Ndër to përfaqësues i bejlerëve ishte Hysen beg Bushati, të zejtarëve Hamza Kazazi dhe Dasho Shkreli, dhe të klerit Haxhi Idriz Boksi e Ahmet efendi Kalaja; të cilët nisën kryengritjen kundër Hafiz Pashës. Beteja te Mullinjtë e Vrakës 1870 Lufta shqiptaro-malazeze Lufta e Kërnicës Luftat e Shpuzës Lufta e Tivarit Lufta në Rrezigaqe Lidhja e Prizrenit dhe Dega e Shkodrës Lufta dhe rrethimi nga serbo-malazezët Shiko për më tepër: Rrethimi i Shkodrës (1912-13) Qendresa e Shkodres, mbarimi i luftes dhe Konferenca e Ambasadoreve filluan te krijojne nje situate aspak te favorshme per ushtrite malazeze. Duke e kuptuar se situata ecte kunder tyre, malazezet shtuan sulmet dhe bombardimet, me idene per te nenshturar qytetin dhe per ta bere ate te tyrin perpara se te fillonte diskutimi per kufijte veriore. Kunder vullnetit rus, Konferenca e Ambasadoreve kishte njohur pavaresine e Shqipërise, por kishte bere "korrigjime" te frikshme te kufijve te saj ne favor te Serbise, Malit te Zi dhe Greqise. Shkodra ishte parashikuar ne zonen Malazeze, por pak kohe me vone, Austro - Hungaria dhe Italia u kujtuan se ajo ishte qendra e katolicizmit shqiptar. Si pasoje, bashke me ndihmen e Anglise, ato vendosen qe qyteti t'i mbetet Shqipërise. Vete Cari i dergoi nje telegram Knjaz Nikolles te Malit te Zi dhe Mbretit te Serbise, ne te cilin i sqaronte per vendimin dhe per pamundesine e Rusise per te kundershtuar kete vendim. Menjehere pas ketij vendimi, trupat serbe u terhoqen nga rrethimi i Shkodres, ndersa Mali i Zi nuk pranoi. Ne pergjigje te kesaj, parlamenti britanik zhvilloi nje seance diskutimi per rrethimin e Shkodres dhe Ministri i jashtem Grey, u thirr per te dhene shpjegime. Grei mbajti një fjalim të hapur, por edhe shumë cinik. "Ne e dime, se pas ca kohesh femijet tane do ta shohin te gjithen kete si nje padrejtesi te madhe. Do te çuditen qe toka te banuara kryesisht prej shqiptaresh ose krejtesisht prej shqiptaresh i jane dhene fqinjeve te tyre. Kjo eshte e padrejte, por ata do te kuptojne se ekuilibri i Fuqive te Medha nuk mund te prishej per nje vend te quajtur Shqipëri". Grei nuk harroi te sqaroje, se lufta qe Mali i Zi po bente ne Shkoder nuk ishte me nje lufte çlirimtare, por nje lufte e mirefillte pushtuese. Ai shtoi se kunder kesaj jane gjithe Fuqite e Medha. Marrja e Shkodrës mund të konsiderohet se ishte vetëm një përpjekje e vonuar dhe e dështuar e Malit të Zi, pasi në vijim Fuqitë do ta dëtyrojnë (kontribut të madh dhanë diplomacia austro-hungareze me ministrin e jashtëm Berchtold e konti Mensdorf) atë të tërhiqet dhe ta lëshojë Shkodrën në duar të Komisionit Ndërkombëtar të Admiralëve. 13.6.1913 Naltohet në kështjellë të Shkodrës Flamuri Kombëtar Shqiptar, atdhetari Karlo Suma mban fjalimin. Në nëntorin e 1913 ngrihet për të parën herë flamuri Kombetar në bashkinë e qytetit. Për Austro-Hungarinë pikësëpari ekzistonin arsye (nacionale) racore dhe fetare për të mos ia dorëzuar Shkodrën Malit të Zi. Dorezimi i Shkodres u konsiderua si tradheti me shume se sa si fitore. Ismail Qemali e priti me nderime Esta Pashen ndersa ky vinte ne Vlore per te marre postin e tij. Por dorezimi i Shkodres krijoi probleme per diplomacine pro shqiptare. Vendimi unanim i fuqive te medha per t'ia dhene Shkodren Shqipërise u komplikua nga prania malazeze atje. Rusia hyri perseri ne loje dhe i kerkoi Konferences se Ambasadoreve qe Gjakova, qyteti verilindor qe i ishte lene Shqipërise, t'i jepej Malit te Zi, me kushtin qe ky te hiqte dore nga Shkodra. Situata mes Austro - Humgarise dhe Rusise u tensionua prap, por gjithçka u zgjidh perseri ne favor te sllaveve. Nje mengjes te fillim majit 1913, Ambasadori Austro - Hugarez ne Londer, Konti Mensdorf i kerkoi nje takim urgjent Ministrit te jashtem Britanik, Eduard Grei. I sapo ngritur nga shtrati, Grei, u detyrua ta priste kontin i veshur me rroba shtepie. Ende pa hyre ne dere, konti shqiptoi me eufori: Austro - Hungaria dhe Rusia nuk kane me pse te grinden mes tyre. Ne pranojme qe Gjakova t'i kaloje Serbise ose Malit te Zi me kusht qe Shkodra te mbetet ne Shqipëri. Grei aprovoi po ate moment dhe pakti mori vlere zyrtare. Më 14 prill 1913 malazezët djegin Pazarin e Shkodrës, mbasi e grabitën, dhe dalin këtej duke ìa lëshuar vendin në dorë ushtrisë nderkombëtare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane). Çlirimi Nën-Admirali Burney hyri ne qytetin qe digjej ende. Me 15 maj, u krijua Keshilli i Ri bashkiak, i perbere nga 6 katolike dhe gjashte myslimane. Te gjithe nen urdherat e nje britaniku. Pas me shume se 450 vjetesh, Shkodra ishte perseri e lirë. Këto arsye Austria i lidhte edhe me aktet ndërkombëtare që i kishin përcaktuar asaj të drejten e protektoratit të kultit mbi katolikët shqiptarë. "Ndjenjat austriake,- shprehej ambasadori austriak në Londër Mensdorf,- do të ofendoheshin për vdekje në qoftë se kjo popullsi do të shkrihej brënda një shteti të vogël me të cilin nuk kishte afinitet race dhe religjioni." Per t'i bërë presion Malit të Zi që të heqë rrethimin, disa luftanije austro-hungareze te shoqeruara nga anije italiane, angleze dhe franceze manifestuan n'ujrat e Adriatikut, perballë Tivarit. Në 1913-1914 qyteti administrohet nga fuqitë e medha, nga komisioni Ndërkombetar me delegat austro-hungarezët. 1915 Në Shkodër ngrehet një qeveri e përkohshme, por është më tepër anarki. Zhvillohen luftime midis lagjeve ndërmjet nacionalistave dhe përkrahësve të Esat Pashë Toptanit. 5.6.1915 Krajl Nikolla Petroviq I, krajl i Malit të Zi, së bashku me ushtrinë e tij përshkohet nëpër Shkodër e del n'Itali. 6.1915 Ushtritë serbe të thyera përshkohen nëpër Shkodër, ku në Shtoj pushkatojnë Mustafa Qullin e Çerçiz Topullin, kapedanin e famshëm që kishte shkuar në veri të vendit për hir të çështjes shqiptare. 1916 Pararoja e ushtrisë austriake futet në Shkodër. 23.1.1916 Ushtritë austro-hungareze, si pushtojnë Shqipëninë e Veriut, Serbinë e Malin e Zi, dalin në Durrës. 3.1916 Vizitë zyrtare në Shkodër nga ana e Arqidukës Karl Salvator i Habsburgve. 1916-7 Krijohet në Shkodër "Komisija Letrare". 30.10.1918 Ushtritë austro-hungareze lanë Shkodrën e Shqipërinë. 11.1918 Hyjnë në Shkodër ushtritë aleate. Me mbarimin e Luftës I Botërore në Shkodër vendoset një administratë ndërkombëtare. Mbas Kongresit të Lushnjes, më 1920, qyteti administrohet nga qeveria shqiptare që doli nga ky kongres. 2.1920 Dalja e ushtrisë franceze nga Shkodra. Rreth vjetëve 1920 ndodhi lufta e Koplikut në të cilën mori pjesë Shkodra me rrethet e malsinat në dalëzotje të lirisë të cilën donin me ia grabitë disa shovinista serbo-malazez, me 1921 ngjau kryengritja e Mirditës kryesua nga dera e Gjonmarkajve kundra qeverisë qëndrore të Tiranës, edhe në këtë, Shkodra mori pjesë vullnetarisht për shuarjen e saj. Me 6 qershor 1924 plasi kryengritja kundra Ahmet Zogut dhe shkodranët, malsorë e fshatarë morën pjesë vullnetarisht. Me 1926 shpërthei Kryengritja e Dukagjinit dhe mos të ishte tradhtia në mes, malsorët do futeshin në Shkodër, me marrë sundimin në dorë, mbasi kishin arritur deri te Ura e Mesit. Përshtypje jashtëzakonisht të madhe bëri në popullin e Shkodrës varja në litar e priftit katolik Dom Gjon Gazullit, me 4 mars 1927. Në shtator të vitit 1936, prefekti i Shkodrës, Javer Hurshiti, zbuloi vendin ku ishin varrosur Ç. Topulli e M. Qulli. I gjeti eshtrat e tyre, të cilat i vendosi në dy arkivole dhe ftoi bashkinë e Gjirokastrës që të dërgonte një delegacion për të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së eshtrave të tyre që do të zhvillohej nga bashkia e Shkodrës. Me këtë rast niset nga Gjirokastra një delegacion i kryesuar nga Beso Gega. Mbasi pushoi një ditë në Tiranë, delegacionit iu bashkëngjit edhe Enver Hoxha. Ceremonia u zhvillua para ndërtesës së Bashkisë së Shkodrës më 14 shtator 1936. Janë të njohura dhe të botuara, në shtypin e kohës, fjalimet që mbajtën me këtë rast Padër Anton Harapi, si dhe Ernest Koliqi. Me këtë rast doli nga rreshti i dytë, edhe Enver Hoxha, i cili mbajti një fjalim që nuk u botua kurrë, por që u fiksua nga fotografi Kel Marubi. Në vitet 1924 deri më 1939 pati një zhvillim industrial me fabrika të vogla kryesisht në industrinë ushqimore dhe të çimentos. Në vitin 1939 kishte rreth 70 fabrika të tilla. Gjatë kësaj periudhe të monarkisë qyteti ka një administrim evropian, me institucione të rregullta, dhe kryhen një varg reformash perparimtare. Në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga ushtritë fashiste te Italise, me 7 prill 1939, djelmnia shkodrane kërkoi armë për dalëzotje, por i qenë mohuar: me gjithëkëtê, këmishat e zeza të qeverisë fashiste i pritën nga kalaja dhe nga brigjet e Drinit të turbullt me pushkë në faqe. Dëshmi e gjallë qé vrasja e Toger Bombigi te Ura e Drinit. Referime Shqipëria osmane Historia e Shkodrës
9386
https://sq.wikipedia.org/wiki/Historia%20e%20Durr%C3%ABsit
Historia e Durrësit
Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdhenj të Mesdheut antik dhe Mesdhetar. Qyteti Epidamn Dyrak u ndërtua nga Ilirët Taulant, dallëndyshasit në shekujt XIII-XI p.K. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve të quajtur protoiler, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Në kushtet e një klime mesdhetare, zona më e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë ose ndryshe Limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve të antikitetit, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrah dhe Epidamn. Mbreti Epidamn, ndërtoi pjesën e fortifikuar të qytetit në juglindje të Malit të Durrësit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndërtoi Portin që për shumë e shumë shekuj mban emrin e tij. Nga këto dy emra mbijetoi deri në ditët tona, emri Dyrrah-Durrësi, për vetë rolin e tij si Liman-Port. Emri i vërtetë i mbretit vendas Dyrrah, identifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor të relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), që duken kur hyn në Gjirin e Durrësit. Qyteti u zhvillua më shpejtësi për të mundësuar zëvendësimin e rolit të Trojës, duke u bërë pika më e përshtatshme ndërlidhëse midis Pelegi-Evropë dhe Hesperisë së populluar nga Tuskët e Dardanët. Në shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulante: Shtete me Kryeqendër Dyrrahun. Në shekujt VII-III p.K Federata Taulante e shndërroi Taulantian në shtetin kryesor Ilir të Ultësirës Perëndimore Panadriatike, duke e bërë kryeqendrën Dyrrah, qytet me zhvillim të gjithanshëm "Derë e dritare" të Evropës. Në shekujt II p.K deri X era e re, Evropa Perëndimore njihej me emrin Durrës, që ishte Shtet i Pavarur brenda Perandorisë Romako-Bizantine. Periudha bizantine Gjatë periudhës së Perandorisë Bizantine, Dyrrahu (Durrësi) vazhdoi të mbetej qyteti më i rëndësishëm në brigjet perëndimore të Gadishullit të Ballkanit. Ai ishte kryeqendra e provincës "Epiri i Ri", ku përfshiheshin krahinat nga lumi Mat deri tek lumi Vjosa. Në kohën e Perandorit të Anastasit I (491-519) dhe Justiananit të I (527-565), qyteti pësoi transformime të ndjeshme në strukturën urbane duke marrë tiparet e një qyteti tipik bizantino-kristian. Në shekujt VIII u formua në Durrës, Njësia Administrative "Ahrondia e Dyrrahut", formë vetëqeverisëse e qytetit me krahinat përreth. Në vitet e para të shek. IX u themelua "Thema e Dyrrahut", që kishte për qëllim mbrojtjen nga rreziku i sulmeve të Arabëve dhe Frëngve si dhe për të përballuar presionet tregtare të Venedikut. Kjo njësi ushtarako-administrative, përfshinte trojet nga Tivari në veri e deri në gjirin e Vlorës në jug, ndërsa në lindje kufizohej me lumin Drin. Me Durrësin, si kryeqendër të saj, u krijua dhe u përhap qytetërimi mesjetar. Kultura arbnore, u kalua në sistemin feudal dhe në krijimin gradual të një shtresë fisnikësh të rinj. Gjithë ky proces, çoi nga formalizmi deri tek shkëputja e plotë e lidhjeve të zonës së Durrësit nga Bizanti. Asokohe Durrësi ishte qendër tregtare nga me te rendesishmet. Shekujt XI-XV Në shekujt XI-XV, shteti Shqiptar njihej me emrin shteti i Arbërit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti në periudhën e mbretërimit të Gjergj Kastriotit. Sipas kronikëve Osman të shekullit XVI, Durrësi apo siç e cilësojnë ata "Konstandinopoja e Dytë", u pushtua nga turqit më 13 gusht 1501. Pas pushtimit Osman, u shndërrua në një qytezë me 100-120 shtëpi, dukë mbetur i tillë për një periudhë relativisht të gjatë. Në një relacion të Bogdanit të 1675/1676 Durrësi "nuk është veçse një fshat me një fortesë të rrënuar". Vetëm në shekulli XVII, qyteti filloi të rimarrë veten duke u bërë qendër e tregtisë tranzite dhe skela kryesore e Shqipërisë së Mesme. Në reformën administrativë të vitit 1888, Durrësi ishte Sanxhak i vilajetit të Shkodrës. Në fillim të vitit 1912 qyteti më rreth 4700 banorë, ishte nyjë kryesorë ndërlidhjeje midis qendrave të lëvizjes kombëtarë. Më 21 nëntor 1912, në Portin e Durrësit, zbritën një grup patriotësh të kryesuar nga atdhetari Ismail Qemali, të cilët vinin me misionin historik që të shpallnin mëvetësinë e shtetit Shqiptar dhe më 26 nëntor në Durrës ngrihet flamuri i Pavarësisë. Sundimit turk i kishte ardhur fundi, por duket së qytetin e lakmonin invazione të tjera: pushtimi serb (1913), ai austro-hungarezë (1916) dhe pushtimi italian (1918). Në 15 Qershor 1915 ne Beteja e Durrësit rebelet Pro osman u thyen dhe sërish në 17 Qershor te Beteja e dyte e Durrësit. Mbretëria Gjatë viteve të monarkisë shqiptare (1924-1939) Durrësi fitoi një frymëmarrje të re dhe qytetaria fisnike durrsake e bëri qytetin e vet model të zhvillimit ekonomik kapitalist. Më 7 prill 1939 qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrisë italiane dhe gjermane dhe më 14 nëntor 1944, Durrësi u çlirua. Periudhës së sistemit socialist (1945-1990), i përkasin investimet në disa degë të industrisë, kolektivizimi i bujqësisë, masivizimi i arsimit, ngritja e një seri objektesh social-kulturore etj. Në fillim të viteve '90 zunë fill normat e para të sistemit demokratik me shumë probleme për fazën e tranzicionit, por me perspektivë për të ardhmen. Sistemi i ri dhe reformat ekonomike që u zbatuan në Shqipëri dhe në Durrës pas vitit 1990, sollën transformime të ndjeshme në jetën ekonomike. Sot Në rrethin e Durrësit janë aktualisht në aktivitet 3511 subjekte ekonomikë, midis të cilave 64 shoqëri të përbashkëta (Filanto, Floryhen, Trumph, Eurotech), etj., që merren më rieksportin e konfeksioneve të këpucëve, peshkut etj. Në Durrës operojnë aktualisht 9 banka, pjesa më e madhe e të cilave janë të huaja. Porti i Durrësit, është një nga portet më të vjetra të Evropës në detin Adriatik dhe një nga kryeurat ballkanike të komunikimit të perëndimit më lindjen dhe anasjelltas. Ai është përcaktuar si një pikë hyrje për Korridorin e 8-të të transportit që fillon nga Shqipëria, kalon nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë për të mbërritur në portin e Varnas dhe Burgasit në Detin e Zi. Objektivi kryesor i projektit është krijimi i një transporti të sigurt, sipas standardëve të projektimit europian dhe ndërkombëtar. Gjithashtu është porti më i madh i vendit, i cili mbulon rreth 85% të import-eksporteve shqiptarë të mallrave dhe më i rëndësishëm në transportin detar të udhëtarëve. Porti i Durrësit ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 1,4km² dhe një akuatorium prej 0,67km². Kanali i hyrjes është 9,5m i thellë, 40m i gjerë dhe 1,2 milje i gjatë. Në port funksionojnë 11 kalata operuese nga 6,6–11m të thella më një gjatësi rreth 2.200m. Sipërfaqja totale për depozitimin e mallrave është 270.000m² nga të cilat 27.000m² janë të mbuluara. Në portin e Durrësit ngarkohen dhe shkarkohen të gjitha llojet e mallrave mineralë, karburante, çimento dhe artikuj të kategorive të ndryshme. Në port gjendet dhe terminali i trageteve, i cili ka në dispozicion një kalatë më gjatësi 186m dhe zhytje që varion nga 7,40-7,90m. Në këtë terminal, gjatë vitit 2002, u përpunuan 1.683 tragete më 600.500 pasagjerë, 138.000 automjete dhe 368.000 ton mallra. Terminali i konteniereve është në fazën ndërtimore. Përveç kalatës dhe sheshit që ka në dispozicion, në ndihmë të terminalit të kontenierëve në portin e Durrësit ndodhen edhe një sërë pajisjesh që ndihmojnë në ngarkim-shkarkimin e tyre. Aktualisht në portin e Durrësit janë futur në përdorim fondet e Bankës Botërore prej 23 milion USD, Programi PHARE më 11 milion USD, TDA me 1,9 milion USD, investime këto që kanë si destinacion rehabilitimin e kalatave, shtrimin e shesheve, blerjen e elektronikave dhe makinerive për përpunimin e konteinerëve etj. Porti i Durrësit ka përfituar gjithashtu një kredi prej 17 milion euro nga Banka Europiane e Zhvillimit. Projekti përfshin ndërtimin e terminalit të ri të trageteve dhe rikonstruksionin e tij ekzistues. 90% e vëllimit të transportit detar në Shqipëri kryhet nëpërmjet Portit të Durrësit dhe kapaciteti vjetor i përpunimit të mallrave është rreth 3 milion ton. Më krijimin e zonës fiskale, kapaciteti i Portit do të arrijë në 5 milion ton mallra të përpunuara në vit. Në port funksionojnë rreth 75 agjenci detare spedicionere, nga të cilat 6 agjenci detare që trajtojnë 14 tragete udhëtarësh dhe automjetesh. Më e madhja është agjencia publikë “Taulantja sh.a”. Aktualisht, në portin e Durrësit është dyfishuar numri i trageteve krahasuar më një vit më parë. Çdo javë në këtë port akostohen rreth 40 tragete dhe katamarane që lidhin Durrësin më portet e tjera të Mesdheut. Durrësi është nyjë e të gjitha llojeve të transportit. Nëse do t’i referohemi shprehjes së vjetër që në kohën e Perandorisë Romakë së “Të gjithë rrugët të çojnë në Romë”, në Shqipëri, do të ishte: “Të gjithë rrugët të çojnë në Durrës”. Durrësi, qytet 3000-vjecar në zëmër të Evropës. Në qendër të tij ndodhet Amfiteatri më 20.000 vende, unik në të gjithë Ballkanin. Trashëgimia arkeologjike e qytetit e bën të natyrshme që çdo durrsak të ndjehet krenar për qytetin e tij. Durrësi i cilësuar si Taverna e Adriatikut, mirëpret në kohët modernë, turist dhe vizitor nga e gjithë bota. Tashmë Durrësi është përfshirë në projekte të fuqishme të Bankës Botërorë dhe Agjensivë të rëndësishme Ndërkombëtare. Ai ka hyrë në një fazë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik lokal. Turizmi dhe vlerat arkeologjike, presin çdo turist dhe vizitor për të shijuar bukuritë natyrore dhe për të prekur dhe parë nga afër lashtësinë. Zhvillimi ekonomik dhe interesi i madh për të sjellë në Durrës eksperiencat më të mira të vendeve të zhvilluara, i ofrojnë investitorëve dhe biznesmenëve mundësi dhe terren për të arritur sukses në aktivitetet e tyre. Mjedisi shumë i favorshëm, mundëson krijimin e zonave industriale, krijimin e plazheve elitarë në zona të virgjëra, studime e master plane, zbulime arkeologjike, ndërtime të rrugëve të reja dhe përmirësimin e infrastrukturës. Politikat ekonomike financiare lokale, lehtësojnë investitorët në sipërmarrjet e tyre. Vizioni i strategjisë së Bashkisë për zhvillimin e qytetit të Durrësit është: “Nyjë kryesorë e vendit për transportin detar, rrugor, hekurudhor, zona më e rëndësishme e vendit në fushën e turizmit masiv dhe atë elitar, që ofron histori dhe arkeologji unike, qendër kryesore për tregtinë me jashtë dhe industrinë eksportuese, qytet i bankave dhe i shoqërive të sigurimit, me një komunitet që gëzon një cilësi jete të avancuar”. Referime Historia e Durrësit Historia e qyteteve të Shqipërisë
9393
https://sq.wikipedia.org/wiki/Oshmare%20kor%C3%A7e
Oshmare korçe
