text
stringlengths
0
79.4k
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil dhe me temperatura mesatare për këtë periudhë të vitit.
Çfarë e mban të lidhur një çift?
Këtë mund ta bëni duke mos ngrënë ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit – sidomos ushqimet e përpunuara dhe pije me sheqer. /Gazeta Express
Ja cfarë i bënë policit djali i një Sheikut në mes të Londrës (Video)
Kush lirohet? - Ministria e Punëve të Jashtme - Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokio
Deputeti i Parisë Demokratike, Edi Paloka, ka akuzuar sërish gjatë një delkarate për shtyp, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për përfshirje në trafikun e drogës me anë të kushërinjve të tij në Vlorë.
“Tahiri it ha agjensive të zbatimit të ligjit se këtu jam unë, kjo është linja ime prandaj qëndroni larg. Tahiri i Ramës ka bërë disa rrugë, disa ngarkesa përms habilajve të tij në Vlorë. Sistemi TIMS tregon qartë jo vetëm faktin e trafikur por edhe faktin e mashtrimit me deklaratat e herëpashershme për të mohuar këtë të vërtetë.
Kombinimi i emrave në sistemin TIMS tregon qartazi lidhjen e tij me trafikun e drogës. Ai pranoi edhe një krim tjetër, pranoi që ka shitur makinën duke mos e deklaruar, krim për e cilin sor qindra mijëra shqiptarë dënohen por Saimirit i lejohet, ai punon në të zezë”, tha deputeti i PD-së, Paloka.
Paloka akuzoi Tahirin se bën edhe një krim tjetër duke mashtruar në deklarata se nuk e ka shitur makinën, por makina është e tija.
Më shumë në këtë kategori: « Qeveria mohon marrjen e 75 mijë sirianëve në vend, zbardhet debati i ministrit të jashtëm me gazetarin e CNN
Burri që vrau gruan: Dyshoja se më tradhtonte me pronarin, ia përplasa kokën 6 herë në çimento - lexo.al
Home Lajme Aktualitet Burri që vrau gruan: Dyshoja se më tradhtonte me pronarin, ia përplasa...
Burri që vrau gruan: Dyshoja se më tradhtonte me pronarin, ia përplasa kokën 6 herë në çimento
“Dyshoja se bashkëshortja më tradhtonte me pronarin e rrobaqepësisë ku punonte. Ky ishte shkaku, për të cilin nisi konflikti mbrëmjen e ngjarjes”.
Kështu është shprehur dje 42- vjeçari Çlirim Shaholli para togave të zeza për vrasjen e bashkëshortes së tij, Ardjana Shaholli, para se Gjykata të vendoste masën e sigurisë me burg pa afat ndaj tij, raporton Panorama.
Babai i gjashtë fëmijëve ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa ka shprehur pendesë për veprimin e rëndë.
Atë mbrëmje u konfliktuar, pasi unë dyshoja se më tradhtonte me pronarin e rrobaqepësisë ku punonte.
I thashë të ishte e sinqertë dhe të më tregonte. I kërkova të më thoshte të vërtetën.
Aty situata u përkeqësua.
Nisëm të debatonim. Ajo me kërkonte llogari përse nuk punoja.
Më ofendoi duke më thënë se je i padobishëm. Aty m’u errësuan sytë dhe u kapëm fytazi të dy.
Ajo më shtyu mua dhe unë e shtyva atë. Ra në tokë.
E kapa prej flokësh dhe ia përplasa pesë-gjashtë herë kokën në çimento, derisa ra pa ndjenja.
Unë nuk kisha për qëllim ta vrisja, thjesht isha shumë i ofenduar dhe shumë xheloz.
Jam penduar thellësisht për veprimin e gabuar. U kërkoj ndjesë të gjithëve.
Në radhë të parë, Anës, që i mora jetën dhe në radhë të dytë fëmijëve të mi, që i lashë jetimë dhe në mes të katër rrugëve.
