id
stringlengths
1
8
text
stringlengths
1
443k
3185
Shkrimi kursiv ose shkurt kursivi është emri që i jepet një shkrimi të veçantë të letrave të shkruara afër, shpejt e në mënyrë rrjedhëse të ngjashme nga pjerrtësia. Me perhapjen e kompjuterit ky term adoptohet edhe nga hartuesit e teksteve elektronike po me te njejtin kuptim. Shkrimi Informatikë
3186
Dendësia ( dendësia e masës vëllimore ose masa specifike ) është masa e trupit për njësi vëllimi . Dendësia është një madhësi standarde mekanike . Simboli që përdoret më shpesh për dendësinë është gërma greke ρ (lexohet: rro ose ro), megjithëse mund të përdoret edhe shkronja latine d. Matematikisht, dendësia përcaktohet si masa e trupit e pjestuar me vëllimin që nxë ai: ku ρ është dendësia, m është masa dhe V është vëllimi. Materialet e ndryshme zakonisht kanë dendësi të ndryshme dhe dendësia mund të jetë e rëndësishme për lundresën, pastërtinë dhe paketimin . Osmiumi dhe iridiumi janë elementët më të dendur të njohur në kushtet standarde të temperaturës dhe presionit . Për të thjeshtuar krahasimet e dendësisë, ajo ndonjëherë zëvendësohet nga " dendësia relative ", madhësi pa njësi, që llogaritet raporti i densitetit të materialit me atë të një materiali standard, zakonisht ujit. Kështu, një dendësi relative më e vogël se e ujit nënkupton që substanca pluskon mbi ujë. Dendësia e një materiali ndryshon me temperaturën dhe shtypjen/trysininë. Ky ndryshim është zakonisht i vogël për trupat e ngurtë dhe të lëngët, por shumë më i madh për gazet. Rritja e trysnisë mbi një objekt ul vëllimin e objektit dhe kështu rrit densitetin e tij. Rritja e temperaturës së një lënde (me disa përjashtime) ul densitetin e saj duke ia rritur vëllimin. Në shumicën e materialeve, ngrohja e pjesës së poshtme të një lëngu shpie në konveksion të nxehtësisë nga fundi në krye. Kështu shtresat e fundit të lëngut marrin nxehtësi dhe për shkak të uljes së densitetit, ato ngrihen lartë duke bërë që shtresat e sipërme më të ftohta të bien poshtë. Ky proces përsëritet me shtresat e ftohta që tashmë ndodhen në fund. Reciprociteti i densitetit të një lënde herë pas here quhet vëllimi i saj specifik, një term që përdoret ndonjëherë në termodinamikë . Dendësia është një veti intensive në atë që rritja e sasisë së një lënde nuk rrit densitetin e saj; përkundrazi rrit masën e saj. Historia Sipas një historie të njohur, por me vërtetësi të dyshimtë, Arkimedit iu dha detyra të përcaktonte nëse argjendari i mbretit Hiero po e vidhte arin gjatë prodhimit të një kurore ari kushtuar perëndive dhe po e zëvendësonte atë me një aliazh tjetër më të lirë. Arkimedi e dinte se kurora me formë të çrregullt mund të grimcohej në një kub vëllimi i të cilit mund të llogaritej lehtësisht dhe të krahasohej me masën e matur duke ditur dendësinë e arit; por mbreti nuk e miratoi këtë. I hutuar, Arkimedi thuhet se bëri një vaskë dhe vuri re nga ngritja e ujit pas hyrjes në vaskë se ai mund të llogariste vëllimin e kurorës së artë përmes zhvendosjes së ujit. Pas këtij zbulimi, ai u hodh nga banja e tij dhe vrapoi lakuriq nëpër rrugë duke bërtitur: "Eureka! Eureka!" (Εύρηκα! greqisht "E kam gjetur"). Si rezultat, termi " eureka " hyri në gjuhën e përditshme dhe përdoret sot për të treguar një moment ndriçimi. Matja e dendësisë Ekzistojnë një sërë teknikash dhe standardesh për matjen e densitetit të materialeve. Teknika të tilla përfshijnë përdorimin e një hidrometri , baraspeshën hidrostatike (një metodë e lundrimit për lëngjet dhe lëndët e ngurta), metodën e trupit të zhytur (një metodë e lundrimit për lëngjet), piknometrin (lëngjet dhe lëndët e ngurta), piknometrin e krahasimit me ajër ( trupat e ngurtë), densitometri oshilues (lëngje), si dhe derdhjen dhe trokitjen (të ngurta). Megjithatë, çdo metodë ose teknikë mat lloje të ndryshme të densitetit (p.sh. densiteti i masës, densiteti skeletor, etj.), dhe për këtë arsye është e nevojshme të kemi një kuptim të llojit të densitetit që matet si dhe llojit të materialit në fjalë. Njësia Nga ekuacioni për dendësinë ( ρ = m / V ), meqenëse ka shumë njësi të masës dhe vëllimit , ekziston një numër i madh njësish në përdorim për dendësinë. Njësia SI e kilogramit për metër kub (kg/m 3 ) dhe njësia gram për centimetër kub (g/cm 3 ) janë ndoshta njësitë më të përdorura për dendësinë. 1 g/cm 3 është i barabartë me 1000 kg/m 3 . Materialet homogjene (të një lënde/njëlëndor) Dendësia në të gjitha pikat e një objekti njëlëndor është e barabartë me masën totale të pjesëtuar me vëllimin e tij. Masa normalisht matet me një peshore ; vëllimi mund të matet drejtpërdrejt (nga gjeometria e objektit) ose nga zhvendosja e një lëngu. Për të përcaktuar densitetin e një lëngu ose një gazi, mund të përdoret përkatësisht një hidrometër, një matës i rrymës ose një matës i rrjedhës së Koriolisit . Në mënyrë të ngjashme, peshimi hidrostatik përdor zhvendosjen e ujit prej një objekti të zhytur për të përcaktuar dendësinë e objektit. Materialet heterogjene (shumëlëndore) Nëse trupi nuk është homogjen, atëherë dendësia e tij ndryshon midis rajoneve të ndryshme të objektit. Në atë rast, dendësia rreth çdo vendndodhje të caktuar përcaktohet duke llogaritur densitetin e një vëllimi të vogël rreth atij. Duke zgjedhur një vëllim pafundësisht të vogël, dendësia e një objekti shumëlëndor në një pikë llogaritet si: , ku është një vëllim pikësor në vendndodhjen . Masa e trupit atëherë mund të shprehet si: Materiale jokompakte Në praktikë, materialet si sheqeri, rëra ose bora përmbajnë zbrazëti ndërmjet grimcave të tyre. Shumë materiale ekzistojnë në natyrë si copëza, pelet ose granula. Boshllëqet janë vëllime që përmbajnë diçka tjetër përveç materialit nën shqyrtim. Zakonisht boshllëku është ajri, por mund të jetë gjithashtu vakum, lëng, i ngurtë ose gaz. Vëllimi i një materiali - duke përfshirë pjesën e zbrazët - shpesh merret nga një matje e thjeshtë (p.sh. me një filxhan matës të kalibruar) ose gjeometrikisht nga përmasat e tij. Për të përcaktuar dendësinë e masës vëllimore, së pari duhet të zbritet vëllimi i pjesës së zbrazët. Ndonjëherë kjo mund të përcaktohet nga arsyetimi gjeometrik. Për paketimin e ngushtë të sferave të barabarta, pjesa jo e zbrazët mund të jetë jallah rreth 74%. Mund të përcaktohet edhe në mënyrë empirike. Megjithatë, disa materiale me shumicë, të tilla si rëra, kanë një pjesë të ndryshueshme zbrazëtie që varet nga mënyra se si materiali trazohet ose derdhet. Ndryshimet e dendësisë Në përgjithësi, dendësia mund të ndryshohet duke ndryshuar ose shtypjen ose temperaturën . Rritja e shtypjes gjithmonë e rrit dendësinë e një materiali. Rritja e temperaturës në përgjithësi ul dendësinë, por ka përjashtime të dukshme nga ky përgjithësim. Për shembull, dendësia e ujit rritet ndërmjet pikës së shkrirjes së tij në 0 °C dhe 4 °C; sjellje e ngjashme vërehet me silicin në temperatura të ulëta. Efekti i presionit dhe i temperaturës në dendësinë e lëngjeve dhe trupave të ngurtë është i vogël. Nga matjet, kjo përafërsisht përkthehet në nevojën për rreth dhjetë mijë herë trysninë atmosferik për të zvogëluar vëllimin e një substance me 1%. (Megjithëse shtypja e nevojshme mund të jenë rreth një mijë herë më të vogla për tokën ranore dhe disa argjila. ) Një zgjerim prej një për qind i vëllimit zakonisht kërkon një rritje të temperaturës në rendin e mijëra gradëve Celsius . Në kontrast, dendësia e gazeve ndikohet fuqishëm nga trysnia. Dendësia e një gazi ideal është ku M është masa molare, P është trysnia, R është konstantja universale e gazeve dhe T është temperatura absolute . Kjo do të thotë se dendësia e një gazi ideal mund të dyfishohet duke dyfishuar shtypjen(trysninë), ose duke përgjysmuar temperaturën absolute. Në rastin e zgjerimit termik vëllimor në shtypje konstante dhe intervale të vogla të temperaturës, varësia nga temperatura e dendësisë është ku është dendësia në një temperaturë referencë, është koeficienti i zgjerimit termik të materialit në temperatura afër . Dendësia e tretësirave Duke marrë parasysh që asnjë nga pjesët përbërëse të tretësirave nuk ndërvepron me të tjerat mund të shkruajmë: Pra nëse kemi vëllimin dhe dendësinë e një lënde në tretësirë ( dhe ) mund të bëjmë prodhimin e këtyre madhësive për çdo lëndë, e më pas të marrim shumën. Shuma e pjesëtuar me vëllimin jep dendësinë totale. Dendësitë Materiale të ndryshme Uji Ajri Referime Faqe me përkthime të pashqyrtuara
3187
Afishe është një fletë ku shkruhet njoftimi për një shfaqje e cila ngjitet në një vend të dukshëm. Shiko dhe kete Gjatë viteve 1981 - 1984 në Kosovë bëhej shpërndarja e tyre për njoftimin e qytetarëve dhe studentëve për vendin e tubimit për të demostruar. Histori
3188
Ngjarje 1 janar - Greqia anëtarësohet në Komunitetin Europian, që më vonë u bë Bashkimi Europian. 2 Janar - Patrulla policore britanike arrestoi Peter Sutcliffe i cili më pas pohoi se ishte Kasapi i Jokshirit 4 Mars - Në Prishtinë fillojnë demostratat e studentëve që më vonë shëndrohen në Demonstratat e `81-shit. 30 mars - Një person i armatosur në Washington D.C. qëllon mbi Presidentin Amerikan Ronald Reagan, presidenti plagoset në gjoks dhe sekretari i shtypit po ashtu plagoset. 11 maj - Bob Marley vdes në moshën 36 vjeçare nga kanceri. 13 maj - Një shtatas turk qëllon mbi Papa Gjon Pali II duke e lënë në gjendje të rëndë, 17 dhjetor - Gjendet i vetëvrarë në shtëpinë e tij kryeministri Mehmet Shehu. Lindje 25 janar - Alicia Keys, këngëtare amerikane 28 janar - Elijah Wood, aktor amerikan 31 janar - Justin Timberlake, muzikant amerikan 9 shkurt - Tom Hiddleston, aktor britanik 17 shkurt - Paris Hilton, modele amerikane 10 mars - Samuel Eto'o, futbollist kamerunas 8 prill - Taylor Kitsch, aktor kanadez 28 prill - Jessica Alba, aktore amerikane 20 maj - Iker Casillas, futbollist spanjoll 7 qershor - Anna Kournikova, teniste ruse 9 qershor - Natalie Portman, aktore amerikano-izraelite 12 qershor - Adriana Lima, modele braziliane 13 qershor - Chris Evans, aktor amerikan 23 Gusht - Carmen Luvana, aktore pornografike 4 shtator - Beyoncé Knowles, këngëtare amerikane 3 tetor - Zlatan Ibrahimović, futbollist suedez 2 dhjetor - Britney Spears, këngëtare amerikane 3 dhjetor - David Villa, futbollist spanjoll 31 Dhjetor - Delta White, aktore pornografike Pa data Datat e personave më poshtë nuk janë të shënuara në artikujt mbi biografinë e tyre: - Viktor Palokaj - muzikantë, këngëtar dhe intepretues, shqiptarë Vdekje 11 maj - Bob Marley, këngëtar xhamajkian 17 Dhjetor - Mehmet Shehu, politikan shqiptarë (l. 1913) Pa data Datat e personave më poshtë nuk janë të shënuara në artikujt mbi biografinë e tyre: Branko Merxhani, publicist e përkthyes shqiptar.
3190
Demostratat e `81-shit Kjo shprehje përdoret për të përshkruar revoltën e shqiptareve ose me saktë të demonstratave mbarë popullore në gjithë Kosovën. Ka të dhëna se në këto demonstrata morrën pjesë afro 1 milion veta në gjithë Kosovën. Historia Demonstratat filluan si nje levizje spontane e studentëve të Kosovës të cilat u mbajtën në Prishtinë me 4 mars 1981 për kushte më të mira në mencen e studentëve në Prishtinë, por ne fakt ishte shkendiaja ne nje zinxhir mbi mllefin e akumuluar prej vitesh. Shërbimi policor pas intervenimit brutal ndaj studetëve të revoltuar paraburgosi një numër të madh të studentëve. Kjo ndërhyrje shkaktonë demostratën e organizuar të studentëve më 11 mars e cila po ashtu shtypet me dhunë dhe parabugosen disa student. Më këtë fillon edhe zinxhiri i demostratave të 81-ës. Si pasojë rrjedhin tubimet e njohura si "Demonstratat e Punëtorëve" në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur. Përsëri, organet shtetërore intervenojnë me tërë brutalitetin e tyre. Gjatë këtyre tubimeve, armata Jugosllave paraqet prezencën e saj. Pas dy muajsh në territorin e "Krahinës Socialiste të Kosovës" vendoset "Gjendja e jashtëzakonshme" e më vonë edhe shtetrrethimi. Ky zinxhir vazhdonë deri me fillimin e luftës në Kosovë Demonstratat e Punëtorëve Faktet I gjithë zinxhiri i demostratave është përcjellur nga lufta speciale e Doktrina e shenjt serbe. Që nga fillimi i revoltes në mence deri te marrja në dorë e forcës së armatosur, kjo doktrinë ka vepruar me metodat e saja pasive dhe aktive nga prapavija. Katër vitet e para pas demostratave, nga organet e sigurimi janë dënuar 4 mijë veta. Gjatë periudhës 1981-1990 si rrjedhë e zinxhirit të demostratave janë vrarë 183 qytetarë civil dhe 63 ushtarë shqiptarë në armatën Jugosllave. Janë dënuar 1346 ushtarë dhe 10000 civil për kundërvajtje politike. 3500 persona kanë vuajtur dënimin mesatar me burg prej 7,1 vjetëve. Çdo i treti shqiptarë në Kosovë është keqtrajtuar nga policia, kurse më 1990 janë helmuar mbi 7000 nxënsë dhe student kryesisht femra. Ne kete rast u fol edhe per sterilizim te femrave shqiptare me qellim uljen e popullsise shqipatre ne Kosove.Nga kjo pikepamje shteti jugosllav barazohet me veprimet e sadam Huseinit kundra kurdeve. Burimi i të dhënave Lidhje të jashtme Përmbledhje shkrimesh me rastin e 25-vjetorit Video-intervistë e Haxhi Kuçit Literatura Krasniqi, Jakup "Pranvera e lirisë'81" Buzuku 2011 Demonstrata Lufta e Kosovës
3191
Një rrjet i zonës personale, ose PAN, është një rrjet kompjuterik që mundëson komunikimin midis pajisjeve kompjuterike pranë një personi. PAN-et mund të jenë me tela, të tilla si USB ose FireWire, ose mund të jenë pa tela, të tilla si infra të kuqe, ZigBee, Bluetooth dhe ultrawideband ose UWB. Diapazoni i një PAN është zakonisht disa metra. 1 nëntor 2007 Rrjetet kompjuterike Wireless PAN Bluetooth Piconet Zigbee Protokollet
3192
Agregati Grup makinash te ndryshme, te lidhura ne nje sistem për te kryer një punë të përbashkët. Shiko dhe kete Gjeneratori Politeknik
3194
Rryma është lëvizje e drejtuar në një kah e elementeve të materies (lëndës), që zakonisht është në trajtë të lëngët, gazi ose grimcat e imta te atomeve si te përçuesit elektrikë. Rrjedhë e vrullshme e ujit ose një lëngu tjetër, që lëviz në një drejtim. Lëvizje e ajrit ose gazit me shpejtësi ose forcë në një drejtim. Lëvizja e drejtuar në një kah e elektroneve në një përçues elektrik, që gjendet i mbyllur në një qark. Shiko edhe Rryma elektrike Fizikë Politeknik da:Strøm de:Strom en:Current fa:کورانت (ابهام‌زدایی) fi:Virta fr:Courant gl:Corrente he:זרם nds:Stroom nl:Stroom pl:Current simple:Current
3202
Çekia (çekisht: Česko), zyrtarisht Republika Çeke (çekisht: Česká republika), është një vend pa dalje në det në Evropën Qendrore që kufizohet nga Gjermania në perëndim, Austria në jug, Sllovakia në lindje dhe Polonia në verilindje. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Praga. Republika Çeke përfshin territoret historike të Bohemisë, Moravisë dhe Silezisë Çeke. Shteti çek u formua në fund të shekullit të 9-të, si Dukata e Bohemisë nën Perandorisë së Madhe Moraviane. Pas rënies së Perandorisë në vitin 907, qendra e pushtetit u transferua nga Moravia në Bohemi nën Přemyslidët. Në vitin 1004, Dukata u njoh zyrtarisht si pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake, duke u bërë Mbretëria e Bohemisë në vitin 1212, dhe duke arritur shtrirjen e saj më të madhe territoriale në shekullin e 14-të. Mbreti i Bohemisë sundonte jo vetëm Boheminë, por edhe zona të tjera, të cilat së bashku formonin të ashtuquajturën Kurorë të Bohemisë, dhe ai kishte një votë në zgjedhjen e Perandorit të Shenjtë Romak. Në luftërat Hussite të shekullit të 15-të zhvilluara nga Reformimi Bohemian, mbretëria u përball me embargo ekonomike dhe mundi pesë kryqëzata të shpallura nga udhëheqësit e Kishës Katolike Romake dhe të organizuara kryesisht nga perandori dhe prijësit e Perandorisë së Shenjtë Romake. Pas Betejës së Mohács në vitin 1526, e gjithë Kurora i Bohemisë u integrua gradualisht në Monarkinë Hapsburge së bashku me Arkdukatën e Austrisë dhe Mbretërinë e Hungarisë. Revolta Bohemiane Protestante (e viteve 1618–1620) kundër Hapsburgëve katolikë, çoi në Luftën Tridhjetëvjeçare, pas së cilës monarkia konsolidoi sundimin e saj, riimponoi katolicizmin, dhe miratoi një politikë të gjermanizimit gradual. Me shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake në 1806, Mbretëria Bohemiane u bë pjesë e Perandorisë Austriake dhe gjuha çeke provoi ringjalljen e saj si pasojë e nacionalizmit përhapur romantik. Në shekullin e 19-të, tokat çeke u bënë fuqia industriale e monarkisë dhe më pas ishin bërthama e Republikës së Çekosllovakisë, e cila u formua në vitin 1918, pas rënies së Perandorisë Austro-Hungareze, pas Luftës së Parë Botërore. Çekosllovakia u pushtua nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore, dhe u çlirua në vitin 1945 nga forcat sovjetike dhe amerikane. Shumica e banorëve gjermano-folës u dëbuan pas luftës dhe në këtë mënyrë vendi humbi pakicën e tij të madhe dhe karakterin e tij dygjuhësh. Partia Komuniste e Çekosllovakisë fitoi zgjedhjet e vitit 1946. Pas grushtit të shtetit, të vitit 1948 Çekosllovakia u bë një shtet komunist një-partiak nën ndikimin sovjetik. Në vitin 1968, rritja e pakënaqësisë ndaj regjimit arriti kulmin në një lëvizje reformiste të njohur si Pranvera e Pragës, e cila përfundoi në një pushtimin e udhëhequr nga sovjetikët. Çekosllovakia mbeti e pushtuar deri në Revolucionin e Kadifenjtë të vitit 1989, kur regjimi komunist u rrëzua dhe një republikë parlamentare shumëpartiake u formua. Më 1 janar 1993, Çekosllovakia u shpërbë në mënyrë paqësore, që çoi krijimin e dy shteteve të pavarura të Republikës Çeke dhe Sllovakisë. Republika Çeke është një vend i zhvilluar me një ekonomi të avancuar, me të ardhura të larta dhe standard të lartë jetese. Republika Çeke gjithashtu renditet si vendi i 10-të më paqësor. Ajo është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, NATO, OECD, OSBE dhe Këshillit të Europës. Historia Historia e hershme Viset e Çekisë, në bazë të të dhënave arkeologjike çeke, kanë qenë të banuara që nga parahistoria. Që në nga Shekulli III, fise kelte kanë migruar në këtë pjesë. Ndër fiset e para kanë qenë Boi (fis keltë) dhe më vonë fisi gjermanë i markomanëve dhe fisi Quadi. Mbreti i tyre Marobodouus është sunduesi i parë i dokumentuar i Bohemisë. Gjatë kohës së dyndjeve të mëdha fiset gjermane, nga pjesa qendrore e Evropës u larguan drejt perëndimit dhe jugut, po ashtu edhe nga viset e Çekisë. Popuj sllavë nga rajoni i Detit të Zi-Karpate u vendosën në zonë (një lëvizje që u stimulua edhe nga masakrimi i njerëzve nga Siberia dhe Europa Lindore: Hunët, avarët, bullgarët dhe hungarezët). Në shekullin e gjashtë ata u vendosën në perëndim në Bohemi, Moravi dhe disa prej tyre në Austrinë dhe Gjermaninë e sotme. Gjatë shekullit të 7-të, tregtari frank Samo, që mbështeti sllavët në luftën kundër avarëve, u bë sunduesi i shtetit të parë sllav të njohur në Europën Qendrore, Perandoria e Samos. Principata moraviane, Moravia e Madhe lindi në shekullin e 8-të dhe arriti kulmin e vet në shekullin e 9-të, kur ndali ndikimin e frankëve dhe fitoi mbrojtjen e Papës. Bohemia Dukata e Bohemisë u shfaq në fund të shekullit të 9-të, kur u unifikua nga dinastia Přemyslid. Në shekullin e 10-të, Boleslaus I, Duka i Bohemisë pushtoi Moravinë, Silezinë dhe u zgjerua më larg në lindje. Mbretëria e Bohemisë ishte, si e vetmja mbretëri në Perandorinë e Shenjtë Romake, një fuqi të ndjeshme rajonale gjatë Mesjetës. Ajo ishte pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake nga 1002 deri në 1806, me përjashtim të viteve 1440–1526. Në 1212, Mbreti Premysl Ottokar I (që e mbante titullin "mbret" nga viti 1198) fitoi Demin e Artë të Sicilisë (a dekret formal) nga perandori, që i konfirmoi Ottokar dhe pasardhësve të tij statusin mbretëror. Dukata e Bohemisë u ngrit në Mbretëri. Dekreti deklaroi se Mbreti i Bohemisë do të përjashtohej nga të gjitha detyrimet e ardhshme ndaj Perandorisë së Shenjtë Romake, përveç pjesëmarrjes në këshillat perandorake. Emigrantë gjermanë u vendosën në periferitë bohemiane në shekullin e 13-të. Gjermanët populluan qytete dhe rrethe minerare dhe, në disa raste, formuan koloni gjermane në brendësi të Bohemisë. Në vitin 1235, mongolët nisën pushtimin e Europës. Pas betejës së Legnicës në Poloni, mongolët kryen sulmet e tyre në Moravi, por u mundën në qytetin e fortifikuar të Olomouc-ut. Mongolët më pas pushtuan dhe mundën Hungarinë. Mbreti Premysl Otakar II fitoi nofkën Mbretii i Hekurt dhe i Artë për shkak të fuqisë së tij ushtarake dhe pasurisë së tij. Ai pushtoi Austrinë, Styrinë, Karinthian dhe Karniolën, duke e zgjeruar në territorin bohem në Detin Adriatik. Ai u vra në betejën për Marchfeld-in në vitin 1278 në një luftë me rivalin e tij, Mbretin Rudolph I të Gjermanisë. Djali i Ottokar, Wenceslaus II, mori kurorën polake në 1300 për veten e tij dhe kurorën hungareze për djalin e tij. Ai ndërtoi një perandori të madhe që shtrihej nga lumi Danub në Detin Baltik. Në 1306, mbreti i fundit i dinastisë Přemyslid u vra në rrethana misterioze në Olomouc, ndërsa ai pushonte. Pas një seri luftërash dinastike, Dhoma e Luksemburgut fitoi fronin bohem. Shekulli i 14-të, në veçanti, me ardhjen e mbretit bohem Karli IV (1316–1378), i cili në 1346 u bë mbreti i romakëve dhe në 1354, Mbreti i Italisë dhe Perandor i Shenjtë Romak, konsiderohet Epoka e artë e historisë së Çekisë. Me rëndësi të veçantë ka qenë themelimi i Universitetit Charles në Pragë në 1348, Ura Charles, Sheshi Charles. Pjesa më e madhe e Kështjellës së Pragës dhe katedralja e Shën Vitus në stilin gotik janë kryer gjatë mbretërimit të tij. Ai bashkoi Brandenburgun (deri në 1415), Lusatinë (deri 1635), dhe Silezinë (deri në 1742), nën kurorën çeke. Epidemia Vdekja e Zezë, që u përhap në Europë nga viti 1347 deri në vitin 1352, shkatërroi Mbretërinë e Bohemisë në 1380, duke vrarë rreth 10% të popullsisë. Në fund të shekullit të 14-të ka filloi procesi i të ashtuquajturit Reformimit bohem (çek). Reformatori fetar dhe social Jan Hus formoi një lëvizje për reformë që më vonë mori emrin e tij. Edhe pse Hus u quajt një heretik dhe u dogj në Konstancë në vitin 1415, pasuesit e tij u shkëputën nga Kisha Katolike dhe në luftërat Hussite (1419–1434) mundën pesë kryqëzata të organizuara kundër tyre nga ana e Perandorit të Shenjtë Romak Sigismund. Petr Chelčický vazhdoi me lëvizjen Hussite Reformimit. Gjatë dy shekujve të ardhshëm, 90% e banorëve u bënë përkrahës të lëvizjes Hussite. Mendimet e Husit ishin një ndikim i madh në zhvillimin Lutheranist të mëvonshëme. Vetë Luteri tha se "ne jemi të gjithë Hussites, pa duke qenë të vetëdijshëm për këtë", dhe e konsideronte veten si pasardhës të drejtpërdrejtë të Husit. Pas vitit 1526 Bohemia erdhi gjithmonë e më shumë nën kontrollin e Hapsburgëve, pasi Hapsburgët u bënë fillimisht sunduesit e zgjedhur dhe më pas në 1627 sunduesit e trashëguar të Bohemisë. Hapsburgët austriake të shekullit të 16, themeluesit e Monarkisë europiane qendrore Hapsburge, u varrosën në Pragë. Ndërmjet viteve 1583–1611 Praga ishte selia zyrtare e Perandorit të Shenjtë Romak, Rudolf II dhe oborrit të tij. "Hedhjet nga dritarja të Pragës" dhe revolta e mëvonshme kundër Hapsburgëve në vitin 1618 shënoi fillimin e Luftës Tridhjetëvjeçare, e cila shpejt u përhap në të gjithë Evropën Qendrore. Në vitin 1620, rebelimi në Bohemi u shtyp në Betejën e Malit të Bardhë, dhe lidhjet mes Bohemisë dhe tokave të trashëguara nga Hapsburgët në Austri u forcuan. Udhëheqësit e Revoltës boheme u ekzekutuan në 1621. Fisnikëria dhe protestantët e klasës së mesme u detyruan ose të ktheheshin në katolikë ose të largoheshin nga vendi. Periudha në vijim, nga 1620 deri në fund të shekullit të 18-të, është quajtur shpesh në gjuhën e folur e "Periudha e Errët". Popullsia e tokave çeke ra me një të tretën gjatë dëbimit të protestantëve çekë, si dhe për shkak të luftës, sëmundjeve dhe urisë. Hapsburgët ndaluan të gjitha shërbimet e tjera të krishtera përveç katolicizmit. Lulëzimi i kulturës baroke tregon paqartësinë e kësaj periudhe historike. Turqit osmanë dhe tatarët pushtuan Moravinë në vitin 1663. Në 1679–1680 tokat Çeke u përballën me një murtaje shkatërruese dhe një kryengritje e bujqërve argatë. Sundimi i Maria Terezës së Austrisë dhe djalit të saj Joseph II, Perandor i Shenjtë Romak dhe bashkë-regjent nga 1765, u karakterizua nga absolutizmi iluminist. Në 1740, shumica e Silezisë (me përjashtim të zonës jugore) u mor nga mbreti Frederick II i Prusisë në Luftërat Sileziane. Në 1757 prusianët sulmuan Boheminë dhe pas Betejës së Pragës (1757) pushtuan qytetin. Më shumë se një e katërta e Pragës u shkatërrua dhe Katedralja e Shën Vitusit gjithashtu pësoi dëme të rënda. Megjithatë, menjëherë pas kësaj, në Betejën e Kolínit, Frederick u mund dhe la Pragën dhe u tërhoq nga Bohemia. Në vitet 1770 dhe 1771 Uria e Madhe vrau rreth një të dhjetën e popullsisë çeke, ose 250.000 banorë, dhe radikalizoi fshatin duke çuar në kryengritjet fshatare. Argatëria u hoq (në dy faza) midis viteve 1781 dhe 1848. Fundi i Perandorisë së Shenjtë Romake në 1806 çoi në degradimin e statusit politik të Mbretërisë së Bohemisë. Bohemia humbi pozitën e saj të një elektorati të Perandorisë së Shenjtë Romake, si dhe përfaqësimin e vet politik në Asamblenë Perandorake. Tokat boheme u bënë pjesë e Perandorisë Austriake dhe më vonë e Austro-Hungarisë. Gjatë shekullit të 18-të dhe 19-të Rigjallërimi Kombëtar Çek filloi rritjen e tij, me qëllim për të ringjallur gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar çek. Revolucioni i vitit 1848 në Pragë, që luftoi për reformat liberale dhe autonominë e Kurorës bohemiane brenda Perandorisë Austriake, u shtyp. Në 1866 Austria u mund nga Prusia në Luftën Austro-Prusiane. Perandorisë Austriake i nevojitesh të ripërcaktonte veten për të ruajtur unitetin përballë nacionalizmit. Në fillim u duk se disa lëshime do të bëheshin edhe në Bohemi, por në fund perandori Franc Jozef I kreu një kompromis vetëm me Hungarinë. Kompromisi austro-hungarez i 1867 dhe moskurorëzimi i Franz Jozefit si Mbret i Bohemisë çoi në një zhgënjim të madh të politikanëve çekë. Tokat e Kurorës Bohemiane u bënë pjesë e të ashtuquajturit Cisleithania (zyrtarisht "Mbretëritë dhe Tokat e përfaqësuara në Këshillin Perandorak"). Zgjedhjet e para sipas votimit të përgjithshëm të meshkujve u mbajtën në vitin 1907. Mbreti i fundit i Bohemisë ishte Karli Bekuar i Austrisë i cili sundoi në vitet 1916–1918. Çekosllovakia Rreth 1.4 milionë ushtarë çekë luftuan në Luftën e Parë Botërore, nga të cilët rreth 150.000 u vranë. Edhe pse shumica e ushtarëve çekë luftoi për Perandorinë Austro-Hungareze, më shumë se 90.000 vullnetarë çekë formuan Legjionet Çekosllovake në Francë, Itali dhe Rusi, ku ata luftuan kundër Fuqive Qendrore dhe më vonë kundër trupave bolshevike. Në vitin 1918, gjatë rënies së Perandorisë së Hapsburgëve, në fund të Luftës së Parë Botërore, u krijua republika e pavarur e Çekosllovakisë, që iu bashkua fuqive aleate fituese. Shteti i ri që udhëhiqej nga Tomáš Garrigue Masaryk, përfshiu Kurorën Bohemiane (Bohemia, Moravia dhe Silezia) dhe pjesë të Mbretërisë së Hungarisë (Sllovakia dhe Ruthenia Karpate) me pakica të rëndësishme gjermane, hungareze polake dhe ruthenisht folëse. Çekosllovakia nënshkroi një traktat të aleancës me Rumaninë dhe Jugosllavinë (e ashtuquajtura Antanta e Vogël) dhe sidomos me Francën. Në vitin 1929 në krahasim me vitin 1913, produkti i brendshëm bruto u rrit me 52% dhe prodhimi industrial me 41%. Në vitin 1938 Çekosllovakia mbante vendin e 10-të në prodhimin industrial në botë. Megjithëse Republika e Parë Çekosllovake ishte një shtet unitar, ajo siguronte në atë kohë të drejta të gjera për pakicat e saj dhe ishte e demokracia e vetme në këtë pjesë të Europës në periudhën midis dy luftërave. Efektet e Depresionit të Madh, duke përfshirë papunësinë e lartë dhe propaganda masive nga Gjermania naziste, rezultoi megjithatë, në pakënaqësinë dhe mbështetjen e fortë ndër gjermanët etnikë për një ndarje nga Çekosllovakia. Adolf Hitleri shfrytëzoi këtë mundësi dhe, duke përdorur Partinë Gjermane të Sudeteve të Konrad Henleinit, një parti separatiste, fitoi Sudetenland kryesisht gjermanishtfolëse (dhe fortifikimet kufitare prej betoni të saj) përmes Marrëveshjes së Mynihut 1938 (nënshkruar nga Gjermania Naziste, Franca, Britania, dhe Italia). Çekosllovakia nuk ishte e ftuar në konferencë, dhe çekët dhe sllovakët e quajnë Marrëveshjen e Munich Tradhëtia e Mynihut, sepse Franca (e cila kishte një aleancë me Çekosllovakinë) dhe Britania hoqën dorë nga mbrojtja e Çekosllovakisë në vend që të përballeshin me Hitlerin. Pavarësisht mobilizimit të ushtrisë së fortë prej 1.2 milion trupash Çekosllovake dhe aleancës ushtarake franko-çeke, Polonia aneksoi zonën Zaolzie rreth Český Těšín; Hungaria fitoi pjesë të Sllovakisë dhe Ruthenisë Karpate si rezultat i traktatit të Çmimit të Parë Vjenës në nëntor 1938. Pjesa e mbetur e Sllovakisë dhe Ruthenia Nënkarpate fituan autonomi më të madhe, me shtetin riemëruar në "Çeko-Sllovaki". Pasi Gjermania naziste kërcënoi për të aneksuar pjesë të Sllovakisë, duke lejuar rajonet e mbetura të jenë të ndara nga Hungaria dhe Polonia, Sllovakia zgjodhi për të ruajtur integritetin e saj kombëtar dhe territorial, duke u shkëputur nga Çeko-Sllovakia në mars 1939, dhe pozicionuar veten, siç kërkohej nga Gjermania, me koalicionin e Hitlerit. Pjesa e mbetur e territorit çek u pushtua nga Gjermania, e cila e transformoi atë në të ashtuquajturin Protektorat të Bohemisë dhe Moravisë. Protektorati u shpall pjesë e Rajhut të Tretë, dhe presidenti dhe kryeministri ishin në vartësi të Protektorit të Gjermanisë naziste. Ruthenia Nënkarpate shpalli pavarësinë si Republika e Karpato-Ukrainës më 15 mars të vitit 1939, por u pushtua nga Hungaria në të njëjtën ditë dhe u aneksua formalisht të nesërmen. Rreth 345.000 qytetarë çekosllovakë, duke përfshirë 277.000 hebrenj, u vranë apo u ekzekutuan, ndërsa qindra mijëra të tjerë u dërguan në burgje dhe kampe përqendrimi nazist ose u përdoren për punë të detyruar. Deri në dy të tretat e qytetarëve ishin në grupet e synuara nga nazistët për dëbim ose vdekje. Një kamp përqendrimi u krijua në territorin e Çekisë në Terezin, në veri të Pragës. Kshte një rezistencë çeke ndaj pushtimit nazist, si në brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht me vrasjen e liderit nazist gjerman Reinhard Heydrich nga ushtarët çekosllovakë Jozef Gabčík dhe Jan Kubis në një periferi të Pragës më 27 maj 1942. Më 9 qershor 1942 Hitleri urdhëroi hakmarrje të përgjakshme kundër çekëve si një përgjigje ndaj rezistencës anti-naziste çeke. Qeveria e Çekosllovakisë në azil dhe ushtria e saj luftuan kundër gjermanëve dhe u pranuan nga aleatët. Pushtimi gjerman përfundoi më 9 maj 1945 me ardhjen e Bashkimit Sovjetik dhe ushtrive amerikane dhe kryengritjes Pragës. Rreth 140.000 ushtarë sovjetikë u vranë në çlirimin Çekosllovakinë nga sundimi gjerman. Në vitet 1945–1946, pothuajse e gjithë pakica gjermanisht-folëse në Çekosllovaki, rreth 3 milion njerëz, u dëbuan në Gjermani dhe Austri. Gjatë kësaj kohe, mijëra gjermanë u mbajtën në burgjet dhe kampet e burgimit ose u përdorën për punë të detyruar. Në verën e vitit 1945, ka pasur disa masakra. Gjermanët që nuk u dëbuan ishin disa 250.000 që kishin qenë aktivë në rezistencën kundër gjermanëve nazistë, ose që u konsideruan si ekonomikisht të rëndësishëm, edhe pse shumë prej tyre emigruan më vonë. Pas një referendumi sovjetik të organizuar, Ruthenia Nënkarpate nuk iu kthye Çekosllovakisë, por u bë pjesë e Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës, si Provinca e Zakarpatias në vitin 1946. Çekosllovakia u përpoq të luajë rolin e një "ure" ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes. Megjithatë, Partia Komuniste e Çekosllovakisë e rriti me shpejtësi popullaritetin, nga zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin, për shkak të Marrëveshjes së Mynihut të paraluftës, dhe një qëndrim të favorshëm popullor ndaj Bashkimit Sovjetik, për shkak të rolit sovjetik në çlirimin Çekosllovakinë nga Gjermania. Në zgjedhjet e vitit 1946, komunistët fituan 38% të votave dhe u bënë partia më e madhe në parlamentin Çekosllovak. Ata formuan një qeveri koalicioni me partitë e tjera të Frontit Kombëtar dhe lëvizën shpejt për të konsoliduar pushtetin. Një ndryshim i rëndësishëm erdhi në vitin 1948 me një grusht shteti nga ana e Partisë Komuniste. Milicitë komuniste të Popullit siguruan kontrollin e vendeve kyçe në Pragë, dhe u formua një qeveri e një partie të vetme. Për 41 vitet e ardhshme, Çekosllovakia ishte një shtet komunist në kuadër të Bllokut Lindor. Kjo periudhë karakterizohet mbetja prapa nga Perëndimi në pothuajse çdo aspekt të zhvillimit social dhe ekonomik. Niveli i Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë i vendit ra nga niveli i njëjtë me atë të Austrisë fqinje më poshtë se sa ai i Greqisë apo Portugalisë në vitin 1980. Qeveria komuniste shtetëzoi plotësisht mjetet e prodhimit dhe të krijoi një ekonomi të komanduar nga lart. Ekonomia u rrit me shpejtësi gjatë viteve 1950, por u ngadalësua në 1960 dhe 1970 dhe ndenji në vend në vitet 1980. Klima politike ishte shumë represive gjatë viteve 1950, duke përfshirë edhe procese të montuara gjyqësore dhe qindra e mijëra të burgosurve politikë të shumta, por u bënë më të hapur dhe tolerant në fund të viteve 1960, duke kulminuar nën udhëheqjen e Aleksandër Dubçekut në Pranverën e Pragës të vitit 1968, i cili u përpoq të krijonte "socializmin me një fytyrë njerëzore", dhe ndoshta edhe të fuste pluralizmin politik. Kjo u ndalua me dhunë nga pushtimi nga të gjitha vendet anëtare të Paktit të Varshavës, me përjashtim të Rumanisë dhe Shqipërisë më 21 gusht 1968. Pushtimi u pasua nga një program i ashpër i "normalizimit" në fund të viteve 1960 dhe 1970. Deri në vitin 1989, organizimi politik mbështetej në censurën e opozitës. Disidentët botuan Charter 77 në vitin 1977, dhe protestat e para të një valë të re protestash u shfaqën në vitin 1988. Midis 1948 dhe 1989 rreth 250.000 çekë dhe sllovakë u burgosën për arsye politike, dhe mbi 400.000 emigruan. Revolucioni i kadifenjtë dhe Pavarësia Në nëntor të vitit 1989, Çekosllovakia u kthye në një demokraci liberale përmes "Revolucionit paqësore të kadifenjtë". Megjithatë, aspiratat kombëtare sllovake u forcuan dhe, më 1 janar të vitit 1993, vendi u nda në mënyrë paqësore në dy shtete të pavarur Republika Çeke dhe Sllovakia. Të dy vendet kryen reforma ekonomike dhe privatizime, me qëllim të krijimit të një ekonomie tregu. Ky proces ishte kryesisht i suksesshëm; në vitin 2006, Republika Çeke u njohur nga Banka Botërore si një "vend i zhvilluar", dhe në vitin 2009 Indeksi i Zhvillimit Njerëzor e rendit atë si një komb të "Zhvillimit Shumë të Lartë Njerëzor". Nga viti 1991, Republika Çeke, fillimisht si pjesë e Çekosllovakisë dhe që nga viti 1993 në të drejtën e vet, ka qenë anëtar i Grupit të Vishegradit dhe nga 1995, OECD. Republika Çeke u anëtarësua në NATO më 12 mars 1999 dhe në Bashkimin Europian më 1 maj 2004. Më 21 dhjetor 2007, Republika Çeke u bashkua me zonën Shengen. Qeverisja dhe politika Artikulli kryesor Sistemi shtetëror Republika Çeke është një demokraci përfaqësuese, parlamentare, pluraliste, shumë-partiake, me Kryeministrin si kreu i qeverisë. Parlamenti (Parlament České republiky) është dydhomësh, me Dhomën e Deputetëve (Çekisht: Poslanecká sněmovna) (200 anëtarë) dhe Senati (Çekisht: Senát) (81 anëtarë). Presidenti i Republikës Çeke zgjidhej nga një sesion i përbashkët i parlamentit për një mandat pesëvjeçar, me jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme. Ky sistem ishte praktikuar midis viteve 1993–2012. Që nga viti 2013, zgjedhjet presidenciale janë të drejtpërdrejta. Presidenti është kreu formal i shtetit me kompetenca të kufizuara dhe specifike, ku më të rëndësishmet janë kthimi i projektligjeve në parlament, propozimi i gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese për miratim në Senat dhe shpërndarja e parlamentit në disa rrethana të veçanta dhe të pazakonta. Ai gjithashtu emëron kryeministrin, si dhe anëtarët e tjerë të kabinetit me propozim të kryeministrit. Nga viti 2013 e në vazhdim, presidenti zgjidhet nga populli, jo nga parlamenti. Milosh Zeman ishte presidenti i parë çek i zgjedhur drejtpërdrejt. Kryeministri është kreu i qeverisë dhe ushtron kompetenca të konsiderueshme, duke përfshirë të drejtën për të vendosur objektivat për politikat e jashtme dhe të brendshme, të mobilizojë shumicën parlamentare dhe zgjedhë ministrat e qeverisë. Anëtarët e Dhomës së Deputetëve zgjidhen për një mandat katërvjeçar me përfaqësim proporcional, me një prag zgjedhor prej 5%. Ka 14 rrethe votimi, të njëjta me rajonet administrative të vendit. Dhoma e Deputetëve, pasardhësja e Këshillit Kombëtar Çek, ka kompetencat dhe përgjegjësitë e parlamentit federal që nuk egziston të ish-Çekosllovakisë. Anëtarët e Senatit zgjidhen në zona elektorale një vendëshe me dy-raunde votimi për një mandat gjashtë vjeçar, me një të tretën të zgjedhur çdo vit çift në vjeshtë. Zgjedhjet e para u bënë në vitin 1996, për terma të ndryshme. Senati është i papëlqyeshëm në publik dhe vuan nga pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, në përgjithësi afërsisht 30% në raundin e parë dhe 20% në të dytin. Sistemi i drejtësisë Republika Çeke ka një sistem të ligjit civil të bazuar në ligjin gjermanik. Gjyqësori çek ka tre gjykata kryesore, Gjykata Kushtetuese e cila mbron njerëzit kundër shkeljeve të kushtetutës nga legjislativi apo nga qeveria, e përbërë nga 15 gjyqtarë kushtetues, Gjykata e Lartë e Republikës së Çekisë është gjykata e apelit më e lartë për të pothuajse të gjitha rastet ligjore të dëgjuara në Republikën Çeke e përbërë nga 67 gjyqtarë dhe Gjykata e Lartë Administrative, e cila vendos për çështjet e drejtësinë procedurale dhe administrative. Ajo gjithashtu ka juridiksion mbi shumë çështje politike, të tilla si formimi dhe mbyllja e partive politike, kufijtë juridiksionale midis entiteteve qeveritare, si dhe pranueshmërinë e personave që qëndrojnë për poste publike. Këto forma të gjykatës quhen triumvirat. Njësitë administrative Republika Çeke ndahet në 14 njësi administrative të llojit rajon (org.:kraje, njëjës – kraj) dhe kryeqytetit (hlavní město) Praga (Praha). Këto njësi administrative ndahen më tej në 77 njësi të nivelit të komunave (org.:okresy, njëjës okres).. Gjeografia Republika Çeke shtrihet kryesisht midis gjerësive gjeografike Veriore 48° dhe 51° (një zonë të vogël ndodhet në veri të 51°), dhe gjatësive gjeografike Lindore 12° dhe 19°. Relievi çek është jashtëzakonisht i larmishme. Bohemia, në perëndim, përbëhet nga një pellg i drenazhuar nga Elba (çekisht: Labe) dhe lumenjtë e Vltavës, e rrethuar nga malet e ulëta kryesisht, të tilla si vargmali Krkonoše i Sudetëve. Pika më e lartë në vend, Sněžka në 1,602 m, ndodhet këtu. Moravia, pjesa lindore e vendit, është gjithashtu mjaft kodrinore. Ajo drenazhohet kryesisht nga lumi Morava, por ajo gjithashtu përmban burimin e lumit Oder (çekisht: Odra). Lumenjtë që dalin nga Republika Çeke derdhen në tre dete të ndryshme: në Detin e Veriut, Detin Balltik dhe Detin e Zi. Republika Çeke gjithashtu ka nëpërdorim Moldauhafen, një sipërfaqe 30.000m² në mes të portit të Hamburgut, që iu dha Çekosllovakisë me nenin 363 të Traktatit të Versajës, për të lejuar shtetin kontinental në një vend ku mallrat që transportohen nëpërmjet lumit të mund të transferohen në anijet detare. Territori do ti kthehet Gjermanisë në vitin 2028. Në Republikën Çeke ka katër parqe kombëtare: Parku Kombëtar Krkonoše, Parku Kombëtar Šumava, Parku Kombëtar Podyjí, Zvicra Boheme. Tre Tokat historike të Republikës Çeke (ish vendet kryesore të tokave të Kurorës Boheme) korrespondojnë pothuajse saktësisht me pellgjet e lumenjve të Elba dhe pellgun Vltava për Boheminë, ai i Moravës për Moravinë, dhe pellgu i lumit Oder për Silezinë Çeke (në aspektin e territorit çek). Klima Republika Çeke ka një klimë të butë kontinentale, me verë të ngrohtë dhe dimër të ftohtë, me re dhe me dëborë. Ndryshimi i temperaturës midis verës dhe dimrit është relativisht i lartë, për shkak të pozitës gjeografike pa dalje në det. Në Republikën Çeke, temperaturat ndryshojnë shumë, në varësi të lartësisë. Në përgjithësi, në lartësi më të mëdha, temperaturat janë më të ulëta dhe reshjet më të shumta. Zona me më shumë rreshje në Republikën Çeke ndodhet rreth Bili Potokut në malet Jizera dhe rajoni më i thatë është Qarku Louny në veriperëndim të Pragës. Një faktor tjetër i rëndësishëm është shpërndarja e maleve; prandaj, klima është mjaft e ndryshme. Në majën më të lartë Sněžka (1602 m), temperatura mesatare është -0.4 °C, ndërsa në ultësirat e Rajonit Moravian Jugor, temperatura mesatare është 10 °C. Kryeqyteti i vendit, Praga, ka një temperaturë mesatare të ngjashme, edhe pse kjo është e ndikuar nga faktorë urbanë. Muaji më i ftohtë është zakonisht janari ndjekur nga shkurti dhe dhjetori. Gjatë këtyre muajve, zakonisht ka borë në male dhe nganjëherë në qytetet e mëdha dhe në ultësira. Gjatë muajit mars, prill dhe maj, temperatura zakonisht rritet me shpejtësi, veçanërisht gjatë muajit prill, kur temperatura dhe moti tenton të ndryshojnë shumë gjatë ditës. Pranvera karakterizohet edhe nga nivele të larta të ujit në lumenj, për shkak të shkrirjes së borës duke shkaktuar përmbytje të rastit. Muaji më i ngrohtë i vitit është korriku, i ndjekur nga gushti dhe qershori. Mesatarisht, temperaturat verore janë rreth 20 °C – 30 °C më të larta se gjatë dimrit. Vera karakterizohet edhe nga shiu dhe stuhitë. Krkonoše Parku Kombëtar Vjeshta në përgjithësi fillon në shtator, i cili është ende relativisht i ngrohtë dhe i thatë. Gjatë muajit tetor, temperaturat zakonisht bien nën 15 °C ose 10 °C dhe pemët gjetherënëse fillojnë të rrëzojnë gjethet e tyre. Në fund të nëntorit, temperaturat zakonisht shkojnë rreth pikës së ngrirjes. Temperatura më e ulët e matur ndonjëherë ishte në Litvínovice afërt Ceske Budejovice në vitin 1929, -42.2 °C dhe më e larta e matur, ishte 40.4 °C në Dobřichovice në vitin 2012. Shumica e shirave bie gjatë verës. Reshjet sporadike janë relativisht konstante gjatë gjithë vitit (në Pragë, numri mesatar i ditëve në muaj që kanë të paktën 0.1 mm shi varion nga 12 në shtatori dhe tetor në 16 në nëntor), por reshje e rënda të përqendruara (ditë me më shumë se 10 mm në ditë) janë më të shpeshta në muajt maj-gusht (mesatarisht rreth dy ditë të tilla në muaj). Ekonomia Republika Çeke ka një ekonomi të zhvilluar, me të ardhura të larta, me një normë të PBB-së për banor që është 87% e mesatares së Bashkimit Evropian. Republika Çeke është shteti më i qëndrueshëm dhe më i begatë i shteteve ish-komuniste. Ajo përjetoi një rritje prej mbi 6% në vit në tri vitet e para shpërthimit të krizës së fundit ekonomike globale. Rritja ka qenë e udhëhequr nga eksportet për në Bashkimin Evropian, sidomos në Gjermani, dhe investimet e huaja, ndërkohë që kërkesa e brendshme është rigjallëruar. Pjesa më e madhe e ekonomisë është privatizuar, duke përfshirë bankat dhe telekomunikacionin. Një anketë e vitit 2009, në bashkëpunim me Shoqatën Ekonomike Çeke gjeti se shumica e ekonomistëve çekë ishin në favor të liberalizimit të vazhdueshëm në shumicën e sektorëve të ekonomisë. Vendi ka qenë anëtar i zonës Shengen që nga 1 maj 2004. Kontrolli kufitar është hequr. Kufijtë e saj me të gjithë fqinjët e saj (Gjermania, Austria, Polonia dhe Sllovakia) janë të hapur plotësisht që më 21 dhjetor 2007. Republika Çeke u bë anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë më 1 janar 1995. Në vitin 2012, gati 80% e eksporteve të Çekisë shkoi drejt shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian, dhe më shumë se 65% e importeve çekë erdhi nga këto shtete. Republika Çeke do të bëhet ekonomia e 49-të më e madhe në botë deri në vitin 2050 me një GDP prej 342 miliardë dollarë. Politika monetare realizohet nga Banka Kombëtare Çeke, pavarësia e së cilës është e garantuar me Kushtetutë. Monedha zyrtare është koruna Çeke. Në nëntor të vitit 2013, Banka Kombëtare Çeke ka filluar të ndërhyjë për të dobësuar kursin e këmbimit të Korunës çeke nëpërmjet një stimuli monetar për të ndaluar monedhën nga forcimi i tepruar dhe për të luftuar kundër deflacionit. [94] Në fund të vitit 2016, BKÇ ka deklaruar se kthimi në politikën monetare konvencionale ishte planifikuar për në mes të vitit 2017. Kur ajo iu bashkua BE-së, Republika Çeke detyruar veten për të miratuar euron, por data e miratimit nuk është përcaktuar. Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve, i koordinuar nga OECD, aktualisht renditet e sistemit Çeke arsim si më e mira e 15 në botë, më të lartë se mesatarja e OECD-së. [98] Republika Çeke është renditur e 24 në Indeksin e Lirisë Ekonomike 2015. Në dhjetor të vitit 2016, rritja e GDP Çeke ka qenë 1.9%, duke i dhënë ekonomisë Çeke rritjen mesatare në Bashkimin Evropian. [99] Shkalla e papunësisë është 3.5%, duke i dhënë Çekia nivelin më të ulët të papunësisë në Bashkimin Europian. [23] Prodhimi i energjisë elektrike çeke kalon konsumin me rreth 10 TWh në vit, të cilat eksportohen. energjia bërthamore aktualisht siguron rreth 30 për qind të nevojave të përgjithshme të energjisë, pjesa e tij është parashikuar të rritet në 40 për qind. Në vitin 2005, 65.4 për qind e energjisë elektrike është prodhuar nga me avull dhe djegies termocentrale (kryesisht qymyr); 30 për qind nga bimët bërthamore; dhe 4.6 për qind nga burime të rinovueshme, duke përfshirë hidrocentralet. burimi më i madh çeke e energjisë është Temelín Nuclear Power Station, një tjetër central bërthamor është në Dukovany. Republika Çeke është ulur varësinë e saj në shumë ndotës qymyr të gradës së ulët kafe si një burim të energjisë. Gazi natyror është prokuruar nga Russian Gazprom, rreth tre të katërtat e konsumit të brendshëm dhe nga kompani norvegjeze, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të mbetur një të katërtën. Gazi rus është importuar nëpërmjet Ukrainës (tubacionit Druzhba), gazi norvegjeze është transportuar përmes Gjermanisë. konsumi i gazit (përafërsisht. 100 TWh në 2003–2005) është konsumi i energjisë elektrike pothuajse të dyfishtë. Afrika Moravia ka depozita të vogla të naftës dhe gazit. Demografia Kultura Kultura e Çekisë është shumë e zhvilluar nga ku bujqesia është më e zhvilluar. Të tjera Islami në Çeki Pushime Telekomunikacioni Transporti Trasporti në Republikën Çeke mbështetet në disa varietete duke përfshirë trasportin tokësor, hekurdha, uji dhe ajri. Republika Çeke ka një hekurudhë prej 9,435 kilometrash. Në Pragë gjendet dhe metroja e Pragës i vetmi sistem nëntokësor i shpejtë, ndërkohë që qytetet e tjera të mëdha kanë sistem trami. Përsa i përket rrugëve, në total Republika Çeke ka 55,653 km. Trasporti ujor është i fokusuar kryesisht tek lumenjtë duke qënë se si shtet nuk ka dalje në det. Lumi Vltava është lumi më i gjatë me 430 km. Trasporti ajror përfaqësohet me 46 aeroporte ku më i madhi është aeroporti i Pragës Vaclav Havel. Ushtria Lidhje të jashtme Qeveria : Government website, Kryetari : Presidential website (anglisht) Parlamenti : Chamber of Deputies website (anglisht) Ministria : Senate website (anglisht) Prague Post (gazete) Prague TV Radio Prague Czech.cz - CzechTourism :en:Transport in the Czech Republic
3206
Panairi i botës është emri gjenerik që përdoret panaire të mëdha që janë mbajtur që nga mesi i shekullit të 19-të. Organizata zyrtare pranuese është Bureau International des Expositions ose BIE. Panairet e aprovuara nga BIE klasifikohen në universale, dhe ndërkombëtare ose të specializuara, të cilat zgjasin nga 3 në 6 muaj. Nga ana tjetër shtetet mund të organizojnë panairet apo ekspozitat e tyre pa mbështetjen e BIE. Panairët Universalë Panairët Universalë trajtojnë tema të përgjithshme që prekin shumë fusha të njerëzimit në perjudha të caktuara. Ky lloj panairi zakonisht ka tema në të cilat shtetet e ndryshme bazojnë panairin e tyre. Tema për Panairin e Lisbonës (1998) ishte "uji" ndëersa tema për panairin që po zhvillohet aktualisht në Japoni është "zgjuarsia e natyrës". Panairët Universalë mbahen më rrallë se panairët e specializuar apo ndërkombëtarë sepse janë më të kushtueshëm. Për ti dalluar ato nga panairet në nivel më të ulët, pavjonet e një panairi universal duhet të projektohen dhe të ndërtohen nga fillimi. Kjo sjell edhe garën për ndërtesën më të bukur si për shëmbull Japonia, Franca, Maroku dhe Spanja ne Expo '92. Panairët e veçuara si universalë janë Expo '58 i Brukselit, Expo '62 i Seattle, njohur si panairi i shekullit të 21-të, Expo '67 i Montrealit, HemisFair '68 i San Antonios, Expo '70 i Osakas, Expo '84 i Neë Orleans-it, Expo '88 i Brisbane-it, Expo '92 i Seviljës, Expo '98 i Lisbonës, dhe Expo 2000 i Hannover-it. Expo 2005 po zhvillohet aktualisht në Aichi, Japoni. Shpesh ndërtesa parafabrikat përdoren për të minimizuar kostot. BIE ka vendosur që të zhvillohen panairë universalë çdo 5 vjet me fillimin e shekullit të 21-të; kjo për shakak të numrit të shumtë të panaireve pergjatë viteve '80 dhe '90. Kjo sepse duke pasur panaire çdo vit kostot për një shtet janë shumë të larta, shëmbull për këtë është Australia e cila vendosi të mos marrë pjesë në Expo '98 për arsyen se Sevilja ishte shume afër në gjeografi dhe kohë për të justifikuar pjesëmarrjen. Rregullat e BIE gjithashtu thone që panairet e specializuara ose ndërkombëtare mund të mbahen një herë ndërmjet perjudhës prej 5 vjetësh që ndan një panair universal nga tjetri. Panairët ndërkombëtar dhe të specializuar Panairët ndërkombëtar zakonisht lidhen me një temë të caktuar dhe më specifike se ajo e universalëve si për shëmbull Transporti (Vancouver Expo '86) ose 'Kënaqja në Kohën e Teknologjisë' (Brisbane Expo '88). Panairët e specializuar kanë një temë akoma më të ngushtë si për shëmbull Panairi Ndërkombëtar i Oborreve, mbajtur në Osaka në 1990 dhe, Kunming, Kinë, 1999. Panairët e specializuar dhe ndërkombëtare janë më te vegjël dhe më të lirë për tu organizuar nga komiteti drejtues dhe vëndet pjesëmarrëse sepse zakonisht kostot arkitektonike janë më të lira dhe hapsira ku ngrihet panairi vetëm merret me qera nga vendet e ndryshme pjesëmarrëse. Zakonisht strukturat ofrohen te gatshme nga komiteti drejtues i panairit. Disa thonë se kjo është zgjidhje më e mirë përderisa më shumë para investohen në interierin e strukturës. Pas Panairit Pjesa më e madhe e strukturave të panairëve të ndryshëm janë të përkohshme dhe çmontohen pas panairit. Ama ka shumë raste në të cilat strukturat nuk preken. Shëmbulli më i madh është Kulla Eifel, e ndërtuar për Panairin universal të Parisit (1889). Pallati i Kristalit, nga panairi i parë botëror në Londër në 1851 i ndërtuar fillimisht sepse mund të riciklohej si strukturë për të shkurtuar humbjet, pati sukses aq të madh sa u leviz në një vend me rëndësi dhe u vendos sis trukturë permanente por fatkeqësisht u shkatërrua nga zjarri në 1936. Raste të tjera janë ato të Expo '92 në Sevilje ku 'Plaza de España' përbën një pjesë të një parku shumë të madh dhe shumë pavjone të shteteve të ndryshme janë transformuar në zyra konsullatash. Në Bruksel, Atomiumi ende egziston si strukturë në të njëjtin vënd ku u ndërtua në 1958. Ose Gjilpëra Hapsinore në Seattle e cila ishte simboli i panairit të 1962, panair në të cilin pavjoni amerikan u tranformua në Qëndrën Shkencore të Paqësorit. San Antonio nuk ndryshoi Kullën e Amerikave, Instituti i Kulturave Teksane dhe qëndër mbledhjesh gjate HemisFair '68. Ndër strukturat akoma në këmbë të Expo '67 të Montreal-it janë Habitat 67, pavjoni Amerikan (tani Biosfera), pavjoni Francez (tani Kazinoja e Montrealit). Sfera e Diellit mbetet e njëjta me atë të vitit 1982 në panairin e Knoxville. Muzeu i Shkencës dhe Industrisë në Çikago mbetet e njëjta ndërtesë e ngritur në 1983, në panairin kolumbian botëror. Disa pjesë të panairëve botërorë transformohen në parqe që inkorporojnë elementë të panairit si për shëmbull: Nashville - Panairi i Qindvjeçarit Montreali - Expo '67 San Antonio - HemisFair '68 Osaka - Expo '70 Spokane - Expo '74 Brisbane - Expo '88 Sevilje - Expo '92 Daejeon - Expo '93 Lisbonë - Expo '98. Disa pavjone nga ana tjetër janë lëvizur menjëherë në atdhe si për shëmbull pavjoni i BRSS në Expo '67 ndodhet tani në Moskë. Shumë ekspozita dhe lojra të krijuara nga Walt Disney dhe kompania e tij WED Enterprises për panairin botëror të Neë York-ut në 1964 (i cili vazhdoi deri në 1965), u tranferuan në aktualin Disneyland dhe vazhdojnë të punojnë edhe sot. Shih edhe Lista e panairëve të botës Lidhje të jashtme Panairi Botëror i 1904 Website i Panairit të botës Website për diskutime mbi panairët botëror Website i panairit botëror të 1964/1965 në New York Diskutim mbi panairin e 1964/1965 në New York Glasgow 1938 Website i panairit botëror të 1933/1934 në Chicago Panaire botërore
3211
Greqishtja e lashtë është gjuhë e shkruar Indo-Evropiane me rrënjë në gjuhën që flisnin greqishtfolësit dhe ka histori të dokumentuar prej 3400 vitesh. Shkrimi dhe gramatika e greqishtes së lashtë është zhvilluar vazhdimisht dhe disa pika të theksuara të këtij zhvillimi nga gjuhëtarët e shkolluar janë klasifikuar dhe për qëllime studimore edhe janë emërtuar. Këto emërtime zakonisht janë bërë duke i shtuar emrit të greqishtes si mbiemra emrat e fisit, dijetarëve, hapësirave, etj. që kanë marrë fronin e zhvillimit të gjuhës apo sundimit në hapësirën e Ballkanit perëndimorë. Kështu që studiuesit, me Greqishten e lashtë kuptojnë gjuhën apo variantet e saj të shkruara, si gjuhë e qytetërimit të atëhershëm të popullit të Ballkanit perëndimorë në trojet e Greqisë së sotshme dhe më gjerë. Po ashtu një variant gjithëpërfshirës i greqishtes së lashtë ishte edhe gjuhë e dytë në një pjesë të madhe të Perandorisë Romake dhe është gjuhë zyrtare e disa kishave të sotshme ortodokse. Kjo gjuhë studiohet në shkolla e universitete në mbarë botën që nga koha e Rilindjes. Edhe greqishtja e lashtë sikurse latinishtja hynë në grupin e gjuhëve të vdekura. Atë e gjejmë në drejtime të ndryshme shkencore ekzakte dhe shoqërore. Fillet e shkrimit në Ballkan Edhe në Ballkan sikurse në anë tjera të planetit kur është fjala për fillet e gjuhëve të shkruara ato kërkohen në shenja të krijuara dhe të vizatuara, të gdhendura etj. nga pjesëtarë që jetonin në ato troje ku më vonë flitet për gjuhë të shkruar. Këtë histori e kanë po thuaj se gjitha gjuhët e folura, folësit e të cilave kanë arritur të krijojnë marrëveshje për interpretimin pakë a shumë të njëjtë të shenjave. Një gjuhë e tillë, që me kalimin e kohës në botë u bë e njohur nën emrin greqishtja e lashtë ishte edhe gjuha e cila për një kohë të gjatë ishte gjuhë e shkruar e Ballkanit perëndimor dhe në kohën më të re u shpallë si gjuhë e vdekur. Nga pellazgjishtja e folur në greqi shte të shkruar ARVANITIKA PASARDHESE E GREQISHTES ANTIKE Një italian, i mirë-formuar në shkollat e larta, është në gjendje ta kuptojë një tekst në latinishten e vjetër. Po një grek?. Grekët e vjetër dhe Ilirët rrjedhin nga i njëjti popull, ai Pellazgjik, i cili i takon kulturës Seltike Hofshtat. Një grek i shkolluar mundet ta lexojë një tekst të vjetër grek me greqishten e re?. E një shqiptar, duke mos e njohur greqishten e vjetër, por vetëm me gegërishte a mundet të lexojë një tekst të vjetër Dorik? Pyetja mund të shtrohet madje krejt ndryshe: A ka në të vërtetë ndonjë gjuhë në Ballkan, që e ndihmon një njeri i cili kurrë nuk ka mësuar greqishten e vjetër, të kuptojë tekstet e vjetra greke? Kjo është një pyetje që më ka munduar shumë: Le ta provojmë te lexojmë poetët e vjetër grekë me gjuhën shqipe, dialektin Geg. Edhe pse kanë kaluar mbi 3 mijë vite, ka fragmente të Iliadës, apo veprave të tjera të lashtësisë greke, që mund të lexohen me ndihmën e dialektit GEG te gjuhës shqipe. Rastësi?! Mendoj se jo. ΜΗΝΙΝ ΑΕΙΔΕ ΘΕΑ ΠΗΛΙΑΔΕΩ ΑΧΙΛΛΗΟΣ, Ménin aéith thea péliatheo ahillios (Greqishtja e vjetër) Mënin e ajtht thuja (këndoja) Pelidit për Akilin, (Shqip-Dialekti Geg) ΟΥΛΟΜΕΝΗΝ Ή ΜΥΡΙΑ ΑΧΑΙΟΙΣ ΑΛΓΕ 'ΕΘΗΚΕ, Oulomenen’i mypia ahaiois alge’ethike, (Ou)men(dj)en ma mpin aj(Enjt)me aq ethe, ΠΟΛΛΑΣ Δ 'ΙΦΘΙΜΟΥΣ ΨΥΧΑΣ ΑΙΔΙ ΠΡΟΙΑΨΕΝ ΗΡΩΩΝ, Palas difthimos psyhas aidi proiapsen iroon Palas dif-trimat shpirtra hadit zbrapjes (I)ranë ΑΥΤΟΥΣ ΔΕ ΕΛΩΡΙΑ ΤΕΥΧΕ ΚΥΝΕΣΙΝ ΟΙΩΝΟΙΣΙ ΤΕ ΠΑΣΙ. aytois the eloria teyhe kinesin oionoisi te pasi Ato heronj tejne(Që) kinesin (Ishin) ujosur(krirë) më pas. ΔΙΟΣ ΔΕ ΕΤΕΛΕΙΕΤΟ ΒΟΥΛΗ. thios the eteleieto boini dhera dhe eter i lehtë bërë ΕΞ ΟΥ ΔΗ ΤΑ ΠΡΩΤΑ ΔΙΑΣΤΗΤΗΝ ΕΡΙΣΑΝΤΕ Eksoj thi ta prota thiasteten erisante Eksoj (E ksisoj) thi (Thënia) e Prota (fatit) ëdhtë thënë. ΑΤΡΕΙΔΗΣ ΤΕ ΑΝΑΞ ΑΝΔΡΩΝ ΚΑΙ ΔΙΟΣ ΑΧΙΛΛΕΥΣ. Atreithes te anaksanthron kai dios ahilleis Arteus mbretnë fron qaj të (dios-te diturin) zotërinë akil Përkthimi ne gjuhën e sotme shqipe : Mërinë e hidhur këndoni për Pelidin Akil, Mendja mpihet me aq (Dhembje) ethe, Se palas trimat e mëdhenj Hadit ranë Ata heronj u shkrinë, dhera dhe ajër u bënë E kësisoj nga forca e fatit qe thënë, Arteu mbreti në fron-zotin Akil të qajë. Simonide ΕΣΤΙ ΤΙΣ ΛΟΓΟΣ (esti tis logos) Është tis në log ΤΑΝ ΑΡΕΤΑΝ ΝΑΙΕΙΝ. Tan aretan naiens Të gjithë heshtur (Nejn) rrinë, ΔΥΣΑΜΒΑΤΟΙΣ ΕΠΙ ΠΕΤΡΑΙΣ. Thysambatis epi petrais I thyer (epi) përmbi peta (Gurë) ΑΓΝΑΝ ΔΕ ΜΙΝ ΘΕΑΝ Agna the min thean Ankthit nuk mund ta thonin ΧΩΡΟΝ ΑΓΝΟΝ ΑΜΦΕΠΕΙΝ. Ksoron ag-gnon amfepein Ksisoj të aguarit amfepsen, ΟΥΔΕ ΠΑΝΤΩΝ ΒΛΕΦΑΡΟΙΣ oyde panton blefarois ΘΝΑΤΩΝ ΕΣΟΠΤΟΣ, Thnaton esoptos Ω ΜΗ ΔΑΚΕΘΥΜΟΣ ΙΔΡΩΣ o mè dakethimos idros, ΕΝΔΟΘΕΝ ΜΟΛΗ endothen mole (të thënat moleqin-përcëllojnë) ΙΚΗ Τ 'ΕΣ ΑΚΡΟΝ ΑΝΔΡΕΙΑΣ. ike t’est akron andrejas rrugët(ikjet) e akteve të mëdha. Ka vetëm një thënie në log, Teksa të gjithë në heshtje të dëgjojnë, Të ulur në shkallët prej guri, Ankthin askush nuk mund ta thotë, Kësisoj agimi (Zgjimi I mendimit) është mbretëror, Mbi tokët e bekuar, Për të gjithë të vdekshmit, Që nuk mund ta kenë, Me përjashtim të atyre, Që njohin të thënat(vërtetat) që djegin, Për rrugët e akteve të mëdha Solon Eunomia TAΥTA ΔIΔAΞAI ΘΥMOΣ AΘHNAIOΥΣ ME KEΛEΥEI, tayta didaksai dhymos athenaiojs me keleyei Këto gjëra të thëna athinjotë të lindur, ΩΣ KAKA ΠΛEIΣTA ΠOΛEI ΔΥΣNOMIH ΠAΡEXEI, Os kaka pleista polei disnomié papehei ose i kanë pëlqyer boll qenies time prap-seprap, EΥNOMIH AE EΥKOΣMA KAI AΡTIA ΠANTA AΠOΦAINEI eynomié ae eykosma kai artia panta apophiaine Emëro aq veçanti që ka arti shumë të Pohime të qena KAI T `AMA TOIΣ` AΔIKOIΣ `AMΦITIΘHΣI ΠEΔAΣ ' kai t’ama tois adikois’amphitithési pedas Qan (ama tënde) shpirti yt apothezën gaton, TΡAXEA ΛEIAINEI, ΠAΥEI KOΡON, ΥBΡIN AMAΥΡOI, trahea leiainei payeei koron, ybrin amayroi Tradhtia e lënakëve paguan mirë, (ymri-ylli mbi) nderi mbaroi, Këto gjëra të thëna Athinjotë të lindur, I kanë pëlqyer boll qenies time po prapë-se-prapë, Përcakton sa veçanti ka arti me pohime të vërteta, Qan shpirti im tani dhe apoteozën e gaton, Tradhtia e lënakëve paguhet mirë, nderi mbaroi. Gjuha ilire sipas shumë studiuesve gjermanë dhe francezë, nuk ka qenë vetëm se një degë e grupit të gjuhëve Dinarike, dhe se fiset që emërtohen si greke (ose qytete-koloni greke) nga studiuesit e sotëm, (Fiset E Boetisë - Thesprotise, Maqedonisë, Thrakisë deri tek venetët e veriut të Italisë)flisnin dialekte të kelto-ilirishtes. Për këtë studiues si Majer, Follmajer , Manianni etj mjaftoheshin në një logjikë e thjeshtë shkencore. Gjenden amfiteatro shumë të mëdhenj bregdetin shqiptaro-dalmat që vazhdojnë gjer në Austri. Cila do të ishte gjuha që përdorej në këto teatro, për popullsinë autoktone. Dihet që njerëzit e thjeshtë flisnin gjuhën popullore. Atëherë nëse gjuha popullore e Ilirëve nuk ishte Gjuha dorike e Homerit dhe Eskilit, si e kuptonin ato lojën teatrale në skenë. A ishte e mundur që aktorët të mbanin përmendësh mijëra vargje dhe tua transmetonin brezave të artistëve, pa i shkruar. Dihet që Dorët, quheshin ndryshe dhe Dardanë, dhe dardanët konsideroheshin në bibël si njerëz shumë të mençur. Termi grek, mos ishte një sajim i mëvonshëm, sepse në gadishullin Hemus kishte vetëm popullsi ilire, dhe se të gjitha këto fise flisnit të njëjtën gjuhë, dhe shkruanin me të njëjtat shkronja që kishte shkruar dhe Homeri, Eskili Pesiodi etj. Vetë ajo që emërtohet Greqi, nga bonorët vendas, quhej Hellada, qe ishte varianti femëror i emërtimit Hemus. Dhe dihej që Heilio dhe(H) ilio(ili+ria), ishin e njëjta fjalë e shqiptuar në dy dialekte të gjuhës së vjetër Dore, dhe ishte emërtimi i yllit të mëngjesit- perëndeshës së dashurisë Afërditës. Askush nuk e vë në dyshim sot, se emri Afrodita, përbëhet nga dy fjalë të mirëfillta të fondit shqipes: Afro dhe Dita. (Ardhja e ditës-mëngjes). Gjer më sot fakti që mitologjia Dorike, Etolike dhe Jonike e epirote, shpjegohet vetëm me gjuhën shqipe është quajtur si përkime të rastësishme. Por kur këto përkime arrijnë gjer në 90 për qind të gjithë mitologjisë, çështja kompikohet, dhe rastësitë kthehen ligj. Pra rastësia bie. Interesant është fakti që vete fjala Helada nuk rezulton të jete e prejardhur nga fjala Ela(Eja), por nga fjala Hell, e Maqedonishtes se vjetër që në shqipen Geg do të thotë Yll. Ne zonën Matit ne nëndialektin de Gurrës së Madhe, ka një mallkim që duhet të jetë i fondit pellazgjike: “të u shoft helli” (Tu shoftë ylli). Në mitologjinë shqiptare, çdo njeri ka një yll përgjegjës në qiell. Kur ky yll shuhet, njeriu vdes. Pasqyrimet e greqishtës së lashtë në gjuhët e sotshme Pasqyrimi në gjuhët e Ballkanit Dallimi i greqishtës së vjetër me atë të sotmen Gjuha e lashtë greke, nga ana e fjalorit si dhe nga ana e sintaksës dhe morfologjise gjendet me afer me greqishten e sotme sesa italishtja me latinishten. Gjuha greke nga fakti se është dokumentuar shume heret Mikenasit dhe ka qene e shkruar, por problemi eshte se gjuha mikenase ishte e shkruar ne kohen qe herodoti thoshte se greqia banohej nga pellazget e se dialektet eole dhe jonike u shkeputen nga pellazgjishtja. Ne kete kuptim greqishtja permban te njejtin fond morfologjik dhe te fjalorit qe nga koha e Homerit deri me sot. Disa fjale te gjuhes greke mikenase jane: αναξ (mbret, sot ανακτορο), βασιλευς (sot βασιλιας) etj. Vetem se basileus ne periudhen mikenase nuk ishte mbret,se mbreti quhej vanas,kurse basile ose pasile vinte pas mbretit si nje prej dinjitareve apo pjese e administrates. Fjalor etimologjik i greqishtes se lashte me krahasime me gjuhet e tjera indoevropiane është ai i J. B. Hofmann (GEW, 1950) Një shembull Përkthim: „Vetë i bindur, provoj t'i bëj të bindur edhe të tjerët, që (të besojnë, që) është shumë vështirë, që ta gjejmë një ndhimëtar më mirë për marrjen e këtë pasurisë për natyrën e njeriut se dashurinë.“ (Platoni në Symposion) Burimi i të dhënave Gjuha greke
3212
Gjuha latine ose latinishtja është një gjuhë e lashtë indo-evropiane e cila fillimisht është folur në rajonin romak të quajtur Latium. Kjo gjuhë fitoi rëndësi të madhe si gjuha zyrtare e Perandorisë Romake. Gjithë gjuhët romake e kanë origjinën tek latinishtja dhe fjalë me prejardhje nga kjo gjuhë gjenden edhe sot në gjuhët moderne si anglishtja, italishtja, frëngjishtja, spanjishtja, rumanishtja, etj. Mendohet se 80% e fjalëve zyrtare të gjuhës angleze rrjedhin nga gjuha latine. Për më tepër që në botën perëndimore latinishtja vazhdon të jetë gjuha ndërkombëtare në shkencë dhe politikë që prej 1000 vjetësh. Gjuha latine mbetet gjuha zyrtare e Kishës Katolike, çka e bën atë gjuhën zyrtare të Vatikanit. Latinishtja bën pjesë në grupin e gjuhëve italike. Latinishtja vazhdon të përdoret në krijimin e fjalëve të reja në gjuhët moderne të shumë familjeve të ndryshme, duke përfshirë edhe anglisht, dhe në taksonomisë biologjike. Latinishtja dhe gjuhët e saj të afërm Romancë janë gjuhë vetëm të mbijetuar të grupit Italik e gjuhëve. Gjuhë të tjera e degës Italik u vërtetuar në mbishkrimet e Italisë e hershme, por u asimiluan në latinisht gjatë Republikës Romake. Përdorimi i gjerë i elementeve nga fjalimi gjuhë e folur nga autorët më të hershme dhe mbishkrimet e Republikës Romake bëjnë të qartë se gjuha origjinale e pashkruar e Monarkisë romake ishte një formë vetëm pjesërisht thjeshtueshëm gjuhës së folur - gjuha paraardhësi me latinishten vulgare. Me ardhjen e Republikës Romake të vonë, një gjuhë standarde, forma i shkolluar kishte lindur nga fjalimi i arsimuar, referuar tani si latinisht Klasike. Latinisht vulgare, në kontrast, është emri i dhënë në një gjuhë bisedor që ndryshoi shumë më shpejt, i cili ishte folur në të gjithë perandorisë. . Shkak të pushtimit romak, latinishtja u përhap në shumë rajone të Mesdheut, dhe dialekte fliten në këto zona, u integrua në shkallë të ndryshme me gjuhët autoktonë, duke zhvilluar në gjuhët Romancë moderne. Klasike latinishtja ndryshuar ngadalë me rënien e Perandorisë Romake, si arsimi dhe pasuria u bë gjithnjë e rrallë. Latinishtja rezultuese mesjetare, ndikuar nga gjermanike ndryshme dhe proto-Romancë gjuhët derisa ajo u shpërbëhet, u prish, dhe u zhduk. Latinishtja klasike ishte përdorur si gjuhë e komunikimit ndërkombëtar, diturisë dhe shkencës, deri edhe në shekullin e 18-të, kur ajo filloi të zëvendësuan nga gjuhët amtar. Pas lindjes dhe lulëzimit të saj në rrjedhën e të paktën 2.200 vjetëve, latinishtja filloi ngadalë të vdesë rreth qindvjeçarit të XVI. Historia Para përhapjes së kulturës romake në vendet të tjera të Evropës, Latinishtja ishte folur vetëm në qytetin e Romës dhe në rajonin e saj (Latium). Më vonë gjuha latine u zgjerua në të gjithë perandorinë romake. Bashkë më Greqishten e lashtë latinishtja ishte gjuha zyrtare në shtetin e Romës së lashtë. Latinishtja standarde është për tu dalluar nga Latinishtja e popullit. Kjo formë e gjuhës latine ishte shumë më e lehtë, se standardja. Sidomos ushtarët e Romës (Legjionarët) e kishin folur këtë Latinishten e popullit. Filologu gjerman Wilfried Stroh thotë, që Gjuha standarde latine ishte vdekur madje pas disa shekuj pas Lindjen e Krishtit.. Fakt është, që konkurrenti më i madh në atë kohë kishte qenë gjuha greke e lashtë. Sidoqoftë Latinishtja ka qene Lingua Franca e Evropës në atë kohë. Normalisht gjuha latine ishte shkruar në formën scriptio continua, do më thonë së ndër fjalëve nuk ka pasur donjë largësi. Shkronja të vogla dhe shenja pikësim nuk ka pasur. Kështu që tekstet latine janë shumë të vështira për t'i lexuar. Këtu një shembull nga Metarmofosët e Ovidit (krijimi) : Gramatika Rasat : nominativus - emërore genetivus - gjinore dativus - dhanore acustivus - kallëzore vocativus - thirrore ablativus - rrjedhore Ndikimi i latinishtes në gjuhët evropiane Shiko edhe Alfabeti latin Shkronjat zyrtare të alfabetit latin janë: A, B, C, D, E, F, G, H, I, J, K, L, M, N, O, P, Q, R, S, T, U, V, X, Y, Z. Lidhje të jashtme Efemeris Gazetë krejtësisht latinisht. Nuntii Radio gazetë latinisht. Forum romanum: Corpus Scriptorum Latinorum: bibliotekë tekstesh dhe përkthimesh latine. Biblioteka latine: Mbledhje tekstesh latine: klasike, kristiane, mesjetare, dhe moderne. Kurs i latinishtes klasike: kurs falas për mësimin e latinishtes. Referime Latinisht Gjuhë flektive
3213
Termi Gjenocidi armen ose Masakra armene (i njohur edhe si Holokausti Armen) i referohet deportimit dhe vdekjeve të armenëve gjatë qeverisjes së qeverisë së Xhonturqve gjatë viteve 1915-1917. Kjo ngjarje momentalisht po shkakton mosmarrëveshje në mes të bashkësisë ndërkombëtare dhe Turqisë. Shumica e armenëve e shkollarëve perëndimor si dhe disa turq besojnë se vdekja e armenëve ishte rezultat i një plani shtetëror për çrrënjosje masive. Nga ana tjetër, shumica e shkollarëve turq si dhe disa perëndimorë, mendojnë se një konflikt në mes të dy palëve, së bashku me urinë dhe sëmundjet, ishte arsyeja pse një numër i armenëve vdiqën. Shifrat e numrit të vdekjeve ndryshon nga 200,000 deri në 1.8 milion, dhe ndonëse nuk ka konsensus ndërkombëtarë rreth numrit të saktë të vdekjeve të popullatës armene, shumica e burimeve perëndimore mendojnë që ky numër është së paku një milion. Gjenocidi armen është rasti i dytë më i studiuar i çka quhet gjenocid dhe shpesh krahasohet me Holokaustin. Armenët në Anadoll Në vitin 1914, para Luftës së Parë Botërore, Perandoria Otomane kishte rreth 2 milion armen, shumica e të cilëve ishin armen ortodoksë apo katolik. Deri kah fundi i shekullit 19-të, armenët quheshin "millet-i sadika" (komb i besueshëm) nga otomanët, pasi që jetonin në harmoni me grupet tjera etnike në Anadollin Lindor pa ndonjë konflikt të madh me autoritetet qendrore—kjo edhe përkundë ndryshimeve fetare dhe etnike dhe faktit që armenët e krishterë duhej t'u nënshtroheshin ligjeve Islame dhimmi. Përderisa popullata armene në Anadollin Lindor ishte e madhe dhe e gropuar, në pjesën perëndimore jetonte po ashtu një komunitet i madh, shumica e të cilëve jetonin në kryeqytetin Stamboll ku një komunitet i konsiderueshëm ekziston edhe këtë ditë. Komuniteteve në Anadollin Lindore iu shkaktua shumica e viktimave. Gjenocidi Armen Para Luftës së Parë Botërore, Perandoria Osmane u vu nën qeverisjen e Xhonturqve. Në fillim, disa organizata politike armene përkrahën Xhonturqit, me shpresë se do të ketë ndryshime nga politika e Abdyl Hamidit ndaj popullatës në përgjithësi dhe asaj armene në veçanti. Në këtë mënyrë, shumë armen u zgjodhën për në Parlamentin otoman, ku disa vazhduan pjesëmarrjen gjatë tërë Luftës së Parë Botërore. Më 1914, qeveria otomane e nxori një ligj të ri për të përkrahur luftën që kërkonte të gjithë meshkujt e moshës madhore gjer në 45 vjeç që ose t’i bashkëngjiten ushtrisë osmane ose të paguajnë tarifë të veçantë për t’u përjashtuar nga kjo kërkesë. Në fundin e vitit 1914, armenët u akuzuan për tradhti dhe simpatizim me Rusët, dhe planet për një evakuim të dhunshëm nga fronti për në Sirinë e sotme u krijuan. Më 24 prill, 1915, qeveria e Xhonturqve urdhëroi zhvendosjen e qindra-mijëra, e ndoshta më shumë se një milion, armenve nga Kaukazi për në Mesopotami dhe Sirinë e sotme. Një rrjedhojë e kësaj zhvendosje ishte numri i lartë i të vdekurve. Statistikat e numrit të të vdekurve janë të debatueshme por qëndrojnë diku nga 200,000 në 1.8 milion. Dokumente zyrtare gjermane dhe austriake raportojnë se numri total mund të jetë mbi një milion, ndërsa raportet otomane flasin për 800,000 të vrarë (me ndoshta një milion të vdekur); shumica e shkollarëve perëndimor e pranojnë pohimin se së paku një milion vdiqën. Qeveria turke, shumica e shkollarëve turq, dhe disa shkollar perëndimor nuk pajtohen me këto shifra, duke pretenduar që numri i viktimave ishte shumë më i vogël. Kampet Perandoria otomane kishte krijuar 25-26 kampe të mëdha përqendrimi (Deir-Zor, Ras ul-Ain, Bonzanti, Mamoura, Intili, Islahiye, Radjo, Katma, Karlik, Azez, Akhterim, Mounboudji, Bab, Tefridje, Lale, Meskene, Sebil, Dipsi, Abouharar, Hamam, Sebka, Marat, Souvar, Hama, Homs dhe Kahdem), nën komandën e Çukru Kaya, një nga dorët e djathta të Talat Pashës. Shumica e kampeve gjendeshin afër kufijve me Irakun dhe Sirinë, dhe disa ishin vetëm kampe të përkohshme tranzite. Kampe të tjera u përdorën vetëm si zona për varrosje masive—si Radjo, Katma, dhe Azaz. Pas raporteve të vdekjeve, kampet Lale, Tefridje, Dipsi, Del-El, and Ras ul-Ain u ndërtuan veçanërisht për ata që kishin vetëm disa ditë jetë. Shumica e rojeve brenda kampeve ishin armen. Pothuaj të gjitha kampet, duke përfshire edhe më të mëdhatë ishin nën qiell të hapur. Sipas Gjykatës Ushtarake, kampet tjera ishin kampe jo-zyrtare të Gjysmë-hënës se Kuqe të cilat përdoreshin për vrasje me injeksion të morfinës dhe pastaj trupat hidheshin në Detin e Zi. Në rastet tjera, sipas të dhënave, kishte vrasje të shkallës së vogël dhe kampe për djegie ku popullatës armene i thuhej të shkoj në një zone të caktuar, dhe pastaj digjej bashkërisht. Të dhëna të tjera nga gjyqi ushtarak sugjerojnë se instilacione gazi ekzistonin poashtu. Dëshmitë në gjyq na bëjnë me dije se Dr. Saib dhe Nail, një zëvendës Ittihadist, drejtonin dy ndërtesa shkollore që përdoreshin si kampe për shfarosjen e fëmijëve. Organizata Speciale (Teshkilati Mahsusa) Një organizatë speciale u themelua në dhjetor të vit 1911 nga qeveria otomane. Organizata e dytë, e cila morri pjesë në çka çoi në shkatërrimin e komunitetit armeno-otoman u themelua nga Ittihad ve Terraki në korrik 1914 dhe për ndryshim nga e para nuk i duheshin urdhra nga qeveria për të vepruar. Më vonë, më 1914, qeveria otomane vendosi drejtimin e kësaj organizate duke liruar kriminel nga burgjet qendrore për t’iu bashk;ngjitur kësaj organizate speciale. Sipas komisioneve otomane pranë gjyqit ushtarak, si komisioni Mzhar, në Sivas më 24 nëntor 1914 124 kriminel u liruan nga burgu Pimian, e cila u pasua me lirimin e 49 kriminelëve në Ankara disa muaj më pas. Prej fundit të 1914-ës deri të fillimi i 1915-ës, qindra të burgosur u liruan për t'u bashkëngjitur më pas me këtë organizatë që më vonë u ngarkua për të përcjellur konvojet e armenëve të deportuar, gjersa numri u rritë në mijëra. Komandanti i armatës së tretë osmane, Vehib, i quante këta anëtarë të organizatës speciale “kasapë të qenies njerëzore.” Sipas të njëjtave komisione dhe burimeve tjera, kriminelët zgjedheshin anëtarë të organizatë speciale në bazë të egërsisë. Komisioni Mazhar gjatë gjyqit ushtarak, ka ofruar lista të këtyre kriminelëve; në një rast, nga 65 kriminel të liruar 50 ishin burgosur për vrasje. Procesi i zgjedhjes së kriminelëve, ku morën pjesë edhe mjek, sipas kërkuesve perëndimor është tregues i qartë i qëllimeve kriminele të qeverisë për të shkaktuar vrasje masive të popullsisë armene. Gjykimet ushtarake, Stamboll, 1919 Shumica e atyre përgjegjës për gjenocid u dënuan me vdekje në mungesë, pasi iu kishin ikur proceseve gjyqësore më 1918. Të akuzuarit arritën të shkatërrojnë shumicën e dokumenteve, që do të mund të përdorej kundër tyre para se të iknin. Gjyqi ushtarak vërtetoi dëshirën e Ittihadistve për të eliminuar fizikisht armenët, nëpërmjet organizatës speciale. Gjyqi Ushtarak, Stamboll, 1919: "Gjyqi Ushtarak duke marrë parasysh krimet e sipër-përmendura deklaron unanimisht fajësinë e këtyre të ikurve: Talat Pasha, ish-vezir i madh; Enver Efendija, ish ministër i luftës; Gjemal Efendija, ish-ministër i marinës; dhe Dr. Nazim Efendija, ish-ministër i edukimit; ... Gjyqi, në pajtim me ligjin, dënon Talatin, Enverin, Gjemalin, dhe Dr. Nazimin me vdekje." Historia bashkëkohore prill, 1994: Presidenti Bill Klinton lëshon një deklaratë për shtyp për të kujtuar “tragjedinë” që i pllakosi armenët më 1915, megjithatë ai u gjunjëzua nga presioni politik dhe refuzoi ta quaj atë si “gjenocid”, edhe pse para se të zgjedhej president ai e kishte bërë një gjë të tillë. 2002: Gjenocidi Armen bëhet temë e filmit Ararat, nga regjisori armeno-kanadez Atom Egojan (Atom Egoyan). 20 shkurtë, 2003: Raporti "Aplikueshmëria e Konventës së Kombeve të Bashkuara në Ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit në Ngjarjet që ndodhen gjatë fillimit të shekullit Njëzetë" nga International Center for Transitional Justice (ICTJ) thotë se "...së paku disa nga kryerësit e akteve i dinin se konsekuencat e veprimeve të tyre do të ishte shkatërrimi, i pjesërishëm apo i plotë, i armenëve të Anadollit Lindor, ose vepruan qëllimshëm drejt këtij caku që do të thotë se posedonin qëllimin gjenocidial të kërkuar." Raporti konkludon "...Ngjarjet, shikuar bashkërisht, mund të thuhet se përmbajnë të gjitha elementet e krimit të gjenocidit sipas definimeve të Konventës së [OKB]-së, si dhe shkollarëve ligjor, historianëve, politikanëve, gazetarëve dhe personave tjerë do të arsyetoheshin në përshkrimin e tyre në atë mënyrë. " (p. 17). 21 prill, 2004: Dhoma e Ulët Kanadeze voton për njohjen zyrtare dhe dënimin e Gjenocidit Armen. Propozimi kaloi lehte me 153 me 68, sidoqoftë, kabineti i kontrolluar nga Liberalët u këshillua të votoj kundër. Qeveria federale, me refuzimin e mocionit, nuk shprehu qëndrim nëse gjenocidi ka ndodhur apo jo, por vetëm një dëshirë për të mos hapur plage të vjetra, dhe të mbaje lidhje të mira me Turqinë. ????: Rok grupi amerikan System of a Down, anëtaret e të cilit janë me origjine armene, shkroi këngën "P.L.U.C.K." ("Political Lying Unholy Cowardly Killers"), kushtuar Gjenocidit Armen dhe mohimit të tij Njohja zyrtare Disa shtete dhe organizata ndërkombtare kanë njohur zyrtarisht Gjenocidin Armen, këtu përfshihet Argjentina, Armenia, Kanada, Franca, Italia, Greqia, Rusia, Sllovakia, Suedia, Zvicra, Uruguai dhe Vatikani. International Center for Transitional Justice (ICTJ) Report Prepared for TARC La Ligue des Droits de l'Homme Parlamenta Kurdistanê Li Derveyî Welat Permanent Peoples' Tribunal Evropean Alliance of YMCAs The Association of Genocide Scholars Union of American Hebrew Congregations World Council of Churches The Turkish Human Right Organization United Nations Sub-Commission on Prevention of Discrimination and Protection of Minorities Council of Evrope, Parliamentary Assembly Evropean Parliament Intelektualët turk që përkrahin tezën e gjenocidit Numri i intelektualëve turk përkrahës të tezës së gjenocidit është shtuar gjatë viteve; qeveria turke ka ndërmarrë hapa për ta parandaluar këtë rritje duke e bërë të jashtëligjshme nën kodin penal turk mbështetjen e tezës së gjenocidit. Orhan Pamuk, novelisti i famshëm turk, ra viktimë e këtij ligji, për shkak të qëndrimit të tij ndaj kësaj çështje. Arsyet për pranimit e tezës së gjenocidit nga intelektualët turk qëndron pas tri pikave të rëndësishme. Së pari, fakti që anëtarët e organizatës së lartpërmendur ishin kriminel, dhe se ata ishin dërguar qëllimisht për t’i përcjellë armenët, është prove e mjaftueshme e qëllimeve kriminele të qeverisë. Së dyti, fakti që jo vetëm armenët e zonave të frontit u deportuan, dëshmon kundër domosdoshmërisë ushtarake. Së treti, sipas tyre, teza e zhvendosjes nuk ka kuptim pasi nuk kishte përgatitje që do të sugjeronte “rivendosje”, që do të thotë se qeveria nuk priste që armenët do të mbijetonin. Dr. Taner Akçam, një specialist turk, shkruan për këtë çështje: “Fakti që as në fillim të deportimit, as gjatë rrugës, e as në vendosje, nuk kishte as edhe një masë të ndërmarrë për organizimin e migrimit, është dëshmi e mjaftueshme për planin e shfarosjes.” Përkujtimorja e Gjenocidit Armen Ideja për një memorial u shprehë më 1965, në përkujtimin e 50 vjetorit të gjenocidit. Memoriali u përfundua dy vite më vone (nga arkitektet Kalashian and Mkrtchyan) në kodrën Cicernakaberd mbi gryken Hrazdan në Jerevan. Stela 44 m e lartë simbolizon rilindjen kombëtare të armenëve. 12 blloqe betoni të vendosura në rreth, simbolizojnë 12 provincat e humbura në Turqinë e sotshme. Në qendrën e rrethit, në thellësi 1.5 metra ndodhet flaka e përjetshme. Përgjatë parkut të memorialit ndodhet një mur me emrat e fshatrave dhe qyteteve ku masakrat dihet të kenë ndodhur. Çdo 24 prill qindra-mijëra njerëz ecin deri të përkujtimorja dhe vendosin lule (zakonisht karafil të kuq ose tulipan) përreth flakës së përjetshme. Armenët në tërë botën shënojnë në mënyra të ndryshme këtë ngjarje, dhe shumë përkujtimore janë ndërtuar në komunitetet e diasporës armene. Shiko dhe këtë Gjenocidi në Hoxhali Gjenocidi i Srebrenicës Bibliografia Amëza me të dhëna përkrahëse Armenica.org Armenian National Institute Documents from German State Archives, WWI French site with works and debunking revisionists History, articles, petition, pictures, quotations, forum, videos.. cilicia.com genocide entry; Information and resources. E-books and ressources. Zoryan Institute genocide entry. ArmenianHouse. Large collection of books and ressources. Center of Holocaust and Genocide studies Armenian genocide entry. BBC News article Turkey 'must admit Armenia dead' Amëza me të dhëna kundër cilsimit gjenocit Armenian Question-Allegations / Facts Institute for Armenian Research Armenian Issue / Allegation Facts by Turkish Ministry of Culture TurkishForum non-profit educational public service Armenians in Ottoman official documents French(and English) site covering history and allegations Lufta e Parë Botërore Armeni Perandoria Osmane Armen
3226
Mëhalla ose si i thonë vendasit Muhalla e Geces është një lagje e Gjakovës, Kosovë. Në këtë pjesë të qytetit gjendet "Parku i Lirisë" dhe spitali i qytetit "Isa Grezda". Gjatë kohës së paraluftës kundër okupatorit serbë ishte fole e organizimit te kryengritjes. Në këtë lagje gjatë viteve 90-92 janë mbledhë armët, teshat dhe ushqimet e para të UÇK-së. Nga kjo lagje ka pasur të rënë gjatë gjitha fazave të luftërave, protestave dhe demostratave te gjakovareve. Në këtë lagje kanë lindur apo jetuar personalitete të famshme të kombit tonë duke filluar nga Qamili i Vogël (Qamil Muhaxheri), Ali Podrimja, Zejnelabedin Dervishdana, Zeqirja Ballata, Selim Ballata, Selami Ballata, Halil Haxhosaj, Besnik Hasi, Besim Dina, Muharrem Mici, Mazllom Morina, Mehmet Haxhosaj, Nesimi Dervishdana, Met Godeni, Musa Kurhasku, Njazi Nikoliqi, Ramadan Nikoliqi, Kujtim Nikoliqi, Hyda Osa, Valon Nuzamala, Sadedin Shehu, Emin Dervishdana, Urim Bytyçi, Faton Pylla, Skender Gola, Xhevdet Kumnova, Ruzhdi Sadiku, Hazyr Bytyçi, Afrim Muhaxheri, Deli Haxhosaj, Tim Jaha etj. Kjo Lagje edhe sot e kësaj dite njehet për solidaritetin në mes të vet banueseve të saj. Kjo lagje njihet edhe si një lagje e bukur ku ka rrugica tipike të vjetera si dhe një pjesë e madhe e lagjes percillet nga lumi Krena. Lagjia ka parkun me të madh të qytetit si dhe ka një hapesire tepër të madhe. Kultura Ndër objektet fetare të muhallës së Gecës ndër të tjera dallohet xhamia e muhallës, themelet e së cilës janë ndërtuar në vitin 1817. Xhamia deri në vitet e vona ka shërbyer si objekt kulturorë, mirëpo dhëmbi i kohës ka bërë që të vije deri tek shëmbja e mureve të saj dhe rrëzimi i një pjese të saj. Pas luftës së Kosovës dhe me ardhjen e organizatave të ndryshme nga vende të ndryshme të botës dhe investimeve të tyre në objektet fetare, më 2001, mbi themelet e xhamisë së muhallës është ndërtuar një xhami e re nga ana e Bashkësis Islame të Gjakovës dhe një shoqate nga Anglia (Muslim Aid). Tani (2008), xhamia ndodhet mbi mure të reja por me minare të vjetër.Sektori i komunikacionit në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike pas disa vështirësive të shprehura dhe pas analizave që i janë bërë rrugës “Dëshmorët e Lirisë” që shpie në drejtim të spitalit kanë marrur vendim që kjo rrugë për automjete të jetë e obligueshme për qarkullim njëkahor. Automjetet në drejtim të spitalit mund të qarkullojnë lirshëm përgjatë kësaj rruge porse të njëjtën e kanë të ndaluar ta bëjnë automjetet që qarkullojnë nga krahu i kundërt, nga spitali në drejtim të veriut të kësaj rruge. Arsyetime për qarkullimin njëkahor të kësaj rruge nga zyrtarët e sektorit të komunikacionit mbi të gjitha kanë sjellur faktet se është rrugë pa trotuare, është rrugë vështirë e kalueshme në përballje sidomos kur njëra prej dy makinave konsiderohet si automjet me pesha më të rënda si dhe e dhëna se është rurgë që shpie në drejtim të spitalit rajonal “Isa Grezda” dhe është e patolerueshme të shkaktohen tollovi në trafik përgjatë kësaj rruge. Gjakovë
3227
