url
stringlengths
28
112
originalTitle
stringlengths
5
89
originalContent
stringlengths
128
17.5k
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-maske-me-kos-per-lekure-perfekte/
Qysh me përgaditë maskë me kos për lëkurë perfekte?
Kosi është i përbërë nga shumë vitamina dhe minerale që ushqejnë dhe rigjallërojnë lëkurën. Nëse keni lëkurë problematike dhe me akne, përdorni këtë maskë të mrekullueshme nga ky produkt që ju ndihmon në pastrimin e shpejtë të lëkurës. Kosi ka veti anti-bakteriale, të cilat ndihmojnë në eliminimin e të gjitha puçrrave, njollave dhe papastërtive që gjenden në lëkurë. Kjo recetë shumë e thjeshtë për tu përgatitur është shumë ndihmuese gjithashtu. Ju duhen: 1 lugë kos 1 lugë Mjaltë 1 lugë tërshërë Kombinoni të gjithë përbërësit në një enë të vogël dhe përzini mirë ato. Aplikoni një shtresë të trashë në fytyrën tuaj dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Shpërlani fytyrën me ujë të vakët dhe pastaj thani fytyrën me peshqir.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-trajtu-floket-kacurrela-natyrale/
Qysh me i trajtu flokët kaçurrela natyrale?
1.Lani flokët me shampo e cila është posaçerisht për flokët kaçurrela. Nuk është e nevojshme t’i lani çdo ditë mjafton dy herë në javë. Larja e shpeshtë mund të eleminojë yndyren e skalpit për të cilen ka nevojë floku juaj. Gjithnjë përdorni një trajtim të thellë për flokët, që të kenë formë sa më të bukur dhe normalisht të jenë të shëndetshëm. 2.Blini trajtim në ndonjë farmaci ose mund t’a përgatisni vetë një të tillë. Mjafton të keni vaj ulliri dhe vaj jojoba, t’i përzieni bashkë dhe me këto dy përbërës të lyeni flokët. Nëse për momentin nuk ju gjindet vaj në shtëpi, atëherë mund t’i lyeni flokët me majonezë dhe t’i lini të qëndrojnë për një orë. Trajtoni sa më shpesh flokët me të tillë përbërës sepse do t’i ndihmojnë flokët të jenë të fortë, të shëndetshëm dhe lehtësisht të stilueshëm. 3.Krehni flokët me krahër me dhëmbëza të gjërë. Asnjëherë mos përdorni brush sepse do të shkaktojë frizurë të flokëve, e cila do t’ju dhurojë një pamje aspak të këndshme. Lyeni flokët me xhel stilimi i cili nuk ka në përbërjen e tijë alkol. Thani flokët sa herë të keni mundësi, por asnjëherë me ajër të nxehtë pasi thjeshtë do t’i fryjë ato duke humbur totalisht formen.    
https://www.dua.com/sq/shtatzani-me-binjake/
Qysh me u kujdes nëse po kaloni një shtatzani me binjake?
Shtatzani me binjake – Nëse keni në familje binjakë, trenjakë apo më shumë, mundësitë e juaja për të pasur fëmijë binjakë gjithashtu janë të mëdha. Qysh në fillim vizita me ultra tingull do të duhej të iu bëjë të ditur nëse keni më shumë fetuse në mitër. Zakonisht nënat me binjakë kanë më shumë pyetje dhe dilema. Më poshtë ne po përpiqemi të përgjigjemi në dis prej tyre. A duhet të ha më shumë për arsye se pres shtatzani me binjake? Nëse prisni binjakë apo më shumë foshnja, nuk është e rëndësishme që të hani më shumë, por duhet të keni kujdes në atë se çfarë hani. Është e rëndësishme sepse ju siguroni ushqim për dy foshnja të cilat po rriten dhe zhvillohen në organizmin tuaj i cili është i ngarkuar fizikisht. A do të thotë që shtatëzani me binjakë do jetë dyfish më e vështirë? Shtatzani me binjake, ju do të kaloni nëpër të gjitha fazat dhe problemet e shtatëzanisë, por simptomet mund të jenë më evidente dhe të paraqiten më herët se sa në shtatëzanitë me një foshnje. Të përzierat e mëngjesit janë më intensive tek shtatëzania me binjakë dhe mund të zgjasin më shumë se sa tremujori i parë. Pagjaksia është e zakonshme tek shtatëzanitë me binjakë sepse organizmit i nevojitet më shumë hekur. Mjeku juaj, në bazë të analizave laboratorike, do të ju përshkruaj hekur dhe acid folik. Dhembja e barkut dhe mungesa e ajrit paraqiten sepse mitra bën shtypje në diafragmë, ndërsa zemra pompon me fuqishëm gjakun në organizëm. Këto simptome janë më evidente tek këto shtatëzani prandaj ju duhet më shumë pushim.  Dhembja e shpinës është më e theksuar tek këto shtatëzani nga pesha e foshnjave. Zgjerimi i venave dhe kapilarëve paraqitet shpesh tek shtatëzënat me binjakë. Mos qëndroni në këmbë për kohë të gjatë, ushtroni rregullisht por vetëm ushtrime të lehta dhe mbani veshur çorape për shtatëzëna. A më duhet më tepër të pushoj? Ne Shtatzani me binjake pushimi luan një rol me rëndësi. Sa më shumë që pushoni do të ndjeheni më mirë, dhe në këtë mënyrë do të zvogëloni shqetësimet me shpinën dhe këmbët. Ju duhet të ushtroni rregullisht, ushtrime të lehta, të notoni dhe të shëtitni. Noti mund t`ju zvogëlojë intenzitetin e dhembjes së shpinës. Shpesh Shtatzani me binjake shtrihen në spital disa javë para terminit të paracaktuar që të pushojnë dhe të mundohen që të zgjasin sa më shumë shtatëzaninë, që të u jepet foshnjave mundësia që të rriten.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-djege-me-shume-kalori-gjate-dites/
Qysh me djege sa me shume kalori qe marrim gjate dites?
Mjafton kombinimi i vetëm tri elementeve, që të digjni sa më shumë kalori brenda ditës! Bile për vetëm pak minuta. Kombinoni këto elemente të rradhitura më posht dhe ju do të digjni kalori! Ndryshoni mënyrën e jetesës – ushqehuni me sa më pak qumësht dhe yndyrë. Preferoni shkallët në vend të ashensorit. Duket sikur janë gjëra të vogla, por bëjnë ndryshimin. Rrisni fuqinë tuaj, muskujt e mëdhenj djegin më shumë kalori edhe kur jeni duke pushuar. Bëni ushtrime të dobishme për tonifikimin dhe forcimin e muskujve të këmbës. Ushtrim aerobik, përfshini të paktën 30 minuta ushtrime aerobike në rutinën tuaj të përditshme. Sigurisht që do të vështirësoheni për t’ia arritur qëllimit me 30 minuta, por në qoftë se ju nuk filloni, të paktën me 12 minuta në fillim, nuk do e bëni zakon. Çfarë është kaloria? Kaloria është një njësi matëse e energjisë që del ne formën e nxehtësisë. Në momentin që një person djersitet ai djeg kalori ose çliron nxehtësi. Në shkencën që merret me të ushqyerit, një kalori është sasia e nxehtësisë që duhet për të rritur një gradë celcius temperaturën e 1 kg ujë. Nevojat ditore për kalori ose energji ndryshojnë nga njëri tek tjetri në varësi të faktorëve të tillë si: gjatësia, pesha, mosha dhe aktiviteti fizik.Kaloria është energjia që marrim përmes ushqimit. Kur  duam të blejmë një product ushqimor, gjëja e parë që bëjmë, kur marrim në dorë një produkt të caktuar është të shohim se sa kalori përmban ai. Jemi apo nuk jemi në dietë kjo nuk ka shumë rëndësi, sepse thuajse gjithmonë njerëzit janë të prirur që të blejnë ushqimet që kanë më pak kalori duke menduar se kanë bërë zgjedhjen e duhur.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-pse-zgjohemi-te-lodhur/
Qysh me ditë pse zgjohemi të lodhur?
Cilësia e gjumit ndikon në produktivitetin dhe humorin tonë dhe sapo hapim sytë në mëngjes mund të dallojmë nëse një ditë do të jetë e mirë apo jo. Nëse prej kohësh zgjoheni të lodhur, duhet të lexoni arsyet e mëposhtme. Acidi refluks Nëse vuani nga acidi refluks mund të ndodhë të zgjoheni disa herë brenda natës duke bërë që në mëngjes të ndiheni të lodhur dhe të keni një shije të hidhur në gojë. Bruksizëm Nëse gjatë natës ju kërcisni dhëmbët, gjendje e njohur me termin bruksizëm, në mëngjes do të ndiheni të lodhur dhe në rastin më të keq do të zgjoheni me dhimbje koke. Gërhitja Ashtu si bruksizmi, gërhitja gjithashtu mund t’ju shterojë energjitë gjatë natës. Konsumi i alkoolit Është e vërtetë që pirja e alkoolit mund të nxisë përgjumje, por ekspertët thonë se alkooli mund të prishë ciklet tuaja normale të gjumit. Pozicioni i gabuar mund të shkaktojë gjithashtu dhimbje shpine qafe e koke. Përdorimi i telefonit, tabletit apo laptopin natën mund të shkaktojë gjithashtu lodhje në mëngjes. Kjo ndodh për shkak të ngjyrës blu që emeton ekrani i celularit apo i pajisjeve të tjera, e cila pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.
https://www.dua.com/sq/a-munden-hakerat-te-kercejne-vertete-sinjalin-e-tyre-ne-te-gjithe-boten/
A munden hakerat të \”kërcejnë\” vërtetë sinjalin e tyre në të gjithë botën?
A munden hakerat të \”kërcejnë\” vërtetë sinjalin e tyre në të gjithë botën? Shfaqjet televizive dhe filmat rrallë përfaqësojnë hakerat me saktësi. Ne të gjithë jemi të njohur me klishen e vjetër të kriminelit dixhital veshur me kapuç, duke shtypur furishëm mbi tastierë, përpara se të pëshpërisim triumfalisht, \”Jam brenda\”. Mos besoni gjithçka që shihni në TV Ekranet i vogël dhe filat i kanë portretizuar hakerat shumë më ndryshe nga çduken. Sipas tyre hakerat kërcejnë një lidhje interneti në të gjithë botën për të qëndruar përpara zbatimit të ligjit. Ndërsa këto përshkrime janë zakonisht pak më të ngjyrosura sesa ato që do të shihni në realitet, ka rast të ngjashëm. Zinxhiri VPN që zhnvendos sinjalin Pra, si është në jetën e vërtetë? A mund të bëhet me të vërtetë? Epo, një strategji që dikush mund të përdorë për të lëvizur gjurmën e tij dixhitale nëpër juridiksione të shumëfishta është një proces i quajtur \”Zinxhiri VPN\”, si VPN me shumë kërcime ose VPN rrjedhëse (cascade). Zinxhiri i VPN është pikërisht ashtu si tingëllon. Ju lidhni rrjete private virtuale së bashku, dhe pastaj bashkon trafikun tënd nëpër disa serverë të paracaktuar derisa të arrijë në destinacionin e vet. Pra, cili është avantazhi i kësaj? Ndoshta avantazhi më i madh është se siguron që vetëm një server e di adresën tuaj të vërtetë IP ose sinjalin tuaj. Serverët e tjerë VPN dinë vetëm adresat IP të urës lidhur në zinxhir me ‘VPN chanin’. Kështu eliminohet pika e vetme e dështimit që keni nëse përdorni vetëm një VPN për të mbrojtur anonimitetin tuaj. Sidoqoftë, ka të meta të dukshme. Kërcimi i trafikut tuaj përmes disa nyjeve VPN ngadalësojë dhe vonojë lidhjen tuaj. Gjithashtu mund të presësh një ulje të ndjeshme të shpejtësisë së internetit. Shumë ofrues të VPN ofrojnë zinxhirë VPN, megjithëse, në një formë të kufizuar, me një maksimum dy serverë VPN me zinxhir. Disa të tjerë ofrojnë dyqane të shumta – në disa raste, pesë. Një qasje më pak TOR-turuese Nga ana tjetër kemi Tor, d.m.th., The Onion Router. Ky rrjet është famëkeq për bashkëlidhjen e tij me kriminelët nga Dark Web-i, të cilët e përdorin atë për të tregtuar kontrabandë dhe shkëmbyer të dhëna të vjedhura. Por, këtu qëndron edhe Ironia: konceptet thelbësore për Tor u zhvilluan në vitet 1990 në Laboratorin e Kërkimeve Detare të Sh.B.A për të mbrojtur operacionet e inteligjencës amerikane jashtë shtetit.  Pastaj u krijua një shoqatë jo-fitimprurëse u krijua për të udhëhequr zhvillimin e Tor. Ajo mori një sasi të konsiderueshme të financimit të saj nga qeveria e SHBA, por me një arsye të mirë. E njëjta teknologji që lejon dikë që të blejë drogë në mënyrë anonime, gjithashtu mbron disidentët që jetojnë nën regjime shtypëse. Tor kullon trafikun tuaj përmes pikave të shumta, të zgjedhura rastësisht në një rrjet të koduar. Pra, në mënyrë efektive, kërcen në të gjithë botën. Origjina dhe destinacioni i trafikut janë errësuar nga secila nyje e ndërmjetme derisa të arrijë në një nyje daljeje. Trafiku më pas largohet nga rrjeti. Megjithatë, përdorimi i Tor nuk garanton anonimitet. Malëaret lokale mund të minojë përpjekjet tuaja, ose të dhënat tuaja dhe mund të kalojnë përmes një nyje daljeje me qëllim që të kapi dhe analizojë të dhënat e tua.  Pra, po, është e mundur të kërcejë lidhja juaj e Internetit në të gjithë globin, por trafiku në internet nuk është mënyra e vetme që hetuesit mund t\’ju ndjekin. Në fund të fundit, asnjë sasi sofistikimi teknik nuk mund të kapërcejë gabimin njerëzor.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-trofte-te-mbushur-me-kepurdha/
Qysh me përgaditë trofte të mbushur me këpurdha?
Përbërësit: 4 trofta 250 gram këpurdha 1 qepë 200 ml verë të bardhë 100 ml ajkë 1 lugë niseshte 1 lugë gjalpë. Peshku kriposet dhe piperoset brenda dhe jashtë. Këpurdhat priten në feta të holla. Qepa grihet hollë dhe fërgohet në gjalpë. Peshku mbushet me këpurdha. Këpurdhat e mbetura përzihen me qelë, shtohet lëngu i limonit, vera e bardhë dhe kështu zihen peshqit 12 minuta. Peshqit vendosen në enën në të cilët do të shërbehen. Ajka tundet me niseshte, shtohet lëngu në të cilin janë zier peshqit. Përzihet mirë dhe sa të marrë valë largohet nga zjarri.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-nga-kafeja-e-mengjesit/
Qysh me i ditë përfitimet nga kafeja e mëngjesit?
Një studim ka zbuluar se kafja e mëngjesit ndihmon në përmirësimin e kujtesës, largon stresin, parandalon një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, kancerin.  Gjatë një studimi të fundit, të publikuar tek revista Scientific Reports, u monitorua një receptor në tru që fillon të dobësohet me kalimin e moshës dhe me rritjen e niveleve të stresit. Me kalimin e kohës, në trurin tonë fillon të rritet numri i hormoneve të stresit. Ky proces ka një efekt të dëmshëm në memorien tonë. Hulumtuesit shkencorë nga instituti kërkimor francez Inserm e nxitën këtë proces të plakjes tek mijtë. Ata më pas u dhanë atyre kafeinë, që bllokon dhe mbron receptorin e lidhur me moshën dhe stresin. Në fund të studimit u vu re një stabilizim i gjendjes mendore të minjve. Ky eksperiment mund të përdoret për studime të tjera në lidhje me shëndetin mendor. Një tjetër studim i publikuar nga Revista Ndërkombëtare e Kancerit tregoi se konsumimi i kafes ul rrezikun për tu prekur nga kanceri në tru.
https://www.dua.com/sq/5-arsye-pse-duhet-te-filloni-te-perdorni-automjete-elektrike/
Automjete elektrike – 5 arsye pse duhet të filloni t\’i përdorni
Automjete elektrike – Keni perdorur ndonjehere? Nese jo, ne do t\’ju sjellim 5 arsye te vlefshme se pse duhet t\’i perdorni ato. Lexoni renditjen e meposhtme. 1. Automjete elektrike kursejnë para Pavarësisht se çfarë mendimi keni, automjetet elektrike janë më të lira për t\’u furnizuar sesa homologët e tyre me benzinë. (Automjetet Elektrike – ME) Automjetet elektrike gjithashtu ju kursejnë në kostot e mirëmbajtjes. AE me bateri nuk kanë motor benzinë. Nuk kanë nevojë për ndryshim të naftës, prizat e shkëndijës  dhe ndryshe nga motorët me benzinë, motorët elektrikë nuk kërkojnë mirëmbajtje rutin. 2. Automjetet elektrike reduktojnë emetimet tuaja Edhe kur energjia elektrike e përdorur për të ndezur një AE vjen nga rrjeti më i ndyrë i mbizotëruar me qymyr në SHBA, AE ende prodhojnë më pak ndotje globale sesa homologët e tyre me naftë. 3. Automjetet elektrike ju ofrojnë një përvojë më të mirë drejtimi Një motor elektrik gjeneron çift rrotullues të çastit, që do të thotë se automjetet elektrike zmadhojnë linjat e fillimit dhe sigurojnë përshpejtim dhe ngadalësim të qetë, të përgjegjshëm. Automjetet elektrike gjithashtu kanë një qendër të ulët të gravitetit, e cila përmirëson trajtimin, reagimin dhe rehatinë e udhëtimit. 4. Automjetet elektrike reduktojnë përdorimin e vajit Automjetet elektrike janë një pjesë thelbësore e planit të UCS për të përgjysmuar përdorimin e naftës në vend në njëzet vjet. Automjetet elektrike ofrojnë mundësinë për të prishur këtë status quo midis transportit dhe naftës, dhe ofrojnë një mënyrë më të pastër, më të mirë për transportimin e të gjithëve. 5. Automjetet elektrike janë të përshtatshme Në vend që të kërkoni një stacion benzine me çmimet më të lira, ju mund të ngarkoni në shtëpi me një kosto më të lirë dhe shumë më të parashikueshme. Karikimi në shtëpi zgjat vetëm disa orë dhe zgjoheni me një \”rezervuar të plotë\” çdo mëngjes. AE gjithashtu kanë avantazhe të tjera të përshtatshme. Automjetet Elektrike janë mekanikisht shumë më të thjeshta se një makinë konvencionale me benzinë, kështu që kërkesat e mirëmbajtjes shpesh janë shumë më të thjeshta dhe, për këtë arsye, janë më të lira për tu mirëmbajtur.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-parandalu-skuqjen-nga-pelenat-tek-foshnjet/
Qysh me parandalu skuqjen nga pelenat tek foshnjet?
1.Kur të pastroni rrobat e foshnjes përdorni detergjent pa parfum dhe shtesa tjera të dëmshme. Zbutësit e tekstilit duhet evituar patjetër. 2.Lëkura e foshnjes duhet të hidratohet shumë me kremë pa aromë menjëherë pas pastrimit të foshnjes, që të parandalohet tharja e lëkurës. 3.Keni kujdes me ekspozimin e foshnjës në diell, kur dilni jashtë në kohë me diell ju duhet ti vendosni foshnjës kapelë, ti vishni rrobe me mëngë të gjata si dhe të aplikoni kremë për mbrojtje nga rrezet e diellit me SPF të paktën 15. Për foshnje më të vogla se gjashtë muaj, aplikoni kremën kundër rrezeve të diellit në pjesë të vogla që janë të vështira për t`u mbuluar,sikurse duart dhe fytyra.
https://www.dua.com/sq/liri-gero/
Liri Gero
Liri Gero, Vajza 17vjeçare shqiptare duke luftuar nazistët! Çfarë historie! Dhe mënyra se si vdiq e reja Liri Gero, është e çuditshme. Kristiana, historiania jonë na shpjegon se si. Para së gjithash, Kristiana, le të shohim se si ishte për njerëzit në Shqipëri në atë kohë. Shqipëria nuk ishte e lirë atëherë, apo jo? Kush po sundonte vendin në kohën që Liria po rritej? “Në atë kohë, Italia ka patur nën pushtim Shqipërinë deri në vitin 1943. Përgjigja e shqiptarëve ishte komunizmi, i cili udhëhiqej nga intelektualët. Emrat si Liri ose Lirim ishin shumë të përhapur në atë periudhë, sepse prindërit nëpërmjet emrave të fëmijëve shprehnin dëshirën për liri. Gratë kishin të njëjtën pjesëmarrje në luftën për liri dhe pjesëmarrje të barabartë Kur përfundoi pushtimi italian, nazistët erdhën nga Gjermania. Shqipëria u gjend përsëri nën pushtim. Gjatë kësaj kohe, Partia Komuniste fillimisht thirri të rinjtë për të luftuar nazistët. Liria, vazja 17 vjeçare dhe 67 femra të tjera nga Fieri iu bashkuan grupit sulmues. Partia Komuniste Shqiptare nxiti brezin e ri të luftonte dhe këta të fundit ishin të lumtur ta bënin këtë sepse dëshironin një Shqipëri të lirë”. Më falni naivitetin tim, por prisja që vajzat e asaj kohë të punonin vetëm në shtëpi. “Duhet ta fshijmë plotësisht mendimin tonë për rolin e grave në atë kohë. Një synim i madh i komunizmit ishte barazia gjinore. Gratë kishin të njëjtën pjesëmarrje në luftën për liri dhe pjesëmarrje të barabartë. Emri i saj ishte tashmë Liri. Ajo kishte një pushkë, luftoi dhe ishte pjesë e misioneve të ndryshme”. Me pak fjalë ajo ishte komuniste. Në ditët e sotme do të kisha një mendim negative për këtë fakt, por duhet parë gjithmonë në kontekstin e atyre ditëve. “Qëllimi kryesor i Partisë Komuniste në Shqipëri ishte të mbronte të drejtat e shqiptarëve, dhe bashkimin e popullit shqiptar.” Ne dimë që ajo vdiq në moshën 17 vjeçare. Si? “Ajo u plagos pas një sulmi në tetor 1944. Pasi sulmi i të rinjve shkaktoi goxha dëme ndaj ushtrisë gjermane, ata sërisht  përfunduan nën pranga. Për të vendosur një shembull, nazistët e dogjën të gjallë Liri Geron. E lidhën në një pemë, i hodhën benzinë ​​në gjithë trupin e saj dhe e dogjën. Kjo ishte shumë simbolike, sepse nazistët i shihnin shqiptarët si barbarë dhe djegia e trupit për shqiptarët ishte fyerja më e rëndë”. A e dini se çfarë ndodhi me 67 gratë e reja? “Jo, por dimë se popullsia e atëhershme e Fierit përbëhej nga vetëm 5000 veta. Prej të cilëve 68 veta ishin femra të reja pjesë e rezistencës komuniste.” Çfarë mund të mësojmë nga Liria, dhe vajzat e tjera të guximshme? “Liri Gero ishte një pjesë e madhe e rezistencës shqiptare. Në atë kohë Shqipëria sapo kishte shpallur pavarësinë, më saktë në vitin 1912. Ndaj, zemrat e shqiptarëve ishin të gufuara nga liria e sapogjendur dhe nuk mund të hiqnin dorë prej saj. Krahasoni Kosovën tani me Shqipërinë në atë kohë. Vetëm pjesëmarrja e të rinjve mund ta çojë vendin përpara. Në çdo aspekt të shoqërisë, ne mund të mësojmë nga vajza si Liri Gero. Përveç kësaj, kjo tregon se jo vetëm burrat luftuan, por kemi një histori unike ku përfshihen edhe gratë e vajza si Liri Gero. Ato kanë qenë gjithmonë luftëtarë përkrah burrave.” A doni të lexoni më shumë për figura historike?
https://www.dua.com/sq/qysh-me-largu-dhimbjen-e-kokes-nga-alkooli/
Qysh me largu dhimbjen e kokës nga alkooli?
Keni pirë alkool një natë më parë, ndërsa mëngjesi ju duket i rëndë nga kokëdhimbja, tashmë ka një zgjidhje. Sipas një studimi të ri, përveç qetësuesve të ndryshëm, është birra ajo e cila qetëson dhimbjet. Si me largu dhimbjen e kokës nga alkooli? Përgjatë studimeve shkencëtarët e Universiteti i Grenëich, zbuluan se 2 gota birrë mund të jenë një zëvendësues perfekt i një kokrre paracetamoli. Sipas shkencëtareve, duke e rritur përmbajtjen e alkoolit në gjak me afërsisht 0.08 përqind, trupi ka mundësinë e reduktimi të intensitetit të dhimbjes. Dr Tevor Thmopson tha se alkooli mund të krahasohet me ilaçe si kodelina dhe efekti është më i fuqishëm sesa i paracetamolit. The Indepedent megjithatë shkruan se nuk është ende e qartë nëse alkooli prek receptorët e trurit, apo thjesht ul ankthin, gjë e cila mund ta na bëjë të mendojmë se dhimbja e kokës nuk është edhe aq e padurueshme.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-ule-nivelin-e-kolesterolit/
Qysh me ulë nivelin e kolesterolit?
E rëndësishme është që të konsumohen fruta dhe perime, sidomos në stinën e verës ku organizmi ka më shumë nevojë për produkte të pasura me ujë dhe lëngje. Studimet e bëra kohët e fundit kanë zbuluar se disa ushqime, përgjithësisht fruta dhe perime për vetë aftësinë e tyre për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak janë quajtur “super” ushqime. Këto ushqime janë ndër të paktat “produkte” që kanë specifikën e rregullimit të nivelit të kolesterolit në gjak dhe e mbajnë atë në nivelin e duhur. 1- Tërshëra Kur disa gra në Universitetin e Torontos në Itali në funksion të një studimi që po kryenin shtuan në dietën ditore tërshërën dhe krundet, vunë re se gjendja e zemrës, presioni i gjakut, niveli i kolesterolit në gjak, gjendja e përgjithshme shëndetësore u përmirësua në 11 për qind. Tërshëra është e pasur në Potasium, i cili mban nën kontroll presionin e gjakut, si dhe me vitaminë E të gjendur edhe te drithërat. 2- Bajamet Studimet e kryera nga Universiteti Tufts në vitin 2005 zbuluan se në lëkurën e bajameve ndodhen substanca të tilla, të cilat ndihmojnë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit, një proces i cili mund të shkatërrojë qelizat e gjakut dhe të shkaktojë rrezik për atak kardiovaskular. Bajamet janë të pasura me magnez dhe Vitaminë E, të cilat luajnë rol në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Të bajamet ka përbërje magnezi. 3- Batha dhe thjerrëzat Në rezultatet e raportuara në kronikat e Mjekësisë Internacionale në vitin 2005 u tregua se personat të cilët kishin përfshirë bathën dhe thjerrëzat në dietën e tyre ushqimore kishin normalitet në nivelin e kolesterolit rreth 2 herë më shumë se ata persona që nuk i konsumonin këto prodhime, të cilët ishin nën frikën e një tensioni të mundshëm apo problemë të ndryshme që kanë të bëjnë me gjakun dhe zemrën. 4- Boronicat Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidant shumë të fuqishëm të quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura, gjë që u raportua në vitin 2004 nga shkencëtarët e Shërbimit Kërkimor Agrikulturor. Boronicat janë të pasura më vitaminë C, e cila është e përbërësi kryesor i kolagjenit dhe përbën materialin strukturor te kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut. 5- Avokadot Përbërësit ushqimorë të pangopur te avokadot kanë rezultuar si përbërës, të cilët janë të aftë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe për të shmangur atë tip të kolesterolit i quajtur “i keq”. Efekti i avokadove vërehet sidomos te ata persona që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak. Avokadot janë të pasura me magnez, i cili është i nevojshëm për disa nga proceset bazë të organizmit dhe vepron në më tepër se 300 reaksione biokimike. 6 – Karota Në trupin tonë Beta Karoteni, proteinë e cila gjendet tek karotat, është i shndërruar në Vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Beta Karoteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallatat jeshile. Raw salmon steaks
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-qofte-me-susam/
Qysh me përgatitë qofte me susam sipas një recete unike?