Në një enë me gjalpë, djathi skuqet pak, hidhet qumësht dhe pasi merr valë i hidhet miell misri, përzihet me shpejtësi që të mos krijohen kokrriza dhe piqet derisa të shkëputet nga anët e enës dhe të dalë yndyra. Vendoset në pjatë lugë-lugë dhe shërbehet e ngrohtë. Për 4-5 persona duhen : miell misri 3 filxhanë çaji, qumësht 4-5 filxhanë çaji, djathë 2 filxhanë kafeje, gjalpë 2-3 lugë gjelle, kripë Gatime
9398
https://sq.wikipedia.org/wiki/Mantija%20kosovare
Mantija kosovare
Mantia kosovare - në tavolinë ose në tepsi hidhet miell, ujë i vakët, vaj, kripë dhe përzihen dhe nga brumi i formuar bëhen 30 kulecë të vegjël. Secili kulac zmadhohet me tëhollues (okllai) sa shuplaka e dorës. Lyhen kulecët me gjalpë dhe bashkohen në dhjetëshe. Secila dhjetëshe tëhollohet në një petë të madhe dhe të tre petët bashkohen në një petë të vetme. Peta ndahet në katrorë shahu. Për mbushjet e katrorëve nevojiten mish i grirë, qepë të grira hollë, kripë piper i zi. Masa e përgatitur skuqet në vaj dhe në fund të skuqjes i hidhet pak piper i kuq për ngjyrë. Masa duhet të lihet të ftohet dhe më pas mbushen me të katrorët e përgatitur më parë. Çdo katrore mbështillet diagonalisht nga të katër anët (si zarf) dhe vihen në tepsi për tu pjekur. Mantia piqet një gjysmë ore. Pasi është pjekur mbulohet me një picetë për 10 minuta dhe serviret me kos. Për 4-5 persona duhen : 1 kg miell, 2 gota ujë te vakët, 2 lugë vaj pak kripë për brumin dhe 600 g mish i grirë, 3 qepë, kripë, vaj, piper i zi. Shih edhe Kuzhina kosovare Kuzhinë kosovare‎
9399
https://sq.wikipedia.org/wiki/Peshkopi
Peshkopi
Peshkopi apo ipeshkvi, sipas disa kishave të krishtera, është përgjegjësi (bariu) i një dioqeze. Shihet si pasardhës i apostujve nga kishat që besojnë në peshkopatin historik (kisha anglikane, katolike dhe ajo ortodokse). Termat në shqip janë përdorur respektivisht, peshkop nga ortodoksët shqiptarë dhe ipeshkëv nga katolikët shqiptarë, me rrugëtime të ndryshme prejardhjeje nga po e njëjta rrënjë nga greq. επισκοπος, episkopos = mbikqyrës, mbarështues. Në Greqinë Antike termi përdorej për një scolarca, drejtorin e një akademie, pse mund të kishte funksione mbikëqyrëse. Detyrat e ipeshkvit ndryshojnë sipas kishës dhe denominacioneve. Ipeshkvit në Besëlidhjen e Re Ipeshkvit ndër Etërit apostolikë Në katolicizëm Në katolicizëm ipeshkvi është grada më e parë dhe më e vjetër e rendit të sakramentit. Nën ipeshkvin renditen gradat e priftit dhe diakonit. Ndërtesa e kishës nga e cila ipeshkvi ushtron detyrën e tij quhet katedrale. Detyra dhe shërbimi i ipeshkvit në kishë (katedrale) quhet ipeshkvni. Në ortodoksi Ne protestantizëm Grada e ipeshkvit gjithashtu ekziston në anglikanizëm e në luteranizëm. Emërimi Shiko edhe Apostulli Kisha katolike Kleri Lidhje të jashtme Peshkopë Krishtërim Tituj
9403
https://sq.wikipedia.org/wiki/Nj%C3%ABsit%C3%AB%20administrative%20t%C3%AB%20Kosov%C3%ABs
Njësitë administrative të Kosovës
Organizmi i vetëqeverisjes lokale Në Kosovë është bërë në përputhje me Ligjin për vetëqeverisje lokale i vitit 2008. Ku Vetëqeverisja lokale organizohet në një nivel dhe atë Komunal. Komunat janë njësi themelore e vetëqeverisjes lokale. (D.V) Gjatë kohës së sistemit të ndëtuar nga shqiptarët po ashtu ajo administrohej në komuna të cilat hynin në rajone (regjione). Ndërsa gjatë kohës së regjimit të Milosheviqit administrimi i Kosovës bëhej në 5 rajone. Kjo ndamje përdoret nga literatura në gjuhët tjera pasi që ata e marrin si burim zyrtarë. Komunat e Kosovës Në bazë Nenit 1, të rregullores së UNMIK-ut 2000/43 të nxjerrur më 27 korrik 2000, Kosova ka tridhjetë komuna ashtu siç figurojnë në Tabelën. Sipas kësaj rregullore komunikimi zyrtar përdorë emrat në gjuhën shqipe dhe serbre, përveç që në ato komuna ku komunitetet etnike a gjuhësore joshqiptare dhe joserbe përbëjnë një pjesë substanciale, emrat e komunave jepen edhe në gjuhët e atyre komuniteteve. Kjo rregullore është nxjerrur nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në pajtim me rezolutën 12:44 (1999) të datës 10 qershor 1999. Po ashtu në këtë rregullore është parashikuar edhe disa të dhëna tjera në lidhje me numrin dhe kufinjët e komunave. Kështu në Nenin 2 të kësaj rrgullore thuhet: Shtrirja e çdo komune dhe kufinjtë e tyre skicohen nga zonat e tyre përbërëse kadastrale. Zonat kadastrale të cilat përbëjnë çdo komunë figurojnë në Tabelën ‘B’ të kësaj rregulloreje . Në tabelen e dytë të rregullores janë prezantuar gjitha vendbanimet e Kosovës. Hyrja në fuqi e rregullores është bërë më 27 korrik 2000. Rajonet e Kosovës sipas sistemit shqiptar Njësitë administrative të Kosovës Sipas sistemit të Millosheviçit (njësitë administrative (serbisht opština) të Serbisë (jo të Kosovës) : Sektorët e NATO-së Kosova ndahet në 5 zona operuese që janë të ndryhme nga qarqet sipas Milosheviqit por kanë qendra të njëjta. 1Përdorimi zyrtarë i emërtimeve të qytetve bëhet serbisht (shkrnja latine) dhe ? Burimi i të dhënave Lidhje të jashtme Faqet zyrtare të komunave të Republikës së Kosovës Territoriale
9404
https://sq.wikipedia.org/wiki/Fernando%20Alonso
Fernando Alonso
Fernando Alonso Díaz (lindur më 29 korrik 1981) është një pilot spanjoll që garon aktualisht me skuadrën angleze Mclaren në Formula 1. Alonso filloi të garonte me karting që në moshën 3 vjeçare. Ai fitoi 3 kampionate rresht karing në Spanjë. Ai garoi në karting nga viti 1994 e deri në vitin 1997, dhe u bë kampion në vitin 1996. Ai bëri debutimin e tin në Formula 1 në sezonin 2001 me skuadrën Minardi, dhe në sezonin 2002, ai u bashkua me Renault F1 si plot testues. Në fillim të vitit 2003, Alonso u bë një nga dy pilotët që do të garonin në sezonin 2003 me Renault F1. Më 25 shtator 2005, ai fitoi kampionatin e pilotëve të Formula 1 në moshën 24 vjeçare dhe 58 ditore, duke u bërë piloti më i ri në historinë e Formula 1 që shpallet kampion bote. Pasi mbrojti titullin dhe në sezonin 2006, Alonso u bë piloti më i ri në historinë e Formula 1 që fiton kampionatin 2 herë rresht. Ai u bashkua me Team McLaren në vitin 2007, përpara se të rikthehej sërisht tek Renault në sezonet 2008 dhe 2009. Në vitin 2010, ai u bashkua me Scuderinë Ferrari. Pseudonimi i tij është El Nano, një pseudonim tipik në vendin e lindjes të Alonsos i njerëzve me emrin Fernando, Alonso është gjithashtu një ambasodor i organizatës UNICEF, një organizatë që ndihmon fëmijët në nevojë. Alonso është piloti më i ri në historinë e Formula 1 që fiton një Pole Position dhe një garë respektivisht, ai e vendosi këtë rekord në vitin 2003 në garën e Malajzisë dhe Hungarisë, ky rekord u thye nga Sebastian Vettel në vitin 2008 me garën e Italisë. Jeta e herëshme dhe personale Fernando Alonso ka lindur në Oviedo, një qytet në veri të Spanjës. Nëna e tij ka punuar në një dyqan, kurse babai i tij ka punuar si mekanik në një fabrikë të eksplozivëve pranë qytetit Oviedo. Alonso ka dhe një motër më të vjetër, Lorenën. Babai i Alonsos, José Luis, një pilot amator i garave karter, dëshironte tja kalonte pasionin e tij për garimin edhe fëmijëve të tij. Ai ndërtoi një makinë kart, si fillim për vajzën 8 vjeçare Lorena, ai nuk i dhuroi asgjë djalit të tij 3 vjeçarë, Alonsos, i cili nuk tregoi asnjë interes për këtë sport. Alonso ndoqi shkollën e shenjtë fillore Guardian Angel në Oveido, ai qëndroi tek kjo shkollë deri në moshën 14 vjeçare ku më pas shkoi në institutin Leopoldo Alas Clarín në qytetin e San Lazaro. Ai ra nga mësimet në vititin 2000, për shkak të angazhimit të tij me motorra garash, gjë që e pengoi që të mësonte. Në vitin 2008, u shkoi në Angli në arenën e universitetit të Oksfortit. Me miqtë e tij nga Spanja, Alonso shpesh kalonte kohën duke folur me ta në rrjetet sociale në internet.. Që kur fitoi kampionatin e tij të parë në Formula 1 në vitin 2005, Alonso u bë një ambasador i universitetit të Oksfortit, për të promovuar fusha të reja të studimit të biznesit të garave sportive për financimin e shkencave sociale. Alonso ka qënë i martuar me Raquel del Rosario, një këngëtare spanjolle e bandës së popit El Sueño de Morfeo, ata u martuan sëbashku më 17 nëntor 2006 dhe deklaruan publikisht divorcin e tyre në dhjetor 2011. Ata jetonin në Oksfort të Anglisë, më vonë ata shkuan të jetonin në rezidencën e tyre në Zvicër në vitin 2006. Alonso ka pasur në pronësi nga viti 2006 deri në vitin 2010 një shtëpi në Mont-sur-Rolle, afër liqenit të Gjenevës, më pas ai u zhvendos në shkurt të vitit 2010 në Lugano në mënyrë që të ishte më afër me skuadrën e tij të re Ferrari. Edhe pse faturat tatimore ishin të larta, kjo gjë nuk e pengoi Alonson që të jetonte aty. Në dimrin e vitit 2011, ai u rikthye sërisht në Oveido për të qëndruar më afër me familjen dhe me miqtë e tij. Alonso është tifoz dhe ndjekës i futbollit, çiklizmit dhe i tenisit. Në futboll, Alonso është tifoz i Real Oveidos dhe Real Madridit. Alonso shpeh herë bën xhiro me bikiçletë në pistat e Formula 1. Çdo vit, Alonso dhe pilotët e tjerë të Formula 1 zhvillojn një ndeshje futbollistike në Monako. Në aspektin e ushqimit, Alonso nuk e pëlqen aspak ushqimin me kripë. Alonso është tifoz i aktorit James Bond. Banda muzikore e preferuar e Alonsos është "Red Hot Chili Peppers" dhe muzika e tij e preferuar është "By the Way", kjo këngë është krijuar gjithashtu nga banda e tij e preferuar. Alonso është pronari i "Alonso-Kart", një biznes të cilin e krijoi vetë, kjo kompani shet pjesë këmbimi të makinave kart. Përveç Spanjishtes, Alonso gjithashtu flet edhe gjuhën Angleze, Italiane dhe Franceze. Alonso ka një tatuazh samuari posht qafës së tij. Ai këtë tatuazh e bëri për të treguar muskujt e tij, inteligjencën dhe forcën e vullnetit të tij, Alonso është i frymëzuar nga Hagaware, një udhëheqës shpirtëror i shkuar nga Yamamoto Tsunetomo në shekullin e 18të. Karriera Minardi Minardi (2001) Alonso në atë kohë u bë piloti i tretë më i ri që debuton në Formula Një ku ai me Minardin garoi në Çmimin e madh të Australisë. Ekipi ishte në sezonin e tij të parë nën drejtimin e pronarit të ri Paul Stoddart dhe makina e re PS01, nuk ishte as e shpejtë dhe as e sigurisë. Megjithatë, Alonso u paraqit mirë në provat zyrtare, duke qënë 2.6 sekonda më i shpejtë se shoku i skuadrës Tarso Marques. Në raundin e katërt në Imola, ai mposhti të dy makinat Benetton në kualifikuese, një arritje që e përsëriti sërisht gjatë sezonit. Disa paraqitje pozitive gjatë sezonit tërhoqën vëmëndjen e disa ekipeve më të shpejta. U raportua nga disa media evropiane se në shtator 2001, ekipi Sauber po kërkonte një zëvëndësues për finlandezin Kimi Räikkönen që do të largohej, me spanjollin Alonso që ishte një nga pretendentët sëbashku me brazilianin Felipe Massa dhe në atë kohë pilotin testues të Jaguar, André Lotterer. Një muaj më pas, u konfirmua se Massa do të merrte vendin bosh për sezonin 2002. Në shtator, menaxheri i tij Flavio Briatore kishte filluar të planifikonte kalimin e Alonsos te Benetton. Briatore kishte konsideruar t'i jepte spanjollit një vend për sezonin 2002, në vend të Jenson Button, por më pas vendosi t'a merrte Alonson si pilotin testues te Renault. Në garën e fundit të sezonit në Suzuka, ai përfundoi në vendin e 11të–pesë pozicione larg zonës së pikëve por para pilotit të Prost, Heinz-Harald Frentzen, pilotit të BAR, Olivier Panis, dy pilotëve të Arrows dhe shokut të tij të skuadrës Alex Yoong. Katër vite më pas, ish shefi i tij te Minardi, Paul Stoddart, e përshkroi garën e tij si "53 xhiro në kualifikuese". Alonso nuk mori asnjë pikë gjatë sezonit të tij të parë në Formula Një. Pozicioni më i mirë që arriti në atë sezon ishte vendi i 10të i marrë në Çmimin e madh të Gjermanisë. Alonso u tërhoq në 7 gara. Renault Renault 2002 Fernando Alonso nuk mori pjesë në sezonin e vitit 2002 në Formula 1 sepse ishe një pilot testues i makinës Renault. Gjatë sezonit 2002 si pilotë testues, Fernando Alonso bëri 1.642 xhiro të shpejta. Renault 2003 Ne vitin 2003 Flavio Briatore qe ishte drejtues i skuadres Franceze Renault hoqi nga makina e Renault Jenson Button per ta zevendesuar me pilon e ri Fernando Alonso. Fernando Alonso u be piloti kryesor i Skuderise Renault duke e bere Jarno Trulli pilotin e 2. Fernando Alonso morri nje Pole Position ne garen e Malajzise duke u bere piloti me i ri qe merre nje Pole Position. Alonso fitoi nje gare ne kete sezon, dhe morri 3 podiume duke e perfunduar kampionatin me 55 pike ne vendin e 6. Renault 2004 Viti 2004 do te ishte nje vit kryesisht i mire per Fernando Alonso edhe pse nuk fitoi asnje gare, Fernando Alonso e mbylli kampionatin ne vendin e 4 me 59 pike dhe 4 podiume. Ne vitin 2004 Fernando Alonso u terhoq 4 here nga gara. Ne sezonin 2004 Michael Schumacher do te dominonte gjithcka. Renault 2005 Viti 2005 do te ishte nje nga vitet me te suksesshme dhe te mire te karrieres se Fernando Alonso . Fernando Alonso fitoi garat e majazise dhe Bahrenit nga Pole Position dhe perfundoi i treti garen e San Marinos. Ai fitoi kampionatin boteror te parin ne karrieren e tij. Fernando Alonso dominoi gjithcka ne ate vit duke e mbyllur kampionatin me 133 pike dhe duke lene ne vendin e dyte Kimi Räikkönen dhe ne vendin e trete nje legjende si Michael Schumacher . Fernando Alonso morri 6 Pole Position ne ate sezon. Nga 6 Pole Position vetem 4 gara arriti te fitonte. Fernando Alonso fitoi 7 gara ne ate sezon dhe arriti 2 Fastes Lap. Gjithashtu Renault fitoi titullin per konstruktor me ndihmen e Alonso me 191 pike. Ne vitin 2005 Alonso u vlersua me cmimin "Prince of Asturias" (Princi i Asturias) . Renault 2006 Fernando Alonso fitoi garën hapëse të sezoni në Bahrain, duke parakaluar Michael Schumacher pasi ky i fundit u fut në pit stop. Alonso edhe pse u nis në vendin e katërt arriti ta marrë kryesimin që në xhiron e 18 duke mos e humbur deri në fund të garës. Alonso u kualifikua i shtati në kualifikueset e garës së Malajzisë, për shkak të një problemi me karburantin e makinës, por arriti ta përfundoj garën në vendin e dytë, mbrapa shokut të skuadrës Giancarlo Fisichella që ishte fituesi i garës . Alonso më pas fitoi edhe garën e tretë të sezonit në Australi pasi parakaloi kryesuesin e garës i cili ishte Jenson Button që garone me Hondën. Alonso zhvilloi një fazë kualifikuese të dobët në garën e San Marinos pasi i përfundoi provat zyrtare në vendin e pestë, Por në garë, ai ishte në gjëndje që ta parakalonte Michael Schumacherin. Alonso arriti ta merrte kryesimin e garës në xhirot 21-25, por në fund arriti ta përfundonte garën në vendin e dytë, mbrapa fituesit Michael Schumacher. Alonso arriti të merrte Pole Position e parë për sezonin 2006 në garën Europës që zhvilloheshe në Gjermani. Alonso arriti të merrte vendin e parë në provat zyrtare me kohën 1:29.816, por nuk arriti dot që ta fitonte garën edhe pse e mbajti kryesimin gati gjysmën e garës, duke e përfunduar garën në vendin e dytë, mbrapa fituesit Michael Schumacher, i cili e mposhti për herë të dytë rresht. Alonso mori sërisht Pole Position në garën e Spanjës, të cilën arriti ta fitonte, duke lënë Michael Schumacherin në vendin e dytë dhe Giancarlo Fisichellan në vendin e tretë. Fernando Alonso u bë spanjolli i parë që arrin të fitoj një garë të Spanjës. Fernando Alonso mori sërisht një Pole Position në garën e Monakos, pasi Michael Schumacher u dënua nga komisarët e garës, pasi Schumacher e ndaloi makinën e tij në mes të pistës ku po zhvilloheshe Q3 i provave kualifikuese, duke e penguar Alonson të zhvillonte një xhiro te shpjetë. Alonso një ditë më vonë arriti të fitoj garën duke lënë në vendin e dytë Juan Pablo Montoyan dhe në vendin e tretë David Coulthardin . Fernando Alonso vazhdoi fitoret rresht në F1, duke fituar edhe garat e Britanisë dhe Kanadasë. Të dy këto fitore erdhën nga Pole Position. Në garën e Britanisë, Alonso kompletoi lap-trikun e tij të parë në karrierën pasi në atë garë arriti të fitoj edhe garën, Pole-Position dhe xhiron më të shpejt, të cilën e regjistroi në xhiron e 21 me kohën 1:21.599. Me fitoren e garës së Kanadasë, Alonso u bë i pari pilotë në historinë e F1 që perfundon në podium në 9 garat e para, një rekord që u barazua nga Sebastian Vettel në sezonin 2011. Michael Schumacher u kundëpërgjigj më në fund duke fituar garën e SHBA-së dhe Alonso përfundoi në vendin e pestë. Schumacher gjithashtu fitoi edhe garën e Francës duke lënë Alonson në vendin e dytë, gjithashtu Schumacher fitoi edhe garën e Gjermanisë, kurse Alonso e përfundoi në vendin e pestë . Kjo gjë e bëri Alonson që ta kryesonte kampionatin me vetëm 11 pikë avantazh. Alonso mori një dënim në provat kualifikuese në garën e Hungarisë, ai e nisi garën nga vendi e 15 dhe doli nga pista në xhiron e 51 për shkak të një problemi me një nga gomat e makinës, Schumacher gjithashtu mori një dënim dhe e nisi garën nga vendi i 11 dhe e përfundoi atë në vendin e 8 . Alosno e rimori veten pas garës së dobët në Hungari duke marrë një podium në garën e Turqisë, ai e përfundoi garën i dyti duke lënë Schumacherin në vendin e tretë, por në garën e Italisë ai nuk arriti dot ta përfundoj garën për shkak të një problemi me motorrin , Schumacher përfitoi nga tërheqja e Alonsos duke fituar garën dhe duke e shkurtuar diferencën në renditjen e përgjithshme me 2 pikë . Në raudin e 17 të Kinës, Alonso mori një Pole Position por në garë përfundoi i dyti mbrapa fituesit Michael Schumacher. Pas garës së Kinës, të dy pilotët ishin kryesues të kampionatit me 116 pikë. Në garën e Japonisë, Alonso përfundoi i parë duke siguruar edhe titullin e dytë kampion bote pasi makina e Michael Schumacher pati probleme me motorrin në xhiron e 36, gjë që i kushtoi vendin e parë në renditje dhe në garë, Schumacher kishte nga xhiroja e dytë që kryesonte garën. Në garën e fundit të Brazilit, Alonso përfundoi në vendin e dytë, kurse Schumacher doli në vendin e katërt, në fund diferenca me pikë midis Alonsos dhe Schumacherit ishte 13 pikë. Alonso e përfundoi sezonin me 134 pikë, gjithashtu edhe skuderia Renault F1 fitoi titullin për konstruktorë me 206 pikë, 5 pikë para Ferrarit. Alonso fitoi shtatë gara, vendosi pesë xhiro të shpejta dhe mori gjashtë Pole Position. McLaren McLaren Vodafone Mercedes 2007 Më 19 dhjetor 2005, Alonso lajmëroi se ai do të shkonte tek McLaren në vitin 2007 . Kontrata e tij me Renault F1 skadonte më 31 dhjetor 2006. Më 15 dhjetor 2006, Alonso u lejua nga Flavio Briatore dhe skuderia Renault për të provuar një ditë makinën McLaren në pistën e Jerez, Alonso u lejua të provonte McLarenin për shkak të rezultateve të mira të Renaultin. Ai garoi me makinën MP4-21. Alonso gjithsej bëri 95 xhiro . Debutuesi Lewis Hamilton ishte partneri i tij për sezonin 2007. McLaren raportoi se pagoi për Alonson 20 Militon £ (39 Milion $). Alonso debutoi me McLarenin më 15 janar 2007 në rrugët e Valencias. Më 8 prill 2007, në garën e dytë të sezonit, Alonso mori fitoren e parë me skuadrën e tij të re, gjithashtu kjo ishte fitorja e parë e McLarenit që nga viti 2005, Alonso fitoi në garën e Malajzisë . Një garë më vonë në Bahrain, Alonso e përfundoi garën në vendin e pestë, kurse shoku i tij i skuadrës mori një vend të dytë. Pas kësaj gare, Alonso Hamilton dhe Räikkönen kryesonin kampionatin me 22 pikë. Në garën e katërt të sezonit në Spanjë, gara e tij e shtëpisë, Alonso doli në vendin e dytë në provat kualifikuese, por dështoi të fitonte dhe përfundoi në vendin e tretë, Alonso në këtë garë humbi kryesimin e kampionatit që e mori Hamilton që e përfundoi garën me 2 pikë avantazh. Alonso mori fitoren e tij të dytë me McLarenin në garën e Monakos, përveç fitores, Alonso mori Pole-Position dhe kishte regjistruar edhe xhiron më të shpejtë gjatë garës . Në garën e Europës në Nürburgring, Alonso mori fitoren e tretë në atë sezon, Alonso u nis nga vendi i dytë dhe në fund të garës kishte krijuar një diferencë 8 sekonda nga Felipe Massa. Alonso e parakaloi Massën në xhiron e 56. Në këtë garë rivalët e tij për titull nuk arritën të merrnin asnjë pikë, përveç Massës. Pas çmimit të madhë të Hungarisë, raportet midis Alonsos dhe drejtuesve të McLarenit ishin zbehur. Mediat raportuan se Alonso kishte kohë që nuk fliste me Hamiltonin , dhe se ai do të largoheshe nga McLareni në fund të sezonit . Më 7 gusht 2007, gazeta britanike The Times raportoi se drejtuesit e McLarenit i kishin thënë Alonso se nqs kishte dëshirë, ai mund të largohej nga skuadra në fund të sezonit 2 vite para skadimit të kontratës . Alosno e përfundoi sezonin në vendin e tretë, me pikë të barabarta me shokun e skuadrës Lewis Hamilton dhe 1 pikë më pak se Kimi Räikkönen që ishte fituesi i kapionatit. Alonso gjatë kohës tek McLareni, fitoi 4 gara, fitoi 2 Pole-Position dhe 3 Fastes-Lap . Si pjesë të polemikave të spiunazhit midis McLarenit dhe Ferrarit, u gjetën fajtorët që kishin shkelur nenin 151c të rregullores së FIA-s, por nuk u dha asnjë ndëshkim, për shkak se nuk kishte prova kundër tyre. Rikthimi te Renault 2008 & 2009 2008 Fernando Alonso u rithye serisht tek Renault ne sezonet 2008-2009. Por Alonso nuk ishte i kenaqur nga makina e tij e re Renault R29. Nelson Piquet JR. ishte partneri i Fernando Alonso ne keto 2 sezone. Ne vitin 2008 Alonso e perfundoi ne vendin e 5 me vetem 61 pike duke marre vetem 2 fitore dhe nje podium ne garen e fundit te sezonit. 