Kjo është një listë e Panaireve botërore (me ndërtesa permanente të famshme). Vitet 1750 1756 - Londër - Panairi i Parë (1756) Sponsorizuar nga Shoqëria e Artit në Angli Vitet 1790 1798 - Paris - Ekspozita e Parë (1798) dhe Panairi i Dytë (1798) në Evropë Vitet 1800 1802 - Paris - Panairi i Tretë (1802) Vitet 1820 1829 - New York - Instituti Amrikan i Panairëve (1829) Vitet 1840 1844 - Paris - Panairi Industrial Francez (1844) 1849 - Birmingham - Panairi i Shoqërisë Britanike (1849) 1849 - Panairi i parë i prodhuesve Britanikë (1849) Vitet 1850 1851 - Londër - Panairi i Madh i punës indurstriale të gjithë botës -- Pallati i kristaltë 1852 - Cork - Panairi Industrial Irlandez (1852) 1853 - New York - Panairi i industrisë botërore (1853) 1853 - Dublin - Panaiti i madh industrial (1853) 1854 - Munich - Allgemeine deutsche Industrie-Ausstellung (1854) 1854 - Melbourne - Melbourne Exhibition (1854) (njëkohësisht me Exposition Universelle (1855)) 1855 - Paris - Exposition Universelle (1855) 1855 - Dublin - Dublin International Exhibition (1855) 1857 - Manchester - Art Treasures Exhibition (1857) Vitet 1860 1860 - Besançon - Exposition universelle (1860) 1861 - Melbourne - Victorian Exhibition (1861) 1862 - Hamburg - International Agricultural Exhibition (1862) 1862 - London - International Exhibition (1862) (Great London Exposition) (South Kensington, England) 1864 - Amsterdam - Dutch Industry Expostion (1864) 1865 - Philadelphia - Great Central Fair for the US Sanitary Commission (1865) 1865 - Oporto - Exposição Internacional (1865) 1865 - Dublin - International Exhibition of Arts and Manufactures (1865) 1865 - Dunedin - New Zealand Exhibition (1865) 1866 - Melbourne - Intercolonial Exhibition of Australasia (1866) 1867 - Paris - Exposition Universelle (1867) 1868 - Le Havre - Exposition Maritime Internationale (1868) Vitet 1870 1870 - Córdoba - Exposición Nacional (1870) 1870 - Sydney - Intercolonial Exhibition (1870) 1871 - London - First Annual International Exhibition (1871) 1872 - London - Second Annual International Exhibition (1872) 1872 - Lyon - Exposition Universelle et Internationale (1872) 1872 - Kyoto - Exhibition of Arts and Manufactures (1872) 1873 - London - Third Annual International Exhibition (1873) 1873 - Vjena - Weltausstellung 1873 Wien 1873 - Sydney - Metropolitan Intercolonial Exhibition (1873) 1874 - London - Fourth Annual International Exhibition (1874) 1874 - Dublin - International Exhibition of Arts and Manufactures (1874) 1874 - Roma - Esposizione internazionale (1874) (never held) 1875 - Santiago - Exposicion Internacional de 1875 1875 - Melbourne - Victorian Intercolonial Exhibition (1875) 1875 - Nizhni Novgorod - Nizhni Novgorod Fair (1875) 1875 - Sydney - Intercolonial Exhibition (1875) 1875 - Santiago - Exposición Internacional de Chile 1876 - Philadelphia - Centennial Exposition 1876 - Brisbane - Intercolonial Exhibition (1876) 1877 - Cape Town - South African International Exhibition (1877) 1877 - Tokyo - First National Industrial Exhibition (1877) (Ueno Park) 1878 - Paris - Exposition Universelle (1878) 1878 - Ballarat - Australian Juvenile Industrial Exhibition (1878) 1879 - Sydney - Sydney International Exhibition (1879) 1879 - Melbourne - Intercolonial Juvenile Industrial Exhibition (1879) Vitet 1880 1880 - Melbourne - Melbourne International Exhibition (1880) 1881 - Atlanta - International Cotton Exposition (1881) 1881 - Budapest - Országos Magyar Nöiparkiállitás (1881) 1882 - Bordeaux - Exposition internationale des vins (1882) 1882 - Buenos Aires - Exposición Continental Sud-Americana (1882) 1883 - Boston - The American Exhibition of the Products, Arts and Manufactures of Foreign Nations (1883) 1883 - Amsterdam - Internationale Koloniale en Uitvoerhandel Tentoonstelling (1883) (International Colonial Exhibition) 1883 - Calcutta - Calcutta International Exhibition (1883) 1883 - Parramatta - Intercolonial Juvenile Industrial Exhibtion (1883) 1883 - Louisville - Southern Exposition (1883) 1883 - New York City - World's Fair (1883) (never held) 1884 - New Orleans - World Cotton Centennial (1884) (New Orleans Universal Expositon and World's Fair), (World's Industrial and Cotton Centennial Exhibition), (New Orleans Centennial) 1884 - Melbourne - Victorian International Exhibition 1884 of Wine, Fruit, Grain & other products of the soil of Australasia with machinery, plant and tools employed 1884 - Edinburgh - International Forestry Exhibition (1884) 1884 - Saint Louis - Saint Louis Exposition (1884) 1884 - Turin - Esposizione generale italiana (1884) 1885 - Melbourne - Victorians' Jubilee Exhibition (1885) (Jubilee of Victoria Exhibition) 1885 - Antwerp - Exposition Universelle d'Anvers (1885) 1885 - Wellington - New Zealand Industrial Exhibition (1885) 1885 - New Orleans - North, Central and South American Exposition (1885) 1885 - London - International Exhibition of Inventions 1886 - London - Colonial and Indian Exhibition (1886) 1886 - Melbourne 1886 - Edinburgh - International Exhibition of Industry, Science and Art (1886) 1886 - Liverpool - International Exhibition of Navigation, Commerce and Industry (1886) 1887 - Adelaide - Adelaide Jubilee International Exhibition (1887) 1887 - Geelong - Geelong Jubilee Juvenile and Industrial Exhibition (1887) 1887 - London - American Exhibition (1887) 1887 - Roma - Esposizione mondiale (1887) 1888 - Melbourne - Victorian Juvenile Industrial Exhibition (1888), Centennial International Exhibition 1888 - Glasgow - International Exhibition (1888) 1888 - Brussels - Grand Concours International des Sciences et de l'Industrie (1888) 1888 - Barcelona - Exposición Universal de Barcelona (1888) 1888 - Lisbon - Exposição Industrial Portugueza (1888) 1889 - Paris - Exposition Universelle (1889) - Eiffel Tower 1889 - Dunedin - New Zealand and South Seas Exhibition (1889) 1889 - Buffalo - International Industrial Fair (1889) Vitet 1890 1890 - Bremen - Nord-West-Deutsche Gewerbe und Industrie-Ausstellung (1890) 1891 - Moscow - Exposition française (1891) 1891 - Kingston - International Exhibition (1891) 1891 - Launceston, Australia - Tasmanian International Exhibition (1891) 1892 - Genoa - Esposizione italo-americana (1892) 1892 - Madrid - Exposición Histórico-Americana (1892) 1892 - Washington D.C. - Exposition of the Three Americas (1892) (never held) 1893 - Chicago - World Columbian Exposition also called World's Columbian Exposition 1893 - Kimberly (Afrika Jugore)) - South Africa and International Exhibition (1893) 1893 - New York, New York - World's Fair Prize Winners' Exposition (1893) 1894 - San Francisco - California Mid-Winter Exposition (1894) 1894 - Antwerp - Exposition Internationale d'Anvers (1894) 1894 - Lyon - Exposition internationale et coloniale (1894) 1894 - Oporto - Exposição Insular e Colonial Portugueza (1894) 1895 - Hobart - Tasmanian International Exhibition (1895) 1895 - Ballarat - Australian Industrial Exhibition (1895) 1895 - Atlanta - Cotton States and International Exposition (1895) (Atlanta Exposition) 1896 - Berlin - Gewerbe-Ausstellung (1896) 1896 - Mexico City - International Exposition (1896) (never held) 1897 - Brussels - Exposition Internationale de Bruxelles (1897) 1897 - Guatemala City - Exposición Centro-Americana (1897) 1897 - Brisbane - Queensland International Exhibition (1897) 1897 - Chicago - Irish Fair (1897) 1897 - Nashville - Tennessee Centennial and International Exposition 1897 - Stockholm, Sweden - Allmänna konst- och industriutställningen (1897) 1898 - Dunedin - Otago Jubilee Industrial Exhibition (1898) 1898 - Omaha - Trans-Mississippi Exposition 1898 - Bergen - International Fisheries Exposition (1898) 1898 - Munich - Kraft- und Arbeitsmaschinen-Ausstellung (1898) 1898 - San Francisco - California's Golden Jubilee (1898) 1898 - Turin - Esposizione generale italiana (1898) 1898 - Vienna - Jubiläums-Ausstellung (1898) 1899 - Coolgardie - Western Australian International Mining and Industrial Exhibition (1899) 1899 - Omaha - Greater America Exposition (1899) 1899 - Philadelphia - National Export Exposition (1899) 1899 - London - Greater Britain Exhibition (1899) Vitet 1900 1900 - Paris - Exposition Universelle (1900) 1900 - Adelaide - Century Exhibition of Arts and Industries (1900) 1901 - Buffalo - Pan-American Exposition 1901 - Glasgow - Glasgow International Exhibition (1901) 1901 - Vienna - Bosnische Weihnachts-Ausstellung (1901) 1901 - Charleston - South Carolina and Interstate and West Indian Exposition (1901) 1902 - Turin - Esposizione Internazionale d'Arte Decorativa Moderna (1902) 1902 - Hanoi (Tonkin), Indo China Exposition Française et Internationale (1902) 1902 - New York, New York - United States, Colonial and International Exposition (1902) (never held) 1902 - Toledo - Ohio Centennial and Northwest Territory Exposition (1902) - (never held) 1903 - Osaka - National Industrial Exposition (1903) 1904 - Saint Louis - Louisiana Purchase Exposition (also called Louisiana Purchase International Exposition) 1904 - Portland, - Lewis & Clark Centennial Exposition (1904) 1905 - Liège - Exposition universelle et internationale (1905) 1905 - London - Naval, Shipping and Fisheries Exhibition (1905) 1905 - New York, New York - Irish Industrial Exposition (1905) 1906 - Milan, Italy - Esposizione Internazionale del Sempione (1906) 1906 - London - Austrian Exhibition (1906) 1906 - Marseille - Exposition coloniale (1906) 1906 - Christchurch - International Exhibition (1906) 1907 - Dublin - Irish International Exhibition (1907) 1907 - Hampton Roads -Jamestown Exposition 1907 - Chicago - World's Pure Food Exposition (1907) 1907 - Mannheim - Internationale Kunst-Ausstellung (1907) 1908 - London - Franco-British Exhibition (1908) 1908 - New York, New York - International Mining Exposition (1908) 1908 - Rio de Janeiro - Exposição Nacional (1908) 1909 - Seattle - Alaska-Yukon-Pacific Exposition 1909 - New York, New York - Hudson-Fulton Celebration (1909) 1909 - San Francisco - Portolá Festival (1909) 1909 - Quito - Exposición Nacional (1909) Vitet 1910 1910 - Nanking - Nanking Exposition (1910) 1910 - Brussels - Exposition Universelle et Industrielle des Bruxelles (1910) 1910 - Buenos Aires - Exposición Internacional (1910) 1910 - London - Japan-British Exhibition (1910) 1910 - San Francisco - Admission Day Festival (1910) 1910 - Vienna - Internationale Jagd-Ausstellung (1910) 1911 - Dresden - International Hygiene Exhibition (1911) 1911 - London - Coronation Exhibition (1911) 1911 - London - Festival of Empire (1911) 1911 - Roma - Esposizione internazionale d'arte (1911) 1911 - Turin - Esposizione internazionale delle industrie e del lavor (1911) 1911 - Glasgow - Scottish Exhibition, Art and Industry 1911 - New York, New York - International Mercantile Exposition (1911) 1912 - Manila, Philippines - Philippine Exposition (1912) 1912 - London - Latin-British Exhibition (1912) 1912 - Tokyo - Grand Exposition of Japan (1912) (never held) 1913 - Ghent - Exposition universelle et internationale (1913) 1913 - Amsterdam - Tentoonstelling De Vrouw 1813-1913 1913 - Knoxville - National Conservation Exposition (1913) 1914 - Boulogne-sur-Mer, France - International Exposition of Sea Fishery Industries (1914) 1914 - Köln - Werkbund Exposition (1914) 1914 - Nottingham - Universal Exhibition (1914) 1914 - Semarang - Koloniale Tentoonstelling (1914) 1914 - Oslo - Norges Jubilæumsutstilling (1914) 1915 - San Francisco - Panama-Pacific International Exposition (1915) 1915 - San Diego - Panama-California Exposition (1915) 1915 - Panama City - Exposición Nacional de Panama (1915) 1915 - Richmond - Negro Historical and Industrial Exposition (1915) 1915 - Washington D.C. - National Star-Spangled Banner Centennial Celebration (never held) 1917 - San Francisco, California - Allied War Exposition (1917) 1918 - New York, New York - Bronx International Exposition of Science, Arts and Industries (1918) 1918 - Chicago - Allied War Exposition (1918) 1918 - Los Angeles - California Liberty Fair (1918) Vitet 1920 1920 - Shanghai - American-Chinese Exposition (1920) (?) 1921 - London - International Exhibition of Rubber and Other Tropical Products (1921) 1922 - Marseille - Exposition nationale coloniale (1922) 1922 - Tokyo - Peace Exhibition (1922) 1922 - Rio de Janeiro - Exposição do Centenario do Brasil (1922) 1923 - Los Angeles - American Historical Review and Motion Picture Exposition (1923) 1923 - Calcutta Calcutta Exhibition (1923) preparatory to British Empire Exhibition (1924) 1924 - Wembley British Empire Exhibition (1924) 1924 - New York, New York - French Exposition (1924) 1925 - Lyon - Foire (1925) 1925 - San Francisco - California's Diamond Jubilee (1925) 1925 - Dunedin - New Zealand and South Seas International Exhibition (1925) 1925 - Paris - Exposition Internationale des Arts Décoratifs et Industriels Modernes (1925) 1926 - Philadelphia - Sesquicentennial Exposition 1926 - Berlin - Internationale Polizeiausstellung (1926) 1927 - Lyon - Foire internationale (1925) 1928 - Köln - Internationale Presse-Ausstellung (1928) 1928 - Long Beach - Pacific Southwest Exposition (1928) 1929 - Barcelona, and Seville, Spain - Expo '29 (Exposición Ibero-Americana) or (Spain International Exposition) 1929 - Newcastle upon Tyne - North East Coast Exhibition Vitet 1930 1930 - Antwerp - Exposition internationale coloniale, maritime et d'art flamand (1930) 1930 - Liège - Exposition internationale de la grande industrie, sciences et applications, art wallon ancien (1930) 1930 - Stokholm, Suedi - Stockholm International (1930) (Utställningen av konstindustri, konsthandverk och hemslöjd) 1930 - Trondheim - Tröndelag Exhibition (1930) 1931 - Paris - French Colonial Exposition (1931) 1931 - Milan - International Foundry Exhibition and Congress (1931) 1931 - Paris - Exposition coloniale internationale (1931) 1931 - Yorktown - Yorktown Sesquicentennial (1931) 1933 - Chicago - Century of Progress International Exposition 1934 - Oporto - Exposição Colonial Portuguesa (1934) 1934 - Tel Aviv-Jafa - Levant Fair (1934) 1935 - Brussels Exposition universelle et internationale (1935) 1935 - San Diego - California Pacific International Exposition (1935) 1935 - Porto Alegre -Exposição do Centenario Farroupilha (1935) 1936 - Johannesburg - Empire Exhibition (1936) 1936 - Cleveland - Great Lakes Exposition (1936) 1936 - Dallas - Texas Centennial Central Exposition (1936) 1937 - Berlin - Ausstellung (1937) 1937 - Dallas - Greater Texas and Pan American Exposition (1937) 1937 - Düsseldorf - Reichsausstellung Schaffendes Volk (1937) 1937 - Miami - Pan American Fair (1937) 1937 - Paris - Exposition Internationale de Arts et Techniques dans la Vie Moderne (1937) 1937 - Nagoya - Nagoya Pan-Pacific Peace Exposition (1937) 1938 - Glasgow - British Empire Exhibition (1938) 1939 - New York, New York - 1939 New York World's Fair exhibits included The World of Tomorrow Futurama Trylon Perisphere 1939 - San Francisco - Golden Gate Exposition (1939) also called the Golden Gate International Exposition 1939 - Wellington - New Zealand Centennial Exhibition 1939 - Dresden - Deutsche Kolonial Ausstellung (1939) 1939 - Liège - Exposition internationale de l'eau (1939) 1939 - Zürich - Schweizerische Landesausstellung (1939) Vitet 1940 1940 - Lisbon - Exposição do Mundo Português (1940) 1940 - Los Angeles - Pacific Mercado (1940) (never held) 1940 - Naples, Italy - Mostra Triennale delle Terre Italiane d’Oltremare (Triennial Exhibition of Overseas Italian Territories) 1940 - Tokyo - Grand International Exposition of Japan (1940) (never held) 1942 - Los Angeles - Cabrillo Fair (1942) (never held) 1942 - Roma - Esposizione universale (1942) (never held) (E42) 1948 - Brussels - Foire coloniale (1948) 1949 - Port-au-Prince - Exposition internationale du bicentenaire de Port-au-Prince (1949) Vitet 1950 1951 - London - Festival of Britain 1957 - Guangzhou - Chinese Export Commodities Fair 1958 - Brussels - Expo '58 (Exposition Universelle et Internationale de Bruxelles) - Atomium Vitet 1960 1962 - Seattle - Century 21 Exposition Space Needle 1964 - New York, New York - 1964/1965 New York World's Fair (note- not sanctioned by the Bureau International des Expositions) 1967 - Montreal - Expo '67, (Universal and International Exhibition of 1967) the most successful Fair ever, drawing more than 50 million visitors. 1968 - San Antonio - HemisFair '68 Vitet 1970 1970 - Osaka - Expo '70 (Japan World Exposition) 1974 - Spokane - Expo '74 (International Exposition on the Environment) 1975 - Okinawa - Expo '75 (International Ocean Exposition) Vitet 1980 1982 - Knoxville - 1982 World's Fair (International Energy Exposition) - Sunsphere 1984 - New Orleans - 1984 Louisiana World Exposition 1985 - Tsukuba - Expo '85 1986 - Vancouver - Expo '86 (1986 World Exposition) 1988 - Brisbane - Expo '88 Vitet 1990 1992 - Seville - Seville Expo '92 1992 - Genoa - Genoa Expo '92 1993 - Daejeon - Expo '93 1998 - Lisbon - Expo '98 1998 - Tiranë - Panairi i parë i librit "Tirana 1998" 1999 - Prishtinë - Panairi i parë i librit "Prishtina 1999" Vitet 2000 2000 - Hanover - Expo 2000 2002 - Biel, Murten, Neuchâtel and Yverdon-les-Bains in Switzerland - Expo 02 2004 - canceled (planned site: Seine-Saint-Denis, France) 2005 - Aichi Expo 2005 2007 - Prishtinë - Panairi i nëntë i librit "Prishtina 2007" 2008 - Zaragoza Expo 2008 Vitet 2010 2010 - Shangai, Kinë - Expo 2010 Panaire en:List of world's fairs es:Lista de exposiciones universales fr:Exposition universelle
3229
Kulla është një shtëpi e lartë prej guri me dy a tri kate. Zakonisht ndërtimi i kullës bëhej në vënde të ngritura dhe shërbente si banesë. Dritaret e vogla dhe frenxhit shërbenin për vrojtim (shikim) dhe mbrojtje nga sulmet e ndryshme. Kati i dytë përbëhej nga odat (dhomat) e miqve. Kulla i përkiste familjeve të sundimtarëve apo të prijësve në kështjellat mesjetare. Banesa e fortifikuar fshatare, kulla, që në varësi të pasurisë së pronarit mund të ishte e madhe apo e vogël (herë-herë edhe 12 apo 20 m2), në jug paraqitet si një kullë dyshe e bashkuar nga një trakt njëkatësh, ndërkohë që në malësinë e veriut është gjithmonë një kullë katrore dhe e sertë, me një çati me majë të ngjeshur nën ahrin e së cilës fusin edhe bagëtinë e shtëpisë. Referime Lidhje te jashtme Disa foto dhe material - anglisht Kulla
3232
Lapsi është një mjet shkrimi ose vizatimi me një bërthamë të fortë pigmenti brenda një shtresë mbrojtëse që redukton rrezikun e thyerjes së bërthamës dhe e mban atë të mos dëmtojë dorën e përdoruesit. Përmbledhje Lapsat krijojnë shenja nga gërryerja fizike, duke lënë një gjurmë materiali bërthamor të fortë që ngjitet në një fletë letre ose sipërfaqe tjetër. Ato dallohen nga stilolapsat, të cilët shpërndajnë bojë të lëngshme ose xhel në sipërfaqen e shënuar. Shumica e bërthamave të lapsit janë bërë nga pluhur grafiti i përzier me një lidhës balte . Lapsat e grafitit (të njohura tradicionalisht si "lapsa plumbi") prodhojnë shenja gri ose të zeza që fshihen lehtësisht, por ndryshe rezistente ndaj lagështirës, shumicës së kimikateve, rrezatimit ultravjollcë dhe plakjes natyrale. Llojet e tjera të bërthamave të lapsit, si ato të qymyrit, përdoren kryesisht për vizatim dhe skicë . Lapsat me ngjyra përdoren ndonjëherë nga mësuesit ose redaktorët për të korrigjuar tekstet e paraqitura, por zakonisht konsiderohen si pajisje arti, veçanërisht ato me bërthama të bëra nga lidhës me bazë dylli që priren të njollosen kur aplikohen gomat mbi to. Lapsat me yndyrë kanë një bërthamë më të butë dhe të yndyrshme që mund të lërë shenja në sipërfaqe të lëmuara si qelqi ose porcelani . Mbulesa më e zakonshme e lapsit është druri i hollë, zakonisht në seksion gjashtëkëndor, por ndonjëherë cilindrike ose trekëndore, e lidhur përgjithmonë me bërthamën. Grupet mund të jenë prej materialeve të tjera, të tilla si plastika ose letra. Për të përdorur lapsin, kutia duhet të gdhendet ose të zhvishet për të ekspozuar fundin e punës të bërthamës si një pikë të mprehtë. Lapsat mekanikë kanë mbështjellës më të përpunuar të cilat nuk janë të lidhura me thelbin; në vend të kësaj, ato mbështesin bërthama të veçanta, të lëvizshme të pigmentit që mund të zgjerohen ose tërhiqen (zakonisht përmes majës së kutisë) sipas nevojës. Këto mbështjellje mund të ringarkohen me bërthama të reja (zakonisht grafit) pasi ato të mëparshmet janë shteruar. Historiku Megjithëse lapsi arketip ishte një furçë artisti, majë shkruese, një shkop i hollë metalik i përdorur për gërvishtje në papirus ose tableta dylli, ai u përdor gjerësisht nga romakët dhe për dorëshkrimet me gjethe palme . Si një teknikë për vizatim, paraardhësi më i afërt me lapsin ishte pika e argjendtë ose pika kryesore derisa në vitin 1565 (disa burime thonë që në vitin 1500), një depozitë e madhe grafiti u zbulua në vendin Grey Knotts afër fshatit Seathwaite në famullinë Borrowdale, Cumbria, Angli . Kjo depozitë e veçantë e grafitit ishte jashtëzakonisht e pastër dhe e fortë, dhe mund të sharrohej lehtësisht në shkopinj. Mbetet e vetmja depozitë e grafitit në shkallë të gjerë e gjetur ndonjëherë në këtë formë solide. Kimia ishte në fillimet e saj dhe substanca mendohej të ishte një formë plumbi . Rrjedhimisht, u quajt plumbago (latinisht për " xeheror plumbi "). Për shkak se bërthama e lapsit quhet ende si "plumb", ose "një plumb", shumë njerëz kanë keqkuptimin se grafiti në laps është plumb, dhe bërthama e zezë e lapsave ende quhet plumb, madje. edhe pse nuk përmbante kurrë elementin plumb. Vlera e grafitit së shpejti do të kuptohej se ishte e madhe, kryesisht për shkak se ai mund të përdorej për të rreshtuar kallëpet e topave ; minat u morën nga kurora dhe u ruajtën gjatë. Kur ishin grumbulluar rezerva të mjaftueshme grafiti, minierat u përmbytën për të parandaluar vjedhjen derisa të kërkohej më shumë. Më vonë u zbulua gjithashtu dobia e grafitit për lapsa, por grafiti për lapsa duhej të kontrabandohej. Për shkak se grafiti është i butë, ai kërkon një formë mbështjelljeje. Shkopinjtë e grafitit fillimisht mbështilleshin me fije ose lëkurë delesh për stabilitet. Anglia do të gëzonte një monopol në prodhimin e lapsave derisa një metodë e rindërtimit të pluhurit të grafitit u gjet në 1662 në Gjermani. Megjithatë, lapsat e dallueshëm katrorë anglezë vazhduan të bëheshin me shkopinj të prerë nga grafiti natyror deri në vitet 1860. Qyteti i Keswick, pranë gjetjeve origjinale të grafitit të bllokut, ende prodhon lapsa, fabrika është gjithashtu vendndodhja e Muzeut të Lapsave Derwent . Kuptimi i "mjeteve të shkrimit me grafit" me sa duket evoluoi në fund të shekullit të 16-të. Shtojca e gomës Më 30 mars 1858, Hymen Lipman mori patentën e parë për ngjitjen e një gome në fund të një lapsi. Në 1862, Lipman ia shiti patentën e tij Joseph Reckendorfer për 100,000 dollarë, i cili vazhdoi të padisë prodhuesin e lapsave Faber-Castell për shkelje . Në Reckendorfer v. Faber (1875), Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi kundër Reckendorfer, duke e shpallur patentën të pavlefshme. Llojet e lapsave Grafiti Lapsat e grafitit janë llojet më të zakonshme të lapsave dhe janë të mbështjellë në dru. Ata janë bërë nga një përzierje balte dhe grafiti dhe ngjyra e tyre varion nga gri e lehtë në të zezë. Përbërja e tyre lejon goditjet më të buta. Solid Lapsat e grafitit të ngurtë janë shkopinj të ngurtë prej grafit dhe përbërje argjile (siç gjenden në një 'laps grafiti'), me diametrin e një lapsi të zakonshëm, të cilët nuk kanë shtresë tjetër përveç një mbështjellësi ose etikete. Ata shpesh quhen lapsa "pa dru". Ato përdoren kryesisht për qëllime arti pasi mungesa e mbështjelljes lejon mbulimin më të lehtë të hapësirave më të mëdha, krijimin e efekteve të ndryshme dhe sigurimin e ekonomisë më të madhe ndërsa përdoret e gjithë lapsi. Ato janë të disponueshme në të njëjtin gamë të errët si lapsat e grafitit të veshur me dru. Qymyr druri Lapsat e qymyrit janë bërë prej qymyr druri dhe japin të zeza më të plota se lapsat e grafitit, por priren të njollosen lehtësisht dhe janë më gërryes se grafiti. Lapsa me ngjyrë sepia dhe të bardha janë gjithashtu të disponueshme për teknikat e duotoneve . Lapsa karboni Lapsat e karbonit janë bërë përgjithësisht nga një përzierje balte dhe llambë e zezë, por ndonjëherë përzihen me qymyr ose grafit në varësi të errësirës dhe prodhuesit. Ata prodhojnë një ngjyrë të zezë më të plotë se lapsat e grafitit, janë më të lëmuar se qymyri dhe kanë pluhur dhe njolla minimale. Ata gjithashtu përzihen shumë mirë, njësoj si qymyri. Lapsi i ngjyrosur Lapsa me ngjyra, ose shkumësa me ngjyra, kanë bërthama të ngjashme me dyllin me pigment dhe mbushës të tjerë. Disa ngjyra shpesh përzihen së bashku. Lapsi i yndyrshëm Lapsat me yndyrë mund të shkruajnë pothuajse në çdo sipërfaqe (përfshirë xhamin, plastikën, metalin dhe fotografitë). Lapsat e yndyrës që gjenden më shpesh janë të mbështjellë në letër (Berol dhe Sanford Peel-off), por ato mund të mbështillen edhe në dru (Staedtler Omnichrom). Akuarel Lapsat me bojëra uji janë krijuar për t'u përdorur me teknikat e akuarelit . Bërthamat e tyre mund të hollohen me ujë. Lapsat mund të përdoren vetë për linja të mprehta dhe të theksuara. Goditjet e bëra nga lapsi gjithashtu mund të ngopen me ujë dhe të përhapen me furça. Shih edhe Libri Fletorja Vizatimi Stilolapsi Lapsi mbledhës Çanta shkollore Literatura Referime Lapsa
3273
Bari ka keto kuptime: Bari (bimë) - bimë një vjeçare Bariu - personi që ruan kafshët Bari ose ilaçi - mjet që përdoret për shërim. Bari (qytet) - qytet në Itali Bari (Mali i Zi) - qytet në Mal të ZI
3313
eMule është një program file sharing (për përbashkësinë e file-eve) për këmbimin e filmave, programeve, lojrave e gjërave te ngjashme të PC. Përdoret në Evropë nga një numër i madh i këmbyesve të programeve, filmave, muzikës, lojërave. Funksionimi Konfigurimi Optimal WLAN - Router Procedura: Port Forwarding: Hapni një faqe të re browseri (shfletues interneti) dhe te adresa shtypni 192.268.1.1 (Adresa IP i routerit). Pasi vendosët nofkën (username) dhe fjalkalimin (password), shkoni te Advanced Setup, pastaj NAT : shkoni te Virtual Server: te Lokal IP Address çoni adresen tuaj private të kompiuterit; te Start Port Number çoni 44556; te End Port çoni 44557; dhe në fund Ruaj (Save). Hapni eMule > Mundësi > Lidhja: Te porta TCP çoni 44556; te porta UDP çoni 44557. Shiko edhe Bit Torrent Edonkey Gnutella Kazaa Napster Overnet Shareaza Lidhje të jashtme Faqe zyrtare eMule-Faqe eMule-Forum eMule-Projekti Të tjera eMule-Modifikikatore (Gjermanisht) eMule-Arkiva (Gjermanisht) eMule-rregullimi i rrjetit (WLAN-ROUTER) Gjermanisht Program kompjuterik i lirë Programe kompjuterike me kodë të hapur Informatikë Shpërndarës skedash
3315
Florie është emër femre shqip dhe rrjedh nga fjala për arin Flori. Emra
3316
Dhimbja e dashurise - TV seri, 2008 Kur pranvera vonohet - TV seri artistike Jeta e Një Toke (2001) - Serial filmik edukativo arsimor Rruga me Pisha - serial radiofonik Njerëz dhe fate - Serial edukativo arsimor Portokalli - TV seri humoristike-edukative Familja moderne - TV seri humoristike-edukative Familjet - TV Serial, Top Channel-DigitAlb (KOMBINATI)*TVserial 2012 Fiks Fare - TV - seri info-edukative Qyteti pa Lumë - Serial Filmik (2010) Autobusi (1985) TV mini-seri humoristike Kafeneja jonë te OKI - Sitcom i Kosoves O Sa Mire _ Tv Serial Humoristik Çka ka Shpija - Tv Serial Humoristik Serial
3317
Familja moderne është një serial shqiptar që filloi të emitohet që në vitet e pas luftës në Kosovë. Ky serial u transmetua në RTK nga viti 2001 deri në Maj të 2011-ës dhe gjithashtu është produksion i këtij stacioni televiziv. Përmbajtja Ky serial televiziv përmes satirës dhe humorit na e paraqet fotografinë e vërtetë të gjendjes në Kosovë duke përfshirë jetën e pasluftës në përgjithësi si konfliktet mes gjeneratave dhe rajoneve ashtu edhe tendencat për t'i tejkaluar ato përmes ndryshimeve. Autori i serialit është Virtyt Kelmendi i cili kishte krijuar skenarin e parë në fund të vitit 2001. Personazhet dhe aktorët Në role të tjera Dua Lipa - Shoqja e Robertit Edita Dula Arta Selimi Edita Sllamniku Reshat Arbana Lyra Gjoci Ron Ajeti Ambi Haziri Jakup Çoçaj Izet Osmani Gazmend Bulliqi Nexhmedin Berisha Ergjan Safçi Kushtrim Kryeziu Fjolla Nushi Adnan Qerka Enis Sllovinja Dion Berisha Hana Shehu Remzi Abdullahu Ramadan Malaj Engjëll Spaqi Saranda Morina Zymer Leci Søren Jessen-Petersen Shkumbin Istrefi Produksioni Regjia: Fatos Berisha Skenari: Virtyt Kelmendi, Visare Aliu Dramaturg dhe asistent regjie: Visare Aliu Redaktor përgjegjës: Ilir Shaqiri Producent ekzekutiv: Antonio Gashi Producent: Isa Abdyli Skenografia: Afrim Gora Rekuizitat: Zana Ramadani Kostumografia: Anita Baraku Garderobier: Idriz Konushevci Dekori: Sejdi Ibrahimi, Jakup Havolli Punëtorë skene: Ragip Gashi, Halit Ndreci Grimi: Mukadeze Gorani Kameramanë: Ekrem Perjuci, Agim Rukovci, Gëzim Jolla, Burim Tufa Kabllomanë: Luan Osmani, Blerim Ruhani Udhëheqës teknik: Selatin Pllana Mjeshtër toni: Agron Morina Mjeshtër ndriçimi: Ymer Sadiku Ndriçues: Mehmet Mehmeti Montazhi: Bardhyl Bekteshi, Albin Xharra Realizimi televiziv: Blerim Vitia Referime Seriale shqiptare
3319
Athinë (greqisht: Αθήνα) është kryeqyteti i Greqisë. E vendosur në Evropën Juglindore, Athina është një qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative të vendit. Ajo mori emrin e vet nga perëndesha Athena që ishte perëndesha e luftës në Greqinë e lashtë. Athinë sot është një qytet modern dhe i famshëm, si në antikitet ishte një qytet-shtet i fuqishëm dhe një qendër e madhe e kulturës, është një qytet historik në Evropë. Ajo është e njohur në mbarë botën për monumentet e saj historike që kanë mbijetuar, edhe pse pjesërisht, me shekuj. Athina ishte qender e krahines se Atikes qe ndodhej ne Greqine E Mesme. Athina kishte reliev malor te pasur me argjend e mermer. Gjeografia Etimologjia e emrit Athina është emër me origjine pellazgo ilire që vjen nga banoret e vjetër të qytetit që ata themeluan. Këtë emër ata ia dedikuan perëndisë Athina e cila në vetvete mbarte dije dhe mençuri. Akropoli i cili është simboli historik i Athines është i rrethuar nga muri i cili quhet pellazgion apo pelargikon . Një mur i njëjte persa i përket mënyrës se ndërtimit është gjetur edhe në veriun e Shqipërisë, në zonën e Tre fushave (Tropojës), dhe kjo tregon gjeografinë e popullsisë pellazgo ilire shume shekuj më parë. Demografia Në vitin 2001 bashkësia e Athinës kishte një popullsi zyrtare prej me në popullsi prej 3,2 milion metropolitan duke përfshirë edhe popullsinë periferike. Popullata aktuale e regjistruar në vitin 2011 është Kultura Qendra arkeologjike Qyteti është qendra botërore e kërkimeve arkeologjike. Ndryshe nga institucionet e parave si lulzim basha, si Universiteti i Athinës, Shoqata Arkeologjike, disa muze arkeologjik, përfshirë Muzeun Kombëtar Arkeologjik, Muzeun Cycladic, Muzeun Epigrafike dhe Muzeun Bizantin, ashtu si edhe muzetë e Agorës, Akropolisit, Kerameikosit, dhe Muzeun Arkeologjik të Kerameikosit. Në këtë qytet ndodhen po ashtu edhe laboratory i Demokritit për arkaeometri. Turizmi Athina ka qenë destinacion i udhëtuesve që nga antikiteti. Gjatë dekadave të kaluara, infrastruktura e qytetit dhe pajisjet shoqërore janë përmirësuar, pjesërisht për shkak të ofertës së saj të suksesshme në fazën e Lojërave Olimpike Verore 2004. Qeveria greke, ndihmuar nga Bashkimi Evropian, ka financuar projektet kryesore të infrastruktureë si Aeroportin Ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos”, zgjerimin e sistemit të metors, dhe autostradën Attiki Odos. Athina u votua si i treti qyteti në Evropë më i miri për tu vizituar në vitin 2015 nga Destinacionet më të Mira Evropviane. Ajo u votua nga më shumë se njerëz. Edukimi I vendosur në Panepistimiou Street, kampusi i vjetër i Universitetit të Athinës, Biblioteka Kombëtare dhe Akademia e Athinës nga “Triologjia e Athinës” u ndërtuan në mes të shekullit të 19-të. Shumica e punimeve të universitetit janë zhvendosur në një kampus më të madh dhe më modern të vendosur në periferinë lindore të Zografout. institucioni i dytë më i lartë i edukimit në qytet është Shkolla Politeknike e Athinës, në rrugën Patission. Ky ishte vendi ku më 17 nëntor 1973, më shumë se 13 studentë u vranë dhe qindar të lënduar brenda universitetit gjatë shembjes së ndërtesës, kundër juntës ushtarake që sundoi kombin prej 21 prillit 1967 deri më 23 korrik 1974. Universitetet tjera që gjenden në Athinë janë Universiteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti Panteion, Universiteti i Agrikulturës dhe Universiteti Piraeus. Janë 11 vende të institucioneve të larta edukuese që gjenden në zonën metropolitare të Athinës, dhe në rend kronologjik janë: Shkolla e Arteve (1837), Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës (1837), Universiteti Kombëtar dhe Kapodistrian i Athinës (1837), Universiteti i Agrikulturës (1920), Universiteti i Ekonomisë dhe Biznesit (1920), Universiteti Panterion i Shkencave Shoqërore dhe Politike (1983), Universiteti i Pieraeusit (1938), Instituti Teknologjiko-Edukues i Piraeusit (1976), Instituti Teknologjiko-Edukues i Athinës (1983), Universiteti Harokopio (1990), Shkolla Pedagogjike dhe Teknologjiko-Edukuese (2002). Ekzisojnë po ashtu disa kolegje privave. Shumica e tyre janë të akredituara ka një shtet apo universitet i thuaj si Kolegji Amerikan i Greqisë dhe Kampusi i Athinës i Universiteti të Indianapolisit. Objektët fetare Akropoli Xhamia e Xhisdharaqit Xhamia Fethiye Lidhje të jashtme Referime Qytete në Greqi Kryeqytete në Evropë Kryeqytete të botës Athinë
3320
Koloseumi ose i njohur fillimisht si Amfiteatri Flavian (latinisht: Amphitheatrum Flavium, italisht Anfiteatro Flavio ose Colosseo), është një amfiteatër gjigant në qendër të qytetit të Romës, Itali. Struktura origjinale e tij ka një kapacitet rreth 45,000-50,000 ulëse spektatorësh. Kolosumi u shfrytëzua për gara gladiatorësh në sy të publikut. Filloi të ndërtohej në lindje të Forumit Romak gjatë viteve 70 dhe 72 nga imperatori Vespasian. Amfiteatri si një ndërtesë më e madhja e gjithë historisë së Perandorisë Romake u përfundua në vitin 80 pk nën udhëheqjen e perandorit Titus, kurse disa modifikime pësoi dhe gjatë sundimit të Domitianit. Koloseumi u shfrytëzua rreth 500 vjet me garimet e fundit të evidentuara në shekullin e VI pas datës tradicionale të dështimit të Romës në vitin 476. Sikurse mbajtja tradicionale e garave të gladiatorëve në këtë godinë janë mbajtur dhe shumë spektakle tjera të cilat kishin gjithmonë karakter gjakderdhës - dëfrim në vuajtje të të tjerëve qofshin njerëzit nga njerëzit, njerëzit nga kafshët ose kafshët nga njerëzit. Edhe përskaj dëmtimeve të fituara nga dridhjet e tokës dhe vjedhësit e gurëve, Koloseumi prap se prap ka mbetur simbol i Romës perandorake dhe është një nga simbolet që ka mbijetuar më me sukses nga arkitektura e Perandorisë Romake. Koloseumi është një nga simbolet më atraktive dhe më të vizituara në kohën e sotme në Romë dhe ka lidhje të ngushtë me Kishën Katolike Romake lidhur me disa rituale fetare. Historia Antikiteti Ndërtimi i Koloseumit filloi nën urdhërin e perandorit Vespasian rreth viteve 70-72. Vendi u zgjodh sepse ishte i rrafshtë mes kodrave Caelian, Esquiline dhe Palatine. Gjatë shekullit II p.e.r. vendi ishte dyndëshëm i banuar. Vendi u ç'popullarizua gjatë zjarrit të madh të Romës në vitin 64, ky Neroni përfitoi pjesën më të madhe të teritorit duke e vënë nën kontrollin e tij. Ai e ndërtoi ndërtesën Domus Aurea dhe përballë saj ndërtoi lumenj artificial të rrethuar me pavilione dhe kopshte. Territori i ngritur nga Neroni u shkatërrua nga Vespasiani dhe përkrahësit e tij. Gjithashtu Colossus u shkatërrua, si dhe pjesa më e madhe nga Domus Aurea u rrënua, lumi u rimbush me tokë dhe vendi u përgatit për ndërtesën e re Flavian Amphitheatre (Koloseumi). Koloseumi u kompletua deri në pjesën e tretë gjatë kohës së sundimit të Vespasianit i cili vdiq në vitin 79. Niveli i fundit i ndërtimit u bë nga djali i tij Titus në vitin 80. Dio Cassius paraqet se 11,000 kafshë të egra janë therrur në 100 ditët e festimit të inagurimit të amfiteatrit. Godina u modifikua nga djali më i ri i Vespasianit, Imperatori Domitian, i cili ndërtoi hypogeum, një seri tunelesh nëntokësore për të mbajtur në to kafshët dhe skllevërit. Gjithashtu iu shtua një pjesë sipër për të shtuar kapacitetin. Në vitin 217, u dëmtua shumë nga një zjarr i madh i cili shkaterroi nivelet e sipërme të drunjta të brendësisë së amfiteatrit. Nuk u rindërtua plotësisht deri rreth vitit 240 ku vazhduan dhe përmirsime të mëtejshme në vitin 250 ose 252 dhe përsëri në vitin 320. Më pas për shkak të tërmeteve Kolosumi u riparua edhe nga imperatorë të tjerë. Mesjeta Koloseumi u shfrytëzua për qëllime të ndryshme gjatë kohës së mesjetës. Gjatë shekullit VI një kishë e vogël u ndërtua në hapësirën e brendshme. Arena e Koloseumit u shndërrua në varreza. Sipërfaqe të shumta të ndërtesës nën nivelet u shndërruan në shtëpi adhurimi të cilat kanë qenë të evidentuara deri në shekullin e XII. Rreth vitit 1200 familja Frangipani mbizotëroi Koloseumin dhe e fortifikoi, sigurisht duke e përdorur si kështjellë. Disa dëmtime pësoi gjatë tërmetit të vitit 1349, duke shkaktuar rrënimin e pjesës jugore. Shumica e gurëve të rënë u shfrytëzuan për ndërtimin e vendeve, kishave, spitaleve si dhe ndërtesave të tjera edhe jashtë Romës. Paria fetare krishtere u vendos në pjesën e tretë veriore të Koloseumit rreth mesit të shekullit XIV duke qëndruar aty deri në vitet e hershme të shekullit XIX. Moderne Gjatë shekullit XVI dhe XVII Popa Sixtus V (1585-1590) planifikoi të shëndërronte ndërtesën në fabrikë për përpunimin e leshit me qëllim ngritjen e punësimit dhe uljen e prostitucionit në Romë, por ky planifikim dështoi për shkak të vdekjes së tij. Në vitin 1671 Kardinal Altieri autorizoi përdorimin e tij për luftra mes demave. Reagimi publik ndikoi për mënjanimin e kësaj ideje. Koloseumi sot është atraksioni më i madh turistik në Romë duke u vizituar nga miliona vizitorë nga e gjithë bota. Ky efekt ndikoi në realizimin e disa projekteve restauruese gjatë viteve 1993 dhe 2000, duke kushtuar rreth 40 miliard Lira Italiane ($19.3m / €20.6m në v.2000). Në vitet e mëvonshme u bë simbol ndërkomëtar kundër dënimit me vdekje, dënim që u largua nga Italia në vitin 1948. Disa demonstratat kundër dënimit me vdekje u mbajtën pikërisht para Koloseumit në vitin 2000. Emri Emri i Koloseumit gjatë kohës është besuar të jetë ndarë nga statuja kolosale e Neronit. Emri më pas u ndërrua në Coliseum gjatë kohës së mesjetës njohur edhe në Shqip, por Flavian Amphitheatre përgjithësisht është emër i pa njohur. Në Itali amfiteatri akoma njihet si il colosseo, dhe në gjuhët tjera romake njihet me emër të ngjashëm si le colisée (frëngjisht), el coliseo (spanjisht) dhe o coliseu (portugalisht). Koloseu është i dyti ne bote per nga shtrenjtësia e tij Përshkrimi strukturor Koloseumi ka lartësi 48 metra (157 ft / 165 këmbë Romake), gjatësi 189 metra (615 ft / 640 këmbë Romake), dhe gjerësi 156 metra (510 ft / 528 këmbë Romake), me një shtrirje sipërfaqësore prej 6 hektarësh. Muri i tij i jashtëm origjinal arrin gjatësi 545 metra (1,788 ft / 1,835 këmbë Romake) dhe vlerësohet të ketë mbi 100,000 metra kub (3,531,466 ft³) guri ristalorë së bashku me 300 ton çelik. Sidoqoftë, ka pësuar dëmtime të shumta gjatë shekujve, kështu që ka mbetur pjesa veriore akoma e ngritur. Dyqind e dyzetë (240) shtylla zbukuruese ishin të vendosura në majë të hatullave. Roli i tyre ishte mirmbajtja e strehës njohur si velarium, kjo mbronte spektatorët nga shiu dhe dielli. Përdorimi Koloseumi është përdorur për t'i mbajtur gladiatorët dylufitmet e tyre si dhe shumë organizime dhe manifestime të tjera që kryesisht kishin karakter luftarak. Organizimet e manifestimeve të ndryshme janë mbajtur si nga shteti ashtu edhe nga individë me prestigj të lartë. Shembull: perandori Trajan për të festuar fitoren e tij në Dacia në vitin 107 ka mbledhur 11,000 kafshë dhe 10,000 gladiatorë të cilët në një periudhë prej 123 ditësh kanë luftuar mes tyre. Koloseumi në kulturën popullore Statuja ikonike e Koloseumit është paraqitur në shumë filma të njohur si dhe në shumë tema të tjera kulturore nga të cilat mund të përmendim: Kënga nga Cole Porter You're the Top muzika nga Anything Goes (1934) ku përfshin vargun "You're the Top, You're the Colosseum" (Ti je kulmi, ti je Koloseumi) Në vitin 1953 në filmin Roman Holiday, koloseumi shërben për krijimin e disa skenave. Në vitin 1954 në filmin Demetrius and the Gladiators Në vitin 1972 në filmin Return of the Dragon, Bruce Lee dylufton Chuck Norris në Koloseum. Në filmin e Ridley Scottit në vitin 2000 Gladiator, Në vitin 2003 në filmin The Core Refereditore, ISBN 88-04-11896-2 Libri: "The Colosseum", botues: Harvard University Press, vendi: Cambridge, ISBN 0-674-01895-8 Lidhje të jashtme "Bird's Eye View" of the Colosseum Satellite view of Colosseum — at WikiMapia = Google Maps + Wiki LacusCurtius entry on the Colosseum Photos and podguides of Rome Free images and audio guides of the Colosseum Colosseum Information about the Colosseum and photo gallery on worldstadia.com The Roman Colosseum, Rome virtual reality movies and free audio guide for iPod or MP3 The COLOSSEUM — a site on the Roman amphitheatre ArtLex Art Dictionary — a cross-section view of the colosseum Colosseum's Flora Photos Colosseum (Ipix panorama) Views of the Flavian Amphitheatre (Coliseum) Monumente Historia e Italisë
3321
Roma është kryeqyteti i Italisë, kryeqyteti i rajonit Lacio dhe kryeqendra e Provincës së Romës. Me mbi 2.900.000 banorë në 1,285.3 km2 (496,3 sq mi), ajo është edhe qyteti më i madh dhe më i populluar i vendit.I vendosur në pjesën qendrore-perëndimore të gadishullit italian, në lumin Tiber. Historia e Romës së përfshin më shumë se dymijë vjeçarë. Roma ishte kryeqyteti i Mbretërisë Romake, Republikës Romake dhe Perandorisë Romake, e cila ishte fuqia dominuese në Evropën Perëndimore dhe tokat në kufi Mesdheut për më shumë se shtatëqind vjet nga 1 shekulli 1 para Krishtit e deri në shekullin e 7-të dhe qyteti konsiderohet si një nga vendlindjet e qytetërimit perëndimor. Që nga shekulli 1 pas Krishtit Roma ka qenë selia e papatit dhe, pas përfundimit të dominimit bizantin, në shekullin e 8-të ajo u bë kryeqyteti i Shteteve të Papës, që zgjati deri në 1870. Në 1871 Roma u bë kryeqyteti i Mbretërisë së Italisë, dhe në vitin 1946 i Republikës Italiane. Pas Mesjetës, Roma u qeveris nga papë të tillë si Alexander VI dhe Leo X, të cilët e shndërruan qytetin në një nga qendrat kryesore të Rilindjes Italiane, së bashku me Firencen. Versioni i tanishëm i bazilikës së Shën Pjetrit u ndërtua dhe Sistine Chapel u pikturua nga Michelangelo. Artistë dhe arkitektë të famshëm të Rilindjes, të tillë si Bramante, Bernini dhe Raphaeli kanë banuar për disa kohë në Romë, duke kontribuar në arkitekturën baroke të saj. Roma është renditur nga GaWC në vitin 2010 si një beta + E qytet botëror, si dhe 28 të qytetit më të rëndësishme globale. Në vitin 2007, Roma ishte e 11-më-qyteti i vizituar në botë, 3 më të vizituara në Bashkimin Evropian, dhe tërheqje më të njohura turistike në Itali. Qyteti është një nga të Evropës dhe më të suksesshme në botë qytetit "markave", si në aspektin e reputacionit dhe pasuritë. Qendra e saj historike është e shënuar nga UNESCO si një Site Trashëgimisë Botërore. Monumentet dhe muzetë tilla si Muzetë e Vatikanit dhe Colosseum janë ndër destinacionet e 50 më të vizituara në botë turistik (të Muzetë e Vatikanit marrjen 4.2 milion turistë dhe Colosseum marrin 4 milionë turistë çdo vit). Roma priti Lojërat Olimpike Verore të vitit 1960. Historia Historia e hershme Nuk ka dëshmi arkeologjike e okupimit të njeriut të zonës së Romës nga të paktën 14,000 vjet më parë, por shtresa e dendura të mbeturinave shumë më të re errëson paleolitit dhe faqet neolitike. Evidenca e mjeteve gur, qeramikë dhe armë guri dëshmojnë për të paktën 10.000 vjet të pranisë njerëzore. Megjithatë, fuqia e përrallë të njohur të themelimit legjendar të Romës ka tendencë për të hequr vëmendjen nga aktual i saj, dhe shumë më tepër i lashtë, origjina. Themelimi i Romës Themelues i Romës mund të hetohet përmes arkeologjinë, por tregimet tradicionale transmetuar që nga romakët e lashtë vetë shpjegojë historinë më të hershme të qytetit të tyre në drejtim të legjendës dhe mit. Më i njohur i këtyre miteve, dhe ndoshta më i famshëm i të gjitha miteve romake, është historia e Romulus dhe Remus, binjakët të cilët ishin fshehur nga një ujkë. Kjo histori u desh të pajtohet me një traditë të dyfishtë, të caktuar më herët në kohë, që kishte Enea refugjatëve Trojan ikur për në Itali dhe e gjeti linjen e Romakëve me anë të Iulus birit të tij, adash i dinastisë Julio-Claudian. Monarkia, republika dhe perandoria Historia e hershme Romës është fshehur në legjendë. Sipas traditës romake, qyteti u themelua nga Romulusi më 21 prill 753 BC. Origjina legjendare e qytetit tregon se Romulusi dhe Remusi vendosën për të ndërtuar një qytet. Pas një argumenti lidhur ndaj cilës nga 7 kodrat në të cilat do të themelohej qyteti, Romulusi vrau Remusin vëllain i tij. Poeti romak Virgjili i referohet këtij besimi, kur ai përshkruan se si Enea i shpëton rënies së Trojës duke ardhur në Latium(Itali) për të gjetur një linjë të zbriste tek Romulus, i pari mbret i Romës. Dëshmi arkeologjike mbështet pikëpamjen se Roma u rrit nga vendbanimet baritore mbi kodrën paltine ndërtuar në zonën e Forumit ardhshëm romak. Ndërsa disa Arkeologët thonë se Roma u themelua me të vërtetë në mes të shek 8 p.e.s, data është objekt polemikash. Zgjidhje origjinale zhvilluar në kryeqytetin e Mbretërisë Roman (sundohej nga shtatë mbretër të një pas njëshëm por jo detyrimisht të lidhur me gjak, sipas traditës), dhe pastaj Republikës Romake (nga 510 BC, qeverisur nga Senati), dhe në fund të Perandorisë romake (nga 27 pes, vendosi nga një perandor). Ky sukses varet nga: gjenialiteti dhe epërsia ushtarake,mbizoterimin mbi rrugët e tregtisë, kthyerja e Siçilisë,Kartagjenës dhe më vonë Egjiptit(me tokat e tyre pjellore) në hambare të perandorisë, themele të përbashkëta kulturore me greqinë (që e bënë nënshtrimin e popullësive të reja më të leht),një sistem burokratik mjaft efikas dhe asimilimi selektiv i qytetërimeve fqinje, sidomos më të etruskëve dhe të kolonistëve grek. Nga themelimi i saj, edhe pse kishte humbur beteja të rastit, Roma kishte një rekord thuajse "të pastër" fitoresh në luftë deri në 386 p.e.s, kur ajo u zënë pak nga Gauls. Sipas legjendës, Gauls ofrohet për të dhënë shpinën e Romës të popullit të saj për një mijë paund prej ari, por romakët e refuzuan, duke preferuar të marrë përsëri qytetin e tyre me forcën e armëve sesa kurrë duke pranuar humbjen, pas së cilës romakët gjetën në qytet në të njëjtin vit. Republika ishte e pasur, të fuqishëm dhe të qëndrueshëm para se ajo u bë një perandori. Sipas traditës, Roma u bë një republikë në 509 p.e.s. Megjithatë, u nevojitën disa shekuj që qyteti i përjetshëm, të arrinte madhështinë e i imagjinatës popullore, dhe kjo u bë vetëm një perandori e madhe(zyrtarisht) pas sundimit të Perandor Augustit i njohur më parë si Oktavian(nipi i Jul Çezarit). Nga viti 264 p.e.s pranohet si viti në të cilin Roma siguroi hegjemoninë e saj mbi gjith gadishullin Italian, duke pushtuar dhe mundi Sabinët, Etruskëve, Samnitët dhe shumicën e kolonive greke në Sicili, Kampania dhe Italinë Jugore në përgjithësi. Gjatë luftërave punike midis Romës dhe Perandorisë së madhe detare të Kartagjenës, shteti i Romës u rrit më tej, pasi ajo u bë kryeqyteti i një perandorie jashtë gadishullit për herë të parë. Duke filluar në shekullin e 2, Roma shikoi një zgjerim të konsiderueshëm të popullsisë si fermerëve italianë, të drejtuar nga fermat e etërve të tyre me ardhjen e masive, rob-operuar fermat, të quajtur rimekembjen dyndën në qytet në një numër të madh. Fitorja mbi Kartagjenën në Siçilinë perëndimore siguroi jo vetëm fundin e Luftës së Parë Punike,por solli edhe dy krahinave të reja, Sicilin, Korsikën dhe Sardenjan si pjesë e bisedave të paqes që u zhvilluan më vonë. Pjesët e Spanjë (Hispania) ndjekur, dhe në fillim të shekullit të 2-romakët u përfshirë në punët e botës greke. Deri atëherë qytetërimi grek ishte në rënie, ishte parë që në luftën Romako-Maqedonase (të 214-205 p.e.s) se asnjë nga shtetet trashgimtare të Aleksandrit të Madh nuk do të ishte në gjendje ti bënte ball kontrollit romak dhe ato filluan të mbështeten mbi trupa mercenare për mbrojtjen e tyre. Kjo çoi në rënien e Greqisë pas Betejës së Korinthit (146 p.e.s) dhe vendosjen e kontrollit romak mbi Greqi. Perandoria Romake kishte filluar më zyrtarisht kur Perandori Augustus (63 BC-14 AD, i njohur si Oktavian para hyrjes së tij fron) të themeluar në Principate në 27 pes. Ky ishte një sistem monarki e cila u kryesua nga një fuqi perandori mbajnë për jetën, në vend se duke e bërë vetë diktatori si Julius Cezari ikishte bërë, e cila kishte rezultuar në vrasjen e tij më 15 mars, 44 BC. Në shtëpi, Perandori Augustus filloi një program të madh të reformës sociale, politike dhe ekonomike dhe i madh në shkallë rindërtimin e qytetit të Romës. Qyteti u bë i pasur me ndërtesa mbresëlënëse dhe madhështore të reja, pallateve, forume dhe basilicae. Augustus u bë një mbrojtës i madh dhe i ditur e artit, dhe gjykata e tij u ndoq nga poetë të tillë si Virgil, Horace dhe Propertius. Sundimi i tij gjithashtu ka themeluar "Paxa Romana"(Paqen Romake), një periudhë e artë e paqes relative dhe zhvillimit ekonomik dhe kulturor e cila zgjati rreth 200 vjet. Pas sundimit të tij ishin perandorë të tilla si Caligula, të Nero, Trajanit, dhe Hadrian, për të përmendur disa. Romake perandori Nero ishte i njohur edhe për ekstravagancë e tij, mjerimi tiranisë, dhe mitin se ai ishte perandori i cili "i binte violinës teksa Roma digjej" gjatë natës së 18 në 19 korrik AD 64. Murtaja Antonine e 165-180 besohet të ketë vrarë sa më shumë që një të tretën e popullsisë. Dominati Romak zgjeruar mbi shumicën e Evropës Perëndimore dhe në brigjet e Mesdheut, megjithëse ndikimi i saj përmes shteteve kliente dhe/ose vasale ishte më i gjërë se sa kufijtë e saj formale. Popullsia e qytetit kaloi një milion banorë. Për gati shtatëqind vjet, Roma ishte qyteti më i rëndësishm politikisht, më i pasur, dhe më e madhe jo vetëm në botën perëndimore por në të gjithë planetin. Pasi Perandoria filloi të bjerë dhe u nda, ajo humbi statusin e saj si kryeqytet i perandorisë ndaj Milanos dhe pastaj Ravenës për shkak se ato mund të mbroheshin më lehtësisht, dhe u tejkalua në famë nga kryeqyteti i Perandorisë Romake të Lindjes, Konstandinopoja, të cilit banorët grek vazhduan ndër shekuj duke e thirrur veten Romak. Mesjeta Peshkopi i Romës u bë Papa për shkak të rritjes së rëndësisë së tij politike dhe fetare, sipas perandorit Konstantin I. set Papa i Romës si qendër e Kishës Katolike. Pas Plaçkitjes së Romës në vitin 410 nga Alariku i I dhe rënien e Perandorisë Perëndimore Romake në vitin 476, Roma alternuar midis kontrollit të Perandorisë Bizantin dhe mbretërive të reja gjermanike. Popullsia e saj ka rënë nga më shumë se një milion në 210 AD në 35.000 thjeshtë gjatë Mesjetës, duke ulur qytetin zvarrisës për grupet e ndërtesave të banuara shpërndar midis zonave të mëdha të rrënojave dhe vegjetacionit. Roma mbeti formalisht pjesë e Perandorisë Bizantine deri 751 pas Krishtit, kur lombardëve shuhet në fund Exarchate e Ravenna e cila ishte territori i fundit Bizantin në Italinë veriore. Në 756, Pepin i Shhkurtri i dha juridiksion të përkohshëm Papës mbi Romën dhe zonat përreth, duke krijuar shtetet teokratike të Papës(pararendësit e Vatikanit të sotëm). Në 846, myslymanët arab pushtuan Romën duke plaçkitur bazilikën e Shën Pjetrit. Roma mbeti kryeqyteti i Shteteve të Papës deri në aneksimin e saj nga ana e Mbretërisë së Italisë në 1870, qyteti u bë një vend pelegrinazhi i madh gjatë mesjetës dhe fokusi i përpjekjeve ndërmjet papatit dhe Perandoria e Shenjtë Romake duke filluar me Karli, i cili u kurorëzua perandor i parë i saj në Romën e vitit 800 nga Papa Leo III. Përveç një kohë të shkurtër si një qytet i pavarur gjatë Mesjetës, Roma mbajtur statusin e saj si kryeqytet Papës dhe "Qyteti i shenjtë" për shekuj me radhë, edhe kur Papati shkurtimisht u zhvendos në Avignon simbolit 1309-1377). Periudha e hershme moderne Gjysma e dytë e shekullit të 15-të pa vend e në lëvizje Rilindjes italiane në Romë nga Firence. Papati dëshironte të barabartë dhe të mposhtin madhështinë e qytete të tjera italiane dhe për këtë qëllim krijuan kishat gjithnjë e më të tepruar, urat, sheshet qytetit dhe hapësira publike, duke përfshirë bazilikën një shenjtor të ri Pjetrit, të Kapelën Sistine, Ponte Sisto (ura e parë për jetë ndërtuar në të gjithë Tiber prej antikitetit), dhe Piazza Navona. Papët ishin edhe padronët e artit të angazhohen artistë të tillë si Michelangelo, Perugino, Raphael, të Ghirlandaio, e Luca Signorelli, të Botticelli, dhe Cosimo Rosselli. Periudha ishte gjithashtu i turpshëm për korrupsion papale, me Papët shumë fathering fëmijë, dhe të angazhohen në nepotizëm dhe Simonin. Korrupsioni i papëve dhe ekstravaganca e projekteve të tyre të ndërtimit të udhëhequr, pjesërisht, për të Reformimit dhe, nga ana tjetër, e Counter-Reformimit. Papët, të tilla si Aleksandër VI, ishin të njohur edhe për dekadencën e tyre, partive të egra, e shpenzime të tepruara dhe jetën e pamoralshme. Megjithatë, nën këto papë ekstravagante dhe të pasur, Roma u shndërrua në një qendër të artit, poezi, muzikë, letërsisë, arsimit dhe kulturës. Roma u bë i aftë për të konkurruar me qytetet e tjera të mëdha evropiane të asaj kohe në drejtim të pasurisë, madhështia, artet, njohuritë dhe arkitekturës. Periudha e Rilindjes ndryshuar fytyrën e Romës në mënyrë dramatike, me vepra si Pietà nga Michelangelo dhe afresket e Apartament Borgia, bëri të gjitha gjatë mbretërimit të pafajshëm. Roma arriti pikën më të lartë të shkëlqimit nën Papa Julius II (1503-1513) dhe pasardhësit e tij Leo X dhe Clement VII, të dy anëtarë të familjes Medici. Në këtë periudhë njëzet vjeçare Roma u bë një nga qendrat më të mëdha të artit në botë. Bazilika e vjetër e Shën Pjetrit e ndërtuar nga perandori Konstandini i Madh (i cili deri atëherë ishte në një gjendje të tmerrshme) është shkatërruar dhe një të ri filluar. Qyteti priti artistët si Ghirlandaio, të Perugino, të Botticelli dhe Bramante, i cili ndërtoi tempullin e Shën Pjetrit në Montorio dhe planifikuar një projekt të madh për të rinovuar në Vatikan. Raphael, i cili në Romë u bë një nga piktorët më të famshëm të Italisë krijuar afreske në Farnesina Villa, dhoma e Raphael-së, plus shumë piktura të tjera të famshme. Mikelanxhelo filloi dekorimin e tavanit të Kapelën Sistine dhe ekzekutuar statuja e famshme e Moisiut për varrin e Julius. Roma ka humbur pjesërisht karakterin e saj fetar, duke u bërë gjithnjë e më shumë një qytet i vërtetë Rilindjes, me një numër të madh të festave popullore, racave kali, partitë, intrigat dhe episode shthurur. Ekonomia e saj ishte e pasur, me praninë e disa bankierëve toskan, duke përfshirë Agostino Chigi, i cili ishte një mik i Raphael dhe një mbrojtës i arteve. Para vdekjes së tij të hershme, Raphael gjithashtu promovoi për herë të parë ruajtjen e rrënojave të lashta. Lufta midis Francës dhe Spanjës në Evropë shkaktoi plaçkitje e parë të qytetit në më shumë se një mijë vjet. Në 1527 në Landsknechts e perandorit Charles V shkarkua qytetin, duke e vënë në një fund të papritur në moshën e artë të Rilindjes në Romë. Duke filluar me Këshillin e Trentit ne 1545, Kisha filloi kundër-reformimit si një përgjigje ndaj Reformimit, një shkallë të gjerë në pyetje të autoritetit të Kishës në çështjet shpirtërore dhe çështjet qeveritare. (Kjo humbje e besimit pastaj të çojë në ndërrime të mëdha të pushtetit larg nga Kisha.) Nën papë prej Piut IV në Sixtus V, Roma u bë qendra e katolicizmit reformuar dhe pa vendosjen e monumenteve të reja të cilat kremtohen madhështinë rivendosur papatit-së. Papë dhe kardinalët e shekujve 17 dhe në fillim të 18-të ka vazhduar lëvizjen duke peizazh qytetit pasurohet me ndërtesa stilit barok. Gjatë Epokës së Iluminizmit, ide të reja arriti edhe qyteti përjetshëm, ku papati mbështetur studimet arkeologjike dhe përmirësuar mirëqenien e njerëzve. Por jo gjithçka shkoi mirë për Kishën gjatë Counter të Reformimit. Ka qenë pengesat në përpjekjet për të frenojnë e anti-Kishës politikat e fuqive evropiane të kohës. Pengesë më i dukshëm ndoshta duke qenë në 1773, kur Papa Klementi XIV u detyrua nga fuqitë sekulare të ketë mënyrë jezuit shtypur. Periudha e vonë moderne dhe bashkëkohore Rregulli i papëve u ndërpre nga Republika jetëshkurtër Roman (1798), e cila ishte ndërtuar nën ndikimin e Revolucionit Francez. Gjatë sundimit të Napoleonit, Roma u aneksua në Perandorinë Franceze. Pas rënies së Napoleonit, shteti Kisha nën papës u rikthye përmes Kongresit të Vjenës të 1814. Në 1849, një tjetër Republika Romake u ngrit në kuadër të revolucioneve të 1848. Dy prej figurave më me ndikim të bashkimit italian, Giuseppe Mazzini dhe Giuseppe Garibaldi, luftuan për republikën jetëshkurtër. Roma u bë fokusi i shpresat e bashkimit italian kur pjesa tjetër e Italisë u ribashkua nën Mbretërisë së Italisë me një kapital të përkohshëm në Firence. Në 1861, Romë u shpall kryeqyteti i Italisë, edhe pse ai ishte ende nën kontrollin e Papës. Gjatë viteve 1860, në gjurmët e fundit të Shteteve të Papës ishin nën mbrojtjen e Francës, në sajë të politikës së jashtme të Napoleon III. Dhe kjo ishte vetëm kur kjo u ngrit në 1870, për shkak të shpërthimit të Luftës Franko-Prusiane, se trupat italiane ishin në gjendje për të kapur Roma hyjnë në qytet përmes një shkeljeje në afërsi Porta Pia. Më pas, Papa Pius IX shpalli veten si të burgosur në Vatikan, dhe në vitin 1871 kryeqyteti i Italisë u zhvendos nga Firence në Romë. Menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, Roma dëshmuar ngritjen në pushtet të fashizmit italian udhëhequr nga Benito Musolini, të cilët marshuan në qytet në vitin 1922, përfundimisht deklaruar një perandori të re dhe formoi aleanc ushtarake "Pakti i Çelikut" midis Italinë dhe Gjermanisë naziste. Periudhën midis dy luftërave pa një rritje të shpejtë në popullsinë e qytetit, që tejkaluar 1.000.000 banorë. Në Luftën e Dytë Botërore, për shkak të statusit të saj të një qyteti të hapur, Roma kryesisht shpëtuar fatin tragjik të qyteteve të tjera evropiane, por u pushtua nga gjermanët nga armëpushimit italiane deri në çlirimin e saj më 4 qershor 1944. Megjithatë, më 19 qershor 1943 në Romë u bombardua nga forcat anglo-amerikane, duke qenë një nga zonat më të vështira të goditura në distriktin San Lorenzo, duke rezultuar në rreth 3.000 vdekje dhe 11.000 të plagosur. Roma u rrit tmerrësisht pas luftës, si një nga forcat lëvizëse prapa "mrekulli ekonomike" italiane të pasluftës rindërtimit dhe modernizimit. Ai u bë një qytet në modë në vitet 1950 dhe 1960 e hershme, vitet e "la dolce vita" ("Jeta e ëmbël"), me fima popullore klasike të tilla si Ben Hurit, Quo Vadis, Roman pushime dhe La Dolce Vita duke u filmuar në portreti qytetit "Cinecittà Studios". Një prirje e re në rritje në popullsinë vazhdoi deri nga mesi i viteve 1980, kur prinderve kishte më shumë se 2.800.000 banorë, pas kësaj, popullata filloi të bjerë ngadalë si banorët më të lëvizur në rrethinat e afërta. Ekonomia Duke qenë kryeqyteti i Italisë, Roma pret të gjitha institucionet kryesore të kombit, si të Kryesisë së Republikës, të qeverisë (dhe Ministeri e saj të vetme), parlamenti, gjykatat kryesore gjyqësore, si dhe përfaqësuesve diplomatikë të të gjitha vendeve për shtetet e Italisë dhe të Qytetit të Vatikanit (interesant, Roma gjithashtu pret, në pjesën italiane të territorit të saj, Ambasada e Italisë për Qytetin e Vatikanit, një rast unik i një Ambasadës brenda kufijve të vendit të vet). Shumë institucione ndërkombëtare janë të vendosura në Romë, sidomos ato kulturore dhe shkencore - të tilla si Instituti Amerikan, në Shkollën Britanike, frëngjisht Akademia, Institutet skandinave, Instituti Arkeologjik gjerman - për nder të bursës në qytetin e Përjetshme, dhe ato humanitare , si FAO-s. Roma, edhe pret organizatat e mëdha ndërkombëtare dhe në mbarë botën politike dhe kulturore, të tilla si Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), Programi Botëror i Ushqimit (WFP), Mbrojtjes i NATO-s College dhe ICCROM, Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Ruajtjes dhe Restaurimit të Pasurisë Kulturore. Roma është aktualisht një beta + qytet botëror, duke rënë poshtë nga statusi alfa të saj në vitin 2008, së bashku me Berlin, Stokholm, të Athinës, Pragë, Montreal dhe Vancouver, për të përmendur disa. Me një pikavarazh prej 2.56, Roma u rendit edhe në vitin 2010 si 28 në Indeksin Global qytete (lëviz deri dy vende nga vitit 2008 pozicionin e saj), duke qenë më i lartë qytet në Itali (Milan vjen e dytë në 42). Për më tepër, Roma ishte në vitin 2008, renditet edhe 15 nga të gjitha qytetet e botës për rëndësinë globale, kryesisht për përvoja kulturore. Me një 2005 GDP e 94376000000 € (US $ 121.500.000.000), qytet prodhon 6.7 për qind të GDP-së kombëtare (më shumë se çdo qytet tjetër të vetme në Itali), dhe shkalla e papunësisë, ulur nga 11.1% në 6.5% midis viteve 2001 dhe 2005 , është tani një nga normat më të ulëta të gjitha kryeqytetet e Bashkimit Europian. Roma rritet +4.4 për qind në vit dhe vazhdon të rritet me një normë më të lartë në krahasim me çdo qytet tjetër në pjesën tjetër të vendit. Kjo do të thotë se ishin Roma një vend, do të ishte vendi i 52 më i pasur në botë me PBB-së, në afërsi të madhësisë me atë të Egjiptit. Roma gjithashtu kishte një GDP 2003 për kokë banori prej € 29,153 (US $ 37,412), e cila ishte e dyta në Itali, (pas Milanit), dhe është më shumë se 134.1% të PBB-së mesatare të BE-së për frymë. Roma, në tërësi, ka të ardhurat më të larta të përgjithshme në Itali, duke arritur euro 47,076,890,463 në vitin 2008, megjithatë, në aspektin e të ardhurave të punëtorëve mesatar, qyteti vendos vetë 9 në Itali, me € 24,509 Në nivel global, punëtorët Romës marrin 30 pagat më të larta në vitin 2009, që vijnë tre vende më të larta se në vitin 2008, në të cilin qytet renditur 33. Edhe pse ekonomia e Romës është e karakterizuar nga mungesa e industrisë së rëndë dhe ajo është e dominuar kryesisht nga shërbimet, të teknologjisë së lartë kompanitë (IT, hapësirës ajrore, mbrojtjes, telekomunikacionit), hulumtime, ndërtimi dhe aktivitete tregtare (sidomos bankar), dhe zhvillim të madh e turizmit janë shumë dinamike dhe shumë e rëndësishme për ekonominë e saj. Aeroporti ndërkombëtar i Romës, Fiumicino, është më e madhe në Itali, dhe qyteti pret selive të pjesës më të madhe të kompanive të mëdha italiane, si dhe selinë e tre kompanive të mëdha 100 në botë: Enel, Eni, dhe Telecom Italia . Universitetet, radio dhe televizion kombëtar dhe industria e filmit në Romë janë gjithashtu pjesë e rëndësishme e ekonomisë: Roma është gjithashtu qendër e industrisë së filmit italian, falë studiot Cinecittà, punuar që nga viti 1930. Qyteti është gjithashtu një qendër për banka dhe sigurime si dhe elektronikë, energjia, transporti, dhe industritë e hapësirës. Kompani të shumta ndërkombëtare dhe agjencitë selinë, ministritë qeveritare, qendra konferencash, sportive objektet dhe muzetë janë të vendosura në Romës rrethe të biznesit kryesore: universale Esposizione Rome (EUR); Torrino (jug më tej nga euro); Magliana; de Parco 'Medici-Laurentina dhe e ashtuquajtura Tiburtina-lugina përgjatë Via Tiburtina lashtë. Demografia Në kohën e Augustit perandorit, Roma ishte qyteti më i madh në botë: me një popullsi prej rreth një milion njerëz (në lidhje me madhësinë e Londrës në fillim të shekullit të 19-të, kur Londra ishte qyteti më i madh në botë). Pas rënies së Perandorisë Romake Perëndimore, popullsia e qytetit ra në mënyrë dramatike në më pak se 50.000 njerëz, dhe vazhdon të ngecë në vend ose ose tkurret deri Rilindjes. Kur Mbretëria e Italisë aneksuar në Romë në vitin 1870, qyteti kishte një popullsi prej rreth 200.000, i cili me shpejtësi në rritje për 600,000 nga prag të Luftës së Parë Botërore regjimi fashist i Musolinit u përpoq për të bllokuar një rritje e tepruar demografike e qytetit, por nuk arriti për të parandaluar atë nga arritja e një milion njerëz nga fillim të viteve 1930. Pas Luftës së Dytë Botërore, rritja e vazhduar, të ndihmuar nga një bum të post-luftës ekonomike. Një bum i ndërtimit gjithashtu krijoi një numër të madh të periferi gjatë viteve 1950 dhe 1960. Në mes të vitit 2010, ka pasur 2,754,440 banorë në qytetin e duhur, ndërsa disa 4.2 milion njerëz kanë jetuar në zonën më të madhe të Romës (e cila mund të identifikohet me rreth krahinës së saj administrative, me një dendësi të popullsisë prej rreth 800inhab./km2 shtrihen mbi më shumë se 5.000 km2). Të miturit (fëmijët e moshave 18 dhe të rinj) arritën në 17.00 për qind të popullsisë në krahasim me numrin e pensionistëve që 20,76 për qind. Kjo krahasohet me mesataren italiane e 18.06 për qind (të mitur) dhe 19.94 për qind (pensionistët).Mosha mesatare e një rezident romak është 43 në krahasim me mesataren italiane të 42. Në pesë vitet ndërmjet 2002 dhe 2007, popullsia e Romës u rrit me 6.54 për qind, ndërsa Italia, si një e tërë u rrit me 3.56 për qind.Shkalla aktuale e lindjes të Romës është 9.10 lindje për 1,000 banorë në krahasim me mesataren italian 9.45 lindjeve. Kultura Universitetet e Romës Universiteti La Sapienza Universiteti Tor Vergata Universiteti Roma Tre Universiteti i Sporteve Foro Italico Shkrimtar dhe filozof të njohur Disa nga shkrimtarët më të njohur me origjinë nga Roma janë: Polibi, Tit Livi, Tuqididi dhe Taciti, ndërsa në filozofi dallohet Seneka, Luciu Ciceroni etj. Politika Në Romë kanë selitë e tyre të gjitha ministrite si dhe presidenti i republikes. Personalitet të njohura Paolo Gentiloni (1954), politikan. Sport Sporti me i përhapur ne Romë është futbolli dhe dy skuadrat me te njohura të ketij qyteti janë, AS Roma dhe SS Lazio, të cilat zhvillojnë ndeshjet e tyre ne Stadiumin Olimpik. Shiko gjithashtu Italia Lacio Referime Lidhje të jashtme Qytete në Itali Kryeqytete në Evropë Itali Kryeqytete të botës Kryeqytete
3322
Londra është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Anglisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ajo qëndron në lumin Thames në Anglinë juglindore në krye të një grykëderdhjeje 50 milje (80 km) deri në Detin e Veriut dhe ka qenë një vendbanim i madh për dy mijëvjeçarë. Qyteti i Londrës, qendra e tij e lashtë dhe qendra financiare, u themelua nga romakët si Londinium dhe ruan kufijtë afër atyre mesjetarë. Që nga shekulli i 19-të, "Londra" i është referuar gjithashtu metropolit rreth kësaj bërthame, të ndarë historikisht midis qarqeve të Middlesex, Essex, Surrey, Kent dhe Hertfordshire, që përfshin kryesisht Londrën e Madhe, i qeverisur nga Autoriteti i Londrës së Madhe. Qyteti i Westminsterit, në perëndim të qytetit të Londrës, ka mbajtur për shekuj me radhë qeverinë dhe parlamentin kombëtar. Londra, si një nga qytetet globale të botës, ushtron ndikim të fortë në artet, tregtinë, arsimin, argëtimin, modën, financat, kujdesin shëndetësor, median, turizmin dhe komunikimin e saj. PBB-ja e saj (801.66 miliardë euro në 2017) e bën atë ekonominë më të madhe urbane në Evropë dhe një nga qendrat kryesore financiare në botë. Në vitin 2019, ai kishte numrin e dytë më të madh të individëve me vlerë jashtëzakonisht të lartë neto në Evropë pas Parisit dhe numrin e dytë më të lartë të miliarderëve të çdo qyteti në Evropë pas Moskës. Me përqendrimin më të madh në Evropë të institucioneve të arsimit të lartë, përfshin Imperial College London në shkencat natyrore dhe të aplikuara, Shkollën Ekonomike të Londrës në shkencat sociale dhe Kolegjin Universitar të Londrës. Qyteti është shtëpia e hoteleve më 5 yje të çdo qyteti në botë. Në vitin 2012, Londra u bë qyteti i parë që priti tre Lojërat Olimpike Verore. Popullsia e mesit të vitit 2018 të Londrës së Madhe prej rreth 9 milionë banorësh, e bëri atë qytetin e tretë më të populluar të Evropës. Ajo përbën 13,4 për qind të popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar. Zona e Ndërtuar e Londrës së Madhe është e katërta më e populluar në Evropë, pas Stambollit, Moskës dhe Parisit, me 9,787,426 banorë në regjistrimin e vitit 2011. Zona metropolitane e Londrës është e treta më e populluar në Evropë pas Stambollit dhe Moskës, me 14,040,163 banorë në 2016. Londra ka katër Vende të Trashëgimisë Botërore: Kulla e Londrës; Kew Gardens; Pallati i Westminster, së bashku me Westminster Abbey, dhe Kisha e Shën Margaretës; dhe vendbanimi historik në Greenwich, ku Observatori Mbretëror, Greenwich përcakton Meridianin Kryesor (gjatësi 0°) dhe Greenwich Mean Time. Pika të tjera referimi përfshijnë Pallatin Buckingham, Syri i Londrës, Cirku Piccadilly, Katedralja e Shën Palit, Tower Bridge dhe Sheshi Trafalgar. Ka shumë muze, galeri, librari dhe vende sportive, duke përfshirë Muzeun Britanik, Galerinë Kombëtare, Muzeun e Historisë Natyrore, Tate Modern, Libraria Britanike dhe West End theatre. London Underground është sistemi më i vjetër i tranzitit të shpejtë në botë. Historia Romakët (43 p. e. s – 410) Anglia ke qenë e pushtuar nga Romakët. Në fillim ato u vendosën në Kent dhe pastaj levizën afër lumit Thames. Ato krijuan ngulimet e para afër lumit dhe e quajtën vendin Londinium (Londër). Romakët ndërtuan rrugët, portin dhe një urë mbi lumin Thames. Në vitin 61 e. s vendasit bënë kryengritje kundër Romakve. Ato dogjën Londinium dhe vranë të gjithë popullsine. Megjithatë, Romakët e ri-pushtuan dhe e ri-ndëtuan prapë qytetin këtë radhë duke I shtuar dhe një mur për mbrojtje. Romakët e sunduan Anglinë deri vitin 410 e. s. Në kohën e Romakve Londra kishte nje popullsi prej 12,000-20,000 Lumi Thames ishte 300 m i gjerë (sot është 100 m) Saksonët dhe Vikingët (450–1066) Në shekullin e 5-të Anglo-Saksonët u vendosën në perëndim të Londiniumit dhe formuan qytezën e Lundewic. Shtëpitë e tyre ishin kryesisht prej druri. Në vitin 842 Vikingët e Danimarkës e sulmuan Londrën dhe vodhën shume sende. Ato u kthyen në 851 dhe këtë radhë dogjën një pjesë të madhe të qytetit. Mbreti Alfred i mundi Vikingët në 878 dhe të dy palët e ndanë shtetin midis tyre. Vikinget morrën Lindjen e Anglise (përfshi këtu dhe Londrën) kurse Alfredi morri Jugun dhe perëndimin. Pavarësisht, traktatit të paqes Alfredi sulmoi Vikingët dhe pushtoi Londrën në 886. Ai riparoi muret e vjetra që I kishin lënë Romaket. Në vitin 1016 Vikinget sulmuan Londrën por Saksonet u rezistuan atyre Vikingët dhe Saksonët sunduan Anglinë së bashku deri në 1042, kur Edward The Confessor u bë mbret i të dyja palëve. Tudorët E Londrës (1485–1603) Henri VII u bë mbret ne 1485. Pas tij mbret u bë Henri i VIII. Ato ishin mbretrit e parë Tudor (Tudor kishin mbiemrin). Nën sundimin e Tudorve Londra u fuqizua. Ajo u bë qendër për tregti dhe qeverisje. Gjithashtu, teatri u bë shumë popullor me ndihmën e William Shakspeare. Veprat e Shekspirit u shfaqën në teatrin e famshëm The Globe (Globi). Në fund të sundimi të Tudorve Londra kishte 200,000 banorë. Lumi Thames u bë shume I rëndësishëm në kohën e Tudorve sepse flota u zhvillua dhe anije u nisën për të zbuluar vënde te reja. Stuart London (1603–1649, 1660–1714) Mbreti i parë I Stuartve Xhames I (James) erdhi ne fuqi ne 1603. Ai e bashkoi Anglinë me Skocinë meqë ai ishte edhe mbret I Skocisë në të njëjtën kohë. Në 1605 një grup njërezish tentuan ta hedhin në erë mbretin me gjithë Shtëpinë e Parlamentit (House of Parliament) por pa sukses. Pas James I ne 1625 Charless II erdhi ne fuqi. Fatkeqsisht, lufta civila plasi ne 1642 midis mbeshtetesve te mbretit dhe forcat e Parlamentit te udhehequr nga Oliver Cromwell. Mbreti humbi dhe ju hoq koka në 1649. Monarkia u rivendos në 1660. Sëmundje dhe zjarre Londra ka vuajtur nga zjarret dhe sëmundjet epidemike. Në 1665 The Great Plague vrau rreth 70,000 njerëz. Epidemia u perhap nga minjtë që u sollen nga anijet që merreshin me tregti. Sëmundja u perhpap shume shpejtë se njerzit jetonin afër njeri tjetrit dhe standartet e higjenës ishin shumë të uleta. Në 1666 Zjarri I Madh I Londrës (Great Fire Of London) shkatërroi gjysmen e qytetit. 13,200 shtëpi, 430 rrugë, dhe 89 kisha u dogjën. Zjarri, në fillim qe I vogël por u zmadhua dhe vazhdoi për 4 ditë. King Charless II komandoi që të gjitha shtëpitë më pas të ndërtoheshin me gure dhe jo me dru që kjo fatkeqësi mos të ndodhte më. Londra e Gjeorgjve (1714–1837) Në vitin 1714 George I u be mbret. Ai krijoi një rrjesht Mbretërish dhe Mbretëreshas të cilët sunduan Aglinë deri ne 1837. Në këtë periudhë Britania u bë një shtet I fortë dhe me ndikim te madh me Londrën si vënd kryesor tregtie. Londra u rrit shpejt në mase dhe popullsi në këtë periudhë. Në vitin 1801 Londra arriti në 1,000,000 banorë. Tregtarët u pasuruan dhe shumica jetonin në West End. Pjesa tjetër e popullsisë ishte në mjerim të madh. Me mijëra jetonin në vënde të pista ku sëmundjet, krimi dhe pijanecet ishin pjesë e jetës se përditshme. Në këtë periudhë u ndërtuan shumë shtëpi të reja. Këto shtëpi ishin të larta dhe kishin nga tre dritare. Gjithashtu u ndërtuan shume spitale që egzistojnë edhe sot. Londra e Viktoriës (1837–1901) Në vitin 1837, Viktoria u bë mbretëreshë e Anglisë në moshën 18 vjeç. Periudha që ajo mbreterori quhet era Viktoriane. Në atë kohë Londra u zhvillua shumë shpejt nga ana e tregtisë the industrisë. Transporti dhe ndriçimi u përmirsuan gjithashtu. Kur Viktoria vdiq në 1901 Londra ishte një qytet shumë I ndryshuar. Në kohen e Viktories Londra u zgjërua shumë sepse industria u zhvillua dhe trenat e lidhnin qytetin me të gjitha anët e Britanisë. Shumica e ndërtesave që egzistojnë sot u ndërtuan në kohen e Viktories. Më e famshja eshte Shtëpia e Parlamentit që u ndërtua në 1834 sepse e para qe djegur nga zjarri. Në 1840 drita me gaz përdoreshin për të ndriçuar rrugët e Londrës. Rryma elektrike u përdor për herë të parë në Holborn në 1883. Metroja e parë në botë (The Tube) u hap në 1862. Në fillim trenat punonin me avull por sistemi u elektrizua ne 1890–1905. Shekulli I 20-të Në këtë shekull Londra u bë edhe më e madhe. Shume njerëz u spostuan në qytet dhe udhëtonin me makina ose trena. Qyteti ndryshoi gjithashtu, ndërtesat e reja u zunë vendin atyre që u shkatërruan nga lufta. Lufta I Botërore Gjate kësaj lufte 1835 njerëz u vranë nga sulmet ajrore. Lufta II boterore 800,000 fëmije u nxorren jashtë Londre. Ne fund te luftes 30,000 njerëz u vranë dhe shumica e ndërtesave u prishën nga sulmet ajrore. Londra E Milleniumit Në fillim të Milleniumit Londra vazhdon të zhvillohet. Në Londër jetojnë më shumë se 7,000,000 njerëz duke e bërë atë qytetin më të madh në Britani. Londra është nje qytet I madhe Europian dhe një destinacion I njohur turistik sepse e vjetra më te renë janë të bashkuara se bashku. Ekonomia Londra është një qendër e madhe për biznes dhe tregti. Pas Nju Yorkut, Londra është qendra financiare më e madhe ne botë. Londra prodhon 20% PBB të Britanisë se Madhe. Demografia Popullsia e Londrës u rrit ndjeshëm në fillimin e shekullit 20. Në vitin 1939 popullsia e Londrës ishte 8,615,245. Në vitin 2006 zyrtarisht në Londer banonin 7,512,400 njerëz. Densiteti i popullsisë është 4,761 njerëz për km². Londra renditet në vendin e 25-të në botë për popullsi. Gjithashtu, Londra njihet për jetën më të shtrenjtë në botë dhe numrin e madh të billionerëve, që jetojnë në të. Londra përman gjithsej 33 komuna (boroughs): Panoramë Referime Lidhje të jashtme Bashkia e Londrës Londër Kryeqytete në Evropë Kryeqytete të botës Kryeqytete në Mbretërinë e Bashkuar
3324
Berlin ( /b ɜːr l ɪ n / , Gjermanisht: [bɛʁˈliːn] është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Gjermanisë si nga sipërfaqja ashtu edhe nga popullsia. 3.7 milionë banorët e tij e bëjnë atë qytetin më të populluar të Bashkimit Evropian, sipas popullsisë brenda kufijve të qytetit. Një nga gjashtëmbëdhjetë shtetet përbërëse të Gjermanisë, Berlini është i rrethuar nga shteti i Brandenburgut dhe i afërt me Potsdamin, kryeqytetin e Brandenburgut. Zona urbane e Berlinit, e cila ka një popullsi prej rreth 4.5 milionë banorë, është zona e dytë urbane më e populluar në Gjermani pas Ruhrit . Rajoni i kryeqytetit Berlin-Brandenburg ka mbi gjashtë milionë banorë dhe është rajoni i tretë më i madh metropolitan i Gjermanisë pas rajoneve Rhine-Ruhr dhe Rhine-Main . Berlini shtrihet në brigjet e Spree, i cili derdhet në Havel (një degë e Elbës ) në lagjen perëndimore të Spandaut . Ndër karakteristikat kryesore topografike të qytetit janë liqenet e shumta në lagjet perëndimore dhe juglindore të formuara nga Spree, Havel dhe Dahme, më i madhi prej të cilëve është Liqeni Müggelsee . Për shkak të vendndodhjes së tij në Rrafshin Evropian, Berlini është i ndikuar nga një klimë e butë sezonale . Rreth një e treta e sipërfaqes së qytetit është e përbërë nga pyje, parqe, kopshte, lumenj, kanale dhe liqene. Qyteti shtrihet në zonën e dialektit të gjermanishtes qendrore,dialekti i Berlinit është një variant i dialekteve lusatiane-marshiane të reja. I dokumentuar për herë të parë në shekullin e 13-të dhe në kryqëzimin e dy rrugëve të rëndësishme historike tregtare, Berlini u bë kryeqyteti i Margraviatit të Brandenburgut (1417 – 1701), i Mbretërisë së Prusisë (1701-1918), i Perandorisë Gjermane (1871). –1918), Republika e Vajmarit (1919–1933) dhe Rajhu i Tretë (1933–1945). Berlini në vitet 1920 ishte komuna e tretë më e madhe në botë. Pas Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit të tij nga vendet fitimtare, qyteti u nda; Berlini Perëndimor u bë një enklavë de fakto e Gjermanisë Perëndimore, e rrethuar nga Muri i Berlinit (nga gushti 1961 deri në nëntor 1989) dhe territori i Gjermanisë Lindore. Berlini Lindor u shpall kryeqytet i Gjermanisë Lindore, ndërsa Boni u bë kryeqytet i Gjermanisë Perëndimore. Pas ribashkimit gjerman në vitin 1990, Berlini u bë sërish kryeqyteti i gjithë Gjermanisë. Berlini është një qytet botëror i kulturës, politikës, medias dhe shkencës. Ekonomia e saj bazohet në firmat e teknologjisë së lartë dhe sektorin e shërbimeve, duke përfshirë një gamë të larmishme industrish kreative, objekte kërkimore, korporata mediatike dhe ambiente konventash. Berlini shërben si një qendër kontinentale për trafikun ajror dhe hekurudhor dhe ka një rrjet shumë kompleks transporti publik. Metropoli është një destinacion popullor turistik. Industritë e rëndësishme përfshijnë gjithashtu IT, farmaceutikë, inxhinieri biomjekësore, teknologji të pastër, bioteknologji, ndërtim dhe elektronikë. Berlini është shtëpia e universiteteve me famë botërore si Universiteti Humboldt, Universiteti Teknik, Universiteti i Lirë, Universiteti i Arteve, ESMT Berlin, Shkolla Hertie dhe Kolegji Bard në Berlin . Kopshti i tij Zoologjik është kopshti zoologjik më i vizituar në Evropë dhe një nga më të njohurit në mbarë botën. Me Babelsberg që është kompleksi i parë i studiove filmike në shkallë të gjerë në botë, Berlini është një vend gjithnjë e më popullor për prodhimet ndërkombëtare të filmit. Qyteti është i njohur për festivalet e tij, arkitekturën e larmishme, jetën e natës, artet bashkëkohore dhe një cilësi shumë të lartë jetese. Që nga vitet 2000, Berlini ka parë shfaqjen e një skene sipërmarrëse kozmopolite. Berlini përmban tre vende të Trashëgimisë Botërore : Ishulli i Muzeut ; pallatet dhe parqet e Potsdamit dhe Berlinit ; dhe pronat e banimit të modernizmit të Berlinit . Pika të tjera referimi përfshijnë Portën e Brandenburgut, ndërtesën e Reichstagut, Potsdamer Platz, Memorialin për Hebrenjtë e Vrarë të Evropës, Memorialin e Murit të Berlinit, Galerinë East Side, Kolona e Fitores së Berlinit, Katedralja e Berlinit dhe Kulla e Televizionit të Berlinit, struktura më e lartë në Gjermani. Berlini ka shumë muze, galeri, biblioteka, orkestra dhe ngjarje sportive. Këto përfshijnë Galerinë e Vjetër Kombëtare, Muzeun Bode, Muzeun e Pergamonit, Muzeun Historik Gjerman, Muzeun Hebraik të Berlinit, Muzeun e Historisë Natyrore, Forumin Humboldt, Bibliotekën Shtetërore të Berlinit, Opera Shtetërore e Berlinit, Filarmoninë e Berlinit dhe Maratonën e Berlinit . Pak histori Berlini fillimisht u krijua në shekullin e XII-të si një fshat i vogël tregtar me origjinë sllave. Në shekujt e mëvonshëm fitoi më shumë rëndësi se qytetet e tjera të Brandenburgut. Berlini ishte kryeqytet i Gjermanisë edhe në periudhën naziste dhe si shkak qe objektivi kryesor i bombardimeve aleate gjatë Luftës së dytë Botërore deri në 8 maj 1945. Pas luftës Berlini u nda në katër zona pushtimi dhe si rrjedhim në dy zona influence : Berlini perëndimor, dhe Berlini lindor që i takoi sektorit sovjetik. Ndërkohë që Berlini lindor u bë kryeqytet i Republikës Demokratike Gjermane, Berlini perëndimor u bë enklavë e republikës federale dhe botës perëndimore, përtej perdes së hekurt. Me fillimin e luftës së ftohtë filloi edhe bllokada e Berlinit nga 24 qershori 1948 deri me 11 maj 1949, efikasish e manipuluar nga e ashtuquajtura ura ajrore, e vënë në jete kryesisht nga SHBA, Britania dhe Franca, të para ndërkohë jo më si forca pushtuese por si forca mbrojtëse. Pasi ultimatumi qe Hrushovi lëshoi për të aneksuar edhe Berlinin perëndimor, dështoi qeveria demokratike gjermane mori urdhër nga Moska për ngritjen e murit te Berlinit për të mos lejuar qytetarët e saj të largoheshin në perëndim. Solidariteti i amerikanëve me berlinezët perëndimorë ishte kusht themelor pasi ata ishin të ashtuquajturin pararojë të lirisë. Shprehje të këtijë realiteti ishte edhe thënia e famshme dhe e spikatur e John F. Kennedy në 26 qershor 1963 – Ich bin ein Berliner (lexo: Ih bin ajn Berliner, sq.: Unë jam një berlinas.). Më 12 qershor 1987, Presidenti i SHBA-së Ronald Reagan foli para popullit të Berlinit Perëndimor në Portën e Brandenburgut, duke kërkuar shkatërrimin e Murit të Berlinit. Duke ju drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, Reagani tha: "Sekretari i Përgjithshëm Gorbaçov, nëse kërkon paqe, nëse kërkon begati për Bashkimin Sovjetik dhe Europën Lindore, nëse kërkoni liberalizim, ejani këtu në këtë portë! Z. Gorbaçov, hapeni këtë portë! Z. Gorbaçov, shkatërroje këtë mur!" Me rënien e murit të Berlinit mbrëmjen e 9 nëntorit 1989 u bë e mundur dhe bashkimi i Gjermanisë, si pasojë Berlini vazhdoi të jetë kryeqyteti gjerman. Ekonomia Në vitin 2009, GDP nominale e Berlinit citystate përjetoj një rritje prej 1.7% (-3,5% në Gjermani) dhe arritën në 90,1 € (~ $ 117) miliard. Ekonomia e Berlinit është e dominuar nga sektori i shërbimeve, me rreth 80% të gjitha kompanitë që bëjnë biznes në shërbime. Shkalla e papunësisë arriti shkallën më të ulët të 15-vjeçarit në shtator 2011 dhe qëndroi në 12.7% (mesatarja gjermane: 6.6%). Sektorët me rritje të shpejtë ekonomike në Berlin janë komunikimi, shkencat e jetës, dhe të transportit, në veçanti që përdorin shërbimet e informacionit dhe teknologjive të komunikimit, si dhe media, muzika, reklamat dhe dizajni, bioteknologjia, shërbimet mjedisore, dhe inxhinieria mjekësore. Parku i Biznesit të Shkencës dhe Berlin-Adlershof është ndër 15 parqe të teknologjisë më të mëdha në mbarë botën. Kërkimin dhe zhvillimin kanë rëndësi të madhe ekonomike për qytetin, dhe rajoni i Berlin-Brandenburg renditet në mesin e top-tre rajone të reja në BE. Demografia Berlini ka një popullsi prej 3,42 milion banorë dhe një sipërfaqe rreth 891,85 km². Pra është qyteti me popullsi dhe sipërfaqe me e madhe në Gjermani, ndërkohë qe zë vendin e dytë në Evrope. Berlini është një qendër metropoli. Është një nga qytetet me te vizituara ne gjithë kontinentin Evropian. Konsiderohet si një qendër e rëndësishme politike, kulturore dhe shkencore ne te gjithë botën. Berlini shtrihet ne pjesën lindore te Gjermanisë dhe një largësi prej 70 kilometra e ndan atë nga kufiri polak. Përsa i perkeste fesë rreth 59 % e popullsisë janë ateiste, 22,3 % janë evangjelistë, 9,1 % janë katolike, 7,2 % e përbejnë besimet e tjera te krishtere, 6,1 % janë myslimane. Kultura Për kultivimin e kulturës gjermano-shqiptare në Berlin janë disa shoqata shqiptaro-gjermane si Qendra informative kulturore Kosova 'LDK' dhe Klubi shqiptar Bajram Curri. Berlini është shquar për institucionet e tij të shumta kulturore, shumë prej të cilave gëzon reputacionin ndërkombëtar diversitetin dhe gjallërine e Metropolit Zeitgeist qe çoi në një imazh trendsetting midis qyteteve të mëdha. Qyteti ka një skenë shumë të ndryshme të artit dhe është shtëpi për rreth 420 njerëz të galleries.Shume artiste dhe artistë ndërkombëtarë vazhdojnë të vendosen në qytet, dhe Berlini ka vendosur veten si një qendër të rinisë dhe të kulturës popullore në Evropë. [106] Roli zgjerimin e kulturore të Berlinit është nënvizuar nga njoftimi 2003 se Popkomm, industria më e madhe e Evropës vjetor të muzikës më parë Konventa-priti për 15 vjet nga Cologne-do të shkojë në Berlin.Pak pas kësaj, Grupi Universal Music dhe MTV gjithashtu vendosi për të lëvizur seline e tyre evropiane dhe studiot me kryesore në brigjet e lumit në Friedrichshain.Ne zbavitje 2005, Berlinit iu dha titulli i "City Design" nga UNESCO. Arsimi Berlin ka 878 shkolla ku mësojnë 340 658 fëmijë në 13 727 klasa dhe 56 787 praktikantë në biznese dhe gjetkë. Qyteti ka një program të arsimit fillor 6-vjeçar. Pas përfundimit të shkollës fillore, nxënësit vazhdojnë shkollën e mesme ose gjimnazin. Berlin ka një program të posaçëm shkollor dygjuhësh të përfshirë në "Europaschule", në të cilën fëmijëve u mësohen lëndët në gjermanisht dhe në gjuhë të huaj, duke filluar në shkollën fillore dhe duke vazhduar në shkollën e mesme. Nëntë gjuhë të mëdha evropiane mund të zgjidhen si gjuhë të huaja në 29 shkolla. Gjimnazi Francez i Berlinit (Französisches Gymnasium Berlin), i themeluar në vitin 1689 për të mësuar fëmijët e refugjatëve Huguenotë (protestantë francezë), ofron udhëzime (gjermane / franceze). Shkolla John F. Kennedy, një shkollë dygjuhësore gjermano-amerikane e vendosur në Zehlendorf, është veçanërisht e popullarizuar me fëmijët e diplomatëve dhe komunitetin e emigrantëve anglishtfolës. Katër shkolla japin mësim latinisht dhe në greqishten e vjetër. Dy prej tyre janë shkolla shtetërore (Gjimnazi Steglitzer në Steglitz dhe Gjimnazi Gëte në Wilmersdorf), njëra është Protestante (Evangelisches Gymnasium zum Grauen Kloster në Wilmersdorf) dhe njëra është jezuite (Canisius-Kolleg në "Lagjen e Ambasadave" në Tiergarten). Berlini ka tri universitete, katër shkolla të larta arti dhe muzike, 27 shkolla të larta profesionale të njohura nga shteti dhe shumë struktura kërkimore jashtëuniversitare të financuara nga fondet publike. Në të gjitha këto institucione studiojnë gjithsej 140.000 femra dhe meshkuj. Referime Shiko edhe këtë Gjermania Freie Universität Berlin Burim i të dhënave Berlin Kryeqytete në Evropë Kryeqytete të botës
3325
Helsinki (, ) (suedisht: Helsingfors) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Finlandës. Ai ndodhet në rajonin Uusimaa, në Finlandën jugore, në bregun e Gjirit të Finlandës, një krah i Detit Balltik. Helsinki ka një popullsi prej 650,222 banorë (2018). Helsinki ndodhet rreth 80km në veri të Talin, Estoni, 400km në verilindje të Stokholmit, Suedi, dhe 300km në perëndim të Shën Petersburgut, Rusi. Helsinki ka lidhje të ngushta historike me këto tre qytete. Helsinki është kryeqyteti më verior i një shteti anëtar të BE-së. Pas Kopenhagës dhe Stokholmit, Helsinki është komuna e tretë më e madhe në vendet nordike. Finlandishtja dhe suedishtja janë të dyja gjuhë zyrtare. Helsinki është qendër e madhe politike, arsimore, financiare, kulturore dhe kërkimore e Finlandës, si dhe një nga qytetet kryesore të Evropës veriore. Përafërsisht 70% e kompanive të huaja që operojnë në Finlandë ndodhen në zonën e Helsinkit. Bashkia pranë e Vantaa është vendi i Aeroportit të Helsinkit, me shërbime të shpeshta në destinacione të ndryshme në Evropë dhe Azi. Klima Dimërat në Helsink janë më të nxehta sesa në veri dhe sezona e borës është më e shkurtë. Gjatë dimrit, temperaturat janë të larta sesa në veri të vendin. Temperaturat mesatare në janar dhe shkurt janë rreth -5 °C Për shkak të gjerësisë, ditët zgjasin 5 orë dhe 48 minuta rreth largësisë së diellit në dimër. Gjatë largësisë së diellit në verë, ditët zgjasin 18 orë dhe 57 minuta. Temperaturat mesatare prej qershorit deri në gusht janë rreth 19 deri në 22 °C. Temperatura më e lartë në qendrën e qytetit ishte 33.1 °C më 18 korrik 1945, ndërsa më e ulëta ishte −34.3 °C më 10 janar 1987. Gjuha Finlandishtja dhe suedishtja janë gjuhë zyrtare në komunën e Helsinkut. Shumica apo 81.9% flasin Finlandisht. Pakica apo 5.9% flasin Suedisht. Rreth 12.2% të popullsisë flasin gjuhë amtare sesa finlandishtja dhe suedishtja. Folësit e gjuhës finlandeze e tejkaluan folësit e gjuhë suedeze në vitin 1890, për t'u bërë shumica e popullsisë së qytetit. Gjatë kësaj kohe, popullsia e Helsinkut ishte 61,530. Në atë kohë, popullsia e Helsinkit ishte 61.530. Binjakëzimet Shën Petersburgu, Rusia Talini, Estonia Stokholm, Suedia Berlin, Gjermania Pekin, Kina (since 2006) Moska, Rusia Lidhje të jashtme Uebfaqja Zyrtare Visithelsinki.fi – Uebfaqja Zyrtare për Turizm në Helsink Helsinki.mobi – Uebfaqja Zyrtare në telefon Helsinki.fi – City Portal Printed weekly in English, HelsinkiTimes.info Helsinki City Geographic Information system Tramway in Helsinki Helsinki Times Helsinki in Style World Design Capital 2012 Helsinki Referime Qytete në Finlandë Kryeqytete në Evropë Kryeqytete të botës Komunat e Uusimaa
3326