Qofte me susam – duan pak kohë për t\’u përgatitur por janë të shijshme dhe të ushqyeshme. Më poshtë po ju sjellim recetën me përbërësit që duhen dhe përgatitjen. Përbërësit për qofte me susam: 500 g mish të grirë (i përzier) 50 g thërrime buke 50 g djathë një lugë salcë kosi hudhër në granula një lugë çaji mustardë 1 ve, majdanoz erëza piper arrëmyshk 150 g susam gjalpë dhe qepë. Përgatitja: Merrni mishin e grirë dhe shtojini vezën, thërrimet e bukës, pluhurin e djathi, salcën e kosit, majdanozin, hudhrat në granula, mustardën, pakëz arrëmyshk, shtoni erëzat dhe në fund piperin. Përziejini mirë të gjitha derisa të fitoni përgatitjen e përshtatshme për formësim. Nëse ka nevojë për pak trashje, shtojini edhe një lugë gjelle miell që të mund të bëni më lehtasi topthat e qofteve. Përgatitjen ndajeni në katër pjesë, pastaj formoni qoftet dhe me duar hollojini ose nëse dëshironi lërini në formë topi. Rrotullojini në susam dhe vendosni në një tepsi të veshur me letër për pjekje. Megjithatë, mund ta bëni edhe në një mënyrë tjetër. Pasi t\’i keni pjekur në tepsi, ashtu si janë të ngrohta hidhini në tasin me susam sa kanë ende lëng. Në secilën qofte vendosni pakëz gjalpë. Për t\’i pjekur në furrë futini në 170 gradë për rreth një orë. Shërbejeni me salcë kosi, në të cilën mund të shtoni pakëz qepë të copëtuar dhe erëza, ose nëse dëshironi bëni një tarator, kos me kastraveca, vaj ulliri, pak kripë dhe hudhra të grira. Kombinim perfekt. Ju bëfshin mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pastru-furren/
Qysh me pastru furren
Qysh me pastru furren? Sa shpesh e pastroni furrën? Ose më mirë të pyesim, sa llojë detergjentësh i keni ndërruar deri tash për pastrimin e saj. Ju patjetër se duhet të pastroni furrën e sobës. Sepse aty gatuhet e piqen shumë tava të mira. Ndaj që çdo tavë që gatuani të ruaj aromën e saj. Ne po ju tregojmë një mënyrë se qysh me pastru furren: Së pari largoni raftin e furrës. Në mënyrë që t’i bëni një pastrim të  thellë vendoseni atë në lavaman të mbushur me ujë të nxehtë dhe disa pika detergjent enësh. Lëreni të qëndrojë aty për deri sa minuta në mënyrë që papastërtitë më të mëdha të shkrihen. Përgatisni një tretësirë pastruese. Marrim një shishe me spërkatës dhe shtojmë 4 lugë sodë bikarbone dhe e mbushim pjesën tjetër me ujë. Spërkatni të gjithë hapësirën brenda furrës, duke u fokusuar më shumë në pjesët të cilat ka më shumë njolla. Kujdesuni që të jetë mbuluar e gjithë hapësira. Lëreni tretësirën të veprojë për të paktën 1 orë. Vetëm në këtë mënyrë do ta ketë efektin e vetë Largoni ndyrësirat me anën e fortë të sfungjerit të enëve. Fshijeni me sfrungjer të gjithë hapësirën brenda furrës. Pastroni furrën e sobës edhe një herë me leckë të lagur me uthull dhe ujë. Në fund shpërlajeni edhe raftin e furrës. Thajeni dhe vendoseni në vend. Furra juaj tashmë është e pastër.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-ushqimet-qe-luftojne-lodhjen/
Qysh me i ditë ushqimet që luftojnë lodhjen?
A ndiheni shpesh të lodhur edhe pse në përgjithësi gëzoni shëndet të mirë? Nëse po, a e dini ushqimet që luftojnë lodhjen? Mos u shqetësoni sepse lodhja e shpesht ju ndodh shumë njerëzve. Ka shumë faktorë që ndikojnë në mungesën e energjisë në trupin tonë. Ushqimi i parregullt, anemia, mungesa e aktivitetit fizik, mungesa  e vitaminave të caktuar etj. Ekspertët kanë radhitur disa ushqime që nxisin energjinë, në mënyrë që mund të kaloni ditën pa bërë një sy gjumë.Më poshtë ne po jo sjellim një listë të tyre që rekomandohet t\’i konsumoni më shpesh në mënyrë që të keni më shumë energji. Ushqimet që luftojnë lodhjen: Drithërat Spinaqi Portokalli Arra Fasulja Avokado Bananja Majdanozi Vërejtje: Nëse keni mungesë të vazhdueshme të energjisë do të jetë mirë nëse bëni një vizitë rutinore tek mjeku juaj. Aty mund të merrni këshilla më të detajuara për shëndetin tuaj. Mirëpo në përgjithësi ajo që mund të bëni është të tregoni kujdes të shtuar në disa gjëra. Këtu përfshihet: Ushqimi me orarë të rregullt, konsumimi i vitaminave dhe ujit si dhe gjumi i mirë. Konsumoni ushqimet që luftojnë lodhjen. Lodhja juaj padyshim se do të evitohet nëse ju kujdesuni për vetën. Edhe njëherë, gjithmonë duhet të jeni të hapur për një vizitë tek mjeku, nëse është e nevojshme.
https://www.dua.com/sq/ujevara-e-drinit/
Ujevara e Drinit dhe Shpella e Radavcit
Ujevara e drinit dhe Shpella e Radavcit janë vënë nën mbrojtje nga viti 1983, si monumente natyrore me sipërfaqe prej 89.94 ha. Dy perla të vargmaleve të Bjeshëve të Nemuna janë bukuritë e Burimit dhe të Drinit të Bardhë dhe Shpellës së Radavcit. Shpella dhe Burimi i Drinit të Bardhë gjenden afër fshatit Radavc, rreth 11 km larg qytetit të Pejës, pranë rrugës Pejë-Rozhajë. Kështu që kurdo që të jeni në atë rajon mos e lini pa i parë të dyja këto lokacione! Ujevara e Drinit dhe Shpella e Radavcit do të ja u marrin zemrën! Madhështia e Ujëvarës së Drinit jau rrëmben zemrën Kjo ujëvarë ndodhet në pjesën perëndimore të Kosovës. Është e vendosur në malin Zhleb në Bjeshkët e Nemuna në fshatin Radavc, 11 km larg nga qyteti i Pejës. Ujëvara gjendet në burimin e lumit Drini i Bardhë dhe është 25 m (82 ft) e lartë. Peizazhet malore që rrethojnë ujëvarën dhe e bëjnë atë pikë më tërheqëse turistike në tërë Kosovën. Ujëvara të tjera më të vogla janë në afërsi të zonës.  Ftohtësia dhe bardhësia e ujit që shkumon gjatë rënieve prej shkëmbinjëve mahnitë vizitorët e shumtë. Rreth kësaj ujëvare janë ndërtuar disa restorante që mund t’i vizitoni pasi të keni parë ujëvarën. Ato ofrojnë ushqim tradiconal shqiptar por edhe ushqim deti. Numri i turistëve që vizitojnë këtë bukuri natyrore po rritet nga viti në vit. Jo vetëm turistët e huaj janë të interesuar të shohin atë që Drini i Bardhë ofron por edhe vendorët. Familjarë e grupe të organizuara njerëzish shihen shpesh aty. Shpella e Radavcit, bukuria e krijuar ndër shekuj Shpella e Radavcit është një shpellë tipike e burimeve. Formimi i saj është i lidhur me erozionin dhe punën kimike të ujërave nëntokësor të Drinit të Bardhë. Hyrja e shpellës është e orientuar nga veri-lindja me përmasa 2.80 m e lartë dhe 2.20 m e gjerë me një korridor të ngushtë në formë tuneli me gjatësi 2.50 m. Shpella është e ndriçuar nga një dritare natyrore e cila gjendet në pjesën e sipërme të saj. Hyrja e shpellës gjendet në lartësinë mbidetare prej 578 m. Shpella e Radavcit veçohet edhe në aspektin “arkitektonik” sepse paraqitet si objekt banimi i krijuar nga natyra.  Ajo është një rrjetë i tuneleve, kanaleve e sallave i gdhendur për mrekulli nga forca natyrale e ujit pëtgjatë shekujve. Njoftimin e parë për këtë shpellë e ka dhënë studiuesi J. Petroviç. Ndërsa në anën tjetër arkeologu M. Garashanin e konsideron këtë shpellë si vendgjetje të sigurtë të epokës së paleolitit. Shpella është e një rëndësie të veçantë, pasi që ka indikacione të periudhës së paleolitit, andaj duhet të ketë një trajtim të posaçëm për arsye se në vendin tonë akoma nuk janë konfirmuar gjurmët e kohës së gurit, përkatësisht paleolitit.
https://www.dua.com/sq/si-te-hiqni-njollat-e-diellit-ne-fytyren-tuaj-me-trajtime-profesionale/
Si të hiqni njollat e diellit në fytyrën tuaj me trajtime profesionale?
Ekzistojnë disa trajtime profesionale në dispozicion që mund të largojnë njollat e diellit ose zvogëlojnë ndjeshëm pamjen e tyre. Këto trajtime duhet të kryhen nga një profesionist i trajnuar për kujdesin e lëkurës. Laser resurfacing  Gjatë përdorimit të kësaj metode me lazer, një pajisje si shkop i gjatë përdoret për të hequr shtresën e lëkurës së dëmtuar nga dielli. Lëkura e re është atëherë në gjendje të rritet në vendin e saj. Riparimi i fytyrës me lazer mund të zgjasë diku nga 30 minuta deri në dy orë në varësi të sa njolla dielli jeni duke trajtuar. Shërimi zakonisht zgjat diku nga 10 deri në 21 ditë. Intense pulse light (IPL) IPL përdor pulset e dritës për të eliminuar njollat e diellit në lëkurë. E bën këtë duke ngrohur dhe shkatërruar melaninën, e cila heq pikat e zbardhura. Një seancë IPL zakonisht zgjat më pak se 30 minuta dhe shkakton pak ose aspak dhimbje. Numri i seancave të nevojshme ndryshon nga personi në person. Cryotherapy Cryoterapia heq pikat e diellit dhe lezione të tjera të lëkurës duke i ngrirë ato me një zgjidhje të lëngshme të azotit. Oksidi i azotit mund të përdoret (në vend të azotit të lëngshëm) për trajtimin e njollave sipërfaqësore të errëta, siç janë ato të diellit, sepse nuk është aq agresive dhe ka më pak të ngjarë të shkaktojë flluskë. Cryoterapia zgjat vetëm disa minuta dhe në përgjithësi tolerohet mirë. Zhveshja kimike e lëkurës Kjo procedurë përfshin aplikimin e një zgjidhje acide për lëkurën, e cila krijon një plagë të kontrolluar që përfundimisht zhvishet, duke i bërë rrugë lëkurës së re. Zhveshja kimike e lëkurës mund të jetë e dhimbshme dhe të shkaktojë një ndjesi djegieje që zgjat disa minuta, por kjo mund të mjekohet me kompresa të ftohta dhe ilaçe. Microdermabrasion Mikrodermabrasion përfshin butësisht heqjen e shtresës më të jashtme të lëkurës tuaj duke përdorur një aplikues të veçantë me element gërryes. E cila ndiqet nga procesi i thithjes për të hequr lëkurën e vdekur. Duhet afërsisht një orë, shkakton pak ose aspak dhimbje dhe nuk kërkon anestezi. Lëkura juaj do të jetë rozë dhe do të ndihet e shtrënguar pas trajtimit, por kjo është vetëm e përkohshme.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-biskota-me-salce-cokollate/
Qysh me përgatitë biskota me salcë çokollate?
Qysh me përgatitë biskota me salcë çokollate? A keni provuar ndonjëherë biskota të tilla? Nëse jo, sot do t\’ju sjellim një recetë të thjeshtë që nuk kërkon shumë përbërës të shtrenjtë.  Përbërësit: 1 gotë sheqer 1 gotë vaj 100 gram gjalpë 1 pecivë 2 lugë kakaon 1 vezë 3 gota miell Sherbeti: 2 gota sheqer 1 gotë e gjysmë ujë. Përgatitja: Fillimisht përgatisim sherbetin. Sepse gurabijat duhet të jenë të ngrohta ndërsa sherbeti i ftohtë, ndaj përgatitet i pari sherbeti. Marrim gotën e sheqerit dhe të vajit, pecivës dhe vezën e i tazojmë që të shkrij sheqeri mirë. Shtojmë më pas miellin dhe dy lugët e kakaos. I përziejmë dhe përfitojmë një brumë të butë. Brumin e lëm pak të pushojë dhe me një lugë e dorën tuaj filloni t\’i jepni formë bizkotave. I vendosim në tepsinë e lyer me gjalpë, për pjekje në sobë në temperaturë 180 gradë celsius për 20-25 minuta. Pas pjekjës nxjerrim biskotat dhe u derdhim sherbetin e ftohur. Pasi ta marrin sherbetin shtojmë sosin e gatshëm  të çokollatës dhe ja tek keni biskota me salcë çokollate. Provojeni dhe jemi të bindur se do t\’ju pëlqejnë pa masë. Shërbejuani miqve apo familjes tuaj me një gotë qumështi.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-shmange-mungesen-e-vitamines-d/
Qysh me shmangë mungesën e vitaminës D?
Sipas një studimi të bërë, 75% e njerëzve vuajnë nga mungesa e vitaminës D, studim që ka për qëllim të rrisë popullatën botërore në lidhje me rëndësinë e funksionimit normal të organizmit. Simptomat e mungesës së kësaj vitamine nuk janë specifike, gjë që është arsyeja pse shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se kanë një problem, shpjegon Kris Gunnars, themelues i Authority Nutrition. Problemet shëndetësore të tilla si lodhje imunitet i dobët, dhimbje e muskujve, dhimbje e shpinës apo ndryshim i disponimit tuaj, të gjitha këto mund të jenë një dritë e kuqe alarmuese. Nëse nuk e rregulloni mënyrën tuaj të të ushqyerit apo futjen e suplementeve, atëherë efektet shëndetësore mund të përkeqësohen edhe më tej duke u bërë problemi kronik. Deficiti i kësaj vitamine mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjeve të tilla si depresioni, diabeti, kanceri dhe gjendje të ndryshme autoimune. Nëse dyshoni se keni mungesë të vitaminës D, gjëja e parë që duhet të bëni është të përqëndroheni më shumë në natyrën dhe t’i gëzoheni shetitjeve të gjata, sidomos ekspozimit në diell. 90 deri 95% e vitaminës D prodhohet ose sintetizohet gjatë ekspozimit në diell, thotë Kris. Prandaj do të ishte ideale që të rriturit të kalojnë 10-15 minuta në dritën e diellit, apo intervali kohor varet nga rrjedha e individit. Në këtë mund të ndikojnë faktorë të ndryshëm, të tillë si mosha, ngjyra e lëkurës, periudha e ditës dhe vendndodhja gjeografike. Ecni në mëngjes nën rrezet e diellit – është këshilla më e mirë nga Gunnars. Përveç kësaj, dieta e të ushqyerit ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e deficitit të vitaminës D. Futja e ushqimeve të caktuara, të tilla si peshku (salmon, ton), qumësht, vezë, drithëra, produkte soje, mund të jenë shumë të rëndësishme.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-paragjelle-franceze/
Qysh me përgatitë paragjellë franceze?
Thuhet se kur keni ngrënë një paragjellë franceze keni ngrënë një nga paragjellat më të mira në botë. Kuzhina franceze shquhet për disa gjëra, e paragjella padyshim se është njëra nga to. Mirëpo a e dini se cilët janë përbërësit e një paragjelle franceze? Pse ajo është kaq unike? Mos u shqetësoni sepse ka ardhur koha t\’i mësoni të gjitha këto. Më poshtë ne ju sjellim recetën e paragjellës franceze. Jo shumë e vështirë për tu gatuar dhe shumë e shijshme për t\’u provuar. Mos hezitoni ta përgatisni! Përbërësit për paragjellë franceze 200 gram mish i bardhë 1 gotë bizele të zieera 200 gram proshutë 2-3 karota 200 gram majonezë 3 vezë lëngu i 1 limoni majdanoz kripë. Përgatitja: Së pari pastrohet mishi dhe perimet. Pastaj të dyja bashkë zihen vetëm me kripë dhe ujë. Pas zierjes, pasi të kullohen, priten në katrorë të vegjël. Mishit i shtohen bizelet dhe proshuta e prerë imët. Në anën tjetër vezët zihen 10 minuta. Kur të jenë gati priten në 12 rrathë. Pastaj pjesët e mbetura copëtohen imët dhe përzihen me masën e mishit.  Në fund, shtohet lëngu i limonit,kripë, majonezë dhe përzihet. Të gjitha këto padyshim se i japin shije recetës. Kjo paragjellë franceze sipas dëshirës mund zbukurohet me majdanoz.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-udhetu-me-femije/
Qysh me udhëtu me fëmijë?
Për shumë prindër udhëtimet me fëmijë janë një mankth i vërtetë. Por na duhet me udhëtu me fëmijë. Sidomos udhëtimet e gjata. Dihet se gjatë rrugëve të gjata fëmijët lodhen dhe ndonjëherë qajnë, mërziten e ankohen. Mirëpo ka shumë rëndësi që të marrim disa masa paraprakisht në mënyrë që udhëtimi jonë të shkojnë më mirë. Ndiqni këta hapa dhe do të udhëtoni më lehtë bashkë me fëmijët tuaj. 1.Nëse keni vendosur të udhëtoni, atëherë nëse është e mundur shmangni udhëtimin gjatë ditës dhe udhëtoni natën, sepse kështu fëmijët do të flenë gjatë shumicës së kohës. 2.Tregoni fëmijëve posa të keni vendosur të udhëtoni, që të dijnë se sa kohë kanë para se të nisen. 3.Mbani fëmijët e zënë dhe lejoni ata të argëtohen me lojëra në telefon, që të humbin kohë dhe të mos mërziten në vend të huaj. 4. Paketoni me vete lodrat e tyre të preferuara në mënyrë që ata të habiten gjatë udhëtimit dhe do të luajnë në vend se të ankohen. 5. Kur niseni me udhëtu me fëmijë mos harroni ujin dhe ushqimin. Merrni mjaftushëm për ta në mënyrë që mos të mos uriten dhe të mos e vërejnë që kanë mungesë shqimimi. Përndryshe ata do të ankohen. 6. Përgatitni fëmijët psiqikisht për këtë udhëtim. Flisni me ta paraprakisht dhe tregoni sa do të zgjasë ky udhëtim. Kësisoj ata do të jenë më të përgatitur për atë që i pret.
https://www.dua.com/sq/mali-i-zi/
Mali i Zi – Kuriozitete qe duhet te dini para se te udhetoni
Mali i Zi, 10 Kuriozitete për Malin e Zi që duhet të dini para se të udhëtoni. Shteti i vogël Ballkanik me pamje nga Adriatiku është një vend interesant plot thesare për tu zbuluar me qetësi. Vlen të vizitohet mundësisht në pranverë, në fillim ose në fund të verës kur turistët janë pak. Një udhëtim rrugor përgjatë bregdetit dhe tokës së egër është ideale për të vlerësuar të gjitha mrekullitë që Mali i Zi u ofron vizitorëve të tij. Në këtë artikull do të gjeni 10 kuriozitete për Malin e Zi që duhet të dini para se të udhëtoni atje. Me shpresën që të jeni në gjendje të ktheheni sa më shpejt të jetë e mundur për të lëvizur të sigurt. Është një nga shtetet më të reja në botë Në qershor 2006, pas një referendumi të mbajtur në 21 maj të të njëjtit vit, Mali i Zi shpalli pavarësinë nga Serbia. Mali i Zi ishte pjesë e Bashkimit Shtetëror të Serbisë që nga viti 1992, pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Monedha e shkëmbimit është Euro Megjithëse nuk ishte një vend anëtar i Bashkimit Evropian, në vitin 2008 vendi ballkanik paraqiti një kërkesë zyrtare për t’u bashkuar me të dhe miratoi në mënyrë të një-anshme euron. Pra, nëse po planifikoni një udhëtim këtu nuk duhet të shqetësoheni për ndryshimin e parave. Është një thesar i biodiversitetit Pavarësisht nga përmasa e tij e vogël, Mali i Zi mburret me katër site të trashëgimisë botërore, katër parqe kombëtare dhe një nga pyjet e virgjër të fundit në Evropë. Përveç lumenjve, ishujve, liqeneve dhe kanioneve ky vend është një thesar i vërtetë i biodiversitetit. Ka kanionin më të thellë në Evropë Duke folur për kanionet: a e dini se kanioni më i thellë në Evropë ndodhet në vendin e Ballkanit? Pas Grand Canyon, lumi Tara, i cili rrjedh në brendësi nga Mali i Zi, besohet se gdhend një nga kanionet më të thella në botë. Ka plantacionin më të madh të vreshtave në Evropë Në jug të kryeqytetit Podgorica, Plantaze është plantacioni më i madh i hardhive në kontinentin e vjetër. Mbi 2100 hektarë vreshta karakterizuar nga 11 milion hardhi, nga rreshtat e të cilave prodhohen 40 lloje vere. Shifra jo të këqija për një vend kaq të vogël si Mali i Zi. Gjiri i tij ka magjepsur poetë nga e gjithë bota Gjiri i Kotorrit është tipari kryesor i Malit të Zi dhe, në përgjithësi, një nga zonat më magjepsëse të gadishullit Ballkanik. Në serinë e gjireve ka fshatra antikë ku koha duket se ka ndaluar. Përmes të gjithë serisë së gjireve Kotor, Perast dhe Herceg Novi ishuj fotogjenikë me kisha guri dhe manastire antike kanë magjepsur shumë eksplorues përfshirë Lord Bajronin. Ky e fundit e përcaktoi këtë zonë si takimin më të bukur mes tokës dhe detit. Destinacion për pelegrinazhe fetare Manastiri i shekullit të shtatëmbëdhjetë i Ostrogut, rreth një orë me makinë nga kryeqyteti, Podgorica, është një nga vendet më të famshme të pelegrinazheve në gadishullin Ballkanik. Në këtë ndërtesë të vendosur mbi gur 900 metra mbi luginën e lumit Zeta. Atje shkojnë çdo vit mijëra besimtarë ortodoksë nga i gjithë Ballkani. Ka qenë destinacion pushimesh për dekada Megjithëse është rikthyer në modë për disa vite, në të vërtetë mes viteve ‘60 dhe ‘80 vendi ishte një destinacion pushimesh për vipat. Ishulli i Sveti Stefan, në fakt, frekuentohej nga personazhe të tillë si Sophia Loren, Elizabeth Taylor dhe Orson ëelles. Podgorica është destinacioni ideal Kryeqyteti Podgorica nuk është qyteti më i bukur në Ballkan dhe vetëm për të nuk ia vlen të udhëtosh në Mal të Zi. Mirëpo është destinacioni perfekt për dashamirësit e arkitekturës brutaliste. Vetëm disa metra larg zonave të natës, lagjeve të banimit ose qendrave të përmbajtura historike do ta gjeni veten të rrethuar nga blloqe autentike popullore të epokës Jugosllave. Këto të fundit kontribuojnë duke i dhënë kryeqytetit të Malit të Zi një aspekt dekadent, por magjepsës. Banorët e saj janë ndër më të gjatët në Evropë Malazezët janë gjigandë të vërtetë! Do ta vini re menjëherë kur udhëtoni në këtë vend. Popullsia e Malit të Zi, në fakt, ashtu si ajo e shteteve fqinje – Kroacia dhe Serbia – është ndër popullsitë më të gjata në kontinentin e vjetër. Gjatësia mesatare e meshkujve është 1.86 cm dhe ajo e femrave është 1.71 cm.
https://www.dua.com/sq/banane-te-ferguara-me-cokollate/
Banane të fërguara me çokollatë
A keni provuar ndonjëherë banane të fërguara me çokollatë? Desert i shijshëm, i gatshëm në më pak se 7 minuta! Shpejtë, shijshëm dhe shëndetshëm. Familja juaj do t’a adhuroj. Përbërësit: 1. Çokollatë e zezë, të paktën 70% ( 70gr çokollatë, është mjaftueshëm për 2-3 banane) 2. Banane, me madhësi mesatare, të pjekura 3. Opsionale: çokollatë e bardhë 4. Nutella, për dekorim shtesë PËRGATITJA *Bananet duhet të jenë komplet, bashkë me lëvore, të prera vetëm në mes. Hapeni pak bananen për të krijuar hapësirë brenda. Copëtoni çokollatën në copa të vogla, aq sa të mund t’i vendosni brenda bananes. Shtoni çokollatë aq sa dëshironi, por kini kujdes që të mos copëtoni pjesën e poshtme të lëkurës se bananes, ashtu që çokollata të mos pikoj nga shporta e Fritezës PA VAJ. Fusni bananet e paqëruara, për së gjati në Fritezën PA VAJ, por kini kujdes që të mos prisni lëvoren e poshtme. Vendosni bananet në shportë, lërini të ngjiten së bashku, por me fillin e çokollatës lart, në mënyrë që të mos thahet. Vendoseni FRITEZËN PA VAJ në 200 °C dhe fërgoni për 5-7 minuta. Bananet janë gati pasi që lëvorja e tyre të bëhet kafe e errët dhe çokollata të shkrihet terësisht. BONUS! Këshilla: Nëse jeni duke fërguar shumë banane menjëherë, mbajini në një tufë (akoma të lidhura me kërcell) pasi ato do të jenë më të qëndrueshme dhe kjo do t’i parandaloj që të përmbysen. Nëse Friteza Delimano PA VAJ është ngrohur paraprakisht, ato mund të bëhen një minutë më heret. Është shumë më mirë të përdorni çokollatë të zezë – me përqindje më të lartë të kakaos, për rezultate më të mira. Për të përmirësuar këtë recetë të ëmbël, mund të kombinoni çokollatën me gjalpë kikiriku, marshmallows ose përbërës të tjerë të preferuar. Bananet duhet të jenë në temperaturë dhome para përgatitjes. Nëse merrni banane direkt nga frigoriferi ose janë akoma të papjekura, fërgoni ato për 1-2 min shtesë. Pasi të keni mbaruar, lërini të ftohen dhe servoni me shtesa sipas dëshire. Ju bëftë mirë.
https://www.dua.com/sq/ne-te-dy/
Ne te dy – Jeta ne cift, baticat dhe zbaticat
Ne te dy. Kjo është shprehja që ju përkufizon si çift, kur flisni për marrëdhëniën tuaj. Çelësi i lumturisë është mirëkuptimi dhe koordinimi mes vete. Kur keni mirkëkuptim mes vete, keni çdo gjë. Mirëpo, çfarë duhet të bëni në mënyrë që harmonia juaj si çift të mos pritet? Ne kemi disa këshilla të thjeshta që ju të dy mos të keni vështirësi, por përkundrazi, lumturi të plotë. Që kur të thoni “ne te dy”, të gjithë t’ju kenë zili. Prandaj lëzoni këto udhëzime miqsore për të rikujtuar disa gjëra që i dini. Kaloni kohë me njëri-tjetrin Partnerët kanë nevojë për kohë së bashku në mënyrë që lidhja e tyre të bëhen të fortë. Prandaj, planifikoni rregullisht netët e përbashkëta dhe takimet mes jush dhe aktivitetet e fundjavës. Nëse një udhëtim i vogël nuk është i mundur menjëherë, atëherë bëjeni atë një qëllim për të cilin do të punoni. Gjëja më e mirë që mund të bëni si çift është të udhëtoni. Udhëtimet krijojnë kujtime dhe përvoja të paharrueshme. Duke kaluar kohë me partnerin, do të kuptoni më mirë dallimet tuaja dhe si të negocioni problemet që mund të shkaktohen. S’ka gjë më të bukur se një udhëtim i bukur romantik. Nëse nuk e keni bërë ende, është koha ta bëni! Mësoni të negocioni Kur thoni “ne të dy”, atëhëre vërtëtë duhet të keni parasysh se jeni dy persona. Shpesh herë me mendime e me ide të ndryshme. Meqënëse më nuk jeni beqar apo beqare vendimet t’i merni duke u mbështetur tek mendimet dhe bindjet e njërit-tjetrit. Në çift ju duhet të funksiononi si ekip. Vetëm duke qenë ekip do të kaloni çdo vështirësi. Prandaj mësoni të negocioni me njëri-tjetrin. Të jepni argumentet tuaja por edhe të tregoni mirëkuptim për mendimet dhe ndienjat e tjetrit. Mbështetuni te njëri-tjetri dhe çdo gjë do të ec më lehtë. Njiheni vetën Nëse nuk e njihni veten si duhet, nuk mund ta njihni tjetrin. Prandaj së pari kuptoni vetën tuaj. Me të gjitha mangësit por edhe dëshirat e ëndrrat tua. Kuptoni çka ju nervozon, çka ju pëlqen dhe çka ju irriton. Kur të arrini në këtë pikë, atëherë do ta keni më lehtë komunikimin me partnerin. Asisoj ju i tregoni atij ose asaj qëndrimet tuaj dhe e keni më të lehtë komunikimin. Ta njohim veten ka shumë rëndësi, në çdo sfërë të jetës. Kjo do t’ju ndihmojë jo vetëm në marrëdhëniet romantike por në çdo llojë marrëdhënie që do të keni. Falni njëri-tjetrin Nuk ka njeri që nuk gabon. Edhe ju dy herët apo vonë do bëni ndonjë gabim, të vogël ose edhe të madh. E rëndësishme është të mësoni ta falni njëri-tjetrin. Vetëm duke e falur njëri-tjetrin dhe duke mos e mbajtur zemërimin brenda, do ecni përpara. Prandaj asnjëherë mos tentoni ta çoni marrëdhënien përpara me kokëfortësi dhe inat. Falja është gjëja më e mirë që mund të bëni, kur nuk doni ta shaktërroni lidhjen tuaj për gjëra të vogla. Nxitni njëri-tjetrin të jetë versioni më i mirë i vetës Kur e takuat partnerin tuaj, ju ratë në dashuri me disa nga cilësitë e tij/saj të mrekullueshme. Megjithatë, me kalimin e kohës, këndvështrimi juaj për këto cilësi mund të ketë ndryshuar. Për shembull, ai mund të ketë qenë shumë i mirë në kursimin e parave kur jeni takuar. Tani kjo gjë mund të ketë ndryshuar. Megjithatë ka shumë rëndësi që të jeni ai lloj personi që e shtyn partnerin të jetë versioni më i mirë i vetës. Ndihmoni atë që t’i realizoj dëshirat e veta dhe ëndrrat e veta. Kur te jëtë në versionin më të mirë të tij apo saj edhe ju si çift do të jeni më të lumtur.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-uthull-te-molles/
Qysh me përgaditë uthull të mollës?