2009 Viti 2009 do te ishte nje nga sezonet me te keqija te Fernando Alonso qe kur e nisi karrieren e tij ne vitin 2001. Ai e perfundoi sezonin ne vendin e 9 me vetem 26 pike, dhe duke marre vetem nje vend te 3 qe ishte pozicioni i tij me i mire ne te gjith ate sezon te veshtire. Ferrari 2010 Pasi Kimi Räikkönen u largua nga Ferrari per tu bere pjese Rally, Fernando Alonso deklaroi se do te shkonte te Ferrari per te mbuluar vendin e Kimi Räikkönen. Kete deklarat Alonso e beri me 30 shtator 2009. Alonso fitoi garen e tij te pare me Ferrarin ne garen e tij te pare debutuese me Ferrarin. Felipe Massa doli ne vendin e 2. Ne sezonin e tij te pare per Ferrarin, Fernando Alonso e humbi kampionatin per vetem 4 pike pasi ne garen e fundit doli vetem ne vendin e 7 dhe Sebastian Vettel fitoi garen dhe kampionatin. Alosno fitoi 5 gara dhe morri 5 podiume, gjithashtu 5 Fastes Lap dhe 2 Pole Position. 2011 Sezoni 2011 nuk do te ishte nje sezon shume i mire per Fernano Alosno pasi nuk arriti do te qe ishte protagonist, ne ate sezon ai arriti te fitonte vetem 1 gare dhe te merrte 9 podiume. Gjithashtu Alonso mori edhe 1 Fastes Lap. Fernando Alonso e perfundoi sezonin ne vendin e 4 me 257 pike pasi u nderrua sistemi i pikeve. Kampionatin e fitoi Sebastian Vettel pas nje superdominimi qe beri ne ate sezon. Ferrari doli e treta ne renditjen e konstruktoreve me vetem 375 pike. 2012 Pasi firmosi kontratën në vitin 2011, Alonso vazhdoi të garonte edhe në sezonin 2012. Alonso firmosi një kontratë me Ferrarin deri në vitin 2016. Në garën e parë Alonso e nisi nga vendi i 12 por e përfundoi garën në vendin e pestë. Garën e tij të 200 në karrierë Alonso e luajti në garën e Malajzisë, Alonso u nis nga vendin e 9. Në garë pati shumë shi, dhe fale stategjisë fantastike të Ferrarit Alonso ishte në vendin e parë që në xhiron e 16. Alonso arriti të fitoj garën e parë të sezonit. Fernando Alonso e përfundoi garën e Monakos në vendin e tretë, gje që e vendosi Alonson si kryesuesin e kampionatit duke lënë mbrapa Sebastian Vettel dhe Mark Webber i cili fitoi garën. Megjithatë Alonso e humbi një garë më vonë kryesimin e kampionatit pasi në garën e Kanadasë, Alonso e përfundoi garën në vendin e pestë, kurse Sebastian Vettel në vendin e katërt dhe Lewis Hamilton fitoi garën dhe e kaloi Alonson me 2 pikë avantazh, kurse Vettel ishte me 1 pikë më pak. Fernando Alonso rifitoi sërisht avantazhin në garën tjetër të Europës ku arriti të fitoj garën, kurse Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton u tërhoqen sepse Vettel kishte problem në makinë, kurse Lewis Hamilton u aksidentua në xhiron e 55 me Pastor Maldonadon. Alonso e nisi garën nga vendi i 12 dhe e përfundoi garën në vendin e parë, 6 sekonda para Kimi Räikkönen, dhe 12 sekonda para Michael Schumacher . Alonso vazhdoi formën e tij të mirë duke marrë një Pole-Position në garën e Britanisë , por në garë nuk arriti dot të fitoj, dhe e mbylli garën në vendin e dytë, mbrapa Mark Webber që ishte fituesi i garës. Alonso mori Pole-Position e dytë rradhazi në garën e Gjermanisë, dhe duke marrë një tjetër fitore dhe duke thelluar diferencën me Vettel, i cili e përfundoi garën në vendin e pestë . Fernando Alonso e humbi kryesimin e Kampionatit sepse u aksidentua në 2 gara. Në garën e Belgjikës, Alonso u përfshi në një aksident sëbashku me 4 pilotë të tjerë, ku aksident u shkaktua nga Romain Grosjean, kurse në garën e dytë në Japoni , Alonsos i shpërtheu goma dhe u përplas me muret e pistës . Me këto 2 aksidente, Alonso e humbi përfundimisht kryesimin. Fernando Alonso e humbi titullin kampion për vetëm 3 pikë. Alonso arriti të fitoj 3 gara dhe të merrte 10 podiume, një rekord për numrin e podiume të marrë nga Fernando Alonso në një sezon. Fernando Alonso morri 2 Pole Position. Ferrari e përfundoi kampionatin me 400 pikë në vendin e dytë, fale ndihmës së Fernando Alonsos. 2013 Fernando Alonso e nisi sezonin 2013 me një podium të shkëlqyer në Garën e Australisë. Fernando Alonso e përfundoi garën në vendin e dytë përpara Sebastian Vettel. Gara e dytë do të ishte e keqe për Fernando Alonson pasi u përplas që në xhrion e dytë. Makina Ferrari pësoi një dëmtim në hundën e saj dhe Alonso nuk shkoi në Pit-Stop. Fernando Alonso mori fitoren e tij të parë në garën e Kinës dhe fitoren e dytë në garën e Spanjës, një performancë e dobët në garën e Monakos, e bëri Alonson që të jetë 29 pikë mbrapa Sebastian Vettel. Rekordi i Garimit Karriera Sezoni në progres. Rezultatet në Formula Një † – Ka garuar në më shumë se 90% të garës. Garat që janë shënuar me shkronja të trasha do të thotë që është nisur nga Pole Position. Garat që janë shënuar me shkronja të pjerrta do të thotë që ka regjistruar xhiron më të shpejtë gjatë garës. Helmeta Referime Shiko edhe këtë Formula 1 Unofficial website about the best F1 pilot Fernando Alonso News Lidhje të jashtme Fernando Alonso's official site Profile – from Formula 1 official website Profile – from Scuderia Ferrari official website Career statistics Fernando Alonso statistics Lindje 1981 F1 pilotë Pilotë spanjollë në Formula Një Sportistë spanjollë Pilotë në Renault F1 Pilotë në McLaren Mercedes Pilotë në Scuderia Ferrari Njerëz që jetojnë
9406
https://sq.wikipedia.org/wiki/Historia%20e%20Medvegj%C3%ABs
Historia e Medvegjës
Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë komuna të pazhvilluara në jug të Serbisë të banuar me shumicë dërrmuese nga shqiptarët. Janë ndarë padrejtesisht nga Kosova, me direktivat e Titos me 1947 i cili për të kënaqur Serbinë, ia fali keto treva Serbisë. Vendi kufizohet me Kosovë në jugperendim, dhe me Republikën e Maqedonisë në jug. Pozicioni i leverdishem strategjik - gjeografik e bejne Luginën e Preshevës te jetë pre e synimeve serbe për ta terrorizuar këtë rajon dhe për ta deshqiptarizuar. Siç dihet, Lugina e Preshevës siguron një dalje komunikative të veriut të Ballkanit, ne luginën e Vardarit deri në detin Egje. Presheva , Bujanoci dhe Medvegja janë komunat e vetme në Serbi, në të cilat jeton me shumicëpopulli shqiptar.Vlersohet që në këto tri komuna ka më shumë se 150.000 shqiptar. Në prill të vitit 2002. është kryer regjistrimi i parë i banorve në të cilin pas 21. viti marrin pjesë dhe shqiptarët. Rezultatet zyrtare të regjistrimit ende nuk janë publikuar. Nga keto rezultate nuk pritet gjë tjetër, pos falsifimi i numrit të shqiptarëve nga qarqet serbe. Të drejtat themelore të njeriut, dhe të drejtat e pakices shqiptare rregullisht janë shkelur gjatë çdo regjimi që vjen në Serbi. Diskriminimi në arsim, punësim, informim dhe në lëmi tjera është intensifikuar në fund të viteve tetëdhjeta. Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Serbisë në vitin 1990, e pastaj dhe sërë ligjesh të drejtuara në forcimin e pushtetit qendror, së pari e goditen vetëqeverisjen lokale. Në komunën e Preshevës, për shembull, partitë shqiptare qe nga viti 1990 gjithnjë e kanë fituar pushtetin lokal, por nuk patën mundësi që të ndikoin në ngritjen e të drejtave kolektive të komunitetit shqiptar. Deri në intervenimin e Paktit Veriatlantik (NATO) të vitit 1999, pos diskriminimit sistematik, pushteti aplikoi dhe forma të tjera të presionit. (largimi nga puna, gjykimet politike dhe ndalimi i shtypit). Segregacioni ndaj shqiptareve po vazhdon edhe pas vitit 2000 e kendej, ku shqiptaret jane bërë cak sulmesh nga paramilitaret serb, te cilët vazhdojnë politiken apartejdiste dhe synojnë ta deshqiptarizojnë Luginen e Presheves. Megjithate shoqeria shqiptare në Medvegjë ka ende energji dhe forca inetelektuale dhe do të perballojë edhe këtë sulm të fundit të deshtuar të serbëve. Ditet e medha të lirisë nuk jane larg per shqiptarët. Shiko edhe Lugina e Preshevës Historia e qyteteve të Serbisë Medvegja
9411
https://sq.wikipedia.org/wiki/Historia%20e%20Azerbajxhanit
Historia e Azerbajxhanit
Kjo pjesë (Azerbajxhani) e rruzullit ka qenë gjatë historisë gjithnjë e njohur për prodhime industriale. Që në kohërat e moçme kur nga këtu bizantinët importonin naftën dhe vajigurë për armën e re “Zjarri grek”. Pasurit e vajgurit dhe të naftës më të njohurat janë në rrethinën e Absheronit (regjion). Gjatë mbretërisë së Sasanidëve persian , ky regjion shërbente jo vetëm për eksportim të vajit por edhe si vend i kulturës ku ishin disa të ditur të një lloj religjioni të quajtur zoroastrik. Edhe sot në pjesë të ndryshme të Azerbajxhanit (posaçërisht në vend me vaj dhe naftë) mund të hasen gërmadhat e tempujve të zoroastikëve. Rezervat e naftës në Absheron pas islamizimit ishin një lloj legjende që popullatës i kishte sjellur begati në të mirat materiale dhe nga predikuesit u shpallen si pasuri të organizatave jo shtetërore (vaqf). Eksploatimi i rezervave të qymyrgurit është i lidhur ngushtë me periodën ruse në Azerbajxhan. Gjatë kësaj kohe udhëheqja e kolonializmi rusë i ofronte në arkadë tkat në pjesën veriore të këtij regjioni me qëllim që të tërhiqte investitorët privat dhe të bënte më atraktive eksploatimin e të pasurive natyrore të këtij regjioni. Me këtë politik arrihej edhe furnizimi i industrisë ruse në Moskë me lëndë të parë industriale si: prodhime të naftës, vajgurit, pastaj me kerozin, mazut dhe produkte tjera kimike. Në viti 1893 eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë ishin ShBA-ja me 51% ndërsa Rusia merrte pjesë me 46%. Nga rezervat e lumit Baku në vitin 1898 Rusia në një konkurrencë të ashpër ja arrin që të zë amerikanët dhe ti kaloj ata kështu edhe të përfitoj për veti tregun e Evropës. Pas ardhjes së sovjetëve në fuqi në vitin 1920 dhe reformës për heqjen e pronës private në fushat e Azerbajxhanit filluan investimet në "stilin e madh" për krijimin e një industrie të mirëfilltë të derivateve të naftës. Kjo shkaktoj një rritje të lartë të produktivitetit, frytet e së cilës më së shumti i merrte Moska e cila vendoste mbi eksploatimin e pasurive natyrore dhe qeveria e Azerbajxhanit vetëm mund të kënaqej me atë që i jepej. Në vitin 1941 Azerbajxhani nxjerr rreth 175 milion barela naftë, që përbënte 75% të prodhimit të përgjithshëm të Bashkimit Sovjetik. Kjo edhe e shpjegon më së miri qëllimin e Adolf Hitlerit dhe gjeneralëve të tij për të pushtuar këtë pjesë gjatë luftës së dytë botërore. Me gjetjen e rezervave gjigante në regjione tjera të Bashkimit Sovjetik, e posaçërisht në Siberinë perëndimore fillon të bije rëndësia e burimeve të naftës në Azerbajxhan. Mirëpo kualiteti i naftës së nxjerr nga këto burime në Azerbajxhan e rritë rendësin e këtyre burimeve pas futjes masive në qarkullim të aeroplanëve e sidomos për objekte fluturues ushtarake dhe raketa. Po kështu nga Azerbajxhani vinin edhe ekspertet e eksploatimit të naftës pasi që aty ishin hapur edhe shkollat për këtë qëllim dhe për prodhimet tjera kimike. Kjo edhe shkaktoi kaosin pas përleshjeve ushtarake në regjionin e Karabah-ut. Kështu që në vitin e parë të pavarësisë (shpallur më 18 tetor 1991) nxjerrja e naftë bije për 8-9 milion tonë. Historia la:Atropatene (res publica)#Historia
9412
https://sq.wikipedia.org/wiki/Nj%C3%ABsit%C3%AB%20administrative%20t%C3%AB%20Azerbajxhanit
Njësitë administrative të Azerbajxhanit
Azerbajxhani administrohet në njësit territoriale: 59 rajone (rayonlar; rayon - njëjsë), 11 qytete* (şəhərlər; şəhər - njëjsë), 1 republika autonome** (muxtar respublika); Emrat në shqip janë të shqiptuar dhe lista filon nga A-ja sipas emërtimeve në azerishte. Republika Autonome e Nakhiçevanit Gjashtë njësi administrative (rayonlar) dhe një qytet (sheherë) të Nakhiçevanit janë rradhtur në këtë list: Emrat në shqip janë të shqiptuar dhe lista filon nga A-ja sipas emërtimeve në azerishte. Azerbajxhan Azerbajxhan
9414
https://sq.wikipedia.org/wiki/Xhorxh%20H.%20Bush
Xhorxh H. Bush
Xhorxh H. Bush (George Herbert Walker Bush, i lindur më 12 qershor 1924) është një politikan amerikan i cili shërbeu si Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1989 deri në 1993, dhe Zëvendës Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara (1981-1989). Një republikan, ai ka shërbyer më parë si kongresmen, ambasador, dhe drejtor i CIA-s. Ai është ish-presidenti dhe zëvendës presidenti më i vjetër që jeton. Ai është gjithashtu ish-presidenti i fundit i gjallë i cili është veteran i Luftës së Dytë Botërore. Bush shpesh referohet si "George H W Bush", "Bush 41", "Bush Plaku", apo "George Bush Sr." për ta dalluar atë nga djali i tij, ish-presidenti George W. Bush. Para presidencës së djalit të tij, ai ishte i njohur thjesht si Xhorxh Bush, apo presidenti Bush. Mirënjohjet Medalja e Artë e Lirisë - Kosovë Politikanë amerikanë Kryetarë të ShBA-ve Lindje 1924 Drejtorë të CIA-s
9415
https://sq.wikipedia.org/wiki/Historia%20e%20Bjellorusis%C3%AB
Historia e Bjellorusisë
Historia e Bjellorusisë Sipërfaqja ku sot ndodhet Bjellorusia (zyrtarisht Belarus) në Evropën Lindore që nga mesjeta ishte pjesë e shtetit lituanezo-polakë dhe në mes të 1772-ës dhe 1795 ishte pjesë e Rusisë. Nga viti 1915 deri në vitin 1918 ishte e pushtuar nga trupat gjermane. Kushtrimi olshevikë për një Republikë Socialiste Sovjetike Ruse u bë më 1919. Bjellorusia si shtet është deklaruar i pavarur për herë të parë më 25 mars 1918 duke formuar kështu Republikën Nacionale Bjelloruse. Në vitin 1919 hynë si Republikë Socialiste Sovjetike Bjelloruse (RSSB) në kuadër të Republikës Socialiste Sovjetike të Lituanisë dhe Bjellorusisë. Pas luftës polake-ruse në fund të vitit 1921 bashkësia e formuar ndahet në dyshë në mes të Polonisë dhe Republikës Socialiste Sovjetike Bjellorusisë e cila me republikat tjera sovjetike krijuan më 1922 Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike. Pjesa perëndimore e territorit të saj nga 1919 deri më 1939 pjesë e Polonisë. Në shtator të 1939-së Bashkimi Sovjetik si rezultat i paktit të quajtur Molotov-Ribbentrop e anekson pjesën e Bjellorusisë të kontrollua nga Polonia. Pas terrorit stalinist Bjellorusi nga 1941 deri më 1944-ta okupohet prapë nga trupat gjermane dhe si emërtim të përgjithshëm bartë emrin Weissruthenien (Ruthenia e bardhë) si pjesë e komisariatit të perandorisë në Ostland ("Lindoria"). gjatë kësaj kohe vriten pjesa më e madhe e popullit të jahudieve sipas politikës së okupatorit në mënyrën më brutale kundër cilës politik ndritet një lëvizje e fortë partizane. Në vitin 1941 Gjermania filloi operacionin ushtarak të njohur në Gjermani si “Operacioni Barbarossa” kundër Bashkimit Sovjetik. Pas luftës dytë botërore, Bjellorusia ishte një ndër anëtaret themeluese të OKB-së (1945) dhe anëtare e denjët e Bashkimit Republikave Socialiste Sovjetike. Gjatë kësaj kohe Bjellorusia ishte njëra ndër regjionet më të zhvilluara të Bashkimit Sovjetik. Si regjion i zhvilluar ka tërhequr edhe një numër të madh të popullsisë ruse nga pjesët e Federatës Republikave Socialiste Sovjetike Ruse. Gjatë kohës së Stalinit është ndjekur një politikë që më së miri e shprehë thënia : “Sa më shpejtë të flasim rusisht aq më shpejtë do të ndërtojmë komunizmin” që në atë kohë ishte edhe në modë. Gjatë viteve 1988/89 krijohet një Lëvizje nacionale e quajtur "Rilindja". Më 27 korrik 1990 Bjellorusia ndahet nga Bashkimi Sovjetik dhe deklarohet si shtet i pavarur. Gjatë kësaj kohe Stanislav Shushkeviq merr pozitën kryesore në udhëheqjes së shtetit, dhe së bashku me Boris Jelcinkung dhe udhëheqësin e Ukrainës, Leonid Kravquk më 8 dhjetor 1991 e deklarojnë shpërndarjen e Bashkimit Sovjetik dhe themeluan Lidhjen e Shteteve të Pavarura. Si ditë e shpalljes së pavarësisë merret 25 korriku i vitit 1991. Që nga 1994 vendi udhëhiqet nga Alexander Lukashenko i cili kritikohet si diktatorë për politikën e tij e cila si duket nuk i përshtatet perëndimit. Më 2 prill 1996 së bashku me Rusinë themelojnë "bashkësinë e Republikave Sovrane" dhe në prill të 1997 dhe dhjetorë të 1999 nënshkruajnë marrëveshjen e Unionit. Historia e shteteve të Evropës Bjellorusi
9422
https://sq.wikipedia.org/wiki/Nj%C3%ABsit%C3%AB%20administrative%20t%C3%AB%20Moldavis%C3%AB
Njësitë administrative të Moldavisë
Moldavia administrohet në njësit territoriale të ndara në 32 Rajone (raioane), 3 komuna (municipalities) (Chişinău, Bălţi dhe Tighina/Bender), një semi-autonomous, non-contiguous regjion (Gagauzia), dhe regjioni i Transnistria, statuti i së cilës ende nuk dihet. Anenii Noi Basarabeasca Briceni Cahul Cantemir Călăraşi Căuşeni Cimişlia Criuleni Donduşeni Drochia Dubăsari Edineţ Faleşti Floreşti Glodeni Hînceşti Ialoveni Leova Nisporeni Ocniţa Orhei Rezina Rîşcani Sîngerei Soroca Străşeni Şoldăneşti Ştefan Voda Taraclia Teleneşti Ungheni Nga vitet 1990 deri në shkurt të 2003-ës, zyrtarisht kanë qenë ndarja në 9 njësi judeţe Bălţi (Bălţi) Cahul (Cahul) Chişinău (Chişinău) Edineţ (Edineţ) Găgăuzia (njësi teritoriale autonome) (Comrat) Lăpuşna (Hînceşti) Orhei (Orhei) Soroca (Soroca) Stânga Nistrului (njësi teritoriale) (Dubăsari) Tighina (Căuşeni) Ungheni (Ungheni) Një pjesë e Moldavisë në lindje të lumit Dnister/Nistru, Transnistria është "de jure" pjesë Moldavisë por nuk kontrollohet nga ajo. Moldavi Moldavi
9423
https://sq.wikipedia.org/wiki/Demografia%20e%20Moldavis%C3%AB
Demografia e Moldavisë
Grupet etnike (regj. 2004) Moldavë : 76,1 % Rumiunë : 2,1 % Ukrainasë : 8,4 % Rusë : 5,8 % Gagauzë : 4,4 % Bullgarë : 1,9 % Të tjerë : 1,3 % Përkatësia fetare orthodoksë 98,5 %, çifut 1,5 %, baptistë (rreth 1000 anëtarë) (1991) Moldavi Moldavi Moldavi
9426
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Anenii%20Noi
Raionul Anenii Noi
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Anenii Noi. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 81,700 banorë. Rajonet e Moldavisë
9429
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Basarabeasca
Raionul Basarabeasca
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Basarabeasca. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 29,000 banorë. Rajonet e Moldavisë
9432
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Briceni
Raionul Briceni