Prishtina () është kryeqyteti i Kosovës dhe selia e komunës dhe rajonit të njëjtë. Është qyteti i dytë më i madh i banuar me shqiptarë në Evropë, pas Tiranës. Prishtina është nyja më e rëndësishme e transportit të Kosovës, për ajrin, hekurudhat dhe rrugët. Aeroporti ndërkombëtar i qytetit është aeroporti më i madh i vendit dhe ndër më të mëdhenjtë në rajon. Një sërë autostradash, të tilla si R 6 dhe R 7, rrezatojnë qytetin dhe e lidhin atë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Prishtina është kryeqyteti si dhe qendra më thelbësore ekonomike, financiare, politike dhe tregtare e Kosovës, kryesisht për shkak të vendndodhjes së saj të rëndësishme në qendër të vendit. Është selia e pushtetit të Qeverisë së Kosovës, rezidenca e punës së presidentit dhe kryeministrit të Kosovës dhe e Kuvendit të Kosovës. Historiku Gjatë epokës paleolitike, ajo që sot është zona e Prishtinës u përfshi nga kultura e Vinçës. Gjurmët e para të banimit në territorin e Prishtinës datojnë që nga periudha e neolitit, rreth 6 mijë vjet më parë, ndërsa hulumtimet arkeologjike (Matiçan, Graçanicë, Tjerrtorja, Ulpianë) dëshmojnë se jeta në këto territore nuk është ndërprerë asnjëherë deri sot. Në kohët e antikitetit klasik ishte shtëpia e fisit ilir të dardanëve. Mbreti Bardhyli bashkoi fise të ndryshme në zonën e Prishtinës në shekullin e 4-të p.e.r, duke themeluar Mbretërinë Dardane. Trashëgimia e epokës klasike është ende e dukshme në qytet, i përfaqësuar nga qyteti antik i Ulpianës, i cili konsiderohej një nga qytetet romake më të rëndësishme në Gadishullin Ballkanik. Gjatë sundimit romak, në afërsi të Prishtinës u ngrit qyteti i njohur Ulpiana (Urbus splendissima), që njihej si qendër e Dardanisë ilire. Pas rënies dhe braktisjes së Ulpianës, në veriperëndim të saj u ngrit dhe u zhvillua Prishtina. Ajo përmendet për herë të parë si fshat i pafortifikuar nga Perandori Bizantin, Johan Kantakuzen, në vitin 1342. Zhvillimi i tregtisë dhe xehetarisë ndikuan në përparimin dhe zgjerimin e qytetit. Prishtina si qendër ekonomike kishte edhe tregun e vet, ndërsa përmendet edhe si qendër e organizimit të lojërave me kalorës. Gjatë shekullit XIII-XIV Prishtina merr tipare urbane, kur bëhet qendër e rëndësishme xehetare dhe tregtare në rrugën Dubrovnik-Stamboll. Gjatë pushtimit osman në Prishtinë vendoset selia e sanxhakut, ndërsa në vitin 1530 shënohet si kasaba dhe stacion i rëndësishëm i rrugës Selanik-Sarajevë. Gjatë shek. XVII-XVIII, Prishtina pati një zhvillim të ngadalshëm, për shkak të luftërave dhe zjarreve, që e dogjën disa herë, ndërsa në shek. XIX fillon rimëkëmbja e saj. Ajo merr funksione të rëndësishme si qendër tregtare, por edhe si qendër politike dhe administrative. Në vitin 1877 Prishtina bëhet qendër e vilajetit të Kosovës. Gjatë këtij shekulli u hapën disa konsullata të vendeve europiane, si ajo e Francës, e Anglisë, e Austrisë etj. Mirëpo, me largimin e qendrës së vilajetit në Shkup në vitin 1888, Prishtina humbi rolin administrativ dhe politik që e kishte. Gjeografia Prishtina shtrihet në një rrafsh aluvial në rajonet e Llapit dhe Kosovës përgjatë kodrave të Gollakut në Kosovën qendrore dhe lindore. Trupat ujorë në Komunën e Prishtinës përfshijnë liqenet e Badovcit dhe Batllavës si dhe lumenjtë Llap, Prishtevka dhe Vellusha. Parku i Gërmisë shtrihet në lindje të Prishtinës dhe shtrihet në veri të fshatrave Llukar dhe Kolovicë në jug në Badovac. Prishtina është një nga zonat urbane me mungesën më të madhe të ujit në Kosovë. Popullsia e saj duhet të përballet me frenimin e përditshëm të ujit për shkak të mungesës së shiut dhe reshjeve të borës, gjë që e ka lënë furnizimin me ujë të Prishtinës në një gjendje të tmerrshme. Furnizimi me ujë vjen nga dy rezervuarët kryesorë të Batllavës dhe Badovcit. Megjithatë, ka shumë probleme me furnizimin me ujë që vjen nga këta dy rezervuarë të cilët furnizojnë 92% të popullsisë së Prishtinës. Si të tilla, autoritetet kanë shtuar përpjekjet e tyre për të korrigjuar situatën dhe për t'u siguruar që kriza të tilla të mos godasin përsëri qytetin. Klima Në Prishtinë mbizotëron klima kontinentale me një temperaturë vjetore mesatare prej 10,4 °C dhe me reshje vjetore mesatare prej 600 mm. Në korrik arrinë tempreatura vjetore mesatare prej 30 °C, në janar prej -0,6 °C. Politika Prishtina është kryeqyteti i Kosovës dhe luan një rol të rëndësishëm në formësimin e jetës politike dhe ekonomike të vendit. Është vendodhja e Kuvendit të Kosovës me seli në sheshin Nënë Tereza dhe rezidenca zyrtare dhe vendi i punës së Presidentit dhe Kryeministrit të Kosovës. Prishtina është gjithashtu shtëpi e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit, si dhe Gjykatës Themelore të Prishtinës. Prishtina është një komunë e qeverisur nga sistemi kryetar-këshill me kryetarin e Prishtinës dhe anëtarët e Këshillit Komunal të Prishtinës përgjegjës për administrimin e Komunës së Prishtinës. Komuna është e përfshirë në rajonin e Prishtinës dhe përbëhet nga 43 vendbanime ngjitur me Prishtinën si seli të saj. Kryetari i Prishtinës zgjidhet nga populli për të vepruar si kryeshefi ekzekutiv i Komunës së Prishtinës. Këshilli Komunal i Prishtinës është krahu legjislativ i komunës dhe është gjithashtu një institucion i zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili përbëhet nga 51 këshilltarë që nga zgjedhjet e fundit komunale. Ekonomia Numri i përgjithshëm i bizneseve të regjistruara në Bashkësin e Prishtinës, sipas llojit të pronës është 8.735 biznese me 75.089 punëtorë. Saktësisht numri i punëtorëve nuk dihet, për faktin se regjistrimi tashmë është në kompetencë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve. Për biznese merret vetëm leja, mirëpo ka shumë të atillë që nuk e kanë kryer këtë procedure të domosdoshme. Aktualisht në sektorin e gjuetisë dhe pylltarisë janë 27 biznese me 29 punëtorë, ndërsa në atë të peshkimit janë 31 punëtorë dhe dy biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese me 107 punëtorë, në industri përpunuese janë 600 biznese me 4.527 të punësuar, ndërkaq sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese me 12.836 punëtorë. Në fushën e ndërtimtarisë janë 329 biznese me 3.976 të punësuar, ndërsa tregtia me shumicë dhe pakicë, i riparimit të biçikletave, motoçikletave dhe artikujve për përdorim personal e shtëpiak ka 4.203 biznese me 21.026 punëtorë. Një biznes mjaft i përhapur në kryeqytetin e Kosovës është edhe ai i hotelerisë, ku aktualisht veprojnë 781 restorante dhe hotele me 6.584 të punësuar. Biznesi i transportit, magazinimit dhe i komunikacionit përfshinë 1.672 biznese me 18.351 të punësuar, ndërkohë me biznes të ndërmjetësimit financiar janë të punësuar 285 persona dhe kjo veprimtari ka 26 biznese. Në shërbimin e afarizmit ekzistojnë 273 biznese me 285 të punësuar. Numri i përgjithshëm i bizneseve në Prishtinë është 8.412, ndërkaq numri i përgjithshëm i të punësuarve kap shifrën në 73.429. Vetëm gjatë vitit të kaluar në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 2.908 biznese, kanë njoftuar në media zyrtarë nga Agjencia për Regjistrim të Bizneseve në MTI. Ata kanë thënë se rreth 50 për qind të bizneseve janë regjistruar në veprimtarinë e tregtisë me shumicë dhe pakicë. Nga rreth 3 mijë biznese të reja dhe të regjistruara gjatë vitit 2004, tregtia është biznesi më i preferuar edhe në kryeqytetin e Kosovës. Sipas listës së MTI-së për biznese dhe klasifikimit të tyre në bazë të veprimtarive, në nivel të Kosovës tregtia me shumicë merr pjesë me 11 për qind, derisa ajo me pakicë 37 për qind, apo shprehur në shifra ka 5837 biznese të tregtisë me shumicë dhe pakicë. Sipas kësaj liste radhiten: Me 12 për qind transporti tokësor, ajror, i udhëtarëve, pastaj shërbimet hoteliere, restorantet, hotelet, motelet, mensat ushqimore me 9 për qind, veprimtaritë publike shërbyese me 5 për qind, ndërsa prodhimi i ushqimit dhe pijeve merr pjesë me vetëm 3 për qind. Aktualisht në Komunën e Prishtinës si pronar të vetëm janë të punësuar 29.605 punëtorë me 7.936 biznese, ndërkaq në partneritet janë 7.037 të punësuar në 339 biznese. Si kompani të përbashkëta janë 54 biznese dhe 10 kooperativa me 131 të punësuar. Në pronën private me përgjegjësi të kufizuar, në kryeqendrën e Kosovës aktualisht janë 183 veprimtari me 1.375 të punësuar, kompani publike janë 13, kurse ekzistojnë edhe 57 prona shtetërore me 15.472 punëtorë dhe 143 biznese shoqërore me gjithsej 14.137 punëtorë. Demografia Popullësia sipas gjinisë dhe etnicitetit Sipas censusit të vitit 2011 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, 97.76% janë shqiptar, 1.1% janë turk, dhe 1.14% të tjerë (ashkali, serb, boshnjakë e të tjerë). Popullësia sipas gjinisë dhe fesë Sipas fesë, ishin 193,474 (97,27%) myslimanë, 1,170 (0,59%) katolikë romakë, 480 (0,24%) ortodoksë, 344 (0,17%) të feve të tjera dhe 660 (0,33%) jofetarë. Kosova është shtet laik pa fe shtetërore. Liria e besimit, ndërgjegjes dhe fesë është e garantuar shprehimisht në Kushtetutën e Kosovës. Islami dhe Krishterimi janë fetë më të përhapura në mesin e banorëve të Prishtinës. Pjesa e mbetur prej 1.9% e popullsisë raportoi se nuk kishte fe, apo fe tjetër, ose nuk dha një përgjigje adekuate. Prishtina ka qendra kulti për një mori besimesh për popullsinë e saj. Katedralja e Prishtinës është ndoshta katedralja më e madhe në Kosovë dhe është emëruar për nder të murgeshës dhe misionares katolike shqiptare, Nënë Tereza. Disa nga xhamitë e Prishtinës, ndër të tjera Xhamia e Mbretit dhe Xhamia e Çarshisë, janë shekullore dhe janë ndërtuar gjatë mesjetës nga osmanët. Kultura Edukimi Komuna e Prishtinës ka 17 biblioteka publike. Biblioteka kryesore e qytetit ka përafërsisht 58.475 libra dhe 16 degë: Pallatin e Rinisë, Bibliotekën Përkujtimore të shkrimtarit Hivzi Sylejmani, bibliotekën e "Përrallave" dhe, në Llukar, Koliq, Hajvalia, Llaplleselë, Graçanicë, Çagllavicë, Slivovë dhe Viti të Marecit me 108.541 libra, në përgjithësi me 167.016 libra. Gjatë masave të dhunshme serbe të viteve 1990–1999 dhe luftës, "Dora e zezë" e ka djegur bibliotekën në Hade, ka shkatërruar një numër të librave në bibliotekën e Obiliqit, dhe ka djegur bibliotekën në Koliq dhe Viti të Marecit. Numri i librave të djegur është rreth 23.000. Muzika klasike Prishtina si kryeqender e Kosovës është njëherit edhe qyteti në të cilën gjendet edhe instituti i Operës dhe Filharmonisë së Kosovës që udhëhiqet nga dirigjenti Arbër Dhomi. Sporti Basketbolli në vitet pas luftës 2000–2005 është njëri ndër sportet më të popullarizuara në kryeqendër. Në kë të sport në eliten e klubeve Kosovare, Prishtina është e prezantuar nga dy skuadra. Futbolli Prishtinas ka një traditë të gjatë sportive. Prirës i kësaj tradite është skuadra që mbanë emrin e qyteti KF Prishtina e cila ndeshjet vendase i zhvillon në Stadiumin e Qytetit. Taekwondo-ja eshte gjithashtu sport i zhvilluar ne qytetin e Prishtines, ku dallohen Klubet e TAEKWONDO-se Prishtina dhe Akademia e Arteve Marciale Prishtina. Objekte turistike dhe kulturore Ndër objektet turistike dhe kulturore më të vizituara në Konunën e Prishtinës janë: Monumenti „Skënderbeu“ Ky monument i përkushtuar heroit kombëtarë Gjergj Kastriot-Skënderbeut gjendet në qendrën administrative të qytetit dhe është vendos në vitin 2001. Banorët e shumtë që jetojnë në diasporë e vizitojnë këtë objekt dhe vendasit që me një ceremoni e kanë përcjellë sjelljen e statujës së Skënderbeut e konsiderojnë si ardhje të lirisë. Monumenti i heroit kombëtarë "Zahir Pajaziti" Shtatorja e parë e vendosur në Prishtinë dhe në qytetet tjera të Kosovës është e "Zahir Pajazitit" e vendosur nga bashkëluftëtarët e tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtri e cila e përzuri forcat okupatore serbe në vitin 1999. Shtatorja Komandantit Zahir Pajaziti vizitohet shumë shpesh nga ish ushtarët e UÇK-së, nga Institucionet e Kosovës, Shqipërisë, nga nxënës të të gjitha shkollave në Kosovë. Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin Hero i Kosovës. Monumenti NEWBORN Newborn është skulpturë, monument i Pavarësisë së Kosovës, e cila u krijua nga ekipi i udhëhequr nga Fisnik Ismaili dhe i cili u shpalos në ditën e pavarësisë së Kosovës. Monumenti u krijua posaçërisht për këtë ditë dhe iu mundësua pjesëmarrësve festues, që në skulpturë të nënshkruajnë. Skulptura u vendos në qendër të Prishtinës vetëm për ditën e pavarësisë për të shënuar lindjen (born) e Republikës së Kosovës, për të "marrë nënshkrimet" dhe pastaj të zhvendoset në lokacion të përhershëm. Teatri i Kosovës Teatri i Kosovës në Prishtinë nga populli i njihet edhe si "Teatri Kombëtar i Kosovës". Themelet e shfaqjeve të ndryshme teatrale të sistematizuara dhe të regjistruara pranë enteve zyrtare gjenden në Prizren ku në vitin 1946 teatri lokal u ngritë në nivel rajonal e më vonë në teatër popullor në nivel krahinorë. Ky ishte institucioni i parë në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore nga i cili më vonë do të krijohet teatri profesionist. Shumë shpejt, disa muaj pas themelimit, ky teatër u transferua në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Shfaqjet e para të këtij teatri janë punuar kryesisht nga artistët amatorë, entuziastë e idealistë të talentuar, të ndihmuar nga artistët profesionistë nga hapësirat tjera të ish-Jugosllavisë, ndërkohë që, në vitet ’60, ansambli i tij pasurohet me kuadro të reja profesioniste. Deri në vitin 1989 ky teatër i ka realizuar mbi 400 premiera me rreth 10.000 repriza, të cilat në Kosovë dhe në hapësirat e ndryshme të ish Jugosllavisë janë përcjellë nga mbi 3.200.000 spektatorë. Repertori i këtij teatri është ndërtuar mbi tekstet e shumta të dramaturgjisë kombëtare, botërore dhe ish jugosllave. Shfaqjet e këtij teatri, të cilat janë prezantuar nëpër festivale të ndryshme me krakter kombëtar dhe ndërkombëtar në ish Jugosllavi, janë vlerësuar me tone të larta nga kritika e atëhershme dhe janë nderuar me çmime të ndryshme artistike. Kështu, p.sh., në vitin 1967, shfaqja “Erveheja” e regjisorit Muharrem Qena është nderuar me Çmimin e Regjisë më të Mirë në Festivalin e Dramës Jugosllave “Sterijino Pozorje”. Krahas shfaqjeve në gjuhën shqipe, në këtë teatër janë realizuar edhe shfaqje në gjuhën serbe. Bukur shpesh, sidomos pas vitit 1981 e këndej, ky teatër ka vepruar nën presion të rëndë politik nga sistemi dhe regjimi komunist jugosllav. Në vitin 1990, regjimi serb i Slobodan Milosheviqit, e ka vënë këtë teatër nën administrim të dhunshëm, duke i dëbuar nga teatri shumë nga artistët shqiptarë dhe duke vënë kontroll totalitar mbi krijimtarinë artistike të këtij teatri. Gjatë kësaj periudhe, në një sistem shkollor universitar paralel të krijuar në kushtet e rezistencës aktive paqësore kundër regjimit totalitar serb, nëpër shtëpitë – shkolla u krijuan shumë nga kuadrot artistike, të cilat tashmë janë pjesë e ansamblit profesionist të këtij teatri. Në vitin 1999, pas mbarimit të luftës në Kosovë, ky teatër pagëzohet me emrin Teatri Kombëtar i Kosovës. Gjatë 10 viteve të pasluftës, në këtë teatër janë vënë në skenë tekste të shumta të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore. Teatri Kombëtar i Kosovës është teatër me karakter shtetëror dhe, si i tillë, financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës. Në vitet e fundit shihen përpjekje që ky teatrër të ngritet në nivel internacional në të cilin do të luhen shfaqje në disa gjuhë. Parku Nacional „Gërmia“ Është vendi në të cilin prishtinasit e kalojnë kohen e lirë kryesisht gjatë ditëve të ngrohta. Ky park është i pajisur me liqenin dhe restorante e pushimore të ndryshme rreth tij. Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës Vetë objekti i kësaj Biblioteke ka një histori të veten që paraqet rrethanat politike e shoqërore kosovare të viteve të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Eshtë e ndërtuar në vitin 1982 me dizajnin unike e arkitektit kroat Andrija Mutnjaković që ishte frymëzuar nga nje huall mjalti. Në këtë objekt ruhen libra të ndryshëm të cilët qytetarët kanë mundësi që ti lexojnë brenda objektit. Biblioteka Hivzi Sylejmani Ndërtesa e bibliotekës së qytetit u ndërtua në vitin 1930. Ajo u bë e famshme nga Miladin Popoviqi – ish-udhëheqës i Komitetit regjional të Partisë komuniste të Kosovës – që qëndroi këtu në vitin 1944. Nga viti 1948 kjo ndërtesë u shëndërrua në Bibliotekën e qytetit të Prishtinës. Galeria e Arteve Galeria e Arteve e Kosovës u formua në vitin 1979 si institucion kulturor për prezentimin e artit pamor dhe ruajtjen e mbledhjen e veprave më me vlerë. Për këto 30 vjet të veprimtarisë ky institucion ka organizuar afro 500 ekspozita në vend dhe në botën e jashtme, të cilat janë përcjellur me shumë botime, dhe blerjen e afro 1000 punimeve artistike nga të cilat është formu një fond i pasur i Galerisë. Vetëm pas luftës së fundit janë organizuar mbi 200 ekspozita kolektive e individuale, kombëtare e ndërkombëtare, ku kanë ekspozuar mijëra artistë. Veprat e tyre u vizituan dhe u shijuan nga qindramijëra artdashës, nga më shumë se 200 delegacione ndërkombëtare, nga personalitete të njohura të jetës politike dhe kulturore, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan e deri te shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare. Muzeu i Kosoves Muzeu i Kosovës është ndërtuar nga austriakët për ushtrinë turke në vitin 1898, dhe është përdorur nga ushtria kombëtare jugosllave deri në vitin 1975.Muzeu ka pasur një koleksion të pasur të objekteve prehistorike të zbuluara në Kosovë. Pjesa më e madhe e artifakteve tregon per jetën në kohën e ilirëve dhe romakëve . Në 1998, më shumë se 1.247 artifakte u dërguan në Beograd për një ekspozitë. Muzeu ende është duke pritur kthimin e tyre.Prej vitit 1999 deri në vitin 2002, ishte zyrja kryesore e Agjensionit Evropian për Rindërtim . Sahatkulla Çdo qytet në Perandorinë Osmane kishte nevojë pë një Sahat Kullë në mënyrë që besimtarët të dinin kohën për të shkuar në xhami si dhe të gjitha dyqanet te hapeshin dhe mbylleshin ne kohë të njejtë . Kjo Sahat kullë u ndërtua në shekullin e XIX. Zijla origjinale u soll nga Moldavia dhe mbante mbishkrimin: "Kjo zile është punuar më 1764 për Jon Moldova Rumenin". Në vitin 2001, zijla është vjedhur. Në të njëjtin vit, trupat e KFOR-it francez kanë ndërruar mekanizmin e vjetër të orës me një mekanizem elektrik. Duke marrë parasysh problemet që Kosova ka me rrymë, Sahat kulla ka vështërsi për ta treguar kohën e saktë. Xhamia e Madhe (zyrtarisht Xhamia e Sulltan Mehmetit II al-Fatih-u) Kjo xhami u ndërtua në vitet 1460–1461 nga Sulltan Mehmeti II al-Fatih-u (ashtu siç dëshmohet nga gdhendja e murit mbi derën kryesore të xhamisë), vetëm tetë vite pas rënies së Kostadinopojës. Ajo gjendet në zemër të qendrës së qytetit të vjetër, dhe është xhamia më e madhe dhe më spikatur e Prishtinës. Kupola e saj ka qenë dikur më e madhja në regjion, ndërsa sot ajo është e vetmja xhami e ndërtuar nga Sulltan Mehmeti II që ende mbijeton në këto vise. Sheshi përpara Xhamisë së Mbretit gjithmonë ka qenë vend i njohur për takime. Gjatë viteve 1682–83, nën sundimin e Sulltan Mehmetit IV, xhamia është restauruar, ndërsa minarja e saj është riparuar përsëri pas tërmetit të vitit 1955. Kjo xhami ka vuajtur nga shkatërrimi dhe punët joprofesionale në restaurimin e saj. Nga viti 1953 kjo xhami quhet:Xhamia e Sulltan Mehmet II al-Fatih-ut. Xhamia e Çarshisë Xhamia e Çarshisë është ndërtimi i Prishtinës së vjetër, e ndërtuar në shekullin e 15 nga Sulltan Bajaziti për të përkujtuar fitoren e osmanëve në vitit 1389. Në të kaluarën Xhamia e Çarshisë gjendej përballë çarshisë së mbuluar të Prishtinës. Sot nuk ka mbetur asgjë nga çarshia e vjetër, vetëm emri i Xhamisë së Çarshisë shërben për të na e përkujtuar atë. Shumë ndryshime si dhe punime për riparimin e saj e kanë ndryshuar pamjen origjinale të kësaj xhamie, mirëpo simboli i saj kulmi i gurët minares ka mbijetuar për më shumë se 600 vite. Këtë xhami e quajnë edhe "Tash Xhamia", që në përkthim do të thotë "Xhamia e gurit". Kjo xhami sot gjendet përballë Muzeut të Kosovës. Hamami i madh Daton që nga shekulli i XV. Dikur ishte pjesë themelore e kompleksit të Xhamisë së Mbretit (Fatih) dhe ka shërbyer si vendtakim shoqëror si për meshkujt ashtu dhe për femrat e qytetit. Sipas legjendës, Sulltan Mehmet al-Fatihu ka urdhëruar që të gjithë punëtorët, të cilët kanë punuar në ndërtimin e Xhamisë Fatih, të lahen në Hamam për çdo ditë . Ky hamam ka pasu 15 kupola me vrima te vogëla në mënyrë që të hynte drita brenda objektit . Pas një zjarri më 1994, regjimi i kaluar lejoi ndërtimin e tri shitoreve, të cilat faktikisht e mbyllën hyrjen e vjetër të tij . Parku etnologjik "Emin Gjiku" Kjo ndërtesë dikur ka qenë pronë e familjës së njohur Gjinolli. Prej vitit 1957 ky grup ndërtesash,duke përfshirë këtu shtëpinë e shërbëtorëve, shtëpinë e mysafirëve dhe shtëpinë e familjës i takon Muzeut të Kosovës. Emin Gjinolli ka qenë i njohur me nofkën "Emin Kücük – nga turqishtja ‘Emini i vogël" – që më pas u shëndërrua në ‘Emin Gjiku’. Në anën e majtë prej derës kryesore të oborrit, mund të shihet e vetmja ndërtesë që ka mbijetuar shkatërrimin e Çarshisë së vjetër. Është bajtur këtu në vitin 1963. Gjatë viteve 1990-të, ky kompleks është përdorur si muze i natyrës. Në vitin 2003 renovimi i kompleksit ka filluar me ndihmën e donatorëve ndërkombëtar për ta shëndërruar atë në muze etnologjik. Xhamia e Jashar Pashës Kjo xhami të shekullit 16 (e përfunduar shumë më vonë në shekullin e 19-të) është e ngjashme në Xhaminë e Çarshisë në arkitekturë dhe dekorimin e brendshëm .Emrin e ka marrë nga Jashar Mehmet Pasha i cili ka qenë qytetar i pasur i Prishtinës dhe guvernator i Shkupit në vitin 1842. Sipas mbishkrimeve që gjenden brenda xhamisë, ndërtimi i saj përfundoi në vitin 1834 . Portiku origjinal i xhamisë u shkatërrua për të bërë rrugën për një rrugë më të gjerë. Xhamia e Llapit Xhamia e Llapit në Prishtinë u ndërtua në vitin 1470 gjatë pushtimit te Perandorisë Osmane dhe është një ndër ndërtimet më të lashta në Prishtinë. Ajo gjendet në afërsi të qendrës së Prishtinës (Lagjia Tophane) në rr. Ilir Konushevci, magjistralen Podujevë-Prishtinë. Ajo përbëhet nga një parasallë dhe dhomën e faljes e cila është gjashtë metra e lartë. Emri i saj i vërtetë është "Xhamia Ramadanije" por për shkak se faleshin shumë banorë të fshatrave të Llapit dhe gjendet përgjat rrugës magjistrale Prishtinë-Podujevë, si pasoj ajo edhe mori emrin "Xhamia e Llapit". Shadërvani Ky shadërvan nga mermeri i dekoruar gjendet midis Xhamisë së Çarshisë dhe Muzeut të Kosovës. Ai është shadërvani i vetëm publik i llojit të vet në Prishtinë, i cili ka mbijetuar deri më sot. Në të kaluarën dhjetëra shadërvanë të tillë publik, të shpërndarë nëpër tërë qytetit të vjetër, ofronin freskim dhe mundësi për avdes (larje rituale). Infrastruktura Aeroporti i Prishtinës pas luftës është përdorur si vendkalimi kufitar më i dendur në Kosovë. Më 15 qershor, Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës është dekorua me "Çmimin aeroporti më i mirë 2010" për aeroportet me mbi një milion udhëtarë për vit. Ky nder është prezantua nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI). ACI e njohu rritjen mbresëlënëse prej 300 për qind në trafikun e pasagjerëve gjatë viteve të fundit, investimin e madh në objekte, rrjetin e zgjeruar në mënyrë të shpejtë, dhe ndërtimin intensiv të kapaciteteve dhe trajnimin e personelit të aeroportit. Largësia nga Prishtina: Shkupi – 86 km Tirana – 330 km Beograd – 360 km Podgorica – 298 km Ferizaj – 36 km Gjilan – 46 km Neper Territorin e Prishtiens kalon nje pjese e Autostrades R7 Prishtine-Prizren-Durres. Ajo posedon dalje ne jug ne Fushe Kosove dhe ne veri fshatin Mazgit. Gjithashtu kjo autostrade lidhet me Autostraden R6 ne drejtim te kufirit me Maqedonine, ndertimi i se ciles ka filluar ne vitin 2014 dhe pritet te perfundoj ne vitin 2017, ku pritet te lidhe Prishtinen me Shkupin permes Ferizajt dhe Hanit te Elezit. Rruge me rendesi te vecant per Prishtinen jane rruget magjistrale M9 e cila e lidhe Prishtinen me Medvegjen ne piken kufitare te Mutivodes ne Malesine e Gollakut ne veri-lindje dhe ne perendim kalon permes qytetit te Pejes, Grykese se Rugove deri ne kufirin e Malit te Zi dhe permes Qafes se Çakorit deri ne Plav ne Mal te Zi. Sektori i bujqësisë, gjuetisë dhe pylltarisë përshinë 27 biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese. Sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese, ai i ndërtimtarisë me 329 biznese, ndërsa ai i tregtisë me shumicë dhe pakicë 4.203 biznese. Po ashtu edhe biznesi i hotelerisë po avancohet përditë e më shumë dhe kështu në Komunën e Prishtinës aktualisht ekzistojnë 781 restorante dhe hotele. Në biznesin e ndërmjetësimit financiar veprimtarinë e tyre e zhvillojnë 26 biznese, ndërsa në shërbimin e afarizmit ekzistojnë 273 biznese. Administrimi publik dhe mbrojta e sigurimit social vepron me 10 biznese, ndërsa mbrojtja shëndetësore e sociale me 104 veprimtari. Numri i përgjithshëm i biznesit në Komunën e Prishtinës është 8.412 sish. Në Komunën e Prishtinës ekzistojnë edhe 57 prona shoqërore me 143 biznese shoqërore. Kështu, numri i përgjithshëm i biznesit të regjistruar në Komunën e Prishtinës është 8.735 biznese më 75.089 punëtorë. Bashkësitë lokale Zhvillimi urban i qytetit të Prishtinës, është përcaktuar gjatë 50 vjetëve të fundit me plane të ndryshme urbanistike. Plani Strategjik i Prishtinës, në relacion me atë të vitit 1986, i ka zgjeruar kufijtë për zhvillimin urban, duke treguar në vlerën e hapësirës së pandërtuar dhe nevojën për konsolidimin e qytetit. Sipas Planit Zhvillimor Urban të Prishtinës 2012–2022 në Prishtinë janë këto bashkësitë lokale: Qendra: Përfshinë një sipërfaqe prej rreth 69 Ha, gjendet në zonën qendrore të  qytetit. Në përbërje të saj  funksionojnë shumica e institucioneve administrative, arsimore he sportive. (Kampusi Universitar). Lakrishta: Përfshinë një sipërfaqe prej rreth 57 ha, gjendet në zonën qendrore të qytetit. Në përbërje të saj  gjinden shumica e institucioneve qeveritare të  përqendruara në ndërtesën e ish – Rilindjes, në këtë bashkësi lokale bën pjesë edhe Lagjja Pejton. Dardania: Përfshinë një sipërfaqe rreth 533 ha, gjendet në zonën qendrore dhe periferike të qytetit. Në këtë bashkësi lokale përveç Lagjes Dardania, bëjnë pjesë edhe lagjja Kalabria, Zona ekonomike (rruga për Fushë Kosovë) dhe kompleksi i FSK-së).  Ulpiana: Përfshinë një sipërfaqe prej 22 ha, gjendet në zonën qendrore të qytetit. Ulpiana 1: Përfshinë një sipërfaqe prej 401ha, gjendet në zonën periferik të qytetit. Në kuadër të sajë gjendet edhe një pjesë e Lagjes Mati, si dhe  kompleksi i QKUK-së, gjithashtu përfshinë edhe një pjesë të planit rregullues "Prishtina e re".  Kodra e Diellit: Përfshinë një sipërfaqe prej 83 Ha, gjendet në zonën qendrore të qytetit. Në kuadër të saj gjendet edhe një pjesë e Lagjes Aktashi,  kampusi i konvikteve të studenteve dhe kompleksi i Banesave të Bardha.  Lagjja e Muhaxherëve: Përfshinë një sipërfaqe prej 35 ha, gjendet në zonën qendrore të qytetit. Në kuadër të saj gjendet edhe Parku i qytetit dhe një pjesë e Lagjes Dodona.  1 Lagjja e Muhaxherëve: Përfshinë një siperfaqe prej 41 ha,  gjendet ne zonën qendrore të qytetit. Në kuadër të saj është pjesa tipike e Muhaxhireve si dhe varri i ish. Presidentit I. Rugova dhe varrezat e deshmorëve.  2 Lagjja e Muhaxherëve (Matiçan): Përfshin një sipërfaqe prej rreth 281 ha, gjendet në zonën periferike të qytetit. Në kuadër të saj gjendet një pjesë e zonës kadastrale Mati.  Taukbashqe (Sofali): Përfshinë një sipërfaqe prej 160 ha, gjendet ne zonën periferike të qytetit. Në kuadër të saj, është një pjesë e zonës kadastrale  Sofalia dhe Parku i Taslixhes.  Taukbashqe: Përfshinë një sipërfaqe prej 112  ha, gjendet në zonë  periferike të qytetit.  1 Taukbashqe: Përfshinë një sipërfaqe prej 116 ha, dhe gjendet në zonën periferike të qytetit.  Blloku B: Përfshinë një sipërfaqe prej 38 ha, gjendet në zonën qendrore dhe periferike të qytetit.  Kodra e Trimave:  Përfshinë një sipërfaqe prej 41 ha, gjendet në zonën qendrore.  Kodra e Trimave: Përfshin një sipërfaqe prej 150 ha, gjendet në zonën periferike të qytetit. 1: Kodra e Trimave: Përfshinë një sipërfaqe prej 350 ha, gjendet në zonën periferike të qytetit, në këtë b. lokale gjenden edhe varrezat e qytetit.  2 - Kodra e Trimave: Përfshinë një sipërfaqe prej 353 ha, gjendet në zonën periferike të qytetit.  Tophane: Përfshinë një sipërfaqe prej 16.6 ha gjendet në zonën qendrore të qytetit.  Tophane 2: Përfshinë një sipërfaqe prej 12.1 ha, gjendet në zonën qendrore të qytetit.  Arbëria (Dragodani): Përfshinë një sipërfaqe prej rreth 475 ha, gjendet në zonën periferike dhe qendrore të qytetit. Nëpër këtë bashkësi lokale kalon rruga, e cila shkon për Mitrovicë.  '''Kalabria Shiko edhe këtë Rajoni i Prishtinës Kultura në Prishtinë Komuna e Prishtinës Universiteti i Prishtinës Burim i të dhënave Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1199_en.pdf Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: prishtina.pdf Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006: KodePostare.pdf Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3 Lidhje të jashtme KK Prishtinë Universiteti i Prishtinës Aeroporti Adem Jashari Prishtina IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës (anglisht) Qytete në Kosovë Kryeqytete në Evropë Kryeqytete të botës
3330
Eliza Patricia Dushku; lindi më 30 dhjetor 1980 në Boston, Massachusetts. Është një aktore amerikane me prejardhje shqiptare. U bë e njohur me rolin Faith në TV serinë Buffy dhe nga seriali televiziv Angel. Ajo ka luajtur në dy seriale të rrjetit Fox, Tru Calling dhe Dollhouse. Është gjithashtu e njohur dhe për rolet në filma si True Lies, The New Guy, Bring it On, Wrong Turn dhe Jay and Silent Bob Strike Back, gjithashtu dhe si dublante me zërin e saj për lojra elektronike. Jeta e hershme Dushku ka lindur në Watertown, Massachusetts, e bija e Philip R. Dushku, një administrator dhe mësues në shkollat publike të Bostonit, dhe e Judith "Judy" (nee Rasmussen), një profesoreshë e shkencave politike. Babai i Dushkut është një shqiptaro-amerikan nga qyteti i Korçës, ndërsa e ëma është me prejardhje daneze dhe angleze. Ajo ka tre vëllezër. Dushku ka ndjekur shkollën Beaver Country Day dhe është diplomuar nga shkolla e mesme Watertown. Karriera Karriera e hershme Dushku ndeshi në vëmendjen e agjentëve kur ishte 10 vjeç. Ajo u zgjodh pas një kërkimi pesë-mujor për rolin kryesor të Alice në filmin That Night. Në 1993, Dushku mori një rol si Pearl në krah të Robert De Niros dhe Leonardo DiCaprios në filmin This Boy's Life, një rol që sipas saj i hapi shumë dyer. Vitin më pas ajo luajti rolin e vajzës adoleshente të Arnold Schwarzenegger dhe Jamie Lee Curtis në True Lies. Ajo kishte pjesë edhe në Bye Bye Love si vajza e Paul Reiser, si Cindy Johnson në Race the Sun, dhe role në një film televiziv dhe me metrazh të shkurtër. Buffy The Vampire Slayer Dushku kishte në plan të ndiqte universitetin Suffolk në Boston, ku e ëma e saj jepte mësim në atë kohë, por agjenti i kërkoi të dorëzonte një audicion të regjistruar për një projekt ku merrte pjesë dhe një kliente tjetër e tij, Sarah Michelle Gellar. Pasi lexoi skenarin, Dushku nxitoi drejt një prej dyqaneve të Claire për të blerë produkt për make-up të errët dhe aksesorë të tjerë të përshtatshëm për pjesën si Faith në Buffy thë Vampire Slayer. Kur filloi punën për këtë serial, Dushku ishte akoma në moshë të mitur, prandaj duhet të merrte liri prej prindërve të saj për të punuar me orë të zgjatura. Ajo më vonë rikujtoi me gëzim se gjykatësja që i dorëzoi çeshtjen e kujdestarisë së saj, një ndjekëse e devotshme e atij seriali, i tha se do ta firmoste urdhrin e kujdestarisë vetëm në qoftë se merrte një fotografi të firmosur prej Dushkut. Pasi mbaroi shkollën e mesme, Dushku iu rikthye aktrimit me rolin e Faith në Buffy the Vampire Slayer, një vrasës edhe më i trazuar se personazhi kryesor Buffy Summers. Megjithë planin fillestar për një rol vetëm në pesë episode, personazhi i saj u bë aq popullor saqë ajo qëndroi për të gjithë sezonin e tretë dhe u rikthye edhe në të katërtin për dy pjesë. Pjesa e mbetur e harkut të ngjarjes së saj u luajt si pjesë e sezonit të parë të serialit Angel, derivat i Buffy-t. E penduar dhe e ripërkushtuar, Faith u rikthye si një heroinë në episode të tjera të Angel dhe në episodet e fundit të Buffy-t. Dushku u përmbyt nga grumbuj letrash të ardhura nga legjione të burgosurish. Ajo tha:Kam marrë letra nga të dënuar me vdekje ose me dënim maksimal. Çfarë mendojnë autoritetet kur shfaqin këto seriale me vajza adoleshente në radhët e të dënuarve me vdekje? Ata shkruajnë çdo gjë - gjëra të tmerrshme për të cilat ti as nuk do të dish. Më dërgojnë edhe foto - "Oh, ja një foto e imja përpara se të burgosesha!" - ka edhe ndonjë djalë të ulur në divan me shishe birre në dorë, mustaqe dhe një zorrë të madhe. Janë vërtet ngjethëse. Shumë më shumë se Buffy. Rolet pasuese Në vitin 2000, Dushku luajti në komedinë me nxitëset e tifozëve Bring it On. Kjo u ndoq nga Soul Survivors, duke e bashkuar me kolegun e saj Casey Affleck në Race the Sun. Në vitin 2001, ajo u shfaq në The New Guy me Dj Qualls dhe në City by the Sea me Robert De Niro dhe James Franco. Ky i fundit mori një vëmendje të gjerë nga një audiencë adulte si dhe disa vlerësime pozitive. Në të njëjtin vit, Kevin Smith e ftoi Dushkun të ishte pjesë e Jay and Silent Bob Strike Back. Në vitin 2003, Dushku luajti në filmin horrorr Wrong Turn dhe The Kiss, nje komedi-dramë indipendente. Duke nisur po në këtë vit, ajo mori pjesë në një dramë mbinatyrore të Fox-it, Tru Calling, ku luajti rolin kryesor si Tru Davis, një studente mjekësie. Pasi iu tërhoq një bursë, Tru detyrohet të fillojë një punë në morgun lokal ku ajo zbulon fuqinë e saj për të "ri-jetuar" ditën e mëparshme nëse një nga të vdekurit i kërkon ndihmë për të ndryshuar atë që ka ndodhur. Dushku refuzoi një rol në një derivat të Buffy The Vampire Slayer, i cili do të kishte qenë rreth Faith-it. Ajo ka pasur shumë role si "vajzë e keqe" në filma dhe i ka shjuar këto mundësi. Në një intervistë me Maxim në maj 2001, Dushku thotë rreth roleve të saj, "Është e lehtë të luash një vajzë të keqe. Duhet vetëm të bësh gjithçka që të është thënë të mos e bësh, dhe nuk të duhet të merresh me pasojat sepse është thjesht aktrim." Dushku mori pjesë dhe në një prodhim nga Broadway të quajtur Dog Sees God, që nga dhjetori 2005, duke luajtur motren e Van-it, një personazh i paralelizuar me Lucy Van Pelt, nga seria komike The Peanuts tek e cila ishte bazuar produksioni. Ajo hoqi dorë në shkurt 2006 bashkë me anëtarë të tjerë, në mes të zërave për abuzim nga producenti, por që më vonë u mohuan. Ajo luajti rolin kryesor në Nurses, një komedi-dramë spitalore për Fox. Ky ishte prodhimi i dytë i Fox-it tek e cila ajo mori pjesë por që nuk u transmetua. Ajo është parë edhe në videon muzikore të Simple Plan "I'm just a kid", si interesi romantik i bandës, gjithashtu dhe në videon "Rockstar" të Nickelback. 2005 deri më sot Në 1 tetor 2005 ajo lajmëroi në Wizard World Boston se kishte filluar xhirimet për Nobel Son, në të cilin do të luante krahas Alan Rickman, Danny DeVito, Bill Pullman dhe Peter Boyle. Filmi doli në Festivalin e Filmit në Tribeca në 2007. Një projekt tjetër është On Broadway, një film indipendent i xhiruar në vendin e saj të lindjes, Boston. Filmi ka marrë vlerësime tepër pozitive dhe disa prej tyre nënvizojnë performancën e Dushkut. Është shfaqur në festivale të filmit indipendent dhe ka fituar gjashtë çmime. Dushku ka pasur role edhe në pesë lojëra elektronike. Ajo dubloi rolin e Yumi Sawamura në versionin anglisht të Yakuza për Play Station 2, që u realizua dhe publikua nga Sega në shtator 2006. Dushku gjithashtu luan si Shaundi, një nga personazhet kryesore të Saints Row 2, që u realizua nga Volition dhe u publikua nga THQ. Doli në Amerikën Veriore në 14 tetor 2008, për Play Station 3 dhe Xbox 360. Përdori zërin e saj edhe për rolin e Rubi Malone, personazhi kryesor në lojën WET. Në dhjetor 2008 ajo mori pjesë në ndarjen e çmimeve të Spike TV për lojrat elektronike. Roli i Shaundi në Saints Row: The Third u zëvendësua nga Danielle Nicolet. Variety lajmëroi në 2 gusht 2006 se Dushku do të luante bashkë me Macaulay Culkin në Sex and Breakfast, një komedi e errët e shkruajtur dhe drejtuar nga Miles Brandman. Një analist e përshkroi Dushkun si "rrëzëllitëse" dhe se i dha forcë personazhit. Filmi doli në 30 nëntor 2007 në Los Angeles dhe në DVD në 22 janar 2008. Ajo luajti në Open Graves në 2008, bashkë me Mike Vogel, një thriller-horrorr rreth një loje satanike. Ka luajtur role kryesore edhe në The Thacker Case dhe The Alphabet Killer, që të dy thrillera të bazuar në ngjarje reale, një prej tyre drejtuar prej Rob Schmidt me të cilën kishte punuar më parë në Wrong Turn. Që të dy filmat dolën në vitin 2008. The Alphabet Killer përmban skenën e parë gjysëm-nudo të Dushkut. Filmi mori kritika mikse, megjithatë ato lavdëruan performancën e Dushkut, me komente si "Eliza Dushku e komandon ekranin por nuk mund të pajtojë axhendat konfliktuese dhe idiote të skenarit." Ajo ka marrë pjesë edhe në Bottle Shock, një dramë rreth verës së Napa Valley. Filmi u drejtua nga Randall Miller, që realizoi dhe Nobel Son. Në 26 gusht 2007 Dushku nënshkroi një marrëveshje me Fox Broadcasting Company dhe 20th Century Fox. Sipas saj, rrjeti dhe studio do të zhvillonin projekte "të kopsitura" enkas për të, gjithashtu dhe ta lidhnin me prodhime dhe skenare ekzistuese. Më vonë, në 31 tetor u bë e ditur se Dushku kishte joshur e rikthyer në televizion Joss Whedon nga Buffy the Vampire Slayer, pasi kishin rënë dakord të krijonin një prodhim quajtur Dollhouse. Dushku e prodhoi atë dhe luajti rolin kryesor "Echo", që u transmetua në Fox gjatë sezonit televiziv 2008-2009. Në një intervistë, Dushku shpjegoi se si Dollhouse dhe lidhja me Whedon erdhën në jetë: E ftova për drekë Joss Whedon-in pasi nënshkrova marrëveshjen me Fox-in. Kemi pasur një marrëdhënie të këndshme në të shkuarën kështu që doja të bënim diçka bashkë, duke u rikthyer në një projekt televiziv. E kam pasur goxha në mendje, vetëm se nuk i kisha telefonuar akoma. Kështu që rregullova gjërat me Fox-in, mora guximin dhe i telefonova. Kaluam një drekë katër-orëshe ku pak a shumë përdora aftësitë e mia joshëse prej femre. Jo, ne jemi bërë shumë shokë të mirë, gati si vëlla e motër. Ai ka qenë si një kujdestar e një stërvitës për mua që kur u transferova në L.A kur isha 17 vjeç dhe isha pak si fëmi i çmendur. Ai është kujdesur, më ka ndihmuar dhe më ka mësuar përgjatë viteve. I thashë se sa shumë doja dhe kisha nevojë që ai të rikthehej. Ai pranoi dhe ja ku jemi. Dushku e përshkroi Whedon si: "gjeniu im i preferuar... shoku i preferuar... vëllai i madh... dhe i vetmi person tek i cili kam besuar me gjithë zemër, sepse nuk më ka zhgënjyer asnjëherë." Dollhouse u rinovua për një sezon të dytë. Arsyet që përmendën producentët për vazhdimin e filmit ishin besimi në fuqinë e bazës së fansave të Joss Whedon dhe numrat e lartë të DVR. Fox-i e anuloi shfaqjen në 11 nëntor 2009. Ajo përfundoi xhirimet në sezonin e dytë dhe të fundit në 16 dhjetor 2009. Dushku ishte aktorja dublante për vrasësen me pagesë Rubi Malone në lojën elektronike aksion Wet. Ajo siguroi të drejtat ekskluzive për të bërë The Perfect Moment, një film i bazuar në jetën e fotografit Robert Mapplethorpe, duke përfshirë dhe ndihmën e Ondi Timoner. Në 2010 Dushku dha zërin e saj për Noah's Ark : The New Beginning dhe luajti në filmin Locked In. Mori pjesë gjithashtu dhe si e ftuar speciale në një episod të komedisë The Big Bang Theory të CBS, që e pati premierën në 4 nëntor 2010. Në 2011, Dushku luajti përkrah Jayson Floyd në One Shot, një klip i shkurtër në YouTube, me pjesëmarrje dhe i drejtuar nga Freddie Wong, i cili doli në 13 maj 2011. Në gusht të po atij viti, Dushku vizitoi Shqipërinë me një grup nga Travel Channel dhe Lonely Planet për të filmuar një dokumentar me titull Dear Albania, për promovimin e turizmit në vendin e origjinës së babait të saj. Dushku ka një rol kryesor në një serial të animuar online të quajtur Torchwood: Web of Lies, bazuar në serialin e BBC Torchwood Miracle Day. Në qershor 2012, Dushku luajti përkrah Katie Cassidy, Gina Gershon dhe Michelle Trachtenberg në The Scribbler, me regji nga John Suits dhe prodhuar nga Gabriel Cowan. Në 2013 ajo u mor si Patricia Holm për një film pilot për një prodhim që risjell në televizion serialin The Saint, por ky film nuk është transmetuar akoma. Jeta personale Dushku është rritur në një familje me besim Mormon. Vendbanimi i saj është në Laurel Canyon, Los Angeles, Kaliforni.  Ajo vizitoi familjen e të atit në Shqipëri në vitin 2006 pas një ftese nga kryeministri shqiptar i asaj kohe Sali Berisha. Ajo vizitoi gjithashtu dhe Kosovën dhe bëri një tatuazh me shqiponjën dykrenare në pjesën e pasme të qafës. Gjatë vizitës së dytë në Shqipëri në vitin 2011, ajo aplikoi për shtetësi shqiptare duke marrë pashaportën dhe kartën e identitetit shqiptare. Iu dha gjithashtu dhe titulli i nderit si Ambasadore e Kulturës dhe Turizmit në botë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Gjithashtu iu dha edhe titulli qytetare nderi e vendlindjes së babait të saj, Korçë. Ajo është themeluesja dhe drejtuesja ekzekutive e Boston Diva Productions, shërben në grupin drejtues të organizatës THRIVEGulu (Qendra e Shërimit të Traumës dhe Reflektimit në Gulu), një organizatë kushtuar ndihmës së të mbijetuarve të luftës (përfshirë edhe fëmijë ushtarë) në Ugandën Veriore. Si një figurë model për aktivizmin e saj, u ftua nga Millenium Campus Network (MCN) si një folëse kryesore duke marrë çmimin Global Generation në krah edhe të Sekretarit të shtetit amerikan John Kerry në aktivitetet e MCN në 2011. Dushku njihet se vuan nga sindroma e çrregullimit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit. Në tetor 2009 ajo filloi të dilte me ish basketbollistin e Los Angeles Lakers Rick Fox dhe në gusht 2010 ata konfirmuan se jetonin bashkë. Në qershor 2014 u bë e ditur se çifti ishte ndarë. Në dhjetor 2011, Dushku bëri të ditur se kishte vendosur të kthehej në vegane pasi kishte parë dokumentarin Pirunjtë mbi Thikat. Në dhjetor 2014 ajo tha në faqen e saj të Twitterit se nuk ishte më vegjetariane.  Dushku, e cila fillimisht kishte dashur të ndiqte studimet në kolegjin e Bostonit para se Buffy t’i prishte ato plane, bëri të ditur në mars 2014 në Emerald City Comicon se do të ndiqte kolegjin më vonë gjatë atij viti. Në 22 qershor 2014, The Boston Globe raportoi se Dushku e kishte lënë Los Angeles-in, ishte rikthyer në Boston dhe kishte në plan të ndiqte kolegjin. Çmimet dhe nominimet Performanca në Tru Calling i siguroi Dushkut dy nominime në vitin 2004 për ndarjen e çmimeve Teen Choice si Choice Breakout Star – Femër, dhe për çmimet Saturn si aktorja më e mirë për një serial televiziv. Revista Maxim e renditi Dushkun në vend të 6-të në listën e femrave më të nxehta të 2009-ës. Dushku u nominua në vitin 2009 për një çmim Scream si aktorja më e mirë Shkencë-Trillim për rolin e saj si Echo. Ajo u quajt dhe Ambasadorja e programit Consumer Electronic Show Entertainment në tetor 2011. Trivia Në filmin The New Guy e shfaqi Eliza prejardhjen shqiptare, me arsyen se gjyshja e vetë është shqiptare, janë dy skena me temën shqip. Filmografia Filma dhe TV seri ne te cilat Eliza luajti role. That Night (1992) This Boy's Life (1993) True Lies (1994) Fishing With George (1994) Bye Bye, Love (1995) Race the Sun (1996) Bring It On (2000) Soul Survivors (2001) Jay and Silent Bob Strike Back (2001) The New Guy (2002) City by the Sea (2002) Stan Winston: Monster Mogul (2003) Wrong Turn (2003) The Kiss (2003) The Last Supper (2006) On Broadway (2007) Nobel Son (2007) Sex and Breakfast (2007) The Alphabet Killer (2008) Bottle Shock (2008) The Cover Up (2008) Open Graves (2009) Locked In (2010) Batman: Year One (2011) DC Showcase: Catwoman (2011) Noah's Arc: The New Beginning (2012) Dear Albania (2012) Jay & Silent Bob's Super Groovy Cartoon Movie (2013) The Scribbler (2014) Midnight Rider (2014) Eloise (2015) Televizion Journey (1995) Buffy - The Vampire Slayer (1998-2003) Angel (2000-2003) King of the Hill (2002) Tru Calling (2003-2005) That '70's Show (2005) Nurses (2007) Ugly Betty (2007) Dollhouse (2009-2010) The Big Bang Theory (2010) RuPaul's Drag Race (2010) Herd Mentality (2011) Robotomy (2011) White Collar (2011) The Cleveland Show (2011) The Guild (2011) Torchwood: Web of Lies (2011) The League (2011) Leap Year (2011-2012) Hulk and the Agents of S.M.A.S.H. (2013-tani) The Saint (2013) Banshee (2016) Lojra elektronike Buffy the Vampire Slayer: Chaos Bleeds (2003) Yakuza (2005) Saints Row 2 (2008) Wet (2009) Fight Night Champion (2011) Video muzikore "I'm just a Kid" - Simple Plan (2002) "Rockstar" - Nickelback (2006) Shih edhe Referime Lidhje të jashtme Video - Intervista Faithful Eliza - faqe e simpatizuesve - ?gjermanisht Aktorë shqiptaro-amerikanë Aktorë danezë Lindje 1980 Njerëz që jetojnë Gra në Shqipëri
3332
Aeroplani është një mjet transportues ajror. Aeroplani ose avioni është një makinë më e rëndë se ajri ku lëvizja e krahëve në krahasim me makinën nuk përdoret për të krijuar ngritje. Të gjithë aeroplanët përveç gliders marrin fuqinë prej motorit. Aeroplanët përfshijnë një numër të madh të makinave prej trajnerëve të vegjël dhe aeroplanëve argëtues e deri te transportues e udhëtarëve dhe aeroplanët ushtarak të mallrave. Dy domosdoshmëri për të gjithë aeroplanët janë qarkullimi i ajrit mbi krahë për ngritjen e aeroplanit, dhe një zonë për ulje. Shumica e aeroplanëve iu duhet një aeroport me infrastrukturën e nevojshme për të bërë mirëmbajtjen, mbushjen me karburant dhe për ngarkimin dhe shkarkimin e ekuipazhit, mallrave, dhe/ose pasagjerëve. Shumica e avionëve ulet dhe ngritën në tokë, disa e bëjnë këtë në borë apo ujëra të qetë. Aeroplani është metoda më e shpejtë e transportit. Avionët reaktiv komercial mund të arrijnë shpejtësi prej 875 km/h. Ata ushtarak arrijnë shpejtësi supersonike. Aeroplanët konvencional Aeroplanët konvencional – prej atyre të vegjël si Cessna 210 dhe Beech Bonanza deri te ata gjigantë si Antonov 225 – përbëhet prej trupit, një apo më shumë krahë për të krijuar shumicën e ngritjes, një sipërfaqe horizontale dhe një vertikale në bisht për stabilitet. Pjesët e palëvizshme Krahu i ngjitet trupit të aeroplanit. Zakonisht aeroplanët kanë një strukturë krahu që ndahet në atë të djathtë dhe të Titulli majte. Ka edhe raste kur aeroplanët kanë krahë të dyfishtë apo trefishtë. Rezervuari i karburantit ndodhet në krahë ose në vetë trupin e aeroplanit. Motori apo motorët e aeroplanit shërbejnë për ta shtyre aeroplanin në tokë apo në ajër. Llojet e motorëve janë turbinë, piston dhe radiale. Motorët ndodhen nën krahë, mbi krahë, në trup, apo në bisht ngjitur në stabilizatorin horizontal. Pjesët e lëvizshme Ailerons janë sipërfaqe të lëvizshme në fund të krahit. Këto dy pjesë veprojnë në mënyre të kundërt për ta ndërruar drejtimin e aeroplanit. Elevator ndodhet në bisht si zgjatim i stabilizuesit horizontal dhe përdoret për ta kontrolluar kthimin përgjatë boshtit lateral. Rudder ndodhet në stabilizuesit vertikal dhe kontrollon lëvizjen rreth boshtit vertikal. Ingrazhi i uljes mundëson që aeroplani të ulet dhe ngritet. Kjo pjesë zakonisht tërhiqet gjatë fluturimit për të ndihmuar aerodinamiken; aeroplanët e vegjël mund ta kenë këtë pjesë të palëvizshme apo kanë ski që mundësojnë ulje në ujë apo borë. Flaps janë shtojca të krahut që përdoren për ta mbajtur aeroplanin në ajër në shpejtësi të vogla. Fluturimi Aeroplani fluturon falë reaksioneve aerodinamike që ndodhin kur ajri kalon mbi krahë. Pjesa e sipërme e krahut është e lakuar, ndërsa pjesa e poshtme e krahut është më pak e lakuar ose e drejt. Kjo formë krijon ngritje kur krahu udhëton në ajër. Ngritja krijohet kur një rrymë ajri kalon përbri diçkafit që e dërgon atë teposhtë. Forca e krijuar nga ky refuzim i ajrit krijon një forcë të njëjtë me drejtim të kundër tenda në krahë sipas Ligjit të Tretë të Njutonit. Pothuajse çdo formë e krahut mund të krijoj ngritje përderisa është e lakuar apo në kënd në respekt me rrymën e ajrit. Mirëpo, qëllimi kryesor është të gjendet forma e krahut që prodhon më së shumti forcë ngritëse pa e rritur shumë pengesën. benzinë. Tipet e aeroplanëve Aeroplanët e vjetër dhe të vegjël përdorin motorë me djegie të brendshme që sill një helikë për të krijuar shtyrje. Këta janë të qetë, por fluturojnë ngadalë dhe nuk kanë kapacitet bartës në krahasim me reaktiv aeroplanët e të njëjtës madhësi. Mirëpo, ata janë shumë më të lirë dhe më ekonomik se aeroplanët reaktiv dhe opsioni më i mirë për njerëz që dëshirojnë të transportojnë pasagjerë dhe/ose sasi të vogël malli. Këta po ashtu janë në pronësi private të pilotëve. Avionët turboprop janë një kryqëzim në mes helikës dhe reaktivit: ata përdorin një turbinë ngjashëm me një reaktiv për të sjellë helikat. Këta avionë janë të popullarizuar në avionë të vegjël udhëtarësh që fluturojnë në udhëtime të shkurta. Aeroplanët reaktiv përdorin turbina për të krijuar shtytje. Këta motorra janë shumë më të fuqishëm se motorët me djegie të brendshme. Si rezultat, ata kanë kapacitet bartës më të madh dhe fluturojnë më shpejtë se aeroplanët me helikë. Një mangësi e këtyre është se krijojnë zhurmë. Avioni reaktiv u zhvillua në Angli dhe Gjermani më 1931. Avioni i parë i këtij lloji ishte Heinkel He 178, i cili u testua në Gjermani më 1939. Më 1943 Messerschmitt Me 262, avioni reaktiv i parë ushtarak hyri në shërbim në forcën ajrore gjermane Luftwaffe. Më 1950, aeroplani britanik De Havilland Comet hyri shkurt në shërbim por u tërhoq pas disa aksidenteve me kabinën. Aeroplan trup-gjerë si Airbus A340 dhe Boeing 777, mund të bartin qindra udhëtar dhe disa ton mallra, dhe mund të udhëtojnë në distanca deri në 13 mijë kilometra. Avionët reaktiv posedojnë shpejtësi fluturuese të madhe (700 to 900 km/h) dhe shpejtësi të lartë të uljes dhe ngritjes (150 to 250 km/h). Për shkak të shpejtësisë së madhe që nevojitet për ulje dhe ngritje, reaktivi përdor zgjatime të krahut për të kontrolluar liftin dhe shpejtësinë, dhe ka shtytje të kthyeshme (thrust reverser) që gjuan ajrin përpara për të ngadalësuar aeroplanin. Lista e modeleve kryesorë të aeroplanëve Transportues civil Boeing B707 B720 B727 B737 B747 B757 B767 B777 B787 DC-8 DC-9, më vonë MD-80 DC-10, më vonë MD-11 Airbus A300 A310 A318 A319 A320 A321 A330 A340 A380 Tupolev Tu-134 Tu-144 Tu-154 Ilyushin Il-18 Il-76 Il-86/Il-96 Antonov An-124 Ruslan ATR ATR 42 ATR 72 Aerospatiale/British Aerospace Concorde Ushtarak SHBA Gjuajtës: F-4, F-5, F-8 Crusader, F-14, F-15, F-16, F/A-18, F/A-22, F-35 JSF Bombardues: F-111, F-117 Nighthawk, B-52, B-2 Spirit, B-1B Përkrahës / sulmues: A-4 Skyhawk, A-6 Intruder, A-10 Thunderbolt II Transportues: C-141 Starlifter, McDonnell Douglas C-17 Globemaster III, C-130 BRSS/Rusi Gjuajtës: MiG-15, MiG-17, MiG-21, MiG-23, MiG-25, MiG-29, MiG-31, Su-7, Su-17, Su-20, Su-22, Su-15, Su-27, Su-30, Su-33, Su-35, Su-37 Bombardues: Tu-16, Tu-22, Tu-95/142, Tu-160, Su-24, Su-34 Përkrahës / sulmues:: MiG-27, Su-25 Transportues: Il-76 Shiko dhe këtë AABNCP Teknologji Aeronautikë Komunikacion
3333
Santiago de Compostela është kryeqyteti i Galicias të Spanjës. Banorë: 92.298 (2004) Qytete në Spanjë
3337
Komuna e Prizrenit është njësi administrative në pjesën jugore të Kosovës, me një sipërfaqe prej 640km2 (5.94% te territorit të Kosovës) gjendet në jug-perëndim të Kosovës dhe me 76 vendbanime dhe me 178.112 banorë nga të cilët në Prizren janë rreth 120.000 banorë. Territori i Komunës së Prizrenit me së shpeshti quhet: Ana e Prizrenit ose Bazeni i Prizrenit e më rrallë Rrafshi i Dukagjinit. Kufizohet me Komunat e Gjakovës, Rahovecit, Therandes, Shtërpces dhe Sharrit si dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (Iliridën). Pak histori Të dhënat arkeologjike lënë të kuptojnë, se ky territor ishte i banuar që nga antikiteti, kur njihej me emrin Theranda e në këtë trevë banonte një popullsi Dardane. Gjatë shek XI ishte qendër e rëndësishme qytetare, më 1019 Prizreni ishte seli e ipeshkevisë të perandorisë Bizantine. Gjatë shek XII-XIV u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsisë sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni që herë pas here selia e mbretërive të tyre. Kushtet historike në periudhat e më hershme, pozita relativisht jo e mirë në raport me qendrat kryesore të komunikacionit dhe të konsumit, gjithashtu hapja jo e mjaftueshme me rajonet fqinje, Shqipërinë, Malin e zi, Iliriden, kanë bërë që Prizreni nuk i ka shfrytëzuar në mënyrë të mjaftueshme përparësit që i ka nga përbërja pedologjike e tokës, kushtet klimatike të klimes mesdhetare dhe kushtet hidrologjike për zhvillimin e bujqësisë dhe kushtet natyrore për zhvillimin e aktiviteteve turistike dhe rekreative. E gjithë kjo ka ndikim në strukturën ekonomike të Prizrenit. Profili fizik jep shenja që hapja e lidhjeve të komunikacionit me këto regjione fqinje është një nga qëllimet kryesore në strategjin e zhvillimit. Gjeografia e demografia Gjendet në lartësi mbidetare rreth 400 metra dhe disa maje të Sharrit kalojnë lartësinë 2000m të lartësis mbidetare. Klima e qytetit është jashtëzakonisht e Ilojllojshme. Në viset e ulta për shkak të ndikimit të klimës mesdhetare dhe verave shumë të nxehta të korrurat janë nder të parat në Europën juglindore me përparsit e pakrasuheshme për kulturat bujqsore: Hardhija e Rrushit, pemët dhe perimet. Në viset malore, dominon klima e alpeve, për q'arsye deri në qershor nëpër gropa mbeten sasit e debores me q'rast në mes të verës mund të zbardhohen majet e maleve. Pozita regjionalo-gjeografike e Prizrenit më së miri mund të shqyrtohet me analizën e pozitës së tij në relacion me Kosovën, rrafshin e Dukagjinit dhe rrafshin e Lumbardhit. Kosova përbëhet prej fushave të Kosovës dhe Dukagjinit. Ato janë të rrethuara pothuaj nga të gjitha me bjeshkë të larta dhe paraqesin një tërësi të ndarë qartas. Fushat e Kosovës dhe Dukagjinit janë në pjesën e mesme të gadishullit Ballkanik. Kosova dhe me të edhe rrethi i Prizrenit ka karakter tranzit ndërmjet regjioneve Panonike dhe Pontike në njërën anë dhe regjionit të Egjeut-Adriatikut në anën tjetër. Këto lidhje tranzite mundësuan fushat, rrafshet e lumenjve dhe kalimet mai. Gre ndërmjet tyre në të cilat si lidhje natyrore të lëvizjes së lehtë ishin dhe janë rrugët e komunikacionit. Komuna e Prizrenit në veri kufizohet me komunat e Therandes dhe Rahovecit, në jug me komunën e Sharrit, në lindje me komunën e Shtërpcës dhe në perëndim me kufirin e Republikës së Shqipërisë. Ekonomia Ekonomia e komunës së Prizrenit është kryesisht bazuar në bujqësi, tregti, ndërtim dhe përpunimit të ushqimit - të gjitha ndërmarrje private. Ka disa 5,200 biznese të regjistruara private që operojnë në komunë. Ky Iloj i konfiguradonit krijon parakushte për pasuri dhe ne resurset tjera, si: - Në bazë të sasisë së ujit është një ndër vendet më të pasura. - Kjo pozitë krijon të gjitha parakushtet për zhvillimin e kulturave bujqesore, blegtorisë, industrisë ushqimore dhe të turizmit në bazë të modelit të Austrisë, Sllovenisë, Zvicrës. - Përmes anës së Prizrenit kalon rruga më e shkurter qe bashkon pjesën qendrore të gadishullit Ballkanik me detin Adriatik. Kjo rrugë, e dia për arsye politike nga e kaluara sot nuk ka rëndësi aq të madhe, është një rast i mire që me valorizimin e saj te shfrytzohen të gjitha përparsit e saj, duke mare parasysh që në të kaluarën ka pas ndikim primar në zhvillimin e Prizrenit. Bujqësia Agrobiznesi Prodhimi i Verës Shoqatat Afarsite Demografia Shiko : Lista e ardhacakëve ne Prizren Vendbanimet Arsimi Në Komunën e Prizrenit ka 48 shkolla fillore me 29.879 nxënës dhe 1.565 mësues, gjashtë shkolla të mesme me 9.397 nxënës dhe 504 mësues, ndërsa kopshtet janë private. Në qytetin e Prizrenit është një universitet publik që ofron ligjërata në gjuhën shqipe, boshnjake, dhe turke. Kultura Shiko dhe Objektet fetare në Prizren Prizreni ndër shekuj njihet si qytet i kulturës dhe i traditës. Qysh në shek. XV-XVI, Prizreni filloi të kultivojë vlera origjinale. Në këtë kohë u hap biblioteka e parë në Kosovë (nga Suzi Qelebia). Si një qytet me larmi kulturash, ishte qender jo vetem e kulturës shqiptare, por edhe të popujve tjerë që jetonin në këtë rajon. Punimet artizanale të zejtarëve prizrenas janë të njohura edhe sot për vlerat e tyre të larta. Arkitektura orientale e bën sot Prizrenin qytetin më të bukur dhe më të vizituar në Kosovë. Pjesa e vjetër e qytetit ende është në stilin e shekujve të kaluar, ndërsa Kalaja antike i rri mbi kokë, duke ja rritur bukurinë gjithë këtij peisazhi. Qysh pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e sidomos gjatë shek. XX Prizreni u bë qendër kulturore e gjithë rajonit të Kosovës. Shkollat e para te pergjitheshme, por edhe ato te profilizuara u hapen në Prizren. Shoqerite kulturore, sic është SHKA "Agimi" e mbajten te gjalle vazhdimisht jeten kulturore të qytetit. Këtë primat kulturor e forconte edhe roli i kryeqytetit te Kosoves, që Prizreni e kishte deri ne vitin 1947. Edhe gjatë kohes se okupimit (1981-1999) kultura prizrenase mbijetoi, megjithese me veshtiresi te shumta. Festivali i kenges se vjeter qytetare "Zambaku i Prizrenit" për çdo vit mbledh kengetar nga te gjitha trojet Shqiptare. "DOKUFest" është nje festival nderkombetar i filmit dokumentar, i cili viteve te fundit ka fituar reputacion te madh edhe jashte Kosoves. Pas luftës shume aktivitete u ringjallen, por megjithate në krahasim më të kaluaren, qyteti i Prizrenit është perfshire ne "semundjen mbarekosovare" ku kultures po i kushtohet shume pak kujdes. Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1981-1999 dhe Lufta e Kosovës, komuna e Prizrenit ka pasur 7 biblioteka publike me gjithsejtë 82.293 libra. Biblioteka kryesore në Prizren ka pasur 54.462 libra, ndërsa degët në Velezhë, Zhurë,Therandë, Lubizhdë dhe Mamushë kanë pasur 27.831 libra. Megjithë faktin se edhe Prizreni ka qenë në gjendje lufte, fatmirësisht, bibliotekat kanë mbijetuarr nga shkatërrimi. Por gjërat e bibliotekave në Zhurë, Zymë dhe Mamushë kanë qenë shpënë në bibliotekën kryesore dhe ato ende nuk janë vënë në punë. Politika Prizreni ka të zhvilluar strukturen politike sikurse pjesa tjeter e Kosoves. Partite me te medha Shqiptare te Kosoves janë të perfaqesuara ne Kuvendin Komunal, ku perqindjen më të madhe e ka PDK, para LDK-se dhe AAK-se. Por politika prizrenase ka nje karakteristike tjeter: në kёtё qytet janë të bazuara dy partite me të medha te minoriteteve ne Kosove, atij Turk dhe Bosanë, të cilat ne KK te Prizrenit janë te perfaqesuara ne perqindje me te larte sesa ne nivelin qendror. Të tjera Telekomunikacioni Transporti Prizreni është ure lidhese ne mes te Kosoves dhe Shqipërise, si për fushen e Kosoves ashtu edhe për Rrafshin e Dukagjinit. Ushtria Gjate luftes se fundit ne Kosove, edhe rajoni i Prizrenit ka qene i perfshire nga luftimet. Shume njesi te UÇK-se kane operuar ne kete zone e cila është quajtur "Zona Operative e Pashtrikut". Pushime Prizreni është rajoni me turistik ne Kosove, si brendia e qytetit, ashtu edhe rrethinat e tij. Stili i vjeter i ndertimit dhe ruajtja e ketyre vlerave i japin pushuesit shume atraksione qё pak vende tjera ne Kosove mund ti ofrojne. Vende te vitueshme jane kompleksi muzeal i Lidhjes se Prizerenit, xhamia nё qender tё qytetit si edhe kisha katolike ku ndodhet piktuare e Huniadit dhe e Senderbeut. Gjithashtu, afersia mё malin e Sharrit (Prevallë dhe Brezovicë) por edhe komplekset te restoranteve dhe hoteleve tё Vermices, e bejne Prizrenin qytetetin me te populluar ne Kosove, sidomos gjate festave. Shih edhe Prizreni Rajoni i Prizrenit Lidhja e Prizrenit Universiteti i Prizrenit Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit Lista e monumenteve në Prizren Burim i të dhënave Lidhje të jashtme KK Prizren Sofra Prizrenase - Faqe Prizrenase IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht Komuna në Kosovë Punoi:Altin Hoxha Instagram:@thereal_skifteri Link Instagram: https://instagram.com/thereal_skifteri?igshid=1dl0m4jmews6v
3338
Presheva (Cirilik serb: Прешево / Preševo) është një qytet dhe komunë që ndodhet në qarkun e Pçinjës të Serbisë jugore. Është qyteti më jugor në Serbinë Qendrore dhe më i madhi në rajonin gjeografik të Luginës së Preshevës. Presheva është qendra kulturore e shqiptarëve në Serbi. Sipas regjistrimit të vitit 2002, qyteti i Preshevës kishte një popullsi prej 13.426 banorësh, ndërsa komuna kishte 34.904 banorë. Shqiptarët përbëjnë shumicën etnike të komunës, të ndjekur nga serbët, romët dhe grupet e tjera etnike. Etimologjia Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Preshevë. Presheva, emrin që ka sot, mendohet se e ka nga fjala turke Pırasa-Purri dhe Ova-fushë, pra Preshevë d.m.th « Fusha e Purrinjëve ». Një tjetër supozim është ai i prapashtesës Evo në gjuhen serbe që tregon vendndodhjen gjë e cila do të thotë « Vendi i Purrinjëve ». Kultura Jeta kulturore në Preshevë lidhet kryesisht me manifestimet në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica”. Prej vitit 1992, çdo qershor organizohet festivali i trashigimisë kulturore shqiptare (folklorit, dramës, poezisë dhe prozës). Në ndërtesën e Shtëpisë së Kulturës gjendet biblioteka, kinemaja, zyrat e organizatave të qytetarëve dhe TV Presheva. Në këtë komunë ka edhe disa organizata joqeveritare të cilat me aktivitetet e tyre ndikojnë në jetën politike, ekonomike dhe kulturore të qytetarëve. Organizatat joqeveritare në Preshevë shihen si potencial më i madh në resurset njerzore. Personat të cilët janë të angazhuar llogariten si të arsimuar, profilizuar në njohuri, entuziast dhe fleksibil në punë, të natyrës kritike, inovativ dhe të aftë të përgjigjen shpejt në problemet e perceptuara në shoqëri. Gjithashtu në tetor të vitit 2010 në Preshevë është krijuar Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore. Historia Arkeologji Meqë Presheva nuk ka pasur mundësi të krijojë institucione të veta të pavaruara kombëtare, gjithherë kanë shfrytëzuar format prej më të ndryshme për t'i ruajtur vlerat kulturoro-kombëtare dhe etnicitetin. Kështu, një ndër to me vlerë jashtëzakonisht të madhe është edhe muzeu i shkollës në Preshevë. Në këtë muze gjendet një numër i konsiderueshëm i eksponateve që flasin për kulturën dhe të kaluarën e shqiptarëve të këtyre viseve. Aty gjenden eksponate që i takojnë kohërave të lashta parahistorike, në keramikë, armë, filigranologji etj. Prej armëve janë gjetur eksponate të cilat i takojnë viteve 30 të e.s. në katundin e Ilincës (Malësia e Preshevës). Unaza dhe stoli tjera nga filigranologjia janë gjetur në katundin e Zhunicës e që i takojnë viteve 35-ta, më qartë në kohën e "Oktavian Augustit". Në Zhunicë dhe Preshevë janë gjetur edhe monedha të po kësaj kohe (vitet e 35-ta). Nga keramika janë zbuluar objekte apo pajisje të ndryshme që i takojnë periudhave të lashta parahistorike rreth 3500 vjet p.e.s. Periudha e lashtë dhe mesjetare Treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjatë dyndjeve sllave, gjatë shek VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t'u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin Kalaja e Preshevës si dhe disa të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Gjer në shek IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek IX, gjer në shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare. Prej shek XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin 1455. Gjatë kësaj kohe, popullësia autoktone i takonte fejës së krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevava u bënin rrezistencë pushtimit osman-turk. Si rrjedhojë e rrezistencës shpeshëherë, popullsia e këtyre anëve iu nënshtrohej dëmeve dhe represaljeve nga ana e barbarëve të ardhur nga Azia. Rilindja Kombëtare Gjatë Rilindjes Kombëtare Presheva dhe preshevarët kanë qenë mjaft aktiv për çlirimin Kombëtar Shqiptar. Së bashku me bashkëkombasit e vet anë e mbanë Trojeve Shqiptare, kundërshtuan me forcë çdo ligj të dhunshëm të imponuar nga armiqtë e sidomos Reformat e Tanzimatit të vitit 1908, deri më vitin 1912, me pas morren pjese në luftërat dhe kryengritjet e ndryshme, si atë të Lidhjes se Prizrenit (1878), Lidhjen e Pejës (1898) si dhe kryengritjet e njëpasnjëshme të viteve 1908, 1910, 1912 etj. Presheva nën sundimin Osman Presheva gjatë kohës së sundimit Osman në Ballkan, ishte e përfshirë nën pashallëkun e Shkupit. Struktura nacionale në këtë trevë ishte pothuajse e 100% shqiptare, e që gjatë shpalljes së pavarsisë së Serbisë nga Turqia ishin shpërngulur edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të Arbërisë ( Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Surdulica etj.). Si dëshmi e kësaj shpërnguljeje është fakti se sot shumë familje dhe fshatra të tëra dijnë prejardhjen e tyre nga viset Veri-Lindore të Arbërisë. P.sh. Banorët e fshatit Kokaj (Malësi) vijnë nga rrethina e Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferët (fsh. Sefer, malësi) vijnë nga rrethina e Pirotit, Familja e Dodajve (Dodallarët, Preshevë) vijnë nga Nishi, banorët e fshatit Depcë (malësi) poashtu vijnë nga rrethina e Leskovcit. Nga zullumet e turqve që i bënin shqiptarëve të këtyre viseve, çonin drej përleshjeve dhe kryengritjeve të kohëpaskohëshme të shqiptarëve kundër turqve. Kështu që në vitin 1843, shqiptarët e rrethinës së Kumanovës , Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit nën udhëheqjen e Bajram Vaksincës çuan krye kundër zullumve dhe shtypjes së Hysen Pashës. Hysen Pasha i plagosur, iku te miqtë e vet në Pçinjë ku atje edhe vdiq. Këtu nuk duhet harruar edhe kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në përgjithsi ku si pjesmarrës të rregulltë ishin edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës. Presheva qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës - vilajetit Kosovës Presheva ishte qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës, i cili gjendet 50 kilometra në juglindje të saj dhe të Shkupit, pothuajse aq në verilindje të tij afër kufirit të Serbisë dhe mbi vijën hekurudhore. Popullsia e kësaj kazaje ishte rreth 3000 banorë. Kazaja e Preshevës gjendej në skajin juglindor të sanxhakut të Prishtinës. Kufizohet dhe është e rrethuar nga ana verilindore me kufirin e Serbisë, nga ana veriperëndimore me kazanë e Gjilanit dhe në jug me sanxhakun e Shkupit, respektivisht me kazanë e Kumanovës. Në këtë kaza toka është pjellore dhe shumë prodhuese. Rrushi që rritet në këtë kaza është shumë i mirë. Kazaja e Preshevës përbëhej prej 134 fshatrave, me 39545 banor, shumica e të cilëve janë mysliman (shqiptarë) dhe të tjerët sllavë. Në këtë kaza gjendën rreth 13 xhami, 2 të tjera më të vogla që quhen mesxhide, 500 dyqane, 33 hane, 13 posta xhandarmërie dhe një spital ushtarak. Shih edhe Komuna e Preshevës Lugina e Preshevës Karadaku UÇPMB Përmendorja e UÇPMB-së Idriz Seferi ̈Mulla Sinan Maxhera Medvegja Bujanoci Referime Dokumente të FDH-së dhuruar Sq:Wikipedias nga IP 82.114.73.10 më 25 qershor 2005 të përmbledhura në libërin "Medvegja në ditët tona" nga Hipi Zhdripi Lidhje të jashtme vendndodhja Presheva.al Presheva.com Preshevajone.com Kosovalindore.com Literature Qytete në Serbi Qytete shqiptare Komunitetet Shqiptare në Sërbi
3339
Bujanoci, (serbisht: Бујановац), është një qytet dhe komunë e vendosur në qarkun e Pçinjës të Serbisë jugore. I vendosur në pellgun e Moravës Jugore, ndodhet në zonën gjeografike të njohur si Lugina e Preshevës. Ajo është gjithashtu e njohur për burimin e saj të ujit mineral dhe qytetin e banjës Bujanovačka banja. Serbët janë tradicionalisht grupi etnik më i madh në qytet, ndërsa grupi etnik më i madh në komunë janë shqiptarët. Historia Epoka osmane Bujanovci u bë pjesë e Rumelisë, si një term historik që përshkruan zonën që tani përmendet si Ballkani ose Gadishulli Ballkanik kur administrohej nga Perandoria Osmane. Pas marrëveshjes së Berlinit, të nënshkruar në 1878, pati disa ndryshime administrative në Perandorinë Osmane. Bujanoci – pastaj Bujanofça – dhe rrethina u bënë pjesë e “zonës së Preshevës” të Rrethit të Prishtinës dhe në vitet 1905–1912 Bujanoci i përkiste kategorisë së dytë të lagjes që përfshinte 28 fshatra. Pas Luftërave Ballkanike, zona i përkiste rrethit të Kumanovës të Mbretërisë së Serbisë. Jugosllavia (1918–92) Pas themelimit të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, në vitin 1918, Bujanoci u bë pjesë e oblastit të Vranjës, e cila u formua në vitin 1921 pas Kushtetutës së Vidovdanit. Me ndryshime administrative në vitin 1929, u bë pjesë e Vardar Banovinës, me kryeqytet qytetin e Shkupit. Me formimin e Jugosllavisë Federale Demokratike, ajo ishte pjesë e Republikës Socialiste të Serbisë nga viti 1943 deri në vitin 1992. Pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1947, Bujanoci u themelua si një nga 117 komunat e Serbisë Qendrore, me emrin e vet. Nga viti 1945 deri në vitin 1992, Bujanoci ishte pjesë e Republikës Socialiste të Serbisë, në kuadër të [Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë[|RSF Jugosllavisë]]. Shpërbërja e Jugosllavisë (1991–99) Në vitin 1992, shqiptarët e zonës organizuan një referendum në të cilin votuan që Bujanoci, Presheva dhe Medvegja t'i bashkohen Kuvendit të vetëshpallur të Republikës së Kosovës. Megjithatë, asnjë ngjarje e madhe nuk ndodhi deri në fund të viteve 1990. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe Luftës së Kosovës aty pranë, e cila zgjati deri në vitin 1999, midis 1999 dhe 2001, një organizatë separatiste paraushtarake shqiptare, UÇPMB, ngriti një kryengritje të armatosur në Luginën e Preshevës, në rajonin e banuar kryesisht me shqiptarë, me një qëllim. t'i pushtojë këto tri komuna nga Serbia dhe t'i bashkojë Republikës së vetëshpallur të Kosovës. Ndryshe nga rasti i Kosovës, vendet perëndimore i dënuan sulmet dhe e përshkruan atë si "ekstremizëm" dhe përdorim të "veprimeve të paligjshme terroriste" nga grupi. Pas përmbysjes së Sllobodan Millosheviqit, qeveria e re jugosllave shtypi dhunën deri në vitin 2001 dhe mundi separatistët. Trupat e NATO-s ndihmuan gjithashtu qeverinë jugosllave duke siguruar që rebelët të mos i kthenin konfliktet në Kosovë. Më pas, situata është stabilizuar edhe pse në këtë komunë të vogël ekziston një numër i madh i forcave. Në vitin 2009, Serbia hapi një bazë ushtarake Cepotina pesë kilometra në jug të Bujanocit, për të stabilizuar më tej zonën. Sot Sot, Bujanoci ndodhet në qarkun e Pçinjës në Serbinë jugore. Më 7 mars 2017, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani bëri një vizitë historike në komunat e Bujanocit dhe Preshevës, në të cilat shqiptarët përbëjnë shumicën etnike. Demografia FDH nuk ka mundur të arrijë deri të dhënat e sakta mbi numrin e tanishëm dhe strukturën etnike të popullatës, prandaj ka qenë i drejtuar në konkluzione indirekte. Regjistrimi i vitit 1981 Regjistrimi i popullsisë, i vitit 1981, të cilën e bëri enti për statistikë në territorin e tërë ish-Jugosllavisë, ishte i fundit i cili i solli të dhënat e sakta mbi numrin e banorëve në Serbi. Sipas atij regjistrimi, në komunën e Bujanocit kanë jetuar 46.689 banorë. Prej tyre më tepër se 55 % kanë qenë shqiptar (25.848), serb rreth 34 % (15.914), romë afër 9 % (4.130). Në vetë qytetin Bujanoc kanë jetuar numër gati i njëjtë i serbëve, shqiptarëve dhe romëve. Pos këtij qyteti, i vetmi vend ku ka qenë numri i Serbëve dhe shqiptarëve i njëjtë ka qenë fshati Osllarë. Vendbanimet tjera kanë qenë gati monoetnike. Prej 59 vendbanimeve në komunë, 36 kanë qenë fshatra me banorë Serb. As njëra prej tyre, megjithatë, nuk ka pasur më shumë se 900 banorë, gjersa në fshatin më të madh Tërnovc i Madh, ka 6336 banorë. Sipas regjistrimit të fundit te popullatës në vitin 2002, Komuna e Bujanocit ka 53.485 banorë, prej tyre 23.681 (54 %) shqiptare, 14.782 (34 %) serb, 3867 (9 %) rom. 10.183 banore në botën e jashtme, me qëndrim më gjatë se një vit, të cilët nuk janë llogaritur ne numrin e përgjithshëm të banoreve, shumica absolute të cilëve janë shqiptar. Me këtë numër, përqindja do të ishte mbi 65 % shqiptare. Politika Në Komunën e Bujanocit veprojnë këto parti politike shqiptare : Partia për Veprim Demokratik - PVD Lëvizja e Progresit Demokratik - LPD Partia Demokratike - PD Unioni Demokratik Shqiptar - UDSH Alternativa Për Ndryshim - APN Pushtetin lokal në Bujanoc e udhëheq koalicioni PD + PVD + LPD + APN Kryetar i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi nga Partia Demokratike (PD). Zëvendës Kryetarë Shqiprim Musliu nga Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD). Kryetar i Kuvendit Komunal Enver Ramadani nga Partia për Veprim Demokratik (PVD). Etnologji Etnografia Folklori : SHKA "Shqiponjat" Bujanoc Bujanoci Folklori : SHKA "Zëri i Lugines" Bujanoc Bujanoci Folklori : SHKA "Jehona" Tërnoc Tërnoci i Madh Folklori : SHKA "Soko" Bujanoc Bujanoc Massmediat Në Komunën e Bujanocit ekzistojnë dy mediume radiotelevizive shqiptare Radiotelevizioni Publik i Bujanocit (RTB), dhe Radiotelevizioni Spektri (RTV Spektri) Radio BujanociNet (funksionon në Internet) (Radio BujanociNET) si dhe ekzistojnë disa revista javore si : Revista Perspektiva Uebfaqe interneti informuese www.Bujanoci.net Sporte Bujanovac ka një ekip football : BSK Bujanovac. Klubi i futbollit AS Bujanoci, Multietnik... Klubi i futbollit BESA, përbërë nga Shqiptarët... Klubi i futbollit Tërnoci, nga fshati i komunës të Bujanocit. Klubi i basketbollit "ELITA" i përbërë nga Shqiptar Klubi i Boksit Tërnoci nga fshati Ternoc i Komunës të Bujanocit Bashkëpunimi ndërkombëtar Lillehammer, Norway Shiko dhe këtë Osllara, fshat në komunën e Bujanocit. Referime Lidhje të jashtme Bujanoci.net Qytete në Serbi Qytete shqiptare Shqipëri etnike Komunitetet Shqiptare në Sërbi
3340
Medvegja (Cirilik serb: Медвеђа / Medveđa) është një qytet dhe komunë që ndodhet në qarkun e Jabllanicës të Serbisë jugore. Sipas regjistrimit të vitit 2011, qyteti ka një popullsi prej 2,848 banorësh, ndërsa komuna ka 7,438 banorë. Historia Medvegja ka qenë e banuar nga fisi Ilir i Dardanëve në lashtësi. Rrënojat arkitektonike datojnë që nga shekulli 4 i epokës së re përreth qytetit,kur ishte pjesë e Perandorisë Romake me emrin Idimum,. Shumica e popullsise Serbe erdhën si kolonë gjatë viteve 1877-1878,kur u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit,dhe zunë pjesën më të madhe të Medvegjës. Partizanët Jugosllav,pasi morën në dorë qytetin,në vitin 1944 vranë rreth 200 banorë. Ne kohen e Perandorise Osmane deri me 1878 mendohet se Medvegja kishte gjithashtu nje emer tjeter, Medoka sipas osmaneve. Me 1878 regjioni i Medvegjes u dorezua Serbise, si pasoje e luftes Serbo-Osmane dhe Luftes Ruso-Osmane ku osmanet pesuan disfate dhe dorezuan shume territore ne Ballkan dhe Europe Lindore. Gjatë bombardimit të NATO-s ka pasë shkelje të rënda të drejtave të njeriut dhe represionit të hapur nga ana e formacioneve paraushtarake, ushtrisë dhe policisë. Rastet e shkeljes së rëndë të drejtave të njeriut (vrasjet, keqtrajtimet dhe plaqkitja,) në të tri komunat kanë qenë të ngjashme me ato të cilat kanë ndodhur në Kosovë.Keqtrajtimi i banorëve të fshatit Tërnoci i Madh, me 31. mars 1999. kur pos bastisjeve të shtepive nga ta është kerkuar që në afat prej dy orësh ti dorëzojnë “ komandosët e NATO-s, teroristet UÇK-s dhe drogën.”është ilustrative për veprimet e organeve policore dhe ushtarake gjatë gjendjes së luftës. Shumica e rasteve kurrë nuk u ndriçuan, dhe pushteti i ri nuk tregoi gatishmerinë për tu ballafaquar me ta. Vetem gjat viteve 1999-2001 ne Medvegje ndodhi nje spastrim i heshtur etnik duke perdorur friken dhe diskriminimin popullsia u debua dhe largua nga vatrat e tyre shekullore mbi 5000 shqiptar autokton te Medvegjës.Sipas te dhenave te fundit,ne komunen e medvegjes jetojne vetem rreth 600 shqipetare.Ne rexhistrim ne vitin 2011 doli se komuna ka 7296 banore,por kjo eshte me shume nje fryrje e numrit te banoreve. Gjeografia Qyteza Medvegjë gjendet në komunen Medvegjës. Demografia Sipas rezultateve të regjistrimit të vitit 2011, komuna e Medvegjës ka një popullsi prej 7,438 banorësh. Ajo pa një shpopullim të madh në 50 vitet e fundit, duke pasur rreth 25,000 banorë në vitin 1961 dhe 7,400 pesëdhjetë vjet më vonë. Rreth 43.5% e banorëve jetojnë në zonat urbane. Shumica e popullsisë së komunës janë serbë, duke numëruar më shumë se 65%. Grupet e tjera etnike përfshijnë shqiptarët të cilët ishin 32% në vitin 1981 dhe 26.2% në regjistrimin e vitit 2002. Në vitin 2011 ato ishin vetëm 7.1%. Kjo ishte pjesërisht për shkak të bojkotit të shqiptarëve në Serbi dhe nga shpopullimi i shkaktuar nga faktorë të ndryshëm si gjendja ekonomike apo e sigurisë gjatë viteve 1990 dhe 2000. Ka edhe pakica të tjera të vogla të malazezëve, romëve, maqedonasëve, myslimanëve, bullgarëve dhe jugosllavëve. Përsonalitete Idriz Ajeti Ali Duli Xhim Xhema Ramadan Xhema Gani Jashari Xhem Topalla Referime Lidhje të jashtme vendndodhja www.medvegja.info UÇPMB foto dhe tekste http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=90946 Qytete në Serbi Komunitetet Shqiptare në Sërbi
3346
Shkodra (trajta e pashquar Shkodër) është qytet dhe bashki në Shqipërinë Veriperëndimore e qendra e rrethit dhe qarkut me të njëjtin emër. Është një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë, me një histori banimi mijëvjeçare në qytet dhe krahinë. I çmuar ndër kohëra të ndryshme si nyjë me rëndësi gjeostrategjike prej afërsisë mes malësive, liqenit, detit dhe rrugëve me rëndësi në kuadrin e Ballkanit Perëndimor. Bashkia, e cila shtrihet prej Alpeve Shqiptare e deri në detin Adriatik, u krijua pas reformës territoriale më 2015 duke shkrirë njësitë e mëparshme të Anës Malit, Bërdicës, Dajçit, Gurit të Zi, Postribës, Pultit, Shalës, Shoshit dhe Velipojës. Prejardhja e emrit Si emër është hasur qysh në lashtësi në formën Skodra (lat. Scodra; greq. e vj. Σκόδρα), gjithashtu në rasën gjinore të greqishtes Σκοδρινῶν ('e Skodrinëve') gjetur ndër monedha prej shek. II p.K. Presbyter Diocleas shkruan Scodaris, si mbiemër Scodrensis. Prej vitit 1287 shihet forma Scutarum (mb. Scutarensis), emri u përshtat në italishte Scutari, formë e cila qe mjaft e përhapur në anglishte deri në shek. XX. Forma në serbo-kroatishte Skadar (Скадар) shihet që nga mbarimi i shel. XIV, në turqishten osmane, gjithashtu në turqishten e sotme İşkodra. Përgjatë sundimit osman është quajtur edhe Işkenderiyye nga Işkender duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e Skënderit për nga trimëria që shfaqnin në beteja, nga ku Barleti nxjerr tezën se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, që qarkullonte edhe ndonjë shekull më vonë tek e shkruan udhëpërshkuesi osman Evlija Çelebi. Përzhvillimi i emrit prej trajtës së vjetër në të tanishmen mbahet nga Eqrem Çabej dhe Shaban Demiraj si një vijim i natyrshëm i gjuhës shqipe. Toponimia Toponimia e qytetit shtrihet në aq shtresa sa ç'është e gjurmueshme historia e rishtë e tij, duke pasur shtresëzime që dëshmojnë periudhën latine, sllave, osmane, mbivendosjet e emërtimeve nga regjimi komunist apo edhe toponime të reja. Kodrat rreth të cilave shtrihej qyteti në kohën e Barletit quheshin Kazenë, Valdunus (kodra e kalasë) dhe Zarufe. Shtrirja e qytetit në kohët e hershme qe e vendosur në Fushën e Bunës, ku ka qenë lagjja e quajtur Pulikare (it. pulicaria, bimë dizenterike), sot e mbuluar nga uji dhe në verë përdoret për kullotje. Dy mendohen të jenë toponime bizantine: Ajasma (gr. ujë i shenjtë) dhe Arra e Madhe (gr. aramades, vend i lagshtë). Shtresëzimi sllav në nivel toponimesh konstatohet tek lagjet Gjuhadol (sllav. gluho dol, përrua i shurdhët) dhe Draçin (ferrza) - emër ky i fundit që u përpoq të ndryshohej në periudhën zogiste në "Ferrza", por u rikthye i mëparshmi. Shtresëzimi i periudhës osmane është më i përhapuri që me emrat që na përcjell Çelebiu, por edhe më tej nga dokumentacioni: Alibegaj, Tabake, Hysenbegaj, e Myftisë, Haxhi Resul, Karahasej, Luguçezme, Vegshar, Tepe, Tophanë 1027 H (1617-1618, nga persishtja tup-hané), Xhabiej, Udhakryq, Ndocej, Parrucë, Fushë Çelë, Garuc, Kiras, Rus, Dërgut, Dudas, Badra, Ara e Pashës, Serreq. Historia Lashtësia Në mesin e shekullit të tretë p.k. përmendet si kryeqendra e mbretërisë së parë të Ardianëve. Mbretëresha Teuta dhe mbretërit Agron e Gent janë figurat më të përmendura të kësaj periudhe. Scodra ishte më e mirëmbrojtura (arx munitissima) dhe më e vështira për t'u pushtuar (difficilis aditu) nga të tëra fortifikatat e fisit labeat. Ishte një pozicion i fortifikuar në mënyrë natyrale (munitum situ naturali oppidum), i rrethuar nga mure me pirgje mbi portat (portarumque turres). Më 168 p.K. pretori romak Anicius ngadhënjeu mbi ilirët dhe pushtoi Shkodrën. Pas rënies nën sundimin romak, u bë ndër kryevendet jugore të provincës së Dalmacisë. Me reformat e Perandorit Dioklecian, Shkodra u bë qendra e Prevalit (lat. Prevaelis).Nga 395 AD, ishte pjesë e Dioqezës së Dakisë. Mesjeta Pas gjysmës së parë të shekullit të 7 pjesa më jugore e pjesëve detare të Principatës Serbe, në Diokle, përfshinte edhe krahinën e Shkodrës. Qyteti qe pjesë e formacioneve shtetërore serbe, bullgare e zetase - pjesërisht edhe atyre bizantine - deri me rënien e Perandorisë Serbe në shek. XIV. Më pas u zotërua nga Balshajt, të cilët pasi u thyen në betejën e Savrës, Balsha II ia dorëzoi qytetin Shahinit (kephalia, capitaneus turcorum) deri kur prania osmane në këto vise u vënit dhe trysnia venedikase u shtua. Balshajt ia dorëzuan Venedikut më 1396. Përgjatë pranisë venedikase, por sipas gjasave edhe para ardhjes së Balshajve, zbatohej kodi ligjor i njohur si Statutet e Shkodrës. Më 1448 shkodranët mvartës të venedikasve luftojnë kundër Skënderbeut. Më 1474 Bejlerbeu i Rumelisë, Sulejmani, rrethoi Shkodrën, por qyteti u mbrojt trimërisht nga Antonio Loredano dhe 2500 ushtarë, me ndihmën e anijeve venedikase në Bunë dhe në det, e me ndihmën e Cërnojeviqit zetas dhe malësorëve arbërorë. Rrethimi i dytë më 1478 u drejtua personalisht nga Mehmet Ngadhënjyesi, u dorëzua pas marrëveshjes së paqes në Stamboll më 1479. Periudha Osmane Sipas ndarjeve administrative të Perandorisë Osmane, qyteti u bë qendër e sanxhakut më 1485, pjesë e Elajetit të Rumelisë. Qyteti nis të lulëzojë përsëri me stabilitetin e garantuar nga Bushatllinjtë. Tregtia lulëzoi përmes limanit lumor të Obotit dhe bashkëpunimin me Ulqinin në rrugë detare, duke u bërë kësodore qendra ekonomike e trevave veriore shqiptare. Më 1832 periudha e pashallëkut të këtij oxhaku mbaroi. Më 1835 u çua kryengritja vendore kundër Tanzimatit, e kryesuar nga Hamz agë Kazazi. Lufta Ballkanike dhe administratat ndërkombëtare Deri në muajin prill 1913 Shkodra ishte i vetmi bastion i mbetur i Perandorisë Osmane në Ballkanin Perëndimor. Pas armëpushimit mes Perandorisë Osmane dhe Aleatëve Ballkanikë, Mali i Zi ra në ujdi që t'ia dorëzojë qytetin Fuqive të mëdha. Komisioni i admiralëve të flotës ndërkombëtare që përfaqësonin Fuqitë e Mëdha e mori në dorëzim Shkodrën më 14 maj 1913 në ora 2.30 pasdreke. Mbas fillimit të Luftës Botërore fuqitë ndërkombëtare u tërhoqën nga Shkodra dhe qytetin ia dorëzuan një komisioni prej 12 vetësh, njohur si “Komisioni i Shkodrës”. Më 23 janar 1916 ushtria austro-hungareze hyri në Shkodër. Nën administrimin e Komisarit Civil August Ritter von Kral u hapën Komisia Letrare Shqipe dhe drejtoritë e përgjithshme të financave, arsimit dhe drejtësisë në hapësirën territoriale deri në vijën grykëderdhja e Vjosës-Skrapar-Prespë. Në mars të 1916 qytetit i bëri vizitë zyrtare Arkiduka Karl Salvator i Habsburgve Shtetit shqiptar dhe konfliktet Më 11 mars 1920, sipas një marrëveshjeje mes qeverisë së Tiranës dhe komandës së trupave franceze, xhandarmëria shqiptare mori në dorëzim qytetin ku ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu dhe ministri i Drejtësisë, Hoxha Kadriu u pritën me ngazëllim nga popullsia. Në verën e 1920 qyteti qe i përfshirë në mënyrë të dyanshme në Luftën e Koplikut. Më 1921 ndodhi kryengritja e Republikës së Mirditës e cila u kryesue nga Marka Gjoni. Shkodra mori pjesë vullnetarisht për shuarjen e saj. Më 1926 shpërtheu Kryengritja e Dukagjinit, për të cilën Dom Gjon Gàzulli u var në qytet me 4 mars 1927. Shkodra në vitin 1939 kishte 30 000 banorë. Qyteti asokohe kishte telegraf e telefon. Hotele të njohur ishin Grand, Panzione dhe Romana. Ditë tregu ka pasur dy: Qyteza e vjetër të mërkurave, Qyteza e re të hënave. Pushtimi italian dhe gjerman Në aksionet e ndërmarra nga ministri Deva, sipas burimeve gjermane, kreu 35 arrestime, duke asgjësuar një pjesë të mirë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare në qytet. Regjimi komunist Tërheqja e trupave gjermane nga Shkodra përbën një debat të gjithmonshëm për arsye instrumentalizimi politik të historisë. Për historianin ushtarak Marenglen Kasmi, historianin Kastriot Dervishi, sipas dëshmive të Át Zef Pllumit dhe mjaft burimeve të tjera, gjermanët ikën nga Shkodra në datat 28-29 dhe partizanët hynë në Shkodër më 29 nëntor pa luftë të prirë nga Gjovalin Luka. Në fundin e vitit 1944 në Shkodër u formua Divizioni VI Sulmues i drejtuar nga Gjin Marku që do t'i bashkohej divizioni i Rrahman Perllakut për të shkuar në Kosovë. Me zënien e qytetit nga partizanët, hynë edhe partizanë jugosllavë, të cilët nisën rrëmbimin e mallrave dhe zbrazjen e dyqaneve. Duke filluar nga nëntori 1944, në qytet u aplikua një represion i egër, i cili gradualisht e privoi atë nga primati moral, kulturor, ekonomik dhe demografik i tij në shtetin shqiptar, duke grabitur nga ky qytet arkivat, bibliotekat, veprat e artit, transformuar apo asgjësuar institucionet e krijuara për shekuj. Qasja e regjimit të ri mëtoi t´ìa çrrënjoste qytetit prirjet politike dhe kulturore, nga marrëdhëniet me botën dhe nga ekonomia tradicionale. U përndoqën personalitetet më të spikatura të qytetit. U vu dorë mbi institucionet e kulturës dhe të kultit, duke i shndërruar sipas ideologjisë së re. U bë çdo gjë që qyteti të humbiste identitetin e tij. Balli Kombëtar me qarkomandant major Gjergj Vatën, e kolonelin Luigj Mikelin (të vendosur më 1944) u thye keqas mbas 2 vjetëve luftë civile mes Ballit e Komunistëve. Lëvizja antikomuniste në Liceun e Shkodrës e cila e ka zanafillën që nga periudha e Luftës, vazhdoi edhe më pas nga viti 1945 e deri në 1953 kur u arrestuan dhe pjesëtarët e grupit "Përpjekja shqiptare". Tërmeti i vitit 1979 rrënoi një pjesë të madhe të Shkodrës. Enver Hoxha dhe qeveria komuniste organizuar aksion për rindërtimin e qytetit dhe kur kjo u arrit pas disa muajsh, qyteti u shpall Hero i Punës Socialiste. Gjeografia Shtrihet për rreth 872.71 km2 në nyjën hidrografike me pranë liqenit me të njëjtin emër dhe lumenjtë Drin, Bunë dhe Kir në një ultësirë të "mbrojtur" nga liqeni, Alpet Shqiptare në lindje ku spikasin majat e Cukalit (1.722 m), Maranaj (1.576 m), Sheldisë (mali Sardonik i Barletit; për nga Shurdhahu) dhe Taraboshit (rreth 700 m) në perëndim dhe deti Adriatik. Në një rreze prej 45 km mund të arrihen ranishtet në Adriatik, shëtitjet e alpinizmi në Alpe, e kanotazhi nepër lumenj. Klima Shtrirja në mes të një relievi fushor, kodrinor, paramalor dhe malor, afërsia me Detin Adriatik dhe liqenin e Shkodrës kanë përcaktuar edhe klimën e saj, një klimë mesdhetare me dimër të butë e të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperaturat mesatare në vit variojnë nga 11,8 °C deri ne 14,0 °C. Temperatura në Janar nga 0,9 °C deri në 6 °C. Në dimër fryn era e murrlanit (erë lokale), e ftohtë, e fortë dhe e thatë, ndërsa në fund të vjeshtës fryn era e shirokut, që shoqërohet me reshje dhe fryrjen e lumenjve. Sasia e reshjeve në këtë qytet është e madhe. Mesatarisht aty bien 2500 mm shi në vit, pra një nga zonat më të lagështa të Shqipërisë. Muaji me i ftohtë i vitit është muaji janar, ndërsa muaji me i nxehte i vitit është muaji korrik. Reshjet e dëborës bien rrallë, ndërsa ngricat shënohen zakonisht ne fundin e vitit. Demografia Feja Prania ortodokse ishte një ndikim historik prej sundimit bizantin dhe më pas prej feudalëve serbë të Zetës, të cilët i përkisnin pas Skizmës. Me vdekjen e Stefan Nemanjiqit, ndikimi venedikas bëhet më i dukshëm dhe Argjipeshkvia e Tivarit u kthye në mbështetje për hapjen e katolicizmit. Pas pushtimit osman elementi i krishterë lejohej të banonte në vendbanime larg kështjellës, kësodore qyteti nuk do të ishte më seli ipeshkvnore dhe arqipeshkvnore metropolitane deri më 15 mars 1867 kur u emërua argjipeshkv Karl Pooten. Deri në kohën e emërimit të tij, selia e arqipeshkvisë ishte në Tivar. Në vitin 1478 kur Mehmeti II rrethoi qytetin, në kështjellë qenë dy fretën françeskanë, njëri prej tyre arbër, P. Pali nga Matja. Me pushtimin në qytet u përhap Islami, së pari prej pranisë ushtarake dhe më pas nga popullata e konvertuar. Qyteti ka përshfaqur që me pragun e periudhës së Bushatllinjve një hapje kundrejt larmisë fetare. Por në rastin e prishjes së Oxhakut të Jeniçerëve, çoi në dëbimin e bektashinjve nga qyteti, gjë që sipas Dela Rokës ka shtyrë drejt Islamit synit. Sidoqoftë ky tarikat ishte ndër të parat mënyra të avitjes së Islamit në qytet, duke qenë se jeniçerët ishin trupë e bekuar nga Haxhi Bektashi. Sipas studjuesit të historisë së qytetit, Hamdi Bushatit, mendohet se në fillim të sundimit të Mustafa pashë Shkodrës ka pasur afro 70 teqe të tarikateve të ndryshme, që ndiqeshin edhe prej parisë feudale. Tarikatet që kanë qenë dhe janë ende të përhapura në qytet janë bektashitë, nakshibenditë, rifaitë dhe tixhanitë. Rinisja e hapjes së tyre pas dëbimit të madh, qe vepër e Sheh Ahmet Shkodrës. Më 1846 u vendos në qytet Urdhri Jezuit, për të themeluar një qendër të vazhdueshme, duke kontribuar në ngritjen kulturore të qytetit me institucionet arsimore, kongregacionet bamirëse. Urdhri Françeskan kishte një prani të kryehershme në viset përreth Shkodrës, duke pasuar benediktinët në shek. XIII, por në qytetin e Shkodrës u ngulitën për herë të parë më 1861 me nisjen e ndërtimit të Kuvendit të Gjuhadolit. Ortodoksët e qytetit, sipas thënies lokale s'bajnë ma se 100 shpi, nuk kanë lidhje me ortodoksët mesjetarë dhe relativisht janë të përbërë prej origjinave kuço-vllehë ose gogë, shqiptarë, serbo-malazezë, grekë e armenë. Sipas burimeve, paraardhësit e ortodoksëve shqiptarë kanë ardhur nga Vilajeti i Kosovës dhe i Manastirit, veçanërisht nga Struga (familja Banushi, Pistoli). Ortodoksët me prejardhje joshqiptare janë shqiptarizuar me shekujt. Shkodra përmendej si qendra e fetarizmit islam, ashtu dhe atij katolik, në Shqipëri. Gjuha Dialekti i gegërishtes është ai dialekt i cili përdoret në qytetin e Shkodrës. Është një lloj komunikimi i cili duhet të përdoret ton më i lartë zëri dhe theksi duhet të përshtatet që në fëmijëri. Ky theks është përdorur nga shkrimtarët e njohur shqiptare verior siç janë Gjergj Fishta, Ndre mjeda, Migjeni etj. Ky lloj theksi është përdorur edhe nga libri i parë shqiptar "MESHARI" i Gjon Buzukut në vitin 1555. Gjithashtu ky lloj dialekti flitet edhe nga kosovarët por me pak ndryshime. Shkodranët shquhen për këngët e tyre me theks geg gjithashtu dhe per të folurën e tyre të ëmbël me këtë theks. Etnitë Historianë si Ducellier mendojnë se Shkodra para-osmane ishte e banuar nga një larmi të nguliturish europianë, ku vetëm krahinat që e rrethojnë banoheshin nga etnia arbërore. Arti dhe kultura Shkollat Që nga çereku i fundit i shek. XIX, në lagje të ndryshme të qytetit ishin hapur 11 mejtepe. Qeveria osmane kishte hapur gjithashtu në Shkodër një sistem shkollash shtetërore fillore katër klasëshe (iptidaije), qytetëse tri klasëshe (ruzhdije) dhe gjimnaz (idadije). I njohur ishte në Shkodër Gjimnazi apo mejtepi Idadije, katër klasësh. Kjo shkollë, e hapur që në 1909, me profesorë universitarë, të gjithë të diplomuar, ardhur nga vise të ndryshme të Turqisë dhe mes tyre një apo dy mësues shqiptarë, ishte ndër më të preferuarat e kohës. Gjimnazi në fjalë arriti të kthehej në një lice 8-vjeçar, por nuk e përballoi Luftën Ballkanike. Funksiononte si shkollë shtetërore turke edhe një shkollë tjetër e mesme e quajtur shkolla normale apo Darul-mual-limine (1909-1913), e drejtuar prej Mustafa Bej nga Stambolli, i shkolluar në Paris. Shkolla u mbyll pasi u grabit prej pushtuesve malazez. Më 1835 u hap një shkollë fillore ortodokse. Mësimet në këtë shkollë zhvilloheshin në gjuhën serbo-kroate. Administrativisht shkolla varej nga konsullata serbe në Shkodër. Shkolla në fjalë mbeti e hapur deri në okupacionin fashist, kohë në të cilën u mbyll e nuk u hap më. Më 1861 Françeskanët themeluan seminarin e tyre në të cilin mësohej edhe gjuha shqipe. Pastaj më 1877 Jezuitët themeluan në Shkodër një tjetër qendër me influencë për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Saverit. Një risi shkencore në këtë kolegj ishte Observatori Meteorologjik, themeluar më 1888, i pari Observator astronomik në Ballkan. Ai vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist. Më 1878 motrat stigmatine themeluan shkollën femërore Françeskane për 200 vajza. Në atë kohë njoftohej se kishte 21 shkolla fillore të tjera shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre në Durrës dhe në qytete të tjera Veriore. Secila prej tyre kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit që kishte tetëdhjetë. Tradita e bibliotekave Studjuesi shqiptaro-kroat Aleksandër Stipçeviç në “Historinë e librit” shënon se në Iliri ka pasur 72 biblioteka dhe disa syresh kanë qenë edhe në Shkodër. Nga ana tjetër, në veprën e Marin Barletit, “Rrethimi i Shkodrës” thuhet se ka pasur anale të shkruara në gjuhën e popullit. Sipas të dhënave të Daniele Farlatit në “Illyricum Sacrum”, “qendra të rëndësishme të administratës e kulturës me arkiva e biblioteka të famshme kanë qenë arqipeshkëvitë e Durrësit, Tivarit, Shkodrës e Shkupit”. Madje Shkodra njihet edhe si bërthama e parë e bibliotekave publike në Shqipëri. Në vitin 1917, u hap e para bibliotekë shtetërore e quajtur Biblioteka e Komisis Letrare, që u drejtua nga Hilë Mosi. Bibliotekë e cila iu bashkua fondit të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Sipas rendit kronologjik bibliotekat e Shkodrës i përkasin viteve: 1683, Biblioteka Bogdani, 1750 Biblioteka e Myftiut të Tabakëve apo Këllyçit, e cila fatkeqësisht nuk ekziston më, sepse u dogj, 1834 biblioteka e Vakëfit shumë të rëndësishme për fondin e dorëshkrimeve në gjuhët orientale, në 1858 biblioteka e Etërve Jezuitë, 1875 biblioteka e Françeskanëve, 1899 e Shoqërisë “Bashkimi”, 1901 e Shoqërisë “Agimi”, 1911 e Klubit “Gjuha jonë”, në vitin 1917 e “Komisisë letrare”, 1919 e Shoqërisë Vllaznia. Arkitektura Nisi strukturimi i arkitekturës sipas kritereve të artit islam, disa kisha u bënë xhami. Në hyrje të Pazarit ka pasë një Hamam të ndërtuar nga i quajturi Allaman begu me datë 1519, i njohur si Hamami i Vjetër. Pjetër Bogdani e përmend se në hyrje të hamamit kishte të shkruar në mermer me numra romakë (1470, 5 tetor). Qyteti numëron rreth 100 000 banorë e shquhet për shumëllojshmërinë në kahin urbanistik e arkitektonik, shtëpitë më të vjetra me 1 ose 2 kate kanë bahçe e oborre të gjelbërta e me lloj-lloj lulesh, rrugët janë të ngushta e dikur ishin me gur të kalitur (rrugë të ngushta e të vogla karakteristike, të emëruara nga familje që kanë dhënë kontribut për qytetin apo nga gojëdhëna. Ndërtimet më të vona të shek. XX ndikohen nga prirjet arkitektonik tradicionale, të racionalizmit italian e të realizmit socialist. Muzika Gjatë sundimit osman, organizimet e para muzikore ishin taifat, grupe instrumentistësh. Në periudhën e Bushatllinjve, rryma poetike e bejteve e letërsisë shqipe me alfabet arab, të cilat shpreheshin nëpër ahengje ku qiteshin bejte. Vargjet e bejtexhinjve kaluan me kohën në fondin anonim të folklorit dhe ndikuan këngën qytetare. Karakter më vendor këngëve nisi t'ua jepte Kasëm Xhurri përgjatë shek. XIX. Kënga qytetare shkodrane e quajtur në Shkodër kangët e ahengut, pjesë e trashëgimisë së kulturës osmane, i përngjashëm me mekamet, është përftuar nga kombinimi ndërkohor i muzikës orientale me ritmin vendas, e kënduar në të folmen qytetare. Lloji i dytë i muzikës qytetare është ai i viteve '30, ku në Shkodër u krye nga P. Martin Gjoka që mblodhi këngët qytetare dhe me piano e instrumente i përformoi me këngëtarë artistikë. Përfaqësues në zë të kësaj kënge janë Bik Ndoja, Luçie Miloti, Naile Hoxha, Xhevdet Hafizi, Marie Kraja, Shyqyri Alushi dhe Bujar Qamili. Bandën e parë e krijoi Giovanni Canale më 1876/8, ku qe nxënës edhe Palok Kurti, i cili mësimet e para i mori përmes ahengut. Më pas u krijua banda muzikore e kishës metropolitane drejtuar prej Frano Ndojës, dhe banda muzikore e shkollës së artizanatit, drejtuar nga Kurti. Gjatë 1917 banda e katedrales drejtuar nga Ndoja i kaloi bashkisë. Më pas qe banda e ushtrisë, e drejtuar nga Pavllo Zhvap dhe Sulë Liçaj. Ndër formacionet që fituan shquashmëri qe edhe banda e shkollës plotore e Parrucës, drejtuar nga Sule Liçaj; për të cilën kontribuoi Hilë Mosi, Mehmet Gjyli, etj. Më 1931 u formua edhe fanfara e konviktit "Maleve tona", nën drejtimin e Zef Kurtit me një efektiv prej 20 instrumentistësh. Banda pati dobi në gjallërimin e jetës së studentëve të gjimnazit të shtetit, megjithëse pati jetë vetëm një vit. Në vitin 1971, pak pasi u çel shkolla e mesme artistike "Prenk Jakova", u themelua orkestra frymore e shkollës, veprimtaria e të cilës vazhdon. Ndërkohë, që prej 50 vitesh vazhdon veprimtarinë e saj edhe banda e qytetit. Një sërë kompozitorësh lindën dhe zhvilluan po ashtu veprimtarinë e tyre, si Lec Kurti, Prenk Jakova, Çesk Zadeja dhe Kujtim Alija. Ekonomia Në bazë të historiografisë tregtare, qysh në çerek të shek. XVIII përmendet të qenët e një institucioni tregtar "Komiteti tregtar i pjacës së Shkodrës", që më pas mori emrin "Çeta tregtare" - "Cetto mercantile", që nga fundi i shek. XIX u quajt në turqisht "Tixharet odasi", e në kohën e shtetit shqiptar "Oda e tregtisë". Me rënien e Bushatllinjve, edhe çeta tregtare nuk funksionoi më si ent i rregullt për kontrata rregullimi konfliktesh tregtare ndërmjet vendasve dhe të huajve. Megjithatë shkëmbimi i mallrave përmes detit arriti pikën kulmore më 1869. Marrëdhëniet me Venedikun qenë zbehur deri në përgjysmimin e agjencive tregtare dhe gravitetin e Adriatikut e morën portet e tjera të Italisë dhe të Perandorisë Austro-Hungareze. Gjysma e dytë e shek. XIX shënjoi teposhtën e pakthyeshme të rëndësisë tregtare të Shkodrës me ndërtimin e hekurudhës Mitrovicë-Selanik më 1873 dhe aneksimit të Ulqinit e Tivarit pas ngjarjeve të Lidhjes. Turizmi Politika Kryetar i Bashkisë së Shkodrës është Voltana Ademi e Partisë Demokratike. Shkodra është qendra e qarkut me të njëjtin emër. Institucionet vendore: Bashkia e qytetit, Prefektura dhe Këshilli i Rrethit, Gjykata. Vlen për t'u përmendur se në këtë qytet u bë protesta e parë anti-staliniste nga studentët dhe në vitin 1990 ka hedhur hapin e parë në ndërrimin e sistemit. Kujtojmë këtu demonstratën e parë: "Demonstrata e Heshtur", në nëntor të 1990. Më pas 13 dhjetori kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës, 2 prilli 1991 ku u vranë ato që më vonë u quajtën "Dëshmorët e Demokracisë", si dhe lindja e sindikatave të pavarura. Shkodra është i vetmi qytet që në zgjedhjet vendore të 1996 nxori nga gjiri i qytetarisë një kandidaturë më të djathtë, atë të Bahri Boriçit, që u zgjodh Kryetar Bashkie. Komunikacioni Shkodra ndodhet rreth 90 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ajo ka dy akse që e lidhin me Malin e Zi. Njëri është Shkodër-Han'i Hotit dhe tjetri është Shkodër-Muriqan. Rrjeti hekurudhor nga Han'i Hotit për në Tiranë ndalon dhe në Shkodër. Transporti publik brenda qytetit mbulon linjën Bahçallëk-Fermentim. Transporti i udhëtarëve ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe shumicës së komunave mbulohet nga mjetet e transportit te udhëtarëve të tipit furgon. Siç është shpjeguar më lart, pozita gjeografike e Shkodrës mundëson vizitën e disa lloje peizazhesh në një krahinë jo të madhe. Shkodra është larg Razmës rreth 42 km, e larg Bogës 48 km. Larg Velipojës 32 km. Dhe fare pranë ka Shirokën dhe Zogajt me 8–9 km. Panorama Shiko edhe këtë Lista e qyteteve të Shqipërisë Xhamia Ebu Beker 1995 Stadiumi "Loro Boriçi" 1953 Xhamia Plumbit 1773 Turizmi në Shkodër Katedralja e Shën Shtjefnit 1991 Xhamia Parruces 1937 Kafja e Madhe Lidhje të jashtme Referime Shkodër Qytete në Shqipëri Qytete shqiptare Turizmi në Shqipëri