Merren pesë kg mollë të egra (ose edhe të buta) të paspërkatura me kimikate, lahen mirë, priten dhe bluhen me makinë të thjeshtë për bluarjen e mishit. Masa vendosët në enë të emaluar, kavanoz, qelq, etj; dhe mbushet me ujë aq sa ta lagë masën e bluar. Në këtë sasi mund të vendosën edhe 20-50 gramë sheqer i bluar. E tëra mbulohet me garzë dhe vendosët në vend të nxehtë (në dimër), ose në vend me diell, për 20 ditë. Gjatë kësaj kohe, vetvetiu me nxehjen e masës, përfitohet uthulla e mollës, e cila vendosët në shishë (e kulluar) dhe ruhet në vende të ftohta e të errëta. Por uthulla e mollës mund të përgatitet edhe nga lëkurat e mollës. Për këtë lëvoret e mollëve të qëruara në përpjesëtim 1:1 duhen vendosur në një kavanoz më të madh (1 kg lëvore me 1 litër ujë). Sipër lëvoreve vendosët uji i sheqerosur sipas dëshirës. Kavanozi mbyllet me pece pambuku. Pas 3-4 javëve fitohet uthulla e mollës. Për infektivët virusale dy lugë uthull molle përzihen me 2 lugë mjaltë dhe me gjysmë gotë uji të nxehtë. Me këtë përzierje shpëlahet fyti dhe pihen disa lugë gjatë ditës. Shpëlarja e fytit duhet përsëritur katër herë në ditë, ndërsa personat me fyt tejet të ndjeshëm këtë mund ta bëjnë vetëm në mëngjes dhe në mbrëmje. E njëjta mënyrë, por në sasi më të vogël të uthullës së mollës, aplikohet edhe të fëmijët, por mbi moshën pesëvjeçare.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-vaj-kanelle/
Qysh me përgaditë vaj kanelle?
Ky vaj shërues është i thjeshtë e mund ta përdorni edhe nëse nuk keni probleme shëndetësore. Përbërësit: 12 shkopinj kanelle 1 gotë vaj ulliri (200 ml) 1 kavanoz prej qelqit Mënyra e përgaditjes: Shkopinjtë e kanellës i vendosni në kavanoz prej qelqit dhe sipër derdhni vajin e ullirit. Sigurohuni që shkopinjtë të jenë mbuluar me vajin e ullirit, e mbyllni kavanozin dhe e lini në vend të ngrohtë Le të qëndrojë dy deri tri javë Përzieni çdo ditë Pas tre javësh vajin e fituar të kanellës e hidhni në një shishe të errët dhe e ruani në vend të ftohtë.  
https://www.dua.com/sq/autor-romantik/
Autor Romantik Shqiptar që Duhen Lexuar Patjetër
Autor Romantik, zhanri Romancë nuk është një zhaner letrat tepër i zhvilluar në Shqipëri apo Kosovë. Megjithatë, kemi shkrimtarë që kanë shkruar vërtet libra të bukur e mbresëlënës. Ndoshta ky zhaner nuk është për këdo (për ju e kam fjalën djema), megjithatë kjo s’do të thotë që nuk duhet t’i japim një mundësi. Në këtë artikull do t’ju përmendim disa autorë që vlejnë të lexohen e ndoshta t’ju sugjerojmë një titull nga botimet e tyre. Brunilda Zllami – Zhanri Romancë Brunilda Zllami shkrimtare shqiptare. Ka lindur në qytetin e Bajram Curri (Tropojë) dhe është diplomuar për mjekësi. Romanet e saj, që në fillimet e botimit të parë të saj të vitit 1996, kanë mbërtheyr lexuesin shqiptar. Fabula, tematika, stili i veçantë, mënyra e trajtimit të problematikes, intriga, sinqeriteti dhe origjinaliteti i zgjidhjes së konflikteve në romanet e veta e vecojnë atë nga shkrimtarët e tjerë. Një nga librat e saj që do t’ju sugjeroja të lexonit është “Dua” – botuar në vitin 2002 nga Botimet Toena. Jo, nuk zgjodha këtë libër pikërisht sepse ka titullin “Dua.” Ok, e zgjodha edhe pak me qëllim, megjithatë ia vlen ta lexoni. Albatros Rexhaj Albatros Rexhaj është autor shqiptar, i lindur në Prizren që aktualisht pothuajse njëkohshëm jeton dhe vepron në dy qytete, në Tiranë dhe në Prishtinë. Është shkolluar për shkrimtar të dramës teatrore dhe skenarit të filmit, ndërkaq suksesin dhe famën i ka arritur në zhanrin e prozës letrare por edhe në romancë. Libri që do t’ju sugjeroja është “Zonja Z” – botuar nga shtëpia botuese “Pegi”, në vitin 2015. Dy heronjtë e librit flasin edhe për lodhjen që ndiejnë kur luftojnë për ta ndryshuar botën e tyre. Hasen me heshtjen gjykuese dhe moralizuese, që i përjashton dhe i bën të ndihen të vetmuar. Flutura Açka Flutura Açka lindi në qytetin e Elbasanit, më 1966. Është poeteshë, shkrimtare dhe botuese shqiptare. Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës më 1988 dhe për Gjuhë-Letërsi më 2001 në Universitetin e Elbasanit. Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë e saj. Megjithatë, edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit. Romani i saj “Vetmi gruaje” jo vetëm që është një romancë e goditur, por edhe është përkthyer në gjuhë të huaja. Gjergji Mihallari Ka lindur në qytetin e Korçës. Pas mbarimit të studimeve në Fakultetin Ekonomik te UT në vitin 1987, rikthehet me punë në qytetin e Korcës, ku vazhdon edhe sot të jetojë. Libri që do t’ju sugjeroja të lexonit shkruar nga Gjergji është “Djaloshi që vinte nga përtej detit” –  Botuar nga Ombra GVG në vitin 2019. Libri bën fjalë për Andrean. Andreas i ishte komunikuar për të përgatitur dhe derdhur në bronz një nga veprat e tij, fituese e konkursit kombëtar. Kjo ishte hera e dytë kur do të udhëtonte përsëri për në vendin fqinj, përtej detit. Në këtë udhëtim do ta shoqëronte edhe Elena. Këtu nis rrëfimi i ngjarjes midis tyre dhe ndjenjave të përzjera midis detyrës dhe personales.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-mirembajte-ngjyren-e-kuqe-ne-floke/
Qysh me mirëmbajtë ngjyrën e kuqe në flokë?
Të gjitha ato vajza që i kanë pasur të paktën njëherë në jetë ngjyrën e kuqe e dinë sa e vështirë është për tu mirëmbajtur kjo ngjyrë. Shumica e grave dhe vajzave që vendosin ta mbajnë këtë ngjyrë në kokën, që cilësohet si ndër më të bukurat, i lyejnë flokët shumë shpesh. Megjithatë ekspertet e flokëve kanë disa këshilla kur vije puna tek mirëmbajtja e ngjyrës së kuqe në flokë. Këto këshilla do t\’ju ndihmojnë edhe juve që ngjyra juaj e kuqe të shkëlqejë gjithmonë. Pa pasur nevoje për ngjyrosje të tepërta. Pas ngjyrosjes mos i lani flokët 48 orë Pasi t’i keni ngjyosur me ngjyrë të kuqe, larë dhe tharë flokët, ju nuk duhet t’i lani më ato për 48 orë. Për ngjyra të tjera zakonisht vlen rregulla e 24 orësishit. Mirëpo që e kuqja të pushojë mirë në flokët tuaja ju nuk duhet t’i lani ato për 48 orë. Shpërlani me ujë të ftohtë Uji i ftohët e shpërlan ngjyrën shumë më pak se uji i ngrohët. Prandaj për ta ruajtur atë provoni t’i shpërlani flokët me ujë të ftohtë. Kjo do të ndikojë në qëndrueshmërinë e ngjyrës së kuqe në kokën tuaj. Përdorni shampon të thatë Meqë dihet se larjet e shpeshta e shpërlajnë ngjyrën nga flokët atëherë një zgjedhje e mirë është edhe shamponi i thatë. Pa pasur nevojë t’i lani flokët me ujë e shampon shumë shpesh, ju mund të vendosni sprejin me shampon të thatë në rrënjët tuaja kohë pas kohë. Për të reduktuar lajret. Kështu i kurseni flokët nga shpërlarja e ngjyrës. Mirëmbani flokët me maska Varësisht nga tipi i flokut që keni, i thatë apo i yndyrshëm, i butë apo i egër, ju duhet të gjeni maskën e duhur për to. Në mënyrë që flokët të jenë të shëndetshme ju duhet t’i trajtoni ato me maska. Kësisoj edhe ngjyrat që vendosni në flokë do të kenë jetë më të gjatë dhe shkëlqim.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-mbrojte-ngjyren-e-makines/
Qysh me mbrojte ngjyren e makines?
Qysh me mbrojte ngjyren e makines? Ngjyrosja e makinës shumicën e raste kushton shumë. Për këtë arsye është e rëndësishme ta ruani ngjyrën e makinës origjinale. Përmes këtij artikulli ju mund të mësoni disa mënyra se qysh me mbrojtë ngjyrën e makinës tuaj. Mbulojeni makinën tuaj Gjëja më e thjeshtë që mund të bëni për mbrojtjen e ngjyrës së makinës tuaj me mbulesën e saj speciale. Nëse parkoheni në një zonë të hapur ku dielli apo faktorët e tjerë mund të dëmtojnë makinën tuaj atëherë përdoreni mbuluesin e makinës. Edhe nëse e lini makinën në garazh për një kohë të gjatë mbulojeni atë. Kjo do të ndikojë në ruajtjen e ngjyres. Lajeni me kujdes Është e rëndësishme që ta lani makinën tuaj tërësisht në baza javore. Kjo përfshin përdorimin e një shamponi për makina. Duhet ta bëni edhe larjen e gomave, të jashtme, të brendshme, xhamat dhe hapësirën rreth dritareve. Pastërtia do të ndikojë në mirëmbajtjen e ngjyrës së makinës tuaj. Thajeni mirë ngjyrën e makinës Një pjesë e madhe e njerëzve e shmangin procesin e tharjes së makinës. Shumë njerëz supozojnë se makina duhet të thahet natyrisht, por pikërisht këtu e dëmtoni më së shumti ngjyrën. Mos tharja e makinës do të lërë ujë në pjesë të ndryshme që padushim. Për të mbrojtur ngjyrën përdorni një peshqir mikrofibri për të thithur ujin dhe për të tharë makinën.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-hekurose-kemishen/
Qysh me hekurosë këmishën?
Kur të hekurosni këmishën, hekurosja fillon nga jaka. Së pari hekurosni pjesën e cila kthehet, edhe atë duke e shtypur fort hekurin dhe pastaj ngadalë kaloni nëpër të. Pastaj jaka hekuroset në anën tjetër dhe rezultatet më të mira do t’i merrni nëse atë pak e tërheqni me dorë që hekuri të kalojë më lehtë përmbi. Kur të mbaroni me jakën, hapi tjetër janë krahët. Ato zakonisht paraqesin problemin më të madh për ato të cilat nuk kanë shumë përvojë në bërjen e kësaj punë shtëpiake. Ideale është kur keni dërrasën e veçantë për hekurosje, sepse në atë rast, krahët vetëm duhet që t’i shtrini mbi dërrasë dhe t’i hekurosni në detaje. Mirëpo, nëse jeni njëra nga to që nuk e keni këtë dërrasë, atëherë i shtrini krahët mirë dhe i hekurosni në të dy anët. Këtu mund të përdorni edhe një truk: Mbështillni një peshqir dhe futeni atë në krah të këmishës dhe ashtu hekuroseni. Me këtë do t’i ikni krijimit të rrudhave gjatë hekurosjes. Manzhetat hekurosni në të dy anët edhe atë duke kaluar me hekur mbi to, prej lartë-poshtë. Pastaj hekuroset pjesa e përparme e këmishës, edhe atë prej poshtë kah krahët. Kur hekurosni pjesën në të cilën gjenden pullat, tërhiqeni mirë me dorë dhe pastaj thellësisht hekuroseni hapësirën mes pullave. Këtë mund ta bëni më së lehti nëse këmishën e vendosni në ndonjë material të butë, ashtuqë pullat të zhyten në të. Kur puna më e madhe thuajse është kryer, koha është që të argëtoheni me sipërfaqen që ndan pjesën e përparme me atë të pasme të këmishës. Shtypeni shumë fort hekurin në këtë pjesë dhe hekuroseni mirë. Kur të keni përfunduar me pjesën e përparme, këmishën vendoseni në dërrasë dhe ngadalë hekuroseni brendinë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-rrite-rrjedhen-e-ujit-ne-rrobalarese/
Qysh me rrit rrjedhen e ujit më shumë në rrobalarëse?
Qysh me rrit rrjedhen e ujit në rrobalarëse? Ky është një nga ato probleme që paraqitet në disa rrobalarëse, mirëpo mos u brengosni! Edhe kjo e ka një zgjidhje. Si ta rregullojmë rrjedhen e ujit? Nëse e mbyllni rubinetin, e hiqni zorrën nga makina rrobalarëse, e tërhiqni siten (me ndihmën e darëve) do të shihni se si ajo është e mbushur dhe e bllokuar me rerë të imëtë të ujësjellesit. Me kujdes, duke e mbajtur mes gishtërinjve e pastroni atë nën shtypje të lartë të ujit. Kontrolloni duke shikuar siten dhe e ktheni atë në vendin e saj të duhur.  Vërejtje: Këshilla u rekomandohet personave të cilët nuk janë të mësuar të bëjnë intervenime ëe tilla, në mënyrë që të mos dëmtojnë pjesën e parme ose mbështjellesin plastik për instalimin e gypave.  Alternativë është gjithmonë edhe angazhimi i ekspertit.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-torte-bounty/
Qysh me përgatitë tortë bounty me një recetë të shpejtë?
Qysh me përgatitë tortë bounty? Nëse jeni adhurues i çokolladave bounty patjetër se edhe torta bounty do t’ju pëlqejë pa masë. Më poshtë ne po ju sjellim recetën e kësaj ëmbëlsire që përgatitet shpejt dhe lehtë. Përbërësit për 4 persona: 1 Gotë sheqer 0.3 Gotë ujë 0.3 Lugë çaji ekstrakt vanille 0.5 Lugë çaji kripa 1 Dosë qumësht kokosi 1 Gotë kokos 200 ml ajkë (krem pana) 300 gr çokollate 1 lugë çaji pluhur kafeje Përgatitja e tortë bounty: Në një tenxhere vlojmë ujin, së bashku me sheqerin dhe kripën deri sa sheqeri të shkrihet. E ulim temperaturën e zjarrit dhe e lëmë edhe 3 minuta tjerat të vlojë. Ja shtojmë qumështin e kokosit dhe vanillën, duke e përzier vazhdimisht. Ja shtojmë edhe kokosin dhe e lëmë edhe 10 minuta tjera mbi zjarr. Kuptohet në temperaturë shumë të ulët duke e përzier vazhdimisht. Marrim një tepsi nga xhami me përmasa 20×30 cm e hedhim masën aty e sheshojmë mirë dhe e lëmë tërë natën ashtu të qëndrojë në frigorifer. Dy orë para se ta mbuloni me çokolaten vendoseni të akulli. Në një tenxhere të mesme ajkën e vlojmë pastaj ja shtojmë kafen dhe çokolaten e përzime mirë pastaj e largojmë e lëmë pak të ftohet në temperaturë dhomë. Derdhim masën nga çokolata mbi masën me kokosin që ndodhet në tepsi dhe e sheshojmë mirë pastaj prapë e vendosim edhe 2 orë të tjera të akullin. Ashtu e ngrirë të pritet torta pastaj të servohet.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-maske-per-floke-me-veze/
Qysh me përgaditë maskë për flokë me vezë?
Përbërësit: 1 vezë 100 ml qumësht kokosi Lëngu i 1 limoni 2 lugë vaj ulliri. Vendosni në një enë vezën dhe përzijeni mirë. Shtoni qumështin dhe vajin e ullirit. Shtoni në fund lëngun e limonit, përzijeni mirë dhe aplikojeni në rrënjët e flokëve duke aplikuar. Shpërlani pas 15 minutash. Kjo maskë do të rikthej shkëlqimin e flokëve dhe do ti zbusë ato.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-krem-per-torte-me-margarine/
Qysh me përgatitë krem për torte me margarinë?
Ka disa mënyra për të përgatitur krem për torte. Një nga më të shishmet është kremi i tortes me margarinë. Ky krem do t\’i jap butësi dhe shije të jashtëzakonshme ëmbëlsirën tuaj. Më poshtë ne po ju sjellim recetën se si mund ta përgatisni atë. Përbërësit: 200 gram margarinë 200 gram sheqer pluhur 200 gram qokollatë 2-3 lugë qumësht. Përgatitja: Së pari, përzihet me mikser margarini i zbutur duke shtuar gradualisht sheqerin pluhur. Pasi të jetë bërë në formë shkume shtohet qokollata e shkrirë dhe qumështi.Përzihet përsëri dhe është e gatshme për lyerjen e torteve. Nëse doni të merrni parasysh edhe një sygjerim tonin, ne po ju sygjerojmë edhe një recetë për përgatitjen e petave të tortës apo pandispanjës. Përbërësit për petë: 500 g miell 300 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi, i prerë në kubikë 1 cm 1 vezë 1/2 gotë ujë (125 ml) 1 lugë e madhe uthull e bardhë Për të përgatitur petën e tortës rrahim fillimisht vezën. Pastaj shtojmë ujin, gjalpin, uthullën. Në fund, për ta trashur brumin, shtojmë edhe mjellin. Petën e pjekim në 200 gradë në furrë. Kësaj pete mund t\’ja hedhim sipër kremin me margarinë, recetën e se cilit ja u treguam më lartë. Kombinimi i këtyre dyjave mund t\’ju dal një tortë shumë e shishme. Megjithatë, ndihuni të lirë të provoni edhe ndonjë petë apo përbërje tjetër të tortës në kombinim me kremin e margarinës.
https://www.dua.com/sq/filma-romance/
Filma romance
Filma romance? Ja disa sygjerime! Çdo vit qindra filma të ri shfaqen në ekranet e kinemave. Shumë prej tyre i takojnë edhe zhanrit romancë. Kështu që nëse po kërkoni një film romantik për ta parë në një mbrëmje të qetë, ne kemi disa sygjerime adekuate për ju! Të gjithë këta filma të rinj, të publikuar muajt e fundit, janë vlerësuar maksimalisht nga audienca. Prandaj ju nuk do të zhgënjeheni me asnjërin prej tyre! Ju mjafton të zgjidhni një dhe të shijoni mbrëmjen tuaj deri në maksimum. The right one Ky film i publikuar në shkurt të këtij viti do t’ju mbajë të mbërthyer pas ekranit me disa kthesa që merrë ngjarja. Shkrimtarja e re Sara e gjenë vetën në një situatë të papritur kur provon ta kalojë bllokadën artistike që e ka kapluar. Ajo rrezikon ta humbas dashurinë e saj. Ashtu si tregon edhe titulli i filmit, ‘The Right One’, gjetja e ‘të duhurit’ është shumë me rëndësi! Për të mësuar më tepër, ju duhet t’ja jepni një mundësi këtij filmi! Nuk do të zhgënjeheni! To All the Boys: Always and Forever Të gjitha gjërat e mira marrin fund. Kështu edhe triologjia e Netfilx. Megjithatë pas dy pjesëve të para të shumë të suksesshme, edhe kësaj here filmi ‘To All the Boys: Always and Forver’, u mirëprit nga audienca. Këtë herë ka një pengesë të madhe. Një pengesë që si duket do t’i mbajë larg protagonistët Lara Jean Covey dhe Peter Kavinsky. Në përfundim të shkollës së mesme të dy kanë plane të ndryshme për universitet! Juve ju mbetet të shihni se si zhvillohet romanca e tyre! The Last Letter From Your Lover Nëse e keni parë filmin ‘Me Before You’ dhe e keni adhuruar atëherë ky është filmi i duhur për ju! ‘The Last Letter From Your Lover’ është bazuar në librin e të njëjtës autore, Jojo Moyes. Një histori dashurie interesante që zbërthehet përmes letrës që gjindet disa vite më vonë! Si gjithmonë, historitë e shkruara nga Jojo Moyes, arrinë të lënë një shije të ëmbël, pa marrë parasysh rrethanat dhe peripetitë që i përshkojnë. Mos prisni më tepër, mbërthehuni para ekranit me këtë film romantik të jashtëzakonshëm! Cindirella Sigurisht, përralla klasike e Hirushës është përshtatur për ekranin afërsisht një miliard herë. Mirëpo këtë herë, është një muzikal me Cabello në rolin kryesor (debutimi i saj në film!). Me kastin fantastik, kostumet e zgjedhura me shumë kujdes, e mbi të gjitha me muzikën e punuar eknas për këtë pershtatje filmike të përrallës që të gjithë e duam, ky version ka arritur t’i jap freski historisë së Hirushës. Ndoshta ribërjet nuk janë aq të këqija në fund të fundit! Marry me E kush nuk i shijon filmat që për protagoniste kanë yllin e famshëm Jennifer Lopez! Rilindja e J.Lo po vazhdon edhe në kinematografi dhe ne jemi këtu për ta shijuar! Në filmin ‘Marry me’ ajo është një yll i popit që mëson se partneri i saj brenda dhe jashtë skenës Bastian (Maluma) e ka tradhtuar, duke e shtyrë atë të pranojë propozimin për martesë të një fansi në një nga koncertet e saj. Ngjarja zhvillohet në mënyrë tejet interesante dhe jemi te bindur se edhe ju do ta shijoni!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-kofshe-pule-pikante/
Qysh me përgaditë kofshë pule pikante?
Përbërësit: 1 kg kofshë pule 2 limonë 3 lugë mustardë miell vegetë vaj kripë piper. Kofshët spërkaten me lëng limoni. Shtohet kripë, piper, vegetë dhe lyhen me mustardë. Kalohen kofshët në miell dhe fërgohen nga të gjitha anët në yndyrë të nxehtë derisa të skuqen dhe të zbutet mishi. Shërbehen me salcë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-veze-ne-menyren-turke-per-kafjall/
Qysh me përgatitë vezë në mënyrën turke për kafjall?
A keni provuar ndonjëherë me përgatitë vezë në mënyrën turke për kafjall. Ky padyshim është një nga ushqimet e preferuar turke me perime. Në fakt, kuzhina turke në përgjithësi është e njohur për erëzat dhe recetat e mrekullueshme. Turqit i kushtojnë shumë rëndësi mënyrës se si e servojnë mëngjesin. Sofrat e tyre për vaktin e parë të ditës zakonisht janë plotë. Ne po ju sjellim kësaj here një recetë për kafjall ndryshe. Një mënyrë e të përgatiturit të vezës që do t\’ju bëjë të ndiheni sikur jeni duke ngrënë mëngjës në Stamboll apo Ankara. Mësojeni dhe përgatiteni. Një gjë është e sigurtë, nuk do të zhgënjeheni! Përbërësit për vezët në mënyrë turke 2 speca; – 1 qepë; 2 domate; – pak vaj; 2 vezë; – kripë; – piper. Përgatitja  Për të përgatitur vezët në mënyrë turke në fillim në pak vaj fërgoni qepën e grirë imët dhe specat. Pastaj shtoni ngadalë domaten e qëruar, të prerë në feta. Sekreti i recetave turke qëndron tek erëzat dhe tek marinimi i ushqimeve në përgjithësi. Prandaj, nëse doni që recetën ta realizoni ashtu si duhet marinoni specat me erëza sipas shijes. Fërgoni ato 5 – 6 minuta. Pastaj bëni hapësirë për vezët. Hidhni edhe ato që të fërgohen mirë e mirë. Kështu mëngjesi juaj turk është gati. Pasi tashmë vezët janë shërbyer, shërbejeni!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-nga-rrushi/
Qysh me i ditë përfitimet nga rrushi?
Sheqer rrushi, venë prej rrushi, acid limoni dhe molle, mineralet nga kalciumi dhe magnezi e deri te hekuri dhe fosfori, vitamina A, C, B – rrushi përmban të gjitha vlerat ushqyese për dallim nga ushqimet tjera. Tonifikues natyral i trupit Kokrrat e kuqe të rrushit janë përplot me celulozë dhe pektin, gjë që paraqet edhe arsyen pse rrushi konsiderohet si fryt që ndihmon tretjen, pastron trupin nga toksinat, eliminon ujin e tepërt nga trupi dhe ka funskion diuretik. Rrushi është ideal për mënyrën e të ushqyerit në vjeshtë pasi vepron si tonifikues natyral për organizmin, sasia e fosforit dhe kalciumit është e dobishme për metabolizmin e nyjeve dhe eshtrave. Për këtë, rekomandohet konsumi i rrushit gjatë shërimit pas ndonjë thyerje apo lëndimi të eshtrave. Efekti shërues dhe dobiprurës Rrushi është një burim shumë i vlefshëm i fitokemikaleve bioflavonoide, që kanë potencial antioksidues, përkatësishtmbrojnë qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira.  Polifenoli që gjendet tek rrushi, por edhe tek vera, inaktivizon radikalet e lira. Rrushi i kuq përmban pigmentin antocianin nga grupi i fenoleve bimore që funksionon ngjashëm sikur likopenet tek domatet, si dhe si antioksidant i fuqishëm. Këto pigmente bimore i japin ngjyrë të kuqe frutave dhe perimeve si: grejpfruti i kuq, shega, shalqiri, luleshtrydhet, qershitë, lakra e kuqe. Ka dëshmi se konsumi i rrushit përmirëson qarkullimin e gjakut, nëse keni probleme me presionin e lartë të gjakut, një gotë verë në ditë mund të ndikojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Si antioksidant, rrushi ndikon edhe në mbrojtjen e mushkërive nga sëmundjet që lidhen me pirjen e duhanit. Vitamina A, C, E që gjendet tek rrushi, mund të ndikojë edhe në ruajtjen e të pamurit. Trajtimi i bukurisë me anë të verës së rrushit Gjatë viteve të fundit, rrushi është bërë faktor i rëndësishëm në industrinë kozmetike. Përveç përbërësve aktiv që përmban vera si procyanidin (mbrojtjen e enëve të gjakut dhe eliminimin e radikaleve të lira), polifenole (antioksidantë të mirë), resveratrol, vitamina A, C, B1, B2, vera gjithashtu ka një fuqi të madhe antioksiduese dhe sot paraqet një nga produktet e rëndësishme dhe mbrojtëse kundër plakjes. Rrushi përmban shumë vitamina E, natrium, fluor, magnez, hekur, kalium, kalcium, fosfor si dhe acide frutash. Farat dhe lëkura e rrushit është e pasur me polifenole dhe antioksidantë që luftojnë kundër radikaleve të lira, përgjegjëse për plakjen e lëkurës. Të gjitha këto substanca bioaktive tek rrushi, vera dhe farat, përdoren për pastrimin, masazhimin, pilingun dhe maskave për fytyrë dhe trup.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-krem-me-fruta/
Qysh me përgaditë krem më fruta?