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Briceni. Qytet tjetër i njohur është edhe Lipcani. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 77,800 banorë. Rajonet e Moldavisë
9433
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Cahul
Raionul Cahul
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Cahul. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 119,200. banorë. Rajonet e Moldavisë
9434
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Cantemir
Raionul Cantemir
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Cantemir. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 60,000 banorë. Rajonet e Moldavisë
9435
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20C%C4%83l%C4%83ra%C5%9Fi
Raionul Călăraşi
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Călăraşi. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 75,100 banorë. Rajonet e Moldavisë
9436
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20C%C4%83u%C5%9Feni
Raionul Căuşeni
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Căuşeni.Qytet tjetër i njhur është edhe Căinari. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 90,600 banorë. Rajonet e Moldavisë
9437
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Criuleni
Raionul Criuleni
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Criuleni. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 72,200 banorë. Rajonet e Moldavisë
9438
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Dondu%C5%9Feni
Raionul Donduşeni
është rajon (njësi administrative) në veri të Moldavisë, në kufi me Ukrainën. Kryeqytet i rajonit është Donduşeni. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 46,300 banorë. Rajonet e Moldavisë
9439
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Drochia
Raionul Drochia
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Drochia. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 86,900 banorë. Rajonet e Moldavisë
9440
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Dub%C4%83sari
Raionul Dubăsari
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 34,000. banorë. Rajonet e Moldavisë
9441
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Edine%C5%A3
Raionul Edineţ
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Edineţ.Qytet tjetër i johur është edhe Cupcini. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 81,200 banorë. Rajonet e Moldavisë
9442
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Fale%C5%9Fti
Raionul Faleşti
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Faleşti. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 89,800 banorë. Rajonet e Moldavisë
9444
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Flore%C5%9Fti
Raionul Floreşti
është rajon (njësi administrative) në veri tëMoldavisë, në kfi me Ukrainën. Kryeqytet i rajonit është Faleşti. Qytete tjera të njohura janë edhe Ghindeşti dhe Mărculeşti. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 89,200 banorë. Rajonet e Moldavisë
9445
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Glodeni
Raionul Glodeni
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Glodeni. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 60,800 banorë. Rajonet e Moldavisë
9446
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20H%C3%AEnce%C5%9Fti
Raionul Hînceşti
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Hînceşti. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 119,800 banorë. Rajonet e Moldavisë
9447
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Ialoveni
Raionul Ialoveni
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Ialoveni. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 97,800 banorë. Rajonet e Moldavisë
9449
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Leova
Raionul Leova
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Leova. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 97,800. banorë. Rajonet e Moldavisë
9450
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Nisporeni
Raionul Nisporeni
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Nisporeni. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 65,000. banorë. www.nisporeni.com Rajonet e Moldavisë
9451
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Ocni%C5%A3a
Raionul Ocniţa
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Ocniţa. Qytete tjera të njohura janë edhe Otaci dhe Frunză. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 56,600 banorë. Rajonet e Moldavisë
9452
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Orhei
Raionul Orhei
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Orhei. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 116,200 banorë. Rajonet e Moldavisë
9453
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Rezina
Raionul Rezina
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Rezina. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 48,000 banorë. Rajonet e Moldavisë
9454
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20R%C3%AE%C5%9Fcani
Raionul Rîşcani
është rajon (njësi administrative) në perëndim të Moldavisë, në kufi me Rumaninë. Kryeqytet i rajonit është Rîşcani. Qytet tjetër i njohur është edhe Costeşti . Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 69,300 banorë. Rajonet e Moldavisë
9455
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20S%C3%AEngerei
Raionul Sîngerei
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Sîngerei. Qytet tjetër i njohur është edhe Biruinţa . Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 87,100 banorë. Rajonet e Moldavisë
9456
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Soroca
Raionul Soroca
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Soroca. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 94,800 banorë. Rajonet e Moldavisë
9458
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Str%C4%83%C5%9Feni
Raionul Străşeni
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Străşeni. Qytet tjetër i njohur është edhe Bucovăţ. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 88,900 banorë. Rajonet e Moldavisë
9459
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20%C5%9Eold%C4%83ne%C5%9Fti
Raionul Şoldăneşti
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Şoldăneşti. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 42,200 banorë. Shih edhe Galeria me foto nga Soldanesti: https://commons.wikimedia.org/w/index.php?search=Raionul+%C5%9Eold%C4%83ne%C5%9Fti&title=Special:Search&profile=default&fulltext=1&searchToken=34garbzxi0bfid48ng4o71ona Rajonet e Moldavisë
9460
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20%C5%9Etefan%20Vod%C4%83
Raionul Ştefan Vodă
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Ştefan Vodă. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 70.600 banorë. Rajonet e Moldavisë
9461
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kantoni%20Cyrih
Kantoni Cyrih
Kanton Zürich (gjermanisht: Kanton , sq.: Kantoni i Cyrihut) është një kanton në verilindje të Zvicrës, kryeqyteti i këtij kantoni është Cyrihu dhe i tërë kantoni ka rreth 1.2 milion banorë. Gjuha zyrtare në këtë kanton është gjuha gjermane, por njerëzit e flasin edhe dialektin gjermanishten e Zvicrës, ndër folësit njohur si Züritüütsch. Gjeografia Kantoni i zyrikut shtrihet në veri të Alpeve dhe kufizohet me Schaffhausen në veri, Aargau në perëndim, kantonet Zug dhe Schwyz në jug dhe me Thurgau dhe St.Gallen në lindje. Pjesa më e madhe e Liqenit të Cyrihut shtrihet përbrenda Kantonit të Cyrihut. Kanton Zürich ka hapësirë prej 1,729 km² nga e cila rreth 80% është tokë e llogaritur produktive. 505 km² jan të përfshira me pyje, 73 km² janë të mbuluara me liqene nga të cilat janë Liqeni i Cyrihut, Greifensee dhe Pfäffikersee. Historia Kantoni Zürich iu bashkua Konfederatës Zvicerane në vitin 1351. Pjesa e poshtme e kantonit iu bashkuan teritorit të Kanton Zürich në vitin 1362. Kanton Zürich claimed humbi Toggenburg-un në vitin 1440 në Në luftën e vjetër të Cyrihut. Pjesa veriore gjer tek lumi Rhine iu baskua kantonit pasi që Cyrihu qytetin Winterthur nga Habsburgs në vitin 1468. Pjesë perendimore të kantonit u pavarsuan duke u bashkuar me Kanton Aargau në vitin 1803. Sipas përbërjes së re e cila u miratua në shkurt të vitit 2005 dhe u aplikua në janar të vitit 2006 kthehet përtbërja e kantonit sipas përbërjes së sajë në vitin 1869. Antiquarische Gesellschaft in Zürich është një organizatë e cila mbron historinë e kantonit. Njësitë teritoriale Rrethet Kantoni i Zürich është i ndarë në 12 rrethe: Zürich përfshin qytetin Zürich Affoltern me kryeqytet, qytetin Affoltern am Albis Andelfingen me kryeqytet, qytetin Andelfingen Bülach me kryeqytet, qytetin Bülach Dielsdorf me kryeqytet, qytetin Dielsdorf Dietikon me kryeqytet, qytetin Dietikon Hinwil me kryeqytet, qytetin Hinwil Horgen me kryeqytet, qytetin Horgen Meilen me kryeqytet, qytetin Meilen Pfäffikon me kryeqytet, qytetin Pfäffikon Uster me kryeqytet, qytetin Uster Winterthur me kryeqytet, qytetin Winterthur Bashkitë Rrethet e mësipërme më tej janë të ndara në 171 bashki (Politische Gemeinden). Shih edhe: Bashkitë e Zvicrës Qeverisja Parlamenti ka 180 antarë zhedhur nga votuesit çdo katër vite. Ekonomia Kultura Lidhje të jashtme Amëza Zyrtare - Statistikat Zyrtare Turizmi http://www.studenti-zh.ch/ Zürich Kanton Zürich
9462
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Taraclia
Raionul Taraclia
(bullgarisht:Тараклийски уезд or Тараклийски район) është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Taraclia. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 43.100 banorë, 66 % e tyre janë bullgarë. Rajonet e Moldavisë
9463
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Telene%C5%9Fti
Raionul Teleneşti
është rajon (njësi administrative) në Moldavi. Kryeqytet i rajonit është Teleneşti. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 70.000 banorë. Rajonet e Moldavisë
9464
https://sq.wikipedia.org/wiki/Raionul%20Ungheni
Raionul Ungheni
është rajon (njësi administrative) në qendër të Moldavisë, në ufi me Rumaninë. Kryeqytet i rajonit është Ungheni. Qytet tjetër i njohur është edhe Corneşti. Rajoni më 1 janar 2005 ka pasur 110.800 banorë. Rajonet e Moldavisë
9466
https://sq.wikipedia.org/wiki/Municipiul%20Chi%C8%99in%C4%83u
Municipiul Chișinău
është njësi administrative (komunë - municipiul) në Moldavi, në kufi me Rumaninë. Kryeqytet i rajonit është Chişinău. Komuna më 1 janar 2005 ka pasur 806,700 banorë. Në përbërjen e komunës hyjnë disa qytete, si: Codru Cricova Ciorescu Durleşti Sîngera Vadul lui Vodă Vatra dhe pjesë tjera ruale (katunde). Komunat e Moldavisë
9472
https://sq.wikipedia.org/wiki/Gagauzia
Gagauzia
Gagauzia (gagauzisht Gagauziya ose Gagauz-Yeri, rumanisht Găgăuzia, rusisht Гагаузия) është regjion autonom në Moldavi, ndodhet në pjesën jugore të Moldavisë dhe banohet nga gagauzët dhe turqit të cilat grupe dallojnë përnga tnia dhe kultura me popullsinë tjetë Moldave. Numri i banorëve është përafërsisht 169,000 nga të cilët rreth 82,5% janë gaugazë. Komrat është qyteti më i madhë, me 40% (rreth 75,000 banorë) të popullsisë së përgjithshme të regjionit Histori Lidhje të jashtme Pamje nga Gagauzia Moldavi
9475
https://sq.wikipedia.org/wiki/1
1
Mbi vitin 1. Ngjarje Lindje Lindja Krishtit Vdekje Kalendari Vite 1 als:0er#Johr 1
9476
https://sq.wikipedia.org/wiki/2
2
Mbi vitin 2. Ngjarje Lindje Vdekje Kalendari Vite 2 als:0er#Johr 2
9477
https://sq.wikipedia.org/wiki/3
3
Mbi vitin 3. Ngjarje Lindje Vdekje Kalendari Vite 3 als:0er#Johr 3
9478
https://sq.wikipedia.org/wiki/4
4
Mbi vitin 4. Ngjarje Lindje Vdekje Kalendari Vite 4 als:0er#Johr 4
9480
https://sq.wikipedia.org/wiki/5
5
Mbi vitin 5. Ngjarje Lindje Vdekje Kalendari Vite 5 als:0er#Johr 5
9481
https://sq.wikipedia.org/wiki/6
6
Mbi vitin 6. Ngjarje Organizohet kryengritja e ilirëve kundër Perandorisë Romake me udhëheqës Baton. Lindje Vdekje Kalendari Vite 6 als:0er#Johr 6
9482
https://sq.wikipedia.org/wiki/7
7
Mbi vitin 7. Ngjarje Lindje Vdekje Kalendari Vite 7 als:0er#Johr 7
9483
https://sq.wikipedia.org/wiki/8
8
Mbi vitin 8. Ngjarje Lindje Vdekje Kalendari Vite 8 als:0er#Johr 8
9484
https://sq.wikipedia.org/wiki/9
9
Mbi vitin 9. Ngjarje Lindje Vdekje Kalendari Vite 9 als:0er#Johr 9
9488
https://sq.wikipedia.org/wiki/Nj%C3%ABsit%C3%AB%20administrative%20t%C3%AB%20Andorr%C3%ABs
Njësitë administrative të Andorrës
Andorra ka shtatë njësi adminstruese të njohura si parròquia (anglisht: parishes) (sipas 2005) 1) Kryeqytet 2) Ndarë nga kryeqyteti në vitin 1978 Andorrë Andorrë
9493
https://sq.wikipedia.org/wiki/Andorra%20la%20Vella
Andorra la Vella
Andorra la Vella është kryeqyteti i Principatës së Andorrës dhe ndodhet në lindje të Pireneit në mes të Francës dhe Spanjës. Gjithashtu është edhe emri i njësisë administrative. Që nga viti 2015, qyteti ka një popullsi prej 22,886 banorësh, dhe zona urbane, e cila përfshin Escaldes-Engordany plus fshatrat satelitore, ka mbi 40,000 banorë. Industria kryesore është turizmi, megjithëse vendi fiton gjithashtu të ardhura të huaja nga të qenit një parajsë fiskale. Mobiljet dhe rakia janë prodhime vendase. Duke qenë në një lartësi prej 1,023 m, ai është kryeqyteti më i lartë në Evropë dhe një vendpushim popullor skish. Emri Andorra la Vella do të thotë "Andorra qyteti", për ta dalluar atë nga Principata e Andorrës në tërësi. Edhe pse në katalanisht fjala vella (si frëngjisht vieille) rrjedh nga fjala latine vetula që do të thotë "i vjetër", Vella këtu (si frëngjisht ville dhe katalanisht vila) rrjedh nga fjala latine villa dhe do të thotë "qytet". Historia Vendi i Andorra la Vella është vendosur që para epokës së krishterë - veçanërisht nga fisi Andosin nga neoliti i vonë. Shteti është një nga Marca Hispanica e krijuar dhe mbrojtur nga Karli i Madh në shekullin e tetë si një tampon nga kolonët maure në Gadishullin Iberik. Vendbanimi i Andorra la Vella ka qenë qyteti kryesor i Andorrës që nga viti 1278 kur bashkë-princat francezë dhe episkopalët ranë dakord për një sundim të përbashkët. Qyteti i vjetër i Andorra la Vella - Barri Antic - përfshin rrugë dhe ndërtesa që datojnë nga kjo kohë. Ndërtesa e saj më e shquar është Casa de la Vall - e ndërtuar në fillim të shekullit të gjashtëmbëdhjetë - e cila ka qenë shtëpia parlamentare e shtetit që nga viti 1702. Andorra la Vella ishte, gjatë kësaj periudhe, kryeqyteti i një shteti kryesisht të izoluar dhe feudal, i cili ruajti pavarësia për shkak të këtij parimi të bashkësovranitetit. Deri në shekullin e njëzetë, zona përreth Andorra la Vella mbeti kryesisht e harruar. Pas trazirave politike në vitet 1930 dhe një përpjekje për grusht shteti nga Boris Skossyreff, u zhvillua një demokraci joformale. Në vitin 1993, kushtetuta e parë e vendit zyrtarizoi këtë demokraci parlamentare me degë ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të vendosura në Andorra la Vella. Gjatë kësaj periudhe, Andorra u zhvillua gjithashtu si një parajsë fiskale, duke rezultuar në ndërtimin e zyrave moderne bankare në Andorra La Vella. Qyteti zhvilloi gjithashtu objektet e tij të skijimit, në atë masë që Andorra la Vella ishte qyteti aplikues i Andorrës për Lojërat Olimpike Dimërore XXI, Lojërat Olimpike Dimërore 2010. Megjithatë, Andorra la Vella nuk u përzgjodh nga KOK si qytet kandidat, pas raportit të vlerësimit të një komisioni të KOK. Ajo gjithashtu priti lojërat e 1991 dhe 2005 të Shteteve të Vogla të Evropës. Gjeografia Andorra la Vella ndodhet në jugperëndim të Andorrës, në bashkimin e dy përrenjve malorë, Valira del Nord (Valira Veriore) dhe Valira de l'Orient (Valira Lindore), të cilat bashkohen për të formuar Gran Valira. Ngjitet me zonën urbane të Escaldes-Engordany. Qyteti është 1,023 metra mbi nivelin e detit. Klima Andorra la Vella ka një klimë oqeanike (Köppen: Cfb), me ditë të ngrohta dhe netë të freskëta në verë, dhe dimër të ftohtë dhe me borë. Kultura Qyteti është qendra kulturore e vendit, me Sallën e Ekspozitave Qeveritare që vepron si teatër dhe muze kryesor. Sheshi jashtë ndërtesës së parlamentit është gjithashtu vendndodhja e një sërë ngjarjesh dhe qyteti pret një festival muzikor çdo dimër. Gjuhët Gjuha zyrtare është katalanishtja, megjithëse fliten gjithashtu spanjisht, portugalisht dhe frëngjisht. Shumica e banorëve janë katolikë romak, me një jetëgjatësi të lartë mbi 80 vjet. Binjakëzimet Foix, Francë Lima, Peru Bogotá, Kolumbia. San Pol de Mar Spanjë Valls, Spanjë. Referime Lidhje të jashtme Qytete në Andorrë Kryeqytete në Evropë Kryeqytete të botës
9497
https://sq.wikipedia.org/wiki/Canillo
Canillo
Qytet dhe njësi adninistrative në Andorrë me një sipërfaqe prej 121 km2 dhe 3.707 banorë. Në përbërje të qytetitt hynë dhe fshatrat: Soldeu, Bordes d'Envalira, El Tarter, Sant Pere, Ransol, Els Plans, El Vilar, l'Armiana, l'Aldosa, El Forn, Prats, Meritxell, Molleres Andorrë
9499
https://sq.wikipedia.org/wiki/Encamp
Encamp
Vendbanim dhe njësi adninistrative në qendër të Andorrës me një sipërfaqe prej 74 km2 dhe 11.832 banorë. Enkampi (Encamp) ndodhet në një lartësi mbidetare prej afro 1300m . Në përbërje të qytetit hyjnë fshatrat: Encamp, le Tremat, la Mosquera, les Bons, Vila, le Pas de la Case, Grau Roig. Lidhje të jashtme Comú d'Encamp (Mairie) Pas de la Casa / Grau Roig Andorrë
9500
https://sq.wikipedia.org/wiki/Escaldes-Engordany
Escaldes-Engordany
Vendbanim dhe njësi administrative në jug-lindje të Andorrës me një sipërfaqe prej ? km2 dhe 7.264 banorë. Escaldes-Engordany deri në vitin 1978 ka qenë pjesë përbërëse e kryeqytetit të Andorrës, gjegjësish njësisë administrative Andorra la Vella. Në përbërje të qytetit hyjnë fshatrat: Escaldes, Engordany. Lidhje të jashtme Comu d'Escaldes-Engordany (Mairie) Caldea Foto Andorrë
9501
https://sq.wikipedia.org/wiki/La%20Massana
La Massana
Vendbanim dhe njësi adninistrative në perendim të Andorrës me një sipërfaqe prej 65 km2 dhe 7.264 banorë. Në La Massana gjendet maja më e lartë (2,942m lartësi mbidetare) në Principaten e Andorrës. Në përbërje të qytetit hyjnë fshatrat: Pal, Arinsal, Erts, Sispony, Anyós, L'Aldosa, Escàs, Xixerella, El Pui, Puiol del Piu, Mas de Ribafeta, La Massana. Lidhje të jashtme lamassana.ad Pal - Arinsal (skijim) Andorrë
9502
https://sq.wikipedia.org/wiki/Ordino
Ordino
Vendbanim dhe njësi adninistrative në veri-perendim të Andorrës me një sipërfaqe prej 89 km2 dhe 2.767 banorë. Në përbërje të qytetit hyjnë fshatrat: Ordino, Segudet, Sornas, Ansalonga, La Cortinada, Arans, Llorts, Les Salines, El Serrat, Arcalís Lidhje të jashtme Comú d'Ordino Harta e fshatit Vall d'Ordino (turizëm) Foto Andorrë
9503
https://sq.wikipedia.org/wiki/Sant%20Juli%C3%A0%20de%20L%C3%B2ria
Sant Julià de Lòria
Vendbanim dhe njësi adninistrative në jug-perëndim të Andorrës me një sipërfaqe prej 60 km2 dhe 8.313 banorë. Në përbërje të qytetit hyjnë fshatrat: Aixovall, Bissisarri, Fontaneda, Auvinyà, Aixirivall, Juberri, Nagol, Certers, Llumeneres Lidhje të jashtme Comú de Sant Julià de Lòria Kampi "de neu de la Rabassa" " de Chant Montserrat Caballé" Andorrë
9505
https://sq.wikipedia.org/wiki/John%20Adams
John Adams