3347
Vlora është një qytet bregdetar në jugperëndim të Shqipërisë. Vlora është qyteti i dytë më i madh portual pas Durrësit, me një popullsi prej 188.922 banorë (1 janar 2020). Ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në Detin Adriatik dhe është qendra e Bashkisë së Vlorës dhe Qarkut të Vlorës. Është qyteti ku është shpallur Deklarata e Pavarësisë shqiptare më 28 nëntor 1912. Themeluar në shekullin e VI p.e.s. me emrin Aulona dhe vazhdimisht i banuar për rreth 26 shekuj, Vlora është shtëpi për Portin e Vlorës dhe Universitetin e Vlorës si qyteti më i rëndësishëm ekonomik dhe kulturor i Shqipërisë jugperëndimore. Historia Qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore te Shqipërisë. Ndodhet ne jugperëndim te vendit, buzë Adriatikut. Në lashtësi , qyteti ilir njihej me emrin Aulona. Gjurmët më të hershme i takojnë shek. VI p.e.s. Në shek. IV rrethohet me mure guri të latuar. Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më 1081 u pushtua nga normanët, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë. Gjeografi arab Ibn Batuta e përmend në qindvjetin e Xtë si një ngulim të rëndësishëm. Gjatë dy luftërave të perandorit Aleksi I Komneni kundër Robert Guiskardit dhe Bohemondit, Vlora përmendet shpesh, ndërsa pas një përkatësie thuajse shtatëqindvjeçare bizantine, pushtohet nga normanët që e qeverisën vetëm katër vjet. Sundimati i Vlorës Sundimati i Vlorës dhe i qytetit, krahinës dhe kështjellës së Kaninës ishte pjesë e Perandorisë Bizantine, i nënshtrohej pushtetit të një sebastokratori, që sipas Eqrem bej Vlorës e kishte selinë në kalanë e Ploç-Sevasterit (pranë Kudhësit), por në vitin 1205 ra nën pushtetin e Despotatit të sapoformuar të Janinës. Më 1258 Vlora është ndër zotërimet që i kalojnë si pajë mbretit të Napolit, Manfredit të Hohenshtaufënve, pasi mori për grua Helenën e despotit Mihal II. Pasi vdiq Manfredi më 1266, kështjellari i Vlorës, Jacques de Baligny, nuk ia dorëzoi kështjellën Anzhuinëve në mars 1272 dhe për sa qe gjallë mori prej Karlit I Anzhu „castrum Canine, Caninian et Avelloman cum archondiis“. De Baligny ndejti vetëm për një vit pasi mori disa vende në krahinën e Beratit dhe Bazilikatës në Itali në këmbim të Kaninës dhe Vlorës. Nga viti 1315 deri në vitin 1320 u pushtua sërish prej bizantinëve dhe pushtetar i saj qe sevastokrator Dhimitër Ganza, të cilin e pasoi i biri, Nikolla. Më 1345 qyteti ra në sundimin serb, edhe vëllai i mbretit Aleksandër të Bullgarisë, Johan Azen Komneni, arriti të futej në Vlorë. Më 1357 Këshilli i Lartë i Senatit të Venedikut i lejonte qytetarët e vet të zgjidheshin për kryetarë e nëpunës (pro rectoribus et officialibus) në Vlorë dhe vende të tjera të despotatit (locus Avalone et alia loca despotatus). Më 1372 Johan Azen Komnenin e dëbojnë Balshajt dhe Muzakajt. Kaloi në shek. XIV nën sundimin e Balshajve, por pas vdekjes së Balshës II më 1385 në betejën e Savrës, nuk mund ta mbanin më. Pas vdekjes së Balshës, vendin e pasoi e veja, Komita Muzaka-Komnena, e bija e despotit të Beratit dhe Vlorës. Ishte e dëgjuar për punimin e hekurit, të shpatave, të mëndafshit, për nxjerrjen e kripës etj. Gjatë sundimit osman Nga viti 1481 deri në vitin 1538 sanxhaku i Vlorës është mbajtur për një „Serhad sançagi“ dhe autoriteti i tij më i lartë si një „serhad bej“ (serhad = turq. kufi). Sanxhakbeu ishte komandant i trupave turke të sanxhakut, sidomos të zonës bregdetare midis Durrësit e Prevezës; sepse atë kohë, administrata civile e përfaqsuar nga kadiu, kishte një peshë shumë më të vogël dhe Vlora ishte nën urdhrat e marinës (të Kapidan-i Derga-it). Kur Sulejmani i Madh, gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri (1538), organizoi administratën civile, sanxhaku i Vlorës u vu nën varësinë e zyrës së vezirit të madh. Sanxhakbeu quhej tani përfaqsues i Sulltanit (mëkëmbës). Këtë post e kanë mbajtur dhe trashëguar thuajse pa ndërprerje (nga 1481 deri në 1828) jo vetëm „de jure“, por edhe „de facto“ nga Vlorajt. Më 1531, kur sanxhakbej ish Kara Sinan Pashë Vlora, sipas Çelebiut Sulltan Sulejmani i Madh urdhëroi që të ndërtohej kalaja e Vlorës në mes të gjirit të Vlorës dhe atij të Dukatit, mbi një hundë ranore. Struktura e fortesës ka qenë oktagonale me muret „njëzet kut të lartë dhe dhjetë kut të trashë“ dhe plot me topa në çdo kënd. Më 1685 Vlora u sulmua nga ana e detit, me këtë rast, hebrenjtë e këtij qyteti u tërhoqën dhe zunë vend në Berat. Zona në të cilën ishte e ndërtuar Kalaja e Skelës u deklarua Monument kulture në vitin 1963. Në vitin 1997, KKRT e qytetit Vlorë dha leje ndërtimi edhe për këtë zonë të qytetit. Në vitin 2000 gjatë punimeve për hedhjen e themeleve të një pallati shumëkatësh u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës. Ndërtimi vazhdoi dhe nuk u krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar. Një ndërtesë tjetër që shpreh lulëzimin kulturor është edhe Xhamia e Muradies 1542. Në shek. XVII-XVIII qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pasha e mori me 1812. Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur. Me 28 nëntor 1912 këtu Kuvendi Kombëtar shpall Pavarësinë në Sarajet e Vlorajve dhe formoi qeverinë me Ismail Qemal Bej Vlorën në krye. Por në dhjetor 1914 u pushtua nga italianët. Më 1920 u krijua komiteti „Mbrojtja Kombëtare“, i cili organizoi forcat që morën pjesë ne Lufta e Vlorës dhe pushtuesit italiane të thyer u detyruan të pranojnë tërheqjen më 2 shtator 1920. Qyteti kishte banore, ai vijoi të ishte vatër e lëvizjes atdhetare e demokratike. Me rastin e varrimit të Avni Rustemit më 30 prill 1924, u ngrit komiteti i cili organizoi kryengritjen e cila çoi në Revolucionin e qershorit 1924. Në nëntor u hap shkolla e mesme tregtare. U çlirua më 15 tetor 1944. Gjate periudhës komuniste qyteti u rrit në sipërfaqe dhe në numër duke arritur banore në 1989. Në 1997, Vlora ishte qendra e demonstratave popullore kundër firmave piramidale (Ponzi scheme), gjë që solli dhe rënien e qeverisë. Sot, Vlora është një qendër e rëndësishme turistike, kjo fal edhe mjedisit të këndshëm bregdetar. Politika Në zgjedhjet lokale në qershor të 2015 Dritan Leli u zgjodh ne postin e Kryetarit te Bashkisë. Ndërsa nga 2003-2015 Shpëtim Gjika ka qenë në këte rol. Ekonomia Vlora është një qendër e rëndësishme tregtare dhe detare në Shqipëri. E zhvilluar është industria e peshkimit. Vlora prodhon naftë, gaz natyror, bitum dhe kripë. E zhvilluar në qytet është industria e manifakturës tekstile si dhe ajo e ndërtimit. Vitet e fundit ka pasur një zhvillim të madh turizmi,per shkak te bukurive natyrore duke u shoqëruar ky zhvillim me ndërtimin e shumë hoteleve, restoranteve, plazheve. Transporti Transporti rrugor Vlora ndodhet rreth 135 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, ndërkohë që vetëm 72 milje e ndajnë nga Italia. Drejt këtyre dy pikave udhëtojnë autobusë e mjete të shumta, që mundësojnë transportin e njerëzve. Transporti hekurudhor Trena pasagjerësh të Hekurudhës së Shqipërisë udhëtojnë gjithashtu rregullisht për në qytetet e Durrësit dhe me tej për në Vlorë si dhe për në Pogradec dhe për në Shkodër. Gjendja e tanishme bën që hekurudhat praktikisht mos të përdoren pothuajse fare. Transporti detar Vlorën e ndajnë vetëm 72 km nga Italia. Çdo ditë nisen tragete për në Brindisi, Otranto. Transporti ajror Në Vlorë ndodhet dhe aeroporti ushtarak, tashme jashtë përdorimi. Klima Klima e Vlorës është tipike mesdhetare me një dimër te lagësht e te ngrohte dhe me një vere te nxehte e cila arrin deri ne 40 g Liste Biznesesh Liste biznesesh ne qarkun e Vlorës do ti gjeni ne portalin vlonjat, Visit Vlora. Edukimi Vlora është qyteti i dytë me universitetin më të madh në Shqipëri. Universiteti i Vlorës "Ismail Qemali" u krijua ne vitin 1994 si një universitet teknologjik. Përpara rreth qindra studentë ndiqnin këtë, ndërsa tani rreth . Fusha e përqendrimit është teknologjia, por vitet e fundit asaj i janë shtuar dhe ekonomia, financa, edukimi. Sporti Shiko edhe: FK Flamurtari Qytetaret e Vlorës pëlqejnë një llojshmëri sportesh. Me popullori midis tyre është futbolli. Vlora ka dy ekipe profesionale: KS Flamurtari dhe Vlora City FC. Flamurtari luan aktualisht në superligën ndërsa Vlora City ne kategorinë e dyte. Sporte te tjera qe luhen janë: volejboll, basketboll, hendboll, atletike,notim si dhe sportin e ciklizmit ku jan stervitur dhe po sterviten plot talente te rinj .Vlonjatet në realitet pëlqejnë sportet ekstreme. Panorama e qytetit Shënimet Referime Shiko edhe Vlora City Visit Vlora, Albania Amantia Vlora e lashtë
3348
Gjirokastra është qytet në Shqipërinë jugore, banorët e të cilit quhen gjirokastritë. Qytet i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit osman. Gjeografia Gjirokastra është e vendosur në faqen e Malit të Gjerë,në shpatet verilindore të tij dhe në krahun e majtë të luginës së lumit Drino. Rrëza dhe faqja e malit ku ndodhet është pothuajse e zhveshur, pa bimësi. Duke qenë e tillë, në dimër kur rreshjet s'kanë të sosur,nëpër pjerrësi lëshohen përrenj të rrëmbyer me ujëra të shumta. Ato vijnë deri në qytet. Vetë qyteti ka shumë përrenj dhe çdo lagje ndahet nga njëra-tjetra me një të tillë.Gjirokastra ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga qendrat kryesore të pjesës jugore të Shqipërisë. Ajo ka pasur lidhje jugore me Janinën, me bregdetin shqiptar, Vlorën,dhe pellgun e Delvinës. Nëpërmjet grykës së Këlcyrës lidhet me qendra të tjera të Shqipërisë jugore. Është e lidhur gjithashtu me Kurveleshin e Sipërm dhe të Poshtëm, Lunxhërinë, Dropullin e Poshtëm, Pogonin, Zagorinë etj. Mali i Gjerë në rrëzë të së cilit është vendosur Gjirokastra, e ndan qytetin nga bregdeti. Nga veriu qyteti Gjirokastër kufizohet me fshatin Mashkullorë, nga jugu me Lazaratin, nga lindja me lumin Drino dhe me fshatrat e Lunxhërisë dhe nga perëndimi me Malin e Gjerë. Për shkak të rritjes së shpejtë urbane të Gjirokastrës, pas rënies së komunizmit, ka toponime të reja. Gjirokastër ka këto lagje: Cfakë, Dunavat i I-rë, Dunavat i II-të, Hazmurat, Manalat i I-rë, Manalat i II-të, Meçite, Palorto, Pazar i Vjetër, Pllakë, Teqe, Varosh, Zinxhire. Toponimet të qytetit Gjirokastër:(Lista e vëndemrave të mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj para 1992) Ara e Çane – arë. Ara e Lengajve - ara në mal, në L. Arat e Tajos - ara, në P. Baçe e Babashe Mulla Latos – baçë. Baçet e Budanje - baça, në L. Baçet e Nazifate - baça, në J. Baçet e Selfate – baça. Baçet e Xhagojve – baça. Bahçeja dhe Qersa e Mujman Qosej-t në Hazmurat – qersë e bahçe me lule dekorative, arra, mana dhe thanë. Arat e Mujman & Nazo Qosej-t – ara në fshat. Bajamet e Ajshesë - kodër me bajame, në P. Bajamet e Roqanje - kodër me bajame, në P. Balt e Bardhë - vend ku dheu është i bardhë, në L. Tregojnë se “kur vete dielli në mbasdite te Balt e Bardhë, venin burrat për të tretat në ksodh”. Balt e Kuqe - vend në mal ku dheu është i kuq, në P. Biriabolli - vend pyll mbi Malin e Gjerë ku qytetarët prisnin dru për zjarr, në P. Bishti i Urës Vogël - urë e gurtë. Blinje - vend ku kanë qenë dy blij shekullorë të pleksur njëri me tjetrin, në P. Bliri - pjesë e Malit të Gjerë, në P. Bliri i Dengate - në Dunavatin e II-të, në P. Thuhet nga tradita se nën hijen e këtij hidhnin valle zërat. Po të prisje në të rrezikoheshe. Bregu i Baba Manes - breg. Bregu i Baba Zenelit - breg. Bregu i Budanje - breg. Bregu i Devollate - vendi ku janë varrosur Çerçiz e Bajo Topulli. Bregu i Hashanje - i fisit Hasho. Bregu i Martinit - breg i veshur me cfakë. Bregu i Morrave - emër i një kodre pranë Valaresë. Edhe në perëndim të qytetit të Janinës kemi “Bregun e Morrave”, në L. Bregu i Teqesë - bregu ku është dhe Teqeja, në V. Bregu i Xhanganje – breg. Brinja e Resanje - buzë në Dunavatin e II-të, ku ndahet vendi me Kucullën. Bufane/ja - përrua që dikur strehoheshin bufa, në JP. Bufametë - sterrë ku buron ujë, në përroin e Dunavatit e Manalatit; vend ku strehoheshin bufat. Burimat e Këmbave Zogjve - burime pas Malit të Gjerë, në P. Burim i Bufanesë - burim që shërben edhe sot, në JP. Burim i Errësirës - burim në një sterrë 15 m. e thellë, në P. Burim i Gjorkanës - burim, në P. Burim i Laraskave - burim, në P. Burimi i Math - burim në një shkëmb përroi në Shiaj, në P. Burim i Mëmës - burim, në P. Burimi në Puset - burim, në P. Burimi i Shkallës Qarrit - burim në të cilin i pati ngecur koka bariut Dalan Lekëloti, në P. Burim i Vogël në Shiaj. Çerçemet e Islam Çamit - caraca, në P. Dardhë/a - arë, ku dikur aty ka qenë një dardhë, në P. Diqani i Koshallvaxhiut - dyqan i Shaban Gegës. Drasa e Driavenës - vend shkëmbor që ndahet nga një përrua me Lirishten, në P. Driavenë/a - vend i thatë me shkoza e shkurre, në J. Dullgë/a - breg në mbarim të kalasë nga P. Atje dilnin hoxhët dhe i luteshin Zotit kur vdiste një mysliman. Aty binte dhe daullja në muajin e ramazanit. Dulbeja e Shehanjve - sot është kthyer në banesë, në P. Dulgë/a - kodër mbi kalanë e Gjirokastrës, në VP. Në fshatin Varfanj të Çamërisë kemi Malin e Dulgës. Dushk/u - pyll me dushk në kufi me fshatin Lazarat, në J. Errësirat – përrua i vogël, në P. Folet e Pullumbave - fole në shkëmb, në P. Furra e Angonate - furrë e fisit Angoni, në lagjen Teqe. Furra e Bicit - furrë në Dunavatin e II-të. Furra e Cfakës - furrë e lagjes Cfakë, në L. Furra e Esat Drrasës - furrë, në pazar. Furra e Hashorvate - furrë e fisit Hashorva në Varosh. Furra e Karagjozate - furrë e fisit Karagjozi në Iagjen Dunavat I-rë. Furra e Kashaut - furrë në pazar. Furra e Kolës - furrë në lagjen Meçite. Furra e Manalatit - furrë në lagjen Manalat i II-të. Furra e Palortosë —fushë në sheshin Zeman. Furra e Pllakës - furrë në lagjen Pllakë. Furra e Putanje - furrë e vjetër, e fisit Puto. Furra e Sheshit Kokonës – furrë, në Palorto. Furra e Xhulit - furrë në pazar. Fusha e Aroplanit – fushë aroplanash, në L. Fusha e Buallicave - fushë, në L. Dikur aty janë mbajtur buallica (përtej urës së lumit Drino). Fush’ e Bulos – në L. Fush’ e Hasan Avdiut - përtej Drinosit, në L. Fush’ e Kallos - copë fushë nën fshatin Erind. Fusha e Valaresë - fushë, kullotë, në VL. Gështënjat e Meto Bejkos. Gështënjat e Tuqit - në P. Glëm i Muqishtës - kodër, në JL. Goric e Islamanje - gorricë e vjetër, në P. Granicë/a - baç e një farë Kapoje, në P. Grehot/i - shesh ku ndodhen kazermat ushtarake të ndërtuara nga ushtria italiane në V. Aty në shtator të vitit 1943 u vra në luftë me italianë komandanti i përgjithshëm i forcave të Balli Kombëtar, heroi Hysni Lepenica. Grika e Grehotit - vend grykë, në V. Grop’ e Angonate - vend gropë në lagjen Teqe. Grop’ e Gëlqeres - kodër e vogël para shkollës së Dunavatit. Gufa e Memetit - vend ku strehohej populli gjat luftës italo-greke, në JP. Gufa e Pullumbave - shpellë, në P. Gufat e Kuqe - guva, në P. Gur i Math - shkëmb i madh, në P. Gur i Vogël - shkëmb i vogël, në P. Gurra e Shamanje - në V. Gjorkanë/a - dy pllaja mali nën te një zallishtë, matanë maIin nga Biriavolli, në P. Han i Hadërenje - ish han i fisit të Hadëre. Han i Kashaut - ish han i fisit të Kashaut. Han i Kurveleshit. Han i Selim Çenes. Han i Stavros. Han i Valaresë - hani ku u bë masakra e kardhiqotëve nga Ali Pashë Tepelena, në VL. Hanret në Puze - gërmadhë hani të vjetër, në P. Hieja - vend që nuk e zë dielli në mëngjez, në P. Huqumeti - në qendër. Kafene e Adem Beut. Kafene e Bame Shtrigut (Touzi). Kafene e Karagjozate - në qendër. Kafene e Kashaut - në P. Kafene e Kuçukut. Kafene e Pazarit të Gjësë së Gjallë. Kafene e Policisë - ka qenë në Sheshin e Çerçizit. Kafene e Prefekturës. Kafe “Shpresa” - afër qendërs. Kalaja e Gjirokastrës - në qendër. Kalaja e Shëntriadhës - gërmadhë, në L. Kallo. Karanxha/i. Këmbat e Zogje - këmba mali nga ana perëndimore e Mali te Gjerë, në P. Kokojkë/a - shkëmbinj të çarë të lartë, në P. Kopështi i Duros (karagjozat). Kovaçët - dyqane kovaçësh në rrugën e kalasë. Kroi i Blirit - krua që ka shterë. Kroi i Dunavatit. Kroi Manalatit. Kroi i Meçites. Kroi i Pazarit të Gjesë së Gjallë. Kroi i Sopotit - krua që ka shterë, në JP. Kroi i Teqesë - krua në lagjen Teqe. Kucullë/a. Kureto/ua – pllajë, në P. Laraskat - vend që mban ujë, në P. Lerë/a - lerë bagëtish, në P. Lëm i Baires Zeranje - lëm i gurtë, në P. Lirishte/ia - faqe e Malit të Gjerë, në P. Lisi i Islamenje - lis në Dunavatin e II-të. Lisi i Teqesë Shelerëve - lis pranë teqesë. Lum i Drino/sit – lumë, në L. Llonxhë/a. Mal i Gjerë - mali i Gjirokastrës, në P. Mali i Makërxhinës - mal që lidhet me Sopotin. Mal i Sopotit - mal, në JP. Mbishkëmb/i - shkëmb i vendosur mbi një tjetër, në P. Mejdan/i - shesh në lagjen Cfakë. Mëmë/a - burim kryesor uji, në P. Memola/ja - faqe mali, në P. Monumenti i Çerçizit - shtatorja e Çerçiz Topullit, në sheshin me të njëjtin emër në qendër. Mulliri i Alihenje - mulli drithërash. Mulliri i Gurgajt - mulli nën ish prefekturën. Pasha Kaur (Varrosh i Vjetër) - sot mëhalla e Pllakës ku banojnë myslimanë e të krishterë shqiptarë. Pazari i Bulmetit - nën kala, nga V. i kësaj. Pazari i Gjalpit - në L. Pazari i Teqesë - pazar i cili bëhej në baçën e teqesë, në P. Pellgu i Karagjozate - vendi që zënë shtëpitë e fisit të karagjozatëve. Përroi i Çenganje - përrua, në P. Përroi i Çullos - përrua që ndan Lirishtet me Qafën e Spitharit, në P. Përroi i Dunavatit - përrua i lagjes Dunavat. Përroi i Ficos - përrua në lagjen Palorto. Përroi i Gogos - përrua, në P. Përroi i Myrtes. Përroi i Ngushtë - përrua, në JP. Përroi i Sullos - përrua afër stadiumit. Përroi i Shamanje - përrua që mban emrin e këtij fisi. Përroi i Shallos - përrua i madh, në P. Përroi i Shemos - përrua ku ka qenë strehuar Shemo Hajduti. Përroi i Varroshit - përrua në lagjën Varrosh. Përroi i Vidhave - përrua, në P. Pirjel/i - pllajë mali, në P. Pllak e Furrës në Manalat. Posta e Vjetër - e cila lidhet me Hanin e Selim Çanes. Prefektura - ish ndërtesa e prefekturës së Gjirokastrës, djegur nga shovinistët grekë në vitet 1940, për të zhdukur dokumentat e pronësive shqiptare në Dropull etj. Ajo ka qenë në një kodër rreth 100 m. në të djathtë kur ngjite në Qafën e Pazarit. Puzi i Beut - pus nën teqenë e Baba Zenelit. Puzi i Kafenesë Karagjozate. Puzi i Llonxhës - pus në afërsi të “Kafe Shpresës”. Puzi në mal - në P. Puzi i Urës Cfakës - pus i gurtë në lagjen Cfakë. Puzi i Zerzebilit - pus te ura e lashtë. Qaf' e Pazarit – më të djathtë të kësaj qafe ka qenë ndërtesa e bukur e prefekturës e cila u dogj nga grekët. Qaf’ e Qarrit - qafë mali, në JP. Qaf’ e Spitharit - vend ku kanë ngrehur stane në Lirishte, në P. Qafa te Urat e Mëdha - ndërmjet dy urave Dunavat i I-rë e Dunavat i II-të. Qersa e Reshatit. Qisha e Kotopaperit. Qisha e Palortosë - kishë në lagjen e Palortosë, e cila jep meshë shqip për shqiptaret e krishterë. Qivuret në Sheshet e Zinxhirëve - Thuhet se aty në kohë natë dilnin të vdekurit me zinxhirë që i tërhiqnin zvarrë. Rrap i Gegate - rrap i madh që i takon fisit Gega, në Dunavatin e II-të. Sokaku i Lulës. Sokaku i të Marrëve. Sopoti - mal, në JP. Spithar i Gjirokastrës - spithar, në P. Spithari mbi Shkallë të Qarrit - spithar, në P. Spithari në Shinaj - në P. Sterr’ e Mulla Latos - sterrë, në P. Sterrë e Tasim Kores - sterrë, në P. Sheshet e Gjirokastrës - grykë malesh me një shesh ndërmjet, në P. Shesh i Bajraktarit. Shesh i Çerçizit - shesh në qendër ku ndodhet shtatorja e Çerçiz Topullit. Shesh i Zemanit - (çetemel) në Palorto. Shesh i Zinxhirëve - shesh mbi Teqenë e Baba Selimit, në J. Shëllë/ri - shullë, në P. Shëllëri Gufave - shullë ku ndodhen guva, në P. Shianjt - përrua, në P. Shkalla e Qarit (Qarrit) - shkallë shkëmbore, në P. Shkall’ e Rmës - shkallë (udhë në shkëmb), në P. Shkëmb i Topullarëve - shkëmb, në Dunavatin e I-rë. Shkëmbi i Çeribashajve-fillimi i urres se akuaduktit qe lidhej ujesjellsi i kalase Shkolla “Drita” – shkollë në Palorto me të njëjtin emër. Shkolla e Dunavatit - shkollë e Iagjes Dunavat. Shkolla e Meçites – shkollë. Shkolla e Manalatit – shkollë. Shkolla e Varoshit - shkollë në lagjen Varosh. Shpellat e Dengate - shpella, në P. Shpell’e Madhe - shpellë në mbarim të kalasë. Shpell’e Vogël - shpellë në Dunavat. Shpellat e Dunavatit – shpella. Shtegu i Dhive të Përroi i Ngushtë – udhë shkëmbore ku kalojnë dhitë, në P. Shtëpia e Fane Roshit. Shtëpia e Gjulzidanit. Shtegu Përroit Çullos – shteg përroi me të njëjtin emër, në P. Shtrung’ e Gjorkanës - shtrung e vjetër, në P. Teqeja e Baba Hasanit. Teqeja e Baba Manes. Teqeja e Baba Zenelit. Teqeja e Rami Shehut - në Dunavat. Teqeja e Shelerëve - në qendër. Teqeja e Zallit - teqe në J. (Teqeja e Baba Selimit, nga Elbasani). Udh’e Gjorkanës - në P. Udh’ e Mademeve - në P. Udh’ e Përjelit - në P. Udh’ e Varoshit. Udh’ e Xhungës – udhë, në P. Ujët e Blirit - ujë që vjen nga Mal i Gjerë, në P. Ullijt e Selfate - ullinj, në P. Ulliri i Avni Labovitit - ulli, në P. Ulliri i Çuços. Ura e Ali Pashës - ujësjellësi me ura me harqe ndërtuar nga All Pashë Tepelena, në P. Ura e Angonate - urë e vjetër me dy harqe (me dy këmbë). Ura e Çenganje - urë përroi me një hark, në P. Ura e Kordhocës – urë, në L. e cila ka edhe një legjendë të bukur të botuar në librin “Këngë Popullore të Labërisë”. Ura e Lekës - urë me hark në Pellgun e Karagjozate. Ura e Lumit - urë që kalon lumin Drino, në L. Ura e Naipate. Ura e Viroit - në V. Ura e Zerzebilit - urë e vjetër nën kala. Urat e Mëdha - urat e ujësjellësit ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena. Vajurat - shesh midis malesh, në P. Vakëfi Baba Arshiut. Valareja - fushë nën fshatin Erind. Varret e Dunavatit - varre në një breg të madh, në P. Varret e Loloçajve - varre të fisit Loloçi, në P. Varret e Tabakëve - varre të prishur, te fabrika e lëkurëve. Varret e Bejkate - varre, në P. Vasilikua/oi – fushë. Vathi /i Teqesë Baba Manes. Vëra e Ariut - shpellë në mal ku dikur ka pasur arinj, në P. Vidhet - sot një vidh i madh i vetëm, në P. Virua/oi - virua, në V. Vreshta - vend ku dikur ka pasur vreshta, në P. Vreshtat e Dunavatit - baça që dikur kanë qenë vreshta. Vreshtat e Manalatit - sot baçe me pemë. Xhamia e Dunavatit - sot gërmadha, në P. Xhamia e Dunavatit II-të. Xhamia e Meçites. Xhamia e Pazarit. Xhamia e Pllakës. Xhamia e Ramo Shehut. Xhamia e Sfakës (ose e Baba Arshiut). Xhami e Shehanjve - në P. Xhamia te Baçeja e Teqesë. Xhevahir/i - shesh në Dunavat. Xhoxhoviti - grumbull gurësh, në P. Xhunga/t - kodër, në P. Zalli i Përroit Çullos. Toponimet e tjera janë: Kroi i Bozgos- ish krua në lagjen Manalat II Bregu i Sinoimeratëve – breg. Sheshi i Camit - shesh në lagjen Manalat II Demografia Emrat e familjeve më poshtë janë ato që ishin të pranishëm para rënies së komunizmit. Pas 1992, familjet të tjera nga rajonet e afërta u zhvendosen në Gjirokastër. Familjet në qytetin Gjirokastër: Lista e familjeve të mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj: Aliko, Angoni, Avdullai, Babameto, Baboçi, Bakiri, Bashari, Bazo, Bejko, Bendo, Beqiri, Bezhani, Bështika (edhe Bishtika), Bineri, Boca, Babaramo, Budo, Ceka, Ciu, Çabej, Çabeliu, Çano, Çanole, Çami, Çeçi, Çeribashi, Çeno, Çiço, Çipi, Çoçoli, Çuçi, Devolli, Didiu, Dilo, Dobi, Dudushi, Duzgo, Dhrami, Fico, Fino, Gagani, Galanxhi, Ganaj, Gega, Godella, Gorica, Grapshi, Gurga, Guri, Gjoksi, Hadëri, Hajro, Harbuli, Harxhi, Hasani, Hasho, Hashorva, Hido, Hoxha, Ibrahimi, Idrizi, Jupi, Kaçi, Kadare, Kaftani, Kalo, Kallfa, Kallajxhiu, Kamberi, Karagjozi, Kekezi, Karaulli, Kareco, Kasoruho, Kashau, Kavo, Kalo, Koçiu, Kokalari, Kokobobo, Kokona, Kopeci, Kore, Kroi, Kuçuku, Kulumbi, Kurti, Laboviti, Lelo, Lengo, Lito, Loloçi, Lulo, Makri, Malile, Manga, Masha/nj, Mezini, Miçaj, Miziri (Myzyri), Muhaqi, Musta, Naipi, Neçaj, Nishani, Omari, Papapano, Paparisto, Paparizo, Peshkëpia, Pleshti, Puteçi, Puto, Ceribashi, Qorri, Reso, Roqi, Selfo, Sinani, Qosej, Sinoimeri, Skënderi, Skënduli, Skufi, Spahiu, Suloti, Shahu, Shameti, Shapllo, Shehu, Sherifi, Sheshi, Shtino, Shtrigu, Tauri, Tola, Topore, Topulli, Toska, Toto, Tuqi, Tushi, Vehbiu, Xhaferi, Xhango, Xhaxhiu, Xhepi, Xhuli, Xhiku, Zani, Zeko, Zere, Zverku, Zhorda, etj. Familjet e tjera janë: Baco, Bakalli, Berberi, Bilushi, Binozi, Cico, Duli, Harilla, Kotoni, Mero, Njocko, Selimi, Sotiri, etj. Prejardhja e emrit Prejardhja e emrit të Gjirokastrës ka një shpjegim mitik dhe dy të tjerë me natyrë më historike. Sipas legjendës, gjatë rrethimit përfundimtar të qytetit nga turqit, Princesha Argjiro, motra e zotit të qytetit u hodh nga muret e kalasë bashkë me djalin e saj për të mos rënë e gjallë në duart e armikut. Që këtu rrodhi edhe emri “kalaja e Argjirosë”. (Por kjo duket e pamundur mbasi emri i qytetit përmendet që në kohën e Bizantit, pra para pushtimit osman). Sipas një shpjegimi tjetër më pak poetik, qyteti e ka marr emrin sipas fjalës greke argjend, Argyrókastron, që lidhet me ngjyrën e përhime të mureve, rrugëve dhe çative prej guri, të cilat vezullojnë si argjend kur lagen nga shiu. Një shpjegim tjetër lidhet me emrin e një fisi vendas që jetonte pranë Gjirokastrës: Argjirët. Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Fillimet e qytetit te Gjirokastres sipas Studiusit Apollon Bace mendohet të jene në Shek XIII pas rënies së Hadrianopolit. Kështjella e Gjirokastrës mendohet të jete filluar nga Prijësi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit, Gjinokastër. Nuk mund te anashkalohet lidhja e emërtimit "Argjir" me fjalën "argjënd". Emri "argjend" që në greqisht përkthehet "argjir", përbëhet nga "ar"+"gjë",ose "ar"+"gjënde"".Por edhe emri "argjir",ose "argjër" përbëhet nga "ar"+"gjër".Jo më herët se 40-50 vite më parë,para se të vendosej standarti shqip,treva e Permetit përdorte "gjë-gjëri", në mashkullore,në vend të "gjë-gjëja"te femërores standarte. Kurse fjala "ar" është fjalë e hershme shqipe që mund të lidhet dhe me latinishten, por edhe me sllavishten.(ar-arno ne sllavisht thuhet "mirë". KASTRO E pranuar pa shpjegim etimologjik si fjale greke. Shqipja e shpjegon: "K'asht"la-qi asht la-qi asht lart" është një fjalë shqipe për kështjellen. Atëhere "Argjënd-Kshtjella"-është vetëm një fjalë fare e thjesht shqipe. Shtrirja gjeografike E vendosur në Shqipërinë jugore, Gjirokastra qëndron në shpatet e pjerrëta të luginës së lumit Drino, në një pozicion mbisundues mbi një peizazh të pasur me histori, kufijtë e të cilit përvijohen nga maja malesh të larta. Ky është “qyteti i një mijë shkallëve” që përfshin qindra shtëpi-kullë të tipit osman me çatitë dalluese të gurta, ballkonet e drunjta dhe muret e gurta herë-herë të zbardhura me gëlqere. E mbisunduar nga ana e vet prej kalasë madhështore që ngrihet mbi një kodër të thiktë, Gjirokastra është një qytet magjik me një të shkuar të trazuar. Nga bastion i feudalizmit në xhevahir osman më pas në qendër e rëndësishme e pushtuesve fashistë italianë, qyteti ka njohur shumë sundimtarë dhe ka frymëzuar shumë poetë, shkrimtarë dhe artistë. Qyteti me popullsi 40 000 banorë, është qendra ekonomike e administrative e rrethit me të njëjtin emër. Arkitektura Ndërsa është pa dyshim me prejardhje osmane, arkitektura e ndërtesave historike në Gjirokastër, si dhe vetë qyteti i vjetër, është produkt i shumë përbërësve. Relievi i thyer ka lënë vulën në përcaktimin e vendosjes dhe mënyrën e shtrirjes së qytetit, që u krijua dhe u rrit nëpër kurrizet e kodrave, nën hijen e kalasë. Nga ana tjetër, afërsia e burimeve, prej ku sigurohej guri i nevojshëm për muret dhe për çatitë, mundësoi pamjen e veçantë që ka qyteti. Gjirokastra ishte një qendër e rëndësishme administrative e shekullit XIX, e populluar nga pronarë tokash që u kishte xhepi të ndërtonin shtëpi-kulla madhështore të fortifikuara. Qyteti ka mbi 500 ndërtesa historike. Veçoritë e jetës së kohës në Shqipëri lanë gjithashtu gjurmë në arkitekturën e tyre: nevojiteshin strukturat mbrojtëse, sepse shqiptarët herë pas here luftonin kundër njeri tjetrit; për më tepër ata rebeloheshin kundra Portës së Lartë në Stamboll. Duhej një vend i sigurt edhe për bagëtinë në dimër; duhej dhe vendi për të rezervuar ujin për gjatë muajve të thatë të verës. Katet përdhese të kullave ishin edhe struktura mbrojtëse edhe magazina të shtëpisë. Ndërsa katet e sipërme shprehnin mikpritjen gjirokastrite, kulturën dhe mënyrën e jetesës së tyre; por, përmes interierëve të pasur, edhe rangun e pasurinë e të zotëve të shtëpisë. Herë-herë kjo e fundit duket sikur tejkalon dukshëm edhe vetë funksionin mbrojtës të shtëpisë. Për tu nënvizuar është për qendren historike të Gjirokastrës edhe prezenca e ndërtimeve të stilit italian , të ndërtuar në fillim shekullin e kaluar. Objektet e stilit italian përfaqësojnë elementët e parë europianë të zhvillimit në qytet: Hotelet Royal dhe Savoia, Banka Nacionale d'Albania dhe Banka di Napoli , Kompleksi tregetar Zigai , Vila Kokalari dhe Papavangjeli, Gjimnazi, etj. Historia Shiko edhe këtë: Vitet komuniste në Gjirokastër Qyteti i sotëm i Gjirokastrës përfshin Qytetin e Vjetër, me kalanë (bërthama e parë e vendbanimit) dhe lagjet e tipit osman, ndërtuar mbi kreshta, që vijnë duke u larguar nga kalaja deri në tabanin e luginës, ku ndodhen ndërtimet bashkëkohore dhe kompleksi universitar. Lagjet tradicionale shtrihen në formë rrezesh rreth kalasë me emrat: Cfakë, Dunavat, Manalat, Palorto, Varosh, Meçite, Hazmurat, Pazari i Vjetër. Historia e hershme e qytetit është relativisht e panjohur. Për shkak të afërsisë me qendrat klasike dhe helenistike: Jerma (Antigonea) dhe qyteti romak Adrianopolis pranë fshatit Sofratikë, është menduar shpesh që vendbanimi më i hershëm në Gjirokastër është kalaja mesjetare. Por mbi këtë tezë janë hedhur dyshime pasi zbulimet brenda në kala kanë nxjerrë në dritë qeramikë në 4 faza të ndryshme banimi përpara periudhës osmane: në shekujt V - II p.e.s., shekujt V - VII e.j., shekujt IX-X dhe shekujt XII - XIII. Më e hershmja nga këto faza solli gjurmë të një muri të konsiderueshëm ndërtuar me blloqe, gjë që bën të mendosh që ka pasur një fortifikim të rëndësishëm të periudhës para romake në këtë anë të luginës së lumit Drino (para vitit 168 p.e.s). Për herë të parë burimet historike e përmendin qytetin me 1336, kur kronisti bizantin Johan Kantakuzeni shkruan për Argyrókastron. Nën Despotatin e Epirit, qyteti dhe rrethinat ishin nën sundimin e familjes feudale Zenebishi. Ndërsa Perandoria Osmane zgjerohej në Europë në fundin e shekullit të XIV, Gjirokastra ra nën ndikimin e sulltanëve dhe sundimtarët e saj u bënë vasalë të tij. Një nga Zenebishët përmendet se udhëhoqi një grup burrash nën komandën e Sulltan Bejazidit I (1389-1402), kur ky u mund nga Timurlengu i mongolëve në betejën e Ankarasë, më 1402. Më 1419 qyteti ra nën sundimin e plotë të Turqisë, ndërkohë që sipas regjistrave te taksave më 1431-32, ai kishte 163 shtëpi. Kalaja ka pasur gjithnjë para së gjithash funksion ushtarak. Megjithëse kishte banesa brenda mureve, ato ishin të paracaktuara për garnizonin dhe dinjitarët e rëndësishëm. Ndërkohë gjatë Mesjetës, qyteti u zhvillua jashtë mureve të saj. Zbulime për banime të hershme në qytet nuk ka, megjithëse, në një rezidencë episkopale që ndodhej nën përkujtimoren e dikurshme, sot të zhdukur të Enver Hoxhës, është gjendur një kapitel i gdhendur bukur i shekullit të XIII. Në shekujt XVI dhe XVII qyteti, si qendër kryesore e Sanxhakut të Shqipërisë (Sanxhak quheshin njësitë kryesore administrative turke në periudhën e hershme të Perandorisë Osmane) qyteti lulëzoi dhe, si rezultat, lagjet e tij u zgjeruan me 434 shtëpi më 1583, që shënon pothuaj dyfishim brenda një shekulli. Kjo ndodhi në radhë të parë për shkak të një lëvizje të përgjithshme të popullsisë nga fshati në qytet. Rritja vazhdoi edhe kur qendra rajonale administrative kaloi në Delvinë, në kohën e Sulltan Sulejmanit të Shkëlqyerit (1520-1566). Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlia Çelebiu, pas një udhëtimi nëpër Kosovë në dhjetor të vitit 1660, dhe një udhëtimi në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi në shkurt të vitit 1662, filloi udhëtimin e tij të tretë dhe më të gjatë në trevat shqiptare. Kësaj radhe ai hyri në Shqipëri nga jugu. Pas një qëndrimi të shkurtër në Delvinë, Zhulat dhe Kardhiq, ai erdhi në qytetin e Gjirokastrës, turqisht Ergiri, ku u habit shumë nga zakonet e gjirokastritëve. Dhe e përshkruajti kështu: “...Qyteti i hapur është vendosur mbi 8 kodra dhe luginat nga të gjitha anët e kalasë, me shtëpi shumëkatëshe, me çati prej guri dhe të rrethuara nga kopshte dhe hardhi. Secila nga këto shtëpi të ndërtuara mirë ka një kullë. Muret rrethuese të oborreve janë të ndërtuara me një lloj graniti të bardhë, punuar nga mjeshtra gurgdhendës, sikur të ishin tulla Ankaraje prej balte. Mure të tilla kanë si të pasurit ashtu edhe të varfrit. Gurë të prerë në formë katrore nuk gjenden veçse në qytetet e Tirit dhe Manisës në Anadoll... Mënyra e ndërtimit të mureve të jashtme të shtëpive nuk ka shoqe në botë. Ato janë të gjitha 20 inç të larta, të bëra me blloqe guri ranor të kuq, thjesht të vendosura gur mbi gur, pa baltë, gëlqere apo llaç për t’i lidhur. Muret dhe shtëpitë janë qindravjeçare që nga koha e të pafeve. Qyteti ka një klimë shumë të mirë dhe për këtë arsye, banorët kanë fizik të shëndetshëm... Gjirokastritët mbajnë zi për të afërmit e vdekur për 40-50 apo edhe 80 vjet... për këtë arsye unë e quajta Gjirokastrën “qyteti i vajtimit”. Është çudi e madhe se si vajtojcat profesioniste vajtojnë me kaq ndjenjë...” Gjirokastra mbeti një qendër administrative si seli e kadiut (gjykatës) dhe shumë banesa e xhami që mbijetuan deri në ditët tona datojnë në këtë periudhë. Popullsia e qytetit duket të ketë mbetur e njëjtë në shekujt XVIII dhe XIX. Më 1811, qyteti ra në duart e Ali Pashë Tepelenës. Ai u kujdes që të kryheshin punime të reja fortifikuese në kala, si dhe të ndërtohej një ujësjellës 12 km i gjatë, që merrte ujë në malin e Sopotit. Ujësjellësi prej guri u vizatua nga piktori i famshëm britanik Eduard Lear, i cili udhëtoi mjaft nëpër këtë krahinë. Ujësjellësi u shemb më 1932, por mbi lagjen “Dunavat” ka mbetur ende një hark i tij, që njihet me emrin “Ura e Ali Pashës”. Pasi Ali Pasha u vra nga forcat e Portës së Lartë (kështu quhej oborri i sulltanit në Stamboll), qyteti vazhdoi të funksiononte si qendër administrative, qendër tregtimi e bagëtive, leshit, shajakut, prodhimeve blegtorale, të mëndafshit dhe qëndistarisë. Në viteve 1860-të, udhëtari Henry Fanshawe Tozer vërejti se Gjirokastër ishte "i banuar nga shqiptarët, dhe grekët të cilët" [...] "gjendeshin atje" ishin "konsideruar si të huaj. Gratë" Gjirokastrit "vishnin një vello të bardhë apo peshqir, lidhur anembanë kokës dhe e varur poshtë [nga] prapa. Më 1880 Kuvendi i Gjirokastrës mbështeti aktivisht kauzën e vetëvendosjes dhe rezistencës ndaj sundimit otoman. Më 1908, u hap shkolla e parë shqipe në qytet me emrin “Iliria” dhe më pas u krijuan një sërë shoqatash e klubesh patriotike. Në fillimet e shekullit XX Gjirokastra u bë një çështje e rëndësishme, ndërkohë që përcaktoheshin kufijtë e Shqipërisë së sotme. Për një periudhë që pasoi shpalljen e Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor 1912, ajo ishte pjesë e “Republikës Autonome të Epirit” nën gjeneralin Zografos, i cili kërkonte bashkim me Greqinë, por, pas Luftës I Botërore, fuqitë e Antantës (Britania, Franca dhe Rusia) e bindën Greqinë që të tërhiqte pretendimet e saj nga kjo hapësirë me shumicë shqiptare dhe me 17 dhjetor 1913 në Firence u nënshkrua Protokolli i Firences, që përcaktoi kufijtë jugor e juglindor të shtetit shqiptar. Kufiri i tanishëm u ratifikua më 1921. Me shpalljen e Pavaresise Gjirokastra dhe gjirokastritët filluan të shikojnë nga Europa dhe vendi europian më i afërt dhe tërheqës është Italia ku tregëtarët fillojnë të frekuentojnë tregjet e saj dhe te rinjte universitetet. Ne kete periudhe te rendesishme historike fale bashkepunimeve me Italine ne Gjirokaster do të kemi zhvillimet ose elementët e parë europiane ; do të jetë shoqëria SESA që në vitin 1932 do të sjell për herë të parë dritën elektrike në Gjirokastër, në këtë periudhë fillojnë të lindin Bankat e para si Banca Nazionale d'Albania e Banco di Napoli, ndërtohen hotelet e para Hotel Royal dhe Hotel Savoia si dhe fillon të funksionojë Aeroporti me fluturime ditore për në Tiranë dhe qytete të tjera. Shoqeria SATA do të lidh me linja ditore autobuzi Gjirokastren me Tiranën, ndërsa nga porti i Sarandës cdo ditë do të kemi tragete me portet italiane. Në këtë periudhe fillojnë të ndërtohen edhe objektet e një stili të ri arkitektonik dhe në Gjirokastër ato janë të shumta: bankat, Zigai, villat Kokalari, Papavangjeli, Liceu etj. Gjatë mbretërimit të mbretit Zog (1928-1939) Gjirokastra u bë një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe ekonomike të vendit. Në këtë periudhë u ndërtua edhe burgu i madh në Kala (në pjesën veriore), ky burg mbajti të burgosurit politik në kohën e komunizmit dhe sot i është bashkangjitur pjesës muzeale te kalasë. Gjatë pushtimit fashist që pasoi, qyteti ishte qendër e rezistencës kundër forcave italiane dhe më pas atyre naziste. Krahinat rrotull Gjirokastrës u "çliruan" më 1944. Vitet e komunizmit shënuan përpjekje për një industrializim në shkallë të gjerë, por edhe përpjekje të mëdha për të mbrojtur trashëgiminë kulturore unikale të qytetit. Rënia e komunizmit në fund të vitit 1990, e gjeti ekonominë e Gjirokastrës tashmë në rënie të shpejtë. Për të mbajtur punësim të plotë të popullsisë, komunistët kishin mbingarkuar me forcë pune përtej nevojave komplekset industriale të vjetruara dhe jo efiçente. Kështu që rënia e sistemit komunizmit, shkaktoi humbjen katastrofike të mijëra vendeve të punës. Me mijëra vetë emigruan ose u drejtuan në Tiranë në kërkim të punës. Trazirat që pasuan rënien e komunizmit shënuan edhe grabitje në Muzeun Kombëtar të Armëve. Statuja e madhe e Enver Hoxhës u rrëzua, duke ia lënë vendin parkimit të një bar restoranti. Sapo nisi të dalë ngadalë nga kaosi fillestar pas rënies së komunizmit, Gjirokastra ra më 1997 në një kaos të ri pas rënies së skemave mashtruese piramidale, ku mijëra familje humbën kursimet e tyre. Një pjesë e konsiderueshme e Pazarit u dogj ose u dëmtua gjatë kësaj kohe kur qyteti lëngonte në një gjendje rrethimi dhe njerëzit luftonin për mbijetesë në një mjedis të dhunshëm dhe në mungesë të ligjit. Kriza shkaktoi një tjetër emigracion masiv dhe braktisje të ndërtesave historike, që nisën të prishen dhe të rrëzohen. Ditët e Qytetit-muze dukeshin të largëta, në një kohë kur shteti ishte i pazoti të kryente detyrën e vet ligjore për të financuar mirëmbajtjen dhe ruajtjen e ndërtesave historike të Gjirokastrës. Kalaja është e ndërtuar mbi shkëmb, dhe rreth tij ka pasur pemë të shumta, të cilat ndalonin erozionin dhe rrëshkitjet e tokës. Muret lindore te kalasë kane çarjet me te thella dhe që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Pa ketë ndërhyrje kjo pasuri e trashëgimisë Shqiptare rrezikon të humbasë. Gjirokastra është shpallur qytet-muze në vitin 1963 dhe në vitin 2005 është shpallur pasuri botërore nga UNESKO. Politika Në Gjirokastër janë aktive të gjitha forcat politike PD, PS, PBDNJ, LSI etj. Deputetët e Gjirokastres në Parlamentin Shqiptar nder vite kane qene z. Genc Ruli (PD) , z. Spiro Ksera (PD), z.Vangjel Tavo (LSI) , znj. Arta Dade (PS) dhe z. Et'hem Ruka (PS). z. Erjon Veliaj (PS), z. Arben Ahmetaj (PS) etj. Prefekte e Qarkut Gjirokastër është Znj. Zamira Rami. Kryetari i Qarkut të Gjirokastrës është Z.Sulo Muçobega, përfaqësues i PS. Kryetarja e Bashkise eshte Znj. Zamira Rami. Ekonomia Gjirokastra është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike në Jugun e Shqipërisë. Pika e Doganore e Kakavies, është pika kufitare me fluksin më të madh udhëtarësh dhe mallrash për në Greqi. Gjirokastra perveç te qenit qendër Administrative e rajonit, këtu kane prezencën e tyre kompanitë me te njohura prodhuese dhe tregtare te vendit si: Glina, Fresh Compani, Elka, Uji i Ftohte Tepelene, Harri Lena Grup, Ferruni, SAM 0-13 Baby Clothes etj. përben edhe qendrën me te madhe bankare ne jug te Shqipërisë ku kane selinë e tyre : Banka e Shqipërisë, Banka Kombetare Tregtare, Raiffaisen Bank, Intesa SanPaolo Bank, Alpha Bank, Tirana Bank, NBG Bank, Emporiki Bank, UNION BANK, Banka Popullore. Aktivitet kryesore ekonomike ne rajonin e Gjirokastres jane Tregetia, Industria e amballazhimit te ujit dhe pijeve freskuese si Glina, Uji i Ftohete Tepelene, Uji Trebeshina, Uji Cajupi, Fresh Compani etj. Fabrikat e perpunimit te qumeshtit dhe prodhimit te djathrave dhe nenprodukteve te qumeshtit si Gjirofarma dhe Libohova. Industria e tregetimit dhe perpunimit te Drurit. Industria e prodhimit te Inerteve dhe Ndertimit. Repartet e shumta te prodhimit te veshjeve dhe kepuceve per tregjet e huaja. Industria e nxjerjes dhe perpunimit te gurit per ndertim dhe atij dekorativ. Baza e ekonomisë është bujqësia, por në rajon po rritet dhe industria e përpunimit të ushqimit, duke shfrytëzuar mundësinë që jep prodhimi i frutave, perimeve dhe nënprodukteve blegtorale. Qyteti ka universitet dhe është qendër administrative rajonale. Turizmi po tregon se është një nga shpresat më të mëdha për zhvillimin ekonomik të qytetit, duke u bazuar në trashëgiminë unikale kulturore, historike dhe arkitekturore. Kultura Ne Vitin 1961 shteti shqiptar e shpall "qytet muze".Ne Gjirokastër mund te vizitoni Muzeun Kombëtar te Armeve, Muzeun Etnografik e një sere banesash karakteristike si Zekatet, Skendulatet, Babametot, Angonatet, Dulajt etj. Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombëtare prej vitit 1968. Në kështjellë mblidhen çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip. Qyteti i Gjirokastrës ka protokolle binjakëzimi me Bashkine e Potencës (Itali) si dhe me qytetin e Grottammarës (Itali). Fale këtij binjakëzimi dhe bashkepunimit ne shume projekte me Rajonin e Markeve, Provincën e Ascoli Piceno sot Gjirokastra ka bëre të mundur te ketë Hartografine e pare digjitale dhe Planin e Rikuperimit te Qendrës Historike. Kohet e fundit Bashkia Gjirokastër po shton bashkëpunimin edhe me Bashkine e Lecces(Itali), Agjensine për Pasuritë Kulturore Euromesdhtare (Itali). Si fillim i këtij bashkëpunimi ka qene një Protokoll i firmosur ne Tirane ne tetor te 2005 dhe qe vazhdoje me Shfaqjet e "Baletit Rajonal Pugliez" në Gjirokastër ne tetor te 2007. Bashkëpunime ka edhe Universiteti i Gjirokastrës me Universitetin e Macerates ne sektorin e arkeologjise. Persa i perket besimit fetar ne Gjirokaster mbizoteron feja Ortodokse e cila eshte perqafuar nga shumica derrmuese e popullsise Gjirokastrite dhe rrethinat. Gjirokastra e festivaleve Që prej vitit 1968 Gjirokastra ështe qyteti i festivaleve folklorike kombëtare.Për çdo katër vite mblidhen në kështjellë grupe popullore nga Shqipëria,Italia , Kosova , Mali i zi , diaspora.Kjo ka sjellë në paraqitjen dhe trashegiminë e vlerave folklorike Shqiptare. Turizmi Shiko edhe këtë: Turizmi në Gjirokastër Ka marrë zhvillim të madh pas viteve 90. Shumë te huaj vizitojnë Gjirokastrën për vlerat arkitekturale te ndërtimit të shtëpive me gur e çative me dërrasa. Ka shumë hotele private si Hotel Kalemi, i ndërtuar në një shtëpi te vjetër karakteristike. Hotele te tjerë: Hotel Çajupi, Hotel Freskia - Virua, Hotel Bleta, Hotel Dhima, Hotel The First, Hotel Qiqi, etj. Turisti ne Gjirokastër mund te vizitoje Qendrën Historike me Pazarin dhe objektet e tij karakteristike si dhe Kështjellën ku përvec Muzeut te Armeve te ofron pamje shume te bukura te qytetit nga lart. Ne Gjirokastër vizitori mund te vizitoje edhe Muzeun Etnografik, Shtepite karakteristike te Zekateve, Skendulateve, Babametos, Kadarese, Hani i Zagorise, Dulajve, etj. Ne Luginën e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku me te rëndësishmit janë "Antigonea", rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Adrianopolit shek.II ps.k. ne afërsi te fshatit Sofratike. Mbresëlënëse dhe me vlera historike e arkitektonike janë edhe Kishat paleokristiane te Shën Marise Labove dhe Peshkepi. Për te apasionuarit e natyrës me shume vlera jane Parqet natyrore si Viroit, Sotires, Ujit te Ftohte Tepelenë, Hotova, Pllaja e Cajupit (1200 m), Ujrat Ternale te Benjes (Permet) si dhe kanionet e Lumit te Suhes Zagorise dhe Vjoses. Me shume vlera per zhvillimin e rajonit te Gjirokastrës do te ishte edhe riaktivizimi i Aeroportit qe ndodhet ne pjesën e poshtme te qytetit ne qendër te luginës së Drinos. Ky aeroport i ndërtuar në vitet '30 nga italianet, shërbente si një pikë lidhjeje e Gjirokastrës me qendrat e tjera të Shqipërisë. Sot aeroporti është i papërdorshëm. Gjirokastra ka pamje të mrekullueshme e piktoreske. Shtëpitë karakteristike dhe arkitektura e veçantë i japin asaj pamjen e një anije në luginën e Drinos. Këto pamje mahnitëse mund t'i shikoni ne faqe të ndryshme interneti. Të veçantat e Gjirokastrës Ajo çka e bënë Gjirokastrën goxha të njohur janë vlerat arkitekturale të ndërtimit të shtëpive me gurë, çative me dërrase dhe kalldrëmeve.Aty mund të vizitoni qendrën historike, pazarin unikal, kalldrëmet e tij karakteristike, kështjellen madhështore. Ku përveç se mund te vizitoni "Muzeun e Armeve" do mund edhe tju ofrohet një pamje spektakolare nga lart. Në Gjirokastër gjithashtu ju mund të vizitoni muzeun Etnografik, banesat karateristike te Zekatëve, Kadarejve, Çabejve etj. Njerëz që lidhen me Gjirokastrën, lindën, vepruan apo e vizituan Evlia Çelebiu, ishte udhëtar dhe kronist turk. George Gordon Byron, përfaqsues i romantizmit. Edward Lear, piktor. Çerçiz Topulli, shkrimtar, luftëtar, atdhetar Enver Hoxha, politikan, ministër, kryeministër, burrë shteti, diktator Ismail Kadare, shkrimtar Feim Ibrahimi, kompozitor Filip Koti, mjek gjinekolog, profesor Eqrem Çabej, gjuhëtar, etnograf, albanolog Ruzhdi Skenduli, mjek stomatolog Musine Kokalari, desidente, shkrimtare Drini Dobi, mjek neurolog. Lidhje të jashtme Portali Gjirokastra Ime Burimi i të dhënave Qytete në Shqipëri Qytete shqiptare Gjirokastër Trashëgimi botërore në Shqipëri Arkitektura osmane në Shqipëri
3349
Elbasani është qytet në Shqipëri dhe njëkohësisht qendër e qarkut dhe rrethit me të njëjtin emër. Elbasani është qyteti i tretë më i madh në Shqipëri. Qyteti i Elbasanit ndodhet në Shqipërinë e Mesme. Ai shtrihet në fushën e Elbasanit, në krahun e djathtë të rrjedhjes së mesme të lumit Shkumbin, i rrethuar në lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogël, në veri dhe veriperëndim nga kodrat e Ullishtave, në perëndim nga përroi i Zaranikës, në jug kufizohet nga lumi Shkumbin. Në anën perëndimore të qytetit kalon përroi i Zaranikës dhe nga lindja ai i Manazderies. Elbasani është i vendosur midis gjerësive gjeografike veriore 41° 27', jugore 40° 10', lindore 20° 34' dhe perëndimore 19° 03' dhe ndodhet në një lartësi mesatare prej 125 m mbi nivelin e detit. Veçoritë klimaterike të kësaj zone janë: dimër i butë e me reshje dhe verë e nxehtë e thatë. Elbasani është një nga qytetet më të mëdha të vendit me një popullsi prej rreth 128.000 banorësh. Historia Historia e trevat të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Të dhënat arkeologjike besohet se emri i parë i Elbasanit ka qenë mansius që do të thotë vend-qëndrim shumë arkeologe besojnë se vendburimi më i madh arkeologjik i qytetit antik mund të jetë në zonë lindore të Elbasanit pranë rrapit të mances për shkak të ngjashmërisë midis emrave dhe rrënojave. Në shekullin II qyteti njihej me emrin Skampius e më vonë me emrin Skampi dhe ishte në varësinë administrative të Durrahut (Durrësit). Duke qenë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri Jug dhe Lindje Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qendër urbane, ushtarake e peshkope. Gjatë periudhës romake Skampius njohu lulëzimin e tij më të madh sepse ishte një kryqëzim rrugësh ku Perandoria Romake ndërtoi rrugën Via Egnatia një rrugë me strategji ushtarake dhe ekonomike ku do lidhej Roma me Kostandinopojën, ku në Skampius kryqëzoheshin dy rruge ajo që vinte nga Dyrrahu dhe Apolonia, ku kjo rrugë e rëndësishme strategjike shërbeu edhe gjatë luftërave fetare kryqëzatat. Pas bllokimit të rrugës Via Egnatia nga dyndjet e barbarëve, qyteti i Skampinit nuk përmendej më dhe u shkatërrua nga bullgarët dhe ostrogotët gjatë migrimit sllavo-bullgar diku nga shekulli VI-VII. Elbasani u themelua nga Sulltan Mehmeti II dhe Ballaban Pasha në shekullin XV. Iu vu ky emër sepse ishte një ndër trevat e para të pushtuara nga osmanllinjtë, ELI-BASAM (vura dorë). Pas disfatës që pësoi në rrethimin e dytë të Krujës, Sulltan Mehmeti II, rindërtoi në kthim në vitin 1466 kalanë e vjetër, për ta pasur si pikë mbështetje të mëvonshme. Kalaja u ndërtua në vetëm 25 ditë dhe në ndërtimin e saj ndihmuan 150.000 njerëz. Në vitin 1492 sulltan Bajaziti ndërtoi xhaminë Mbret, më e vjetra e qytetit dhe ndër më të vjetrat në Shqipëri, e cila ndodhet në zemër të kalas së qytetit. Në hyrje të kalasë, mbi një pllakë, sulltani shkroi në turqisht: “Eli-Basan, es Sulltan, Ibni Sulltan, Fahti Sultan, Mehmet Han-i Han.” (Vura dorë, unë sulltan bir sulltani, sulltan triumfues, Mehmet, mbret i mbretërish). Pra, "Elbasan" do të thotë vura dorë. Me kalimin e kohës rreth Kalasë u zhvillua qyteti i Elbasanit. Në dokumentacionin e kohës dëshmohet se në mesin e shekullit XVII Elbasani kishte 2000 shtëpi dhe 900 dyqane. Punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi. Pas pushtimit turk Elbasani u shndërrua në qendrën e Islamit në Shqipëri. Për shkak të pozitës shumë të favorshme në rrugën Egnatia, Elbasani u kthye në një qendër tregtie shumë të rëndësishme. Përkrah tregtarëve vendas dhe turq në qytet ishin ngulitur edhe tregtarë grek dhe sllav. Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitjeje si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Këtë e dëshmon fakti që Turqia në dy ekspozita ndërkombëtare, njëra në Paris në vitin 1867 dhe tjetra në Çikago në vitin 1894, krahas artikujve të tjerë të artizanatit ekspozoi edhe pushkë, pistoleta dhe silahe të prodhimit shqiptar të Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rëndësishme është se Elbasani shquhet për organizimin e panaireve. Panairi i parë është ai i vitit 1381, i pasuar nga të tjerë në periudha të mëvonshme. Në këtë kohë Elbasani shquhet si qendër e fuqishme arsimore dhe kulturore me përpjekjet që bënë Bogomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri për përhapjen e gjuhës e të shkrimit shqip. Në epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare zë një vend të rëndësishëm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, i Dhjatës së Re në gegërisht dhe toskërisht, i Gramatikës së gjuhës shqipe sipas dialektit toskë (1882) dhe i Fjalorit të Gjuhës Shqipe (1904), i cili konsiderohet si babai i gjuhës shqipe. Në etapën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare veçojmë Elbasanin si përhapës të mendimit përparimtar arsimor e kulturor. Pas shpalljes së Hyrijetit, Kushtetutës Xhonturke, u krijuan një sërë shoqërish dhe klubesh nga patriotët elbasanas, të cilët detyrë kryesore kishin përhapjen e gjuhës dhe shkrimit shqip. Më 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit, ndër vendimet më kryesore të të cilit qe hapja e shkollës Normale, e cila u realizua më 1 dhjetor 1909 dhe krijimi i Shoqërisë Përparimi, e cila do të mbështeste financiarisht këtë shkollë. Kjo shkollë ka qenë e para shkollë e mesme e arsimit kombëtar shqiptar. Në vitin 1913 themelohet klubi i futbollit Elbasani, i cili është shpallur dy herë kampion i Shqipërisë, dy herë fitues i kupës së Shqipërisë dhe një herë fitues i superkupës. Qyteti i Elbasanit konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe çlirim kombëtar. Si pika kulmore përmendim aktin e shpalljes së pavarësisë së Elbasanit më 25 Nëntor 1912, si i pari qytet i Shqipërisë, pjesëmarrjen aktive në Luftën e Vlorës në vitin 1920, në Lëvizjen Demokratike Antifeudale të vitit 1921-1924, si dhe në Luftën e Dytë Botërore. Gjatë periudhës 1924-1939 qyteti i Elbasanit arriti një zhvillim të ndjeshëm në disa drejtime si p.sh. në infrastrukturë kryesisht me ndërtimin e rrugëve që lidhnin Elbasanin me Tiranën, Durrësin, Korçën, Gramshin, Dibrën, etj, ndërtimin e ujësjellësit të qytetit dhe ndërtimin e centralit elektrik. Gjatë kësaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan-cigareve, vaj-sapunit duke vazhduar punën artizanale tradicionale. Në këtë kohë kemi ngritjen e degëve të bankave shqiptare dhe të huaja, të cilat nxisnin prodhimin bujqësor e industrial të Elbasanit. Në vitin 1945 në Shqipëri u vendos regjimi komunist. Si të gjithë qytetet e tjerë të Shqipërisë edhe Elbasani u hapen shkolla të reja të shkolloheshin fëmijët, edhe disa fabrika qe janë ne prodhim deri sot. U persekutuan personalitetet më të shquara të qytetit të Elbasanit. U vu dorë mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas "ideologjisë së re". Në proceset demokratikë të vitit 1990 edhe qytetarët e Elbasanit morën pjesë aktive në to. Banja e vjetër turke, që ndodhet në qendër të qytetit është restauruar dhe përdoret sot si restorant. Elbasani ka qenë pushtuar nga grupe të ndryshme, duke përfshirë edhe serbët, maqedonasit, bullgarët, austriakët dhe italianët. Elbasani mbeti një qendër e Islamit në Shqipëri edhe pas pushtimit osman. Pas 1908 Kongresi i Manastirit (në Manastir moderne, Republika e Maqedonisë) vendosi që të përdorin alfabetin latin për gjuhën e shkruar shqipe, klerikët myslimane i ndikuar nga turqit e rinj mbajtën demonstrata të ndryshme në favor të shkrimit arabe në Elbasan (Elifba). Shumica myslimane, gjithashtu ishte kundër instalimi i Prince William më 1914. Në mes të qytetit ka një Kishë ortodokse, dhe rreth 7 km larg nga Elbasani ka një manastir të vjetër dhe kishën ortodokse, ku kryesisht nga Shën Jovan Vladimir fillim të shekullit të 11-të është varrosur atje. Te dhëna mbi institucionet kulturore Teatrit “Skampa” Teatrit “Skampa” është i ndërtuar në vitin 1938 nga Xhavit Bej Bicaku dhe ka një kapacitet prej 292 vendesh. Akustikat e këtij teatri është një nga më të mirat në Shqipëri. Aktualisht është në gjendje të mirë, por ka nevojë për përmirësimin e fonie, ndriçimit dhe ngrohje-ventilimit.Por me date 4 Gusht 2011 teatri skampa u perfshi nga flake te medha e u be shkrumb e hi. Ai u rregullua dhe tani eshte ne gjendje te mire edhe pse ka defekte te ndryshme. Biblioteka e qytetit Biblioteka e qytetit është ndërtuar në vitin 1934 me kontributet financiare filantropike të një familje elbasanase, familjes Baholli. Kjo bibliotekë ka një fond shumë të pasur në sektorin e Albanologjise. Frekuentohet nga një numër i madh lexuesish dhe studiuesish të sferave të ndryshme të jetës. nuk ekziston me... eshte prishur dhe nuk ka mbetur gjurme e saj ne qytet. Kinema “Vullnetari” Kinema “Vullnetari”, e ndërtuar në vitin 1972, me kapacitet 450 vendesh. Nga viti 2000 kjo kinema funksionon si Qendër Rinore “REIMAR”, mbështetur nga CEFA. Ne qendër janë hapur kurse për te rinj ne artizanat, vizatime, pingpong, futboll, lojëra te ndryshme, biblioteke, etj. Shtëpia e Kulturës Shtëpia e Kulturës është godina ku nuk është bërë asnjë investim pasi mendohet që kjo godinë do të prishet për hapjen e rrugës. Lidhur me këtë plani rregullues duhet te shqyrtoje këtë ide dhe ne rast se propozohet prishja e saj duhet te identifikoje një shesh te ri. Brenda këtij institucioni funksiononte një sallë koncertesh me kapacitet rreth 250 personash. Muzeu “Aleksandër Xhuvani” Muzeu “Aleksandër Xhuvani”, gjendet ne pjesën veriore te kalasë se Elbasanit, ne shtëpinë ku lindi dhe u rrit prof. Aleksander Xhuvani i cili ka një veprimtari te dendur politike, arsimore, kulturore dhe gjuhësore, duke u bere një nga figurat me te rëndësishme te etapës se fundit te epokës se rilindjes kombëtare shqiptare. Muzeu “K. Kristoforidhi” Muzeu “K. Kristoforidhi” është ngritur ne vitin 1978, ne kuadrin e 100 Vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe 150 Vjetorit te lindjes se Kostandin Kristiforidhit. Ky muze pasqyron ne mënyre te përmbledhur jetën dhe veprimtarinë patriotike te studiuesit dhe lëvruesit te gjuhës shqipe dhe përfaqësues i epokës se Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Muzeu gjendet ne lagjen Kala ne një shtëpi karakteristike te saj ku lindi dhe u rrit ky personalitet. Pas riparimit, me financime te bashkisë Elbasan ne vitin 2001, muzeu është i vizitueshem. Pallati i Sportit Pallati i Sportit është ndërtuar ne vitin 1982. Ne këtë pallat zhvillojnë takimet e tyre ekipet e lojërave me dore te Sport Klub Elbasanit, ekipit te peshëngritjes, mundjes, etj. Përveç këtyre aktiviteteve ne sallën kryesore te pallatit te Sportit zhvillohen koncerte e manifestime te ndryshme. Kapaciteti i tij është 2.200 vende. Pallati është i paisur me te gjithë infrastrukturën për zhvillimin normal te aktiviteteve sportive. Ne katet e para te tij ndodhen dhomat e zhveshjes dhe dushet, ndërsa ne katet e dyta zyrat për administratën dhe traineret. Ky pallat ka nevojë për riparime në dhomat e zhveshjes së lojtarëve, duhen vënë tabelat elektronike dhe ato të lojës, si dhe impiant elektrik që shërben për ndriçimin sipas parametrave, ngrohje ventilim. Gjithashtu ka nevojë për pajisjen me karrike për spektatorët. Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta” Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”. Eshte ndertuar ne vitin 1967. Ne kete stadium ka zhvilluar ndeshjet ekipi i futbollit te (Labinotit) Elbasanit. Satdiumi ndodhet ne ekstremin lindor te Bulevardit “Qemal Stafa”. Kapaciteti i stadiumit është 12.000 vende. Satdiumi është i paisur me dushe, ambiente për zyra te administratës, salla force, etj. Ambientet e brendshme janë në gjendje shumë të mirë pasi u restauruan në muajin Gusht 2003.Stadiumi tashme i është futur një restaurimi gje qe do ta beje ate stadiumin e pare qe ploteson kushtet e UEFA-s ne Shqipëri. Stadiumi "Elbasan Arena" Distanca mes Elbasanit dhe kryeqytetit bëri të mundur që FSHF dhe qeveria shqiptare të kthenin syte pikërisht në këtë qytet për të investuar 5.5 mln EURO në ndërtimin e Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta” që sot quhet “Elbasan Arena”. Punimet filluan me ritme të shpejta. Inxhinierët, teknikët dhe të gjithë punëtorët ishin të vetëdijshëm për kohën e shkurtër që kishin në dispozicion për të përfunduar gjithçka. Fazat e punimeve nuk ishin te lehta, por hap pas hapi gjithçka u konkretizua për në atë që sot është qendra e futbollit shqiptar. Fillimisht nga brenda u montuan stolat kuq e zi, me pas tapeti i blerte, ndërkohë nga jashtë njëkohësisht ishin montuar tabelat elektronike dhe ndriçimi. Tashmë skepticizmi për realizimin e stadiumit në kohë për ndeshjen e parë Shqipëri- Danimarkë, po zbehej dhe gjithçka ndodhej në fazën e fundit. Në çdo kohë specialistë të FIFA kanë ndjekur punimet për realizimin e një pune me standarde ndërkombëtare. 8 tetori 2014 shënoi edhe testin final që do të ishte edhe inaugurimi i Elbasan Arena. Vetë kryeministri dhe trajneri i kombëtares De Biasi shënuan golat e parë në portën e re të portierit Berisha. Kombëtarja luajti një ndeshje miqësore me ekipin e të rinjve të Elbasanit, ndeshje me rezultatin 7 me 0. Biblioteka Publike “Qemal Boholli” Biblioteka Publike “Qemal Boholli”. Biblioteka publike është vepër bamirësie e Nazif Bohollit e ndërtuar me 21 korrik 1935 dhe iu dorëzua Bashkisë së Elbasanit si institucion publik. Kjo bibliotekë ka një fond librash prej 200000 mijë vëllimesh, prej të cilëve rreth 160000 janë botime shqip, 20000 në gjuhë të huaj dhe 12000 koleksione periodiku. Që nga viti i ndërtimit ajo është konstruktuar disa herë dhe në vitin 2004 ka pësuar rikonstruksion kapital pa i cënuar vlerat e arkitektuërs. Nisur nga kapaciteti i madh i librave që gjenden në të si dhe nga numri i madh i lexuesve në qytet duhet të shikohet mundësia për ngritjen e një biblioteke të re. Xhamia Mbret Xhamia Mbret konsiderohet si objekt kulti simbol edhe për myslimanët sot në Elbasan, Shqipëri. Nuk ka të dhëna të sakta lidhur me vitin e ndërtimit të saj. Për kohën, vinte e dyta në radhë pas xhamisë së ndërtuar nga Sulltan Mehmeti i Dytë në vitin 1464, kur u rindërtua Kalaja e Elbasanit. Sipas të dhënave krahasuese, xhamia Mbret është ndërtuar në fund të shekullit XV. Ajo ndodhet në distancë të afërt me Portën e Kalasë. Nga pikëpamja stilistike, xhamia Mbret përfaqëson tipin e faltores me sallë të mbuluar me çati druri dhe me hajat përpara. Nga pikëpamja stilistike dhe e kompozimit, kjo faltore përkon me kohën e Sulltan Bajazitit të Dytë, i cili ndërtoi xhami të tilla edhe në qytetet Berat, Gjirokastër, Shkodër etj. Xhamia Mbret është xhamia që aktualisht frekuentohet më shumë në qytetin e Elbasanit. Xhamitë e prishura në Elbasan: Xhamia e Ballies Xhamia e Pashës Xhamia e Nazireshës Zejet e Elbasanit ELBASAN- Në vitet 1466-1570 Elbasani ishte qëndra më e madhe ekonomike ushtarake e qytetare e Shqipërisë. Në shekullin 16 numëroheshin rreth 400 zejtarë dhe në shekullin 17 pati një zhvillim më të madh kur Tabakët e Elbasanit ishin të dëgjuar për regjien përpunimin por sidmos ngjyrosjen e lëkurës. Ata eksportonin në të gjithë Rumelinë dhe mbanin monopolin me ferman të sulltanit. Argjendarët shquheshin për punimet artistike, akshinjtë për gjellët me piper, armëtarët për mjeshtëri dhe origjinalitet, projektuesit e veprave publike publike si kanalet, çezmat, objektet e kultit. dyqanet e mjeshtërive radhiteshin në një rrugicë. në shekullin XVII numëorheshin 900 dyqane dhe rreth 30 rrugë emërtoheshin si pas profesioneve. po në këtë periudhe kishte 30 esnafe dhe rreth 90 llojë zejesh. Por tashmë këto zeje pothuajse janë harruar në një kohë kur në të gjithë botën janë bërë një tërheqje e madhe për turistët. Përhapja e zejeve ka bërë që një pjesë e madhe e rrugëve por edhe lagjeve të Elbasanit të marrë emra prej tyre ndërsa tani u ka mbetur vetëm historia. Tabakët Në fund të shekullit XVII qyteti i Elbasanit kishte 35 punishte ose tabakhane të lëkurës. Numri i madh i toponimeve dëshmon për pozitën primare të këtij esnafi. Kështu në Elbasan njihen disa si Çezma e Tabakëve, Sheshi i Tabakëve, Teqja e Tabakëve, Mulliri i Tabakëve, Xhamia e Tabakëve, Tyrbja e Tabakëve, Sallatashi i Tabakëve, Rrapi i Tabakëve. në raste luftrash ky esnaf mbante një grup të gatshëm luftëtarësh beqarë të cilët jetonin tek hani i Beqarëve. Tabak vjen nga fjala arabe “debbag” që do të thotë lëkurë. Regjia e lëkurëve bëhej në punishte pranë vendeve me ujë. Me përpunimin e lëkurës nuk merreshin vetëm tabakët por edhe saraçët, opingarët, papuçinjtë e këpucarët. Elbasani shquhej për lëkurat e ngjyrosura, punimin e mëshinit të hollë, saftianit të butë dhe qoseles me shkëlqim. Specialisti i fundit që jetoi deri në fillim shekullin XX dhe që ngjyroste kajzerin (lëkurë e përpunuar e dhive dhe e kecave me ngjyrë të kuqe) ishte Sula i Bajram Tabakut. Kazazët Kazazët njihet si zeje mjaft e vjetër për përpunimin mëndafshit dhe pambukut dhe ishin të organizuar në esnaf që nga shekulli XV-XVI. Pranë parkut Rinia ka mbetur ende emri Fusha e Kazazëve ku mjeshtërit kallfë, çirakë, kazazë vendosnin veglat portative të punës në verë për të derdhur lëndën e parë që ishte kryesisht mëndafsh. Prodhohej fije ibershimi, pupëza festanuzi, dizje djepi, qostekë sahati. Esnafi kishte rreth 1880 anëtarë kryesorë ndër të cilat Osman Metani, Himë Gurabardhi, Dem Shinkolla, Ali Kumi, Ali Gaçja, Xhaferr Metani. Në fillim shekullin e njëzetë anëtarë të esnafit të Kazëve ishin Musa Selita, Mehmet Selita, Osman Myslymi, Ali Palloshi, Mehmet e Kamber Shupheja, Kup e Haxhi Çengeli, Hasan Kazazi. Çibukçinjtë Kjo lloj zeje në Elbasan fillon në shekullin e XVIII dhe ka pasur esnafin e kohës. Lënda e parë për të bërë çibukët ishte druri i shqopës, i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për tu gdhendur. Veglat e punës ishin tezgjahu (një fije metali e mprehtë) që vihej në lëvizje nga një dërrasë, turjela e tendosur me litarë të hollë që shërben për të hapur birat, morseta, dalta, lima thika me majë të mprehtë. Pasi i jepej forma artistike çibukut ngjyrosej me të zezë ose kafe në të kuqe. Artizanët zbatonin forma të thjeshta arnamentesh për çibukët ndërsa llullat ishin më të lehta. Në grykën ku vendosej zjarri i vihej një shtresë sermi. Kishte edhe çibukë prej briri të cilët realizoheshin me formë metalike. Mjeshtër të kësaj zeje që njiheshin në fund të shekullit tetëmbëdhjetë ishin Memhet Shurdhi (çibukçiu) i biri me më pas djemtë e këtij të fundit, dhe mehmet Musai ndërsa në fillim shekullin XX Ibrahim çibukçiu (Bebeti) dhe djemtë e tij Musai, Bexheti dhe Abedini, të cilët prodhinin çibukë prej briri. Opingarët dhe Saraçët Zejet për opingat kanë qënë të hershme. Opingat punoheshin sipas modeleve dhe kërkesave të qytetit e fshatit. Lënda e parë ishte lëkurë e parapëlqyer, fijet e syzmet. Prodhoheshin opinga qoseleje, opinga me syzme, opinga me rretne. Opingat e qoselesë kishin xhufka me maja. Saraçët prodhonin shala kuajsh, rripa, frerë, kollanë bishta kuajsh, trakaçë, çanta lëkure. Opingarët dhe saraçët kishin dyqanet e tyre në rrugën e ndërmjetëve të shesheve të leshnave, drithërave dhe kasapëve të Bezistenit. Deri në vitin 1912 kishte 40 mjeshtër saraçë si Ali Kaçuli, Ali Kardashi, Mustafa Banja. Në vitin 1932 Elbasani kishte rreth 60 mjeshtër. Qeleshepunuesit Një nga zejet e njohura në Elbasan kanë qënë punimi i qelesheve. Ato përgatiteshin nga leshi i deleve dhe ishin dy llojësh: të gjata (tirane) që përdoreshin vetëm për qytetarët dhe në disa fshatra të Peqinit ai dhe qeleshe sheshje të shkurtra që përdoreshin nga fshtarët. Zona e Sulovës dhe e Vërçes përdornin takie ose qeleposhe prej haseje. më vonë zejtarët prodhonin edhe qeleshe Kosove. Mjeshtri e rrihte leshin me çark, e shtronte në banak dhe me ujë të ngrohtë e sapun e shkumonte mirë, e sheshonte me vegël druri ose tunxhi. Këtë material të qullur në formë stofi e fuste në kallëpe prej balte dhe i jepte formë. E linte pak të thahej në kallëp, e hiqte nga kallëpi, e lante me ujë të ngrohtë e sapun derisa të zbardhej mirë. Samarxhinjtë Samarxhinjtë njihet si një ndër zejet më të vjetra në Elbasan. Zejtarët elbasanas punonin samar fushe me prapse të lartë e me koxhakikë dhe samar Tirane me prapse të lartë e koxhakikë. Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë samarxhinjtë më të njohur elbasanas ishin Spiro Gygu e Vaslik Kadiu që punonin samarin e llojit të parë ndërsa Myrtaza Zela, Sefer Tirana punonin samar Tirane dhe Mihal Papamihali, Jorgji Pistoli, Mihal Bushaku punonin samar fushe. Në fillim shekullin XX përmënden Jan Çerekja e Mir Gjika. Samarët punoheshin me dru Frashëri, i cili pasi njomej me ujë përkulej me anë të zjarrit për të marrë formëne harkut të shpatullave. Lidhja bëhej me gozhdë e me kunja. Politika Arsimi Në Elbasan funksionojnë shumë institucione të arsimit parashkollor, nëntëvjeçar e të mesëm, si dhe Universiteti "Aleksandër Xhuvani". Ekonomia Elbasani është një qendër e rëndësishme industriale. Elbasani është qendër e prodhimit të hekurit për ndërtim. Në Elbasan ka gjithashtu edhe një fabrikë çimentoje, një fabrikë të prodhimit të ferrokromit, të oksigjenit, një kombinat të përpunimit të drurit, etj. Zhvillim industrial filloi gjatë regjimit të Zogut me prodhimin e duhanit dhe pijeve alkoolike, dhe arriti kulmin gjatë regjimit komunist. Qytetit i ishte fituar rëndësi pasi kinezet kishin ndërtuar një fabrikë të çelikut në vitin 1974. Ka pasur edhe industri të tjera që vepronin në qytet gjatë regjimit komunist, dhe si rezultat qytetit tani vuan nga ndotja. Qytetarë të famshëm Onufri (sh. XVI), piktor. Hafiz Musa Basha (1892 - 1977), kryetar i bashkisë së Elbasanit (1928 - 1931), kryetar i odës së tregtisë (1931 - 1933), myfti i qytetit te Elbasanit (1934 - 1943), kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (1945 - 1954). Kostandin Kristoforidhi (1827 - 1895), gjuhëtar, themelues dhe përpilues i fjalorit parë të gjuhës shqipe. Nilo Borxhia (1870 - 1942), murg basilian ortodoks, bibliofil, filologu, shkrimtar dhe teolog arbëresh, ishte në misionin Episkopale në Elbasan. Shefqet Verlaci (1878 - 1944), politik. Aleksander Xhuvani (1880 - 1961), filolog. Ethem Haxhiademi (1902 - ?), shkrimtar dhe dramaturg. Në vitin 1945 ai ishte një nga anëtarët e parë të Lidhjes së shkrimtarëve shqiptarë. Shiko edhe Historia e Shqipërisë Lista e qyteteve të Shqipërisë Turizmi në Shqipëri Turizmi në Elbasan Lidhje të jashtme Faqja zyrtare e Bashkisë së Elbasanit Lajme nga Elbasani Albume fotografike Fotografi nga Elbasani Burimet Qytete në Shqipëri Qytete shqiptare
3350
Komua e Gjilanit është njësi administrative në pjesën lindore të Kosovës me qendër në Gjilan. Gjilani (ose Gjilan, serbisht Гњилане/Gnjilane) është një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës. Është vendosur në fushën e Gjilanit gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës në Anamoravë. Ndërsa Regjioni i Gjilanit ka një sipërfaqe prej 525 km katror dhe përbëhet nga 63 fshatra, ka pozitë të mirë gjeografike, relievin dhe faktorët klimatik që krijojnë mundësi për zhvillimin e një flore dhe faune të pasur. Regjioni i Gjilanit i përket një biodiversitet i pasur, duke filluar nga bimët barishtore, kullosave, bimëve mjekuese, aromatike, bimëve bujqësore (gruri, misri, tërshëra, patatja etj) shkurret, pyejet me drunj të ndryshëm. Regjioni i Gjilanit është i pasur edhe me lumenjë dhe dy penda artificiale atë të Livoqit dhe të Përlepnicës, ku llogaritet të banuara (habitate) me disa popullata (peshq etj), si dhe gjallesa të fundit të lumenjëve që i quajmë bashkësi jetësore të bentosit. Historia Në gastrën e quajtur Gavran ka ekzistuar edhe nji vendbanim , emri i të cilit nuk dihet. Supozohet se është vendbanim i xehtarëve gjatë kohës së eksploatimit të të xehes në Gllamë. Sipas disa thënieve, thuhet se në fshatin Depcë, të Kosovës Lindore, ana e Preshevës ekzistonte si vendbanim Gjinaj, tani lagje. Këta kanë bërë tregëti me Novobërdën. Për të qenë më afër tregut, si dhe kushteve më të mira për jetë ata tërhiqen nga ai vendmbanim dhe vendosën në tritorin e sotëm të Gjilanit, i cili në at kohë ishte livadhe, por që ishte i përshtatshëm për bujqësi, sidomos për blegtori. Në bazë tëkëtyre e ka marrë edhe emrin. Në Defterin osman të vitit 1455, thuhet se ky vendbanim ka patur 41 shtëpi, ndërsa sipas defterit kadastral të vitit 1566-1974, kishte 38 shtëpi e 12 beqarë. Ky vendbanim përmendet edhe më vonë në dokumente të shkruara dhe nga udhë përshkrues të ndryshëm. Rreth emrit të tij ekzistojnë disa mendime. Disa thonë se emrin e ka marrë në bazë të një vendbanimi me emrin Gjinaj që ka qenë në afërsi të fshatit Depcë të komunës së Preshevës, por që atëherë i takonte Gjilanit. Një mendim tjetër thotë se një oficer otoman që ka qëndruar në këtë vendbanim paska qenë nga një Gjejlan, që qenka diku në Siri apo diku tjetër në Lindjen e mesme dhe e ka pagëzuar me këtë emër, ndërsa mendimi më real qëndron në faktin se në Gjilan, rreth vitit 1750 u vendosë familja Gjinolli, që këtu erdhi nga Artana (ish Novobërda), e që i takonte fisit Gjinaj, andaj edhe nga kjo familje (Bahti Beg Gjinolli) e mori edhe emrin. Thuhet se vendbanimi i parë i Gjilanit ishte më në veriperëndim, në lagjen e sotme Dardania I, por që në vitin 1830 e përfshiu një zjarr dhe u dogj tërësisht. Familja e Gjinollëve pastaj qytetin e zhvendosi më në lindje, në mes të shtëpisë së sotme të mallrave dhe të tregut, lagje kjo që është quajt edhe Begler mëhallë. Gjilani në kohën e sundimit të Perandorisë Otomane, një herë i takonte sanxhakut të Vushtrrisë në Vilajetin e Kosovës e pastaj edhe Vilajetit të Prizrenit, sipas rregullimit të atëhershëm administrativ të shtetit otoman, nga se nuk ishte ndonjë vendbanim i madh për t’u bërë qendër administrative. Rrita më e hovshme e Gjilanit fillon pas sëmundjes së murtajës që e përfshiu Gjilanin në vitin 1836 dhe me Shpërnguljet e mëdha me 1877/1878. Lagjet më të vjetra të Gjilanit ishin ajo e Bejlerëve, Atik Xhami Mahalla dhe Çifllak mëhalla, pastaj u zgjerua edhe në lagjet: Mëhalla e Varoshit, Mahalla e romëve, Baçevina, Dere mëhalla, mëhalla e muhaxhirëve e kështu me radhe. Qyteti i sotëm i Gjilanit u themelua nga pushtetmbajtësit e Kosovës Gjinollët, me prejardhje shqiptare , nga fshati Gjinaj i Lumës. Ata në shekullin e XVIII morën pushtetin në Kosovë duke përfshirë edhe Gjilanin, Bujanocin dhe Preshevën. Selia e tyre ka qenë Prishtina. Një kusheri i tyre më mire të thuhet , një pjesë e kësaj familjeje feudale shqiptare sundonte mbi tërë Moravën e Kosovës.. Artizanatet - zejtaria Në fund të shekullit XIX dhe shek. XX, ishin shquar dhjetra artizanate dhe zeje :Zhgunar-Gëzoftar /abaxhi/ ; Rrojtar /berber/:;Çanakpunues /bludarë/; Mullinxhi : 3 mulli ; Ekmekxhi ; Jogurtxhi ; Kazanxhi; Kallajxhi :; Kasapë ; Kafexhi; Vozgarë /kacaxhi/ ; Qepabxhi; Qeleshepunues; Farkatarë ; Zeje qerresh : Këpucëtarë ; Mehanxhi ; Mumxhi/ balsamosje/ ; Mutavxhi /çergepunues/ ; Mbathtarë /nalban/ ; Nanullxhi ; Opangaxhi ; Sahatçi ; Samarxhi ; Teneqepunues : ; Armëpunues ; Havanxhi /enë/ ; Hallvaxhi ; Hamamxhi : ; Çibukxhi . me dhjetra punëtori.Të gjitha këto zeje janë klasike, punohet zeja në punëtori. Prej këtyre zejeve të vjetra kanë vdekur zejet : Zhgunar-Gëzoftar /abaxhi/, Çanakpunues /bludarë/, Kazanxhi,Qeleshepunues, Mumxhi, Mutavxhi /çergepunues/, Nalbanxhi, Nanullxhi, Opangaxhi, Samarxhi, Havanxhi, Hamamxhi,.... Gjilani ndërmjet dy luftërave botërore Pas Luftës së Parë Botërore, me krijimin e Mbretërisë SKS, pikërisht në kohën kur shqiptarët prisnin të korrigjohesin padrejtësitë që iu kishin bërë vite më parë në Konferencën e Londrës, Kosova dhe pjesë tjera të kombit shqiptar u pushtuan nga ushtria serbe ndërsa, Fuqitë e Mëdha ndërkombëtare, në Konferencën e Paqes që u mbajt në Paris më 1919, edhe një herë sanksionuan kombin shqiptar në Kosovë, duke lejuar pushtimin e territoreve të tyre nga ushtria serbe. Kosova nën Mbretërinë e SKS-së ishte krahina më e pazhvilluar ekonomikisht. Ngecja ekonomike ishte rezultat i politikës së padrejtë serbomadhe, si dhe e prapambetjes së trashëguar të sistemit feudal ushtarak osman, prandaj, me të drejtë thuhet se shteti jugosllav, ishte ―burg‖ i vërtetë për pakicat. Për dallim nga pakicat tjera që jetonin në shtetin jugosllav, shqiptarët ishin numerikisht shumicë, ndërsa pozita e tyre shoqërore ishte tejet e rëndë. Për të qenë ironia edhe më e madhe, parlamenti SKS i kishte dërguar letër parlamentit të Shqipërisë duke i vënë theks të veçantë pozitës shoqërore të shqiptarëve të Kosovës kinse: me vullnet të plotë shqiptarët e Kosovës iu bashkuan shtetit SKS dhe se janë të kënaqur me trajtimin e tyre për faktin se ata kryejnë me vullnet shërbimin ushtarak në shtetin jugosllav‖. Letrën serbe e përktheu Luigj Gurakuqi, ndërsa reagoi ashpër Hasan Prishtina dhe Hoxhë Kadriu, që në emër të parlamentit shqiptarë kërkuan bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, duke marrë vendim që të dërgojnë personalitete në Evropë për të informuar lidhur me gjendjen e vështirë shoqërore në Kosovë. Në ekonominë e prapambetur të Gjilanit domintonte tipi natyral i prodhimit. Ndryshimi i raporteve, procesi i kalimit prej prodhimit natyral në atë monetar e më vonë në forma moderne të ekonomisë kapitaliste, u bë për një kohë shumë të gjatë dhe me një ritëm shumë të ngadalshëm, ndonëse ekzistonin kushte të volitshme natyrore dhe demografike për një zhvillim më të shpejtuar ekonomik të kësaj treve. 1941-51 Mikrotoponimet Mikrotoponimet më karakteristike janë: Zabeli i Sahit Agës, Kalillat, Çenar Çeshmja, Çeshmja-Kroni i Petigocit,Çeshmja- Kroni i Borodinit, Bregi i Borodinit, Qeremidhanja, Mullini Arapit, Ura te Mullini i Arapi, Gaz-hanja, Udha ngushtë, Livadhet e Koretishtes, Gavrani, Shadërvani i Okllapëve ( në fshatin serb Koretishtë), banja, Drenik, Bregi Djegun, Dhevi Bardhë, Gllama, Te Lomtë, Çerkezkat, Kodra Livoçit, Popovica-Kodra e Dëshmorëve, Livadhet e Shillovës, Bahqet e Shehrit (Qytetit), Baçevinat, Kamniku, Stanishorka, Dobrusha etj. Gjeografia Komuna e Gjilanit gjendet në pjesën juglindore të Kosovës, rajoni i Anamoravës. Është njëra nga komunat e mëdha të vendit. Pozita gjeografike që ka, i mundëson asaj lidhje të mira me qendrat tjera të Kosovës dhe të rajonit. Rreth qytetit të Gjilanit shtrihen bregoret Kodra e Dëshmorëve (Popovica), Gllama, Dheu i Bardhë, fusha e Malishevës, Zabeli i Sahit Agës dhe Bregu i Thatë. Nëpër qytet kalojnë tre lumenj të vegjël, Mirusha, Banja dhe Stanishori, të cilët bashkohen dhe derdhen në Moravë, në perëndim të fshatit Uglar. Gjilani është larg nga Prishtina, kryeqendra e Kosovës, 46 kilometra, nga Kamenica - 27 km, nga Vitia - 22 km, nga Artana – rreth 25 kilometra. Me komunat e regjionit kufizohet, në juglindje me Preshevën (33 km) dhe Kumanovën (53), ndërsa në lindje – me Bujanocin (40 km).  