Përbërësit: 1 kg nga frutat e preferuara 4 të verdha vezësh 250 gram ajkë 50 gram sheqer pluhur. Ndahen pak nga pemët për zbukurim. Pjesa tjetër e pemëve shtypet, kalohet në sitë dhe u shtohet sheqer. Të bardhat e vezëve tunden në shkumë të dendur. Në masën e pemëve të shtypura shtohet ajka e tundur dhe të bardhat e vezëve duke i përzier me kujdes derisa të fitohet kremi i njëllojtë. Krei vendoset në gota për shërbim.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-e-trajtu-alergjine-me-uje/
Qysh me e trajtu alergjinë me ujë?
Elementi natyral më i bollshëm mbi sipërfaqen e Tokës, po bëhet një ilaç efikas për shumë tipe problemesh fizike. Është zbuluar që uji mund të jetë një aleat i vlefshëm kundër alergjive dhe sëmundjeve të smogut. Për të parandaluar rrufat, teshtitjet, lotët e bezdisshëm, por edhe dëmet e mushkërive të shkaktuara nga ndotja e qyteteve të mëdha ose nga tymi i cigares, kurat termale me bazë ujin sulfurik po tregojnë që janë një ilaç efikas. Janë gjithmonë e më të shumta studimet shkencore, që tregojnë sesi ujërat sulfurikë janë idealë për parandalimin e alergjive nga pjalmet e luleve dhe nga ato të pluhurave. Aktiviteti i squfurit, nën formën e hidrogjenit sulfurat, nxit në fakt proceset e mbrojtjes imunitare, bromi ushtron një veprim qetësues, jodi kundër tharjes dhe kloruri i sodiumit kundër infeksionit dhe rigjenerimit të mukozave.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-kontrollu-pastertine-e-mjaltit/
Qysh me dit si me kontrollu cilesine e mjaltit ne shtepi?
Qysh me kontrollu pastërtinë e mjaltit? Mjalti jo i pastër dhe i rrejshëm në kohët e sodit është një përditshmëri në tregun tonë, megjithëse të gjithë e dëshirojnë mjaltin e bletës, të pastër qind për qind. Është e vështirë ta identifikosh mjaltin e mirë, por ekzistojnë disa mënyra, me ndihmën e të cilave do ta dini çfarë lloji të mjaltit keni blerë. KONTROLLOJENI ETIKETËN! Do të befasoheshit se sa shumë njerëz nuk e shikojnë fare etiketën e prodhimit që e blejnë. Kontrollojeni etiketën dhe listën e përbërësve. Ndoshta prodhimi ka aditiv. BLINI MJALTË TË KRISTALIZUAR! Mjalti i kristalizuar është gjithmonë i pastër. Nëse dëshironi të jini të sigurt se keni blerë mjaltë të pastër, mënyra e vetme është të blini mjaltë të kristalizuar. TESTOJENI MJALTIN E BLERË! Nëse në etiketë shkruan se është i pastër, ekzistojnë mënyra të thjeshta për ta vërtetuar këtë. Mjaltin e zhytni në një gotë me ujë të ftohtë. Që të kuptoni pastërtinë e mjaltit është e lehtë. Nëse mjalti nuk është i pastër, ai do të zhytet në fund të gotës me ujë. Mjalti është lëng i trashë dhe i ëmbël me ngjyrë qelibari, që e bëjnë bletët nga nektari i luleve. Nektari është burimi kryesor i karbohidrateve të cilin bletët e shndrrojnë në sheqer, glukozë dhe fruktozë. Mjalti përmban mbi 15% ujë, bletët në zgjua e mbulojnë me dyll i cili e mbron nga lagështia dhe prishja. Mjalti gjithashtu përmban minerale, aminoacide, acide organike si p.sh acidi i thneglës, acidi i mollës, acidi i limonit dhe pigmente pastaj derivate të klorofilit dhe komplekse të vitaminës B. Mjalti i malit që ka ngjyrë të errët përmban 13 herë më shumë minerale se mjalti i luleve është i pasur me hekur. Vlera e mjaltit Vlera e mjaltës është, jo në sasinë e tepërt të sheqernave (76% karbohidratet) , por në efektet e tij biologjike, p.sh. mikroelemente, enzimat dhe fermentet. Thuaja në asnjë ushqim që ne e përdorim, nuk ka përbërje më biologjikisht të freskëta si në mjaltë. Bioefektet, enzimat dhe materiet eterike ruhen më se miri në mjaltë. Mjalti me ligje ndërkombëtare trajtohet si ushqim i zakonshëm. E konsiderojnë si ëmbëlsire ose produkt me të cilën bëhen ëmbëlsirat shtëpiake ose industriale. Historia antike thotë se mjaltin e kanë përdorur zotat e atëhershëm ose njerëzit e shenjt dhe nënkupton ushqimin specifik dhe të rrallë, kurse filozofet e vjetër edhe inteligjenca njerëzore e kanë përdorur si ushqim delikates dhe si ushqim shërues. Nga historia mësojmë se mjalti është përdor si ushqim delikates, si ëmbëlsire dhe si ilaç. Në të vërtet, mjaltin mund ta përdorim si të duam e më e rëndësishmja është që në të kemi dobi nga ky produkt i mrekullueshëm.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-ndikimin-e-peshkut-tek-femijet/
Qysh me i ditë ndikimin e peshkut tek fëmijët?
Një hulumtim i ri thotë që fëmijët që hanë më shpesh peshk dhe vaj peshku mund të jenë lexues më të mirë se sa moshatarët e tyre, shkruan DailyMail. Hulumtuesit zbuluan se aftësia e fëmijëve për të lexuar është përmirësuar dukshëm pas konsumimit të Omega 3. Ekspertët thonë se gjetjet ritheksojnë rëndësinë e konsumimit të rregullt të acidit yndyror në dietat e fëmijëve, përmes vajit të peshkut, si peshkut salmon, peshkut tuna dhe sardeleve.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-organizu-diten-per-te-punuar-nga-shtepia/
Qysh me organizu ditën për të punuar nga shtëpia?
Qysh me organizu ditën për të punuar nga shtëpia? So në qysh me do t\’ju sjellim disa udhëzime se si duhet ta strukturoni ditën tuaj kur të punoni nga shtëpia: Organizoni hapësirën tuaj të punës Nëse doni të keni një ditë të strukturuar, së pari duhet vendi i duhur për të punuar. Vendosni një vend në shtëpinë tuaj si zona e punës suaj. Zgjidhni një vend që do t\’ju ndihmojë të përqendroheni dhe të shmangni shpërqendrimet. Përdorni një listë detyrash Pa një menaxher që rri pezull mbi supin tuaj, ju mund të gjeni veten duke kaluar orë të tëra pa qënë produktiv. Bëni një listë detyrash që duhet të kryeni çdo ditë dhe përcaktoni kohën për secilën nga detyrat. Vendosni orare pune – Qysh me organizu ditën Ndërsa ka të ngjarë të keni të paktën disa aftësi për të vendosur se kur do të filloni dhe ndaloni ditën tuaj të punës, e mira do të ishte të caktonit disa orë të rregullta pune. Nëse po ndryshoni orarin tuaj çdo ditë, do të jetë e vështirë për ju të gjeni një ritëm, fizikisht dhe mendërisht. Vishuni si për zyrë Sigurisht, stereotipi i personit që punon nga shtëpia është dikush që punon në pizhama e tyre. Megjithatë, ne këshillojmë ndryshe. Vendosni një rutinë të mëngjesit që përfshin të zgjoheni dhe të përgatiteni për ditën tuaj njësoj sikur do të shkonit në zyrë. Caktoni orare mbledhjeje Përfshini në listën tuaj të detyrave ditore që të planifikoni komunikimin me menaxherin dhe kolegët tuaj. Qoftë përmes postës elektronike, mesazheve të menjëhershme ose video thirrjeve.  Kjo praktikë do t\’ju ndihmojë të ndërtoni një ditë më të strukturuar, sepse do t\’ju detyrojë të jeni të përgatitur për ato kohë kontrolli. Mos harroni të pushoni Disa njerëz që punojnë nga shtëpia përfshihen aq shumë në një projekt sa harrojnë të bëjnë pushim për drekë, apo edhe të shtriqin pak këmbët. Sidoqoftë, është e rëndësishme të largoheni nga kompjuteri për disa minuta dhe të riktheheni pasi të jeni rifreskuar pak. Jepini vetes kurajo Shpresojmë se menaxheri juaj do t’i vlerësojë sukseset tuaja, edhe nëse jeni duke punuar nga distanca. Edhe pse tashmë jeni larg, mos hezitoni të komplimentoni veten nëse ndiheni se keni bërë një punë të mirë. Lërini punën pasi të mbarojë dita Disa që punojnë në distancë zbulojnë se orët e tyre të punës zgjasin më shumë dhe më gjatë ndërsa bëhen më shumë çdo ditë. Zgjidhja e duhur do të ishte të caktonit një orar të rreptë pune dhe ta mbyllni kompjuterin apo emailin e punës atë orë që caktoni. Vendosni kufijt e nevojshëm. Këto sugjerime do t\’ju ndihmojnë të ndërtoni një mjedis më të strukturuar pune — dhe, shpresojmë t\’ju bëjnë edhe produktiv nga shtëpia.
https://www.dua.com/sq/gjuhet-me-te-veshtira-ne-bote/
Gjuhet me te veshtira ne bote per tu mesuar?
Gjuhet me te veshtira ne bote per tu mësuar? Të mësosh një gjuhë të re nuk është kurrë e lehtë. Më e ndërlikuar akoma është kur zgjedh një gjuhë një jashtëzakonisht të vështirë, si këto që do t’ju rendisim më poshtë. Prandaj, nëse keni menduar ndonjëherë: “Cilat janë gjuhët më të vështira në botë?” ne po ju sjellim 7 prej tyre. Sic mund ta kishit menduar, shqipja është një ndër tyre. 1. Japonishtja Besoj se e dini se japonishtja është një nga gjuhët më të vështira në botë. Ekspertët besojnë se mund të zgjasë deri në 88 javë rresht për të mësuar bazat e gjuhës dhe akoma më tepër kohë për t’u ndjerë i sigurt për të folur me vendasit. Ekspertët thonë se si gjuhë, krahasuar me të tjerat merr më shumë kohë për t’u mësuar. Vëhstirësia qëndron si në alfabet, si në gramatikë ashtu edhe në evolimet kulturore të gjuhës. 2. Mandarin ose Kinezisht Një nga vështirësitë e të udhëtuarit në Kinë është se keni dy gjuhë që duhet të mbani mend. Mandarina është gjuha më e zakonshme që flitet në Kinë. Sidoqoftë, mund të duhen muaj ose vite me radhë për të kapur bazat – dhe madje nuk do jeni i sigurt që po përdorni gjuhën e duhur! Pavarësisht, është dicka jashtëzakonisht mbresëlëne për ata që janë bërë folës të rrjedhshëm. 3. Gjuha Koreane Si një tjetër gjuhë aziatike me një alfabet dhe strukturë gramatikore krejtësisht të ndryshme, do t’ju duhet të rifilloni bazat nëse udhëtoni në gadishullin e Koresë. Kjo është një gjuhë totalisht e izoluar, ndaj mos u mundoni të gjeni ngjashmëri me gjuhë të tjera. Do t’ju duhet sigurisht kohë, por do t’ia vlej sepse është një gjuhë vërtet e bukur. 4. Arabisht Një tjetër gjuhë me një alfabet dhe sistem krejtësisht të ri për administrimin e gramatikës. Arabishtja ka përparësinë të jetë një nga gjuhët më të folura në botë. Pavarësisht nëse vendosni të udhëtoni në Dubai ose në Marrakesh, ka më shumë të ngjarë të përfundoni duke përdorur atë sesa disa nga gjuhët e tjera të vështira në këtë listë. Ju paralajmërojmë që zona të ndryshme përdorin fjalor të ndryshëm – kështu që duhet të mësoni një fjalë ose dy shtesë për të përshkruar të njëjtën gjë kur udhëtoni në vende të ndryshme. 5. Kantonisht Sikur të mos mjaftonte njëra gjuhë në Kinë, për të udhëtuar nga një skaj në tjetrin, do të duhet të flasësh edhe Kantonisht. Disa thonë se Kantonishtja është thjesht një dialekt i mandarinës, mirëpo shumica janë dakord se mund të klasifikohet si gjuhë më vete. E mira është fakti se mund ta flisni atë në disa pjesë të Hong Kongut, Tajlandës, Malajzisë dhe Vietnamit. është një gjuhë e vështirë për t’u mësuar, por ia vlen t’i hedhësh një sy. 6. Shqipja Vizitoni Ballkanin dhe ka të ngjarë që të dëgjoni gjuhën shqipe. Si anëtarja e fundit që mbijetoi në pemën e familjes së saj si gjuhë, mund ta hasni si gjuhë në jug të Italisë, në veri të Greqisë dhe disa pjesë të Gjermanisë. Pasi shumë emigrantë shqiptarë u vendosën në vende të huaja, ata morën gjuhën e tyre me vete. Sidoqoftë, kjo nuk e bën më të lehtë për të mësuar, dhe dy dialektet kryesore të saj janë thuajse të panjohura nga njëra-tjetra! Kanë dallime të forta dhe madje edhe brenda dialektit. Siç ndodh me dialektin geg në veri të Shqipërisë dhe dialektit geg në Kosovë. 7. Finlandisht Kush e dinte që finlandezët kanë gjuhën më të vështirë në rajonin nordik të botës? Ajo është një nga gjuhët më të vështira për tu mësuar. Ndërsa Suedia dhe Norvegjia kanë tendencë të kenë një fjalor dhe gramatikë të ngjashme, Finlandës i pëlqen t’i bëjë gjërat pak më të vështira për ata që kërkojnë të komunikojnë në atë zonë. Ekspertët thonë se mund të zgjasë deri në 44 javë mësim për të zotëruar gjuhën finlandeze.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-sistemu-rrobat-e-dimrit-ne-dollap-tani-qe-erdhi-vera/
Qysh me i sistemu rrobat e dimrit në dollap tani që erdhi vera?
Dimri iku për këtë arsye rrobat e dimrit duhet t\’i sistemoni. Tani që i keni larë të gjitha rrobat e trasha, çështja është ku t’i vendosni deri vitin tjetër. Shpesh duket sikur asnjëherë nuk u gjen vendin ideal. Mos kujtoni që është aq e lehtë. Rrobat duhen palosur si duhet, varur ose vendosur në një mënyrë të tillë që të rrojnë gjatë. Me qëllimin për t’ju ndihmuar me punët e stinës, janë pyetur disa ekspertë për ruajtjen e sendeve jashtë sezonit. Kini parasysh këto këshilla për hapësirat e vogla, materialet me vlerë dhe parandalimin e mykut dhe brejtësve. Kjo është harta e rrugës drejt gardërobës së freskët dhe të organizuar të rrobave të dimrit. Një vitrinë për çizmet Shumica e specialistëve këshillojnë që çizmet të mbahen në kutinë e tyre të vërtetë. Që mos të dëmtohen “mund të porositet një raft çizmesh ku ato të rrinë në këmbë që është një mënyrë e mirë edhe për t’i ekspozuar” thotë Ginny Snook specialiste organizimi për dollapet. Scott thotë gjithashtu që varëset janë alternativa e shkëlqyer edhe për të kursyer hapësirën. Blini varëse si kapëse që mbajnë çizmet bashkë, tek qafat dhe i varni në një shufër. Scott sugjeron të varësh katër ose pesë në një radhë për të mos zënë vend. Çizmet shpesh humbasin formën e tyre, por ka një zgjidhje të thjeshtë edhe për këtë. Maxell Ryan, drejtuesi dhe themelues i Apartment Therapy, sugjeron “të blesh ca forma këpucësh ose t’u vendosësh bidona apo revista të mbledhura.” Mos e tepro sepse mund të hapen. Kutitë janë të shkëlqyera për të mbajtur shumë rroba Blogerja Carley Knobloch përdor kuti transparente për rrobat. “Më pëlqejnë kutitë transparente. Fotografoj çdo gjë që kanë brenda dhe krijoj një dosje digjitale dhe mund t’i kontrolloj menjëherë çfarë kanë kur dua të gjej diçka pa bërë rrëmujë, thjesht duke hapur dosjen në kompjuter e sezonin tjetër.” Scott është dakord që këto kuti janë më të mira sesa sirtarët. Sirtarët, sipas saj, të jenë “vetëm për rrobat që vesh çdo ditë, të brendshme, rroba banje dhe rrobat e përditshme”. Sa vend zënë është gjithashtu e rëndësishme, prandaj zgjidhje mund të jenë edhe qeset plastike me vakuum. Por, kujdes, sepse si thotë specialistja e Apartment Therapy, Ryan, “qeset me vakuum mund të kursejnë shumë hapësirë, por ato nuk i lejojnë rrobat të marrin ajër, kështu që përdorini vetëm për një grup të kufizuar veshjesh bluza të thjeshta, pizhame dhe çorape.” Varur apo palosur? Kjo është një nga dilemat më të mëdha kur sistemojmë rrobat e dimrit. Neglizhimi i zgjidhjes së duhur mund të përfundojë në rroba të rrudhosura dhe prishje të copës. E para, mendo për materialin. Specialistja e organizimit thonë që materialet me fibra natyrale duhet të qëndrojnë të varura, si kashmiri, ose leshi, në vend që të palosen. Duane Schumann, menaxhere në Treasured Garment Restoration, shton \”Fibrat akrilike dhe poliestër është më mirë të palosen në vende të veshura me material pa acid.\” Xhinset dhe bluzat, mund të palosen edhe të rrotulluara Kushtoni gjithmonë rëndësi llojit të varëses. Për materialet e mëndafshit ose pambukut “përdor varëse të veshura me copë që mos të lënë vija në veshje si varëset metalike”, thotë Scott. Vendi ku varen rrobat duhet të jetë i thatë, por i ajrosur, shkruan revista class. Në vend të qeseve të pastrimit kimik, që Schumann thotë mund \”lëshojnë gaz në temperaturë të lartë dhe lënë njolla nga emëtimi i vajrave” përdor veshje pambuku që i lejojnë rrobat të marrin pak ajër të pastër. Mos përdor bar molesh, por livandë dhe kedër Nëse rrobat nuk janë vendosur në gjendjen e duhur, myku dhe molat kanë më shumë mundësi për të sulmuar. Dhe pse sferat antimola duken shumë të mira kundër insekteve, ato janë të këqija për ruajtjen e rrobave. Jo vetëm mbajnë erë të keqe, por materialet e përdorura për to, në të shkuarën shpesh kanë qenë të ndaluara. Si alternativë, specialistët këshillojnë kedër apo boçe të vogla cope me livandë apo lëkura të grira limoni. Këto i mbajnë rrobat të thata dhe me erë të mirë. Kujdes me kedrin sepse mund të jetë shumë tharës për mjedisin. “Problemi me drurin e kedrit është që dehidraton çdo gjë përreth dhe kur kemi materiale natyrale si gëzofi apo lëkura ua nxjerr vajin jashtë,” thotë Scott. Kur copave u hiqet vaji bëhen delikate dhe lëshohen ose çahen.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-largu-pikat-e-zeza-te-lekures/
Qysh me i largu pikat e zeza të lëkurës?
Ky është një “locion” natyror dhe i thjeshtë për të pastruar fytyrën tuaj nëse keni pika të zeza. 1. Lajini duart me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. 2. Prisni një fetë të hollë limoni. Vendoseni në fytyrë me kujdes duke shmangur konturet e syve. 3. Pastroni fytyrën tuaj me ujë të pastër para se ta thani atë me një peshqir të pastër. Përsëriteni veprimin në mëngjes dhe darkë për disa ditë, pastaj ndërpriteni proçesin sapo lëkura juaj të rimarrë qartësi e saj dhe pikat e zeza të jenë zhdukur.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-shendetesore-nga-bishtajat/
Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga bishtajat?
Bishtajat janë bimë të mbushura me kokrra të ndara, të cilat janë një burim i fibrash dhe proteinash pa yndyrë.  Përfitimet shëndetësore nga bishtajat? Ato përmbajnë edhe polifenole, hormone bimore të cilat mund të ulin rrezikun e tumoreve të lidhura me estrogjenin, si kanceri i gjirit. Bishtajat janë një burim i mirë kalciumi, ndaj është shumë e rëndësishme që t’i konsumoni. Përpiquni të konsumoni dy racione në ditë, për shembull një pjatë fasule, një pjatë bizele ose thjerrëza.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-shkaqet-nga-alergjia-e-syve/
Alergjia e syve – Qysh me i ditë shkaqet?
Alergjia ne sy zakonisht quhen pezmatim alergjik. Më të shpeshta janë alergjitë sezonale dhe alergjitë akute konjunktivit. Këto lloj alergjish shkaktojnë reagime imunologjike. Thënë thjesht, nëse jeni alergjik ndaj ndonjë gjëje dhe vini në kontakt me të, do të krijohet reaksion alergjik me simptoma siç janë kruajtja ose teshtima. Alergjitë që prekin sytë po ashti ndikojnë edhe në hundë. Alergjia e syve shkaktohet nga: poleni, bari, pluhuri dhe qimet e maces ose qenit.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-sa-duhet-te-peshojne-bebet-sipas-gjatesise/
Qysh me ditë sa duhet të peshojnë bebet sipas gjatësisë?
Para së gjithash na duhet t’ju themi sërish se çdo fëmijë është i ndryshëm nga tjetri. Përmasat e një të porsalinduri Nëse fëmija vjen në jetë nga java 38-42 (duke llogaritur javët nga ndërprerja e ciklit), fëmija do të ketë një peshë nga 2.600-4.000 gr, ku mesatarja do të jetë 3.500 gr. Gjatë 3-4 ditëve të para fëmija do të humbë rreth 350 gr (për një bebe 3.500 gr), dhe kjo nuk duhet t’ju shqetësojë. Pesha e bebes duhet të fillojë t’ju shqetësojë duke filluar nga dita e 15 pas lindjes. Pesha e tij do të dyfishohet në muajin e 6, dhe trefishohet në muajin e 12. Pamja e të porsalindurit Temperatura e tij do të jetë më e lartë se juaja, e cila zbret në mënyrë të menjëhershme për t’ju përshtatur temperaturës në sallën e lindjes, për të shkuar rreth 37 gradë gjatë 8 orëve që vazhdojnë. Gjithsesi duart dhe këmbët e fëmijës ngelen të ftohta dhe kjo është diçka normale, e cila ndodh pasi termorregullimi është një proçes që nuk është maturuar ende tek fëmija. Pulsi i tij do të jetë rreth 120-150 rrahje në minutë dhe frymëmarrja do të përfshijë rreth 35-50 marrje dhe nxjerrje fryme në minutë. Duke qënë se fëmija merr frymë vetmë me hundë dhe jo me gojë duhet të mbani shumë të pastër atë, duke hedhur shpesh solucion fiziologjik.    
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-cheesecake-me-nutella/
Qysh me përgaditë cheesecake me nutella?
Përbërësit: 250 gram biskota të bluara 100 gram margarinë 400 gram nutella 500 gram krem djathi. Shkrihet një lugë nutella së bashku me margarinën dhe shtohet tek biskotat e bluara. Përzihet mirë dhe rrafshohet në tepsi me ndihmën e ndonjtë gote më fund të rrafshët. Në ndërkohë përziejmë krem djathin me nutellën e mbetur derisa të bëhet masë e njëllojtë. Shtojmë kremin me nutella mbi biskota dhe e lëmë të ftohet për disa orë.
https://www.dua.com/sq/qarshia-e-vjeter-gjakove/
Qarshia e vjeter – Gjakove
Qarshia e vjeter gjakove ishte zemra e ekonomisë në Gjakovë. Ku shiteshin mallra për banorë përreth komunës së Gjakovës. Sot ajo është krenari e trashëgimisë kulturore të kësaj komune. Aq sa ka mbetur prej saj, ruhet mirë nga banorët e vlerësohet nga vizitorët. Çarshia që dikur kishte dyqane sot ka kafene Kohën kur në të punonin qindra zejtarë dhe ku shiteshin e bliheshin shumë produkte prodhim dore. Qarshia e vjeter gjakove, që ishte zemra e funksionimit ekonomik për qytetin perëndimor të Kosovës, e tillë sot ka mbetur vetëm në kujtesë e në fotografi. Gjatë kohës së luftës në vitin 1999 pazari dhe Çarshia e Vjetër ishin shkatërruar. Mirëpo dyqanet u rindërtuan me të njëjtin stil. Shumë prej tyre sot shërbejnë si kafene. Prej gjithë atyre zejtarëve që kanë punuar aty tani kanë mbetur vetëm katër, të cilët kanë trashëguar zanatin nga të parët e tyre. Në qytet funksionojnë vetëm dy saraçë, që punojnë elemente të kuajve, një orëndreqës dhe një djeppunues. Guri e druri ishin kryefjala e kësaj Çarshie E ndërtuar me stil tradiconal, gurë, dru qerpiçë, qeramidhe e vjetër, e plumb, Çarshia e Madhe i mbijetoi kohës. Tërësia urbanistike e Çarshisë së Madhe përmban 525 objekte të rëndësishme. Njihet si çarshia më e madhe në Evropën Juglindore. Ajo ka kryer funksionin e zejtarisë, tregtisë dhe administratës qendrore të asaj kohe.  Sot është kompleks kulturo-historik, turistik, zejtar dhe tregtar. Të gjitha ngjarjet që lidhen me qytetin e Gjakovës lidhjen e kanë me zhvillimin e Çarshisë së Madhe. E rrethuar me objekte fetare e pastaj me dyqane e kafene, Çarshia e Madhe ishte qendra rreth të cilës zhvillohej jeta. Prodhoheshin, bliheshin e shiteshin mallrat. Ishte hapësirë socializimi. Në kujtesen e gjakovarëve ajo ka vend shumë të rëndësishëm.
https://www.dua.com/sq/inteligjent/
Inteligjent, pse nuk ke nevoje te jesh i tille per te patur sukses?