Xhon Adams (30 tetor 1735 - 4 korrik 1826) ishte një jurist, autor, burrë shteti dhe diplomat amerikan. Ai shërbeu si Presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara (1797-1801), Zëvendëspresident i parë (1789-97), dhe si një nga Baballarët Themelues ishte një udhëheqës i pavarësisë amerikane nga Britania e Madhe. Adams ishte një teoricien politik në epokën e Iluminizmit që promovoi republikanizmin dhe një qeveri të fortë qendrore. Idetë e tij krijuese janë botuar shpesh. Ai ishte gjithashtu një mbajtës ditari dhe korrespondent i përkushtuar, veçanërisht me gruan dhe këshilltaren e tij kryesore Abigail. Ai bashkëpunoi me kushëririn e tij, udhëheqësin revolucionar Samuel Adams, por ai krijoi rëndësinë e tij para Revolucionit Amerikan. Pas masakrës së Bostonit, pavarësisht ndjenjave të ashpëra lokale anti-britanike, ai i bëri një mbrojtje të suksesshme ligjore edhe pse jo popullore, ushtarëve të akuzuar britanikë, i shtyrë nga përkushtimi i tij për të drejtën për avokat dhe "mbrojtjen e pafajësisë". Si një delegat nga Massachusetts në Kongresin Kontinental, Adams luajti një rol kryesor në bindjen e Kongresit për të shpallur pavarësinë. Ai ndihmoi Tomas Xheferson në hartimin e Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776, dhe ishte shtytësi kryesor i saj në Kongres. Si diplomat në Evropë, ai ndihmoi të negociojë marrëveshjen eventuale paqësore me Britaninë e Madhe, dhe mori kredi vitale qeveritare nga bankierët në Amsterdam. Adams ishte autori kryesor i Kushtetutës së Massachusetts në vitin 1780, e cila ndikoi teorinë politike amerikane, ashtu si edhe punimi i tij i mëparshëm "Mendime mbi qeverisjen" (1776). Kredencialet e Adams si një revolucionar i siguruan atij dy mandate si zëvendëspresident i Presidentit George Washington (1789-1797) dhe gjithashtu zgjedhjen e tij në vitin 1796, si presidenti i dytë. Në mandatin e tij të vetëm si president, ai hasi kritika të ashpra nga republikanët xhefersonianë, si dhe fraksioni dominues në Partinë e tij Federaliste, të udhëhequr nga rivali i tij Alexander Hamilton. Adams nënshkroi Aktet e diskutueshëm Të huajt dhe Rebelimi, rindërtoi ushtrinë dhe marinën detare përballë një "pothuaj-lufte" të padeklaruar detare me Francën. Realizimi i madh i presidencës së tij ishte një zgjidhje paqësore e konfliktit përballë kundërshtimit Hamiltonit. Për shkak të pozicionit të tij të fortë në mbrojtje, Adams është "quajtur shpesh babai i Marinës amerikane". Ai ishte presidenti i parë së SHBA që qëndroi në rezidencën e ekzekutivit, e njohur tani si Shtëpia e Bardhë. Në 1800, Adams humbi rizgjedhjen ndaj Tomas Xhefersonit, dhe jetoi në pension në Massachusetts. Ai përfundimisht rifilloi miqësinë e tij me Xhefersonin kur ky i fundit doli në pension duke iniciuar një korrespondencë që zgjati katërmbëdhjetë vjet. Ai dhe gruaja e tij krijoi një familje politikanësh, diplomatësh dhe historianësh të referuara tani si familja politike Adams. Adams ishte babai i John Quincy Adams, Presidenti i gjashtë i Shteteve të Bashkuara. Ai vdiq në pesëdhjetë vjetorin e miratimit të Deklaratës së Pavarësisë. Historianët moderne në tërësi e kanë renditur administratën e tij në mënyrë të favorshme. Politikanë amerikanë Kryetarë të ShBA-ve Lindje 1735 Vdekje 1826
9508
https://sq.wikipedia.org/wiki/James%20Monroe
James Monroe
James Monroe lindi më 28 prill 1758 në Westmoreland County, Virginia; vdiq më 4 korrik 1831 në New York. Ishte i pesti President i ShBA-ve (1817-1825). Politikanë amerikanë Kryetarë të ShBA-ve Lindje 1758 Vdekje 1831
9514
https://sq.wikipedia.org/wiki/John%20Quincy%20Adams
John Quincy Adams
John Quincy Adams lindi më 11 korrik 1767 në Braintree (prej 1792: Quincy) në Massachusetts; vdiq më 23 shkurt 1848 në Washington D. C., ishte Politikan i ShBA dhe i gjashti President i ShBA prej 4 mars 1825 deri më 4 mars 1829 dhe i biri Presidentit John Adams. Politikanë amerikanë Kryetarë të ShBA-ve Lindje 1767 Vdekje 1848
9516
https://sq.wikipedia.org/wiki/Andrew%20Jackson
Andrew Jackson
Andrew Jackson lindi më 15 mars 1767 in Waxhaw, South Carolina; vdiq më 8 qershor 1845 afër Nashville, Tennessee, ishte prej 1829 deri 1837 i shtati President të ShBA dhe është themeluesi i Partiës demokratike të ShBA. Politikanë amerikanë Kryetarë të ShBA-ve Lindje 1767 Vdekje 1845
9517
https://sq.wikipedia.org/wiki/Karolina%20e%20Jugut
Karolina e Jugut
Karolina e Jugut (anglisht: South Carolina; ) është një nga 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ndodhet në juglindje të vendit. Kryeqytet i saj është Kolumbia, ndërsa qyteti më i madh është Charleston. Fillimisht pjesë e Provincës së Karolinës, Provinca e Karolinës së Jugut ishte i pari nga Trembëdhjetë Kolonitë që shpalli pavarësinë nga Kurora Britanike gjatë Revolucionit Amerikan. Kolonisë iu dha emëri nga Mbreti Charles II i Anglisë në nderim të babait të tij, Charles I (Charles në latinisht është Carolus). Karolina e Jugur ishte shteti i 8-të që ratifikoi Kushtetutën Amerikane më 23 maj 1788 dhe i pari që ratifikoi Nenet e Konfederatës. Karolina e Jugut më vonë u bë shteti i parë për të votuar për shkëputje nga Bashkimi më 20 dhjetor 1860. Ajo u ripranuar në Shtetet e Bashkuara më 9 korrik 1868. Karolina e Jugut është shteti i 40-të për nga sipërfaqja dhe i 24-ti për nga popullsia ndër 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Karolina e Jugut përbëhet nga 46 qarqe. Historia Gjeografia Karolina e Jugut kufizohet në veri nga Karolina e Veriut, në jug dhe në perëndim nga Xhorxhia, nëpërmjet lumit Savannah, dhe në lindje nga Oqeani Atlantik. Kryeqytet i Karolinës së Veriut është Kolumbia, ndërsa qyteti më i madh është Charleston. Qytete të tjerë të mëdhenj janë: North Charleston, Greenville, Spartanburg. Karolina e Jugut është i përbërë nga pesë zona gjeografike, kufijtë e të cilave janë afërsisht paralel me bregdetin e Atlantikut. Në pjesën juglindore të shtetit është Ultësira Bregdetare, e cila mund të ndahen në Ultësirën e jashtme dhe Ultësirën e brendshme Bregdetare. Nga veriu në jug bregdeti është i ndarë në tri zona të veçanta, Bregu i Madh, Grykëderdhja e Lumit Santee, dhe Ishujt e Detit. Më tej në brendësi janë, Kodrat e Rërës (Sandhills), që janë duna të lashta rëre të mbetura që nga koha kur aty ishte bregdeti i Karolinës së Jugut miliona vite më parë. Zona e tretë është Vija e Rënies, e cila shënon kufirin e lumenjve të lundrueshëm, që rrjedhin përgjatë kufirit të Kodrave të Rërës. Piedmonti, që ka kodrina dhe baltë të kuqe. Në qoshen veriperëndimore të shtetit janë Malet Blue Ridge, rajoni më i vogël gjeografik në shtet. Vija bregdetare e shtetit përbëhet nga shumë këneta të kripura dhe laguna, si dhe nga porte natyrorë si Georgetown dhe Charleston. Një tipar i pazakontë i fushës bregdetare është një numër i madh i gjireve të Karolinës, origjina e të cilave është e paqartë. Gjiret priren të jenë ovale, të rreshtuar në një orientim veriperëndim-juglindje. Terreni është i sheshtë dhe toka është e përbërë tërësisht nga sedimente të tilla si rërë, baltë dhe gurë. Zonat me kullim më të mirë kanë toka bujqësore të shkëlqyera, megjithëse disa toka janë moçalore. Zonat natyrore të bregdetit janë pjesë e rajonit ekologjik pyjor bregdetar të Atlantikut të Mesëm. Në perëndim të bregdetit është rajoni i Kodrave të Rërës. Kodrat e Rërës janë mbetjet e dunave bregdetare nga një kohë kur toka ishte e mbuluar nga oqeani. Rajoni i Piedmontit (Shteti i Sipërm) përmban rrënjët e një zinxhiri të lashtë malor. Ai është përgjithësisht kodrinor, me një shtresë të hollë balte të kuqe të fortë, dhe ka fare pak fusha të përshtatshme për bujqësi. Pjesa më e madhe e Piedmontit dikur ishte kultivuar, me pak sukses. Ajo është ripyllëzuar tani. Këto pyje janë pjesë e rajonit ekologjik të pyjeve të përziera Juglindore. Në kufirin juglindor të Piedmontit ndodhet Vija e Rënies, ku lumenjtë bien në fushën bregdetare. Vija e Rënies ishte një burim i rëndësishëm i hershëm i fuqisë ujore. Punishtet e ndërtuara për të shfrytëzuar këtë burim nxitën rritjen e disa qytete, duke përfshirë kryeqytetin, Kolumbia. Lumenjtë më të mëdhenj janë të lundrueshëm deri në Vijën e Rënies, duke siguruar një rrugë tregtie për këto qytete. Pjesa veriperëndimore e Piedmontit është i njohur edhe si ultësira rrëzë kodrave. Rruga Cherokee është një rrugë piktoreske në këtë zonë. Këtu ndodhet Parku Shtetëror Tryeza e Gurtë. Rajoni Blue Ridge, që ndodhet në një lartësi më të madhe përmban një rrëpirë të maleve Blue Ridge, të cilat vazhdojnë në Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia, si pjesë e zinxhirit të Apalasheve jugore. Mali Sassafras, pika më e lartë Karolinës së Jugut (1.090 m) ndodhet në këtë zonë. Gjithashtu në këtë zonë ndodhet Parku Shtetëror i Kokës së Qezarit. Mjedisi këtu është ai i rajonit ekologjik të pyjeve të Appalachian-Blue Ridge. Lumi Chattooga, që ndodhet në kufirin mes Karolinës së Jugut dhe Xhorxhias, për aktivitete turistike të lundrimit me lundërza. Liqenet Karolina e Jugut ka disa liqene të mëdhenj qe mbulojnë mbi 1770 km2: Liqeni Marion Liqeni Strom Thurmond Liqeni Moultrie Liqeni Hartwell Liqeni Murray Liqeni Russell Liqeni Keowee Liqeni Wylie Liqeni Wateree Liqeni Greenwood Liqeni Jocassee Klima Karolina e Jugut ka një klimë të lagësht subtropikale, megjithëse zonat e larta në pjesën e sipërme të shtetit që quhet Upstate ose Upcountry kanë më pak karakteristika subtropikale sesa zonat në bregdetin Atlantik. Në verë, Karolina e Jugut është e nxehtë dhe e lagësht me temperatura të ditës që arrijnë mesatarisht 30-34 °C në shumicën e pjesës së poshtme të shtetit dhe gjatë natës mesatarisht 21-23 °C në bregdet dhe 19-23 °C në brendësi. Temperaturat e dimrit janë shumë më pak uniforme në Karolinën e Jugut. Zonat bregdetare të shtetit kanë dimra shumë të butë me temperatura të larta që i afrohen një mesatareje prej 16 °C dhe temperatura të ulëta ditore në 5-8 °C. Në brendësi, temperstura mesatare më e ulët në janar është rreth 0 °C në Kolumbia dhe nën zero në Upstate. Ndërsa ssasia e reshjeve është e bollshme gjatë vitit pothuajse në tërë shtetin. Bregdeti tenton të ketë një verë pak me më shumë lagështirë, ndërsa në brendësi, marsi ka tendencë të jetë muaji më i lagësht dhe dimëri sezoni më i thatë, me nëntorin muajin më të thatë. Temperatura më e lartë e regjistruar është 45 °C në Johnston dhe Kolumbia më 29 qershor 2012 dhe temperatura më e ulët është regjistruar -28 °C në Caesars Head më 21 janar 1985. Dëbora në Karolinën e Jugut është disi e pazakontë në shumicën e shtetit, ndërsa në zonat bregdetare bie më pak se 2,5 cm në vit mesatarisht. Nuk është e pazakontë për zonat përgjatë bregdetit (sidomos bregdetin jugor) që të mos kenë dëborë fare gjatë vitit. Në brendësi bie pak më shumë dëborë, megjithatë askund në shtet nuk bie më shumë se 30 cm dëborë mesatarisht në vit. Malet e Karolinës së Jugut veriperëndimore kanë tendencë të kenë dëborë më të konsiderueshme. Shiu i ngrirë dhe akulli kanë tendencë të jenë më të zakonshme se bora. Urat rrugore në Karolinën e Jugut kanë tabela paralajmëruese "Ura ngrin para se të ngrijë rruga". Demografia Ekonomia Sipas Byrosë së Analizave Ekonomike të Shteteve të Bashkuara prodhimi i përgjithshëm bruto i Karolinës së Jugut në vitin 2007 ishte 153 miliard dollarë. Industria në Karolinën e Jugut përfshin prodhimet tekstile, kimike, letrën, makineri, automobilët, pjesët ndërrimit për automjete, dhe turizmin. Bujqësia dhe blegtoria përfshin duhanin, pulat, gjedhet, derrat dhe prodhimet e qumështit. Shumë korporata të mëdha janë zhvendosur në Karolinën e Jugut. DOMTAR, që ndodhet në Rock Hill është e vetmja kompani ndër 500 më të mëdhatë në SHBA me qendër në Karolinën e Jugut. SCANA, Sonoco Products dhe ScanSource janë ndër 1000 kompanitë më të mëdha në SHBA, me qendër në Karolinën e Jugut. Karolina e Jugut gjithashtu ka përfituar nga investimet e huaja. Ka 1.950 kompani të huaja që veprojnë në Karolinën e Jugut duke punësuar pothuajse 135.000 punonjës, midis të cilave BMW, Michelin, Siemens etj.. Investimet e Huaja Direkte (IHD) sollën 1,06 miliard dollarë për ekonominë e shtetit në vitin 2010. Që nga viti 1994, BMW ka pasur një uzinë prodhimi në Spartanburg. Kultura Referime Shtetet Federale të Amerikës
9518
https://sq.wikipedia.org/wiki/Tenesi
Tenesi
Tennessee ( , ), zyrtarisht Shteti i Tenesit, është një shtet në rajonin Juglindor të Shteteve të Bashkuara. Tenesi është i 36-ti më i madhi sipas sipërfaqes dhe i 16-ti më i populluari nga 50 shtetet. Kufizohet nga Kentaki në veri, Virxhinia në verilindje, Karolina e Veriut në lindje, Xhorxhia, Alabama dhe Misisipi në jug, Arkansas në jugperëndim dhe Mizuri në veriperëndim. Tenesi është i ndarë gjeografikisht, kulturalisht dhe ligjërisht në tre Ndarje të Mëdha, lindor, mesëm dhe perëndimor. Nashville është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i shtetit, dhe ankoron zonën e tij më të madhe metropolitane. Qytetet e tjera të mëdha përfshijnë Memphis, Knoxville, Chattanooga, dhe Clarksville. Sipas regjistrimit të vitit 2020, popullsia e Tenesit është afërsisht 6.9 milion. Emri i tij rrjedh nga "Tanasi", një qytet çeroki në pjesën lindore të shtetit që ekzistonte përpara vendbanimit të parë evropiano-amerikan. Tenesi ishte fillimisht pjesë e Karolinës së Veriut dhe më vonë Territorit Jugperëndimor, përpara pranimit të tij në Bashkim si shteti i 16-të më 1 qershor 1796. Ai fitoi pseudonimin "Shteti Vullnetar" në fillim të historisë së tij për shkak të një tradite të fortë të shërbimit ushtarak. Deri në Luftën Civile Amerikane, Tenesi ishte i ndarë politikisht, me pjesët e tij perëndimore dhe të mesme që mbështesnin Konfederatën dhe rajonin lindor që ushqente ndjenja pro-Bashkimit. Si rezultat, Tenesi ishte shteti i fundit që u shkëput dhe i pari i ripranuar në Bashkim pas luftës. Gjeografia Demografia Ekonomia Kultura Referime Shtetet Federale të Amerikës
9521
https://sq.wikipedia.org/wiki/Astrid%20Lindgren
Astrid Lindgren
Astrid Anna Emilia Lindgren eshte shkrimtare e shquar suedeze. Biografia Astrid Lindgren u lind me 14 nentor 1907. Gjate shkollimit ishte shquar si nxenese e mire. Përveq si shkrimtare ajo punoi edhe si redaktore. Kryevepra e saj Pipi Çoropëgjata eshte perkthyer ne 30 gjuhe te botes. Ky liber eshte bere edhe film. Personazh kryesor ka qene vajza me emrin Pipi. Pipi ishte vajze e jashtezakonshme dhe e fuqishme. Ne duele gjithmon Pipi ka qene fituese madje edhe me njeriun me te forte ne bote. Astrid Lindgren vdiq me 28 janar te vitit 2002. Vepra Britt-Marie lättar sitt hjärta, 1944. Pipi Çorapegjata (Pippi Långstrump), 1945. Mästerdetektiven Blomkvist, 1946. Alla vi barn i Bullerbyn, 1947. Pippi Långstrump i Söderhavet, 1948. Mera om oss barn i Bullerbyn, 1949. Nils Karlsson-Pyssling, 1949. Kajsa Kavat, 1950. Mästerdetektiven Blomkvist lever farligt, 1951. Bara roligt i Bullerbyn, 1952. Kalle Blomkvist och Rasmus, 1953. Mio, min Mio, 1954. Rasmus på luffen, 1956. Rasmus. Pontus och Toker, 1957. Barnen på Bråkmakargatan, 1958. Sunnanäng, 1959. Madicken, 1960. Lotta på Bråkmakargatan, 1961. Emil i Lönneberga, 1963. Vi på Saltkråkan, 1964. Bröderna Lejonhjärta, 1973. Ronja Rövardotter, 1981. Hujedamej och andra visor av Astrid Lindgren, 1991. Shih edhe Pipi Çorapegjata Burimet Astrid Lindgren – en levnadsteckning. Margareta Strömstedt. Stockholm, Rabén & Sjögren, 1977. Paul Berf, Astrid Surmatz (ed.): Astrid Lindgren. Zum Donnerdrummel! Ein Werk-Porträt. Zweitausendeins, Frankfurt 2000 Vivi Edström: Astrid Lindgren. Im Land der Märchen und Abenteuer. Oetinger, Hamburg 1997 Maren Gottschalk: Jenseits von Bullerbü. Die Lebensgeschichte der Astrid Lindgren. Beltz & Gelberg, Weinheim 2006 Jörg Knobloch (ed.): Praxis Lesen: Astrid Lindgren: A4-Arbeitsvorlagen Klasse 2–6, AOL-Verlag, Lichtenau 2002 Sybil Gräfin Schönfeldt: Astrid Lindgren. 10. ed., Rowohlt, Reinbek 2000 Margareta Strömstedt: Astrid Lindgren. Ein Lebensbild. Oetinger, Hamburg 2001 Astrid Surmatz: Pippi Långstrump als Paradigma. Die deutsche Rezeption Astrid Lindgrens und ihr internationaler Kontext. Francke, Tübingen, Basel 2005 Metcalf, Eva-Maria: Astrid Lindgren. New York, Twayne, 1995 Shkrimtarë suedezë Lindje 1907 Vdekje 2002
9523
https://sq.wikipedia.org/wiki/%C3%87arls%20Dikens
Çarls Dikens
Charles John Huffam Dickens (sqt.: Çarls Dikens; 7 shkurt 1812 - 9 qershor 1870) ishte një shkrimtar dhe kritik social anglez. Ai krijoi disa nga personazhet imagjinar më të njohur në botë dhe konsiderohet nga shumë si romancieri më i madh i epokës viktoriane. Veprat e tij gëzonin popullaritet të paparë gjatë jetës së tij dhe, në shekullin e 20-të, kritikët dhe studiuesit e kishin njohur atë si një gjeni letrar. Romanet dhe tregimet e tij të shkurtra lexohen gjerësisht sot. I lindur në Portsmouth, Dickens la shkollën në moshën 12 vjeçare për të punuar në një fabrikë çizmesh kur babai i tij u burgos në një burg të borxhlinjve. Pas tre vjetësh ai u kthye në shkollë, para se të fillonte karrierën e tij letrare si gazetar. Dickens botoi një revistë javore për 20 vjet, shkroi 15 romane, pesë novela, qindra tregime të shkurtra dhe artikuj jo-fiktive, ligjëroi dhe lexoi gjerësisht, ishte një shkrues i palodhshëm letrash dhe bëri fushatë energjike për të drejtat e fëmijëve, për arsimin dhe për reforma të tjera sociale. Suksesi letrar i Dickens filloi me botimin serial të The Pickwick Papers në vitin 1836, një fenomen botues - falë prezantimit të personazhit Sam Weller në episodin e katërt - që ndezi mallrat dhe spin-off të Pickwick. Brenda pak vitesh Dickens ishte bërë një personazh i famshëm letrar ndërkombëtar, i famshëm për humorin, satirën dhe vëzhgimin e mprehtë të karakterit dhe shoqërisë. Romanet e tij, shumica e tyre të botuara në këste mujore ose javore, ishin pionierët e botimit serial të trillimeve narrative, i cili u bë mënyra dominuese viktoriane për botimin e romaneve. Përfundimet e Cliffhanger në botimet e tij serike i mbanin lexuesit në pezullim. Formati i kësteve i lejoi Dikensit të vlerësonte reagimin e audiencës së tij, dhe ai shpesh e modifikonte komplotin e tij dhe zhvillimin e karakterit bazuar në reagime të tilla. Për shembull, kur kiropodisti i gruas së tij shprehu shqetësimin se si Miss Mowcher në David Copperfield dukej se pasqyronte aftësitë e saj të kufizuara, Dickens e përmirësoi karakterin me karakteristika pozitive.