Ndërtimi i rrugës Gjilan-Lipjan, nga drejtimi i Kishna Polës, ka shkurtuar dukshëm distancat e kësaj komune me aeroportin e Prishtinës, me rrugën e kombit si dhe me hekurudhat e Kosovës, në Ferizaj dhe Lipjan. Gjilani do të lidhet së shpejti edhe me Kumanovën, nga drejtimi i Stançiqit, ku parashihet hapja e një pike doganore. Gjilani ka kushte të mira për bujqësi dhe njihet si qytet agro-industrial. Ka klimë të mesme kontinentale, me vera të nxehta dhe dimra të ftohtë. Temperatura mesatare e janarit është -0.9 shkallë celciuz, ndërsa temperatura mesatare e korrikut – 21.5 gradë. Në vjeshtë, këtu bien shira, mesatarisht 177 mm, ndërsa në verë – 129 mm. Sasia e reshjeve në pranverë është 145 mm dhe në dimër – 130 mm. Rrethinën e Gjilanit e përcakton lumi Morava e Binçës, i cili mbledhë gjithë lumenjtë e vegjël, me një prurje mesatare mujore prej 6.7 metra kub /sekondë/. Në juglindje rrethohet nga malet e Karadakut. Koordinatat e shtrirjes së qytetit të Gjilanit janë 42 shkallë në veri dhe 21.20 shkallë në lindje dhe në një lartësi mbidetare qyteti prej 501 dhe 590 m ndërsa regjioni prej 475 m në Budrikë deri në 1000 m lartësi mbidetare në zonën kufitare me Maqedoninë (Stanqiq). Rrethina e Gjilanit është e pasur me xehe (hekur e leucid) dhe me burime minerale (Nasalë, Pidiq, Kmetoc, Uglarë, Përlepnicë). Në hartat sizmike, Gjilani njihet si rajon me shkallë të lartë rrezikshmërie. Në vitin 2002, është goditur nga një tërmet, i cili ka lënë një të vdekur, dhjetëra të lënduar dhe mbi 8 mijë objekte publike dhe private të dëmtuara. Gjilani është binjakëzuar me qytetet dhe komunat Luterbah (Francë), Iper (Belgjikë), Jelderim (Turqi) dhe të tjera. Demografia Deri në filli të shekullit XIX nuk kemi shënime të sakta mbi strukturën dhe numrin e banorëve të vendbanimit të Gjilanit. Në vazhdimësi që nga themelimi dihet se Gjilani ka qenë i banuar nga popullsia shumicë shqiptare por ka pasur edhe serb, turq dhe rom. Në Gjilan dhe rrethinë ishin bërë ndryshime të mëdha etnike, si pasojë e lëvizjeve të mëdha të popullsisë së ikur nga viset e përfshira në luftërat ruso-turke (1877-78) dhe nga ardhja e muhaxhirëve të ndjekur nga pushteti serb. Sallnamet e Vilajetit të Kosovës për shekullin XIX dhe fillimin e shekullit XX ofrojnë të dhëna edhe për popullsinë e vilajeteve, sanxhaqeve dhe kazave. Megjithatë, këto shënime nuk janë të plota dhe të sakta edhe për shkak të rezistencës së vazhdueshme të shqiptarëve dhe nga fakti se regjistrimet bëheshin për qëllime të rekrutimit dhe të mbledhjes së tatimeve. Kjo bënte që shqiptarët të fshini numrin e saktë të anëtarëve të familjes dhe të shtëpive, duke tentuar të zvoglojnë shumën për tatim, si dhe për t’u shmangur shërbinmit ushtarak, që ishte barrë e rëndë për ta. Sipas raporteve të konsullit francez në Shkodër ( Viet), në vitin 1866, Gjilani ishte një qytet i hapur i banuar kryesisht me popullsi turke (shqiptarë të besimit islam) dhe popullsi greke (serbë e ortodoksë). Sipas vjetarit për vitin 1873/74, Gjilani i kishte 527 shtëopi me afër 3.000 banorë dhe se shumica ishin mysliman (shqiptarë). Në vitin 1900/1 thuhet se i kishte 1.000 shtëpi, prej të cilëve, 3.300 banorë ishin serb, ndërsa të tjerët shqiptarë dhe të tjerë. Pas Luftës Ruso-Turke, ushtria serbe pushtoi tokat e Sanxhakur të nishit në vitin 1877-78, të banuara me popullatë shqiptare. Nga popullta shqiptare muhaxhire e Sanxhakut të Nishit në këtë vendbanim u strehuan shumë familje, sidomos ato Bunjakët (Deshillofcët), Oranët, Pllanët, Sllamnikët, Brestovcët, Rukovcët, Dubocët, Grainctë, Tërstentë, Gjigollët, Llapashticët, Radecët, Kacabaçët, Klaiçëz, Masuricët, Lipovicët, Rafunët, Huruglicët, Bajralitë, Shahiqët, Slishanët, dhe shum të tjerë. Sipas regjistrimit të vitit 2011, komuna e Gjilanit ka 90.178 banorë. Hapësira e komunës shtrihet në 392 km/2 dhe përbëhet prej 42 zonave kadastrale. Deri më 2010, përfshinte një territor prej 515 km/2, me 63 vendbanime, 54 zona kadastrale. Decentralizimi e ka reduktuar për 123 km/2 (12 zona kadastrale), të cilat i janë bashkuar komunës së re të Parteshit (3 zona kadastrale) dhe komunës së zgjeruar të Artanës (9 zona kadastrale). Popullsia e Gjilanit, përherë ka qenë e përzier, por me një shumicë dominuese të shqiptarëve, si gjatë sundimit turk, ashtu edhe atij serbo-jugosllav. Sipas regjistrimit të vitit 2011, komuna e Gjilanit ka 90.178 banorë. Shqiptarë - 87.814, serbë - 624, turq - 978, boshnjakë - 121, romë - 361, ashkali - 15, goranë - 69, egjiptian - 1, të tjerë - 95. Kanë preferuar të mos përgjigjen - 35 persona. Në vitin 1931 në qytet kanë jetuar 7 215 banorë, përderi sa në vitin 2011 në qytet jetojnë 54.239 banorë, kurse në zonat rurale - 35.939. Ndarja e popullsisë sipas gjinisë: meshkuj - 45.354, femra - 44.824. Hapësira e komunës shtrihet në 392 km/2 dhe përbëhet prej 42 zonave kadastrale. Deri më 2010, përfshinte një territor prej 515 km/2, me 63 vendbanime, 54 zona kadastrale. Decentralizimi e ka reduktuar për 123 km/2 (12 zona kadastrale), të cilat i janë bashkuar komunës së re të Parteshit (3 zona kadastrale) dhe komunës së zgjeruar të Artanës (9 zona kadastrale). Artanës i janë bartur zonat kadastrale: Dragancë, Koretishtë, Kufcë e Epërme, Makresh i Epërm, Makresh i Poshtëm, Mozgovë, Parallovë, Stanishor dhe Strazhë. Ndërkaq, Budriga, Parteshi dhe Pasjani përbëjnë komunën e re të Parteshit. Qyteti i Gjilanit përbëhet prej njëmbëdhjetë lagjeve, pesë shesheve dhe ka 149 rrugë të emërtuara. Shtrihet nga Kodra e Dëshmorëve (Popovica), Gllama, Dheu i Bardhë, fusha e Malishevës, Zabeli i Sahit Agës dhe Bregu i Thatë. Nëpër qytet kalojnë tre lumenj të vegjël, Mirusha, Banja dhe Stanishori, të cilët bashkohen dhe derdhen në Moravë, Velekince. Vendbanimet e komunës së Gjilanit janë këto: Bilinicë (314), Bresalc (2823), Bukovik (80), Burincë (00), Capar (208), Cërnicë (1963), Çelik (87), Demiraj (112), Dobërçan (2659), Dunav (10), Gadish (331), Goden (29), Gumnishtë (473), Gjilan (54239), Haxhaj (206), Inatoc (30), Kishnapolë (235), Kmetoc (691), Kravaricë (264), Kurexh (394), Lipovicë (24), Livoç i Epërm (2551), Livoç i Ulët (3497), Lladovë (545), Llashticë (1624), Llovcë (169), Malishevë (3165), Muçibabë (80), Nasalë (209), Përlepnicë (1944), Pidiq (342), Pograxhë (1211), Ponesh (967), Selishtë (179), Sllakoc i Epërm (256), Sllakoc i Ulët (64), Sllubicë (73), Stançiq (8), Stublinë (79), Shillovë (547), Shurdhan (156), Terzijaj (00), Uglar (1021), Velekincë (1602), Vërbicë e Kmetocit (348), Vërbicë e Zhegocit (584), Vrapçiq (290), Zhegër (3327), Zhegoc (168). Dy vendbanime, Burinca dhe Terzijajt, sipas regjistrtimit të vitit 2011, nuk kanë asnjë banorë. Burimet biotike Shoqërimet bimore të ekozonës së Gjilanit, janë gati autoktone. Kjo bimësi është adaptuar me kushtet ekoklimatike dhe brezat e lartesisë. Nuk ka ndryshime të dukshme nga një mikrozone në një tjetër. Flora Flora me tipike karakterizohet nga: Drunjët pyjorë: Bungu(Qurecus pertreaea), Bugebuta(Quercus bupescentis), Shparthi(Quercus fraientto), Qari(Quercus ceris), Shkoza(Carpinus betuls)etj. Bimësi barishtore: Salepi(Orchis), Lajthia(Corylus clourna), Mjedra(Rubus idaeus), Hithra(Urtica dioica), çaji i malit(Sideritis syriaca), Festuka (Festucetum basniacae) etj. Bimësia e kultivuar në këtë zonë karakterizohet: Pemët frutore: Molla, Dardha, Qershia, Kumbulla, Hardhia. Bimër agrare: Gruri, Elbi, Misri i vendit, Jonxha, Fasulia, Paxhari i sheqerit, perimet etj. Bimët e ulëta (Tallophyta): Algat e ndryshme, Kërpudhat dhe Likenet Fauna Për këtë kategori jaë regjistruar numër i lartë llojesh. Peshqit: Janë regjistruar disa lloje peshqish Amfibët: Janë regjistruar disa lloje ambifësh Zvarranikët: Janë regjistruar disa lloje reptilësh. Zogjtë: Avifauna ka rëndësi, për shkak të pasurisë së madhe të llojeve të rralla që gjenden në këtë ekozone. Gjitarët : Janë shtazë të numritë të vogël në regjion dhe më gjerë, duhet të kemi kujdes për ato, katër kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme: ujku, ariu i murrëm, vidra dhe dhia e egër. Kjo pasuri shpjegohet me praninë e habitateve nga më të ndryshmit, me kullosat alpine (habitatet bimore, sipas lartësisë mbi rrafshin e detit, toka bujqësore, shkurreta, pylli i lartë i dushkut, pylli i lartë i ahut dhekullosat alpine). Secili prej habitateve ka përfaqësuesin avifaunistikë pak a shumë të ndryshëm dhe larmia e habitateve shëndërrohet në pasuri të madhe të llojeve. Struktura e llojeve i bindet raportit sipërfaqësorë të habitateve. Klima Në regjionin e Gjilanit mbretëron klima e mesme kontinentale, ngase ka një lartësi relative mbidetare prej 410 m. Nuk ka erëra të forta në Fushën e Gjilanit. Rëndom frynë veriu i cili vjen nga verilindja. Kjo erë është e thatë, e ndonjëherë kur vjen me të shiu është i imët dhe i shkurtër. Kjo erë është e ftohtë, gjatë dimrit shpesh sjell borë të imtë. Era perëndimore e cila vjen nga drejtimi i Prishtinës , nëpër Bresalc e Pasjak në Anamoravë sjell shi e herë, herë është shumë e fortë. Në popull njihet si “ Era e Kosovës”, dhë për këtë erë thonë se “ edhe lagë edhe thanë”. Nga jugu , kah Malet e Karadakut fryen "era" - jugu erë e nxehtë me plot lagështi, e cila dimrit sjell mot të butë, për këtë erë në Karadak thonë se “ e shkrinë borën”. Gjilani dhe vendbanimet për rreth kanë dimra të butë. Përgjatë fushës së Anamoravës si në at të Epërmen dhe në at të Poshtmen janë prezent rrymat e erërave. Pjesa më e nxehtë është Anamorava e Poshtme kurse pjesët më të larta janë më të ftohta. Luginat mund të konstatojmë se janë më të mbrojtura nga erërat se sa kodrat për rreth. Dominojnë erërat veriore dhe perëndimore të cilat sjellin të reshura. Mesatarja e temperaturave vjetore për Gjilan është 10.6 gradë celsius. Temperatura mesatare e muajit më të ftohtë është ajo e janaritn -0,9 gradë C, e muajit më të ngroht e korrikut me 20,7 gradë C. Në Anamoravë janë më të vogla se sa në viset më të larta në shpatijet e Maleve të Karadakut. Ujërat Regjioni i Anamoravës është i pasur me ujëra, sidomos me ujëra rrjedhëse, me liqene artificiale, me ujëra termo-minerale, me burime të ndryshme, me kroje etj. Territorin e Anamoravës e karakterizojnë numër i madh i ujërave rrjedhëse, mbitokësore. Është i njohur edhe në rrjedhat ujore në hapësira jashtë komunës dhe Anamoravës, lumi Morava e Binçës, i cili buron në fshatin Binçë. Ai në pellgun e vet mbledh një mori lumenjsh me madhësi dhe sasi të ndryshme ujërash. Të gjithë lumenjtë, të vegjël e të mëdhenj, dhe përroskat e territorit të komunës së Gjilanit e më gjerë, rrjedhin në drejtim të Moravës së Binçës. Përgjatë tërë trevës së Anamoravës, rrjedh lumi më i madh i Kosovës Lindore - Morava e Binçës. Në këtë lumë derdhen degët më të vogla të saj, sidomos në rrjedhën e poshtme, si: lumi i Livoçit, i Cernicës, i Llashticës, i Zhegrës, i Pasjanit, i Bresalcit, i Përlepnicës si dhe lumi Krivareka, duke vazhduar me rrjedhën e saj të mëtutjeshme nëpër Serbi në drejtim të Detit të Zi, me emërtimin Morava Jugore. Lugina e gjërë, grykat e krijuara nga Morava e Binçës, si ajo e Konçulit dhe e Uglarit, e Pogragjës e më gjërë, kanë krijuar edhe rrafshin aluvial, duke e bërë këtë territor shumë të komunikueshëm. Të gjitha ujrat rrjedhëse të Anamoravës derdhen në Moravën e Binçës. Shtrati dhe rrjedha e saj shtrihet përmes këtij nënregjioni. Ajo ka një luginë kompozite, me pjesë të zgjeruara në rrjedhën e mesme dhe me gryka në rrjedhën e mesme e të poshtme, të cilat i ka krijuar vetë. Prej fshatit Pasjan deri në Miresh (Dobërçan), Morava thellon shtratin e saj në formacione të vjetra të paleozoikut, duke formuar grykë të gjatë. Në rrjedhën e poshtme, merr lumin e shtrembër të Krivarekës, nëpërmjet grykës së Konçulit del në Kosovën Lindore - dhe më tutje, si Morava Jugore në Serbi. Derdhet në lumin Danub e më tutje në Detin e Zi. Në rrjedhën e mëtutjeshme, me vete mbledh të gjitha ujërat e Anamorevës nga komuna e Vitisë, e Gjilanit dhe e Dardanës dhe më tuje të Kosovës Lindore,vetëm si lumi Morava, ndërsa në Serbi si Morava Jugore. Burimi i saj është në lartësinë deri 1000 metra. Deri në daljen në ultësirë ka një gjatësi afro 23 km. Drejtimi meridianal arrin deri në Kllokot, nga këtu merr drejtim nga lindja dhe verilindja, me rënie më të lehtë. Masivi i maleve të Kardakut në jug, jep më shumë rrjedhje lumenjsh sesa malet e Zhegocit në anën veriperëndimore, që janë më të ulëta dhe kanë rrjedhë më të varfër ujërash. Si rrjedhë e parë, në anën e djathtë, është lumi i Letnicës, pastaj i Zhegrës, ose lumi i Karadakut; i Pogragjës si lum i rrjedhës së poshtme të kësaj komune etj. Ndërkaq, nga rrjedhat e anës së majtë janë lumi i Cernicës, i Livoçit, i Bresalcit dhe tri përroska të vogla të Gjilanit (e Banjës, e Stanishorit dhe e Dobrushës), të cilat bashkohen 6 km larg nga Gjilani, duke formuar lumin e Malishevës dhe së bashku derdhen në Moravë, si dhe lumi i Përlepnicës, ndërsa në fund lumi i Krivarekës dhe i Hogoshtit të komunës së Dardanes. Me sasinë më të madhe të ujit dallohet lumi brrylor (Krivareka), së bashku me lumin e Hogoshtit, që bashkohen jo aq larg nga fshati Domoroc, dhe në fshatin Korminjan derdhen në Moravë, pak kilometra para grykës së Konçulit. Duke u lëshuar në ultësirë, nga Kllokoti deri në hyrje të grykës së Uglarit-Pogragjës, rënia e tij është shumë e ngadalshme. I tërë nënrajoni i Anmoravës është i pasur me ujëra të pijes, nga burimet e ndryshme, puset, krojet, të cilat dallohen me ujë të ftohtë dhe të pastër. Morava e Binçës, së bashku me Drinin e Bardhë, me Ibrin, Sitnicën etj., hynë në radhën e lumenjve më të mëdhenj të Republikës së Kosovës. Vendësit e quajnë Morava e Binçës, sepse buron në afërsi të fshatit Binçë të Karadakut, prej nga edhe e ka marrë emrin. Rrjedh përgjatë tërë territorit të komunës së Vitisë, ku dhe ka burimin, duke vazhduar rrjedhën përmes territorit të komunës së Gjilanit dhe një pjese të Dardanës (Kamenicës) e më tutje, në gjatësinë prej afro 60-70 km gjithsej. Morava është mjaft e pasur me ujë dhe ka rëndësi të madhe për banorët e fshatrave përreth, duke u shfrytëzuar për ujitjen e kulturave bimore. Për shkak të shtratit të cekët në rrjedhën e mesme dhe të poshtme, shpesh bën vërshime të shumta, duke dalë nga shtrati dhe duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme kulturave bimore. Janë të njohura vërshimet në pranverë, kur shkrihet bora në malet përreth dhe në vjeshtë e pranverë, kur bien shira të mëdha. Liqenet artificiale Liqeni akumulues i Livoçit, gjendet në lumin e Livoçit dhe është në afërsi të Gjilanit. Është qendër e rëndësishme rekreative e banorëve të qytetit dhe e popullsisë përreth. Prapa pendës së betontë, e cila është e lartë 21 metra, është formuar një akumulacion prej 1,6 milion m3 ujë. Liqeni i Përlepnicës është ngritur në vitin 1966, shfrytëzohet edhe për pije edhe për ujitje të 350 21 hektarëve tokë të punuar. Liqeni akumulues i Përlepnicës është formuar në lumin me të njëjtin emër. Vëllimi i ujit të tij është 4.2 milionë m3 . Ka një sipërfaqe prej 1.634 km2 , dhe prurje prej 16.32 m3 ujë në sekondë. Ujërat termo-minerale Regjioni i Anamoravës është i njohur për ujëra termo-minerale. Aty afër, pranë rrugës Gjilan-Ferizaj, në largësi prej 15 km nga Gjilani, ndërsa 17 km nga Ferizaj, gjendet banja e njohur e Kllokotit, me veçoritë e saj karakteristike termo-minerale. Ndërkaq, në territorin e Komunës gjendet Banja e Uglarit afër fshatit Uglar, 9 km në juglindje të Gjilanit. Uji i këtyre burimeve akumulohet në pishinë natyrale të gjatë 8 e të gjërë 3-4 metra, si dhe të thellë 50-60 cm. Temperatura e ujit është 29o C dhe popullsia e përdorë për shërimin e shumë sëmundjeve. Uji i thartë i Kmetocit gjendet poashtu midis fshatrave Kmetoc dhe MireshDobërçan, ku burojnë disa gurra me ujë mineral. Është i njohur si ujë i thartë i Kmetocit, i cili përdoret për pije dhe për shërimin e shumë sëmundjeve të ndryshme. Sasia e ujit është një litër për sekondë, kurse temperatura e ujit 27o C. Ekosistemet e livadheve Në regjionin e Gjilanit ka mjaftë sipërfaqe të livadheve dhe të kullosave, livadhe mes zonave të pyejeve, buzë maleve të larta, kodrinë, në rrafshinë për rreth lumenjeve etj. Kullosat dhe livadhet janë krujuar në vendet e pyejeve të dikurshme në mënyrë natyrore ose me veprimet e njeriut.Të gjitha sipërfaqet barishtore të cilat njeriu i shfrytëzon me kositje të disahershme quhen livadhe, të gjitha këtë sipërfaqe të barishtave që shfrytëzohen me anë të kullotjes së bagëtis quhen kullosa. Marrë në përgjethësi studimet tregojnë se nëse livadhet do të mbeten si të tilla, deri sa njeriu do ti shfrytëzoj me anë të kositjeve, e kullotat do të mbeten si të tilla për aq kohë sa do të zgjasë shfrytëzimi i tyre me anë të kollotjeve. Nëse menjanohen këto ndikime, atëherë këtë sipërfaqe barishtore do të shëndërrohen në shkurre e më vonë në pyje. Kullosa ka po thuaj në qdo fshat të rrethinës së Gjilanit por më të bukura, ne dritë të shut, temperatura të përshtatshme dhe lagështi janë: livadhet e fshatit Budrigë, Nasale, Cërnicë, Zhegër etj. Këtë kullota kanë pamje karakteristike përveq barërave të ndryshëm rriten edhe kaqubëza të bimëve barishtore me shumë gjemba, dhe shkurre të vogla, të përshatura vendeve të thata me pak lagështi. Arkitektura Para djegies së Gjilanit (1850) shtëpitë ishin të mbuluara me kashtë. Pas djegies, shtëpitë e reja u ndërtuan me qerpiç të quajtura “dollma” tip oriental i shtëpive të mbuluar me qeramidhe e çamte. Çarshia shtrihej prej Xhamisë (së Shehirzadës) në qendër e deri te Ura e Musë Kotorrit (Maskatarit). Dyqanet ishin afër njëri tjetrit dhe ngjante në një kasabave turke. Në atë kohë Gjinollët kishin shtëpi njëkatëshe me lëndë druri (çatmali) me dru-gdhendje të ndryshme dhe me pamje të bukur. Ndërtesa prej guri ishte Kulla afër Sarajit, që një herë shërbeu për mbrojtje e pastaj u shndërrua në sahat kullë dhe hamami. Objektet fetare Xhaminë e vjetër (Atik Xhaminë) e kanë ngritur Gjinollët me material të sjellë nga Artana, kurse xhaminë e re (të Shehrizadës) e ka ngritur Halit Beu, në vitin 1910 kurse minarja i është ngritur në vitin 1921. Kjo xhami është dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2002 dhe u rrënua tërësisht dhe me donacione është ngritur e reja. Xhaminë në Balec Mëhallë e ka ngritur Hysein Pasha (edhe kjo xhami është rinovuar më vonë), ndërsa xhaminë e vjetër (tashmë të rrënuar) në Dere-mëhallë e ka ngritur Rexhep Rexhepi, babai i Hasan Rexhepit mbathtar pronar i hanit. Xhamia në Arbëri (ish Çenar çeshme) është ngritur nga populli gjatë viteve 1990 dhe është përfunduar në vitin 2002. Aktualisht është ndarë edhe një lokacion për ngritjen e një xhamie të re në Gjilan. Kisha në Gjilan, thuhet se është djegë dy herë në vitin 1830 dhe 1852 e këtë të tashmen e ka ngritur komuniteti serb me 12 maj të vitit 1861. Arsimi Arsimi në Gjilan daton që nga periudha e pushtetit osman. Në gjysmën e shekullit të XIX në oborrin e Atik Xhamisë ishte hapur mejtepi. Më vonë këtu është hapur edhe medreseja e më vonë edhe Ruzhdija. Këto shkolla, pos Ruzhdijes që kishte në program edhe lëndë të përgjithshme, kishin program fetar. Përpjekjet për të, u shkolluar në gjuhën shqipe kan qenë të hershme edhe në Anamoravë. Gjatë kohës së Revulucionit Xhonturq të viti 1908 në trojet shqiptare edhe në Kazanë e Gjilanit hapeshin shkollat shqipe. Qarqet patriotike shqiptare të Kazasë së Gjilanit u nxitu të shfrytëzohen liritë e cunguara në këtë plan dhe filluan të përhapen format e format e arsimit shqip, si në planin individual ashtu edhe atë kolektiv. U formua klubi shqiptar si organizatë e gjerë demokratike, në të cilin ishte përqendruar veprimtaria politike dhe kulturore e patriotëve të kësaj ane. Në këtë klub kishte përfaqësues nga të gjitha shtresat shoqërore. Klubi zhvillonte aktivitet të dukshëm në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe në ngritjen e Lëvizjes në nivel më të lartë. Me iniciativën e klubit dhe të disa patriotëve, të prirë nga Hasan Prishtina e Nexhib Draga etj., u hapën shkollat e para private shqipe në Gjilan e rrethinë. Një shkollë e tillë private ishte hapur në Pozharan. Në Kazanë e madhe të Gjilanit, që nga gjysma e shekullit XIX, punonte një shkollë shqipe pran kishës katolike në fshatin Stublla e Epërme. Shkolla është legalizuar në vitin 1905 dhe është financuar nga qeveria austro-hungareze. Mësues në këtë shkollë që nga viti 1896, ishte prifti i famullisë së Stubllës, dom Mikel Tarabulluzi nga Prizreni. Kjo shkollë katërvjeçare për djem dhe vajza, me ndërprerje të kohëpaskohshme, ka punuar gjer më 1921. Përshkak të aktivitetit në rrafshin e ngritjes së vetëdijes kombëtare dhe intelektuale, mësuesi i sajë Dom Mikel Tarabulluzi ishte burgosur , torturuar dhe ekzekutuar mizorisht. Arsimi serb, sipas disa burimeve, daton prej vitit 1858. Në bazë të një dokumenti shkolla shqipe duhet të jetë hapur diku në vitin 1909, por se shumë shpejt kjo shkollë mbyllet, si nga administrata turke ashtu dhe nga ajo serbe. Përmendet se shkollimi fillor në gjuhën shqipe ka filluar me 8 dhjetor të vitit 1941, për t’u vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Aktualisht Gjilani ka 5 shkolla fillore (Musa Zajmi, Thimi Mitko, Abaz Ajeti, Rexhep Elmazi dhe Selami Hallaçi) dhe 5 shkolla të mesme (Gjimnazi “Zenel Hajdini”, shkolla e mesme e mjekësisë “Asllan Elezi”, e bujqësisë “Arbëria”, Ekonomikja “Marin Barleti” teknike “Mehmet Isai”), degën e fakultetit të edukimit “Skënderbeu”, si dhe fakultetet private degën e Kolegjit “Fama” dhe Kolegjin universitar “Gjilani”. Biblioteka Ndërkomunale “Fan S. Noli” Biblioteka ―Fan S. Noli para luftës (1999) kishte 183000 vëllime librash të ndryshëm. Gjatë luftës është shkatërruar, është djegur e asgjësuar 1/3 e fondit të kësaj biblioteke. Ajo një kohë të gjatë nuk u pasurua me fonde librare dhe nuk u mirëmbajt. Përkundrazi biblioteka është varfëruar në çdo pikëpamje, sepse librat e broshurat, inventari e pajisjet e tjera ishin plaçkitur. Po të vështrohen me kujdesë statistikat mbi gjendjen e kuadrit, si dhe pajisjen e bibliotekës me literaturë nga fusha të ndryshme të dijes për kohën në fjalë- vërehet qartazi se është edhe më shqetësuese gjendja, e cila nuk i përmbushte kërkesat e popullatës shumicë. Shkatërrim të madh pësuan edhe më tepër bibliotekat e fshatrave Përlepnicë, Zhegër, Cernicë, Malishevë, Dobërçan, Shurdhan, kurse ajo e fshatit Llashticë është djegur me themel. Kultura dhe Sporti Jeta dramatike në Gjilan ka filluar me vizitat që këtu i ka bërë teatri shëtitës i Perica Aleksiqit (Petre Përliçko), para vitit 1940, ndërsa shfaqja e parë shqipe ka qenë “Vllazni interes” të Kristo Floqit, e shfaqur të dielën, më 26 mars të vitit 1943, nga arsimtarët shqiptarë të shkollës së përzier “Bogdani” në Gjilan. Klubi i parë sportiv i përzier, përmendët të ketë qenë klubi i futbollit “Bashkimi”, ndërsa shoqëria e parë kulturo artistike, e ka pas emrin “Drita”. Gjilani ka disa Shoqëri Kulturo Artistike,si shoqeria e valleve burimore "Bajram Curri" dhe shoqeria e muzikes autoktone "Gurra". Ka teatrin, i cili që nga 20.01.2004 e këndej ka statusin e Teatrit Profesionist, Bibliotekën rajonale “Fan S. Noli, Arkivin Rajonal historik, Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore etj. Gjilani prej vitit 1992 e këndej organizon manifestimin “Flaka e janarit…” me katër shtylla kryesore: muzikë, art figurativ, letërsi dhe art dramatik. Gjilani ka 2 klube futbollistike. "Drita" e cila është formuar në vitin 1947 dhe FC Gjilani i krijuar në vitin 1995 në kushtet e okupimit serb.Ajo që vlen të permendet për këto dy klube është rivaliteti i krijuar ne mes tyre.Ky derbi kondiserohet si derbi me i madh ne Kosove dhe rajon. Ky derbi mbledh rreth 20 mije shikues nje shifer jo e vogel per futbollin kosovar.Gjithashtu qyteti i Gjilanit ka nje klub basketbolli që është DRITA, për meshkuj dhe femra,klubi volejbollistik Drita, për meshkuj dhe femra, si klubi i hendbollit Drita për femra. Klubi Futbollistik Gjilani Klubi Futbollistik Drita Klubi Futbollistik Bashkimi (GJ) Klubi Basketbollistik Drita (M) Klubi Basketbollistik Drita (F) Klubi Henbollit Drita (M) Klubi Henbollit Drita (F) Klubi Volejbollit Drita (M) Klubi Volejbollit Drita (F) Veshja tradicionale në Anamoravë Veshja popullore, ajo e moçmja, ose e traditës si pëlqehet të quhet, thuaja se është zhdukur fare. Nga e tërë struktura dhe pasuria e pjesëve kostumore, te burrat fjala vjen, në kohën e sotme ruhet rrallë vetëm plisi i bardhë në kokë, ndërsa pjesët tjera as që mund të mendohen për veshjen aktive e të përditshme. Në veshjen e grave sot ruhet vetëm mbështjellaku i leshtë, madje ai që mbahet me tipin e veshjes me dimi, si dhe mbulesa e kokës-shamia, natyrisht vetëm aty, ku ende mbahet si veshje e përditshmërisë, dhe kryesisht te gratë e moshuara dhe plakat. Veshja e burrave - Për burra mbahej tipi i veshjes me tirq, që ndërtohej me këto pjesë kostumore: ndërresat e brendshme –brekët, pastaj këmisha, tirqit, shoka, çorapët, opingat, jeleku, mintani i zhguntë, dhe xhurdia e leshtë me kapole e me mëngë deri në bërryla, në kokë plisi i bardhë dhe aksesorët siç janë: qysteku me sahat, kutia e duhanit dhe armët. Tirqit dhe xhurdia, që kjo anë e quajnë edhe lurkë, mbaheshin të bardha ose të zeza, përkatësisht të surme siç përdoret në të folmen e popullatës së Anamoravës. Veshja e grave - Veshja e mirëfilltë e traditës që mbahej përgjithësisht për gratë, sot mezi mbahet mend, madje vetëm nga ndonjë grua e moshuar. Si për çudi vetë gratë e moshuara e tregojnë disi si kujtesë, që ua kanë treguar prindërit e tyre, ose që e ka bartur dikush tjetër. Kujtesa e thotë se ishte kjo veshje e bukur, që sipas klasifikimit tani më të standardizuar në Etnologjinë shqiptare, i përket tipit të veshjes me këmishë të gjatë e një futë, përkatësisht përparc. Kujtesa për veshjen e moçme është tejet e zbehur, dhe herë herë e thot se në këtë trevë mund të jetë bartur edhe veshja e tipit me këmishë të gjatë e dy futa, përkatësisht dy mbështjellakë. Por kjo lypset ende hulumtuar e provuar. Nga e gjithë kjo veshje e pasur dhe mjaft arkaike e të dy tipave, në kohën e re ruhet vetëm këmisha, por se e rudimentuar dhe e modifikuar për mbajtje me dimi. Kjo këmishë ndërtohet poashtu me pëlhurë të bardhë të pambuktë, ose të mëndafshit, prehet e qepet me tipare të këmishës së gjatë e të dalmatikës ilire, por se vjen e gjatë vetëm pak nën bel, sa për tu futur në dimi. Po ashtu është ruajtur edhe mbështjellaku i kuq, i leshtë, i cili sot mbahet me dimi të materialit të fabrikuar, që janë të gjëra 10-12 m. dhe me llojlloj dezenesh industriale. Ekonomia Pas sundimit të gjatë osman deri në vitin 1912, Kosova në vitin 1918 ra nën sundimin e Jugosllavisë së Parë. Pas shkatrrimit të ekonomisë së qyteteve, shpërnguljeve për në Turqi, vrasjeve e plaqkitjeve, ekonomia e Kosovës bie në nivel edhe më tëulët. Ndarja e Kosovës në tri banovina ndikoi në shkatrrimin e lidhjeve ekonomike, të manifakturës, zejtarisë dhe tregëtisë kosovare. Gjilani dhe anamorava i takuauan banovinës së Vardarit me qendër ne Shkup. Kosova me 85% të popullësisë bujqësore ishte rajoni më i pazhvilluar në Gadishullin Ballkanik. Shikuar në aspektin hisorik, ekonomia e Gjilanit ishte e bazuar kryesisht në punimin e tokës. Toka kryesisht është punuar në mënyrë ekstenzive, me mjete e vegla të thjeshta primitive. Kështu rendimentet në bujqësi vazhdimisht ishin të ulëta. Produktet bujqësore kryesisht janë përdorur për plotësimin e nevojave familjare.Ekonomia e Gjilanit një periudhë të gjatë është identifikuar me sektorin e bujqësisë, përkatësisht degët esaja si shpeztaria, pemëtaria, perimtaria, blegtoria si dhe zejtaria. Industria Industria pas Luftës së Dytë Botërore janë bërë disa lëvizje rreth zhvillimit të ekonomisë, që konsiderohen si fillet e zhvillimit të industrisë së komunës. Kështu, filluan të bëhen disa iniciativa dhe lëvizje më të avancuara në zhvillimin ekonomik të komunës. Kjo është arritur, sidomos me ngritjen e Kombinatitbtë Duhanit. Pajisjet, të cilat janë instaluar në këtë kombinat, kanë mundësuar prodhimin e produkteve të ndryshme të duhanit. Kombinati i duhanit është marrë kryesisht me prodhimin e duhanit të fermentuar dhe me përpunimin e tij. Fabrika e duhanit e siguronte vetë lëndën e parë. Në këtë drejtim, kombinati si kapacitet industrial mundësoi stimulimin dhe angazhimin e bujqve të shumtë në kultivimin e duhanit. Kështu, ndihmohej në punësimin e anëtarëve të familjeve të kësaj treve. Kushtet e volitshme klimatike, boniteti i tokës, përkushtimi dhe masivizimi i fermerëve, ndikoi në zhvillimin e kësaj dege industriale. Gjatë viteve 80 në Kombinatin e duhanit janë prodhuar rreth 1.156 tonelata duhan të fermentuar si dhe rreth 1.400 tonelata cigare asortimentesh të ndryshme të kualitetit të lartë. Krahas zhvillimit të industrisë së duhanit në Gjilan u ngrit edhe industria e tekstilit, me të cilën Gjilani ishte i njohur dhe i afirmuar në tregun e brendshëm e të jashtëm. Mund të thuhet se nëpërmjet kësaj dege industriale në atë kohë Gjilani identifikohej si qytet industrial. Gjatë viteve 1970, prodhimi industrial ishte i koncentruar në industrinë e duhanit, të tekstilit, të miellit, në agroindustri, në konstruksionet e çelikut, në industrinë e materialit ndërtimor, dhe në radiatorë. Pas vitit 1980 është investuar edhe në një sërë degësh e veprimtari tjera ekonomike në të cilën janë ngritur dhe zhvilluar edhe objekte e kapacitete të tjera industriale. Ndërtimtaria. Gjilani ka një traditë të hershme në ndërtimtari. Kështu, në këtë veprimtari në vitet e ‘80 kishte të punësuar mbi 2.000 veta. Hovin e rritës kjo veprimtari ekonomike, jo vetëm në Gjilan e rrethinë, por edhe në tërë Kosovën e më gjërë e arriti në sektorin e ndërtimit të banesave, duke e shtrirë edhe në komunat e tjera të Kosovës. Pylltaria Në rrethin e Gjilanit, gjatë Jugosllavisë mbretërore ekonomia pyjore gjendej në shkatërrim e sipër. Kjo qe rrjedhojë e shtimit të popullsisë, e cila gjithnjë e më shumë i shndërronte kullosat dhe pyjet në tokë pune. Por kësaj duhet t‘i shtohet edhe fakti se organet shtetërore 131 nuk kishin politika zhvillimore për pylltarinë në këtë anë dhe nuk interesoheshin fare për menaxhimin dhe parandalimin e dëmtimit të pyjeve, ndërsa si pasojë e kësaj ishte zvogëlimi i sipërfaqeve pyjore në këtë trevë. Gjithashtu, nuk shprehej fare interesim nga shteti për pyllëzimin e sipërfaqeve të reja tokësore. Drunjtë e pyjet, kryesisht kanë shërbyer për nxemje, për ndërtimin e shtëpive dhe për të ushqyer bagëtinë. Tregtia Rëndësia e Gjilanit, si qendër tregtare duket sidomos atëherë kur pas djegies së qytetit më 1830 në Gjilan, përsëri filloi të ngjallej jeta dhe kjo pjesë territoriale bëhet qendër tregtare. Familja Gjinolli shfrytëzoi rastin dhe ngriti dy panaire vjetore, të cilat patën ndikim të madh në zhvillimin e tregtisë dhe të qytetit. Në këto panaire, kryesisht ofertoheshin prodhime bujqësore, bagëti, prodhime blegetorale, drithëra, pemë e perime dhe sende të artizanatit shtëpiak. Në punishtet e qytetit, fshatarët furnizoheshin me prodhime zejtare e pastaj edhe me mallra industriale. Tregtarët e Gjilanit shkonin për të blerë mallra në qytetet e Shqipërisë, të Serbisë, të Bullgarisë dhe të Greqisë, ndërsa, fushat e Gjilanit me rrethinë i karakterizon kultivimi i duhanit të cilësisë së lartë. Zejtaria Shikuar përgjithësisht veprimtaria zejtare shfaqet të jetë e lashtë si veprimtari njerëzore ekonomike. Kjo zakonisht zhvillohej e ushtrohej kryesisht në qendra urbane. Për Anamoravën zejtaria për hapësirën e saj fqinjësore, zejtaria ka qenë e zhvilluar kryesisht në qytete, si në Gjilan, Preshevë e Bujanoc. Gjilani qendër kryesore e hapësirës së Anamoravës e më gjërë, dikur përfaqësonte një qytet të vogël me të gjitha karakteristikat e një kasabaje orientale. Dyqanet me qepena, rrugë të ngushta dhe një lloj çarshie të mbuluar rrethepërqark Xhamisë së Madhe, mu në qendër të qytetit. Aty gjëndeshin rëndom punishtet zejtare. Në shekullin XIX dhe fillimin e shekullit XX kanë ekzistuar shumë lloje zejesh, si saraçë, këpucëtarë, berberë, dogramaxhi (zdrukthëtarë), vorbëtarë, teneqexhi, kallajxhi, kujunxhi e të tjerë. Zejtaria si degë e mëvetësishme ekonomike si dje ashtu edhe sot, zë një vend të rëndësishëm në jetën e popullatës së kësaj hapësire. Natyrisht sot në Gjilan si qendër urbane kryesore e kësaj ane, zejtaria më nuk e ka atë rol, që e kishte në shekujt e kaluar, por megjithatë e transformuar në veprimtari të ngjashme e të natyrës tjetër, edhe sot tregohet të jetë me rol dhe e rëndësishme në jetën e banorëve, të hapësirës përkatëse. Po të analizohet veprimtaria zejtare përgjithësisht, ose llojet e zejeve që dikur ishin të zhvilluara në këto anë, në disa raste na shfaqet lidhmëri manifestuese e diversitetit ofertues dhe e begatisë ekonomike të mjedisit-hapësirës ekologjike dhe ekonomike, që nxitë dhe furnizon mjedisin shoqëror dhe ekonomik të këtyre anëve. Fjala vjen, do të shohim se dikur ishte shumë e zhvilluar veprimtaria e kultivimit të duhanit, ose e konoptarisë, respektivisht e kultivimit dhe e përpunimit të kulturës bujqësore të duhanit dhe të kanapit. Këtu domosdo duhet të bëjmë me dije, të shprehemi simbolikisht, për ofertën që e mundëson toka bujqësore e këtyre viseve, begatia me ujëra dhe plleshmëria e saj për kultivimin e duhanit, ose të kanapit. Pra, në këtë rast për ta kuptuar drejtë zhvillimin e një veprimtarie, ose të një zeje të caktuar, në rend të parë duhet spikatur lidhmërinë: aftësitë e resurseve njerëzore përballë shfrytëzimit të resurseve-begative ekonomike në një mjedis të caktuar shoqëror dhe ekonomik, gjithnjë në lidhmëri të drejtë me kohën dhe hapësirën. Komunikacioni Komunikacioni Gjilani nëpërmjet rrugëve magjistrale ndërlidhet me qendrat tjera. Rrjeti i mirë rrugor i siguron Gjilanit lidhje të mira si me fshatrat rreth tij ashtu edhe me qendrat tjera të Kosovës dhe regjionit. Me ndërtimin e rrugëve unazore është bërë zvogëlimi i qarkullimit në brendi të qytetit. Me ―Projektin e Mobilitetit‖ është parapa organizimi i trafikut urban të Gjilanit. Personalitete Idriz Seferi Mulla Idriz Gjilani (1901-1949) Binaze Kacabaçi - Dauti (1891-1981) Qamil Bala (1878-1933) Esat Berisha Myderriz Haki ef. Sermaxhaj (1914-1948) Ramiz (Hoxha) Cërnica Abdullah Krashnica Presheva Kadri Halimi Mustafë Koka Kadri Zeka Rexhep Mala Nuhi Berisha Zija Shemsiu Agim Ramadani Xhavit Ahmeti Abdullah Tahiri Muharrem Ibrahimi Hydajet Hyseni Rexhep Elmazi Beqir Musliu Mehmet Halimi Mark Gashi̽ Mirko Gashi Ibrahim Kadriu Aliriza Selmani Fehmi Rexhepi Nijazi Ramadani Zejnullah Halili Nuhi Ismajli Ali Huruglica Muharrem Shahiqi Sabit Rrustemi Personalitete politike publike: Osman Bilalli Lutfi Haziri Qemajl Mustafa Krijimi i rajonit Pas fundit të sundimit osman dhe disa lloje të administrimit gjerë pas shtet rrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapsira të ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Gjilanit. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shëndrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunëshem i instaluar nga Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i pregatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komua, sistemi i Milosheviqit me heqen e Autonomis dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimi të marrveshjes teknike për sektore e morri edhe NATO. Numrat Postal Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Universal për Gjilanin ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabelë. Galeria Burimi i të dhënave Studim monografik nga grup autorësh|Gjilani me rrethinë- Referime Shiko dhe këtë Komuna e Gjilanit Anamorava Masakrat e Gjilanit 1944-45 mbi shtrirjen gjeografike Gjilan Gjilan Qytete Qytete shqiptare Qytete në Kosovë
3351
Komuna e Mitrovicës Jugore është njësi administrative në pjesën veriore të Kosovës. Komuna e Mitrovicës shtrihet në fushën në mes të lumenjve Ibër, Sitnicë dhe Lushtë si dhe në shpatijet e kodrave që e rrethojnë. Qyteti i Mitrovicës është një nga shtatë qendrat më të mëdhaja ne Kosovë, në komunën e Mitrovicës Jugore banojnë 79,890 banorë sipas statistikave të vitit 2022. Historiku i Mitrovicës Pozita e mirë gjeografike në mes të tre lumenjëve të Ibrit, Sitnicës dhe Lushtës kane ndikuar që në parahistori ky territor të banohet. Me zhvillimin e xehetarisë këtij territori i shtohet edhe një komponentë e rëndësishme në ngritjen e në një qendër të rëndësishme të vendbanimit. Albaniku (Monte Argentraum) me pasurit e tija që nga koha antike e deri më sot ketë qendër e kanë bërë joshës për qëllime ekonomike. Sipas zbulimeve arkeologjike të bëra në ketë territor, lë të kuptohet se banoret më të vjetër ishin dardanët te cilët i tërhoqi mundësia e zhvillimit te bujqësisë. Me ardhjen e romakëve shendohet në një postë ushtarakë dhe vend përpunimi i metaleve. Pas sundimit romak ky territor bie nënë sundimin e Carit bullgar Simeonit (879-927) i cili sundim me vonë zëvendësohet nga familja e Njemanjve. Gjate sundimit të kësaj familje ky territore mbushët me ardhacakë sllave. Me ardhjen në fuqi të Car Dushanit vendasit fillojnë të kalojnë nga riti katolik në ritin orthodokës. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, Mitrovica shëndrohet në një qendër të fuqishme. Në rrethinën e saj, në Boletin, prodhoheshin gurë mulliri "kosovar". Që nga viti 1982 pas vdekjes së babit të Jugosllavisë socialiste Tito, secila njësi federale e Jugoslavisë duhej të kishte një qytet me emrin Tito. Për këtë në Kosovë u vendosë që Mitrovica të thirrej Mitrovica e Titos. Këtë emër, qyteti e barrti zyrtarisht deri më 1991 Gjeografia Ekonomia Momentalisht motori kryesor i Mitrovicës Trepça nuk është futur komplet në funkcion dhe kjo ndikon shumë në ngecjen ekonomike. Ndërsa në Mitrovicë zhvillohen zakonisht biznese private dhe investime private. Komuna e Mitrovicës për vitin 2011 ka pasur një buxhet komunal prej 12,867,390.0 Euro. Demografia Vlenë të theksohet se statistikat e popullsisë të vitit 2011 për Komunën e Mitrovicës nuk janë të sakta, ngase pas ndarjes së Komunës në atë Jugore dhe veriore ka pasur shumë gabime, ku shumë prej banorëve që nuk janë regjistruar, veçanërisht serbët të cilët nuk pranuan regjistrimin e popullsisë së Repulikës së Kosovës. Në këtë tabelë mund të shihni që në vitin 2011 në Mitrovicë nuk ka asnjë serb, boshnjak, ashkali të regjistruar. Mund t'i bëni dallimet me vitet e kaluara; Shiko : Lista e ardhacakëve - Mitrovicë Kultura Edukimi Komuna e Mitrovicës ka 7 biblioteka publike me koleksione prej 152.858 libra. Biblioteka kryesore e Mitrovicës ka koleksione prej 111.546 librash, derisa degët e bibliotekave kanë 41.312 libra. Lufta dhe masave e dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, kanë dëmtuar bibliotekat e këtij qyteti në Bare, Vllahi, Banjë dhe në Ibër me 27.061 libra. Personalitet të njohura Isa Boletini Bejtë Selaci Rexhep Mitrovica Nexhip Draga Kadri Bistrica Sport KF Trepça KH Trepça Hendboll KF Trepça'89 KB Trepça Politika ... Kshilltarët Mursel Ibrahimi ( LDK ) Hyrije Fejza ( LDK ) Fatmire Berisha ( LDK ) Bektesh Vidishiqi ( LDK ) Florije Ibishi ( LDK ) Bajram Mustafa ( LDK ) Naxhije Kabashi( LDK ) Mensur Kelmendi ( LDK ) Selatin Ymeri ( LDK ) Anita Morina ( LDK ) Sali Haxhiu ( LDK ) Aziz Çitaku ( LDK ) Ajmane Barani ( LDK ) Sanije Behrami ( LDK ) Bajram Kajtazi ( LDK ) Mehmet Syla ( LDK ) Osman Hasani ( LDK ) Jetish Bajrami ( LDK ) Ahmet Tmava ( PDK ) Drita Kadriu ( PDK ) Partit politike dominuese Shih edhe Mitrovica Rajoni i Mitrovicës Liqeni i Mitrovicës Lufta e Cerajës dhe Sllatinës Burimet Lidhje të jashtme KK Mitrovicë Association of Kosovo Municipalities - Asociacioni i Komunave të Kosovës IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht Mitrovicë
3352
Komuna e Pejës është njësi administrative në pjesën veri-perëndimore të Kosovës. Ajo bën pjesë së bashku me Komunat e Burimit dhe Klinës në Rajonin e Pejës. Qendra administrative e Komunës së Pejës është qyteti i Pejës. Komuna e Pejës përbëhet nga qyteti i Pejës dhe 95 fshatra. Komuna kufizohet në perëndim dhe në veri nga Mali i Zi, në lindje nga Komuna e Burimit dhe Komuna e Klinës dhe në jug nga Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Deçanit. Pak histori Peja njihet si qytet i lashtë që nga koha Ilire. Për shkak të luftërave të shumta në këtë rajon, që nga pushtimi Otoman e deri te kjo e fundit me Serbinë, nuk është mundur të ruhet e gjithë karakteristika ilire, ku përveç tjerash pësoi edhe Kalaja e Pejës. Në kohën Ilire ishte një qendër e madhe vendbanimi. Sipas hulumtimeve arkeologjike ky qytet kishte edhe një kala, mbi gërmadhat e lashta të së cilës mjerisht është ngritur fabrika e akumullatorëve. Regjimi serbosllav u mundua disa kisha katolike të mbetura në shumë vende të Kosovës që nga koha Ilire ti shëndërrojë në kisha ortodokse si p.sh. Patrikanën në Grykë të Rugovës. Karakteristikë e saj është Çarshi-Xhamia e ndërtuar rreth viteve 1600 - 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekës. Haxhi Zeka ishte kryetari Lidhjes së Pejës në vitin 1899, në kohën e tij Peja i takonte Mbretërisë së Malit të Zi. Gjeografia Karakteristike e përgjithshme e pozitës së Pejës është se; ajo shtrihet në skajin veri-prendimorë të luginës së plleshme të Dukagjinit, para grykës piktoreske, nën shpatët e Alpeve shqiptare (Albanian Alps).Peja shtrihet në luginën e Lumbardhit rrethuar me Alpet Shqiptare. Peja, se bashku me tërë Rrafshin e Dukagjinit, shtrihet ndërmjet gjerësisë veriore gjeografike 45-50 shkallë dhe 42-53 shkallë dhe gjatësisë gjeografike lindore 19 shkallë, 58’ 30’ gjer më 21 shkallë. Qyteti i Pejës është i vendosur në teracën neogjene aluviale në lartësi mbidetare 505-520m. Ky qytet ngritet në fushën e rrafshit të Dukagjinit dhe rrenzë bjeshkve të larta.Peja në pikpamje gjeomerfologjike përbën një tërsi ekonomike dhe në vete ruan e kultivon traditë të një historie të lashtë. Peja lidhet me çarkullimin rrugor me Prishtinën, Mitrovicën, Gjakovën, Rozhajën e Plavën. Qyteti është i rrethuar me Bjeshkët, që janë pjesë e masivit dinamika që përfshinë tërë Ballkanin prëndimorë. Këto bjeshkë formojnë një kurorë majesh të larta siç janë: maja e Kopranikut (2460m), Mali Zhlep (2352 m), Hajlën (2460 m) Mokra (1932m), malet e Lumbardhit gjegjësisht Guri i Verdhë (2522m), maja e Viellakut (2012m), Peklena, maja e Hasanit etj. Me rrjedhë të shpejtë grykës shkëmbore të Rugovës, lumi “Lumbardhi” fillon të gjarpron fushës së Pejës, duke kaluar në mes të qytetit dhe duke e ndar në dy pjesë. Lumbardhi i cili gjatë rrjedhjës formon fusha pjellore, derdhet në lumin më të madh të qujtur ‘ “ Drini i Bardhë” që buron nga bjeshkët e Zhlepit në fshatin Radac. Lumbardhi ka një sasi uji prej 300 m-3 në sekond. Por malët e Pejës janë të pasur edhe me liqenjë si: Liqeni i Niçinatit dhe Liqeni i Ridit. Vetitë klimatike të Dukagjinit, pra edhe të Pejës, karakterizohen me klimë të mesme kontinentale të modifikuara, me komponente të klimës mesdhetare. Pozita gjeografike shumë e volitshme si dhe vetitë e relievit dhe të klimës, kanë ndikuar në banimin e ketyre territoreve qysh nga fillimi i indo-evropizmit të Gadishullit Ballkanik. Dardanet, janë formuar si kombësi sipas E. Qabej, para shek. XII p.e.s. Kur bëhet fjalë për treven e Dardanisë, në të cilën përfshihet edhe Peja, Dardanet sipas studiueses F. Papazoolu, trajtohen në suazat e fiseve të Ballkanit qendror në kohën para Romake. Dardanët, përmenden si luftëtar të fortë, xehtar shumë të mirë, blegtorë dhe tregtar të njohur. Dardanet ishin fisi më i madh Ilir që u vue në krye të mbretërisë dardane, në Ballkanin qendror, kryesisht në Kosovë. Peja-Qendër regjionale e Dukagjinit verior, identike për nga numri i banorëve me pandanin e vet jugor Peja me 95.723 banorë para fillimit të luftës, ka po ashtu të përfaqësuar mirë grupin terciaro-kuartar të popullatës, me të cilin qëndron para Prizrenit dhe e dyta pas Prishtinës, ndër qendrat kosovare me (32,6%). Dendësia e popullsisë është e madhe me rreth 300 banorë në 1 (një) km-2. nataliteti është 34, kurse mortaliteti 7.Peja është qendër e një regjioni të gjerë me (afro 1.500 km-2), kurse Peja me fshatrat e saja ka 603 km2. Mbrenda kufive administrativ të Komunës së Pejës ka 97 vendbanime të organizuara në 28 bashkësi territoriale. Komuna e Pejës kufizohët me: Istogun, Klinën, dhe Deçanin. Kurse me komunën e Plavës, Beranës dhe Rozhajës kufizohët me Malin e ZI. Në anën tjetër, kufizohët me Republikën e Shqipërisë.Territori i Komunës së Pejës përbehët nga dy terësi gjeografike: njëra me klimë kontinentale të shprehur klimë mesdhetare që përfshin përafërsisht 30% të siperfaqës së përgjithshme, dhe vargmalet e Alpeve shqiptare në veriprendim, me një rrjet hidrografik të zhvilluar që ndikon si modifikim i klimës në këtë pjesë. Politika Ne zgjedhjet Lokale 2013 Gazmend Muhaxheri (LDK) u zgjodh Kryetar i Pejës ku ne rundin e dytë mposhti kandidatin Ali Berisha (AAK) me 6.000 vota diferencë. AAK në balotazh kishte bërë koalicion me PDK si dhe disa parti të vogla por nuk ia arriti qëllimit. Subjektet poltike Rinore: FR i LDK-së, Aleanca e të Rinjëv, FR VV, RDK, Baza kryesore e KFOR-it italian për Rrafshin e Dukagjinit. Nga fillimi i nëntor të vitit 2016, jetës politike të Pejës i'u shtua edhe një forcë e re kombëtare Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar - Dega Pejë . Ekonomia Peja, është njëri nga qytetet më të pasura të Kosovës. Nga 603 km 2, po thuaj gjysma e teritorit ësht zonë malore- Rugova, e pasur më pyje e kullosa dhe e përshtatshme për zhvillimin e blegtorisë. Pjesa tjetër qyteti më rrethin është tokë e pjellore dhe e punueshme, e përshtatëshme për zhvillimin e bujqësisë, pemtarisë, vreshtarisë etj. Peja ishte qytet industrial më me se 10 fabrika por për momentin ato kryesisht nuk janë aktive. Në Pejë, po zhvillohet me sukses biznesi privat me mëse 4.000 biznese të regjistruara. Në procesin e privatizimit pritet që në Pejë të hapen vende të reja pune dhe të mëkëmbet zhvillimi ekonomik. Në Pejë gjithashtu gjendet edhe terminali doganor apo pika doganore. Demografia Me 2003 qyteti ka një popullsi prej 81,800 banor. kurse si komunë në tërësi ka rreth 160.000 banorë Kultura Në Pejë, jeta kulturore është mjaft e bujshme. Peja ka Kino-Teatrin “Jusuf Gërvalla”, Teatrin Profesional të Qytetit "Istref Begolli", Biblotekën Rajonale “Azem Shkreli”, Muzeun Etnografik, Arkivin, Galerinë e Arteve, Institutin për Mbrojtjën e Monumentëve, Qendren Multiprofesionale në Fierzë, e shumë monumente me vlera të medha kulturore e historike. Në Pejë, veprojnë edhe shumë shoqëri kulturore e artistike siç janë Kori i Qytetit, Ansambli "Haxhi Zeka", “Sofra Pejane”, Ansambli "Rugova", "AVI Përparimi" etj. të cilat zhvillojnë veprimtari të çmueshme kulturore artistike. Komuna e Pejës, në kohën e masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, ka pasur 6 biblioteka publike me 87.212 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 64.231 libra, derisa degët e saj për rrethet Vitomiricë, Baran, Tërstenik, Zahaq dhe Gorazhdec kanë pasur koleksione prej 22.981 librash. Si pasojë e masave të dhunëshme (1990-1999) dhe luftës serbe, 4 biblioteka me 20.171 libra janë zhdukur dhe vetëm biblioteka e qytetit të Pejës dhe ajo në Gorazhdec (që pothuajse plotësisht ka qenë e mbushur me libra serbo-kroate) kanë mbijetuar. Shkollat fillore:"Asdreni","Dardania","8 Marsi","Lidhja e Prizrenit", "Ramiz Sadiku","Pjetër Budi"etj. Gjimnazi "Bedri Pejani",Shkolla e Mesme Profesionale Ekomonike "Ali Hadri", Shkolla e Mesme e Arteve Aplikative "Odhise Paskali", Shkolla e Mesme e Mjekësisë, Shkolla e Mesme Teknike "Shaban Spahija", Shkolla Profesionale për personat me të pamur të dobët dhe Kolegji Privat "Cambridge", ndërsa së shpejti do të hapet edhe Kolegji "Mehmet Akif". Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit dhe Fakulteti Juridik. Veshje karakteristike të Rugoves e të Rrafshit të Dukagjinit mund te vizitohen në Muzeun Kombëtar të traditës shqiptare në Pejë, pranë sheshit "Haxhi Zeka". Sporti Peja si qytet ka Stadiumin e Futbollit "Shahin Haxhiislami","Pallatin e Sporteve “Karagaçi” dhe një numër të madh të klubeve të futbollit (BESA - www.kfbesa.com,), basketbollit,(PEJA,KB 12), hendbollit (BESA - www.khbesa.com),Klubin e Boksit (PEJA) kampion i shumfishtë i Kosoves, karates (IPPON), xhudos (IPPON), skitaris (ALPI,PEJA,RUSOLIA), Klubi i Taekwondo-se Peja - www.tkd-peja.tk bjeshkatarisë, motoçiklistëve etj. të cilat zhvillojnë aktivitete të shumta kulturore e sportive. Peja njihet edhe si "qyteti i basketbollit", gjithashtu është shpallur edhe si qyteti i sportit në vitet 2004,2005,2006. Shiko dhe këtë Peja Rajoni i Pejës Burim i të dhënave Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1197_en.pdf Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: peja.pdf Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006: KodePostare.pdf Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3 Lidhje të jashtme KK Pejë IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - raport para dhe pas luftës - anglisht Pejë
3353
Tetovë () është një qytet dhe qendër shqiptare e komunës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Tetova gjendet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë. Ajo nga veriu kufizohet me Kosovën, në lindje me Shkupin, në jug me Makedonski Brodin dhe në jugperëndim dhe perëndim me Gostivarin. Komuna e Tetovës mbulon një sipërfaqe prej 1,080 km2 në 468 metra mbi nivelin e detit, me një popullsi prej 52,915 banorë të vendosur në 92 vendbanime. Qyteti i Tetovës është selia e komunës së Tetovës. Shtrihet në pjesën e poshtme të fushës së pollogut dhe është e rrethuar me malin Malin Sharr dhe Malin e Thatë. Klima mesatare kontinentale me temperaturë mesatare vjetore reth 11.60°. Në Tetovë jetojnë 52.915 banorë, nga të cilët rreth 54% Shqiptarë, 35% Maqedonë dhe 3.5% Turk të tjerë, të vendosur në 92 vendbanime. Në vitin 2005 nga komuna e Tetovës janë ndarë edhe nëntë komuna tjera, të cilat si qendër e zhvillimit marrin Tetovën. Tetova ishte qendër ekonomike, kulturore dhe administrative që në kohrat antike ku përmendet me emrin Enea apo si e shkruan Tit Livi: Oaeneum ("In Penestiam ad Oaeneum..."). Në antikitet, Tetova ishte një kështjellë greko-romake në Ilirinë lindore, e quajtur Oaeneon (Οαίνεον), në Oeneën Latine, e vendosur në kalimin midis malit Scardus (tani Sharr) dhe lumit Artatos (më vonë i quajtur Oracha, tani Shkumbin) kontribues në lumin Axios (Αξιός) në greqisht, ose Vardar në gjuhen sllave. Ky ishte një territor ku jetonte fisi ilire i Penestët dhe përfshinte qytetet e fortifikuara Draudacum, Uskana, Divra dhe Stirbera në Pelagoni veriore. Gjetjet e ndryshme arkeologjike sugjerojnë se Tetova fillimisht ishte e banuar mijëra vjet më parë. Pranë Tetovës / Oaeneonit,është gjetur një shpatë greke të epokës miceneane dhe një statujë prej bronzi të shekullit të 6-të. PES janë gjetur, duke dalluar një prani greke që nga mulli i dytë. Pes. Më pas, Tetova-Oaeneon qeveriset nga shumë grupe etnike; Genthius Ilir i Labeateve, nga romakët, nga bizantinët, nga sllavët, nga bullgarët dhe u pushtua nga avarët. Në shekullin e 15-të, AD, Oeeneum erdhi nën sundimin osman për shekuj me radhë. Më pas, popullsia e qytetit u kthye ne islam dhe u ndërtuan shumë struktura të stilit osman, të tilla si Xhamia e Larme dhe Teqja e Baba Harabatit, të cilat ende janë dy nga monumentet më të rëndësishme të Maqedonisë në periudhën osmane. Gjatë kësaj periudhe, qyteti i përkiste Vilajetit të Kosovës,qyteti u bë armë zjarri dhe shkrirje topash, dhe u quajt Kalkandelen (që do të thotë Mburoja e shpuar); si rezultat, qyteti tërhoqi shumë punëtorë (shqiptarë, bullgarë, serbë dhe romë) dhe u rrit si qytet. Pas Luftërave Botërore, Tetova u bë pjesë e Jugosllavisë dhe më vonë e Maqedonisë së Veriut. Tetova historikisht ka qenë shtëpia e grupeve të shumta etnike, megjithatë, si shtëpia e partive të shumta politike shqiptarve etnik dhe me një popullsi në të cilën shqiptarët formojnë një shumicë, Tetova është bërë kryeqyteti dhe qendra jozyrtare e një rajoni kryesisht shqiptar etnik që shtrihet në një hark nga Tetova në Strug. Tetova ka edhe dy univerzitete:Universiteti i Evropës Juglindore,që është universiteti i tretë më i madh i Maqedonisë pas Shkupit dhe Manastirit. dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës. Etimologjia Në gjuhën turqishte, Tetova quhet Kalkandele (n) që në shqip do të thotë Mburoja e shpuar dhe lidhet me një tregim mitologjik i krijuar gjatë rrethimit të qytetit nga Ushtria Osmane... Varianti i parë thotë se mbrojtësit e qytetit rrihnin aq fortë mbi armikun sa që me shtizat e tyre arinin ti shpërthenin mburojat e kundërshtaritdhe dhe ta asgjësonin atë. Varianti i dytë flet për ushtarin osman, që gjatë një pushimi flinte në rrafshin poshtë qytetit i mbuluar me mburojën e tij për tu mbrojtur nga dielli. Nga kodra mbi qytet (sot Kalaja e Tetovës), u hodh me furi një thingi (lloj gjarpëri kërcyes) e etur për gjak, e tejshpoi mburojën dhe e qëlloi ushtarin e fletur në zemër. Mendohet se Tetovës i ka mbetur emri Tetovë nga koha e Skendërbeut, mendohet se Skendërbeu duke luftuar me Osmanllinjtë ka bërë tetë sulme (Tetë-hove - nga e folmja Tetovare) me ushtrinë e tij nëpër këtë qytet. Por historia duhet te jete shume e lashte se ne Muzeun arkelogjik ne Shkup ndodhet nje menade vallezuese nga koha e antikitetit grek. Nje engjashme eshte zbuluar edhe ne Apollonia te Fierit. Historia Parahistoria Kanë ndodhur zbulime arkeologjike në afërsi të Tetovës që datojnë në Epokën e bronzit (2200-1200 BC). Në Maqedoninë e Veriut, objekti më i vjetër, shpata mikena nga Epoka e Bronzit, u gjet jashtë Tetovës. Tani është shfaqur në Muzeun e Maqedonisë në Shkup. Epoka e gurit Sipas të dhënave të fundit të marra nëpërmjet gërmimeve arkeologjike në objektet neolitike Tumba në fsh. Pallçishti i Poshtëm (1987/88.) dhe në Pod selo tumba afër fsh. Stençe(2000.), gjurmët më të vjetra të jetës në luginën e Pollogut (rrethi i Tetovës dhe Gostivarit) datojnë prej para 8000 vjetësh ose më saktë prej viteve 6100 para erës sonë. Një numër i madh fragmentesh të gërmuara vijnë prej këtyre vend kërkimeve, por ka edhe pjesë qeramike plotësisht të ruajtura, si edhe kulte të flijimit dhe statujëza të dedikuara kultit femëror. Në rajonin e Tetovës janë gjetur edhe shumë figura të artit shkëmbor si dhe krijime artistike lidhur me ritualet e adhurimit. Kjo rrethinë gjatë gjithë periudhës së neolitit ka qenë e banuar nga bartësit e grupit kulturor Anzabegovo-Vrshnik, i cili grup ka ekzistuar edhe në rajonin e Shkupit dhe në Maqedoninë lindore. Sidoqoftë, gjatë neolitit të hershëm ky rajon ka qenë edhe nën ndikim të madh të kulturës neolitike Velushina-Porodin nga Pellagonia në pjesën jugore prej këtu, gjë e cila vërehet edhe prej formës së flijuesit më të vjetër të ruajtur tipi ‘Nëna-Madhe’ (lat. Magna Mater) e gjetur në këto hapësira, ndërsa e zbuluar afër fsh. Stence. Neoliti i vonshëm karakterizohet me ndikim të Kulturës Vinçane nga veriu.. Epoka e metalit Kah fundi i shek. 4. fillojnë grindjet e para të ardhësve të ri, popuj step nga Azia qendrore – Indoevropianët, të cilët duke e shkatëruar dhe asimiluar kulturën e vjetër neolite krijojnë kompleks të ri kulturor eneolit në Ballkan, i quajtur Salkuca-Bubanj-Krivodol. Gjurmë të këtyre banorëve janë gjetur edhe në Pollog (në Pallçishtë, Zhelinë etj.). Kjo gjendje stabilizohet në periudhën e mesme të bronzit kur paraqiten embrionet e para të bashkësive ballkanike proto-etnike dhe më vonë edhe para-etnike. Në këtë periudhë fillon edhe një pushtim i madh i simboleve materiale nga jugu prej kulurës së zhvilluar të Mikenës, gjë e cila shihet edhe nga një shpatë luksoze prej bronzi për paradë e gjetur në Tetovë, e importuar mu nga ato qendra të Mikenës. Edhe pse epokat e ardhshme gjithashtu do të jenë në shenjë të migrimeve të mëdha, sidoqoftë Koha e Hekurit karakterizihet me stabilizim, që ka sjellë në zhvillim të tregtisë. Nga kjo periudhë datojnë edhe qypat e mëdhej prej qeramike për drithëra të gjetura afër fshatit Llërcë. Në këtë periudhë, sipas mbishkrimeve të Strabonit të cilat kanë të bëjnë me vendin e stampimit të monedhave në Damastion, dhe veçanërisht sipas gjurmëve të ruajtura onomastike të kohëve më të vonshme, shihet se Pollogu ka qenë i populluar nga Brigët (Briges, Brigoi). Brigët kanë qenë pjesë përbërëse e bashkësive etnike më të vonshme të pajoncëve, maqedonasve antik, dasaretëve, edonëve, dhe mikdonëve. Madje edhe pajonët, edhepse kanë qenë popullatë e vjetëruar e kohës së bronzit, në këtë pjesë të Ballkanit kanë pasur lidhje të padiskutueshme me Brigët. Linguistika dhe onomastika e pajonëve dhe maqedonasve antik paraqesin një numër të madh fjalësh e emrash me rrënjë nga brigët. Kjo na çon tek fakti se Brigët kanë qenë substrat apo bazë në formimin etnik të pajonëve dhe maqedonasve antik. Antika e hershme Ndikimet e qendrave zejtareske greke në këtë pjesë të Ballkanit, në të vërtetë do të çojnë në ndryshime plotësuese në kulturën dhe mënyrën e jetesës tek popujt e këtushëm. Pikërisht këto ndryshime paralajmërojnë periudhëne e re arkaike dhe kalimin nga epoka e parahistorisë në epokën e historisë dhe antikës. Në plan arkeologjik këto transformime janë të dukshme nëpërmjet karakteristikave të reja materiale (lloje të reja qeramike, stoli dhe prodhime tjera zejtareske), dhe fetare (mënyrë të re të varrimit: djegie kufomash në vend të varrosjes, pranimi i kulteve të hyjnive greke) si dhe karakteristika tjera të cilat fillimisht janë pranuar si një lloj prestigji i klasave më të larta shoqërore dhe më vonë edhe nga pjesa tjetër e popullatës, gjë e cila shihet më mirë nga të ashtuquajturat varreza fisnikësh, prej të cilave më e njohura është ajo e Tetovës, ku është gjetur edhe statuja e njohur Menada. Në të kaluarën ka pasur teori të ndryshme lidhur me çështjen se cili fis antik e ka populluar këtë rajon. Sidoqoftë, sipas njohurive të fundit, i gjithë rajoni i Sërbisë jugore, pjesa lindore e Kosovës dhe Maqedonia veriore, përfshirë edhe Pollogun, në këtë periudhë, deri në shekullin e 3., ka qenë i populluar nga fisi Agrijan (Agrianes), fisi më verior maqedono-antik (pajonët). Kjo shihet nga vazhdimësia e horizonteve arkeologjike, importi i zhvilluar qeramik nga jugu grek, varrezat e pasura të fisnike etj. Ky fis ka patur mbretërit e vet prej të cilëve më i njohur është mbreti Langar (Langaros) i cili në v. 335. ka ndihmuar mbretin maqedonas Aleksandri i III-të gjatë sulmit të tij kundër Tribalëve në veri. Agrijanët e kanë ndjekur atë edhe gjatë mësymjes së tij nëpër Azi ku janë paraqitur si luftëtarët më të pamëshirshëm në shumë beteja kyçe, për çka veçanërisht edhe janë bërë të njohur në botën antike. Për shkak të zhvillimit ekonomik dhe tregtues, edhe disa qytete të caktuara kanë stampuar monedha të tyre autonome. I tillë është rasti me qytetin Pelagija (Pelagia) i cili gjatë gjithë shekullit të 4. shtyp monedhat e veta prej argjendi në Damastion. Besohet se qyteti Pelagija ka ndodhur afër Tetovës së sotme dhe në fakt është, në kuptimin urbanistik, paraardhësi i saj antik prej të cilit emër më vonë është nxjerrë edhe emri i sotëm sllav i gjithë luginës së Pollogut [Pelagia -Pollog, si në rastin Scupi-Skopje (Shkupi), Astibo -Shtip, Tesalonika-Solun (Selanik) etj]. Kah fundi i shek. 4. shteti i dobësuar Agrijan bie nën sundimin e mbretit Avdolen nga Pajonija, ndërsa deri kah mesi i shek. 3. të gjithë territoret e tyre kanë qenë të okupuara nga Dardanët nga veriu (në jug bashkë me gjithë Maqedoninë veriore dhe Pollogun), gjë e cila shihet edhe nga diskontinuiteti i horizonteve arkeologjike nga kjo periudhë. Këto rajone buzë kufijve do të shfrytëzohen si mbështetje logjistike gjatë gjithë periudhës së ardhshme, prej ku Dardania ka organizuar pushtime të forta plaçkitëse në jug drejt mbretërisë së pasur të Maqedonisë, madje edhe pasi që këto territore do të bien nën Perandorinë Romake në vitin 168. para erës sonë. Periudha romake Përfundimisht në vitin 29. para erës sonë edhe Pollogu bashkë me pjesët tjera të Dardanisë, dhe në veri deri në Danub do të bien nën autoritetet romake, pas së cilës fillon era e stabilizimit, jetës më të qetë, tregtisë dhe përparimit. Nga shek. 2.-3. të erës sonë ekzistojnë disa pllaka guri – stela, në të cilat epitafi është shkruar me shkronja greke gjë që tregon se ky rajon ka qenë pjesë e sferës gjuhësore greke, për dallim nga Kosova dhe rajoni i Shkupit të cilat kanë qenë pjesë e sferës gjuhësore latinishte. Kjo nënkupton se në periudhën e Perandorisë së Hershme Romake (shek 1.-3. i erës sonë) Pollogu ka qenë pjesë e provincës romake së Maqedonisë, ndërsa në antikën e hershme (shek. 3.-6. i erës sonë), pas reformave të Dioklecianit një pjesë ka qenë e provincës Maqedonia e Dytë (Macedonia Secunda). Stelat e gjetura përmbajnë edhe materiale të pasura onomastike dhe emra personal të cilët janë kryesisht autoktone dhe prej të cilave shihet që romanizimi në këto vende periferike jashtë rrugëve kryesore nuk ka patur ngritje të madhe. Të mësuar nga pushtimet e mëdha barbare (Kelte, Ostrogote, Hune) të cilat më shpesh kanë ndodhur prej shek 3. dhe kanë vazhduar shekuj me rradhë, perandorët romak kah fundi i shek. 4. kanë filluar të ndërtojnë qytete të rrethuara me mure dhe fortesa nëpër kodra dominante. Nga kjo periudhë datojnë edhe shumë nga kastrumet (castrum), kështjellat (castellum) dhe banimet e refugjatëve (refugium) për banorët në rrethin e Tetovës prej të cilave më të rëndësishme janë ato afër fshatrave të sotëm Rogle, Orashë, Leshkë, Steçne, Jegunovcë, Gradec dhe lokaliteti Isar-Banjiçe afër Tetovës. Edhe pse krishtërimi në Maqedoni vjen me Shën Apostol Palin në vitet e 50-ta të shek. I në erën tonë, megjithatë depërtimi më masovik tek njerëzit e thjeshtë fillon të ndodhë pas legalizimit të krishtërimit nga Konstantini në vitin 313., kur edhe fillojnë ndërtimet e kishave-basilike të krishtërimit të hershëm. Deri sot në Pollog janë regjistruar gjurmë të 16 basilikave krishtere të hershme prej të cilave 12 në rajonin e Tetovës dhe 4 në atë të Gostivarit, prej të cilave më mirë të studijuara janë basilika e Stençes nga shek. 7. i erës sonë e cila është e vetmja në Maqedoni me 3 kryqe (baptisteriume) dhe ajo në Tudencë e cila daton nga pjesa e dytë e shek. 5. dhe është kisha e vetme më e vjetër tre-konike (tri-korabe) në Maqedoninë e Veriut dhe është e rrallë edhe në të gjithë Evropën jugore. Mesjeta Pas inkursioneve të forta avarike-sllave në fund të shekullit VI pas Krishtit, të gjitha kështjellat u braktisën por nuk u shkatërruan plotësisht. Në fund të shekullit të 10-të, rajoni u bë pjesë e Perandorisë së Parë Bullgare nën carin Samoili. Pas disa dekadave të luftimeve pothuajse të pandërprera, zona u vu nën sundimin bizantin përsëri në 1018. Në shekullin e 13-të dhe 14-të, kontrolli bizantin u ndreq nga periudhat e sundimit bullgar dhe serb. Konstantin Asen u vendosi si Car i Perandorisë Bullgare nga viti 1257 deri në vitin 1277. Më vonë rajoni u kap dhe u pushtua nga Cari Serb Stefan Dušan. Pas shpërbërjes së Perandorisë Serbe, Familja e Mrnjavçeviçit e mori rajonin. Kjo nuk zgjati derisa osmanët dolën në rajon. Okupimi fillestar osman nuk zgjati se Skënderbeu dhe forca e tij shqiptare me ndihmën e banorve të Tetovës, mundi forcat otomane të udhëhequra nga Ibrahim Pasha në Betejën e Pollogut. Skënderbeu vrau Ibrahim Pashën, i cili ishte një mik i vjetër i tij gjatë kohës së tij me osmanët. Tetova erdhi nën kontrollin shqiptar. Në gusht të vitit 1462, pasi Skënderbeu mundi forcat otomane nën udhëheqjen e Hasan Beut në malet e Mokras(Maqedonisht: Jakupica), Isuf Bej shkoi të luftoj kundër Skënderbeut. Isuf bej marshoi me 18,000 trupa në shkup. Prej andej, ai marshoi në Pollog afër Tetovës. Skënderbeu sulmoi dhe asgjësoi forcën e Isufit dhe Pasha iku, duke lënë ushtrinë e tij prapa për t'u reduktuar. Periudha Osmane Në fund të shekullit të 15-të dhe pas vdekjes së Skënderbeut, Tetova ra nën sundimin e Perandorisë Osmane. Sipas shënimeve të vitit 1455, Tetova kishte një shumic shqiptare. statistikat zyrtare osmane të Nahisë së Tetovës, në vitin 1452 kishte 146 familje të krishtera dhe 60 myslimanë, në vitin 1453 popullsia përbëhej nga 153 familje të krishterë dhe 56 familje muslimane dhe në 1468 - 180 krishterë dhe 41 familje muslimane në 1545 atje ishin 99 të krishterë dhe 101 familje myslimane (38 islamizoheshin), në vitin 1568 kishte 108 krishterë dhe 329 muslimanë (184 islamizuan). Gjatë periudhës osmane, qyteti ishte i njohur si Kalkandelen, që do të thotë Mburoja e shpuar, në nder të farkëtarëve të armëve lokale. Artizanati i tyre i lartë u shtri deri në ardhjen e armëve të vogla të zjarrit dhe topave, të cilat u treguan në të gjithë Ballkanin. Kodra e vogël mbi qytet, pranë fshatit të sotëm Llacë, është përforcuar që nga koha paeoniane dhe osmanët ndërtuan gjithashtu një fortesë të rëndësishme, të njohur si kalaja e Baltepes. Janë ndërtuar disa xhami, siç është Xhamia me ngjyrë ose pikturuar (Aladzha ose Sharena Xhamija), e njohur gjithashtu si Xhamia e Pashës, është ndërtuar në vitin 1459 nga turqit otomanë; dhe në shekullin e 16-të, rendi Bektashi gjithashtu u vendos në Tetovë, ku ata qëndrojnë në Teqjen e Baba Harabatit. Tetova nën sundimin Osman u bë një qendër e rëndësishme tregtare për fermerët lokalë dhe mjeshtrit, si dhe një fortifikim i rëndësishëm ushtarak. Haci Halife në shekullin e 17-të vuri në dukje në shkrimet e tij se Kalkandelen (Tetova ) po zgjerohej me një ritëm të mahnitshëm në zonat e ulta. Gjatë shekullit të 19-të, Abdurrahman Pasha, një pronar i njohur shqiptar i tokës, zbukuroi qytetin e Kalkandelenit, duke restauruar shumë pasuri, duke përfshirë monumentet e dukshme si Xhamia e Pashës,Teqjen e Baba Harabatit dhe kalajnë e Baltepe. Në shekullin e 19-të, diplomati rus Ivan Jastrebov foli shumë për klimën e Kalkandeles, pëlqente dimër të butë me dëborë, verë me diell dhe të ngrohtë. Udhëtari Ami Bue e përshkroi Kalkandelenin si një qytet shumë të pastër. Në shekullin e 19-të, kur popullsia e Kalkandelen filloi të rritet me vendbanim nga fshatrat përreth, udhëtari francez Ami Boue vuri në dukje se popullsia kishte arritur rreth 4,500 njerëz, të cilët janë bullgarë dhe shqiptarë. Popullsia e përgjithshme e Pashalikut të Kalkandelenit (Tetovë) është 30,000-40,000 dhe përbëhet nga bullgarët që janë ortodoksë dhe shqiptarë të cilët janë muslimanë. Sipas diplomatit britanik dhe udhëtarit Aubrey Herbert, dhe atij anglez, Austen Henry Layard, shumica e banorëve të Kalkandelen ishin shqiptarë. Burimet turke citojnë se tre të katërtat e popullsisë së Kalkandelen gjatë periudhës osmane ishin shqiptarë. Në Perandorinë Osmane, Kalkandelen ishte nën Vilajetin i Kosovës dhe ishte e orientuar ndaj shqiptarëve dhe luftës shqiptare për pavarësi nga sundimi osman . Në 1843, Kryengritja e Dervish Carës çoi shqiptarët, që u rebeluan kundër Sulltanit për shkak të mosmarrëveshjes së tyre me reformat e Tanzimatit. Kalkandelen u çlirua nga Dervish Cara nga janari 1844 deri në shtator 1844, ku pas shtatorit 1866 Omar Pasha mundi forcat e Dervish Cares dhe Kalkandele mbeti brenda Perandorisë Osmane. Gjatë Luftërave Botërore Gjatë shpërbërjes së Perandorsë Osmane, Tetova erdhi nën kontrollin e shqiptarëve nga forcat e drejtuara nga Hasan Prishtina. Nga periudha 1913-1915, gjatë Luftërve Ballkanike, Ushtria Serbe kapi Tetovën dhe gjithë rajonin e saj që sot Maqedonia u bë e njohur si "Jugu i Serbisë" si pjesë e Mbretërisë së Serbisë. Gjatë Luftës së Parë Botërore, ndodhi një përçarje midis Bullgarisë dhe Serbisë. Ushtria bullgare filloi të kalonte nëpër zonë dhe aneksoi Tetovën dhe pjesën tjetër të rajonit të Maqedonisë. Në vitin 1916, nën Mbretërinë e Bullgarisë, regjistrat bullgarë kishin regjistruar se Tetova kishte një popullsi prej 22,000 banorësh. Dy të tretat e kësaj popullsie u renditën si shqiptarë dhe një e treta përbëhej nga bullgare dhe serbe. Në fund të luftës Serbia rifitoi kontrollin e rajonit. Brenda Mbretërisë së Jugosllavisë, Tetova ishte pjesë e Banovinës së Vardarit nga viti 1929 deri më 1941. Nën Jugosllavinë mbretërore, një goditje ndaj shqiptarëve detyroi shumë nga Tetova për të emigruar në SHBA dhe Kanada, ndërsa mijëra serbë u inkurajuan të lëviznin në qytet për të zhvilluar industritë minerare dhe hidroelektrike. U ndërtuan kisha ortodokse, filluan udhëtimet e skijimit dhe kalërimit në Bjeshkët e Sharrit dhe mbërritën kolonët e Bardhë, Në vitin 1941, Vardar Banovinapushoi së ekzistuari si rezultat i pushtimit të Boshtit të Jugosllavisë. Tetova përsëri erdhi nën sundimin shqiptar. Balli Kombëtar u vendos në Tetovë me ndihmë ushtarake dhe financiare nga fuqitë e Boshtit. Flamuri kombëtar shqiptar u ngrit në Tetovë, Frangu Shqiptare u prezantua si monedhë zyrtare, si dhe gjuhë zyrtare dhe objekte arsimore në gjuhën shqipe. Me gjermanët që e humbën luftën, situata favorizoi komunistët. Vendbanuesit e rinj serbë ngritën Partinë Komuniste të Maqedonisë, e themeluar më 19 mars 1943 në Tetovë, por deri atëherë partia komuniste shqiptare po luftonte gjithashtu për qytetin. Megjithë fitoren e aleatëve dhe formimin e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, në vitin 1944, Balli Kombëtar i Tetovës mbeti dhe ishte ende i përfshirë në një betejë kundër forcave të armatosura Jugosllave. Beteja kundër forcave jugosllave zgjati deri në vitin 1948, ku më në fund u shtypën. Nën komunizmin Qyteti u bë pjesë e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Vitet e hershme të Jugosllavisë Socialiste ishin të turbullta për popullsinë shqiptare të Tetovës. Shumë presion për nënshtrim, duke shkaktuar shumë për të emigruar. Ata që mbetën demonstruan periodikisht por me dhunë kundër regjimit komunist, sidomos në Incidentin Yucel të vitit 1957 dhe incidentin Kalkandelen të vitit 1968. Shumë nga këto protesta u drejtuan nga Mehmet Gega, një aktivist i njohur shqiptar i të drejtave, i cili u dënua me dhjetë vjet burg. Në demonstratat e vitit 1968, shqiptarët e Tetovës kërkuan lidhjen e territoreve shqiptare të Republikës Socialiste të Maqedonisë në Kosovë dhe rindërtimin e tyre të përbashkët si një republikë e shtatë e Jugosllavisë. Autoritetet e refuzuan këtë kërkesë dhe në vend të kësaj autorizuan rishikimin e planprogrameve dhe teksteve për të frenuar atë që ajo e quajti "depërtimi i tendencave nacionaliste, irredentiste dhe kundërrevolucionare shqiptare përmes teksteve të shtypura dhe literaturës tjetër." Në vitin 1974 një federal i ri u ratifikua kushtetuta që lehtësoi tensionin e shqiptarëve lokalë. Qeveria e Jugosllavisë i shihte këto demonstrata si fazë të parë në një komplot shqiptar që synonte përfundimisht ndarjen e këtyre zonave dhe bashkimin me Shqipërinë fqinje. SR Maqedonia shqiptoi dënime më të ashpra sesa autoritetet në Kosovë. Tetova nën Jugosllavinë e Josip Broz Titos kalonte nëpër ndryshime të mëdha. Shumë banesa komuniste u ndërtuan rreth qendrës së qytetit të Tetovës, si dhe rrugëve konkrete. Periferi të rija si periferia e Hajdućka u formuan për të ndihmuar në akomodimin e numrit në rritje të maqedonasve që lëvizin në qytet. Disa nga ndërtesat historike të qytetit, siç është Xhamia e Vjetër, u shkatërruan nga autoritetet. Kur problemet në Kosovën filluan në vitin 1981, Tetova duhej të vihej nën kontrollin e policisë paraushtarake për shkak të trazirave dhe shfaqjes së simpatisë me shqiptarët e Kosovës. E njëjta gjë ndodhi përsëri në vitin 1989. Shkëputja nga Jugosllavia Kur u bë e qartë në vitin 1990 se Jugosllavia ishte gati të binte, mbi 2000 shqiptarë etnikë marshuan përmes Tetovës duke kërkuar shkëputjen nga Republika Socialiste e Maqedonisë dhe bashkimin me Shqiperinë. Vetëvendosja e një pakice etnike brenda një shteti nuk ishte një e drejtë sipas kushtetutës së Republikës Socialiste të Maqedonisë dhe duke protestuar për mungesën e përfaqësimit të tyre nën kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut bojkotuan referendumin për pavarësinë nga Jugosllavia dhe u përjashtuan nga pothuajse çdo përfaqësim në qeverinë e re. Tetova u bë selia e partive të reja politike shqiptare, të cilat konsideroheshin jokushtetuese nga Maqedonia e Veriut. Tensionet u përkeqësuan, Tetova, së bashku me qytetin e Gostivarit, morën dhe strehuan disa mijëra refugjatë muslimanë boshnjakë nga 1992 deri në fund të luftës në Bosnjë Para bombardimeve të forcave serbe në Kosovë, Tetova u bë baza e furnizimit të pasëm për Ushtrinë Çlirimtare e Kosovës dhe pastaj më vonë në shtëpi për mbi 100,000 refugjatëve kosovarë nga lufta e Kosovës. Në vitin 1997, Alajdin Demiri, kryetari i komunës së Tetovës, u burgos për ngritjen e flamurit Shqipëtar nga bashkia e Tetovës, dhe deri në vitin 2000 shpërthimi i luftimeve në tanush ka derdhur në qytetet e Tetovës dhe Gostivarit. Në vitin 2001, shqiptarët etnik filluan një kryengritje, me Tetovën që ishte sfondi kryesor i luftës. Pastaj, u vendos Marrëveshja e Ohrit, duke lejuar paqen që të kthehet përsëri në qytet. Ditet e sotme Në aspektin ekonomik, Tetova është një nga qytetet më në zhvillim në Maqedoni me disa kompani shumëkombëshe (Ecolog International, SUVAFIX Renova, Zikoprom, Pofix) që ndodhen në këtë qytet. Përkundër interesit të kompanive private në Tetovë, qyteti është lënë pas dore nga qeveria. Tetova vuan nga shtrirja urbane. Për shkak të mungesës së rregulloreve të qeverisë, qyteti nuk ka sistem për leje ndërtimi dhe shumë shtëpi dhe ndërtesa janë ndërtuar pa dyshim dhe rastësisht përgjatë vizebardhave të këmbësorëve, rrugëve dhe në parqe. Nivelet e ndotjes së ajrit janë ndër më të lartat në Evropë dhe botë. Ndërtesa më e lartë në qytet është qendra REM ALL me një lartësi prej rreth 80 metrash. Tetova është një nga qendrat arsimore në Maqedoni që posedojnë dy universitete: Universiteti i Evropës Juglindore (private publike jofitimprurëse) dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës (Universiteti Publik). Më parë ka udhëheqje arsimore në rajon, ku Procesi i Bolonjës është i aplikueshëm që nga themelimi i saj, ka kampusin më të mirë në rajonin e Evropës Juglindore dhe është prirje me zhvillimet ndërkombëtare në arsim. Më shumë se 20,000 studentë marrin arsimin dhe gradën e tyre në Tetovë. Përveç kësaj, Tetova është një qendër e politikës etnike shqiptare. Shumica e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut (Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Lëvizja Besa, Partia për Prosperitetin Demokratik (PPD) kanë vendet e tyre kryesore në Tetovë. Gjeografia Ultësira e Pollogut shtrihet në drejtimin juglindje – veriperëndim, në gjatësi prej 55 km. dhe gjerësi prej 8–10 km. E rrethuar me Malin e Sharrit, Malin e thatë dhe Malin Zheden. Në mesin e fushës së pollogut, rrëzë malit të Sharrit, në rrjedhën e lumit shtrihet qyteti i Tetovës. Rajoni i Tetovës shtrihet në sipërfaqe prej 1.080 km 3 në pjesën e poshtme të fushës së Pollogut në lartësi mbidetare prej 460-500m. Pozita gjeostrategjike e Tetovës karakterizohet edhe nga ajo se, gjendet në udhëkryqin e korridoreve ndërkombëtare qarkulluese, siç janë: korridori 8 (kalon nëpër Tetovë) dhe korridori 10 (40 km. larg nga Tetova). Klima Tetova ka një klimë gjysmë kontinentale, me verë të ngrohtë dhe relativisht të lagësht, dimër të ftohtë dhe me dëborë, pranvera e vjeshta kanë reshje të shpeshta. Pasi që nga të gjitha anët është e rrethuar me male dhe për shkak të shfaqjes së rrymave ajrore të ngrohta e të ftohta, në fushën e Pollogut vjen deri te shfaqja e procesit të inversionit. Kushtet natyrore, siç janë: klima, relievi, përbërja gjeologjike e tokës, kanë mundësuar që në rrethinat e Tetovës të shfaqen shumë burime të ujit të rrjedhshëm, prandaj Tetova është njëri nga qytetet e rralla në Maqedoni që ka ujë të pijshëm, ujë për nevojat e industrisë dhe për ujitje. Demografia Gjuha Gjuhët në vijim që fliten në qytet: Feja Grupet fetare në vijim që janë të përfaqësuara në Tetovë: Gjatë viteve kjo ishte popullsia e përgjithshme dhe përkatësia etnike e popullatës në qytetin e Tetovës: Shëndetsia Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, garanton qasje universale për mbrojtje shëndetësore të të gjithë qytetarëve. Me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, janë vënë bazat e sistemit ekzistues të mbrojtjes shëndetësore në Maqedoninë e Veriut. Ai përfshin bazat e sistemit për sigurim shëndetësor, të drejtat dhe përgjegjësitë e ofruesve të shërbimeve shëndetësore, struktura organizative dhe shfrytëzimi i resurseve të mbrojtjes shëndetësore. Në Komunën e Tetovës veprojnë një numër i madh i institucioneve shëndetësore, që ofrojnë lloje të ndryshme të shërbimeve shëndetësore të shëndetësisë primare. Për këtë flet edhe fakti i ekzistimit të një numri të madh të institucioneve shëndetësore private të mbrojtjes shëndetësore primare – rreth 150, nga fusha e mbrojtjes shëndetësore konsultative specialistike – 4, institucione shëndetësore nga fusha e stomatologjisë specialistike – 3, institucione shëndetësore nga fusha e stomatologjisë së përgjithshme – 60, institucione shëndetësore që ofrojnë shërbime laboratorike – 7 si dhe institucioni shëndetësor publik, Qendra Medicinale e Tetovës, në kuadër të së cilës veprojnë, Spitali i përgjithshëm dhe Shtëpia e shëndetit. Oferta për shërbime shëndetësore bashkëkohore e cilësore, imponon nevojën e zbatimit të teknologjive të reja në shëndetësi. Në këtë pjesë ekzistojnë vështirësi të caktuara, që në të shumtën e rasteve lidhen me pjesën e limituar të mjeteve, me të cilat disponojnë institucionet shëndetësore por edhe gjendja e përgjithshme në shtet. Ekonomia Pas shkatrimit të Federates sllave dhe luftrave të viteve 2000 industria e Tetovës është shkatruar po thuaj se tërsisht. Gjatë viteve të fundit (viteve 2000) me shpërbërjen e pronës shoqërore bëhet privatizimi i cili ngadal fillonë të lulëzojë. Prodhimet më të njhura industriale me të cilat ekonomia e Tetovës përfaqësohet në tregun e regjionit dhe më gjërë janë: prodhimet e drurit (mobilje kualitative), metalo-plastikës, prodhime të materijaleve ndërtimore. Klima e biznesit në Komunën e Tetovës Subjektet afariste që gjatë dekadës së fundit kanë dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin e ekonomisë në rajonin e Tetovës, janë të sektorëve si vijon: industria e drurit (mobiliet), ndërtimtaria, industria ushqimore dhe industria e tekstilit. Sektorët në fjalë me kapacitetet e tyre dhe teknologjinë që kanë, janë bërë konkurruese jo vetëm në tregun e Maqedonisë së Veriut, por edhe më gjerë në Ballkan. Disa ndërmarrje për prodhimin e mobilieve për amvisëri dhe mobilieve për zyra, posedojnë teknologji kulminante CNC dhe kanë potencial për qasje në tregjet ndërkombëtare. Ndërtimtaria sidomos në 6 vitet e kaluara, ka marrë një hov të vrullshëm edhe në rajonin e Tetovës, ku janë realizuar një numër i madh ndërtimesh cilësore banesore-afariste. Vlen të theksohet se, të gjitha këto ndërtime të reja realizohen nga ndërmarrjet private, pra, me investime private dhe me kapacitete tekniko-teknologjike. Industria ushqimore gjithashtu ka kapacitetet e saja dhe potenciale në komunën e Tetovës. Me cilësinë që kanë prodhimet e qumështoreve të komunës së Tetovës tash më, janë konkurrente në tregun e përgjithshëm të qumështit dhe prodhimeve qumështore. Ndërmarrjet që prodhojnë qumësht dhe prodhime qumështore i mbulojnë nevojat e konsumatorëve të komunës së Tetovës dhe më gjerë. Përveç këtyre ndërmarrjeve, në komunën e Tetovës veprojnë edhe ndërmarrje për përpunimin e mishit dhe prodhimeve të këtij produkti, prodhim të pajisjeve për produkte ushqimore etj. Industria e tekstilit gjithashtu ka një traditë të gjatë në Komunën e Tetovës, për të cilën më së tepërmi meritë ka Kombinati i Tekstilit “Teteks”. Gjithashtu, vazhdon me formimin e ndërmarrjeve private të tekstilit. Momentalisht firmat më dominuese që punojnë sipas sistemit të ashtuquajtur LON, prodhojnë (punojnë) për partnerët e jashtëm. Rëndësia e ndërmarrjeve të katër sektorëve të përmendur më sipër është e madhe, jo vetëm për shkaqe të përfaqësimit të tyre në numrin e përgjithshëm të subjekteve afariste në komunën e Tetovës, por edhe për shkak të potencialit me të cilin disponojnë për shtrirje në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Ky potencial bazohet në : Teknologjinë e lartë me të cilën disponojnë; Potencialin për rritjen e kapaciteteve dhe të prodhimtarisë; Orientimin eksportues të tyre; Objektet e reja të fabrikave me mundësi për zgjerimin e tyre PLANI STRATEGJIK 29 ekzistues; Cilësia e lartë e prodhimeve Shqyrtimet kryesore Bartës të zhvillimit ekonomik në Komunën e Tetovës janë: industria ushqimore, industria e drurit, industria e ndërtimtarisë dhe prodhimit të materialeve ndërtimore dhe industria e tekstilit; Ekziston sektor i fuqishëm i shërbimeve; Firmat nuk janë të kënaqura nga gjendja e përgjithshme ekonomike në shtet, nivelet e kamatave, çmimin e energjisë, konkurrencën vendore dhe me shpenzimet e materialeve, ligjvënien, shërbimet etj.; Firmat kryesisht e mbulojnë tregun vendor, por njëkohësisht janë të orientuara edhe kah eksporti; Punëdhënësit kryesisht janë të kënaqur me strukturën dhe aftësinë e fuqisë punëtore për detyrat konkrete punuese, që nuk është rast dhe anasjelltas, sepse punëdhënësit kryesisht punojnë edhe jashtë orarit të punës, pa bërë kompensime përkatëse, ndërkaq një numri të madh të të punësuarve nuk u paguhen kontributet; Firmat theksojnë nevojën dhe rëndësinë e bashkëpunimit më të madh midis ndërmarrjeve të llojeve të njëjta përmes kontakteve, organizimit të takimeve dhe përmes gjetjes së zgjidhjeve të ndryshme me interes të përbashkët; Numri më i madh i firmave planifikojnë të investojnë në përmirësimin e objekteve ekzistuese, ndërtimin e objekteve të reja dhe në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese; Plasmani i brendshëm i prodhimeve të firmave paraqet një segment të rëndësishëm gjatë qasjes së firmave në tregje, kurse tash më disa firma kanë siguruar vende për prodhimet e tyre; Në komunën e Tetovës ekzistojnë kushte të mira për udhëheqje dhe zhvillim të biznesit, por gjithashtu, duhet të intensifikohet dhe të thellohet bashkëpunimi midis firmave dhe vetëqeverisjes lokale, me qëllim të përmirësimit të klimës së biznesit në komunë dhe të rritjes së zhvillimit ekonomik. Turizmi Objektet më me vlerë në qytet janë Xhamia e Larme që gjendet në afërsi të lumit Shkumbin në pjesën e vjetër të qytetit. Xhamia është ndërtuar në vitin 1438 dhe rindërtuar në vitin 1833 nga Abdurrahman Pasha, i biri i Rexhep Pashës. Është një nga strukturat më të rëndësishme kulturore dhe historike të Tetovës dhe përfaqëson stilin e arkitekturës së hershme osmane. Xhamia e pikturuar vazhdon të jetë një monument i rëndësishëm për banorët e Tetovës dhe është tërheqja kryesore turistike për shumë vizitorë të huaj. Hamami pranë lumit Shkumbin në Tetovë Hamami pranë lumit Pena në Tetovë u ndërtua rreth të njëjtës kohë me Xhaminë e Larme dhe kryesisht u përdor për Wudu (avdes, abdest). Kalaja e Baltepes, e vendosur në majën e kodrës së Baltepes, mbi Tetovë u ndërtua në 1820 nga Abdurrahman Pasha. Baltepes kishte një seri tunelesh nga të gjitha shtëpitë osmane kryesore në qytetin që çonte në fortesë. Mendimi që qëndronte pas sistemit të tunelit ishte që të mundësonin mbrojtësit e kështjellës të shpëtonin pas linjave të armikut nëse kalaja ishte e rrethuar, duke i lejuar rrethanat vetë të rrethoheshin. Tuneli i fundit u rrëzua në vitet 1960 dhe që nga fillimi i gërmimeve, janë zbuluar dy tunele, për fshatin Sellcë dhe Lacë. Shumë tregime dhe mite lokale, si "Taleja e pompës së ujit", janë vendosur në Baltepe, ndërsa përqëndrohen në qëndrimin trevjeçar të Abdurrahman Pashës së Kalkandelenit në fortesën e Baltepe, që ndodhet në "Të ftohtë dhe të errët" malet. Vendbanimi i vjetër i Oaeneum besohet të jetë i vendosur rreth ku banon kalaja e Baltepe ose sic njihet Kalaja e Tetoves. Kalaja e Baltepe Teqja e Baba Harabatit fillimisht u ndërtua në vitin 1538 rreth turit të Sersem Ali Baba, një dervish osman. Në vitin 1799, një waqf i siguruar nga Rexhep Pasha krijoi bazat aktuale të tekeve. Manastiri më i mirë i mbijetuar bektashian në Evropë, kompleksi zvarrisës paraqet lëndinë të lulëzuar, dhoma lutjesh, salla ngrënieje, banesa dhe një burim i madh mermeri brenda një pavioni druri. Karakteristika të tjera të rëndësishme historike nga periudha osmane në Tetovë janë Xhamia Sahatit , si emri nënkupton që ai përdorte një orë në minaret e tij dhe Xhamia Kumluk ("Xhamia Sandy"), një xhami e vjetër në zonën e pazarit të lartë të Tetovës. Emri rrjedh nga jashtme e kuqe-verdhë e xhamisë. Një shembull i kulturës bizantine të Tetovës është Manastiri i Lesokut. Manastiri është 8 km jashtë Tetovës. Në kompleksin e saj janë kishat e Shën Athanasit të Aleksandrisë dhe Kisha e Nënës së Shenjtë të Perëndisë. Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, e ndërtuar në 1326, është një shembull i shkëlqyer i stilit bizantin dhe traditës arkitekturore. Kodra e Diellit është një vendpushim i skive që gjendet në Bjeshkët e Sharrit. Pavarësisht se është rreth 25 kilometra larg qytetit, zakonisht lidhet me Tetovën. Kodra e Diellit tërheq shumë turistë në dimër për shkak se ajo është një nga vendpushimet e njohura të skijimit në ish-Jugosllavi. Përveç mbajtjes së konkurseve rekreative dhe konkuruese të skijimit, Kodra e Diellit ka shumë vila dhe restorante për të akomoduar vizitorë. Rritja e hoteleve ishte për shkak se ashensori që çonte njerëzit nga Tetova nëKodra e Diellit u shkatërrua gjatë konfliktit të Maqedonisë së Veriut në 2001. Prandaj, njerëzit qëndrojnë në Kodra e Diellit gjatë natës përpara se të kthehen në Tetovë. Kuzhina dhe ushqimi Tetova është shtëpia e pjatës Tavče Gravče, e njohur në vend në Tetovë si Tavë me Groshë. Gjatë Jugosllavisë Socialiste, gjella ishte e njohur në të gjithë vendin si Gravja e Tetovës. Ndonëse janë bërë varietete të ndryshme të vakteve përreth Ballkanit, tradicionalja tavče gravče është gatuar dhe shërbehet në një tenxhere terrakote. Shumica e kuzhinave në Tetovë kanë një ndikim të fortë osman ose fondacione të tilla si Ajvari, Suxhuki dhe Gjevrek. Tetova është e njohur për restorantet e saj të skarës, Qebaptore, ku bëhen qebapi dhe Pleskavicaa. Byrektorët, restorantet e pastës, janë gjithashtu të zakonshme në Tetovë dhe prodhojnë Burek. Poashtu ne qytet ka edhe shumë dyqane Ëmbëlltoresh,ku ëmbëlsirat tradicionale lokale jane:Lukumi, Tilluma, Kadaiffi dhe Bakllava. Boza gjithashtu është fermentuar në Tetovë dhe është pije e zakonshme e konsumuar. Kuzhina në Tetovë ka një shije dhe aromë të veçantë për shkak të prodhimeve bujqësore vendase të përdorura për të bërë gatime. Në Maqedoninë e Veriut, djathi i Tetovës Kashkaval është më i popullarizuar, siç është bërë natyrshëm nga qumështi i deleve nga Bjeshkët e Sharrit. Gjatë Mbretërisë së Jugosllavisë, mollët nga Tetova ishin të njohura në Beograd dhe njiheshin si Tetovo Jabuka. Kultura Pozita e mirë gjeostrategjike, të ndodhurit në udhëkryq si dhe Pollogu me tokë pjellore, Tetova ua tërhiqte vëmendjen pushtuesëve të ndryshëm. Në shekullin e XV këtë qytet e pushtojnë turqit. Me ardhjen e turqëve u zhvillua kultura. Vatër e saj bëhet kompleksi i Teqes Bekteshiane-HARABATI(Teqe) 1538 – 1548 e ndërtuar nga ana e Sersem Ali Dedes. Osmanlinjtë Tetovës i dhuruan shumë objekte publike e fetare të kulturës islame: xhami, teqe, kuzhina publike për të varfër, hamame(banjat publike), shadërvane etj. Është për t’u përmendur biblioteka e Teqes së Arabatit shek XVIII – XIX sepse në të kultura dhe arsimi u zhvillua krahas fesë islame. Në këtë bibliotekë bëhej edhe kopjimi i veprave të intelektualëve të kohës me kaligrafi të zgjedhur të cilat më vonë zbukuroheshin me prnamente të mbështjellura me lëkurë. Në Tetovë kemi Kalanë e Tetovës, që ndodhet në maje të Baltepes, menjëherë mbi Tetovë. U ndërtua më 1820 nga ana e Abdurahman Pashës. Ky objekt kulture paraqet një bukuri të rallë të kohës së kaluar. Në Tetovë kemi Kalanë e Tetovës, që ndodhet në maje të Baltepes, menjëherë mbi Tetovë. U ndërtua më 1820 nga ana e Abdurahman Pashës. Ky objekt kulture paraqet një bukuri të rallë të kohës së kaluar. Përbërja e saj është komplekse (pjesa e brendëshme ka pesë saraje, kuzhina të mëdha, banja, një pus në mes dhe tri tunele për dalje) gjatë luftrave pësoi rënime të shumta.Në Tetovë është edhe biblioteka "Koço Racin", muzeu memorial, arshivi historik etj. Tetovën sot e zbukuron objekti i ndërtuar në themelet e xhamisë së Çarshisë më vitin 1975 – Pallati i Kulturës. Në këtë Pallat paralelisht zhvillohet kultura e të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në këto troje, edhe atë nëpërmjet të aktiviteteve të ndryshme kulturore siç janë: aktivitetet muzikore, të dramës, të artit figurativ, aktivitete që kanë të bëjnë me letërsinë etj. Nga aktivitetet muzikore vlen të përmenden koret e ndryshme si p.sh. kori i përzier rinor, kori i femrave dhe kori i meshkujve si dhe shoqëritë e ndryshme kulturo-artistike. Duhet patjetër përmendur edhe sukseset me vlerë Botërore të këtyre koreve siç është kori i përzier rinor, i cili nën dirigjimin e Nexhat Mujovit, solli medalje të argjent nga Olimpiada Botërore në Linc të Austrisë në vitin 2000, kurse më vitin 2001 në Wermigerode të Gjermanisë të njëjtit fituan medalje të artë. Nga shoqëritë kulturore artistike dallohen : SH.K.A."Xheladin Zeqiri" (1949;shqiptare), "Iljo-Antevski Smok"(maqedonase) dhe "Jeni Hajat"(turke). Kur flitet për muzikën shqiptare në Tetovë por edhe në përgjithsi nuk mund të mos përmendim grupin me më renome në gjith trojet shqiptare ELITA 5. Në shërbim të aktiviteteve të dramës funkcionojnë studioja e dramës për fëmijë, të rinjë dhe studioja për të ritur. Në kuadër të Pallatit të Kulturës gjithashtu funkcionon edhe ateleja e artit figurativ në të cilën afirmohen dhe zhvillohen amatorë respektivisht profesionist të këtij arti me që organizohen galeri të ndryshme artistike. Nga aktivitetet letrare dallohen klubet letrare edhe atë K.L."Klubi letrar 94"(shqiptar) dhe ai maqedonas "Kiril Pejçinoviq", të cilët organizojnë promovime të ndryshme të librave, mbrëmje letrare të përcjellura me lexim në prozë dhe poezi kushtuar shrimtarëve tanë të së kaluarës dhe për raste tjera solemne, shpallin konkurse të punimeve të artistëve të rinj të letërsisë etj. Objektet kulturore Bibloteka e Arabatit Pas pushtimit osman në shekullin XV dhe më përhapjen e kulture osmane në këtë pjesë të Ballkanit, në Tetovë si qendër me ndikim vështrohej Teqja e bektashive Harabati e ndërtuar gjatë vitve 1538 - 1548 nga Sersem Ali Dedes. Gjatë sundimit Osmanë në Tetovë dhe rrethinën e saj ndërtohen shumë objekte publike të cilat në kohën më të re shërbejnë edhe si monumente kulturoe. Një nga këto objekte është edhe Bibloteka e Arabatit e cila përpos që shërbente për përhapjen e kulturës islame kryente edhe funksionin e shkollës gjatë shekujve XVIII - XIX. Në këtë Biblotekë bëhej kopjimi të kaligrafisë t cilat zbukuroheshin me prnamente të mbështjellura me lëkurë. Kalaja e Tetovës Kalaja e Tetovës e cila ndodhet në majen e Balltepes, me një lartësi mbidetare prej 803 metra, e lartë 220-250 metra dhe me sipërfaqe prej 108.000 metra katrorë. Ndërtuesit e kalasë e kishin paraparë pozicionin strategjik, për shkak se kontrollohej një pjesë e madhe e fushëgropës së Pollogut. Kalaja e Tetovës u ndërtua në vitin 1820, nga ana e Abdurahman Pashës. Sipas disa të dhënave gojore thuhet se fillimin e ndërtimit të këtij monumenti e nisi Rexhep Pasha i ati i Abdurahman Pashës dhe ndërtimi i saj zgjati afër 20 vjet. Abdurahman Pasha nuk arriti ta përfundojë ndërtimin e saj. Ky monument kulturor paraqet një bukuri të rallë të kohës së kaluar. Përbërja e saj është komplekse. Pjesa e brendshme ka pesë saraje, kuzhina të mëdha, banja dhe një pus në mes të kalasë. Paraqet një ndikim të dukshëm të akitekturës Osmane. Gjatë luftërave të ndryshme ajo pësoi rrënime të shumta.. Pallati i Kulturës Qendra e Kulturës, “Ilo Anteski-Smok” Tetovë është ndërtuar në vitin 1973, ndërsa administrata filloi të punojë zyrtarisht në vitin 1975. Ky objekt ka hapësirë prej 6.500 metra katrorë, nga e cila 672 metra katrorë janë pjesa e skenës dhe në skenë funksionon edhe sistemi i rotacionit. Për organizimin e aktiviteteve muzikore-skenike, dramave dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore, arsimore, politike dhe fetare kjo qendër disponon me sallën e madhe që ka 661 ulëse dhe sallë të vogël për koncerte kamertale dhe promovime me 100 ulëse. Gjithashtu, është edhe foajeja në hyrje të objektit e përshtatshme për realizim të ekspozitave të ndryshme. Qendra e Kulturës është bartëse kryesore e aktiviteteve kulturore, artistike dhe politike në Tetovë. Është e përshtatshme për koncerte të ndryshme muzikore, promovime dhe ekspozita, koncerte të ansambleve të ndryshme, mbajtje të kongreseve politike, ndërkaq në të njëjtën kohë nëpërmjet produksionit të vet amë, aktivisht vepron në nxjerrjen dhe krijimin e vlerave kulturore. Për çdo vit në ambientet e këtij institucionit të kulturës aktivitetin e tyre e zhvillojnë dhjetëra artistë të degëve të ndryshme si aktor, muzikant, këngëtarë e valltarë. Vetëm në sallën e madhe organizohen çdo vit mbi 130 aktivitete të vizituara nga mbi 50.000 shikues. Hapësirat Foaje për ekspozita, salla e vogël, salla e madhe sallat e ushtrimeve dhe grimiera Sektorët – Sektori i dramës – Sektori i letërsisë – Sektori i pikturave – Sektori i muzikës – Sektori i baletit – Sektori i folklorit Momentalisht në objektin e Qendrës së Kulturës, janë të vendosur:  – Qendra e kulturës – Teatri i Tetovës – Biblioteka e qytetit – Këndi Amerikan dhe – Fakulteti i arteve të USHT-së Teatri i Tetovës është një ndër teatrot më të reja në Maqedoninë e Veriut. Pas një kërkese këmbëngulëse të aktorëve të Tetovës për krijimin e një hapësire skenike ku ata do të mund të interpretojmë, në vitin 2007 formohet Institucioni Nacional – Teatri i Tetovës me një ekip të përbërë prej 15 aktorë dhe 15 punëtor administrative dhe skenik. Inaugurimi i këtij institucioni u be me premierën e shfaqjes “Çmendina” më 22 Tetor 2007. Mungesa e objektit dhe kushteve të nevojshme për funksionim normal të një Teatri, asnjëherë nuk kanë qenë pengesë që ky institucion kulturor të nxjerrë gjithsej 22 shfaqje teatrore të suksesshme që janë prezetuar në festivale të ndryshme në Maqedoni dhe në rajon përfshirë festivalin me renome ndërkombëtare “MESS” në Sarajevë, BH në tetor të vitit 2012 me shfaqjen “Akuariumi” me tekst të Refet Abazit dhe regji të Luca Cortina. Biblioteka “Koço Racin” Tradita bibliotekare në Tetovë ka gjurmë të thella në histori në këto vise, por fatkeqësisht, nuk kemi të dhëna të sakta se prej kur daton veprimtaria e saj si Bibliotekë popullore e qytetit “Koço Racin”. Data e saktë se kur është themeluar biblioteka nuk dihet mirëpo, supozohet se viti 1945 është viti kur biblioteka ka filluar të punojë në kuadër të Komisariatit për arsimim popullor dhe për herë të parë ka qenë e vendosur në një shtëpi të konfiskuar të porsandërtuar. Fondi i parë i librave numëronte rreth 2000 tituj librash të trashëguar nga “Leximorja e tetovarëve të rinj”, e cila ishte e formuar në vitin 1922 e pasuruar me literaturë marksiste-leniniste por kishte dhe një numër të madh te librave te autorëve klasikë. Të gjitha librat kanë qenë në gjuhën serbo-kroate me përjashtim të një numri të caktuar të broshurave politike të cilat kanë qenë te botuara në gjuhën maqedone. Në vitet e para biblioteka ka numëruar 500 anëtarë, shumica e të cilëve kanë qenë nxënës të shkollave të mesme-gjimnazistë. Për nevojat e lexuesve biblioteka çdo ditë ka qenë e furnizuar me shtypin ditor si “Nova Makedonija”, “Borba”, “Politika”, “Naroden front” dhe të tjera. Menjëherë pas çlirimit, njëkohësisht me fillimin e punës në bibliotekën e qytetit në Tetovë ishte e hapur edhe biblioteka në gjuhën shqipe e cila ne fillim ka punuar ndaras prej asaj maqedonase. Ajo ka qenë e vendosur në shtëpi të vjetër në qendër të Tetovës. Biblioteka shqiptare ka numëruar rreth 2000 anëtarë, ndërsa bibliotekist ka qenë mësuesi Isa Sabajdini nga fshati Poroj. Në vitin 1948 ose 1949 me urdhër te strukturave politike qytetare dhe Komisariati për arsimim, biblioteka shqiptare u integrua në bibliotekën e qytetit. Në vitin 1952 u soll vendimi për ndarjen e bibliotekës nga Komisariati i arsimit dhe vazhdoi punën si institucion i pavarur kulturor-arsimor. Gjatë punës së saj biblioteka ka përjetuar disa ç’vendosje dhe menjëherë pas formimit, biblioteka ishte vendosur në hapësirën përdhese në restorantin e më hershëm “Lovec” ku funksiononte edhe Pallati i Kulturës i Tetovës. Në vitin 1954 janë formuar Sektorë të veçantë: për fëmijë dhe të ritur. Pas dy dekadave, më saktë në vitin 1967 Biblioteka Amë “Koço Racin”- Tetovë u rikthye në hapësirat e më hershme ku daton veprimtaria e saj, mirëpo këtë herë për shfrytëzim e kishte të gjithë objektin-shtëpinë e pronarit Mato Çenka. Në katin e poshtëm ka qenë e vendosur depoja e librave dhe Sektori për të rritur, ndërsa në katin e parë ishte i vendosur Sektori për përpunim profesional të materialit bibliotekar, Sektori për fëmijë dhe administrata. Në këtë objekt Biblioteka Amë “Koço Racin” veprimtarinë e sajë e ushtroi tri dekada e gjysmë. Në bazë të ligjit për denacionalizim i miratuar nga qeveria së RM-së në vitin 2000, objekti në të cilin ishte e vendosur biblioteka iu rikthye pronarëve dhe me këtë rast biblioteka e qytetit pësoi ç’vendosjen e radhës. Po në të njëjtin vit organet kompetente me vendim përkatës si lokalitet për shfrytëzim i caktuan 200 metër katror nga kati përdhes i Pallatit të Kulturës së qytetit. Në këtë lokalitet Biblioteka e Qytetit edhe sot e kësaj dite vazhdon të funksionoi, ku janë të sistemuara: Sektori për fëmijë, Sektori për të rritur dhe Sektori për përpunim profesional të materialit bibliotekar. Në mungesë të hapësirës së nevojshme, një fond i konsiderueshëm i librave të bibliotekës është i vendosur në hapësira jofunksionale dhe në këto kushte lexuesit nuk arrin deri te libri i nevojshëm. Më datë 22 korrik të vitit 2004 Biblioteka e qytetit u emërtua: Instituti Nacional Biblioteka “Koço Racin”. Një vit më vonë d.m.th më 2005 filloi automatizimi i punës bibliotekare dhe përpunimi i fondit bibliotekar, kur IN Biblioteka “Koço Racin”-Tetovë nëpërmjet serverit INB “Shën Kliment Ohridski” nga Manastiri është kyçur në COBISS.MK. Me sistemin e ri të punës IN Biblioteka “Koço Racin”-Tetovë është bërë pjesë funksionale e sistemit informativ-bibliotekar dhe u inkuadrua në familjen e dyzetë bibliotekave anëtare fuqiplote në COBISS.MK Numri i anëtarëve të regjistruar: 3200 (prej të cilëve 1300 fëmijë) Fondi i librave: 120 000 – 150 000 tituj Hapsira e bibliotekës: 200 m2 Sektorët: – Sektori për katalogjizim dhe sistemim të materialit bibliotekarë – Sektori për të rritur – Sektori për fëmijë – Sektori për vendlindje – Sektori për zhvillim bibliotekarë. Galeria e Arteve - Hamami Hamami gjendet në anën e majtë të lumit Shkumbin ,në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës.Në afërsinë e tij drejtpërdrejtë gjendet Xhamia e larme, me tyrbe dhe çesme, konaku i Beut dhe urra. Të gjitha objektet bashkërisht formojnë një kompleks, karakteristikë e formësimit urbanistik të qyteteve në periudhen osmane. Hamami i vjeter me shekuj rreziston si dëshmi për menyrën e jetës në një periudhë të caktuar kohore ,sidoemos për shkak të funksionimit, arkitekturës, materialeve burimore dhe teknikës së ndërtimit.I ndërtuar nga fundi i shekullit 15, Hamami në mënyrë aktive merr pjesë në ambientin kulturorë dhe në definimin e pamjes integrale të qytetit të Tetovës .Supozohet se e ka ndërtuar Mehmet Celebiu, i biri i Isak beut. Me karakteristikat e veta arkitektonike, tipologjike dhe stilistike fiton një vlerë të veçantë, që manifestohet me një organizim të pastër dhe të qartë hapsinorë. Hamami në bazament është objekt kënddrejtë, ndërtuar me mure masive nga gurë të përpunuar vrazhdë dhe tulla. Si konstruksione kulmore janë shfrytëzuar qemerë – kube me dimenzione të ndryshme, me çka është formuar fasada e pestë e larmishme, që i jep një joshje objektit. Kupolat janë ngritur me tambura tetëkëndëshe, të mbuluara me qeramide turke dhe streha të shkurtëra të profilizuara nga guri. Përkundër intervenimeve të kryera në periudha të ndryshme kohore, objekti e ka ruajtur forëmn e tij autentike ndërtimore .Me konservimin e fundit të realizuar nga Qendra Nacionale për Konzervim, e ndihmuar nga programi i “Fondit ambasadorial “, pranë Ambasadës Amerikane në Maqedoninë e Veriut në vitin 2005/ 07, hapsira është adaptuar në Galeri artistike, me çka Hamami fitoi një trajtim të ri bashkëkohorë, që mundëson objekti sërish të ngjallet dhe të jetë qendër e ngjarjeve kulturore në qytet. Ura e topxhinjëve Në mungesë të dokumenteve të shkruara, nuk është e njohur koha e saktë e ndërtimit të Urës së Topxhinjëve. Në bazë të teknikës së ndërtimit dhe pamjes së saj mendohet se është ndërtuar në fund të shekullit XV ose në fillim të shekullit XVI. Teknika e kësaj ure është mjaft e përsosur. Qemerët janë të ndërtuar me blloqe gurësh, fugat ndërmjet gurëve janë të lidhura me plumb të shkrirë. Parapeti është i lartë 60 centimetra, i gjerë 20 centimetra, me blloqe gurësh të fiksuara në taban me kunja metalikë, ngulur në plumb të shkrirë. Ura posedon një hark me një hapësirë të bollëshme. E ndërtuar nga mjeshtrit vendas. Me material të gurit (bigor) vendas, mirë të gdhendur. Kjo urë akoma është funksionale dhe lidh dy anët e qytetit. Konaku i Halim Derallës Konaku i Halim Derallës paraqet një objekt reprezentativ e cila të magjeps me pamjen e jashtme të saj. Sinteza tradicionale e mënyrës së ndërtimit me elemente europiane të cilat si modë nga perendimi depërtuan në territorin e Maqedonisë në mes të shek.XIX e bëjnë këtë objekt si realizim të vetëm artistik. Objekti është ndërtuar në fillim të shek.XIX. Konaku i Halim Beut është një ndërtim asimetrik, me përdhesë dhe dy kate. Përdhesa përbëhet nga më tepër hapësira të lidhura në mes vete me një korridor të gjatë. Në shumicën e hapësirave hyhet drejtëpërdrejtë nga oborri. Këto hapësira në të kaluarën kanë shërbyer si hapësira ndihmëse për deponimin e ushqimit dhe hapësira për shërbyesit. Në pjesën reprezentative hyhet nga një hyrje tipike e stilit të barokut me shkallë të dredhura (lakuara). Në pjesën e përparme ndodhet një sallon pranimi me çardak të madh nga njëra anë dhe hapësirë tjetër e lartë gjashtëanëshe nga ana tjetër. Në pjesën e pasme janë vendosur edhe tre hapësira tjera për të jetuar. Dekori i fasadës i vendosur përreth dritareve dhe parapeteve është një shembull tipik i “stilit barok”, i zbukuruar me lule dhe gjethe. Në mënyrë më të pasur është përpunuar fasada në pjesën perendimore, e cila është formuar nga tre volume të lidhura njëkohësisht të pavarura me lartësi të ndryshme, me përpunim të veçantë dekorativ të të njëjtëve. Konaku i Halim Beut gjatë kohës e ka ndërruar funksionimin e saj, nga objekti banesor në objekt të administratës komunale, më pas në objekt të organeve të jurispodencës, qendër administrative e kompleksit spitalor. Në ditët e sotme në këtë objekt është vendosur qendra ditore për shëndet mental. Shoqëritë kulturore Muzika Kori i meshkujve dhe shoqëri të ndryshme kulturo artistike. Kori i përzier rinor nënë udhëheqjen e dirigjentit prof.Ky korë ka arritur disa suksese në festivale të ndryshme si : medalja e argjendë në Olimpiada Botërore në Linc të Austrisë (2000), medalje të artë në Wermigerode të Gjermanisë 2001. Shoqëria Kulturo Artistike (SH.K.A.) "Xheladin Zeqiri" e themeluar më 1949 zhvillon aktivitete në gjuhën shqipe ndërsa shoqëria Iljo-Antevski Smok në gjuhën maqedonase dhe për gjuhën turke, shoqëria Jeni Hajat Muzika argëtuese tetovare në botën shqiptare është e njohur me këngët e grupit ELITA 5. Në Tetovë ekziston mundësia reale që çdokush të shijojë shkëlqimin e fortë të margaritarëve, rrezatimin e një burimi drite që edhe vetë qytetit i jep nje portret tjetër. Nuk bëhet fjalë këtu për gurët e tejdukshëm prej karboni kristalor të pastër, por për margaritarët e gjallë, me shpirt e zemër njeriu. Janë këto artistët – Bekim Ramadani, Abdulla Baftiari dhe Fatmir Leka të cilët gjatë dy dekadave të fundit janë shumë aktiv nëpër ahengjet familjare dhe ceremonitë e ndryshme festive. Me letërnjoftimin e artit “popullorçe”, grupi muzikor “Margaritarët” frymon gjithmonë i freskët, i këndshëm dhe tërheqës. Kori i perzier i qytetit nen udheheqjen e dirigjentit Jeton Pustina ka aritur suksese te medhe ne festivalet brenda dhe jasht vendit.Ne festivalin TEHO ne Tetove është renditur nder koret me te mira te Ballkanit dhe ne festivalin shteteror te Kavadarcit duke e fituar vendin e pare. Arti Figurativ Galeria e Arteve dhe Atelia e Artit Figurativ po ashtu gjenden në Pallatin e Kulturës dhe ju shërbejnë banorëve të qytetit për ekspozitat e ndryshme. Në kuadër të Pallatit të Kulturës gjithashtu funksionon edhe ateleja e artit figurativ në Tetovë Letërsia Pasurimi kulturor i letërsis në Tetovë bëhet nga klubet letrare të qyetit si: K.L. "Klubi letrar 94" dhe "Ditët e Naimit" (shqiptar) si dhe ai maqedonas Kiril Pejçinoviq. Këto klube letrare organizojnë promovime të ndryshme letrare, mbrëmje letrare dhe disa aktivitete, të cilat janë të njohura në nivel ndërkombëtar. Në mesin e shkrimtarëve më të njohur nga Tetova mund të përmenden Murat Isaku Abdylazis Islami Fatmir Sulejmani, Salajdin Salihu, Lindita Ahmeti, Bardhyl Zaimi, Vjollce Berisha, Jovan Pavlovski, Petko Dabeski, Jovan Damjanovski, Vladimir Kochovski, Grigor Stojkovski, Mirko Vidoeski, etj.. Arsimimi Në komunën e Tetovës janë sistemuar: 12 shkolla fillore qendrore, 9 shkolla fillore territoriale, një shkollë fillore shtetërore e muzikës, gjashtë shkolla të mesme dhe dy universitete. Shkollat e mesme janë të profileve të ndryshme, siç janë: gjimnazi,mjekësia, ekonomia, bujqësia, tekstili dhe muzika. Në Tetovë funksionojnë dy universitete: Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore. Shkollat e mesme Tetovë Artikulli kryesor: Shkollat e mesme në Tetovë Universitetet në Tetovë Në Universitetin e Tetovës ligjëratat mbahen në gjuhën shqipe. Ky universitet u themelua në vitin 1994 (edhe pse atëherë nuk u pranua nga qeveria si universitet i ligjshëm) nga intelektualet shqiptarë nga Tetova dhe rrethina mbarëshqipetare. Në vitin 2002 u zyrtarizua me sakrifica te shumta ku edhe humbi jetën një shqiptarë në mbrojtje të tij, dhe të shumtë ishin ata që u burgosën .Sot procesi mësimor-shkencor realizohet në 10 ndërtesa të disperzuara në:Gostivar, Shkup, Kumanovë, Kërçovë, Dibër dhe Strugë. Në Universitetin e Evropës Jug-lindore ligjëratat mbahen në gjuhën shqipe, angleze, dhe maqedonase. Universiteti u themelua në suazën e Bashkimit Europian në vitin 2008, për një periudhë vetëfinancohej, ndërsa nga viti 2014 me vendim të qeverise, UEJL financohet edhe nga buxheti shtetëror i Maqedonisë së Veriut. Universiteti është një ndër universitet me kampuse më moderne në Ballkan. Mediat dhe shtypi Tv Art Tvart është një kanal televiziv lokal që funksionon që nga viti 1993 dhe në hapesirën mediale të Pollogut ka luajtur një rol tv rëndësishëm në të gjitha zhvillimet politike, ekonomike, kulturore e shoqërore, sidomos ato që përcaktuan ardhmërinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si p.sh. themelimi i Universitetit të Tetovës, ngjarjet e Gostivarit në vitin 1997, lufta e vitit 2001, si dhe shume ngjarje të tjera që kanë shënuar kthesën historike të shqiptarëve. Aktualisht Tv art vazhdon të ruajë imazhin e krijuar ndër vite si tv i pavarur dhe si zëdhenes i të gjitha ngjarjeve kryesore në rajon. Televizioni Koha Televizioni Koha, me seli në Tetovë emiton program nga marsi i vitit 1993. Me sinjalin e saj mbulon një teritorë me rreth 350.000 banorë duke qenë prezent në rrafshin e Pollogut, me qendrat Tetovë dhe Gostivar. TV Koha është vetmi Televizion shqiptar me liçencë regjionale Terestriale Digjitale e pranishme në Platformën One, BOOM TV, MAX Tv dhe në të gjithë operatorët kabllovik në  regjionin 8. Rreth 2 vite Televizioni Koha, mund të ndiqet edhe nëpërmjet platformës ShqipTV në SH.B.A dhe Kanada më Smart World IP TV në Europë, në Top Al IP TV, Art Motion –Kosovë, dhe në platforma të tjera IP TV kudo në botë. Televizioni Koha, i pari në Maqedoninë e Veriut mundëson ndjekjen e programit të saj edhe nëpërmjet Internetit, në faqen e saj zyrtare www.tvkoha.tv si dhe në telefonat celularë android duke donloduar platformën shqipto. Skema e programore e Televizionit Koha, është mjaft e ngjeshur me emisione informative, lajme, dokumentarë, emisioni për të rrinjë, për fëmijë, seriale, filma artistik, emisione sportive dhe të tjera. Në bazë të sondazheve zyrtare në formë të anketave dhe "People Meter", Televizioni Koha, gjithmonë është i renditur në vendin e parë si televizion më i shikuar duke ju konkuruar në termine të caktuara edhe televizioneve që emitojnë program në nivel nacional. Në Tetovë ka poashtu dy radio ne gjuhen shqipe Radio Fama dhe Radio Bleta Sporti Sporti më popullor në Tetovë është futbolli. Tetova përfaqësohet nga disa klube, nga të cilat tre luajnë në Ligën e Parë të Maqedonisë: KF Shkëndija, e mbështetur nga shumica e shqiptarëve që jetojnë në Tetovë, KF Renova, e mbështetur kryesisht nga shqiptarët, ka bazën në Xhepçisht, KF Teteks është ekipi i mbështetur nga maqedonasit që jetojnë në Tetovë, KF Ljuboten është një tjetër klub futbolli me seli në Tetovë dhe është klubi më i vjetër i futbollit në Maqedoni, kurse klubi i parë i futbollit shqiptar është themeluar në vitin 1941, me emrin “Skënderbeu.” me seli në periferi te Tetovës më saktsisht në Poroj. KF Drita aktualisht luan në ligen e dytë, megjithatë, ata janë në periferi të Tetovës me bazë në Bogovinë.Poashtu FK Vrapcishti aktualisht luan në Ligën e Dytë të Maqedonisë, gjithashtu ata janë në periferi të Tetovës në fshatin Vrapçisht. Mundja, karateja dhe volejbolli janë gjithashtu sporte mjaft popullore në Tetovë. Mundja luan një rol të rëndësishëm në kulturën sportive të Tetovës. Malësorët nga fshatrat e Maleve të Sharrit sollën me vete kulturën e tyre tradicionale të mundjes në qytet dhe krijuan klubet e mundjes së stilit të lirë. Konkurset tradicionale të mundjes janë mbajtur gjithmonë një herë në vit në Kodrën e Diellit në Bjeshkët e Sharrit gjatë verës. Pak ekipe të volejbollit janë aktive në ligën e volejbollit të Maqedonisë: Shkendija, Bami Kor Medika,Universiteti i Tetoves, Liria nga fshati Zherovjan etj). Tetova gjithashtu përfaqësohet ne boks nëpërmjet K.B Shkendija boks 2010. Personalitete nga Tetova Shiko artikullin kryesor:Personalitete nga Tetova Qytetarë nderi Ramush Haradinaj Ferid Murad Blerim Xhemaili Daniel Adam Beadini Marrëdhëniet ndërkombëtare Qytete binjake - qytetet motra Tetova është e binjakëzuar me: Prizren, Kosovë Kukës, Shqipëri Sterling Heights Michigan ,Shtetet e Bashkuara të Amerikës Konia, Turqi Shih edhe Komuna e Tetovës Republika e Iliridës Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut Lidhje të jashtme Fotografi nga Tetova Faqe Zyrtare Faqe Zyrtare Facebook https://web.archive.org/web/20090804192231/http://www.gavro.com.mk/sh/index.aspx Foto galeri nga Tetova Foto galeri nga Tetova dhe Malësia Foto galeri nga Tetova Foto galeri nga Tetova në të kaluarën Foto galeri nga Tetova - Busti i Naim Frashëri-it Foto galeri nga Tetova- Kodra e Diellit (Qendër Turistike) Fusha e Pollogut Referime Qytete në Maqedoninë e Veriut Qytete shqiptare Shqipëri etnike
3356
Herodoti i njohur edhe si Herodoti nga Halikarnasi (Ἡρόδοτος Ἁλικαρνᾱσσεύς - ´Hēródotos ´Alikarnāsseús rreth. 484 p.e.s. - 425 p.e.s.) ishte një historian i lashtë grek që lindi në Halikarnas në Perandorinë Persiane (Bodrumi i ditëve moderne, Turqi). Biografia Herodoti është i njohur si autor i librit The Histories ( Greqisht : Ἱστορίαι Historíai ), një procesverbal i hollësishëm i "hulumtimeve" të tij ( historía ) mbi origjinën e Luftërave Greko-Persiane. Ai konsiderohet se ka qenë shkrimtari i parë që ka trajtuar lëndët historike duke përdorur një metodë të hulumtimit sistematik - më konkretisht, duke mbledhur materialet e tij dhe më pas duke i vendosur në mënyrë kritike ato në një tregim historiografik. Për shkak të kësaj, ai shpesh përmendet si "Babai i Historisë", një titull me të cilin për herë të parë e quajti oratori romak i shekullit të parë pes. Ciceroni. Përndryshe Herodoti me udhëtimin e tij, filluar rreth viteve 455-452 p.e.s. nëpër Evropë, Azi dhe Afrikë merret edhe si babai i historisë. Në udhëtimin e tij, ai vizitoi edhe krahina të ndryshme të Gadishullit Ballkanik si Ilirinë, Trakinë e Maqedoninë. Gjatë qëndrimit të tij në Athinë ai afrohet me rrethin e Perikliut dhe si duket është kjo koha kur ai vendosi të shkruajë veprën e tij Historia e Herodotit në nëntë libra. Herodoti është i pari që krijoi një vepër të përgjithshme historike, të mbështetur mbi një kritikë historike, edhe pse kjo ishte një kritikë sipërfaqësore. Shumë të dhëna në veprat e tij janë vërtetuar edhe me të dhëna arkeologjike. Ilirët në veprat e Herodotit Në veprat e Herodotit gjejmë të dhëna të shumta për pellazgët dhe ilirët. Herodoti është autori i parë i cili përmend emrin e ilirëve , këtu janë interesante edhe njoftimet për pushtimin e paionëve nga Megabazi. Tituj të veprave Historia e Herodotit - vepër e përbërë nga nëntë libra. Shih edhe Historia Thukididi Straboni Ilirologjia Hekateu i Miletit Ilirët dhe Iliria te autorët antikë Burim i të dhënave Historianë të lashtë grekë
3357
Kjo është lista e personaliteteve të Greqisë së lashtë. Apiani - Appiani Alexandrini jetoi në shk. II - ( Historia e Romës ) Apollodori - Apollodori 180 - 109 p.e.s - ( Biblioteka dhe Kronikat ) Apollodori - Apollodorus ( 180 p.e.s. - 109 p.e.s. ) - ( Bibliotheca ) Aristoteli - Aristoteli 384 - 322 p.e.s. - ( Politica , Mbi historin e Kafshëve dhe Mbi mrekullitë e dëgjuara ) Demosteni - Demosthenis 384 - 322 p.e.s. - (Ligjëratat) Diodor shk. p.e.s Dion Kasi - Dionis Cassii Cocceiani 155 - 235 ( Historia romake ) Dionisi i Halikarnasit - Dionysi Halicarnassenis ? - ( Histori e vjetër e Romës ) Arriani - Flavii Arriai 95 - 175 - ( Fushata e Aleksandrit dhe Vepra të vogla e fragmente ) Hekataios shk. p.e.s Herodoti - Herodot shk.V p.e.s - ( Historitë ) Hesiodi - Hesiodii shk.VIII-VII p.e.s ( Krijimi i perëndive dhe Punë dhe ditë ) Homeri - Homeri - (Iliada dhe Odisea ) Isokrati - Isocratis 436 p.e.s. - 338 p.e.s. - (Ligjëratat ) Lukiani - Luciani Samosatensis 120 - ? - ( Opera ) Pauanias shk. p.e.s Pausania - Pausaniae jetoi në shk. II - ( Përshkrimi i Greqisë ) Plutarhu - Plutarchi 46 - 120 - ( Jetët Paralele dhe Vepra morale ) Polibi - Polybii 200 - 120 p.e.s. ( Historitë ) Pseudo-Skylax shk. p.e.s Skylaksi - Scylacis Cariandensis jetoi mes shk. VI - V p.e.s - ( Lundrim ) Skymni - Scymnichii jetoi në shk. III - II p.e.s - ( Përshkrimi i botës ) Sokrati - 470—399 p.e.s. Straboni - Strabonis 63 p.e.s. - 23 - ( Gjeografia ) Thukididi - Thucididis shk. IV p.e.s ( Historitë ) Grek
3358
Leze Qena (lindur si Elizabeta Spaqi; Prizren, (1 Mars 1937 - 25 Mars 2020), Prishtinë) ishte një aktore kosovare. Biografia Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas studimet për aktrim në Prishtinë. Ishte e martuar me aktorin Xhevat Qena. Këtë aktore e gjeti në interpretim në skenën e Teatrit Kombëtar, në shfaqjen “Macja mbi çatinë e nxehte”. Së bashku çifti u bë i njohur për një audiencë të gjerë të teatrove. Suksesi i saj u pa sidomos në shfaqjet në televizion. Qena është parë në disa prodhime televizive dhe kinemanë shqiptare. Sidoqoftë, ajo arriti suksesin e saj më të madh me rolin e saj si "Antigona Fishekxhiu Hoxha" në serialin televiziv Familja moderne. Në ketë përvjetor aktorja Leze Qena ishte përgëzuar edhe nga vete ministri i Kulturës, Valton Beqiri, te hënën në mbrëmje, pas reprizës se shfaqjes “Macja…”. Me ketë rast, duke i dhuruar një buqete me lule aktores, ministri Beqiri e ka përgëzuar për kontributin e saj në zhvillimin e Teatrit në Kosovës, duke i shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e thelle aktores Leze Qena për angazhimin e saj te gjate, me role te shumta, në skenën teatrore kombëtare. “Angazhimi juaj në skenën e teatrit është një thesar i çmuar për historikun e teatrit kosovar", ka thëne ministri Beqiri. Ndërsa, drejtoresha e TKK-se, Burbuqe Berisha, në emër te këtij teatri, në ketë 75-vjetor nderoi kontributin e aktores, duke ia dorëzuar një dhurate punim dore në filigran. Vdiq më 25 mars 2020. Krijimtaria Mahmutovitët dhe Rexhepovitët - (komedi, ) Po e zëm, po e zëm - (mini TV seri, ) Ditari i Lec Pazhecit - (mini TV seri, ) I ikuri - (seri TV për fëmije ) seri e njohur edhe si Fidani Shkolla e fshatit - (TV, ) Qesh e ngjesh - (TV, ) Të gjithë me ne - (mini TV seri, ) Familja moderne - (TV, ) Kombinati - (TV, ) Çka ka Shpija - (TV, 2014 - 2019) Shih edhe Xhevat Qena Referimet Aktorë shqiptarë Njerëz nga Prizreni Njerëz që jetojnë Gra nga Kosova
3360
Fadil Hoxha (Gjakovë, 15 maj 1916 - Prishtinë, 23 prill 2001) qe arsimtar, oficer në Luftën e Dytë Botërore, gjeneral major në LNÇ. Jeta Më 1932 shkoi në Shqipëri për t´u shkolluar, së pari katër klasët e gjimnazit në Shkodër dhe më pas në Normalen e Elbasanit - të cilën e përfundoi më 1940. Në Shkodër bashkëpunoi me Emin Durakun, Qemal Stafën, Vasil Shanton e Tuk Jakovën. Gjatë Luftës së Dytë Botërore shërbeu si oficer këmishëzi. Në vitin 1941 kthehet në Kosovë si mësues, për t'u bërë më vonë një nga nismëtarët e Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Pas kthimit në Kosovë i bashkohet rezistencës partizane kundër okupimit fashist italian dhe më 1943 emërohet komandant i aradhes partizane "Emin Duraku", që atë kohë operonte në territorin e Kosovës. Pas luftës kishte disa funksione politike në nivel krahinor dhe federativ. Funksionet më të larta në nivelin federativ ishin anëtar i Kryesisë Republikës Socialiste Federative Jugosllavisë dhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes Komunisteve Jugosllavisë. Më 11 qershor 1945, me formimin e Kuvendit të Kosovës emërohet kryetar i tij. Këtë funksion e mbanë deri më 20 shkurt 1953. Po në këtë funksion emërohet edhe një herë më 11 korrik 1967, dhe e mbanë përgjatë demostratave të njohura të vitit 1968-të, ndërsa një vit më vonë 1969, i liron funksionin Ilaz Kurteshit. Pas Demonstratave ´81, atakohet nga ana e komunistëve dhe funksionarëve shtetëror të Republikës Socialiste të Serbisë të cilët më vonë nxisin luftën ballkanike të viteve ´90. Nga mesi i viteve ´80 tërhiqet nga jeta politike dhe publike. Perpos jetës së tij politike, ai u muar edhe me shkrime mënjeherë pas luftës së II-të Botërore. Botoi ditarin e tijë të njohur, të titulluar "Kur Pranvera vonohet" që ishte një kryevepër në vitet 70, e disa vite më vonë edhe u pershtat për filmin artistik, po më ketë emër, nga regjisori kosovarë Ekrem Kryeziu. Fadil Hoxha vdiq më 23 prill 2001 në Prishtinë, në moshën 85 vjeçare. Shiko dhe këtë Burime Lindje 1916 Vdekje 2001 Komunistë shqiptarë Partizanë shqiptarë Politikanë shqiptarë Hero i Popujve të Jugosllavisë Politikanë jugosllavë Njerëz nga Gjakova
3361
Mahmut Bakalli (Gjakovë, 19 janar 1936 - Prishtinë, 14 prill 2006) ka qenë politikan shqiptar i Republikës Federale Jugosllave. Biografia Shkollimin e mesëm e kreu në Prizren, ndërsa Fakultetin e shkencave politike e kreu në Beograd. Punoi si pedagog në Universitetin e Prishtinës, ishte Kryetar i Komitetit komunal të LK të Prishtinës, pastaj edhe kryetar i Komitetit krahinor të Lidhjes së komunistëve të KSAK-së si dhe anëtar i Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë nga viti 1971 deri më 1981. Mbas shpërthimit të demonstratave studentore-gjithëpopullore në tërë Kosovën, gjatë vitit 1981, si dhe mospajtimeve me qëndrimet e Kryesisë së KQ të LKJ-së, jep dorëheqje nga funksionet politike-partiake dhe me këtë veprim, distancohet nga programet dhe aktivitetet për implementimin e strategjisë së LKJ-së, serbo-komuniste, për Kosovën. Mirëpo, gjatë viteve vijuese, pos punës së pedagogut në UP, është pjesëmarrës i denjë, si politikolog dhe intelektual, në jetën dhe zhvillimet politike-publike brënda dhe jashtë Kosovës, si strateg dhe mbështetës i zgjidhjes së çështjes shqiptare dhe, në veçanti, të Kosovës në Ballkan. Gjatë viteve 2001-2004 ishte deputet i AAK-së, i përbërjes së I-rë pas luftës, në Kuvendin e Kosovës. Në ndërkohë, pas zgjedhjeve të II-ta qendrore në Kosovë, me formimin e Qeverisë së koalicionit LDK-AAK, ishte këshilltar politik i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, poashtu ishte edhe këshilltar politik i kryeministrit Bajram Kosumi. Referime Lindje 1936 Vdekje 2006 Njerëz nga Gjakova Politikanë shqiptarë
3362
Ngjarje 1945 - Masakra e Tivarit-është një masakër që ju bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar, Mali i Zi dhe në rrugë për në Tivar. Numri i të vrarëve në këtë masakër varësisht prej burimeve sillet 1700-4300. 1979 - Irani shpallet Republikë Islame. 2001 - Në Beograd u burgos ish kryetari i Srbisë Sllobodan Millosheviq. 2003 - Formimi i firmës Square Enix, nga shkrirja e Squaresoft dhe Enix. Ne këtë dite ngjarje te ndryshme ndodhin sepse te gjithë genjejne njeri-tjetrin por genjeshtrat behen te bardha dhe pa deme. Mos lejoni qe ne këtë dite t'ju genjejne. Lindje 1815 - Otto von Bismarck, politikan gjerman (vdiq më 1898) 1957 - Besnik Bardhi, mjek (otorinolaringolog),veprimtar Vdekje 1922 - Karl I, perandor i Austrisë (lindi më 1887) 1952 - Ferenc Molnár, shkrimtar hungarez (lindi më 1878) Festa dhe përvjetore 1 prilli - Dita e gënjeshtrave (rrenave) 1 prilli është konsideruar si dita e rrengjeve.Kjo festë festohet në mbarë botën. Prill
3364
Montreali (frengjisht: Montréal) është qyteti më i madh i provincës së Kebek-ut në Kanada. Montreal është një qytet në provincën kanadeze të Kebek. Ai është qyteti më i madh në krahinë,i dytë më i madhe në vend (pas Toronto) dhe i pesëmbëdhjeti i madh në Amerikën e Veriut. Fillimisht quhet Ville-Marie, ose “Qyteti i Merjemes”, emëruar pas malit Royal, trefishtë-strehë kodër ndodhet në zemër të qytetit, ose Mont vërtetë si ajo është shkruar në frëngjisht e Mesme (Mont Royal në frëngjisht të pranishëm). Qyteti është i vendosur në ishullin e Montrealit, i cila mori emrin e vet nga i njëjti burim si qytet, dhe disa ishuj shumë të vogjel periferik, më i madhi e të cilave është Bizard Ile. Që nga 2011, qyteti i Montrealit kishte një popullsi prej . Zona metropolitane e Montrealit së (CMA) (sipërfaqe  km² ) kishte një popullsi të llogaritur metropolitane të ( në zonën metropolitane) dhe një popullsi prej në aglomerat urban të Montrealit, të gjitha komunat në ishullin e Montrealit të përfshira. Frëngjisht është gjuha zyrtare e qytetit dhe është edhe gjuha e folur në shtëpi nga 56,9 % e popullsisë në qytetin e Montrealit, e ndjekur nga anglishtja në 18,6 % dhe gjuhët e tjera 19,8 % (që nga regjistrimi 2006) . Në zonën më të madhe të Montrealit Regjistrimit Metropolitan, 67,9 % e popullsisë flet frëngjisht në shtëpi, në krahasim me 16,5 % që flasin anglisht. 56 % e popullsisë janë në gjendje për të folur anglisht dhe frëngjisht. Montreal është vendi i dytë më i madh kryesisht frëngjisht-folëse qytet në botë, pas Parisit. Montreali u quajt “kryeqyteti kulturor Kanadasë” nga monokël dhe së fundi u emërua një qytet i UNESCO Dizajn. Historikisht kryeqyteti tregtar i Kanadasë, u kalua në popullsi dhe fuqi ekonomike nga Toronto pas 1976. Sot ajo mbetet një qendër e rëndësishme e tregtisë, hapësirës ajrore, financave, farmaceutike, teknologji, projektimin, kultures, turizmit, filmit dhe punët e botës. Në vitin 2010, Montreal u emërua një qytet qendër, renditet i 34-globalisht nga 289 qytetet për risi në të gjithë sektorët e shumta të ekonomisë urbane. Në vitin 2009, Montreal u quajt Amerikës së Veriut në bazë të renditjes te 2009, të Kongresit Ndërkombëtar dhe Konventës Shoqata (ICCA). Histori Dëshmi arkeologjike tregojnë se njerëz vendas pushtuan ishullin e Montrealit si fillim 4000 vjet më parë. Deri në vitin 1000 pas Krishtit, ata kishin filluar të kultivonin misër. Brenda disa qindra vjet, ata kishin ndërtuar fshatra të fortifikuara. Lorenc Saint Iroquoians, një popull i dalluar nga kombet Iroquois e Haudenosaunee bazuar pastaj në te sotmen, në Nju Jork, e themeluan fshatin Hochelaga në këmbët e malit Royal shekuj para se francrzet te arrinin. Arkeologët kanë gjetur dëshmi të banimit të tyre atje dhe në vende të tjera në luginë, të paktën që prej shekullit të 14-të. Eksploruesi francez Jacques Cartier vizitoi Hochelaga më 2 tetor 1535, dhe vlerësoi numrin e popullit vendas në Hochelaga të jetë “mbi një mijë njerëz”. Shtatëdhjetë vjet më vonë, eksploruesi francez Samuel de Champlain raportoi se Lawrence Shën Iroquoians dhe vendbanimet e tyre ishte zhdukur krejt nga lugina Shën Lorenc. Kjo është për shkak të emigracion, epidemia e sëmundjeve evropiane, apo luftra ndërfisnor. Në 1611 Champlain krijuar një post tregtare në ishullin e Montrealit, në një vend të quajtur fillimisht La Place Royale. Në bashkimin e Petite Riviere dhe Shën Lawrence River, kjo është ajo ku sotme Pointe-à-Callière qëndron. Në 1639 Jérôme Le Royer de La Dauversière fituar titullin Seigneurial në ishullin e Montrealit në emër të Société de Notre-Dame de Montréal për të krijuar një mision katolike romake për të ungjillizuar vendasit. Paul Chomedey de Maisonneuve ishte guvernator i kolonisë, e cila u themelua më 17 maj 1642. Në vitin 1689, anglisht-Iroquois aleate sulmuan Lachine në ishullin e Montrealit, kryerjen e masakrës më të rëndë në historinë e Nju Francës. Ville-Marie u bë një qendër për tregtinë e leshit dhe një bazë për eksplorimin e mëtejshëm frëngjisht në Amerikën e Veriut. Ata kishin një fshat mision, i njohur si Kahnewake, në jug të lumit Shën Lorenc. Etërit bindi disa MOHAWK për të bërë një marrëveshje të re në bazë të tyre të gjuetisë ish në veri të lumit Otavës. Kjo u bë Kanesatake. Në 1745 disa familje u zhvendosen për të krijuar një tjetër zgjidhje, i njohur si Akwesasne. Të tre janë tani rezerva MOHAWK në Kanada. Territori kanadeze u qeveris si një koloni franceze deri në 1760, kur ajo u dorëzua në Britaninë e Madhe, pas fitores së tyre në Luftën shtatë vjecare. Montreal ishte inkorporuar si një qytet në vitin 1832. Hapja e anijeve Canal Lachine lejohej të anashkalonte Lachine Rapids, ndërsa ndërtimi i urës Victoria themeluar ne Montreal ishte një qendër e madhe hekurudhore. Udhëheqësit e komunitetit Montreal të biznesit kishte filluar të ndërtonin shtëpitë e tyre në Mile Square Artë rreth vitit 1850. Nga 1860, ai ishte qyteti më i madh në British Amerikën e Veriut dhe qendra padiskutueshëm ekonomike dhe kulturore e Kanadasë. Referime Projekte të tjera Lidhje të jashtme Qytete në Kebek
3375
Panairi Ndërkombëtar dhe Universal i 1967 ose thjeshtë Expo 67 ishte një Panair i botës mbajtur në Montreal, Quebec, Kanada në 1967 për të koinciduar me Një qind vjetorin kanadez të atij viti. Ironikisht, "Expo 67" në fillim do të mbahej në Moskë, për të ndihmuar Bashkimin Sovjetik në festimin e pesëdhjetë vjetorit të revolucionit. Kur Bashkimi Sovjetik ndërroi mëndhe në 1962, Montreali fitoi. Përshkrim Pjesa më e madhe e panairit u mbajt në ishullin e Shën Helenës dhe ishullin Notre-Dame, ky i fundit një ishull artificial i ndërtuar nga dheu i gërmuar për krijimin e metropolitanës së Montrealit dhe inauguruar për herë të parë në 1966. Expo 67 u hap në 27 prill 1967 dhe përmbante mbi 90 pavijone për shtetet e ndryshme, korporatat dhe industritë dukë përfshirë dhe pavijonin e SH.B.A., një strukturë gjeodezike e projektuar nga arkitekti i famshëm amerikan Buckminister Fuller. Expo 67 gjithashtu përmbante Habitat 67 një komplekse banesash i projektuar nga arkitekti Moshe Safdie, strukturë e cila është akoma plotësisht funksionale. Një element i bukur i Expo 67 ishte dhe Festivali Botëror i Dëfrimit, i cili kishte opera, balet, kompani teatrore, orkestra, grupe xhazi, këngëtarë të famshëm të pop-it Kanadez dhe të tjera elemente kulturore. Ky panair ishte një nga më të suksesshmit dhe akoma është tërheqës për njerëzit. 1967 shpesh quhet "viti i fundit i mirë" përpara zbritjes ekonomike, parimeve sovrane të Quebec-ut, dhe apatisë politike. Edhe pse kishte probleme si kërcënime të shpeshta terroriste, dhe protesta ndaj Presidentit American Johnson ekspozita ishte shumë e suksesshme. Më shumë se 50 milionë vizitorë vizituan Panairin kur në atë periudhë e gjithë Kanadaja numëronte një popullsi prej 20 milionë personash gjithsej. Ekspozita u vizitua nga personalitetet të rëndësishme të asaj kohe si Mbretëresha Elizabetë II, Lyndon Johnson, Grace Kelly, Jacqueline Kennedy, dhe Charles de Gaulle, i cili krijoj probleme të mëdha dhe gati gati një incident diplomatik kur bërtiti nga bashkia e Montrealit Rroftë Quebec-u i lirë në 24 qershor. Skuadra e bejsbollit në Montreal u quajt Montreal Expos në emër të panairit. Atraksione Pavijonet Pavijonet e shteteve Kanadaja Franca Greqia Britania e Madhe Çekosllovakia Republika Federale Gjermane (RFGJ) Vendi Afrikan Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) Pavjonet e Rajonit Ontario Quebec Provincat Atlantike Provincat Perëndimore Indjanët e Kanadasë Pavijonet tematike Njeriu dhe Bota e tij Njeriu Prodhuesi Njeriu dhe Arktika Njeriu dhe Oqeani Pavijonet industriale Industria Kanadeze e Pulpës dhe Letrës Shih edhe 1967 në Kanada Lojërat Olimpike të 1976 Expo 86 Historia e Kanadasë Panaire botërore
3378
Richard Buckminster "Bucky" Fuller (12 korrik 1895 - 1 korrik 1983) Bucky ishte një vizionar, dizajner, arkitekt dhe shpikës i ShBA. Ai ishte njëkohësisht profesor në Universitetin e Illinois-it Jugor dhe shkrimtar. Lindje 1895 Vdekje 1983 Inventors U.S. inventors U.S. architects Autodidacts Biografi
3381
Nashville (shqiptohet Nëshvill) është kryeqyteti i shtetit Tennessee të ShBA-së dhe qendra e Qarkut Davidson. Nashville është qyteti i dytë më i madh në Tenesi, pas Memfis, dhe është qyteti i katërt më i madh në yonën juglindore të Shteteve të Bashkuara. Ai ndodhet pranë lumit Cumberland në pjesën veri-qendrore të shtetit. Qyteti është një qendër për industrinë e muzikës, kujdesin shëndetësor, botimet, bankat dhe transportit. Historia Gjeografia Demografia Ekonomia Si qyteti i muzikës kauntri, Nashville është bërë një qendër e madhe e prodhimeve dhe inçizimeve muzikore. Katër sudiot më të mëdha të regjistrimeve muzikore ndodhen në Nashville,, kryesisht në zonën Music Row. Në Nashville ndodhet selia e kompanisë së kitarava Gibson që nga viti 1984. Që nga viti 1960, Nashville ka qenë qendra e dytë më e madhe e prodhimit të muzikës (pas Nju Jorkut) në SHBA. Që nga 2006, industria e muzikës e Nashvillit është vlerësuar të ketë një ndikim të përgjithshëm ekonomik prej 6.4 miliardë dollarë në vit dhe përfshin 19.000 vende pune në Nashville. Edhe pse Nashville është i njohur si një qendër e regjistrimit muzikor dhe destinacion turistik, industria e tij më e madhe është ajo e kujdesit shëndetësor. Në Nashville ndodhen më shumë se 300 kompani të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë Spitalin Korporata të Amerikës (HCA), operatori më i madh privat i spitaleve në botë. Industria e automobilave është gjithashtu duke u bërë gjithnjë e më e rëndësishme për të gjithë rajonin e Tenesit të mesëm. Kompania Nissan-Amerika e Veriut zhvendosi selinë e saj të korporatës në vitin 2006 nga Gardena, California (Los Angeles County) në Franklin, në jugperëndim të Nashvillit. Nissan ka gjithashtu uzinën më të madhe të prodhimit në Amerikën e Veriut, në Smyrna. Kryesisht si rezultat i zgjerimit të Nissanit dhe të interesave të tjera ekonomike japoneze në rajon, Japonia zhvendosi Konsullatën e Përgjithshme nga New Orleans në Palmer Plaza Nashville. Dell, HCA (Hospital Corporation of America) dhe Dollar General e kanë selinë në Nashville. Në vitin 2013, qyteti renditet nr. 5 në listën e Forbes për vendet më të mira për biznes dhe karrierë. Kultura Politika Shiko edhe këtë Lidhje të jashtme Persona të njohur nga Nashvilli Miley Cyrus, këngëtare dhe aktore Bettie Page modele Qytete në Tenesi Qytete në SHBA Kryeqytete të shteteve të SHBA-së
3385
Panairi ndërkombëtar i qindvjeçarit në Tennessee, ishte një panair botëror mbajtur ndërmjet 1 majit dhe 31 tetorit të vitit 1897 në Nashville, Tennessee. Ai festonte njëqind vjetorin e hyrjes së shtetit të Tennessee ne Shtetet e Bashkuara të Amrikës në 1796 edhe pse teknikisht ishte një vit me vonesë. Lidhje Piramida Partenoni Faqja e panairit të qindvjeçarit në Nashville Përmbledhje e panairit nga Universiteti i Tennessee Panaire botërore
3391
Saranda është qytet në Shqipërinë jugore i vendosur ne bregun e detit Jon. Është e vendosur në një shpat mali. Saranda është një qytet bregdetar në Shqipëri ndër më të frekuentuarit gjatë verës dhe konsiderohet si kryeqyteti i verës. Gjeografia Nga veriu qyteti Sarandë kufizohet me Kakomenë dhe Hamalloin, nga juglindja me Lëkurësin (fshati shpërngulur qysh në kohën e Luftës së Lëkurësit, më 1878, sot topogërmadhë), nga lindja me Gjashtën dhe nga perëndimi me Detin Jon. Saranda ka një klimë tipike mesdhetare. Saranda ka numrin më të lartë të ditëve me diell edhe në Evropë, mbi 270 ditë. Pasuritë natyrore. Zona e Sarandës karakterizohet nga një numër i madh habitatesh natyrore, gjysmënatyrore dhe artificiale. Ka një bimësi të larmishme tipike mesdhetare. Zona njihet për prodhimin e agrumeve dhe ullirit, ndërkohë që pemët frutore zënë rreth 30 për qind të sipërfaqes. Pasurisë bimore të Sarandës i shtohet edhe bimësia ujore e detit Jon. Në thellësitë e Jonit nuk mungojnë edhe koralet. Zona u afron vizitorëve vendas dhe të huaj pamje spektakolare të ujërave blu. Zona e Sarandës ka një botë shtazore të pasur, si derri i egër, lepuri, çakalli, dhelpra, ujku, sorkadhja, thëllëza, rosa etj. Disa rezervate, si ai i pyllit të Butrintit, Stillos, Corrajt, Muzinës, janë një vend gjuetie mjaft i përshtatshëm për amatorët e këtij sporti. Edhe pasuria ujore dhe shtazore e detit Jon është e shumëllojshme. Delfinët janë miq të qytetit, duke u afruar brigjeve të Sarandës. Një breshkë e llojit Careta-Careta është parë së fundmi në Butrint. Ujërat detare janë jashtëzakonisht të kthjellëta dhe me ngjyrë blu. E gjithë zona ofron habitate të çmuara me peshq dhe lloje të tjera kafshësh detare. Bregu i detit Jon është në shumë zona ende i virgjër dhe jashtëzakonisht i bukur. Në këtë zonë përfshihet laguna tipike mesdhetare e Butrintit, rreth 1600 ha. Laguna është e pasur me bimësi që shërben si ushqim për llojet e shumtë të peshqve. Laguna është gjithashtu vend ndalese për mijëra zogj ujorë dimërorë dhe shtegtarë. Për shkak të rritjes së shpejtë urbane të Sarandës, pas rënies së komunizmit, ka lagje dhe toponime të reja. Para vitit 1992, qyteti Sarandë kishte këto lagje : Limani (i thonë edhe Limjon/i), Butrinti. Toponimet të qytetit Sarandë: (Para vitit 1992) Ar’ e Duhanit - dikur ka qenë arë që mbillej duhan, në VL. Ara e Havasë - arë, në V. Ar’ e Lelit - arë. Ar’ e Nikëleke – arë, në Orastos. Badhëra - kullotë, në VP. Berdeneshi - ka qenë fshat i hershëm, në J. Bregu i Përrallit - breg pranë spitalit të sotëm. Buzat e Nike - në VP. Çerrek/u – kullotë, në VP. Dardha - grykë, në V. Faqja e Dardhës - faqe mali, kullotë, në V. Gëzhduma - kullotë mbi det, në VP. Grika e Dardhave - grykë mali, në VL. Grop’ e Novake - nome bagëtish, në mal, në VP. Grop’ e Qelbësit - faqe mali në kufi me Nivicë-Bubarin, në VP. Grop’ e Stefo Spirit - kullotë, ka qenë pronë e Stefo Spirit nga Nivicë-Bubari, në VP. Gropat e Gurajzave - vend kullotë, në VP. Gura (Gurra) - gurrë pranë një shkëmbi mbi buzën e detit, në VP. Gurazajt - kullotë, në VP. Gur i Djalëmirit - shkëmb, në V. Gur i Folesë - shkëmb, në V. Gur i Shtrungës – gur, në V. Gjiri i Gaitës - gji deti, në VP. Gjiri i Limanit (Limjonit) - gjiri i Sarandës, në P. Gjoripa (Rripat e Gjonit) – kullotë malore, në V. Gjoskllamë - kullotë në periferi të Gurrës, në VP. Hamalloi (Amalloi) - mali i Sarandës, në L. Han i Kajos - vend, dikur ka qenë han, në V. Hoteli Wilson - hotel i cili ka pasur pronar një nga Piluri, sot nuk figuron, në V. Hund’ e Balatit - kodër e qytetit, në P. Hund’ e Madhe - ndodhet ku është sot marina, në P. Kakome/ja - kullotë, në V. Kala/ja - gërmadhat e një kalaje të lashtë, në qendër. Kardllëm i Hamalloit - kalldrëm në mal, i ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Filon nga qyteti i Sarandës, vazhdon në Bregas, Vromero, në Vanë, Delvinë etj., në VL. Koka e Qefalit - hundë, në VP. Krekëz/a - vend ndërmjet Mironinës dhe Peshkëpisë, në VP. Kroi i Shëngjergjit - në VP. Kumbull’ e Egër - brinjë ku dikur ka qenë një kumbull, në VP. Ler’ e Derrave - vend ku bëhet baltë, ku ndahet Sinastruga me Çerek-anastasin. Lera e Lopëve - lerë ku pinin dikur ujë lopët, aty ku sot ndodhet fabrika e miellit, në P. Lëm i Muzhaqe - lëm i vjetër, në V. Lis i Djegur - brinjë e Gjashtës ku dikur ka qenë një lis, në VL. Llaka e Qershisë - grykë afër Sinanstrugës. Llaka e Xhahurit - në V. Maçash/i (nga fjala maç) - kullotë në majë të malit të Gjashtës, në V. Maja e Dhrihalit (Trikulit) - mbi Llakën e Xhahirit, majë kodrinore, në V. Manastir i Shëngjergjit - në VL. Manastir i Vollodënit - manastir i vjetër karshi fshatit Bregas, në VL. Mironin Turkth - në VL. Moli Musait - breg pranë detit, mban emrin e Musa Gurgait nga Gjirokastra, në JP. Nomet e Badhrës - dikur kanë qenë nome në një vend ku ka badhrra, në V. Nomet e Gjinplakut - nome e vjetër, në VL. Pazari - vend ndërmjet Mironinës e Turkthit, ku dikur, është bërë pazar, në VP. Peshkëpija - kullotë dhensh, në VP. Nga Peshkëpija shkon në Nivicë-Bubar. Plakçali - kullotë malore, në V. Pirropallas - ndërtesë e prishur në vitin 1968, në L. Qaf’ e Amalloit - qafë malore, në VL. I thonë dhe Hamalloit. Qaf’ e Buhës - qafë në malin e Sarandës (Gjashtës), në VP. Qaf e Derrave - qafë ku ndahen Sinanstruga me Çerekanastasin. Qaf’ e Fikut - qafë në faqe mali, në VP. Qaf’ e Gjashtës - qafë që ndan malin e Gjashtës me atë të Lëkurësit, në JL. Qaf’ e Haralëmit. Qaf’ e Lofatës - qafë në Sinanstrugë. Qaf’ e Nake. Qaf’ e Stefo Spirit. Qaf’ e Sutës - në kurrizin e malit, në VP. Qaf’ e Verbër - qafë që nuk shquhet nga larg por vetëm kur i afrohesh, në V. Qish e Shënharallambit - sot gërmadhë, në hyrjen e qytetit, në L. Qishmëdhe/ja - kishë nën dhe, në krye të malit të Gjashtës, në JL. Ky emër shqip është zëvendësuar me atë grek, Sarandë, për shkak të ndikimit të gjuhës e fesë greke, në periudhën kur kisha greke forcohet në jugun i Shqipërisë. Ky vend - tregojnë të moshuarit - dikur heret ka qenë kthyer në një vend pelegrinazhi, është trajtuar si vend i mirë ku shëroheshin sëmundjet, sipas bestytnive popullore. Me kohë, pas ndërtimit të kishës sipër, ka humbur emri shqiptar Qishmëdhe, duke fituar ngarkesën e re fetare Onkezmo Qishmë dhe - Sarandë. Shizma 1041, ndarja e kishës katolike nga ajo ortodokse. Emri antik Onkezmo ka orientim kristian perëndimor dhe pastaj kalon në Sarandë, kristianizmi lindor ortodoks. Pra, Qishmëdhe - ja është emëri autokton që zëvendëson Onkezmus e Saranda. Ky emër ka rezistuar qysh nga koha e lashtë e gjer tani. Tregojnë se ky vakëf (Qishmëdheja) ka pasur 900 dhi malteze pëlleja. Kur mileshin dhitë lartë te kisha, qumështi do të kalonte me tubo qeramikeje poshtë në disa depo të ndërtuara qysh në atë kohë, dhe që sot po shkatërrohen me buldozera për ndërtimet pa plan, që po bëjnë qytetaret. Rojdheja e Madhe - gji deti, në VP. Rojdheja e Vogël - gji deti, në VP. Rrëmuras/i - vend, i thonë edhe Sinanstrugë apo Sinistrugë, në VP. Sinostrugë/a (ose Sinistrugë) - fis dhe kullotë, në VP. Spithar i Demit - spithar mbi një shkëmb, afër Gurrës, në VP. Spithar i Hale – spithar. Spithar i Kaut - spithar ku është mbytur një ka kur u orvat të pinte ujë, në V. Spithar i Korbit - spithar, në V. Shesh i Branishtit - arë, në V. Shesh i Gjines - vend shesh, në VP. Shesh i Kumive - shesh, në V. Shesh i Papadhimës - vend shesh. Shesh i Radhoit - shesh në Sinanstrugë, në V. Shënargjëri - në afërsi të Nivicë-Bubarit, në VL. Shënkolli - në afërsi të Nivicë-Bubarit, në VL. Shkall’ e Kolaqit - shkallë kur del nga Krekëza për të shkuar në Mironinë, në V. Shkëmb i Naimit - shkëmb mbi të cilin qëndronte Naim Frashëri në vetmi për t’u frymëzuar e punuar, mbasi mbaronte punët e zyrës, në JP. Shtrung e Gjonit - shtrungë e vjetër, në V. Turkth Volloden - faqe mali, në VL. "Çelajt"- Vend i njohur ne rrugen Lefter Talo Varreja - kullotë e fisit të Stamate të Nivicë-Bubarit, në V. Varret e Leske - varre të vjetër në mal, në V. Vreshtat e Lëkurësit - vreshta të vjetra në faqen e malit të Lëkuresit, në JL. Vrim’ e Gjarpërit - Dikur aty ka qenë një gjarpër i madh që hante bagëti e njerëz, në V. Xhamia - xhamia e qytetit. Zgërbonjë/a - maja më e lartë e Hamalloit (Amalloit), në V. Demografia Nën juridiksionin e bashkisë janë pesë lagje dhe tri fshatra: Gjashta, Metoqi dhe Shelegari. Në janar të vitit 2007, qyteti numëronte mbi 35.000 banorë dhe njihet si një zonë me emigracion të madh. Jeta mesatare i kalon të 72 vjetët. Qyteti bregdetar ka një përbërje të larmishme etnike dhe krahinore. Pas Luftës së Dytë Botërore, popullsia e qytetit të Sarandës u rrit në mënyrë të qëndrueshme deri në rënien e komunizmit në vitin 1992. Pas kësaj date, qyteti i Sarandës kishte rritje të shpejtë së popullsisë kur shumë shqiptarë nga rajone të tjera u vendosën atje. Emrat e mëposhtme janë të njerëzve dhe familjeve që u vendosën në Sarandë deri 1945. Familjet që kanë banuar në Sarandë gjer në vitin 1945: Ajdini (Surja-) i ardhur nga Gjirokastra, Aliu (Gligor-) nga Grapshi i Gjirokastrës, Avdia (Rushit-) nga Leskoviku dhe ardhur në Sarandë më 1926, Avdiu (Begtash-) nga Leskoviku, Babameto (Shahin-) nga Gjirokastra, Babi (Thodhori-) nga Çuka, Bajo (Xhafer-Isa) nga Parga (Çamëri-), Bajrami (Ibrahim Nebi-), Bala (Lekë-) nga Piluri, Ballaci (Shaqir-) nga Delvina, Bajrami (Zenel-) çam, Bastriu (Safet-) nga Ninati, Basho (Shero-) nga Përmeti, Bega (Jaho-) nga Gjirokastra, Begtash beu nga Leskoviku i ardhur me 1920, Begtashi (Xhafer-) nga Përmeti dhe i ardhur më 1865, Beqir (Beqir-) nga Gollobërda, Berberi (Duro-) nga Delvina, Bituni (Jani-) nga Shënvasil, Boçi (Uzo-) nga Delvina, Borshi (Ahmet bej-) nga Borshi – Sarandë, Çambirazt, nga fshati Senica e Rrëzomës, Çarçani (Avdul-) nga Fushë Bardha, ardhur aty në vitet 1916-1917, Çarcani (Rexhep-) ardhur nga Ksamili në vitin 1916, Çavo (Thanas-) nga Senica e Rrëzomës, Çelo (Vangjel-) nga Këlcyra, Çoka (Vangjel-) nga Muzina, Çumani (Halil-) nga Përmeti dhe i ardhur më 1865, Dajko (Andrea-) nga Lëkurësi, Dajko (Spiro-) nga Nivicë-Bubari, Dede (Spiro-) nga Muzina, Demi (Ahmet-) nga Filati, Demi (Qazim-) nga Filati, Demi (Shamet-) nga Margëlliçi (Çamëri-), Demi (Shefqet-) nga Filati, Didati (Deme Xhaferr-) nga Koska, Dido (Abaz-) nga Koska, Dine (Mezan-) nga Vrohonai, Dojaka (Harun-) nga Filati, Dojaka (Iljaz-) nga Filati, Dulla (Meç-) nga Karbunarë e Paramithisë; Dhimëspiro (Koço-) nga Senica e Rrëzomës, Emini (Braho-) nga Shulashi, Emini (Sulçe-) nga Smokovina, Fetiu (Dulkë-) nga Përmeti dhe i ardhur më 1905; Gargaj (Musa-) nga Gjirokastra, Gogoni (Ilia-) nga Dropulli, Gulani (Jaçe-) nga Përmeti dhe i ardhur në vitin 1865, Gurmaj nga Nivicë-Bubari, Gjikopulli (Vasil-) nga Dhërmiu, Gjini (Gjino-) nga Nivicë-Bubari, Hajdar beu ardhur nga Janina, Hako (Safet-) nga Delvina, Halimi (Riza-) nga Grykohori, Harito (Koço-) nga Zagoria, Harito (Ndreko-) nga Zagori, Hasani (Meç-) nga Arpica, Hasani (Shuaip-) nga Kosova, Hasani (Zenel-) nga Mazreku i Çamërisë dhe ardhur më 1916, Hodo (Meçe-) nga Arila, Hoxha (Hajredin-) nga Gollobërda, Hyseni (Rexhep-) nga Vola, Hysi (Lutfi-) nga Ksamili dhe i ardhur më 1916, Isai (Shuaip-) nga Galbaqi; Ismaili (Meleq-) nga Arpica, Izeti (Qamil-) nga Filati, Jakubini (Sokrat-) nga Nivicë-Bubari, Jorgji (Aleks-) nga Senica e Rrëzomës, Kaçi (Petro-) nga Senica e Rrëzomës, Kali (Vasil) nga Leshnica, Kalo (Xhemal-) nga Koska, Kërkeshi (Gaqe-) nga Nivicë-Bubari, Konjari (Sulo-) nga Libohova, Kosova (Qemal-) nga Kosova, Kromidha (Pano-) nga Zagoria, Kuro (Hamit-) nga Arpica, Lamçe (Sheme-) nga Përmeti dhe i ardhur më 1890-1894, Lapa (Sokrat-) nga Piluri, Laska (Dukë-) nga Nivicë-Bubari, Lepuri (Nane-) nga Nivicë-Bubari, Lezo (Hasan-) nga Këlcyra, Lezo (Thoma-) nga Llaka – Delvinë, Ligu (Refat-) nga Prongjia, Majko (Hetem-) nga Progonati, Malike (Veliko-) nga Gjirokastra, Maliqi (Mehmet-) nga Paramithia, Mane (Aqif-) nga Arpica, Marangoi (Jorgo-) nga Delvina, Marto (Kolë-) nga Kakodhiqi, Maska (Dulkë-) nga Përmeti, Meço (Sako-) nga Arpica, Melo (Jani-) nga Delvina, Mete (Damin-) nga Mazreku (Çamëri), Mete (Qazim-), ardhur nga Ksamili në 1916, Mërkuri (Andon-) nga Piluri, Miftari (Jaçe-) nga Përmeti dhe i ardhur më 1890-1894, Miho (Miço-) nga Senica e Rrëzomës, Moci (Pirro Zef-) nga Shkodra, Moska (Hajdar-) nga Përmeti dhe i ardhur më 1890-1894, Muho (Abaz-) nga Koska, Muho (Idriz-) nga Arpica,Mustafai (Latif) nga (Çamëri-), Mustafai (Rrape-) nga Përmeti dhe i ardhur nga 1890-94, Muzina (Gaqe-) nga Muzina, Nika (Lonidhë-) nga Senica e Rrëzomës, Nikëdhima (Kostë-) nga Nivicë-Bubari, Nikolloi (Koço-) nga Piqerasi, Nini (Thoma-) nga Nivicë-Bubari, Nuriu (Adem-) nga Pazari i Ri, Omeri (Mezan-) nga Mazreku (Çamëri-), Orozi (Dervish-) nga Kosova, Papadhima (Llambi-) nga Nivicë-Bubari, Papagjika (Koço) nga Nivicë-Bubari, Papai (Harallamb-) nga Leshnica, Pesholli (Fiqiri-) nga Dibra e Madhe (Pazhulli-), Plaku (Gjikë-) nga Senica e Rrëzomës, Pollo (Ndreko-) nga Parga, Psatha (Shefqet-) nga Parga dhe i ardhur më 1909, Preja (Shaban-) nga Përmeti dhe i ardhur më 1865, Premti i ardhur nga fshati Vromero dhe me origjinë nga Nivicë-Bubari, Preveza (Sabri-) nga Preveza, Prevezjani (Qani-) nga Preveza, Prifti (Aleko-) nga Piluri, Pula (Isa-) nga Dukati i Vlorës, Puto (Sulo-) nga Gjirokastra, Qendro (Koço-) nga Piqerasi, Qurku (Sokrat-) nga Piluri, Rrefati (Beqir-) nga Gollobërda, Rexho (Naqe-) nga Muzina, Rushiti (Muharem-) nga Koska, Selfo (Xhevdet-) nga Gjirokastra; Stefani (Dhimë-) nga Piluri, Stefani (Koço-) nga Piluri, Sulçe (Bastri-) nga Vrohonai, Sulo (Zeqo-) nga Koska, Shabani (Latif-) nga Kurtesi (Çamëri-), Sheme (Zenel Daut-) nga Përmeti, Tahiri (Mazar-) nga Përmeti dhe i ardhur më 1905, Tahiri (Taro-) ardhur nga Ksamili më 1916, Tata (fis çam), Toto nga Peca, Lonidha (Vaso-) nga Skoreja, Vashati (Jano-) nga Peca, Verli (Thimjo-) nga Senica e Rrëzomës, Vito (Naqe-) nga Senica e Rrëzomës, Xhaferri (Jasin-) nga Arpica, Xhafo (Shefqet-) nga Filati, Xhani (Gogo-) nga Piqerasi, Xhemali (Haki-) stërgjyshi i Mentor Xhemalit dhe i ardhur në vitin 1890, Zeno (Nane-) nga Piluri, Zeqo (Qamil-) nga Arpica, Zera (Josif) nga Topova e Zagorisë, Zeri (Jorgo-) nga Dhuvjani i Dropullit, Zoto (Kolë-) nga Vunoi, Zoto nga Dhrovjani, me origjinë nga Progonati. Ekonomia Saranda është qyteti qe vit pas viti po tërheq shumë turist kryesisht nga Italia, Kosova, Maqedonia, Serbia, Hungaria etj. Turist ka shumë edhe nga Italia kjo bën që Saranda të jetë qendra kryesore e turizmit në Shqipëri. Ky qytet eshte edhe njëri ndër qytete më të mira në Shqipëri me bukurit e saj shumë afër Sarandës është Ksamili me ishuj të vegjël tërheq shumë vizitor nga e gjithë bota. Historia Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane. Në fillimet e tij, qyteti ka shërbyer si një portë për qytetin antik të Finiqit dhe si rrjedhojë edhe si portë hyrjeje për në rajon. Kjo trashëgimi e pasur arkeologjike e gërshetuar me bukuritë e natyrës, si dhe portin e saj natyral, përbën bazën më të rëndësishme për të promovuar zhvillimin e imazhit aktual të Sarandës, si një destinacion i turizmit klasik botëror, si dhe për të tërhequr tregun e turizmit të veçantë. Saranda ka përfituar gjatë viteve të fundit prej tërheqjes së pushuesve vendas dhe të huaj. Vitet e fundit vihet re një shpërthim i industrisë së ndërtimit, i cili ka ndryshuar imazhin e qytetit nga një vend i qetë bregdetar pushimesh në një zonë masive ndërtimesh, ndër të cilat gjenden dhe shumë ndërtesa të paligjshme. Aktualisht, Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit është gjeneruesi parësor i turistëve ndërkombëtarë, të cilët vijnë kryesisht si vizitorë ditorë nga ishulli i Korfuzit në Greqi, pas një udhëtimi të këndshëm rreth një orë me anije. Saranda ne kohët e hershme Për herë të parë emri i Sarandës përmendet në vitin (1412).Deri ne shekullin e 4 pas Krishtit ishte nen perandorine Romake dhe kjo gje vërtetohet nga rrënojat e mureve rrethuese, pjese te te cilave ndodhen edhe ne shetitoren e qytetit. Nga shek. i 4 deri ne shekullin e 6, Saranda ishte nen perandorinë Bizantine. Saranda është qytet në jugperëndim të Shqipërisë, e vendosur në bregdetin jonian. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtorëve ("Ágii Saránda" në greqisht, "Santi Quaranta" në italisht). Më parë, në lashtësi ku dhe eshte permendur nga disa historiane te asaj kohe si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni njihet me emërtimin, Onhezmi. Kjo fjale ka 2 kuptime. Sipas gjuhës latine, Onhezi ishte një ere juglindore e cila frynte dhe lehtesonte udhetimet dhe kuptimi i dyte eshte se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas. Dhe shumë më vonë, gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë më 1939, u quajt Porto Eda për nder të vajzës më të madhe të Benito Mussolinit. Onhezmi (Saranda), ne lashtesi ishte nje qytet port. Ajo ishte nje nga portat ne mund ta quajme te tille, e cila bente lidhjen e ballkanit perendimor me vendet e Europes lindore, dhe nje pike strategjike ekonomike shume e favorshme per iliret. Popullsia dhe qyteti në shekullin 20 Në vitin 1927, Saranda kishte rreth 800 banorë, ndërsa gati dhjetë vjet më vonë kishte 1800 banorë. Në këto vite pati një zhvillim urbanistik, ndërtohet moli, hapet shëtitorja anës detit, ndërtohen edhe shtëpitë e para dhe një seri magazinash e dyqanesh. Në vitin 1957 qyteti bëhet qendër administrative. Në vitet 1960-1980, Saranda promovohet si "ofertë turistike e Shqipërisë" jo vetëm për vizitorët shqiptarë, por edhe për ata pak vizitorë të huaj që gati numëroheshin me gishta në shtetin e rrethuar me tela në mes të Evropës. Por gjatë kësaj periudhe u kryen edhe investimet e para, veçanërisht në kurorën e gjelbër të Rivierës. Mijëra të rinj punuan në aksione për t’i kthyer kodrat përreth në brezare ullinjsh, portokajsh dhe limonësh. Nga viti 1960 deri në vitin 1982, popullsia e Sarandës u rrit me një ritëm mesatar vjetor prej 2,7 për qind. Në atë periudhë qyteti i Sarandës numëronte rreth 15 mijë banorë dhe zhvillimi ishte mjaft i kufizuar. Në vitet 1990-2004 qyteti njeh një ritëm zhvillimi dhe një rritje të popullsisë, kryesisht prej ardhjes së mjaft familjeve nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Në vitin 1999 popullsia ishte 26.512 banorë. Nën regjimin otoman Saranda u bë me një dekret të Portës së Lartë pronë private e Sulltan Abdyl Hamitit. Më pas, Ahmet Zogu "e mori" këtë perlë të bregdetit, gati 200 vjet më vonë, "dhuratë" nga parlamenti i kohës që kontrollohej prej tij. Në sundimin e Benitto Musolinit, qyteti i Sarandës mori emrin "Porto Eda", për hir të bijës së vet. Pas Luftës së Dytë Botërore, disa zyrtarë të lartë të regjimit komunist e kishin qytetin si strehën e tyre turistike dhe të gjuetisë. Zhvillimi i qytetit në kohën e sotme Qyteti i Sarandës po njeh një zhvillim të vrullshëm të sektorit bankar. Bankat kryesore në Shqipëri kanë hapur në këtë qytet filialet e tyre, duke i kushtuar veçanërisht rëndësi shërbimit bankar gjatë sezonit veror. Deri tani ushtrojnë aktivitetin e tyre bankar mbi 12 operatorë dhe shumë shpejt pritet të hapen edhe 2 të tjera. Saranda ka një spital civil, ku trajtohen të gjitha rastet e mjekimeve dhe për ato më të rëndat bëhet në një kohë të shpejtë transferimi drejt Tiranës apo drejt spitalit të Janinës (Greqi). Shërbimi në spital është tërësisht falas. Në Sarandë ka edhe shërbim urgjence dhe spital ditor. Ka gjithashtu ambulanca publike dhe klinika të specializuara. Kompanitë e telefonisë celulare Vodafon dhe AMC, si dhe Albtelekom, ofrojnë shërbimin në Sarandë, ku sigurohet mbulimi i gjithë zonës përfshi edhe atë rurale me sinjal. Në amfiteatrin e qytetit antik të Butrintit mbahet për çdo vit Festivali Ndërkombëtar i Teatrit "Butrint 2000", me pjesëmarrjen e mjaft trupave teatrore evropiane. Në kinoteatrin e Sarandës vihen në skenë shfaqje të shumta. Gjatë muajve të verës jo vetëm trupa e estradës së Sarandës, por edhe trupa të tjera brenda dhe jashtë vendit, japin shfaqje të ndryshme në qytetin që "përmbytet" nga vizitorët. Në qytetin e Sarandës ndiqen tre kanale televizive lokale, si dhe të gjitha kanalet kombëtare, duke mos përjashtuar edhe disa kanale televizive greke dhedisa kanale televizive greke dhe italiane. Gazetat kombëtare mbërrijnë në qytet nga Tirana afër mesditës, ndërsa gjatë sezonit del në Sarandë gazeta "Saranda", e cila ka një pjesë të faqeve dhe në gjuhën angleze. Energjia elektrike nuk njeh ndërprerje gjatë dy viteve të fundit në Sarandë, përveç në rastet e ndonjë defekti në linjat e tensionit të lartë. Shumica e lokaleve dhe bar-restoranteve kanë si burim paralel rryme elektrike gjeneratorët. Tregu i frutave dhe i perimeve, ku gjenden ushqime organike të fermerëve të zonës, është në qendër të qytetit. Saranda ka traditë në prodhimet bujqësore dhe gjatë verës tregu njeh çmime mjaft të favorshme. Por funksionojnë më së miri edhe marketet e vogla dhe të mesme, të cilat janë të shumëllojshme me artikujt e përdorimit të gjerë. Pothuajse gjatë gjithë ditës dyqanet ushqimore janë të hapura. Ndërsa njësitë që shesin suvenire janë në qendër të qytetit, fare pranë kinoteatrit. Dyqanet zakonisht hapen në orën 7.30-8.00 të mëngjesit dhe mbyllen rreth orës 21.00 të darkës. Në Sarandë prodhimet e detit gatuhen kryesisht të zgarë. Në përgjithësi, ushqimet janë të pjekura mirë, përdoret edhe gatimi me avull. Pjatat e dyta të mishit janë me bazë qengji, gici dhe viçi. Si pije gjatë ngrënies përdoret shpesh rakia dhe vera. Personaliteti Kulturor Rrënojat e lashta: Mozaiku Saranda e sotme, (që e ka origjinën nga Hagioi Saranda – manastiri i Dyzet Shenjtorëve, ndërtuar në shek. VI në majë të malit që ngrihet mbi qytet), është një nga portet bregdetar të Epirit të Vjetër, në ekstremin jugor të Shqipërisë, përball ishullit të Korfuzit, dhe 20 km nga Butrinti. Njohja e urbanizmit të saj si dhe studimi konkret i monumenteve, paraqet vështirësi, fenomen ky që ndodh në pjesën më të madhe të qendrave ku qyteti modern zëvendëson atë antik. Mbetjet e konsiderueshme të një kompleksi sinagoge, të shek. V e VI në qendër të qytetit, ishin objekt i studimit dhe gërmimit arkeologjik të kryer gjatë vitit 2003.130 Bazilika paleokristiane, e gërmuar gjatë disa sezoneve arkeologjike, rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë nga Kosta Lako përbën fazën përfundimtare të transformimit të kompleksit të kultit hebraik në ndërtesë të kultit kristian. Ndërkohë, kompleksi i sinagogës, brenda dhe krejtësisht pranë murit rrethues, rezultoi si një “skenë” e disa ndryshimeve, ku në fazën e saj të fundit u transformua në kishë. Interesi ynë më i madh, këtë vit u përqendrua, kryesisht në dy dysheme me mozaikë, njëra që mbart një shandan shtatë-krahës menorah dhe e dyta, ajo që mbulon pjesërisht nefet e bazilikës (e cila u ndërtua këtu gjatë historisë së kësaj qendre, mesa duket për të funksionuar si sinagogë). Shandani shtatë krahës, menorah, i përkiste një “tapeti” (kryesisht të zbukuruar me motive gjeometrike dhe florale). Ai përfshinte gjithashtu një etrog (qitro, pa shije por me aromë) së bashku me një shofar (bririn e dashit) — që të dy, janë simbole të rëndësishëm hebraikë që shoqërojnë zakonisht (menora-në dhe janë përdorur gjatë atë festave fetare Sinagoga-2Gjatë gërmimit prej dy javësh në Sarandë, u eksplorua gjysma e dhomës me menorah, e cila ishte e mbuluar nga një strukturë bashkëkohore. Gërmimi, ishte vazhdim i atij të kryer gjatë viteve 80-90. U arrit të zbulohej, një dhomë e gjatë 10 m, megjithëse muri verior i së cilës është i një faze më të vonë, çfarë tregon se ende s’kemi arritur në limitin verior të fazës së parë të saj. Dhoma ishte e gjerë 5 m, pasi në origjinë kish qenë pak më e gjerë dhe mesa duket me një plan të ndryshëm nga ai më i vonëshmi. Në origjinën e saj, dhoma duhet të ketë pasur formë L-je. Gjurmët e murit më të hershëm në anën lindore, si dhe dyshemeja me mozaikë që futet nën murin lindor, ndarës të dhomës nga rezervuari i mëvonshëm i ujit A, dëshmojnë këtë fakt. Edhe sondazhi i kryer në korridorin ndërmjet dy rezervuarve të ujit dhe ambienteve në veri, dëshmoi po të njëjtën gjë. Murit i bashkëngjitej një sistem kanalizimi që kalonte përgjatë dhomës me menorah dhe dilte në oborrin e shtruar me pllaka guri. Gërmimi i rregullt që u krye gjatë këtij sezoni të parë (megjithëse në gjysmën e dhomës), dëshmoi se ajo ishte e shtruar e gjitha me mozaikë, përveç një pjese në hyrjen e mëvonshme të anës veriore. Kështu u zbulua muri verior i saj por që i përket një faze të dytë. Po të kësaj faze janë dhe pilastrat e mbështetura në murin perëndimor. Hyrja në anën veriperëndimore, i përket fazës së parë ndërkohë që shkallarja duket si e ribërë. Dyshemeja ishte e mbuluar nga një shtresë e dendur djegie në të cilën u gjet material i bollshëm arkeologjik, qeramikë (amfora importi, enë kuzhine dhe tryeze të shek. IV – VI). Ndërtesa është shkatërruar nga një zjarr i fuqishëm në çerekun e fundit të shek. VI pasi ndër monedhat e gjetura mbi dysheme, një gjysmë- folis i Justinit II shërben si tenninus post quem. Sipas studiuesve ajo është një prerje e Selanikut në vitin e IV të sundimit të Justinit II (565-578) dhe ka qëndruar në qarkullim për një periudhë të shkurtër prej dhjetë vjetësh. Kështu shkatërrimi vendoset rreth 580-ës dhe ndodh në të gjithë kompleksin dhe në përgjithësi në të gjithë qytetin. Sondazhet e shumta të kryera, në zona të ndryshme të nefit qendror, si dhe midis kolonave ndarëse të anijatës qendrore nga ajo veriore na dhanë mundësinë të ndërtojmë një histori më të detajuar të monumentit. Në stadin aktual të njohjes dhe gërmimeve, “çelësi” i fazave kronologjike të monumentit, mbeten dyshemetë me mozaikë. Të paktën tre faza dyshemesh me mozaikë, janë identifikuar para realizimit të dyshemesë së bazilikës. Faza më e hershme prezantohet nga dyshemeja me mozaikë në panelin qendror të së cilës paraqiten në pozicion heraldik, dy “luanë” deti. Stili i mozaikëve përkon me atë tipik romak dhe mund ti vishet dyshemesë së një vile. Dyshemeja në vazhdim (më e vonë se e para) paraqet një dekor krejtësisht metrik dhe përmbledh motive të realizuar me shumë kujdes dhe elegancë. Ajo ndodhet pjesërisht dhe në nefin verior. Të dyja dyshemetë ndodhen në dy anë të ndryshme (veri dhe lindje) të të njëjtit oborr të krijuar para bazilikës. Studiuesi Kosta Lako gjatë gërmimeve të kaluara ka ndeshur të njëjtën situatë në nefin qendror dhe në gjithë gjatë ambientet e gërmuara. Kështu mbi bazën e monedhave të gjetura në shtresën e djegies së nefit qendror jepet pak a shumë e njëjta periudhë, çereku i fundit i shek. VI. Një situatë e ngjashme është ndeshur dhe në monumente të tjera të gërmuara në qytet, si p.sh. pranë mureve të kalasë. Skena të veçanta të mozaikëve, janë përshkruar në artikullin e zgjeruar mbi bazilikën e Sarandës. Funksioni i ndërtesës, e pajisur me këtë dysheme mozaikësh, mbetet hipotetik. Një sternë u gjet e bashkëngjitur anës lindore të kësaj dyshemeje, direkt nën dyshemenë me mozaikë (paneli i anës lindore të së cilit është shkulur nga specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës në vitet 90 dhe ruhet në Muzeun Arkeologjik të Sarandës). Muri lindor i saj kufizohej nga shkëmbi natyror dhe anët e brendshme ishin veshur me suva hidroizoluese. Dyshemeja e tretë përfaqësohet nga një mozaik më i vonë, duke veshur një ambient pak më të madh, i cili zë gati gjysmën perëndimore të nefit qendror. Nuk e dimë se si vazhdohet drejt nefit jugor, pasi ai është krejtësisht nën rrugën automobilistike (akoma i pagërmuar). Mozaiku është i punuar jo me shumë kujdes dhe i realizuar krejtësisht me motive gjeometrike. Motivet, ngjyrat dhe teknika e punimit janë të njëjta me mozaikun e dyshemesë së dhomës me menorah. Të dy dyshemetë, duhet të jenë realizuar në të njëjtën kohë. Në ndërtimet-ambiente që i përkasin fazave më të hershme se sa ndërtimi i bazilikës, hyn dhe rezervuari i ujit, i shënuar B në plan, i cili është i futur pjesërisht në tokë dhe duhet të jetë bashkëkohor ose me krijimin e mozaikut të fazës së dytë ose me atë të fazës së tretë. Mesa duket bëhet fjalë për rezervuar ritual, mikva’ot, të fesë hebraike. Sondazhet dhe pastrimet e kryera në ambientet e tjera, dy nga të cilët ndodhen përball hyrjes së bazilikës, në anën perëndimore të oborrit, vërtetuan se keto janë të lidhura me kompleksin parabazilikal. Veç shkëmbit natyror, ato nuk dhanë dysheme. Sondazhe u kryen edhe në ambientin në lindje të dhomës me menorah. Duke i përmbledhur ambientet që i përkasin sinagogës më të hershme, ato janë dhoma në formë L-je me menorah në dysheme, rezervuari i ujit (B), pjesa e bashkëngjitur në lindje të dhomës me menorah, dy ambientet në perëndim të oborrit dhe oborri vetë, si dhe ambienti më i madh me mozaik më pak të përpunuar që zë gjysmën perëndimore të nefit qendror. Në një fazë tjetër, mesa duket po nga i njëjti komunitet që përdorte këto ambiente, vendoset të ndërtohet një sallë lutje shumë më e madhe dhe e dekoruar me simbole biblike. Ndërtesa e re mori formën bazilikale me një holl qendror të konsiderueshëm, me një gjerësi prej 8 m dhe anijatat anësore (veriorja) prej 4 m. Të dhënat e deritanishme nga gërmimi, kryesisht sondazhet ndërmjet anijatave, treguan se që në origjinë hapësirat midis pilastrave të nefit qendror dhe atyre anësor, kanë qenë të mbyllura duke bërë që ndërtesa të funksionojë në tre salla të ndara. Zgjedhja duhet te jetë bërë për arsye ekonomike, pasi për të riveshur sipërfaqen me mozaikë ishte një shpenzim shumë i madh, kështu që para se të mbarohej ndërtimi i ambientit azilikal, hapësirat midis anijatave janë mbyllur dhe ndërkohë është shfrytëzuar mozaiku më i hershëm si dysheme e anijatës veriore. A mund të jetë lënë edhe bimah (vend i ngritur në sinagogë, ku lexohej Torah) që zë gati 40% të sipërfaqes së nefit qendror, e pashtruar me mozaikë për të njëjtën arsye? Sondazhet e kryera në gjysmën jug-perëndimore të saj, si dhe në anën veriore të apsidës së mëvonshme, vërtetuan se ajo s’kish qenë e shtruar me mozaikë dhe se origjina datonte që në fazën kur godina shërbente si sinagogë. Mozaikët Sipas arkeologes Etleva Nallbani, ka qenë pikërisht simbolika e skenave me mozaikë që shtrojnë pjesë të ndryshme të kompleksit, e cila çoi drejt mendimit të ekzistencës së një sinagoge, në një periudhe më të hershme se sa ndërtesa kristiane. Megjithë mendimin e hedhur mbi konvertimin e ndërtesës së kultit hebraik në atë kristian, shumë të dhëna sqaruese u përftuan gjatë gërmimit të realizuar atë periudhës dy javore shtator – tetor 2003. Ne do të japim në mënyrë të përmbledhur disa nga skenat me mozaikë, pasi të dhëna të tjera pas studimit të thelluar do të sqarojnë më mirë ikonografinë në të ardhmen. Kështu, elementët më domethënës në simbolikën hebraike, janë shandani shtatë krahësh nienorah. Në vend të bashkësisë, shofar, (briri i dashit, që përdoret gjatë disa festave fetare), etrog (qitro), lulav (dega e palmës) dhe një kaci hiri, në rastin e sallës së lutjes së sinagogës së Sarandës, ai është i rrethuar vetëm nga një etrog në të djathtë dhe një shofar (i fragmentuar) në të majtë. Të gjitha këto elemente, simbole hebraike, shfaqen në përgjithësi në kontekst sinagogash, duke filluar nga Antikiteti i vonë. Duke filluar nga shek IV dhe gjatë periudhës së hershme bizantine, simbolet hebraike shfaqen rregullisht, 138 në ndërtesat e kultit. Një pjesë e kuadratit në të cilin është integruar menorah, është i dëmtuar, duke mos mundur të kuptojmë nëse shandani ishte i rrethuar nga elementë të tjerë. Menorah është e realizuar me linja të thjeshta, duke mbartur mbi çdo hark të saj llampa qeramike. Në krah të djathtë është paraqitur një vazo me një bimë me gjethe dhe më lart sa j një shpend. Kuadrati me menorah ka sfond të bardhë, ndërkohë që është i integruar në një panel luspash peshku. Pjesa tjetër e dyshemesë është e mbushur me motive gjeometrike dhe florale. Ndërsa në ndërtimin e formës bazilikale, simbolet më të spikatura janë paraqitja e Harkut të Unitetit, aron hakodesh (tre herë në nefin qendror), sikurse dhe një rreth që rrethon tetë rreze, të cilat dalin nga një sferë qendrore. Ky i fundit mund të paraqesë fare mirë simbolikën e diellit, Sol Invictus, i cili pas shekujve të parë të erës sonë fitoi një popullaritet të madh duke arritur kulmin nën Aurelianin (270 – 275). Në Antikitetin e vonë, Helios, zinte një vend të rëndësishëm të paraqitur në forma nga më të ndryshmet. Edhe në dyshemetë e sinagogave, ai është një simbol që gjen shtrirje të konsiderueshme. Kështu në mozaikun e sinagogës së Sepphoris, Hammath-Tiberias, apo të Beth Alpha, ai është i paraqitur në figurë njerëzore dhe i hipur në një karrocë me katër kuaj (quadriga). Paraqitjen më të ngjashme me atë të sinagogës së Sarandës, e gjejmë në mozaikun e dyshemesë së sinagogës në Naro (Hammam Lif) në Tunizi. Një sërë panelesh të tjera mozakësh, në dyshemenë e sinagogës së Sarandës janë në proces rindërtimi dhe studimi ikonografik dhe është akoma herët të prononcohemi për domethënien e tyre. Artikulli është pjesë nga studimi “Ndërtime të veçanta të arkitekturës kristiane në Sarandë dhe Gjirokastër”. Kinematografia Ne Sarande jane xhiruar disa filma shqiptare si: Dy here mat, Nxenesit e klases sime dhe Dritat e qytezes. Panorama e qytetit Burimet Sarandë Qytete në Shqipëri
3392
Albanopoli është një qytet ilir, qendër e fisit të Albanëve. Përmendet për herë të parë në mesin e shekullit të dyte nga Ptolemeu. Mendohet se ai ngrihej aty ku janë sot rrënojat e qytetit ilir të Zgërdheshit. Emri i tij do të thotë qytet i Albanëve. Zgërdheshi është fshat i rrethit të Krujës, pranë të cilit ndodhen rrënojat e një qyteti ilir të identifikuar me Albanopolisin. Gërmimet dëshmojnë se është zhvilluar mbi bazën e një vendbanimi protourban. U shndërrua në qytet në fundin e shek IV p.e.s. Albanët ishin fisi ilir nga të cilët morën emrin e hershëm shqiptaret. Përmendet për herë të parë si Albanoi në shek II nga Ptolemeu, i cili i vendos në shpinë të Dyrrahut deri tek Malet Kandave (Malet e Polisit) në lindje, brenda trevës së banuar më parë nga fisi ilir i parthineve. Mendohet të jetë i njëjti fis me emrin e ri të përkthyer parthinoi=bardhinoi=albanoi, bardh=alb (nga latinishtja e vjeter). Në krahinën qendrore të banuar prej Albanëve ruhen ende toponime që lidhen me ermin e këtij fisi si : Arbana, fshat në rrethin e Tiranës, Kroi Alban në afërsi të Zgerdheshit etj. Në burimet historike të shek. XI albanët përmenden nga Mihail Ataliati dhe nga Ana Komnena si pjesëmarrës aktive të ngjarjeve të kohës në Perandorinë Bizantine. Në mesjetë njihet edhe varianti Arban, i cili ka qënë emri etnik i shqiptarëve.shqiptaret e kane marre emrin nga ky fis. Shih edhe Iliria Iliriku Albanët Taulantët Ilirët e mirëfilltë Mbretëria e Ilirisë Prefektura e Ilirikut Literatura Pierre Cabanes (1988( Les illyriens de Bardulis à Genthios (IVe–IIe siècles avant J.-C.). Paris: SEDES. Regard sur l’histoire, 65. ISBN 2718138416 Neritan Ceka (2013) The Illyrians to the Albanians. Tirana: Migjeni. ISBN 9789928407467 Robert Elsie (2010) Historical dictionary of Albania. 2nd ed. Lanham: Scarecrow Press. European Historical Dictionaries, 75. ISBN 9780810861886 Oliver Gilkes (2013) Albania: An archaeological guide. London; New York: I. B. Tauris. ISBN 9781780760698 Edwin E Jacques (2009) The Albanians: An ethnic history from prehistoric times to the present. Jefferson: McFarland. ISBN 9780786442386 Muzafer Korkuti (2013) Albania: Archaeological studies on the prehistory of Albania. Tirana: Academy of Sciences of Albania. ISBN 9789995610517 Albana Meta (2006) A note on the principal coins of the Epirote League (234–168 B.C.). In New directions in Albanian archaeology: Studies presented to Muzafer Korkuti. Ed. by Lorenc Bejko and Richard Hodges. Tirana: International Centre for Albanian Archaeology. 147–154. International Centre for Albanian Archaeology Monograph Series, 1. ISBN 9994392301 Stefanaq Pollo – Arben Puto (1981) The history of Albania from its origins to the present day. Ass. by Kristo Frasheri, Skënder Anamali; transl. by Carol Wiseman, Ginni Hole. London: Routledge & Kegan. 1981. ISBN 071000365X Hans Treidler (1928) Literaturbericht über die historische Geographie und Topographie der illyrischen Länder. Zeitschrift für Slavische Philologie, V. évf. 3–4. sz. (1928) 411–418. o. John Wilkes (1992) The Illyrians. Oxford; Cambridge: Blackwell. 1992. = The Peoples of Europe, ISBN 0631146717 John J. Wilkes (2006) The significance of road-stations for the archaeology of Albania in the Roman era. In New directions in Albanian archaeology: Studies presented to Muzafer Korkuti. Ed. by Lorenc Bejko and Richard Hodges. Tirana: International Centre for Albanian Archaeology. 2006. 169–176. o. = International Centre for Albanian Archaeology Monograph Series, 1. ISBN 9994392301 Tajar Zavalani (2015) History of Albania. Ed. by Robert Elsie, Bejtullah Destani. London: Centre for Albanian Studies. 2015. = Albanian Studies, ISBN 9781507595671 Referime Qytete antike në Shqipëri Qytete ilire Turizmi në Shqipëri
3394
San Antonio është qyteti i shtatë më i populluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qyteti i dytë më i populluar në shtetin e Teksasit, me një popullsi prej 1.300.000 banorësh. Ai ishte qyteti me rritje më të shpejtë ndër 10 qytetet më të mëdhenj të Shteteve Bashkuara nga viti 2000 në 2010. Qyteti ndodhet në Jugperëndimin amerikan, në pjesën jug-qendrore të Teksasit. San Antonio u emërtua nga një ekspeditë spanjolle në këtë zonë në vitin 1691, për nder të Shën Antonit të Padovës, festa e të cilit është më 13 qershor. Vendet argëtuese përfshijnë parqet argëtuese "SeaWorld" dhe "Six Flags Fiesta Texas", dhe në bazë të Byrosë së Konventës dhe Vizitorëve të San Antonios, qyteti është vizituar nga rreth 26 milionë turistë në vit. San Antonio është qyteti i pesë herë kampionëve të NBA "San Antonio Spurs" dhe qyteti ku zhvillohet çdo vit "San Antonio Stock Trego & Rodeo", një nga ngjarjet më të mëdha të tilla në SHBA. Ekonomia San Antonio ka një ekonomi të larmishme me rreth një PBB metropolitan prej 96,8 miliardë dollaresh. Kjo e rendit atë të katërtin ndër zonat metropolitane të Teksasit dhe të 38-in në Shtetet e Bashkuara. Ekonomia e San Antonios përqendrohet kryesisht në sektorët e turizmit, ushtrisë, kujdesit shëndetësor, shërbimit civil të qeverisë, shërbimet financiare dhe naftës dhe gazit. Në njëzet vitet e fundit, San Antonio është bërë një vend i rëndësishëm për qendrat amerikane të telefonimit dhe ka shtuar një sektor të rëndësishëm të prodhimit të përqëndruar rreth automobilave. Qytete në SHBA Qytete në Teksas
3395
HemisFair '68 ishte panairi i parë botëror i mbajtur në Jugperëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. San Antonio organizoi panairin i cili zgjati nga 6 prilli deri në 6 tetor, 1968. Më shumë se tridhjetë shtete kishin pavjone në panair. Panairi i uzhvillua njëkohësisht me 250 vjetorin e krijimit të qytetit të San Antonio-s. Tema e panairit ishte "Bashkësia e Civilizimeve në Amerikat". Trupi kryesor organizues i panaireve botëror, Bureau International des Expositions (BIE) e njohu HemisFair '68 në 17 nëntor, 1965. Ky aktivitet që kishte një kosto prej rreth 156 milionë $ u financua nga një kombinim i fondeve publike (ShBA, San Antonio, Texas-i) dhe private (Kodak, Ford, General Electric, General Motors, Humble Oil, IBM, RCA, Southëestern Bell, Frito Lay, Pepsi-Cola, Coca-Cola dhe të tjerë). Panairi u ndërtua në një tërren prej 96.2 hektarësh (389,000 m²) në cepin juglindor të qëndrës së San Antonio-s. Shumë struktura historike u shkatërruan për të krijuar vënd për panairin. Vetëm 20 ndërtesa ekzistuese u ruajtën, njëkohësisht pjesa më e madhe e banorëve të zonës u zhvendosën nga shteti. Struktura kryesore tematike ishte një kulle 190 metra e gjatë e quajtur "Kulla e Amerikave" e cila mbeti aty edhe pas mbylljes së panairit. maja e kullës kishte një restorant rrotullues, një lozhë, dhe një pikë observimi. Pavjoni më i madh i panairit i përkiste Shtetit të Texasit. Edhe kjo strukture gjigande mbeti aty pas mbylljes së panairit dhe u transformua në "Institutin e kulturave Texane" i cili sot përdoret si muze nga Universiteti i Texas-it në San Antonio. Qyteti e zgjati rrugën e tij të famshme pranë lumit (Paseo del Rio) një çerek milje që ta lidhte me terrenin e panairit. Numri i vizitorëve nuk arriti ta barazojë numrin e planifikuar dhe panairi humbi rreth 7.5 milionë $. Panairi tërhoqi rreth 6.3 milionë vizitorë dhe solli vëmëndje ndërkombëtare tek San Antonio dhe Texasi. Një pjesë e panairit sot është transformuar në parkun e quajtur Parku HemisFair, një park prej 15 hektarësh (61,000 m²) me ujvara dhe shatrëvane, gjelbërim dhe ndërtesa historike të restauruara. Me shumë "HemisFair '68". Libri i Texasit në internet. Panaire botërore
3403
TCP/IP (ang: Internet Protocol Suite, shqip: Suita e Protokolleve të Internetit) është bashkësia e protokolleve të komunikimit të përdorur për Internetin dhe rrjetet e ngjajshme. E ka marrë emrin nga dy protokollet më të rëndësishme në të: Transmission Control Protocol (TCP) dhe Internet Protocol (IP), të cilat ishin dy protokollet e para të definuara në këtë standard. Rrjeti i sotëm i IP-së paraqet sintezë të disa zhvillimeve që filluan në vitet e 60'-70', përkatësisht Interneti dhe LAN-eve (Local Area Network, Rrjeti i zonës lokale), që e shtri më gjërë në vitet e 80', së bashku me paraqitjen e World Wide Web në fillim të të 90-tave. Suita e protokolleve të internetit, si edhe suitat e tjera, mund të shikohet si një bashkësi shtresash. Secila shtresë zgjidh një sër problemesh në lidhje me transmetimin e të dhënave, dhe ofron shërbim të definuar qartë tek protokollet e shtresës së sipërme duke u bazuar në përdorimin e shërbimeve të shtresave të poshtme. Shtresat e sipërme janë logjikisht më afër përdoruesit dhe mirren me të dhëna më abstrakte, duke u bazuar në protokollet e shtresës së poshtme për përkthimin e të dhënave në forma që mund të transmetohen fizikisht. Modeli TCP/IP përbëhet nga katër shtresa (RFC 1122). Nga më ulëta, këto janë Shtresa e linqeve, Shtresa e internetit, Shtresa e transportit, dhe Shtresa e aplikacioneve. Sikurse telefonat që në rrjetin telefonik lajmërohen me një numër të paracaktuar nga qendra, po ashtu edhe çdo kompjuter që kyçet në internet ka një numër të quajtur Adresa IP. Kompjuterët të lidhur në rrjetë quhen Host ose Kompjuter Host (Host Computer). Kështu, kur ju kyçeni me kompjuterin personal në rrjetë, qendra e juaj, ju lajmon aty me një Adresë IP. Keto qendra quhen provajderë (Internet Service Provider ose ISP). Qendra ka kompjuter Host, në të cilin lajmërohet kompjuteri juaj dhe nga aty merre një Adresë IP statike me të cilën lajmëroheni në kompjuterë tjerë. Disa qendra të mëdha kanë funksionet shërbyese që ju mundësojnë klientëve të tyre një lajmërim (Adresën IP) dinamik. Me këtë shërbim ju mundësohet prezantimi i ndryshëm i Adresës IP të kompjuterit tuaj në rrjetet tjera. Mirëpo lajmërimi juaj në qendër është i njëjti edhe pasi të jeni ri-lajmëruar në qendër, por për rrjetet dhe llogaritësit tjerë në rrjetë, qendra do të prezantojë një Adresë IP tjetër nga ajo para. Për një gjë të tillë klientit i nevojite një program (software) që pranon protokollin TCP/IP. Historia Suita e protokolleve të internetit ishte rezultat i punës së DARPA (Defense Advanced Research Projects Agency) në vitet e 70'. Pasi kishte krijuar ARPANETin më 1969, DARPA filloi punën në disa tekonologji të tjera të transmetimit të të dhënave. Më 1972, Robert E. Kahn u punësua në zyrën e teknologjive për procesim të informacionit në DARPA, ku punoi në rrjetet e paketës satelitore (satellite packet) dhe radio paketës tokësore (ground-based radio packet), dhe zbuloi vlerën e të qënit të aftë të komunikosh përmes tyre. Në pranverë të vitit 1973, Vinton Cerf, zhvilluesi i protokollit Network Control Program (NCP) të ARPANET, u bashkua me Kahn për të punuar në modele interkonektuese me arkitekturë të hapur me qëllim të dizejnonin gjeneratën e re të protokolleve për ARPANET-in. Deri në verën e vitit 1973, Kahn dhe Cerf kishin arritur një reformulim fundamental, ku dallimet mes protokolleve të rrjetit ishin fshehur duke përdorur një internetwork protokoll të zakonshëm, dhe, në vend që rrjeti të ishte përgjegjës për besueshmërinë, si në ARPANET, vetë host-ët u bënë përgjegjës. Cerf krediton Hubert Zimmermanin dhe Louis Pouzinin, dizajner i rrjetit CYCLADES, me ndikim të rëndësishëm në këtë dizajn. Ndërsa roli i rrjetit u ul në minimum, u bë e mundur të lidheshin pothuajse çdo rrjete së bashku, pavarsisht karakteristikave të tyre, duke zgjidhur kështu problemin fillesar të Kahn-it. Një kompjuter i quajtur router (fillimisht quhej gateway por iu ndryshua emri që të mos ngatërrohej me llojet e tjera) ofrohet me një interface (ndërfaqe) te secili rrjet, dhe dërgon më tutje paketa mes tyre. Kushtet për ruterë definohen në . Ideja u zbatua në një formë më të detajuar nga grupi i hulumtuesve të rrjetit të Cerfit në Stanford në periudhën 1973–74, duke rezultuar me specifikimet e para të TCP . (Puna në rrjet e Xerox PARC, që prodhoi suiten e protokolleve PARC Universal Packet, shumë nga e cila tashmë ekzistonte, ishte gjithashtu ndikim i rëndësishëm teknik; njerëzit lëvizshin mes të dyve.) DARPA pastajo kontraktoi me BBN Technologies, Stanford University, dhe University College London për të zhvilluar verzione operuese të protokollit në platforma tjera harduerike. Katër versione u zhvilluan: TCP v1, TCP v2, një ndarje në TCP v3 dhe IP v3 në pranverën e vitit 1978, dhe pastaj stabilitet me TCP/IP v4 — protokolli standard ende në përdorim për Internetin sot. Më 1975, një test komunikimi TCP/IP mes dy rrjetesh u bë mes Universitetit të Stanfordit dhe Universitetit College London (UCL). Në nëntor, 1977, një test mes tri rrjetesh u bë në mes faqeve në SHBA, Britani, dhe Norvegji. Disa prototipe të tjera TCP/IP u zhvilluan në qendra të ndryshme hulumtuese mes viteve 1978 dhe 1983. Migrimi i ARPANET-it në TCP/IP u kompletua zyrtarisht më 1 janar, 1983 kur protokollet e reja aktivizuan përhershmërisht. Në mars 1982, Departamenti i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara shpalli TCP/IP-në si standardin për të gjitha rrjetet kompjuterike ushtarake. Më 1985, Internet Architecture Board (Bordi i arkitekturës së internetit) mbajti një seminar tre-ditorë për TCP/IP në industrinë kompjuterike ku morrën pjesë 250 shit-blerës, duke promovuar protokollin dhe duke e dërguar atë në përdorim komercial. Kahn dhe Cerf u nderuan me Medaljen Presidenciale të Lirisë më 9 nëntor, 2005 për kontributin e tyre në kulturën amerikane. TCP/IP Mësimi TCP/IP është transmetim protokolli për internet. Në këtë mësim ju do të mësoni se ç’fare është TCP/IP, dhe si punon ajo. [transmetim-lidhje, mjeti komunikimi, komunikate] [protokoll-Marrëveshje që bëhet ndërmjet dy palëve për shkëmbimet e të dhënave. ] TCP/IP është komunikimi i të dhënave në internet. Një lidhje protokolli është një përshkrim i rregullave që kompjuteri duhet të ndjek për me komunikuar me kompjuterë të tjerë. Komunikimi i të dhënave në internet shpjegon rregullat e kompjuterit në lidhje përmes internetit. Shfletuesi juaj dhe serveri juaj përdorë TCP/IP Shfletuesit e internetit dhe serverët internetit përdorin TCP/IP për t’u lidhur në rrjet. Shfletuesi juaj përdor TCP/IP që të ketë qasje në serverët e internetit, dhe serverët përdorin TCP/IP për të ju transmetuar HTML në shfletuesin tuaj. [shfletues - p.sh. Internet Explorer, Firefox, Opera] E-maili yt përdor TCP/IP E-mail programi juaj përdor TCP/IP që të lidhet në internet për të dërguar apo pranuar e-maila. Adresa juaj e internetit është TCP/IP Adresa juaj e internetit p.sh. “213.163.118.65” është pjesë standarde e protokollit te TCP/IP. Dhe kështu është edhe emri i domain-it p.sh. www.emriidomainit.com. Ç’farë është TCP/IP? TCP/IP është lidhje protokolli për komunikimin në mes kompjuterëve të lidhur në internet. TCP/IP mban transmetimin e rregullave te protokollit / internet protokollit. Zakonisht definon se si pajisjet elektronike (si kompjuterët) duhet të jenë të lidhur në internet, dhe se si të dhënat duhet të shkëmbehen në për mes tyre. Brenda TCP/IP Brenda në TCP/IP standarde gjendën numra të protokolleve për shkëmbimin e të dhënave të lidhura. TCP (Transmission Control Protocol) komunikimi ne mes programeve. UDP (User Datagram Protocol) komunikimi i thjeshte ne mes programeve. IP (Internet Protocol) komunikimi në mes kompjuterëve. ICMP(Internet Control Message Protocol) për gabimet dhe statistikat. DHCP(Dynamic Host Configuration Protocol) për adresat dinamik (lëvizëse) TCP përdor lidhje të caktuara. TCP është për komunikimin në mes programeve. Kur një aplikacion dëshiron të komunikon me një tjetër me anë të TCP, i dërgon një kërkesë komunikimi. Kjo kërkesë duhet të dërgohet në adrese të saktë. Pas një lidhjeje (një shtrëngim duarsh) në mes dy aplikacioneve, TCP do të krijoj një lidhje të dyfishtë komunikimi në mes dy aplikacioneve. Transmetimi i të dhënave i dyfishtë (ang. Full-duplex) do të merr lidhjen e vijës së transmetimit në mes dy kompjuterëve derisa njeri nga dy aplikacionet të mbyllet. UDP është shume e thjesht te TCP, por është e thjesht dhe më shumë e besueshme. IP është përcaktimi i adresës tënde në internet IP është për lidhjen e dy kompjuterëve. IP është një komunikim i protokollit. Ajo nuk do të zaptoj të dhënat në linjën e lidhjes në mes dy komunikimeve të dy kompjuterëve. IP zvogëlon rrugën për nevojën e rrjetit në një linjë. Secila linjë mund të përdorë për komunikimin në mes shumë kompjuterëve të ndryshëm në të njëjtën kohë. Me IP, mesazhet (të dhënat) janë të ndara në paketa të pavarura dhe shkëmbehen nëpërmjet internetit në kompjuterë. IP është përgjegjëse për rrugën e përcaktuar të çdo pakete. IP linja [Router- është rruga, linja...mund ta paramendojmë me një stacion treni] [Stacion- qendër e posaçme, e pajisur me mjetet e duhura për të kryer një punë a një shërbim.] Kur një paket IP-je dërgohet nja një kompjuter, arrin në një stacion IP-je. IP stacioni (router) është përgjegjëse për rrugën e paketës në cakun e saj, direkt apo nëpërmes ndonjë stacioni tjetër (another router). Rruga e paketës mund të jetë ndryshe nga paketat tjera në të njëjtën lidhje. Stacioni (router) është përgjegjëse për adresën e saktë të varur në një trafik të madh, gabime në rrjet, apo parametra te tjerë. Komunikimi ndërmjet rrjetit Komunikimi ndërmjet IP është sikur dërgimi i një letre si një numër i madh i pullave postare, secila gjetje e rrugës është ndryshe te pranuesi i saj. TCP/IP TCP/IP është TCP dhe IP që punojnë së bashku. TCP bën kujdes në komunikimin ndërmjet programit aplikativ tuajin (p.sh. shfletuesi juaj Opera apo ndonjë tjetër) dhe programit te rrjetit. IP mbikëqyr komunikimin me kompjuterët tjerë. TCP është përgjegjëse për përgatitjen e të dhënave brenda paketave të IP para se të dërgohen, dhe për gatitjen e paketave kur të arrijnë. IP është përgjegjëse për dërgimin e paketave te marrësi. Adresimi TCP/IP TCP/IP përdor 32bits, ose 4 numra ndërmjet 0 dhe 255 që të adresoj një kompjuter. IP Adresat Secili kompjuter duhet të ketë një IP adresë para se të kyçet ne internet. Secila paket e IP duhet të ketë një adresë para se të dërgohet të një kompjuter tjetër. Kjo është një IP adresë: 91.198.174.232 Kjo mund të jete e njëjta IP adresë: www.wikipedia.org Një IP adresë përmban 4 numra Kjo është IP adresa e jotja: 213.163.118.65 TCP/IP përdor 4 numra që të adresoj një kompjuter. Secili kompjuter duhet të ketë 4 numra adresë unike. Numrat janë gjithmonë ndërmjet 0 dhe 255. Adresat janë normalisht të shkruara si katër numra të ndarë nga një periodë si kështu: 192.168.1.50. 32Bits = 4 Bytes TCP/IP përdorë 32 bit për adresim. Një bajt është 8 bit. Pra TCP/IP përdorë 4 bajt. Një bajt mund të përmbajë 256 vlera të ndryshme: 00000000, 00000001, 00000010, 00000011, 00000100, 00000101, 00000110, 00000111, 00001000 .......dhe deri sa të arrin në 11111111. Tash pra e din pse një TCP/IP adresë është 4 numra ndërmjet 0 dhe 255. Pra një TCP/IP është e përbërë nga 4 numra të ndarë nga një periodë (.) p.sh. 192.168.123.132 nëse këta i shprehim në numra binar 32 bit do të ishte kështu: 11000000.10101000.01111011 .10000100. Pra e shikoni nuk ka kuptim të mirë, dhe për ketë arsye janë konvertuar në numra decimal. 192.168.123.132 Për këtë proces që të punojë, një IP adresë është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë e një IP adrese është përdorur si një adrese rrjeti (ang. network address), pjesa e fundi si adresë hapësire (ang. host address). Nëse marrim p.sh. 213.188.129.141 dhe e ndajmë në dy pjese do kemi kështu: 213.188.129. NETWORK (rrjeti) .141 HOST (hapësira) ose 213.188.129.0 – network address (adresa e rrjetit, internetit). 0.0.0.141 –host address (adresa e hapësirës, serverit) Emri i Domenit 12 shifra numra janë vështirë të mbahen në mend apo? Duke përdorur një emër është më lehtë. Emrat e përdorur për TCP/IP adresë quhen domain. www.wikipedia.org është një domain. Kur të hasësh në ndonjë ueb site si ky p.sh. http://wikipedia.org, emri është i përkthyer në numra me DNS proces (Domain Name Server). Në të gjithë botën, një numër i madh i serverëve DNS janë te lidhur në internet. DNS serverët janë përgjegjës për përkthimin e emrave të domain-ëve në TCP/IP adresa dhe të ripërtërijnë në mes vete me domain emra të ri. Kur një domain i ri është regjistruar së bashku me një TCP/IP adresë, DNS serverët në të gjithë botën janë të njoftuar për ketë informatë. Referime nga: www.w3schools.com TCP/IP Shtresat Koncepti i shtresave Suita TCP/IP përdor metodën e quajtur enkapsulim për të ofruar abstraktin e protokolleve dhe shërbimeve. Enkapsulimi i tillë zakonisht shkon bashkë me ndarjen e suitës së protokollëve në shtresa të funksionimit të përgjithshmë. Në përgjithësi, një aplikacion (niveli më i lartë i modelit) përdor disa protokolle për të dërguar të dhënat e veta nëpër këto shtresa, që enkapsulohen më tutje në çdo nivel. Kjo mund të ilustrohet me një shembull të skenarit të një rrjeti, gjatë të cilit dy host-kompjuterë të internetit komunikojnë nëpërmjet kufijve të rrjeteve lokale të formuara nga "internetworking gateways" ose routerëve. Grupet funksionale të protokolleve dhe metodave janë Shtresa e aplikacioneve, Shtresa e transportit, Shtresa e internetit, dhe Shtresa e linqeve (RFC 1122). Duhet përmendur se ky model nuk u mendua të bëhej model referimi i ngurtë ku protokollet e reja duhet të zënë vend në mënyrë që të pranohen si standard. Tabela në vijim ofron disa shembuj të protokolleve të grupuara në shtresat e tyre respektive. Emrat dhe numrii shtresave në literaturë Tabela në vijim tregon emrat e shtresave dhe numrin e shtresave në modelin TCP/IP siç prezantohen në libra universitarë mbi rrjetet kompjuterike të përdorura në ditët e sotme. Megjithatë këto libra janë burime dytësore që mund të bien në kundërshtim me qëllimin e RFC 1122 dhe burime tjera primare të IETF. IP – Internet Protocol IP mbikëqyr komunikimin me kompjuterët tjerë IP është përgjegjëse për dërgimin e paketave te marrësi. HTTP – Hyper Text Transfer Protocol HTTP bën mbikëqyrjen e komunikimit ndërmjet një ueb serveri dhe një ueb shfletuesi.HTTP përdoret për dërgimin e kërkesave nga një ueb klient (një shfletues) në një ueb server, dhe kthimin e përmbajtjes së uebit nga serveri te klienti. HTTPS – Secure HTTP HTTPS bën mbikëqyrjen e sigurimit të komunikimit ndërmjet një ueb serveri dhe një ueb shfletuesi.HTTPS ne mënyre tipike bën sigurimin e transferove të kredit kartave dhe të dhëna të tjera. SSL – Secure Socketes Layer SLL protokolli përdoret për dekodimin e të dhënave të siguruara në transferime. SMTP – Simple Mail Transfer Protocol SMTP përdoret për dërgimin (transmetimin) e emailëve. MIME – Multi-purpose Internet Mail Extensions MIME protokolli lejon SMTP transmetimin e fajllëve multimedial si p.sh. zëri, muzika, dhe të dhëna tjera ndërmjet TCP/IP rrjetit. IMAP – Internet Message Access Protocol IMAP përdoret për dërgimin dhe marrjen e emailëve. POP – Post Office Protocol POP përdoret për shkarkimin e emailëve nga një e-mail server të një kompjuter personal. FTP – File Transfer Protocol FTP bën mbikëqyrjen e transferimeve të fajlleve ndërmjet kompjuterëve. NTP – Network Time Protocol NTP përdoret për të rregulluar kohën ndërmjet kompjuterëve. DHCP – Dynamic Host Configuration Protocol DHCP përdoret për shpërndarjen e IP-ve dinamike (lëvizëse) te kompjuterët në rrjet. SNMP – Simple Network Management Protocol SNMP përdoret për administrimin e rrjeteve në kompjuter. LDAP – Lightweight Directory Access Protocol LDAP përdoret për zgjedhjen e informatave rreth përdoruesit dhe e-mail adresës nga interneti. ICMP – Internet Cotrol Message Protocol ICMP bën mbikëqyrjen e gabimeve te trafikut ne internet. ARP – Address Resolution Protocol ARP përdoret për gjetjen e adresës së harduerit të një kompjuteri në internet kartën bazuar në IP adresë. RARP – Reverse Address Resolution Protocol RARP përdoret për gjetjen e IP adresës bazuar në harduer adresën e një kompjuteri në internet kartën. BOOTP – Boot Protocol BOOTP përdoret për nisjen (booting) e kompjuterëve nga interneti. PPTP – Point to Point Tunneling Protocol PPTP përdoret për rregullimin e një lidhjeje ndërmjet rrjeteve private. TCP/IP Email Emaili është një ndër më të rëndësishmet të përdorura te TCP/IP. Kur shkruan një email, ti nuk e përdor TCP/IP. Kur ti shkruan një email, ti përdor një email program si Lotus Notes, Microsoft Outlook, Live or Netscape si komunikues. Email programi juaj përdor TCP/IP protokolle të ndryshme: Dërgon emaila duke përdorur SMTP Mund të shkarkohen emailet tuaj nga një email server duke përdorur POP Mund të konektohet te një email server duke përdorur IMAP SMTP – Simple Mail Transfer Protocol SMTP protokollet përdoren për transferimin e emaileve. SMTP bën mbikëqyrjen e dërgimit të emaileve tuaj të një kompjuter tjetër. Normal emailet tuaj dërgohen të një email server (SMTP server), dhe pastaj te një server tjetër ose servera, dhe ne fund në finale në destinacionin e tij. SMTP mund vetëm të transmeton tekst. Nuk mund të transmetoj të dhëna binare si foto, muzike ose filma. SMTP përdor MIME protokoll për dërgimin e të dhënave binare ndërmjet TCP/IP rrjeteve. MIME protokolli i konverton të dhënat binare në tekst. POP – Post Office Protocol The POP protocol përdoret nga email programet si p.sh. MS Outlook për marrjen e emaileve nga një email server. Nëse email programi juaj përdor POP, të gjitha emailet tuaj shkarkohen automatikisht te email programi (i ashtuquajtur email klient), në secilën kohë që ti konektohesh te email serveri yt. IMAP – Internet Message Access Protocol IMAP protokolli përdoret nga email programet si p.sh. MS Outlook ashtu si POP protokolli. Ndryshimi i vetëm ndërmjet IMAP protokollit dhe POP protokollit është se IMAP protokolli nuk do ti shkarkoj automatikisht të gjitha emailet në secilën kohë që konektohesh të email serveri yt. IMAP protokolli të lejon që ti shikosh ndërmjet email mesazheve në email serverin para se ti shkarkosh ato. Me IMAP ti mund të zgjedhësh të shkarkosh mesazhet apo ti fshish ato. Kjo rruge është pra se IMAP është perfekte nëse dëshiron të konektohesh te email serveri yt nga lokacione te ndryshme. Referime Protokolle interneti pl:Historia Modelu TCP/IP