Nuk duhet të jeni veçanërisht inteligjent ose i aftë për të krijuar një karrierë të suksesshme. Po, është e vërtetë dhe jo, nuk keni as nevojë të jeni i/e bukur ose të lindni me këmishë për t’ia dalë mbanë në këtë botë. Javën e kaluar, kam qënë duke menduar rreth mundësive të karrierës dhe sesi studentët ambiciozë duhet të përgatiten për jetën pas universitetit. Pyetja që më ngeli në mendje ishte kjo: “Në çfarë duhet të përqendrohemi në shkollë në mënyrë që të vendosim për një vend pune pas diplomimit?” Në shumicën e rasteve studentëve u thuhet gjithçka që duhet të bëjnë Duke filluar nga nevoja për të marrë orë mësimi në lëndë specifike, deri tek sugjerimet se duhet të fitojnë sa më shumë përvojë praktike në fushën e tyre. Ajo që unë kam mësuar me kalimin e kohës është se: “Nuk keni nevojë të përqëndroheni në plotësimin e rezymeve tuaja apo notat e larta. Ajo që duhet të bëni është se duhet të përqendroheni në përmirësimin e vetes pasi ta njihni mirë atë dhe aftësitë tuaja.” Puno fort për t’u bërë një person interesant Që njerëzit e tjerë të duan të jenë përeth jush dhe rrjedhimisht të jenë të gatshëm t’ju hapin dyert duhet strategji. Tashmë e kemi kuptuar se notat nuk kanë rëndësi, të paktën jo aq sa aktivitetet jashtëshkollore që bëjmë. Të jesh në gjendje të krijosh lidhje të forta dhe domethënëse, është ajo që ju jep avantazh. Pyesni çdo menaxher të burimeve njerëzore: “Nëse zgjedhja është midis një tipi të kualifikuar (por arrogant) dhe dikujt që është i aftë, i etur për të mësuar dhe mund të tregojë një histori se kush është dhe çfarë kërkon, gjejeni kush fiton?” Të dhënat e tregut të punës mbështesin këtë këndvështrimin Siç vuri re Claire Cain Miller kohët e fundit në New York Times, hulumtimet tregojnë se vendet e punës që mbështeten tek aftësitë sociale janë rritur në mënyrë të ndjeshme gjatë 35 viteve të fundit. Këto pozicione pune kërkojnë një përzierje të aftësive ndërpersonale dhe njohëse dhe jo të jesh inteligjent. Mbi të gjitha aftësinë për të ç’mësuar dhe mësuar sërisht ato që duhen. “Ndoshta një ditë, pothuajse e gjithë puna mund të automatizohet, duke i lënë njerëzit të argëtohen në kohën e lirë pafund. Por ndërkohë, ky hulumtim argumenton se studentët duhet të jenë të përgatitur për tregun aktual të punës. Ndoshta shkollat ​​e mesme dhe universitetet duhet t’i vlerësojnë studentët në të njëjtën mënyrë sesi velrësohen parashkollorët,” shkruan Claire. Inteligjenca emocionale është ajo që ju ndan nga robotët Nuk ke nevojë të jesh domosdoshmërisht inteligjent. Ka shumë mënyra për t’u bërë një person interesant. Të gjitha përfshijnë zhvillimin e kuriozitetit dhe dëshirës suaj për ta njohur dhe kuptuar veten, të tjerët dhe botën përreth jush. Duhet të lexoni! Mund të ndiqni një aktivitet të ri si qendisje apo hiking, ose të bëni punë vullnetarë. Angazhohuni duke pyetur tre persona në ditë diçka rreth vetes së tyre dhe dëgjoni në mënyrë aktive përgjigjet e tyre. Ndani informacionet dhe kontaktet tuaja me të tjerët. Mund të prezantoni dy profesionistë, të cilët mund të përfitojnë nga njohja e njëritjetrit dhe nesër ata mund të njëtjën gjë me ty. Njihuni me njerëz dhe krijoni një rrjet tuajin Siç argumenton Neil Strauss në Atlantic Piece “Edhe qasjet më bazike për t’u angazhuar me të tjerët mund t’ju ndihmojë të bëheni më interesantë. Sinqerisht ka gjëra që të gjithë njerëzit duhet t’i kuptojnë, të cilat përfshijnë aftësinë për të kuptuar rregullat shoqërore me të cilat njerëzit funksionojnë. Pra, nëse doni të zhvilloni një aftësi, mundohuni të kuptoni se si njerëzit ndërveprojnë me njëritjetrin nga ana sociale.” Si ta jeni më interesant tek të tjerët? Përveçse të kapni vëmendjen e të tjerëve, përpiquni të tregoni se jeni realisht një person interesant? Si ta bësh këtë? Gjithçka ka të bëjë me ndërveprimin tënd me njerëzit e tjerë. Nëse ata kërkojnë një opinion apo perspektivë tuajën, do të thotë se përgjigjet që jepni do përcaktojnë nëse jeni interesant apo jo. Nuk duhet të jesh inteligjent për këtë. Nëse mësoni aftësitë e duhura të marëdhënieve sociale, do shndërroheni në personin që di t’ia dalë mbanë. Do të ecni përapara e do të jeni i suksesshëm pa patur nevoja të jeni një enciklopedi që ecni apo të keni lindur me këmishë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-qofte-me-djath/
Qysh me përgatitë qofte me djath?
A keni përgatitur ndonjëherë qofte në shtëpi? A keni shijuar qofte me djath? Nëse ende nuk e keni bërë këtë ta dini se keni humbur shumë. Qoftet e përgatitura në shtëpi janë dhjetra herë më të shijshme se ato që zakonisht blihen në mishtore. Prandaj patjetër se duhet të mësoni t\’i përgatisni ato edhe vet. Përpos shijes, qoftet e përgatitura në shtëpi janë shumë herë edhe më të shëndetshme. Prandaj, në mënyrë që të mësoni përgatitjen e tyre ne po ju prezantojmë një recetë të jashtëzakonshme. Filloni me qoftet me djath. Përgatitni ato dhe do të ngelni tepër të kënaqur nga kjo. Përbërësit për qofte me djath 500 gram mish të bluar 1 qepë 2-3 lugë galetë 100 gram kaqkavall Majdanoz Kripë Piper. ​Përgatitja: Së pari vendosim mishin e bluar në një enë të thellë. Në të njejtën enë pastaj i shtojmë rend hudhrën, qepën. Pastaj duhet ta shtojmë kripë e piper, majdanozin e grirë hollë dhe galetën e ulur në pak qumësht. Tutje ngadalë shtohet kackavalli i kaluar në rende dhe përzihet masa mirë. Nga kjo masë formohen qoftet të cilat kalohet në miell, vezë të tundura dhe fërgohen në vaj të nxehtë. Kështu qoftet janë gati. Shërbeni me ndonjë sos që ju e preferoni dhe do të ngeleni tepër të kënaqur!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-hap-llogari-ne-icloud/
Qysh me hap e me perdore llogarine ne iCloud?
Qysh me hap llogari ne iCloud qe te perdorni sherbimet e iPhone? Hap llogari në iCloud duke ndjekur me kujdes udhëzimet që do t’ju shkruajmë më poshtë. Mos harroni se hapja e një llogarie në iCloud është e domosdoshme që të mund të përdorni shërbimet në telefonin tuaj iPhone. 1. Hapi i parë është hapja e aplikacionit Settings. 2. Klikoni në Mail, Contacts, Calendars. 3. Klikoni në Add Account. 4. Klikoni në iCloud. 5. Klikoni në Create a new apple ID. 6. Plotësoni të dhënat që ju kërkohen. 7. Zgjidhni në Get a free iCloud email address. 8. Klikoni në Agree në fund. Nëse keni një ID të Apple, atëherë keni një llogari email iCloud. Kjo llogari falas ju jep deri në 5 GB hapësirë ​​ruajtëse për posten tuaj elektronike, minus atë që përdorni për dokumentet dhe të dhënat e tjera që ruani në cloud. Është e lehtë të punosh me emailin tënd iCloud nga Apple’s Mail, në Mac ose në një pajisje iOS. Pse hap llogari në iCloud? Mund të vendosni rregulla – filtra që veprojnë tek mesazhet e postës elektronike – duke përdorur Mail for OS X. Por këto rregulla funksionojnë vetëm në Mac-un tuaj. Ato nuk kanë ndonjë efekt në iPhone ose iPad tuaj, përveç nëse e lini Mac tuaj të ndezur gjatë gjithë kohës. Nëse Mac-i juaj nuk funksionon, emaili juaj thjesht do të derdhet në kutinë hyrëse të llogarisë suaj iCloud. Por mund të vendosni rregulla në faqen e internetit të icloud.com që do të zhvendosë mesazhet përpara se ato të shkojnë në ndonjë nga pajisjet tuaja. Për shembull, ju mund të filtroni emailin tuaj në mënyrë që të gjitha mesazhet nga punëdhënësi juaj të futen në një kuti postare specifike. Për ta bërë këtë, duhet të krijoni një kuti postare të re; mund ta bëni këtë në pajisjen tuaj Mac ose iOS, por me iCloud në Web, thjesht klikoni në ikonën e shenjës plus (+) pranë Dosjeve, më pas shkruani një emër për kutinë e re postare. Tjetra, klikoni në ikonën e ingranazhit në të djathtë të sipërme të ndërfaqes iCloud Mail dhe zgjidhni Rregullat. Klikoni Shto një Rregull, më pas zgjidhni një nga kushtet e para: nëse një mesazh është nga një person i caktuar, ka një temë që përmban një fjalë të veçantë, etj. Në fushën tjetër, futni një adresë emaili (për një person të caktuar), një emër domain, të tillë si macworld.com (kjo do të filtrojë çdo mesazh nga ai domen), një ose më shumë fjalë për filtrimin e temës, etj. Në seksionin tjetër, zgjidhni ose Zhvendos tek Dosja, Zhvendos në Plehra ose Forward. Pastaj zgjidhni dosjen për të lëvizur mesazhin, ose adresën e postës elektronike për ta përcjellë atë. Klikoni Done, dhe rregulli do të bëhet aktiv.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dit-cila-eshte-me-mire-makina-elektrike-apo-ajo-me-benzine/
Qysh me dite cila më mire: makina elektrike apo me benzine?
Makina elektrike apo me benzinë? Cila ia vlen më së shumti? Këtu do t’ju japim një vështrim të përgjithshëm krahasimor të makinave elektrike dhe atyre me naftë. Avantazhet dhe disavantazhet e kësaj teknologjie, e cila po merr para gjithë tregun e makinave. Kostot e importit: Nëse kalojmë nga makina me naftë ​​në makina elektrike është avantazh. Nuk do na duhet të importojmë më benzinë, ndërsa energjinë elektrike e prodhojmë vet. Siguria e karburantit: Ekonomia dhe vendi ynë varen nga furnizimet e rregullta të karburantit. Edhe pse kemi disa vende që tregtojnë naftë brenda vendit si Ballshi, Patosi etj, ato nuk zotërohen nga ne por nga firmat e huaja amerikane. Në rast krize goditemi të parët. Shërbimi: Një makinë elektrike ka nevojë për një shërbim të vogël çdo 100,000 km. Nga ana tjetër një makinë benzine ka nevojë për 10 herë më shumë shërbime, dhe për çdo 100,000 km ka nevojë për një shërbim të madh.  Kostot e karburantit: Një makinë me benzinë kushton rreth 4-10 herë më shumë për km në karburant në krahasim me një automjet elektrik. Infrastruktura: Makinat me benzinë dhe naftë kërkojnë një super infrastrukturë. Duhen pika furnizimi me personel përkatës. Ndërsa, mund të ndërtohet shumë lehtasi një rrjet kombëtar i furnizimit me energji elektrike dhe karikues në dispozicion 24/7. Siguria: Mbartja e një karburanti shumë të paqëndrueshëm në një automjet mund të shkaktojë zjarr dhe vdekje. Derdhjet e karburantit në stacionet e karburantit gjithashtu përbëjnë një rrezik zjarri. Kjo gjë nuk ndodh me makinat elektrike.  Shkathtësia: Një motor benzine ka vetëm një gamë të kufizuar operacione të rotacionit, kështu që një pajisje shtesë mekanike e quajtur kuti ingranazhesh kërkohet. Ka edhe shumë përbërës shtesë që shtojnë kostot e prodhimit, mirëmbajtjen dhe kanë një jetëgjatësi të kufizuar. Karburantet toksike: Një automjet benzinë ​​lëshon tym helmues që shkaktojnë ndotje sidomos në qytetet e mëdha. Kjo gjë mund të eliminohet me makinat elektrike. Jetëgjatësia: Një automjet me benzinë ​​zakonisht ka një jetëgjatësi prej 200,000 deri në 400,000 km përpara se automjeti të dali nga përdorimi. Automjetet elektrike zgjasin 2-5 herë më gjatë. Efikasiteti: Një automjet benzine është jashtëzakonisht joefikas, duke dhënë vetëm rreth 25% të energjisë së benzinës si lëvizje, 75% tjetër harxhohet si nxehtësi. Ndërsa një automjet elektrik është rreth 70% -80% më efikas. Me pak fjalë është më e favorshme përdorimi i një makine elektrike sesa një makine me naftë apo benzinë. Alternativa më e mirë që propozojmë është Tesla Motors nga Elon Mask, por do t’i kushtojmë një artikull më vete. 
https://www.dua.com/sq/resiver/
Si mund të kemë më shumë se një resiver ne Art Motion?
Resiveri shtesë i bashkangjitet secilës pako te ArtMotion duke telefonuar në 080020600 ose duke vizituar pikat e shitjes.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-frutat-qe-kane-me-se-paku-kalori/
Qysh me i ditë frutat që kanë më së paku kalori?
Jo të gjitha frutat janë krijuar në mënyrë të barabartë, që do të thotë se disa kanë më shumë sheqer dhe kalori. Ananasi: Ananasi është i mbushur me enzima dhe antioksidues që ndihmojnë në luftën kundër sëmundjeve të zemrës, inflamacioneve të trupit, si dhe përmirësojnë rigjenerimin e indeve dhe rritjen e qelizave. Lëngu i ananasit është mirë i njohur për enzimën bromelainë. Bromelaina është substancë kundër inflamacioneve. Një ananas i madh përmban më pak se 450 kalori. Shumë lehtë ananasin e përfshini në ushqimin tuaj. Mandarinat: Megjithëse mandarinat është vështirë t’i hasim në treg kur nuk e kanë sezonin e tyre, ato njihen si fryti me më së paku kalori në familjen e frutave. Një mandarinë e vogël përmban më pak se 40 kalori dhe duhet cekur faktin se është e mbushur me vitamina C. Mandarinat me lehtësi mund t’i përshtaten ushqimit tuaj, mund ta shtoni në sallatë, apo të kënaqeni me të duke e shndërruar në një zamër të pasdites. Qershitë: Qershitë janë një zamër e lehtë, me vlera të larta ushqyese që kujdesen për dhëmbët dhe mund të përdoret si zamër e pasdites. Qershitë janë të pasura me përbërës që luftojnë disa lloje të kancerit. Po ashtu, në bazë të studimeve të fundit thuhet se qershitë parandalojnë inflamacionet në inde dhe sëmundjet si artriti. Në 155 gramë qershi, apo një gotë, ndodhen rreth 77 kalori. Luleshtrydhet: Me rreth 50 kalori për çdo 100 gramë, luleshtrydhet janë një nga frutat më të ëmbël, më të shijshëm dhe me më së paku kalori. Përmbajnë përbërës të veçantë, si vitamina C, magnez, fosfor dhe përmbajnë shumë kalium. Me lehtësi mund t’i integroni në ushqimin tuaj, duke i përzier edhe me frutat tjerë si, banane apo ananas, apo mund të përgatisni një “smoothie” të freskët. Për pije të përziera në blender, shërbehuni me luleshtrydhe të ngrira.  
https://www.dua.com/sq/pese-arsye-pse-duhet-te-hani-portokaj/
Pesë arsye pse duhet të hani portokaj
Nese ju konsumoni Portokall, atëherë ne do të ju tregojmë 5 arsye të mira që të ju pëleqej edhe më shumë. PARANDALOJNË KANCERIN Portokajtë përmbajnë përbërës për të cilët është dëshmuar se ndihmojnë në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit, sidomos të mushkërive, lëkurës, gjirit, lukthit dhe zorrës së trashë. PARANDALOJNË SËMUNDJET E VESHKAVE Konsumimi i përditshëm i lëngut të portokajve ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të veshkave dhe ul rrezikun nga shfaqja e gurëve në veshka, transmeton gazeta Kosova Sot. PARANDALON KANCERIN E MËLÇISË Dy studime të ekspertëve nga Japonia kanë treguar se konsumimi i rregullt i portokajve mundet të ulë rrezikun nga kanceri në mëlçi. Ekspertët mendojnë se më meritori është vitamina A. PËRMIRËSOJNË SHËNDETIN E ZEMRËS Portokajtë janë burim i hatashëm për kalium, mineral që është i nevojshëm për rregullimin e ritmit të zemrës. Kur sasia e kaliumit është tepër e ulët, shfaqet rreziku për rrahje jo të rregullt të zemrës. PËR SHËNDETIN E SYVE Portokajtë janë burim i hatashëm për karotenoide, substancë që në trup shndërrohet në vitamina A dhe kështu parandalojnë degjenerimin makular. 
https://www.dua.com/sq/mite-te-shkurtra/
Mite te shkurtra per dashurine qe nuk jane te verteta
Mite te shkurtra për dashurinë që nuk janë të vërteta. Meqë po eksplorojmë mitet popullore në lidhje me dashurinë dhe efektet e Ligjit të Tërheqjes, është koha që të flasim për mitet më të keqkuptuara të dashurisë. Këto 5 mite për dashurinë do t’ju bëjnë të mendoni seriozisht në lidhje me marëdhënien tuaj dhe atë që quani dashuri. Miti 1 Dashuria ndodh si me magji Kush doli me idenë e Kupidit, mashtroi zemrat tona në pritje të dashurisë së vërtetë. Jemi shkëputur plotësisht nga realiteti.  E vërteta është se dashuria e vërtetë nuk ndodh menjëherë nuk ka shigjeta magjike nga Kupidi dhe as princ të altërt. Dashuria e vërtetë vjen për ata që janë të gatshëm të luftojnë për të. A jeni gati? Gati të njihni më mirë vetten?  Të pranoni papërsosmëritë tuaja dhe të rriteni përmes partnerit tuaj? Të përjetoni dhimbje herë pas here? Nëse po, atëhere do të tërhiqni marrëdhënien e duhur një që ia vlen. Miti 2 Dashuria e vërtetë është e lehtë Sigurisht! Të biesh në dashuri me një djalë tërheqës është e lehtë. Ai hyn në dhomë, zemra juaj rreh, ju ngacmoheni dhe gjithçka tjetër është magjike. Të gjithë bien në këtë gracke, sepse “rënia në dashuri” është e lehtë apo jo? Hmm, nuk është tamam ashtu. Nuk është e lehtë të biesh dhe mbi të gjitha të rritesh në dashuri. “Dhimbja” ia vlen, sepse dashuria e vërtetë supozohet se ju ndryshon. Kështu që, nëse zbuloni se marrëdhënia juaj vjen para e mbrapa pa ju sjell asgjë pozitive, ka ardhur momenti të shkëpusni fillin. Kurajo! Miti 3 Dashuria e vërtetë është gjithmonë 50/50 A nuk dëshironi të ekzistonte një makinë llogaritëse që të maste sa njësi dashurie mund të prodhojë një zemër? Do ta nxirnit që në takimin e parë, do të skanonit zemrën e partnerit dhe nuk do të humbisnit asnjë moment të çmuar! Fatkeqësisht, nuk ka asnjë mënyrë për të ditur se sa shumë na do dikush. Madje, kjo ndryshon me kalimin e kohës. Zgjidhja e vetme është të pranojmë që dashuria nuk është 50/50, as kur dashuria është në kulmin e saj. Harrojini 50/50 dhe numrat dashuria duhet të rrjedhë lirshëm, nuk është matematikë. Miti 4 Dashuria është gjithçka që ju duhet Nuk është aspak e vërtetë. Edhe në përrallat klishe, dashuria nuk është gjithçka që i duhet princeshës. Komploti ka luftë në të. Ka njerëz të këqij, mollë helmuese dhe dragonj për të luftuar. Ka punë për të bërë. Kjo është e vërtetë edhe në jetën reale. Para çdo fundi të lumtur duhet të kapërcehen sfida dhe të dashuruarit duhet të jenë të lumtur pas përmbushjes së këtyre detyrave. Dy të dashuruarit duhet të jenë të gatshëm të rriten dhe të ndryshojnë. Nuk mjafton vetëm dashuria. Duhen investuar edhe shumë gjëra të tjera nga e cila përbëhet qenia juaj. Miti 5 Dashuria e vërtetë është baras me pajtueshmërinë Ju jeni unik ju keni aftësitë, cilësitë, ambiciet dhe gjërat tuaja për të cilat punoni. Kjo vlen edhe për partnerin juaj. Në planin afatgjatë, nuk mjaftojnë vetëm ndjenjat e dashurisë për të mbajtur gjallë një marrëdhënie mes jush. Pajtueshmëria është zjarri që mban gjallë dashurinë pa të, dashuria shuhet. Megjithatë, jo gjithmonë do keni të njëjtat ëndrra dhe dëshira. Nuk do pëlqeni domosdoshmërisht të njëjtat gjëra. Janë pikërisht veçantitë e partnerit ato me të cilat ju do të dashuroheni. Dashuria e vërtetë nuk është e verbër dashuria e vërtetë sheh kur gjërat nuk funksionojnë. Dashuria e vërtetë do t’ju nxisë të bëni atë që është e përshtatshme për ju. Këto mite për dashurinë nuk duhen besuar gjithmonë, e mira e të mirave është të zbuloni tuajat.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dekoru-dhomen/
Qysh me dekoru dhomen?
Te gjithe deshirojme te kemi nje dhome fantastike. Mirepo qysh me dekoru dhomen me pak shpenzime? Te gjithve na duhet nje ambient qe pas nje dite stresuese te viijme ne nje hapesire relaksuese. Mirpo si te mberrini ne piken ku dhoma juaj behet prej nje vendi ku fle deri te nje vend ku rrelaksohesh? Ja si! Ne ju tregojme! Hapi 1: Vendosni çfare gjera doni per dhomen tuaj. Qofshin ata postera, mobilje, rroba, te gjithave merrjuni me konsiderate masen dhe hapesiren e duhur. Hapi 2: Çdo objekt qe rehatoni duhet te kete ritem dhe stil ne dhome. Kordinimi i ngjyrave dhe i tematikes se objekteve qe posedoni eshte menyre fantastike per te rehatuar gjerat. Hapi 3: Te hiqni nga fhoma juaj çdo gje qe sjell rremuje dhe ndjenje te pakendeshme. Edhe gjerat sentimentale kane nje kohe e vend te tyrin qe ndoshta nuk pershtatet me. Gjeni perbrenda dizajnin tuaj unik dhe sigurohuni qe te permbaje takt dhe pasterti! Hapi 4: Beni dicka per ndriqimin. Perdorni drita qe i pershtaten shijes tuaj. Ato mund te krijojne nje atmosfere te ngrohte, sidomos mbremjeve kur deshironi te relaksoheni. Te lexoni apo te shikoni ndonje film. Mos harroni te zgjdhni ngjyra te tolerueshme per syte. Ndiqni keta hapa dhe jepni pergjigje pyetjes qysh me dekoru dhomen!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-biskota-laramane/
Qysh me përgaditë biskota laramane?
Përbërësit: 200 gram margarinë 200 gram sheqer pluhur 200 gram keksa të bluar 200 gram zhele 200 gram rrush i thatë. Margarini tundet me sheqer. Shtohen keksat, zhelet dhe rrushi i thatë. Masa ndahet në dy pjesë dhe qdo njëra tëhollohet në letër të yndyrshme, në dy cm. Qëndron ashtu derisa të thahet e pastaj pritet në katrorka.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-maske-me-karota-per-lekure/
Qysh me përgaditë maskë me karota për lëkurë?
Përbërësit: 1 karotë 2 lugë mjaltë. Gatuani karrotat deri sa të bëhen të shkrifëta, pastaj shtypni ato me piru ose vendosni në një blender, më pas siper tyre hidhni mjaltin dhe i lini të përziehen deri sa të krijohet një formë paste. E lini masen të ftohet pak dhe pastaj vendoseni në fytyrë. Vendoseni butësisht masken duke e përhapur me bulëzat e gishtave tuaj dhe e lini të qëndrojë trajtimin 10 minuta. Shperlani fytyren me ujë të freskët dhe fshijeni me peshqir të thatë. Ju kujtojmë se sasia e përbërësve është shumë e madhe prandaj ju këshillojmë të merrni me vetë një person që t’ju shoqërojë dhe ndërkohë të trajtojë dhe fytyren, pasi masa e krijuar është e mjaftueshme për të dy veta.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-ushqy-femijen-shendetshem/
Qysh me ushqy femijen shendetshem?
Qysh me ushqy femijen shendetshem? Për prindërit e rinj është shumë e rëndësishme ta ushqejnë fëmijën shëndetshëm. Prandaj edhe ushqimi i fëmjëve shpesh është stresues për ta. Të gjithë duan t’ju japin atyre më të mirën. Mirëpo të zgjedhesh se cila është më e mira ndonjëherë është e vështirë. E rëndësishme është t’i mësoni fëmijët të hanë shëndetshëm. Si ta arrini këtë? Dietologia Rolina Naco tregon disa rregullat e arta. Këshilla që i duhen të gjithë prindërve të rinj për ta ushqyer fëmijën  shëndetshëm.  Ajo thotë se që një fëmijë që të ushqehet shëndetshëm duhet të jetë vërtet i uritur! Në shtëpi duhet të disponohen vetëm ushqime të shëndetshme. Sipas dietologës prindërit janë modeli për të dhënë shembullin. Sipas saj është shumë e rëndësishme të kemi pak durim duke provuar 3-4 herë një ushqim qoftë edhe në mënyra të ndryshme gatimi. Ajo këshillon të evitohet acarimi me refuzimet e disa ushqimeve. Pasi do të krijojë një atmosferë negative dhe nuk do të kemi bashkëpunim. Ajo sygjeron të pranojmë edhe disa ushqime që mund të jenë për një kohë në ‘black list’ (listë e zezë) në një moment të dytë mund të bëhen të preferuara. Dietologia rekomandon të mos përcillet ankthi dhe emocione të tjera te prindërit në lidhje me ushqimin. Është shumë e rëndësishme që çdo fëmijë të kuptojë se ushqyerja është një përkujdesje për të dhe jo për të plotësuar dëshirën e mamit, gjyshes apo për të plotësuar dëshirën e një shpërblimi që i është premtuar.
https://www.dua.com/sq/ilacet-shtepiake-kunder-eres-se-keqe-nga-goja/
Ilaçet shtëpiake kundër erës së keqe nga goja
Ilaçet shtëpiake, kundër erës së keqe nga goja. Sot ne kete artikull do t\’ju sjellim disa sugjerime ne lidhje me shendetin e gojes. Le te fillojme me bimet apo ‘Ilaçet’ shtëpiake qe na ndodhen verdall. Majdanozi Majdanozi është bima më e njohur e gjelbër që e largon erën e keqe nga goja. Por, si \”ndihmë e parë\” mund të shërbejnë edhe disa bimë të tjera. Menta, bima e dragoit, rozmarina, po ashtu mund të përdoren për t\’u përtypur apo të zhyten në ujë të nxehtë dhe të pihen si çaj. Jogurti Niveli i lartë i sulfitit të hidrogjenit në gojë është njëri ndër shkaktarët e erës së keqe. Jogurti vepron ashtu që zvogëlon nivelin e kësaj substance dhe eliminon bakteret jo të shëndetshme. Ekspertët thonë se jogurti është preventivë e mirë kundër sëmundjeve të mishit të dhëmbëve, për shkak të vitaminës D që e përmban. Pemët dhe perimet \”kërcëlluese\” Mollët, selinoja dhe karotat rrisin sekretimin e pështymës në gojë, e cila ka rëndësi për eliminimin e baktereve të këqija. Xhenxhefili Përpos që preferohet si ilaç për problemet me lukth, xhenxhefili është efikas edhe në luftë kundër erës së keqe të gojës. Mund të përgatitni preparat për shpëlarjen e gojës, ashtu që copat e xhenxhefilit të freskët i përzieni me limon dhe me ujë të nxehtë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-pastru-mushkerite/
Qysh me i pastru mushkëritë?
Nëse keni marrë ftohje apo ju ka zënë virusi, por nuk ju ndihmojnë shurupet, përpiquni që të zgjidhni problemin me pije natyrore. Nëse jeni ftohur apo ju ka zënë virusi, ndërsa keni një kollë të fortë dhe të vazhdueshëm, e nuk ju ndihmojnë shurupet, përpiquni që të zgjidhni problemin me pije natyrore. Çaji i bërë nga dafina, sipas këshillave nga ekspertët, është balsam për këto vuajtje. Ju duhen tri deri në katër gjethe të thata të kësaj bime mesdhetare (mund të blihet në dyqanet e ushqimit të shëndetshëm). Duhet që t’i imtësoni mirë, pastaj i hidhni në dy decilitra ujë, nxejeni dersia të vlojë e pastaj zvogëloni temperaturën dhe lëreni që të zihet për dhjetë minuta. Hiqni atë nga shporeti dhe pas një gjysëm ore e shtrydhni dhe kulloni. Lëngut të kulluar mund t’i shtoni mjaltë ose limon për shije më të këndshme. Çajin e bërë kështu pijeni ngadalë, tri herë në ditë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-sa-vitamine-c-duhet-te-marrim-gjate-dites/
Qysh me dite sa vitamine C duhet te marrim gjate dites?