Nuk di çfarë të them, jam thellësisht i penduar për veprimin tim të pafalshëm dhe fatal”, deklaroi para togave të zeza Çlirim Shaholli, autori i krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Ai nuk kërkoi mëshirë, ndërsa i bëri thirrje trupit gjykues të zbatonte ligjin.
“Pranoj çdo vendim dhe masë që Gjykata do marrë. Unë gabova dhe duhet të ndëshkohem”, shtoi më tej autori i krimit që i mori jetën 40-vjeçares, nënë e gjashtë fëmijëve, më i vogli vetëm 1 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën njëkatëshe të çiftit.
ParaBullgari/ Bie helikopteri, dy ushtarakë të vdekur
Sa i sigurt është Kampionati Botëror në Rusi?
Deputeti i Vetëvendosjes: Dialogu me Serbinë do të jetë i dhimbshëm vetëm për Kosovën
‘Akademia Verore për SME-të’, mbërrin në Shqipëri një nga ekspertët më të mirë ndërkombëtar
Nga stadiumi i Barcelonës tek World Trade Center në New York, ja studio që do bëjë Teatrin e ri në Tiranë
E pabesueshme! Rroga e Olti Currit sa dyfishi i asaj të Edi Ramës!
Deputeti i Vetëvendosjes: Dialogu me Serbinë do të jetë i dhimbshëm...
Salah rikthehet me humbje, Rusia me një këmbë në 1/8-at
‘Akademia Verore për SME-të’, mbërrin në Shqipëri një nga ekspertët më...
Iniesta tregon se çfarë duhet të bëj Spanja për të fituar...
FATI YT SOT, HOROSKOPI 20 QERSHOR 2018
Ushtrimet me pesha të rënda, mund të jenë të dëmshme
Trump urdhëron krijimin e forcave të armatosura hapësinore
‘Shfaqje me skenar’/ Kush është deputeti i PD që kishte vezë...
Fikja e PDIU-së, mes komplotit dhe dështimit: Ç’ndodhi me LSI-në e...
Lexo.al përfaqëson një grup gazetarësh të rinj, që synojnë të sjellin lajmin dhe analizën sa më pranë jush. Me profesionalizëm dhe etikë, në mbrojtje të së vërtetës. Na kontaktoni në: [email protected]
© Te gjitha te drejtat e rezervuara Lexo.al _ Nga: Gremza.Com
“Jam rritur vetëm me bukë e ujë, nuk isha i varfër,...
Madhësia e tekstit
Papa Françesku dhe Presidenti amerikan, Donald Trump, do te takohen në 24 maj, njoftoi të enjten Selia e Shenjtë.
Pritja në Selinë e Shenjtë do të bëhet në kuadër të vizitës së parë jashtë vendit të Presidentit Trump pas marrjes së detyrës.
“Personi që dëshiron të ngrejë mure dhe jo ura, nuk është i krishterë”, kishte thënë Papa gjatë fushatës presidenciale, duke zemëruar miliarderin amerikan, që tha se një udhëheqës fetar kishte vënë në pyetje besimin e një personi tjetër.
Trump gjithashtu kritikoi hapur Papën kur ai kishte thënë se nuk i kupton problemet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Osservatore Romano”, që është gazeta zyrtare e Vatikanit në Romë, ka publikuar një artikull të Giovanni Armillota me titull: “Pope Clement XI and the Albani Family”. E këtë shkrim e ka shpërndarë ambasadori i deritanishëm i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, që është shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Në këtë artikull gazetari italian ka pasur për fokus ndërtimin e një biografie të shkurtër të Papës Clement XI dhe të familjes së tij, Albani, me prejardhje shqiptare, por pa lënë të pa cituar dhe emrat e të tre papëve, më të hershëm, që gjithashtu mësohet të kenë patur origjinë shqiptare.
Papa Saint Eleutherius (175-189) besohet të jetë Papa i parë ne Vatikan me origjinë shqiptare.