3405
Komuna është njësi themelore territoriale e vetëqeverisjes lokale në disa shtete. Varësisht nga organizimi shtetërorë i disa shteteve, të cilat në vete përfshijnë komunat si njësi administrimi, ato kanë rëndësinë dhe funksionalitetin e tyre. Historia Komunat në disa shtete janë njësia administrative më e madhe shtetërore që formon shtetin (bashkë me komunat tjera), kurse në disa shtete komuna është pjesë përbërëse e ndonjë lloj organizimi administrative i cili paraqet nivelin e fundit ose në disa shtete (si Shqipëria) ka edhe 2 apo 3 nivele administrative edhe më të larta të organizimit territorial shtetërorë. Në trojet shqiptare Shqipëria Deri me miratimin e ligjit 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” më 31 korrik 2014, Shqipëria ndahej në 12 qarqe, të ndarë në 65 bashki dhe 308 komuna. Dallimi mes komunës e bashkisë vjen nga fakti që komunat qeverisin kryesisht në zona rurale, kurse bashkitë qeverisin kryesisht në zona urbane. Nënndarjet e një komune quheshin fshatra dhe në raste të veçanta, qytete. Kosova Kosova përbëhet prej 38 komunave e të cilat paraqesin njësinë themelore të vetëqeverisjes lokale në Kosovë. Kosova osht shkret Shih edhe Administrimi komunal Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon Komunat e Shqipërisë Komunat e Kosovës Burimi i të dhënave Njësi administrative Komuna als:Politische Gemeinde pl:Obec
3409
Ngo IP është term që përdoret në informatikë me kuptimin e një numri/adrese të kompjuterit të kyçur në rrjetin kompjuterik (intranet) apo të internetit. Adresa e telefonit që përdorni në shtëpi ka prefiksin e shtetit, qytetit pastaj te lagjes dhe së fundi vije numri i regjistruar ne qendrën telefonike. Po ashtu edhe për llogaritësit dhe kompjuterët personal vlen një sistem i ngjashëm me atë të shpërndarjes së numrave telefonikë por paksa më kompleksë. Në terminologjinë e internetit, ndryshe nga ajo e telefonit nuk përdoret termi numri i kompjuterit por Adresa IP, pasi që këtu kemi të bëjmë me një numër paksa më kompleks. Adresa IP përbëhet nga katër shifra (katër bajt ose te shprehur në bit 32) të shkruara në numra decimal prej 0 deri 255. Këto shifra ndahen me një pikë dhe duken si në këtë shembull 148.173.212.6 . Shënimi decimal i adresës IP ndryshe quhet edhe "dotted quad notation". Pjesa e parë këtij numri të përbërë cakton numrin e rrjetit, ndërsa pjesa tjetër numrin (Hostnumber) e llogaritësit të lidhur në rrjetë. E ngjashme me numrat e telefonit ku kemi prefiksin e qytetit, i cili i takon një rrjeti. Me të ashtuquajturin "maskim i rrjetit" përcaktohet pjesa e numrit të rrjetit. Klasifikimi i adresave IP në fillim ishte i thjeshtë dhe nuk kishte shumë nënklasa. Ky lloj klasifikimi i ri radhitet në vitet ´90 pasi që mundësit e klasifikimit fillestar nuk i mbulonin nevojat. Kjo mënyre e re e klasifikimit quhet CIDR (Classless Inter-Domain Routing ). Me "maskimin e rrjetit" shkohet drejt përdorimit të prefiksit i cili mund të ketë vlerat nga 0 deri 32. Numri i shkruar i përgjigjet hyrjes së qytetit tek numrat telefonikë. Me dhënien e adresave dinamike, shërbyesit e qendrave (Provide) kane mundësi të rrisin numrin e vërtetë të lidhjeve (klientëve). Gjë që me numrat statikë kjo nuk do të ishte e mundshme pa marrë parasysh janë apo nuk janë klientët të kyçur. Në këtë mënyrë zvogëlohet dhënia e pa nevojshme e adresave IP. Në të vërtet numri i adresave statike që mund të lejohet deri në vitin 2004 ishte shfrytëzuar vetëm 50 %, mirëpo parashihet që nevojat për adresat IP do te rriten në të ardhmen. Si alternativ për rritjen e numri të adresave IP merret iniciativa për krijimin e protokollimi të ri të internetit. Ky version IPv6 përdorë adresat IP prej 128 bitëve. Në ndërkohë përdoret paralelë me versionin e tanishem IPv4. Shih dhe këtë IP - Internet Protocol Lidhje te jashtme Çfarë është IP adresa ime Adresa IP Proxy Server Qendra e kordinimit dhe për dhenjen e adresave IP (IANA) - anglisht IP-Adress.com - anglisht Adresa IP Informatikë Internet
3411
Qyteti është një qendër e madhe banimi, ku zhvillojnë veprimtarinë e tyre një varg institucionesh politike, shoqërore, administrative, kulturore dhe ndërmarrjesh industriale dhe tregtare.Qyteti diferencohet si lokaliteti i cili ka shum funksione si ato administrative , prodhuese e sherbyese.Qytetet janë qëndra të mëdha arsimore , shëndetësore e kulturore Historia e ndërtimit të qyteteve Origjina e banimit daton qysh nga kohërat e lashta kur njerëzit tentonin të ndërtonin vendbanimet e tyre me kushte sa më të mira e të sigurta, në mënyrë që të mbroheshin nga egërsirat dhe nga kushtet atmosferike. Me kalimin e kohës mënyra e banimit ka pësuar evolucion dhe ka ndryshuar edhe të menduarit rreth banimit, njeriu i sotëm i cili të banuarit e kupton si vendi ku ai jeton i cili vend duhet të plotësoj: përveç mbrojtjes nga kushtet atmosferike edhe shumë nevoja tjera të cilat janë të nevojshme për jetesë (kushtet e një jetese të mirë, të shëndoshë, humane, pastaj kulturore, estetike, etike etj.), të ketë luksin e duhur të jetesës, të mundësoj zhvillimin e jetës normale etj., Për dallim nga ai i kohërave të lashta i cili të banuarit e kuptonte si mbrojtje nga egërsirat dhe nga disa rreziqe tjera natyrore. Qytet në Shqipëri Qytet, shpallet një qendër banimi e cila ka një plan perspektiv zhvillimi urban të miratuar. Shpallja e qytetit bëhet me ligj. Qyteti i madh Sipas institutit ndërkombëtar të statistikave në vitin 1887, është vendosur që për qytet të madh të merren qytetet me mbi 100 000 banorë. Në Europën para industriale me disa përjashtime nuk kishte qytete të mëdha. Zakonisht qytetet kishin numër shumë më të vogël. Në mesjetë mjaftonte që vendbanimi që kishte 20 000 banorë e të thirrej qytet i madh. Mirëpo kjo ndryshoi dhe në shekullin XIX në kufiri ndarës në mes qytetit dhe qytetit të madh ishte 50 000 banorë. Nga pikëpamja gjeografike, qyteti i madh përkufizohet si një vendbanim që zgjerohet dhe është i përthekuar në vete por që në këtë përthekim ka hapsirë për të shtrirë ndikimin në qytetet e mesme dhe të vogla që shtrihen përqark ati venbanimi. Tipar veçues është ndërtimi i qytetit me të ashtu quajtur City (qendra tregtare, bankare dhe financiare), me anën e vendbanimit dhe anën e industrisë. Kështu banimi ka evoluuar komfor disa faktorëve si: zhvillimit të ekonomik, zhvillimit të teknologjisë dinamizmit të jetës etj., Pra banimi, si shfrytëzuesi më i madh i hapësirës, është aktiviteti më themelor i vendbanimeve që ndikon në rrjedhën e zhvillimit të gjithëmbarshëm të shoqërisë, dhe njëherazi është komponentë e rëndësishme e zhvillimit ekonomiko-social, gjegjësisht të standardit jetësor të qytetarëve në përgjithësi. Banimi është standard kyç në mbarëvajtjen dhe stabilitetin shoqëror, e kjo sidomos kur kemi të bëjmë me banimin në qendrat urbane. Nga kjo rrjedh se, banimi bashkëkohor është shumë më kompleks se sa i mëhershmi dhe se ai duhet të jetë sa më përmbajtjesor. Ai sot para së gjithash duhet t'i plotësojë kushtet e një jetese të mirë, të shëndoshë, humane, pastaj kulturore, estetike, etike etj. dhe atë jo vetëm në kuadër të njësisë së banimit (banesës), por edhe jashtë saj, duke i kompletuar të gjitha Term që përdoret në shoqëri dhe në disa shkenca për caktimin shkallës së zhvillimit të një vendbanimi. Referimet Shiko edhe këtë Ilirët Qytetet e Shqipërisë
3412
Ngjarje 1991 - Gjatë demonstratës antikomuniste të zhvilluar në Shkoder mbeten të vrarë nga policia katër të rinj: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka, te njohur edhe si "Deshmoret e prill-it". 2004 - Bullgaria, Estonia, Lituania, Letonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia pranohen në NATO. 2009 - Shqipëria pranohet në NATO Lindje 742 - Charlemagne, mbret i Francës (V. më 813) 1805 - Hans Christian Andersen, shkrimtar danez (V. më 1875) 1879 - Aleksandër Moisiu, aktor austriak me origjinë shqiptare (V. 1935) 1976 - Daisuke Namikawa, dublues animesh Vdekje 1974 - Georges Pompidou, politikan francez (L. më 1911) 2005 - Papa Gjon Pali II, kreu i Kishës Katolike (L. 1920) Festa dhe përvjetore Dita botërore e autizmit Prill
3413
Gjon Pali II (latinisht: Ioannes Pauluss II; italisht Giovanni Paolo II; polonisht Jan Paweł II), lindur si Karol Józef Wojtyła (18 maj 1920 - 2 prill 2005), ishte pape nga 1978-2005. Ai i zgjodh Pape nga konklava e dyte e vitit 1978, qe u mblodh pasi Papa Gjon Pali I vdiq pas 33 ditesh te emerimit te tij. Kardinali Vojtila u zgjodh ne diten e trete te konklaves dhe mori emrin e paraardhesit ne nder te tij. Ai perkrahu mesimet e kishes mbi ceshtjet sociale sidomos ate te familjes. Ai eshte lideri qe ka udhetuar me shume, duke vizituar 129 shtete gjate papatit te tij. Nje objektiv i rendesishem i tij ishte edhe kthimi i reputacionit te Kishes Katolike. Eshte papa i dyte qe ka qendruar me shume ne krye te Kishes Katolike (27 vite) pas Piu IX (32 vite). Gjon Pali II, lindur dhe rritur ne Poloni, u be Papa i pare jo italian pas Papa Adriani VI, qe ishte gjerman. Biografia Rinia Karol Józef Wojtyła lindi ne Wadowice, Poloni. Ishte me i vogli i tre femijeve te Karol Wojtyła (1879-1941) dhe Emilia Kaczorowska (1884-1929). Nena e tij ishte mesuese dhe vdiq kur Wojtyła ishte vetem tete vjeç. Motra e tij me e madhe Olga kishte vdekur para lindjes se tij dhe ishte shume i lidhur me vellain e tij Edmund qe ishte 13 vjet me i madh se ai. Puna e Edmund si mjek e coi ate ne vdekje nga fruthi, nje humbje qe preku thelle Vojtilen . Si një djalë, Vojtila ishte sportiv, shpesh luante futboll si portier. Gjatë fëmijërisë së tij, Vojtila pasur kontakt me komunitetin e madh hebre ne Wadowice. Në vitin 1938, Wojtyła dhe babai i tij u largua Wadowice dhe u zhvendosen në Kraków, ku ai u regjistrua në Universitetin Jagiellonian. Ndërsa studionte çështje të tilla si filologji dhe gjuhë të ndryshme, ai ka punuar si një bibliotekar vullnetar dhe ishte i obliguar për të marrë pjesë në trajnimin ushtarak të detyrueshëm në Legjionin akademik, por ai refuzoi te shtinte zjarr me arme. Ai ka performuar me grupe të ndryshme teatrale dhe ka punuar si dramaturg. Gjatë kësaj kohe, talenti i tij për gjuhën beri qe te mësoje më shumë si 12 gjuhë të huaja, nëntë nga të cilat ai përdoret gjerësisht si Papë. Ne vitin 1939, forcat nazito-gjermane mbyllen universitetin pas pushtimit te Poloninë. Meshkuj e aftë për punë ishin të detyruar për të punuar, kështu që nga 1940 në 1944 Vojtila beri pune te ndryshme si : ne një restorant, punëtor krahu në një gëlqerore dhe te fabrika kimike Solvay, për të shmangur dëbimin në Gjermani. Në vitin 1940 ai u godit nga një tramvaj dhe pati nje frakture te rende ne kafke. Në të njëjtin vit ai u godit nga një kamion në një gurore, qe beri te kete nje shpatull me lart se tjetren dhe nje kerrusje te perhershme. Babai i tij, një ish-austro-hungarez nen-oficer dhe me vone oficer në ushtrinë polake , vdiq nga një atak në zemër në vitin 1941, duke lënë Vojtila si anëtar i vetëm mbijetuar i familjes. « Unë nuk isha në vdekjen e nënës sime, unë nuk isha në vdekjen e vëllait tim, unë nuk kam qenë në vdekjen e babait tim » , « Ne moshen njezet vjecare, unë tashmë i kisha humbur të gjithë njerëzit e mi te dashur »,-tha ai, duke reflektuar mbi jeten e tij, rreth dyzet vjet më vonë. Pas vdekjes së babait të tij, ai filloi të mendonte seriozisht për prifterine. Në tetor të vitit 1942, ndërkohë që lufta vazhdonte, ai trokiti në derën e Residences se Ipeshkvinjeve në Kraków dhe kerkoi për të studiuar per priftëri. Menjëherë pas kësaj, ai filloi kurse në seminar te fshehte nëntokë të drejtuar nga Arqipeshkvi i Kraków, Adam Stefan Sapieha. Më 29 shkurt 1944, Vojtila u godit nga një kamion gjerman. Oficerët gjermanë e dërguan atë në spital, ku ai kaloi dy javë atje per tu shëruar nga një tronditje të rëndë dhe një dëmtim në shpatull. Ajo dukej atij se ky aksident dhe mbijetesa e tij ishte një konfirmim i thirrjes së tij. Më 6 gusht 1944, një ditë e njohur si "E diel e zeze", Gestapoja grumbulloi disa djem te rinj per te zvogeluar kryengritjen në Kraków e ngjashme me kryengritjen e fundit në Varshavë. Vojtila u arratis duke u fshehur në bodrumin e shtëpisë së xhaxhait të tij në rrugen Tyniecka, ndërsa forcat gjermane kerkonin akoma me teper trupa. Me shumë se tetë mijë burra dhe djem janë marrë atë ditë, ndërsa Vojtila u arratis në Pallatin e Arqipeshkvisë, , ku ai qëndroi deri pas gjermanët u larguan. Në natën e 17 janarit 1945, gjermanët u larguan nga qyteti, dhe studentët rimekemben seminarin e shkatërruar. Vojtila ndihmoi një vajzë 14-vjeçare refugjate hebre të quajtur Edith Zierer, e cila kishte ikur nga një kamp pune naziste në Częstochowa. Edith kishte dale afer hekurudhave pas arratisjes se saj dhe Vojtila e mori atë në një tren dhe qëndroi me të gjatë gjithë udhëtimit në Kraków. Edith ka falenderuar Vojtilenper shpetimin e jetes se saj atë ditë. B'nai B'rith dhe autoritetet tjera kanë thënë se Vojtila ka ndihmuar ne mbrojtjen e shumë të tjerë hebrenj polakë nga nazistët. Gjatë pushtimit nazist të Polonisë, një familje hebreje dërgoi djalin e tij, Stanley Berger, që të jetë e fshehur nga një familje polake. Prindërit e tij biologjikë Berger vdiqen gjatë Holokaustit, dhe pas luftës prinderit adoptues qe ishin te krishtere i kërkuan priftit te ri polak me emrin Karol Wojtyla, i ardhshmi Papa Gjon Pali II, të pagëzoje djalin. Papa i ardhshëm nuk pranoi, duke pretenduar se fëmija duhet të rritet me besimin hebraik te prindërve të tij bilogjike dhe jo si një katolik. Në shtator 2003, Emanuele Pacifici, kreu i bashkësisë hebraike të Italisë, propozoi që Gjon Pali II të marrë medaljen Righteous Among the Nations për të shpëtimin e një djali dy vjeçar hebre duke i dhënë një familje polak në vitin 1942, kur Karol Vojtila ishte seminarist. Pas luftës, prinderit adoptues te krishtere te djalit kërkuan nga Papa i ardhshem të pagëzoje djalin, por përsëri ai refuzoi, si me Berger. Pas luftës, Karol Vojtila bëri të pamundurën për të siguruar që ky djalë hebre qe ai shpëtoi te largohet nga Polonia për t'u bashkuar me te afërmit e tij hebre në Shtetet e Bashkuara. Në prill të vitit 2005, menjëherë pas vdekjes së Gjon Palit të Dytë, qeveria izraelite krijoi një komision për të nderuar trashëgiminë e Gjon Palit II. Një nga mënyrat e propozuara të nderuar atë ishte për t'i dhënë atij medaljen Righteous Among the Nations. Në librin e fundit te Vojtilës, Kujtime dhe Identitetit, ai përshkroi 12 vjet e regjimit nazist si "brutalitet". Priftëria Pas mbarimit të studimeve të tij në seminar në Kraków, Vojtila u shugurua prift në Ditën e Gjithë Shenjterve, më 1 nëntor 1946, nga Arqipeshkvi i Kraków, Kardinali Sapieha. Me 26 nëntor 1946 Sapieha dërgoi Vojtilen ne Romës për të studiuar nën Fratin francez Domenikan Reginald Garrigou-Lagrange. Wojtyła mori një licencë në korrik të vitit 1947, kaloi provimin e doktoraturës në 14 qershor 1948 dhe mbrojti me sukses tezën e doktoraturës me titull Doktrina de fide apud S. Ioannem a Cruce (Doktrina e Besimit sipas Shen Gjoni te Kryqit) në filozofi më 19 qershor 1948. Gjithashtu Vojtila studioi hebraisht me gjermanin Dominikan Peter G. Duncker, autori i Compendium grammaticae linguae hebraicae biblicae. Sipas nje shoku klase te Vojtilës i ardhshmi Kardinali austriak Alfons Stickler, në vitin 1947, tha qe gjate studimeve Vojtila vizitoi Padre Pion, i cili i tha se një ditë ai do të ngjitet në "postin më të lartë të Kishës". Kardinali Stickler shtoi se Vojtila besoi se profecia u përmbush kur ai u bë një kardinal. Wojtyła u kthye në Poloni në verën e vitit 1948 për detyrën e tij të parë baritore në fshatin Niegowić, 24 kilometra nga Kraków, në Kishën e Zojes. Ai arriti në Niegowić në kohën e korrjes, ku veprimi i tij i parë qe beri ishte ra ne gjunje dhe puthi token. Gjatë papatit të tij ai e përsëriti këtë gjest, të cilën ai e mori nga shenjtori francez Gjon Mari Pagezuesi Vianney. Në mars 1949, Vojtila u transferua në famullinë e Shën Florian në Kraków. Ai mësoi etikën në Universitetin Jagiellonian dhe më pas kaloi në Universitetin Katolik të Lublin. Ndërsa mësim, ai krijoi një grup prej rreth 20 të rinjve, të cilët filluan të quajnë veten Rodzinka, "familja e vogël". Ata u takuan për lutje, diskutime filozofike, dhe për të ndihmuar të verbër dhe të sëmurë. Grupi përfundimisht u rrit për rreth 200 pjesëmarrës, dhe aktivitetet e tyre u zgjeruan duke përfshirë ski dhe kayaking dhe udhëtime vjetore. Gjatë kësaj periudhe, Vojtila ka shkruar një seri artikujsh në gazetën katolike Krakow-së, Tygodnik Powszechny, që kanë të bëjnë me çështjet e kishës bashkëkohore. Lufta, jeta nën komunizëm, dhe përgjegjësitë e tij baritore e frymezuan per poezite e tij. Vojtila botoi veprën e tij në dy pseudonimet-Andrzej Jawień dhe Stanisław Andrzej Gruda -për të dalluar letrare e tij nga shkrimet e tij fetare. Në vitin 1960, Vojtila botoi libri me ndikim teologjik Dashuria dhe Përgjegjësia, një mbrojtje të mësimeve tradicionale të Kishës mbi martesën nga pikëpamja e ri filozofik. Ndërsa ishte prift në Kraków, ca grupe studentesh të rregullt u bashkuan me Wojtyla për ngjitje, ski, ciklizem, kampe dhe kayaking, shoqëruar me lutje, meshat në natyrë dhe diskutime teologjike. Ne epoken e Stalinit ne Poloni nuk ishte e lejuar udhetimi i prifterinjeve me studentet, keshtu qe At Vojtila iu kerkoi shokëve te tij të rinj qe ta thirrnin "Wujek" ("Dajë") për të parandaluar qe të tjeret te mos ta njihnin si prift. Pseudonimi i tij fitoi popullaritet në mesin e ndjekesve qe kishte. Në vitin 1958, kur Wojtyła u emërua ipeshkv ndihmës i Kraków, te afermit e tij shprehen shqetesime se ky post do te sillte ndryshime tek ai. Wojtyła iu pergjigj miqtë e tij duke iu thene "Wujek do të mbetet Wujek," dhe ai ka vazhduar të jetoje një jetë të thjeshtë, duke shmangur zbukurimet që erdhen nga pozita e tij si ipeshkv. Ky pseudonim i ngeli Wojtyłes për tërë jetën e tij dhe vazhdon të përdoret akoma sot, veçanërisht nga populli polak. Periudha si Ipeshkëv dhe Kardinal Më 4 korrik 1958, ndërsa Vojtila ishte në një pushime kayaking në liqenet e rajoninit te Polonisë veriore, Papa Pius XII e emëroi atë si ndihmës Ipeshkv i Kraków. Ai u thirr më pas në Varshavë për të takuar , Kardinal Stefan Wyszyński, i cili e informoi atë për emërimin e tij. Ai ra dakord për të shërbyer si ndihmës Ipeshkv Arqipeshkvit te Kraków Eugeniusz Baziak, dhe u shugurua ipeshkev më 28 shtator 1958. Në moshën 38, Wojtyla u bë ipeshkvi me i ri në Poloni. Baziak vdiq në qershor 1962 dhe më 16 korrik Vojtila u zgjodh si administratori i përkohshëm i Arqipeshkvise deri sa te emrohej Arqipeshkvi i ri. Në tetor të vitit 1962, Vojtila mori pjesë në Koncilit II të Vatikanit (1962-1965), ku ai ka dhënë një kontribut ne dy perfundimet më historike dhe me ndikim te Koncilit qe jane Dekreti mbi Lirinë Fetare (në latinisht, Dignitatis Humanae) dhe Kushtetuta baritore mbi Kishën në botën bashkëkohore (Gaudium et spes). Ai gjithashtu mori pjesë në kuvendet e Sinodit të Ipeshkvijve. Më 13 janar 1964, Papa Pali VI e emëroi Arqipeshkev i Kraków. Më 26 qershor 1967, Pali VI njoftoi futjen e Arqipeshkvit Karol Wojtyla ne Kolegjin e Kardinalëve dhe u emërua kardinal-prift. Në vitin 1970, sipas një dëshmitari bashkëkohor, Kardinali Wojtyła ishte kundër shpërndarjes së një letër rreth Kraków, duke deklaruar se Konferenca Ipeshkvnore Polake po pergatitej për 50 vjetorin e Luftës polake-sovjetike. Në vitin 1973 Kardinali Vojtila u takua filozofen Anna-Tereza Tymieniecka, bashkëshorte e Hendrik S. Houthakker, Profesor i Ekonomisë në Universitetin e Harvardit, dhe anëtar i Këshilltarëve Ekonomikë të presidentit Nixon (presidenti i asokohe i SH.B.A).Tymieniecka bashkëpunuar me Wojtyła në një numër të madh projektesh përfshirë një përkthim anglisht të librit të Wojtyłës "osoba i czyn" (Personi dhe Akti). Personi dhe Akti, një nga veprat më të shquar Papa Gjon Palit II, qe u shkrua fillimisht në polonisht. Tymieniecka mundesoi versionin në gjuhën angleze. Keta te dy me kalimin e viteve u bene shoke te mire. Kur Vojtila vizitoi Angline, Shtetet e Bashkuara në verë të vitit 1976, Tymieniecka e ftoi si një mysafir në shtëpinë e familjes së saj. Zgjedhja si Papë Ne gusht te vitit 1978 pas vdekjes se Papa Pali VI mori pjese ne konklaven ku u zgjodh Gjon Pali I. Ai vdiq ne diten e 33-te te papatit te tij duke bere kshu nje konklave te dyte po ate vit. Konklava e dyte vazhdoi me 14 tetor 1978, dhjete dite pas funeralit. Dy kandidatet e mundshem per Pape ishin :Giuseppe Cardinal Siri, Kardinali konservator i Gjenoves dhe Giovanni Cardinal Benelli, liberal dhe arqipeshkev i Florences. Mbështetësit e Benelli-t ishin të bindur se ai do të zgjidhet, dhe në rezultatet e para të votimit, Benelli ishte nente vota para.Giovanni Colombo, Arqipeshkvi i Milanos ishte konsideruar si një kandidat , por kur ai filloi të marrë vota, ai njoftoi se, nëse zgjidhet,nuk do ta pranoje papatin. Franz Kardinali König, Arqipeshkvi i Vjenës, sugjeroi zgjedhësve e tjerë një tjetër kandidat: polakun Kardinal Karol Józef Vojtila. Vojtila u zgjodh ne ditën e tretë te konlaves (16 tetor) dhe sipas shtypit italian, ai mori 99 vota nga 111 zgjedhësve pjesëmarrës. Ai e pranoi zgjedhjen e tij me këto fjalë: "Me bindje në besim ndaj Krishtit, Zotit tim, dhe me besim në Nënës së Krishtit dhe të Kishës, pavarësisht nga vështirësitë e mëdha, unë pranoj " Papa, në nder të paraardhësit të tij mori emrin Gjon Pali II, dhe tymi i bardhë informoi turmën e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit se një Papë ishin zgjedhur. Ka pasur zëra se Papa i ri dëshironte të jetë e njohur si Papa Stanislaus I në nder të shenjtorit polak, por ishte i bindur nga kardinalët që nuk ishte një emër romak. Kur Papa i ri u shfaq ne ballkon iu adresua turmes duke thene : Të dashur vëllezër dhe motra, jemi të pikëlluar për vdekjen e Papa Gjon Pali I, dhe kështu kardinalët kanë thirrur një ipeshkv të ri të Romës. Ata e zgjodhen nga nje vend shume i larget por gjithashtu edhe i afert për shkak të bashkimit tonë në besim dhe traditave të krishtera. Kisha frikë për të pranuar këtë përgjegjësi, por e bëj këtë në frymën e bindjes ndaj Zotit dhe besnikëri të plotë ndaj Marisë, Nënës tonë më të Shenjtë. Unë jam duke folur ne gjuhen tuaj...tone italiane. Në qoftë se kam bërë një gabim, ju lutem "me korrigjoni .... Vojtila u bë Papa i 264-ert sipas listës kronologjik të papëve, i parë jo-italian qe prej 455 viteve. Vetëm 58 vjeç, ai ishte papa më i ri që nga Papa Piu IX në 1846, i cili ishte 54. Udhëtimet Gjatë papatit të tij, Papa Gjon Pali II bëri udhëtime në 129 vende, duke udhëtuar më shumë se 1,100,000 kilometra. Ai vazhdimisht ka tërhequr turma të mëdha, disa ndër më të madhe mbledhur ndonjëherë në historinë e njerëzimit, të tilla si Dita Botërore e Rinisë ne Manila, ku u mblodhen katër milionë njerëz, mbledhja me e madhe e nje Pape, sipas Vatikanit. Vizitat me te hershme zyrtare te Gjon Palit II ishin në Republikën Domenikane dhe Meksikë në janar 1979. Gjon Pali II u bë papa i parë për të vizituar Shtëpinë e Bardhë në tetor të vitit 1979, ku u prit ngrohtësisht nga presidenti i atëhershëm Jimmy Carter. Ai ishte papa i parë qe vizitonte disa vende në një vit, duke filluar në vitin 1979 me Meksikën dhe Irlandën. Ai ishte i pari Pape qe udhetoi në Britani të Madhe, në vitin 1982, ku u takua Mbretëresha Elizabeth II qe eshte edhe Guvernatori Suprem i Kishës së Anglisë. Ndërsa në Angli, ai vizitoi edhe katedralen Canterbury dhe u gjunjëzua në lutje në vendin ku Thomas à Becket ishte vrarë. Ai udhëtoi në Haiti në vitin 1983, ku ai foli në Creole mijëra katolikëve te varfër mbledhur për ta përshëndetur në aeroport. Mesazhi i tij ", gjërat duhet të ndryshojnë në Haiti", duke iu referuar pabarazisë ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, u prit me duartrokitje të stuhishme. Në vitin 2000, ai ishte papa i parë qe vizitoi Egjiptin, ku u takua me Papën kopt, Papa Shenouda III dhe me Patriarkun ortodoks grek të Aleksandrisë. Më 15 janar 1995, gjatë Ditës Botërore të Rinisë, ai kremtoi Meshën ku te pranishem ishin pesë-shtatë milion njerez në Luneta Park, Manila, Philippines, e cila është konsideruar të jetë mbledhja më e madhe në historinë e krishterë. Në shtator 2001, ai udhëtoi për në Kazakistan, ku mbajti një audiencë kryesisht të përbërë nga muslimanët, dhe në Armeni, për të marrë pjesë në festimin e 1700 vjetorit te krishterimit armen. Në qershor 1979, Papa Gjon Pali II udhëtoi për në Poloni, ku turmat e shumta e shoqeronin vazhdimisht. Ky udhëtim i parë papnore në Poloni lartesoi shpirtin e vendit dhe shkaktoi formimin e lëvizjes Solidariteti në vitin 1980, e cila më vonë solli lirinë dhe të drejtat e njeriut ne atdheun e tij te trazuar. Udhëheqësit komunistë te Polonisë përdoruren vizitën e papës për të treguar njerëzve se edhe pse papa ishte polak, ai nuk mund te ndryshoje kapacitetin e tyre për të qeverisur, shtypin dhe shpërndajnë mallrat e shoqërisë. Ata gjithashtu shpresonte se nëse Papa do ti'i respektonte rregullat e vendosura nga ata, edhe populli polak do të ndjeke shembullin e tij. Nëse vizita e Papës do te frymezonte njerezit per kryengritje, udhëheqësit komunistë të Polonisë ishin të përgatitur për të shtypur kryengritjen dhe per te fajesuar papen per kete. Në udhëtimet e mëvonshme në Poloni, i dha mbështetje të heshtur organizimit per Solidaritetit. Këto vizita përforcuan këtë mesazh dhe kontribuan në rënien e komunizmit ne Lindjen Europiane që u zhvillua në mes 1989/1990 me rifutjen e demokracisë në Poloni, dhe e cila më pas u përhap përmes Evropës Lindore (1990-1991) dhe në Europën Jug-Lindore (1990-1992). Shëndeti Pas më shumë se njëzet e pesë vjet si Papë, dy tentativa vrasjeje, njëra prej të cilave e plagosi atë rëndë, dhe një numër i shumte frike per kancer, shëndeti fizik i Gjon Palit u be me i dobet. Në vitin 2001 ai u diagnostikua se vuante nga sëmundja e Parkinsonit. Vëzhguesit ndërkombëtarë kishte dyshuar këtë për disa kohë, por u pranua publikisht nga Vatikani vetem në vitin 2003. Pavarësisht vështirësive të folur, probleme ne dëgjim , ai vazhdoi të udhëtojnë në botë, edhe pse rrallë ecte ne publik. Atentati i vitit 1981 E mërkurë, 13 maj 1981,ne nje dite audience së përgjithshme mbajtur në sheshin Shën Pjeter në Romë dhe para një turme prej 20.000 besimtraesh, Gjon Pali II pesoi një attentat. Mehmet Ali Ağca, një i ri turk 23 vjeç, tashmë i dënuar në vendin e tij për një vrasje të kryer dy vjet më parë, qëlloi mbi papën me një pistoletë Browning 9 mm kalibër, në një distancë prej më pak se gjashtë metra. Me tre plumba ne trup, Papa operohet urgjent, por fatmiresisht asnjë organ vital nuk ishte prekur. Sulmi zhvillohet në ditën perkujtimore te shfaqjes së parë të Virgjëreshës së Fatimes. Gjon Pali II atribuohet mbijetesës se tij fale ndërhyrjes së Virgjëreshës së Fátima , dhe ai mendon ky sulm është e përmendur në mesazhin e Fatimes. Sipas burimeve, sulmi mund të jetë puna e GRU, shërbimet e inteligjencës së ushtrisë sovietike. Njerëz të tjerë, për shkak të kombësisë së Mehmet Ali Ağca, besojnë se grupet radikale islamike mund të jetë në origjinen e atentatit. Burime të tjera lejne te kuptojnese ky ishte një veprim nga mafia turke ne bashkepunim nga mafia italiane. Së fundi, disa kanë parë vetë se Mehmet Ali Agça, vuante nga çrregullime mendore. Pas sulmit, i cili gati i kushtoi jetën e tij dhe i la pasoja, Papa qarkullonte në mesin e turmës me një makinë të blinduar, quajtur "popemobile". Në vitin 1983, ai shkoi në qelinë e Mehmet Ali Ağca për t'a falur. Vdekja Papa Gjon Pali II u shtrua në spital me probleme të frymëmarrjes të shkaktuara nga një periudhë të gripit më 1 shkurt 2005. Ai u largua nga spitali më 10 shkurt, por më pas u shtrua në spital përsëri me probleme të frymëmarrjes dy javë më vonë dhe iu nënshtrua traketomise. Më 31 mars të vitit 2005, pas një infeksioni te rrugeve urinare, pati një temperaturë të lartë dhe presion të ulët të gjakut, por nuk u shtrua në spital. Në vend të kësaj, ai u monitorua nga një ekip doktoresh në rezidencën e tij private. Kjo është marrë si një tregues se papa dhe të afërmit e tij besonin se ai ishte afër vdekjes; e kjo ishte në përputhje me dëshirene tij per të vdekur në Vatikan. Më vonë, burimet e Vatikanit njoftuan se Gjon Palit II i ishte bere vajosja e sëmurë nga miku i tij dhe sekretar Stanisław Dziwisz. Dhjetëra mijëra njerëz të mbledhur qendruan në Sheshin e Shën Pjetrit dhe rrugët përreth për dy ditë. Me të dëgjuar për këtë, Papa ka deklaruar: « Unë kam kërkuar për ju, dhe tani ju keni ardhur tek unë, dhe unë ju falënderoj » Të shtunën, 2 prill 2005, në rreth 15:30, Gjon Pali II tha fjalët e tij të fundit në polonisht, "Pozwólcie mi odejść do domu Ojca" ( "Më lejoni të shkoj në shtëpinë e Atit"), dhe ra në një koma rreth katër orë më vonë. Mesha e vigjiljes së dielës se dytë të Pashkëve u kremtua pranë shtratit të tij, kryesuar nga Stanisław Dziwisz dhe dy bashkëpunëtorët polak. I pranishëm pranë shtratit ishte një kardinal nga Ukraina, i cili shërbeu si një prift me Gjon Palin në Poloni, së bashku me murgeshat polake te Kongregatës se Motrave Sherbetore te Zemrës së Shenjtë të Jezusit, i cili u zhvillua në shtëpinë e papës. Papa Gjon Pali II vdiq në banesën e tij private në 21:37 , 46 ditë para ditëlindjes së tij të 85. Ai nuk kishte anetar te familjes ne momentin e vdekjes. Vdekja e papës beri qe te kete rituale dhe traditat që datojnë që nga periudha mesjetare. Riti i homazheve u zhvillua nga 4 prill 2005 deri 7 prill 2005 ne Baziliken e Shen Pjetrit. Testamenti i Gjon Pali II,u botua më 7 prill 2005, ku Papa kishte deshiruar te varrosej në vendlindjen e tij, Poloni, por vendimin përfundimtar e mori Kolegji i Kardinalëve, i cila miratoi varrimin nën Baziliken e Shen Pjetrit, dhe duke plotesuar kërkesën e Papës për t'u vendosur "në tokë të zhveshur". Mesha e Salikimit mbajtur më 8 prill 2005, u tha që të ketë numer te madh te krerëve të shteteve qe u ftuan te jene të pranishëm në funeralin. Ajo ishte mbledhja e vetme më e madhe e kryetarëve të shteteve në histori, duke tejkaluar funeralet e Uinston Çërçillit (1965) dhe Josip Broz Titos (1980). Katër mbretër, pesë mbretëreshat, të paktën 70 presidentë dhe kryeministra, si dhe më shumë se 14 liderët e feve të tjera kanë marrë pjesë së bashku me besimtarët. Kjo ka të ngjarë të ketë qenë pelegrinazhi më i madh i krishterimit gjithnjë me numrat e vlerësuara të madhe se katër milion njerez mbledhur në dhe rreth Vatikanit. Dhe 250.000 dhe 300.000 kan marre pjese ne meshe nga brenda mureve të Vatikanit. Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Kardinali Joseph Ratzinger, kryesoi meshen dhe Gjon Pali II u varros nën bazilikën e Shen Pjetrit te Varri i Papëve. Arkiva : Papa Gjon Pali II - Kronikë 16.10.1978 : Zgjidhet Karol Wojtylas (Polonia) si kreu i Kishës Katolike. Për herë të parë qysh nga viti 1522 zgjidhet një Papë me origjinë jo italiane. 25.01.1979 : Udhëtimi i parë jashtë shtetit: Republika Domenikane, Meksika dhe Bahamas. 04.03.1979 : Publikimi i Enciklikës ("Redemptor Hominis") së parë nga gjithsej 14. 13.05.1981 : Ekstremisti i djathtë turk Ali Agca plagos rëndë Papën në stomak dhe në dorë gjatë një atentati në Sheshin e Shën Pjetrit. 15.09.1982 : Vatikan pret udhëheqësin palestinez Jaser Arafat. 13.04.1986 : Si Papa i parë viziton Karol Wojtylas një sinagogë çifute në Romë. 27.10.1986 : Papa fton të gjithë besimtarët e të gjitha besimeve të botës për tu lutur së bashku në Assisi. 01.12.1989 : Papa pret për herë të parë sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik zotin Mihaill Gorbaçov. 15.07.1992 : Operacion i rëndë, Papa i nënshtrohet një operacioni për heqjen e një tumori intestinal (të zorrëve). Pak më vonë shfaqen simptomat e sëmundjes së parkinsonit. 25.04.1993 : Për herë të parë Papa e viziton Shqipërinë bashke me Nënën Terezë. 17.05.1993 : Për herë të parë që nga viti 1566 një katekizëm i ri i botës. 30.12.1993 : Nënshkrimi i marrëveshjes themelore Izrael-Vatikan në Jeruzalem për fillimin e marrëdhënieve diplomatike. 29.04.1994 : Pas rrëzimit në banjo Papa pëson një thyerje në këmbën e djathtë. 09.12.1994 : Revista amerikane Time kurorëzon Papa Gjon Pali II si "Burri i Vitit". 15.01.1995 : Në Manila organizohet nën drejtimin e Papës mesha më e madhe e historisë ku marrin pjese rreth 4 milion njerëz. 25.12.1995 : Papa nuk merr pjesë për herë të parë në meshën e Krishtlindjeve (Urbi et Orbi) për shkak të gripit. 21.01.1998 : Udhëtim triumfues për në Kubë. 25.12.1999 : Hapja e Portës së Shejtë në Kishën e Pjetrit, fillimi i vitit të madh jubilar 2000. 20.03.2000 : Udhëtim për në Izrael, Jordani dhe Palestinë. Në murin e ankesave ne Jeruzalem Papa lutet dhe mban një meshë fetare në Betlehem dhe Nazaret. 06.05.2001 : Si Papa i parë i historisë Papa Gjon Pali II viziton një xhami islame, xhaminë Omajaden në Damask. 16.10.2003 : Papa shumë i sëmurë feston jubileun e 25-vjetorit si kreu i Kishës Katolike. 01.02.2005 : Papa dërgohet i sëmurë me grip dhe probleme në rrugët e frymëmarrjes në kliniken Gemelli në Romë. Pas disa ditësh ai kthehet përsëri në Vatikan. 06.02.2005 : Papa del në dritaren e klinikës dhe bën një bekim të shkurtër. Zëri i tij është i ngjirur dhe i dobët. 07.02.2005 : Shtypi italian dyshon, që Papa të ketë folur live një ditë më parë. Fjala është për një inçizim kasete. 10.02.2005 : Papa braktis spitalin Gemelli. Me mijëra njerëz nderojnë Papën me entuziazëm, kur ai kthehet me «Papamobil» për në Vatikan. 13.02.2005 : Ati i Shenjtë flet nga shtëpia e tij në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan disa fjalë të shkurtra bekuese. Lutjet tradicionale të së dielës i mban një ndihmës. 24.02.2005 : Ati i Shejtë dërgohet përsëri në spital, atij i bëhet një trakeotomi për ta ndihmuar me frymëmarrjen. Vatikani shpjegon që ky të jetë një rast rikthimi. 27.02.2005 : Papa duket për disa sekonda pas dritares së mbyllur të klinikës. 01.03.2005 : Kardinali Joseph Ratzinger viziton Papen në spital. «Ai foli italisht dhe gjermanisht», shpjegon Ratzinger. 13.03.2005 : Ati i Shenjtë kthehet në Vatikan. Ai thotë vetëm «Të dashur vëllezër dhe motra, faleminderit për vizitën tuaj.» Këto janë deri tani fjalët e fundit të publikuara të Papës. Shëndeti i tij është rënduar shumë. 27.03.2005 : Ati i Shenjtë orvatet ti flasë besimtarëve të Dielën e Pashkëve. Por nuk mundet. Njerëzit ne Sheshin e Shën Pjetrit vajtojnë dhe derdhin lot. 30.03.2005 : Papa dëshiron përsëri ti flasë besimtarëve. Vatikani shpall zyrtarisht që Papa 84-vjeçar po ushqehet artificialisht me një sondë në stomak. 01.04.2005 : Vatikani vërteton se gjendja e Papa Gjon Palit II është tepër serioze. Për shkak të një infeksioni të rrugëve urinare, kreu i Kishës Katolike pëson një goditje në sistemin kardiologjik dhe një helmim gjaku. Atit të Shejtë i behet «Vajisja e Fundit». 02.04.2005 : Vdes në Vatikan kreu i Kishës Katolike Papa Gjon Pali II në orën 21:37. Mrënjohjet Medalja e Artë e Lirisë - Kosovë Shiko edhe Lista e papëve Vatikani Lidhje të jashtme Lista e të gjithë papëve nga gazeta Guardian. Referime Papë të Kishës katolike Lindje 1920 Vdekje 2005 Papa Gjon Pali II
3414
Papa ose Popa (nga greq. papas - át, babë, dhe lat.: papa - „at, baba“; sipas disave nga fjalët latine PAstor PAstorum - ″Bariu i barinjve″) është emërtimi (titulli fetar) që i jepet peshkopit të Romës dhe kreut të Kishës katolike romake, përveç patriarkëve ortodoksë të Aleksandrisë së Egjiptit dhe Papëve koptikë. Qëndrimi dhe kritika Shiko edhe këtë Lista e Papëve Katolik
3417
Mekanika është pjesa e fizikes qe merret me studimin e lëvizjes se trupave. Mekanika ndahet ne dy pjesët e saj kinematika, dinamika. Kinematika studion se si lëvizin trupat, madhësitë që karakterizojnë lëvizjen e tyre, si : zhvendosjen, shpejtësinë, nxitimin dhe lidhjen ndërmjet këtyre madhësive etj. Dinamika studion shkakun e lëvizjes se trupave, lidhjen ndërmjet nxitimit dhe forcës qe shkakton nxitimin e trupave (ndryshimin e lëvizjes). Nganjëherë si pjesë e pavarur e mekanikës, merret dhe statika e cila studion kushtet, për të cilat lënda është në prehje (qetësi). Lëvizja e trupit Vija të cilën e përshkon trupi i zgjedhur për krahasim që quhet trup krahasues (referent). Për të përshkruar ndonjë lëvizje janë të domosdoshme disa parametra ose madhësi fizike, që ne i quajmë elemente të lëvizjes. Meqenëse lëvizja kryhet në hapësirë dhe kohë atëherë elementet kryesore të lëvizjes janë hapësira dhe koha. Hapësira fizike përmban tri përmasa : gjatësinë , gjerësinë dhe lartësinë. Që të trija këto madhësi janë distanca ose siç i quajmë në mekanikë rrugë. Rruga në mekanik zakonisht shënohet me shkronjën s (nga latinishtja Spatium). Njësia për rrugën në SI është metri që shënohet me shkronjën m. Koha që i nevojitet trupit referent të përshkrojë rrugën, zakonisht shënohet me shkronjën t (nga latinishtja tempus). Zhvendosja e trupit Vektori me origjine ne piken fillestare te lëvizjes se trupit dhe me skaj ne piken e fundit te levizjes se tij quhet zhvendosje. Zhvendosja e trupit është ndërrimi i pozitës së tij në boshtin x nga një pikë në pikën tjetër. Zhvendosja është madhësi vektoriale. Pra zhvendosja e një trupi quhet ndërrimi i pozitës se tij prej një pike ne piken tjetër te hapësirës. Ndërsa bashkësia e krejt këtyre pikave quhet rruge. Historia Antikiteti Historia kryesore e mekanikës në antikitet ishte mekanika e Aristotelit. Këtë traditë e vazhdon Hipparchus. Mesjeta Në Mesjetë, teoritë e Aristotelit u kritikuan dhe u ndryshuan nga një numër figurash, duke filluar me John Philoponusin në shekullin e gjashtë. Një problem qendror ishte ai i lëvizjeve të pjerrëta, të cilat u diskutuan nga Hipparchus dhe Philoponus. Kjo çoi në zhvillimin e teorisë së impulsit në shekullin e 14-të nga Jean Buridan, i cili zhvilloi teoritë modern të inercisë, shpejtësisë, nxitimit dhe sasisë së lëvizjes. Këto punime dhe të tjera u zhvilluan në këtë shekull edhe nga Llogaritarët e Oksfordit si Thomas Bradëardine, i cili studio dhe formuloi ligje të ndryshme gjatë rënies së trupave. Koha e re Dy figurat kryesore në kohën e re janë Galile Galileo dhe Isak Njutoni. Deklaratat përfundimtare të Galileut në mekanikë, pjesërisht në rënien e trupave, ndodhen në librin Two New Sciences (1638). Vepra e Njutonit Philosophiæ Naturalis Principia Mathematica paraqet llogari të detajuara matematikore të mekanikës. Koha më e re Dy zhvillimet kryesore modern në mekanikë janë relativiteti gjeneral i Anshtajnit, dhe Mekanika kuantike, të dyja të zhvilluara në shekullin 20 si pjesë e ideve në fillim të shekullit 19. Nëndisiplinat e mekanikës Në vazhdim janë dy lista me subjekte që studiohen në mekanikë. Mekanika klasike Mekanika Njutoniane, teoria origjinale e lëvizjes (Kinematika) dhe forcës (Dinamika). Mekanika analitike është formulim i mekanikës njutoniane me rëndësi të veçantë në sistemin e energjisë, më shumë se në forca. Dy degët kryesore të mekanikës analitike janë: Mekanika Hamiltoniane Mekanika Lagrazhiane Mekanika klasike statike gjeneralizon mekaniken klasike ordinere për të konsideruar sistemet në një gjendje të panjohur; shpesh përdoret për të derivuar vetitë termodinamike. Mekanike qiellore, lëvizja e trupit në hapësirë : planetët, kometat, yjet, galaksitë, etj. Astrodinamika, navigimi i anijeve, etj. Mekanika e trupave të ngurtë, elasticiteti, vetitë e trupave të paformësuar. Mekanika e thyerjes Akustika, zëri në trupa të ngurtë, lëngje dhe gaze. Statika, trupat gjysmë të ngurtë në ekulibrin mekanik. Mekanika e fluideve, lëvizja e fluideve Mekanika kontinuale Hidrostatika, vetitë mekanike të lëngjeve Statika e fluideve, lëngjet në ekuilibër Mekanika e aplikuar ose Inxhinieria Mekanike Biomekanika, trupat në biologji Biofizika, proceset fizike në organizma të gjallë Relativiteti ose mekanika e Anshtajnit Mekanika Kuantike Në vazhim janë pjesët e mekanikës kuantike : Mekanika e valëve të Shrodingerit, e përdorur për të përshkruar funksionin valor të një pjesëze të vetme Mekanika matrikse që është një formulim alternativ që lejon konsiderimin e sistemeve me një numër të fundëm dimensionesh. Mekanika kuantike statistikore që përgjithëson mekaniken kuantike ordinere në konsiderimin e sistemeve në gjendje të panjohur ; shpesh e përdorur për të derivuar vetitë termodinamike. Fizika parciale, lëvizja, struktura, dhe reaksionet e pjesëzave. Fizika bërthamore, lëvizja, struktura, dhe reaksionet nukleare Fizika e materies së kondensuar, gazet kuantike, trupat e ngrutë, lëngjet etj. Referime Bibliografia Robert Stawell Ball (1871) Experimental Mechanics from Google books. Lidhje të jashtme iMechanica: the web of mechanics and mechanicians Mechanics Definition Mechanics Blog by a Purdue University Professor The Mechanics program at Virginia Tech Physclips: Mechanics with animations and video clips from the University of New South Wales U.S. National Committee on Theoretical and Applied Mechanics Interactive learning resources for teaching Mechanics The Archimedes Project Fizikë Shkencë
3418
Termodinamika (prej gj.greke thermos që do të thotë nxehtësi dhe dynamis që do të thotë energji/fuqi) është degë e fizikës që studion ndikimin e ndërrimit të temperaturës,shtypjes dhe vëllimit në sistemet fizike të madhësisë mikroskopike përmes analizimit të lëvizjeve kolektive të grimcave të tyre, duke përdorur statistikën. Përafësisht, nxehtësi do të thotë “energji në tranzit (lëvizje)” dhe dinamika ka të bëj me “lëvizje/transferim”; kështu që në thelb termodinamika studion lëvizjen e energjisë dhe se si energjia shndërrohet. Përmbledhje Pika e fillimit për çdo faktor termodinamik janë ligjet e termodinamikës, të cilat theksojnë se energjia mund të transferohet/shndërrohet në mes sistemeve fizike, në trajtë të nxehtësisë ose punës. Ato gjithashtu thonë se ekziston një madhësi e quajtur entropi, e cila mund të përcaktohet për çdo sistem. Në termodinamikë, bashkëveprimet mes ansambleve të mëdha të objekteve janë studiuar dhe kategorizuar. Kryesore me këto janë konceptet e sistemit dhe rrethinës. Një sistem është i përbërë prej grimcave, lëvizja mesatare e të cilave përcakton vetitë, tëcilat siç duhet janë të lidhura me njëra tjetrën me ekuacionin e gjendjes. Vetitë mund të bashkohen e të shprehin energjinë e brendshme, dhe potencialet termodinamike përdoren për të caktuar konditat/kushtet për ekuilibër dhe procese spontane. Me këto mjete, termodinamika përshkruan se si sistemi i përgjigjet ndërrimeve në rrethinë. Këto mund të aplikohen gjerësisht në tema të ndryshme të shkencave dhe teknologjive si: motorët, kalimet fazore, reaksionet kimike, fenomenin e transportit, madje edhe në vrimat e zeza. Përfundimet e termodinamikës janë esenciale për fushat e tjera të fizikës, kimisë, inxhinerisë kimike, citologjisë, biomedicinës inxhinerike etj. Historik i zhvillimit të termodinamikës Një histori e shkurtër e termodinamikës fillon me shkencëtarin gjerman Otto von Guericke, i cili në vitin 1650 dizajnoi dhe ndërtoi pompën e parë të vakumit në botë dhe krijoi vakumin e parë ndonjëherë në botë i njohur si hemisferat e Magdeburg – ut. Ai u shtyt ta bëjë vakumin/boshllëkun në mënyrë që ta përgënjeshtrojë/hedh poshtë supozimin e gabuar e të mbajtur një kohë të gjatë të Aristotelit se “Natyra e urren vakumin”. Pak kohë më pas fizkani dhe kimisti irlandez, Robert Boyle mësoi për konstruktimet e Guericke – s dhe më 1656 në koordinim me shkencëtarin anglez Robert Hooke, ndërtoi një pompë ajri. Me këtë pompë, Boyle dhe Hooke vërejtën korelacionin shtypje – temperaturë – vëllim. Në këtë kohë, ligji për gazin ideal u formulua. Më pas më 1679, bazuar në të njejtat koncepte, një koleg i Robert Boyle – it i quajtur Denis Papin konstruktoi një tretës të eshtrave/“bone digester” që është një enë e mbyllur fort me një kapak të përshtatshëm, që e kufizon avullin të dali derisa të nxirret presion i lartë. Konstruktimet e mëvonshme implementuan një valvulë që lëshonte avullin, e cila e ruante makinën prej eksplodimit. Duke e shikuar valvulën ritmikisht që shkonte posht – lart, Papini e konceptoi/mendoi idenë e motorit/makinës me piston dhe cilindër. Sidoqoftë ai nuk e konstruktoi atë. Megjithatë, më 1697, i bazuar në dizajnet/planet e Papin – it inxhinieri/makinisti Thomas Savery ndërtoi makinën e parë. Edhepse këto makinat e hershme ishin të pa takt/papërpunuara dhe jo efikase, ato tërhoqën vëmendjen e shkencëtarëve kryesorë të kohës. Një shkencëtar i tillë ishte, Sadi Carnot, “babai i termodinamikës”, i cili më 1824 botoi veprën “Reflections on the motive power of fire” (Reflektim/pasqyrim në fuqinë lëvizëse të zjarrit), një ligjërim për nxehtësinë, fuqinë, dhe efikasitetin e makinave. Kjo shënon fillimin e termodinamikës si shkencë moderne. Termodinamika klasike Termodinamika klasike është variacion i termodinamikës, i viteve të hershme të 1880, që u mor me gjendjet termodinamike, dhe vetitë si energjia, puna dhe nxehtësia dhe me ligjet e termodinamikës, por të gjithave u mungonte interpretimi atomik. Në formë paraprake, termodinamika klasike buron prej fizikanit Robert Boyle, i cili më 1662 theksoi se shtypja/presioni p për një sasi të dhënë gazi ndryshon anasjelltas me vëllimin V në temperaturë konstante; forma e ekuacionit pV = k, konstante. Prej këtu, një ngjasim i termo – shkencave filloi të zhvillohet me konstruksionin e makinës së parë me avull/atmosferik në Angli nga Thomas Savery në 1697 dhe Thomas Newcomen në 1712. Ligji i parë dhe i dytë dolën në të njejtën kohë më 1850, së pari nga punimet e William Rankine, Rudolf Clausius dhe William Thomson (Lord Kelvin). Në fund – Lordi Kelvin e sajoi termin termodinamikë më 1849 në botimin e “An account of Carnot’s theory of the motive power of heat”. Libri i parë i mësimit të termodinamikës u shkrua më 1859 nga William Rankine, një qytetar dhe profesor i inxhinerisë mekanike në Universitetin e Glasgow – it. Termodinamika statistike Me zhvillimin e teorisë te ular. Kjo fushë u quajt termodinamikë statistike, e cila mund të mendohet si një urë lidhëse në mes parametrave makro dhe mikroskopikë të sistemit. Esencialisht, statistika termodinamike është një afrim i termodinamikës me statistikën mekanike, e cila përqendrohet derivimin/rrjedhojën e rezultateve makroskopike prej fillesave të para. Mund t’i kundërvihet parardhësit historik termodinamikës fenomenale, e cila jep përshkrime shkencore të fenomeneve duke iu shmangur detaleve mikroskopike. Qasja statistike është të përfitojë të gjitha parametrat makroskopikë (temperatura, vëllimi, shtypja, entropia etj.) prej parametrave të grimcave përbërëse në lëvizje dhe bashkëveprimit të tyre (duke përfshirë edhe fenomenin/dukurinë e kuanteve). Është demonstruar mjaft e suksesshme, prandaj përdoret shpesh. Termodinamika kimike Termodinamika kimike studion raportin e nxehtësisë me reaksionet kimike ose me ndryshimet fizike të gjendjes pa kufizimin e ligjeve të termodinamikës. Gjatë viteve 1873 – 76 matematikani – fizikani amerikan Wiilard Gibbs botoi tre teori/letra më e famshmja ishte On the Equilibrum of Heterogeneous Substances, në të cilën ai tregoi se si proceset termodinamike mund të analizohen grafikisht, duke studiuar energjinë, entropinë, vëllimin, temperaturën dhe shtypjen e sistemit termodinamik, në atë mënyrë që të kuptohet se a do të ndodhte procesi spontanisht. Gjatë viteve të hershme të shek.XX, kimistë si Gilbert Lewis, Merle Randall dhe E. A. Guggenheim filluan të aplikojnë metodat matematike të Gibbs – it për të analizuar proceset kimike. Sistemet termodinamike Një koncept i rëndësishëm në termodinamikë është “sistemi”. Sistemi është një regjion i universit nën studim. Sistemi është i ndarë prej pjesës tjetër të universit me kufi, i cili mund të jetë i imagjinuar ose jo, por, i cili me marrëveshje zë një vëllim të përcaktuar (i ka kufijtë e caktuar). Ndryshimet e mundshme në punë, nxehtësi ose shkëmbim të materies mes sistemit dhe rrethinës bëhet rreth këtij kufiri. Janë pesë kategori dominuese sistemesh: Sistemet e izoluara – materia dhe energjia mund të mos e kalojnë kufirin. Sistemet adiabatike – nxehtësia s’e kalon kufirin. Sistemet diatermike – nxehtësia e kalon kufirin. Sistemet e mbyllura – materia s’e kalon kufirin. Sistemet e hapura – nxehtësia, puna, materia mund ta kalojnë kufirn. Sistem quajmë një grup elementesh të veçanta që kryejnë një funksion të përbashkët. Për sistemet e izoluara, sa më tepër që koha kalon, diferencat në sistem kanë tendencë të eleminohen: shtypja dhe temperatura priren të barazohen, në atë mënyrë që densiteti ndryshon. Një sistem tek i cili të gjitha proceset e barazuese praktikisht kanë përfunduar, konsiderohet të jetë në ekuilibër termodinamikë. Në ekuilibër termodinamik, parametrat e sistemit sipas përcaktimit, të pandryshueshme në kohë. Sistemet në ekuilibër janë shumë më të thjeshtë dhe më të lehtë për t’i kuptuar se sa sistemet që nuk janë në ekuilibër. Shpesh, kur të analizohet një proces termodinamik, mund të supozohet se secila gjendje e ndërmjetme në proces është në ekuilibër. Kjo në mënyrë të konsiderueshme na e lehtëson situatën. Proceset termodinamike të cilat zhvillohen aq ngadalë sa të lejojnë që secili hap i ndërmjetëm të jetë në gjendje ekuilibruese është e thënë të jenë procese reverzibile. Parametrat termodinamik Koncepti qëndror në termodinamikë është energjia, aftësia/kapaciteti për të kryer punë. Siç u përcaktua nga ligji i parë, energjia e përgjithshme në sistem dhe në rrethinë konservohen/ruhen. Mund të transferohen në trup ose përmes nxehtësisë, ngjeshjës ose shtimit të materies, ose mund të ekstraktohet/nxirret nga trupi ose me ftohje, zgjerim, ose nxjerrje të materies. Si krahasim në mekanikë, transferi i energjisë është rezultat i forcës që shkakton zhvendosjen, prodhimi i të dyjave, është sasia e enrgjisë së transferuar. Në mënyrë të ngjajshme, sistemet termodinamike mund të mendohen se transferojnë energjinë si një rezultat i një force të përgjithësuar që shkakton një zhvendosje të përgjithësuar, prodhimi i të dyjave është sasia e energjisë së transferuar. Këto çifte forcë – zhvendosje termodinamike njihen si ndryshore të konjuguara/bashkuara. Ndryshoret e konjuguara më të shpeshta në termodinamikë janë: shtypje – vëllim (parametra mekanikë), temperaturë – entropi, dhe potenciali kimik – numri i grimcave (parametra material). Instrumentet termodinamike Janë dy lloje të instrumenteve termodinamike, njehsori (meter) dhe rezervuari (reservoir). Një njehsor termodinamikë është çdo paisje e cila mat çfarëdo parametri të një sistemi termodinamik. Në disa raste, në fakt parametri termodinamik përcaktohet nën kushtet e një instrumenti matës të idealizuar. ligji i zeros (zeroth law) thotë se nëse dy trupa janë në ekuilbër termik me një trup të tretë, atherë ata dy trupa janë në ekulibër termik me njëri tjetrin. Ky parim, si e përmendi James Maxwell në vitin 1872, pohon se është e mundshme t’i matet temperatura. Një termometër ideal është një mostër/shembull e në gazi ideal në shtypje konstante. Prej ligjit për gazin ideal pV = nRT, vëllimi i një mostre të tillë mund të përdoret si indikator i temperaturës; në këtë mënyrë e përcakton temperaturën. Edhepse shtypja është e përcaktuar/definuar mekanikisht, paisja për matjen e shtypjes, e quajtur barometër mund të konstruktohet prej një mostre të gazit ideal të mbajtur në temperaturë konstante. Kalorimetri është paisje e cila e mat dhe e përcakton/karakterizon energjinë e brendshme të sistemit. Një rezervuar termodinamik është një sistem i cili është aq i madh sa nuk i ndryshon dukshëm parametrat e gjendjes kur është në kontakt me sistemin pilot/provues. Përdoret për të vënë një vlerë të caktuar/veçantë parametrit të gjendjes mbi sistemin. Për ilustrim, rezervuari i shtypjes është një sistem me një shtypje të caktuar, i cili ngarkon me atë shtypje cilindo sistem provues që është i lidhur mekanikisht me të. Atmosfera e tokës shpesh përdoret si rezervuar i shtypjes. Gjendjet termodinamike Kur një sistem është në ekuilibër në kushte/kondita të dhëna, është thënë se e ka të përcaktuar/karakterizuar gjendjen. Gjendja e sistemit mund të përshkruhet si një numër ekstensiv dhe intensiv të variableve/ndryshoreve. Parametrat e sistemit mund të përshkruhen me anë të një ekuacioni të gjendjes i cili specifikon mardhëniet e këtyre ndryshoreve. Gjendja mund të mendohet si një përshkrim sasior i çastit të sistemit me një numër të fiksuar/caktuar variablash/ndryshoresh të mbajtura konstante. Proceset termodinamike Procesi termodinamik mund të definohet si evulucion/zhvillim energjetik i sistemit termodinamik i cili rrjedh/kalon prej gjendjes iniciale/fillestare tek gjendja finale/përfundimtare. Në mënyrë tipike, secili proces termodinamik ndryshon prej proceseve të tjera, në karakter energjetik, sipas cilit parametër, temperaturës, vëllimit, shtypjes etj, mbahen konstantë. Veç kësaj, është me rëndësi t’i grupojmë këto procese në çifte, në të cilën secila ndryshore e cila mbahet konstant është një antarë i një çifti të konjuguar. Gjashtë proceset termodinamike më të shpeshta janë paraqitur më poshtë: Procesi izobarik ndodh në shtypje konstante. Procesi izohorik (izometrik/izovolumetrik) ndodh në vëllim konstant. Procesi izotermik ndodh në temperaturë konstante. Procesi izotropik ndodh në entropi konstante. Procesi izoentalpik ndodh në entalpi konstante. Procesi adiabatik ndodh pa humbje dhe marrje/pranim të nxehtësisë. Ligjet e termodinamikës Termodinamika mbështetet në katër ligje përgjithësisht të vlefshme, kur ato zbatohen në sisteme që ju binden kufizimeve të tyre. Në përshkrimet e ndryshme teorike të termodinamikës këto ligje shprehen në forma të ndryshme por formulimi më i drejtë i tyre do të ishte si më poshtë vijon: Ligji zero i termodinamikës: Nëse dy sisteme termodinamike, secili prej tyre është në ekuilibër termik me një sistem të tretë, atëherë këto dy sisteme janë në ekuilibër termik me njëri tjetrin. Ky pohim tregon që ekuilibri termik është një relacion ekuivalent në sistemet termodinamike që merren në konsideratë. Sistemet thuhet se janë në ekuilibër kur ndryshimet më të vogla të rastësishme që pësojnë sistemet midis tyre (p.sh nga lëvizja Brownian) nuk çojnë në ndryshimin neto të energjisë. Ky ligj zbatohet gjithmonë për ndryshimet e temperaturës. Ndërkaq, nqs duhet të themi se dy trupa kanë të njëjtën temperaturë, nuk është e nevojshme ti vendosim në kontakt me njëri tjetrin dhe të masim çdo ndryshim të dukshëm të cilësive të tyre me kalimin e kohës. Ligji na ndihmon të kemi një përkufizim empirik të temperaturës dhe të ndërtojmë termometra për matjen e saj. Ligji zero në fillim nuk u emërtua si ligj i termodinamikës, sepse ekuilibri që ishte baza e tij u përfshi në ligje të tjera. Ligji i parë, i dytë dhe i tretë u pohuan si më të rëndësishmit dhe u pranuan menjëherë nga komuniteti i fizikës. Por menjëhera sapo u kuptua rëndësia e ligjit në përcaktimin e temperaturës dhe duke qënë se ishte jo praktike të ribëhej rinumërimi i ligjeve të mëparshme ky ligj u numërua si ligji zero i termofdinamikës. Ligji i parë i termodinamikës: Energja e brendshme e një sistemi të mbyllur është konstante. Ligji i parë i termodinamikës shpreh parimin e ruajtjes së energjisë. Ai pohon faktin që energjia mund të transfomohet (të ndryshoj nga një formë në një formë tjetër) por nuk mund të krijohet apo të zhduket. Ligji i parë zakonisht formulohet duke u shprehur që ndryshimi i energjisë së brendshme në një sistem të mbyllur termodinamik është i barabartë me diferencën midis nxehtësisë që i jepet sistemit dhe sasisë së punës që kryen sistemi në mjedisin rrethues. Një rëndësi të madhe ka të theksohet që energjia e brendhme është një gjendje e sistemit (shih gjendjen Termodinamike) ku nxehtësia dhe puna e kryer e ndryshojnë gjendjen fillestare të sistemit. Me fjalë të tjera, një ndryshim i energjisë së brendshme të sistemit mund të ndodhë nga kombinimi në total i nxehtësisë së shtuar apo të larguar nga sistemi ose puna e kryer nga sistemi në mjedis apo nga mjedisi mbi sistem. Mënyra ose rruga që përshkruan sistemi për të ndryshuar enegjinë e brendshme nuk ndikon në këtë ndryshim të energjisë. Ligji i dytë i termodinamikës: Nxehtësia nuk kalon në mënyrë spontane nga një vend i ftohtë në një vend të ngrohtë. Ligji i dytë i termodinamikës është një shprehje e parimit universal të vëzhgimeve të bëra të dekompozimit të natyrës. Ky ligj shpreh faktin që me kalimin e kohës diferencat e temperaturës, presionit dhe potencialit kimik tentojnë të shkatërrojnë një sistem fizik që është i izoluar nga pjesa e jashtme e botës. Entropia është një matës sa sa i madh është progresi i këtij proçesi. Entropia e një sistemi të izoluar që nuk është në ekuilibër do të tentoj të rritet me kalimin e kohës duk arritur një vlerë maksimale kur arrin në ekuilibër. Megjithatë parimet që udhëheqin sistemet që janë larg ekuilibrit të tyre janë akoma të diskutueshme. Një nga parimet është principi i prodhimit të maksimumit të entropisë. Ky parim pohon faktin që sistemet jo në ekuilbër sillen në mënyrë të tillë duke rritur në maksimum prodhimin e entropisë. Në termodinamikën klasike ligji i dytë është postulati bazë i zbatueshëm në çdo sistem ku përfshihet transferimi i energjisë termike; në termodinamikën statistike ligji i dytë është pasojë e presupozimeve të rastisë në kaosin molekular. Ka disa variante të ligjit të dytë, por të gjithë kanë të njëjtn efekt i cili shpjegon fenomenin e pakthyeshmërisë së natyrës. Ligji i tretë i termodinamikës: Kur një sistem i afrohet zeros absolute të gjitha proçeset ndërpriten dhe entropia e sistemit arrin vlerën minimale. Ligji i tretë i termodinamikës është një ligj statistikor i natyrës në lidhje me entropinë dhe pamundshmërinë e arritjes së temperaturës zero absolute. Ky ligj siguron një pikë referuese për përcaktimin e entropisë. Entropia e përcaktuar në këtë pikë është entropia absolute. Përcaktime të tjera alternativë janë "entropia e të gjithë sistemeve dhe të gjitha gjendjet e sistemit kanë vlerën më të vogël në zeron absolute" ose shprehja tjetër "është e pamundur të arrihet vlera absolute me një numër të caktuar proçesesh". Zeroja absolute në të cilën të gjitha aktivitetet do të ndalonin nqs do të ishte e mundur të arrihej, është −273.15 °C (gradë Celsius), ose −459.67 °F (gradë Fahrenheit), ose 0°K (Kelvin), or 0° R (gradë Rankine). Potencialet termodinamike Siç mund të nxirret prej ekuacionit të energjisë së balancuar/ekuilibruar në një sistem termodinamik ekzistojnë madhësi enrgjetike të quajtura potenciale termodinamike, që matëse sasiore/kuantative e energjisë së ruajtur në një sistem. Katër potencialet më të njohura të potencialeve janë: Potencialet përdoren për të matur ndërrimet e energjisë në sistem ashtu që ato zhvillohen prej gjendjes fillestare te gjendja përfundimtare/finale. Përdorimi i potencialeve varet prej përmbajtjes së sistemit, si temperatura ose shtypja konstante. Energjia e brendshme është energjia e brendshme e sistemit, entalpia është energjia e brendshme plus energjia e që lidhet me punën presion-vëllim, dhe energjitë e lira të Helmholtz – it dhe Gibbs – it janë energji në dispozicion në sistem që përdoren për të kryer punë kur temperatura dhe vëllimi ose shtypja dhe temperatura janë të pandryshuara. Degët e termodinamikës Degët e termodinamikës janë: Termodinamika atmosferike Termodinamika e çekuilibrimeve Termodinamika biologjike Termodinamika e fenomeneve Termodinamika e vrimave të zeza Psikodinamika Termodinamika kimike Termodinamika kuantike Termodinamika klasike Termodinamika statistike Termodinamika e ekulibrimeve Temperatura Temperatura matet me shkalle te celzius, kelvin apo me shkalle te Farenheit-i.Jane vlera numerike qe bejne lidhje e ketyre njesive. Me rendesi është për tu theksuar njesija kelvin (K) me qe është e lidhur me te ashtuquajtur temperature absolute te trupit dhe numrin -273. Kjo vlere e temperatures shenon zeron absolute e cila nuk (shum veshtire munde) te arrihet. Ja pse: Si qe thame levizja e grimcave është ajo qe shkakton nxektesise e trupit, e cila qe te zbret aq shum sa qe temperatura e tij te jete ne vleren e zeros absolute Parimet e Termodinamikës Jane parime te termodinamikes te cilat zbatohen ne te gjitha lemite e zbatimeve te energjise por edhe ne ligjet e levizjeve sociologjike, bilogjike, psikologjike dhe informative. Parimi i parë thot qe sasija e nxëhtësise që futet në një sistem shkon ne rritjen e energjisë së brendeshme të sistemit dhe në kryerjen e një punë përkundër ambjenit perreth. Parimi i dytë apo ligji i entropisë thotë që në sistemet e izoluara entrpia e tij është gjithmon në rritje. Nderrimi i entropisë së një sistemi definohet si shumë e tërsishme apo integral i ndërrimeve të nxehtësise pjestuar me temperaturen e sistemit ne shqyrtim. Kur theksojme entropine (shenohet me S, aludojme ne ndrrimin e saje por duke filluar nga vlera e saje zero.( E njeta gje vlen edhe me definimin e potencialit apo distances). Me ndërrimin e entopisë se sistemit të caktuar analizohet kahja e levizjes së proceseve fizike, kimike , biologjike etj. Kur ndërrimi i entropise(delta S) është me i madhe se zero procesi është irreverzibil ( i pa kethyeshem), kur nderrimi është zero procesi është reverzibil dhe kur ndrrimi ne fjale ka vleren me i vogel se zero procesi është i pamundur. Ketu shihet roli i gjithëanshem i ligjit të ndërrimit të enropise apo parimit te dytë të termodinamikes. Më anë të tij parashihen levizjet e proceseve ne shkence shoqeri dhe kahet rrjedhjes se informacionece.Entropia në aspektin informative definohet si shkalle e crregullesise. Crregullsia apo kaosi dhe rregullesia janë procese fundamentale në të gjitha lemite e hulumtive. Të themi psh. qe Universi si sistem i izoluar ka nje entropi ne rritje për cka dihet qe ai zgjerohet ne menyre te pakethyeshme. Parimi i trete ne fakt quhet parimi zero(0) i termodinamikes.Keto nuk po e trajtojme por vetem te themi qe ai ndihmone ne definimin e teperatures dhe për ta kuptuar shum lehte, te mendojme situaten si vijon. Kur dy madhesi janë te njejta me nje madhesi te trete atehere ato janë te njejta edhe me njera tjetren. Keto që u trajtuan me sipër i përkasin termodinamikes fenomenologjike. Përndryshe ekziston edhe termodinamika statistikore qe trajtohet me anë të teorisë së probabilitetit e cila është jashte fushes se veshtrimit te paraqitur në këtë shkrim. Fizikë
3420
Optika (greq. optikos = e shikuara, opsis = "shikim"; optika = "mësimi mbi të shikuarën") është degë e fizikës që merret me sjelljen dhe vetitë e dritës, përhapjen dhe ndërveprimin e saj me lëndën. Drita është rrezatim valor elektromagnetik. Rrezatimi elektromagnetik është i gjithepranishem ne gjithësi. Nuk ka kënd apo skute ne gjithësi qe mund te fshihet nga ky rrezatim. Drita e dukshme për syrin e njeriut gjendet në një diapazon te ngushte te diapazonit shumë te gjere te rrezatimit elektromagnetik i cili shtrihet nga rrezet gama, rrezet x, ultraviolete, drita e dukshme, infra te kuqe, makro valore gjere ke radio valore. Pjesët e dritës se dukshme i quajmë fotone, por edhe pjesët tjera te spektrit te përmendur elektromagnetik i quajmë fotone. Trajtimi i dritës ka karakter dual; trajtohet si përhapje valore kur shfaqen dukuritë e interferencës , përthyerjes dhe polarizimit dhe si grimca apo fotonekur sqarohet efekti fotoelektronik apo i shpërhapjes se saje (te përshkruar si efekt i Komptonit). Ngjyra e dritës Me qe drita munde te karakterizohet me vale te gjatesive te ndryshme valore ajo karakterizohet me ngjyra ( gjatësi valore) te ndryshme. Ne dallojmë numër te caktuar ngjyrash ne mënyre fiziologjike.Drita e dukshme është diapazoni valor nga drita ngjyre vjollce deri ke ngjyra e kuqe. Zakonisht numërohen gjashte apo dymbëdhjetë ngjyra, por ne aspektin fizik numri i gjatësive valore munde te jete çfarëdo.... Burimet e dritës Burimet e dritës janë trupa që emetojnë valë elektromagnetike që syri i jonë mundet me i regjistru. Burimet e dritës ndahen në burime termike dhe lumeneshente(floureshente) të dritës. Në burime termike bëjnë pjesë: Dielli, llambat termike, elementi i Voltës, flaka e qiriut, flaka etj. Burimet e dritës emetojnë rreze të dritës deri sa janë në temperatura të larta. Burimet lumeneshente të dritës janë ato nga të cilat drita fitohet gjatë shkarkimit elektrik nëpër gaze dhe avuj. Këtu bëjnë pjesë llambat floureshente të mbushura me avujt e merkurit në shtypje shumë të vogël, pastaj gypat e Neonit etj. Koherenca Nëse ne dy pika hapësinore, te themi te një fronti valor te dritës qe lëviz, valët kane faze dhe frekuence te njëjte themi qe drita ne fjale është koherente ne aspektin hapësinor. Kur në një pike nëpër te cilën kalojnë frontet valore te nje tufe te dritës, fazat dhe frekuencat e valëve qe tejkalojnë mbesin te njëjta apo te pandryshueshme, kemi te bëjmë me koherencën kohore te dritës.Amar Bicku Drita si mjedis për përpunimin dhe bartjen e informacioneve Ne gjendjen koherente mundesia e mbledhjes se fotoneve është e pakufishme, se kendejmi edhe mundesia e magazinimit te informacioneve me ane te drites është shumë e madhe. Ne baze te kesaj ne nje centimeter kub kristal mund te magazinohen informacionet e nje biblioteke te tere. Poashtu shpejtesia e perpunimit te te dhenave me ane te kompjuterit optik është shumë shumë e shpejte (për dhjetemilionten pjese te sekondit). Drita si burim i energjisë-laser Idene për fitimin e drites shumë te fuqishme, nga shkallet energjetike te atomeve kur behet lëshimi i stimuluar, e ka dhene Albert Ajnshtajni ne vitin 1917. Realizimin praktik te kesaj teorije e beri Th. Meiman ne vitin 1961 duke ndërtuar lazerin. Eshte ky nje rezonatore optik me materal te caktuar aktiv i cili liron drite me shkelqim fantastik, me nje dendesi energjetike shumë me te madh se sa çlirohet nga siperfaqja e diellit. Lazeri mund te perdoret ne menyre shumë efikase për qëllime ushtarake. Shiko edhe Fjala Laser eshte akronim i fjaleve Light(drita) amplification ( shumzimi) by stimulated(me ane te stimulimit), emission(emitimi) of radiation (radiacion). Para se te arrihet emitimi i stimuluar behet ngritja e elektroneve nga nivelet e uleta ne nivele te larta energjetike, apo pupulimi invers i cili behet me ane te nje burimi te jashtem energjetik siqe eshte nje lampe drite. Me renjen e elektronit nga niveli i larte ne nje nivel me te ulet energjetik, emitohet nje foton plotsisht i njejt me fotonin qe ka shkaktuar stimulimin. Keshtu nga nje fitohen dy fotone pasaj vazhdon rritja apo shumzimi i numrit te tyre apo amplifikimi i deshiruar laserik, i cili realizohet ne rezonatorin laserik te pajisur me material aktiv optik. Ne kete menyre fotonet qe dalin jasht rezonatorit laserik jane te te njejtes ngjyre, pra jane monokromatike, koherente por duke zgjedhe kendin e daljes ato mund te jene edhe te polarizuara. Per fiziken dhe teknologjine laserike, me te cilen hapet shekulli i optikes moderne me shume mundesi te zbatimeve ka libra te ndryshem. Ne gjuhen shqipe per here te pare eshte shkruar libri "Laseret", autore Prof. Dr. Jahja Kokaj dhe Mr. Nebi Caka, botuar ne Universitetin e Prishtinës ne vitin 2001, si dhe libri " Fizika e laserve, autore Prof. Dr. Jahja Kokaj dhe Prof. Dr. Dritan Spahiu, botuar nga Shtëpia Botuese e Librit Universitar ne Tirane , ne vitin 2003. Ne keto libra munde te lexohen kuptimet moderne te teorisë laserike si dhe mundesite e zbatimeve ne metrologji, mjekesi, teknologjine informative, ushtarake etj. Lidhje të jashtme Sheknctari Amar Biçku i lindut dhe rritut nr Hogosht boti librin e par GJ.SH.K per laserat Optikë Fizikë Inxhinierë
3422
Fizika e trupave të ngurtë është degë e fizikës e cila merret me studimin e vetive fizike dhe bashkëveprimeve të trupave të ngurte. Studimi i trupave të ngurte mund të ndahet në dy kategori kryesore:: studimi eksperimentalë dhe studimi teorikë Një nga nëndegët më premtuese të fizikës së trupave të ngurtë sot është studimi i sistemeve në përmasa nano-metrike, nano-strukturat. Këto studime të kombinuara me zbulimet e reja në ketë fushë, kanë mundësuar shume te reja teknologjike të kohës së fundit si për shembull. : memoria e kompjuterit, memoriet me vëllim të vogël të ashtuquajtura USB. Fizikë
3424
Fizika bërthamore apo Fizika nukleare është pjesa e fizikës e cila merret me studimin e bërthames atomike dhe grimcave subatomike. Aplikimi më i përhapur i fizikës bërthamore është gjenerimi i fuqisë bërthamore, por hulumtimet kan çuar në aplikimin në shumë fusha, përfshirë mjekësinë bërthamore dhe rezonancën magnetike, armët bërthamore, implantin jonik në inxhinierinë materiale, si dhe në gjeologji dhe arkeologji. Fusha e fizikës parciale ka evoluar nga fizika bërthamore dhe është tipikishit e ngjitur në assocacion të ngushtë me fizikën bërthamore. Historia Historia e fizikës bërthamore si disiplinë e dallueshme nga fizika atomtike fillon me zbulimin e radioaktivieteti nga Henri Becquerel në 1896, derisa hulumtimet fosforoshente në kripërat uranike. Zbulimi i elektronit nga J. J. Thomson<ref>J.J. Thomson (1897) 'The Electrician 39, 104</ref> një vit më vonë ishte një shenjë se atomi ka strukturë të brendshme. Në vitin pasues, radioaktiviteti u hulumtua intensivisht, kryesisht nga Pierre dhe Maria Kiri dhe nga Ernest Rutherfordi me bashkëpunëtorë. Në fund të shekullit, fizikantët zbuluan tri tipi të rrezatimit nga atomi që u quajtën alfa, beta dhe gama. Eksperimentet nga Otto Han në vitin 1911 dhe nga James Chadwik në vitin 1914 zni;iam se shkatërrimi i spektrit beta ishte më i vazhdueshëm sesa diskret. Kjo do të thotë se elektronet nxirreshin nga atomi me një rang të vazhdueshëm të energjisë, më tepër se sasia diskrete e energjisë që vëzhgohej në shkatërrimet alfa dhe gama. Ky ishte një problem për fizikën bërthamore të asaj kohe, sepse dukej sikur ndikonte në energjinë që nuk konservohej në këeto shkatërrime. Çmimi Nobel për Fizikë në vitin 1903 iu dha Becquerelit për zbulimet e tij dhe Pierre dhe Maria Kirit për hulumtimet e tyre në radioaktivitet. Rutherfordi more Çmimin Nobel për Kimi në vitin 1908 për "hulumtimet në disintegrimin e elementeve të substancave radioaktive". Në vitin 1905, Albert Einstein formuloi idenë e ekuivalencës masë-energji. Derisa puna në radioaktivitet nga Becquereli dhe Maria Kiri daton aty, një shpjegim i burimit të energjisë së radioaktiviteti zbulohet më vonë duke bërë të ditur se bërthama përbëhet nga nukleonet. Bërthama e Atomit Atomi është grimca më e vogël e elementit kimik, pa marrë parasysh grimcat subatomike që janë përbërëse të bërthames së atomtit dhe shnderrimet e tyre në shumë grimca të tjera subatomike. Atomi si tërësi është neutral dhe përbëhet nga mbështjellsja elektronike negative dhe nga bërthama me ngarkesë pozitive. Në bërthamë është përqendruar pothuajse e gjithë masa (99.95%) e atomit. Pjesën tjetër e përbën masa e elektroneve të mbështjellëses elektronike të po ketij atomi. Përmasat e bërthames janë 10,000 deri në 100,000 herë më të vogla se të atomit. Pra për studimin e atomit bërthama me përmasat e saj mund të merret si pikë materiale e ngarkuar. Energjia qe mban lidhur sistemin e mbeshtjelleses elektronike me berthamen eshte e disa dhjetra miljon elektronovolte(eV), prandaj ndikimi i proceseve ne mbeshtjellesen elktronike është pothuajse i papërfillshëm në strukturën dhe në proceset bërthamore. Pra, në këtë ndryshim të përmasave dhe të energjive që karakterizojnë sistemet atomike dhe ato bërthamore, qëndron dallimi i madh midis dukurive të fizikës bërthamore dhe asaj atomike. '''Madhesitë fizike kryesore që karakterizojnë vetitë e bërthamave atomike të qëndrueshme kanë të bëjnë me: Përberjen e bërthames Numri atomik ose rendor(Z) Numri i masës(A) Vetitë mekanike: Masa(M) dhe energjia e bërthames(E) Energjia e lidhjes së bërthames(Ee) Spini dhe çiftësia Vetitë elektrodinamike: Rrezja e shpërndarjes së ngarkesës. Momenti dipolar magnetik. Momenti katërpolar elektrik. Përmasat Rrezja e bërthames Statistika Vetitë e lartpërmenduar quhen ndryshe dhe veti statike, karakteristika statike kanë jo vetëm bërthamat e qëndrueshme në gjendjet e tyre themelore, por dhe bërthamat e paqendrueshme (nivelet e eksituara dhe gjendjet themelore të bërthamave radioaktive), mjafton që këto të jetojnë në këtë gjendje shumë të gjatë se koha karakteristike bërthamore. Bërthamave radioaktive përveç vetive të mësiperme u shtohet dhe zbërthimi radioaktiv (alfa, beta, gama, neutronik dhe ndarje) perioda e gjysmë zbërthimit, energjia e grimcave qe çlirohen etj. Madhesitë që karakterizojnë vetitë bërthamore gjatë eksitimeve të tyre si gjatë zbërthimit radioaktiv ashtu edhe gjatë reaksioneve berthamore quhen veti dinamike. Fizika bërthamore moderne Një bërthamë e lartë mund të përmbajë qindra nukleone. Kjo do të thotë se me disa aproksimime mund të trajtohet si një sistem i vetem klasik, më tepër sesa një sistem mekanik-kuantik. Në modelin rezultues të rënies së lëngut, bërthama ka një energji që lind pjesërisht nga tensioni sipërfaqësor dhe pjesërisht nga ripulsimi elektrik i protoneve. Ky model është në gjendje të prodhojë shumë karakteristika të bërthamës, përfshirë trendin gjeneral të energjisë së lidhur me numrin e masës, ashtu si dhe fenomenin e fisionit bërthamor. Mbivendosja në këtë pikturë klasiske, sidoqoftë, ka efekte mekanike-kuantike, që mund të përshkruhen me anë të modelit bërthamor të guaskës, të zhvilluar kryesisht nga Maria Goeppert Mayer dhe J. Hans D. Jensen. Bërthama me numër të caktuar të neutroneve dhe protoneve (numrat magjik 2, 8, 20, 28, 50, 82, 126, ...) janë stabile, sepse guaskat e tyre janë të mbushura. Shkatërrimi bërthamor Radioaktiviteti është proces gjatë se ciles bërthama e ndonjë elementi zbërthehet ne bërthame të ndonjë elementi tjeter dhe gjatë asaj emetohet rrezatim elektromagnetik. Në vitin 1896 Bekereli duke ounuar në laboratorin e tij, me kripërat e uranit, pas punës qe kreu, i mbështjelli kripërat e uranit dhe i la pas pllakës fotografike. Një ditë më pas Bekereli pa se pllaka fotografike ishte e rrezatuar (e nxirë). Ai njëherë dyshoi se mos kishte të bëje me rrezatimin rentgen (që u zbulua një vit më para), por pas studimit të mëtejshem, u vërtetua se kemi të bëjme me një rrezatim të ri, i cili njëherë u quajt rrezatim i Bekerelit, por pasi u zbuluan disa nga vetitë e tij e morri emrin rezatim radioaktiv. Më vonë Maria Kyri bashkë me bashkëshortin e saj Pjer Kyri, treguan se radioaktiviteti nuk është veti që ishte e pranishme te urani. Edhe toriumi me kompozimet e tij tregonte kësi veti radioaktive. Më vonë u zbulua edhe se kishte 3 lloje të rreyeve radioaktive. Ato quhen alfa, beta dhe gama. Fusioni bërthamor Në fusionin bërthamor, dy masa bërthamore të ulëta vihen në kontakt njëra me tjetrën, kështu që një forcë e madhe fokusohet aty. Nevojitet një sasi e madhe e energjisë për forcat e mëdha ose forcat bërthamore për ripulsim elektrik ndërmjet bërthamës në mënyrë që të ngjiten; kështu fusioni bërthamor mund të kryhet vetëm në temperatura të larta ose në shtypje të mëdha. Kur ngjiten bërthamat, një sasi e madhe e energjisë çlirohet dhe bërthama e kombinuar merr një nivel më të ulët të energjisë. Fisioni bërthamor Fisioni bërthamor është procer revers i fusionit. Për bërthama më të larta se nikel-62 energjia e bërthames bie me numrin e masës. Procesi i shkatërrimit alfa është në esencë një tip i veçantë i fisionit spontan bërthamor. Është një fision i lartë asimetrik sepse katër pjesëzat të cilat e përbëjnë alfën janë veçanërisht të lidhura ngushtë me njëra tjetrën, duke bërë produksion të kësaj bërthame. Fisioni ose reaksionet bërthamore zinxhirore, që përdorin neutoret e prodhuara nga fisioni, janë burime të energjisë për fabrikat e fuqisë bërthamore dhe armëve bërthamore të tipit fision, si ato të lëshuara në Hiroshima dhe Nagasaki, Japoni, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Referime Bibliografia Nuclear Physics by Irving Kaplan 2nd edition1962 Addison-Wesley General Chemistry by Linus Pauling 1970 Dover Pub. ISBN 0-486-65622-5 Introductory Nuclear Physics by Kenneth S. Krane Pub. Wiley Lidhjet e jashtme Ernest Rutherford's biography at the American Institute of Physics American Physical Society Division of Nuclear Physics American Nuclear Society Boiling Water Reactor Plant, BWR Simulator Program Annotated bibliography on nuclear physics from the Alsos Digital Library for Nuclear Issues Nucleonica ..web driven nuclear science Nuclear science wiki Nuclear Data Services - IAEA Fizikë
3438
Teknologjia Client Server është një teknologji që bënë të mundur komunikimin më të lehtë në mes të klientit dhe shërbyesve. Kjo teknologji përbëhet nga dy pjese bazë, pjesa shërbyese (sevuesi) dhe pjesa e përdoruesve (klienti). Për llogaritësin ose kompjuterin personal, të kyçur (online) në rrjetin e internetit, pa pasur të aktivizuar ndonjë program për pengimin e kyçjeve nga jashtë (Fireware), të pajisur me një program (software) të instaluar që shërben për marrjen e adresave te kërkuara e prezantimin e tyre në internet, thuhet se është shërbyes. Në teknologjinë e internetit përdoret termi Server. Server është program qe shërben për te luajtur lojëra ne internet, për te shfletuar programe te ndryshme e faqe te tjera etj.Me hyrjen e ndonjë kërkese në llogaritës ato aktivizojnë mekanizmin e gjurmimit në llogaritësin dhe pas gjetjes së fletës ato ja prezantojnë klientit të porosisë. Në bazë të këtyre programeve funksionojnë shërbimet në internetit si World Wide Web, Gopher, E-Mail, FTP.Serveri nuk mund te fshqihet dhe mundëson sigurinë e disa faqeve si kjo,pra ne disa raste nuk lejon kopjimin e informacionit për detyra te ndryshme si te TIK 7,pra ju lutem mos e kopjoni pasi ky informacion është përdorur. Nëse doni mund ta modifikoni shume thjesht dhe ti hiqni këto ndryshime. Programet Client në të kundërtën janë programe që japin kërkesa për regjistra tipike drejtuar shërbyesve në internet. Këto programe mund të jenë pjesë e programeve më komplekse, p.sh. gjatë shtypjes së ndonjë nyje në fletën që keni të hapur, klienti që është i integruar në shfletues gjurmon adresën HTTP dhe dërgon porosinë për atë adresë tek serveri përkatës. Ky proces ndodhë edhe nëse ju shuani ndonjë E-mail. Për rrjedhjen e transmetimit te porosive dhe dërgesave përkujdeset protokolli HTTP. Klientit me ndihmën e kësaj teknologjie i mundësohet jo vetëm dërgimi i porosisë, por edhe shkarkimi i të dhënave të ndryshme. Kjo në praktik ndodhë kur ju mbushni ndonjë formularë, dërgoni letra postare, apo të dhëna tjera në FTP. Për një transmetim të tillë në këtë teknologji përdoret termi Client-Push (Klienti fut të dhëna shërbyesit). Po ashtu edhe shërbyesi mund të fusinë informata klientit, kjo teknik quhet Server-Push. në këtë rast shërbyesi fut të dhëna klientit pa kërkesën e klientit. Në kohët e fundit flitet për teknologjinë Push. Kjo teknologji duhet të ju mundësojë klientëve të marrin të dhëna nga shërbyesit e internetit pa pasur nevojë të bëjnë kërkesën. Për një funksionim të kësaj përdoren shërbimet Bodcasting, një lloj shërbyesish të internetit të cilët shpërndajnë lajmet aktuale. Netscape dhe Microsoft Internet Explorer (nga versionet 4.0) kanë përgatitur pikëpremjet për të përdorur këso lloj shërbimesh. Informatikë
3439
Domain Name System - DNS/ sqt. Servisi i Emrave Domene (SED)" është sistemi i kodimit të emrave të faqeve të internetit. Lloj sistemi në teknologjinë e kompjuterëve. Me ndihmën e tij lexuesi informohet për zanafillën e shtetit ose organizatës në të cilin është publikuar ajo fletë. Pasi për kompjuterët më mirë janë të dhënat të shkruara në numra dhe për njerëzit më mirë në shkronja, është futur edhe ky sistem. Sistemi në fjalë është i ngjashëm me sistemin e Adresave IP. Ky sistem ka emrat e adresave që në këtë teknologji thirret Emri i domenit (Domain Name). Këta emra i takojnë një niveli më të lartë të quajtur Niveli i sipërm i domeneve (Top-Level-Dmain). Pjesët e emrave janë të ndara sikurse tek adresat IP, me një pikë si p.sh yahoo.com, sq.wikipedia.org Top-Level-Domain janë disa shkurtesa dhe zakonisht shkruhen në fund të emrit të domenit. shkurtesat janë tipike për shtetet përkatëse ose për organizatat, për : .al=Shqipëria .it=Italia .com=komerciale .org= institute ose organizata .net=rrjetë e përgjithshme .edu=shkollat amerikane (si dhe sistemet e edukimit ne bote) .gov=zyre amerikane .mil=ushtrisë amerikane Dhënia e emrave për domen, bëhet nga qendra e lidhjes me internetin (Provider), pasi që të jetë kontrolluar në mos ai emërtim është nënë licencë apo përdoret nga dikush tjetër. Informatikë
3440
Sistemi Rout dhe Gateway Sistem i cili shërben për transmetimin e të dhënave nga një rrjetë në një rrjetë tjetër. Në internet transmetimi direk i të dhënave mund të bëhet vetëm përbrenda nënrrjetit (Subnet). Për transmetimin e të dhënave nga një nënrrjete në tjetrin përdoren llogaritësit që në terminologjinë e kompjuterëve quhen Gateways në të cilët është instaluar programi që zgjedhë rrugën më të shkurtër për transmetimin e të dhënave nga një rrjetë në tjetrin. Transmetimi i të dhënave ndërmjet nënrrjeteve quhet rrugë (Routing). Rrugët të cilat do të merr transmetimi i të dhënave janë të shkruara në llogaritësin udhëzues (Gateway) në një tabelë të quajtur Tabela e rrugëve (Roting-Tabell). Kështu nëse të dhënat që ju i bartni nga një llogaritës i vendosur në ShBA nuk do të barten vetëm në një rrugë porse do të jetë e natyrshme nëse një pjesë e tyre të vije nga atlantiku e pjesa tjetër nga ana tjetër e rruzullit, varësish nga ngarkesa e rrjetit dhe tabela e rrugëve. Informatikë
3443
Posta elektronike, e-mail (nga anglishtja electronic a mail) ose posteli është një ndër shërbimet më të kërkuara që ofron interneti. Me ndihmën e kësaj poste bëhet shpërndarja e mesazheve elektronike (me të dhëna të shkruara në të) nga dërguesi tek pranuesi. Karakteristikë e këtyre mesazheve është adresa e cila në vete përmban simbolin @(et). Me përhapjen e këtij shërbimi në internet gjithnjë e më tepër njerëzit e sidomos ekonomistët e përdorin këtë form të këmbimit të mesazheve në vend të formave klasike si postës, telefaksin etj. Shkaqet për këtë janë më së të njohura si p.sh: posta elektronike dërgon mesazhin brenda disa sekondash, pa marr parasysh distancën. dërgimi i mesazheve me post elektronike kushton shumë pak, në krahasim me posten klasike. përparësia ndaj telefonit është dëshmia e marrëveshjes (edhe pse me ligj nuk janë të gjitha gjërat të kthjelluara) standardi MIME, i lejon dërguesit të mesazhit elektronike ti bashkëngjitë edhe dokumente tjera. gjatë këmbimit të mesazhit nuk është e nevojshme që dërguesi dhe pranuesi të jenë të kyçur në të njëjtën kohë në rrjetë. Për dërgimin e mesazheve nevojitet që si dërguesi po ashtu edhe pranuesi të kenë një adresë në internet që në terminologjinë e internetit quhet e-mail adresa. Adresat e-mail hapen nga një qendër shërbimi në internet (Provider) për paraqitësit e kërkesës. Paraqitësi i kërkesës zgjedhë emrin (kombinim shkronjash e numrash) e adresës i cili nuk ka fusha të zbrazëta në mes të simboleve. Pas emrit pason pjesa që shkruhet nga qendra e shërbimit, simboli tek @ (në anglishte at) qendra e shërbimit (Proveider) pastaj vije një pikë ndarëse dhe futet domeni i nivelit të lartë (Top-Level-Domen) për të njoftuar lexuesin për qendrën dhe karakterin komercial apo ndonjë tjetër. Sistemi posteli nuk është i sigurt sa i përket vëzhgimit të përmbajtjes së mesazhit. Gjatë rrugës që kalon mesazhi, ai mund të lexohet dhe përmbajtja e tij edhe të ndryshohet. Për këtë nuk përdoret për mesazhet me përmbajte interesante për „shikuesin“ e tretë. Në këtë drejtim është duke u menduar dhe punuar për të gjetur forma me anën e të cilave ky sistem do të mbrohej nga „shikuesit“ e pa ftuar. Një ndër këto përpjekje është edhe kodimi PGP (Pretty Good Privacy), përpjekje që kodimi dhe dekodimi i përmbajtjes së mesazhit, të jetë i mundshëm vetëm nga dërguesi dhe pranuesi i mesazhit. Parakusht për një gjë të tillë është posedimi i një programi të njëjtë për kodim/dekodim të mesazhit për të dy palët. Mundësit që lë kjo formë e këmbimit të mesazheve, janë shumë interesante për institucionet shtetërore, mirëpo ato ende nuk janë të përgatitura që mesazhet elektronike të i pranon si formë zyrtare e këmbimit të mesazheve. Ky interes i ka shty administratat e disa vende perëndimore që të ndërmarri hapat për krijimin e bazes se ligjeve mbi këmbimin e letrave elektronike. Posta elektronike nënkupton çfarëdo mesazhi në formë teksti, zërit, tingullit ose imazhi, të dërguar me anë të rrjetit të komunikimit elektronik publik që si i tillë mund të ruhet në rrjet ose në pajisjen e fundme të marrësit deri në momentin kur merret nga pranuesi -marrësi. Burimi i të dhënave Informatikë Internet