Vitamine C, e njohur si vitamina e jetës, është një lëndë ushqyese mjaft e rëndësishme për shëndetin. Prandaj rekomandohet që të marrim sasi të konsiderueshme të kësaj vitamine. Mjekët thonë se doza ditore e vitaminës C duhet të jetë 65-90 mg në ditë dhe kufiri maksimal është 2g në ditë. Dozën ditore të Vitaminës C është më mirë ta merrni nga ushqimet natyrale se sa si suplement. Frutat janë një burim i mirë i saj. Cilat pemë dhe perime kanë vitaminë C? Më poshtë ne po ju sjellim një listë me to: Portokalli Limoni Rukolla Kivi Brokoli Majdanozi Speci i kuq Speci i gjelbër Lakra Roli i Vitamines C Vitamina C ndihmon në neutralizimin e të ashtuquajturve radikalëve të lirë, molekulave, sasia e të cilave është e shtuar te personat që vuajnë nga diabeti.Vitamina C të ndihmon në funksionimin e sistemit imunitar në rritjen dhe riparimin e indeve. Në fakt, vitamina C është po aq e rëndësishme se vitamina A kundër plakjes dhe parandalimit të sëmundjeve të lëkurës. Konsumi i vazhdueshem i saj vetem ju ben mire. Megjithate, si cdo vitamine duhet marre ne moderim. Shoqerojeni dhe balancojeni me ushqime qe permbajne vitamina te tjera. 
https://www.dua.com/sq/akril/
Qysh me i pastru furcat e ngjyrave per akril?
Qysh me i pastru furçat e ngjyrave për akril? Nëpërmjet shpjegimeve detajuese, këshillohet si të pastroni furçat në mënyrë të drejtë, duke ndarë fijet dhe duke aplikuar zbutës për flokë ose shampos për duar. Përfitoni nga ky udhëzues për të siguruar që furçat tuaja të jenë të pastër dhe të përdorshme për herë të ardhshme. Procesi: Pas pikturimit me ngjyra akrili, shpërlani furçat nën ujë të ftohtë. Mundohuni ti ndani fijet nga njëra tjetra. Sigurohuni që e gjithë ngjyra është larguar, derisa të kalojë uji i pastër nga furça. Aplikoni pastaj në furçë një sasi të vogël të zbutësit për flokë apo shampos për duar. Shpërlani dhe me anë të një peshqiri thani ato.
https://www.dua.com/sq/permeti/
Permeti
Permeti. Në zemër të luginës së Vjosës, një nga lumenjtë më të rëndësishëm dhe të bukur të Shqipërisë, qëndron Permeti. Ky qytet është një xhevahir i vërtetë por ende larg radarit të turistëve. Më saktë është vendi ideal për ata që kërkojnë relaksim. Për të shkuar atje zbret nga Tirana për në jug. Në vend që të shkosh në drejtim të bregdetit shkon në brendësi, kalon Fierin dhe Tepelenën deri sa të mbërrish, pas tre orësh, në destinacionin tënd. Idealja është të ndaleni këtu për një fundjavë ose, kush ka mundësi, edhe disa ditë të tjera për të zbuluar rrethinat gjithashtu. Zgjedhja e hotelit është shumë e rëndësishme, pasi në Përmet ka pak akomodime dhe vendi ideal për të qëndruar është, për mendimin tim, Vila Përmet, një hotel i bukur i hapur kohët e fundit. Villa Përmet është zgjidhja ideale për të kaluar natën dhe për të vizituar rrethinat e saj të mrekullueshme brenda një dite. Jo vetëm që është një nga strukturat më interesante dhe më të ruajtura në Shqipëri, por gjithashtu është e vendosur në një pozicion fantastik. Prej aty mund të admironi qytetin dhe malet përreth saj. Kuzhina e Përmetit dhe peisazhet Në Përmet nuk keni pse shkoni për muze, art dhe kulturë, por për të vizituar natyrën në bukurinë e saj të plotë dhe të rigjeneruar nga pranvera. Sidoqoftë, ka edhe kisha të çmuara dhe të lashta, të cilat ia vlen të vizitohen. Siç janë ato të Shën Nikollës që datojnë nga mesi i shekullit të tetëmbëdhjetë. Kisha e Shën Premtes e cila daton nga gjysma e dytë e shekullit të tetëmbëdhjetë. Të dyja kishat ndodhen brenda në qytet. Keni edhe kishën e Shën Marisë në Leusë,  ndërtuar në vitin 1700 mbi mbetjet e një ndërtese para-ekzistuese të shekullit të 6-të. Ndodhet në një fshat të vogël pak jashtë qendrës. Permeti i magjeps të gjithë me kuzhinën e tij. Disa nga produktet e tij gastronomike, siç janë glikotë e bëra nga frutat, mbrohet nga Slow Food Albania. Pastaj keni lumin, me ngjyrat e tij madhështore, i cili rrjedh ngadalë përmes qytetit. Ose parku kombëtar Bredi i Hotoves në portat e qytetit si dhe keni mundësinë për të bërë shumë aktivitete në natyrë. Banjat termale të Benjës 10 km larg Përmetit, ndodhen Banjat e famshme termike të Benjës. Ato mund të arrihen lehtazi me makinën tuaj ose me xhipat e pronarëve të Villa Përmet të cilët organizojnë ekskursione në atë zonë. Përgjatë itinerarit të shkurtër që të çon tek banjot termale, do dëshmoni fushat dhe kullotat e kultivuara. Deri sa të arrini urën osmane që përshkon lumin Langaricë, afër së cilës ndodhen pishinat e njohura natyrore. Ujërat termale të Benjës janë të famshëm në të gjithë Shqipërinë për vetitë e tyre shëruese dhe gjithashtu konsiderohen nga specialistët të jenë ndër më të mirat në Europë. Burimet përdoren për të trajtuar sëmundjet kronike reumatike, sëmundjet e stomakut dhe lëkurës. Nëse dëshironi mund edhe të ecni në Kanionin e Lengaricës, i cili fillon disa metra larg urës. Një alternativë tjetër është të pushoni në banjat natyrale dhe të admirosh peizazhin përreth. Në të dy rastet, çudia dhe relaksi janë të garantuara. Ky pra është Permeti i panjohur por padyshim i mrekullueshëm.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-nga-qaj-kamomil/
Qysh me i dite perfitimet nga qaj kamomil
Qysh me i dite perfitimet nga qaj kamomil? Të gjithë e përdorim shpesh kamomilin por a i dimë të gjitha vetit e tij? Çaji i kamomil ka qenë shumë i përdorur qysh në kohët e lashta në Perandorinë Romake, gjatë sundimit të Egjiptit e në Greqinë antike. Më poshtë ne po listojmë disa nga përfitimet që i kemi nëse konsumojmë shpesh qaj kamomil. Mos të harrojmë se është një çaj që ka shije të mirë. Sidomos nëse e shoqërojmë me mjaltë apo edhe pak sheqer. Ndihmon shërimin e plagëve Si çaj kamomili është përdorur qysh në lashtësi për përshpejtimin e shërimit të plagëve. Një studim i fundit tek minjtë ka rezultuar se minjtë të cilëve i’u është dhënë çaji kamomil janë shëruar më shpejt sesa ata që nuk i’u është dhënë. Kamomili është i mirë edhe për djegie, ngase vepron kundër inflamacionit, baktereve dhe është antioksidant i shkëlqyer. Ndihmon diabetin Studimet e fundit kanë treguar se çaji kamomil ndihmon shumë përsonat që janë të prekur nga diabeti. Kundër baktereve Efekti antibakterial i kamomilit mund t’ju ndihmojë të luftoni ftohjen dhe gjithashtu të mbroheni nga sëmundjet që lidhen me bakteret dhe infeksionet. Zbutë spazmën e muskujve Konsumi i çajit të kamomilit sipas hulumtuesve zbutë spazmën e muskujve dhe është një mjet i mirë kundër dhimbjeve menstruale. Qetëson dhimbjet e stomakut Efekti i kamomilit në stomak është shumë qetësues duke relaksuar muskujt e barkut dhe ndihmuar rreshtimin e zorrëve. Gjithashtu, çaji i kamomilit mund të ndihmojë edhe në tretjen e ushqimit. Ndihmon gjumin Një gotë çaj kamomil para gjumit vepron si qetësues në sistemin nervor në mënyrë që ju lejon të bëni gjumë më të rehatshëm. Vlen të theksohet se kamomili ka qenë si ilaç kundër pagjumësisë për shekuj me rradhë. Hemorroidet Thuhet se çaji i kamomilit mund t’ju ndihmojë në shërimin e hemorroideve. Lufton kancerin Besohet se çaji i kamomilit ndihmon në uljen e qelizave kanceroze edhe pse janë duke vazhduar hulumtimet për të parë saktësisht se si kamomili shfuqizon rritjen anormale të qelizave. Lëkurë të shëndetshme Si anti-inflamator kamomili ndihmon në pastrimin e lëkures e deri tek irritimet si ekmeza, puçrrat dhe alergjia. Ka shumë mënyra të aplikimit të kamomilit, por më e lehta është përmes çajit. Nëse keni probleme me shijen mund të shtoni limon dhe të konsumoni çdo kohë, ngase efektet shëndetësore janë të shumta.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-bakllava/
Qysh me përgatitë bakllava sipas recetës së gjysheve tona?
Përgatit bakllava edhe kur nuk është festë. Bakllavaja është një nga ëmbëlësirat më të preferuara të shqiptarëve. Atskush nuk e përgatit më mirë se gjyshet e nënat tona. Më poshtë ne po ja u sjellim recetën për bakllavasë. Megjithatë mos harroni se ajo don shumë përkushtim dhe vigjilencë për tu gatuar. Prandaj bëni kujdes të shtuar në secilin hap. Që nga brumi, shtrirja e saj, pjekja e shërbeti. Shpresojmë të ja dilni me sukses. Përbërësit për bakllava: 5 ve – 1 e plotë dhe 4 të kuqtë 1 gotë vaj 1 gotë qumështë lugë të mesme sheqer 1 maje thike kripë Rreth 500 gr miell Rreth 400 gr arra të qëruara e të coptuara 200 – 300 gr gjalpë Përbërësit e sherbetit: 2 kavanoza të mëdha me sheqer rreth 1.2 kg 2 kavanoza të mëdha me ujë. Udhëzimet Për të përgatitur bakllavën, së pari duhet ta përgatisni brumin. Brumi është i përbërë nga vezët, vaji, qumështi dhe mielli. Kjo përzierje lihet e mbuluar me pecetë kuzhine për 1-2 orë. Pastaj ky brum merret dhe ndahet në 50 kuleqë, të vegjël (sa e kuqja e vezës). Merren nga 10 kuleqë dhe të hollohen një nga një me nisheste. Pastaj merren që të 10 kuleqët dhe ndërmjet u vihet nga pak nisheste. Të gjitha së bashku hollohen sa tepsia. Këtë veprim e përsëritni pra 5 herë, derisa t’i radhitni kështu 50 kuleqët e bërë. Dy nga petët e holluara shtrihen në tepsi, vihen arrat e coptuara dhe sipri vihen tri petët e tjera. Pasi që të vihen të gjitha petët, bakllava prehet në copëza të pjerrëta. Pasi të prehet bakllava, ngadalë ia vini përsipëri gjalpën e shkrirë.Futeni në furrë të ngrohtë dhe e piqni për 2-3 orë në 150 C. Sherbeti i Bakllaves Të vlohet uji rreth 30 minuta derisa të trashet sherbeti. Bakllava duhet të jetë e ftohtë kur përvlohet me sherbetin e nxehtë. Përfundimisht e lini të ftohet për t’u servuar.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-ja-pergatite-femijes-kutine-me-ushqim-per-shkolle/
Qysh me ja pergatite femijeve kutinë me ushqim per shkolle?
Të përgatisni kutinë me ushqim për fëmijën tuaj në shkollë është domosdoshmëri. Mënyra më e shëndetshme për të ushqyer fëmijën tuaj është me ushqim të freskët që ja përgatisni ju. Në vendet perendimore është kulturë që fëmijët të ushqehen edhe në shkollë me ushqim nga shtëpia. Ne ju këshillojmë që fëmijës tuaj gjithmonë, ose sa herë që mundeni, t’ja përgatisni vet kutinë me ushqim. Ndoshta këtë e bëni gjithmonë por ndonjëherë ju mungojnë idetë. Kështu që ne po japim disa sygjerime se çka nuk duhet të mungojë në këto kuti. Përgatitja e shpejtë Feta buke – fetat e bukës qe femija juaj e preferon prisni në copa me të vogla se zakonisht.  Mish të grirë – prini në copa të vogla apo në feta të holla mishin, sallamin e pulës apo proshutën dhe bëni një vend në kutinë e fëmijës tuaj. Djath – fusni gjithmonë copëza të vogla djathi diku në këtë kuti. Perime – domate, karota, tranguj, brokoli apo cilat do perime, nuk duhet të mungojnë në kutinë e ushqimit. Kudesuni t’i vendosni në rotacion në mënyrë që fëmijës tuaj të mos i mërziten. Sallatë pule – ndonjë ditë mund t’i përgatisni edhe një sallatë më copëza pule. Biskota – fëmijët i adhurojnë dhe ato janë gjithmonë të mirëseardhura në kutinë e tyre. Pemë – mollë, dardh, babane, një grusht fruta të thata, etj. Krijoni shprehi që njëra prej tyre të mos mungojë asnjherë në kutinë e fëmijës tuaj. Fara – përdorni farat e ndryshme e të shëndetshme në gatimet tuaja dhe integroni ato edhe në kutinë e fëmijës. Ujë – mos e nisni fëmijën tuaj për shkollë pa një shishe ujë. Jogurt ose qumshtë – ndonjëherë jepni edhe një nga këto të dyja me vete. Diçka të embël – për fund mund ta ëmbëlsoni të voglin tuaj me ndonjë bombon ose copëz çokollade Një shënim – krijoni sprehinë e të lënit një shënim në kutinë e ushqimit të fëmijës tuaj. Nëse ai di të lexojë tashmë shkruani pak fjalë inkurajuese, kurse nëse ende nuk di të lexojë vizatoni diçka ka të vogël për të.
https://www.dua.com/sq/shpirt/
Shpirt qe ne e perdorim per te dashurit 
Shpirt që ne e përdorim për të dashurit. Kushedi sa herë gjatës ditës i drejtoheni me fjalën shpirt  të dashurit apo të dashurës tuaj! Shpirt është një nga nofkat më të shpeshta që përdoret mes të dashuruarve. Mirëpo a ia dini të gjitha domethëniet kësaj fjale të bukur shqipe? Nëse lexoni këtë artikull deri në fund ju mund të mësoni shumë kuptime interesante që fjala shpirt ngërthen në vete! Ato janë: Tërësia e ndjenjave dhe e përjetimeve Në fjalorin e gjuhës shqipe fjala shpirt përkufizon botën e brendshme të njeriut. Tërësinë e vetive të tij psikike. Tërësinë e ndjenjave dhe e përjetimeve të tij. Pra, shpirt është vetëdija a ndërgjegjja e njeriut, ose bota e tij mendore. Qenia më e shtrenjtë Kur dikujt i themi shpirt i kemi thënë qenia më e shtrenjtë. Njeriu më i çmuar për ne. Shpirt është njeriu shumë i afërt e i dashur i zemrës. Thelbi i diçkaje Sipas gjuhes shqipe, është gjëja më e qenësishme, thelbi i diçkaje. Forca kryesore frymëzuese a lëvizëse në një punë, në një veprimtari, shtylla e një pune a e një veprimtarie. Është shpirti ai që frymëzon, organizon e udhëheq një grup njerëzish; njeriu më i dashur në një grup a në një rreth  njerëzish. Faktori kryesor Sipas filozofisë, shpirti është element jomaterial, i cili gjoja është faktori kryesor që i paraprin çdo qenieje dhe e përcakton atë apo që i kundërvihet materies dhe njëjtësohet me zotin. Element hyjnor Sipas religjoneve të ndryshme, shpirti është element jo material te njeriu që ka prejardhje hyjnore e është i pavdekshëm. Sipas feve ai i jep njeriut jetën, e dallon atë nga kafshët dhe e lidh me zotin.
https://www.dua.com/sq/filli-i-kuq/
Filli i kuq i dashurise
Filli i kuq. Legjenda e fillit të kuq, edhe pse konsiderohet si me origjinë japoneze, në të vërtetë vjen nga një përrallë e lashtë kineze. Sipas legjendës, disa njerëz janë të paracaktuar që të përfundojnë bashkë. Në fakt, të gjithë kanë një fill të kuq që i bashkon me shpirtin binjak. Fija e padukshme për syrin e njeriut, është e lidhur në gishtin e vogël të dorës së majtë. Pavarësisht nga klasa shoqërore, mosha apo gjina, filli i kuq i bashkon dy njerëz përgjithmonë. Askush nuk mund ta shkatërrojë këtë fije, fati praktikisht gjithmonë përmbushet. Pavarësisht se është i pathyeshëm, fija ka një gjatësi të konsiderueshme. Me kalimin e viteve, mund të ndërthuret me fije të tjera dhe të zgjidhet vetëm pas një kohe të gjatë për t’iu ribashkuar skajit tjetër. Me fjalë të tjera, të dyja skajet e fillit do të gjejnë gjithmonë njëri-tjetrin! Le të zbulojmë së bashku se çfarë tregon legjenda e fillit të kuq. Legjenda e fillit të kuq Legjenda e fillit të kuq të fatit vjen nga Kina, gjatë Dinastisë Tang (e cila sundoi deri në vitin 907 pas Krishtit) dhe tregon historinë e një njeriu të quajtur Wei. Që fëmijë Wei kishte humbur prindërit e tij. Ishte komplet i vetëm në botë. Ndaj ëndrra e tij ishte që të martohej dhe të formonte një familje të tijën. Për këtë arsye ai filloi një udhëtim në kërkim të një gruaje. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme, i riu nuk arriti të gjente një grua. Gjatë udhëtimit, më saktë në qytetin e Song-ut, Wei u takua me një zotëri. Ai filloi të bisedojë dhe i tregoi historinë e tij dhe ëndrrën për të formuar një familje. Zotëria i tha që vajza e guvernatorit do të ishte një mundësi e mirë. I huaji u shpreh i gatshëm të bisedonte me babanë e vajzës. Zotëria dhe Wei vendosën të takoheshin përsëri të nesërmen në mëngjes, herët, përpara tempullit pranë hanit. Të nesërmen, përpara se të lindte dielli, Wei po priste burrin në vendin e caktuar (një tempull antik). Ishte shumë i shqetësuar dhe mezi priste për të takuar të huajin dhe për të mbyllur më në fund kërkimin e tij. Duke pritur pranë shkallëve të tempullit, Wei takoi një plak të motshëm. Ky plak i moçëm ishte i zënë duke lexuar një shkrim ndriçuar vetëm nga drita e hënës. I riu u përpoq të kuptonte se çfarë libri ishte. Mirëpo, ai nuk e kuptonte gjuhën e çuditshme të librit. Wei dinte të fliste disa gjuhë, por shkrimi që po lexonte plaku ishte plotësisht i panjohur për të, kështu që e pyeti se nga vinte teksti. Plaku i motshëm nga jeta e përtejme Plaku i buzëqeshi dhe i tha se ky libër ishte nga jeta e përtejme. I tha edhe se gjatë orëve të muzgut ai merrej me “punët njerëzore” veçanërisht me martesat. Wei u entuziazmua dhe i intriguar, e pyeti nëse vajza e guvernatorit do të bëhej gruaja e tij e ardhshme. Plaku kontrolloi librin dhe i tha jo. Ajo nuk ishte gruaja për të cilën ai ishte paracaktuar. Wei u mërzit shumë. Pranë plakut të moshuar ishte një thes plot me fije të kuqe. I riu Wei e pyeti se për çfarë ishin dhe plaku i tha që ato fije përdorën për të lidhur shpirtrat e njerëzve. Secila nga fijet bashkonte një burrë me një grua. Kushdo që ishte i bashkuar me atë fije ishte e destinuar të martohej dhe të jetonte i lumtur me atë person. Sipas plaku të mocëm, Wei tashmë ishte bashkuar me një grua tjetër. Për këtë arsye historia me vajzën e guvernatorit nuk do të funksiononte. I tronditur nga përgjigja, i riu pyeti nëse ishte e mundur të shihte gruan e tij të ardhshme. Plaku ia plotësoi dëshirën dhe i tregoi se gruaja e destinuar për të ishte ende një fëmijë 3 vjeç. Plaku i moshuar i tha se pavarësisht nga mosha apo pozicioni shoqëror, nëse dy njerëz bashkohen nga filli i kuq i fatit, herët a vonë jetët e tyre do të ndërthureshin. Ata do të jetonin së bashku përgjithmonë. Fati përmbushet gjithmonë Wei nuk mund të priste kaq shumë! Ishte lodhur duke kërkuar, ndaj dhe u ndje i kërcënuar nga këto zbulime. Ishte i bindur se mund ta krijonte vet fatin e tij, kështu që vendosi ta vriste fëmijën 3 vjeç duke dërguar shërbëtorin e tij. Mirëpo, shërbëtori nuk arriti dot ta vriste atë shpirt të pafajshëm, por vetëm e goditi në qendër të fytyrës, midis dy syve të saj. Wei duke mos e ditur këtë hollësi, ishte i sigurt se fëmija kishte vdekur dhe se ai tani mund të rindërtonte fatin e tij. Vitet kaluan por Wey nuk po arrinte të gjente një grua. Pas rreth 15 vitesh Wei u martua me një vajzë të pasur. I bindur se kishte e zgjedhur ai fatin e tij, Wey zbuloi se gruaja e re fshehte nën shami një shenjë në ball, midis dy syve të saj. Vajza i tregoi se dikur kishin tentuar ta vrisnin, por nuk kishin arritur ta bënin dicka të tillë. Wey kuptoi se gruaja e tij e tanishme ishte fëmija i 15 viteve më parë. Vajza me të cilën plaku i moshuar i tregoi se ai ishte i lidhur nga fija e kuqe e fatit. Edhe pse u ndje në faj nuk tregoi asgjë. Wei në atë moment kuptoi se nuk mund të bësh asgjë për ta ndryshuar fatin tënd. Si përfundim të dy jetuan të lumtur, në prosperitet dhe mirëqenie, ashtu si plaku kishte parashikuar vite më parë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dit-pse-arkat-e-kursimit-kane-formen-e-derrkucit/
Qysh me ditë pse arkat e kursimit kanë formën e derrkucit?
A keni menduar ndonjëherë se pse arkat e kursimit kanë formën e derrkucit? Një nga faktet më interesantë është fakti që ne e lidhim kursimin e parave me simbolin e dërrkucit. Pse ndodh kjo? Arsyeja nuk ka të bëj fare me derrin, por me një lojë fjalësh. Lexoni më poshtë. Derri si simbol i arkave të kursimit Në Priene, Turqia e sotme u gjend një arkë kursimi në formë derri. Kjo arkë  daton që prej mbi 2,000 vjet më parë. Megjithatë, vetëm nga shekulli i tetëmbëdhjetë është përhapur përdorimi i tyre në formën e derrkucit.   Shumë historianë besojnë se kjo formë rrjedh nga një lojë fjalësh. Pygg ishte një lloj balte që përdorej në Anglinë e vjetër për të bërë vazo dhe pllaka. Kur njerëzit veç të tjerash mbanin paratë e tyre. Asonanca ose ngjashmëria me fjalën “pig” (derr) i shtyu qeramistët anglez në prodhimin masiv të arkave të kursimit në formë derri nga shekulli XIX. Arsyeja pra është mjaftë e thjeshtë dhe nuk ka të bëjë me derrin si arkë. Më pas simboli u derrkucit si arkë kursimi u përhap gjithandej, dhe përdoret edhe sot e kësaj dite nga shumë spote publicitare bankare. Sidomos kur bëhet fjalë për llogari kursimi ose kredi. Histori interesante, apo jo? Kujt do të ja merrte mendja!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-kombinu-xhinset-e-ngushta/
Qysh me kombinu xhinset e ngushta që të dukeni elegante?
Xhinset e ngushta do t\’ju bëjnë të dukeni tepër elegante? Ne gjithnjë shohim modele të dobëta nëpër revistat e modës, të cilat duken se kanë shumë vetëbesim gjatë prezantimit të trendeve më të reja të veshjeve. Madje, mund të mendoni se vetëm nëse trupi ka “përmasa të përkryer” do të dukeni bukur me ato lloj veshjes. Megjithatë, Bright Side ju bën me dije se ju mund të dukeni të mrekullueshme pavarsisht përmasave të trupit tuaj. 1. Provoni xhinse me bel të mesëm ose të lartë Fatmirësisht, xhinset, fundet dhe pantallonat me bel të ulët nuk janë më në modë. Tani janë në trend xhinset me bel të mesëm apo të lartë. Xhinse të tilla janë të përkryera për të nxjerr në pah pjesët më të mira të figurës suaj trupore, dhe po ashtu fshehin ndonjë mangësi të belit tuaj. 2. Zgjidhni madhësinë e duhur Zgjedhja e rrobave në madhësinë e gabuar është gjëja më e keqe që mund të bëni. Kjo vlen veçanërisht për xhinset. Mos bleni xhinse aq të ngushta sa të mos keni mundësinë të hyni në to. Askush nuk do t\’ua vërë re numrin në etiketë. 3. Kombinimi i ngjyrave ka shumë rëndësi Xhinset blu të errëta klasike apo nuanca tjera të theksuar, ju bëjnë të dukeni më të holla. Për më tepër, këto lloj xhinses, jo vetëm që janë pjesë përbërëse e garderobës suaj, por edhe mund të kombinohen me çfarëdo lloj veshje tjetër. 4. Zgjidhni këpucët e duhura për xhinset e ngushta Këpucë me take, çizme mashkullore, këpucë të sheshta, të gjitha këto krijojnë një pamje shumë mbresëlënëse nëse kombinohen si duhet. Zgjidhni këpucë elegante në ngjyra neutrale, apo zgjedhni një ngjyrë që është e njejtë si ngjyra e xhinseve tuaja. Nëse doni të bini akoma më tepër në sy mund të zgjdhni ngjyra shumë të forta si e kuqja, e verdha e kështu me rashë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-keksa/
Qysh me përgaditë keksa?