[7] Komplotet e tij u ndërtuan me kujdes dhe ai shpesh gërsheti elemente nga ngjarjet aktuale në narrativat e tij. Masat e të varfërve analfabetë do të paguanin individualisht një gjysmë qindarke për t'u lexuar çdo episod të ri mujor, duke hapur dhe frymëzuar një klasë të re lexuesish. Novela e tij e vitit 1843 A Christmas Carol mbetet veçanërisht popullore dhe vazhdon të frymëzojë përshtatje në çdo zhanër artistik. Oliver Twist dhe Great Expectations gjithashtu përshtaten shpesh dhe, si shumë prej romaneve të tij, ngjallin imazhe të Londrës së hershme viktoriane. Romani i tij i vitit 1859 A Tale of Two Cities (i vendosur në Londër dhe Paris) është vepra e tij më e njohur e trillimeve historike. I famshëm më i famshëm i epokës së tij, ai ndërmori, në përgjigje të kërkesës së publikut, një seri turne leximi publik në pjesën e mëvonshme të karrierës së tij. Termi Dikensian përdoret për të përshkruar diçka që të kujton Dikensin dhe shkrimet e tij, të tilla si kushtet e këqija sociale ose të punës, ose personazhet komikisht të neveritshëm. Jeta e hershme Charles Dickens lindi më 7 shkurt 1812 në Landport, një rrethinë të Portsmouth, i dyti prej gjithsej 8 fëmijëve të John dhe Elizabeth Dickens. Babai i tij ishte një punonjës në zyrën e pagesave detare. Ai kaloi fëmijërinë në Catham-Kent. Ishte romancieri më popullor në gjuhën angleze i të quajtur Epokës Viktoriane .Ai ka krijuar disa nga personazhet më domethënëse e portretizuese të letërsisë, me temë sociale drejtimin e reformës në të gjithë punën e tij. Popullaritetit të vazhdueshëm të romaneve të tij dhe tregimet e shkurtra është e tillë që librat e tij skanë dalë kurrë jashtë printimit madje janë bërë dhe filma në kinema. Pjesa më e madhe e punës së tij të parë në shtypin periodik dhe revista në formë e serive, një mënyrë të popullarizuara të botimit trillim në kohë. Vdekja Më 8 qershor 1870, Dikens pësoi një goditje tjetër në shtëpinë e tij pas një pune të plotë në Edwin Drood. Ai kurrë nuk u rikthye në vetëdije, dhe të nesërmen, pesë vjet deri në ditën pas rrëzimit të hekurudhës Staplehurst, ai vdiq në Gads Hill Place. Biografi Claire Tomalin ka sugjeruar se Dikens ishte në të vërtetë në Peckham, kur ai pësoi goditje, dhe zonja e tij Ellen Ternan dhe shërbëtoret e saj e kishin kthyer atë në Gadin Hill kështu që publiku nuk do të dinte të vërtetën rreth marrëdhënies së tyre. Ndryshe nga dëshira e tij për t'u varrosur në Katedralen e Rochester "në një mënyrë të lirë, të paqëndrueshme dhe rreptësisht private", ai u preh në Poets' Corner të Westminster Abbey. Një epitaf i shtypur që qarkulloi në kohën e varrimit thotë: Një letër nga Dickens drejtuar Nëpunësit të Privy Council në mars tregon se atij i ishte ofruar dhe kishte pranuar një baronetizëm, i cili nuk ishte marrë parasysh përpara vdekjes së tij. Fjalët e tij të fundit ishin "Në tokë", në përgjigje të kërkesës së kunatës së tij Georgina që ai të shtrihej. Të dielën, 19 qershor 1870, pesë ditë pasi Dickens u varros në Abbey, Dekani Arthur Penrhyn Stanley mbajti një elegji përkujtimore, duke lavdëruar "humoristin gjenial dhe të dashur për të cilin ne tani vajtojmë", sepse tregoi me shembullin e tij "se edhe në trajtimin e skenave më të errëta dhe personazheve më të degraduar, gjeniu mund të ishte ende i pastër, dhe gëzimi mund të jetë i pafajshëm”. Duke treguar lulet e freskëta që stolisnin varrin e romancierit, Stanley siguroi të pranishmit se "vendi do të ishte që tani një vend i shenjtë si me Botën e Re ashtu edhe me të Vjetër, si ai i përfaqësuesit të letërsisë, jo vetëm të këtij ishulli, por të të gjithë ata që flasin gjuhën tonë angleze.” Në testamentin e tij, të hartuar më shumë se një vit para vdekjes së tij, Dickens ia la kujdesin e pasurisë së tij prej £80,000 (£8,143,500 më 2021) kolegut të tij të vjetër John Forster dhe "mikut të tij më të mirë dhe më të vërtetë" Georgina Hogarth. , së bashku me dy djemtë e Dikensit, morën gjithashtu një shumë pa taksa prej 8,000 £ (ekuivalente me 814,000 £ në 2021).[156] Megjithëse Dickens dhe gruaja e tij ishin ndarë për disa vite në kohën e vdekjes së tij, ai i siguroi asaj një të ardhur vjetore prej £600 (£61,100 në 2021) dhe i bëri asaj pagesa të ngjashme në testamentin e tij. Ai gjithashtu la trashëgim £19 19s (£2,000 në 2021) për çdo shërbëtor në punësimin e tij në kohën e vdekjes së tij. Punimet Romanet Dickens botoi mbi një duzinë novela dhe novela kryesore, një numër të madh tregimesh të shkurtra, duke përfshirë një numër tregimesh me temën e Krishtlindjes, një pjesë të vogël dramash dhe disa libra jo-fiktive. Romanet e Dikensit fillimisht u serializuan në revista javore dhe mujore, më pas u ribotuan në formate standarde të librave. The Pickwick Papers (The Posthumous Papers of the Pickwick Club; monthly serial, April 1836 to November 1837) Oliver Twist (The Adventures of Oliver Twist; monthly serial in Bentley's Miscellany, February 1837 to April 1839) Nicholas Nickleby (The Life and Adventures of Nicholas Nickleby; monthly serial, April 1838 to October 1839) The Old Curiosity Shop (weekly serial in Master Humphrey's Clock, April 1840 to November 1841) Barnaby Rudge (Barnaby Rudge: A Tale of the Riots of Eighty; weekly serial in Master Humphrey's Clock, February to November 1841) A Christmas Carol (A Christmas Carol in Prose: Being a Ghost-story of Christmas; 1843) Martin Chuzzlewit (The Life and Adventures of Martin Chuzzlewit; monthly serial, January 1843 to July 1844) The Chimes (The Chimes: A Goblin Story of Some Bells That Rang an Old Year Out and a New Year In; 1844) The Cricket on the Hearth (The Cricket on the Hearth: A Fairy Tale of Home; 1845) The Battle of Life (The Battle of Life: A Love Story; 1846) Dombey and Son (Dealings with the Firm of Dombey and Son: Wholesale, Retail and for Exportation; monthly serial, October 1846 to April 1848) The Haunted Man (The Haunted Man and the Ghost's Bargain: A Fancy for Christmas-time; 1848) David Copperfield (The Personal History, Adventures, Experience and Observation of David Copperfield the Younger of Blunderstone Rookery [Which He Never Meant to Publish on Any Account]; monthly serial, May 1849 to November 1850) Bleak House (monthly serial, March 1852 to September 1853) Hard Times (Hard Times: For These Times; weekly serial in Household Words, 1 April 1854, to 12 August 1854) Little Dorrit (monthly serial, December 1855 to June 1857) A Tale of Two Cities (weekly serial in All the Year Round, 30 April 1859, to 26 November 1859) Great Expectations (weekly serial in All the Year Round, 1 December 1860 to 3 August 1861) Our Mutual Friend (monthly serial, May 1864 to November 1865) The Signal-Man (1866), first published as part of the Mugby Junction collection in the 1866 Christmas edition of All the Year Round. The Mystery of Edwin Drood (monthly serial, April 1870 to September 1870), mbeti e papërfunduar për shkak të vdekjes së Dickens Referime Referime Lexim më tutje Bradbury, Nicola, Charles Dickens' Great Expectations (St. Martin's Press, 1990) Douglas-Fairhurst, Robert, "Becoming Dickens 'The Invention of a Novelist'", London: Harvard University Press, 2011 Johnson, Edgar, Charles Dickens: his tragedy and triumph, New York: Simon and Schuster, 1952. In two volumes. Manning, Mick & Granström, Brita, Charles Dickens: Scenes From An Extraordinary Life'', Frances Lincoln Children's Books, 2011. Lindje 1812 Vdekje 1870 Shkrimtarë anglezë
9524
https://sq.wikipedia.org/wiki/Oliver%20Twist
Oliver Twist
Oliver Tuist (ang: Oliver Twist) është një roman i Charles Dickens i cili tregon për një jetim që kalon .Libri "Oliver Twist" synon të paraqes jetën e mijërave fëmijëve të pastrehë dhe pa të ardhme. Ai u frymëzua nga shumë jetimë që përballeshin me jetën e vështirë në Angli, në një vend ku nuk kishte aspak ligj e rregull, mbizotëronte krimi dhe padrejtësia. Personazhet kryesorë Oliver Tuisti – personazhi kryesor i veprës Z. Bambël – një nga këshilltarët e shtëpisë së punës (workhouse) Z. Saurberi/Znj. Saurberi – sipërmarrës varresh i cili e blen Oliverin për 5 paund/gruaja e tij Z. Braunlou – njeriu që merr Oliverin në shtëpi të kujdeset për të Fagin (Çifuti) – udhëheqësi i një grupi fëmijësh që i mëson të vjedhin njerëz.Ai ishte i dashur me Oliverin. (Batakçiu) – djali më i zgjuar i grupit të Çifutit Nensi – një nga anëtarët e Çifutit, si dhe e dashura e Bill Sajksit Bill Sajks – një hajdut profesionist që zotëron grupin e Çifutit bashkë me të Noa Klajpol – një nga nxënesit e z. Saurberi, më vonë i bashkohet grupit të Çifutit Ngjarja Mes shumë ndërtesave në Angli, ishte një shtëpi pune e cila përdorej për fëmijët në nevojë, ku nuk kishin vend për të qëndruar apo fjetur. Aty lindi Oliver Tuisti, por gjatë lindjes i vdes e ëma dhe mbetet pa asnjeri të afërm në botë që të kujdeset për të. Kështu, atë e transferojnë në një fermë ku do ta kalojë gjysmëfëmijërinë e tij. Me kalimin e viteve, pasi mbush nente vjec,Oliveri bëhet një djalë i hollë e i zbehtë. Në këtë moshë e merr Z. Bambël i cili e rikthen në shtëpinë e punës dhe e vendos mes fëmijëve të tjerë të cilët kishin po të njëjtin fat. Ata nuk u jepnin rroba të ngrohta apo ushqim të mjaftueshëm, edhe pse punonin shumë rëndë. Për çdo vakt ushqeheshin me nga një gjysmë tasi qull, ndërsa të dielave vetëm nga një copë bukë. Një ditë, fëmijët bënë plan që të zgjedhin njërin prej tyre që t’i kundërshtojë dhe t’ju shërbehej më shumë ushqim, kështu u zgjodh Oliveri. Pasi hëngrën atë gjysmë tasi, Oliveri u ngrit në këmbë dhe shkoi tek kryeshefi ku kërkon pak më shumë. Ai e shikon me habi dhe e godet me lugën që kishte në dorë. Ky u bë shkaku që ditën e nesërme në portat e shtëpisë së punës të vendosej një lajmërim ku thuhej se Oliveri ishte në shitje për pesë paund. Po atë ditë z. Bambël takon z. Saurberi  tek portat dhe e pyet nëse do të ishte i interesuar për të. Z. Sauberi ishte një varrmihës (sipërmarrës varresh) i cili vishej me të zeza dhe bënte arkivole për fëmijët e shtëpisë së punës të cilët vdisnin. Ai e merr Oliverin në shtëpinë e tij ku e vendos që të punojë për të. Pasi e çon në shtëpi, gruaja e tij sillet në mënyrë mizore me Oliverin dhe e trajton si një qen. Ajo e detyron të flejë në një arkivol të vjetër poshtë në bodrum dhe i jep për të ngrënë ushqimin e mbetur të qenit të tyre. Me kalimin e kohës, Oliveri me punën që bënte fillon ta fitojë besimin dhe simpatinë e z. Saurberi, por ai kishte edhe një djalosh tjetër të cilin e kishin marrë në të njëjtën mënyrë si Oliverin. Ai quhej Noa dhe kërkonte të ishte i pari dhe vetëm në qendër të shtëpisë së tyre, mirëpo kur e vëren që z. Saurberi e shikonte vetëm Oliverin dhe i bënte lëvdata, fillon ta urrejë Oliverin dhe për çdo ditë e fyente me fjalë të ashpra për familjen e tij që e kishin braktisur. Një ditë, arriti kulmi i durimit për Oliverin dhe fillon ta gjuajë me grushta Noan. Ai bërtet me të madhe dhe e dëgjojnë z/znj. Saurberi të cilët e kapin Oliverin dhe e dënojnë për një kohë të shkurtër. Oliveri arrin t’ia mbath nga ajo familje dhe nis një rrugë të gjatë për në Londër, krejt i vetëm me vetëm një palë rroba të cilat ishin pothuajse të grisura. Gjatë rrugës troket nëpër shtëpi të ndryshme që i dilnin përpara sa për të kaluar natën, por asnjëra nuk ia hapte derën. Pas një rruge shumë të gjatë e të stërlodhshme e lëshojnë këmbët dhe rrëzohet para derës së një plake, e cila nuk shihte dot mirë. Ajo e merr një natë në shtëpinë e saj, i jep për të ngrënë dhe për të pirë dhe të nesërmen niset përsëri për rrugë. Kështu, ai arrin në Londër dhe shtrihet pranë një dyqani të braktisur, vetëm vëzhgonte njerëzit, nuk njihte askënd. Më vonë, e sheh një hajdut xhepash dhe e çon në grupin e tij, ku udhëhiqej nga Çifuti. Ai jetonte në një vend të braktisur dhe kishte disa fëmijë jetimë të cilët i mësonte të vidhte njerëz dhe të nxirrnin bukën e gojës. Nga gjithë ajo kohë, ai kishte vjedhur mjaft stoli, byzylyqe dhe ora të arta të cilat i ruante poshtë dyshemesë, dhe askush nuk dinte për ato. Ai e trajtonte Oliverin si fëmijë të tij dhe dëshironte ta mësonte si fëmijët e tjerë. Për çdo natë, ata luanin një lojë ku Çifuti luante rolin e një kalimtari të thjeshtë, ndërsa fëmijët mundoheshin t’i vidhnin xhepat. Mirëpo Oliveri nuk e kuptonte, deri në momentin kur Çifuti i jep leje të dalë për gjah me fëmijët e tjerë. Dy fëmijë dhe Oliveri shohin një njeri i cili po lexonte një libër në një librari dhe i fusin dorën në xhep për t’i marrë portofolin, mirëpo ai i vëren dhe dy fëmijët e tjerë ia mbathin me të katra, ndërsa Oliveri tmerrohet kur e shikon dhe bëhet pjesë e lojës së tyre, fillon të vrapojë dhe e gjithë turma i vihet pas ngase mendojnë se ai kishte vjedhur, por Oliveri nuk ishte aq i shkathtë sa dy fëmijët e tjerë. Atë e kap njeriu të cilin e kishin vjedhur (z. Braunlou) dhe e çon në gjykatë të shtetit për ta dënuar, por për fat të mirë, pronari i librarisë kishte parë gjithçka dhe i tregon të vërtetën gjykatësit, se Oliveri ishte i pafajshëm. Kur e kupton këtë z. Braunlou dhe merr vesh që Oliveri është i pastrehë, i vie keq për të dhe e çon në shtëpinë e tij ku do të kujdeset për të. Ai i jep rroba të reja e të pastra dhe këpucë që nuk i kishte imagjinuar kurrë, ndërsa rrobat e vjetra e të grisura filloi t’i djegë me gruan e z. Braunlou. Z. Braunlou mirrej me shkrime dhe kishte një dhomë të mbushur përplot me libra. Në anën tjetër Çifuti fillon të tërbohet dhe i qorton fëmijët se si e lanë Oliverin vetëm. Ai e thërret një hajdut profesionist, si dhe mikun e tij që të mirret me këtë punë (Bill Sajks).  Bill Sajksi dukej shumë i vrazhdë në pamje, ai e detyron të dashurën e tij Nensin të luajë rolin sikur ishte motra e Oliverit, në mënyrë që ta kapnin atë. Një natë, z. Braunlou i duhej që t’i çonte një porosi një mikut të tij, por nuk mund të shkonte vetë dhe e dërgon Oliverin. Gjatë rrugës, atë e sheh Nensi dhe fillon të luajë rolin e saj si motra e tij. Ajo midis njerëzve i thotë se pse ishte larguar nga shtëpia, se nëna ishte e sëmurë dhe ai endej rrugëve. Njerëzit fillojnë ta besojnë dhe e qortojnë të shkojë me të. Kështu, ajo e merr bashkë me z. Sajks, e çojnë në shtëpinë e tyre dhe e izolojnë. Ata e marrin vesh që z. Braunlou është i pasur dhe mundohen ta vjedhin, mirëpo vetëm Oliveri është ai që mund t’ua hap derën sepse vetëm ai i dinte skutat e shtëpisë. Bill Sajksi e merr Oliverin dhe e çon te një miku i tij me të cilin mundohen ta vjedhin shtëpinë, duke i treguar se nëse mundohet të bërtasë apo të tregojë do ta qëllonin me pistoletë. Kështu, në një natë me shi ata nisen për te shtëpia e z. Braunlou dhe nga prapa shtëpisë ishte një dritare e vogël hapur, ata e fusin brenda Oliverin që t’ua hap derën kryesore. Oliveri pasi zbret nga dritarja mendohet njëherë se ç’duhet të bënte dhe bën një zhurmë të vogël, të cilën e dëgjon gruaja dhe z. Braunlou. Ai e hap derën shpejt dhe mundohet të largohet që andej, mirëpo Bill Sajksi e qëllon me pistoletë në krah, e merr Oliverin dhe largohen shpejt saqë z. Braunlou nuk mund të bënte asgjë. Me këtë gjest që kishte bërë Oliveri, Bill Sajksi bën plan së bashku me Çifutin që ta mbysnin në lumë, sepse ai mund të ishte një rrezik për ta. Nensi i dëgjon planet e tyre, fillon të preket për Oliverin. Shkon tek shtëpia e z. Braunlou që t’i njoftojë, mirëpo për fat të keq ajo nuk e gjen aty, i thotë gruas së tij që ta takojë tre netë rresht në urën e Londrës në mesnatë. Në natën e parë, ajo mundohet të dalë që ta takojë, por Billi nuk e lejon dhe fillon të dyshojë për të. Ai i jep një detyrë njërit prej fëmijëve që ta vëzhgonte se ku shkonte, apo se me kë fliste. Në natën e dytë ajo shkon në urën e Londrës dhe e shikon z. Braunlou duke pritur, i tregon se ata planifikonin ta mbysnin dhe se duhet të lajmëronte policinë sa më shpejt. Ai djalë që kishte detyrë ta vëzhgonte e pa dhe i tregoi menjëherë Billit, dhe pasi ajo mbërriti në shtëpi Billi fillonte ta rrihte për vdekje. Kështu, z. Braunlou lajmëroi policinë dhe iu vunë pas Çifutit e Billit. Pas tyre u vu edhe turma e njerëzve të cilit e gjuanin me pistoleta por ai kishte peng Oliverin dhe ata ndalonin së gjuajturi. Pas shumë përpjekjeve për t’u larguar Billi duhet të kalonte në anën tjetër që t’u largohej turmës, kapet për një litari, aksidentalisht i rrëshqet këmba dhe varet. Oliveri shpëton, ndërsa Çifuti futet në burg të shtetit. Kështu, Oliveri shkon të jetojë në shtëpinë e z. Braunlou dhe pas një kohe shkon ta vizitojë Çifutin në burg, për arsye se ai ishte sjellë shumë mirë me të. Çifuti dukej se i kishte mbaruar koha dhe kishte filluar të lajthitej, i thotë Oliverit se mund ta merrte të gjithë pasurinë e tij të çmuar, stolitë, byzylyqet e orët që kishte vjedhur. Atij fillojnë t’i dalin lotë dhe policia ia mbyllin qelinë. Oliveri e vazhdon jetën në shtëpinë e z. Braunlou si dhe nën shoqërinë e zonjës, por një pjesë e tij nuk do ta harrojë kurrë mirësinë e Çifutit. Personazhe fiktive Filma Romane Letërsi angleze
9526
https://sq.wikipedia.org/wiki/Numizmatika
Numizmatika
Numizmatika është veprimtari shkencore e cila merret me studimin e mjeteve monetare si të kohërave të moçme ashtu edhe të kohës moderne. Emri i saj rrjedh nga fjala nomisma, që do të thotë farkatari monedhash. Në veprimtarinë e gjërë të numizmatikës bjen edhe modelimi, faleristika (grumbullimi i medaljeve dhe dekoratave) dhe skripofilija (grumbullimi i letrave të vjetra me vlerë). Numizmatika është bërë lëmi interesante shkencore, e cila materialin numizmatik e përpunon si burim të historisë politike dhe ekonomike, kronologjisë epigrafike, gjuhësisë, heraldikës dhe historisë së artit. Në vendin tonë prerja (shtypja e monedhave) e ka zanafillën që në shekujt VII -VI p.e.s në Dyrrah (Durrësi i sotëm) dhe Apolloni (Pojan i Fierit). Janë pikërisht monedhat e kësaj periudhe të cilat shënojnë pikënisjen e historisë të koleksionit të monedhave për qëllime numizmatike. Për rëndësinë që paraqet ruajtja dhe evidentimi i historisë së emetimit të të gjithë monedhave dhe kartëmonedhave shqiptare, Banka e Shqipërisë në vitin 2002 publikoi katalogun e kartëmonedhave e monedhave shqiptare për periudhën nga lashtesia - deri në vitin 2002. Ndarja e numizmatikës Numizmatika ndahet në tri pjesë kryesore: Monedhat e botës së vjetër Monedhat e mesjetës, dhe Monedhat e kohës së re Ekspozita e parë e numizmatikës shqiptare Për herë të parë në vitin 1880, Preng Bib Doda bëri të mundur që koleksioni shqiptar i monedhave të arit të grumbulluar nga zoti Ndoc Xhuxha të ekspozohej në ekspozitën numizmatike të organizuar në Vatikan. Natyrisht kjo është dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e numizmatikës shqiptare. Shkencë
9529
https://sq.wikipedia.org/wiki/5000%20Lek%C3%AB
5000 Lekë
5000 Lekë është bankënotë e lëshuar në qarkullim nga Banka e Shqipërisë (aktuale) Pamja e përparme: Është vendosur portreti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut 1405-1468 (portreti i Firences). Përfaqësuesi më konseguent dhe i shquar që udhëhoqi me vendosmëri luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Gjithashtu, si elemente të tjera janë simboli i shqiponjës dykrenare, ai i mburojës dhe shpata e tij. Vlera: 5.000 Lekë Format: 160 x 72 mm Letër: sigurie e cilësisë së lartë me përbërje pambuku Ngjyra dominuese: kafe në të verdhë Hedhur në qarkullim: 01.01.1999 Valutë Banka e Shqipërisë
9530
https://sq.wikipedia.org/wiki/Turizmi%20n%C3%AB%20Elbasan
Turizmi në Elbasan