Sipas artikullit në fjalë, Eleutherius ka shpërndarë masivisht mesazhin e Biblës në shumë vende të Perandorisë Romake, transmeton Periskopi
Papa Saint Caius (283-296) njihet si Papa i parë që vendosi rregullat strikte të sjelljes dhe hierarkitë mes peshkopëve të vatikanit. Gjithashtu gjatë periudhës së papatit të Caius në fronin perandorak të Romës ka hipur një nga figurat më të njohura të antikitetit, Diokleciani.
Papa John IV (640-642) gjatë papatit të tij nuk e harroi kurrë origjinën e tij shqiptare dhe sipas historianëve ky Papë ka dërguar dhe ndihma konsistente popullit të Dalmacisë që ndodhej nën zgjedhën e serbëve dhe hordhive barbare. Papa Clement XI (1700-1721) është Papa më i vonë me origjinë shqiptare.
Papa Clement XI pasi mësoi për origjinën e tij shqiptare, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të tij.
Gjatë kësaj periudhe vetë “Këshilli i parë Kombëtar Shqiptar” (1703) u mblodh dhe u brumos pikërisht nga udhëzimet klerikale në lidhje me çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe baritore. Gjithashtu, gjithmonë sipas “Osservatore Romano”, Papa Clement XI ka dhënë një kontribut të madh në unifikimin e kishës, duke e arritur një rezultat pozitiv, përkohësisht, dhe në trojet shqiptare ndërsa njihet dhe për dështimin që pati në orvajtjen për konvertimin në katolicizëm të Carit Rus, Pjetri i Madh./ Periskopi
Arqipeshkvi i Selisë së Shenjtë, monsinjor Vincenzo Paglia ka treguar se e ka njohur figurën e Slobodan Millosheviqit, dhe se të njëjtit i ka kërkuar që të respektonte shqiptarët.
“Unë njihja për arsye të tjera Millosheviqin. E kisha parë nëpërmes luftës ballkanike. Duke e takuar Rugovën besova se dialogu ishte më i rëndësishëm se konflikti”.
“Për këtë besim se rruga e dialogut është e duhura, unë i kërkova Millosheviqit t’i respektonte të drejtat e shqiptarëve. Pas shumë tentimesh edhe ai e kuptoi që ishte një rrugë që duhej të përshkohej”.
“Ishte një rrugë e gjatë që ta bëja Millosheviqin që ta pranonte këtë prespektivë. Jeta e të rinjve nuk duhet të shkatërrohet për asnjë popull dhe kjo e bëri edhe Millosheviqin që ta pranonte këtë”.
Paglia në një intervistë ekskluzive në Zona B të Klan Kosovës ka rrëfyer se sa e vështirë ishte dialogu mes kosovarëve dhe serbëve.
“Ishte shumë e vështirë që ta bësh të pranojë pjesën serbe jo vetëm për Milloshevqin por edhe të ndërmjetësuesve që kishte. Ishte e vështirë dhe në fillim as unë nuk doja të isha prezent, vështirësitë e takimeve e bindën pjesën serbe se ishte e paevitueshme prezenca e një ndërmjetësuesi”.
“Dialogu ishte i lodhshëm ku pjesa serbe kërkoi pasion durim që ta ndihmonte këtë proces që të gjente përfundimet”.
“Kujtoj gëzimin tim kur e hapëm Insittuin e Albanologjisë. Agimi ishte i vonshëm dhe pikërisht atëherë u ndez drita e shpresës që të mund të vazhdonim me etapa të ndryshme si me shëndetësisë ekonominë”.
“Por për fat të keq vonesa nga Serbia bëri që kjo iniciativë të dështonte, megjithatë tregoi që ishte e mundur të ndërmerret një ecje e paqes”.
Fakte interesante që nuk i dinit rreth Vatikanit
Vend vogël por i madh; Papa, bazilika e Shën Pjetrit, muzetë e Vatikanit… të gjitha këto janë gjëra që në bien ndërmend kur flasim për shtetin më të vogël në botë Vatikanin.