Përbërësit: 250 gram gjalpë 1 gotë vaj 100 gram sheqer pluhur 1 kg miell 1 pecivë 1 sheqer vanille. Kombinohen të gjithë përbërësit në një enë të thellë derisa të bëhet një brumë i butë. Jepni formën e dëshiruar, dhe vendoseni në letrën e pjekjes. Pjeken në temperaturë 180 gradë.
https://www.dua.com/sq/masakra-e-mejes/
Masakra e Mejes
Masakra e Mejes është masakra më e madhe e luftës së Kosovës. Çdo vit, më 27 Prill qindra familje mblidhen në Mejë, afër Gjakovës Ata nderojnë jetën e 376 shqiptarëve të masakruar aty. “Kishim shpresë. Shpresonim se dikush mund të ishte gjallë”. “Ne kurrë nuk do të jemi në gjendje të dëgjojmë tregimet e asaj që përjetuan ata njerëz atë ditë. Ishte një ditë kaq e tmerrshme, saqë dëshironim vetëm që ata të kishin një vdekje të shpejtë. Vetëm mendimi për këtë akoma më jep të dridhura”, thotë Jeton Sokoli. Ai ishte pesëmbëdhjetë vjeç kur humbi babanë e tij Filipin dhe xhaxhallarët Simonin, Kristinin dhe Gjergjin. “Edhe kushëriri im vdiq atje, ai ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç”, tregon Jetoni. Dhënia e një interviste për ngjarjen më të dhimbshme të jetës së tij, i jep Jetonit një ndjenjë të përzier. “Më bën keq, por nga ana tjetër jam krenar për heroin tim. Babai im dha jetën e tij për familjen e tij”, thotë ai. Deri në vitin 2004 familja kishte shpresë se disa prej tyre ishin akoma gjallë. “Por kjo shpresë u zhduk kur dëgjuam se eshtrat e të dashurve tanë u gjetën në një varr masiv në Bajtanica”.  Ky është një vend afër Beogradit, qindra kilometra larg vendit të ngjarjes. ‘Nuk do të na marr malli për fjalimet e politikanëve këtë vit’ Për shkak të krizës së koronës sivjet nuk do të ketë një takim masiv në Mejë për të kujtuar jetën e 376 personave të masakruar. Në kushte normale qindra familje mblidhen atë ditë. Bashkë me fëmijët e shkollës, politikanët dhe gazetarët. “Kjo është hera e parë qëkur kemi varrosur të dashurit tanë që nuk do të mund të mblidhemi. Sidoqoftë, si familje ne synojmë të shkojmë dhe të ju dërgojmë lule heronjve tanë”, thotë Jetoni. Memoriali ka ndryshuar ndër vite por ende jo gjithçka ka përfunduar. E çuditshme, sepse është kaq e rëndësishme t’i tregosh botës se çfarë ndodhi. Si ndiheni për këtë? “Ndihem shumë i turpëruar kur shoh gjendjen e mjerueshme të varrezave. Më vjen keq për familjet. Unë nuk ndaj të njëjtën empati për politikanët. Për shumë vite, ata na kanë vizituar gjatë këtyre ditëve duke bërë premtime boshe. Nuk kemi nevojë për fjalë, kemi nevojë për veprime. Kjo është masakra e mejes më e madhe në vend dhe ende nuk po trajtohet si e tillë. Neve nuk do të na mungojnë fjalimet e politikanëve”. Është gjithmonë tronditëse të dëgjosh sa serbë u dënuan për këtë vrasje masive: Zero. Si ndiheni ju personalisht për këtë? “Kjo është diçka që ende nuk mund ta kuptoj. Ata ishin 376 qenie njerëzore të gjalla me emra, familje, punë dhe ëndrra. E drejta e tyre për të jetuar u mor prej tyre. Në Mejë, atë ditë ndodhi një krim kundër njerëzimit, një genocid. Njëzet e një vjet pas masakrës, asnjë person i vetëm nuk është përndjekur. Kjo është e padrejtë dhe familjet ndjehen të tradhtuara. Shtypi ndërkombëtar shkroi disa ditë pas masakrës për situatën.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-bakllave/
Qysh me përgatitë bakllavë?
Në këtë pjesë të vitit nëpër shumë shtëpi vjen era bakllavë. Mirëpo për të përgatitë një bakllavë të shijshme dhe si duhet ka disa sekrete që duhet t\’i dini. Gjithmonë duhet pasur parasysh se bakllava është një nga ëmbëlësirat që merrë më shumë kohë për tu përgatitur. Megjithatë ja vlen mundi për shijen e saj të mrekullueshme. Më poshtë ne po ju sjellim recetën e një bakllave që pëlqehet nga të gjithë. Nëse e përgatisni, ju bëftë mirë! Përbërësit për bakllavë 2 vezë 3 të verdha vezësh 1 gotë vaj 1 gotë qumësht 800 gram miell Pluhur për pjekje 700 gram niseshtë 500 gram margarinë 500 gram arra. Sherbeti: 2 kg sheqer 1 litër ujë Lëngu i gjysmë limoni. Vezët përzihen, ku shtohet vaji dhe qumështi. Në masën e përzier mirë shtohet mielli derisa të formohet një brumë i butë. Brumi ndahet në 10 pjesë, e pastaj nga qdo pjesë bëhen nga 5 toptha, pra 50 toptha. Qdo topth hapet sa një pjatë dhe duke e përmillur me niseshte vihet nga 5 petë njëra mbi tjetrën. Pesë petët e bashkuara hapen dhe tëhollohen dike i përmillur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe. Njësoj veprohet me të gjithë masën e brumit. Petët e tëholluara vihen në tepsi njëra mbi tjetrën, duke i spërkatur me një lugë yndyrë. Pasi palohen në tepsi gjysma e petëve, vihen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj. Vendosen petët tjera mbi arra. Pritet në formën e dëshiruar. Me lugë shtohet gjalpë i shkrirë mbi. Pjeket në temperaturë 150 gradë për 1 orë e gjysmë. Për përgaditjen e sherbetit vlohet uji me sheqer, shtohet lëngu i limonit. Pasi të largohet sherbeti nga zjarri, shtohet një gotë caji ujë i ftohtë dhe me sherbet të valë përvëlohet bakllava e ftohur. Mbulohet derisa të pihet sherbeti.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-cilave-grupe-te-gjakut-ne-mund-ti-dhurojme-gjak/
Qysh me i dite cilave grupe te gjakut mund t’i dhurojme gjak?
Cilat grupe të gjakut mund të dhurojmë gjak? Edhe pse të gjitha grupet e gjakut përbëhen nga shumë elemente të njëjta, ato dallojnë nga njëra-tjetra. Në fakt, ekzistojnë tetë grupe të gjakut që janë më të njohura. Ato dallohen nga prania apo mungesa e disa antigjenve (substanca të jashtme që mund të nxisin reagimin e sistemit imunitar duke krijuar anti-trupa). Grupet e gjakut Pasi që disa antigjene mund të shkaktojnë sistemin imunitar të sulmojë gjakun e injektuar të pacienti, transfuzioni i tij bëhet me kujdes duke pasur parasysh llojet e gjakut te cilat mund t’i dhurojnë njëra-tjetrës. Ekzistojnë katër lloje kryesore të gjakut të cilat përcaktohen nga prezenca apo mungesa e dy antigjeneve -A dhe -B në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut: Grupi A – ka vetëm antigjenin A në qelizat e kuqe (dhe antitrupa B në plazmë) Grupi B – ka vetëm antigjenin B në qelizat e kuqe (dhe antitrupa A në plazmë) Grupi AB – ka të dy antigjenët A dhe B në qelizat e kuqe (por nuk e ka asnjërin antitrup në plazmë) Grupi 0 – nuk e ka asnjërin antigjen në qelizat e kuqe (dhe nuk ka asnjërin antitrup në plazmë) Ilustrimet Figura e mëposhtmë paraqet ilustrativisht se cilat grupe të gjakut mund të dhurojnë apo mund të marrin nga grupe të caktuara:Përpos antigjeneve A dhe B ekziston edhe lloji i tretë antigjen që quhet faktori Rh, i cili mund të jetë prezent (+) apo joprezent (-). Në përgjithësi gjaku Rh negativ i dhurohet pacientëve me gjak Rh negativ apo edhe Rh pozitiv. Ndërsa gjaku Rh pozitiv mund t’i dhurohet vetëm gjakut Rh pozitiv.
https://www.dua.com/sq/oher-maqedoni/
Oher Maqedoni
Oher Maqedoni! Nëse doni një fundjavë ndryshe atëhere Maqedonia mund të jetë zgjedhja juaj e radhës. Ju ftojmë të kaloni fundjavën në Ohër. Nëse doni një fundjavë ndryshe atëhere Maqedonia mund të jetë zgjedhja juaj e radhës. Më pak fjalë, ju ftojmë të kaloni një fundjavë në Oher maqedoni. Ka shumë arsye pse kjo zonë është, për mendimin tim, një nga zonat më interesante për t’u vizituar në Europë. Tenxheret kulturore prej balte, vende të panjohura, fe të ndryshme, shumëllojshmëri ushqimesh dhe peisazhesh… Mund të vazhdoj pafund. Gadishulli Ballkanik është një vend me bukuri të jashtëzakonshme që duhet të vizitohet sa më shpejt, përpara se të gjithë ta kuptojnë bukurinë e tij. Më në fund vizitova Ohrin. Kishte kaluar shumë kohë që kur doja të shkoja në këtë qytet të vogël simpatik në Maqedoni. I konsideruar nga maqedonasit si kryeqyteti kulturor i vendit, realiteti nuk zhgënjeu pritshmëritë e mia. Përkundrazi, Ohri është një çudi më vete, një vend magjik që ua rekomandoj të gjithëve për ta vizituar. Çfarë duhet të shohësh për një fundjavë në Ohër!? Qëndra historike e Ohrit Qëndra historike e Ohrit është një perlë me rrugë të shtruara. Ka kisha ortodokse, sheshe të fshehura dhe shtëpi të stilit otoman. Qindra shtëpi në stilin otoman. Nuk mund ta besoja se në këtë qytet kishin ruajtur me kaq fanatizëm kaq shumë ndërtesa që datojnë nga epoka otomane. Arkitektura otomane është e pranishme në disa qytete të Ballkanit dhe, për mendimin tim, është shumë e bukur. Ata që janë të dhënë pas këtij zhanri, përveç Ohrit, nuk mund të mos rrinë pa vizituar Beratin dhe Gjirokastrën. Këto dy qytetet historike shqiptare përfshirë edhe Ohri janë në listën e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCOs. Shtëpia Robevi Veçanërisht në Ohër, Shtëpia Robevi, një ndërtesë madhështore që në të kaluarën i përkiste  një prej familjeve më me ndikim maqedonas. Shtëpitë, megjithatë, janë shumë dhe të gjitha aq të bukura sa nuk do ndaloni së fotografuari. Duke ecur nëpër qendrën historike do të shihni edhe kishën e Sveti Sofjes, katedralja e qytetit. Kjo e fundit daton në gjysmën e parë të vitit 1000, e rrethuar nga një oborr mjaft i bukur për të pushuar mes vizitave. Sveti Jovan Kaneo Vitet e fundit kam parë imazhe të shumta të kësaj kishe të bukur në internet, por realiteti padyshim ka tejkaluar pritshmërit e mia. Kaneo është kisha më e bukur që kam parë ndonjëherë në Ballkan. Një mrekulli që të lë pa fjalë. Jo vetëm për arkitekturën e saj, por edhe për pozicionin skenografik në të cilin ndodhet, përpara liqenit të Ohrit dhe, në sfond, për ta kompletuar, malet. Për ta arritur atje duhet të bëni një shëtitje dhjetë minuta nga qendra, por pamja e kishës është e paçmueshme, ndaj ecja ia vlen. Vështirë të gjesh fjalët për të përshkruar bukurinë dhe shenjtërinë e këtij vendi. San Pantaleone Ohri është një surprizë e vazhdueshme. Pasi të kaloni ca kohë duke admiruar Kaneon, ngjituni përsëri dhe, pasi të kapërceni pyllin me pisha, arrini në manastirin e San Pantaleone, një tjetër perlë e këtij qyteti. Legjenda thotë se kisha është ndërtuar me urdhër të Shën Klementit. Ky i fundit ka qënë një nxënës i shenjtorëve Kiril dhe Metodij, dhe e ka përdorur kishën si një vend për të mësuar alfabetin cirilik (të cilin e sajoi pas një rishikimi të alfabetit Glagolitik, d.m.th. alfabeti i lashtë sllav). Duke ecur përgjatë rrugës që të çon tek kisha në teatrin Romak, një tjetër vend që meriton vëmendje, është kështjella e Ohrit. Rruga e Pazarit të Vjetër Më në fund, nuk mund të humbisni një shëtitje në rrugën e Pazarit të Vjetër. Rruga për këmbësorë, ku banorët kalojnë kohën e lirë duke shëtitur dhe duke admiruar dyqanet që shesin produkte vendase. Me patjetër duhet të blini verën e trëndafilit Tivkeš dhe la helva, një ëmbëlsirë me bazë susami, i cila gjendet kudo në Ballkanit. Ju këshilloj të mos ndaleni në shesh tek shatërvani, por të vazhdoni majtas dhe të arrini në lagjen turke të qytetit. Mes xhamive, aromave orientale dhe njerëzve që flasin turqisht ose shqip, për një moment do t’ju duket sikur jeni në lindjen e mesme dhe jo në një qytet Ballkanik. Kjo fundjavë në Ohër mund të jetë një nga eksperiencat tuaja më të bukura.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-biskota-me-molle/
Qysh me përgatitë biskota me mollë?
A keni provuar ndonjëherë bisokta me mollë? Vjeshta është stina e mollëve. E përpos konsumimit si fryt e reqelit, ju mund të përgatisni edhe biskota me mollë. Receta e biskotave që ne po ju prezantojmë është e lehtë për tu përgatitur. Këto bisokota janë tejet të shijshme. Ato mund të shoqërohen me çaj ose kafe. E mira e kësaj recete është se edhe përgatiten shpejt. Përbërësit për biskota me mollë 120g sheqer ½ lugë çaji ekstrakt vanilje 4 vezë 200g margarinë 500g miell 1 lugë çaji pluhur gatimi 3 mollë Përgatitja Për bisokta me mollë së pari, përzieni vezët, sheqerin dhe vaniljen me mikser. Përziejen bëjeni derisa të bëhet masë e njëtrajtshme. Pasi të jetë arritur ajo shtoni margarinën dhe përzieni sërish. Në funs, për trashje të brumit shtojeni miellin dhe pluhurin e gatimit dhe përziejeni me lugë. Pastaj qëroni mollët, prejini ato në kuba të vogël dhe shtojini në përzierje. Pastaj nga brumi i krijuar ndani në biskotat. Atyre mund t\’ju jepni forma sipas dëshirës. Qoftë me dorë apo qoftë duke i prerë me forma adeukate të kuzhinës. Në një tepsi shtroni një letër kuzhine. Pastaj aty vendosni bisoktat. Kini kujdes të mos i vendosni biskotat afër njëra-tjetrës. Në mënyrë që ato mos të digjen. Piqeni në 200 gradë Celsius për 10-15 minuta, në një furrë të cilën e keni ngrohur paraprakisht. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-depilu-me-mjalte-dhe-sheqer/
Qysh me u depilu me mjaltë dhe sheqer?
Depilimi me mjaltë dhe sheqer kohëve të fundit është shndërruar në mënyrën më popullore për heqien e qimeve nga trupi. Me sheqer mund të depiloheni shumë thjesht dhe në mënyrë efikase, ashtu sikurse me dyllë. Është interesante që kjo mënyrë e depilimit shumë e vjetër, rrjedh nga Lindja e Afërt, ku edhe sot e kësaj dite është zgjidhja më e shpeshtë për njërin nga problemet më të mëdha të femrave. Me pak përpjekje, këtë lloj të depilimit mund ta bëni edhe ju vetë në shtëpitë tuaja. Para se t’jua shpjegojmë mënyrën, duhet ta dini se kjo mënyrë e depilimit largon edhe qimet më të vogla, kështu që nuk keni pse prisni që qimet të rriten për t’i larguar. Përbërësit: 250 g sheqer 200 g mjaltë Limon Napa/copa/lecka me një gjerësi përafërsisht 10 centimetra. Qysh me u depilu me mjaltë dhe sheqer? 1) Në një enë ngrohni 250 g sheqer, derisa të marrë ngjyrë të artë. 2) Shtoni 200 gr mjaltë dhe dy lugë lëng limoni të shtrydhur. 3) Masën e largoni nga zjarri dhe përzieni derisa të marrë ngjyrë të verdhë në të artë dhe të trashet në mënyrë homogjene. 4) Në lëkurën e pastër vendosni përzierjen e ngrohtë në drejtimin e kundërt nga rriten qimet dhe mbi të ngjisni copën ngjitëse. 5) Me lëvizje të buta tërhiqni copën apo shiritin ngjitës në drejtimin e rritjes së qimeve. 6) Pas depilimit, të gjitha mbetjet e sheqerit largohen lehtë me ujë të ngrohtë. Vërejtje: Depilimi me sheqer dhe mjaltë u sugjerohet të gjithë atyre me lëkurë të ndjeshme, sepse kjo është një përzierje natyrale dhe nuk shkakton irritim. Për herën e parë ju nevojitet më shumë durim për t’i mposhtur pengesat. Secilën herë të ardhshme do të jetë më thjesht, më shpejt dhe më e lehtë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-mushkeri-pule-me-patate/
Qysh me përgaditë mushkëri pule me patate?
Përbërësit: 1 kg patate 500 gram mushkëri 200 gram miell misri 100 gram miell kripë. Mushkëritë e pulës i premë në copa të vogla, përmbi ia hedhim miell misrin, miellin, kripen dhe i përziejmë. I fërgojmë në tigan, ndërsa në anën tjetër patatet e prera i fërgojmë. Pas pjekjes i vendosim në enën për shërbim.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-vlerat-ushqyese-te-domosdoshme-per-femije/
Qysh me i ditë vlerat ushqyese të domosdoshme për fëmijë?
Ka shumë rëndësi që fëmija juaj t\’i marr të gjitha vlerat ushqyese që i duhen. Për këtë arsye ekspertët gjithmonë rekomandojnë që ushqimi që ju servojmë fëmijëve të jetë i pasur me vitamina. Mirëpo janë disa vlera ushqyese që ata duhet t\’i marrin me patjetër. Më poshtë mund të lexoni se cilat janë ato dhe cili është efekti i tyre! Kalciumi Ndërton eshtra dhe dhëmbë të fortë, nxit nerva të shëndetshme dhe funksionin e muskujve. Ndihmon mpiksjen e gjakut dhe ndihmon trupin të konverton ushqimin në energji. Acidet esenciale yndyrore (EFAs) Ndihmojnë në ndërtimin e qelizave, rregullojnë sistemin nervor, forcojnë sistemin kardiovaskular. Ndërtojnë imunitetin, dhe ndihmojnë trupin në absorbimin e gjërave ushqimore. Të rëndësishme për funksionim të shëndetshëm të trurit dhe vizionit. Hekuri I rëndësishëm për krijimin e hemoglobinës, për oksigjenin – mbajtjen e pigmentit të kuq në gjak dhe mioglobinës, pigmentin që rruan oksigjenin në muskuj. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë aneminë, e cila mund të rezultojë me lodhje, dobësi dhe irritim. Magnezi Mban eshtrat e fortë dhe rritmin e zemrës të qëndrueshëm, përkrahë sistemin imunitar dhe ndihmon në ruajtjen e muskujve dhe funksionimin e nervave. Kaliumi Punon me natrium për të kontrolluar ekuilibrin e trupit me ujë, i cili ndihmon në ruajtjen e presionit të gjakut. Ndihmon në funksionimin e muskujve dhe të ritmit të zemrës dhe, në vitet e mëvonshme, mund të ulë rrezikun e gurëve në veshka dhe osteoporozën. Vitamina A Luan një rol të rëndësishëm në vizionin dhe rritjen e eshtrave, ndihmon për të mbrojtur trupin nga infeksionet, promovon shëndetin dhe rritjen e qelizave dhe indeve në trup, duke përfshirë edhe flokët, thonjtë, dhe lëkurën. Vlerat ushqyese nga Vitamina C Ndihmon në krijimin dhe riparimin e qelizave të kuqe të gjakut, eshtrave, dhe indeve, ndihmon për të mbajtur nga mishrat e dhëmbëve të fëmijës tuaj të shëndetshme dhe forcon enët e gjakut, ndihmon ne shërimin, nxit sistemin imunitar, dhe mban infeksionet larg. Gjithashtu ndihmon trupin në absorbimin e hekurit nga hekuri i pasur.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-ushqimet-per-anemi/
Qysh me i dite ushqimet per anemi
Qysh me i dite ushqimet per anemi? Anemia është një gjendje në të cilën nuk ka mjaft qeliza të shëndetshme të kuqe të gjakut për të mbajtur oksigjen të mjaftueshëm në indet e trupit. Mirëpo si ta shëroni aneminë? Hemoglobina është pjesa kryesore e qelizave të kuqe të gjakut dhe lidhet me oksigjen. Nëse keni shumë pak ose jonormal qeliza të kuqe të gjakut, ose nëse hemoglobina juaj është anormale ose e ulët, qelizat në trupin tuaj nuk do të kenë oksigjen të mjaftueshëm. Anemia nga mungesa e hekurit është lloji më i shpesht i anemisë në mbarë botë. Pa sasinë e duhur të hekurit në organizëm, trupi juaj nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm rruazat e kuqe të gjakut. Për këtë arsye është e domosdoshme që dieta juaj të jetë e pasur me ushqime që kanë përmbajtje hekuri. Shtatzania, periudha e lindjes dhe laktacioni konsumojnë sasi të mëdha hekuri dhe rezulton në anemi të lidhur me shtatzaninë. Ushqimet për anemi Që ta luftoni aneminë ju duhet të ushqeheni ashtu si duhet. Më poshtë po ju prezantojmë disa ushqime që duhet t’i keni pjesë të dietës tuaj.. Mishi Mëlçia (e derrit, pulës, gjeldetit, lopës…) është një burim i pasur i hekurit, por edhe mishi i pastër i kuq. Trupi përmes këtij ushqimi më lehtë e absorbon hekurin, ndërsa do të siguroni dhe vitaminë B. Për shembull, mëlçia e viçit ka më shumë se 600 për qind të nevojës tuaj të përditshme të hekurit dhe vitaminës B12. Kjo ju ndihmon për të luftuar aneminë.  Perimet Konsumoni edhe kungull dhe fara kungulli. Spinaqin kurrsesi mos e anashkaloni, sepse është i pasur me një mori të vitaminave dhe ushqyesve. Nëse mund të gjeni hithra, kjo është një zgjedhje më e mirë. Ato kërkoni në vende të pastra dhe të pandotura. Edhe pse, është gjithashtu e dobishme të pini çaj nga hithrat – një filxhan në ditë. Nga sallatat përdoreni edhe panxharin (të zier ose në pijet smoothie). Atë gjithashtu mund ta imtësoni dhe shtrydhni, dhe ta pini lëngun e freskët, por në qoftë se shija është e pakëndshme, përzieni me lëng të mollës, portokallit ose limonit. Panxhari e pastron trupin, dhe, natyrisht, është i pasur me hekur. Frutat Shega është plot me vitaminë C, A dhe E, fibra, kalium dhe hekur. Konsumojeni atë të freskët ose në formë të lëngut, transmeton Koha.net. Hani kajsi të thata, të cilat janë të pasura me hekur, por edhe rrush të thatë. Mund të konsumoni edhe fruta të pasura me vitaminë C, për t’u siguruar që trupi juaj mund ta pranojë më mirë hekurin.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-evitu-bllokimin-e-hundes/
Qysh me evitu bllokimin e hundes?
Simptomat e ftohjes dhe gripit përfshijnë ethe, kollë, lodhje dhe hundë të bllokuara.  Bllokimi i hundës shkaktohet kryesisht nga inflamacioni i kanaleve të hundës. Sistemi imunitar i trupit tenton të luftojë të ftohtët ose virusin e gripit duke targetuar rajonet e prekura. Bllokimi i hundës Derisa antitrupat sulmojnë virusin, enët e gjakut rreth kanaleve të hundës fillojnë të rriten, duke e bërë trupin të krijojë një mukozë të trashë, e cila shkakton bllokimin e hundës. Zakonisht të ftohtët kalon brenda pesë deri dhjetë ditë dhe një hundë e bllokuar është faktori kryesor që kontribuon të ndihemi sipas motit. Mjekët rekomandojnë se mënyra më e mirë për t’iu shmangur sezonit të gripit është të pastroni duart rregullisht me sapun dhe ujë të ngrohtë. Kjo është mënyra më e mirë për të pastruar kanalet e hundës gjatë kohës së ftohtë dhe sezonit të gripit. Ndryshe, infeksionet e baktereve dhe ato virale shpërndahen përmes teshtimës, ku vetëm një teshtimë mund të shpërndajë deri në 100,000 baktere. Teshtima e vazhdueshme mund të shmanget përmes frymëmarrjes së thellë, duke mbajtur frymën deri në disa sekonda, thonë mjekët britanikë.
https://www.dua.com/sq/selino/
Selino – Perfitimet shendetesore qe ofron
Selino dhe përfitimet shëndetësore që ofron. Nga forcon sistemin imunitar deri në ndihmën për humbjen e peshës, selino është i pasur me vitamina dhe minerale të rëndësishme që mund të kontribuojnë në mirëqenien dhe shëndetin tuaj. Përveç gjithë asaj, selino gjithashtu përmban disa substanca që mund të ndikojnë në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit, si dhe të parandalojnë kancerin dhe të ndihmojnë në zbutjen e inflamacionit në trup.  Perfitimet: Forcon sistemin imunitar Sasia e madhe e vitaminës C që gjendet tek selino e bën trupin të jetë më i shëndetshëm dhe të këtë imunitet më të fortë. Ndihmon në uljen e presionit të gjakut Selino përmban pthalides, të cilat ndikojnë në uljen e presionit të gjakut duke relaksuar muskujt rreth arterieve dhe duke lejuar enët të zgjerohen. Kalciumi, magnezi dhe kaliumi që përmban selino gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut. Kolesteroli Pthalides që përmban selino gjithashtu mund të ulë kolesterolin me rritjen e sekretimit të acidit. Parandalon kancerin Selino përmban coumarins substanca që janë efektive në parandalimin e kancerit. Veti anti inflamatore Selino besohet se ka veti anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë në probleme të tilla si artriti. Ndihmon në humbjen në peshë Selino nuk ju ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë për të humbur peshë, por ajo përmban shumë pak kalori dhe është e pasur me fibra.
https://www.dua.com/sq/dhermi/
Dhermi – fundjave endrrash
Dhermi – fundjavë ëndrrash. Nga njëra anë deti, nga ana tjetër male të larta shkëmbore që duket se prekin qiellin. Dhërmiu është një nga fshatrat më tërheqës të Rivierës shqiptare. Pjesa bregdetare që nga kalimi malor i Llogarasë të çon në plazhin e Ksamilit. Kjo është dalja e fundit e tokës shqiptare para se të hysh në territorin e sotshëm grek. Sugjerojmë të shkoni në fillim ose në fund të verës (shmangni gushtin kur zona mbingarkohet me njerëz) për të vizituar këtë fshat të Shqipërisë me një bukuri unike. Nga Jala në Borsh, duke kaluar nëpër Lukovë dhe Qeparo, deri në brigjet përreth Himarës dhe Sarandës, është e vështirë të gjesh një plazh që nuk është në gjendje të të mbërthej zemrën. Çdo bregdet, çdo fshat, çdo hyrje e jugut të Shqipërisë meriton kohën e saj për t’u vizituar. Dhermi Parajsa e Jugut Shqiptar Dhërmiu, në veçanti, magjeps me qëndrën antike të qytetit. Karakterizohet nga një pjesë e vogël shtëpish të bardha dhe kisha të vogla ortodokse që vlejnë të vizitohen. Zgjidhni një dite kur dielli është më pak i fuqishëm. Vizitoni vende siç është Kisha e Shën Spiridone, kupola blu e së cilës qëndron në panoramën e qytetit. Apo, vizitoni Kishën e Shën Marisë, në majë të malit ku ofron pamje të pakrahasueshme të fshatit dhe bregdetit Jon.  Dhërmiu, megjithatë, është i njohur mbi të gjitha për pasjen e dy prej plazheve më të bukura jo vetëm të Shqipërisë, por të të gjithë Ballkanit. Plazhi i Dhërmiut dhe ai i Drimadhës, xhevahirët e vërtetë të kësaj zone. Këshillë e dobishme: Para se të hyni në fshatin Dhërmiut ka një udhëkryq. Nëse ktheheni djathtas do të arrini në plazhin e Drimadhës, nëse ktheheni majtas do të arrini në plazhin e Dhërmiut. Plazhi i Drimadhës Plazhi i Drimadhës me gurë të shumtë dhe të bardhë, në të vërtetë, nuk është vetëm i bukur për tu parë, por është edhe vendi ideal nëse udhëtoni me fëmijë. Gjithçka është në dispozicionin tuaj. Mjedisi është jashtëzakonisht i qetë dhe deti është aq kristalor sa mund të admirosh peshqit e shumtë në det. Kostoja për një ombrellë me dy karrige është afërsisht 6 €. Ndërsa për mysafirët e hotelit përfshihet në çmimin e dhomës. Nëse po kërkoni një vend relaksues dhe tërheqës për të kaluar pushimet tuaja të ardhshme, tashmë e dini se ku të shkoni! Ku mund të qëndroni? Hoteli Ionian është zgjidhja më e mirë për ata që kërkojnë një akomodim të këndshëm dhe të rehatshëm në Dhermi. Në fakt, hoteli ndodhet pikërisht përballë plazhit të mrekullueshëm të Drimadhës. Plazhit më të bukurit në Shqipëri. Hoteli është i përsosur për udhëtarët familjarë. I rehatshëm, shumë afër plazhit dhe i pajisur me dhoma të freskëta dhe të bollshme.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-pastru-rrobat-duke-perdorur-uthull/
Qysh me i pastru rrobat duke perdorur uthull?