Rreth 5 km larg qytetit të Elbasanit, në fshatin Llixhë, ndodhen llixhat termale, shumë të njohura në vendin tonë për vlerat e larta kurative ndaj sëmundjeve të ndryshme reumatizmale etj. Gjithashtu 20 km larg qytetit ndodhet fshati malor i Gjinarit në komunën e Shpatit. Monumentet e kulturës Monumentet e kulturës janë të gjitha objektet që përmbajnë vlera historike, kulturore, artistike e natyrore. Karakteristikat që i cilësojnë këto objekte si monumente kulture dhe i dallojnë nga të tjerët, janë vlerat 1- historike mjedisore (mjedise dhe objekte historike, natyrore) si Rrapi i Bezistanit, Kalaja, Ullishta, Parku, Busheku, shtëpitë e figurave të shquara, banesa që dëshmojnë ngjarje historike, 2- arkeologjike (vegla pune, objekte të përdorimit familjar, punime artistike, qendra banimi të hershme etj) 3- etnografike (veshje, zbukurime në gdhendje, punime artizanale, argjendarie) 4- arkitekturore dhe ndërtimore qytetare (banesa tipike qytetare për periudhat e kaluara, rrugë, cesma, shkolla, objekte të kultit fetar, objekte simbol për qytetin). Rrapi i Bezistanit Ndodhet në qendër të qytetit. Emërtimi i tij lidhet me tregun e mbyllur, i quajtur bezistan, bërthamë e rëndësishme tregtare, ndërtuar në shek. XVII, që përfshinte një numër të konsiderueshëm dyqanesh. Historikisht ka shërbyer si pikë referimi për ngjarjet historike, arsimore e kulturore të Elbasanit. Të gjitha këto janë pasqyrë e së kaluarës së tyre historike-shoqërore dhe thelbi i ndërgjegjes qytetare për të sotmen dhe të ardhmen e zhvillimit, në hapësirën kombëtare. Rrapi i Vojvodës Rrapi 700 vjeçar, i shpallur “monument kulture” dhe i pagëzuar me emrin Vojvoda, ndodhet në të dalë të qytetit, në pjesën lindore të tij. Komandanti ushtarak, mëkëmbës në perandorinë Osmane, Vojvoda, në kohën e lirë qetësohej dhe pushonte pikërisht tek ky rrap, prandaj dhe ka marrë emrin e tij, thonë gojëdhënat në qytet. Rrapi shërbente gjithashtu edhe si pikë takimi e drejtimi për karvanët që vinin nga vise të ndryshme të perandorisë osmane. Rrapi ka një një pamje madhështore. Sipas gojëdhënave ai duhet të jetë 700 vjeçar, por mund të jetë edhe më shumë se kaq. Edhe pse për disa vite ai u la në harresë dhe asnjë nuk kujdesej për të, vitet e fundit rrapi sërish mori pamjen e dikurshme. Ish-kryetari i bashkisë, Ardian Turku, rrethoi rrapin, për ta ruajtur atë nga dëmtimet dhe për të ruajtur vlerat që ai ka pasur. Shumë poezi, këngë i janë kënduar këtij rrapi nga këngëtarë të njohur elbasanas. Rrëzë tij ndodhej edhe një çezmë me ujë të ftohtë, e cila ka ekzistuar deri para vitit 1990, që shërbente për shumë kalimtarë nga rrethe të tjera si Korça, Erseka, apo edhe nga Tirana, të cilët ndalonin pikërisht këtu për të pirë ujë tek çezma e rrapit. Por mbasi u shpall monument kulture mbas viteve 1990 çezma u prish, por edhe pa të bukuria e rrapit vazhdon të jetë tepër fisnike dhe madhështore. Shumë të rinj e të reja lenë takimin pikërisht pranë rrapit, për të shkuar më pas në parkun “Rinia”, i cili ndodhet përballë tij. Ky rrap me emrin Vojvodë, pret çdo ditë me qindra qytetarë, të cilët kohët e fundit edhe kujdesen për të. Kështjella Skampis Qyteti i Elbasanit ka kështjellën e Skampis. Ajo përfaqëson një Castrum Statum, qendër e një legjoni romak. Si të gjitha kampet ushtarake romake edhe ky i skampis është ndërtuar sipas një plani orthogonal, i pëcaktuar nga kryqëzimi në kënd të drejtë i dy rrugëve: decumanus në dretimin P-L dhecardo në drejtimin V-J. kjo gjë ka përcaktuar dhe planimetrinë e saj. Kështjella ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë në përmasa 308 x 348 mdrejtuar në anët më të ngushta në drejtim VL-JP. Është e qarkuar nga një hendek 3m i thellë që mbushej me ujë nga përroi i Zaranikës. Ajo ka 4 hyrje që ndodhen në mes të cdo kurtine të cilat mbrohen nga kulla. Kështjella është epajisur me 26 kulla. Në katër qoshet e saj ndodhen kulla në formë freskoreje. Dytë tjera janë kulla hyrje dhe ndodhennë pjesën fundore të rrugës Cardo. Ato kanë planimetr katërkëndëshe ndersa njëzet të tjerat kanë formën e shkronjës U. Kullat janë plotësisht të dala jashtë murit rrethues, vetëm katër prej tyre që mbrojnë hyrjet e rrugës decumanus dalin përgjysmë jashtë murit rrethues. Të gjitha kullat e kështjellës pavarësisht nga forma e tyre dalin 8-9 m larg murit dhe gjenden 40-50 m larg njëra-tjetrës. Përbërja e murit rrethues tregon për tri periudha kryesorendërtimi, që janë : 1. Periudha e vonë romake, 2. Periudha e hershme bizantine, 3. Periudha osmane. Muri i periudhës së vonë romake gjendet kudo në nivelin e poshtëm të kështjellës dhe përshkon gjithë planimetrinë e saj. Ngrihet mbi themelin e kështjellës dhe ruhet në lartësinë maksimale deri në 5 m. Trashesia e murit rrethues është 3 m. Ndërtimet e realizuara në teknikën e njohur opus mixstum, pëtrdorimi i brezit të tullave shërben si një lidhje e vërtetë ndërmjet dy faqeve të murit dhe bërthamës. Midis këtyre tri elementëve të ndryshëm sigurohet një lidhje e qëndrrueshme. Mendohet se lartësia e plotë e murit rrethues deri në shtegun e rojes ka qenë rreth 9 m. Pjesa e sipërme ka qenë e pajisur me shtegun e rojes, me një platformë tëqarkullimit, vëzhgimit, mbrojtjes dhe me një parapet. Ky i fundit e ka trashësinë rreth 0,70 m dhe përbëhet nga gjoksmburoja dhe hapësira goditëse. Lartësia e parapetit varet nga këndi i goditjes dhe me ndërtimet romake ai ka qenërreth 2 m. Me krijimin e sistemit të ri administrative dhe ushtarak bizantin, një pjesë e mirë e territoreve që ishin pranë qytetit Skampis dhe rrugës Egnatia përfshihen në themën e Durrësit. Këto territore u përfshinë ne organizimin e ri administrative kishtar dhe u përkisnin peshkopatave të Durrësit, Kunavisë-Kandavisë, Cernikos-Cermenikës. Materiali arkeologjik i zbuluar në kështjellën e Skampis për periudhat e shek VII-XV dëshmon për një rënie të theksuar të jetës në shekujt e parë dhe një rigjallërim i saj deri në prag të pushtimit osman. Në këtë periudjhë, në këtë rajon ndeshen rrënoja të shumta të monumenteve kristiane në zonën e Shpatit Cermenikës, Kërrabës, Dumresë e Sulovës. Të dhënat dhe analiza në lidhje me të gjitha fortifikimet në Gadishullin e Ballkanit dhe më gjerë përcaktojnë që kështjella e Skampisit është ndërtuar në kohën e perandorit romak Diklecian në v. 284-305 e.s. Sxtudimet arkeologjike dëshmojnë për një ndërprerje tëjetës në këtë qendër pas betejës së Adrianopolit në v. 378 dhe dyndjes së fiseve vizigote drejt pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Pas kalimit të vizigotëve me Alarikun në krye për në gadishullin Apenin situate u rivendos dhe jeta vazhdoi normalisht deri në dyndjen tjetër të fiseve ostrogote pas gjysmës së parë të shek. V. Gjatë periudhës ndërmjet dy dyndjeve të njëpasnjëshme të fiseve gote mendohet se Skampisi si rezultat i zhvilimit ekomomik që bazohej në stabilitetin e Perandorisë Romake, u shndërrua në në qytet dhe u bë njëkohësisht qendër e rëndësishme ekonomike dhe qendër peshkopale. Nëkohën e sundimit të perandorëve Anastas dhe Justiniani i parë, ka një stabilitet të jetës në krahinë. Pothuajse është vendosur siguria, ndihet një rritje ekonomike, e cila shihet në marrëdhëniet tregtare në këtë periudhë me Mesdheun Lindor dhe më pak me Afrikën Veriore. Kështjella Skampis duhet të ketë qenë mjaft e dëmtuar në kohën e perandorit Justinian (527-565) kur ajo rindërtohet për faktin që Pokopi i Cezaresë cilësohet si ndërtim i mirëfilltë. Në këtë kohë Kështjella ka pësuar riparime me karakter të përgjithshëm që vihen re edhe fundshekullin XX në disa trakte muresh. Gërmimet arkeologjike të kryeranë territorin e saj nxorrën në dritë pjesën veriore të atriumit të një bazilike të epokës paleokristiane. Mbi dyshemenë e atriumit u gjetën disa elementë arkitektonikë paleokristianë. Zhvillimi i jetës në qytetin e Skampis dhe në zonën rreth tij do të pësojë një goditje të fortë në fillim të shekullit të VII në kohën e dyndjeve të tjera, kësaj radhe nga avarosllavët. Kulla monumentale e orës Karakteristike e qyteteve shqiptare, në krahasim me qendrat e tjera urbane të Perandorisë Osmane, ishte prania në mjediset e tyre urbane që nga mesi i shek. XVI, i kullave të posacme në të cilat kishte orë për matjen e kohës. Përgjatë shek. XVII ishin pajisur me të tilla objekte pothuaj të gjitha qendrat qytetare, si Prizreni, Berati, Shkodra, Prishtina, Peja, kruja dhe Elbasani. Idenë për ndërtimin e tyre e kishin sjellë tregtarët vendas, në kontakte të shpeshta me qytetet evropiane. Ata sollën prej andej edhe mekanizmat kohëmatës, për të cilët ndërtuan kulla të posacme në sheshet e pazareve apo në vende pranë tyre të zgjedhura, që kulla të bëhej elemt mbizotërues i siluetës së qytetit. Në Elbasan si vend për ngritjen e saj u pëlqye kulla e hyrjes së kalasë pranë xhamisë së Fatiut, të cilën Evlija Çelebiu e cilëson shumë të bukur dhe që funksiononte shumë mirë. Në formën e saj të hershme ky sahat qytetar nuk njihet, madje në të njëjtin vend vërtetohet që janë ngritur radhazi tre të tillë, njëri i përkohshëm me strukturë druri dhe i fundit që njohim, sic thuhet në mbishkrim, u ngrit me mirësinë e banorëve të qytetit në vitin 1899. Kulla ngrihet në lartësinë me trek ate funksionale, me planimetri katrore 4,3 m x 4,3 m. Në ballin nga qyteti ndodhet porta e hyrjes, mbi harkun e së cilës është shkruar historiku i ndërtimit të saj. Teksti i mbishkrimit është : “Mbreti i botës Abdylhamiti bujar/në hijen e hirit të tij u ngrit sahati i hijshëm/burrat me sedër të Elbasanit patën mirësinë/dhe ngjallën këtë kohëtregues të bukur dhe zemërledhatues/shumë u përpoq, u kujdesua dhe u interesua Aqif beu/Zoti i dhshtë si shpërblim gjithë të mirat e kësaj bote/kur tingëllon, me zërin e tij njofton për bukuri kohën e saktë/ në mënyrë të përsosur nga të katër anët tregon minutat/meqë zotëron intuitën e vjershëtorit tuaj/o Refit vitin e ndërtimit ttij/ë ndërtuan në fillim të vitit 1315. Artistikisht Kulla e Orës së Elbasanit është një gjetje origjinale në propocionet dhe në trajtimin dekorativ të strukturave të jashtme. Namazgjaja Në fundin e shek. XV, quteti i Elbasanit mori një shtrirje të fherë jashtë mureve të kalasë, duke arritur përgjatë një shekulli përmasat e një qyteti të madh të kohës. Varoshi ndahej në 18 lagje të banuara nga qytetarë të besimit islam e 10 lagje me banorë të krishterë. Në qytet dalloj ndër të tjerë edhe Namazgjaja, një shesh lëndine i rrethuar me 60 selvi të larta. Me drejtimin nga kibla, ajo kishte të theksuar nikenë, mihrabin dhe shkallaren e minberit të realizuar me strukturë guri. Reth e rrotull një bordurë prej guri dhe kangjella druri qarkonte sipërfaqen e namazgjasë në të katër anët. Kjo N. ishte në përmasa të mëdha dhe mendohet se ajo vinte e para ndaj të gjitha të tjerave të ndërtuara në Shqipëri. Teqja e Madhe (1803) Bazilika e Klosit Në fshatin Klos të Sulovës në rrugën që kalon pranë kalasë antike të Qafës gjenden rrënojat e një bazilike. B. K. është trenefëshe në arkada mbi pilastra drejtëkëndëshe. Gjatë ekzistencës së saj bazilika ka pësuar trasformime. Mendohet se është ndërtuar në shek. XIII- XIV dhe përbën një dëshmi me rëndësi, si ndërtim në një zonë fshatare. Bazilika në Tepe Bazilika në Tepe të Elbasanit ndodhet në ullishtat e qytetit shumë pranë tij, ç’ka tregon se bazilika i takon varrezës së Skampisit. Është e drejtuar nga lindja. Ajo u gjet me mure që ruhen pak mbi tokën U përkiste disa fazave ndërtimore. Faza e parë e ndërtimit paraqet një bazilikë me tri mjedise të formuara nga dy kolona. Muret mbi të cilët mbështetet, janë ndërtuar me gurë dhe breza 3-4 rradhësh tulle. Lartësia e plotë e murit ka qenë 5,5 m. Në fazën e dytë në kishë u bënë një sërë transformimesh, për t’ia përshtatur më mirë përdorimit si kishë varrezash, funksionin që mund të ketë pasur që në fillim. Këto ndryshime lidhen me futjen Brenda saj, në nefin verior, të dy varreve me qemer tullash. Dyshemeja e kishës në këtë kohë ndahet nga rrugët me pllaka shtuf në 4 panele mozaiku, dy nga dy, simetrie kryesisht me motive bimore e gjeometrike. Kolonat e ikonastasit janë prej mermeri grit ë prura nga një vend tjetër Në pllakat e ikonastasit me përmasa 102 x 92 cm, janë gdhendur luanë, kaprollë, shpendë të ndryshëm, krahas ornamenteve bimore. Ky rindërtim datohet në shek. V e.s. Më vonë monumentit i është bërë një ndryshim në anën perëndimore. Ndryshimi është bërë në shek. VI e.s. dhe përkon i njëjtë me atë të një rindërtimi në kalanë e Elbasanit. Me rrënimin nga tërmetet, mundet që në v. 518 kisha, nuk rindërtohet më, sepse Skampis kishte katedralen e Shën Pjetrit, që përmendet në dokumente dhe se në këtë kohë lejohej varrimi Brenda kalave. Nga ky monument ndërtuar brenda kalasë janë gjetur kapitele e kolona dritaresh. Muzeu historik Muzeu etnografik në Elbasan, është i vetmi i mbetur pas prishjes dhe tjetërsimit të muzeve të tjera. Ky objekt me vlera arkitektonike dhe historike brenda mureve ka një pasuri të vyer të kulturës popullore të kësaj treve, mes të cilave spikasin punime dhe elementë nga rreth 80 lloj zeje. Në dhomat e godinës dykatëshe të muzeut, përmes objekteve pasqyrohet mënyra e jetesës së kësaj zone, mobilimet, veshjet, etj. Janë renditur dhomat në mënyrën sesi ato funksiononin duke të dhënë imazhin e një shtëpie të vjetër elbasanase, duke përfshirë gjithçka. Muzeu Etnografik u krijua në vitin 1986 në shtëpinë e Sejdinëve e cila ishte ruajtur si monument tradite edhe pse pronarët e saj ishin cilësuar "armiq të popullit". Jo shumë larg sheshit të Bezistanit në qendër të qytetit kjo shtëpi është restauruar së fundi. Është një ndërtesë karakteristike me çardak, e veçantë në llojin e saj në trevën e Elbasanit, ajo është përcaktuar si simbol i shtëpive elbasanase. Në planin arkitekturor, banesa e ndërtuar në vitin 1870 ngjan me shtëpitë karakteristike të Beratit dhe Shkodrës, por ka shumë elementë që e bëjnë unike. Kati i parë i banesës, dikur magazinë për prodhimet bujqësore të familjes Sejdini, përbëhet nga tre dhoma dhe një sallon, në të cilat tani paraqiten vlerat e traditës popullore, por edhe dokumente historike me vlerë. Dhoma e punimit të leshit, dhoma e metaleve si dhe dhoma e tabakëve kanë zënë vend në këtë kat, duke i krijuar mundësi vizitorit që të njihet me kulturën dhe traditën vendase. Kati i dytë i muzeut përbëhet nga një korridor i madh, dhoma e punës së vajzave, dhoma e grave, dhoma e burrave dhe dhoma e nuses. Në numrin e madh të zejeve, që pasqyrohen në këtë muze, përmenden punimet e shajakpunuesve, qeleshepunuesve, kazazëve, punimet e opingarëve, e saraçëve, punimet e zilexhinjve, armëtarëve, argjendarëve, çibukçinjve, samarxhinjve, mullinjtë primitivë të vajit, si dhe guri mortor i legjionarit Mark Sabitis, monumenti që vërteton arkeologjikisht vendndodhjen e Skampis. Punonjësit e muzeut etnografik, shprehen se zejtaria në qytetin e Elbasanit nisi të zhvillohej në gjysmën e parë të shekullit të XVII-të. Gjithçka që ruhet në muze transmeton një mozaik të pasur vlerash, që pasqyrojnë tiparet etnografike të krahinës. Të gjitha këto janë realizuar me copa të kushtueshme, zbukuruar me motive vendase të thurura me gajtane dhe tel argjendi ose ari. Sipas tyre, kostumet e burrave dhe të grave që dalloheshin për bukurinë dhe elegancën çmoheshin shumë nga të huajt. Një dolloman apo xhybe e kategorisë së parë, që përdorej nga aristokracia, e punuar me copë kadife të kuqe të importuar, tregtohej përkundrejt një shumë të madhe. Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX në punimin e kostumeve kombëtare përmenden mjeshtërit elbasanas Hasan Dilja, Tahir Kryemadhi etj. Ka ende familje që trashëgojnë zejet e vjetra, por pak prej tyre arrijnë ti realizojnë punimet ashtu siç bënin të parët e tyre. Mosrritja e krimbit të mëndafshit, humbja e tezgjahut apo edhe futja e teknologjisë kanë bërë që gjithçka të jetë tepër të vështirë për tu realizuar. Shtepia muze e Kostandin Kristoforidhit Zbulimet e fundit Në Elbasan tashmë janë identifikuar 5 bazilika paleokristiane. Bazilika e pestë është zbuluar jashtë kalasë, në jug të saj. Mozaiku është polikromi i ndarë në panele në të cilat janë realizuar skena biblike. Në panelin tjetër, i cili nuk është zbuluar plotësisht mendohet se është realizuar kopshti i Edenit. Qyteti i Elbasanit është një nga qytetet më të vjetra shqiptare me një qendër historike, siç është kalaja, por dhe me territore përreth që fshehin pasuri të natyrës arkeologjike, që hedhin dritë mbi identitetin e këtij qyteti, kulturën dhe historinë e tij. Qyteti "Skampa", është themeluar nga Romanët gjatë rrugës Egnatia në shekullin e dytë para Krishtit. Vendet në kala duken sikur kanë origjinë nga termet bizantine, impianti urbanistik tepër në rregull. Monumentet natyrore Zona e Elbasanit shquhet për potencialin turistik të saj, falë pozitës gjegrafike të favorshme, larmisë së mikroklimës, pasurive të shumta ujore, larmisë së formave të relievit, të shoqëruara me një botë të pasur bimore e shtazore. Për fat turizmi në zonën e Elbasanit ka shumë pika karakteristike tradicionale. Disa prej tyre janë Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Ulliri i Qejfit, Burimi i Bankes, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës etj. Por mbi të gjitha veçohen për turizmin liqenete Dumresë, Llixhat e Elbasanit, Gjinari e Busheku. Si kudo turizmi edhe në zonën e Elbasanit përbën një sektor të rëndësishëm jo vetëm për vlerën ekonomike, por edhe për atë kulturore e historike. “Ulliri i Qejfit”, tempulli i dashurisë së qytetit Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Burimi i Bankës, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës, Ulliri i Qejfit… Janë këto disa nga zonat turistike të Elbasanit, qytet në Shqipërinë e Mesme, që të tërheqin jo vetëm për bukuritë që ofrojnë, por edhe për emrat e veçantë, të vendosur në shekuj nga vetë vizitorët. Mes tyre spikat ‘Ulliri i qejfit’, ose ‘Ullini i qejfit’ siç e quajnë në dialekt elbasanllinjtë. Është një vend që ndodhet në majë të kurorës së gjelbër, në hyrje të Elbasanit dhe nga kjo pikë qyteti mund të shihet në pëllëmbë të dorës. Por jo vetëm kaq.. Historia e ‘Ullirit të qejfit’ Janë më shumë se 20000 hektarë ullinj që krijojnë kurorën e gjelbër të qytetit të Elbasanit. Kultivimi i këtij druri është pasion i elbasanllinjve, jo vetëm se ulliri është një pemë që gjelbëron në çdo stinë, por edhe se frutet e tij janë mjaft të ushqyeshme dhe kurative. Në fund të kësaj kurore, ndodhet një pemë ulliri e veçuar nga të tjerat, e rrethuar nga një lëndinë e vogël. Pranë këtij ulliri ndodhet dhe një çezmë, e ndërtuar në vitin 1900 nga kalajasi Pal Shuteriqi. Kjo pemë prej mëse një shekull e gjysmë njihet me emrin ‘Ulliri i qejfit’. Etnologu i njohur elbasanas, Thanas Meksi, thotë se “është quajtuar kështu pasi nga kjo pikë Elbasani shihej në pëllëmbë të dorës dhe panorama që të shfaqej ishte vetëm gjelbërim. Nga ky vend shihej ullishta gjithandej, deri afër Petreshit dhe ajo që të ofrohej ishte vërtetë e mrekullueshme”. Duke vijuar shpjegimin e tij lidhur me këtë emër, etnologu Meksi shtoi se “atje njerëzit shkonin për qejf, për të parë nga lart qytetin e tyre, për t’u freskuar nga ajo çezmë dhe më pas uleshin së bashku, drekonin dhe diskutonin për probleme të ndryshme”. Pikëpjekja e tyre, vijon etnologu Meksi, kishte një emër ‘Ulliri i qejfit’, pasi atje shkonin veç për qejf. Edhe këngëtari i njohur elbasanas, Isuf Myzyri, shkonte shpesh atje me miqtë dhe grupin popullor. Shoqëria e Shuteriqve dhe e Xhufkave të kalasë, frekuentonin këtë pikë turistike çdo fundjavë, ndërsa poetë të ndryshëm, ndër të cilët përmenden Nexhip Ejupi e Milianov Kallupi i kanë kushtuar vargje “Ullirit të qejfit’. ‘Ulliri i qejfit’ vijon etnologu elbasan, është tempulli kryesor ku shprehet dashuria për qytetin. “Kurora e ullirit nënkupton për banorët mirësi, paqe e mbarësi”, shprehet ai. Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, një frekuentues i rregullt i kësaj pike, kujton momente nga fëmijëria e tij. “Shkonim gjithnjë atje lart. Prindërit e mi kishin një dëshirë të madhe të shijonin atë natyrë të qetë e të pastër”, vijon ai. “Kam shëtitur në shumë vende përgjatë këtyre viteve, por ai ulli dhe ajo lëndinë e vogël, mbetet ndër më të bukurit”, shprehet kryebashkiaku Sejdini. Tashmë ‘Ulliri i qejfit’ nuk vizitohet si dikur. “Ky vend kaq i mrekullueshëm ka nevojë për investim. Çezma, e cila ka më shumë se një shekull që është ndërtuar, duhet restauruar”, Busheku Busheku me rrepet shekullore është një nga pikat historike e turistike më të bukura të Elbasanit. Ai është një nga vendet më të preferuara tradicionalisht nga elbasanasit. Busheku ndodhet në jug të qytetit, në luginën e Shkumbinit në të majtë të rrjedhës së tij. Është një pikë turistike me burime të shumta ujore, ku veçohet një burim karstik, me prurje 70 litra në sekondë që del rrëzë një shkëmbi gjigant. Kjo pikë ndodhet në fshatin Shushicë të komunës me të njëjtin emër, rreth 9 km larg qytetit të Elbasanit. Vendasit e quajnë veten me fat që natyra u ka dhuruar një pasuri kaq të çmuar natyrore. Busheku i mbushur me me burime të ftohta ujore Banorët e Elbasanit e quajnë veten me fat që natyra u ka dhuruar një pasuri natyrore si ajo e Bushekut, një zonë e mbushur me rrepe shekullore dhe me burime të ftohta ujore. Vetëm 9 km larg qytetit të Elbasanit, Busheku, një nga pikat historike e turistike më të veçanta të këtij rajoni, vazhdon të jetë një nga vendet më të preferuara tradicionalisht nga elbasanasit, pavarësisht mungesës së investimeve që më së shumti janë privuar nga problemet e pronësisë. Vendasit të thonë se, së pari duhet të investohet në rehabilitimin e pak kilometrave rrugë, por edhe në ngritjen e godinave akomoduese, të cilat do të rrisnin numrin e turistëve vendas dhe të huaj. Pavarësisht problemeve, përpjeket në këtë drejtim kanë nisur. Një biznesmen elbasanas ka ndërtuar së fundi një kompleks pishine në Bushek, i cili çdo fundjavë tejmbushet nga pushuesit. Vendasit shprehen të bindur se nuk do të jetë e largët dita që pika turistike e Bushekut do të kthehet në një perlë të vërtetë të turizmit shqiptar. Busheku, probleme me pronësinë Busheku ndodhet në jug të qytetit të Elbasanit, në luginën e Shkumbinit, në të majtë të rrjedhës së tij, në fshatin Shushicë, të komunës me të njëjtin emër. Është një pikë turistike, me burime të shumta ujore, ku veçohet një burim karstik me prurje 70 litra në sekondë, qe del rrëzë një shkëmbi gjigand. Rruga nga Elbasani deri në segmentin rrugor Kryqëzimi i Cërrikut është rikonstruktuar totalisht me iniciativën e ish-kreut të Bashkisë së Elbasanit, Ardian Turku. Më pas rruga paraqet probleme, për shkak të mungesës së investimeve, por që gjithsesi nuk i pengon banorët e zonës dhe rretheve të tjera që ta kalojnë fundjavën në këtë pikë turistike. Ndërkaq, Busheku 'përjeton' problemet e pronësisë. Në prag të përmbysjes së sistemit komunist, aty filloi të ndërtohej një kompleks gjigand, i cili nuk arriti të përfundonte. Ajo pjesë që u ngrit me shumë mundim jo vetëm që u shkatërrua, por edhe u shoqërua me konflikte pa fund lidhur me pronësinë e tokës. Probleme me pronësinë kanë lindur dhe në disa pika të tjera të zonës së Bushekut, duke penguar kësisoj dhe investimet. Krasta Krasta eshte nje nga kodrat me te medha te qytetit me siperfaqe rreth 150 ha. Ndodhet ne lindje te Elbasanit dhe eshte e mbuluar me gjelberim te larte halor (pishe, bredh, dellenje, cetrus). Kodra luan rol mbrojtes ndaj erozionit dhe ne te perplasen ererat e forta te lindjes. Edhe pse nuk renditet ne parqet e qytetit, Krasta ka karakter rekreativ dhe perdoret nga qytetaret si park periferik. Ka nje rruge (kalim jo i shtruar) e cila sherben si itinerar natyror/rekreativ dhe nje rrruge per sherbimet e ushtrise meqenese ne kete koder ndodhej zona ushtarake dhe tunelet e mbajtjes se armatimit te rende. Gjithashtu ne pjesen veriore te kodres ndodhet dhe depoja e ujit te pijshem qe furnizon qytetin e Elbasanit. Ne pjesen lindore te Krastes ndodhet nje gurore per nxjerrjen e gureve te ndertimit, e cila e ka demtuar si gjelberimin ashtu edhe strukturat shkembore duke shkaktuar rreshqitjen e kesaj pjese dhe duke prishur gjelberimin natyror. Gjinari Eshtë një pikë malore në rrrethin e Elbasanit, e cila ndodhet në krahinën e Shpatit. Pika malore gjendet në lartesine e 1.200 metrave mbi nivelin e detit. Zona është e mbuluar me pyjet e pishave dhe halorëve të tjerë. Mbi Gjinar ngrihen shpate të tjera që arrijnë një lartesi prej 1.800 metrash. Kjo është një zone klimaterike dhe gjithashtu e përshtatshme për ushtrimin e sportit të skive, eksursioneve etj. Turizmi në Shqipëri Elbasan
9531
https://sq.wikipedia.org/wiki/Nj%C3%ABsit%C3%AB%20administrative%20t%C3%AB%20Bjellorusis%C3%AB
Njësitë administrative të Bjellorusisë
Administrimi i Bjellorusisë bëhet në 6 njësi administrative të quajtura "voblast". Minski si kryeqytet, ka një statut më të ngritu ndaj qyteteve tjera. Voblast (bjellorusisht: вобласць/вобласьць ose vobłaść) është niveli më i lartë administrues pa ndonjë të drejtë kushtetuse. Bjellorusia nuk është federatë dhe e vetmja njësi kushtetuese është republika. Njësit e tashme administrative janë të njëjtat sikurse gjatë kohës së BRSS-së. Këto njësi (vobast) dhe qytetet ndahen në njësi tjera të quyjtura rajone Shiko dhe: ISO 3166-2:BY, dhe kodin ISO codes për njësit administrative në Bjellorusi. Bjellorusi Bjellorusi ar:بيلاروسيا#التقسيمات الإدارية
9539
https://sq.wikipedia.org/wiki/Prerja%201000%20Lek%C3%AB
Prerja 1000 Lekë
Bankënotë e lëshua në qarkullim nga Banka e Shqipërisë (aktuale) Pamja e përparme: Në anën e përparme është vendosur portreti i Pjetër Bogdanit (1625-1689) shkrimtar - prift, i marrë nga frontespici i veprës së tij "Çeta e profetënve" dhe një simbol i tij mbi diellin. Pamja e prapme: Është paraqitur një pamje e kishës katolike të Vaut të Dejës dhe një simbol i idesë së tij, me diellin në qendër. Në të djathtë poshtë dhe anash është vendosur vlera Vlera : 1000 Lekë Format : 151 x 72 mm Letër: sigurie e cilësisë së lartë me përbërje pambuku Ngjyra dominuese : e gjelbër Hedhur në qarkullim: 11 korrik 1997 Shiko edhe Bankënotat shqiptare Valutë Banka e Shqipërisë
9545
https://sq.wikipedia.org/wiki/Nj%C3%ABsi%20shtet%C3%ABrore
Njësi shtetërore
Njësi shterore janë ato pjesë të një shteti të përbër nga disa vende të cilat janë të bashkuara në një bashkësi shtetrore (federata, unioni, perandori etj.). Këto njësi kanë të drejta të ndryshme. Mvarrësisht prej peshës së të drejtave të tyre (drejt vote, drejt shkëputje etj.) flitet për "bashkësi të lehta" (ngjajshem me konfederata) apo "bashkësi të rënda" - shtetrore (ngjajhëm me federata apo Mbretëri). Si bashkësia më lehtë shtetrore është Bashkësia Evropiane në të cilën shtete e mbajnë të drejten sovrane por disa të drejta shtetrore (monedha etj.) me kushte të caktuara i mbanë bashkësia (federata, union etj.). Zakonisht në këtë lloj bashkësie hynë njësi shtetror (shtete) sovrane për qëllime të ndryshme ekonomike, politike dhe ushtarake. Në këto bashkësi e drejta e shkëputjes është zakonisht e kushtëzuara me elemente ekonomike e më pakë politike e ushtarake. Si bashkësi e rëndë merren shtete të cilat në përbërjen e vet kanë njësi shtetrore autonome (autonomi: teritoriale, kulturore, etj.). Në këto bashkësi shtetrore shpesh ndodhin incidente përshkakë se zakonisht këto bashkësi janë të krijuara me e pa vullnetin e banorëve dhe se e dejta e shkëputjes nuk ekzistonë apo ajo sankcionohet edhe me veprime ushtarake. Bashkësi të ngjashme ka Gjermania, Austria, ( ShBA, Rusia, Britania e Madhe varrësisht nga anëtarët e bashkësis), etj. Varrësisht nga vendet edhe emërtimet për njësit shtetrore ndryshojnë. Nga ato të njohurat nga historia shqiptare deri tek lloje dhe emërtime të reja. Si njësi të shtetrore të njhura në gjuhën shqipe si të tilla (në gjuhët tjera ndryshojnë) janë: Republika, Pashaluku, Shteti, Mbretria, Vilajeti, Krahina, Provinca (rastin e ShBA-së). Në gjuhët tjera këto terme përdoren me kuptime të ndryshme. Në disa vende emërtime (gjuhen shqipe janë të njohura si terme për zona gjeografike apo administrative), rajonë, regjionë, krahin etj. nënkuptojnë njësi shtetrore. Rastë i till është Republika Federale e Gjermanisë ku termi "vend" ka një statutë shtetrorë dhe jo vetëm administrativ apo gjeografikë. Shiko dhe këtë Konfederata - Perandoria - Federata - Vilajeti - Republika - Mbretëria - Krahina - Principata
9546
https://sq.wikipedia.org/wiki/Konfederata
Konfederata
Konfederata është sistem (njësi) shtetëror i përbërë. Konfederata përbëhet nga disa shtete sovrane me disa të drejta të kufizuara (ekonomike, politike) dhe zakonisht këto të drejta kanë të bëjnë me politikën dhe tregtinë e jashtme të konfederatës Ajo krijohet në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare, ndërmjet shteteve të cilat dëshirojnë të kenë raporte të ndërsjella duke krijuar organe të përbashkëta për lëmin përkatës. Kjo lidhje e shteteve zakonisht bëhet nëpërmjet një kontrate (akti juridik) lidhur me autorizimet e caktuara, ndërsa shtetet anëtare këtë bashkësi të shteteve edhe mund ta lëshojnë në çdo kohë. Kjo trajtë e shtetit të përbërë sot nuk ekziston. Kanë ekzistuar në te kaluarën disa bashkësi të cilat në vete kanë pasur disa veçori të konfederatës, si fjala bie, Lidhja Gjermane (1814-1866), Lidhja e Amerikës Veriore(1778-1787), Lidhja Zvicerane (prej shek. XIII-1848) etj. Të gjitha këto trajta kanë qenë në fazën e transformimeve nga shkatërrimi i lidhjeve feudale në drejtim të lidhjeve të forta, drejt shtetit federativ, e më vonë edhe në drejtim të krijimit të shteteve centraliste (unitare). Konfederata, si trajtë e shtetit të përbërë, mund të krijojë organe të përbashkëta të cilat do të marrin vendime të njëzëshme, por të cilat nuk gëzojnë forcën detyruese-në qoftë se shteti anëtar nuk i ka pranuar. Vendimet e këtilla, edhe pse mund ta kenë shumicën e votave apo pajtimin e më shumë shteteve anëtare, prapë shtetet anëtare kanë mundësi të dalin nga konfederata. Autorizimet e përbashkëta zakonisht i kanë takuar fushës së jashtme (politikës së jashtme). Në shumicën e trajtimeve shkencore në fushën e shtetit dhe të se drejtës, konfederatën nuk e përcaktojnë si organizëm i cili qëndron mbi shtetet, por e konsiderojnë si lidhje të shteteve, ku çdo shtet ruan pavarësinë, pra janë shtete sovrane, që do të thotë, shtete të pakufizuara në ushtrimin e pushtetit vetjak shtetëror. Pra, konfederata s'është organizëm i :i shtetëror. s'është krijim i shtetit të ri, por është raport kontraktues ndenjjet shteteve. Konfederata, studiuar më hollësisht, nuk është shtet i përbërë, por bashkësi apo lidhje e më shumë shteteve të thjeshta, të lidhura me kontratë, ngase organi i cili duhej të ishte më i lartë-sovran-nuk ka arritur të fitojë cilësinë e më të lartit-të ketë pushtetin sovran. Njësi shtetërore
9547
https://sq.wikipedia.org/wiki/Unioni
Unioni
Termi Union d.m.th bashkësi. Shiko edhe këtë Unioni shtetror Është një sistem i përbërë shtetrorë. Ky sistem mund të përbëhet nga sisteme (bashkësi) dhe njësi shtetrore. Njësi shtetërore
9548
https://sq.wikipedia.org/wiki/Perandoria
Perandoria
Perandoria (lat. imperium) është një shtet i madh që shtrin zotërimet e tij mbi popullsi me kulturë dhe kombësi të ndryshme në dallim me kulturën kombëtare të qendrës së fuqisë. Ajo udhëhiqet nga një perandor. Një perandori mund të përkufizohet si një bashkësi krahinash të drejtuara nga një qeveritar vendas, sundimtar apo vasal në emër të perandorit. Emërtimi perandori tregon pushtetin dhe trojet në të cilat ushtrohet ky pushtet. Shiko edhe Perandoria Osmane Perandoria Romake Perandoria Bizantine Perandoria Britanike Perandoria Ruse Perandoria Franceze Lidhje te jashtme Gavrov Sergey në Wikipedia ruse Modernizimi i Perandorisë (rusisht) Njësi shtetërore
9552
https://sq.wikipedia.org/wiki/Perandori
Perandori
Perandori është një monark, dhe zakonisht sunduesi sovran i një perandorie ose një lloji tjetër të mbretërisë perandorake. Perandorët zakonisht njihen si me një nder dhe gradë më të lartë se mbretërit. Në Evropë, titulli i perandorit është përdorur që nga Mesjeta, i konsideruar në ato kohë i barabartë ose pothuajse i barabartë në dinjitet me atë të Papës për shkak të pozitës së këtij të fundit si kreu i dukshëm i Kishës dhe udhëheqësi shpirtëror i pjesës katolike të Evropës Perëndimore. Perandori i Japonisë është monarku i vetëm që mbretëron sot, titulli i të cilit përkthehet si "perandor". Shiko edhe Perandoria Referime Tituj perandorake
9555
https://sq.wikipedia.org/wiki/Federata
Federata
Federata është trajtë e shtetit të përbërë e cila paraqet një lidhje shumë më të ngushtë ndërmjet shteteve se konfederata. Federata është bashkim i një apo më shumë shtetesh, ku krijohet organi qendror i cili në kuptimin e drejtë të fjalës është bartës i pushtetit shtetëror, pushtetit sovran. Vendimet e organit qendror kanë karakter obligues për të gjitha shtetet anëtare në federatë, madje edhe pa pëlqimin e tyre. Autorizimet kapitale i ka organi qendror në shkallë federate për tërë territorin e shtetit (federal), ku në radhë të parë hyjnë çështjet me jashtë - politika e jashtme, çështjet ushtarake dhe çështjet kryesore lidhur me monedhën e shtetit (shteteve). Këto tri çështje janë rezervuar për organin qendror, ndërsa çështjet e tjera mund të jenë në kompetencë të organeve shtetërore të shteteve anëtare. Nga kjo rezulton një karakteristikë e rëndësishme e shtetit federativ -se shteti i këtillë në raportet ndërkombëtare paraqitet si një shtet i vetëm (unitar). pra si subjekt i vetëm në të drejtën ndërkombëtare, ndërsa shtetet anëtare të federatës parimisht ngelin të padukshme. Ky autorizim i organit qendror apo këto autorizime janë të rregulluara me kushtetutë në mënyre të përgjithshme, si edhe autorizimet e organeve të shteteve anëtare. Në hartimin e kushtetutës s'do mend se marrin pjesë edhe shtetet anëtare të federatës nëpërmjet përfaqësuesve të vet në dhomat federative. Është e njohur se shtetet federative organin ligj dhënës e kanë të përbërë prej dy dhomave. Dhoma e lartë, e cila përbëhet prej përfaqësuesve të shteteve anëtare dhe dhoma e ulët përbëhet prej përfaqësuesve të elitë i zgjedh populli në tërë territorin e shtetit të përbërë. Dhomat janë të barabarta, domethënë kanë status të njëjtë. Shtetet anëtare në federatë kanë autorizime të gjera në aspektin e brendshëm të të ushtruarit të pushtetit shtetëror. Këto këtë pushtet e bëjnë të dallohet prej pushtetit të pjesëve të decentralizuara në shtetin unitar apo të thjeshtë. Shtetet anëtare i kanë organet e veta ligj dhënëse, ekzekutive dhe gjyqësore të pavarura, natyrisht, të zgjedhura apo të krijuara në bazë të kushtetutës së shtetit anëtar, por në pajtueshmëri të plotë me kushtetutën qendrore. Duhet përmendur se shtetet anëtare në shtetin federal inkuadrohen në bazë të vullnetit të shprehur, duke përcaktuar autorizimet në bazë te aktit kushtetues-kushtetutës qendrore, ndërsa te konfederata kishim një lidhje kontraktuare. Kjo do të thotë se shteti federal është një bashkim i dy apo më shumë shtetesh dhe paraqet një shtet të vetëm ndaj botës tjetër, ndërsa konfederata nuk paraqet një shtet të ri, por bashkësi shtetesh anëtare të cilat ruajnë sovranitetin e plotë shtetëror, madje edhe të drejtën e shkëputjes nga konfederata në çdo kohë. Në teorinë e shtetit dhe të së drejtës parashtrohet çështja e raporteve, e bartjes së sovranitetit shtetëror në shtetin e përbërë - shtetin federal. Lidhur me këtë çështje ekzistojnë tri mendime: 1. Se shteti federal është bartës i sovranitetit - pra pushtetin shtetëror sovran e ka federata, jo edhe shtetet anëtare të federatës. Nga kjo del konkluzioni se shteti federal është shtet ndërsa shtetet anëtare nuk janë shtete, por gëzojnë një autonomi të gjerë juridike. 2. Shtetet anëtare janë sovrane, ndërsa bashkimi i shteteve në federatë. Domethënë federata s'është sovrane dhe federata nuk paraqet shtetin e përbërë, por përbëhet prej disa shteteve të thjeshta, të lidhura me një lloj të kontratës. Më në fund, 3. Se sovraniteti është i ndarë ndërmjet federatës dhe shteteve anëtare që e krijojnë shtetin e përbërë, ndërsa as federata e as shtetet anëtare nuk do të ishin sovrane si të vetme. por të gjitha si tërësi bëjnë shtetin e përbërë dhe, natyrisht. si i këtillë si tërësi është sovran. Nga se u tha më lart, mund të vijmë në përfundim se mendimi i parë e mohon faktin se federata është bartëse e sovranitetit shtetëror dhe natyrisht nuk e pranon si shtet të përbërë. Alternativa e dytë mohon ekzistimin e vetë federatës - dhe vërteton ekzistimin e konfederatës. Këtu kemi të bëjmë me një kundërthënie në nocionin e federatës- sepse kemi shtetin sovran dhe shtetin jo sovran. Kujtojmë se mendimi i dytë është më afër zgjidhjes së çështjes e diskutueshme, sepse sovraniteti i takon federatës dhe kjo kryesisht ndaj faktorit të jashtëm paraqet shtetin e vetëm-shtetin e thjeshtë. Ndërkaq. shtetet anëtare nuk janë shtete sovrane, sepse pushteti i tyre është i kufizuar nga pushteti qendror, ndërsa ushtrimi i pushtetit në shtetet anëtare nuk paraqet kufizim të pushtetit qendror, por ndarje të kompetencave të cilat i përcakton vetë pushteti qendror - sovran. Dilemat ndërmjet shtetit federal dhe shteteve anëtare zgjidhen mbi bazën terminologjike, duke mos i quajtur shtetet anëtare shtete, por njësi federale apo republika. Shiko edhe Referimet Njësi shtetërore
9556
https://sq.wikipedia.org/wiki/Republika
Republika
Republika (nga latinishtja res publica, që do të thotë fjalë për fjalë ″punë/çështje publike″ dhe veçanërisht ″komunë″ ose ″shtet″) është në kuptimin e përgjithshëm ″një trajtë e shtetit ku qeveritarët zgjidhen për një kohë të caktuar nga populli ose nga përfaqësuesë të popullit″, ku populli shtetëror është ″pushteti më i lartë i shtetit dhe burimi më i lartë i legjitimitetit″. Ky kuptim kombinon elemente të demokracisë dhe të sovranitetit kombëtar, ku nuk nevojitet një dallim ndërmjet kuptimit liberal dhe atij komunist (republika popullore), sepse të dyjat pikëpamjet i kanë rrënjët tek nocioni i vullnetit popullor të përgjithshëm nga Jean-Jacques Rousseau. Aristoteli trajtat e shtetit i ndau në: monarki (vetësundim), aristokraci (sundim i ″më të mirëve″) dhe demokraci (sundim i popullit), me këtë ai këtyre tri trajtave ia bashkëngjiti secilës edhe nga një formë tjetër të ndryshuar: tiraninë, olikarkinë (sundim i pakicës) dhe ohlokracinë (sundim i shundit). Niccolò Machiavelli këtë ndarje në tri trajta e kishte reduktuar në vetëm dy trajta, ku ai shtetet i ndau në republika dhe monarki. Në trajtën republikane sundojnë shumë, por edhe ekzistojnë një kryetar i shtetit simbolik, ndarja e pushtetit të tyre sigurohet me anë të zgjedhjeve. Zgjedhjet kryhen ose prej popullit shtetëror drejtëpërdrejtë, apo edhe zgjedhjet kryhen në menyrë të tërthortë në menyrë që populli në fillim zgjedh të zgjedhurit. Zgjedhjet nuk duhet të jenë edhe gjithmonë demokratike, republika nuk është idnetike me demokracinë. Kështu që trajta republikane përdoret në një shtet racional. Një koncept mbarë-evropiane të republikës, mbështetet për shembull nga shkencëtarja Ulrike Guérot. Burimi i të dhënave Njësi shtetërore
9557
https://sq.wikipedia.org/wiki/Historia%20e%20Andorr%C3%ABs
Historia e Andorrës
Andorra është e pavarur që nga 1278 me një statut të një principate pa princ, e ndarë në mes të klerikut të Spanjës dhe Grafit të Foix-it (trashëgimtar i tij është presidenti i Francës). Të drejtat e dy udhëheqësve të principatës janë rregulluar në fillim të shekullit XX, ata për këtë qëllim dërgojnë aty dy të deleguar. Më 25 janar 1981, këshilli gjeneral i rrafshnaltës së Pirinejve, pas 703 viteve pavarësie ka nxjerrë kushtetutën. Kushtetuta parashihte themelimin e këshillit ekzekutiv si dhe një reformë administrative. Deri në janar 1993-ës Andorra nuk kishte ndarë sistemin legjislativ, ekzekutiv dhe juridik. Me kushtetutën e 1993, Andorra ka krijuar një sistem të mirëfilltë parlamentarë demokratikë. Dy kryetarët e vendit (I deleguari i Spanjës dhe Francës) mbesin edhe më tutje si kryetarë. Mirëpo sistemi ekzekutiv i është dhënë një ministri nga parlamenti. Historia e shteteve Andorrë
9559
https://sq.wikipedia.org/wiki/Demografia%20e%20Andorr%C3%ABs
Demografia e Andorrës
Andorra ka 70 549 banorë (parallogaritur për 2005-ën). Prej tyre janë: 36,0 % katalanë (andoras) 40,6 % spanjollë 10,2 % portugezë 6,5 % francezë 6,7 %. të tjerë Shumica e banorëve flasin spanjishten (58%), gjuhën zyrtare katalane e zotërojnë 35% e popullsisë ndërsa frëngjishten 7%. Rritja e popullsisë përbrenda vitit është 5,0%. Mesatarisht , andorasit jetojnë deri në moshën 4 vjeçare. Vdekshmëria e foshnjave është 0,6% ndërsa e fëmijëve 0,7%. Shumica e banorëve (rreth 90%) janë katolik të ritit romak. Andor Andorrës Andorrë