Aq vend i vogël por aq i fuqishëm, do të ishte fjala përmbledhëse që lidhet me Vatikanin. Për atë se aty është shenjtëria e tij Papa, këtë të gjithë mirë e dinë, por këto gjërat tjera nuk janë aq të njohura si p.sh. dashuria për verën, hekurudhën dhe të tjerat, prandaj do të bliheni edhe me këto gjëra në vijim…
Banorët e Vatikanit konsumojnë më shumë verë se kushdo tjetër në botë
Vatikani ka shkallën më të lartë për kokë banori, kështu që secili banor i Vatikanit konsumon 54,26 litra verë. Shkas për konsumim kaq të madh nuk është që këtu jetojnë pijanecët, por vera vazhdimisht përdoret për ritet fetare.
Këtu është hekurudha më e shkurtër në botë
Shumë njerëz, po as romakët nuk e dinë se fill pas bazilikës së Shen Pjetrit, në afërsi të shtëpisë ku jetoj Papa, e mbuluar me monumentet e shenjtorëve, është hekurudha më e shkurtër nacionale në botë. Ajo është hapur në vitin 1934, dhe ka një gjatësi prej 1.3 km dhe e lidhë Vatikanin me stacionin hekurudhor të Romës, prapa mureve të Vatikanit. Kjo linjë hekurudhore konsiderohet një ndër sekretet e Vatikanit.
Numri më i madh i turistëve për kokë banori në botë
Pas konsumimit të verës, ja edhe një detaj për atë pse Vatikani gjendet në krye të listës. Kjo nuk është aspak për tu habitur, sepse në Vatikan jetojnë një numër i vogël njerëzish, ndërsa vendi është me rëndësi shumë të madhe kulturore dhe historike. Për shembull, vetëm muzetë e Vatikanit, gjatë vitit i vizitojnë mbi 5 milion e gjysmë vizitor.
Vatikani dhe Italia kanë nënshkruar marrëveshje në vitin 2000, që lejon që valutë zyrtare e Vatikanit të jetë Euro. Me kalimin e kohës, në monedhat e metalta janë edhe portretet e Atit të shenjtë, që qarkullojnë në tërë eurozonën.
Garda zviceriane është e angazhuar për mbrojtjen e Papës. Ajo numëron rreth 135 ushtar zvicerian të cilët kujdesen për Papën plot 510 vjet. Për të qënë pjesë e gardës, duhet plotësuar disa kushte: duhet qenë shtetas zvicerian, duhet qenë i lartë mbi 1.74 m, mosha prej 19-30 vjet dhe nënkuptohet se duhet qenë katolik.
Po, po, teleskopi edhe sot e kësaj dite është në funkcion dhe është i njohur për nga kualitetet-cilësitë optike.
Vatikani ka një ndër postat më të mira në botë
Shërbimet e postës së Vatikanit shfrytëzohen duke pasur parasysh se ajo është në zë dhe me nam si një ndër postat më të mira të botës. Çdo vjet, dhjetëra mijëra turist dërgojnë karta postale-panorama nga ky vend, por edhe shumë qytetar të Romës vijnë këtu dhe dërgojnë dërgesat e tyre, sepse më shumë i besojnë postës së Vatikanit se sa postës italiane.
Është lajm i keq për kolekcionuesit e vulave në pasaportë, sepse këtu nuk mundeni të merrni vule në pasaportë, madje as me kurrfarë pagese, siç është rasti me Andorën, ku mundeni të merrni vule në pasaportë me pagesë.
Asnjë nga banorët e Vatikanit nuk ka lindur në Vatikan
Shtetësia kuptohet se nuk merret me lindje, por ate e kanë të gjithë ata që punojnë dhe jetojnë këtu. Nëse pyeteni pse shtetësia nuk merret me lindje, përgjigja është e thjeshtë: Vatikani nuk ka spital.
Në të vërtetë, Vatikani është shteti i vetëm që UNESCO tërësisht e ka përfshirë në listën e Thesarit botëror të kulturës.