Qysh me i pastru rrobat duke perdorur uthull? Uthulla është një forcues ngjyre natyral. A e keni ditur se kjo mund të bëhet me uthull? Nëse doni të forconi ngjyrën e rrobave tuaja të zbehta, përdorimi i uthullës është zgjidhja e duhur. Këtë mund ta bëni edhe kur lani rrobat në lavatriqe! Ja si duhet të veproni: Shtoni ½ gote uthull të bardhë në lavatriqe për të mbrojtur ngjyrat nga zbehja. Shtoni 1 gotë uthull në shpërlarjen e fundit të lavatriqes, sepse uthulla vepron si zbutës natyral i rrobave. Aplikoni një sasi të uthullës në njolla dhe fërkoni njollat para se ti fusni rrobat në lavatriqe. Përfitime të tjera nga uthulla Studimet shkencore kanë treguar se pirja e uthullës përpara gjumit mund të jetë jashtëzakonisht mirëbërëse për pacientët e diagnostikuar me diabet. Një studim i Arizona State University tregoi se pirja e dy lugëve gjelle me uthull dhe pak djathë përpara gjumit së bashku me ilaçet kundër diabetit ulte ndjeshëm nivelet e sheqerit në gjak të nesërmen. Gjatë stinës së ftohtë,  gjasat që të prekeni nga simptomat e gripit dhe të të ftohurës janë të mëdha. Bakteret përgjegjëse që përthajnë fytin shkatërrohen nga aciditeti i uthullës së mollës. Ekspertët rekomandojnë pirjen e një gllënke me uthull molle gjysëm deri në një orë përpara gjumit që në mëngjes të jeni si kokrra e mollës.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-kuptu-ligjin-e-thyerjes-se-drites/
Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?
Gjithnjë kemi problem me i kuptu detyrat ligjet e fizikes, e nganjëherë s’mund ti kuptojmë ashtu siç duhet. Qysh me kuptu ligjin r thyerjes së dritës? Drita gjatë lëvizjes nga një mjedis në tjetrin e ndërron drejtimin e lëvizjes. Mjedisin nëpër të cilat përhapet drita quhen mjedise optike dhe ato dallohen në mes veti si të rralla apo të dendura. Tash nuk ka më lehtë se të mësosh online te www.almooc.com. Procedura është fare e thjeshtë: me një të klikuar në linkun www.almooc.com përzgjidhni lëndën MATEMATIKE ose klikoni direkt në linkun ëëë.edumatematike.com ku do mund të ndiqni një procedurë të thjeshtë regjistrimi Kliko ku shkruan: KYÇU NË KLASË FALAS Zgjedhni një klasë(kurs) Klikoni në TAKE THIS COURSE FREE Klikoni në rubrikën new student Shënon emrin, mbiemrin, e-mailin dhe fjalëkalimin Klikoni në Sign up
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-nje-sanduic-te-shijshem-me-tuna-dhe-avokado/
Qysh me përgatit një sanduiç të shijshëm me tuna dhe avokado?
A doni sanduiç të shijshëm me tuna dhe avokado? Mos kërkoni larg, po ju sjellim ne një recetë fantastike dhe shumë të thjeshtë. Pastaj si mund t\’i rezistoni avokados pasi ta keni shijuar. Përbërësit për një sanduiç të shijshëm: 1/3 avokado ½ lugë gjelle lëng limoni 120g tunë e konservuar 2 rriska domate Marule 1 qepë e kuqe 2 rriska bukë të bardhë Kripë dhe piper të zi, varësisht nga shija Vaj ulliri Përgatitja: Me duart tuaja, ndajeni marulen në copa të vogla. Qepët prijini në formë gjysmë hëne. Njërën anë të secilës rriskë të bukës lyejeni me vaj ulliri. Avokadon shtrydheni me pirun dhe shpërndajeni barabar në bukë. Shtoni domaten, qepët, tunën dhe marulen në sandviç. Spërkateni me kripë, piper dhe lëng limoni – Mbulojeni sandviçin me rriskën tjetër të bukës. Bëni gati një smoothie me fruta. Zakonisht preferoj banane dhe luleshtrydhe, me pak qumësht bajameje dhe mjaltë. Mund edhe të zgjdhni smoothie të bërë nga perime. Zgjedhja është juaja. Shërbejeni tostin e ngrohtë dhe shijojeni me smoothien. Ju bëftë mirë! Kjo është mënyra më e lehtë e pastrimit dhe e përgatitjes së avokados: 1. Lajeni mirë frutin në mënyrë që të eliminoni të gjitha papastërtitë. 2. Priteni pjesën e vogël të majës së avokados. 3. Mbajeni me njërën dorë nga ana e sipërme, me dorën tjetër sipas gjatësisë priteni përgjysmë. Filloni nga ana e ngushtë. 4. Bërthamën mund t’ia nxirrni nga mishi i frytit me ndihmën e lugës. 5. Priteni një pjesë të lëvores me thikë dhe qërojeni frytin – për këtë nuk do t’ju nevojitet thika, duke pasur parasysh që qërohet lehtë me dorë. 6. Priteni në feta. 7. Sipas nevojës spërkateni me lëng limonin në mënyrë që të marrë ngjyrë të errët. 8. Përdorni vetëm pjesët e verdha.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-kacamak/
Qysh me përgaditë kaçamak?
Përbërësit: 5 gota ujë 1 gotë miell kaçamaku 2 thelpinjë hudhër 1 lugë kripë 2 lugë margarinë 2 lugë ajkë Ujin, kripën dhe thelpinjtë e grimcuar të hudhrës vendosen në tenxhere dhe lejohet të vlojnë. Pastaj ngadalë shtohet mielli i kaçamakut dhe përzihet gjatë gjithë kohës. Ulet temperatura dhe lejohet kaçamaku të vlojë ngadalë. Zihet për 45 minuta duke përzier herë pas here. Nëse gjatë zierjes kaçamaku fillon të ngjitet shtoni pak ujë. Në 3-4 minutat e fundit të zierjes shtohet ajka dhe margarina.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-puding-cokollate-me-banane-per-femije/
Qysh me përgatit puding çokollate me banane për fëmijë?
Puding çokollate me banane – Fillimisht duhet ta keni parasysh se gatimi është aktivitet i shkëlqyeshëm jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët. Gatimi mund të ndikojë që t’ju ndihmojë fëmijëve ta zhvillojnë imagjinatën dhe koordinimin, ndërkaq gatimi bashkë me prindërit është edhe mundësi e mirë për të shpenzuar kohë kualitative. Më poshtë e keni një recetë të lehtë dhe të shijshme që mund ta përgatisni bashkë me fëmijën tuaj. Përbërësit për puding çokollate me banane: 3 banane 4 lugë çaji krem 250 g çokollatë e shkrirë Përgatitja: Qëroni bananet dhe shtypni derisa të marrin formën e puresë Kombinojeni çokollatën dhe kremin Shtojeni përzierjen e çokollatës me krem në purenë e bananes Përzierjen e fituar futeni në frigorifer për 1 orë. Deserti është gati. Ju bëftë mirë! Pudingu është një ëmbëlsirë të cilës nuk mund t’i rezistosh dot. Ai është një mënyrë shumë e mirë për të përmbyllur një vakt dhe shija e tij gjithmonë kënaq fëmijë e të rritur. Studimet kanë treguar se ëmbëlsirat e bëjnë njeriun të lumtur. Studimet kanë treguar se pudingu krahas ëmbëlsirës xhelatonize është ëmbëlsira më e rekomanduar kur jeni me probleme shëndetësore. Kur humbasim oreksin, e kemi më të lehtë t’i gëzohemi një ushqimi të pasur në sheqerna dhe karbohidrate dhe të fusin diçka në gojë. Shijet e pudingut janë të larmishme por ai i vaniljes mbetet i preferuar.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-ndikimin-e-birres-ne-floke/
Qysh me ditë ndikimin e birrës në flokë?
Për të mbajtur flokë të shëndetshëm, të shkëlqyeshëm dhe të bukur në çdo kohë, duhet të ushqehesh mirë, të flesh mirë, por edhe t’i trajtosh ato herë pas here me produkte natyrale. Një ndër elementët që ndikon shumë në përmirësimin e shëndetit të flokëve, është birra. Ndikimi i birrës në flokë Larja e flokëve me birrë do t’i bëjë ata më të butë e më të shëndetshëm, duke u falur edhe një shkëlqim të natyrshëm. Birra është e pasur me shumë proteina, të cilat ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokëve dhe në rritjen e tyre. Birra më e mirë dhe më e përshtatshme është ajo tradicionale, por mund të përdorësh çdo lloj tjetër birre. Ja si ta përdorësh: Përzieje birrën me mjaltë dhe ujë, për ta bërë funksionin pak më të fortë. Lyeji flokët me masën e përftuar dhe me pas shpëlaji me ujë të ngrohtë. Përdore këtë masë një herë në javë dhe pas disa përdorimesh, do të vësh re që floku ka ndryshuar pamje. Është më i shëndetshëm, më i butë dhe plot shkëlqim.
https://www.dua.com/sq/kenge-per-fejesa/
Top 60 kenge per fejesa që nuk duhet t’i humbisni
Imagjino këtë: Fejesa yte po afrohet dhe je përgaditur pothuajse për të gjithën, mirëpo diçka po mungon. A ke përgaditur këngë për fejesa? Tabela e PërmbajtjesKëngë për fejesa për çiftinKëngë për fejesa për valleKëngë për fejesa anglishtKëngë për fejesa si melodiSi përfundim… Nëse ende jo, mos u shqetëso. Në këtë artikull, do mund të gjesh këngë për fejesa të cilat do bëjnë secilin mysafir të vallëzoj dhe të shijoj festën që e ke organizuar. Në këtë listë këngësh për fejesa, mund të gjeni këngë tradicionale, këngë moderne, si dhe këngë të huaja që mund të jenë të pëlqyeshme për ju dhe mysafirët tuaj. Përveç kësaj, kategoritë mund të përfshijnë këngë për valle dhe këngë për çiftet e reja, duke përfshirë ato të cilat janë shkruar posaçërisht për fejesë. Pra, nëse jeni në kërkim të ideve për këngë për fejesa, lista do t’ju ndihmojë të zgjidhni atë që ju pëlqen dhe te bëni festën tuaj të paharrueshme. Këngë për fejesa për çiftin Nuk jeni ende të sigurtë me cilën këngë doni të futeni në restaurant me partnerin tuaj? Shiko sygjerimet më poshtë për këtë pjesë: Alban Skenderaj – Une dhe Ti Xhensila Myrtaj – Me ty jam Alban Skenderaj & Miriam Cani – Zemer permbi Zemer Rita x Fidan x DJ Gimi-O – Ty tka rritur nana Gena Te dashuroj si i cmendur Luiz Ejlli – Me ty Alban Skenderaj – Nese thua PO Shane Filan – Beautiful in white Calum Scott – You are the reason Bruno Mars – Marry you John Legend – I do Jason Derulo – Marry Me Rihanna – We found love Christina Perry – Be my forever Ed Sheeran – Perfect Këngë për fejesa për valle Këtu do të gjeni një listë këngësh për valle në fejesë: Engjellusha Salihu – Fejesa Shyhrete Behluli – Hajde nuse, reja jeme Shqipe Krivenjeva – Urime Fejesa Urim Puliqi – Nusja djalit tem Shyhrete Behluli & Engji – Princesha e vellaut tone Remzie Osmani – Fejesa Shyhrete Behluli ft Engji – Lum per mu, e lum per ju Nadire Haziri – Vellau jone urime fejesa Shyhrete & Engjellusha – Nuse Kosovare Avdyl Mziu – Kenge per Fejes Shyhrete Behluli ft. Engjellusha – Cika e hasretit Migena Rinxhi – Fejesa Greta Koci – Motra ime Yllka Kuqi & Ylli Demaj – Hajde luj qyqek Remzie & Nexhat Osmani – Xherdanin e Dashurise Këngë për fejesa anglisht Nëse keni ne plan të vendosni këngë anglisht në fund për miqte e juaj të rinj, konsidero këngët më poshtë për një atmosferë shumë të mirë: Ed Sheeran – Shape Of You J Balvin, Willy William ╸Mi Gente Dj Snake – Taki Taki Daddy Yankee Snow ╸Con Calma Sean Paul- No Lie Lauv – I Like Me Better Tori Kelly, Ed Sheeran – I Was Made For Loving You Taylor Swift – Lover Andy Grammer – Fresh Eyes Everything-Michael Buble Dua Lipa ft. DaBaby ~ Levitating Maneskin – Beggin Jason Derulo – Savage Love Camilia Cabello – Havana Shawn Mendes, Camila Cabello – Señorita Këngë për fejesa si melodi Më poshtë mund të gjesh disa këngë instrumentale shumë të bukura për rastin e fejesës suaj: Justin Hurwitz – Engagement Party Kirsten Agresta Copely – Landslide Daniel Jang – Stay with me Sleeping at Last – Turning Page John Powell – The Meeting Vitamin String Quartet – Higher Love Piano Guys – Perfect Josh Vietti – Say you won’t let go Epic Orchestra – Can you feel the love tonight Simple Three – Somewhere only we know Christina Perry – A thousand years  Shown Mendes – In my blood Clean Bandit ft. Zara Larsson – Symphony Beyonce – Blue Maroon 5 – Girls like you Si përfundim… Fejesa meriton një festë të madhe në të njëjtën mënyrë si martesa juaj. Prandaj, kur planifikoni detajet e ditës suaj të fejesës, jepni pak vëmendje këngëve për fejesa që planifikoni t’i keni. Një këngë e bukur e hyrjes së fejesës mund të bëjë që momenti i hyrjes të jetë më i mahnitshëm dhe të mbahet mend përgjithmonë. Këngët e tjera të zgjedhura me kujdes gjatë natës së fejesës mund të krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe të ngazëllyeshme për mysafirët dhe të bëjnë që festa të jetë një sukses i vërtetë. Në fund të fundit, këngët dhe muzika janë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë, dhe ato mund të ndihmojnë në krijimin e kujtimeve të paharrueshme për çdo eveniment në jetën tonë.
https://www.dua.com/sq/si-te-motivohemi-ne-jete/
Si te motivohemi ne jete?
Si te motivohemi ne jete? Të gjithve ndonjëherë na ndodh të ndihemi sikur na ka humbur motivi për jetë. Të lodhur mentalisht dhe fizikisht, shpesh gjëja e fundit që duam të bëjmë është të ngrihemi nga krevati. Mirëpo, këtë gjë duhet ta bëjmë secilën ditë. Nëse nuk e kemi motivin për ta bërë, ne duhet ta gjejmë atë. Por si? mund të pyesni ju.. Rikujtoni vetës qëllimet tuaja Nganjëherë ndodhitë e jetës na bëjnë të harrojmë cilat janë qëllimët tona të vërteta dhe pyesim vetën si te motivohemi ne jete?. Kur shumë gjëra jo të mira ndodhin dhe bota na përmbyet duhet t’i kujtojmë vetës gjërat që i duam vërtetë. Qëllimet dhe ëndrrat tona në jetë. Duhet të kapemi fort pas tyre. Vetëm kështu arrijmë t’ja rikthejmë vetës dëshirën për të bërë më shumë gjëra dhe për të pasur më shumë energji pozitive. Suksesi është motivi më i madh Kur jeni të sukssshëm ndiheni të motivuar për jetë. Prandaj punoni që ta arrni suksesin dhe që motivi të mos ju mungoj. Padyshim se kjo është një rrugë e gjatë që don durim. Mirëpo ju duhet të përkushtoheni. Mendoni për suksesin dhe ndiesinë që ju jep të qenit i suksesshëm. Merreni vetën me të mirë Mos e lini vullnetin dhe lumturinë tuaj në duarë të askujt. Mirëpo dëgjoni dëshirat tuaja të hështura dhe nevojat tuaja. Motivi për jetë do të vijë atëherë kur ju ta trajtoni trupin dhe mendin tuaj ashtu si e meritoni. Prandaj kushtoni kohë vetës dhe mirëqenies tuaj fizike dhe psiqike. Gradualisht do të filloni ta ndieni vetën më mirë dhe më të motivuar. Inspirohuni nga të tjerët Rrethojeni vetën me njerëz që janë insipirues dhe të motivuar. Mësoni nga suksesi dhe strategjia e tyre e jetës. Largojeni vetën nga njerëzit e pa motivuar dhe që nuk duan të shkojnë përpara. Vetëm duke u rrethuar nga njerëz që me të bëmat e veta ju inspirojnë ju do të motivoheni për të jetuar më mirë. Si motivohen këta 4 lloje personalitetesh të ndryshme? Njerëzit bien në njërën nga katër kategorite e personaliteteve: detyruesi, pyetësi, rebeli dhe mbështetësi. Secili nga këto personalitete motivohen ndryshe për të realizuar planet e tyre. Nëse keni menduar ndonjëherë pse disa njerëz arrijnë të bëjnë më shumë gjëra se të tjerët, atëhere dijeni se nuk ka asnjë lidhje me vullnetin e tyre. Po atëhere çfarë? Me sa duket shkenca na tregon se ka katër tipe personalitetesh dhe secili motivohet ndryshe. Ja që karaktere të ndryshme motivohen ndryshe. Personaliteti Detyrues Detyruesit i plotësojnë lehtësisht pritshëmrit e jashtme. Ata i dorëzojnë projektet në kohë kur dikush tjetër pret prej tyre, por ata luftojnë me pritshmërit që kanë ndaj vetes. Nëse nuk arrijnë dot t’i përmbushin detyrimet që i kanë vendosur vetes, këta lloj njerëzish shpesh dekurajohen. Detyruesit kanë nevojë për përgjegjësi të jashtme që të motivohen. Ata japin rezultate të shkëlquera me afatet dhe mbikëqyrjen e ekipit. Nëse jeni një personalitet që të motivoheni do t’ju duhen stimulues të jashtëm, në të kundërt nuk e përmbushni dot synimin tuaj. Si ta bëni këtë? E thjeshtë. Tregojini dikujt për atë që doni të arrini dhe kërkojini që të të kontrollojë herë pas here ecurinë tuaj. Në mënyrë që të gjeni motivimin e duhur për t’i shkuar deri në fund një detyre, atëhere ndiqni këshillën tonë. Kuriozi ose Personaliteti Pyetës Kuriozi vë në dyshim të gjitha pritshmërit e tij. Këta lloj njerëzish nëse nuk kanë një arsye të fortë apo një argument se pse duhet ta bëjnë diçka, nuk e bëjnë. Ata e lidhin një detyrë me një shpjegim sepse për ta kjo do të thotë një angazhim të thellë ndaj logjikës dhe efikasitetit. Pyetësi has shumë vështirësi në marrjen e vendimeve sepse do të ketë më tepër informacion. Ata kanë nevojë për arsye dhe justifikime për t’u motivuar. Nëse ata janë në punë dhe ndjejnë se nuk ka llogjikë pas një detyre, nuk do ta bëjnë. ” Kjo tendencë mund të shkaktoj konflikte sepse shpesh herë pyetësi ose kuriozi vë në dyshim edhe autoritetin e atij që ia ka ngarkuar punën. Rrjedhimisht nuk është një lojtar i mirë në grup. Nëse jeni ai person që pyet vazhdimisht se si te motivohemi ne jete?, dhe të përmbushni një detyrë të caktuar shmagni pyetjet e tepërta. Bëni pyetje konstruktive dhe shtyni veten të përfundoni atë që keni nidur. Dija është një kupë që nuk mbushet kurrë, ndaj nuk është e nevojshme të dini gjithcka. Rebeli Rebelët i rezistojnë të gjitha pritshmërive, si atyre të jashtmeve ashtu edhe atyre të brendshmeve. Ata bëjnë atë që duan të bëjnë sipas mënyrës së tyre dhe kur duan ata ta bëjnë.  Kjo vjen nga dëshira e tyre për liri zgjedhjeje dhe vetëshprehjeje. Kur dikush tjetër përpiqet të detyrojë një rebel për të bërë diçka, ata rezistojnë. Identiteti është shumë i rëndësishëm për rebelin. Për shembull, një rebel mund të rezistojë të shkojë në një takim të stafit në 10 të mëngjesit sepse e urrejnë kur u thuhet se kur u duhet të shkojnë. Nëse jeni rebel, kujtojini vetes reputacionin tuaj dhe rishikojini qëllimet që dëshironi të arrini. Thuaji vetes se nëse nuk shkoj në atë takim, ata do të mendojnë se jam i papërgjegjshëm. Meqë kjo ka të bëjë me identitetin tuaj do të funksionojë me patjetër. Rebelët gjithashtu kanë tendencë të gëzojnë sfida ose konkurime mes stafit. Ata që kanë fatin të menaxhojnë persona të tillë mund t’i shtyjnë të përfundojnë një punë vetëm për hir të konkurrencës. Duke qënë se rebeli do të kundërshtojë pritshmërit e të tjerëve shpesh ata bëjnë një përpjekje ekstra vetëm e vetëm për të provuar të tjerët që janë gabim. Përkrahësi Mbështetësit janë më të mirët kur bjen tek përmbushja e pritshmërive të brendshme dhe të jashtme. Pra, e kundërta e rebelit. Ata plotësojnë afate, lulëzojnë sipas rregullave dhe pritshmërive dhe arrijnë rezultat pa shumë problem. Ndërsa kjo tendencë tingëllon si përsosmëri e produktivitetit, një nga problemet më të mëdha të një mbështetësi është se janë pak të ngurtë. Shpesh e kanë të vështirë për të ndryshuar kur ndryshojnë rrethanat. Gjithashtu, kur janë në një vend pune tepër fleksibël dhe pa qëndrueshmëri, dijeni se për ta është luftë e hapur. Mbështetësit duan rregull dhe strukturë mbi të gjitha. Për shëmbull nëse një i thuaj një rebeli ‘Bëj gjithçka për ta bërë atë shitje’, dijeni se ka për ta bërë. Ama për një person përkrahës që ndjek një rregull të caktuar kjo nuk funksionon me ta. Nëse jeni një mbështetës, ju lulëzoni nën rutinë dhe orare. Ju mund të bëni çfarë dëshironi dhe çfarë ju thotë mendja vetëm pasi e keni vendosur se do ta bëni. E keni analizuar dhe kanalizuar në një plan të mirëmenduar. Ama kriteri më i fortë i një përkrahësi është se ata motivohen shpejt dhe i qëndrojnë deri në fund përmbushjes së një detyre. Na tregoni cili nga këto personalitete jeni dhe me sa vështirësi motivohen secili prej jush. Sigurisht, njerëzit mund të jenë edhe më kompleks duke qënë kombinim midis këtyre katër personaliteteve të përgjithshme. Ndaj, mirëpresim mendimin tuaj.
https://www.dua.com/sq/mali-i-sharrit/
Mali i sharrit
Mali i sharrit përfaqësojnë nga Bjeshkët e Sharrit që përfaqësojnë një zinxhir malesh që shtrihen nga pjesa jugore e Kosovës dhe Maqedonisë. Me lulëzimin e turizmit malor vitet e fundit në Kosovë fatmirësisht ato po vizitohen shpesh. Nëse ju ende nuk keni ecur këtyre bjeshkëve ne ju sygjerojmë ta bëni sapo t’ju jepet mundësia. Do të ngeleni të mahnitur me natyrën, florën e faunën e këtyre anëve. Filloni nga Luboteni, mali që shihet në Prishtinë e në Shkup Bjeshkët e Sharrit kanë disa maje të maleve. Ndër më të njohurat është ajo e Lubotenit. Nëse ngjiteni në Luboten do të ngjiteni në një maje mali të lartë afërsisht 2.498 metra. Luboteni ndodhen në kufirin midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Luboteni nuk është maja më e lartë e rrezes. Mirëpo është  është disi i izoluar nga pjesa tjetër e maleve, duke e bërë atë të dukshme si nga Prishtina ashtu edhe nga Shkupi. Megjithatë pamjen më piktoreske kjo maje ja jep qytetit të Kaçanikut. Sharri është shtëpia e ariut, derrit e kaprrolit Sikur të gjitha bjeshkët e trojeve shqiptare, edhe Bjeshkët e Sharrit janë të pasura me kafshë të ndryshme. Fauna e Maleve të Sharrit përfshin shumë kafshë të rralla dhe të rrezikuara. Këtu bëjnë pjesë një numër gjitarësh, si ariu i murrmë, rrëqebulli, derri i egër, ujku, kaprolli, dhia e egër dhe shpendët si shqiponja e malit, thëllëza e malit, gjeli i egër, skifteri kthetrabardhë, bufi, dhe shkaba. Mali i Sharrit shpesh edhe është studiuar nga ekspertët e kësaj fushe.
https://www.dua.com/sq/vendet-qe-duhet-vizituar-ne-shqiperi/
Vendet që duhet vizituar në Shqipëri?
Në juglindje të Shqipërisë Voskopoja është një prej fshatrave ku kultura, tradita dhe peizazhi unifikohen në mënyrë harmonike për t’i dhënë asaj vlera turistike të përhershme. Por Shqipëria fantastike kompletohet edhe me pjesën e bregdetit. Mjafton të afrohesh në qytetin e Sarandës për të zbuluar pjesë mahnitëse të Detit Jon, aq sa mund të mos pendohesh që s’je në detin e Karaibeve. Plazhi Palas i Vlorës, për shembull, meriton sigurisht një qëndrim të gjatë. I shtrirë në bregun e shkëlqyer që përfshin Qafën e Llogarasë dhe Sarandën, ai karakterizohet nga shtëpiza të bardha dhe fshatra të vogla, të cilat shtrihen në një zonë të artë të rrethuar nga natyra e bukur. Ndër vendet më joshëse është gjiri i Kakomes, një nga zonat më të bukura detare të bregut ballkanik. Në bregdetin jonian ndër më të frekuentuarit është plazhi i Dhërmiut. Qetësi, bregdet të pastër, por edhe gjelbërimi në disa pjesë të tij i bëjnë të veçanta pushimet në të. Kur zbret në plazhin e Dhërmiut nuk mund t’i rezistosh një rikthimi të dytë. Plazhi i copëtuar në gjatësinë e tij rezervon gjire të pafund e zona të pashkelura kurrë. Jale është një tjetër perlë që mbush mozaikun e plazheve të detit Jon. Por ata që plazhin e duan me rërë Deti Adriatik ofron mundësi pa fund. Ndër më të veçantit është plazhi i Tales në Lezhë, zonë kjo e konsideruar e virgjër e gati-gati e panjohur për shumë kënd.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-akullore-me-vishnje-dhe-cokollate/
Qysh me përgatitë akullore me vishnje dhe çokollatë?
Kur është hera e fundit që keni ngrënë një akullore me vishnje? Ne rekomandojmë që konsumimi i akullores të bëhet në secilën stinë të vitit. Më e mira është që atë ta përgatisni vetë në shtëpi. Për këtë arsye edhe po ju propozojmë këtë recetë. Akullorja me vishnje padyshim që është e shijshme. Mirëpo kjo ëmbëlsira është edhe e shëndetshme dhe as që do t’ju marrë shumë kohë. Ndiqni udhëzimet tona dhe nuk do të zhgënjeheni. Përbërësit për akullore me vishnje 150 – 200 g vishnje (të pastruara nga bërthamat), 200 ml qumësht sipas dëshirës (më mirë është qumësht kokosi), 2 lugë të vogla kakao të freskët, 2 lugë të vogla sheqer. Përgatitet shumë thjeshtë Së pari vishnjet lani dhe pastroni nga bërthamat. Pastaj pasi t\’i keni pastruar qitni në blender. Aty shtoni qumështin, kakaon dhe sheqerin. Të gjithë përbërësit përzieni në blender dhe qitni në kallëpe për akullore apo në enë për ngrirje. Ngrini disa orë apo gjithë natën. Pastaj akullorja është e gatshme për servim. Shijojeni! Pse janë të mira vishnjet? Zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës. Vishnjat pengojnë oksidimin e kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut. Për të pasur zemër të shëndoshë, hani sa më shpesh vishnja.Duke ndikuar në zvogëlimin e arteriosklerozës, vishnjat sigurojnë që të kemi enë të shëndosha të gjakut dhe mbrojnë nga pika në tru. Meshkujt që duan të kenë fëmijë, duhet shpesh të hanë vishnja.Për shikim të mirë, hani vishnja, meqë ato kanë ndikim pozitiv në sy. Përmbajnë kumarinë dhe zvogëlojnë prirjen e gjakut që të trashet, duke zvogëluar kështu rrezikun nga tromboza.