3447
Shërbimi i internetit Telenet është paramenduar për përdorimin e një llogaritësi nga largësia me ndihmën e komandave të gjuhëve ose sistemeve operuese. Teleneti është si paraardhës i shërbimit Teleworking. Me këtë shërbim përdoruesit e kompjuterit personal mund të futen (Login) në llogaritësin e lidhur në internet (llogaritësin Host). Hyrja është e lejuar vetëm për emrat e regjistruar të përdoruesve që posedojnë fjalët kalimtare të regjistruar. Pas futjes në llogaritësin ata me anë të komandave Shell mund të japin komanda për sistemet operative, të startojnë programe e gjera të tilla. Përdoruesit e kompjuterëve personal nuk kanë të bëjnë direkt me qendrën e llogaritësve shërbyes (Server) në internet, nuk bien në kontakt me Telenet. Mirëpo ka edhe sisteme operuese për kompjuterët personal si MS Windows ose Macintosh që kanë të integruar programet Telenet-Clients. Këto programe bëjnë të mundshme punën nga kompjuteri personal në llogaritësin Host. Për të punuar me llogaritësit Host duhet pasur njohuri mbi urdhëresat e sistemit operues të llogaritësit përkatës. SSH (Secure Shell) është një variant i Telenet-it, dallimi qëndron në faktin se me SSH të gjitha regjistrat e të dhënave kodohen. Kjo është me rëndësi sepse që nga momenti i futjes ne llogaritës, kodohen emri i përdoruesit si dhe fjala kalimtare e tij. Sidomos kur kemi të bëjmë me ndryshimin e fjalës kalimtare ose të emrit të përdoruesit, gjë që në praktik ndodhë shpesh. Edhe këto të dhëna qarkullojnë në tërë rrjetin dhe me pak njohuri mund të kapen në ndonjë stacion dhe të shikohen, po kur ato janë të koduara humbin interesin për spiunët. Disa klient të Telenet-it modern, në ndërkohë ofrojnë edhe protokollin SSH. Telnet për ndryshe nga programuesit shihet si një protokoll rrjeti qe perdoret ne Internet. Dokumentat pershkrues IETF STD 8 (RFC 854 dhe RFC 855) thone: Objektivi i protokollit TELNET eshte te ofroje nje mbeshtetje pergjithesisht te mjaftuesme per komunikim, dydrejtimesh dhe te orientuar ne byte ( tetë Bit). Zakonishtë përdoret per ti ofruar perdoruesit nje sesion login nga distanza te tipit komande rrjeshti midis host ne internet. Gjithashtu, telnet është edhe emri i nje programmi qe nje perdorues mund te perdori per te nisur nje sesion telnet me nje host ne largësi; programi telnet implementon pjesën klient te protokollit. Klientët telnet janë te diponueshëm ne shumicën e sisteme Unix prej shumë vitesh dhe për cdo llojë kompjuteri. Detajet e protokollit Telnet eshte nje protokoll klient-server bazuar ne TCP; klient lidhen me anen e portes 23 me serveri. Nepermjet programit telnet mund te vendosime nje lidhje me cfaredolloje sherbimi te nje serveri internet. Nje perdorim i shpeshte i telnet eshte lidhja me porten 25 (ne te cilen zakonisht gjendet nje server SMTP) per qellime debugging te nje server poste. Protokolli Telnet mund te ndahet ne pjesen kryesore dhe nje seri ndihmesish. Pjesa kryesore pershkruhet tek RFC 854 dhe RFC 855 te IETF, qe jane te bashkuara ne STD 8, dhe pershkruajne karakteristika baze te protokollit dhe menyren se si te realizohen ndihmesit. Me poshte do te shpjegojme qe Telnet nuk eshte i sigurte prandaj duhet te evitohet. Perdorimi i tij ne rrjetet publike sjelle risqe te medha Siguria. Siguria Ka tre probleme kryesore te lidhura me Telnet, prandaj ai eshte nje zgjedhje e keqe per sistemet moderne nga ana e sigurise: Tek daemon telnet jane gjetur gjate viteve shume pike te dobeta dhe shume te tjera egzistojne akoma sot. Telnet nuk ben kriptografi te dhenave te derguara nepermjet lidhjes(madje as password-eve) dhe eshte mjaft e thjeshte te kapen te dhenat e shkembyera dhe perdorimi per qellime keqberese te password-it. Telnet nuk ka nje skeme per njohjen(autentikimin) fakte qe do te bente te sigurte dhe te papergjueshem komunikim midis dy paleve . Per keto shkaqe duhet te perdoret nje protokoll i sigurte si SSH, i cili doli ne qarkullim ne vitin 1998. SSH ofron te gjitha funksionet e telnet sebashku me nje kriptografi te sigurte. Perdorimi Klientet telnet perdoren per te "folur" me sherbimet e tjera. Telnet sherben edhe per qellime debug te sherbimeve te rrjetit si serverat SMTP e HTTP, sepse edhe shume e lehte dhenia e komandave drejt serverit si dhe mbikqyrja e pergjigjeve. Telnet mund te perdoret edhe si klient IRC , sigurisht kur kemi te dhenat e duhura per kete protokoll. Shpesh here me Webmail ka probleme hyrje ne mailbox personal, ky problem nuk egziston per Telnet, i cili ne disa raste te bllokimit te mailbox per shkak memorie, mund te na japi nje ndihme konkrete ne shuarjen e postes dhe lirimin e memories qe sjell riaktivizimin e mailbox . Nje tjeter fenomen interesante i Telnet eshte posta elektronike, dhe mundesia per dergimin e email anonim ose fallso (fake email). Ne rast se nuk perdoren proxy prokuroria nepermjet organeve policore eshte ne gjendje te gjej derguesin nepermjet adreses IP te tij. Protokollet e Shtresës së Aplikacioneve
3448
File Transfer Protocol (FTP) (shqip: Protokolli i Transferimit të Skedave) është një protokoll rrjeti që përdoret për transferimin e të dhënave nga një kompjuter në një tjetër përmes një rrjeti siç është Interneti. FTP është një protokoll për shkëmbim dhe nje file und te jene dhe me veprrime me hapa te ndryshem ejt ejtje manipulim të fajllave përmes një rrjeti kompjuterik TCP. Një FTP klient mund të lidhet me një FTP server për të manipuluar fajllat në atë server. Përparësi e tij ndaj shërbimeve tjera është që me futjen (Loging) e kompjuterit personal në atë llogaritësin shërbyes (Server) prezantohet e gjithë amëza e llogaritësit nga aty shpejtë mund të barten ose të shkarkohen regjistra të tëra. Përpos kësaj ky shërbim ofron edhe protokollin FTP i cili e bene të mundshëm prezantimin e amëzës dhe përdorimin e saj nga një kompjuter i largët, sikur të ishte ajo amëzë në vetë kompjuterin e përdoruesit. Mënyrat e lidhjes FTP punon përmes TCP-së. Sipas parazgjedhjes lidhet portin 21 për lidhje hyrëse nga klientë FTP. Një lidhje në këtë port nga klienti FTP formon rrjedhën kontrolluese përmes së cilës barten udhëzimet nga klienti FTP tek serveri FTP dhe në raste edhe anasjelltas. FTP përdor "out-of-band control", që do të thotë se përdorë një lidhje tjetra për kontrollin dhe të dhënat. Rrjedhimisht, në mënyrë që transferi të zhvillohet, kërkohet një lidhje tjetër, e cila quhet "data stream" apo rrjedha e të dhënave. Varësisht nga mënyra e transferit, procesi i përgatitjes së data stream ndryshon. Porti 21 për kontrollim (ose program), porti 20 për të dhënat. Në mënyrën aktive, klienti FTP hap një port dinamik, ia dërgon serverit FTP numrin e portit dinamik mbi të cilin po funksionon përmes "control stream" dhe pret një lidhje nga serveri. Kur serveri FTP fillon lidhjen e të dhënave me klientin FTP, ai lidh portin burimor me portin 20 në server. Për të përdorur mënyrën aktive, klienti dërgon një PORT komandë, me IP-në dhe portin si argument. Formati për IP dhe port është "h1, h2, h3, h4, p1, p2". Secila fushë është një paraqitje decimale 8 bitëshe e IP-së host, e përndjekur nga një port i përzgjedhur i të dhënave. Për shembull, një klient me IP 192.168.0.1, duke "dëgjuar" mbi portin 49154 për lidhjen e të dhënave do të dërgojë komandën "PORT 192,168,0,1,192,2". Fushat e porteve duhet të interpretohen si p1×256 + p2 = port, ose, në këtë rast, 192×256 + 2 = 49154. Në mënyrën pasive, serveri FTP hap një port dinamik, ia dërgon klientit FTP IP adresën e serverit për t'u lidhur dhe portin në të cilin po dëgjon (një vlerë 16-bitëshe e thyer në një bajt të lartë dhe të ulët, siç shpjegohet më lartë) përmes "control stream" dhe pret një lidhje nga klienti FTP. Në këtë rast, klienti lidh portin burimor të lidhjes në një port dinamik Për të përdorur mënyrën pasive, klienti dërgon komandën PASV ndaj së cilës serveri do të përgjigjej me diçka si "227 Entering Passive Mode (127,0,0,1,192,52)". Sintaksa e adresës IP dhe portit janë të njëjta me argumentin e PORT komandës. Në mënyrën e zgjeruar pasive, serveri funksionon njëjtë si në mënyrën pasive por transmeton vetëm numrin e portit (jo të thyer në bajta të lartë dhe të ulët) dhe klienti pandeh se po lidhet me adresën e njëjtë IP që ishte lidhur më parë. Mënyra e zgjeruar pasive ishte shtuar nga RFC 2428 në shtator 1998. Derisa transferohen të dhënat përmes data stream, control stream qëndron pa vepruar. Kjo mund të shkaktojë probleme me transfera të mëdhaja me firewall të cilat ndalin seancat pas periudhave të gjata të qëndrimit në këtë mënyrë të control stream. Derisa skedat mund të transferohen me sukses, seanca control mund të çlidhet nga firewall, duke shkaktuar ndonjë error. Protokolli FTP përkrah vazhdimin e shkarkimeve të ndërprera duke përdorur komandën REST. Klienti bart numrin e bajtëve që tanimë ka pranuar si argument tek komanda REST dhe ri-fillon transferin. Në disa klientë të linjave udhëzuese (command-line clients) për shembull, ekziston një komandë shpesh e injoruar por mjaft e dobishme, "reget" (që do të thotë "merr përsëri") që do t'i mundësojë një komande "get" të ndërprerë të vazhdojë, duke shpresuar deri në përfundim, pas një ndërprerjeje të komunikimit. Vazhdimi i ngarkimeve, sidoqoftë, nuk është kaq i lehtë. Megjithëse protokolli FTP përkrah komandën APPE për të shtuar të dhëna te një skede (fajlli) në server, klienti nuk e di pozicionin e saktë në të cilin u ndërpre transferi. Ai duhet të gjejë madhësinë e skedës në një mënyrë tjetër, për shembull përmes një liste direktorie ose duke përdorur komandën SIZE. Në mënyrën ASCII, vazhdimi i transferit mund të shkaktojë problem të shumta nëse klienti dhe serveri përdorin karaktere kompjuterike end of line të ndryshme nga njëra tjetra. Qëllimet e FTP-së janë, siç përshkruhen nga RFC-ja e saj: Promovimi i shpërndarjes së skedave (programve kompjuterike dhe/ose të dhënave). Frymëzimi i përdorimit direkt apo indirekt të remote computer (kompjuterëve nga largësia). Mbrojtja e një përdoruesi nga variacionet e sistemeve të ruajtjes së skedave mes hostëve të ndryshëm. Transferimi i të dhënave në mënyrë të besueshme dhe efikase. Problemet e sigurisë Specifikimi origjinal i FTP-së është metodë thelbësisht e pasigurt e transferimit të skedave sepse nuk ka metodë të caktuar të transferimit të të dhënave në mënyrë të shifruar (encrypted). Kjo do të thotë se nën shumicën e konfiguracioneve të rrjetit, nofkat (user name), fjalëkalimet, FTP komandat dhe të dhënat e transferuara mund të kapen nga çdokush në rrjetin e njëjtë që përdor një packet sniffer. Ky është një problem jo i rrallë te shumë specifikime të protokollit të Internetit, të shkruara para krijimit të SSL, si HTTP, SMTP dhe Telnet. Zgjidhja e zakonshme për këtë problem është përdorimi ose i SFTP (SSH File Transfer Protocol), ose i FTPS (FTP over SSL), që i jep shifrim SSL ose TLS një FTP-je, siç përshkruhet nga RFC 4217. FTP anonime Një host që ofron shërbimin FTP mund të ofrojë edhe akses FTP anonim. Nën këtë marrëveshje, përdoruesit nuk e kanë të domosdoshme një llogari llogari në atë host. Në vend të saj përdoruesit shkruajnë "anonymous" ose "ftp" kur kërkohet nofka. Megjithëse përdoruesve shpesh u kërkohet të dërgojnë email adresën si fjalëkalim, por performohet pak ose fare verifikim në të dhënat e dërguara. Ndërsa FTP klientët modernë zakonisht fshehin procesin e kyçjes anonime nga përdoruesi, klienti ftp jep "të dhëna budallaqe" si fjalëkalim (meqë email adresa e përdoruesit mund të mos njihet nga aplikacioni). Për shembull, agjentët ftp në vijim kanë listuar fjalëkalimet për kyçje anonime: Mozilla Firefox (3.0.7) — mozilla@example.com KDE Konqueror (3.5) — anonymous@ wget (1.10.2) — -wget@ lftp (3.4.4) — lftp@ Protokolli Gopher është sugjeruar si një alternativë e FTP-së anonime, si dhe Trivial File Transfer Protocol (TFTP) dhe File Service Protocol (FSP). FTP dhe shfletuesit e rrjetit Shumica e shfletuesve modernë të rrjetit dhe menaxhuesit e skedave (file manager) mund të lidhen në serverë FTP, megjithëse atyre mund të ju mungojë përkrahja për ekstensionet protokollare si FTPS. Kjo lejon manipulimin e skedave nga larg përmes FTP nëpër një ndërfaqe të ngjajshme me atë që përdoret për skeda lokale. Kjo bëhet përmes një FTP URL, e cila merr formën ftp(s)://<ftpserveraddress>  (p.sh., https://web.archive.org/web/20110927180542/http://ftp.gimp.org/). Një fjalëkalim mund të shtohet sipas dëshirës në URL, p.sh.:   ftp(s)://<login>:<password>@<ftpserveraddress>:<port>. Shumica e shfletuesve kërkojnë përdorimin e mënyrës pasive FTP, të cilën nuk mund ta mbajnë të gjithë serverët FTP. Disa shfletues lejojnë vetëm shkarkimin e skedave, por jo edhe ngarkimin në server. Punoj: Granit Karaj Referime Lidhje të jashtme RFC 959 – File Transfer Protocol RFC 1579 – Firewall Friendly FTP RFC 2228 – FTP Security Extensions RFC 2428 – FTP Extensions for IPv6 and NATs RFC 2640 – Internationalization of the File Transfer Protocol RFC 3659 – Extensions to FTP Servera VsFTPd (Unix) ProFTPd (Unix) Pure-FTPd (Unix) FileZilla Server (Windows) FTP Server Test (Online) Protokoll Lista e FTP komandave FTP Sequence Diagram Protokollet e Shtresës së Aplikacioneve
3452
Himni i Flamurit është himni kombëtar i Shqipërisë që nga shpallja e pavarësisë më 1912. Muzika e himnit vjen nga kënga patriotike rumune "Pe-al nostru steag e scris Unire" (rum. Në flamurin tonë është i shkruar Bashkimi), kompozuar nga nga Ciprian Porumbescu. Teksti u shkrua nga Aleksandër Stavre Drenova, - i cili mbështetet gjerësisht në tekstin që Andrei Bârseanu i kishte kushtuar këngës rumune - dhe njihet zyrtarisht në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si Himni i Flamurit. Sipas Lagush Poradecit, ky u zgjodh si himni i Shqipërisë sepse: “… kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer; vetë e dëshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymën, vetë e shënjtëroi, duke e dashur me zemër gjer në therori dhe më shumë e përtej vetëtherorisë. Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë...”. Me pak fjalë, kjo do të thotë që ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e “Betimit mbi flamur” ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemalit për ta njohur këtë këngë si këngën tonë mos e mer me ndegjo mu. "Himni I Flamurit" ështe i vetmi himn në botë që i kushtohet simbolit të flamurit. Himni Kombëtar Historia e Himneve Problemi i shqyrtimit të historisë së krijimit të himnit tonë kombëtar “Himni I Flamurit” shpreh lidhjen me njërit prej simboleve tona kombëtare. Në një vështrim të përgjithshëm, çështja e himneve kombëtare të vendeve të ndryshme është një problem i cili filloi të popullarizohej fillimisht në Angli, diku aty nga mesi i shek. XVIII. Në fakt, himne ka pasur edhe përpara kësaj kohe, por rëndësia dhe kuptimi i tyre nuk ka qënë në këtë shkallë kaq të rëndësishme të cilës i referohemi neve sot, pasi askush nuk e mendonte se ky llojformimi i ri muzikor do të përfaqësonte një nga gjetjet gjeniale të të shprehurit të shpirtit të popujve. Muzikologjia daton si të parin himn atë të Holandës, himn i cili i përket vitit 1572 - “Wilhelmus van Nassouwe”. Ndërkohë, himni me fjalët më te vjetra në origjinë i përket himnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh kryesisht nga folklori. Po në këtë arsyetim, himni më i gjatë në ekzekutim është “Marcha de la Patria”, i Argjentinës kompozuar nga Blas Parera në vitin 1813; ndërkaq himni kombëtar me më shumë vargje është ai i Greqisë etj. Pra siç e shohim, historia e formimit të himneve kombëtare është e ndryshme në vende të ndryshme. Me sa duket, në përcaktimin ose jo të një krijimi muziko-letrar si himn kombëtar, rol kryesor kanë luajtur edhe kontekste të caktuara, kryesisht historike në historinë e një vendi. Por ka edhe shembuj të tjerë. Këtu gjej rastin të përmend faktin, se p.sh himni zyrtar i Vatikanit u përcaktua në vitin 1949 me anë të një vendimi zyrtar të Selisë. Në bazë të himnit të Vatikanit qëndron muzika e kompozitorit francez Sharl Guno, i cili e shkroi këtë muzikë në vitin 1846 (vepra quhet “Marcia Pontificiale” dedikuar papa Piut të XI), muzikë e cila gati 100 vjet më vonë u vendos të ishte himn zyrtar i Selisë së Shenjtë. Dhe raste të tilla ka shumë[1]. Historia e Himnit Kombëtar "Himni I Flamurit" ose titulli i gabuar "Rreth Flamurit të Përbashkuar" me të cilin njihet më shpesh, është përdorur për herë te parë në 1912, me shpallen e Pavarësisë së Shqipërisë. Fillimisht himni ishte një marsh rumun i përdorur edhe si himn kombëtar. Kënga kleu bërë nga Ciprian Porumbescu ndërsa autor i tekstit Rilindasi Asdreni Deri më tani, poeti Lasgush Poradeci është ai i cili ka përshkruar dhe botuar i pari historinë e krijimit të himnit tonë. Në punimin “Himni kombëtar “Flamurit pranë të bashkuar dhe gjeneza e tij”[2], L. Poradeci bëhet kështu edhe rrëfyesi kryesor për këtë ngjarje madhore. Në rrëfimin e tij të tërheq vëmendjen një hollësi. Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se askush në ato çaste historike për Shqipërinë, nuk mendonte se ajo këngë e ngritur dhe e kënduar për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, do të ishte himni i ardhshëm. Ja ç’thotë Lasgushi: -…me fjalë të tjera, himni nuk u përgatit me qëllimin e posaçmë që të shërbejë si Himn Kombëtar, të përmbushë misionin e shenjtë të këngës simbolike zyrtare të popullit”. Nga këto radhë, por dhe nga zhvillimi i mëtejmë i historisë së Shqipërisë, vihet re se në kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashë mendjeje, që dikush të mendonte që në fillim të kishim himnin e pastaj të bënim shtetin, si në thënien: “buxhakun para oxhakut”. Shumë vite më vonë, poeti i shquar Migjeni shkroi poezinë me titull “Kënga që s’kuptohet”, kushtuar melodisë sonë kombëtare. Në përpjekje për ta zhvendosur titullin e poezisë nga konteksti i saj, do të shohim se ky emërtim qëndron fare mirë për të, nisur jo vetëm nga largësia nga data e krijimit të himnit, por dhe se shkrimet historike për gjenezën e himnit shqiptar, kanë shërbyer në të njëjtën kohë edhe si kronikë besnike e lindjes së tij, por dhe si alibi. Guiness Book Of Music Gjatë hulumtimeve të materialeve dokumentare rreth lëndës në fjalë, në librin “The Guinnes Book of Music”[3], është shkruar si më poshtë: "Himni I Flamurit” është pranuar si himn kombëtar i Shqipërisë në vitin 1912 Fjalët e himnit janë shkruar nga Asdreni Teksti i himnit është kompozuar nga Asdreni Media Kodi medial gjëndet i fshehur sepse meduat akoma nuk janë ngarkuar. Shih edhe Himni i Kosovës Himni i Evropës Lidhje të jashtme Hymni i Flamurit në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës. Dëgjo Hymnin Himne kombëtare Shqipëri
3462
Autor (latinisht "auctor") është krijuesi ose iniciatori i një vepre. Në varësi nga fusha krijuese kemi autorë të këngës, pikturës, filmit etj. Me rritjen e mundësive të komunikimit dhe përparimin e teknikës të aftë për prodhime vetjake në shumë vende është paraqitur edhe nevoja e mbrojtjes së të drejtave të autorit. Për këtë qëllim në shumë vende të botës kanë dalë ligje të ndryshme që bëjnë edhe përkufizimin termit. Ligje për autorët Në Republikën e Shqipërisë ligji për autorët e kinematografisë përcakton qartë se: "Autor" në kuptim të këtij ligji, është personi fizik ose personat fizikë, që falë aftësive të tyre janë në gjendje të krijojnë një vepër artistike, (letrare, muzikore, teatrale, kinematografike etj). Kriteret e vlerësimit të autorëve Kriteret e vlerësimit të autorëve dhe të elementëve estetikë përcaktohen në ligjin “Për te drejtën e autorit”. Autor i librit quhet personi fizik që krijon dhe realizon një vepër letrare, shkencore, artistike, tekst shkollor dhe të përafërta me to, të cilat botohen në formë libri brenda të cilit është shënuar emri i krijuesit dhe data e krijimit të tij. Autorët sipas fushave Autori i tekstit shkollor është personi fizik apo juridik që krijon, realizon një tekst shkollor dhe një mjet mësimor, i cili botohet në formë të shtypur apo elektronike. Shiko edhe Shkrimtari Skenaristi Burimi i të dhënave autoret Biografi Persona Gra sipas shtetit Gra sipas profesionit Gra shqiptare sipas profesionit
3470
Viti 2005 ka 365 ditë dhe nuk është vit i brishtë. Ngjarje 30 Janar - Zgjedhje parlamenatre në Irak. 19 prill - Papa Benedikt XVI u zgjodh si pasues i Papa Gjon Palit II. 3 Korrik - Zgjedhje parlamentare në Shqipëri. 19 Nëntor - Qyteti i New York-ut, i jep çmim nderi Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. 10 Dhjetor - Unnur Birna Vilhjálmsdóttir u zgjodh Miss World 2005. 30 Maj - İbrahim Tatlıses e mbajti koncertin e tij në Prishtinë. Katastrofa 7 Korrik - Shpërthime në stacione metro në Londër. 25 Korrik - Hurrikan Dennis. 23 Gusht - Hurrikan Katrina. 18 Shtator - Hurrikan Rita. Lindje Vdekje 26 Mars - Melihate Ajeti, aktore shqiptarë (l. 1935) 2 Prill - Papa Gjon Pali II, papë (l. 1920) 10 Korrik - Iliaz Fishta, ekonomist (l. 1926) 25 Gusht - Reyhan Angelova, këngëtarja bullgare (l. 1986) Pa data Datat e personave më poshtë nuk janë të shënuara në artikujt mbi biografinë e tyre: - Fejzullah Fejzullahu, shkrimtar shqiptarë (l. 1941) - Niko Nikolla, humoristë dhe satiristë shqiptarë
3475
Oda është një dhomë e zakonshme në një shtëpi tradicionale shqiptare, e përdorur për mikpritjen. Ajo merret si dhoma më e madhe dhe më e mirë e shtëpisë e cila ka vatrën dhe është e pajisur me disa zbukurime tradicionale shqiptare që vijojnë kryesisht nga mesjeta por edhe më herët. Përshkrimi Oda përdoret nga i zoti i shtëpisë për të pritur dhe argëtuar mysafirët. Zakonisht, pritësi dhe të ftuarit në odë janë burra të moshuar dhe burra të martuar. Deri në fund të shekullit XX, gratë dhe djemtë e rinj nuk lejoheshin të hynin në dhomë. Në oda, burrat flasin, marrin diskutime politike dhe këndojnë këngë epike deri në orët e vona. Gjatë një seance në odë, ngjarjet dhe traditat historike trashëgohen gojarisht përmes diskutimeve dhe këngëve. Në odat, dijet u shpërndanë brez pas brezi përmes këngëve dhe tregimeve epike. Gjatë shekullit XIX dhe XX – për të kundërshtuar ndalimet turke dhe serbe të gjuhës shqipe – odat u përdorën në mënyrë të fshehtë për mësime në shqip. Në Jugosllavi, shumë oda të Kosovës u shndërruan në klasa dhe shkolla shtëpiake për të ringjallë dhe ruajtur arsimin shqip. Referime Referime Traditë Shqip
3478
Kde domov můj (shqip: Ku është shtëpia ime) është himni kombëtar i Republikës Çeke. Tekstin e himnit e ka shkruar Josef Kajetan Tyl, kurse muzikën e ka komponuar František Škroup. Teksti në gjuhën çeke Kde domov můj? kde domov můj? Voda hučí po lučinách, bory šumí po skalinách, v sadě skví se jara květ, zemský ráj to na pohled; a to je ta krásná země, země česká, domov můj, země česká, domov můj. Himne kombëtare Çeki
3481
Ngjarje 1348 - Universitet i Karolit themelohet në Pragë. 1805 - Shfaqet për herë të parë Simfonia e 3-të e Beethowenit (Eroica) në teatrin e Vjenës nën drejtimin e tij. 1827 - Kimisti anglez John Walker shpiku kutinë e shkrepses prej druri. 1939 - Shqipëria sulmohet nga Italia fashiste. 1946 - KF Partizani luan ndeshjen e pare ne historine e tij. 1948 - Krijohet Organizata Botërore e Shëndetësisë. 1954 - Kanali Walb Tv 10 fillon transmetimin në Albany Georgia. 1969 – Ditëlindja simbolike e internetit, i cili sot feston 50-vjetorin. 2011 - Atifete Jahjaga, zgjidhet presidente e Republikës së Kosovës. Lindje 1924 - At Zef Pllumi, shkrimtar (V. 2007) 1939 - Vaçe Zela, këngëtare (V. 2014) 1944 - Gerhard Schröder, politikan gjerman, ish kryeministër i Gjermanisë 1954 - Jackie Chan, aktor, regjisor, këngëtar dhe kaskader kinez 1964 - Russell Crowe , aktor nga Zelanda e Re 1974 - Kledi Kadiu, balerin Vdekje 1498 - Charles VIII, mbret i Francës (lindi më 1470) 1614 - El Greco, piktor dhe sculptor spanjoll (lindi më 1541) Festa dhe përvjetore Dita Botërore e Shëndetit Prill
3483
Sali Berisha (15 tetor 1944, Viçidol) është një kardiolog dhe politikan shqiptar, që shërbeu si presidenti i dytë i Shqipërisë në vitet 1992–1997 dhe president i parë i zgjedhur nga parlamenti i dalë nga zgjedhjet e lira demokratike pas rënies së regjimit komunist. Berisha ka qenë kryeministër i Shqipërisë nga 2005 deri më 2013. Ka qenë kryetar i Partisë Demokratike dy herë, në periudhën 1991–1992 dhe sërish nga 1997 gjer më 2013. Aktualisht është deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Si një ish-sekretar komitetit të Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë te Universiteti i Tiranës, e braktisi karrierën si kardiolog dhe profesor i universitetit për t'u bërë lideri i Partisë Demokratike. Jetëshkrimi U lind në fshatin Viçidol të prefekturës së Kosovës (territorialisht sot është Qarku i Kukësit) në një familje besimtarësh myslimanë. Është i biri i Ramës dhe i Sheqeres. Berisha ka një vëlla të madh, Selimin, dhe motrës Hajrie. Për të lexuar e mësoi e motra kur ai vetë qe 5 vjeç. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë, ku rrinte pranë teknikumit mjekësor tek Medreseja. I apasionuar pas letërsisë dhe historisë, më 1963 nisi studimet për mjekësi në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua më 1967. Në vitin 1978 fitoi një bursë nëntëmujore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trajnime në Paris. Pasi përfundoi me sukses studimet atje, drejtoi një program kërkimor për hemodinamikë. Në vitet '70 u emërua profesor në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve 1980–1990 publikoi libra studimorë, tekste universitare dhe artikuj shkencorë në fushën e kardiologjisë brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjekësore me qendër në Kopenhagë, për kërkimin në shkencat mjekësore. Më 1989 iu dha titulli Profesor nga Universiteti i Tiranës. Roli në rënien e komunizmit Mbas vdekjes së diktatorit komunist Enver Hoxha, Berisha shpresonte që pasardhësi i tij, Ramiz Alia, do e zbuste politikën e ashpër staliniste të paraardhësit të tij dhe do të inkurajonte ndryshimet. Por bashkë me një numër në rritje të intelektualëve, studentëve dhe të rinjve punëtorë ai mbeti i zhgënjyer kur këto shpresa nuk u realizuan. Në vitin 1989 kur vendet e Evropës Lindore filluan të përmbysnin komunizmin, Berisha dhe mbështetësit e tjerë të reformave dolën më hapur me thirrjet për ndryshime në Shqipëri. Në tetor të vitit 1989, në një intervistë me Televizionin Shqiptar të kontrolluar nga shteti, ai i kërkoi regjimit të fillojë një program të gjerë liberalizimi. Intervista u regjistrua, por nuk u transmetua në televizion. Në gusht të vitit 1990, në një takim të disa intelektualëve shqiptarë me Ramiz Alinë, Berisha kërkoi lejimin e sistemit shumëpartiak dhe ekonominë e tregut. Në një artikull të botuar në gazetën "Bashkimi" më 17 shtator 1990, Berisha dënoi ato që ai i quante ”reforma kozmetike” të regjimit të Alisë. Pa pluralizëm politik, theksonte ai, nuk mund të ketë demokraci të vërtetë në Shqipëri. Në dhjetor të vitit 1990 ai iu bashkua që në ditën e parë demonstratave të studentëve, të cilat e detyruan regjimin të lejonte sistemin shumëpartiak. Me krijimin e partisë së parë antikomuniste, Partisë Demokratike, ai u bë një nga drejtuesit kryesorë të saj dhe në shkurt të vitit 1991 u zgjodh kryetar i Partisë. Sali Berisha është zgjedhur deputet i Parlamentit më 1991, 1992, 1997, 2001, 2005 dhe 2009. Jeta politike President (1992–1997) Pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, Berisha u zgjodh President i Republikës më 9 prill 1992. Gjatë mandatit si President i Republikës së Shqipërisë, Shqipëria u hap ndaj perëndimit; ajo u bë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 1995; nënshkroi Marrëveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe SHBA-në. Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvendësuan me ligje të reja të standardeve evropiane dhe u krijuan institucione të reja si Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që nuk ekzistonin më parë. Rënia e skemave piramidale në fund të viti 1996, në të cilat shqiptarët humbën miliona dollarë, çoi në demonstrata në të cilat njerëzit akuzonin qeverinë për vjedhjen e parave. Trazirat e krijuara si rezultat i kësaj në fillim të vitit 1997 e detyruan Berishën të dekretonte zgjedhjet e parakohshme në qershor 1997. Këto zgjedhje u fituan nga opozita dhe pas kësaj Berisha dha dorëheqjen si President. Kryetar i opozitës (1997–2005) Më pas Berisha ri-zgjidhet Kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti 1997 deri, i rizgjedhur në prill 2005 deri në 26 qershor 2013. Në vitin pasues Berisha e fut Partinë Demokratike në koalicion me partitë e qendrës së djathtë dhe në zgjedhjet e përgjithshme politike të mbajtura në pesë raunde në periudhën qershor-gusht 2001 zgjidhet drejtues i koalicionit. Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE / ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37 % të votave. Kryeministër (2005–2013) Me 3 korrik 2005, koalicioni prej pesë partive të qendrës së djathtë i drejtuar nga Sali Berisha ia arriti që të fitojë një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend dhe më 8 shtator 2005 me shumicë prej 81 votash të deputetëve zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë. Më 4 prill 2009 Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në NATO. Kjo u arrit falë reformave të kryera të qeverisë Berisha. Sipas revistës së mirënjohur amerikane Forbes Shqipëria ishte pothuajse i vetmi vend në Europë qe kishte rritje ekonomike dhe e konsideron Berishën si arkitektin e suksesit ekonomik të Shqipërisë. Më 28 qershor 2009 u mbajtën zgjedhjet e radhës për parlamentin ku koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike fitoi 70 mandate nga 140 te tilla. Zgjedhjet u certifikuan nga OSBE/ODIHR si zgjedhje që shënuan progres të dukshëm lidhur me regjistrimin e votuesve, procesin e identifikimit, kornizën ligjore, procesin e votimit, numërimit të votave dhe zgjidhjes së ankesave. Berisha ftoi LSI-në në koalicion, ftesë që u pranua nga z. Ilir Meta. Qeveria e re konsiderohet si qeveria e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjatë periudhës së qeverisjes nga qeveri e drejtuar nga Berisha, u ndërtuan më shumë se 10.000 km rrugë, duke lidhur me rrugë të asfaltuara mbi 900 fshatra me komunat dhe 169 komuna me infrastrukturën rrugore kombëtare. Për t'u përmendur janë rruga Tiranë-Elbasan dhe në mënyrë të veçantë, rruga Durrës-Kukës, që njihet ndryshe si "Rruga e Kombit", sepse lidh Kosovën me qytetin e Durrësit. Kjo e fundit përshkon Shqipërinë lindje-perëndim dhe është vepra më e madhe rrugore në historinë e Shqipërisë. Ndërtimi i kësaj rruge u kritikua nga Partia Socialiste si shumë e kushtueshme. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në një fjalim në Kukës gjatë ndërtimit të rrugës, theksoi se me paratë e harxhuara për ndërtimin e kësaj rruge do të ishin ndërtuar shumë rrugë të tjera në Shqipëri. Një tjetër arritje e qeverisjes së Berishës ishte sigurimi i energjisë elektrike pa ndërprerje për qytetarët shqiptarë për herë të parë në historinë e Shqipërisë. Gjatë qeverisjes së Berishës u krijuan kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO gjë që u realizua më 2 prill 2009. Gjithashtu u plotësuan të gjitha kushtet dhe kriteret për heqjen e vizave me vendet e Bashkimit Europian. Mbas miratimit të këtij vendimi nga Parlamenti Europian, ai hyri në fuqi më 15 dhjetor 2010. Sali Berisha është i martuar me Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Berisha zotëron gjuhën angleze, frënge, italiane,ruse dhe gjermane. Tituj e vlerësime ndërkombëtare Më 23 prill 1996 iu dha dekorata "Cavaliere di Gran Croce decorato di Gran Cordone dell'Ordine" nga Presidenti i Republikës së Italisë. Në vitin 2009, Universiteti i Prishtinës i dha Kryeministrit Berisha titullin "Doctor Honoris Causa". Referime Lidhje të jashtme Këshilli i Ministrave Sali Berisha - Amëza Zyrtare Presidenciale Biografi shqiptarësh Doktorë shkence - shqiptarë Lindje 1944 Politikanë shqiptarë Kryeministra të Shqipërisë Kryetarë të Shqipërisë Kryetarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë Mjekë shqiptarë Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë Njerëz që jetojnë Njerëz nga Malësia e Gjakovës
3486
Gopher merret si paraardhësi i shërbimit të njohur në internet "World Wide Web". Në ndërkohë vlera e këtij shërbimi është ka rënë. Emri "Gopher" vije nga "go for" me çka theksohet qëllimi i këtij shërbimi për shfletimin e një numri të madh të të dhënave. Pamja e përdorimit të tij është bazuar në mënyja, mirëpo shërben edhe për përdorimin e shërbimeve FTP dhe Telenet. Nga menytë e pamjes përdoruese nuk mund të vërehet se ku gjenden programet dhe regjistrat që janë të integruara në të. Përdoruesit i lë mundësin e përdorimit të treguesit në menytë. Në pamjen e përdoruesit është e mundur me shtypjen e tastaturave të tele komanduesit (miut) të aktivizohen urdhëresat. Në këtë aspekt i ngjanë shërbimit WWW. Edhe tek shërbimi WWW, nuk është e nevojshme të keni njohuri për shkrim të udhëzimeve, por ato i jepni me shtypjen e ndonjë pulle elektronike. Përparësia e shërbimit WWW ndaj shërimit Gopher, qëndron në pasurin e shërbimit WWW me standardet e HTML-së. Funksionet e shërbimit Gopher janë të thjeshta që nga menytë aktivizohen regjistrat. Shërbimin Gopher mundëson prezantimin e regjistrave të ndryshe por jo edhe redaktimin dhe përpunimin e tyre. Shfletuesit (Browser) modernë kanë aftësi të integrojnë shërbimin Gopher. Kjo do të thotë se me një shfletues modern është i mundshëm gjurmimi i adresave Gopher pa probleme dhe menytë e tij prezantohen si lista me nyje. Informatikë Internet
3487
Internet Relay Chat (IRC) (shqip: Komunikim/Bisedë e Bazuar në Internet apo shkurt Biseda IRC) është shërbim i internetit që përdoruesve të saj ju mundëson komunikimin tani për tani (live). Ky komunikim bëhet zakonisht me tekstet e shkruara, ku duhet theksuar se në kohët e fundit kjo vije duke u zgjerua edhe në komunikimin me ton (audio) dhe virtual (video). IRC-ja u krijua nga Jarko Oikaren në gusht 1988. Gjatë dekadës se fundit përdorimi i IRC ka rënë : që nga viti 2003 ka humbur 60% të përdoruesve (nga 1 milion në 400,000 në 2014) dhe gjysmat e kanaleve (nga gjysëm milioni në 2003). Në muajin mars të 2015 kanali më i madh është Freenode me afërsisht 99,000 përdorues. Disa thonë se ka shumë pak vetë që gjurmojnë e shfletojnë në internet por ka shumë më shumë që netë të tëra kalojnë në dhoma të tilla. Dhoma këtu janë njësit e gjithë hapësirës së ofruar për komunikim (Chat). Me hyrjen në ndonjë hapësirë të tillë ju prezantohen disa dhoma, varësisht prej shkallës së nivelit të komunikimit të pjesëmarrësve janë të radhitura sipas temave. Secila dhomë ka administratorin i cili është edhe drejtues i temës së shtruar dhe ai mund të vendosë që të largoi ndonjë pjesëmarrës të pa dëshiruar. Nga emrat e pjesëmarrësve në dhoma nuk mund të kuptohet aspak se më kë komunikohet. Aty mund të gjesh një vajzë që prezantohet si mashkull, plaku si fëmija e plotë kombinime të tjera që njerëzit mund të i paramendoni. Shumë persona janë edhe të sëmurë nga magjia e këtij komunikimi, me kalimin e kohës nuk mund të lidhen në internet pa hyrë në ndonjë dhomë. Referime Protokollet e Shtresës së Aplikacioneve
3488
Shërbimi Grup lajmesh (ang. Newsgroup me kuptimin Grupe lajmesh ) është shëbim që ju mundëson grupeve të mbledhura përdoruesish një vend takim (tabela e zezë), ku i lënë lajmet rreth temës së cilës i takon tabela e zezë. Në ndërkohë janë dhjetëra mijëra grupe të tilla të regjistruara në internet. Po thuaj se nuk ka dukuri mbi të cilën nuk ekziston një tabele e zezë (News group). Me dhjetëra mijëra lajmërime shënohen për çdo ditë në këto tabela, aty bëhen pyetje dhe përgjigje për temën, kuvendohet e gjera të ngjashme. Është pjesa më e çmendur e internetit, ku fatkeqësisht bëjnë pjesë edhe shumë tabela të zeza me pornografi. Sistemi i grupeve të lajmeve është i shpërndarë në rrjete të ndryshme. Ndër to më i popullarizuari është grupi "Usenet". Këto grupe përdorin disa shkurtesa si p.sh.: alt = alternativ, një mozaikë përmbajtjesh të krisura biz= komerciale, pa reklama comp = tema rreth kompjuterit misc = tema të tjera news = grup lajmesh mbi temën "tabela e zezë" rec = kohe te lirë, art sci = tema shkencore soc = tema sociale, kulturore, politike talk = biseda të ndryshme, pallavra Për të lexuar dhe marrë pjesë në këto grupe nevojitet një program lexues i këtyre shërbimeve që në boten e internetit i thonë "Newsreader". Shfletuesit modern si Netscape (versioni V3.0) dhe Internet Explorer (V4.0) kanë të integruar klientin "News-Client" dhe për pjesëmarrjen në këto grupe nuk kanë nevojë për programe plotësuese. Për aktivizimin e këtyre programeve, përdoruesit i nevojitet të japë të dhënat për shërbimin e grupit "News-Server". Zakonisht qendrat e shërbimeve të internetit "Provider" ofrojnë edhe shërbime për grupet e lajmeve, nga këto qendra mund të shkarkohen të dhënat e nevojshme për shërbyesit e grupeve "News Server". Preferohet që së pari të shkarkohet një listë e grupeve dhe pastaj të zgjidhet, sipas dëshirës dhe të abonohet. Temat në këto grupe kanë një hierarki, e cila fillon me hapjen e temës "Subject" së re nga përdoruesi i parë. Përdoruesi i dytë përgjigjet në atë temë, i treti inkuadrohet në temën e të dytit po ashtu përdoruesi i katërt e me radhë. Në këtë mënyrë krijohet një strukturë e degëzua që këtu thirret "Thread". Ju mund të startoni me një teme të tillë ose të përgjigjeni në ndonjë lajmë. Informatikë
3489
World Wide Web (shkurt WWW ose the Web; Rrjeti gjithë botëror) është një hapësirë informacioni ku dokumentet dhe burimet e tjera të internetit identifikohen nga Uniform Resource Locators (URLs), të ndërthurura nga lidhjet hypertext, dhe mund të arrihen nëpërmjet internetit. Shkencëtari anglez Tim Berners-Lee krijoi World Wide Web në vitin 1989. Ai shkroi programin kompjuterik të shfletuesit të parë në vitin 1990 derisa ishte i punësuar në CERN në Zvicër. Shfletuesi u publikua jashtë CERN-it në vitin 1991, së pari në institucione të tjera kërkimore që filluan në janar 1991 dhe në publikun e gjerë në internet në gusht të vitit 1991. World Wide Web ka qenë në qendër të zhvillimit të Epokës së Informacionit dhe është mjeti primar që miliarda njerëz përdorin për të bashkëvepruar në internet. Web faqet janë kryesisht dokumente tekst të formatuara dhe të shënuara me Hypertext Markup Language (HTML). Përveç tekstit të formatuar, faqet e internetit mund të përmbajnë imazhe, video, audio, dhe komponentë softueri që janë gjeneruar në shfletuesin e përdoruesit si faqe koherente të përmbajtjes multimediale. Burime të shumta web me një temë të përbashkët dhe zakonisht një emër domain-i i zakonshëm përbëjnë një faqe interneti. Faqet e internetit ruhen në kompjuterë që përdorin një server në internet, i cili është një program që u përgjigjet kërkesave të bëra në internet nga shfletuesit e internetit që funksionojnë në kompjuterin e një përdoruesi. Përmbajtja e faqes në internet mund të sigurohet nga një botues ose në mënyrë interaktive nga përmbajtja e krijuar nga përdoruesit. Faqet e internetit ofrohen për një mori arsyesh informative, argëtuese, komerciale dhe qeveritare. Historia Vizioni i Tim Berners-Lee për një sistem informacioni global të hiper-lidhur u bë një mundësi deri në gjysmën e dytë të viteve 1980. Deri në vitin 1985, interneti global filloi të përhapet në Evropë dhe Domain Name System (mbi të cilin është ndërtuar Uniform Resource Locator) ka ardhur në ekzistencë. Në vitin 1988 u bë lidhja e parë e drejtpërdrejtë midis Evropës dhe Amerikës së Veriut dhe Berners-Lee filloi të diskutonte hapur mundësinë e një sistemi të ngjashëm me rrjetin në CERN. Në Mars të vitit 1989, Berners-Lee lëshoi një propozim për menaxhmentin në CERN-it për një sistem të quajtur "Mesh", i cili referonte ENQUIRE, një bazë të dhënash dhe projektesh softuerësh që kishte ndërtuar në vitin 1980, që përdorte termin "web" dhe përshkroi n[ mënyrë më të detajuar një sistem të menaxhimit të informacionit i bazuar në lidhjet e ngulitura (en:embedded) në tekstin e lexueshëm: "Imagjinoni, pastaj, referencat në këtë dokument të gjitha që lidhen me adresën e rrjetit të asaj në të cilin janë referuar, kështu që gjatë leximit të këtij dokumenti ju mund të kaloni tek ata me një klikim të miut". Një sistem i tillë, shpjegoi ai, mund të referohej duke përdorur një nga kuptimet ekzistuese të fjalës hypertext, një term që ai thotë se u krijua në vitet 1950. Nuk ka asnjë arsye, vazhdon propozimi, pse lidhjet e tilla hypertext nuk mund të përfshijnë dokumente multimediale duke përfshirë grafikë, zë dhe video, kështu që Berners-Lee shkoi duke përdorur termin hypermedia. Funksioni web Siguria Privatësia Standardet Shiko edhe Interneti Fleta e rrjetit IEETF Referime Lidhje të jashtme The first website Early archive of the first Web site Internet Statistics: Growth and Usage of the Web and the Internet Living Internet A comprehensive history of the Internet, including the World Wide Web World Wide Web Consortium (W3C) W3C Recommendations Reduce "World Wide Wait" World Wide Web Size Daily estimated size of the World Wide Web Antonio A. Casilli, Some Elements for a Sociology of Online Interactions The Erdős Webgraph Server offers weekly updated graph representation of a constantly increasing fraction of the WWW The 25th Anniversary of the World Wide Web is an animated video produced by USAID and TechChange which explores the role of the WWW in addressing extreme poverty Internet World Wide Web
3494
Civilization është titulli i një loje vizuale e programuar për disa platforma llogaritëse. Përmbajtja Qëllimi i lojës është prezentimi i historis së zhvillimit ( lëmive të ndryshem si teknologjive të ndryshme, religjionit, etj.) të civilizacioneve të ndryshme në planetit tonë. Një libër i tërë ku bëhet përshkrimi i zbulimeve në historin e njerzimit dhe vlera e tyere në lojë e bëjnë këtë lojë edhe më interesante për nxënsit dembel. Loja fillon me ftesen e fisit (civilizacionit) që të bëheni prirës i tij në rrugën drejt historisë së njerzimit në tokë deri në fitore ( humbje ) absolute mbi civilizacionet tjera ose lansimi i anijes kozmike në gjithësi. Në këtë "rrugëtim" të historis së njerzimit lojtari ballafaqohet me vështërsi të ndryshme të lojës por edhe me njohurit e tij mbi historin e kulturës njerzore, duke filluar me shuarjen apo integrimin e fiseve, të arriturat materiale, deri tek diplomacia e shkallës më të lartë. Rreth botimit Autori:MicroProse Botesi:MicroProse Mosha e dedikuar Preferohet për nxënsit nga klasa e 5 por varrësisht nga shkalla e vështirësisë bënë edhe ër të rritur. Viti i prodhimit Paisjet Platforma Versionet e para kanë qenë edhe për platforma më të dobëta ndërsa verzionet e reja kërkojnë janë për platformat e reja. Janë të njohura platformat si MS-DOS, Macintosh dhe Amiga në të ciat është luajtur deri më tani (2005). Media Për platformen Amiga është përdorur Floppy ndërsa për platformat tjera apo për verzionet nga Civilization II përdoren lexuesit e CD. Për verzionin Civilization IV nevojitet një lexues i DVD-së. Dirigjuesit Dirigjimi i figurave zakonishtë bëhet me miun e kompjuteritt por lenë mundësin edhe me taster. Dizajni Disajnin e ka pregatitur Sid Meyer. Funksionimi Figurat lëvizëse Nuri i figurave (llojeve të luftarëve) është rritur nga verzioni në verzion. Objektet Veprime tjera Numrii i civilizcioneve silet nga 8 deri në 20 varsisht nga pjeset mbështëse që mund të baren nga iterneti. Verzionet Kjo lojë është një lojë vizuale serike e cila në një farë mënyre në serit e reja i shfrytëzonë mundësit e teknologjis programuese të kohës si dhe hapsira e lirë që krijohet nga këto teknologji mbushet me elemente të reja. Mirëpo baza e koncepti i lojës mbetet e njëjtë, lojë edukative vizuale që kërkon veprime logjike të bazuara në histori nga lojtarët. Njohurit e lojtarit nga historia e përgjithëshme e njerzimit edhe pse në verzionet e para kanë qenë jo aq të rëndësishme në verzionet pasuese, këto njohuri gjithnjë e më shumë kanë fituar në peshë. Në këtë kuptim edhe vetë njohurit nga verzioni i parë i lojës edhe pse nuk janë kusht për luajtjen e verzioneve të më vonëshme e ndodhë edhe që paraqiten si pengesa ato ndihmojin dukshëm në njohjen e dukurive, veprimeve si dhe funksioneve të figurave. Civilization I Civilization II Civilization III Civilization IV Verzioni i IV-të, edhe pse me shumë mundësi programuese e grafike, duket që nuk e ka gjetur një vend stancionim dhe i ngjanë më tepër një vendpunishte të autorve. Është në pyetje shija e lojtarëve apo mangësia e autorit përgjegjës për të vendosur kjo nuk dihet, mirëpo vërehen konturat që mundsia për të vendosur se si do të stacionohet në një verzion të vërtetë është në këtë variacion. Loja i ngjanë më shumë një variacioni me më shumë variacione, ashtu që lojtari ka shumë për të zgjedhë, aq shumë sa që lojës si lojë i hupë d.m.th. edhe pse baza mbetet e njëjtë. Duke filluar nga menya kryesore fillon degëzimi i varacioneve. Në anën tjetër shpjegimet për funksionet e figurave, kur të merren parasysh zhvillimet teknologjike janë të mangëshme. Gjë që e ka veçuar këtë lojë nga lojrat e ngjajshme "bala-bala". Po këtu tek shpjegimet duket që ka një tendencë, apo janë hapësirat që në të ardhëmen të futen shpjegimet siç kanë qenë por edhe të përparuara, në lojë dhe në realitet. Mbetet të shihet se si do të përparojë "civilopedia" kur duket se themelet për ndërtimin e ri të saj janë hedhë. Ky verzion lirisht mund të quhet verzioni i "pullës së majt". Po thuaj se fare nuk është futur në përdorim pulla e djathtë e miut. Shkruhet diku për zbarkimin e trupave nga anijet që mund të përdoret, por në realitet duket që nuk ka nevojë të përdoret pasi që dora automatizohet me konceptin e lojës dhe e kryen edhe këtë funksion me pullën e majtë. Dihet që "sekretet" e lojës janë magjia e lojës, mirëpo kur sekretet nuk kanë të bëjnë me konceptin e lojës atëherë ato lirisht mund të themi se kemi të bëjmë me mangësi shpjegimesh të funksionimit të lojës. Kështu bije fjala kjo magësi apo "sekret" haset tekë përdorimi i resurseve luks dhe ato për prodhimin e mallrave. Në shpjegim kemi thjeshtë + një fuqi ushqyese, +një fuqi prodhuese +një fuqi tregtimi, mirëpo nuk jepet shpjegimi se bëhet fjalë vetem për fushën ku gjendet resursi apo për gjithë rrjetin e qyteteve. Fuqia shëruese-rritëse dhe ajo lukse vërehet se vlenë për gjithë rrjetin mirëpo fuqia ushqyese, prodhuese dhe ajo tregtuese mbeten sekrete që duhet vetë lojtari ti zbulojë. Si do që të jetë, autorve ju mbetet që të bëjnë diçka me këto resurse, a so ti paraqesin si miniera të pastërta me x-mineral apo ndonjë kombinim me minierat tjera që prodhojin demek me kapacitet më të vogël sepse kur në terori e gjenë b.f. përpunimin e bakrit, atëherë në miniera të ndryshme e nxjerr ata nga mineralet tjera. Nuk ka kuptim në teori e gjenë përpunimin ndërsa në praktik duhesh me pritë a po e gjenë a jo. E gjenë bakrin e pastërt kualiteti i produkteve ka një +, tjertë kanë të njëjtin produkt me -, si tek luksi dhe shërimi qyteti rritet por ka -. Risit nga versioni i III janë të shumta në dimensionshmërin e lojës. Qeverisja duke filluar nga përzgjedhja e kandidatit për qeverisje të civilizacionit me veti personale, e deri tek shumëllojshmëria e religjioneve. Është çudi se si nuk e kanë futur një pasqyrim nga realiteti edhe tek kandidati, revulucionet ndodhin ndërsa kandidati demek fillozofia karakteristike e tij mbete. Së paku në këtë pikë lojtari do të duhej të kishte mundësin e zgjedhjes së ndryshimit kur dihet që mundësia teknike ekziston për këtë funksion, ajo ekonomike nuk dihet. Civilizacionet që kalojnë ndryshimet pa trazira në anën tjetër për këtë arsye nuk mund të bëjnë ndryshime dhe i mbesin besnik fillozofis së kandidatit të parë, përndryshe revulucioni nuk ka kuptim vetem për ndryshime administrative. Civilization V Lidhje të jashtme [http://www.2kgames.com/civ4/home.htm The Official Take2 Civilization IV website] The official Firaxis Civilization III website Apolyton: site about most games in the Civilization genre Civfanatics: site covering Civ I, Civ II, Civ III, and Civ IV. CivGuide: Strategy and more for Civilization IV' civ.org.pl : a bilingual site (English and Polish) covering the majority of civilization-style'' games Civilization FAQ Info about Civilization for ZX Spectrum Lojëra vizuale
3499
Universiteti i Tiranës është universitet publik në Tiranë. Është universiteti më i madh dhe me reputacionin më të mirë në Shqipëri. Historiku Universiteti i Tiranës është themeluar me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Nr. 207, datë 30.05.1957, me emrin “Universiteti Shtetëror i Tiranës”. Universiteti i Tiranës në krijimin e tij kishte 6 fakultete. Fillesat e para për ngritjen e këtij institucioni të parë të arsimit të lartë në Shqipëri i gjejmë në vitin 1946, kur u hap Instituti i Lartë Pedagogjik dy vjeçar dhe në vitin 1947, kur u hap Instituti i Shkencave. Gjatë viteve 1946-1956 funksiononin në Tiranë gjashtë institute të larta: Instituti Pedagogjik, Instituti Politeknik, Instituti Mjekësor, Instituti Bujqësor, Instituti Ekonomik dhe Instituti Juridik. Mbi bazën e këtyre instituteve u themelua institucioni i parë i arsimit të lartë i tipit Universitet që u quajt Universiteti Shtetëror i Tiranës. Ky institucion u krijua për të plotësuar nevojat në rritje të vendit për specialistë të kualifikuar. Në rritjen dhe konsolidimin e institucionit një kontribut të madh dhanë një numër i madh profesorësh të kualifikuar në universitetet e huaja. Në vitin e parë akademik 1957-1958, universiteti kishte 3613 studentë. Studentët do të diplomoheshin në 15 specialitete. Në vitin 1967, universiteti mori formën e vet të plotë me ndërtimi e kampusit të parë të tij duke i dhënë këtij universiteti një dinamizëm më të madh. Kështu, pas 20 viteve nga krijimi, në vitin 1977 numri i studentëve pa shkëputje nga puna arriti deri në 8880. Duhet theksuar që në këto vite të para ishin diplomuar 21368 studentë të cilët më pas u angazhuan në sektorët më të vështirë të jetës së vendit. Në vitin 1991, nga UT-ja (në atë kohë me 11 fakultete) u shkëputën fakultetet inxhinieike dhe u krijua Universiteti Politeknik i Tiranës me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 215, datë 15.07.1991. Në janar të vitit 2013 Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike (ish-Fakulteti i Infermierisë) u shkëputën nga Universiteti i Tiranës për të krijuar Universitetin e Mjekësisë. Akademia Sot, Universiteti i Tiranës është universiteti më i madh publik në vend. Ai përbëhet nga 8 njësi kryesore, njësi bazë dhe njësi të tjera, ka 174 programe në të tre ciklet e studimit, staf akademik të brendshëm me kohë të plotë 779 pedagogë dhe rreth 27000 studentë. Universiteti i Tiranës, falë traditës, nivelit të lartë të përgatitjes, kualifikimit dhe atestimit, mbetet universiteti më i kërkuar në Republikën e Shqipërisë. Ai synohet nga shumica e nxënësve, që mbarojnë shkollat e mesme në Republikën e Shqipërisë dhe në trojet shqiptare jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë. nga qëllimet e Universitetit të Tiranës ka qenë njohja e tij ndërkombëtare. Kjo ëndërr tashmë është realitet me përfshirjen e tij si institucion partner në disa programe bashkëpunimi të Komisionit Europian si Tempus, Erasmus Mundus Action 2, IPA me konkretisht: JoinEU-SEE, Basileus, Pacinno, Eureqa, Tempus Interface.  Nga projektet e mobilitetit JoinEU-SEE dhe Basileus kanë përfituar të gjitha strukturat e UT, studentët, stafi akademik dhe ai administrativ. Një risi e Universitetit të Tiranës ka qenë ngritja e Qendrave të Karriesës në të gjitha fakultetet e UT-së.  Këto qendra shërbejnë si urë lidhëse midis studentëve dhe tregut të punës, duke krijuar kontaktet e duhura me punëdhënësit potencial, me qëllim promovimin e studentëve të Universitetit të Tiranës dhe kërkimin e mundësive të reja të punësimit.  UT ka nënshkruar edhe shumë marrëveshje bashkëpunimi me universitete dhe institucione të ndryshme evropiane dhe botërore. Këto marrëveshje kuadër kanë si qëllim shkëmbimin akademik dhe studentor, programe kërkime të përbashkëta, shkëmbime akademike në botime, revista, organizmin i konferencave të ndryshme etj.  Ai gjithashtu është anëtar i shumë rrjeteve të huaja si : UNICA, UNIMED, CMU etj. Fakultetet Fakulteti i Ekonomisë Fakulteti i Drejtësisë Fakulteti i Shkencave të Natyrës Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Fakulteti i Shkencave Sociale Fakulteti i Histori-Filologji Shih edhe Universiteti i Prishtinës Universiteti i Novi Pazarit Universiteti Shtetëror i Tetovës Universiteti i Evropës Juglindore Rrjeti i Universiteteve të Ballkanit Universiteti Veror i Prishtinës Seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare Lidhje të jashtme Faqja Zyrtare Universiteti i Mjekësisë, Tiranë Universiteti Politeknik i Tiranes Universiteti Pavarësia Vlorë Universiteti i Tiranës Referime Arsimi në Tiranë Universitete në Shqipëri Universitete në Evropë
3500
Akedemia e Shkencave është institucion i lartë shtetëror ose shoqatë e përhershme dijëtarësh e njerëzish të kulturës, që merret me organizimin e drejtimin e punës shkencor edhe me kërkime e studime. Akademia e Shkencave e Shqipërisë Akademia e Shkencave e Shqipërisë u hap në vitin 1972 me përpjekjet e profesor Aleks Buda, i cili u emërua dhe presidenti i parë i saj. Fillimisht kishte 17 anëtare dhe 5 anetarë korespodentë. Shiko edhe këtë Teki Biçoku Lidhje të jashtme Shkencë
3501
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë është një bibliotekë kombëtare shqiptare me qendër në Tiranë. U themelua në 1920 më 10 korrik dhe u inaugurua më 10 dhjetor 1922. Historia Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë (më tej BKSh), si institucion i parë shte­të­ror, publik e laik, mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun 1920. Si bërthamë e saj shërbeu fondi i bibliotekës së “Komisisë Letrare Shqipe”. Më 1920 ky fond u vendos në Ministrinë e Ar­simit, Tiranë. Mbas vitit 1920 u bënë përpjekje për pasurimin e këtij fondi, si dhe për rior­ga­ni­zimin e bibliotekës si institucion kombëtar. Në momentin e përurimit si BKSh, 1922, ajo kishte rreth 6.000 vëllime. Për periudhën e paraluftës, spikat veprimtaria e saj në vitet e Mbretërisë Shqiptare (1928-1937), kur ins­titucioni drejtohej nga atdhetari dhe lëvruesi i gjuhës shqipe Sotir Kolea. Pas Luftës së Dytë Botërore Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti BKSh me një koleksion prej 15.000 vëllimesh. Ajo u vendos në një nga ndërtesat më të mira të asaj kohe, e cila shërben edhe sot si “aneks” i saj. Koleksionet me karakter albanologjik u rritën kryesisht si rezultat i konfiskimit të disa librarive dhe bibliotekave private të personaliteteve të kul­tu­rës. Ndër bibliotekat private të pasura me vëllime të llojlloshme dhe kryesisht albanologjie vlejnë të përmenden bibliotekat e Mit'hat bej Frashërit, Lef Nosit, Mustafa Krujës. Në fund të vitit 1947 fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime. Ngjarje me rëndësi për BKSh, por dhe për kulturën kombëtare, ishte dalja më 31.05.1948 e dekretit "Mbi dërgimin e detyrueshëm të shtypshkrimeve Bibliotekës Kombëtare", sipas të cilit asaj i dërgoheshin falas një numër ekzemplarësh të çdo shtypshkrimi të vendit. Ky de­kret i dha mundësi BKSh të kryejë rolin e qendrës arkivore të të gjitha botimeve të ven­dit dhe të botojë më pas Bibliografinë Kombëtare të librit shqip. Dekreti është ndry­shuar e plotësuar disa herë. Botuesit detyrohen t’i dërgojnë BKSh nga 5 kopje të çdo botimi të tyre. Nga institucion në var­tësi të Institutit të Shkencave, në vitin 1959 BKSh kaloi në vartësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. Në vitin 1966 ajo u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës, ku gjendet dhe sot. Në fund të vitit 1947 fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime. Ngjarje me rëndësi për BKSh, por dhe për kulturën kombëtare, ishte dalja më 31.05.1948 e dekretit "Mbi dërgimin e detyrueshëm të shtypshkrimeve Bibliotekës Kombëtare", sipas të cilit asaj i dërgoheshin falas një numër ekzemplarësh të çdo shtypshkrimi të vendit. Ky de kret i dha mundësi BKSh të kryejë rolin e qendrës arkivore të të gjitha botimeve të ven dit dhe të botojë më pas Bibliografinë Kombëtare të librit shqip. Dekreti është ndry shuar e plotësuar disa herë. Botuesit detyrohen t’i dërgojnë BKSh nga 5 kopje të çdo botimi të tyre. Nga institucion në var tësi të Institutit të Shkencave, në vitin 1959 BKSh kaloi në vartësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. Në vitin 1966 ajo u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës, ku gjendet dhe sot. Ndryshimet demokratike të viteve ’90 sollën mundësi ndryshimi edhe në politikat e Bibliotekës Kombëtare. Nga modeli i bibliotekave të Europës Lindore, me kufizime të skajshme në sigurimin e informacionit dhe shfrytëzimin e disa kategorive të literaturës, ajo kaloi në heqjen e barrierave kufizuese të kësaj natyre, duke shkuar drejt lirisë së plotë të informacionit për përdoruesit. Orari i shërbimit për publikun Lidhje të jashtme http://www.bksh.al/ Burime Tiranë Biblioteka në Shqipëri Kultura kombëtare shqiptare
3502
Instituti i Agrokulturës u hap në vitin 1951. Shiko dhe këtë Lidhje të jahtme
3504
Muzeumi i Shkencave të Natyrës "Sabiha Kasimati" në Tiranë u themelua në vitin 1948, si pjesë e Institutit të Shkencave. Nëntë vjet më pas, në kohën e krijimit të Universitetit të Tiranës, ai kaloi nën vartësinë e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, pranë Katedrës së Zoologjisë (pjesa zoologjike dhe botanike). Ndërsa pjesa e Mineralogji-Paleontologjisë, kaloi nën varësinë e Fakultetit të Gjeologji-Minierave (sot pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës). Në vitin 1969 u riorganizua dhe u pasurua. Në vitin 1996, muzeu veçohet si Njësi Shërbimi Universitar, në varësi të Shkencave të Natyrës. Në muze ka mjaft eksponate nga bota e kafshëve të Shqipërisë, atje ndodhet i ekspozuar një koleksion nga fauna ekzotike, gjithashtu ka eksponate të drurëve e shkurreve kryesore si dhe herbarin e bimëve industriale. Sektori i gjeologjisë ekspozon mineralet dhe shkëmbinjtë kryesorë të vendit etj. Ne kohet e fundit Muzeu ka kaluar ne nje ndertese tjeter ne afersi te tregut te Elektronikes. Ndërtimi Burimi Shiko dhe këtë Muze në Shqipëri Tiranë Themelime në Shqipëri në 1948
3506
Mali i Dajtit është një mal në Shqipëri që arrin një lartësi prej 1613 metra. Ndodhet në një afërsi prej 26 kilometrash nga Tirana me rreth 26 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore, të cilat mbulojnë rreth 80 % të territorit, bimësh e barishtore ,kafshët dhe shpendët e egra, dy majat dominuese, “ballkonet”, që qëndrojnë mbi shkëmbinjtë e pjerrët, dëborën e dimrit dhe lartësinë relativisht të madhe nga niveli i detit, duke filluar nga 300 metra deri në lartësinë 1613 metrash të majës më të lartë, në të 4 zonat fitoklimatike e me një kundërdrejtim që siguron mjaftueshmërinë e ditëve me diell, e për konsekuencë me një klimë më të freskët e me ajër më të pastër se pllaja ku shtrihet Tirana. Mali i Dajtit i shpallur “Park Kombetar” me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr 9248, dt. 6.2.1966, ka sot një sipërfaqe prej rreth 3300 ha dhe me perspektive zgjerimi deri ne rreth 11000 ha. Ai është në juridiksionin dhe administrimin e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Tiranë. Mali i dajtit eshtë cilesuar si mushkria e Tiranës. Siper ne maje mund te shikosh te gjithe Tiranen. Shiko dhe këtë Mali me Gropa - Bize - Martanesh Parku Kombëtar i Qafë Shtamës Mali Lidhje të jashtme Parku Kombëtar "Mali i Dajtit" - Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë Vizituar më 18.09.2016. Referime Gjeografia e Shqipërisë Dajti Zona të mbrojtura të Shqipërisë Gjeografia e Tiranës
3507
Muzeu i Kulturës Kombëtare u hap në vitin 1948 në Tiranë. Shiko dhe këtë Lidhje të jashtme Muze në Shqipëri Tiranë
3508
Lista e numëruar e artikujve ` Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai përfton, ruan dhe studion, provat materiale dhe jo materiale të trasha Lista e numëruar e artikujve Lista e numëruar e artikujve ëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin dhe argëtimin. Ai organizon dhe mundëson gjithashtu aktivitetet, të cilat përkra Lista e numëruar e artikujve hin vizionin dhe misionin e tij. “Muzeu Historik Kombëtar” u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. Godina e “Muzeut Historik Kombëtar” zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2 dhe ka sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2 dhe një vëllim të përgjithshëm prej 81.000 m3. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu është konceptuar që prezantimi i tij të bëhet nëpërmjet tetë pavioneve. Pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar Pavijoni i Lashtësisë është pavioni më i rëndësishëm dhe nga më të pasurit në “Muzeun Historik Kombëtar” me afro 400 objekte të ndryshme. Objektet e paraqitura nisin me paleolitin e vonë, ku kultura prehistorike dëshmohet e gjallë dhe e fuqishme në trojet tona. Në stendat e muzeut gjenden bjekte që i përkasin epokës së bronzit (2100-1200 para Krishtit) si dhe objekte të epokës së hekurit (1200-450 para Krishtit), periudha këto që përvijojnë tiparet e popullit ilir. Prej shekullit të VII para Krishtit kemi vendosjen e kolonive helene gjatë vijës bregdetare të detit Jon dhe Adriatik. Nga kjo periudhë i kanë rezistuar kohës disa enë prej qeramike dhe disa shpata. Pavarësisht nga ndikimi helen qytetërimi ilir thekson dukshën karakterin autokton të tij, e cila dëshmohet me origjinalitetin e armatimit ushtarak. Në “Muzeun Historik Kombëtar” gjendet pafka prej argjendi e një princi ilir, e cila është zbuluar në një varr monumental në Selcën e Poshtme. Në pafkë paraqitet një luftëtar ilir i armatosur, i cili ka hipur mbi kalë. Prapa krahëve të tij paraqitet një dragua. Jeta kulturore e ilirëve nuk mund të perceptohet pa hyjnitë e tyre, sidomos në shekujt IV-I para Krishtit. Hyu i luftës Medaur paraqitet me anën e një kalorësi të armatosur dhe hyu i detrave Redon paraqiet në formën e një koke burri në profil. Një figurinë bronxi paraqet sfinksin me fytyrë të bukur femre, krahë shqiponje dhe kthetra luani. Objekti është gjetur në Antigone dhe daton në shekullin III para Krishtit. Interes të veçantë paraqet "Mozaiku i Mesaplikut", i cili u zbulua në vitin 1979 nga arkeologu Damian Komata dhe prej vitit 1981 gjendet në "Muzeun Historik Kombëtar" në Tiranë. Mozaiku ka përmasa 230x349 centimetra dhe përbëhet prej gurësh të vegjël kubikë duke krijuar figura zoomorfe. Figura kryesore në mozaik është ajo e një burri. Ai  paraqitet në profil duke buzëqeshur dhe në kokë mban një kësulë me antenë, në të cilën është lidhur një kordele dyshe. Përpara fytyrës së personit është shkruar një frazë e vendosur në formë kolone që lexohet APARKEAS, i cili mendohet të ketë qenë emri i ktitorit të mozaikut. Një kryevepër mozaiku është "Bukuroshja e Durrësit", e cila daton që nga shekullin IV para Krishtit. Mozaiku paraqet portretin e një gruaje dhe është i punuar me gurë zalli të formave të ndryshme. Në qendër të mozaikut paraqitet koka e bukuroshes, e cila rrethohet nga bisqe të mëdhenj me dredhëza, rrotëza, lule zambaku e lule kambane, që mbushin njëkohësisht të gjithë sipërfaqen e mozaikut. Pavijonit të Mesjetës i janë kushtuar dy salla ku vizitorët kanë mundësi të njihen me zhvillimitn ekonomik, social, politik dhe kulturor të shqiptarëve në periudhën nga shekulli VI e deri në atë XV. Nëpër stendat e muzeut gjenden mjaft dokumenta, të cilat dëshmojnë për qëndresën e popullit shqiptar ndaj pushtimeve të huaja bizantine, anzhuine, serbe, osmane. Në vitrina të ndryshme janë paraqitur objekte origjinale të prodhimeve artizanale, monedha të principatave shqiptare, stema të princave arbërorë etj. Një vend të veçantë zë ekspozimi i një numri të madh veprash arti e arkitekturore si kalatë e Beratit, Shkodrës, Prizrenit dhe Durrësit. Në muze gjendet porta monumentale e Manastirit të Gjon Vladimirit në Elbasan me stemën e princit Karl Topia. Kjo portë daton në shekullin XIV. Po në këtë shekull kemi edhe Epitafin e Gllavenicës, i cili daton në vitin 1373 dhe është zbuluar në qilarin e një shtëpie të rrënuar në afërsi të Ballshit. Epitafi i Gllavenicës është i qëndisur me fije ari në mëndafsh të butë nga dora e murgut Savia me porosi të Gjergj Arianitit. Pavijoni i Rilindjes Kombëtare jep një pasqyrë të plotë të zhvillimit ekonomik, politik e kulturor të Shqipërisë nga fillimi i shekullit XIX deri në prag të Shpalljes së Pavarësisë. Epoka e luftërave të Skënderbeut paraqitet e lavdishme, sepse me emrin e tij, për 25 vjet me radhë, u frymëzua lëvizja antiosmane e botës së krishterë. Nëpërmjet objekteve të ekspozuara në stenda dhe vitrina, vizitori ka mundësi të njohë nga afër prodhimet e mjeshtrave artizanë shqiptarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë si në Shkodër, Prizren, Elbasan, Berat, Korçë etj. Një hartë paraqet grafikisht lidhjet tregtare midis qyteteve të vendit me ato të Ballkanit dhe më gjerë. Pavijoni i Pavarësisë çelet me veprimtarinë e Qeverisë Kombëtare të Vlorës dhe organizimi i shtetit të pavarur shqiptar. Më tej, vizitori nëpërmjet dokumentave dhe hartave ka mundësi të njihet me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 lidhur me kufijtë e Shqipërisë, me pazaret e Fuqive të Mëdha në dëm të tokave shqiptare, me qëndrimet e prera të përfaqësuesve të Qeverisë Kombëtare të Vlorës, si dhe me protestat popullore në mbarë vendin për të kundërshtuar këto vendime. Në këtë pavion një vend të rëndësishëm zë Lufta e Vlorës e vitit 1920 si dhe veprimtaria e qeverisë së kryesuar nga Fan Noli në vitin 1924. Pavijoni i Ikonografisë ka të ekspozuar një koleksion prej 65 ikonash të shekujve XIV-XIX, ku vizitori njihet me mjeshtrat e mëdhenj të ikonografisë shqiptare duke filluar me Onufrin, të birin Nikollën, Onufër Qipriotin, Kostandin Shpatarakun, David Selenicasin, Kostandin e Athanas Zografin, Mihal Anagnostin, vëllezërit Çetiri, Kostandin Jeremonakun e shumë autorë anonimë. Ikonografia lindi, triumfoi dhe u zhvillua bashkë me krishtërimin. Ikonat pikturohen mbi dërrasë dhe më pas vendosen në ikonostas sipas një renditje të caktuar. Arti bizantin i pikturimit të ikonave i nënshtrohej rreptësisht kanoneve të kishës. Ikonografit nuk i lejohej të ndryshonte përmbajtjen dhe rregullat që përcaktonin kanonet e shenjta dhe tradita e kishës. Fytyrat e shenjtorëve që paraqiten nëpër ikona shprehin asketizëm dhe përulësi, sepse ata kanë qenë njerëz që kreshmonin, luteshin dhe bënin jetë të përkushtuar ndaj Perëndisë. Pavioni i Etnokulturës paraqet kostume tradicionale shqiptare të krahinave të ndryshme të Shqipërisë. Ato i përkasin shekujve XIX-XX. Origjina e tyre është nga të gjithë trevat: kostume tradicionale të Tiranës, të Zadrimës, të Korçës, të Gjirokastrës, Kukësit, Labërisë, etj. Ky koleksion pasurohet me 32 kostumet arbëreshe të shqiptarëve të Italisë. Pavioni i Etnokulturës shqiptare, u krijua në vitin 2005 dhe përmban rreth 250 objekte. Pavijoni i Luftës Antifashiste në të cilin paraqiten ngjarjet që nga Lufta e Vlorës (1920), duke vazhduar më pas me ngjarjet në vitet `20 -`30 pas ardhjes në pushtet në Itali të diktaturës fashiste të Benitto Musolinit. Rëndësi i kushtohet Luftës së Spanjës dhe vullnetarëve shqiptarë që morën pjesë. Për herë të parë, në këtë pavion zë vend edhe antifashizmi në Çamëri, organizimi i popullsisë së kësaj krahine në rezistencën antifashiste. Në pavion ka shumë relikte të dëshmorëve apo heronjve të popullit, rënë në luftë kundër nazifashizmit italo-gjerman. Pavioni i Antifashizmit ka rreth 220 objekte dhe është ngritur në vitin 2004. Pavijoni i Genocidit Komunist është çelur në vitin 1996 dhe përfshin ngjarje nga viti 1944-1991. Ky pavijon përmban 136 objekte. Në vitrinat e para të tij jepen fakte, foto e dokumenta që paraqesin krijimin e forcave politike si "Balli Kombëtar" dhe "Legaliteti". Në vazhdim vizitori njihet me denoncimin e Marrëveshjes së Mukjes nga këto forca nacionaliste. Vend të gjerë më pas zë pasqyrimi me shumë dokumenta e foto i operacioneve të spastrimit të forcave antikomuniste, gjyqi special ndaj kundërshtarëve politikë të kohës së luftës, si dhe likuidimi i opozitës antikomuniste. Në vitrina vizitori njihet gjithashtu me relikte të shumta të personave të dënuar apo të pushkatuar nga rregjimi i kohës. Drejtorët e MHK-së në vite Lidhje të jashtme Web: [ http://www.mhk.gov.al] Lista e numëruar e artikujve Lista e numëruar e artikujve Tiranë Muze në Shqipëri Ndërtimtari Themelime në Shqipëri në 1981
3510
Termi protokoll rrjedh nga fjala greke (protokollen : proto që do të thotë i pari dhe kollo, që do të thotë ngjitës). Kjo u referohet fletëve të letrës ngjitëse në faqen e parë të dokumenteve noteriale, duke i dhënë autenticitet. Historia tqr Që në kohërat më të lashta, në procesin e zhvillimit historik të diplomacisë, janë zhvilluar disa norma të mirësjelljes në të cilat zënë fill burimet e asaj që sot ka kuptimin e protokollit diplomatik. Përderisa mënyrat e mira të sjelljes, në kontaktet e përditshme me njerëz të ndryshëm, duhet të jenë të vazhdueshme, protokolli është një drejtim i këtyre rregullave që përshkruan mënyrat e mira të sjelljes në jetën zyrtare dhe në ceremonitë protokollare. Ky është sistem i njohur i mirësjelljes ndërkombëtare. Por, jo gjithherë dhe jo gjithkush e realizon këtë protokoll, i cili ka qenë pjesë e jetës me mijëra vjet. Paralelisht me zhvillimin e luftërave ose me rastin e përfundimit të tyre, në civilizimet e hershme, diplomacia ka pasur një rol të madh. Veprimtaria diplomatike në kohën antike ka qenë e dukshme dhe kjo shfaqet në marrëveshjet e drejtpërdrejta e në këmbimin e pandërprerë të të deleguarve. Pra, që atëherë ka ekzistuar procedura e mirësjelljes. Qëllimet e delegimit kanë qenë të ndryshme: shpallja e luftës, e armëpushimet, vendosja e paqes, nënshkrimi i kontratave etj. E gjithë kjo ka kërkuar që pos delegacionit të udhëtojë edhe suita e zyrtarëve, si përkthyesit, kuzhinierët dhe shërbimet e tjera, me qëllim që të shprehet forca dhe autoriteti i delegacionit dhe të krijohet përshtypja për përparësi në krahasim me anën tjetër. Që nga kohët antike e deri tek dokumenti i Kombeve të Bashkuara nuk ka qenë e mundur të flitet për barazinë e shteteve, sikur edhe për manifestimin unik për të gjithë përfaqësuesit e shteteve të tjera. Shtetet kanë qenë të ranguara sipas rëndësisë dhe në harmoni me këtë është reflektuar edhe ceremonia për ta. Ceremonia është përmbajtje e traditave të mirësjelljes me shumë rëndësi në raportet ndërkombëtare. Sjelljet e zyrtarëve të lartë gjatë vizitave në shtetet e tjera dhe sjelljet e zyrtarëve të shteteve që i pranojnë, simbolizojnë raportet e ndërsjella të atyre shteteve, por edhe rolin e tyre në bashkësinë ndërkombëtare. Sidoqoftë devijimin nga rendi i miratuar i ceremonisë bashkëpjesëmarrësit mund ta kuptojnë si mosrespektim të veçantë ndaj shtetit të përfaqësuar. Diplomacia gjatë historisë ka krijuar instrumente të ndryshme për zgjidhjen e situatave të ndërlikuara, të cilat dalin me rastin e vizitave zyrtare nga përfaqësuesit e dy apo më shumë shteteve. Me kalimin e kohës instrumentet e tilla janë avancuar në standarde normative të raporteve, të cilat kanë hyrë në rregullat e miratuara të protokollit diplomatik. Me përjashtim të disa normave të përgjithshme në fuqi (disa janë ruajtur në konventat ndërkombëtare sa i përket raporteve konsullore dhe diplomatike ose në legjislaturën e disa shteteve), ngelin disa dallime të mëdha të kushtëzuara nga rendi shoqëror, sipas traditave dhe zakoneve të disa shteteve, andaj në disa shtete rregullat e protokollit dallojnë. Rëndom, përherë aplikohen normat protokollare të shteteve mikpritëse. Në ato raste merret parasysh respektimi i parimeve në dokumentin e KB për barazinë e shteteve, pa marrë parasysh fuqinë e tyre politike ose ekonomike. Shteti mikpritës për një vizitë të caktuar mund të përcaktojë nderime edhe më të mëdha nga të zakonshmet, me çka shpreh dëshirën për marrëdhënie më të mira me shtetin delegues, megjithëse çdo herë kërkohet që nderimi të përqendrohet deri në masën sa të mos jenë të tejkaluara ato që janë përcaktuara ose ato që janë të zakonshme për raportet ndërshtetërore në botë. Të gjitha takimet ndërkombëtare me karakter dypalësh.ose shumëpalësh. Protokolli sot Në ditët tona fjala Protokoll ka marr një kuptim më të gjerë. Përpos Protokollit diplomatik me kuptim të ngjashëm të rregullave të komunikimit është futur ky term edhe në lëmi tjera. Kështu në teknologjinë e informatikës protokoll quajmë një përshkrim formal të rregullave të cilat përcaktojnë se si komunikojnë mekanizmat midis tyre në një rrjet. Mund ti klasifikojmë në disa mënyra sipas shtresës së përdorimit. Klasifikimi sipas shtresës përkatëse të modelit OSI. Teknologji Rrjete
3515
Acidi folik dhe rëndësia e tij Acidi folik i njohur si vitamin B9 në ShBA dhe Gjermani, në botë si vitamin B11 ose si Pteroylglutamat është zbuluar në vitin 1941. Vitamina B11 është e treteshme në ujë dhe e ndjeshme ndaj dritës dhe nxehtësisë, i takon grupit te Kompleksit-B të vitaminave. Sipas studimeve mjekësore që janë bërë në ShBA gjatë vitit 2004, acidi folik ndikon pozitivisht në parandalimin e tensionit të lartë. Rëndësia e tij është e shumëfishtë. Shkaku qëndron tek aftësitë e mëdha të këtij acidi të parandalojë hipertensionin arterial i cili manifestohet me çrregullime të mëdha në sistemin kardiovaskular. Është konstatuar se sasia e mjaftueshme ditore është rreth 400 µg (mikrogram). Përdorimi racional i këtij acidi nuk ndihmon në stabilizimin e tensionit të gjakut, tek femrat ndihmon gjatë lindjeve që kanë çrregullime në zhvillimin e fetusit. Ku gjendet acidi folik ? Acidi folik gjendet me sasi të mjaftueshme në mëlçi, perime të gjelbërta, pemë, spinaq, brokoli, patate, domate, mish, peshk, në bukën e zezë, etj. Si mund te parandalohet hipertensioni arterial ? Mungesa e acidit folik, vitaminës B12 ose vitaminës B6 mundet ta rrisë nivelin e homocisteines, një aminoacid i cili është prezent në gjak. Rritja e nivelit të homocisteines ndikon negativ në arteriet koronare sepse në një periudhë të gjatë kohore vështirëson qarkullimin e gjakut dhe në disa raste mund të kalojë edhe në infarkt në zemër. Mjekimi përmes acidit folik është adekuat dhe jo shumë i shtrenjtë por zgjat shumë. Prandaj krahas acidit folik përdoren edhe terapi tjera. Vetitë biokimike të acidit folik Është acid karboksilik i cili fitohet prej tretësirës ujore të vitaminës B dhe ka gjashtë stereoizomere natyrale. Merr pjesë gjatë formimit të acideve nukleike ADN dhe ARN si edhe gjatë ndërtimit të mureve të qelizave. Mjekësi Vitamina
3518
Korça është një qytet në Shqipërinë Jug-Lindore. Korça është edhe qendra e prefekturës me të njëjtin emër. Është një nga bashkitë më të mëdha të vendit me rreth 90.000 banorë të regjistruar. Qyteti u themelua në shekullin 15 nga Iliaz bej Mirahori, sipas praktikës osmane në themelimin e qendrave urbane, veprat e ndërtuara në Piskopiye qenë një xhami, një imaret dhe një muallimhane. Për mirëmbajtjen e këtyre themelimeve, Iljaz Beu lëvroi të ardhurat e katër fshatrave në krahinën e Görice-s, një fshat në Përmet, një hamam dhe shtatë dyqane në Stamboll, një hamam dhe një mulli në Janinë. Historia Ndonëse qyteti i Korçës është themeluar këto V-VI shekujt e fundit, zona e Korçës është një nga vendet e Evropës Jug-Lindore që është banuar më herët. Gërmimet kanë nxjerrë në dritë varre dhe fortifikime ilire. Antikiteti Zona e Korçës e ndodhur në truallin historik të ilirëve dhe është banuar që nga mijëvjeçari i katërt p.e.s. Epoka e Bakrit zgjati nga mijëvjeçari i tretë deri në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. Deri në vitin 650 p.e.s. fushëgropa e Korçës udhëhiqej nga një dinasti e Mbretërisë ilire, ndërkohë pas vitit 650 u udhëhoq nga një dinasti Kaone. Gjatë kësaj periudhe zona banohej më së shumti nga fise Kaone dhe Molose. Gërmimet arkeologjike rreth qytetit të Korçës kanë zbuluar një arkivol të shekullit II e.s. i cili tregon të gdhendur figurën e dy farkëtarëve ilirë duke punuar hekurin në kudhër. Vlen të përmëndet Tuma e Kamenicës, fakt që tregon banimin e kësaj zone në epoken e bakrit. Rreth Korces ndodhen qendra shume te hershme si: Kamenica në komunën Mollaj të rrethit të Korçës, Podgoria, Maliqi dhe Devolli. Mesjeta Krahina e Korçës ra nën sundimin e perandorit bullgar Boris në vitin 853. Ai formoi në këtë zonë njësinë administrative të emërtuar “Kutmicevicë”, që në shqip do të thotë “Tokë e porsa pushtuar”. Forcat bullgare qëndruan deri në vitin 1018. Njoftimi më i hershëm i shkruar mbi ekzistencen e qytetit të Korçës vjen nga kronika mbi historinë dhe gjenealogjinë e familjes feudale shqiptare të Muzakajve, shkruar nga Gjon Muzaka me 1510. Shkruesi kur numëron zotërimet e Andre Muzakës I, i cili arriti titullin Sebastokrator më 1280-1281 dhe u bë zot i një krahine të gjerë që shtrihej në të gjithë Shqipërinë Qendrore deri në lumin Vjosë në jug, me kryeqendër Beratin dhe që përfshinte ndërmjet të tjerave Myzeqenë, Tomoricën, Oparin, Devollin, Kosturin, përmend dhe Korçën me emrin ‘Kovica’, të cilën e cilëson qytet. Nga fund i shekullit XIII e deri në prag të pushtimit osman, zona e Korçës u bë pjesë e Principatës së Muzakajve të cilët ishin me origjinë nga Opari. Sundimi osman Në vitin 1440 osmanët pushtuan zonën e Korçës. Qyteti modern i Korçës u formua në shekullin XV kur Iljaz bej Mirahori e zhvilloi Korçën sipas urdhrit të Sulltan Mehmeti II. Ilazji i kishte shërbyer sulltanit në rrethimin e Kostandinopojës në vitin 1453. Nën pushtimin osman Korça me emrin “Göricë” ishte sanxhak i vilajetit të Manastirit. Por xhamia ishte ndërtimi I parë i Illjaz bej Mirahorit, sepse përreth lulëzoi Pazari i Vjetër e Korçës. Fillimisht dyqanet ishin të ndërtuar me dërrasa por pas tre drejeve, tregtarët filluan te përforconin ndërtesat. Në Pazar gjendeshin 16 hane, sot qendrojne ne kembe vetem 4 prej tyre. Ne pazar tregtoheshin mallrat nga Greqia, Turqia, Venediku, Trieste etj. Aty gjeje çdo gje, qe nga prodhimet blegtorale e deri te bizhute e shtrenjta. Korça përmendet edhe gjatë luftës Veneto-turke (1644-1669), ku tregtarët elbasanas ndiqnin rrugën e gjatë me shumë stacione Elbasan-Korçë-Sarandë-Korfuz-Venedik. Në Korçë ata shisnin prodhime manifakturaile dhe blinin prodhime blektoriale. Qyteti nisi të lulëzojë pas bastisjes së Voskopojës nga trupat e Ali pashë Tepelenës në vitin 1788. Ndërmjet viteve 1769-1789 në Korçë erdhën shumë familje Voskopojare të cilat i dhanë qytetit pak nga lavdia e Voskopojës. Në vitin 1783 qyteti u bë pjesë e Pashallëkut të Ali pashë Tepelenës. Gjatë shekullit XIX dhe fillim shekullit XX Korça u bë qendër e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare. Kështu në vitin 1887 u hap shkolla e parë fillore në gjuhë shqipe nga Organizata Drita, ndërsa po në Korçë, në vitin 1891 u hap shkolla e parë për vajza nga familja Qirjazi. Në vitin 1968 ndërtesa u kthye në Muzeun e Arsimit. Shekulli XX Sundimi osman mbi Korçën zgjati deri në 1912, vit kur u shpall pavarësia e Shqipërisë. Traktati i Shën Stefanit, i vitit 1878 ia kalonte Korçën dhe Pogradecin Principatës Bullgare ndërsa Traktati i Berlinit i po të njëjtit vit ia rikthente Perandorisë Osmane. Në vitin 1910 Aleanca Ortodokse e Korçës e udhëhequr nga Mihal Grameno shpalli themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare, por autoritetet osmane refuzuan ta njohin. Afërsia gjeografike e Korçës me Greqinë dhe fakti që Greqia e quante popullsinë Ortodokse si "Greke" çoi në kontestime të ashpra gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913. Në vitin 1913 Greqia e pretendonte Korçën dhe zona të tjera të Shqipërisë si pjesë të të ashtuquajturit “Vorio Epir”. Në tetor 1914 qyteti ra nën administrimin grek. Gjatë periudhës së Skizmës Kombëtare (në Greqi, 1916) shpërtheu një revoltë lokale e cila u vu nën kontroll nga Elefteri Venizelo. Gjithsesi,gjatë Luftës së Parë Botërore, zhvillimet në Frontin e Maqedonisë bënë që qyteti shpejt të binte nën kontrollin francez (1916-1920). Gjatë kësaj kohe katërmbëdhjetë përfaqësues të Korçës dhe Kolonel Deskoini nënshkruan protokollin që shpallte krijimin e Republikës Shqipëtare të Korçës, nën mbrojtjen ushtarake të ushtrisë franceze dhe me president Themistokli Gërmënjin. Valuta e përdorur qe Franga dhe Skënderi i Korçës. Përfundimisht, Korça u bë pjesë e Shqipërisë në 1921, kur Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve riafirmoi kufijtë e vitit 1913. Vendi përjetoi një situatë të vështirë ekonomike gjatë mbretërimit të Zogut, dhe kjo detyroi popullsinë të bjerë për shkak të emigrimit nga 25,600 banorë në vitin 1923 në 21,220 banorë në vitin 1938. Me fillimin e Luftës së dytë Botërore në 1939, Italia pushtoi Korçën dhe gjithë pjesën tjetër të vendit. Me shpërthimin e Luftës Italo-Greke, Korça ra nën sovranitetin grek në nëntor 1940. Kjo zgjati deri në prill 1941, kohë kur trupat gjermane sulmojnë ushtrinë greke. Me tërheqjen e Italisë nga Lufta më 1943, Gjermanët e mbajtën qytetin të pushtuar deri më 24 tetor 1944. Korça u çlirua nga partizanët në shtator 1944. Duke qëndruar nën pushtimin fashist e nazist, qyteti u bë një qendër e rëndësishme e rezistencës Komuniste. Themelimi i Partisë së Punës së Shqipërisë (Partia Komuniste) u shpall zyrtarisht në Korçë më 1941. Me vendosjen e sistemit Komunist pas çlirimit, u ndoq një politikë diskriminuese ndaj të pasurve dhe kundërshtarëve politikë. Kështu menjëherë pas Luftës një valë e re emigracioni u shpërngul për në komunitetin e Shqiptaro-Amerikanëve në Boston. Në 1990 Partia Demokrate e Re fitoi zgjedhjet elektorale në Korçë. Revoltat popullore në shkurt 1991 përfunduan me rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës. Demografia Korça ka 51.152 banorë.(në bazë të rregjistrimit te popullsisë në vitin 2011) Politika Kryetar i Bashkisë së Korçës është Sotiraq Filo. Përpara tij kanë qënë Niko Peleshi(i cili prej 2013 është zv/kryeministër i Shqipërisë dhe me pas minister i buqesise shqiperi), Robert Damo, Gjergji Duro, Dhioni Kotmilo dhe Gjergji Gjinko. Këta janë kryebashkiakët e Korçës nga viti 1992 e në vazhdim. Ekonomia Ekonomia e qytetit të Korçës i ka themelet e saj ne zhvillimin bujqësor, por nuk mund të lihen pa përmendur bizneset e mëdha të qytetit të cilat përfshijnë kryesisht sektorin e ndërtimit civil dhe prodhimin e materialeve të ndërtimit, sektorin ushqimor dhe atë të shërbimeve. Edhe pse Korça ofron mundësi të mira për zhvillimin e turizmit, ngelet akoma shumë për të bërë në këtë drejtim. Niveli ekonomik i qytetit aktualisht ndodhet në një rritje kostante edhe pse duhet të sigurohet akoma stabiliteti ekonomik sipas standarteve të BE-së. Kultura Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqipëri për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qënë pushtuar disa herë, ndikimet e huaja përbëjnë një pjesë të vogël te kulturës korçare. Turizmi Turizmi në këtë qytet ka dy pika të rëndësishme e të frekuentuara shpesh nga turistët, fshatrat Voskopojë e Dardha. Përveç klimës malore, me pyje të dendur me pisha e bredha, dhe prezencën e një peizazhi mbreslënës, turistët mund të gjejnë pjesë nga historia dhe trashëgimia e popullit shqiptar duke filluar nga periudha e sundimit Bizantin. Në Voskopojë gjenden një numër i konsiderueshëm kishash ortodokse dhe manastiresh që i përkasin kësaj periudhe. Gjatë dimrit të dy këto fshatra turistikë ofrojnë pista skijimi për vizitorët e tyre. Atraksion ofrojnë edhe fshatra të tjerë ku mund të përmendim Boboshticën. Fshati shquhet për natyrën e mrekullueshme, pemët shekullore të manave, tavernat e shumta që ofrojnë një kulinari tradicionale, Kishat Ortodokse etj. Buzë Liqenit të Prespës shtrihet fshati Zaroshkë. Bukuritë natyrore, mikpritja si dhe gatimet tradicionale e bejnë edhe më të vecantë këtë zonë që po frekuentohet gjithmonë e më shume. [[File:Korça Mësonjtorja.jpg|thumb|Mësonjëtorja e parë në shqiperi Klima Korça ka klimë mesdhetare kalimtare (ose klimë mesdhetare kontinentale) me ndryshime të mëdha në temperaturë. Muaji më i nxehtë është gushti (25 °C) ndërsa muaji më i ftohtë është janari (2 °C). Mesatarisht gjatë vitit bien 710 mm reshje të cilat minimumin e arrijnë në verë ndërsa maksimumin në dimër, duke e bërë Korçën një qytet të thatë krahasuar me pjesën tjetër të Shqipërisë së lagësht. Temperaturat në Korçë që përthith 2300 orë rrezatimin diellor, përgjithësisht mbeten më të ulta se pjesa tjeter e rajonit perëndimor i Shqipërisë perëndimore, por më të larta se pjesa veri-perëndimore për shkak të lartësisë mesatare në rrafshin e Korçës. Megjithatë janë regjistruar raste kur temperatura ka arritur deri në 40 °C ose më tepër. Korça ka dimër të ftohtë plot rreshje dhe verë mesatare rrallëherë me rreshje. Transporti Korça është një nyje e rëndësishme për trasportin shqiptar. Qyteti ndodhet 181 km larg kryeqytetit. Aksi rrugor Korçë-Tiranë është pothuajse tërësisht i rindërtuar dhe largësia kohore është rreth 3 orë. Aksi rrugor Korçë-Kapshticë (Doganë) është nga të paktat rrugë në Shqipëri që plotësojnë standartet ndërkombëtare dhe mund të përshkohet në rreth 30 min. Korça shërben edhe si pikë-lidhje me zonën Jugore të Shqipërisë, por në këtë drejtim rrugët lënë shumë për të dëshiruar dhe ngelet akoma shumë për të bërë. Linja hekurudhore kombëtare nuk ka perfshirë këtë qytet për arsye te trajtave të ashpra të relievit. Vitet e fundit janë bërë shumë investime dhe pritet që brënda pesë-vjeçarit të ardhshëm të përmirësohet më tej sektori i transportit. Personalitete nga Korça Në rend alfabetik sipas mbiemrit: Thoma Avrami, poet dhe aktivist i Rilindjes Kombëtare Thoma Turtulli dhe Mihal Turtulli, figura publike dhe bamirës. Anton Athanasi, biznesmen multimilioner dhe filantropist. Anastas Avramidhi-Lakçe (1821–1890) biznesmen dhe bamirës. Irdi Agastra biznesmen i njohur, filantrop Dhimitër Berati, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë. Pandeli Cale, rilindas dhe firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë Kristo Dako, politikan, ministër i arsimit Natasha Dhimitri (Zguro), basketbolliste e shquar, përfaqësoi Shqipërinë ndërkombëtarisht. Visar Dodani, gazetar dhe aktivist i Rilindjes Kombëtare. Pandeli Evangjeli, u zgjodh dy herë Kryeministër i Shqipërisë Pavlina Evro, atlete e distancave të mesme, fituese e garës 1550 metra në mitingun ndërkombëtar "Grand Prix" në Nicë, Francë Eli Fara, këngëtare. Thanas Floqi, rilindas dhe firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë Llazar Fundo, anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare dhe më pas i Ballit Kombëtar. Mihal Grameno, rilindas, luftëtar i lirisë së bashku me Çerçiz Topullin, gazetar dhe shkrimtar. Spiro Ilo, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë Idhomene Kosturi, ish-Kryeministër i Shqipërisë Kostaq Kota, politikan, ish kryetar i Parlamentit dhe ish-Kryeministër i Shqipërisë Panteleimon Kotokos (1890–1969), peshkopi ortodoks i Gjirokastrës (1937–1941). Koçi Beu burokrat i lartë osman i shekullit XVII Klajdi Haruni kengetar i shquar ne muziken hip -hop Ermal Kuqo, basketbollist, anëtar i ekipit kombëtar shqiptar të basketbollit. Savva Lika, hedhëse e shtizës Sabien Lilaj, futbollist Devis Mema, futbollist, luan për Shqipëria U-21 Jani Melka ish-volejbollist, tani trajner. Gjon Mili, fotograf Vangjush Mio, piktor. Thimi Mitko, nacionalist dhe folklorist. Dhimitër Orgocka aktor dhe skenarist, Artist i Popullit i Shqipërisë Thoma Orollogaj, ministër i drejtësisë dhe drejtues i Ballit Kombëtar. Tefik Osmani, futbollist, ka luajtur me Kombëtaren Ioannis Pangas (1814-1895), sipërmarrës dhe bamirës. Pilo Peristeri, ish-anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës, ish-ministrër Alma Qeramixhi, Lojërat Olimike 1992, atlet, mban rekordin për Shqipërinë në vrapim 100 metra me pengesa. Luan Shabani (emri i barbarizuar Leonidas Sabanis), peshëngritës, fitus e i medjles së artë në Lojrat Olimpike për Greqinë Aristotel Samsuri, futbollist, golashënuesi më i mirë i kampionatit të dytë të Superligës shqiptare. Llazi Serbo, aktor. Behar Shtylla, diplomat dhe Ministër e Jashtëm r Shqipërisë 1953-1970 Konstantinos Skenderis, shkrimtar dhe politikan. Stavro Skendi, historian dhe gjuhëtar Donald Suxho, volejbollist olimpik, luan për SHBA Misto Treska, diplomat, përkthyes dhe shkrimtar Kristi Vangjeli futbollist, luan me Kombëtaren Dhimitër Zografi, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë Bardhyl Taçi, pilot Shiko edhe Kulla e sahatit e Korçës Liqenasi Institucionet në Korçë Bashkia e Korçës (Anglisht dhe Shqip) Qarku Korçë (Anglisht dhe Shqip) Lajme nga Korça Korça Jonë - Portali i rinise Korcare Burim i të dhënave Historia e Shqipërisë Turizmi në Shqipëri Korçë Qytete në Shqipëri Qytete shqiptare