Çfarë po ndodh mes Vatikanit dhe ShBA-së, ka kërcënime
Që mes presidentit Donald Trump dhe Papa Francesco-s nuk ka ndonjë frymë miqësore, kjo është e dukshme tashmë. Papa e ka kritikuar murin kinez dhe ndalimin e hyrjes së emigrantëve.
Tani një kapitull i ri interesant po lind në këtë marrëdhënie. Disa katolikë amerikanë kanë ngritur dyshime e akuza mbi ndërhyrjen e presidentit Barack Obama në dorëheqjen e Papa Ratzinger.
Më 20 janar, revista katolike “The Renmant” i drejtoi një letër të hapur presidentit Trump për t’i kërkuar të hedhë dritë mbi lëvizjet e presidentit Obama dhe mbi rolin e tij në dorëheqjen e Papës.
Letra është firmosur nga ish-koloneli i ushtrisë amerikane David Sonnier, presidenti i shoqatës së avokatëve katolikë Christopher Ferrara dhe drejtori i revistës “The Renmant”, Michael Matt.
Nisma e tyre merr shkas nga dokumentet e publikuara nga Ëikileaks. Sipas këtyre dokumenteve, dyshohet se ndryshimi i “regjimit” në Vatikan është projektuar nga administrate Obama. Nëse do të rezultojë i vërtetë, ky është një superskandal!
“Gjatë vitit të tretë të mandatit të parë të administratës Obama – thuhet në letrën e hapur – Sekretarja e Shtetit Hillary Clion dhe të tjerë zyrtarë të qeverisë, kanë propozuar “një revolucion katolik, objektivi i të cilit ishte zhdukja përfundimtare e asaj që kishte ngelur nga Kisha katolike në Amerikë”.
Dyshimet lindin nga një e-mail që John Podesta, këshilltar i Clinton, i dërgoi Sandy Neëman, drejtorit të një reviste progresiste. Në e-mail Podesta i shpjegon atij se po kërkon të realizojë një “pranverë katolike” në Vatikan të ngjashme me “pranverën arabe” që rrëzoi regjimet në Afrikën e Veriut.
Sipas autorëve të letrës së hapur, zgjedhja e Papa Francesco ka shërbyer për “t’i dhënë një mbështetje shpirtërore programit ideologjik të së majtës ndërkombëtare”, aq sa sot Ati i Shenjtë besohet të jetë bërë në “lideirn e të majtës botërore”.
Revista “The Renmant” i kërkon presidentit Trump që të hapë një hetim që të shpjegojë se për cilin motiv NSA- Agjencia e Sigurisë Kombëtare- ka monitoruar konklavën që ka zgjedhur Papa Francesco-n, çfarë operacionesh sekrete janë kryer nga qeveria e SHBA mbi dorëheqjen e Papa Ratzinger dhe të hedhë dritë mbi transaksionet financiare me Vatikanin, të ndërprera disa ditë para dorëheqjes së Ratzinger.
Në fakt, në dhjetor 2013 Deutsche Bank mbylli bankomatët brenda Selisë së Shenjtë me justifikimin se po kryheshin hetime mbi normat kundër pastrimit të parave, por të nesërmen e dorëheqjes së Papës, Vatikani dhe Banka e gjetën menjëherë gjuhën e përbashkët, duke i rihapur bankomatët.
Në fund, autorët e letrës i kërkojnë presidentit të sqarojë rolin e Podesta-s në këtë që ai vetë e ka quajtur si “pranvera katolike”, se çfarë roli ka patur George Soros dhe nëse administrata Obama ka patur ndonjë kontakt me atë që është quajtur si “mafia e San Gallo” apo thënë ndryshe “konsensusi mes kardinalëve dhe peshkopëve (Carlo Maria Martini, Adriaan Van Luyn, Ëalter Kasper dhe Karl Lehman, Achille Silvestrini e Basil Hume) që në vitin 2005 kishte zbuluar tek Bergoglio papën perfekt për reformën e Kishës në sensin progresist.